VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Anija amerikane “USS Porter, DDG-78” në Vlorë

By | September 28, 2015

Komentet

Fluturimi drejt Hagës – Haradinaj, mesazh pak para nisjes. Ja çfarë thotë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka treguar se po niset për të shkuar në Hagë, ku do të intervistohet si i dyshuar nga Gjykata Speciale. Me nje mesazh ne faqen e tij ne Facebook, ai ka përsëritur se taksa do të qëndrojë deri në njohje nga Serbia. 

 

Mesazhi i Haradinajt 

Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.

Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbroj gjithmonë!

RH

Haradinaj do të udhëtojë për në Vjenë për të vazhduar më pas drejt kryeqytetit holandez. E gjatë një interviste ekskluzive dhënë mbrëmë për emisionin Pressing, Haradinaj ka konfirmuar se sot do të niset për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në Hagë.

“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj. Ndërkohë nga zyra e kryeministrit Haradinaj nuk kanë pranuar të flasin për detajet e fluturimit me arsyetimin se të dhënat për këtë punë ruhen për shkak të sigurisë.

Haradinaj, të premten e javës së kaluar, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.

Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.

“Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bart nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedent të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por s’kam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin. Nuk e çoj kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedent, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, ka thënë Haradinaj të hënën në Pressing. /Express/

Shqiptarët më të mjerët në rajon, 28% e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat

28 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagesën e faturave mujore, të tilla si uji, dritat, qira etj për gjatë vitit 2018, sipas gjetjeve të Barometrit të Ballkanit të këtij viti.

 

Anketa që përfshiu familjet në të gjitha vendet e Ballkanit evidentoi se në Shqipëri përqindja e familjeve që nuk përmbushin detyrimet për shlyerjen e  faturave të dritave dhe të ujit është më e madhe se në çdo vend  tjetër, madje edhe më e madhe se në Kosovë, e cila për nga niveli i jetesës është në nivele të krahasueshme.

Madje Bosnja dhe Kosova u renditën ndër vendet me më pak vështirësi për përballimin e faturave mujore përkatësisht me nga  9-17% secila. Në Maqedoni shihet se 19 për qind e familjeve e kanë këtë vështirësi, ndërsa në Malin e Zi 20 për qind e tyre.

Pas Shqipërisë nivelin më të lartë të familjeve që nuk i përballojnë faturat e ka Serbia me rreth 23 për qind të familjeve.

Sipas anketës numri i familjeve në vështirësi për të paguar faturat mujore erdhi në ulje në raport me vitin 2017, por gjithsesi janë nivel shumë më të lartë se mesatarja Rajonale.

Gjetja e anketës materializohet edhe në arkëtimet e OSHE-së, ku për rreth 24 për qind e energjisë që hidhet në rrjet nuk merret asnjë pagesë.

Çmimet e energjisë u rritën pesë vite më parë me rreth 20 për qind. Teksa Shqipëria ka çmimet energjisë për konsumatorët në nivelet më të larta rajonale, i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulta.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë periudhës 2012-2017, të ardhurat për frymë të Shqipërisë u rriten me 700 euro, nga niveli 3300 euro arritën në 4000 euro për frymë.

Rritja më e madhe neto e të ardhurave për frymë ka ndodhur në Malin e Zi. Niveli i tyre, nga 5100 euro në vitin 2012 arriti në 6900 euro në vitin 2017, duke u rritur me 1800 euro. Kjo vlerë ishte gati sa dyfishi i rritjes neto të të ardhurave për frymë se në vendet e tjera të Ballkanit. Më pas, për rritjen më të lartë vjen Maqedonia, të ardhurat për frymë të së cilës u rritën me 1100 euro gjatë 2012-2017.  Gjithashtu Serbia dhe Bosnja raportuan rritje të njëjtë të ardhurash për frymë, me 900 euro për periudhën në fjalë. Monitor

Haradinaj: Taksa dhe çështja e kufijve më ndajnë me Edi Ramën

Pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se ka marrë letra edhe nga kryeministra të rajoni.

