VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Angjelin Dabërdaku/ Burgu i Spaçit ishte shkatërrues

By | December 17, 2018

Komentet

Gjithçka gati: Koreografia e Eno Peçit bën hapjen e „Opernball“ sonte në Vjenë Nga Arben Gjinaj

 

Koreografit të njohur shqiptar në Austri, Eno Peçit i është besuar për herë të dytë hapja e “Opernball”, evenimentit më të madh artistik që organizohet sonte në Vjenë

Opera shtetërore e Vjenës pritet të shndërrohet sonte në sallën më të bukur të vallëzimit në botë.

Nën moton “Mbretëresha e natës” sonte do të mbahet “Opernball”, evenimenti më i madh artistik i kryeqytetit austriak.

Mbi 5 mijë mysafirë VIP nga të gjitha fushat jetësore në Austri pritet të jenë të pranishëm.

Afro 2 milionë shikues llogaritet që do të ndjekin nga televizioni këtë mbrëmje gala.

Për shkak të pjesëmarrjes në një samit të BE-së do të mungojë kancelari Sebastian Kurz.

Në anën tjetër nuk do të mungojnë fytyra të njohura botërore që vijnë si mysafirë specialë.

Tashmë ka arritur në Vjenë aktorja e famshme italiane, Ornela Mutti e cila është e ftuar si përcjellëse në këtë mbrëmje e biznesmenit të njohur në Austri, Richard Lugner.

Por, sapo mysafirët do të zënë vendin e tyre, të gjithë sytë do të jenë të drejtuar në hapjen e kësaj mbrëmjeje artistike.

E kjo i është besuar koreografit shqiptar në Austri, Eno Peçit.

„Eno Peçi është balerin i Baletit shtetëror të Vjenës që prej 20 vitesh dhe solist që nga viti 2009.

Koreografi bën hapjen e „Opernball“ për herë të dytë pas vitit 2018. Një zgjedhje e mirë kjo, pasi Peçi është një koreograf i shquar, i cili përveç në Vjenë, ka krijuar balet edhe në Moskë dhe në qytetin e tij të lindjes, në Tiranë“, shkruajnë mediat austriake.

Eno ka zgjedhur vet që të përformojë sonte me valsin “Abendblätter” të Zhak Offenbach: “Sigurisht që unë e njoh valsin e Straussit, „Morgenblätter”, por për mbrëmjen e sotme mendoj se “Abendblätter” përshtatet më mirë“, ka thënë ai.

Të dyja këto valse janë performuar në ballon Concordia në vitin 1864 në Vjenë. Muzika është shumë elegante, e gjallë dhe do të jetë e re për shumë njerëz!

Sonte në oren 22 hapja e Opernballit do të transmetohet direkt ne kanalin ORF 2 te  Austrisë.

Eno Peçit yll i Operas të Vjenës dhe tani edhe koreograf i urojmë suksese!

Në fakt Eno Peçit nuk i janë ndarë kurrë sukseset!

(Video nga provat)

LIVE – Puçi i Shtetit, Meta: Qendra e Botimeve Zyrtare refuzoi të më informonte

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta doli në konferencë për shtyp në orën 17:00 të pasdites, duke denoncuar, sipas tij, me prova tentativën për “puçin e shtetit”.

Presidenti u shpreh se u kemi informuar me qetësi dhe drejtësi për tentativën e “puçit të shtetit”.

Presidenti Meta deklaroi se Rilindja po sillet në mënyrë mafioze duke shkelur Kushtetutën dhe çdo ligj për institucionet.

“Të gjithë të kuptojnë super perlën e Rilindjes. Se si një organizatë që ka shembur çdo ndarje pushtetesh rrëmben në mënyrë antikushtetuese dhe mafioze, përmes falsifikime dhe manipulimeve anëtarë të gjykatës kushtetuese, për të mos pasur më Gjykatë Kushtetuese, por policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, tha Meta.

Ai denoncoi me prova se si Qendra e Botimeve Zyrtare kishte refuzuar të informonte kreun e shtetit, që sipas Presidentit Meta, ishte shkelur Kushtetuta.

