VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Arbana Xharra, po Baton Haxhiu çka asht?! – Nga Elida Buçpapaj

By | January 11, 2019
7 Comments
  • author avatar
    N.Mehmetaj 2 months ago Reply

    E dashur Elida,
    të lumtë se ke pasqyruar realitetin në lidhje me Arbana Xharrën në përkrahje të Baton Haxhiut, ne në Kosovë të gjithë e dimë se Baton Haxhiu ka qenë bashkëpunëtor në shërbimin sekret serb gjatë sundimit të Millosheviqit në Kosovë, ai ka qenë dorë e zgjatur me drejtuesit e UDB në Prishtinë. Këtë edhe vet Batoni e ka pranuar publikisht gjatë rrëfimit të tij në Tribunalin e Hagës.
    Baton Haxhiut duhet ndaluan të hyjë në Shqipëri, se ai vendin në Beograd e ka!!!

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 2 months ago Reply

      E dashur N.Mehmetaj,
      Të flm shumë. Po është fakt i njohur nga të gjithë se ka qenë bashkëpunëtor i Stanishiçit çka e dëshmoi edhe në Hagë. Po të marrësh shtetasinë e Shqipërisë kërkon rigorozisht që të jesh individ i paster. Sikur ne Perendim. E Baton Haxhiu nuk i përmbush kriteret.
      Të perqafoj
      Elida

  • author avatar
    Anonymous 2 months ago Reply

    Te lumte Elida , si gjithmon e ben pershkrimin e sakt per cdo gje rreth realitetit ton te hidhur ! Te lumte per guximin e ketij shkrimi , respekt per ty se ky shkrim ua nxjerr fytyren e nje dhelpraku ne masken e nje gazetari sikurse eshte Batoni !

    • author avatar
      Elida Buçpapaj 2 months ago Reply

      Ju flm shume.
      Ju përshëndes
      Elida Buçpapaj

  • author avatar
    Anonymous 2 months ago Reply

    Te lumte Elida , si gjithmon e ben pershkrimin e sakt per cdo gje rreth realitetit ton te hidhur ! Te lumte per guximin e ketij shkrimi , respekt per ty se ky shkrim ua nxjerr fytyren e nje dhelpraku ne masken e nje gazetari sikurse eshte Batoni !

    • author avatar
      Anonymous 2 months ago Reply

      Ju flm shumë.
      Ju pershendes
      Elida Buçpapaj

  • author avatar
    Anonymous 2 months ago Reply

    Ju flm shumë.
    Ju pershendes
    Elida Buçpapaj

Komentet

Një shtëpi që është në konflikt me vetveten nuk do të mbijetoj – Nga Aurel Dasareti*

Ai (por jo vetëm) është i çmendur, Zot apo ferri i djallit. Dora e tij është ngritur kundër të gjithëve dhe duart e të gjithëve do të ngrihen kundër tij. Ai do të sjellë shkatërrim kudo që udhëton, nëse nuk e ndalojmë atë menjëherë.
***
Politik-bërësit dhe zyrtarët gjysmë-analfabetë dhe servilë të korruptuar deri mbi vesh, kanë qenë, janë dhe do të mbeten një tumor kanceri vrasës për të sotmen dhe ardhmërinë e kombit dhe vendit tonë – brenda dhe jashtë murit të arbrit. Ky fakt padyshim ndikon negativisht në mendjen, gjykimin dhe logjikën e shqiptarëve jo vetëm vendit por edhe diasporës. Ne sikur të kishim qenë vetëm pak më serioz, nuk do t`i lejonim vetes që edhe në diasporë të ndahemi në parti të shumta (si kopje tragjikomike e atyre të trojeve në Shqipëri, Kosovë, FYROM, Kosovën Lindore, Mal të Zi ku merren vetëm me punë pise dhe llafe të kota) në vend që ta formojmë një Kongres gjithë- shqiptarë.

Sqarim: Them FYROM sepse nuk e di saktësisht emrin e radhës të atij gjoja se “shteti ligjor” ku 20% të popullsisë u lejohet të flasin shqip në shtëpi. Deri nesër, me ndihmën e pronarëve të partive private servile shqipfolëse mund t`ia ndryshojnë sërish emrin; bashkarish me flamurin e fundit dhe ato alamet “monumente historike” të “heronjve” të paqenë por me shpata dhe hanxharë në dorë, në qendrën e Shkupit antik ilirik.
***
Në një shtet ligjor, policia dhe politika janë të ndara.
Shteti juridik është një shtet i karakterizuar nga fakti se marrëdhënia ndërmjet organeve më të larta shtetërore rregullohet me rregullat ligjore. Për më tepër, ushtrimi i brendshëm i pushtetit të shtetit duhet të qeveriset nga rregullat ligjore. Së fundi, duhet të ketë rregulla ligjore që rregullojnë marrëdhënien midis qytetarëve kur këto janë në mosmarrëveshje me njëra-tjetrën.

Shkurtimisht: Shteti juridik është termi i një shteti i cili ushtron detyrat e veta vetëm në bazë të rregullave të përgjithshme të publikuara, pra ligjeve. Një shtet juridik nganjëherë quhet gjithashtu një shtet ligjor.

***
Neve shqiptarëve, nëse akoma na ka mbetur ndonjë pikë truri në kokë, domosdoshmërish të ndërpresim menjëherë vëllavrasjet, dhe në vend të kësaj prirjeje të egër idiotësh të qëndrojmë së bashku, përgjithmonë. Të paktën veproni kështu për hir të fëmijëve, mbesave dhe nipërve te juaj. Përndryshe, armiqtë tradicional shekullor në bashkëpunim me zagarët e tyre shqipfolës, do të na varin secilin një nga një.
Bastardët mund të thyejnë Ligjet dhe Rregulloret sepse e dinë se nuk do të ballafaqohen me pasojat. Por, Perëndia nuk fal hajdutët, kriminelët, pedofilët, dhunuesit seksual, dylberët dhe tradhtarët sepse ai nuk është i dobët dhe nuk udhëhiqet vetëm nga emocionet. Ai kurrë nuk i ndryshon standardet e Tij të drejta.
***
Një vend sovran nuk mund të lejojë që territori i saj të jetë zonë e lirë për agjentët e huaj, që përveç tjerash kanë korruptuar Kazanin e shtetit amë dhe i bëjnë shantazh Gjarprit të Dardanisë. Pra, obligimi juaj atdhetar-kombëtar është ta luftoni kështjellën e tradhtisë, pisllëkut, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zemra e patrembur dhe shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë për jetë e vdekje!

***

Toleranca bëhet një krim kur zbatohet (përdoret) kundër të keqes. Keqdashësve.

Pas 12 vitesh e takova papritmas në vendin e ngjarjes, afër fermës tonë. E pyes:
– Më njeh ti mua?
– Nuk të njoh.
– Mëkat për ty. Por, para se të arrijmë aq larg, le të rikujtojmë pak. Sepse me siguri të kujtohem nga ditët e kaluara, kur isha 5 vjeçar. Të paktën unë të mbaj mend, ndoshta pak më mirë se sa do të dëshiroje ti. Gjithashtu mbaj mend se si e ke përdorur poshtërsinë tënde prej qyqari për të sulmuar pas shpine gjyshin tim duke e qëlluar me hekur, e pastaj ike si bir kurve. Ti ndoshta tani i ke vënë të gjitha këto pas teje. Por ne jemi shumë që nuk e kemi harruar. Dhe, unë ndjej se pa ia shtyp miut kokën nuk do të kem qetësi në shpirt. Tani, pas 12 vitesh gjendesh në një telashe të vërtetë…
***
Shqipëria ime (brenda dhe jashtë murit të arbrit) është shndërruar në një shkretëtirë të turbullt dhe mbytet nga vapa e padrejtësisë.
Ju më me qejf do të jetonit në një oazë sesa në një shkretëtirë, dhe ju më me ëndje kishit me zgjedhë lirinë, drejtësinë, mirëqenien, sesa padrejtësinë, shtypjen, varfërinë.
***
Shqiptarët janë populli i vetëm autokton në trojet e veta etnike të Gadishullit Ilirik, dhe i vetmi në botë që është copëtuar padrejtësisht në 6 pjesë, për të kënaqur fqinjët barbarë ardhacak. Nuk duhet assesi të lejojnë të tkurren edhe më tej, por me të gjitha mjetet t`i mbrojnë trojet e veta etnike e jo t`i braktisin apo t`ua falin armiqve ardhacak grabitqar që nuk ngopen kurrë.
***
Një anije kozmike apo një raketë për në hënë dhe planetët tjera janë gjëra (lajme) që të ngazëllejnë e të ngadhënjejnë, por historia e jonë tregon se sa e kotë është të besosh që nëpërmjet tyre mund të ndryshohen marrëdhëniet e çoroditura mes shqiptarëve. Brengosemi se Viti 2019 mund të sjellë momente dramatike-tragjike për kombin dhe atdheun tonë të përbashkët-copëtuar, pasi sundohet nga kalbësirat.
Sa më tepër që kalon koha aq më shumë vërejmë tek shqiptari një njeri që ka marrë rrugën e gabuar në kërkimin e tij të shpëtimit: “Bëre Zot ëndërr”, apo ikjen nga atdheu. Megjithatë, njeriu është i shqetësuar vetëm atëherë kur ka ende shpresa.
Do të ketë një shpresë, vetëm nëse njerëzia e zakonshme do të ngrihet dhe do të përmbysë tiranët që e kanë vënë nën zgjedhë.
***
Pritja shkakton dhimbje. Harresa shkakton dhimbje. Por mosnjohja e asaj që duhet bërë është më e keqja e të gjitha vuajtjeve.
Fëmijët e djegur ende do të digjen derisa ta zotërojnë zjarrin.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

POPULLIT SHQIPTAR – Nga MUSTAFA KRUJA (Dokumente nga Konferenca e Paqes në Paris, 19019)

Shqiptarë!