 

“Unë kam marrë shumë letra personale prej kryeministrave të rajonit, nuk kam marrë një prej Edi Ramës. Kam marrë prej kryeministrave të tjerë të rajonit shkresa mbështetje, simpatie. Edhe nga personalitete si Presidenti Berisha, po se po, por edhe Presidenti Moisiu, Presidenti Meta ishte vetë këtu. Kam marrë prej Shqipërisë plot porosi përkrahëse, kam dëgjuar zotin Majko, kryetarin Basha… Vetëdija kombëtare e ka bërë të vetën atje. Ata i përcjellin këto tema” tha Haradinaj për T7 në Kosovë.

Ai tha se taksa dhe çështja e kufijve janë ato që e ndajnë me Edi Ramën. I pyetur nëse ndihet përgjegjës për prishjen e marrëdhënieve me kryeministrin e Shqipërisë ai tha se asgjë nuk ishte personale.

“Jam i detyruar të mbroj tërësinë territoriale të Kosovës. Nuk e kam këtë prej qejfit apo prej arrogancës. Unë jam i detyruar me mbrojt Kosovën si agjendë. Unë taksën nuk e kam tregti me Serbinë. Unë taksën e kam me shpëtu (Kosovën) prej ndarjes ose prej “Dodik Republikës”. Unë nuk i kam mbajt këto qëndrime për inat të Edit, Hashimit apo Kadrisë.

Unë besoj që nëse e heq taksën, e ke çel derën për njërin prej dy çmimeve, ndarje ose “Dodik Republikë”. Unë besoj që nëse e mbajmë taksën, ato të dyja nuk janë më temë dhe hapim derën për njohjen. Kaq e thjeshtë është. Kujt nuk i kam borxh në këtë rast që i shërbej këtij besimi” – tha Haradinaj.

Haradinaj e konfirmon: Nesër udhëtoj për në Hagë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar në emisionin Pressing në T7 se të martën do të udhëtojë për në Hagë

“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’;u intervistuar.

Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.

“Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedant të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin. Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedant, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, ka thënë Haradinaj të hënnë në Pressing./GazetaExpress

“9 vite më parë Gjykata Ndërkombëtare i njohu Pavarësinë”- Meta: Kosova shtet i lirë e pavarur realitet i pakthyeshëm

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot njohjen e pavarësisë së Kosovës, nëntë vite më parë, nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Në facebook, Meta shkruan se Kosova shtet i lirë dhe i pavarur është një realitet i pakthyeshëm, ndërsa shton se ka kontribuar për më shumë paqe e stabilitet në rajon.

 

Postimi i plotë:

Nëntë vite më parë, pretendimit serb mbi paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha fundin e merituar, duke njohur aktin e shpalljes së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Ky vendim historik ishte njëkohësisht njohje dhe vlerësim ndaj sakrificave sublime të të gjithë atyre që nuk iu nënshtruan spastrimit etnik dhe nuk bënë asnjë kompromis me të drejtën e patjetërsueshme të qytetarëve të Kosovës, për të jetuar të lirë dhe në paqe si të gjithë evropianet e tjerë.

Ishte kënaqësi për mua ta përjetoja këtë moment historik si Ministër i Jashtëm, asokohe i një qeverie që bëri më të mirën për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur është realitet i pakthyeshëm që ka kontribuar për më shumë paqe, siguri dhe stabilitet në rajonin tonë.

Në Prishtinë vihet gurthemeli i bustit të senatorit Bob Dole

Ambasadori Kosnett flet gjatë ceremonisë së vënies së gurthemelit për bustin e senatorit Dole.

Në shenjë respekti për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në shënimin e ditëlindjes së senatorit amerikan, Bob Dole, në Prishtinë është vënë gurthemeli për ndërtimin e bustit të tij. Në këtë shënim, kanë marrë pjesë ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj dhe drejtori ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka.