“U kemi treguar të gjithë juve, me qetësi dhe me drejtësi, hap pas hapi se si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja, që u detyruan të na i sjellin vetëm dje, pas insistimit për të mos na i sjellë, vetëm pasi ne denoncuam këtu Qendrën e Botimeve Zyrtare që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin për një akt jashtëzakonisht të rëndësishëm, që do t`i dorëzohet dhe Komisionit të Venecias, që ata e kërkuan dhe nuk e gjetën dot. Nuk do mbaj fjalime, por do i referohemi fakteve. Po ftoj zotin Dervishi, ai ka qenë përfaqësuesi i Presidentit në çdo mbledhje të Komitetit të Emërimeve në Drejtësi”, tha Meta.

Pas deklaratës së kreut të shtetit, Këshilltari Ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj ka shpjeguar gjithë procedurat anti ligjore që ka ndjekur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe institucionet e rilindjes për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta bëri thirrje që në datën 2 mars të gjithë qytetarët të grumbullohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të firmosur dekretin e parë të çmontimit të grushtit të shtetit.

Gjirokastër: U nderuan ish-të burgosurit politikë të burgut të Kalasë (video)

Raimond Kola

Në Gjirokastër u zhvillua dje një ceremoni në nderim të qindra të burgosurve politikë që humbën jetën dhe vuajtën dënimet më të ashpra në burgun e kalasë së këtij qyteti. Krahas një akademie kujtimore në hyrje të Kalasë u vendos një pllakatë nderimi që do të shërbejë edhe për t`i njohur vizitorët me këtë pjesë të historisë.

Burgu politik në Gjirokastër funksionoi nga viti 1946 deri ne vitin 1953 dhe ishte cilësuar si një prej më të tmerrshmëve për shkak të kushteve të izolimit dhe trajtimit të të brugosurve. Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë, Institut i Studimeve të Krimeve të Komunizmit dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” po mbështesin përpjekjet për të sjellë në vemendje të opinionit shqiptar krimet e pandricuara gjatë regjimit komunist.

Në një akademi kujtimore të mbajtur në mjediset e Kalasë, kryetari i Shoqatës së të përndjekurve Nebil Çika tha se viktimat në këtë burg ishin te shumta dhe dyshohet se ne rrethinat e kalasë ndodhet edhe një varrezë masive.

Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi mori pjesë në ceremoni dhe tha se historia duhet respektuar. Ish deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se nderimi për viktimat e komunizmit në Shqipëri ishte një përgjegjësi e madhe e shoqërisë shqiptare.

Ndersa Drejtori i Institutit të Studimeve të krimeve të komunizmit Çelo Hoxha tha se aktivitete të tilla janë mjaft të rëndësishme për t`u lënë brezave atë pjesë te historisw që nuk është ndri çuar.

Sipas të dhënave historike burgu i Kalasë së Gjirokastrës gjatë regjimit komunist pasonte atë të ndërtuar po në kala nga mbreti Zog. Burgu kishte një kapacitet prej 350 vetësh por me mbipopullim herë pas here deri në 750 persona dhe me kushte mjaft të vështira izolimi ku të burgosurit humbnin jetën nga sëmundjet, i ftohti dhe lagështira.

Në këtë burg vuajti dënimin Arshi Pipa, dramaturgu Ethem Haxhiademi dhe mjaft personalitete që u burgosën gjatë regjimit komunist.

VIDEO – “O lekët ose do ketë viktima”, naftëtarët e Ballshit në ditën III të grevës refuzojnë ujin dhe ndihmën mjekësore

FIER

Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e tretë të grevës së urisë dhe ndërkohë kanë nisur komplikacionet e para shëndetësore.

Gazetari Ervis Kuçi ka qenë sot pranë tyre për të parë gjendjen nga afër. Në një prononcim për “BalkanWeb”, naftëtarët janë shprehur se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre duke kërkuar pagat e prapambetura dhe fillimin e punës.

“O lekët, ose do të ketë viktima. Askush nuk ka ardhur të na pyesë se çfarë ka ndodhur. Na ka ardhur vetëm një përfaqësues nga Avokati i Popullit”, thanë ata.

Ndërkohë naftëtarët kanë refuzuar ushqimin dhe ujin e pijshëm por edhe ndihmën shëndetësore. Një prej tyre që ka pasur probleme më të rënda është zëvendësuar me një tjetër naftëtar.

“Komplikacionet kanë filluar. Ne kemi marrë një vendim që dhe ujin e pijshëm ta eliminojmë dhe ndihmën shëndetësore. Kauza jonë dihet. Ne kërkojmë pagat e prapambetura dhe rikthimin në punë. I bëjmë thirrje kryeministrit dhe ekspertëve që të na gjejnë zgjidhje”, thanë naftëtarët.

 

VIDEO – Fjalimi i Ibrahim Rugovës në Parlamentin Evropian që i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, përkujtohet në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe në data të rëndësishme për vendin.

Presidenti historik, pa reshtur luftoi për bërjen shtet të Kosovës, e këtë e bënte me vizionin e tij largpamës, duke kërkuar gjithnjë paqe para miqve ndërkombëtarë.

Ndër të tjera Rugova flet për Pavarësinë e Kosovës, ku thotë:

Unë do të doja të theksoj që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia, kuptohet me të gjitha garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë.

Pavarësia e Kosovës do të lejojë kthimin e paqes dhe stabilitetit ne këtë pjesë të Evropës, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë e madje edhe Serbinë.

Në vazhdim mund ta ndiqni fjalimin e ish-presidentit, i cili i ngriti në këmbë deputetët e Parlamentit Evropian.

Kurti me videomesazh uron pavarësinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar me anë të një video mesazhi 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kurti ka deklaruar se Kosova sot është një hap prapa popullit të vet.

“Shpresa e popullit është detyra jonë. Ne të gjithë kemi mospajtimet dhe dallimet, por, si qeveri është koha që të marrim vendime”, thotë Kurti, teksa shprehet se do të ketë një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve.

“Potenciali ishte shumë më para se kapaciteti i qeverive të deritanishme, tani do të kemi një qeveri që do t’i realizojë kërkesat e qytetarëve tanë, të rinjtë tanë tregojnë më shumë sukses jashtë se sa këtu. Kjo sigurisht se është e dhimbshme, por, është edhe shpresë dhënëse”, ka thënë Kurti, teksa ka uruar qytetarët për pavarësi.

Ai ka thënë se së bashku duhet që të punohet për zhvillim ekonomik, rend dhe ligj, arsim dhe shëndetësi, politika sociale, politikë të jashtme, integrim evropian, infrastrukturë dhe energji, kulturë dhe sport.

Zëri i Amerikës: Kosova shënon përvjetorin e pavarësisë (video)

Kosova po shënon 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, në një periudhë të trysnisë së ripërtërirë ndërkombëtare për një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe më nje skenë politike ndryshe nga 12 vjetet e shkuara.

Udhëheqës të institucioneve ngritën flamurin shtetëror, vunë kurora tek shtatoret e ish udhëheqësve politikë e ushtarakë të vendit dhe nderuan të rënët e të zhdukurit gjatë luftës së fundit.

Forca e Sigurisë së Kosovës parakaloi në qendrën e Prishtinës të stolisur me flamujt e Kosovës dhe aleatëve të saj.

Parlamenti i Kosovës u mblodh në seancë solemne për të shënuar këtë përvjetor, në të cilën kryetarja e parlamentit, Vjosa Osmani, theksoi mirënjohjen ndaj aleatëve të vendit.

“Këtë rrugëtim e bëmë bashkë me shumë miq, të cilëve do t’u jemi përjetëissht mirënjohës. Ata jo vetëm u rreshtuan krahas popullit të Kosovës në synimin për liri e pavarësi por qëndruan krah nesh edhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës që nga dita e parë e çlirimit. Ne sot i lusim ata që të qëndrojnë krah nesh dhe në synimet tona të përbashkëta edhe tash e tutje. I lusim që të qëndrojnë krah nesh në jetësimin e vullnetit të qytetarëve tanë për integrim të shpejt në struktura euro-atlantike, për zhvillim ekonomik dhe prosperim të përgjithshëm të vendit. U jemi mirënjohës vendeve dhe popujve evropianë me të cilët ne i ndajmë të njëjta hapësira gjeografike por po ashtu të njëjta vlera. Në veçanti u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit të lirë amerikan me të cilët ne ruajmë miqësi të hershme e të përhershme”.

Ajo tha se pavarësia e Kosovës e ka vulosur edhe fatin edhe lirinë e popujve në Ballkan dhe ishte hapi vendimtar në konsolidimin e marrëdhënieve mes popujve në Evropën Juglindore të cilët duan të jetojnë të lirë e të pavarur dhe në paqe me njëri tjetrin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në një fjalim para Forcës së Sigurisë së Kosovës se vendi duhet të jetë i bashkuar në politikën e jashtme.

“Dallimet e brendshme duhet të mbeten brenda. Ne duhet ta forcojmë vendin edhe nga brenda edhe nga jashtë, prandaj investimet në ushtri janë të nevojshme. Përderisa forcojmë ushtrinë do të forcojmë edhe ekonominë. Pasuria nuk duhet të pasurojë politikanët po popullin”, tha mes tjerash ai.

Përvjetori i po përshkohet me thirrjet për të hequr tarifat e vendosura nga qeveria ndaj mallrave serbe, që t’i hapet rrugë procesit të bisedimeve për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Diplomacia amerikane njëkohësisht i ka bërë thirrje Serbisë që të heq dorë nga përpjekjet për të tërhequr njohjet për Kosovën. Shtetet e Bashkuara kanë ritheksuar edhe në urimet me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës se një marrëveshje me Serbinë duhet ta ketë në thelb, njohjen e ndërsjellë.

Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s i dha fund luftës gati dyvjeçare që la pas vetes mbi dhjetë mijë të vrarë dhe mijëra të zhdukur.

Pavarësia e saj është njohur nga më shumë se 100 vende të botës, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Procesi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja palëve mbetet i pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për të vazhduar bisedimet pa heqjen e tarifave nga qeveria e Kosovës të vendosura në nëntor të vitit 2018.

Por edhe përvjetori i 12-të i pavarësisë e gjen Kosovën të fundit në rajon në proceset integruese dhe qytetarët e saj janë të vetmit në Evropën Juglindore që nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shëngen.

Kosovë: U shënua 50 vjetori i Universitetit të Prishtinës

Në Kosovë Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënoi 50 vjetorin e themelimit. Përfaqësues të këtij universiteti dhe të botës akademike e vlerësuan lart rolin që Universiteti i Prishtinës ka luajtur për këtë gjysmë shekulli të veprimtarisë.

75 vjetori i Kryengritjes Antikomuniste të Kelmendit (video)

Të shtunën, u përkujtua 75 vjetori i Kryengritjes Antikomuniste të Kelmendit, të udhëhequr nga prijësi popullor Prek Cali. Përfaqësues të Unionit Mbarkombëtar për Integrimin e ish të Burgosurve politikë u shprehën gjatë ceremonisë se politika shqiptare ende nuk i ka dënuar krimet e komunizmit.

VIDEO – “Ndryshimi i kufijve nuk është kurrë zgjidhje”! Meta: Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mbajti një fjalë përshëndetëse në ceremoninë e organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Kreu i Shtetit Shqiptar tha se në Ballkan çdo popull e çdo komb është shumicë në një shtet dhe pakicë në një shtet tjetër, por sipas tij, zgjidhja nuk është kurrë ndryshimi i kufijve, por vetëm respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice. Sipas tij, nuk ka popull të keq e të mirë, por ka politikë të mençur dhe politikë vrastare.

“Nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur, vizionare, dhe politikë vrastare e shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet e të gjithë popujt. Në Ballkan, çdo popull e çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër dhe zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve, por respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice në çdo vend.

Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve. Kjo do bënte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në gjithë rajonin tonë”, tha Meta.

(Video) Alketa Vejsiu e ka idhull Edi Ramën! Ndërsa Edi Ramës ia ka qejfi ta emërojë Alketa Vejsiun presidente në vend të Ilir Metës! Nga Elida Buçpapaj

Voal.ch – Në botën shqiptare ndodhin mrekulli të pista

mafiozi bëhet deputet dhe ministër,

gjithçka shitet e blihet pasi sistemi është i kapur në çdo qelizë, sikur e kapur fort është edhe bota e medias.