Më 25 të Dhetorit 1918, përfaqsuesit e juej, të përbashkuem në Durrës në Mbledhje Kombtare, e mbaruen kuvêndin me formimin e njê qeverie të përkohëshme, së cilës i u vu për detyrë kryesore t’i rrëfente e t’i provonte botës se në mest t’Adriatikut e të Jonit më nj’anë, të Vardarit, të Bosnes e të Malit-të-Zi më tjetrën, rron njê komb qi kërkon vêndin e vet ndërmjet Shtetënvet të lirë të rruzullimit. Ç’ka bâmun kjo qeverí deri tashti për me i ardhun rreth kësaj barre të shenjtë e të rândë? Shumë sênde mund të ju kenë mërrimun në vesh, të mira e të këqia, por mâ tepër të këqia se të mira, e neve, qeverín t’uej, rasa të jashtzakonshme e të pamundshme, na kanë pasë bâmun të pazotnit, deri në këtê ças, me dalun para jush me provat zyrtare në dorë për me mos ju lânë në dyshim e në kujdes mbi veprën t’onë. S’ka qênë besuem se puna do të shkonte kaqë gjatë e shpresojshim dita më ditë, se do të mundeshim me ju parashtruem, me anë të nji Mbledhieje Kombtare, nji fund të gëzueshëm e të lumnueshëm për fatin e atdheut t’onë të dashun. Por Konferenca e Paqës, mbas si e ka lânë më nj’anë udhën e madhnueshme të haptë e të shkurtën të drejtësís, mbas si pra i ka pëlqyem me çamun ferra e male tue kërkuem në të tâna çâshtjet e botës, e sidomos n’ato qi u përkasin kombeve të pafuqishme e të vogla si na, tue kërkuem gjithmonë interesën, të mbështetun mbi padrejtësín, kapërceu gjymsën e motit pa mërrijtun n’as njê vêndim të premun. Çâshtjen t’onë e ka marrë për dorë deri tashti vetëm kur ka thirrun Dërgatën Shqiptare për me parashtruem kërkesat qi kishte vajtun të bânte n’êmën të Shqipnís; edhe kur deshi të gjykojë kërkesat greke mbi tokën t’onë me anë të nji komisioni të posatshëm, ku qe thirrun edhe Dërgata e jonë e pyetun, mbas si përfaqsonte bash të zotnit e atij vêndi (Epirit t’Epër), thirrun e pyetun sa për formë, tue qênë se shumë prej asish qi ishin mbledhun me e ndëgjuem e dijshin qyshë parandej se ku u duhej me mbërrimun. Kaqë, deri sod, e as gjâë tjetër zyrtare në Konferencën e Paqës për çâshtjen shqiptare, e cila mundet me u quejtun fare e paprekun, mbas si të gjitha çâshtjet qi bisedohen nëpër komisionet i kqyrë e i vêndos mâ në fund vetë Konferenca.
Nuk duhet të na pakojë shpresën kjo vonesë neve Shqiptarvet, por për kundras të na e shtojë. Anmiqt i kemi të tânë me njê organizim shekullor e ka mot e jetë qi punojnë për dâm t’onë sa me fjalë, sa me pêndë e sa edhe me të holla; këto mjete neve na kanë pasë munguem kryekëput deri dje e na janë të pamjaftueshme ndoshta edhe sod.
Ka njerëz në botën diplomatike qi, tue na vumun thikën në fyt ne Shqiptarvet, kujtojnë se janë tue shkadhitun nji ferrë, nji bimë t’egër qi i bân jezullí përparimit njerzor! Kështu u a kanë mbushun mênden agjentët e propagandistët e anmiqvet t’anë sa me fjalë aqë me libra të shkruem në gjuhnat mâ të këndueshmet të botës.
Kjo kohë pra qi do të kemi përpara deri sa Konferenca të marrë me zgidhun çâshtjen t’onë, mundet me na shërbyem për me ndriçuem mêndet e zêmrat e atyne qi janë të rrêjtun prej anmiqvet t’anë e kujtojnë se tue na bâmun keq neve janë tue i bâmun mirë njerzís; me i ndriçuem edhe mâ mirë se sa kemi mundun deri sod.
Por mbas si puna shkoi kaqë gjatë e mbas si nuk dihet edhe se deri kur do të zgjatet mbas këndej, e pamë të detyrëshme qi t’i a bâjmë të njohun popullit gjithë ç’kemi shkruem zyrtarisht deri sod me anën e Dërgatës s’onë në Paris. Do të gjêni pra, të dashun bashkatdhetarë, këtu në këtê libërth zyrtar, të tânë dokumentat qi Dërgata e jonë i ka paraqitun Konferencës së Paqës si edhe ndo nji qeverie të ndo njê Pushteti të Madh veçanërisht, deri më 5 të Qershorit qi kaloi. Janë përkthimet fjalë për fjalë të shkresavet zyrtare qi Dërgata ka paraqitun drejt për drejt nga ana e vet. Përveç këtyne i janë paraqitun Konferencës me ndërmjetsín e Dërgatës s’onë, edhe shkresa nga ana e përfaqsuesve qi Shqiptarët e përjashtëm kanë dërguem në Paris.
Sikurse do të merrni vesht prej këndimit të kujdesshëm të dokumentavet qi po ju paraqesim në këtê libërth, Dërgata Shqiptare e ka zbatuem pikë për pikë programën qi i ka qênë caktuem si prej Mbledhjes Kombtare ashtu edhe prej qeverís. Kjo programë âsht kreit e këthjelltë dhe e kuptueshme prej kujdo: Shqipnia e Shqiptarvet me kufîjt qi i ka falun Zoti deri ku flitet gjuha e âmbël e zogjvet të shqipes.
Duhet t’a dini, ju Shqiptarë, se anmiqt e atdheut e të kombit t’onë punojnë, si ç’kanë punuem gjithmonë, jo vetëm përjashta, por edhe mbrênda në vêndin t’onë, e sidomos përmbrênda, për me na qitun para botës, para atyne qi do të gjykojnë fatin t’onë, të damun e të përçamun, jo si njê komb qi meriton jetën e vet më vete, por si disa fise qi s’kanë pasun kurrë bashkim njêni me tjetrin, si njerëz t’egjër e të padisiplinë qi, po të lêhen më vete, kishin me ngrânë shoshoqin për së gjalli e kishin me turbulluem paqën e përgjithëshme. E për me mbërrimun në këtê qëllim të fshehtë e të mallkuem s’lânë çark pa ngrehun qi të bâhen sa mâ shumë vrasa e vjedhsina e ç’do sênd tjetër qi âsht kundra ligjës e njerzís e të gjitha këto i qesin mandej me shtesa të çuditëshme me të tâna gazetat e botës.
Shqiptarë, ju e dini fort mirë qi ku s’ka besë e qeverí të këqiat s’mêngojnë kurrë. Prandej pra anmiqt ju shtyjnë sa munden me prishun besën e me ju hekun ç’do besim prej qeverís s’uej, tue ju thânë se kjo po ju tradhton, po ju shet, s’po punon për Shqipní, por për atê a për këtê. Nga do qi të ju vijnë këto të shpifuna të poshtra, nga i jueji a nga i hueji, nga i afërmi a nga i largti, t’a dini se nji qëllim të vetëm kanë: me ju futun dyshimin e mosbesim në zêmrat, me ju bâmun qi të mos njihni qeverín t’uej por nji të huejën, cila do qoftë ajo; se vetëm kështu munden t’i thonë botës: “A e shihni? Shqiptarvet u pëlqen ja anarkia qi të munden me vumun në veprim naturën e egër të tyne, ja se njê qeverí e huej, tue qênë se në shoqishoqin s’kanë besim e nderim!”
Në të gjitha viset e botës, në kohna të vështira, populli i nep qeverís mâ të plotin besim e nderim, pa të cilat ajo s’ka se si të veprojë për me qitun në bregt barrën qi ka marrë për sipër; dhe në fund, në pastë ndonji dyshim prej saj, e thërret përpara gjygjit e po pati tradhtuem i dëften shtyllën trikâmbshme!
Qevería e Përkohëshme, për me qênë e zôja me luftuem kundra ç’do anmiku të Shqipnís e ç’do të hueji qi mundohet me hymun në mest të saj e të popullit shqiptar, ka nevojë të ketë besimin e ndihmën e gjithë këtij populli, të cilit, me anë të këtij libërthi, po i del para me dokumentat zyrtarë të derisodshëm, sikurse ka me i dalun, po sa të ketë marrë çâshtja e Shqipnís nji fund, me i dhânë hesapin e të tâna vepravet të saja e me i u shtruem gjygjit të tij me ball të hapun!
Mustafa Kruja

Marrë nga libri “Mustafa Kruja në historinë shqiptare”
“Shqipnia përpara Konferencës së Paqes”

KRISHTERIMI DHE ISLAMI – BEJLEGU I MIRËKUPTIMIT – Nga Bruno Forte (Ipeshkëv i Chieti-Vasto, Itali) – E përktheu nga italishtja Eugjen Merlika

Pak më shumë se tridhjetë vjet më parë, Samuel P. Huntington, në librin “Ndeshja e qytetërimeve dhe rendi i ri botëror”, kishte përcaktuar fushën e betejës globale të shekullit XXI në kundërshtinë mes qytetërimeve, të njehsuara me botët e mëdha fetare, mbas konflikteve ndërmjet kombeve, tipike të shekullit XIX, dhe atyre ndërmjet ideologjive, që kanë shënuar shekullin e XX. Duket se i jep të drejtë politologut amerikan “lufta botërore me copa”, shpesh herë e paditur nga Papa Francesku, aq më tetër se në të besimet fetare kanë një përgjegjësi të rëndësishme. Ja sepse një mirëkuptim ndërmjet Krishterimit dhe Islamit, si ai i shprehur në Abu Dhabi, 4 shkurtin e kaluar në “Dokumentin mbi vëllazërimin njerëzor për paqen botërore dhe bashkëjetesën e përbashkët”, të nënëshkruar nga Ipeshkvi i Romës dhe nga Imami i Madh i Al – Azhar-it, Ahmed Muhamedal Tajib, përbën një shpresë dhe një premtim për të gjithë. Në Dokumentin do të donja të vinja në dukje disa parime frymëzuese, që e bëjnë, mes të tjerash, një frut shumë të lartë të Konçilit Vatikani i II.

I pari është ai i solidaritetit universal ndërmjet qënieve njerëzore përpara misterit të të njëjtit Zot. Teksti e sjell me një fjali të thjeshtë e të rrasët: “Feja e bën besimtarin të shohë tek tjetri një vëlla për t’u mbështetur e për t’u dashur”. Nëse të krishterët do të rigjejnë në këto fjalë zemrën e “urdhnimit të ri” të Jezuit, besimtarët myslimanë nuk mund të mos ndjejnë jehonën e karakterit themelues të Atij që është shëmbulli i shkëlqyer i “atij që fal e mëshiron”, siç pohon fillimi i Kuranit duke kumtuar Zotin. Tejet e rëndësishme është pasoja etike e këtij parimi: “Cilido që vret një njeri është njësoj sikur të kishte vrarë gjithë njerëzimin e kushdo që shpëton njërin është njësoj sikur të kishte shpëtuar mbarë njerëzimin”. Nuk mund të ishte më i prerë dënimi për çdo formë të dhunës, një jehonë e “Mos vrit”, të përbashkët për të dy fetë ( Es. 20, 1 e Mt. 5, 21-22 dhe në Kuranin vargu 32 i Surës 5).

Për të frymëzuar tekstin e Abu Dhabit është parimi i bashkëbisedimit, që është në bazën e konceptit conçiliar të marrëdhënies Kishë – botë: katolikë e myslimanë së bashku “deklarojnë të pohojnë kulturën e bashkëbisedimit si rrugë”. Refuzohet sigurisht çdo formë irenizmi të thjeshtë apo me një qëllim të fshehtë, as nuk mohohet se sa shumë dhuna e ushtruar në emër të Zotit, gjatë historisë, ka përdhosur urdhnimin hyjnor. Pikërisht për këtë, është shumë domethënëse të pohohet: “Ne, besimtarë te Zoti, në takimin e fundit me Të e në Gjykimin e Tij, duke u nisur nga përgjegjësia e jonë fetare e morale, nëpërmjet këtij Dokumenti, i kërkojmë vetes sonë dhe Drejtuesve të botës, arkitektëve të politikës ndërkombëtare e t’ekonomisë botërore, për t’u zotuar seriozisht në përhapjen e kulturës së tolerancës, të bashkëjetesës e të paqes.”
Duhet vënë në dukje parësia e njohur etikës dhe përmasave shpirtërore të jetës: “Përkeqësimi i etikës, që kushtëzon jetën ndërkombëtare dhe dobësimi i vlerave shpirtërore dhe ndijës së përgjegjësisë….. ndihmojnë në përhapjen e një ndiesije të përgjithëshme zhgënjimi, vetmije e dëshpërimi, duke i drejtuar shumë të bien…. në integralizmin fetar, në skajshmëri e fondamentalizmin e verbër”. Bëhet fjalë për një pohim të vyer, që ve në rojë nga rreziku, gjithmonë në pritë për çdo qënie njerëzore, të braktisë horizontin e fundit, për t’u përthyer në masat e shkurtëra të lakmisë dhe etjes për pushtet.

Kundërhelmi është për katolikët e myslimanët rizgjimi i “i ndijës fetare dhe nevoja për të ringjallur atë në zemrat e brezave të rinj”, duke bërë front të përbashkët kundër prirjeve egoiste e kundërshtuese, që janë në bazën e radikalizmit e të skajshmërisë. Teksti është i një vendosmërie absolute: “Dënojmë të gjitha praktikat që rrezikojnë jetën si gjenocidi, aktet terroriste, zhvendosjet e detyruara, trafikun e organeve njerëzorë, dështimet, vetëvrasjet e politikat që mbështesin gjithë këto gjëra”. Shumë i prerë është pastaj pohimi që detyron të ndahet emri i Zotit dhe besimi në Të nga çfarëdo forme dhune: “Ne i kërkojmë të gjithëve të heqin dorë nga instrumentalizimi i feve për të nxitur urrejtjen, dhunën, skajshmërinë dhe fanatizmin e verbër e të mos vazhdojnë të përdorin emrin e Zotit për të ligjësuar veprimet e vrasjeve, të përzënieve, të terrorizmit e të shtypjes. E kërkojmë për besimin tonë të përbashkët tek Zoti”.

