VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Analistët: Ratifikim i Demarkacionit apo zgjedhje

By | August 29, 2016
blank

Komentet

blank

SHBA përsërit: Marrim pjesë në diskutimet Kosovë-Serbi, si palë e interesuar dhe partnere

Takimi që do të mbahet këtë javë, në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, pas situatës së krijuar në veri të vendit, ka ngritur edhe një çështje tjetër diskutimi, nëse zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar, do të marrë pjesë në këtë takim

Kjo, meqë dje nga Ambasada e SHBA’së në Prishtinë është konfirmuar që ai do të marrë pjesë në diskutime, derisa nga Brukseli kanë thënë se në diskutime janë vetëm tri palë (Kosova, Serbia dhe BE-ja), dhe se të tjerët e mbështesin dialogun vetëm nga jashtë.

Gazeta Express i është drejtuar përsëri Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë, për t’i pyetur rreth modaliteteve të pjesëmarrjes së zv.ndihmësit të Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, në diskutimet që do të zhvillohen në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Një zëdhënës i kësaj ambasade, në një përgjigje të shkruar për Gazetën Express, ka ripërsëritur se Escobar do të udhetojë drejt Brukselit dhe se mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian si palë e interesuar në këto diskutime dhe partnere e Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dy palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime. Përderisa udhëhiqet nga palët, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja si palë e interesuar në këto diskutime dhe si partnere e Kosovës dhe Serbisë”, thuhet gjithashtu në përgjigje.

Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, i pyetur nga Gazeta Express rreth pjesëmarrjes së Gabriel Escobar në disktuimet që pritet të mbahen në Bruksel, ka thënë se në dialog janë vetëm tri palë, Kosova, Serbia dhe BE-ja, derisa ka thënë se të tjerët vetëm e mbështesin dialogun nga jashtë.

“Jo, z.Escobar nuk do të jetë prezent në dialog. Dialogu ka 3 pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë dhe BE’në). Të gjithë të tjerët vetëm e mbështesin atë (dialogun) nga jashtë”, ka thënë Stano për Gazetën Express.

Ndërkohë dje nga Ambasada e SHBA’së është konfirmuar që Gabriel Escobar do të udhëtojë drejt Brukselit për të marrë pjesë në diskutimet mes Kosovës dhe Serbisë.

blank

‘Ministria e Propagandës’ – VKM-ja/ Qeveria shpërfill Komisionerin, që ligji e bën përgjegjës për zbatimin e të drejtës së informimit

“Deri tani nuk kemi asnjë korespondencë në lidhje më Vendimin e Këshillit të Ministrave për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mediat dhe Informimin”

Komisioneri për të Drejtën e Informimit nuk është përfillur nga zyra e Kryeministrit Rama për vendimmarrjen në krijimin e Agjencisë për Mediat dhe Informacionin, e etiketuar në media si “Ministria e Propagandës”.

Më 18 shtator, në mbledhjen parë të Qeverisë Rama 3, zyra e Kryeministrit njoftoi se kishte vendosur krijimin e Agjencisë për Media dhe Informimin, një strukturë kjo që synon centralizimin e zyrave të shtypit dhe të marrëdhënieve me publikun të të gjitha institucioneve të qeverisë qendrore, por duke përfshirë edhe informacionin që këto institucione prodhojnë.

Vendimi i publikuar në faqen e Këshillit të Ministrave nuk shoqërohet me një relacion shpjegues për të kuptuar se cilat institucione kanë dhënë mendim, por Komisioneri për të Drejtën e Informimit ka reaguar për mediat se ka qenë jashtë vendimmarrjes së qeverisë.

“Nuk kemi asnjë korespondencë në lidhje më Vendimin e Këshillit të Ministrave për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mediat dhe Informimin”- shprehet komisioneri, lidhur me këtë fakt.

Anashkalimi i opinionit të Komisionerit lidhur me krijimin e Agjencisë nuk është normale në një vendimmarrje të tillë, pasi veprimtaria që synohet të rregullohet me VKM lidhur me çështje që prekin të drejtën e informimit bie ndesh me rregullime ekzistuese, të cilat janë parashikuar në ligjin për të Drejtën e Informimit. Komisioneri për të Drejtën e Informimit është organi përgjegjës për zbatimin e këtij ligji.

Me krijimin e një Agjencie për Informimin pritet të krijohet konfuzion kompetencash mes dy organeve, që do të thotë se ose këto do t’ia lënë përgjegjësinë njëra tjetrës ose do të duan ta marrë secila vetë, me përfundimin që informacioni publik do të mbahet peng nga ky “keqkuptim”.

Nga ana tjetër gazetarët apo qytetarët, me gjasa nuk do dinë se kujt organi t’i drejtohen për të marrë informacion dhe kështu do të harxhojnë energji dhe kohë esktra.