Për këtë nismë, institucionet e Kosovës kanë marrë edhe pëlqimin e senatorit Dole, u tha gjatë fjalimeve.

“Ishte viti 1990, kur u realizua vizita e parë e delegacionit të senatorëve të lartë amerikanë në Kosovë, e cila ishte një kthesë për ne”, tha Haradinaj, duke rikujtuar edhe takimin e senatorit Dole me liderin e atëhershëm politik të shqiptarëve të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Kurse ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett tha se ai dhe senatori Dole ndihen shumë të nderuar me iniciativën për ndërtimin e bustit për senatorin amerikan.

“Të gjithëve do të na bënte mirë të ndiqnim filozofinë e Bob Dole. Në politikë ka kundërshtarë- jo armiq”, tha ambasadori amerikan.

Ndërtimi i bustit të senatorit Bob Dole do të bëhet nga artisti i njohur Luan Mulliqi.

Projekti do të financohet nga Oda Amerikane në Prishtinë.

Ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit, Madeline Albright dhe tani Bob Dole, janë personalitetet të cilave u janë bërë apo bëhen shtatore, siç është rasti me Bob Dole, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.

Me një letër, Haradinaj i njofton krerët e institucioneve për dorëheqjen

Kryeministri i në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një letre i ka njoftuar krerët e institucioneve dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për vendimin e tij për dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e aplikueshme, kam ftuar që të ndërmerren hapat e nevojshëm për shpalljen e zgjedhjeve të përgjithshme nacionale, në mënyrë që e drejta për të zgjedhur t’i kthehet sovranit. Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re, do të vazhdoj kryerjen e detyrave kushtetuese si Kryeminister dhe Qeveri në dorëheqje”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Zyra për media e Kuvendit ka konfirmuar tashmë se Haradinaj e ka dorëzuar letrën e dorëheqjes.

“Letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare”, theksohet në njoftim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten nga pozita që ka pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

23 korrik 2010 – SHTYPI BOTËROR: FUNDI I BETEJËS PËR KOSOVËN

 

“Fundi i betejës për Kosovën” është titulli i së përditshmes britanike “The Guardian” kushtuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Autori i shkrimit pohon se vendimi i GJND-së nuk paraqet befasi dhe tash duhet parë se si do të reflektohet në jetën praktike politike dhe veçanërisht në pjesën veriore të Kosovës.

Verdikti më shumë kishte të bënte me real-politikën sesa me të drejtën ndërkombëtare, pohon “The Guardian“, për të shtuar se Serbia dhe mbështetësja e saj, Rusia, vështirë e kanë pritur këtë epilog.

Gazeta pohon se për Serbinë tash do të ishte më mirë nëse do të pranonte propozimin e Bashkimit Evropian për bisedime teknike, me qëllim të krijimit të një modus vivendi pragmatik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, dhe si shpërblim të kërkojë mbështetje drejt anëtarësimit në BE.

Serbia tash do të ballafaqohet me prospektin e njohjes së pavarësisë së Kosovës, anëtarësimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe humbjen e përhershme të këtij territori, pohon “The Guardian” dhe konkludon se, ashtu siç humbi betejën e Kosovës në vitin 1389, Serbia ka humbur edhe betejën moderne për Kosovën.

Gazeta amerikane “Christian Science Monitor” pohon se GJND-ja ka zgjidhur çështjen juridike të pavarësisë së Kosovës, por jo edhe aspektin politik.

Gazeta pyet nëse anëtari i ri i bashkësisë ndërkombëtare do të fitojë më shumë njohje, investime të jashtme ose hua nga institucionet ndërkombëtare?

Përgjigjja në këtë pyetje në rastin e Kosovës është PO, shkruan kjo gazetë, për të shtuar se Kosova, para dy vjetësh, kishte shpallur pavarësinë, pos tjerash, edhe si pasojë e politikës së pastrimit etnik, mizorive dhe shtypjes nga ana e Beogradit.