“Jo”-së rrënjësore kundrejt dhunës së përsëritur n’emër të fesë teksti i shton, pastaj, “po”-në kundrejt lirisë fetare e të ndërgjegjes si “e drejtë e çdo njeriu”. Deklarata të bëra – thotë teksti – duke i dhënë zë “katolikëve dhe myslimanëve të Lindjes e të Perëndimit” e të drejtuara jo vetëm besimtarëve, por çdo personi që ndjehet plotësisht njerëzor: a do të dijmë të pranojmë të gjithë një bejleg të këtillë?

“Corriere della Sera”, 14 Shkurt 2019
E përktheu nga italishtja Eugjen Merlika

Daçiqi si dikur Milosheviqi, po kërcënon Kosovën me agresion! – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

***  Ivica Daçiq (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm i Serbisë)  “ ka paralajmëruar KFOR-in dhe NATON se Serbia do të ndërhyjë në Kosovë nëse sulmohen serbët jo vetëm në veri, por në tërë Kosovën.” (Politika, 13.03.2019).

Nuk jam në dijeni, nga fanitja e kësaj ideje të zezë dhe të kobshme e Ivica  Daçiqit, që paska “ëndërruar sulmin” e serbëve, në veçanti në veriun e Kosovës nga ana e forcave të  ruajtjes së rendit dhe të sigurisë shtetërore të Kosovës (policia dhe ushtria).

Vetëm ndonjë njeri abnormal apo spiun i agjenturave të ndryshme serbe dhe proserbe mund të trillojë diç të tillë se gjoja minoriteti serb në veriun e Kosovës “qenka në rrezik nga sulmi” i vetë shtetit të Kosovës!

-Pse , nga dolën tani imformacionet e tilla shpifëse se gjoja qeveria e Kosovës “po përgatitka sulm special” kundër minoritarëve serbë në veriun e Kosovës, kur ata  me ligje dhe me Kushtetutën e Kosovë trajtohen dhe respektohen  njësoj të barabartë, të siguruar dhe të mbrojtur në të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre (politike, ekonomike, sociale, kulturore, të mirëqenies etj.) sikurse çdo qytetar tjetër në çdo pjesë të teritorit të Republik֝ës së Kosovës?!

-Kjo është gënjeshtër dhe manipulim i rafinuar i “fabrikës” politiko-propagandistike  dhe diplomatike të qarqeve zyrtare të Beogradit me Ivicia Daçiqin, me Aleksandar Vulinin dhe me Alaeksandar Vuçiqin në krye, me qëllim të frikësimit  dhe të nxitjes së serbëve, sidomos në veriun e Kosovës, që t’i detyrojnë të ndëmarrin ndonjë aksion simulues të shpërnguljes së tyre me dhunë gjoja  si rrjedhim i “diskriminimit” dhe i “mohimit” të drejtave të tyre nacionale nga ana pushtetit shtetëror të Kosovës.

Mirëpo, serbët e veriut në Kosovë nuk duhet të bijnë viktimë e një propagande të tillë të Beogradit se gjoja me shkeljen e policisë apo të ushtrisë së Kosovës në  veriun e saj, do të “sulomohen serbët” dhe do t’ua pushtojnë “Trepçen” dhe “Gazivodën” etj.

Përkundrazi, serbët e veriut duhet të jenë të qetë në çdo aspekt, sepse prania e forcave policore apo ushtarake  në veriun e Kosovës, nuk do të sulmojë, as keqtrajtojë asnjë serb, por do të jetë në mbrojtjen e të gjithë serbëve dhe qytetarëve të tjerë, ashtu sikurse në pjesën jugore të Mitrovicës,  si dhe të gjithë Kosovës, pa asnjë dallim.

Prandaj, serbët në   veriun  e Kosovës nuk duhet të mashtrohen nga politika dhe nga propaganda luftënxitëse e Beogradit se gjoja  qeveria e Kosovës po përgatit më të keqen, duke i lënë pa bukë, domethënë pa “Trepçen”, dhe duke i lënë pa ujë, domethënë pa “Gazivodën”. Kjo nuk është e vërtetë fare, sepse  këto asete të rëndësishme ekonomike, sociale dhe jetësore janë  edhe të shqiptarëve, edhe të minoriteteve: serbe, turke, boshnjake dhe të tjerëve që jetojnë në Veriun e Kosovës. Prandaj, mbrojtja  e këtyre objekteve gjigante me vlerë të paçmueshme, si dhe mbrojtja e popullsisë dhe e territorit verior të Kosovës, është  edhe në interesin e “30.000” serbëve që jetojnë atje, sepse  sipas Kushtetutës së Kosovës (2008) janë pjesë e pandashme e popullsisë, e territorit  dhe e shtetit të Republikës së Kosovës. Me një fjalë, janë shtetas të barabartë të Kosovës, me ligj dhe me kushtetutë.

Këtë duhet ta kenë të qartë serbët e veriut, si dhe të gjithë serbët e tjerë-shtetasë të Republikës së Kosovës, të mos frikësohen as nga policia e as nga ushtria e Kosovës, sepse  që të dyja këto institucione shtetërore janë me përbërje multientike dhe multipluraliste, ashtu sikruse të gjtiha institucionet dhe organet e tjera shtetërore dhe shoqërore të Republikës së Kosovës.

 

Veriu i Republikës së Kosovës nuk është Serbi!

 

Këtë duhet ta kenë të qartë pjesëtarët e minoritetit serb, jo vetëm në veri, por në tërë Kosovën, në mënyrë që të mos bijnë viktima të dyfishta të politikës kolonialiste, militariste dhe hegjemoniste të Serbisë, e cila, edhe pas 3 gjenocideve dhe agresioneve (1989-1999) po i gënjen dhe po i mashtron jo vetëm serbët në Kosovë, por edhe në Serbi dhe në gjithë botën se  gjoja “Kosova është Serbi”.

Derisa të mbijetojë kjo tezë e falsifikuar  në shkencën historike, në doktrinën politike shtetërore dhe kishtare, si dhe në psikologjinë politike gjithëserbe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe homologu i tij kosovar Hashim Thaçi mund të lidhin dhe  të nënshkruajnë 100 apo 1000 marrëveshje në Bruksel, por nuk do t’u vlejnë për hiqgjë, sepse nuk zgjidhin kurrfarë problemi mes serbëve dhe shqiptarëve.

Kosova mes dialogut dhe luftës

 

Si duket nënkryeministri aktual i qeverisë së Serbisë, tanimë, krahas Dialogit të Brukselit (2011-2019) ka riaktivizuar  edhe orën e ndryshkur të kobshme  të mentorit të tij idologjiko-politik dhe nacionalshovinist Slobodan Milosheviq (1989- 2000) për ta sulmuar ushtarakisht Kosovën. Mirëpo, harron Daçiq se kryeinspiruesi, kryekomandanti, kryeindoktrinuesi dhe kryeidiologu-babai i tij,Slobodan Milosheviq ka humbur të gjitha betejat dhe luftërat agresive dhe gjenocidale në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovës (1989-1999).

Madje,  Daçiq ka harruar më kryesoren se Kosova nuk është më  “koloni autonome” e Serbisë kolonialiste, por shtet i pavarur dhe sovran, që ka të gjitha institucionet përkatëse të saj, duke përfshirë edhe policinë edhe ushtrinë e vet.

Gjithashtu, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka harruar se  Kosova ende është nën mbrojtjen e trupave të NATO-s, të cilat nuk do të lejojnë asnjë ndërhyrje ushtarake të jashtme, qoftë  ajo edhe e ushtrisë së Serbisë së Ivicia Daçiqit, por do të reagojë në mbrotjen e sigurisë, të rendit, të Kushtetutës dhe të tërësisë territorial të Republikës së Kosovës.

E gjithë kjo dëshmon faktin  se Kosova nuk është më një  Tabelë shahu vetëm me “figura të bardha” për Serbinë, që kur t’i “teket” të hidhet në Kosovë pa kurrfarë pengese, pa i tejkaluar edhe “figurat e zeza” të kundërshtarit-Kosovës, e cila që nga viti 2008 as de fakto e as dejure nuk është plaçkë koloniale e Serbisë, por shtet i pavarur dhe sovran, cili në rast agresioni të Serbisë, do t’i përgjigjet me kundërmasat e ligjshme të mbrojtjes së territorit dhe të popullit të tij, ashtu siç parashikon Kushtetuta e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), si dhe duke u bazuar në Nenin 2, pika 4 e Kartës së Bashkuar sipas të cilit ndalohet çdo luftë agresive, çdo kërcënim me forcë (sikurse po kërcënojnë me deklaratat e tyre politike kërcënuese presidenti  Aleksandar Vuçiq, nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin të Serbisë se Beogradi do të ndërhyjë ushtarakisht në pjesën veriore të Kosovës, nëse qeveria e Kosovës vendos  riintegrimin e saj ligjor dhe kushtetues në tërësinë e sovranitetit territorial  të Republikës së Kosovës) ose përdorimin e forcës kundër tërësisë territoriale ose kundër pavarësisë politike të cilitdo shtet qoftë apo në çfardo forme qoftë, sepse  këto janë në shpërputhje të plotë me objektivat dhe me parimet e Kombeve të Bashkuara.

Kosova që nga Konferenca e Rambujesë (mars 1999) e deri më sot (2019) parktikisht ka dëshmuar se nuk do luftë, por paqe me Serbinë. Mirëpo, Beogradi zrytar ende nuk është i gatshëm e as i vullnetshëm, që përfundimisht të përshëndetet me ish-koloninë e saj 100-vjeçare, duke e njohur si shtet të pavarur dhe sovran brenda ufijtve ekzistues të saj. Ky është problemi me të cilin, edhe sot, në kohë paqeje po merret edhe BE-ja, edhe Amerika, duke kërkuar  që Kosova dhe Serbia të gjejnë ndonjë modus mirëkuptimi për arritjen e një kompromisi paqësor për normalizimin e marrëdhënive mes tyre.

Prandaj, çfarëdo përpjekje  ushtarake e Serbisë që të ndërhyjë në veriun, në jugun, në lindjen apo në perëndimin  territorial të Kosovës, ajo do të trajtohet dhe sanksionohet agresion direkt ndaj Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Në këtë vështrim, veç reagimit ushtarak mbrojtës të Kosovës, agresioni ushtarak i Serbisë, do të ndëshkohej edhe nga bashkësia ndërkombëtare: OKB-ja, BE-ja dhe NATO-ja, ashtu sikurse  dikur që u ndëshkuan 3 agresionet gjenocidale të Serbisë së Slobodan MIlosheviqit (1989-1999).

Kërcënimet me ndërhyrje ushtarake të Serbisë në veriun e Kosovës, shqiptarët duhet t’i marin shumë seriozisht !

Edhe pse ne nuk duam luftë me Serbinë, por si duket, në bazë të delaratave kërcënuese të drejtuesve të saj më të lartë shtetërorë siç janë presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe së fundi, edhe nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçqiq, Beogradi zrytar po përgatitet për luftë kundër Kosovës. Këtë e provon edhe kjo deklaratë e Ivicia Daçiqit se gjoja “nëse policia dhe ushtria e Kosovës shfaqen në veriun e saj, Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht për t’i marrë në mbrojtje serbët”!?