Në pikën N të VKM-së thuhet se “Agjencia siguron përgjigje për shkresat dhe kërkesat për informacion, në lidhje me çështjet e informimit dhe komunikimit mediatik apo çështje të tjera në fushën e saj të përgjegjësisë”.

Dhënia e kompetencave Agjencisë për të vendosur mbi cështje të informimit është një nga pikat që shqetëson gazetarët investigativ. Ky vendim më së pari do të cenojë punën e gazetarëve të pavarur dhe gazetarisë investigative.

“Kompetencat që me VKM, Qeveria i ka dhënë agjencisë do të cënojnë direkt punën time. Në rastin më të mirë, mund të them se jam e paqartë se kujt duhet t’i drejtohem për dhënien e dokumenteve publike dhe kush mban përgjegjësi për refuzimin e tyre. Më pas, është kjo Agjenci që vendos, jo vetëm për lajmet, po edhe përgjigje për kërkesën e bërë. Më shumë se sa një agjenci në shërbim të transparencës dhe respektimit të ligjit për të drejtën e informimit më duket një super strukturë e krijuar në funksion të propagandës së qeverisë” – thotë gazetarja e OCCRP-së Lindita Cela.

Ndërsa për avokaten Irena Dule, përjashtimi i Komisionerit për të Drejtën e Informimit, në procedurën e hartimit të VKM-së që krijoi Agjencinë është në cdo rast një praktikë e keqe e të bërit të akteve, që ka pasoja mbi ligj zbatuesit dhe qytetarët.

“E shohim shpesh të ndodhë se si akte të nivelit të lartë hartohen pa marrë parasysh parimet e teknikës legjislative dhe kodifikimit dhe kjo ka pasoja. Njësoj edhe ky rast”- thotë avokatja Irena Dule.

Para miratimit të një vendimi qeverie duhet të merret opinion edhe nga struktura ekzistuese, kur këto rregullojnë veprimtari që synohet të rregullohet nga akti. Në rastin konkret Komisioneri është krijuar posaçërisht për të siguruar se e drejta e informimit do të garantohet dhe ky përgjigjet për veprimtarinë e tij para Kuvendit. Agjencia e krijuar me VKM, sipas kësaj të fundit, gjithashtu ka kompetenca që më parë i janë dhënë koordinatorëve për të drejtën e informimit dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Meqë sot kjo VKM është miratuar dhe mendimi i Komisionerit nuk është marrë, kjo do të thotë se në relacion nuk gjendet asnjë informacion se ku ndahet kompetenca e Agjencisë me atë të Komisionerit.”

Bashkimi Evropian ka deklaruar se liria e medias qëndron në zemër të të sistemit të mirëqeverisjes dhe se liria e medias është një nga kriteret më të rëndësishëm për të cilin Shqipëria do të vlerësohet për të hyrë në BE.

blank

Vret veten me armë zjarri autori i vrasjes së oficerit të Krimeve, 21-vjeçari Aldi Rama

LEZHË

Ka vrarë veten autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, 21-vjeçari Aldi Rama. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat.

I riu i ka dhënë fund jetës, teksa e gjithë Policia, FNSH dhe RENEA kanë blinduar Lezhën për kapjen e tij, ndërsa në zonë ka edhe helikopter e autoblinda.

Siç raporton gazetarja Bezat nga vendngjarja, është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri dhe pas verifikimeve në terren, policia ka konfirmuar se autori është vrarë.

Është konfirmuar kjo nga ana e policisë, e cila ndodhet në terren me kontrolle nga ajri dhe toka. Operacioni, që zgjati disa orë, është finalizuar pak minuta më parë, ku autori duke parë gjithë policinë përreth, i ka dhënë fund jetës, në pamundësi për t’u arratisur.

Në vendngjarje ka qenë edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili është larguar vetëm pak minuta më parë, pasi ka konfirmuar autorin e vrarë.

blank

Përurohet Qendra Nacionale e Xhudos, flasin presidentja dhe kryeministri

Sot me një ceremoni zyrtare është bërë përurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Kampionet olimpike janë bërë me shtëpi të re.

Përmes një ceremonie zyrtare, sot është bërë përurimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Një palestër moderne do t’ju bëjë konak xhudistëve kosovarë dhe atyre të huaj.

Të pranishëm në ceremoninë inauguruese ishin edhe krerët e shtetit të Republikës së Kosovës dhe personalitete të ndryshme.

Kjo Qendër Nacionale është financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani i përgëzoi kampionet olimpike për sukseset e arritura në Olimpiada.

blank

Gjithashtu, ajo insiston se xhudistët e meritonin një shtëpi të tillë.

Sipas saj, deri tash xhudistët kanë bërë shumë për Kosovën, ndërsa tash e tutje u zotua Kosova do të bëjë shumë për ta.

