VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ankthi dhe paniku – Pse ndodhin dhe cilat janë zgjidhjet

By | July 14, 2018

Komentet

Buka më e mirë për diabetikët – Cilën duhet të zgjidhni

Bukë me Drithëra të Plota.

Aroma e bukës së sapo dalë nga furra ka fuqinë të të ndezë të gjitha shqisat dhe të fton në ‘mëkat’ nëse e ngrënia e bukës mund të quhet e tillë.

Kjo ndodh edhe tek tek diabetikët, të cilët ndonëse bukën duhet ta konsumojnë me karar, sërish mund të plotësojnë dëshirat për ushqimin më popullor në botë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org diabetikët dhe familjarët e tyre do të mësojnë për alternativat më të shëndetshme të brumit.

Buka Me Fibër

Buka e përgatitur me drithë të plotë, e pasur në fibër është më e mira për diabetikët.

Sipas ekspertëve, tërshëra dhe embrioni i grurit janë ndër drithërat më të shëndetshme.

Ata shprehen se diabetikët duhet t’i përmbahen sasive të rekomanduara të karbohidrateve në një vakt por gjithësesi mund të përgatisin vetë bukën me përbërësit më të shëndetshëm.

Përbërësit Më Të Shëndetshëm Të Bukës

Një bukë e shëndetshme duhet të përmbajë përbërës të pasur me proteinë, yndyrna të mira dhe fibër.

Këto përbërës do të pengojnë rritjen e shpejtë të nivelit të sheqernave në gjak.

Të dhënat e Shoqatës Amerikane të Diabetit të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se buka e bardhë dhe e përgatitur me miell të përpunuar duhet të zëvendësohet me bukë të bërë me miell 100 përqind me drith të plotë.

Mundësisht, mielli i drithit të plotë dhe i bluar trashë është i rekomanduar për një bukë jo vetëm të shijshme por edhe të shëndetshme.

Personat që vuajnë nga diabeti mund të shfrytëzojnë shumë receta duke zëvendësuar miellin e bardhë me miell të drithit të plotë, miell bajamesh apo të farave të linit.

Këto produkte do ju furnizojnë me proteinë dhe do mbajnë nivelet e sheqerit të qëndrueshme.

Fjetja në anën e majtë dhe ndikimi në shëndet

Ka njerëz të cilët nuk flenë dot po nuk u shtrinë nga ana e majtë.

Është e pamundur që njeriu të mos mbajë një anë në jetë.

Kjo vlen edhe në pozicionin e fjetjes.

Ka njerëz të cilët nuk flenë dot po nuk u shtrinë nga ana e majtë, e me siguri ata do të gëzohen kur të lexojnë se kjo përzgjedhje ka një ndikim të fortë pozitiv në shëndetin e organizmit.

Si Ndikon Ana e Të Fjeturit Në Shëndet

Sipas informacioneve tue AgroWeb.org, ekspertët paralajmërojnë se një pozicion i gabuar gjatë gjumit mund të shkaktojë shumë probleme.

Këtu përfshihet:

Urthi,

Qarkullimi i dobët i gjakut,

Probleme me stomakun,

Dhimbjet e kokës, qafës dhe shpinës,

Apnea e gjumit,

Lodhja dhe kontraktimet muskulare,

Shfaqja e parakohshme e rrudhave.

Për fat të mirë, fjetja në anën e majtë mund të parandalojë shumë probleme të tilla dhe të garantojë cilësinë e gjumit.

7 Përfitimet e Të Fjeturit Në Anën e Majtë

Urthi

Fjetja në anën e majtë parandalon urthin sepse stomaku është shumë pranë ezofagut dhe përmbajtja e tij apo acidet nuk ngjitet lart.

Sistemi Limfatik

Ky sistem luan një rol shumë të rëndësishëm në organizëm.

Ky sistem është i ngjashëm me sistemin e qarkullimit të gjakut dhe eliminon papastërtitë dhe toksinat nga trupi.

Fjetja në anën e majtë ndihmon në pastrimin e këtij sistemi dhe përshpejton gjithë punën e tij duke rikthyer proteinat e humbura nëpër qeliza.

Zemra

Kur njeriu fle në të majtë, zemra pompon gjak shumë më lehtë.

Për më tepër, graviteti ndihmon për një funksion më të mirë të sistemit qarkullues.

Mëlçia

Shpesh ndodh që mëlçia të përballet me një barrë shumë të rëndë pune.

Fjetja në anën e majtë i vjen asaj në ndihmë sepse neutralizon toksinat përpara se të akumulohen në mëlçi.

Stomaku

Ky pozicion ndihmon dhe përshpejton procesin e transferimit të mbetjeve ushqimore.

Për më tepër, graviteti përmirëson lëvizjet e zorrëve.

Shpretka

Fjetja në anën e majtë përmirëson funksionin e shpretkës e cila ndodhet gjithashtu në anën e majtë.

Kjo ndodh sepse gravitet stimulon qarkullimin e gjakut drejt saj.

Gratë Shtatzëna

Fjetja në anë të majtë është shumë e dobishme për gratë shtatzëna në tremujorin e fundit.