“Christian Science Monitor” në vazhdim pohon se për të pasur shtetësi të plotë, duhet siguruar njohje nga 100 vende dhe konkludon me këtë pohim: mbetet të bëhet politika e shtetëndërtimit dhe e të mësuarit të jetuarit me fqinjët, sepse shqiptarët dhe serbët do ta kishin shumë më mirë politikisht dhe ekonomikisht nëse gjejnë rrugë për të shëruar plagët e tyre.

Revista “Foreign Policy” sjell një artikull me titullin “Përse pavarësia e Kosovës është e mirë për Serbinë”.

Autori i shkrimit pohon se verdikti i GJND-së nuk ka pasur peshën që i mveshet, sepse efektivisht Kosova është e pavarur dhe asnjë vendim gjyqi nuk mund ta ndryshonte një gjë të tillë.

Për më shumë, me gjithë zemërimin, Serbia nuk ka orekse politike që fizikisht të sfidojë statusin e Kosovës.

Verdikti i GJND-së, pohon Foreign Policy, kishte më shumë të bënte me çështjen e njohjeve të Kosovës dhe shton se vendimi i djeshëm do të ndikojë te shumë vende që të vendosin marrëdhënie me Kosovën, për të avancuar raportet diplomatike, tregtare dhe ekonomike me Prishtinën.

“Foreign Policy” në mbyllje shtron pyetjen nëse verdikti i GJND-së do të ketë efekte te lëvizjet separatiste në botë, dhe përgjigjet duke konstatur se kjo është një frikë e ekzagjeruar nga ana e Serbisë dhe Rusisë.

Sepse, siç konstaton gazeta, prania e Hashim Thaçit në Uashington, dëshmon se pa miq të fuqishëm dhe mbështeje të superfuqisë botërore, kryengritësit kudo në botë do të kenë më pak fat se Kosova, pavarësisht se çfarë thonë gjykatësit e Hagës.

RTK: Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 8 shtator, mësohet nga burime brenda Presidencës së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve të RTK-së, presidenti Thaçi ka vendosur që në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme e të cilat do të mbahen më 8 shtator.

Sipas interpretimeve ligjore, zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Por kjo vlen për datën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këtë herë nuk kemi të bëjmë me konstituimin të ri të Kuvendit, prandaj nuk është e qartë nëse këto afate vlejnë edhe për këto rrethana.

Intervista – Haradinaj: Zgjedhjet të mbahen brenda dy muajve

Arton Konushevci

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se duhet të respektohen afatet kohore për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Sipas Haradinajt, nuk ka arsye që mbajtja e zgjedhjeve të vonohet. Në këtë intervistë, Haradinaj po ashtu tregon arsyet që e çuan atë që të heqë dorë nga posti i shefit të ekzekutivit.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Haradinaj, ju dhatë dorëheqje nga posti i kryeministrit sapo u njoftuat nga Dhomat e Posaçme se jeni ftuar për intervistë si i dyshuar për krime lufte. Aktualisht ju jeni i ftuar për intervistë, por nuk keni një aktakuzë apo jo?

Ramush Haradinaj: Jo, jo, nuk ka aktakuzë.

Radio Evropa e Lirë: Para Gjykatës Speciale pritet të dalin këtë javë edhe ish-komandantë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. A keni informata, a do të jenë këta të intervistuarit e fundit apo pritet që edhe ish-ushtarë, ish-udhëheqës të tjerë të UÇK-së të paraqiten?