Osmani e nderoi me medalje nderi të Republikës, kampionen olimpike, Nora Gjakova.

Ndër të tjera me medalje medalja presidenciale të meritave dhe medalje nderi të Republikës, Distria Krasniqin.

blank

Edhe klubin e xhudos “Ippon”, Osmani e nderoi me medaljen presidenciale të meritave.

Gjithashtu, edhe kryeministri Albin Kurti dha fjalë të mëdha për kampionet olimpike, të cilat i çoi në qiell.

Ai insistoi se sporti është një prioritet shtetëror.

Njësoj si këtë qendër, Kurti zbuloi se në vazhdim do t’i përurojë edhe qendrat tjera sportive.

blank

Kurti i këshilloi sportistët të punojnë sa më shumë që të fitohen medalje të tjera në Olimpiadën e ardhshme.

Po ashtu, zbuloi se Ministria e Sportit do të propozojë shumë shpejt që Majlinda Kelmendin ta shpall qytetare me merita të veçanta.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.

Ai u ndie i privilegjuar që erdhi për t’i uruar kampionet olimpike dhe për përurimin e Qendrës Nacionale.

blank

Vizer përgëzoi për vendimin e ndërtimit të kësaj qendre.

Ndërkohë, insistoi se xhudoja kosovare i ka treguar botës se çfarë potenciali ka.

Tash e tutje, xhudistët kosovarë do të kenë kushte shumë më të mira.

Sigurisht, me punën e trajnerit Driton Kuka, as sukseset me siguri se nuk do të mungojnë. /Gazeta Express/

blank

Sveçla: Serbët refuzuan zëvendësimin e specialëve me KFOR-in

Një pjesëtar i njësive speciale të Policisë së Kosovës në Jarinjë.

RFE/RL

Kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës kanë refuzuar ofertën e KFOR-it, që ky mision të përkujdeset pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak dhe që njësitë speciale të Policisë së Kosovës të tërhiqen, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Këto komente ai i bëri të martën gjatë një konference për media në Prishtinë, pas një takimi që pati me homologun e tij austriak, Karl Nehammer.

Më 27 shtator, komandanti i misionit të Aleancës Veri-atlantike në Kosovë, gjeneralmajor Franco Federici tha se ka biseduar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe me kryetarët e komunave veriore për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

“Duke qenë se KFOR-i ka ofruar angazhime shtesë dhe ka ofruar që të sigurojë policinë tonë kufitare me forca shtesë edhe në pikat kufitare, ne kemi thënë se me largimin e barrikadave, prezenca e njësive speciale do të ishte e panevojshme. Por, edhe kjo ofertë e komandantit të KFOR-it është refuzuar nga këto elemente ekstremiste dhe me këtë refuzim këta veçse e kanë dëshmuar që nuk janë të brengosur, siç thoshin më herët, me praninë e forcave speciale, por qëllimet e tyre janë thellësisht politike dhe në dëm të sovranitetit të vendit tonë”, deklaroi Sveçla.

Ministri Sveçla tha se mirëpret ndihmën e misionit të KFOR-it dhe EULEX-it, por shtoi se Policia e Kosovës është e aftë që të sigurojë zbatimin e ligjit.

“Situata atje është e qetë dhe e kontrolluar, me ndihmën e shteteve aleate dhe me ndihmën e misioneve aleate, paqësisht do ta tejkalojmë këtë situatë”, tha Sveçla.

Rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të bllokuara për të nëntën ditë me radhë.

Qytetarët serbë, me kamionë dhe mjete të tjera të rënda kanë bllokuar këto dy rrugë nacionale, në shenjë proteste për vendosjen e masës së reciprocitetit për automjetet me targa nga Serbia.

Stefanoviq: Ushtria serbe nuk hyri ku nuk duhet

Në anën tjetër, ushtria serbe ka rritur nivelin e gatishmërisë luftarake përgjatë kufirit me Kosovën, deklaroi ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanoviq. Megjithatë, ai tha se ushtria “nuk ka hyrë ku nuk duhet të hyjë”.

Ai tha për televizionin serb Pink TV se ngritja e gatishmërisë ushtarake është “mbi të gjitha një mekanizëm parandalues”.

“Ky është vendim sovran dhe kemi të drejtë të vendosemi në territorin tonë. Askush nuk do të na tregojë çfarë të bëjmë”, tha Stefanoviq.