Ky pozicion përmirëson qarkullimin e gjakut dhe funksionin e mëlçisë.

Njerëzit që nuk para flejnë në këtë pozicion mund ta kenë vështirë, por me siguri pasi të lexojnë këtë artikull të AgroWeb.org do të zgjedhin të flenë majtas në të mirë të shëndetit./AgroWeb.org

Llojet e pagjumësisë – Cilat janë dhe si t’i dalloni

Medikamentet, kafeja, alkoli, substancat e tjera apo një ushqim i caktuar që ju rëndon, e prishin cilësinë e gjumit. Fo

Pagjumësia është një çrregullim që manifestohet në mënyra të ndryshme.

Vështirësia në të fjetur është vetëm një prej tyre.

Ka njerëz që nuk i zë gjumi lehtë, që nuk flenë dot gjithë natën ose që zgjohen shumë herët.

Studimet e fundit, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë identifikuar kategoritë e pagjumësisë, të cilat do t’i gjeni si më poshtë:

Pagjumësia e Përgjithshme

Pagjumësia e përgjithshme ka të bëjë me vështirësi në fjetje dhe zgjimin përpara kohe.

Këto çrregullime mund të përkufizohen edhe nga një cilësi e dobët e gjumit.

Pagjumësia e Përshtatur

Ky çrregullim i njohur edhe si pagjumësia akute ose pagjumësia afat-shkurtër buron nga stresi ose edhe nga një emocion i bukur që largon gjumin.

Me t’u larguar stresi ose emocioni pozitiv, rikthehet gjumi normalisht.

Pagjumësia E Nxitur 

Kjo ndodh me fëmijët, Kur fëmijët nuk bien për të fjetur vetë, por kanë nevojë që prindërit të diktojnë orën e gjumit.

Nëse kjo ndodh, fëmijët flejnë normalisht, në të kundërt ata mund të qëndrojnë zgjuar për shumë orë.

Pagjumësia Idiopatike

Ky është një çrregullim që zgjat gjatë gjithë jetës dhe nis që në fëmijëri.

Ajo mund të shkaktohet nga ndonjë problem mjekësor, psikik, ngjarje stresuese, përdorimi i medikamenteve e të tjerë.

Ky çrregullim ndodh kur në organizëm prishen ekuilibrat. Sistemi i zgjimit është tepër aktiv dhe ai i gjumit jo.

Pagjumësia Për Shkak Të Medikamenteve dhe Kafesë

Medikamentet, kafeja, alkoli, substancat e tjera apo një ushqim i caktuar që ju rëndon, e prishin cilësinë e gjumit.

Ky çrregullim vijon për kohë të gjatë edhe ku i keni lënë këto pije, medikamente apo substanca.

Pagjumësia Për Shkak Të Një Problemi Mjekësor

Problemet mjekësore shkaktojnë pagjumësi.

Ky çrregullim më pas mund të vazhdojë të shpaloset herë pas here edhe nëse problemi mjekësor është zgjidhur.

Pagjumësia Paradoksale

Kjo pagjumësi është e ashpër dhe bën që njerëzit të ndihen sikur nuk kanë fjetur për një ose dy ditë.

Njerëzit e prekur nga ky çrregullim thonë se janë të vetëdijshëm për mjedisin rrethues edhe nëse duket sikur po flenë.

Ata kanë tendencën ta ekzagjerojnë për kohën që u është dashur të mbyllin sytë dhe për sasinë e gjumit.

Pagjumësia Psikofiziologjike

Ky çrregullim shoqërohet me një shqetësim të tepruar në lidhje me arsyet që ju mbajnë zgjuar.

Pagjumësia në fjalë shfaqet ngadalë dhe avancon me kalimin e viteve.

Njerëzit e prekur nga ky problem, ndihen të shqetësuar sapo vjen ora e gjumit.

Ata tensionohen shumë dhe më pas nuk flenë dot.

Lexoni këtu mbi disa ushqime që ndihmojnë gjumin si edhe klikoni këtu për vlerat e çajit të bananes për pagjumësinë./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Shenjat e para që jep trupi kur sheqeri në gjak është shumë i lartë

Shenjat e Trupit dhe Niveli i Sheqerit ne Gjak.

Trupi ka tendencën të tregojë menjëherë kur diçka nuk shkon siç duhet.

I tillë është rasti i sheqerit në gjak.

Kur niveli i tij është shumë i lartë, simptomat janë të menjëhershme.

Kemi të bëjmë me mjegullim të shikimit, ngadalësim të shërimit dhe uri të vazhdueshme.

Shkaktarët e Sheqerit të Lartë Në Gjak

Kur trupi është i sëmurë apo i goditur nga stresi, ai nis të prodhojë hormone, gjë që mund të nxisë rritjen e sheqerit në gjak.

Shkaktarë të tjerë të nivelit të lartë të sheqerit në gjak janë:

Mungesa e insulinës apo medikamenteve të diabetit,

Ngrënia e tepruar e karbohidrateve,

Mungesa e aktivitetit fizik,

Sëmundjet, infeksionet, medikamentet e të tjerë.