Ramush Haradinaj: E di prej njoftimeve të mëhershme që ka pasur disa të ftuar. Nuk di a do të vazhdojë apo sa do të jenë. Unë kam marrë ftesë, i përgjigjem, pra kryej obligimet e mija ligjore që më takojnë, por ka qenë për mua e papranueshme që kryetarin e Qeverisë, në këtë rast shefin e ekzekutivit dhe sovranitetit – sepse unë jam shef i ministrit të Mbrojtjes, i ministrit të Rendit, i Drejtësisë – nuk kam mundur ta çoj shtetin para hetuesve. Për këtë arsye edhe kam dhënë dorëheqje, pra që ta ruaj nderin e shtetit dhe të kryetarit të Qeverisë. Ne jemi shtet i ri, por po krijojmë, ta quaj, doktrinën e shtetit tonë dhe nuk kam dashur që Kosovës t’i shkruhet në një moment të caktuar. Pastaj, ka të bëjë edhe me nderin tim personal, nderin e luftëtarit shqiptar. Unë e kam dëshmuar pafajësinë dy herë edhe për këtë arsye e kam marrë këtë vendim.

Radio Evropa e Lirë: Kështu siç keni vepruar ju nuk kanë vepruar edhe zyrtarë të tjerë, që kanë pasur poste dhe në rast se do të ketë ftesa të tilla për zyrtarë, ish-ushtarë ose ish-komandantë të UÇK-së, a do të duhet të vepronin kështu?

Ramush Haradinaj: Tani, dallojnë besoj situatat. Unë jam kryetar i Qeverisë në detyrë. Pra kjo është një përgjegjësi, në shtet është veç një kryetar Qeverie. Edhe do të ishte për mua shumë e pandershme që të ja bëj këtë Kosovës, që ta çoj një pjesë të sovranitetit, një pjesë të asaj që është nocion i shtetit, që ta nxjerr para hetuesve. Pra, ju e shihni sot, nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i dha të drejtë Kosovës për shpalljen e pavarësisë edhe ju kujtohet që unë dy ditë përpara të këtij vendimi, unë kam qenë i rithirrur. Po bëhet një luftë për argumentet për shtet dhe në këto argumentet për shtet e kam kujdesin e madh sepse e dimë sa ka kushtuar shteti edhe sa vështirë ka qenë që të arrihet deri këtu. Nuk dëshirojmë në asnjë mënyrë që ta lëndojmë Kosovën. Kosova është euro-atlantike si shoqëri, është demokraci, është multi-etnike, është e paprekshme në vlerat e saj multi-etnike, në territor, në kufij. Pra, e ruajmë Kosovën dhe është interesi ynë..

Radio Evropa e Lirë: Pra, a do të duhej të vepronin kështu edhe të tjerët?

Ramush Haradinaj: Po, mendoj se pa dashur që të vendos një standard për secilin, por unë mendoj se kjo është mënyra sesi kam vepruar unë, përkundër faktit se nuk është e lehtë. E di se ka implikime të shumta si për mua, si për të gjithë ata që kanë pasur dëshirë që t’i prijë punës. Prapëseprapë mendoj se kjo është mënyra më e drejtë që ta ruajmë Kosovën, nderin e Kosovës, nderin e shtetit, nderin e institucioneve, por edhe nderin e luftëtarit shqiptarë.

Radio Evropa e Lirë: Ndërkohë që qeveria është në dorëheqje, cilat veprime duhet të ndërmerren në Prishtinë që vendi të shkojë në zgjedhje apo të ketë ndonjë përpjekje për formimin e qeverisë së re?

Ramush Haradinaj: E para – që është shumë me rëndësi – si qeveri në dorëheqje, nuk duhet të lejojmë vakuum, nuk duhet të lejojmë çfarëdo parregullsie, qoftë të qeverisjes, qoftë ligjore, ose jostabilitet. Për fat të mirë, gjendja është stabël në Kosovë, pra është funksionale dhe jeta vazhdon. Jemi në demokraci. Kushtetua jonë ka paraparë veprimet e nevojshme në këto raste. Unë tash po i finalizoj letrat formale për presidentin dhe për kryeparlamentarin. Pastaj, Parlamenti mund të vetëshpërbëhet në një datë të caktuar ose presidenti mund të propozojë shpërbërjen e Parlamentit dhe shkuarjen në zgjedhje. Arsyeja përse unë kam kërkuar të shkohet në zgjedhje është se besimin e kam kërkuar nga populli kur e kam marrë mandatin për kryetar të Qeverisë. Kam menduar se mandati më i sigurt në këto raste është nëse ia kthen sovranit, popullit. Mendoj qe zgjidhje e drejtë është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë rast, në bazë të afateve kohore kushtetuese e ligjore. I ftoj qytetarët e vendit që të marrin pjesë në proces zgjedhor dhe ta respektojnë atë vendim që e jep sovrani.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se do të kalojë një kohë e gjatë derisa të vendoset për një datë të zgjedhjeve?