Tensionet në veri përmes fotografive
Fotogaleri

Tensionet në veri përmes fotografive

Forcat e NATO-s në Kosovë kanë shtuar patrullimet e tyre afër kufirit me Serbinë, e cila ka dislokuar automjete të blinduara afër pikës kufitare me Kosovën. Ndërkohë, serbët lokalë në Kosovë po vazhdojnë t’i mbajnë të bllokuara me kamionë rrugët drejt kufirit, në Jarinjë dhe Bërnjak, teksa pjesëtarë të njësitit special të Policisë së Kosovës po e monitorojnë situatën në vazhdimësi. (Përgatiti: Trim Haliti)

Eurodeputetët kërkojnë zgjidhje paqësore për situatën në veri

Të martën, më 28 shtator, disa deputetë të Parlamentit Evropian, që janë raportues për vendet e Ballkanit Perëndimor, të martën u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme për situatën në veri.

“Dëshirojnë që të shohin tërheqjen e njësive speciale të policisë dhe çfarëdo formacioneve ushtarake dhe heqjen e bllokadave të rrugëve”, thuhet në deklaratën e përbashkët të raportueses për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, raportuesit për Serbinë, Vladimir Bilçik, udhëheqësit të delegacionit për raportet midis Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, Romeo Franz dhe Tanja Fajon, që kryeson delegacionin për raportet me Serbinë në Parlamentin Evropian.

Eurodeputetët po ashtu kërkuan që të ndalen veprimet dhe provokimet, sipas tyre, ndikojnë në mirëqenien e komuniteteve.

“Kërkojmë nga Bashkimi Evropian dhe partnerët e tij që të vazhdojnë punën drejt shtensionimit të krizës dhe i ftojmë liderët e Kosovës dhe Serbisë të përdorin platformën që ofron dialogu i lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe ato që lidhen me lirinë e lëvizjes”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

KFOR-i rrit praninë në veri për t’i ulur tensionet

Që prej vendimit për reciprocitetin për targat, në Jarinjë dhe Bërnjak po qëndrojnë njësitë speciale të Policisë së Kosovës dhe më 27 shtator, misioni i Aleancës Veri-atlantike në Kosovë, KFOR njoftoi se ka rritur patrullimet në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici tha se masat e ndërmarra në veri të Kosovës kanë për qëllim “uljen e shpejtë të tensioneve” si dhe “rivendosjen e mjedisit të sigurt” dhe të “lirisë së lëvizjes për të gjitha komunitetet”.

Ditëve të fundit është raportuar për se avionë të Serbisë kanë fluturuar në afërsi të Jarinjës.

Më 27 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një vizite në Prishtinë tha se “manovrat teatrale ushtarake të Serbisë” në afërsi të kufirit të Kosovës, “nuk i mbrojnë qytetarët serbë në veriun e Kosovës”. Ndërkaq, po ashtu i bëri thirrje Kosovës që të mos krijojë probleme me miqtë ndërkombëtarë përmes mbajtjes së njësive speciale të policisë në kufi.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se njësitë speciale janë dërguar atje për të mbrojtur pikat kufitare dhe policitë kufitarë dhe jo “për të demonstruar një forcë”.

Ndërkaq, më 25 shtator kanë ndodhur dy incidente në veri të Kosovës, për të cilat, Prishtina fajësoi Beogradin. Në Zubin Potok është djegur Qendra për Regjistrimin e Automjeteve, ndërkaq në Zveçan është sulmuar Qendra e Regjistrimit Civil.

Qeveria e Kosovës insiston se Serbia për vite të tëra aplikon masë të njëjtë për automjetet me targa të Kosovës.

Sipas vendimit të 20 shtatorit, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Për këto targa të përkohshme shoferët duhet të paguajnë pesë euro dhe vlefshmëria e tyre është dy muaj.

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që prej 20 shtatorit ka lëshuar mbi 11,000 targa të përkohshme në të gjitha pikëkalimet kufitare dhe në qendrat e regjistrimit të automjeteve në mbarë Kosovën.

blank

Strategjisti gjerman Martin Henze: Kosova ka kaluar shumë dhimbje, por gjithmonë do të ngrihet!

voal.ch – Strategjisti gjerman për politikën e jashtme Martin Henze shkruan në Twitter:

1 milion refugjatë, 11 mijë të vrarë, 20 mijë të dhunuar dhe më shumë se 1,600 njerëz ende të zhdukur.

KOSOVA ka kaluar shumë dhimbje,

por gjithmonë do të ngrihet.”/ Twitter/eb

 

blank blank

blank

Shqipëri, vritet oficer i policisë Saimir Hoxha gjatë një kontrolli kundër kultivimit të bimëve narkotike

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka njoftuar se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike

Fatjon Cuka   |28.09.2021
Tiranë

Një punonjës i policisë së Shqipërisë ka mbetur i vdekur pasi është hapur zjarr në drejtim të një grupi të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Lezhës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka njoftuar se në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë, si pasojë e të shtënave është plagosur me armë zjarri oficeri i krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, shtetasi Saimir Hoxha, 44-vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për dërgimin e tij në Spitalin Rajonal Lezhë.

“Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit. Në ndihmë të policisë lokale janë nisur forcat speciale, grupe të FNSH-së(Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë) dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

blank

Presidentja e KE-së nis nga Tirana turin në Ballkanin Perëndimor

VOA

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nisi sot turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, me vizitën e saj të parë në Tiranë, ku u prit nga kryeministri Edi Rama. Turi i saj i paraprin takimit të nivelit të lartë BE- Ballkani Perëndimor, i cili parashikohet të mbahet në 6 tetor në Slloveni.

Në kryeqytetin shqiptar, Presidentja e KE-së u takua dhe me presidentin Ilir Meta, e më pas do të marrë pjesë në përurimin e ‘Shkollës Korb Muça” dhe “Kopshtit Europa’, të rindërtuara me fondet e BE –së, në kuadër të programit EU4Schools, pjesë e mbështetjes financiare të ofruar për përballimin e psojave të tërmetit shkatërrues të vitit 2019.

Pasdite, Presidentja Von der Leyen do të udhëtojë për në Shkup, ku do të takojë kryeministrin Zoran Zaev, si dhe presidentin Stevo Pendarovski, për të vijuar me një vizitë në një qendër kulturore rinore, së bashku me kryeministrin Zaev.

Të mërkurën në mëngjes, Presidentja Von der Leyen do të jetë në Prishtinë, ku do të bisedojë me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Ajo gjithashtu do të vizitojë, së bashku me Kryeministrin, Kopshtin “Cicërimat”, i cili u ndërtua me fondet e BE -së. Presidentja më pas do të udhëtojë për në Podgoricë, ku do të pritet nga Presidenti Milo Gjukanoviç dhe Kryeministri Zdravko Krivokapiç. Gjatë qëndrimit të saj, ajo do të vizitojë Institutin e Shëndetit Publik i cili mori mbështetjen e BE -së në luftën kundër pandemisë, i shoqëruar nga Kryeministri.

Po të mërkurën në mbrëmje, Presidentja e Komisionit europian, do të jetë në Beograd, ku do të takohet me Presidentin Aleksandar Vuçiç, ndërsa të nesërmen në mëngjes do të bisedojë me kryeministren Ana Brnabiç. Me presidentin Vuçiç, zonja Von der Leyen do të marrë pjesë më pas në ceremoninë e nisjes së një projekti hekurudhor, pjesë e Korridorit X, si dhe do të jetë e pranishme në nënshkrimin e një kontrate për rehabilitimin e një pjese të Autostradës së Paqes, e cila mbështet nga BE-ja.

Ndalesa e saj e fundit, të enjten në mbrëmje, dotë jetë Bosnja dhe Hercegovina. Presidentja e Komisionit do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Urës Svilaj që lidh Kroacinë dhe Bosnjë -Hercegovinën, së bashku me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković dhe Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Zoran Tegeltija. Në Sarajevë, ajo gjithashtu do të ketë takime me anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës.

blank

Kontrolli i Lartë i Shtetit: Reforma administrative-territoriale ka nevojë për rishikim

Nga një auditim të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është konstatuar se reforma Administrative-Territoriale nuk ka përmbushur objektivat: legjislacioni i ri nuk zbatohet plotësisht; procesi i përthithjes së funksioneve të reja, punonjësve, aktiveve dhe rritja e cilësisë së shërbimeve nuk është arritur të realizohet me sukses. Krahasuar me praktikat evropiane, në Shqipëri procesi ka qenë invers, pra jo vetëm që janë shmangur hallkat e një shqyrtimi të thellë parlamentar e ligjor, por reforma territoriale është miratuar si fillim i një procesi, dhe nuk ka qenë një rezultat apo produkt i një zinxhiri procesesh dhe shqyrtimesh ligjore, administrative, sociale dhe gjeo-kulturore..

Në komponentin  e ndarjes territoriale, KLSH vëren se konfigurimi ri i kufijve administrativë të bashkive nuk është bazuar në kritere të qarta dhe specifike, të tillë si kriteri minimal i popullsisë apo distancës periferi-qendër, duke krijuar një asimetri të kufijve bashkiakë, mes veriut(amalgamim) dhe jugut(framgentarizim) por edhe mes bashkive brenda një rajoni. Ky konstatim i KLSH është lehtësisht i verifikueshëm me sy të lirë, nëse sheh hartën administrative të Shqipërsië. P.sh, në jug kemi bashki Memaliaj dhe bashki Tepelenë, që ndonëse si territor janë ngjitur me njëra tjetrën janë lënë bashki më vete, ndërsa në veri, p.sh..Shkodra përfshin një territor të gjerë nga Velipoja bregdetare deri në kufij të Malësisë së Madhe. Ky fenomen rezulton edhe në qarkun Tiranë, ku Paskuqani i eshtë lënë bashkisë Kamëz ndonëse si distance të afërt ka bashkinë Tiranë. Nëse do të përdorej një kriter popullsie, psh., bashki me popullsi minimale 200 mijë banor,  për Tiranën do të kishte së paku 4 bashki.