Simptomat e Sheqerit Të Lartë Në Gjak

Sipas të dhënave të AgroWe.org kur nivelet e sheqerit në gjak janë tepër të larta, me kalimin e kohës ato shkaktojnë dëmtim të enëve të gjakut.

Një gjë e tillë mund të nxisë edhe atakun në zemër, dëmtim të veshkave dhe humbje të shikimit.

Problemet vazhdojnë më tej me probleme nervore, shëndet të ligë të lëkurës dhe infeksione.

Shenjat Paralajmëruese të Sheqerit në Gjak.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për shenjat paralajmëruese kur sheqeri në gjak bëhet i rrezikshëm.

Mpirje

Niveli i sheqerit në gjak shkakton mpirje të duarve dhe këmbëve.

Kjo shkaktohet nga neuropatia diabetike, një komplikacion i sëmundjes.

Uria e Vazhdueshme

Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar të sheqerit në gjak, falë të cilit prodhon energji. Mungesa e kësaj sasie shkakton uri të vazhdueshme.

Urinim i Tepruar

Niveli i sheqerit në gjak përfundon në veshka dhe në urinë që përthith më shumë lëngje dhe si rrjedhojë urinim të tepërt.

Etje e Tepërt

Bashkë me urinimin e tepërt, niveli i lartë i sheqerit ka tendencën të shtojë etjen.

Rënie ose Shtim i Pashpjegueshëm në Peshë

Kur qelizat nuk kanë glukozën e nevojshme, trupi djeg masë muskulare.

Kjo shkakton një rënie ose shtim të pashpjegueshëm në peshë.

Vështirësi në Përqendrim

Truri vuan nga mungesa e ekuilibrave në organizëm.

Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të shkaktojë vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën.

Shërim i Ngadaltë

Niveli i lartë i sheqerit ne gjak mund të dëmtojë nervat.

Nëse vëreni që lëndimet e lëkurës shërohen me vështirësi, atëherë është koha të kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak.

Marramendje ose Mjegullim të Shikimit

Nëse të dyja këto ndodhin krejt papritur, atëherë është e udhës që mos t’i injoroni.

Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të jetë një shkak i fshehur i këtyre dy simptomave.

Sot ndodh Ekuinoksi i Pranverës – Surprizat e stinës së re

Dita e parë e pranverës quhet ekuinoksi i pranverës dhe pothuajse gjithmonë vjen me 20 mars ose 21 mars.

Marsi është muaj me mot shumë të ndryshueshëm. Por një ditë gjithmonë vjen, qoftë ditë shiu apo dielli.

Kjo është shkencërisht dita e parë e pranverës, edhe pse nuk ndihet si e tillë.

Pavarësisht tre javëve të fundit, AgroWeb.org raporton se dita e parë e pranverës bie të mërkurën, më 20 mars të këtij viti.

Dita e parë e pranverës quhet ekuinoksi i pranverës dhe pothuajse gjithmonë vjen me 20 mars ose 21 mars.

Çfarë ndodh në ditën e quajtur ekuinoksi i pranverës?

Dita e parë e pranverës është momenti i vetëm i çdo viti që këndi i lëvizjes së Tokës është zero në raport me Diellin.

Pra, nëse do të qëndronit në ekuator, AgroWeb.org ju tregon se dielli do të kalojë pingul mbi kokën tuaj.

Si përcaktohet dita e parë e pranverës?

Dita e parë e pranverës përcaktohet nga ekuinoksi i pranverës, momenti kur dielli kalon pingul mbi sipërfaqen e ekuatorit të tokës, duke e bërë natën dhe ditën afërsisht të barabarta në të gjithë botën.

Në këtë ditë, të dy hemisferat e Tokës marrin një sasi të barabartë diellit.

Por a nuk është Dita e Verës apo 1 Marsi dita e parë e pranverës?

Ka dy mënyra për të përcaktuar ditën e parë të pranverës. AgroWeb.org raporton se kjo bëhet sipas ciklit astronomik apo ciklit meteorologjik, por shumica e njerëzve përdorin ciklin astronomik.

Cikli astronomik e konsideron 20 marsin 2019 të jetë dita e parë e pranverës dhe gjithmonë bazohet në ekuinoksin e marsit.

Ndërsa cikli meteorologjik e përcakton ditën e parë të pranverës te modelet e stinës dhe temperaturës sezonale. Pra, nëse shkoni me ciklin meteorologjik, dita e parë e pranverës është në të vërtetë 1 mars, thotë AccuWeather.

A është dita e parë e pranverës njëjtë çdo vit?  

Jo. Data ndryshon çdo vit pasi që përcaktohet nga koha e kalimit të diellit mbi Ekuatorin e Tokës, i cili ndryshon gjithnjë në varësi të disa faktorëve.

Orbita e Tokës ndryshon vazhdimisht në lidhje me diellin, ndërsa në të njëjtën kohë graviteti i planetëve të tjerë ndikon në vendndodhjen e Tokës në hapësirë.

Këto dinamika fizike, shoqëruar me faktin se çdo vit kalendarik gjithmonë ka një numër të ndryshëm të ditëve (vitet e brishtë), do të thotë se dita e parë e pranverës ndryshon pak nga viti në vit.