Lexuesit po i sjell dy momente.

Momenti i parë:

Në majin e vitit 2013 në prag të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, Konventa zgjedhore e Partisë Socialiste pati një surprizë shumë të këndshme që u mediatizua gjerësisht.

Në ditën e dytë të zhvillimeve një superpersonazh nga bota e spektaklit u bë pjesë e saj.

Ky personazh ishte Alketa Vejsiu.

Atëhere titujt e toplajmeve të TV-ve dhe gazetave u mbushën me kryefjalën që prezantuesja i drejtoi jo vetëm sallës me militantë të PS por nga ekrani gjithë shqiptarëve:

“Edi Rama është idhulli im, votojen për kryeministër!”, tha ajo!

Dhe, kur vendos Alketa Vejsiu diçka, ajo ia arrin!

Më poshtë po sjell disa thekse nga ato që tha Alketa asaj dite, me tonet e saj pompoze, por gjithmonë bosh:

“Nuk jam socialiste, por një gjë është e sigurt se do të votoj për Shqipërinë e Edi Ramës, jam e bindur që në Shqipërinë e rilindur, të majtë e të djathtë do kenë mundësi të gdhihen e të ngrysen të lirë, pa patur frikë se do jenë me Edin apo kundër tij. Shpresoj që ai të jetë kryeministri ynë i ri”, tha Vejsiu.

“Është idhulli i adoleshencës sime, i vetmi politikan që qetësisht mund t’i besoj votën time.

Kam qenë 14 vjeç kur e kam takuar për herë të parë këtë personazh.

Mund t’ju them se është i vetmi ministër Kulture që mund të mbaj mend”, tha Vejsiu.”

Alketa besonte tek Edi Rama pasi, sipas syve të saj, “Edi Rama e transformoi Tiranën në një kryeqytet që mban era Europë. Ai është njeriu që rilindi Tiranën dhe i riktheu Shqipërisë kryeqytetin e humbur mes plehrash. Unë besoj që ai nuk e kërkon votën time për pushtet, por për të ndjekur ëndrrën, për ta shndërruar Shqipërinë në vendin që meritojmë”.

Këto ishin brilantet që nxori nga goja Alketa Vejsiu, të cilat u përkthyen menjëherë në anglisht për t’i treguar Ambasadorëve në Tiranë se si e vlerëson Edi Ramën një personazh si ajo!

————-

Nuk ka nevojë të jesh analist për të kuptuar se ka një empati mes ish ministrit të kulturës, ish kryetarit të bashkisë të Tiranës, kryetarit të PS dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Alketa Vejsiut.

Nuk ka asgjë të re këtu. Sepse të gjithë shqiptarët e dinë se, që të jesh pjesë e botës mediatike në Shqipëri, padyshim duhet të kesh lidhje të forta empatike me kryepolitikën.

Alketa Vejsiu vetëm i thellon këto lidhje. Për shembull kryetarit aktual të bashkisë të Tiranës, ajo i organizoi dasmën me aq shumë klas dhe lluks!

Po askush nuk e pyeti, a kish konflikt interesi, sa i kushtoi dasma Erion Velisë apo nëse Alketa Vejsiu ia bëri gratis për hir të shoqërisë të vjetër me ish kryetarin e bashkisë, pasi si Edi Rama, si Erion Veliaj i takojnë të njëjtës parti, PS.

——

Momenti i dytë:

E shihni foton e mësipërme ?

Është shkëputur nga një kërcënim romantik asaj kohe midis kryetarit të partisë PS dhe drejtueses të programit “Dancing With The Stars”.

Në vitin 2012, kur Edi Rama ishte kryetar i PS,  ai mori një ftesë nga stafi i “Dancing With The Idol”- Sorry, ishte lapsus. “Dancing with the Stars”

Edi Rama e mirëpriti ftesën, atij i pëlqen që të jetë gjithkund kryepersonazh, në politikë, biznes, media, kinematografi, show.

Edhe Alketa Vejsiu po ashtu, ajo është drejtuese, producente, kërcimtare, modele, këngëtare, bisneswoman, grua biznesimeni ndërtimi, botuese, regjisore! Sorry, prapë lapsus, regjisore deri tani nuk është!

Dikush tani Alketa Vejsiut  ia ka shtënë në vesh që të bëhet edhe presidente.

Kujdes, se e ka me vete atë stilolapsin që firmos ëndërrat e saj!

Edi Ramës, nga ana e tij, do t’ia kishte shumë qejfi që të shkarkonte Ilir Metën dhe, në vend të tij, të emëronte Alketa Vejsiun!

Sidomos pas suksesit në Sanremo!

Rroftë empatia! A nuk rimon edhe me Shqipëria!

Por le të kthehemi në 2012 tek spektakli “Dancing with the Stars”!

Për t’i dhënë sa më zjarr dhe shikueshmëri programit,

aq më tepër kur drejtuesja e programit e kishte deklaruar botërisht simpatinë e saj të hapur për strategun e PS, regjia apo skenari vendosi që Edi Rama të kërcejë me Alketa Vejsiun.

Kështu, Edi Rama dhe Alketa Vejsiu kërcejnë nën tingujt dhe zërin magjik të Adriano Calentanos “Dormi Amore” – “Fli Dashuri”.

Ishte një kërcënim shumë romantik, që po ia risjellim edhe lexuesit.

Ishte një kërcim i paparë që e la Arjan Canin, i pranishëm në event, me gojë hapur. Por jo vetëm atë.

Edi Rama gjatë karierës së tij, herë si i nipi i Spiro Kolekës, herë si i biri i Kristaq Ramës dhe më vonë me pushtetin e politikanit ka patur shumë “suksese” e histori edhe me femra nga bota e artit.

Ndërkohë që Alketa Vejsiu, nga ana e saj ka një martesë të lumtur me bashkëshortin, një biznesmen ndërtimi, Edi Rama ka patur dështime dhe disa martesa. Martesën më të fundit dhe aktuale e ka me Linda Ramën. Asaj kohe kur nisi romancën me Edin, Linda Rama i vuri brirë bashkëshortit të saj, sikur edhe Rama nga ana e tij i vuri brirë asaj kohe Rudina Magjistarit.

Punë private do të thotë dikush.

Për personat publikë nuk njihet ky slogan.

 

 

 

 

 

VIDEOT: Këngët më të njohura të Nexhmije Pagarushës

Këngëtarja ikonë e muzikës shqipe ka lënë pas vete një prapavijë të pasur kulturore.

Nexhmije Pagarusha ka vdekur në mëngjesin e sotëm në moshën 86-vjeçare, megjithatë emri i saj do të jetojë gjithmonë në kulturën dhe historinë shqipe.

Ajo është dalluar gjithmonë për zërin e saj të dalluar e të fuqishëm, zë ky që i bënte këngët e saj kryevepra edhe më të veçanta, shkruan Gazeta Express.

Nexhmije Pagarusha, bashkë me bashkëshortin e saj, kompozitorin Rexho Mulliqi e disa bashkëpunëtorë tjerë, kanë publikuar shumë këngë që kanë mbetur të pavdekshme në historinë e muzikës shqipe, e që këndohen e interpretohen edhe gjatë ditëve të sotme.

Padyshim kënga më e njohur e saj është ‘Baresha’, këngë kjo që është kënduar e interpretuar në shumë versione përgjatë viteve. Pagarusha ka qenë e vetmja që ka arritur ta këndojë në mënyrën e saj këngën që është mjaft e vështirë për t’u interpretuar, e që ajo e bënte me aq lehtësi.

Ajo ka kënduar në versionin e saj edhe këngën e njohur “E dehur jam”, duke e bërë si këngë të vetën me interpretimin fantastik që i ka bërë.

Një këngë që është me të vërtetë e pavdekshme, është ajo me titullin “Ani mori nuse” që shfaq këngën shqipe në nivel shumë të lartë.

Njëjtë mund të themi edhe për këngën “E kujtoj atë takim”, në të cilën zëri i artistes kumbon shumë bukur dhe vërehet veçantia e tij.

“Mora Testin”

“Kur një ditë të kthehesh ti”

“Oj lulija jonë”

“Sytë për ty i kam të njomë”