Kjo  është gënjeshtër e rafnuar për t’i manipuluar dhe  viktimizuar serbët në Kosovë, si dhe për t’i mashtruar faktorët ndërkombëtarë (Amerikën, OKB-në, BE-në dhe NATO-n), me qëllim që, në sy të botës të “jusitifikojnë” agresionin e drejtpërdrejtë luftarak kundër shtetit të pavarur të Kosovës. Kjo strategji dhe taktikë kamufluese dhe  improvizuese  e Serbisë kolonialiste, është e vjetër që nga Kongresi i Berlinit (1878), kur Serbia pati filluar gjenocidin e saj për spastrimin etnik të shqiptarëve që nga Nishi deri në Lumë, në Tropojë dhe në Durrës, duke u “jusitfikuar” para Evropës dhe para botës se shqiptarët “ishin  pushtues të tokave serbe, dhe se ata ishin të parët, që me çetat  e tyre invaduese të armatosura nga Shqipëria Veriore hidheshin dhe sulmonin, vrisnin serbët  dhe ua zaptonin shtëpitë dhe tokat e tyre serbe”.

Fatkeqësisht, kjo ishte gënjeshtra dhe akuza  më madhe shpifëse që u bëhej  shqiptarëve  te Fuqitë e Mëdha të Evropës (1878, e edhe sot, më 2019 të shekullit  XXI) se shqiptarët në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë  janë  “ardhacakë  të ngulitur në territoret e Serbisë”. Kështu, me shekuj rrenë shkenca, akademia dhe kasha ortodokse  serbe.

Mirëpo, sot në shekullin XXI, Evropa demokratike dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të bijnë viktimë e rrenave dhe të propagandës shekullore antishqiptare të Serbisë (1878-2019) se gjoja shqiptarët nuk janë popull autokton në Kosovë, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë! Për më tepër Evropa e sotme Perëndimore nuk duhet të lejojë Serbinë, që ta ndajë-copëtojë territorin e Kosovës, në emër të normalizimit të marrëdhënive me Kosovën, sepse ajo nuk ka asnjë pëllëmbë territor të saj në Kosovë përpos minoritetit të saj kolon dhe të kishave e manastireve të saj, të cilat kolonët serbë i kanë rindërtuar mbi themelet e dikurshme të kishave shqiptare, të cilat sot i konsiderojnë  si “pronë e historike dhe legjitime e tyre”. Mirëpo, kjo është gënjeshtër  dhe trillim i historisë falsifikatore, i shtetit dhe i politikës së kishës serbe, që me shekuj, e, edhe sot në shekullin XXI e përdorin si “argument” gjoja për ta “provuar të vërtetën” e tyre se gjoja “Kosova është djepi  dhe zemra e shtetit dhe e kulturës serbe”.

Pikërisht, duke u ushqyer me  gënjejshtra dhe  me falsifikime të tilla propagandistike antishqiptare, sot, edhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nënkryeministri dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiq, ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin duan ta “bindin” Amerikën, BE-në, NATO-n, OKB-n dhe OSBE-në, si dhe gjithë botën se “Kosova është Serbe”!?

Prandaj,  edhe kjo “garniturë” drejtuese e Serbisë, ashtu sikurse të gjitha regjimet e tjera shekullore serbe, pa asnjë turp dhe pa asnjë argument valid pohojnë para botës se “nuk tërhiqemi nga veriu i Kosovës, sepse është pjesë e territorit të Serbisë”. Për këtë qëllim kanë sajuar edhe Dialogun e Brukselit (2011-2019), me shpresë se do t’i ndihmojë BE-ja  për shkëputjen e kësaj pjese të territorit të Kosovës.

Këtë objektiv të politikës hegjemoniste dhe neokolonialiste të Serbisë,  tandemi Vuçiq-Daçiq-Thaçi-Rama po orvatën ta realizojnë përmes skenarit politik të tyre, duke i “korigjuar” ose duke i “shkëmbyer” kufijtë territorialë mes Kosovës dhe Serbisë.

Të gjithë këta liderë politikë janë të bindur se do të “ndezë” kjo formulë e tyre për copëtimin e territorit të Kosovës, me të mbyllur Dialogu “historik”  i Brukselit ndërmjet palëve  negociouese serbo-shqiptare të Beogradit dhe të Prishtinës.

Në rast dështimi, në emër të “mbrojtjes së minoritetit serb” (kinse për shkak të rrezikimit nga sulmi i forcave të policisië dhe të sigurisë së Kosovës) , Ivica Daçiq, Alekasandar Vulin dhe Aleksandar Vuçiq  përmes deklaratave të tyre politiko-propagandistike, tanimë kanë paraljmëruarë se Srbia veriun e Kosovës, do ta mbrojë me ndërhyrje  ushtarake, në rast se qeveria e Kosovës  vendos rikthimin e sundimit të ligjit dhe të Kushtetutës në atë pjesë legjitime, legale dhe kushtetuese të saj.

Mirëpo, një ndërhyrje e tillë eventuale nga ana Serbisë,  do të kualifikohej dhe sankasionohej AGRESION DIREKT ndaj Republikës së Kosovës,  i cili, në asnjë mënyrë nuk ka për qëllim mbrojtjen e serbëve në veri dhe, në asnjë pjesë të Kosovës, por PUSHTIMIN dhe RIKOLONIZIMIN E TERRITORIT TË KOSOVËS, si dhe ushtrimin e terrorit, të shtypjes dhe të spastrimit etnik të shqiptarëve, ashtu sikurse edhe  gjatë viteve (1989-1999).

Mirëpo, ne nuk duam luftë me Serbinë, por vetëm paqe, bashkëpunim dhe reciprocitet ndërshtetëror, ashtu siç parashikojnë dispozitat e Kartës së Kombeve të Bashkaura,Kreu I, Neni 1, paragrafi 2, ku thuhet : “ Të zhvillojmë  ndërmjet shteteve marrëdhënie miqësore të mbështetura në respektimin e parimit të barazisë së të drejtave të popujve dhe të së drejtës së tyre për vetëvendosje dhe të marrin çdo masë tjetër që mund të forcojë paqen në botë.” (Karta e Kombeve të Bashkuara, 1987, f.11).

MBËSHTETJA E FORTË AMERIKANO-GJERMANE PËR NATO-n PËRBALLË KËRCËNIMIT RUS – Nga Frank Shkreli

Sipas një studimi të kohëve të fundit nga firma amerikane e sondazheve, Gallup, Inc., 52% e amerikanëve e konsiderojnë fuqinë ushtarake të Rusisë si një “kërcënim serioz” ndaj interesave jetike të Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që Rusia zë vendin e parë në listën e vendeve që amerikanët i konsiderojnë si “armiq kryesorë” të Shteteve të Bashkuara. I njëjti studim thekson, njëkohësisht, se 73% e amerikanëve kanë mendime jo të favorshme për Rusinë. Si përfundim, thuhet në raportin e entit Gallup, Rusia është tani vendi që shumica dërmuese e amerikanëve e konsiderojnë si vendin armik numër një të interesave amerikane. Sondazhi nenvijon se këto prirje në qëndrimin e amerikanëve ndaj Rusisë dhe politikave të saj, sidomos në fushën ndërkombëtare, janë venë re edhe para se televizioni shtetëror rus identifikoi, kohët e fundit, instalimet ushtarake amerikane të cilat do të ishin objekt agresioni në rast të një sulmi të mundshëm bërthamor kundër tyre, nga ana e Rusisë.

Nuk është për tu habitur atëherë që në një atmosferë të tillë mosbesimi nga ana e amerikanëve ndaj Rusisë dhe qëllimeve të saja armiqësore kundër Shteteve të Bashkuara, që mbështetja për Aleancën e Atlantikut Verior, NATO është shumë e lartë në radhët e amerikanëve. Bazuar në një sondazh tjetër të firmës Gallup mbi mbështetjen që gëzon NATO-ja në Amerikë, 77% e amerikanëve mendojnë se NATO-ja duhet të vazhdojë të ekzistojë, ndërkohë që 66% e amerikanëve shprehin mbështetje edhe për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si një ent i nevojshëm ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve botërore, sipas të njëjtit sondazh.

Dihet se Presidenti Trump kishte shprehur skepticizmin e tij për ndihmat amerikane për organizatat ndërkombëtare, përfshirë NATO-n, gjatë fushatës për president dhe më vonë. Ai kishte venë në dyshim edhe nevojën për ekzistencën e NATO-s, një qëndrim ky që në atë kohë u kritikua ashpër nga evropianët dhe nga Senati Amerikan. Por, ky sondazh i kohëve të fundit, tregon qartë gjithashtu se edhe shumica e amerikanëve mendojnë ndryshe nga presidenti i tyre në lidhje me nevojën për ekzistencën e Aleancës më të fortë politiko-ushtarake që ka njohur ndonjëherë bota dhe e cila ka ruajtur paqn në Evropë për 70-vjet, pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë që pikëpamjet e Presidentit Trump ndaj NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara duket se kanë ndryshuar me kohë. Ai nuk ve në pyetje më nevojën për ekzistencën e NATO-s dhe të OKB-së, por ngulë këmbë që të gjitha vendet anëtare të kontribojnë 2%, për mbrojtjen e përbashkët siç është rasti i vendeve anëtare të NATO-s dhe që vendet anëtare të OKB-së të japin kontributin e tyre për të mbajtur gjallë këtë organizatë. Realiteti në detyrën e presdientit të përballimit me zhvillimet e papritura në arenën ndërkombëtare, shpeshëherë shkaktojnë që të hidhen poshtë perceptimet e vjetra dhe të ndryshojnë pikëpamjet edeh të një preisdenti. Në një vend demokratik si Shtetet e Bashkuara është e pamundur që një president të ndjekë dhe të mbështesë qendrime dhe politika — qofshin të mbrendëshme apo të jashtme – në kundërshtim me vullnetin e një shumicë aq dërmuese të popullit amerikan, siç është sot mbështetja e shprehur prej 77% e amerikanëve për Aleancën e NATO-s. Sondazhi i firmës Gallup ve në dukje gjithashtu se mbështetja e amerikanëve për NATO-n është e fortë si në radhët e republikanëve ashtu edhe demokratëve, por edhe në radhët e atyre që nuk bëjnë pjesë në këto dy parti.

Studimi në fjalë thekson edhe mbështetjen e fortë të amerikanëve për Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e cila sipas amerikanëve ajo luan gjithnjë një rol të dobishëm dhe të nevojshëm në botë. 86% e demokratëve amerikanë mbështesin OKB-në duke shprehur mendimin se roli i organizatës ndërkombëtare është edhe sot i nevojshëm, ndërsa 66% e atyre që nuk i përkasin asnjë partie dhe 49% e republikanëve amerikanë mendojnë se OKB-ja luan ende një rol të rëndësishëm. Gallup ve në dukje se mbështetja e fortë dhe e vazhdueshme për NATO-n dhe OKB-në, madje edhe në periudhën e platformës politike, “Amerika e para” e presidentit Trump, amerikanët e të gjitha prirjeve politike vlerësojnë rolin që luajnë organizatat dhe institucionet ndërkombëtare për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet bota.

Ndërkaq, eshte matur mbështetja për NATO-n edhe në Gjermani. Megjithë ndryshimet që ekzistojnë midis amerikanëve dhe gjermanëve mbi çështje të ndryshme ndërkombëtare dhe në marrëdhëniet dypalëshe, ata ndajnë mendime pothuaj të njëjta përsa i përket Aleancës NATO, si dhe Rusisë e Kinës, njoftojnë Qendra Amerikane Pju e sondazheve dhe enti gjerman Korber-Stiftung. Sipas këtij sondazhi, gjermanët ashtu si amerikanët mbështesin fuqishëm Aleancën e NATO-s. Si në Gjermani ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara, sipas këtij sondazhi, mbështetja mbetet e lartë për NATO-n, madje edhe pas përplasjes midis Presidentit Trump dhe Kancelares gjermane Merkel, në lidhje me shpenzimet ushtarake dhe për influencën ruse, në takimin e Aleancës Perëndimore në Bruksel, korrikun që kaloi.