Kur vjen fiks pranvera në vitin 2019?  

Koha e saktë që ekuinoksi i pranverës ndodh këtë vit është në orën 17:15, të martën, më 20 mars. Në hemisferën jugore, pra për njerëzit në anën tjetër të botës, sot ndodh ekuinoksi i vjeshtës.

Kurat dhe ushqimet e duhura për pankreas të shëndetshëm

Nëse pankreasi del jashtë funksioni, organizmi nuk përthith dot substancat e mira nga ushqimi.

Pankreasi është një organ i vogël që rrallë herë të vjen ndër mend.

Pankreasi ka dy funksione bazë. Ky organ prodhon insulinën për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak dhe enzimat për tretjen e yndyrnave dhe proteinës.

Lëngu që prodhon pankreasi neutralizon acidet që lëshon stomaku, duke krijuar ambientin perfekt për enzimat tretëse.

Nëse pankreasi del jashtë funksioni, organizmi nuk përthith dot substancat e mira nga ushqimi.

Nëse pankreasi nuk funksionon mirë, mund të përballeni me këto probleme:

Diabet

Infeksion akut ose kronik të pankreasit

Rritje të mundësisë për zhvillimet tumorale

7 Ushqimet e Duhura Për Pankreas Të Shëndetshëm

Shkaqet e mosfunksionimit të pankreasit shpesh janë të panjohura, por ekspertët beosjnë se një ushqyerje e shëndetshme mund të rigjallërojë këtë organ.

Ekspertët kanë zbuluar disa ushqime dhe bimë mjekësore që përmirësojnë funksionet e pankreasit.

Megjithatë, këto kura duhen provuar vetëm me aprovimin e mjekut, në rastet kur jeni duke marrë ilaçe për pankreasin.

Gjethet e ullirit

Gjethet e ullirit përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe e pastrojnë atë nga toksinat.

Përbërësit e tyre largojnë radikalet e lira dhe ulin tensionin e gjakut.

Ngrënia e rregullt e këtyre gjeleve forcon mëlçinë, tiroiden dhe pankreasin.

Gjethja e ullirit përmban acid oleik që mbron qelizat e pankreasit dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene.

Kjo gjethe rekomandohet për të pakësuar rrezikun e kancerit të gjirit dhe të pankreasit.

Hudhra

Hudhra është mikja më e mirë e pankreasit.

Ajo ul sasinë e sheqerit në gjak dhe stimulon prodhimin e insulinës.

Hani një ose dy thelpinj hudhër në ditë për shëndet të mirë.

Çaji i hudhrës është gjithashtu një alternativë e mirë nëse e kombinoni me majdanoz për të freskuar gojën.

Lulerradhiqja

Ekspertët besojnë se lulerradhiqja është mjaft efikase kundër kancerit të pankreasit dhe veçanërisht ndaj qelizave që i rezistojnë trajtimeve kundër tumoreve.

Në vitin 2012, shkencëtarët në Kanada zbuluan se ekstraktet e lulerradhiqes nxisnin të ashtuquajturën ‘vetëvrasje’ të qelizave kancerogjene duke mbrojtur ato normale.

Çaji i lulerradhiqes largon toksinat nga sistemi tretës dhe shëron indet e dëmtuara të pankreasit.

Sanëza

Kjo bimë e verdhë me emrin botanik Gentiana gjendet në malet shtatlartë të Shqipërisë.

Ajo është një nga bimët më të mira për shëndetin e pankreasit.

Sanëza stimulon fshikëzën e tëmthit, shëndetin e stomakut dhe të pankreasit.

Ajo është e dobishme në prodhimin e enzimave dhe acidit të stomakut që inkurajojnë një tretje të shëndetshme.

Limoni

Frutat si limoni inkurajojnë çlirimin e enzimave jetësore tretëse nga pankreasi.

Kivi dhe limoni jeshil janë gjithashtu mirëbërës për këtë organ.

Jamballi

Jamballi është pjesë e trajtimeve efikase të problemeve me pankreasin.

Në mjekësinë tradicionale kineze, jamballi ka gjetur përdorim prej mijëra vitesh.

Ky zhardhok është i pasur me substanca kundër inflamacionit dhe dhimbjeve.

Rigoni

Rigoni është një bimë mjaft premtuese kundër problemeve të shkaktuara nga stresi oksidues siç është diabeti.

Rigoni përmban antioksidantë që ndihmojnë në menaxhimin e hiperglicemisë ose komplikacioneve afat gjatë të lidhura me diabetin.

Kanella, xhenxhefili dhe shafrani i Indisë janë gjithashtu erëza të mira për shëndetin e pankreasit./AgroWeb.org

Kolla e Natës – Si të kuptoni nëse është ftohje apo alergji, trajtimet që ju ndihmojnë

Gjethet e dafinës janë fantastike për shëndetin e gjithë organizmit.

Kolla e natës është një shqetësim i cili ndikon në cilësinë e gjumit tuaj duke u kthyer në një bezdisje për secilin.