Në komponentin e ndarjes administrative, KLSH vëren se kjo refornë ka sjellë  një  centralizim  të  decentralizimit  pasi  ka  humbur  përfaqësimi  lokal  i  periferisë dhe nuk ka pasqyruar thelbin e një reformë administrative- territoriale, e cila  ndërmerret për të reformuar shërbimet publike kah efiçiencës dhe efektivitetit.  Në  aspektin  e  respektimit  të  parimit  të  autonomisë  vendore,  reforma  administrativo-territoriale është  hartuar  pa  marrë  parasysh  vullnetin  vendor  të  qytetarëve,  përmes  referendumit,  duke  shkelur  Nenin  5  të  Kartës  Europiane  të  Autonomisë  Vendore  “Mbrojtja  e  Kufijve  territoriale  të  bashkësive vendore”.  Në këtë konfigurim të ri, bashkitë përballen me dy sfida kryesore:  Së  pari,  me  një  territor  të  ri  e  të  panjohur  që  rezulton  të  jetë  jashtë  rrezes  së zgjatimit administrativ të  bashkive,  për shkak të terrenit të thyer në zonat veriore  (Shkodër) dhe zigzageve të kufijve administrative të Tiranës (banorët e ish- komunave  të  Tiranës  kalojnë  në  territorin  e  Bashkisë  Kamëz  për  të  arritur  në  Bashkinë Tiranë).  Së dyti, më kompetenca të reja dhe problematike, për shkak se e fondet e akorduara  nuk janë proporcionale me buxhetin që realisht i duhet bashkive për t’i ushtruar  si dhe me mungesë investimesh për zonat e ish-komunave që u janë bashkëngjitur bashkive të reja.

Lidhur me thelbin e autonomisë financiare, vetë raportet e Ministrisë së Financave per vitin 2020 tregojnë se mbi 70% e bashkive vlerësohet të paraqesin varësi të lartë financiare apo autonomi të ulët në periudhën e konsideruar, me përjashtim te Bashkise Tiranë, të ardhurat e së cilës zene 58% të totalit të 61 bashkive, kryesisht nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

blank

Kuvendit të Kosovës i rekomandohet miratimi i Projektligjit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Komisioni për Çështje të  Sigurisë dhe të Mbrojtjes është mbledhur sot.

Në këtë komision është shqyrtuar Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Me këtë rast, kryetari i këtij Komisioni Bekë Berisha propozoi formimin e një grup punues.

Propozim i Berishës mori miratimin e deputetëve prezent.

Po ashtu komisioni sot miratoi nismën legjislative për hartimin e projektligjit për komisionarin parlamentar për FSK-në.

Komisioni miratoi edhe grupet përgjegjëse për këtë fushë, me anëtarët Shqipe Mehmeti-Selimi, Erxhan Galushi, Anton Quni, Enver Dugolli.

blank

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani takoi drejtues të institucioneve të sigurisë, EULEX dhe KFOR lidhur me situatën e sigurisë në vend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka zhvilluar takime me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, shefin e Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Me të gjitha palët, Presidentja Osmani ka diskutuar për situatën aktuale të sigurisë në vend. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova nuk është duke e provokuar situatën e sigurisë, përveçse duke zbatuar ligjin, teksa Policia e Kosovës është duke u kujdesur për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim. Ajo ka vlerësuar lart punën e Policisë së Kosovës, e cila po dëshmon profesionalizëm  në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin e saj se Serbia është burim i destabilizimit në rajon, duke ftuar Bashkësinë ndërkombëtare t`i kundërvihet përpjekjes së tillë, sikurse edhe diskursit nxitës, i cili burimin nuk e ka vetëm në Serbi, por edhe në Rusi.

Në rrjetin social Presidentja e Kosovës shkruan: “Sot kam pritur në takime të ndara institucionet e sigurisë në vend si dhe partnerët tanë ndërkombëtarë nga KFOR dhe EULEX për të diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë.

Policia e Kosovës është në krye të detyrës duke treguar profesionalizëm dhe devotshmëri për t`i shërbyer të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim.”
blank blank
blank

Pak fjalë për veten në përurimin e një libri – Nga EUGJEN MERLIKA

Frymëzuar nga historia e jetës së tij, intelektuali i spikatur nga shtresa e ish-të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, shkrimtari, eseisti, publicisti e përkthyesi Eugjen Merlika sjell për lexuesin shqiptar “Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare”, pjesë e kolanës “Scripta Manent” të botimeve UET Press.

