VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ankthi i mëngjesit – Nga se shkaktohet dhe si ta përballoni

By | November 17, 2019

Komentet

9 produktet natyrale kundër depresionit

Ndjekja e një diete të shëndetshme të pasur me omega-3, perime, fruta, bishtajore dhe arra dhe eleminimi i alkolit, ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e riskut të depresionit.

E dini që humori i keq mund të trajtohet në tavolinë? Jo në atë të mjekut, por në atë të kuzhinës suaj. Ushqimi i mirë ndihmon që jo vetëm të mbajmë trupin tonë në formë, por edhe mendjen. Jo më kot dhe latinët nxorrën shprehjen “Mens sana in corpore sano” (Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë). Për këtë mjafton t’iu kujtojmë magjinë që bën një copë çokollatë e zezë për të na ndryshuar humorin. Por ka dhe shumë ushqime të tjera, që shërbejnë si antidepresantë të shkëlqyer. Sipas një studimi të kryer në më shumë se 15,000 njerëz, të ushqyerit me një dietë të shëndetshme me fruta perime, bishtajore dhe arra parandalon shfaqjen e depresionit. Studiuesit krahasuan tre lloje dietash: Mesdhetare, vegjetariane dhe një dietë specifike të krijuar posaçërisht për të luftuar sëmundjet kronike (Alternative Healthy Eating Index-2010), nga ku rezultoi se mishi dhe produktet e procesuara, përfshi dhe ëmbëlsirat u vlerësuan negativisht. Arrat, frutat dhe zarzavatet ndërkohë u vlerësuan në mënyrë pozitive.

Ndjekja e një diete të shëndetshme të pasur me omega-3, perime, fruta, bishtajore dhe arra dhe eleminimi i alkolit, mendohet se ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e riskut të depresionit. Si dieta Mesdhetare ashtu dhe Alternative Healthy Eating Index-2010 arrijnë t’i përmbushin këto kritere. Më poshtë është një listë me ushqimet dhe efektet e tyre të shkëlqyera në shëndetin mendor.

Mbroni memorien me flavanoile

Janë të shumtë ata që mbështesin flavanoilet si ndikuese në përmirësimin e memories. Besohet se flavanoilet parandalojnë, madje edhe mund të riparojnë dëmtimin e qelizave që shërbejnë për trasmetimin e informacionit në tru. Duke u ushqyer me një dietë të pasur me flavanoile mund të përmirësosh dukshëm kujtesën.

1-Pini çaj– I zi, jeshil, çaj mali; të gjithë janë të pasur me flavanoile. Në mëngjes është e këshillueshme të pini çaj të zi për një zgjim të mirë të trurit, duke qenë se është i pasur me kafeinë, çaj jeshil në drekë dhe çaj mali në darkë, por pa e tepruar me jo më shumë se 5 filxhane çaj në ditë.

2-Ushqehuni me fruta pylli. Boronica, manaferra, mjedra janë të pasura me antioksidantë si dhe me flavanoile të cilat e mbajnë mendjen e mprehtë. Shtojini mëngjesit tuaj këto fruta, ndërsa i miksoni me kos, apo me drithëra.

3-Agrume. Rrushi, portokallet dhe limonat janë flavanoilet që mbajnë kurorën e super flavanoileve. Pini një lëng rrushi për mëngjes, prisni një portokall për drekë dhe shtrydhni pak limon në sallatë, apo në pjatë tuaj të darkës.

Truri i shëndetshëm me ushqim të shëndetshëm

Amino acidet, vitaminat, yndyrnat dhe mineralet dhe antioksidantët në ushqime ndihmojnë për të luftuar humorin e keq, ankthin, irritimin, luhatjen e humorit dhe simptoma të tjera të depresionit. Duke i futur në dietën e përditshme, ju mund të evitoni ose të zgjidhni disa nga këto probleme të shëndetit mendor.

1-Ushqehuni me karbohidrate të shëndetshme. Të ushqyerit me karbohidrate si orizi, buka dhe makaronat integrale, quinoa apo thjerrëzat mund të ndihmojnë për të ngritur moralin duke bërë që truri të lëshojë serotinë, që është një neurotrasmetues që sjell humorin e mirë. Drithërat ndërkohë përmbajnë selenium, e cila lidhet me uljen e simptomave të depresionit.

2-Më shumë bulmet në dietë. Ushqimet e pasura me kalcium dhe vitaminë D së bashku me përbërës të tjerë ndihmojnë për t’u shplodhur, për të rigjeneruar dëmtimin e qelizave, për të stabilizuar humorin dhe për të promovuar ndjesinë e të qenit mirë. Pini një gotë me qumësht, një gotë kos apo pak djathë çdo ditë për të përfituar nga të mirat që ofron bulmeti.