Ramush Haradinaj: Nuk besoj se ka arsye të vonohet shumë. Është me rëndësi, jo sepse ka vakuum qeverisës, por që t’i jepet sovranit mundësia për të vendosur sa më shpejt. Nuk bën që t’i vonohet popullit e drejta për të vendosur për më tutje. Do të ishte me rëndësi që në afatet kohore – diku rreth dy muaj – të ndodhin zgjedhjet. Kështu janë ato dinamikat prej këtu e tutje. Shpresoj të rrjedhin kështu. Kohë merr edhe konstituimi i Parlamentit pastaj, edhe formimi i qeverisë së ardhshme. Është me rëndësi që të gjitha këto të ndodhin në afate të duhura kohore.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët që po i bëni gati letrat për të njoftuar presidentin, kryetarin e Kuvendit e ndoshta dhe partnerë të tjerë të koalicionit të deritashëm. Kur saktësisht do t’i njoftoni?

Ramush Haradinaj: Jemi në hartim të letrave. Me protokoll, letrat zyrtare mund të shkojnë sot, mund të shkojnë nesër në mëngjes. Jemi në hartim të tyre. Jemi duke shqyrtuar bazën kushtetuese për këtë dorëheqje, sepse është dorëheqje pa mocion, është dorëheqje e qeverisë. Jemi duke shqyrtuar që ta shpjegojmë.

Radio Evropa e Lirë: Si i keni parë reagimet e partive politike pas dorëheqjes tuaj?

Ramush Haradinaj: Po, t’ju them të drejtën, secili nga pikëpamja e vet janë shprehur. Disa kanë qenë korrekt, disa nuk kanë mund të përmbahen, nuk i kanë kuptuar edhe krejt kontekstet e kësaj dorëheqjeje. Do të thotë, unë kam deklaruar se do t’i kryej pjesën ligjore pa asnjë hezitim dhe do ta kryej me respekt e nder si më takon. Por po ashtu sa i përket bindjeve politike kam deklaruar se është e papërballueshme për Kosovën, pra nuk mundet Kosova dhe nuk e përballon dot edhe po të donte një çmim për njohje që është ndarja e Kosovës ose hapja e kufijve të Kosovës. Kam deklaruar po ashtu që një “Dodik Republikë” ose një republikë me ndikim të Rusisë është e papërballueshme për Kosovën dhe nuk është specifika e tillë. Njëkohësisht kam thënë që taksa nuk bën të hiqet deri në njohje.

Në këto qëndrime unë pres një përkrahje, një unitet pa marrë parasysh që ne garojmë kundër njëri-tjetrit për pushtet. Këto nuk janë qëndrime të pushtetit, janë qëndrime të interesave nacionale. Ne dikur me ata që janë sot në opozitë kemi qenë në opozitë, ta zëmë kundër “Zajednicës” (Asociacioni/Bashkësia e Komunave Serbe). Në fakt unë e kam mbajtur një qëndrim parimor, të popullit dhe jo të pushtetit në këtë rast, pra veç të koalicionit qeverisës apo pushtetit edhe shpresoj që ashtu siç ishim bashkë për Trepçën e për Ushtrinë, se në këto dy raste kemi treguar unitet të plotë, pra për Trepçën dhe ushtrinë, të jemi bashkë edhe te mosndarja e Kosovës, të mos lejojmë një “Dodik Republikë“ në Kosovë dhe të mos e japim tregun pa njohje.

Pra, të mos e japim (heqim) taksën pa njohje. Këto janë qëndrimet për të cilat unë pres respekt dhe nuk ka lidhje çka mendojnë për mua, por këto janë qëndrime që pres respekt për interesa të tyre, jo për të mijat ose për interesa të partive të tyre. Në këto qëndrime, pra i ftoj të gjithë që të bashkëpunojmë, pa marrë parasysh se çka kanë thënë atë ditë apo do të thonë një ditë tjetër.

Radio Evropa e Lirë: Por nuk të kanë bërë përshtypje ato reagimet pas dorëheqjes?

Ramush Haradinaj: Shiko, nuk e kam luksin që të hapi këso debatesh, do të thotë secili e ka për vete. Populli e thotë gjithkush mënyrën e vet dhe arsyet e veta, por është shumë me rëndësi ta ruajmë vendin, interesin e vendit, interesin nacional sepse llogaritë ndërmjet veti do t’i lajmë gjithë jetën. Demokracia vazhdon, edhe pas këtyre zgjedhjeve do të ketë prapë zgjedhje. Do të vërtetohet se kush e ka interesin e vendit e të popullit përpara e kush e ka të vetin, e të partisë. Mendoj që mbrojtja e Kosovës nga ndarja, mbrojtja e Kosovës nga një “Dodik Republikë” edhe mospranimi i një çmimi për njohje, i një marrëveshje që na lë neve jofunksional është interes i të gjithë neve, edhe i LDK-së, i Vetëvendosjes, i PSD-së e edhe i neve që jemi në pushtet. Ajo që unë po bëj është që konkretisht po ndërtoj një kauzë, po ua jap një kauzë të gjithëve përmes së cilës të gjithë jemi pastaj të qëndrueshëm, si popull e si shtet.

Radio Evropa e Lirë: Në këso rrethana kur Kosova ka një Qeveri në dorëheqje, a prisni që në ndonjë formë të vazhdojë dialogu me Beogradin?

Ramush Haradinaj: Nuk kemi, do të thotë qëndrim kundër dialogut në çfarëdo etape, në çfarëdo kohe. Kosova edhe kështu i kryen funksionet e veta, mirëpo dialogu është pa kushte edhe jo dialog për ndarje, për “Dodik Republikë”. Pra, një dialog për njohje reciproke në kufijtë ekzistues, për të respektim të ndërsjella, kuptohet edhe për tregun se tregu i kthehet Serbisë, pra hiqet taksa në rast të njohjes.

Radio Evropa e Lirë: Në fakt një nga vendimet me të përfolura të Qeverisë suaj ishte taksa ndaj importeve nga Serbia. A do të mbroni këtë vendim edhe më tutje?

Ramush Haradinaj: Po, duket se nuk kam kah të shkoj. Jam i vetëdijshëm për implikimet që ka pasur ky vendim nga dita e parë e kam parë se në çfarë dimensionesh do të ndodhin këto implikime, mirëpo, nuk kam zgjidhje tjetër, se ndryshe alternativa është në ndërrim për njohje ose me dhënë territor ose një “Dodik Republikë” në Kosovë. Janë të papërballueshme për Kosovën. Tregu për njohje e jo ndarja e “Dodik Republika” është oferta ime. Mendoj se do t’i rri besnik kësaj në cilëndo rrethanë, në cilëndo situatë, në çfarëdo pasojash që mund dikush të mendojë se na zmbrapsin… janë gabim se bëhet fjalë për një popull, për një shtet.

Radio Evropa e Lirë: E përmendët se për pak kohë do ta njoftoni kryetarin e Kuvendit dhe presidenti zyrtarisht për dorëheqjen. A do t’i njoftoni vetëm me letër apo do të ketë edhe takime?