Çdo vit miliona njerëz vuajnë nga simptoma të ndryshme të ftohjes, gripit, sëmundjeve të frymëmarrjes apo alergjive.

Kollitje pa pushim natën, dhimbje fyti apo teshtima, por nuk jeni të sigurt nëse po përjetoni simptomat e një ftohje të vjetër apo të një alergjie që sapo ka filluar?

Mjekët japin disa mënyra se si mund t’i dalloni ato fare lehtë megjithëse janë shumë të ngjashme.

Është shumë e rendësishme të kuptoni saktë simptomat të cilat po vuani që të mund të merrni trajtimin e duhur.

AgroWeb.org  ju tregon një listë me këshilla të cilat duhet të merni parasysh për të bërë këtë ndarje.

Alergjitë

Kolla e natës që shkaktohet nga alergjitë shfaqet në periudhat kur në ajër ka shumë polene lulesh, kryesisht në pranverë.

Ajo  shfaqet papritur dhe zgjat me javë të tëra derisa alergjia të kalojë.

Mund të shkaktohen nga pluhuri , një element i ri në dhomë, një parfum apo detergjent i ri rrobash.

Në rastin e alergjisë përveç kollës ju nuk do të përjetoni simptoma të tjera siç janë dhimbjet trupit  apo temperatura.

Kontrolloni nëse ndjeni rëndesë në zonën e syve, zonën e hundës dhe sinuseve.

Kur trupi ndjen rreziqe të jashtme si alergjitë lëshon istaminën e cila  shkakton alergjitë.

Nëse ndjeni zonën poshtë syve të rënduar atëhere me shumë mundësi ju po vuani nga ndonjë alergji.

Nëse keni shqetësime të fytit, por jo dhimbje dhe ndjesia është ajo e gërvishtjes dhe deshirës për ta kruajtur njësoj siç ndodh me lëkurën atëherë po vuani nga ndonjë alergji.

Ftohja

Kolla me natyrë inflamatore shkaktohet nga gripi apo ftohje të ndryshme të cilat bllokojnë rrugët e frymëmarrjes.

Kjo lloj kolle shfaqet edhe gjatë ditës, por përkeqesohet natën duke penguar gjumin e qetë.

Kolla e ftohjes  ndryshe nga alergjitë është e avashtë dhe zgjat  3-14 ditë.

Në rastet e ftohjeve do të keni edhe sekrecione të shumta të hundës apo dhimbje të fytit të cila vazhdojnë gjatë gjithë ditës duke ju penguar të konsumoni lehtësisht ushqim.

Kur vuani nga gripi apo ftohja në shumë raste do të keni edhe temperaturë apo dhimbje të trupit.

Për të qetësuar kollën nga i ftohti përdorni çajin e dafinës duke zierë tre gjethe dafine në një filxhan çaji dhe nëse dëshironi mund t’i shtoni dhe pak mjaltë. Pijeni para gjumit.

Për të qetësuar alergjinë përdorni çaj mente. Çaji i mentes është një balancues natyral i cili ul nivelin e istaminës, që shkakton alergjitë në trup.

Përgatitja

1 lugë mente e thatë (10gr)

1 lugë mjalt (25gr)

1 flixhan ujë (250ml)

Kollën që shkaktohet nga gripi apo ftohja mund ta qetësoni duke përdorur çaj bliri.

Çaji i blirit ul temperaturën e turpit  dhe lufton të ftohtin. Ka veti qetësuese ndaj dhimbjeve të trupit apo fytit duke i dhënë fuqi sistemit imunitar.

1 çaj bliri (10gr)

Pak sheqer ose mjaltë

1 filxhan ujë (250ml)

Mbroni sytë dhe trurin nga lodhja e ekranit me këto tri lloje ushqimesh

Muskujt e syve tuaj do të dobësohen  më shpejt duke ju sjellë problem në fokusim.

E mbyllni ditën me dhimbje koke nga përdorimi i tepërt i kompjuterit  apo telefonit?

Shikimi juaj është dobësuar dhe keni vështirësi në fokusim?

Ju mund të jeni duke vuajtur simptomat  ndaj ekspozimit të madh ndaj dritës së ekraneve.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ekraneve të kompjuterit, televizorit apo telefonit mund të shkaktojë probleme duke filluar që nga shëndeti i syve deri tek problemet me pagjumësinë.

Muskujt e syve tuaj do të dobësohen  më shpejt duke ju sjellë problem në fokusim.

Një problem ky që mund të ju shkaktojë  vështirësi të përhershme në shikim.

Mënyrat më mtë mira dhe efiskase për t’u mbrojtur nga këto simptoma janë ato natyrale.

Sigurohuni të merni sa më shumë vitamina nga ushqimet.

Tri lloje Ushqime Që Mbrojnë Sytë dhe Trurin

AgroWeb.org në këtë artikull do t’ju tregojë  tre lloje ushqimesh të cilat mbrojnë sytë dhe trurin.

Studimet e fundit tregojnë se për të përforcuar shikimin dhe për të shamngur lodhjen duhet të konsumoni sa më shumë fruta e perime.