3-Konsumoni çdo ditë fruta. Frutat e errëta të pyllit, agrumet dhe domatet janë të pasura me antioksidantë që mund të parandalojnë efektet negative të radikaleve të lira në trurin tuaj. Në këtë miks mos harroni të shtoni dhe bananet për të përmirësuar akoma më shumë humorin.

Mbroje trurin me Omega-3

Për acidet yndyrore Omega-3 thuhet se bëjnë gjithçka; që nga lëkura më e shëndetshme, tek përmirësimi i memories tek shëndeti kardiovaskular. Për shkak të rëndësisë së tyre në shëndetin e qelizave dhe në mbajtjen stabël të qarkullimit të gjakut , ka shumë gjasa që Omgea-3 të bëjnë pikërisht atë për të cilën promovohen. Përshijini më shumë këto acide-yndyore në dietë për një tru më të shëndetshëm.

1-Konsumoni peshk disa herë në javë. Acidet yndyrore si salmoni sigurojnë një shëndet më të mirë të trurit, madje dhe në përmirësimin e fokusit. Marrja e Omega-3 direkt nga peshku gjithashtu siguron dhe marrjen e proteinës.

2-Përdorni vajra me origjinë bimore. Vaji i ullirit, vaji i linit dhe vaji i lule diellit janë të gjithë super të pasur me omega-3. Përdorini në vend të gjalpit për gatim, apo duke ia shtuar sallatës suaj të preferuar.

3-Arrorët. Arrat, lajthitë, bajamet, kikirikët janë shumë të pasur me antioksidantë dhe acide yndyrore omega-3, që i bëjnë të shkëlqyer për mbajtjen e shëndetit mendor. Duke qenë shumë të pasur dhe me minerale ndihmojnë pagjumësinë dhe përmirësojnë humorin, kështu që shtojani sallatës për një super ushqim për trurin./AgroWeb.org

Depresioni gjatë dimrit – Pse ndodh dhe si ta parandaloni

Bashkë me stinën më të ftohtë të vitit, për shumë njerëz në të gjithë botën zbret edhe trishtimi.

Dimri ka mbërritur plotësisht, ditët janë bërë më të shkurtra dhe më të zymta.

Bashkë me stinën më të ftohtë të vitit, për shumë njerëz në të gjithë botën zbret edhe trishtimi.

Tashmë është e njohur teoria se dielli e ndikon dhe përmirëson gjendjen emocionale dhe në periudhat kur mungon, ndjenja të tjera zenë vend.

Këtu futet edhe depresioni gjatë dimrit të cilit i referohet edhe ky artikull nga AgroWeb.org.

Ndiqni më poshtë arsyet kryesore që e ndikojnë humorin tuaj gjatë vjeshtës e dimrit, si dhe mënyrat si ta parandaloni fare lehtë.

Çfarë është depresioni i dimrit?

Quhet depresioni i dimrit për shkak se ndodh në këtë periudhë të caktuar të vitit dhe zhduket në periudha të tjera.

Ekspertët të cilueve u referohet AgroWeb.org shprehen se shkaku kryesor është mungesa e dritës pasi, kjo sindromë është më e përhapur në vendet me pak diell.

Ekspozimi ndaj dritës së diellit stimulon hipothalamosin, një pjesë e trurit që ndihmon në kontrollin e ritmit kardiak të zemrës.

Mungesa e dritës, ngadalëson ritmin kardiak dhe kjo i shkakton trurit mbiprodhim të hormonit të gjumit.

Duke qënë se çlirohet më shumë melatonina, ulet prodhimi i serotoninës që është hormoni i cili ndikon gjendjen emocionale.

Si rezultat, organizmi fillon e bie në një gjendje gjumi e letargjizmi që përkthehet në depresionin dimëror.

Megjithëse është një sindromë sezonale dhe zakonisht zhduket, mjekët shprehet se duhet trajtuar me shumë kujdes.

Cilat janë simptomat

Në mënyrë që të quheni të prekur nga ky lloj depresioni, ekspertët thonë se duhet ta keni përjetuar për të paktën 2 dimra rresht ose më shumë.

Një nga simptomat më të dukshme të depresionit gjatë dimrit është lodhja e vazhdueshme.

Gjithashtu ndjenjat e urisë për ushqime të pasura me sheqerna apo karbohidrate mund të jenë shenja shumë të dukshme.

Depresioni i dimrit mund t’ju prekë dhe t’ju dobësojë edhe anën fizike të trupit.

Mungesa e përqëndrimit, problemet me memorien.

Simptoma të tjera mund të jenë:

Humbje e interesit për aktivitetet e përditëshme

Problemet me gjumin

Ndryshime në peshë

Ndjenja nervozie

Gjithashtu personat e prekur nga depresioni gjatë gjithë vitit mund të përjetojnë episode të rënduara në këto periudha.

Si ta parandaloni

Për këtë lloj syndrome shumë specifike kurat dhe trajtimet janë sa të lehta aq edhe komplekse.