Raporti i këtyre dy firmave të sondazheve — njëra gjermane e tjetra amerikane – rithekson faktin se mendimet e amerikanëve dhe të gjermanëve ndaj Rusisë vazhdojnë të jenë jo të favorshme dhe se pikëpamjet pozitive ndaj Rusisë, janë në nivelin më të ulët në Gjermani dhe në SHBA ç’prej vitit 2011, kur anë e mbanë Rusisë u mbajtën protestat popullore dhe pas akuzave për vjedhje të votave në zgjedhjet parlamentare të atij vendi, duke arritur një nivel edhe më të ulët, në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Moska.

Thirrjeve të Presidentit Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake, Gjermania u është përgjigjur pozitivisht. Mediat gjermane kanë njoftuar muajin që kaloi se qeveria gjermane ka siguruar Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior se ka vendosur të rrisë gradualisht shpenzimet për mbrojtje, megjithë ngadalësimin e pritshëm të veprimtarisë ekonomike në Gjermani. Ashtu si edhe vendeve të tjera anëtare të NATO-s, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Gjermanisë që të shtojë shpenzimet ushtarake me 2% të ardhurave kombëtare (GDP), në përputhje me objektivin e caktuar nga vendet anëtare të NATO-s, në vitin 2014. Pritet që të gjitha vendet anëtare të NATO-s të realizojnë angazhimin e marrë përsipër që të rrisin, gradualisht, shpenzimet ushtarake me 2% deri në vitin 2024.

Dje (të enjtën), Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg botoi Raportin Vjetor të Aleancës politiko-ushtarake që ai drejton, një “Aleance moderne që u përgjigjet kërcënimeve të sotëme ndaj sigurisë, që u adaptohet sfidave të reja dhe e cila investon për të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në parathënien e raportit vjetor. Raporti shënon edhe 70-vjetorin e themelimit të NATO-s me një përspektivë historike të arritjeve dhe sukseseve të Aleancës ç’prej themelimit të saj në vitin 1949 e deri më sot, përfshirë antarësimin në NATO të ish-vendeve komuniste, dikur kundërshtare të saj.

Kisha Ortodokse e Shqipërisë mes Rusisë dhe Ukrainës – Nga SHABAN MURATI

Përçarja më e madhe prej shumë shekujsh në botën ortodokse, që ndodhi me përplasjen midis Patriarkanës Ekumenike të Stambollit dhe Patriarkanës së Moskës për çeshtjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Ukrainës, vuri në pozitë të vështirë të gjitha kishat lokale ortodokse nëpër botë. Nuk është e lehtë për të zgjedhur midis vendimit të Patriarkanës Botërore të Stambollit, që është qendra botërore e ortodoksisë dhe ka të drejtën dhe monopolin e njohjes dhe shpalljes së kishave autoqefale kombëtare, dhe nga ana tjetër qëndrimit refuzues dhe prerjes së marrëdhënieve me Fanarin nga Kisha Ortodokse e Rusisë, që është kisha më e madhe numerikisht dhe më e pasura. Në mënyrë të natyrshme kjo krizë ka një interes dhe implikime, që shkojnë përtej aspektit dhe marrëdhënieve fetare midis kishave nacionale.

Ndaj është mëse i ligjshëm edhe interesimi i opinionit publik mbarëshqiptar për qëndrimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë në këtë çështje. Në datën 8 dhe 9 mars 2019 disa agjenci dhe portale të specializuara në shtete të ndryshme publikuan njoftimin se sinodi i shenjtë i Kishës ortodokse të Shqipërisë ka bërë të ditur qëndrimin zyrtar se nuk e njeh Kishën Ortodokse Autoqefale të Ukrainës. Portali rus “eadaily.com” në 8 mars nën titullin ”Kisha Ortodokse e Shqipërisë e quan Kishën Ortodokse të Ukrainës përçarëse”, njofton se “hierarkët e Kishës Ortodokse të Shqipërisë nuk e njohin Kishën Ortodokse të Ukrainës”. Portali “orthchristian.com” shkruante në 8 mars se sinodi i shenjtë i Kishës Ortodokse Shqiptare e mori këtë vendim në4 janar 2019 dhe e shprehu këtë qëndrim në letrën drejtuar Patriarkut panbotëror të Stambollit, Bartolomeu, në 14 janar 2019. Në datën 4 janar 2019 Patriarku Bartolomeu u kishte dërguar një letër të gjitha kishave autoqefale që të përkrahnin vendimin e tij për njohjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Ukrainës. Në datën 5 janar 2019 Patriarku nënshkroi dekretin e pavarësisë së Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe në 6 janar 2019 i dorëzoi Tomosin apo dekretin e autoqefalisë primatit të Kishës Ortodokse të Ukrainës.

Nuk mund të të mos tërheqë vëmendjen shpejtësia e mbledhjes së sinodit të Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe vendimi i tyre në 4 janar për të mos njohur Kishën Ortodokse të Ukrainës. Sepse marrja e një vendimi të tillë nuk është e lehtë dhe kërkon konsideratën e shumë elementeve, faktorëve dhe interesave. Që nuk është e lehtë, e tregon edhe fakti se edhe Kisha Ortodokse e Serbisë, që është e instrumentalizuar nga Patriarkana e Rusisë dhe që kishte shprehur disa herë kundërshtimin ndaj qëllimit të Patriarkanës së Stambollit për t’i dhënë autoqefalinë Kishës Ortodokse të Ukrainës, e shpalli vendimin e saj zyrtar të mosnjohjes së Kishës Ortodokse Ukrainase në 28 shkurt 2019. Por se sa kujdes duhet treguar në marrjen e një vendimi për këtë çështje e tregon sjellja e Kishës Ortodokse të Greqisë, një nga kishat më të rëndësishme ortodokse në botë, e cila ende nuk e ka marrë vendimin e saj. Agjencia e Unionit të gazetarëve ortodoksë, “spzh.neës/en/”, njoftonte në datën 7 mars 2019 se anëtarët e sinodit të shenjtë të Kishës Ortodokse të Greqisë diskutuan problemin ukrainas në mbledhjet e posaçme të sinodit në datat 4-6 mars 2019 dhe nuk arritën dot në një vendim. Arkipeshkopi Jeronimos i Athinës deklaroi se diskutuan çështjen e Ukrainës, por nuk arritën në një përfundim.

Nxitimi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë për të shpallur menjëherë vendimin se nuk e njeh autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës, në një kohë që Kisha Ortodokse e Greqisë edhe pas tre muajsh të shpalljes së dekretit të Patriarkanës së Stambollit nuk ka arritur te një vendim, sipas mendimit të ekspertëve perëndimorë lidhet me marrëdhëniet e ngushta që Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka krijuar me Kishën Ortodokse të Rusisë.

Zell i veçantë në mbështetjen e qëndrimit të Patriarkanës Ruse kundër autoqefalisë së Kishës Ukrainase demonstrohet në qëndrimet dhe veprimet e Kishës Ortodokse të Serbisë, e cila ka lidhje speciale fetare, politike dhe strategjike me Patriarkanën e Moskës. Në rastin e Kishës Ortodokse të Serbisë është e qartë se vendimi vjen nga ndikimi i madh dhe i drejtpërdrejtë, që Kisha Ortokokse Ruse ka mbi kishën ortodokse serbe. Por në rastine Kishës Ortodokse Serbe kemi dhe problemin e njëjtë, që ajo ka me politikën e saj hegjemoniste ndaj kishave ortodokse të disa shteteve, që kanë dalë nga ish-Jugosllavia. Kisha Ortodokse serbe nuk njeh as Kishën Ortodokse të Maqedonisë dhe as Kishën Ortodokse të Malit të Zi. Motivet dhe strategjia fetaro-politike janë të njëjta nga Rusia dhe nga Serbia. Njësoj siç kërkon kisha ruse të ruajë kontrollin dhe ndikimin e saj në kishat ortodokse të shteteve, që dolën nga ish-Bashkimi Sovjetik, si Ukraina,Bjellorusia,etj. ashtu dhe kisha serbe kërkon të ruajë kontrollin dhe ndikimin e vet në kishat ortodokse të shteteve, që dolën nga ish-federata jugosllave, dhe refuzon të njohë pavarësinë e kishave kombëtare të këtyre shteteve. Kisha ortodokse e Maqedonisë dhe Kisha Ortodokse e Malit të Zi po bëjnë përçapjet e duhura pranë Patriarkanës së Stambollit, duke kërkuar që ashtu si në rastin e Kishës Ortodokse të Ukrainës, edhe atyre t’u njihet pavarësia dhe t’u akordohet Tomosi i autoqefalisë.

Sikundër shihet dhe pranohet nga ekspertët, përtej aspektit fetar çështja e autoqefalisë së Kishës Ortodokse të Ukrainës ka një domethënie të lexueshme gjeopolitike dhe lidhet me strategjinë dhe politikën e Kremlinit që patriarkana e Moskës të ruajë influencën e Rusisë në hapësirat ish-sovjetike. Të njëjtën strategji ka edhe Beogradi që kisha ortodokse serbe të ruajë kontrollin dhe influencën serbe në hapësirat ish-jugosllave. Ndaj, qoftë kisha ortodokse ruse, qoftë kisha ortodokse serbe,kanë dalë me fanatizëm kundër së drejtës së çdo shteti të pavarur dhe çdo populli të pavarur që të ketë kishën e vet të pavarur dhe autoqefale, sepse edhe Moska edhe Beogradi synojnë të sundojnë popujt e tjerë shpirtërisht, ekonomikisht dhe fizikisht.

Implikimet kombëtare dhe gjeopolitike e bëjnë më të nevojshme vetëpërmbajtjen në marrjen e një qëndrimi në krizën aktuale në marrëdhëniet ndërortodokse. Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka përpara zgjedhjen mes midis Rusisë dhe Ukrainës, por ylli polar duhet te jetë interesi strategjik i kombit shqiptar dhe i aleancave strategjike perëndimore të kombit shqiptar. Qeveria e SHBA nëpërmjet departamentit amerikan të shtetit,me një deklaratë zyrtare në 17 dhjetor 2018 me rastin e autoqefalisë i dërgoi urimet udhëheqësit të Kishës së re Ortodokse të Ukrainës, metropolitit Epifanij, duke e cilësuar një moment historik për Ukrainën.”SHBA shpreh një mbështetje të palëkundur për Ukrainën dhe respekton lirinë e lutjes të pandikuar nga ndërhyrja e jashtme. E drejta e lirisë së fesë shtrihet tek të gjithë ukrainasit për t’u bashkuar me Kishën e re Ortodokse”, thekson deklarata zyrtare amerikane. Qeveritë e Kanadasë, Gjeorgjisë,etj. gjithashtu përshëndetën zyrtarizimin e pavarësisë së Kishës Ortodokse të Ukrainës. Patriarku ortodoks i Jeruzalemit e ka mbështetur vendimin e Patriarkanës së Stambollit për autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës. Në 18 dhjetor 2018 sekretari i shtypit i Kishës Ortodokse të Ukrainës, arkipeshkopi Jevstratij, deklaroi se selia e shenjtë, Vatikani, e ka njohur kishën e bashkuar të Ukrainës.

E drejta fetare dhe kombëtare sugjeron që i duhet dhënë prioritet të drejtës së çdo kishe kombëtare të çdo shteti dhe populli të pavarur që të kenë autoqefalinë e tyre. Nga ana tjetër, akti i shpalljes së pavarësisë së Kishës Ortodokse të Ukrainë së shtëtagër kanonik dhe përgjegjësi supreme dhe ekskluzive e Patriarkanës botërore ekumenike të Stambollit dhe jo e kishave lokale siç është kisha ruse, pavarësisht numrit të madh të besimtarëve të saj. Siç deklaronte në 24 janar 2019 Nikolas Papachristou, drejtor i Zyrës së Shtypit të Patriarkanës greke të Stambollit:”Patriarkana e Fanarit ka të drejtën t’u japë autoqefalinë kishave lokale, kur nevojat specifike pastorale dhe kushtet kërkojnë një veprim të tillë. Në pesë shekujt e fundit Patriarkana e Fanarit u ka dhënë autoqefalinë shumë kishave lokale si kishës së Rusisë, Greqisë, Serbisë, Rumanisë, etj. Në të gjitha këto raste, përfshirë edhe më të fundit për kishën e Ukrainës, Patriarkana e Fanarit ka vepruar brenda kuadrit të detyrës dhe të përgjegjësisë së saj kanonike”.