Përdorni ushqime që përmbajnë karotenoide dhe antioksidantë të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shkimit dhe shplodhjen e syrit.

Ato lidhen edhe me veti të tjera kuruese siç janë parandalimi i dhimbjes së kokës, lodhjes apo pagjumësisë.

Ekspertët rekomandojnë tre lloje ushqimesh ato me ngjyrë të gjelbër, portokalli dhe të kuqe.

Perimet jeshile që përmbajnë burime të mira të karotenoideve  janë lakra, spinaqi dhe brokoli.

Vitamina të tjera të vlefshme mund të gjeni edhe tek produktet shumëngjyrshe siç janë porokalli, karrotat apo patatet e ëmbla.

Tek ushqimet e kuqe rekomandohet shumë speci i kuq, domatja, salmoni apo mishi i kuq.

14 Mars – Zgjohen Zanat e Pranverës

Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit.

Në lashtësi, sipas Kalendarit Julian, marsi ishte muaji i parë i vitit.

Në Evropë, kalendari Julian u zbatua derisa në vend të tij u vendos Kalendari Gregorian në vitin 1582.

Por në gjuhën e sotme shqipe ruhen ende gjurmë të kalendarit Julian.

Pra, nëse viti kalendarik fillon me marsin, ka kuptim që muaji i shtatë të jetë shtatori, i teti tetori, i nënti nëntori dhe i dhjeti dhjetori.

Edhe muajt e tjerë kanë lidhje me bujqësinë. Qershori është muaji i Qershive dhe Korriku, muaji i korrjeve. Ishte koha kur stinët ishin më të dallueshme.

“Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe grekërit e vjetër, në nderim të perëndive të luleve, të shelgjeve.

Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Botticellit. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës…”

Ky është në fakt përkufizimi poetik i Faik Konicës për Ditën e Verës.

Nga pikëpamja historike, Dita e Verës është shumë e hershme, me origjinë të lashtë pagane.

Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.

Ka të bëjë me ringjalljen; me ringjalljen pranverore të natyrës në raport me dimrin, në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë.

Thuhet se ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtë) dhe festohet më 14 mars.

Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi.

Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan, po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Pse në Elbasan?

Rezulton se Dita e Verës është kremtuar në mbarë viset shqiptare.

Por Elbasani, ende shumë ndryshe nga pjesa tjetër e Shqipërisë, është vendi ku Dita e Verës ndihet dhe përjetohet në kuptimin më të plotë të fjalës.

Zanafillën “Dita e Verës” e ka në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës.

Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 marsit. E trashëguar brez pas brezi, kjo festë popullore, është një ditë, e cila sot identifikon edhe vetë qytetin e Elbasanit.

Kushdo që do të kalojë këto ditë pranë Elbasanit do të ndjejë aromën ndjellëse të ballakumeve.

Ballakumet janë ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste. Në Elbasan gatuhen vetëm në këtë ditë.

Kjo i bën ato edhe më të veçanta. Janë ëmbëlsirat që gatuhen me miell misri të situr mirë, gjalpë bio dhe sheqer të imët.

“Verore” quhet byzylyku prej fijesh të bardhë dhe të kuqe që lidhet në kyçin e dorës dhe zgjidhet kur të shihet dallëndyshja e parë.

Në disa krahina, veroret varen në degë pemësh, kryesisht dafinash, që dallëndyshet t’i marrin e të sjellin mbarësi.

Dita e verës, si festohet në qytete të ndryshme?

Fëmijët e Tropojës kanë zgjimin më të bukur në Ditën e Verës. Ata zgjohen mes lulesh, gjethesh e fijesh bari, të vendosura mbi jastëkë nga nënat e tyre herët në mëngjes.

Më pas, fëmijët gjatë gjithë ditës këpusin dëllinja dhe i bashkojnë ato në një vend në formën e mullarit.

Dëllinjave u vihet flaka në mbrëmje dhe fëmijët këndojnë dhe vallëzojnë rreth flakëve të larta.

Për shkak të klimës paksa më të ftohtë, në Tropojë dita e Verës festohet në fund të Marsit – fillim Prilli (zakonisht data 6 prill).

Edhe në Dibër fëmijët ndezin zjarre në mbrëmje. Por një tjetër karakteristikë e veçantë është se njerëzit atje zgjohen herët “për të mbyllur dyert”, një rit pagan ky i festimeve.

Në Skrapar gatimi i Ditës së Verës është lakror me hithra. Qyteti i Pogradecit e feston këtë ditë më vezë të ziera të lyera në të kuqe.

Fëmijët ndezin zjarre dhe vejnë në duar “veroret”. Në Korçë festohet nga disa në 1 Mars e nga të tjerë në 14 Mars. Përgjithësisht datat ndryshojnë sipas besimeve fetare.

Kosovë “Dita e Verëzës”

Në Kosovë, pjesë e festimeve janë daljet e të rinjve e të rejave në sheshe fshatrash, në bjeshkë, mbledhja e luleve të para.

Vallëzimi e kënga, ndezja e zjarreve dhe gatimet speciale me miell misri e gruri, të cilat kanë ngjashmëri, por nuk janë si ballokumet e Elbasanit.