Në mënyrë që ti shpëtoni depresionit të dimrit mundohuni të qëndroni të paktën 30 minuta jashtë në diell.

Mundohuni të qëndroni jashtë gjatë periudhës së mëngjesit kurr rrezet mund të jenë më intensive.

Gjithashtu merruni me aktivitet sportive, jini aktivë dhe ushqehuni shëndetëshëm.

Çfarë ndodh me tensionin e gjakut nëse hani boronica për 1 muaj

Ata kryen rregullisht analizat e gjakut dhe mbajtën nën monitorim shëndetin e zemrës.

Një studim i publikuar më herët këtë vit shpjegon se boronicat janë ndër frutat më të mira për uljen e tensionit të gjakut.

Studimi në fjalë zbuloi se konsumi i një filxhani çaji me boronica në ditë, ndihmon ndjeshëm në përmirësimin e tensionit të gjakut.

Një sasi 200 gramëshe me boronica përmirëson funksionin e enëve të gjakut dhe ul tensionin sistolik të gjakut.

Çfarë Ndodh Me Gjakun Nëse Konsumoni 200 gr Boronica për 1 Muaj?

Studiuesit analizuan shëndetin e 40 pjesëmarrësve në studim të cilët për një muaj konsumuan lëngun e 200 gramë boronicave në ditë për një muaj të tërë.

Ata kryen rregullisht analizat e gjakut dhe mbajtën nën monitorim shëndetin e zemrës.

Në fund të studimit, studiuesit zbuluan se konsumi i boronicave për një muaj të tërë ofronte shumë përfitime për gjakun dhe zemrën.

Së pari, në vetëm dy orë, konsumi i boronicave zgjeronte me 2 përqind enët e gjakut.

Efekti zgjerues i enëve të gjakut ishte i qëndrueshëm edhe një muaj pas konsumit të boronicave, thanë ekspertët.

Për më tepër, tensioni sistolik i gjakut pësonte një ulje prej 5 mmHg.

Sipas ekspertëve, ky ndikim ishte i njëjtë me atë të medikamenteve kundër tensionit të lartë të gjakut.

Antioksidantët Tek Boronicat Më Të Mirat Për Shëndetin e Zemrës

Të gjitha frutat e pyllit janë shumë të pasura me antioksidantë dhe anthocianinë, por boronicat kanë nivelin më të lartë të kësaj substance në krahasim me frutat e tjera.

Anthocianina përmirëson funksionin e qelizave që veshin sipërfaqen e enëve të gjakut dhe përmirësojnë qarkullimin e tij.

Kjo e bën boronicën një aleate të njerëzve që jo vetëm duan të mbajnë qarkullimin e gjakut në nivelet më të mira por edhe duan të shmangin tensionin e lartë të gjakut.

Përveç antioksidantëve. ky super frut përmban acide organike, taninë, vitamina C dhe B, beta karoten, proteina dhe fibër.

Rrepa pikante – Antibiotiku i pastër natyral

Thuhet që Orakulli i Delfit e kishte shpallur rrikën e bardhë si bimë me po aq vlerë sa vetë floriri.

Rrika e bardhë apo rrepa pikante është një bimë shumë popullore që është përdorur që në lashtësi, jo vetëm për gatim por edhe në mjekësi në shumë zona të Lindjes dhe Perëndimit. Kjo bimë me përmasa mesatare është pjesë e familjes botanike Brassicaceae që përfshin edhe brokolin dhe lakrën. Në shumë vende perëndimore, rrika e bardhë është përdorur edhe si erëz edhe si barishte.

Rrika e bardhë kultivohet edhe në Shqipëri dhe Kosovë dhe atë mund ta gjeni në shumë prej tregjeve të produkteve të freskëta.

Ndonëse pothuaj e gjithë bima e rrikës së bardhë është e ngrënshme, rrënjët e saj janë pjesa më e përdorur, kryesisht falë sasisë së lartë të vajit të mustardës që gjendet në këtë pjesë e që i jep bimës shijen dhe aromën e fortë pikante.

Në mitologjinë Greke, rrika e bardhë konsiderohej si një dhuratë e veçantë. Thuhet që Orakulli i Delfit e kishte shpallur rrikën e bardhë si bimë me po aq vlerë sa vetë floriri.

Në Mesjetë, përdorimi i rrikës së bardhë kaloi nga kuzhina në mjekësi, ndërkohë që, vetëm disa zona të përzgjedhura të Evropës nuk hoqën dorë nga përdorimi i saj si erëz ose barishte.

Në të gjitha formulat që përmbajnë rrikën e bardhë në variantin e paketuar, prodhuesit përdorin një stabilizues artificial që të ruajë aromën e erëzës por kjo nuk ka të krahasuar me rrikën e freskët.

Përdorimet e rrikës së bardhë

Rrika e bardhë mund të kombinohet me çdo lloj mishi, ose pjatë me bazë mishi. Mjafton të prisni ose të grini rrënjën e bimës dhe ta përdorni edhe në supa, gatime të pjekura ose në zgarë.