Duke hyrë në një sintoni me Kishën Ortodokse Ruse dhe me Rusinë, shkelet me dashje apo pa dashje në një fushë të minuar për interesat shpirtërore dhe kombëtare të Shqipërisë. Kisha Ortodokse Ruse është një kishë politike ekspansioniste, instrument ndër kryesoret i strategjisë së Kremlinit për influencën ruse nëpër bote. Kisha ruse është karakterizuar nga një qëndrim konstant dhe të përhershëm thellësisht antishqiptar, si kundër pavarësisë së Kosovës, ashtu dhe kundër interesave jetike të kombit shqiptar. E njëjta gjë njihet botërisht edhe për kishën ortodokse serbe, e cila jo vetëm ka qenë dhe është kundër pavarësisë së Kosovës, por ka bekuar politikën kriminale të kriminelit ndërkombëtar Sllobodan Millosheviç dhe krimet e masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë. Kisha ortodokse ruse dhe kisha ortodokse serbe janë kisha politike antishqiptare, të angazhuara nga politikat hegjemoniste të Moskës në shkallë ndërkombëtare dhe në shkallë rajonale.

Në një vështrim të gjerë,interesi jetik dhe vizioni largpamës këshillojnë që Kisha Ortodokse e Shqipërisë të mbështesë dhe të njohë Kishën Autoqefale Ortodokse të Ukrainës. Që kur nisën procedurat e Patriarkanës së Stambollit për autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës në prill të vitit 2018, kam bërë thirrjen publike që ”do të ishte në respekt të parimeve, të moralit dhe të së drejtës së madhe, që Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë të mbështesë kërkesën për autoqefali të Kishës Ortodokse të Ukrainës”. Nuk është kurrë vonë për një rivlerësim.

Madje Kisha Ortodokse e Shqipërisë do t’i bënte një shërbim të madh interesave jetike afatgjata të kombit shqiptar duke njohur edhe të drejtën e Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe të Kishës Ortodokse të Malit të Zi për pavarësi.

Federica Mogherini e ka rrënuar dialogun Kosovë-Serbi sepse nuk është arbitre mbi palët, por trajnere e një Serbie mitomane! Nga Elida Buçpapaj

Për sa kohë do të vazhdojë të drejtojë Federica Mogherini dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ketë dialog. Përkundrazi do të ketë krizë dhe apetite të Serbisë për të kthyer orën mbrapsht!

Që të kishte dialog midis Kosovës e Serbisë, do të duhej që jo vetëm Kosova, por edhe Serbia, pra të dyja palët, të kishin një komunikim të barabartë mes tyre. Serbia duhej të hynte në dialog duke respektuar të gjitha arritjet e mundimshme të faktorit ndërkombëtar NATO/SHBA/BE/Gjykata Ndërkombëtare mbi Kosovën dhe për Kosovën, ndërsa Zonja Mogherini si palë e tretë mbi palët, do të duhej të ndiqte mbarëvajtjen, me atributet e arbitrit.

Nëse do të shihte interesin e BE-së, Federica Mogherini, për mbarëvajtjen e dialogut do të duhej të vendoste që në krye kushte, ku duhej të ndalohej çdo tentativë e Serbisë për të penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe integrimin e saj në organizmat ndërkombëtare, nisur nga fakti se edhe Serbia është pretendente për t’u anëtarësuar në BE.

Federica Mogherini mund ta tregonte dashamirësinë e saj me Serbinë vetëm në rezonancë me interesat e BE-së, duke i ofruar Serbisë një shans pranimi direkt në BE, me kusht që Beogradi të njihte Kosovën, të korigjonte Kushtetutën dhe të nënshkruante një marrëveshje me BE-në, ku të përjashtonte çdo lloj vetoje dhe aktiviteti kundër interesave Kosovës! Serbia do të privilegjohej, por mes Kosovës e Serbisë të hapej një faqe e re në histori në të mirë të ardhmërisë e brezit të ri. Sikur Franca dhe Gjermania!

Por Federica Mogherini, duke shkelur obligimet e saj si zyrtare e lartë e BE-së, ka hequr dorë nga arbitrimi free and fair dhe ka kaluar hapur me Beogradin, i cili sot ka dalë me pretendime mitomane të kohës së kriminelit Sllobodan Milosheviç, çka vë në rrezik hapur stabilitetin e rajonit dhe interesat e BE-së.

E kemi dëgjuar Federica Mogherinin një milionë herë t’i kërkojë Haradinajt heqjen e taksës 100 % që Kosova ka vendosur pas minimit nga ana e Serbisë të kushteve minimale për dialog midis dy vendeve sovrane, por kurrë që t’i tërheqë vemendjen Serbisë !

A loboi zonja Mugherini pranë UNESCO-s apo pranë INTERPOLI-it, si përfaqësuese e BE-së, meqë 23 vende të BE e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që Kosova të anëtarësohej në këtë dy organizma ndërkombëtare ?

Jo!

A i bëri zonja Mogherini ndonjëherë thirrje Daçiçit që të heqë dorë nga retorika agresive dhe lufta diplomatike e Beogradit që Kosova të mos pranohet në organizmat ndërkombëtare?

Jo!

A i ka tërhequr vemendjen ndonjëherë zonja Mogherini palës serbe që Beogradi të ndalë angazhimin shtetëror për anullimin e njohjes së pavarësisë të Kosovës nga shtete që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur?

Jo!

A i ka bërë thirrje Federica Mogherini Aleksandër Vuçiçit që ta heqin Kosovën nga Kushtetuta serbe, ku rezulton të jetë ende e pushtuar nga shteti që në konfliktin 1998-1999 e humbi luftën me NATO-n dhe shtetet e BE-së !

Federica Mogherini jo vetëm që nuk ka përmbushur funksionet e zyrës që përfaqëson, por e trajton Kosovën si një shtet të dorës të tretë, duke i privuar shqiptarët e Kosovës nga e drejta e e qarkullimit të lirë, ndryshe nga pakica serbe në Kosovë e cila e përfiton këtë të drejtë prej shtetësisë të dyfishtë!

Dua t’i bëj një pyetje zonjës Federica Mogherini: Kush ishte vendi agresor që dëboi 1 milionë shqiptarë nga vatrat e tyre dhe kush ishte viktima në konfliktin e vitit 1998-1999, Kosova apo Serbia,  ?

Federica Mogherini s’ka se çfarë t’i thotë sot as Këshillit të Sigurimit, as BE-së, as vendeve të Kuintit, as NATO-s dhe as Ramush Haradinajt, sepse ajo ka shkelur obligimet që kërkon arbitrazhi i paanshëm e me integritet dhe, nga arbitre e BE-së, ka kaluar hapur si trajnere e shtetit serb dhe Beogradit, duke nxitur oreksin e Serbisë me tema eksploduese që tashmë janë mbyllur një herë e përgjithmonë nga Perëndimi!

Sovraniteti territorial i Kosovës, i cili prej 20 vitesh mbrohet nga trupat e KFOR-it, është i pacënueshëm!

Kur them Federica Mogherini është trajnere e Serbisë, nuk është fjala për trajnere të një vendi që bën një garë të ndershme duke synuar BE-në, por është trajnere e një Serbie që i është kthyer mitomanisë të së djeshmes me rreziqe për të gjithë!

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë i mirëpritur kur të ngrihet mbi themele të shëndosha, me këmbën e mbarë dhe nga arbitër që interesohen për të mirën e përbashkët të shqiptarëve dhe serbëve larg çdo lloj reminishence të së shkuarës. Na duhet t’i kurojmë plagët, jo t’i hapim rajonit plagë të tjera!

Për fatin e Kosovës në vitin 1998-1999 vendosi Perëndimi dhe populli i Kosovës, se Kosova është në zemër të Europës,  në respekt të së drejtës ndërkombëtare dhe lirive e të drejtave themelore të njeriut, duke ndalur përmes ushtrisë së NATO-s dhe UÇK-së spastrimin etnik dhe genocidin që Serbia e Milosheviçit kishte ndërmarrë ndaj popullësisë civile në Kosovë.

Kur themi Perëndimi nënkuptojmë Madeleine Albright, Hillary Clinton, Angela Merkel, por jo Federica Mogherini!

 

EDHE NJËHERË PËR RREZIKUN RUSO-TURK NË SHQIPËRI DHE NË KOSOVË – Nga Frank Shkreli

Për disa vite me radhë jam përpjekur të ngre zërin tim modest për rrezikun e përhapjes së influencës ruso-turke në Balllkanin Perëndimor në përgjithësi dhe në Shqipëri e në Kosovë, në veçanti. Jam munduar gjithashtu që të paralajmëroj, sidomos rrezikun që do të vinte nga flirtimi që kemi venë re, vitet e fundit, në marrëdhëniet e udhëheqësve shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë me protagonistët kryesorë të kësaj përhapjeje të influencës turko-ruse, të frmyëzuar dhe të mbështetur nga Putin-Erdogan dhe emisarët e tyre, anë e mbanë trojeve shqiptare. Ky angazhim dhe kjo politikë e udhëheqësve autoritarë të këtyre dy vendeve ndaj trojeve shqiptare, është aq dashakeqëse sot, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë historisë së shqiptarëve. Është pjesë e përpjekjeve të tyre për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor dhe për të bërë ç’mos që të pengojnë realizimin e ëndrrës së shqiptarëve për integrimin e tyre të plotë në organizmat euro-atlantike. Si Rusia ashtu edhe Turqia pretendojnë marrëdhënie “të veçanta historike” me rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë, sidomos, shqiptarët. Me këtë deklaratë, jo vetëm që Moska dhe Ankaraja kanë bindur vetveten për këtë falsitet historik, por duket se për këtë falsitet i kanë mbushur mendjen edhe klasën aktuale politike shqiptare dhe udhëheqësve të saj — disa prej të cilëve kanë kërcënuar vendet perëndimore, në të kaluarën, se Shqipëria dhe Kosova kanë alternativa të tjera, siç janë, jo vetëm Rusia dhe Turqia, por edhe Kina e Irani, nëqoftse dështon anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Fatkeqësisht, tani duket e qartë se ndikimi i Turqisë dhe i Rusisë në trojet shqiptare, edhe nëqoftse duam të besojmë se nuk po mbështetet aktivisht nga Tirana dhe nga Prishtina zyrtare, atëherë kjo influencë po pranohet në heshtje nga autoritetet shqiptare. Disa analistë janë shprehur se politikat autoritare erdogano-putiniste përputhen më shumë me natyrën e qeverisjes në Tiranë dhe në Prishtinë se sa me rregullat e demokracisë së vërtetë dhe me sundimin e ligjit.

Dy zhvillime të ditëve të fundit në lidhje me influencën ruso-turke në Shqipëri dhe në Kosovë dhe të cilat pasqyrojnë më së miri shqetësimet serioze për këtë fenomen të rrezikshëm në trojet shqiptare, u njoftuan të hënën në disa media shqiptare:

Njoftohet se të hënën në Tiranë, Kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, (SHISH), Z. Helidon Bendo ka raportuar me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë të Kuvendit të Shqipërisë, duke ngre alarmin se Rusia ka shtuar ndërhyrjet në Shqipëri. Sipas të dhënave në media, burime brenda komisionit bëjnë me dije se një pjesë e raportimit të kreut të SHISH është fokusuar në shtimin e ndikimit rus në Shqipëri, por nuk kanë dhënë detaje.

