17 janari i vitit 1982, dita kur u vranë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka është një datë e trishtë në historinë e shqiptarëve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet e prijësve të shquar, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me ta. Fjala është për pjesëtarët e brezit që i vuri kazmën Jugosllavisë së fuqishme, vetëm me një synim: të çlirohet Kosova dhe territoret e tjera shqiptare në këtë ish-shtet.
Nëse ju rastis të vizitoni ndonjërin prej këtij brezi do të shihni se nëpër banesa akoma i mbajnë portretet e martirëve që i vrau UDB-ja në Untergruppenbach. Ato portrete prej kohësh kanë statusin e ikonave. Për më tepër janë pjesë e rritjes, formimit dhe burrërimit të fëmijëve të tyre.
Ky brez ende pyet dhe pyet: pse edhe pas kaq dekadash, ky krim i shtetit serb, i kryer në mes të Evropës, ka mbetur i pandriçuar, ndërkohë që në inatet ndërshqiptare përplot emra janë lakuar si vrasës të mundshëm apo të sigurt?
1. Një Lëvizje e re përballë një shteti të vjetër
Në Kosovë, menjëherë pas demonstratave të vitit 1981, pati filluar, në përmasa të pabesueshme, radiologjia e diferencimit politik që nënkuptonte terrorizimin psiqik të shqiptarëve, largimet nga shkollat e nga puna, arrestimet, torturat dhe burgimet e gjata.
Shërbimet sekrete jugosllave përmes arrestimeve i kishin dhënë një grusht të rëndë Lëvizjes për pavarësi, mijëra njerëz ndodheshin nëpër burgje civile ose ushtarake; mbikëqyrej çdo gjo gjë e çdo kush. Elita politike duke qenë e papërgatitur për këto rrethana dhe e përçarë nuk mundi t’a përballojë presionin serb që mëtonte nënshtrimin definitiv të shqiptarëve. Në anën tjetër intelegjencia duke qenë krejt e papërgatitur dhe e pambrojtur u struk para rrezikut evident, kështu që politikën e shqiptarëve filluan ta bëjnë të rinjtë, që ende ishin me njërën këmbë në fëmijëri. Dhe kjo nuk ishte një politikë e madhe: aty këtu ndonjë trakt, ndonjë parullë, ndonjë revoltë e shkruar në letër, në mur ose në asfalt, po që përçonte një mesazh të fuqishëm: kurrë nuk do të mund të na nënshtroni!
Në këto rrethana mërgata shqiptare përbënte një eshalon të veçantë të Lëvizjes për pavarësi. Përparësia e saj ishte se ajo ishte larg veprimit të drejtpërdrejtë të aparatit shtetëror, ishte prezente në vend, sepse një pjesë e madhe e mërgimtarëve qarkullonin rregullisht brenda e jashtë, kishte kontakte familjare e personale… Roli i saj ishte ndier në mënyrë të drejtpërdrejtë në prag, gjatë dhe pas demonstratave të vitit ’81 përmes shtypit që përgatitej jashtë dhe shpërndahej brenda, përmes krijimit të rrjetit të organizimit etj.
I vetëdijshëm për rëndësinë e mërgatës shqiptare sektori i kryesisë së Jugosllavisë që koordinonte aktivitetin e gjithë sistemit të shërbimeve të fshehta civile e ushtarake, e që atëherë udhëhiqej nga slloveni Stane Dollanc, u përcaktua për një grusht shkallmues që do t’i jipej mërgatës, në mënyrë që ajo të shfaktorizohej njëherë e mirë.
Në këtë vijë u organizua dhe u ekzekutua vrasja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës. Atentati u krye në kohën kur krejt aparati shtetëror i Jugosllavisë ishte përqëndruar në Kosovë dhe në territoret e tjera shqiptare; atëherë kur Kosovës po i dërrmoheshin njëra pas tjetrës të gjitha të drejtat dhe institucionet vetanake që ishin fituar me shumë përpjekje e flijime.
Atentati pati pasoja të rënda sepse u krye kur shumë prijës të Lëvizjes për pavarësi, që vepronin ilegalisht ose gjysmilegalisht ishin arrestuar dhe kundër tyre ishin kryer ose përgatiteshin proceset politike. Veç të tjerash, kjo vrasje shkaktoi tronditje të mëdha edhe për faktin se u krye në një periudhë destabilizimi e krize të thellë politike në gjithë hapësirat shqiptare.
Ngjarjet e Kosovës në Shqipëri patën efekt të drejtpërdrejtë, sepse çuan deri te konflikte të përgjakshme në vetë udhëheqjen e shtetit për politikën që ishte ndjekur apo që do të ndiqej aty e tutje.
Këto trandje madje ndikuan në fundin tragjik të kryeministrit të atëhershëm Mehmet Shehu.
Duhet pasur gjithashtu parasysh se atentati në Gjermani ishte edhe përballje e organeve të shtetit jugosllav me organet e shtetit shqiptar, sepse në rrethanat që ishin krijuar në Kosovë për politikën e Shqipërisë viktimat e atentatit ishin gurë me peshë në luftën politike e diplomatike që do të bëhej aty e tutje.
2. Mozaiku politik i mërgatës shqiptare në fillimvitet tetëdhjetë
Në atë kohë në mërgim vepronin shumë organizata. Që në krye duhet nënvizuar se mërgata e vjetër ishte rraskapitur madje edhe dërrmuar në përballjet e shërbimeve jugosllave me ato shqiptare që ishin bërë brenda saj. Por objekt i kësaj trajtese do të jenë ato grupime që mund të kishin një ndikim në rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë. Atëherë në Evropën Perëndimore, konkretisht në Gjermani e Zvicër vepronin:
Besëlidhja Kombëtare Shqiptare, e drejtuar nga Emin Fazlia. Më 10 tetor 1981 UDB kishte vrarë në Bruksel, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Vehbi Ibrahimi, nënkryetar i Besëlidhjes, ndërsa në Fraknfurt kishte plagosur rëndë bashkëpunëtorin tjetër, Rasim Zenelin. Ky ishte një grupim politik me orientim të djathtë dhe bashkëpunonte me mërgatën kroate.
Grupi komunist “Zëri i Kosovës”, një qerthull që drejtohej nga Riza Salihu.
Fronti i Kuq Popullor, udhëhiqej nga Ibrahim Kelmendi, dhe nxirrte gazetën “Bashkimi” (janë botuar 3 numra). Kjo gazetë shpërndahej edhe në Kosovë.
“Bashkimi“ mori trajtën e gazetës vetëm pasi filloi ta redaktonte Jusuf Gërvalla.
Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës që nxirrte gazetën “Liria” (janë botuar 6 numra). Këtë organizatë në mërgim e udhëheqte Kadri Zeka. OMLK prej vitesh kishte aktivistët e saj në Zvicër.
Lëvizja Nacional çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi (LNÇKVSHJ), të cilën në Evropën Perëndimore e ka udhëhequr Jusuf Gërvalla.
Fillimisht Jusufi, siç u tha, ka ndihmuar substancialisht nxjerrjen e gazetës “Bashkimi”, pastaj ka nxjerrë gazetën “Lajmëtari i Lirisë” (gjithsej tre numra), së fundi filloi të nxirrte si organ të LNÇKVSHJ-së gazetën “Zëri i Kosovës”.
Pas shpërthimit të demonstratave të vitit ’81 u bënë përpjekje për bashkimin e disa prej këtyre organizatave, konkretisht mes atyre që kishin udhëheqje politike brenda, pra OMLK-së dhe LNÇKVSHJ-së.
Përpjekjet për bashkim janë bërë në Kosovë dhe në mërgim. Bisedimet për bashkimin e organizatave janë vonuar e vështirësuar për shkak të veprimit në ilegalitet dhe të rrethanave që u krijuan pas arrestimeve të mëdha gjatë gjithë vitit të demonstratave. Një takim i mbajtur në Stamboll, në tetor të vitit 1981, e në të cilin kishin marrë pjesë në një anë, Kadri Zeka si përfaqësues i OMLK-së, dhe në anën tjetër Sabri Novosella e Bardhosh Gërvalla, si përfaqësues të LNÇVSHJ-së kishte dështuar jo vetëm për shkak të dallimeve konceptuale. Bisedimet për bashkim të këtyre organizatave nuk mund të përjashtoheshin nga rrethanat shqiptare dhe rajonale, sepse organet e shtetit shqiptar, pas disa dështimeve në përballjet me shërbimet jugosllave, përpiqeshin ta konsolidojnë apo thënë më mirë ta kontrollojnë Lëvizjen e Kosovës për pavarësi. Në treshin që u vra shteti shqiptar shihte shtyllat e rëndësishme të mbajtjes gjallë të qëndresës në Kosovë.
Megjithatë, pavarësisht dallimeve apo pykave të përçarësve të ndryshëm, aktivistët e këtyre dy organizatave jashtë, konkretisht Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë bashkëpunuar ngushtë në nxjerrjen e gazetave, në organizimin e demonstratave dhe manifestimeve të ndryshme. Sipas burimeve të besueshme në prag të vrasjes janë bërë përpjekje fort serioze për bashkim dhe ai duhet të ketë qenë shumë afër.
3. Uniteti i veprimit
Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka janë takuar për herë të parë në mërgim, në fillim të vitit 1981. Prej atëherë dhe gjer në vrasjen e tyre ata kanë vepruar bashkë në shumë drejtime: në përgatitjen dhe publikimin e shtypit ilegal, konkretisht të gazetës “Liria”, në organizimin e manifestimeve dhe demonstratave në mbështetje të kërkesave të Lëvizjes Studentore në Kosovë.
Demonstratën e parë e kanë organizuar në Bernë të Zvicrës më 1 prill 1981, një javë më vonë një demonstratë tjetër në Zürich, më 25 prill kanë organizuar një demonstratë në Stutgart. Me këtë rast janë hetuar agjentët jugosllavë duke fotografuar demonstruesit. Disa aktivistë të udhëhequr nga Bardhosh Gërvalla i kanë zënë ata në flagrancë dhe u kanë marrë aparatin. Në mesin e “fotografëve” kishte qenë konsulli Branko Dimitrijeviq dhe një udbash shqiptar (BH), nëpunës i konsullatës jugosllave në Stutgart, përndryshe gjatë viteve shtatëdhjetë inspektor i UDB-së, i ngarkuar për mbikqyrjen e Qendrës së Studentëve.
Më 9 maj kanë organizuar një demonstratë në Dusseldorf.
Më 13 qershor 1981, u organizua një demonstratë në Bruksel.