Duke qenë se rrika e bardhë përmban antibakterialë të shumtë, ushqimet që përmbajnë rrikën e bardhë qëndrojnë të freskët për shumë kohë. Substancat që luftojnë mikrobet, që gjenden tek rrika e bardhë luftojnë bakteret si Ecoli, Listeria dhe stafilokoku.

Në fushën e mjekësisë, Grekët e lashtë e përdornin rrikën e bardhë për të çliruar dhimbjet muskulare dhe për të ulur enjtjet, si edhe i përdornin rrënjët e saj në ushqime me vlera afrodiziake.

Një studim i kryer nga një ekip shkencëtarësh Gjermanë në vitin 2006, arriti në konkluzionin se rrika e bardhë mund të përdorej me sukses në trajtimin e sinozitit, bronshitit dhe infeksioneve urinare dhe jep të gjitha përfitimet e listuara më lart në formën e çajit sipas metodës së mëposhtme.

Çaji i Rrikës së Bardhë

Përbërësit për 3 filxhanë:
– 10 gramë rrepë pikante e freskët
– 5 gramë xhenxhefil të freskët
– 200 ml ujë të vluar

Hidhni rrikën e bardhë, pra rrepën pikante dhe xhenxhefilin në një filxhan dhe përzijini me ujin e vluar. Lërini të qëndrojnë së bashku për të paktën 20 minuta. Këtë lëng mund ta pini për tre herë në ditë, të ngrohur në një temperaturë mbi 40 gradë celcius./AgroWeb.org

Si të përdorni lëngun e qepës kundër njollave të moshës

Një përmbajtje e tillë, e bën lëngun e qepës ideal kundër njollave të moshës që shfaqen në lëkurë.

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë mundësi e padëgjuar.

Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor falë vlerave të jashtëzakonshme që ka për shëndetin e njeriut.

Ai është shumë i pasur me fibër, vitaminat B6, C, flavonoidë, kalçium, magnez, kalium, selenium dhe fosfor.

Një përmbajtje e tillë, e bën lëngun e qepës ideal kundër njollave të moshës që shfaqen në lëkurë.

Si Të Përdorni Lëngun e Qepës Kundër Njollave Të Moshës

Qepa përmban sulfur dhe acide të rëndësishme për lëkurën.

Ekspertët këshillojnë prerjen e qepës në disa feta me të cilat mund të fërkoni zonat e njollosura.

Një alternativë tjetër është që të përzieni një lugë gjelle me lëng qepe me dy lugë gjelle me mjaltë.

Maskën mbajeni në lëkurë për 15 minuta.

Kjo kurë duhet përdorur dy herë në ditë.

Kura Të Tjera Natyrale Kundër Njollave Të Moshës.

Njollat e moshës mund të shfaqen në zonat e fytyrës, shpinës, qafës, kraharorit, shpatullave e duarve.

Arsyeja kryesore e shfaqjes së tyre është kryesisht ekspozimi në diell.

Lëngu i Limonit

Acidi citrik tek limoni ka efekt zbardhues dhe eliminon qelizat e vdekura.

Ekspertët thonë se mund të fërkoni njollat  e moshës me feta limoni dhe pas 30 minutash ta shpëlani lëkurën.

Uthulla e Mollës

Këshillohet përzierja e uthullës së mollës me vaj ulliri dhe më pas aplikimi i saj në lëkurë çdo ditë.

Pas 20 minutash mund ta shpëlani me ujë të vakët dhe do të vëreni se lëkura do të jetë e butë.

Rrika

Rrika është e pasur me vitaminë C e cila ngadalëson prodhimin e melaninës që është përgjegjëse për pigmentimin e lëkurës.

Ju mund ta grini një copë rrikë në rende dhe ta përzieni me çerek filxhani me uthull molle.

Lërini përbërësit për 2 javë dhe më pas kullojeni lëngun.

Me të mund të lyeni lëkurën tre herë në ditë për të paktën një muaj.

Kosi

Kosi është i pasur me acid laktik i cili eliminon qelizat e vdekura të lëkurës.

Kosin mund ta aplikoni direkt në lëkurë dhe pas 20 minutash ta shpëlani atë me ujë të ftohtë.

Një alternativë tjetër është që të përzieni një lugë gjelle me kos shtëpie me dy lugë gjelle me tërshërë pluhur dhe një lugë çaji me lëng limoni.

Këtë maskën mund ta vendosni në lëkurë dhe ta mbani për 30 minuta dhe më pas ta shpëlani me ujë të ftohtë./AgroWeb.org

Katër pijet më të shëndetshme që duhet të pini çdo ditë për zemrën

Konsumi ditor i kafesë përmirëson ndjeshëm shëndetin e zemren.

Sëmundjet e zemrës janë nga sëmundjet më të përhapura në vendin tonë.

Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.

Pijet Më Të Shëndetshme Për Zemrën

Gjithçka që hamë dhe pijmë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit.

Deri tani në AgroWeb.org keni mësuar për ushqimet që i bëjnë mirë apo keq zemrës.

Më poshtë do të lexoni për pijet më të rëndësishme për shëndetin e këtij organi.

Uji

Uji është pija ideale me 0 kalori dhe 100 përqind hidratim.

Ju duhet të pini 6-8 gota ujë në ditë.

Atë mund ta pasuroni me pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe do të merrni vitamina.

Qumështi

Qumështi me pak yndyrë apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalçium.

Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë me qumësht në ditë.

Qumështi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Çaji

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se çajrat, kryesisht ato bimorë, ulin rrezikun e iktusit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit.

Nëse njeriu konsumon 3 filxhanë çaj në ditë rreziku i atakut në zemër ulet me 11 përqind.

Zgjidhni gjithmonë çajra bimorë dhe jo produkte industriale.

Kafeja

Kafeja është shumë e shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë kremëra e ëmbëlsues artificialë.

Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin.

Katër Shenjat Që Jep Trupi Kur Keni Probleme Me Zemrën

Problemet me zemrën manifestohen me disa simptoma që dallohen lehtë po të jeni të vëmendshëm.

Shtrëngimi në kraharor

Nëse keni dhimbje , bllokim apo shtrëngim jo në anë të kraharorit por në mes të tij atëherë duhet të bëni një vizitë te mjeku i zemrës për të kuptuar më shumë.

Frymëmarrja

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një tjetër shenjë paralajmëruese është mungesa e frymëmarrjes. Nëse zemra nuk furnizohet mjaftueshëm me oksigjen, atëherë do t’ju duket sikur ju mungon ajri.

Rrahje të çrregullta të zemrës

A e keni përjetuar ndonjëherë ndjesinë sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori?

Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë?

Ky çregullim i rrahjeve të zemrës është një shenjë e problemeve me zemën, ndaj vizita te mjeku është e rekomandueshme.

Humbja e Ndjenjave

Humbja e pashpjegueshme e ndjenjave ka të bëjë me probleme të ndryshme, por një nga më kryesorët ka lidhje me zemrën.

Nëse kuptoni që keni këto simptoma, AgroWeb.org ju këshillon të vizitoheni tek një mjek menjëherë.

Ilaçe që ndikojnë tek shtimi në peshë – Kujdesi që ju duhet

Barnat që ulin tensionin e gjakut kanë tendencën të nxisin shtimin në peshë.

Medikamentet kanë një qëllim specifik, të kurojnë e të shërojnë një problem të caktuar shëndetësor.

Megjithatë, shumë syresh shoqërohen me efekte anësore dhe një prej tyre është shtimi në peshë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për listën e barnave që e kanë shtimin në peshë si efekt anësor.

Ilaçet Kundër Tensionit të Lartë

Tensioni i lartë i gjakut është përgjegjës për shumë sëmundje shëndetësore që përbëjnë rrezik për jetën.

Ilaçet e mbajnë atë nën kontroll e megjithatë, shtimin në peshë e kanë si efekt të përbahskët anësor.

Barnat që ulin tensionin e gjakut kanë tendencën të nxisin shtimin në peshë.

Kjo për arsyen se si fillim ulin rrahjet e zemrës por në të njëjtën kohë edhe ritmin metabolik.

Një gjë e tillë bën që trupi të djegë më pak kalori.

Insulina

Insulina ofrohet për trajtimin e diabetit të tipit 1 dhe 2.

Disa prej llojeve të saj nxisin shtimin në peshë deri në të paktën 5 kilogramë.

Ajo ul nivelin e sheqerit në gjak dhe e udhëheq atë (sheqerin) drejt indeve ku duhet të jetë.

Kjo është një nga arsyet përse diabetikët janë mbipeshë.

Anti-alergjikët

Studimet tregojnë se gratë dhe burrat që marrin ilaçe si anti-histamina shtojnë më shumë kilogramë.

Histamina është një transmetues i disa alergjive dhe bllokimi i saj stimulon oreksin.

Nëse barna të tilla merren vetëm sipas nevojës, atëherë mbipesha është e përkohshme.

Nëse ato merren rregullisht, atëherë mbipesha është afat-gjatë.

Steroidët

Steroidët janë barna që luftojnë inflamacionin.

Ato përbëhen nga kortizoni dhe përdorimi afatgjatë, në rastet e artritit, azmës dhe sëmundjeve të stomakut, nxit shtimin në pepshë.

Sidoqoftë, shtimi në peshë është efekt anësor i dozave të larta të këtij medikamenti.

Kontraceptivët Oralë

Ekspertët thonë se të gjithë kontraceptivët janë përgjegjës për sekretimin e hormonit të quajtur progesterone.