Është vështirë të thuhet se cilat janë hollësitë e raportit të SHISH, por duhet të insistohet që raporti i Z. Bendo në Komisionin e Sigurisë të Kuvendit, të bëhet publik, ashtu që populli ta dijë nga një burim zyrtar, rrezikun që po i kanoset Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë moment të historisë, nga ndërhyrjet e huaja dashakeqëse. Por kam frikë se ashtu si me çdo gjë tjetër të kësaj natyre, edhe ky raport i klasifikuar do të kamuflohet duke u përdorur më shumë për akuza dhe kundërakuza politike dhe jo si një çështje tepër e rëndësishme për sigurinë kombëtare, një rrezik që duhej të alarmonte të gjithë. Përveç përmbajtjes së raportit, lind pyetja se në cilat fusha dhe cilat nivele të shoqërisë shqiptare, përfshirë politikën, ka penetruar influenca ruse dhe nëse nga ky ndikim i Moskës në Shqipëri është cënuar rëndë siguria kombëtare dhe interesat e Kombit Shqiptar në Ballkan.

Zhvillimi tjetër ka të bëjë me gjysmën tjetër të Kombit Shqiptar — me deklaratën e fortë të lëshuar të hënën nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në lidhje me arrestimin dhe deportimin, pothuaj një vit më parë në Turqi, të 6 shtetasve turq nga Kosova, një rast ky që është konsideruar si pasojë e drejt për drejt e zgjërimit të influencës turke, në nivelet më të larta politike në një vend të Ballkanit siç është Kosova, duke u dhënë përparësi interesave turke, në dëm të rendit të brendshëm dhe ligjeve ndërkombëtare, por edhe në dëm të interesave të vetë shtetit të Kosovës, në përgjithësi.

Sipas Ambasadës Amerikane në Prishtinë, “Ka kaluar afro një vit që kur Kosova, pa një proces të rregullt, dëboi gjashtë shtetas turq nga Kosova, nën dyshimin se ata paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës. Ne ishim të kënaqur të shihnim themelimin e një komisioni hetimor parlamentar i cili zbuloi shkelje ligjore lidhur me incidentin, pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij. Gjetjet e komisionit, të cilat sugjerojnë se kanë ndodhur 31 shkelje ligjore ose procedurale nga ana e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të tjera, ngrenë shqetësime rreth mashtrimit nga ana e agjencive kryesore të sigurisë së Kosovës, si dhe ndjeshmërinë e sektorit të sigurisë ndaj manipulimit politik”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane. “Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të sigurojnë përgjegjësi të plotë për këdo që shkel ligjin dhe u rikujtojmë liderëve të Kosovës se institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit kushtetues, në varësi të sundimit të ligjit”. “Nuk kemi të bëjmë me fajsinë apo pafajësinë e individëve, por me një shmangie të qartë të proceseve ligjore të Kosovës nga ana e politikanëve të Republikës së Kosovës.

“Presioni politik në sektorin e sigurisë për të thyer ligjin e Kosovës është një shkelje skandaloze e vlerave demokratike. Ne bëjmë thirrje për transparencë të plotë në sektorin e sigurisë dhe në drejtimin e punëve të jashtme, për të parandaluar ndërhyrjet e pavend nga politikanët kosovarë, në të ardhmen”, përfundon deklarata e Ambasadës Amerikane në Republikën e Kosovës.

Edhe Britania e Madhe, nepërmjet Ambasadës së saj në Prishtinë, mbështeti deklaratën e Ambasadës Amerikane, duke u shprehur se mbështet deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara lidhur me mungesën e përgjegjësisë institucionale për dëbimin nga Kosova të 6 shtetasve turq — duke e botuar të plotë deklaratën e ambasadës amerikane në rrjetin e saj social fejsbuk. Pas Londrës edhe Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë mbështeti gjithashtu deklaratën amerikane, duke kërkuar transparencë për këtë rast si dhe sundimin e ligjit dhe botimin e zbulimeve të Komisionit të parlamentit të Republikës së Kosovës që ka bërë hetimet në lidhje me këtë çeshtje.

Mungesa e transparencës zyrtare nga autoritetet qeveritare dhe shtetërore të Tiranës dhe Prishtinës mbi shtimin në rritje të ndërhyrjeve ruso-turke dhe të përhapjes së influencës së tyre në trojet shqiptare – të bindë se diçkaje po i vjen era këtu e deri në Stambollë dhe në Moskë. Alarmi i SHISH në Tiranë dhe mënyra se si gjashtë shtetasit turq u dëbuan nga Kosova, që sipas ambasadave perëpndimore në Prishtinë, bie ndesh me ligjet ndërkombëtare, por ka shkelur rëndë njëkohësisht edhe traditat tona të mikpritjes dhe strehimit të mikut. “Shpija e Shqiptarit ashtë e Zotit dhe e mikut”. Miqtë turq që Kosova i dorëzoi autoriteteve turke, u prenë në besë! Thuhej dikur se për atë që pret në besë mikun e shtëpisë, atij nuk i mbetet tjetër veç “a të fiket a të koritet”. Kjo është një nder vlerat themelore shqiptare, me të cilat jemi krenarë dhe që na kanë dalluar nga të tjerët.

Lind pyetja: A janë autoritetet shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë më të interesuara të mbrojnë këto vlera ashtuqë shqiptarët të ankorohen fuqishëm dhe pa asnjë dyshim me Perëndimin dhe të kundërshtojnë faktorët destabilizues rusë dhe turqë në punët e shqiptarëve, a po të pranojnë në heshtje ndikimet e tyre, historikisht, të dëmshme për interesat afat- shkurtëra dhe afat-gjata të Kombit Shqiptar. Fatkeqsisht, kjo e fundit më duket më e besueshme, sepse klasa aktuale politike shqiptare, qëllimisht, sot po mundëson vakume politike, ekonomike dhe kulturore, duke krijuar kështu mos stabilitet të frymëzuar nga autokratët modernë të tipit putino-erdogan, ndërsa venë, njëkohësisht, në pikëpyetje jo vetëm respektin që ata kanë për vlerat historike shqiptare por edhe për meritat e modelit demokratik të qeverisjes, të orientuar nga vlerat perëndimore, vlera për të cilat at flasin shumë por bëjnë pak për zbatimin e tyre. Ndryshe nga udhëheqsit e tyre, Shqiptarët e kanë vendosur se cilin model dëshirojnë të ndjekin dhe në cilin model qeverisjeje duan të jetojnë dhe të rrisin fëmijtë e tyre, duke “votuar me këmbë”, ndërkohë që janë larguar nga trojet shqiptare me qindëra mijëra drejtë vendeve perëndimore. Shqiptarët e kanë bërë të qartë se duan të jetojnë në një shtet me autoritet kushtetues dhe në varësi të sundimit të ligjit për të gjithë. Janë autoritetet qeveritare, anë e mbanë trojeve shqiptare, ata të cilët siç duket e kanë humbur rrugën kushtetuese në oborrin e tyre!

KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR NË KOSOVË A EKZISTON VERTETË – ËSHTË PERCEPTIM APO PROPAGANDË E ARMIQVE…! – Nga Reshat Nurboja

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Pejës, përfaqësuesit të lartë të policisë rajonale të Pejës ia parshtrova këtë pyete: Korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë a është i vertetë, a është perceptim apo është mashtrim… Këtë pyetje ia parashtrova në këtë formë pasi ekziston një konstatim dhe vlerësim i përgjithshëm profesional dhe shoqëror vendor dhe ndërkombëtar se Kosova është një nga shtetet më të korruptuara në Evropë e botë, ndërsa nga të dhënat e pasqyruara ndër vite nga policia, prokuroria dhe gjyqësia kosovare rezulton se nuk ka asnjë zyrtar të lartë apo të mesëm shtetror e të komunave që është denuar për korrupsion e krim të organizuar… Nga çka detyrimisht rezulton se mendimi i përgjithshëm vendor dhe ndërkombëtar lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk qendron dhe është gabim… Ose, edhe policia, prokuroria dhe gjyqësia janë pjesë e këtij sistemi të gjithmbarshëm të korrupsionit dhe krimit të organizuar shtetror dhe shoqëror…? Nëse është kështu atëherë Kosova nuk ka të ardhme… NGA FAKTET E PREZENTUARA NDËR VITE TË KËTYRE INSTITUCIONEVE KOMPETENTE DHE PËRGJEGJËSE PËR KËTO ÇËSHTJE DEOMOS DUHET TË KONSTATOHET SE KOSOVA ËSHTË VENDI MË I PAKURROPTUAR NË BOTË E JO E KUNDËRTA SIQ PROKLAMOHET…! A MUND TË GJINDET NDOKUSH NË KOSOVË E BOTË QË E BESON KËTË…?!

Kush e shet pavarësinë e Kosovës, do të digjet në robërinë kolonialiste të Serbisë – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

Askush nuk ka të drejtë ligjore, kushtetuese e as të drejtë juridike ndërkombëtare, që pavarësinë e Kosovës ta hedhë në pazarin e plaçkave  “buvljak” të Beogradit, qoftë edhe për ndonjë shpërblim të  premtuar të “Çmimit Nobel” të ndokujt.

Pavarësisht  se çfarë po kërkon Serbia për përmbysjen e shtetit të pavarur të Kosovës,  tërë territori i Kosovës, duhet të mbetet i paprekuar brenda kufijve të saj ekzistues, të njohur ndërkombëtarisht nga më se 100 shtete të Kombeve të Bashkuara.

 

E drejta e  Kosovës në pavarësinë dhe në sovranitetin e saj

Kërkesa, diktati, imponimi dhe ultimatumet  e trysnisë që po i bëhen Kosovës, që të zhvillojë negociata me Serbinë kinse për  “zgjidhjen përfundimtare të statusit”të Kosovës, përkatësisht për “normalizimin e marrëdhënieve” mes këtyre dy shteteve, është kontestim dhe mohim flagrant i së drejtës së Kosovës në pavarësinë dhe në sovranitetitn e saj (2008-2019).

Kjo e drejtë e Kosovës përbëhet nga pavarësia e jashtme, që do të thotë se askush nuk ka të drejtë ta pengojë në ushtrimin e veprimtarisë së mëvetësishme në fushën e së drejtës ndërkombëtare.

Gjithashtt, kjo e drejtë e Kosovës përbëhet edhe nga pavarësia e brendshme, që do të thotë të drejtën sovrane  të saj, të mos lejojë dhe të mos pranojë  përzierjen e asnjë shteti tjetër në punët e brendshme brenda kufijve territorialë sovranë  të saj.

Sipas normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, pavarësia e një shteti, së këndjemi edhe e shtetit të Kosovës , duhet të zhvillohet në mënyrë të pavrur. Kështu që,  asnjë shtet tjetër nuk ka të drejtë që, sipas dëshirës apo interesave  të ndryshme kolonialiste a hegjemoniste të përzihet dhe të ndërhyjë në ushtrimin e pushtetit të tij sovran qoftë të brendshëm apo të jashtëm.

Në këtë vështrim, koncepti i pavarësisë përfshin edhe të drejtën ekskluzive, autonome, autorizimet dhe kompetecat e plota të qeverisë, që të ushtrojë autoritetin e pushtetit të vet sovran  brenda territorit të vet.

-Çfarë do të thotë “pavarësia” dhe “sovraniteti” pilitik, juridik, kushtetues dhe juridik ndërkombëtar  për shtetin e ri të pavarur të Republikës së Kosovës?

-Asgjë më pak e as më shumë sesa mospranimin, mosnënshtrimin dhe mosvarësinë nga Serbia, nga një shtet tjetër apo nga ndonjë grup shtetesh të tjera. Ndryshe, do të mbetej vetëm ndonjë hedhurinë vazale  dhe koloniale nën protektoratin e ndonjë shtetit të huaj, përkatësisht të Serbisë kolonialiste.