Dita e Verës përfshin festime të të dy kulteve tona të vjetra, të Diellit dhe të Gjarpërit.

Ndizen flakadane në majat e maleve dhe të kodrave, në shumë krahina bëhen zjarret e kashtës, thuren e jepen veroret, shëtitet në natyrë, mblidhen familjet e fiset.

Është ditë begatie. Zgjohen Zotat e Bimësisë./AgroWeb.org

Ëmbëlsira e Pranverës – Receta e vjetër e traditës arbëreshe

Ëmbëlsira e Pranverës.

Kjo ëmbëlsirë e thjeshtë dhe me shije të mrekullueshme i ka rrënjët në traditën e lashtë Arbëreshe.

Petët e mbushura me fruta janë një recetë shumë e veçantë e cila nue familjet arbëreshe kalohet brez pas brezi edhe në ditët e sotme.

E quajtur ndryshe Pitta N’Chiusa që do të thotë “petë e shtypur” kjo është ëmbëlsira tradicionale e festave për komunitetin arbëresh në itali.

Tipike për rastet e festave, kjo recetë është një nga ushqimet më të njohura dhe më të thjeshta në të gjithë fshatrat Arbëreshe.

Më poshtë do të gjeni recetën e plotë tradicionale të kësaj ëmbëlsire.

Përbërësit

500 gr miell

1 lugë kafeje kripë

1 lugë çaji sodë

100 ml vaj ulliri

2 vezë

1 lugë çaji kanellë

100 gr rrush i thatë

100 gr arra

100 gr bajame

100 lajthi

100 gr sheqer

250 mjaltë (sipas dëshirës)

150 – 200 ml ujë

Përgatitja

AgroWeb.org ju udhëzon të filloni me përgatitjen e brumit.

Bashkoni miellin, sheqerin, ujin dhe kripën.

Teksa përzieni miellin hidhni sodën dhe vazhdoni të punoni me duar miellin derisa të jetë formuar brumi.

Lëreni burimin të pushojë për  disa orë në një vënd të  errët dhe të thatë. Më pas ndajeni brumin  në 4 – 5 topa të vegjël.

Merni një nga copat e vogla të brumit që ndatë dhe filloni të hapni një pëtë të mesatare.  Herë pas here spërkatini petët me miell në mënyrë që të mos ngjiten.

Bëjeni këtë derisa të mos keni më kulaçë brumi.

Pasi të këni hapur petët lyejini me vaj ulliri dhe spërkatini me pak sheqer.

Thërrmoni  arrat dhe frutat e thata duke i përzier me sheqer, kanellë  dhe mjaltë sipas dëshirës duke i shtruar me lugë në të gjithë sipërfaqen e petëve.

Prisni me thikë petën në rripa të hollë të cilët më pas mblidhini në formë roleje.

Petët do të marin formën e një trëndafili.

Vendosini pranë njëra tjetrës në tepsi dhe piqini në 180 gradë rreth 40 minuta derisa petët të kenë marë një pamjë të artë.

Lëreni ëmbëlsirën të ftohet e më pas shijojeni.

Azma luftohet edhe në tavolinë – Ushqimet që duhet të konsumoni

Gjethet e spinaqit janë të pasura me vitamina dhe minerale.

Azma është një sëmundje inflamatore e cila prek rrugët e frymemarrjes dhe mushkritë.

Ajo karkaterizohet nga simptoma të ndryshme dhe të përsëritura, të cilat bllokojnë qarkullimin e lirshëm të ajrit në mushkëri.

Sëmundja e azmës është një bashkim i kushteve mjedisore, kryesisht gjatë rritjes së një personi dhe atyre gjenetike, të trashëguara.

Simptomat përfshijnë dhimbje në gjoks, kollitje, spazma të stomakut.

Faktorët mjedisorë dhe alergjitë luajnë një rol kyç në përkeqësim apo mbajtjen nën kontroll të kësaj sëmundjeje.

Rreth 20% e njerzve në botë vuajnë nga kjo sëmundje. Ndërsa sipas të dhënave të fundit për Shqipërinë rreth 3% e popullsisë vuan nga lloje të ndryshme të azmës.

Mjekët thonë se azma mund të mbahet nën kontroll nëse përmirësohet cilësia e jetesës.

Duke u fokusuar në një ushqyerje të shëndetëshme dhe aktivitet fizik.

Një studim i Universitetit të Parisit ku morën pjesë 34 mijë persona me simptoma të azmës, tregoi se përgjatë një viti përsonat që ishin ushqyer me një dietë bazë frutash dhe perimesh rezultuan të kishin më pak shqetësime nga sëmundja.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspertët rekomandojnë frutat, perimet dhe drithërat.

Ndërsa këshillojnë të bëhet kujdes me produktet e mishit dhe me ushqimet e përpunuara me sasi të madhe kripe e sheqeri.

Një dietë e pasur mesdhetare me bazë perimet është çelsi i bashkëjetesës me azmën, pa pasur nevojën e përdorimit të shumtë të antibiotikëve.

Po ashtu vitamina dhe antioksidantë të cilat gjenden me shumicë në ushqime si: mollët e kuqe, boronicat, kumbullat apo qershitë.