Ky hormon nxit nepsin për ushqime të caktuara. Mund të jenë të kripurat, të ëmblat apo ato picante.

Kontraceptivët rrisiin oreksin por edhe nxisin akumulimin e ujit dhe lëngjeve në trup.

Anti-depresantët.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni janë ndjeshëm më të rrezikuar nga obeziteti.

Këto barna supozohet t’i bëjnë njerëzit të ndihen mirë, por përveç kësaj i nxisin të shëndoshen.

Sidoqoftë efektet anësore varen edhe nga organizmi i njeriut.

Boronica e kuqe – Fruti që ju ndihmon kundër peshës së tepërt

Ato janë ndër frutat me më pak sheqer që mund të gjejmë në treg.

Boronica e kuqe është një nga frutat më të nënvlerësuar në mesin e të gjitha frutave të tjera të pyllit.

Ajo është e pasur me antioksidantë dhe fibër dhe ofron një larmi përfitimesh shëndetësore duke nisur nga tretja e deri tek sheqernat në gjak.

Këto fruta të vogla bëjnë një punë të jashtëzakonshme në organizëm dhe u vijnë në ndihmë atyre që vuajnë nga zemra por edhe atyre që vuajnë nga mbipesha.

Boronicat e kuqe janë ndër frutat e paktë që ofrojnë vitaminë E.

Bashkë me vitaminën C dhe K, këto ushqyes e bëjnë boronicën e kuqe të domosdoshme jo vetëm për mbrojtjen e zemrës por edhe kundër mbipeshës, obezitetit dhe diabetit të tipit 2.

Arsyet Përse Duhet Të Konsumoni Më Shumë Boronica Të Kuqe Kundër Mbipeshës

Boronicat e kuqe janë të shkëlqyera.

Ato janë ndër frutat me më pak sheqer që mund të gjejmë në treg.

Këto fruta janë të jashtëzakonshme në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, sidomos nëse keni konsumuar një vakt të yndyrshëm e të rëndë.

Shëndeti i Sistemit Tretës

Boronicat e kuqe janë të vogla por bëjnë një punë të madhe në sistemin tretës.

Ato janë shumë të pasura me fibër, e cila është e domosdoshme për një tretje të mirë.

Një filxhan me boronica të kuqe ofron 5 gramë fibër.

Kjo sasi përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe shmang konstipacionin.

Fibra është gjithashtu e mirë për mbajtjen nën kontroll të peshës sepse ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe pengon ushqyerjen e tepërt.

Boronicat Kanë Pak Kalori

Boronicat e freskëta kanë jashtëzakonisht pak kalori.

Një filxhan çaji me boronica të kuqe përmban vetëm 50 kalori.

Një banane ofron 110 kalori dhe i njëjti racion me boronica ofron 80 kalori.

Sipas ekspertëve, fakti që boronicat e kuqe kanë kaq pak kalori por nga ana tjetër kaq shumë ushqyes, i bën ato të jashtëzakonshme për rënien nga pesha.

Boronicat e kuqe mund t’i konsumoni në mënyra të ndryshme.

Për mëngjes, ato mund t’i hani me tërshërë ose kos.

Mes vakteve ju mund t’i tresni në ujë ose t’i përfshini në lëngje të përziera me fruta dhe perime

Për drekë ju mund t’i kombinoni me mish dhe në darkë mund t’i hani si sallatë më fruta të tjera./AgroWeb.org

Si të përdorni gjethet e hurmave për qarkullimin e mirë të gjakut

Gjethet e hurmave janë shumë të pasura me antioksidantë, amino acide dhe shumë vitamin të tjera.

Hurmat e shijshme dhe ekzotike kanë diçka magjike që shkon përtej kënaqësisë së shqisave tona të shijes.

Nga veriu në jug, Shqipëria është e bekuar nga prania e këtij fruti të mrekullueshëm, i preferuar nga të gjithë shqiptarët.

Krahas shijes unike, hurmat janë një pasuri më vete në aspekt vlerash shëndetësore.

Por ashtu si fruti edhe gjethet e hurmave mbartin një “pushtet” të fuqishëm plot vlera kurative për zemrën, kockat dhe qarkullimin e gjakut.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se çaji i gjetheve të hurmave përmban një nivel të lartë përfitimesh dhe vlerash.

Së pari, ky lëng përmban 10 herë më shumë vitamin C se çajrat e tjerë bimorë.

Përveç vitaminës C, gjethet e hurmanve janë shumë të pasura me antioksidantë, amino acide dhe shumë vitamin të tjera.

Flavonoidët tek çaji i gjetheve të hurmave ndihmon për uljen e tensionit të gjakut dhe përmirëson ndjeshëm qarkullimin e tij.

Kjo i atribuohet sasisë së madhe të antioksidantëve që pastrojnë gjakun dhe enët e tij.