Për të mos përjetuar diç të tillë shkatërrimtare, pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, duhet të respektohet dhe të mbrohet (edhe nga politika drejtuese, edhe nga populli) brenda kufijve ekzistues (pa asnjë ndryshim, pa asnjë korrigjim, pa asnjë copëtim dhe pa asnjë shkëmbim) të tërësisë integrale të territorit të Kosovës, pavarësisht nga diktati dhe nga ultimatumet e  Serbisë, të Rusisë dhe të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë.

Të gjithë duhet ta mbajnë parasysh faktin se Kosova nuk mund të jetë kurrfarë shteti i pavarur në kuptimin  juridik të së drejtës ndërkombëtare e as  në atë të Kartës së Kombeve të Bashkuara nëse do të vihej në raport varësie me  kolonializmin e Serbisë gjenocidale (1912-1999) apo të ndonjë shteti tjetër, sepse në këtë rast, do të kufizohej dhe, do të pengohej në ushtrimin e pushtetit të pavrur dhe sovran brenda territorit të saj summa potestas.

Pra, pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës, duhet kuptuar se nuk janë pronë private e as shtetërore as e Serbisë, as e liderëve të shitur politikë të Kosovës, as e Moskës e as Pekinit, etj., por vetëm e SOVRANIT-popullit SHQIPTAR mbi 2 milionë të Kosovës.

Prandaj, mos luani me fatin e Kosovës së pavarur dhe sovrane se mund të digjeni e përvëloheni nga padrejtësia e politikave të vjetra kolonialiste dhe gjenocidale të Serbisë së Madhe (1878-1999) dhe të aleatëve të saj tradicionalë sllavë dhe prosllavë evropianë dhe ndërkombëtarë. Këtë “eskorta drejtuese” shtetërore e Kosovës, duhet ta mbajë parasysh, sepse në çafrëdo forme qoftë, do të copëtohej territori i Kosovës,  kjo më nuk do të figurojë si shtet në Ballkan.

Sa më sipër, duhet të kuptohet, të mbrohet dhe të trajtohet drejt pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës,  JASHTË tutorisë koloniaiste dhe neokoloniaiste të Serbisë dhe të çdo shteti tjetër partner favorizues i mbrojtjes së kolonializimit shekulor të saj.

Realiteti i datës 21 shkurt 2019 – Nga ROMEO GURAKUQI

Që nga data 21 shkurt 2019, jeta parlamentare e Shqipërisë është e bllokuar, mbasi e gjithë opozita zyrtare, në bllok, ka paraqitur dorëheqjet pranë Komisionit të Mandateve të Parlamentit shqiptar. Dorëheqjet nga mandatet janë një akt ekstrem paqësor i parlamentarëve, ndërmarrë për shkak se të gjitha mundësitë e veprimtarisë institucionale të opozitës legjitime u shteruan para sjelljeve sistematike të papërgjegjshme të Kryeministrit të vendit dhe rrethit të tij të provincialëve besnikë.

Në vend që të reflektonte menjëherë, duke zëvendësuar qeverinë e shkërmoqur nga skandalet dhe Kryeministrin delirant, subjekt i veprave të përsëritura penale ndaj shtetit dhe parasë publike, PS-ja (tashmë jo një subjekt funksional organizativ, një parti me demokraci të vdekur dhe anëtarësi mediokre), në kundërshtim me parimet e përgjegjshmërisë dhe shpjegueshmërisë parlamentare, të detyrueshme për një forcë politike në një vend demokratik, ndoqi rrugën e rrokullisjes së veprimeve, shkeli dhe kapërceu procedurat e ligjësimit të dorëheqjeve në përputhje me Kodin Zgjedhor (u kapërcye deklarimi i deputetëve personalisht para Komisionit) dhe u turr në një proces të konceptualizmit të një opozite të re parlamentare, përmes aktorëve individualë, të pandërlidhur me pjesën opozitare të zgjedhur prej sovranit.

Këshilltarët e verbër të udhëheqësit rrënimtar rendën më vrap të sendërtonin, përmes kooptimeve individuale rastësore, një “Opozitë të Re”. Kush vjedh pa droje shtetin, nuk ndalet para asnjë manovre, as ushtarake e policore dhe as kundërinstitucionale për të mbrojtur pozicionin e vet të pamerituar. Pavarësisht se shumë pak persona të paautorizuar politikisht iu përgjigjën ndërhyrjes së maxhorancës dhe komisionit të cunguar zgjedhor njëpartiak, duhet të theksojmë se e gjithë procedura zëvendësuese e filluar pas datës 21 shkurt është e pavlefshme, mbasi është zhvilluar në kundërshtim më frymën e Kushtetutës, përkundër sovranitetit politik të popullit opozitar dhe për rrjedhojë përbën vetëm një lëvizje presuese, që herët a vonë do të zhvleftësohet me detyrim edhe nga vetë PS-ja.

Ministresha për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe kryetarja e Komisionit të Mandateve, që nxituan t’i japin zgjidhje fundosjes së maxhorancës (sipas sondazheve të KAS publikuar nga VOA, pakënaqësia ndaj qeverisë sot është në masën 88.1%), duhet ta kenë të qartë, se me komunikimet dhe veprimet e tyre janë duke kryer vetëm akte të paligjshme dhe të paarsyeshme, që bien ndesh me rregullat e Parlamentit të Shqipërisë, parimet e përgjegjshmërisë në respektimin e procedurave, të afateve dhe të kualifikimit politik të sovranitetit. Ata duhet ta kuptojnë se cilido shqiptar e ka të qartë, se të gjitha “shpjegimet” e tyre bëhen për llogari të marifeteve të një njeriu kaq mediokër, që nuk njeh respekt as për dinjitetin njerëzor dhe as për fitoret e brishta të demokracisë shqiptare. Është i njëjti që e konsideron cinizmin e ligjërimit të tij si një meritë të spikatur oratorie, duke i mbushur mendjen vetes se është “Konica i shekullit XXI”, zbritur si shpëtimtar në tempullin e demokracisë. Por të gjithë e dinë se ky burrë i vogël në shpirt do kishte mbetur i fshehur brenda “meritave” të veta, në qoftë se rastësia nuk do ta kishte shpërfaqur në publik për të zezën e qytetarëve shqiptarë sot.

Qasja normale, që adoptohet në raste të tilla krizash të rënda rrëzuese, është procedimi në rrugën institucionale, të cilën e përmbajnë konventat parlamentare. Jemi në konditat e një thyerje të rëndë politike dhe institucionale, sepse nuk ka opozitë në organin sovran, Parlamenti pluralist është jashtë funksionit, vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, institucionet e arbitrazhit janë në pamundësi veprimi, për shkak të shkërmoqjes së pushteteve monokratike të kreut të shtetit në vitin 2008 (gjithsesi, unë nuk e justifikoj heshtjen e stërzgjatur të Presidentit të Republikës, ndërkohë që vendi shkon në greminë!) dhe palët kanë për detyrë të ndalen për gjetjen e zgjidhjeve ligjore, pa e kaluar vendin në përplasje civile. Duhet të kujtoj se 50% e zgjedhësve shqiptarë janë të papërfaqësuar në Parlament. A e di Edi Rama dhe gjithë sekti i batakçinjve politikë të Zonës së Parë se deputetët e Veriut nuk janë në më Parlament?! A mos kujton që Shqipërinë e Veriut e përfaqësojnë deputetët socialistë, që shkuan me thasë me para për të blerë vota në xhepat e varfnisë së Gegnisë?! Askush nuk i llogarit për deputetë në Veri ata që pranuan diskriminimin faktik 6-vjeçar të Shkodrës, Dukagjinit, Mirditës, Sapës, Bregut të Matës, Malësisë së Gjakovës, Pukës, Lumës dhe Hasit, nga qeveria e “Neronit Reformator” që don të djegë vendin për karrigen e tij. Duhet të kuptohet se në veri të vendit ndjejmë krupë nga festat rilindase me shami në dorë, që bën persekutori paranojak. Dafrungat e tij politike në mesin e fshatrave, që jetojnë ende me kujtimin e kooperativave socialiste, nuk i honeps askush në kreshtat e malësorëve krenarë dhe as në kryeqendrën e kulturës së Shqipërisë.

Të gjithë e kanë të qartë, se problemi i themelor në këtë vend është te zotëruesi ilegal i pushtetit, te kontratat e fshehta që ai ka bërë më botën e zezë të krimit, te frika që pushtetmbajtësi ka nga rënia, te sjellja kundër vlerave etike dhe qytetare që mbart institucioni i Kryeministrit të vendit dhe jo tek opozita që ka për detyrë të mbrojë lirinë. Ndaj hapin mbrapa të gjithë e presin nga i xanuni në fajet me numër 388 dhe 184.

Duke ndjekur binarin logjik të demokracive parlamentare, në rastin tonë me një sistem zgjedhor proporcional, duhet të qartësojmë se opozita formohet vetëm nga ato parti që kanë marrë votën e elektoratit. Duke qenë se, me një vendim politik të njëzëshëm partitë e opozitës kanë ndaluar aktivitetin parlamentar me një konditë të formuluar krejt qartë dhe të panegociueshme, dorëheqjen e Kryeministrit dhe formimin e një qeverie tranzitore refomuese dhe balancuese, askush nga jashtë Parlamentit nuk ka mbi veten as autoritet dhe as tagre të deleguara për t’iu përgjigjur thirrjeve të skifterëve të PS-së dhe zgjatimeve të saj në KQZ.

Nuk mund të ndërtojë dhe përkufizojë një opozitë të re brenda një mandati parlamentar vetë pozita e një Kryeministri të papërgjegjshëm ndaj ligjit. Është një çmenduri, që as Ramiz Alia përkrah Gramoz Ruçit të dikurshëm nuk e ka ndërmarrë në vitet (1990 – 1991). Përkundër vullnetit politik të partive, që kanë marrë mandatin nga sovrani për këtë legjislaturë, asnjë sajim hapësire parlamentarizmi nuk mund të rikompozohet, e theksoj, nga jashtë institucionit. Edi Rama, i ardhur nga mediokriteti në pushtet, i ngritur në mënyrë të paskrupull nga pushteti në majë të një fuqie të pamatë financiare dhe i rënë nga oligarkia në budallallëk dhe qesharakësi, do t’i mbyllë ditët e veta politike një ditë. Problemi është, që ai të ndalet pa e djegur Tiranën dhe Shqipërinë. Ecja e mëtejshme në hullinë procedurale, që ai dëshiron, vetëm do ta thellojë krizën dhe do të rrisë kostot e zgjidhjes së saj. Kthimi në situatën e krijuar më 21 shkurt 2019 dhe pranimi i fakteve të demontimit të pushtetit socialist mund t’i kursejë publikut vuajtje dhe ekonomisë para.

Ai që duhet të heshtë tani është Berisha sepse është ai Frankenstein i monstrës Rama! – Nga BUJAR LAPAJ

Heshtja e intektualëve në këtë situatë krize të gjithanëshme që ndodhet Shqipëria është tradhëti ndaj popullit që ka investuar për shkollimin e tyre.
Ai që duhet të heshtë tani është Dr. Prof Sali Berisha sepse është ai Frankenstein i monstrës Rama!
Tërheqja e tij në jetën private do të ndihmojë PD dhe partitë e tjera të reformohen më shpejt, do të ndihmojë Ramën të bjerë paqësisht, dhe historia do të dijë të çmojë drejt kontributin e Dr. Prof Berisha në këto 29 vjet. Por për momentin çdo denoncim i rregjimit Rama për dhunë ndaj gazetarëve apo protestuesve ka fillimisht reaksionin : Kështu ka bërë edhe regjimi Berisha?!
Unë kam guximin të flas drejtë për drejt, jo pse jam larg dhe nuk prekem nga presioni i politikës apo militantëve, por duke e ndjerë veten pjesë dhe produkt të vlerave më të mira të popullit tim nuk mund të hesht përpara vjedhjes dhe mashtrimit që bëhet në emër të Tij.
Nga partitë dhe politika mora emrin
“EMIGRANT”.