Më poshtë AgroWeb.org ju rekomandon disa nga ushqimet që duhet të konsumoni.

Arrat dhe farat

Përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës E që përbëhet nga tokoferoli, një suplement që ndihmon në zbutjen e kollës së azmës.

Kjo vlen për personat që nuk vuajnë nga alergjitë nga arrorët.

Peshk

Peshku përmban sasi të mëdha të omega 3 që gjendet me shumice tek sardelet, salmoni apo peshku ton.

Omega 3 ndihmon në reduktimin e antitrupa të cilat shkaktojnë kollën e azmës.

Domatet

Domatja përmban liktopene, një suplement që ju ndihmon të merni frymë më mirë.

Fibra

Dieta me fibra është një mënyrë e mirë për të ndihmuar funksionimin e mushkërive.

Një kupë thjerrza përmban 15.6 gr fibra.

Ushqime të tjera të pasura me fibra janë molla, qepa, brokoli e bollguri.

Bishtajoret

Fasulet dhe lloje të tjera bishtajoresh përmbajnë probiotikë që ndihmon në luftën kundër bakterieve.

Spinaq

Gjethet e spinaqit janë të pasura me vitamina dhe minerale.

Në veçanti me vitaminën B e cila ndihmon në reduktimin e sëmundjeve të azmës.

Shegët

Shegët ofrojnë një dozë të madhe antioksidantësh që ndihmojnë të shërimin e inflamacionit të mushkërive.

Bllokimi i muskujve nga stresi dhe tensioni – Si ta kuptoni dhe çlironi trupin tuaj

Mbyllja në vete dhe mbajtja për brenda e trishtimit shpaloset fizikisht sidomos në pjesën e sipërme të shpinës.

Njerëzit që arrijnë të ‘fshehin’ emocionet janë më të prirur të vuajnë nga tensioni muskulor.

Bllokimi i emocioneve është shumë i rrezikshëm sepse shkakton vuajtje të panevojshme dhe nënshtron energjinë e trupit dhe shpirtit.

Ekspertët thonë se ndonëse njeriu me mendje mund të jetë në gjendje të fikë shumë emocione, trupi nuk është në gjendje ta bëjë këtë dhe vuan.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për rolin që luan ana shpirtërore në shëndetin e muskujve.

Tensioni i Pjesës së Sipërme të Shpinës

Mbyllja në vete dhe mbajtja për brenda e trishtimit shpaloset fizikisht sidomos në pjesën e sipërme të shpinës.

Ekspertët thonë që hapi i parë drejt trajtimit të tensionit të kësaj pjese të shpinës është çlirimi emocional.

Tensioni i Shpatullës

Njeriu mban mbi shpatulla një sërë përgjegjësish, angazhimesh dhe problemesh.

Kjo barrë e rëndë shkakton tension dhe dhimbje të shpatullës.

Ekspertët rekomandojnë që herë pas here të kujtoheni të çliroheni nga një barrë e panevojshme.

Tensioni i Pjesës së Poshtme të Shpinës

Kjo pjesë vuan shumë nga pasiguritë emocionale.

Dhimbja bëhet më e fortë kur njeriu injoron problemet e veta dhe nuk pranon veten ashtu siç është.

Tensioni Abdominal

Shtrëngimi në stomak ndodh kur njeriu duhet të përballet me diçka të rëndësishme emocionale.

Ndjenjat nuk duhen anashkaluar dhe injoruar, thonë ekspertët.

Flisni me dikë qe ju kupton.

Tensioni i Qafës

Tensioni i qafës ndodh kur njeriu refuzon të përballet me diçka stresuese.

Nëse kjo ndodh rregullisht, do të zgjoheni çdo ditë me dhimbje serioze të qafës.

Tensioni i Mesit

Në këtë rast kemi të bëjmë me diçka që bren ndërgjegjien tuaj.

Gabimet janë për njerëzit, thotë populli, ndaj merreni shtruar dhe faleni veten ose kërkojini falje të tjerëve.

Tensioni i Kokës

Tensioni në këtë zonë buron nga frika.

Zbuloni atë që ju frikëson dhe ky problem emocional do të largohet.

Tensioni i Kyçeve

Kyçet vuajnë kur njeriu është i mërzitur dhe i zemëruar.

Zemërimi manifestohet dashje pa dashje dhe trupi flet qartë.

Tensioni i Gjymtyrëve të Sipërme

Kjo zonë mbart problemet me të kaluarën dhe padurimin.

Të dyja këto probleme shfaqen me dhimbje në pjesën e jashtme dhe të brendshme të gjymtyrëve.

Tensioni  i Gjurit

Ky problem buron nga frika për të treguar brishtësinë emocionale dhe shpirtërore.

Sa më pak të frikësuar të jeni, aq më pak dhimbje fizike do të ndieni.

AgroWeb.org këshillon të mundoheni të çlironi emocionet, të flisni me miqtë e të ecni në natyrë. Trupi dhe shëndeti juaj vuajnë kur jeni të stresuar dhe kur mbani brenda jush emocionet. /AgroWeb.org