Ramush Haradinaj: Tani po shkruaj letër, ta shoh si do të veproj. Por unë kam informuar Qeverinë, kam respektuar bazën ligjore se unë jam kryetar i Qeverisë. Në takim të Qeverisë, në takim zyrtar në rend të ditës e kam pas ketë informatën të fundit. Aty kanë informuar të gjithë partnerët qeverisës, me ata që punoj, pastaj kam shkuar menjëherë në partinë që udhëheq se edhe partitë janë kategori kushtetuese ligjore, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. I kam kontaktuar pastaj një e nga një disa kolegë politikë. Kjo pjesa zyrtare e shkresave është vetëm tani që të fillojë koha, pra nuk kthehet pas asgjë, vendimi është marrë. Pra, vetëm të fillojë koha formalisht e afateve, e proceduarave të tjera, pra të fillojë presidenti afatet e veta.

Radio Evropa e Lirë: Pra, nuk përjashtohet edhe një takim?

Ramush Haradinaj: Nuk e di, nuk e di për besë.

Radio Evropa e Lirë: Qeveri ka të nisur disa projektet të ndryshme. Çka po të ndodhë me to, do të mbeten në gjysmë?

Ramush Haradinaj: Nuk ka arsye, do të thotë deri sa nuk është i shpërndarë Parlamenti, ne ushtrojmë funksionet tona. Nëse shpërndahet Parlamenti, atëherë nuk prodhojmë më për agjendë legjislative. Duhet pritur deri në konstituimin e Parlamentit të ri dhe të mos dërgohen në Parlament ligje, akte ose propozime, ndërsa puna e Qeverisë vazhdon si çdo qeveri deri në marrjen e formimin e Qeverisë së re, pra është praktikë te ne edhe në rastet e mëhershme edhe tash është e njëjta logjikë.

Dita e fundit si kryeministër, ​Haradinaj sot dorëzon dorëheqjen tek Thaçi

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj sot pritet të dorëzojë edhe formalisht dorëheqjen tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Haradinaj njoftoi për dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë të premten, ndërsa më pas njoftoi se letrën për heqjen dorë nga posti i të parit të qeverisë do ta dorëzojë të hënën.

Dorëheqja erdhi pas një ftese nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale, në të cilën kreu i AAK-së tha se do të paraqitet si qytetar i thjeshtë e jo si kryeministër sepse do të ishte e rëndë për vendin.

Ndryshe, pas dorëheqjes së Haradinajt pati reagime të shumta, ndërsa partitë politike tashmë kanë sytë nga presidenti për datën e re të zgjedhjeve.

Haradinaj po ashtu në vitin 2004, pati dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit me të marrë ftesën nga Gjykata e Hagës.

Tensionohet situata te Unaza e Re, FNSH rrethon zonën (FOTOT)

Tensionohet situata te Unaza e Re, atje ku banorët protestojnë prej muajsh në mbrojtje të banesave të tyre.

Mësohet se banorët kanë ndezur zjarr e kanë grumbulluar gurë për shkak të prezencës së shtuar të policisë.

Sipas ish-deputetit të PD-së, Klevis Balliu në vendngjarje ndodhen edhe FNSH-të.

Po ashtu raportohet se në mbështetje të banorëve përveç Balliut janë edhe dy ish deputetët e LSI-së, Petrit Vasili e Endrit Braimllari.

STATUSI I KLEVIS BALLIUT
Siç e kam paralajmëruar Edi Rama kërkon viktima dhe sot ka sjellë FNSH dhe gjithë Policinë e Shtetit për të ndaluar heronjtë e Unazës së Re që të protestojnë, siç ja lejon Kushtetuta duke provokuar dhunën dhe bërë arrestime të paligjshme tek Unaza.
Gjithçka ndodh sot është faji i Edvin Kristaq Ramës.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që ti bëjë thirrje qeverisë të tërhiqet për të parandaluar dhunën.
Unaza momentalisht është në shtet rrethim për të provokuar dhunë.