Me një kulturë gjuhe ku shpërfaqet i spikatur formimi i tij intelektual dhe e gjithë përvoja e jetës në mjediset elitare të mendimit shqiptar, Eugjen Merlika sjell një tekst-traktat që sfidon historiografinë shqiptare.

Eugjen Merlika

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare” është një endje e përfytyruar në periudha të ndryshme të së shkuarës sonë, një orvatje modeste për t’u përnjisuar me shpirtin e atyre kohëve nga një qytetar shqiptar i viteve njëzetë të shekullit  njëzetenjë. Është një përpjekje, sui generis, për t’u kthyer mbrapa me mendime, përsiatje dhe përfytyrime në shtigjet e thepisura të historisë sonë, pa marrë rolin e historianit, që koha dhe rrethanat shoqërore nuk ia bënë të mundur, edhe se shumë kohë të zotimit të tij ia ka kushtuar pikërisht asaj lamije të dijes njerëzore të cilën, me të drejtë, një i urtë I botës së lashtë, Mark Tul Ciceroni, e quante “mësuese jete”. Ky rrugëtim i përfytyruar bëhet nëpërmjet librave, dokumentave, letërkëmbimeve të cilët autori i ka qëmtuar me zell e dëshirë të fuqishme për të mësuar të vërtetën.

Ai ka pësuar në vetë të parë historinë e gjysmës së dytë të qindvjetorit të shkuar, atë që rëndom quhet “komunizmi shqiptar”apo epoka e “socializmit”, të dyja, sinonime të llahtarshme të një sistemi që mbante, për zgjedhje të krijuesve të tij, emrin “diktaturë e proletariatit”. E ka filluar ecjen e tij si një foshnje binjake e një viti, të shënuar më shumë për keq se për mirë në analet e historisë së gjatë të kombit të tij, vitit 1944. Ishte vetëm tre vjeç kur, i vulosur me nofkën e “armikut të klasës”, e filloi lundrimin së bashku me familjen, në një det të trazuar e të përshkuar nga rrufetë e pambaruara të “Zeusit” të saj, siç ishte Shqipëria e dalë nga lufta e Dytë botërore. N’atë lundrim i takoi të provojë, mes shumë të tjerave, “ gojëçthurjen e zyrtarit, vonimin e ligjës, përdhunën e krenarit dhe shkelmat që çdo vlerë zemërgjërë nga të pavlershmit merr…”, nëse do t’i lejohej të huazonte pak fjalë nga vetëbiseda e Princit të Danimarkës. N’atë shtegtim të vazhduar, të shoqëruar gjithmonë nga syri “vigjilent” i Sigurimit të Shtetit shqiptar, njohu dhjetëvjeçarë internimi e pak vite burgimi, të cilëve, fatmirësisht u mbijetoi me varrat e Gjergj Elez Alisë në shpirt….

Libri, që sot përurohet këtu, është prodhimi i një të mbijetuari që, me gjithë synimin e mbrapshtë të sunduesve të regjimit komunist, u gjend në një ditë fatlume të jetës së tij, jashtë hullisë ogurzezë në të cilën ishte zhytur prej afër gjysmë shekulli, në një Vend të huaj, por që ishte Vendi në të cilin kishte lindur dhe ishte rritur nëna e tij. Vazhdoi rrugëtimin në Italinë fqinjë, me vullnetin për të çuar përpara një familje, ku fëmijët nuk duhej të përsërisnin përvojën e tij. Në lirinë që i jepte Vendi mikpritës, ata duhej të studionin e të ndërtonin jetën e tyre simbas aftësive, vullnetit e zotimit madhor të tyre. Ata e kryen atë detyrë, karshi vetes së pari, karshi prindërve që vazhduan të flijoheshin në punët e tyre të rëndomta, për të plotësuar nevojat më të ngutëshme të familjes. Ata ecën drejt në jetën e tyre e ajo ecje qe kënaqësia më e madhe që shkruesi i këtyre radhëve mori nga jeta, mbas gati një gjysmë shekulli mohimesh të thella njerëzore, të pësuar nga një sistem mizor që mbështetej vetëm në dhunën, shtypjen, mashtrimin e çdo lloj përdhunimi të të drejtave më parake njerëzore.

Me pak fjalë, kjo qe historia e jetës s’autorit të këtij libri. Është munduar të paraqesë pjesë të njohura e më pak të njohura të së vërtetës jetësore shekullore të të parëve të tij. Ka trajtuar personazhe të njohur e më pak të njohur të historisë sonë, me një vëmendje të veçantë kundrejt personaliteteve të shquar të dy perandorive më të mëdha të kohëve, Romës e Bizantit. Kishin një veçanti ata personazhe që sendërtuan ato histori, ishin me prejardhje ilire, ishin përfaqësues të të parëve tanë, që zotëronin të gjithë hapësirën e Ballkanit e shtriheshin edhe më gjerë. Megjithëse për 230 vite, të marra së bashku, ata punuan për Romën e Bizantin, nëpërmjet veprimtarisë së tyre shpalosën gjallërinë e forcën e popullit të tyre. Në këtë drejtim ata pasqyrojnë dhe historinë e bëmat e atij populli.