Si të Përgatisni Çajin e Gjetheve të Hurmave në Shtëpi

Vendoseni çajnikun në zjarr dhe hidhni një filxhan me ujë

Pasi uji të marrë valë, hidhni një lugë çaji me gjethe të thata hurme

Ziejini për 10 deri në 15 minuta

Kullojeni çajin dhe servireni të ngrohtë.

Çaji arrin të marrë një shije të kombinuar mes të ëmblës dhe të athtës vetëm kur ftohet.

Në çdo rast ju mund të shtoni mjaltë sipas preferencës.

Çajin mund ta pini rregullisht dhe më shpesh akoma në stinën e virozave kur sistemi imunitar ka nevojë për ndihmë të përballet me gripin dhe të ftohurën.

Vlera Të Tjera Të Gjetheve Të Hurmave

Gjethet e hurmave kanë aftësinë të përmirësojnë shëndetin e syve, ngadalësojnë plakjen, parandalojnë disa sëmundje, përmirësojnë tretjen.

Gjithashtu ato forcojnë sistemin imunitar, ulin kolesterolin, rrisin metabolizmin, forcojnë kockat, rrisin aftësitë mendore, ulin tensionin e gjakut dhe përmirësojnë paraqitjen e lëkurës.

Për më tepër, lëngu i gjetheve të hurmave përshpejton shërimin e trupit, humbjen në peshë dhe lufton inflamacionin.

800 litra fungicide bllokohen në kufi – Ja për çfarë bëhet fjalë

Bëhet fjalë për një preparat (Tilt 250 EC), i cili është fungicide, produkt që përdoret për mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet kërpudhore.

Rreth 800 litra fungicide, produkt i përdorur për mbrojtjen e bimëve është bllokuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit dhe është kthyer në vendin e origjinës. Kjo, pasi autoritetet kanë konstatuar futjen e këtij produkti në territorin shqiptar në kundërshtim me ligjin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, në vijim edhe të qëndrimeve të njëpasnjëshme se “Trau” i asnjë Pikë Kufitare nuk do të ngrihet për të lejuar hyrjen e produkteve të pasigurta, ka intensifikuar kontrollet rigoroze në të gjithë vendin për kontrollin e produkteve ushqimore, Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) dhe inputeve bujqësore.

Bëhet fjalë për një preparat (Tilt 250 EC), i cili është fungicide, produkt që përdoret për mbrojtjen e bimëve nga sëmundjet kërpudhore.

Si rezultat i kontrolleve rigoroze me zero tolerance ndaj çdo tentative abuzimi me produktet ushqimore apo produktet e mbrojtjes sëbimeve dhe inputeve bujqësore, nga Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotit janë konstatuar​ 800 litra Produkt i Mbrojtjes së Bimëve (Tilt 250 EC), me origjinë nga Gjermania me destinacion Shqipërinë.

Nga verifikimet e kryera u konkludua se ky produkt është importuar në vendin tonë në kundërshtim me kërkesat ligjore, pasi nuk nuk bën pjesë në listen e miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për Produktet e Mbrojtjes së Bimëve që lejohen tëimportohen në Republikën e Shqipërisë.

Nisur nga gjetjet e konstatuara nga Inpektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u vendos që sasia prej 800 litra Produkt për Mbrojtjen e Bimëve (Tilt 250 EC) ​të bllokohej me qëllim kthimin ​në vendin e origjinës.

Ankthi i mëngjesit – Nga se shkaktohet dhe si ta përballoni

Njerëzit që pijnë sasi mesatare të kafesë janë 3 herë më të rrezikuar nga këto probleme.

Ankthi është një gërshetim i ndërlikuar emocionesh negative që përfshijë frikën e tepruar, shqetësimin apo panik të lehtë.

Zakonisht shoqërohet dhe me pasoja fizike si rrahje të forta të zemrës, dhimbje të kraharorit dhe një frymëmarrje të çrregullt.

Krizat e ankthit të mëngjesit, është ai që të kap sapo hapim sytë, duke shkaktuar pasiguri, plogështi dhe lodhje të rënduar.

Në fazat më të rënda, ky shqetësim shoqërohet dhe me marrje mendsh, të vjella dhe me një  sistem tretës jo të qetë.

Në shumë raste, kur zgjohesh në një mëngjes të tillë mendja të shkon menjëherë tek konsumimi i një kafeje, tek disa persona ajo ka efekt qetësues por tek disa të tjerë kafja ndikon në rritjen e mëtejshme të ankthit.

Dy format e ankthit të mëngjesit

Ankthi i mëngjesit që shfaqet menjëherë pas zgjimit të organizmit, ndërkohë që jemi ende shtrirë.

Simptomat e këtij tipi të ankthit lidhen me nje tension në të gjithë trupin si dhe me rrahje të çrregullta e të forta të zemrës.

Duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe fizike të personit të prekur gjatë ditës.

Forma tjetër e ankthit të mëngjesit është ai që del në pah pas disa minutash që jemi zgjuar.

Një gjendje e cila rritet gradë pas grade derisa arrin të formohet një dhimbje në kraharor.

Në të dy rastet e ankthit të mëngjesit, vëmendja dhe përqëndrimi është i ulët.

Disa nga reagimet fizike ndaj ankthit të mëngjesit janë: ngërçet të muskujve, kriza të stomakut, dhimbje të qafës dhe të kokës.

Një nga karakteristikat kryesore të këtij lloj ankthi është plogështia që kap organizmin në mesditë.

Simptomat e ankthit të mëngjesit

Lodhje e vazhdueshme nga detyrimet e përditshme, pa pasur mundësi për të rikuperuar energjitë.

Një numër i lartë përgjegjshmërish

NJë çrregullim i mënyrës së jetës, apo pamundësia e organizmit të saj

Mos interesim në aktivitetet e zakonshme

Pritshmëri të larta dhe të pakapshme

Nervozizëm dhe irritim

Si të përballoni ankthin e mëngjesit  

Për të shuar ndjesinë e ankthit të mëngjesit nuk është e nevojshme që të stresoheni për të gjetur shkakun e këtij ankthi.

Gjëja kryesore është pranimi që keni një problem, dhe të ndryshoni sjelljen tuaj ndaj tij.

Ekspertët e psikologjisë pohojnë se një ankth i tillë nuk duhet luftuar, pasi mund të përkeqësohet duke shkaktuar kriza paniku.

Thelbi është qetësimi dhe reflektimi rreth problemeve që ju vërshojnë në mendje.

Një sjellje e tillë arrin të normalizojë reagimin e organizmit.

Duke qenë se truri fillon dhe dërgon sinjale qetësuese, trupi nuk është në gjendje alarmi dhe kështu kriza e ankthit kalon.

Por nëse kriza të tilla janë kronike, AgroWeb.org ju këshillon që të konsultoheni me mjekët përkatës.

Faktet e reja – Brokoli, perimja ideale për stomakun

Brokoli luan një rol parandalues kundër inflamacionit të zorrëve apo kolitit.

Brokolin mund ta duash ose ta përçmosh, nuk ka rrugë të ndërmjetme. Debatet për shijen dhe të jenë të pafundme, e vërteta universale është se brokoli është shumë i shëndetshëm.

Kjo perime e gjelbër ka qenë subjekt i shumë studimeve. Ato kanë konfirmuar përmbajtjen e antioksidantëve apo vlerat kundër qelizave të dëmshme.

Së fundmi, një studim tjetër ka konfirmuar se brokoli i bën shumë mirë shëndetit të stomakut.

Ekspertët zbuluan se personat që konsumuan brokoli e përballuan tretjen me më shumë sukses në krahasim me personat e tjerë që ishin subjekt i një regjimi ushqimor pa brokoli.

Specialsitët konfirmojnë se ndikimi i brokolit në shëndetin e stomakut është i pamohueshëm.

Vlerat shëndetësore

Përfshirja e perimeve si brokoli arrijnë të aktivizojnë receptorë të rëndësishëm në stomak. Këta receptorë ndihmojnë në mirëmbajtjen e homostazës së stomakut.

Njerëzit duhet të konsumojnë të paktën 3 filxhanë e gjysmë me brokoli në javë. Kjo, për të përfituar vlerat mbrojtëse të brokolit, pohojnë ekspertët e AgroWeb.org.

Perime të tjera si lakrat e vogla, lulelakra e të tjera mund të sjellin përfitime të ngjashme për stomakun, sqarojnë ekspertët. Gjetjet e studimit sugjeruan se këto perime përmbajnë një përbërës organik që shpërbëhet dhe aktivizon receptorët në shtresën e zorrëve.

Disa specialistë deri më tani kanë rekomanduar shmangien e këtyre ushqimeve për shkak të nivelit të lartë të fibrës që shkakton gazra dhe irritim të stomakut, por tani shkencëtarët mendojnë ndryshe.

Gjetjet tregojnë se brokoli luan një rol parandalues kundër inflamacionit të zorrëve apo kolitit.

Brokoli përmban nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin e kockave dhe parandalimin e osteporozës.

Kjo perime e gjelbër bën mrekullira për zemrën. Vlerat anti-inflamatore të brokolit e bëjnë atë të rëndësishëm për mbrojtjen e enëve të gjakut nga problemet që shkaktohen nga sëmundjet kronike që kanë lidhje me sheqerin e gjakut.

Brokoli duhet gatuar sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes.

Mjafton ta gatuani për një kohë shumë të shkurtër me avull. Prezantimi i fëmijëve me brokolin nuk është një mision aq i pamundur, nëse dini se si t’ua shërbeni.

Duke qenë se proçesi i gatimit shkatërron disa prej ushqyesve që gjenden tek kjo perime, përpiquni ta shkurtoni sa më shumë kohën e gatimit.