Me këtë rast në formë të një peticioni konkretizohen kërkesat politike:
Kosovës t’i njihet statusi i Republikës në kuadër të federatës;
Popullit tonë t’i njihet e drejta për vetëvendosje;
Të lirohen pa kusht të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë dhe të kthehen në Kosovë të burgosurit e tjerë;
Të mos plaçkiten pasuritë e Kosovës nga republikat jugosllave, por ato t’i shfrytëzojë Kosova për zhvillimin dhe pasurimin e vet;
T’i njihet e drejta e festimit të festave kombëtare dhe e përdorimit të lirë të flamurit kombëtar, nga të gjithë shqiptarët në Jugosllavi;
Kushte më të mira pune e jetese për nxënësit e studentët kosovarë, trajtim të barabartë me studentët e universiteteve tjera të Jugosllavisë;
Sigurimin e punës për të papunët dhe inkuadrimin e mërgimtarëve në vendlindje;
Lirinë e fjalës dhe shtypit;
Të pezullohet vendimi për shtetrrethim dhe ora policore;
Të tërhiqen të gjitha forcat policore e ushtarake të sjellura nga jashtë;
Autorët e krimeve të shëmtuara të nxirren para gjyqit të popullit, për të marrë dënimin e merituar.
Krahas organizimit të demonstratave Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë vepruar edhe në shtrirjen e rrjetit të organizimit brenda dhe jashtë. Një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar shkatërrimit të klubeve që kontrolloheshin nga përfaqësitë jugosllave. Falë këtij aktiviteti prej vitit 1981 e tutje klubet jugosllave nuk janë frekuentuar më nga mërgimtarët shqiptarë. Veç klubeve janë prishur dhe diskredituar një vistër manifestimesh që regjimi i organizonte jashtë me qëllim të joshjes dhe manipulimit të mërgimtarëve shqiptarë.
4.Pse u krye atentati?
Veprimtaria e gjithanshme e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës pengonte në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbimet jugosllave jashtë dhe brenda. Ata ishin një trio e kompletuar, që një lëvizjeje atdhetare i duhet shumë kohë për ta krijuar: Jusufi ishte një penë e fortë e me emër në Kosovë,
Kadriu ishte jo vetëm gazetar i mirë, por sidomos organizator efikas me përvojë shumëvjeçare në organizimin ilegal,
Bardhoshi fliste shumë mirë gjermanishten e anglishten dhe ishte komunikator i talentuar.
Që të tre ishin të rinj dhe të mbrujtur me një idealizëm e gatishmëri për çdo flijim.
Mirëpo, përballë tyre ata kishin një shtet të fortë e me shumë mundësi.
Jugosllavia prej themelimit të saj, pra që më 1918 e tutje, ka zhvilluar një luftë të pamëshirshme kundër oponentëve të këtij shteti, konkretisht kundër përfaqësuesve të popujve që nuk kishin pranuar të futen nën tutelën serbe. Prijësit më me peshë të kroatëve, maqedonëve dhe shqiptarëve, që i janë kundërvënë politikës serbe, janë ndjekur në vazhdimësi dhe janë luftuar me të gjitha mjetet nga eskadronet speciale serbe.
Prej atëherë e gjer më sot sektorët më të përgatitura të shërbimeve informative serbe kanë qenë ato që kanë luftuar kundër mërgatës kroate, shqiptare etj.
Format e luftës kanë qenë të nduarduarshme: përcjellje e përgjime hap pas hapi, intriga e përçarje, kërcënime dhe eleminime fizike.
Kjo praktikë ka vazhduar edhe më me këmbëngulje pas Luftës së Dytë Botërore. Disa dhjetëra prijës kroatë janë vrarë në atentate spektakulare nga më të ndryshmet dhe nga më të çuditshmet.
Struktura të tëra të shërbimeve informative që janë kontrolluar nga serbët kanë funksionuar jashtë. Këto struktura kanë pasur fonde marramendëse, përmes të cilave kanë depërtuar jo vetëm nëpër “organizatat armiqësore”, por edhe në struktura shtetërore të vendeve të ndryshme dhe në organizata e institucione ndërkombëtare me peshë.
Shërbimet serbe me dekada kanë vepruar të papenguara nëpër shumë vende perëndimore, ku përmes parave, femrave, shantazhit etj. kanë qenë fort të pranishme edhe në qendra themelore të vendimmarrjes. Frytet e këtij aktiviteti Beogradi do t’i korrë sidomos gjatë viteve nëntëdhjetë, kur pa ndonjë pengesë serioze do ta përgjakë keq Kroacinë, do ta masakrojë Bosnje e Hercegovinën dhe përmes një apartheidi të hapur e brutal do ta mbajë Kosovën në zgripc të ekzistencës.
Ndikimi i nëndheshëm i Serbisë u rrënua vetëm kur Beogradi, faqe tërë botës, u përpoq ta asgjësojë krejt popullin e Kosovës.
Në këtë kuptim përballja e mërgatës së re politike të Kosovës (që ishte pa asnjë mbështetje politike, që nuk kishte arritur të ketë as ndikimin më të vogël në mediat e fuqishme perëndimore, që kishte një gjendje financiare katastrofike) me strukturat e shërbimeve jugosllave ishte tmerrësisht e pabarabartë. Lëvizja shqiptare kishte vetëm një epërsi: idealizmin e pakufishëm, i cili mund të mbijetojë vetëm falë aspiratës së përjetshme për të qenë dhe për të jetuar të lirë.
Me një fjalë, shërbimet serbe kanë përcjellë gjithë aktivitetin e mërgatës shqiptare nga brenda dhe nga jashtë, sepse ky ka qenë një organizim që posa kishte filluar të vërë rrënjë dhe infiltrimi i provokatorëve nuk ka qenë i pamundshëm.
Kështu që përcjellja e Vëllezërve Gërvalla dhe e Kadri Zekës nuk ka qenë ndonjë problem i madh për UDB-në. Lëvizjet dhe aktivitetet e tyre kanë qenë publike:
28 Nëntorin, ditën e Flamurit e kanë festuar në rrethinën e Ludwigsbourg-ut. Aty Jusufi e Kadriu kanë pasur një debat të drejtpërdrejtë (pyetje-përgjigje) me bashkatdhetarët.
Më 2 janar është martuar Kadri Zeka me Saime Isufin. Në dasmë kanë marrë pjesë rreth 50 aktivistë nga Zvicra dhe Gjermania. Ne dasmë kanë qenë edhe vëllezërit Gërvalla.
Më 13 janar 1982 Kadri Zeka ka udhëtuar me tren për Gjermani. Konkretisht në Dusseldorf, ku ka ndejtur gjer më 16 janar. Po atë ditë ka udhëtuar për në rrethinën e Stutgartit, konkretisht në Bernhausen, ku Vëllezërit Gërvalla kishin organizuar shfaqje të filmave shqiptarë me një rreth bashkatdhetarësh.
Aty kanë ndejtur deri pas mesnatës. Në banesën e Vëllezërve Gërvalla, në rrugën Habichthöhe, nr. 40, në Untergruppenbach, qytezë afër Heilbronn-it kanë arritur kah ora 3 e mëngjesit. Atë natë nuk kanë fjetur fare. Gjatë ditës kanë planifikuar aktivitetet e mëtejme. Në mbrëmje kanë dalë nga ora 22:00 me veturën e Bardhit, një BMW 316 ngjyrë e gjelbër me targë HN-CY 353.
5.Neve na vrau UDB-ja jugosllave!
Lagjja ku kanë banuar Vëllezërit Gërvalla ka qenë një lagje e qetë e banuar kryesisht me mësues, mjekë, inxhinierë. Në njërën hyrje të rrugës, në anën e majtë ka pasur shumë garazha, gjithashtu edhe përballë banesës dykatëshe të familjes Gërvalla ka pasur të tilla.
Ndërkaq në fillim të kthesës atëherë ka qenë në ndërtim e sipër një shtëpi trekatëshe. Siç është konstatuar më vonë, agjentët e shërbimeve sekrete jugosllave prej asaj ndërtese kanë përcjellë jo me ndonjë drojë të veçantë banesën e familjes Gërvalla, hyrjet, daljet etj…
Atë kohë ka pasur jo pak indikacione se po përgatitet eliminimi i Vëllezërve Gërvalla dhe i Kadri Zekës.
Nata e 17 janarit 1982 ka qenë shumë ftohtë e me shumë borë.
Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kanë dalur në atë kohë, siç i kanë thënë shoqes së Jusufit, Syzana Gërvallës për ta bërë një telefonatë nga një kabinë telefonike e një fshati fqinj. Ndoshta për të evituar përgjimin.
Nga shtëpia kanë dalë rreth orës 22:00. Kanë hyrë në garazhë, kanë hipur në veturë, të cilën e ka ngarë Bardhoshi.
Për të dalur nga garazha në rrugë, vetura, për shkak të borës, është dashur të ngitet së prapthi deri në krye të hyrjes së rrugës, pra rreth 30 metra. Në krye të kthesës vetura është lakuar majtas për të pasur hapësirë për kthim dhe dalje në rrugë. Ky manovrim është bërë mu përballë shtëpisë në ndërtim, ku kanë qenë të fshehur vrasësit.
Këta të fundit kanë parë daljen e veprimtarëve shqiptarë nga banesa pastaj hyrjen në garazh dhe janë bërë gati për të ekzekutuar atentatin. Kur vetura ka ardhur së prapthi përballë shtëpisë në ndërtim, vrasësit kanë qenë prapa saj.
Sipas dëshmitarëve kanë qenë dy vrasës, njëri ka eliminuar Bardhosh Gërvallën duke e qëlluar 6 herë, ndërkaq tjetri ka vrarë Kadri Zekën që ishte në ulësen e përparme, në anën e djathtë. Pastaj e kanë plagosur për vdekje Jusuf Gërvallën që ishte ulur në ulësen e prapme. Dhe janë larguar pasi kishin zbrazur 12 plumba. Ndërkaq vetura ka vazhduar të ecë përpara gjersa është ndalur në derën e një garazhi përballë.
Ndërkohë një fqinj, gjerman, ka informuar familjen Gërvalla për gjëmën. Syzana Gërvalla e ka gjetur të shoqin gjallë, duke mbajtur plagët me dorë. Ai e ka pyetur për Bardhin e Kadriun se a janë gjallë dhe i tregon se ka parë një njeri të gjatë që ka shtënë mbi ta, por nuk e ka njohur. Pastaj ia ka lënë porositë e fundit gruas së tij.
Pas gjysmë ore vjen ndihma e shpejt nga Heilbronn-i.
Pas intervenimit kirurgjikal, në ora 3 të mëngjesit të datës 18 janar 1982 edhe Jusuf Gërvalla jep shpirt. Por para se të vdes Ai arriti t’i thotë policisë gjermane: Neve na vrau UDB jugosllave!
Kjo fjalë e atdhetarit dhe poetit Jusuf Gërvalla, e shqiptuar me frymën e fundit do të sfidojë gjithë makinerinë jugosllave të dezinformimit.
6.Praktikat e ekzekutimit
Vendimi për ekzekutimin e kundërshtarëve politikë, normalisht është marrë në nivelin më të lartë të vendit. Fillimisht shërbimet informative kanë mbledhur të gjitha të dhënat e mundshme për viktimën e ardhshme: adresën (vendi ku banon, kati, fqinjtë, zakonisht është përgjuar telefoni në atë mënyrë që në bodrum ose në gypat ku janë vënë telat e telefonit kanë instaluar mikrofonët), sjelljen (ku dhe me kë rri, ku punon, me çka udhëton, me kë praktikon hyrjedalje, etj., etj.). Të gjitha këto të dhëna janë konkretizuar edhe me vizatime ekspertësh e fotografi.
Pasi është analizuar dosja është caktuar ekipi i atentatorëve dhe i mbështetësve përanash, shlyerësit e gjurmëve të mundshme. Krahas kësaj janë përgatitur edhe dezinformatat, të cilat i ka përhapur rrjeti agjenturor para dhe pas atentatit. Në këtë veprimtari përfshihen edhe letrat e telefonatat anonime drejtuar organeve gjyqësore, mediave dhe personaliteteve të ndryshme. Synimi është që jo vetëm të fshehen gjurmët, por edhe të futet konfuzion sa më i madh dhe krimi politik të paraqitet si qërim hesapesh në mes rivalëve politikë apo si qërim hesapesh në mes përfaqësuesve të nëntokës etj. etj.
Kështu ndodhi edhe me rastin e atentatit kundër Vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës. U ngrit një pluhur i tillë dezinformatash sa që nuk errësoi vetëm mërgatën por edhe krejt Kosovën. Ky pluhur vazhdon të ndotë ambientin politik shqiptar edhe sot pas gati 4 dekadash nga atentati. Lakohen emra njerëzish, kryesisht shqiptarë. Në këtë ka ndikuar edhe bashkëfajësia e organeve gjermane për këtë rast, sepse ato menjëherë pas atentatit madje edhe përmes shtypit nxorën dhe arrestuan si të dyshimtë kryesor për atentatin një refugjatë shqiptar nga Kosova, konkretisht Riza Salihun, duke publikuar në media edhe fotografinë e tij, gjë që dëshmon se sektori i UDB-së për dezinformim, kishte kryer punën në mënyrë të përkryer.
Riza Salihu, një refugjat entuziast nga Mushtishti i Therandës, krahas aktivitetit atdhetar ka qenë i angazhuar, si jo pak të rinj të Kosovës, edhe nga ana e Ambasadës shqiptare në Vjenë, ku ishte qendra e sigurimit të shtetit për Evropën Perëndimore, për të propaganduar politikën e shtetit shqiptar dhe për të informuar për çdo gjë që sheh e që dëgjon, jo vetëm në mjediset e mërgatës shqiptare në Gjermani.
Në këtë veprimtari Rizah Salihu si duket ka qenë edhe më tepër si i përpiktë e i përkushtuar. Shkas për arrestimin e tij ka qenë fakti se ai gjoja i ka hapur kutinë postare (Postfachun) Jusuf Gërvallës, për ta kontrolluar dhe për të informuar Qendrën e Sigurimit shqiptar në Vjenë. Jusufi gjoja e ka kuptuar këtë dhe i ka informuar shokët e tij? Apo se policia gjermane e ka ndalur me një rast dhe i ka gjetur një revole…
Se Riza Salihu mund të ketë pasur konflikte me grupet e tjera politike në mërgim kjo nuk është për t’u çuditur, sepse nxitja e grindjeve dhe përçarjeve në mërgatë ka qenë një metodë klasike e sigurimit shqiptar për ta kontrolluar edhe mërgatën e Kosovës, e cila ditë e më tepër fitonte në peshë me rolin dhe mundësitë e saj. Rizah Salihun organet hetuese gjermane e mbajtën në burg rreth 5 muaj. Por Riza Salihu nuk ka qenë i implikuar në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, ai më tepër ka rënë viktimë e veprimeve speciale të UDB-së gjatë fshehjes së gjurmëve të krimit në Untergruppenbach.
Fillimisht policia e Baden Würtembergut formoi një komision special ku duhet të kenë qenë të angazhuar rreth 40 persona. Që në ditët e para policia publikoi përshkrimin e mundshëm të vrasësve duke premtuar edhe një shpërblim prej 10 mijë DM për dëshmi të besueshme. Në kërkesën e policisë për bashkëpunim jipen edhe këto të dhëna:
Të dielen, më 17 janar 1982, rreth orës 22h15 i kanë vrarë vëllezërit Gërvalla dhe shokun e tyre Kadri Zekën. Gjatë daljes së tyre nga garazhi dy persona kanë shtënë me armë mbi ta. Ka të dhëna të besueshme se vrasësit janë sjellur nëpër Untergrupenbach të paktën prej datës 10 janar 1982. Ata duken si më posht:
I dyshimti i parë: Rreth 30 vjeç, i gjatë 180-183 cm. I fuqishëm. Ka në kokë një kapelë të kthyer në majë. Pallto të shkurt ngjyrë kafe me jake të mbylltë, pantollona të kuq e të ngushtë, çizme të gjata me një rreth leshi të bardhë lart. I dyshimti i dytë: ka rreth 25 vjet, është më i thatë dhe më i vogël se i pari. Ai ishte i veshur me tesha ngjyrë të mbylltë. Në kokë kishte një kapulaçë të leshtë me një topth në majë.
Krahas këtij informacioni, policia kishte publikuar gjithashtu edhe fotografinë e veturës me të cilin mund të jenë arratisur vrasësit. Fjala është për një Citroén CX2000 ngjyrë të çelur.
Për dëshmitarët e mundshëm ishte dhënë edhe telefoni i policisë: 07131 104 2205.
Pas nëntë muaj hetimesh, kur dosja 08/15 kishte rreth 30 vëllime dokumentacion, por asnjë të arrestuar me akuzë të argumentuar, autoritetet gjermane vetëm mund të pohojnë se “kjo është një vrasje politike e kryer nga vrasës profesionistë dhe se dyshohet se një apo më shumë shërbime të fshehta drejtpërdrejt apo tërthorazi kanë marrë pjesë në tërheqjen e këmbëzave të revoleve të kalibrit 7.65 mm” (Heilbronner stimme, datë 1 tetor 1982).
7.Kush i vrau Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën?
Eshtë e njohur se UDB-ja si armë për atentate ka përdorur revolet “Bereta” të kalibrit 7.65mm.
Pas vdekjes së Titos kupola e shërbimeve informative, ka qenë e përqëndruar në duart e Stane Dollancit, anëtar i Kryesisë së RSFJ-së. Ministër i Punëve të Brendshme ka qenë gjenerali partizan Franjo Herleviq, me kombësi kroate.
Me ardhjen e Dollancit në Kryesi, shërbimet informative ndryshojnë dukshëm metodat e veprimit. Njëra prej ndryshimeve është ajo se UDB fillon të angazhojë nëntokën jugosllave, shtyllat e mafisë, për të eliminuar kundërshtarët politikë jashtë.
Sipas shumë burimeve del se atentatin në Untergruppenbach e ka kryer Zheljko Razhnjatoviq, i njohur me nofkën Arkan. Ky ishte bir i një oficeri të lartë të KOS-it (Shërbimi ushtarak i kundërzbulimit) me kombësi malazez. Ai që krejt i ri u mor aktivisht me delikuencë: rrahje, vjedhje, plaçkitje, përdhunime. Duke qenë në vuajtje të dënimit ai ikën nga burgu dhe del jashtë, ku kryen vepra spektakulare krimi. Arrestohet, por arrin të ikë nga burgjet më të njohura të Suedisë, Belgjikës dhe Zvicrës.
Nga kriminel me renome ndërkombëtare Arkani, me insistimin personal të Stane Dollanc-it bëhet oficer me ndikim të fortë i shërbimeve serbe.
Ka indikacione se në këtë krim mund të qenë i implikuar edhe krimineli tjetër, përndryshe bosi i mafisë së Frankfurtit, Ljubo Zemunac.
Arkani dhe Gjorgje Boshkoviq, i njohur me nofkën Gishka, një vit më vonë, e kanë ekzekutuar afër Munihut edhe personalitetin e njohur kroat Stjepan Gjurekoviq, duke e masakruar edhe me sopatë.
Gjatë viteve nëntëdhjetë Arkani do të jetë grushti i hekurt i regjimit serb kundër popullsisë civile në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë. Ai ka udhëhequr njësitë e ushtrisë që kishin në përbërje kriminelët më të regjur e më katilë të nëntokës serbe.
Edhe sot, pas njëzet vitesh, policia gjermane zhvillon hetime lidhur me krimin në Untergruppenbach. Gjykata e këtij vendi të madh evropian akoma nuk ka nxjerrë në bangë të zezë organizatorët, vrasësit apo pjesëmarrësit e çfarëdo niveli në këtë atentat.
Por nuk duhet harruar se shërbimet informative gjermane, duke qenë ndër më seriozet e më profesionalet në botë dhe më depërtueset në Evropën Juglindore e dijnë saktësisht gjithë zinxhirin dhe gjithë personat e implikuar në këtë vrasje të shumëfishtë, e cila e qiti në të dy gjunjtë Lëvizjen e Kosovës për Pavarësi.
Është udhëheqja politike gjermane ajo që bart përgjegjësinë pse nuk ka ngritur kurrë zërin për këtë krim të shëmtuar. Eshtë vetëm një përjashtim: menjëherë pas atentatit një deputet i partisë Socialdemokrate, aso kohe në opozitë, pati shtruar një pyetje në parlamentin federal se a qëndrojnë shërbimet serbe prapa këtij atentati. Asgjë më shumë. Për më keq as autoritetet lokale nuk denjuan familjen Gërvalla, që kishte kërkuar strehim politik në këtë vend, me një telegram ngushëllimi.
As mediat gjermane nuk i kushtuan rëndësinë që pritej atentatit në Untergruppenbah. Bën përjashtim vetëm revista prestigjioze Der spiegel, e cila menjëherë pas vrasjes botoi një artikull, në të cilin pa asnjë hezitim drejtoi gishtin drejt burimit të këtij krimi, duke e ngarkuar me përgjegjësi UDB-në jugosllave.
Ndërka dihet se në këtë organ diabolik kanë punuar dhe jo pak shqiptarë dhe ka në mesin e tyre që e dijnë saktësisht se si dhe kush i ka vrarë Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën, se si dhe kush e ka vrarë Rexhep Malën e Nuhi Berishën, se si është qitur në kurth Zija Shemsiu, se si dhe kush i ka eliminuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun…, që e dijnë se cilët kanë qenë urithët e policisë politike nëpër organizatat ilegale të Kosovës jashtë dhe brenda… etj., etj. Por deri më sot asnjëri prej tyre nuk e ka çelur thesin. Dhe kjo flet shumë, flet për mungesë ndërgjegjeje, madje edhe për bindje se kanë vepruar drejt… Flet për shoqërinë kosovare, e cila ka mbamendje kaq të cekët, flet për elitën politike shqiptare dhe për moralin e saj të dyshimtë… Sepse ajo në bërrylimet për pushtet gati fiktiv harroi 20 vjetorin e vrasjes në Untergruppenbach dhe detyrimin e saj që në njërin prej shesheve kryesore të kryeqytetit t’u ngrisë një përmendore të përbashkët atyre që ishin ndërgjegja e kombit, atyre që u flijuan për këtë ditë të madhe… Dhe njëherit të rezervojë dy pëllëmbë toke te varrezat e dëshmorëve e t’i vendosë aty eshtrat e këtyre Burrave që nderuan Kombin.
Gazetari italian, Sigfrido Ranucci, drejtuesi i emisionit investigativ “Report” që ka shkaktuar jo pa reagime pas emisionit të fundit për kampin e refugjatëve në Shqipëri dhe rolin e sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ka dhënë një intervistë për emisionin “La volta buona” në Raiuno. Midis të tjerave, gazetari ka rrëfyer se si ka shpëtuar një shqiptar nga vdekja, i cili më vonë rezultoi se ishte paguar për ta vrarë atë.
Ngjarja ka ndodhur katër vjet më parë, kur pranë shtëpisë së tij ndodhi një përplasje e fortë, duke zbuluar një motorist brenda një pellgu gjaku. I riu, sipas rrëfimit kishte thyer nofullën si dhe kish prerë arterien femorale e cila mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave nëse nuk ndërpritet gjakderdhja.
“Ia kam qepur plagën, kishte një arterie femorale të prerë dhe do të kishte vdekur për 20 minuta. Kushdo që është motoçiklist, siç ishte babai im, e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. Ishte një djalë shqiptar, trafikant droge. Vite më vonë e zbulova se e kishin dërguar të më vriste, prandaj përfundova nën roje. Ka sakrifica për mua! Duhet të falënderoj shtetin sepse më lejon të vazhdoj lirisht të bëj punën time”, thotë ai.
Disa muaj më vonë, gazetari mësoi se shqiptari që i shpëtoi jetën i quajtur Ardian ishte paguar nga një grup kriminal për ta vrarë atë. Sigfrido Ranucci thotë gjatë intervistës se nuk është penduar kurrë pasi e ka shpëtuar nga vdekja e sigurt. Prej asaj kohe, pra nga viti 2020, gazetari shoqërohet me eskortë policie.bw
31 vjet më parë, më 25 prill të vitit 1993, Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë pas një periudhe të gjatë 50 vjeçare të ndalimit të fesë nga regjimi komunist. Vizita e Papës i hapi rrugë shpalljes, në nëntor të vitit 2016, të 38 Martirëve të Kishës Shqiptare, mes të cilëve edhe 22 vjeçares nga Mirdita, Marie Tuci. Marie Tuci vdiq në moshën 22 vjeçare pas torturave çnjerëzore që kaloi në hetuesinë e Shkodrës, duke u shndërruar në simbolin e qendresës dhe dinjitetit njerëzor. Kisha e motrave stigmatine, në Shkodër, ka nisur punën për përgatijen e një konference kushtuar të Lumes Marie Tuci.
Në një nga rrugicat e vjetra të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Gjuhadol”, gjendet kuvendi i motrave stigmatine. Si shumë kisha dhe kuvende të tjera në Shqipëri, gjatë regjimit komunist, kuvendi u mbyll dhe u shndërrua në klub për të rinjtë.
Motra eprore stigmatine, Terezina Demaj, tregon për Zërin e Amerikës se, në mjediset e kuvendit ruhen edhe mbetjet mortore të të Lumes Marie Tuci, e vetmja femër mes 38 martirëve të kishës shqiptare. Është një dhuratë për motrat stigmatine, shton ajo, dhe një detyrim për ta kujtuar sepse, në kushtet e një regjimi të egër komunist, që e burgosi dhe e çoi në rrugën pa kthim të vdekjes, Marie Tuci, vajza mirditore, u shndërrua në simbolin e emancipimit dhe të dinjitetit njerëzor.
“Ne jemi në fazën e përgatitjes për një konferencë mbi rolin e gruas duke u bazuar pikërisht tek shembulli i Marje Tucit. Dhe, mbi këtë do të përfshijmë në mënyrë të veçantë sa më shumë të rinj e të reja, sepse Marje Tuci e meriton që të jetë edhe mbrojtëse e të rinjve për faktin që ishte në moshë të re dhe është një model qëndrese dhe model i të mujturës që mund të jetohet, mund të kenë shpresë të rinjtë, mund të marrin kurajo që në çdo kohë të jetojnë idealet e tyre”, thotë ajo.
Motra eprore thotë se gjatë regjimit komunist ka patur edhe motra të tjera, si dhe gra laike që kanë vuajtur në tortura gjatë komunizmit, por Marie Tuci është ngritur në elter bashkë me martirët e tjerë për besimin me të cilin ka motivuar dhurimin e jetës së saj, çfarë është një shembull veçanërisht për të rinjtë që të ecin në rrugën e besimit.
“Jo se nuk ka pasur gra të tjera që kanë vuajtur në tortura gjatë komunizmit. Edhe motra të tjera edhe gra laike, por ajo për faktin se është ngritur ne elter bashkë me martirët e tjerë është pikërisht feja, besimi për të cilin e ka motivu dhurimin e jetës së saj”, tregon ajo.
Jeta e Marie Tucit ishte e shkurtër. U shkollua në kolegjin e motrave stigmatine në Shkodër dhe ishte kandidate për tu bërë murgeshë, por nuk arriti, sepse natën e 24 dhjetorit të vitit 1946, dy vite pas vendosjes së regjimi komunist, Instituti i Motrave Stigmatine u mbyll ashtu si shkollat, bibliotekat dhe kolegjet e kishës katolike. Pas kësaj, abati Fran Gjini e dërgoi mësuese në shkollat e Mirditës ku punoi deri më 10 gusht të vitit 1949. Pas vrasjes së Bardhok Bibës, deputet dhe sekretar i parë i Partisë Komuniste në Mirditë, arrestohet bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe rreth 300 pjesëtarë të familjeve më të njohura të Mirditës dhe dërgohet në qelitë e burgut dhe hetuesisë në Shkodër, ku kaloi kalvarin e torturave nga më çnjerëzoret.
Sipas dëshmive që sjell Vatkani, “vuajtjet më të mëdha për Marinë do të vinin nga shefi i sigurimit të Shkodrës të asaj kohe, Hilmi Seiti, i cili,i goditur nga bukuria e vajzës, tentoi të abuzojë me të, po ndeshi në kundërshtimin e ashpër të Maries”.
Në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër, hapur në ish burgun dhe hetuesinë e Shkodrës, ruhet ende qelia ku 22 vjeçarja Marie Tuci kaloi ditët e fundit të jetës.
Përgjegjësi i Muzeut, Pjerin Mirdita, thotë për Zërin e Amerikës se ka dëshmi të torturave që përjetoi Marie Tuci në hetuesinë e Shkodrës.
“Qelia me numrin 13 ishte qelia ku qëndronte Marie Tuci. Kushtet ishin jashtëzakonisht të vështira, kishte vetëm një dritare, siç mund të shikohet edhe sot, mbahej vazhdimisht në lagështirë, hidhej ujë i ftohtë në mënyrë të vazhdueshme në dyshekun ku Marija qëndronte dhe kjo bëri që shëndeti i saj të përkeqësohej”.
Në gjendje të rëndë, për shkak të torturave dhe kushteve çnjerëzore të qelisë me numër 13, më 28 tetor 1950 Marie Tuci ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës në moshën 22 vjeçare, duke lënë pas një jetë plot vuajtje, qëndresë dhe përkushtim ndaj besimit, thotë Pjerin Mirdita.
“Në dëshmitë e bashkë të burgosurve të tjerë, Marje Tuci thuhet se është futur në një thes së bashku me një maçok. Thesi ishte i mbyllur deri në fytin e saj dhe maçoku goditej nga hetuesit e ish sigurimit të shtetit. Dhe Marie Tuci vdes pikërisht nga pasojat që i lanë këto tortura në tetor të vitit 1950 në një moshë fare të re”.
Studiuesi Dom Nikë Ukgjini është një nga tre pjesëtarët e komisionit historik, që punoi për përgatitjen e dokumentacionit për shpalljen e 38 martirëve shqiptarë, mes të cilëve edhe tre laikë. Ai thotë për Zërin e Amerikës se, faktikisht, për Marie Tucin nuk kishte aq shumë shënime dhe dokumenta, megjithatë ato që janë gjetur nëpër arkivat e shtetit shqiptar dëshmojnë për personalitetin e saj.
“Hapi i parë besoj është i mjaftueshëm që kjo figurë dhe figura të tjera të jenë ato që do të jenë shembull se si duhet dënuar faktikisht diktatura, e cila ka koston e vet edhe sot e kësaj dite për ne, dhe se idealizmi duhet të jetë forca shpirtërore që do të mbajë edhe në të ardhmen njeriun me qëllim që të mos përsëritet e kaluara”.
Laikja Marie Tuci u shpall e Lume së bashku me 37 martirë të tjerë të kishës katolike shqiptare, më 5 nëntor 2016 duke u shndërruar në një simbol qëndrese dhe përkushtimi për fe dhe atdhe.
Analisti Genc Burimi në një intervistë me Skype në rubrikën Opinion në News24, tha se Shqipëria është në urgjencë kriminale dhe ka nevojë për një Task Forcë, me qëllim që të zhduket korrupsioni në vend.
Duke folur për artikullin investigues të RAI3, Burimi u shpreh se është shokuese që kryeministri Edi Rama merr në celular drejtorin e RAI3, gjë që është e paimagjinueshme në Perëndim. Burimi dha disa argumente, se përse është mosbesues ndaj SPAK.
“Në rastin e akuzave ndaj Olsi Ramës, nuk ka pse të ketë denoncim, nëse ka indicie që Olsi Rama është përfshirë në dosjen Xibraka, drejtësia të hetojë. Prsh nuk ka nevojë për kallëzim për një rrahje në rrugë, kur ngjarjen e kanë kapur kamerat. Unë në tërësi Jam mosbesues ndaj SPAK. Administrata e SHBA edhe mund të ndryshojë. SPAK pret që Rama të ikë nga qeveria dhe ta thërrasë? Sa i përket shkrimit të RAI-t, investigimi zbulon skandalin e qeverisë së Ramës. RAI thotë se Artutr Shehu, një trafikant që ka dhënë tokë për një gjeneral italian, sot është në SHBA. Amerikanët nuk i dinë këtë gjë? Shqipëria është në urgjencë kriminale. Sot shqiptarët vuajnë korrupsionin e inceneratorëve. Artikulli i RAI3 është revolucion. Është shokuese që një kryeministër të marrë në telefon një TV”, tha Burimi.
Duke u ndalur tek amnistia, Burimi vlerësoi se e kupton faljen, por shton se në TV pa vetëm të dënuar që liroheshin, por jo edhe familjarë të viktimave apo të të dëmtuarve.
“Nuk kam gjë kundër, se amnistia është falje. Por, amnistitë e fundit në Itali janë kontestuar. Dje nuk pashë një familje viktime të thoshte se çfarë ndjente. Prsh një vajzë u lirua, ndërsa kishte vrarë 5 njerëz me makinë. Amnistohen njerëz që kanë bërë burg, duke bërë burg ke bërë faj, kur ke faj, ka viktimë/viktima. Në Shqipëri mungon roli i viktimës. Nuk u mor në konsideratë dhimbja e familjarëve të viktimave. Duhet të them se mbipopullimet në burgje janë problem jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë”, deklaroi Burimi.
Një skandal ka ndodhur me provimin për Shkollën e Magjistraturës, e cila drejtohet nga Arben Rakipi. Pasi është shpallur lista e fituesve, me një urdhër të çuditshëm, me pretendimin se do të ketë një ri-korrigjim, lista është manipuluar duke shtuar emra të tjerë. Çështja merr përmasa më të mëdha po të kihet parasysh rëndësia që ka kjo shkollë për prokurorët e gjyqtarët e rinj, ata që do të marrin emërime dhe do të japin drejtësi.
Nga debati që u zhvillua sot në studion e emisionit Kafe Shqeto në SYRI TV ndërmjet av. Andi Shkirës dhe dr. Taulant Mukës për këtë temë, pedagogë në fusha përkatëset.
Muka: Më fal, pse i thërrisni Arben Rakipit, “profesor”?! Ka titullin “profesor”, Arbeni? Se publikime nuk ka ai, meqë po flasim për drejtësinë.
Shkira: Jo, profesori nuk është titull. Profesor është një ushtrim profesioni…
Muka: “Profesor” nuk është titull?! Të prodhosh në linjë akademike, nuk është titull?! Kjo është baza që ne flasim. Të jetë në krye të Magjistraturës një person që ka titullin “Profesor” dhe s’ka publikime, atëherë ne s’po flasim për një sistem… Se që këtu fillon, se kemi edhe Ulsi Manjën – pjesë e bordit, që është plagjiaturist. Kështu fillon e futen ata dhe pastaj prodhojnë këtë parodi me provimet.
Një vit më pare, media në vend raportoi një njoftim nga Agjencia Amerikane e Luftës kundër Drogës (DEA) ku u kërkohej qytetarëve shqiptarë të informonin për rastet e krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe pastrimit të parave duke siguruar anonimitetin e denoncuesve dhe duke anashkaluar institucionet shqiptare të zbatimit të ligjit. Opinioni publik e lexoi ketë njoftim si një shenje pozitive të angazhimit të qeverisë së SHBA-ve në luftën kundër këtyre aktiviteteve të paligjshme.
Pas një viti nga vendosja në Shqipëri, duket se DEA’s i ka rënë jackpot.
Para pak javësh, nënkryetari i Partisë Demokratike dhe njëherazi kryetar i grupit të saj parlamentar, zoti Gazmend Bardhi bëri një denoncim publik me dokumente zyrtarë të prokurorisë shqiptare ku akuzonte drejtpërdrejt vëllanë e kryeministrit Rama, Olsi, për përfshirjen e tij direkt në rastin e laboratorit të drogës ‘XIBRAKA’. Sipas këtij denoncimi, një hetim i nisur nga policia gjermane kishte çuar në arrestimin e eksponentëve të një grupi të strukturuar kriminal, i cili ishte përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Operacioni policor për arrestimin e tyre u dekonspirua nga policia shqiptare. Deputeti Bardhi provoi me dokumente se grupi kriminal kishte lëvizur me makinën e vëllait të kryeministrit dhe se në fakt, dekonspirimi i operacionit nga ana e policisë kishte ndodhur për të shpëtuar vëllanë e kryeministrit. Në dosjen e prokurorisë rezulton një individ i paidentifikuar, i cili sipas denoncimit është pikërisht Olsi Rama. Ajo çfarë ekspertë të sigurisë besojnë të ketë ndodhur është pak a shumë si vijon: në kohën e zhvillimit të operacionit policor për arrestimin në flagrancë të eksponentëve të këtij grupi kriminal, Olsi Rama dhe një bashkëpunëtor tjetër ishin nisur nga Tirana për në Xibrakë të Elbasanit, aty ku ndodhej dhe laboratori i drogës. Në dalje të Tiranës, makina e tyre është ndaluar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët i kanë paralajmëruar për operacionin. Makina me të vëllanë e kryeministrit është kthyer dhe pas pak orësh ka kaluar kufirin më Kosovën, i cili është në drejtimin e kundërt të Elbasanit. Alibi? Me gjasë, po.
“Kreu i organizatës që trafikonte drogë nga Shqipëria në Gjermani ishte mik i Olsi Ramës. Nuk jam këtu për të hedhur baltë siç i pëlqen ta quajë Edi Rama. Jam këtu të sjell fakte dhe rrethana që nuk u hetuan asnjëherë. Në dosje është hapur një procedim që të gjejë identitetin e tij, i cili konsiderohet në dosje si “Bashkëpunëtori i paidentifikuar”. Krahas personave të arrestuar, policia ka vendosur të procedojë “bashkëpunëtorin e paidentifikuar”, për të cilin thotë se kishte nevojë hetime të tjera. Policia ka identifikuar të gjithë personat përveç një personi. Policia di pamjen, di fiks moshën. por nuk di emrin. Ky person i paidentifikuar një ditë para operacionit ka qenë në një nga zonat bashkë me tre drejtuesit e grupit. Nga raportet e vëzhgimit, personi përshkruhet si 45 vjeç, me flokë të shkurtra me mjetin me targa AA653DM. Olsi Rama ka qenë pjesë e grupit. Shtetasi Olsi Rama sipas provave të sistemit TIMS është ekzaktësisht përdorues i automjetit me targa AA653DM, këto janë të dhënat e sistemit TIMS ku provohet kalimi i pikave të kalimit kufitar nga OlSi Rama. Nga të dhënat e sistemit TIMS vërtetohet se Genci Xhixha, Olsi Rama, Gentjan Gjonaj dhe Ermal Hoxha kanë përdorur disa herë automjetin me targa AA653DM gjatë periudhës prill-dhjetor 2014 kur u zbatua plani”, u shpreh atëherë deputeti Bardhi në konferencën për mediat.
Deputeti demokrat lëshoi edhe një deklaratë të fortë, e cila duhet të përbëjë interes të veçantë jo vetëm për DEA’n, por edhe për zyrën e OPDAT në Tiranë. Ai u shpreh edhe se: “Prokurorët e dosjes së Xibrakës që kishin për detyrë të hetonin këtë personin 45-vjeçar, njëri me votë të Edi Ramës është bërë Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe prokurori tjetër është mbështetur në një garë ku Rama hyri në luftë me Ambasadën e SHBA-së për ta bërë të drejtor të SPAK. E vërteta është që të gjithë përfaqësuesit që ndodheshin atje me votë të Edi Ramës, votuan për Edvin Kondilin”.
Pra, nëse pretendimi i zotit Bardhi është i saktë, atëherë rezulton se prokurorët të cilët kanë mbyllur çështjen e përfshirjes së vëllait të kryeministrit në një rast të trafikut ndërkombëtar të drogës, janë promovuar duke u shpërblyer pikërisht nga vetë kryeministri, njëri në pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe tjetri në atë të prokurorit të SPAK.
Pretendimet e deputetit Bardhi u konfirmuan së fundmi edhe nga një reportazh i televizionit publik italian RAI 3, i cili jo vetëm që tregon me dokumente nga sistemi TIMS për lëvizjet e vëllait të kryeministrit me anëtarët e bandës kriminale, por edhe nxjerr në pah një të thënë tjetër: Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi, truri i reformës në drejtësi dhe eminenca gri e zotit Rama, ka shërbyer si avokat i disa grupeve kriminale shqiptare dhe italiane përpara se të emërohej në postin më ta lartë të shërbimit civil. Është e paqartë nëse dhe si zoti Agaçi i është nënshtruar procesit të vetting-ut për marrjen e certifikatave të sigurisë të nivelit ‘Tepër Sekret’ dhe ‘NATO Top Secret’. Politikanë të opozitës besojnë se interlokutori midis kryeministrit Rama dhe prokurorëve të SPAK është pikërisht krahu i tij i djathtë, zoti Agaçi. Përsëri është e paqartë se çfarë veprimesh ka ndërmarrë SPAK për dosjen e pezulluar mbi ‘të dyshuarin e paidentifikuar’, për të cilin zoti Bardhi pretendon së është i vëllai i kryeministrit, pas denoncimeve publike të fundit. A është Agaçi gjithashtu interlokutor i Ramës me grupet kriminale të trafikut të drogës? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por DEA ndoshta do të mund t’i hedhe një sy./
Sekretari i së majtës italiane ka bërë një reagim të fortë sa i përket ndërhyrjeve të kryeministrit Rama në lirinë e medias në Itali.
Nicola Fratoianni, i cili është deputet dhe sekretar i së majtës në italiane, është shprehur se “i kujtoj Ramës se në një vend demokratik respektohet dhe mbrohet liria e shtypit dhe informacionit dhe nuk tolerohen ndërhyrjet.
Në një vend demokratik respektohet dhe mbrohet liria e shtypit dhe informacionit. Gjithmonë, jo kur është e përshtatshme.
Këtë ia them kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ka mësuar aq shumë nga Italia për të kopjuar metodat e Tele-Melonit edhe përtej kufijve të saj.”
Kujtojmë se edhe Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan këtë telefonatë të Ramës, një ndërhyrje të papranueshme dhe flagrante në lirinë e medias.
Për kryetaren e Komisionit Mbikëqyrës të Rai-t, Barbara Floridia, “është paradoksale që një shef i huaj qeverie ndërhyn drejtpërdrejt tek një menaxher i shërbimit publik pasi është përmendur në një investigim gazetaresk. Edhe nëse kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të besonte se ai ishte dëmtuar në një farë mënyre nga investigimi i ‘Report’, kjo nuk mund të justifikojë në asnjë mënyrë ndërhyrjen e tij të drejtpërdrejtë te Rai”.
“Shpresoj që të ketë një konsensus të gjerë të të gjitha forcave politike në luftën kundër ndërhyrjeve të jashtme në informacion në mënyrë që të mbrohet pavarësia e medias”, shtoi ajo.
Akoma më të ashpër ishin tre anëtarë të këtij komisioni, Dario Carotenuto, Dolores Bevilacqua dhe Anna Laura Orrico.
“Sikur të mos mjaftonte presioni i qeverisë së Melonit ndaj transmetimeve të ‘Report’, tani janë përfshirë edhe krerët e qeverive të shteteve të huaja si kryeministri shqiptar Edi Rama. Le t’i bëjmë Giorgia Melonit një pyetje të thjeshtë: a është normale sipas jush që një drejtues i televizionit publik të kontaktohet drejtpërdrejt nga kryeministri shqiptar për t’u ankuar për një raport gazetaresk? A nuk mendoni se duhet të ndërhyni personalisht për të shmangur atë që duket si një ndërhyrje e panevojshme e kryeministrit shqiptar në lirinë e shtypit dhe pavarësinë e gazetarisë italiane? Nëse i intereson vërtet, siç pëlqen ta thotë shpesh, “sovraniteti i kombit”, le t’i flasë mikut të tij Rama dhe t’i thotë se Italia nuk duron dot ngjarje të tilla. Sa i përket RAI-t, kërkojmë që të zbardhet çdo detaj i kësaj çështjeje”, thuhet në deklaratën e tyre.
Më 25 prill 1974, një grusht shteti ushtarak pa gjak i dha fund regjimit autoritar korporatist të António Salazar në Portugali.
VOAL- Notat e Grândola, vila morena nga kantautori José Afonso (kënga antifashiste par excellence, e ndaluar nga regjimi Salazar për shumë vite) të transmetuara njëzet minuta pas mesnatës së 25 prillit 1974 nga Radio Renascença (radio e kishës portugeze) janë sinjali se çlirimi ka mbërritur.
Fitorja do të konfirmohet, pas revolucionit, nga vargjet e Sophia de Mello Breyner Andresen: “Ky është agimi që kam pritur/ Dita e parë e plotë dhe e pastër/ në të cilën dalim nga nata dhe heshtje./ Dhe të lirë ne banojmë në substancën e kohës.”
Më 25 prill 1974, Portugalia u çlirua nga i ashtuquajturi Estado Novo (Shteti i Ri), regjimi i themeluar dekada më parë nga diktatori António de Oliveira Salazar. Revolucioni u bë i mundur falë lëvizjes së madhe të popullsisë, të shkaktuar nga një grusht shteti ushtarak dhe të forcuar nga pjesëmarrja civile, një grusht shteti që përfaqëson një shkëputje radikale me të kaluarën dhe çlirimin nga abuzimet dekada.
Diktatura
Në vitin 1926, ndërsa valët fashiste përfshiu Evropën, demokracia portugeze u mbyt nga një grusht shteti nacionalist. Në vitin 1933, Salazar, një ekonomist, katolik i flaktë dhe ish-ministër, krijoi një regjim korporatist reaksionar dhe fitoi pushtetin e plotë. Portugalia formalisht mbeti një republikë. Megjithatë, kthesa autoritare ndryshoi në thelb gjithçka, duke filluar me ekzistencën e padiskutueshme të një partie të vetme, Unioni Kombëtar (União Nacional) dhe i policisë sekrete, PIDE (Polícia Internacional e de Defesa do Estado de Defesa do Estado) detyra e së cilës ishte të shtypin opozitën. Motoja “Zoti, Atdheu dhe Familja” ishte sinteza e koncepteve politike të diktaturës, koncepte rreth të cilave Salazar u përpoq të bashkonte ideologjikisht shoqërinë civile portugeze, duke imponuar vlera tradicionale të panegociueshme dhe duke bllokuar kërkesat për modernizim.
Forcat çlirimtare
Megjithatë, pakënaqësia vazhdoi të rritej gjatë viteve të diktaturës, për shkak të represionit dhe varfërisë së krijuar nga fushatat koloniale të promovuara nga Salazar me një humbje të madhe njerëzish dhe burimesh. Kështu lindi Lëvizja e Forcave të Armatosura (“Movimento das Forças Armadas”, MPJ), e promovuar nga grumbullimi i grupeve të ushtarëve përparimtarë: një grup brenda ushtrisë kombëtare, i përbërë nga ndjeshmëri të ndryshme, por unanime rreth tre kërkesave: demokracisë, dekolonizimit, zhvillimit. (descolonizar, demokratizar, desenvolver).
Armiqësia e hapur kundër regjimit kthehet shpejt në një aksion përmbysjeje totale. Grushti i shtetit filloi në orët e para të 25 prillit 1974. Ushtarët besnikë të regjimit u arrestuan në të gjithë vendin, ndërsa trupat e rregullta të udhëhequra nga kapitenët e rinj Salgueiro Maia dhe Otelo Saraiva de Carvalho u drejtuan drejt kryeqytetit, duke pushtuar qendrën dhe qendër infrastrukturore . Njerëzit në Lisbonë dalin spontanisht në sheshe dhe rrugë, duke ofruar mbështetje dhe duke siguruar suksesin e planit. Teksti i lëshuar atë ditë nga ushtria shpall: «Lëvizja e Forcave të Armatosura, e cila sapo ka përfunduar misionin më të rëndësishëm qytetar të viteve të fundit, i shpall kombit synimin e tij për të përfunduar një program mbrojtës për vendin dhe për t’u kthyer te populli portugez. liritë civile të cilave u janë hequr”.
Simboli
Një simbol i veçantë lidhet me ngjarjen epokale të 25 prillit 1974: lulet e kuqe që qytetarët u dhurojnë ushtarëve me të mbërritur në kryeqytet, duke i vendosur në tytat e pushkëve. Kështu, karafili bëhet emblema e një aksioni ushtarak pa gjak dhe paqësor, i cili merr emrin Revolucioni i Karafilit (Revoluão dos cravos). rsi-eb
Në vitin 2022, Lavrov do të reagonte ndaj një investigimi të bërë nga gazetarët italianë, duke thënë se i ngjante një filmi italian alla-Bond.
Në mënyrë të ngjashme, edhe kryeministri Edi Rama tha se akuzat që janë bërë nga programi italian i ngjajnë një filmi të Fellini-t.
Por përse reagoi Kremlini në atë kohë? Shkak u bë një investigim i gazetarëve italianë që zbuloi se misioni shëndetësor rus në kohën e koronavirusit, pra në mars të vitit 2020, kishte vjedhur informacione sekrete për vurusn.
“Një linjë veprimi e tillë servile dhe dritëshkurtër, jo vetëm që dëmton marrëdhëniet tona dypalëshe, por tregon edhe karakterin moral të përfaqësuesve individualë të autoriteteve zyrtare të Italisë dhe mediave të saj”, shprehej Kremlini.
Më tej Lavrov theksonte se ‘ky program është një punë propagandistike e nivelit të ulët’.
“Raporti në fjalë do të ishte subjekt për serinë e ardhshme të filmave italiane të Bond,” thekson Ministria e Jashtme ruse.
Sërish me tonet e Edi Ramës, edhe Lavrovi i kthehet nacionalizmit dhe atdhetarisë. Ai thekson se Rusia dhe Vladimir Putini ishin të paktët që u ofruan për ndihmë ndaj popullit italian dhe e bënë këtë ekskluzivisht për arsye humanitare.
Kurse Ranucci u përgjigj thjesht dhe shkurt: “Ne gjithmonë bëjmë punën tonë, episodi ishte një rikonstruksion rigoroz i fakteve”.
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish me tërbim ndaj rrjetit publik italian, RAI, pasi drejtori i programit investigativ Report, Sigfrido Ranucci dha një intervistë ekskluzive në SYRI TV.
Duket se kjo fjalë e ka tërbuar kryeministrin shqiptar.
Ai ka bërë një reagim tjetër që tregon se Rama ka dalë plotësisht jashtë kontrollit.
REAGIMI I PLOTË
Meqë dje gjatë ndërhyrjes tuaj në të njëjtin TV shqiptar të njëanshëm, i përfshirë nga ‘Report’ në përhapjen e të njëjtave shpifje të importuara në Itali nga ‘Report’, thatë se do të kishit qenë më mirë të kontaktonit drejtpërdrejt, ja ku jam, por në sy të të gjithëve, sepse me gjithë shtrembërimet e një të vërtete të vetme dhe të thjeshtë që pata fatkeqësinë, por edhe fatin të jetoj në lëkurën time në harkun e vetëm 72 orësh, nuk kam guxim të komunikoj me ju pa dëshmitarë.
Është për të ardhur keq që në vend që të dëgjojë gjyshen time që tha të gabosh është njerëzore por këmbëngulja është djallëzore, bëtë një hap tjetër fals. Por duke qenë se në këtë rast nuk jam unë ai që gabova, kam për detyrë të ngulmoj për të këmbëngul në të vërtetën e shkelur në këmbë nga ai emision brutal dhe të mos dorëzohem në mbrojtjen e Shqipërisë dhe institucioneve të saj, përfshirë rolin e saj në marrëveshjen dypalëshe me Italia që emisioni juaj ka çdo të drejtë ta kritikojë duke bombarduar qeverinë e vendit tuaj, por nuk ka të drejtë ta bëjë këtë duke njollosur vendin tim dhe fjalën shqiptar.
Është gjithashtu për të ardhur keq që ju e krahasoni telefonatën time shumë civile si ndërhyrje e Kremlinit që pretendohet se është kryer në programin tuaj. Të paktën për respekt ndaj viktimave të Kremlinit, nuk do ta krahasoja aq lehtë poloniumin e përdorur për të censuruar me vdekje kundërshtarët me një telefonatë që ndodhi pasi një censure.
Më vjen keq gjithashtu që gënjeni për një notë proteste që mund I kam thënë drejtorit gjatë telefonatës tashmë shumë të famshme, duke pretenduar se kjo nuk ju ka mbërritur ende, kur në të vërtetë nuk kam njoftuar asnjëherë një notë të tillë dhe as nuk mund ta dërgoj. Në të vërtetë nuk kam folur kurrë për një letër të tillë dhe as duke u kufizuar vetëm në vëzhgimin e një ngjarjeje surreale në programin e tij, ku fillimisht censurohen përgjigjet e kërkuara dhe më pas sulmohen të censuruarit se nuk janë përgjigjur.
Meqë jemi tek faktet, më vjen veçanërisht keç për shtrembërimin nga ana juaj të asaj që tregoni si dokumente gjyqësore në lidhje me vëllanë tim, pasi këto dokumente jo vetëm që nuk ekzistojnë, por pikërisht kjo është edhe objekt ankimi gjyqësor për shpifje këtu në Shqipëri, një rrethanë që në një transmetim të thelluar investigativ siç pretendoni se e kryeni, duhet të paktën të përmendet për të shmangur riprodhimin në mënyrë jokritike të stereotipit të një epoke tjetër të shqiptarit të interesuar vetëm për drogën dhe të një Shqipërie të korruptuar nga kokën dhe këmbët.
Së fundi, është për të ardhur keq që nuk keni guximin të përballeni me arsyen shumë të thjeshtë të telefonatës sime me drejtorin tuaj, pra tw kërkesës për të sqaruar arsyen e një gënjeshtre të paraqitur jo një herë, por dy herë, jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri, pra se Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk i ishte përgjigjur kërkesës suaj për sqarim, e cila u shoqërua më pas me një gënjeshtër të tretë që mori formën e mohimit të dy të parave duke publikuar përgjigjet e marra vetëm në uebsajti, duke shtuar një të katërt mbi dokumentet gjyqësore që nuk ekzistojnë.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është në zemër të një skandali në Itali, pasi ka telefonuar drejtuesit e rrjetit publik RAI në lidhje me një material investigativ kundër tij.
Kryeministri vazhdon të bëjë rolin e shejtan-budallait, duke mos e kuptuar se sa e rëndë është kjo ngjarje.
Për ta ilustruar, mjaftojmë të kthehemi pas në kohë në vitin 2012 në Gjermani.
Christian Wulff ishte zgjedhur president në vitin 2010 moshën 51-vjeçare, duke u bërë presidenti më i ri në histori.
Por karriera e politikanit të CDU nuk do të zgjaste shumë.
Mediat zbuluan se ai kishte marrë një kredi për shtëpi me kushte të favorshme nga një mik i tij biznesmen.
Përpara se gazeta më e madhe BILD të publikonte detaje nga skandali, ai telefonoi kryeredaktorin e kësaj gazete, Kai Diekmann.
Ky i fundit nuk i doli në telefon, por ai i la një mesazh në sekretari ku deklaronte se do ngrinte padi ndaj gazetës BILD dhe se rrugët mes tyre do të ndaheshin.
Kaq u desh dhe historia e mesazhit eklipsoi edhe skandalin e kredisë.
Brenda pak ditësh, Wulff dha dorëheqjen dhe kërkoi ndjesë te gazeta BILD dhe drejtuesit e saj.
Ndaj tij kishte një hetim për aferën e kredisë, por dy vite më vonë do shpallej i pafajshëm.
Megjithatë, karriera e tij politike kishte marrë fund me atë telefonatë.
40 Vjet në shërbim të pacientëve, duke merituar respektin dhe mirënjohjen e tyre
Të flasësh për mjekët flokëthinjur nga pesha e viteve të tyre mbi supe nuk është e lehtë, pasi tek ata mungon dëshira për dukje, por kanë më shumë ndjenjë, pasion, dashuri e humanizëm, vlera, të cilat ne i kërkojmë tek heronjtë. Jeta na mëson se heronjtë janë njerëzit e thjeshtë, të ditur dhe të përkushtuar në mjekësi, që sakrifikojnë për një qëllim, për një ideal dhe bëjnë të pamundurën për t’i realizuar, qoftë dhe me vetëmohim. E tillë është edhe mjekja e talentuar, Efrosina. Njerëz të tillë, që vazhdojnë e punojnë po me atë pasion dhe kanë sakrifikuar shumë nga vetja, padyshim kanë krijuar sot portretin e tyre, ndaj të shkruash për mjekët është jo vetëm një obligim, por dhe një nder dhe refleksion ndaj asaj që kemi lënë jashtë vëmendjes apo kemi neglizhuar. Sot kemi me qindra mjekë e infermierë, që mbajnë peshën e rëndë të viteve të punës intensive, ndaj them me plot gojën se bluzat e bardha dua të kenë të drejtën e inkurajimit shpirtëror e material.
Efrosina (Nina) Kajo, mjeke e talentuar dhe me përgatitje të lartë shkencore dhe intelektuale
Le të ndalemi tek njëra prej mjekeve të nderuara dhe shumë të respektuara, e talentuara Efrosina (Nina) Kajo, me origjinë nga Korça, lindur e rritur në Tiranë, ka kryer gjimnazin më me emër “Sami Frashëri”. Ndikuar nga babai i saji, Jorgji Adhami, i njohur tashmë për kontributin e shkëlqyer që dha dekada me radhë në zhdukjen e malaries në Shqipëri. Kjo vajzë tiranase filloi si një studente e thjeshtë, por mendjendritur. Diplomohet në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979. E mbushur me besim në vetvete e plot entuziazëm për t’u shërbyer njerëzve. Me përfundimin e specializimit pasuniversitar për kardiologji, në vitin 1995, ajo ka punuar si kardiologe në klinikën e kardiologjisë pranë QSU-1 për 35 vjet. Këtu, dallohet për aftësi, përgatitje të lartë shkencore, seriozitet dhe humanizëm të lartë. Duke vlerësuar, që në rininë e saj të hershme, aftësitë në kardiologji dërgohet për një specializim më afatgjatë në një nga katedrat Kardiokirurgjikale më të mëdha të Evropës, në Gjermani, për Ecografi Kardiake. Kontributi i saj 42-vjeçar në Kardiokirurgji ka përfshirë: Diagnostikimi Ecokardiografik të pacientëve para dhe pas operacioneve dhe në mënyrë të veçantë tek të operuarit me valvula artificiale si dhe diagnostikimin dhe ndjekjen me përparësi të sëmundjeve të lindura të zemrës tek fëmijët dhe të rriturit.
Sot Nina Kajo u gëzohet aftësive të saj në shëndetësi, përpjekjeve dhe djersës, sakrificave ditën e natën në shërbim të sëmurëve, skaliti dhe portretizoi figurën e një zonje me vlera të mëdha intelektuale e bashkëkohore, duke marrë pas disa dekadave titullin e lartë “Prof. Dr. E Shkencave Mjekësore”. Duke parë vizionin intelektual e emancipues të saj, emërohet Shefe e Seksionit të Fiziologjisë Patologjike në Fakultetin e Mjekësisë, pa llogaritur anëtarësimin e saj në disa komisione vlerësimi apo në shoqatat shqiptare apo evropiane të kardiologjisë.
Duke biseduar me doktoreshë Ninen, të duket se dëgjon qindra zëra pacientësh në vite tek rrëfejnë se ajo ka bërë ç ‘është e mundur të kryejë detyrën e mjekes e të drejtueses së vërtetë. Dhe pse ka dalë në pension, për asnjë çast nuk është shkëputur nga mjekësia. Vazhdon të shërbejë po me atë zell e pasion në klinikën e saj, pa kursyer asgjë nga vetja, duke dhënë përsëri nga shpirti i saj i madh e bujar gjithçka për pacientët, ku rrezaton kulturë komunikimi dhe me plot pasion u jep jetë dhe shpresë të sëmurëve. Një jetë e tërë si kardiologe me tituj e grada shkencore, e mbushur sot me shumë vlerësime të merituara.
Mjekë me emra të ndritur, shkollë dhe shembuj për brezat
Kujtojmë me respekt të veçantë shefin e kardiologjisë Dr. Prof. Petrit Gaçe, mjekët Veli Zogu, Ali Alushani, Fedhon Meksi etj. Komunikimi i tyre i veçantë, nuk ishte thjeshtë vetëm një element edukativ, por dhe mënyra për të transmetuar idetë te mjekët e tjerë me më pak përvojë, gjë që reflektohej në konsultat mjekësore, ku ata shquheshin për logjikën dhe intuitën e lartë shkencore. Sugjerimet dhe këshillat e tyre, transmetonin limitet e dijes, ndryshonin këndvështrimin, ndihmonin në perceptimin sa më real të shëndetit të pacientëve. Nuk rri dot pa thënë diçka për mjeken laborante Aurora Knuti, doktore e shkencave mjekësore, aktualisht punon pranë klinikës Kajo. Një bashkëkombëse dhe shoqe e ngushtë pune, prej 40 viteve, me Dr. Nina pranë qendrës spitalore. Dhe pse ka dalë në pension, vazhdon të shërbejë, po me atë pasion e vullnet, pa kursyer asgjë nga vetja, duke dhënë nga shpirti i saj i madh e bujar gjithçka për pacientët e saj. Pas çdo analize laboratorike me një vullnet të paparë i këshillon pa përtim pacientët kardiakë. Kjo është Dr. Aurora, një grua fisnike e mbushur sot me shumë vlerësime të merituara.
Në foto: Prof.Dr. Nina Kajo
E përkushtuar për të bërë vazhdimisht më të mirën për pacientët
Pyetjes, nëse ndryshimi i saj ka ardhur thjeshtë nga dëshira apo mundësitë që i janë afruar, Nina, do t’i përgjigjet sinqerisht se është një kombinim midis formimit të saj për të kontribuar, por dhe mundësive që i janë afruar në punë dhe në jetë nga shteti dhe shoqëria. Njeriu ka të vetën dhe të padiskutueshmen, aftësitë dhe intelektin e vet, dëshirat, vullnetin dhe këmbënguljen, të cilat, siç mund të kuptohen, mbetën personale dhe janë atribut i vetë individit. Pastaj është shoqëria që e bën vlerësimin që afirmon dhe e çon individin në piedestalin e lartë njerëzor. Është bukur dhe në interes të shoqërisë, që kur këto dy anë kombinohen, atëherë arrihet ajo që është më e mira dhe, për këtë, Nina vazhdon e punon çdo ditë me përkushtim për të bërë më të mirën për njerëzit në nevojë. Shpesh në punën e saj kujton thënien: “Jeta i jepet njeriut vetëm një herë dhe ajo duhet jetuar me dinjitet”. Këtë devizë, doktoreshë Nina e ka pasur të njohur që në rininë e hershme, kur ishte mjeke e përgjithshme, por edhe gjatë gjithë aktivitetit të saj. Kjo vajzë e grua e tiranase, për 40 vjet fisnikëroi veten, por njëkohësisht vlerësoi integritetin dhe inteligjencën, vlerësoi gjithnjë njerëzit në nevojë. Me këto mundësi, jeta dhe puna e Ninës në mjekësi ka marrë vlera të shumanshme e të respektuara nga komuniteti dashamirës. Këtu qëndron dhe respekti që kanë sot punonjësit në kliniken e saj. Këtu e ka burimin edhe gëzimi e kënaqësia e saj e madhe, sadisfaksioni i saj moral. Nuk është çështje që të jesh, por rëndësi ka se çfarë jemi dhe çfarë bën në jetë. Impresionet e mia për dr. Ninën janë të shumta, një grua zonjë, një personalitet i spikatur profesionalisht, që rrezaton cilësi të vyera humane, teksa në portretin e saj janë të pandara pamjet tejet e njerëzishme, buzëqeshja e sinqertë, pasioni e vullneti për t’i shërbyer gjithkujt me përkushtim të plotë, duke i qëndruar pranë si të ishte një i afërm i familjes, si një prind, si një motër, si një nënë, doktoreshë e vërtetë. Me vlerat e rralla njerëzore që ka shfaqur e që ka përcjellë te njerëzit, ajo ka fituar qindra mijëra miq në të gjithë Shqipërinë. Janë të panumërt ata njerëz të thjeshtë, intelektualë, qytetarë të shtresave të ndryshme, të cilët e kërkojnë dhe respektojnë shumë, i shfaqin shpesh mirënjohje për përkushtimin që ajo ka treguar dhe tregon ndaj pacientëve të tyre.
Në punë ajo u njoh me kolegun dhe bashkëshortin e saj, Ilir Kajo, mjek i talentuar dhe duarartë, i specializuar për Gastroenterologji-Hepatologji, i njohur jo vetëm në Tiranë, por dhe në mbarë vendin, një profesionist që bën pjesë në plejadën e mjekëve që tërë jetën e ka lidhur me shërbimin ndaj njerëzve. Dr. Nina shquhet gjithmonë për marrëdhënie korrekte me pacientët. Ajo i shikon si njerëz, ndaj të cilëve duhet bërë një shërbim cilësor dhe asnjëherë nuk i pa si “klientë”. Ajo është e ndjeshme dhe gjithmonë vendos marrëdhënie të paqme dhe shumë të mira me punonjëset e saj.
Humane, fisnike dhe e admiruar
Në çdo konjukturë politike që ka kaluar, Dr. Nina ka qenë dhe mbetët vetvetja. Ka një individualitet superior të shprehur nëpërmjet punës, pa poza e pa pretendime për t’u dukur. Pasuria më e madhe e saj mbetët ruajtja e personalitetit njerëzor e shoqëruar me sjellje e kulturë, që i kanë dhënë lumturi e mirëqenie shpirtërore. Dituria profesionale e intelektuale janë velloja e artë që ka zbukuruar personalitetin e saj shoqëror. Në një kohë aventurash, si kjo e sotmja, ku njerëzit kanë rëndur pas fitimit për t’u pasuruar me çdo çmim moral, duke braktisur diturinë. Ata që mbetën njerëz në ndjesi, i kemi sot të paktë në mjekësi. Zilia e të tjerëve ia ka prishur ndonjëherë qetësinë, por dr. Nina ka arritur të ruajë gjakftohtësinë. Kurrë nuk bëri kompromis me karakterin e saj dhe kur ishte përballë përfitimeve të të mirave materiale dhe famës shoqërore. Vazhdon dhe mbetet e dashur me të vërtetën dhe e rreptë me padrejtësitë. “Për mua,- thotë dr. Nina, – një rëndësi të madhe në jetën time profesionale ka mirënjohja njerëzore dhe mbetesh në memorien e popullit tënd, ky është vlerësimi më i madh i jetës time”. Por fatkeqësisht gjejmë jo rrallë që s’kanë asnjë ndjesi shpirtërore, si rezultat i zbrazësive karakteriale, mangësisë dhe vulgaritetit të përmasave të kufizuara intelektuale. Dr. Nina ruan respekt të veçantë për punonjësit e saj të shërbimit, ku me devotshmëri ju shërbejnë qytetarëve dhe pacientëve në klinikën e saj private, ku ajo drejton, e shoqëruar me një rregull e disiplinë dhe pastërti shembullore të admiruar.
Shembull për fëmijët dhe brezin e ri
Cilësitë e vyera, edukata familjare dhe kultura e lartë komunikimit, dr. Nina e përcolli dhe te dy fëmijët. Me kujdesin e një nëne të arsimuar dhe kulturuar, dr. Nina, së bashku me bashkëshortin e saj të talentuar, dr. Ilirin, u kujdesën për rritjen, edukimin dhe shkollimin e tyre. Djali dhe vajza u shkolluan në universitetet më me zë të Evropës, aktualisht jetojnë e punojnë në Shqipëri, ku u gëzohen kulturës dhe dijes së tyre. Këta dy pasardhës shikojnë tek prindërit e tyre modelin e prindërve të devotshëm, babain e tyre të mirënjohur e shembullor në gjithçka, të nënës së tyre që personifikon modelin njerëzor, figurën e nënës së dhembshur, të dashur, profesioniste e rrallë, që rrezaton kudo dhe kurdoherë humanizëm dhe mirësi, një qytetare tiranase me emancipim bashkëkohor. Një gjyshe, ku reflekton përkujdesje dhe dashuri për nipat dhe mbesat e saj, duke i quajtur me plot gojën ëmbëlsirat e shpirtit. Unë si autori i shkrimit i uroj dr. Ninës shëndet dhe jetë të gjatë bashkëshortore!
Zëvendësdrejtori i RAI-t, Sigfrido Ranucci, njëkohësisht autor i programit investigativ, nga më prestigjozët në Itali dhe më gjerë, ka demontuar, në intervistë për Syri Tv, të gjitha alibitë dhe mbrojtjen e dobët që Edi Rama ka bërë që pas transmetimit të emisionit “Report” të dielën, ku temë kryesore ishte marrëveshja Rama – Meloni për refugjatët.
Çfarë transmetoi programi televiziv ‘Report’ në televizionin publik Rai3 – më kryesoret:
1-Marrëveshja Rama – Meloni për refugjatët është jotransparente dhe numri i refugjatëve dhe kostoja financiare për Italinë do të jetë shumë larg shifrave të bëra publike nga dy kryeministrat.
2-Meloni ka bërë marrëveshje me një kryeministër, Sekretari i Përgjithëm i të cilit është ish-avokat i narkotrafikantëve, njeriu kyç i marrëveshjes, njeriu kyç i aferës së pronës me gjeneral Lisi-n dhe njeri që tërheq fijet e drejtësisë në vendin e tij (Shqipëri).
3-Vëllai i kryeministrit Rama, Olsi ka lidhje të forta me narkotrafikantët dhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë, ndaj tij nuk ka asnjë hetim pasi drejtësia është e kontrolluar.
Si u mbrojt Rama?
1-E cilësoi shpifje emisionin nga fillimi në fund.
2-U kap si i mbyturi pas fijes së barit duke thënë se Engjëlli i tij i kishte kthyer e-mail gazetarit të Rai-t.
3-Duke mbrojtur Engjellin e tij si të pafajshëm dhe njeri korrekt që i ktheu e-mail gazetarit, la te kuptohet që këta si për Engjellin kanë shpifur edhe për Olsin.
4- U fsheh pas shqiptarëve. Ata nuk po më sulmojnë mua, tha, ata po sulmojnë popullin shqiptar.
5-Mori në telefon drejtorin e Rai-t.
6-Historia me gjyshe dhe këshlla (presioni) për Rai-n që të tërhiqet.
Si e demontoi zëvendësdrejtori i Rai-t, njëkohësisht autor i programit Report, mbrojtjen qesharake të Ramës në intervistën ekskluzive për Syri-n?
Autori i programit ‘Report’, por njëkohësisht edhe zëvendësdrejtor i kësaj medie iu përgjigj një për një të gjithë narrativës qesharake që ngriti Edi Rama për të mbrojtur veten pas daljes lakuriq përtej Adriatikut.
1-Programi jonë është serioz dhe emisioni për marrëveshjen e refugjatëve nuk është i pari, por kemi bërë me dhjetra për vende të ndryshme.
2-Engjëll Agaçi nuk pranoi të intervistohej nga ‘Report’, por ktheu përgjigje me e-mail pyetjeve që i dërguam ne. Mospranimi që të intervistohej, dhe kthimi i përgjigjes me e-mail, në praktikën tonë është pranim i asaj që pohojmë ne, tha Ranucci.
3-Programi jonë është hetim dosjesh gjyqësore, pra, çfarë ka dalë në Report për Agaçin dhe Olsi Ramën, janë dosje gjyqësore, jo hamendësim. Janë fakte.
4- Qartësim dhe rrëzim i alibisë së trashë të Ramës se po goditet Shqipëria dhe jo ai. Autori i programit Ranucci tha, kam shumë respekt për popullin shqiptar. Programi nuk godet kurrë popullin shqiptar. Unë mendoj se kemi shumë ngjashmëri si popuj. Dokumentari flet me emra dhe mbiemra, ata nuk janë populli shqiptar, por emra dhe mbiemra të përveçëm. Pra, Edi dhe Olsi Rama, Engjëll Agaçi janë emra dhe mbiemra dhe nuk janë gjithë shqiptarët, nuk goditen shqiptarët por emra e mbiemra të përveçëm.
5-Rama po të kishte gjë për programin Report, le të më merrte mua në telefon, gjë që i dhashë mundësi edhe ta bënte kur i kërkova intervistë dhe refuzoi, s’kishte pse merrte drejtuesit e tjerë. Me këtë, Ranucci hodhi në erë “korigjimin” e Ramës te La Republica duke i thënë pse s’more të zotin e punës, pasi jo vetëm që ishte autor i programit, por edhe zëvendësdrejtor i Rai-t, një rrugë e dy punë nënkuptoi Ranucci.
6- Nuk është praktikë që të marrë një kryeministër në telefon për programin tonë. Na ka ndodhur vetëm me Lavrovin, i cili është ankuar njëlloj për programin tonë. Pra, zëvendëspresidenti i Rai-t dha një të dhënë që nuk e kishtë në program, Shqipëria është si Rusia.
7- Thirrjes së gjyshes së Ramës për Rai-n për t’u tërhequr, Ranucci iu përgjigj me sarkazëm, kur tha se, i dua shumë gjyshet, edhe gjyshen e Ramës që më bën presion nga bota tjetër, por javën tjetër misioni vazhdon. Pra, as përralla me gjyshe nuk e tërhoqi që të zinte mend.
Komentet