Autori ndalet në epokën e Skënderbeut e të “shekullit të madh”, në kahun e fljimit të domosdoshëm që koha e lavdisë detyroi mbi gjinden arbërore, për mbijetesën e saj e mbrojtjen e vlerave të Krishterimit, n’Evropën mosmirënjohëse në shumë shekuj për fatet e Shqipërisë. Por mbi të gjitha, autori ndalet në trashëgiminë e vlerave që Skënderbeu dhe epoka e tij i lanë kombit shqiptar në tërësinë e tij.

“Lidhja e Prizrenit” është një tjetër kapitull i këtij libri në të cilin autori është munduar të nxjerrë në pah orvatjen e parë të madhe të shqiptarëve për të krijuar kombin, që shumë faktorë johenikë e penguan në përvojën e shekujve. Lidhur me këtë ngjarje madhore trajtohet edhe një material shumë me interes, një letër e popullit të Shkodrës drejtuar kryeministrit të Britanisë së Madhe, një dokument i vlefshëm, por i patrajtuar nga historiografia zyrtarie.

Një trajtim të veçantë në “Ravgimet e lira në shtigjet e historisë shqiptare” zë  shekulli i njëzetë, më i ndërlikuari i gjithë historisë së tij. Është shekulli i krijimit të Shtetit të pavarur dhe i fillimit të pafund të politikës shqiptare, që pati si veçori dalluese dasitë e mungesën e vullnetit politik për një dialektikë pohenike në shërbim të interesave të vërteta të Shqipërisë. Është shekulli i copëtimit të trojeve, i Shqipërisë së rrudhur në maksimum në kufijtë e saj, i luftës së Parë Botërore, me pushtimet tërësore të tokave të saj.

Është shekulli i Qeverisë së parë të Shtetit të pavarur, një qeveri e tradhëtuar nga ministrat e saj që shkuan në shërbim të Esat Pashë Toptanit. Është shekulli i përballimit të dy prirjeve kryesore të mendimit politik e institucional, mes kërkesave për perëndimorizimin e jetës politike e shoqërore e frenimit të tij nga mjedise turkofile, e përvojës së dështuar të të vetmit princ nga Evropa në krye të Shtetit shqiptar. Është shekulli i luftërave botërore, i Evropës mes luftërave e i përpjekjes së Ahmet Zogut për të ndërtuar një Shtet të qëndrueshëm. Është shekulli i pushtimit fashist, i ribashkimit të trojeve shqiptare në vitet 1941 – 44, i të vetmit parlament mbarëshqiptar, i daljes në skenë të lëvisjes komuniste, të drejtuar nga të dërguarit e komitetit qëndror të PKJ, i luftës civile, i përpjekjeve të pafrytshme të kombëtarizmit shqiptar për të mbrojtur Shqipërinë e bashkuar, i fitores së Frontit nacional – çlirimtar, me tradhëtinë e ëndrrës kombëtare të shqiptarëve e, së bashku me të, të lirisë së tyre.

Autori, nëpërmjet hulumtimit, dokumentave e shkrimeve të ndryshme të shfrytëzuara, është orvatur të hedhë dritë mbi çastet më t’errëta të historisë bashkëkohore që, fatkeqësisht, prej tetëdhjetë vitesh i shërbehet shqiptarëve jo nëpërmjet së vërtetës, por kritereve të historiografisë së diktaturës. Për të ndihet si detyrë morale kulturore të shprehë në veprën e tij mendime e fakte historike që nuk përputhen me të, që synojnë të rivendosin të vërtetën historike, të varrosur prej gati një shekulli.

Është kritik autori edhe për periudhën 1990 – 2021, atë të “demokraturës”, siç i pëlqen atij t’a quajë, duke huazuar një term të një publiçisti të njohur ballkanas.

Sot ky libër i kalon lexuesve, me shpresë se do të gjejë mirëkuptim, sidomos tek të rinjtë që, krahas interesave për realizimet e shumta të teknikës bashkëkohore e shfaqjeve të saj të papërfytyrueshme, është mirë të kthejë vështrimin edhe nga e shkuara e prindërve të tyre, të cilët janë përgjegjës për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria e sotme, që nuk është më shumë mikpritëse se ajo e vitit 1990, e mërgimit biblik të shqiptarëve t’atyre viteve. Ndoshta secili prej nesh do të ndjejë nevojën për të bërë një mea culpa, në thellësi të ndërgjegjes për atë gjëndje….. /Gazeta Liberale


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend