VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ana Brnabiq nga Beogradi i thotë Tiranës që të tërheqë njohjen ndaj Republikës së Kosovës(!) – Nga Skënder Karaçica

By | December 26, 2018

Komentet

20 vjet më pas, Ilir Zherka kujton fillimin e fushatës së NATO-s

Të dielën, më 24 mars, mbushen njëzet vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s për të ndalur fushatën e spastrimit etnik të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, Kosova përjetoi një varg ngjarjesh të rëndësishme: spastrimi etnik mori fund, forcat serbe u detyruan të largohen, filloi një proces stabilizimi me ndërtimin e institucioneve dhe më në fund ajo u shpall shtet i pavarur. I gjithë ky proces filloi me fushatën e bombardimeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Ilir Zherka, njëri prej atyre që në atë kohë lobonin për Kosovën në Kongresin amerikan, kujton dinamikën e ngjarjeve në Uashington. Ai u intervistua nga kolegu ynë Ilir Ikonomi.

Ilir Zherka drejton Aleancën për Shkëmbimet Ndërkombëtare në Uashington. Njëzet vjet më parë, kur filluan bombardimet e NATO-s, ai ishte drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), një organizatë që përfaqësonte komunitetin e shqiptarëve të Amerikës. Bashkë me kolegët, ai përpiqej të bindte anëtarët e Kongresit që qeveria amerikane të ndërhynte për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

“Ne mendonim se kjo ishte një detyrë thuajse e pamundur, pra se qeveria amerikane nuk do të ndërhynte kurrë ushtarakisht. Por nga ana tjetër besonim se kjo duhej bërë, sepse ishte me rëndësi vendimtare. Përndryshe njerëzit në Kosovë do të vriteshin dhe Kosova do të zbrazej nga shqiptarët. Prandaj u gëzuam shumë kur dëgjuam se kishin filluar bombardimet. Nga ana tjetër kishim edhe frikën se njerëzit tanë në Kosovë mund të masakroheshin,” tregon zoti Zherka.

Ai thotë se organizata e tij kishte kohë që kërkonte një ndërhyrje ushtarake amerikane në Kosovë, por nuk e kishte të qartë se çfarë forme mund të kishte kjo ndërhyrje:

“Kur filluan bombardimet isha në Kapitol duke u takuar me anëtarë të Kongresit. Mësuam se ç’po ndodhte me anë të telefonave dhe të lajmeve. Ua dhamë lajmin edhe shqiptaro-amerikanëve të tjerë që ishin në sallë dhe menjëherë shpërthyen thirrjet e gëzimit.”

“U thashë njerëzve të mbledhur aty: Në sajë të përpjekjeve tuaja dhe të anëtarëve të Kongresit, çlirimi i Kosovës ka filluar!”

Zoti Zherka kujton se në kohën kur filluan bombardimet, komuniteti shqiptaro-amerikan kishte krijuar tashmë lidhje mjaft të forta në Uashington, sidomos në Kongres.

“Ne dhe komuniteti angazhoheshim në shumë aktivitete. Dilnim nëpër televizione për të argumentuar se përse ishte e nevojshme ndërhyrja, takoheshim me gazetarë dhe me redaktorë, merrnim pjesë në diskutime me ekspertë, takoheshim me njerëz në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë. Pra bënim sa të ishte e mundur në pritje të atij momenti.”

Zoti Zherka thotë se gjendja në Kongres në kohën e bombardimeve ishte e ndërlikuar.

“Kongresi sapo kishte kaluar nëpër procesin e ngritjes së akuzave për shkarkimin e Presidentit Clinton, i cili më pas do të gjykohej në Senat. Çështja ishte nëse presidentin do ta hiqnin nga posti, prandaj tensionet mes dy partive ishin tepër të larta. Jo të gjithë republikanët ishin në favor të ndërhyrjes, por edhe demokratët nuk ishin të gjithë në favor.”

“Më kujtohet kur bashkë me kolegun Avni Mustafa ecnim nëpër korridoret e Kongresit dhe takonim kongresmenë republikanë që na thoshin: Nuk do ta mbështes luftën e Presidentit e tuaj.”

Por, tregon ai, megjithë vështirësitë që kishte presidenti, u gjendën disa aleatë të rëndësishëm që shfaqën mbështetje. Ai përmend sidomos ligjvënësit Gordon Smith, Mitch McConnell dhe Sue Kelley.

Zoti Zherka tregon për takimin që komuniteti shqiptar pati me Presidentin Bill Clinton pak ditë pas fillimit të bombardimeve.

“U takuam me të në Shtëpinë e Bardhë në fillim të prillit. Në atë kohë, synimi ynë ishte që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të merrte mbështetje, të furnizohej me armë dhe që qeveria amerikane të shihte mundësinë për të dërguar trupa në terren.”

Duke i hedhur një vështim fushatës së bombardimeve që filloi para 20 vjetëve, zoti Zherka thotë se ky ishte vendimi i drejtë jo vetëm për Kosovën por edhe për vetë Shtetet e Bashkuara.

“Kur Shtetet e Bashkuara ndërmarrin veprime që parandalojnë gjenocidin, ato krijojnë kushtet e duhura për të mbështetur të drejtat e njeriut dhe demokracinë dhe, kur nuk e bëjnë këtë, ndodh e kundërta.”

“Në Kosovë, për shembull, me të përfunduar fushata e bombardimeve, njerëzit mundën të kthehen në shtëpitë e tyre. Një milion njerëz u kthyen brenda një kohe të shkurtër. Bashkë me spastrimin etnik mori fund edhe përpjekja destabilizuese e Serbisë, sepse ata përpiqeshin të destabilizonin Shqipërinë dhe Maqedoninë. Pra, përpjekja për të nxitur një krizë refugjatësh dështoi. Në fund, fushata e bombardimeve çoi në pavarësinë e Kosovës.”

Zoti Zherka thotë se në atë kohë pati edhe shumë aktorë të tjerë të rëndësishëm, si sekretarja e shtetit Madeleine Albright, komandanti i NATO-s Wesley Clark, ambasadori William Walker si dhe ajo që bënë në terren vetë shqiptarët, siç ishte UÇK-ja dhe njerëz të tjerë që rrezikuan jetën.

Ai thotë se komuniteti shqiptaro-amerikan në vitet 1990 ishte i jashtëzakonshëm dhe shqiptarët në Ballkan e kudo në botë i kanë një borxh të madh diasporës në Shtetet e Bashkuara gjatë asaj dekade.

“Diaspora këtu mblodhi para për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe mbështeti institucionet e pavarura të Kosovës për shumë vite. Dhe, kur u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shqiptaro-amerikanët e mbështetën atë me para por edhe me njerëz që shkuan atje të luftojnë.”

”New York Times”: Përvoja sfiduese shqiptare e fshehur në Bronks

Në një udhëtim në kuzhinën shqiptare, të përqëndruar veçanërisht në atë të veriut, gazeta e njohur amerikane ”New York Times”, i kushton një shkrim të posaçëm një prej restoranteve më të njohura në metropolin amerikan ”Çka Ka Qellu”.

”Mënyra e duhur për të shkuar në restorantin shqiptar ”Çka Ka Qellu”, në mos më e drejtpërdrejta, fillon në Arthur Avenue. Mbërrini përpara dyqaneve italiane të peshkut, ende të njohur në Bronks dhe merrni prej aty oktapodin tuaj për darkën. Përtej ”Dominick”, kthehuni tek marketi i hapur nga Fiorello La Guardia. Kaloni purot e bëra me dorë dhe bluzat me shprehje të ndryshme të Bronksit. Vazhdoni përtej dyqaneve që shesin djathëra dhe sallame italiane dhe dilni për nga Hughes Avenue. Sapo kthehesh në të djathtë, është një rrotë që duket aq e vjetër sa të mund të ishte e Rumpelstiltskinit, personazhit të famshëm të përrallave të vëllezërve Grim dhe pranë saj, një tjetër derë. Hapeni atë dhe futuni brenda”, shkruan ”New York Times”.

”Ky udhëtim i shkurtër duket sikur ju çon pas në kohë. Rrota me sa duket është thjesht një pjesë prej koleksionit të objekteve antike në Çka Ka Qellu, instrumenteve me tela, zgjedhës, mullirit prej bronzi, makinës së shkrimit, pjatave metalike të punuara me çekiç dhe kostumit të qëndisur që pronari, Ramiz Kukaj, ka sjellë nga vendi i tij. Disa, thotë ai, datojnë në shekullin XVIII. Dyshemetë dhe muret duket se janë transportuar nga një fermë shqiptare, altoparlantët luajnë muzikë popullore që luhet me instrumente tradicionale dhe jo muzikë moderne dhe dëgjohen këngë nga grupi me instrumente tunxhi ‘Fanfara Tirana’. Restoranti është i zhytur në nostalgji.

Një tjetër arsye për të ecur nga Arthur Avenue është se përmbledh një model që përsëritet në të gjithë lagjen, ku shenjat dhe menutë në rrugë janë ende të shkruara në italisht, por shumë nga njerëzit në dhomat e pasme, që marinojnë salsiçet dhe skuqin kotoletat e viçit, janë shqiptarë.

Vende-vende, shqiptarët kanë sjellë pak nga kuzhina e tyre në bizneset italiane. Suxhuk i mbushur me qimnon që varet për t’u thatë në sallameri. Në disa piceri, byreku sfidon pitet xhamajkane të mbushura me mish viçi që janë epërsia e byrekut me mish për të huajt. Një vend i ngjashëm, në pronësi të Kukajt, gjendet në lagjen ‘Norwood’ dhe quhet ‘Tradita’. (Ligaya Mishan e vlerësoi atë në vitin 2017.) Por, nëse doni një eksperiencë të vërtetë shqiptare ”Çka Ka Qellu” është vendi ku duhet të shkoni.
Kuzhina e tyre nuk fokusohet në produktet nga deti Adriatik në Shqipëri apo në kuzhinën greke dhe turke e cila përdoret në jug të vendit. Ajo fokusohet në veri, i cili ka shumë pjata të përbashkëta me ish-pjesët e Jugosllavisë, që janë fqinjët e tyre. Veçanërisht ekziston një lidhje e fortë me Kosovën, atdheun e shumë shqiptarëve përfshirë Kukajn dhe shefin e restorantit të tij, Afrim Kaliqanin.
Në kuzhinën e tyre, kosi dhe ajka përdoren kudo, së bashku me djathin e sapo bërë si edhe djathin kremoz të ndarë në feta. Një pjesë e mire e menusë përbëhet nga ushqime me salcë të bardhë dhe kremoze. Dhe një tjetë, tërësisht e ndryshme përbëhet nga salcë e bardhë kremoze me ushqime brenda.

Në grupin e dytë të pjatave që janë pothuajse të detyrueshme për të nisur eksperiencën tuaj në Çka Ka Qellu: taratori, kos me copa kastravecash, hudhër dhe majdanoz, një pjatë e ngjashme me xaxiqin grek, por pothuajse aq i trashë sa shllaku; krem i përzier me copëza suxhuku i cili i jep një nuancë rozë dhe e bën pak djegëse; si edhe kajmaku të cilin kamerieri e përshkroi si “gjalpë për bukë” ndërsa unë do ta përshkruaja si krem i freskët, të përzier me krem djathi dhe gjalpë. (Në disa pjesë të Shqipërisë, përgatitet nga zierja e qumështit jo të pasterizuar të lopës)

U gjenda duke njomur salsiçe, perime dhe pothuajse çdo gjë tjetër në kajmak, i cili shijon veçanërisht me një fetë bukë të cilën ”Çka Ka Qellu” e pjek në një furrë picash që është gjëja e parë që sheh sapo hyn brenda. Përkufizimi që menuja ka për kaçamakun si “ krem polenta” është në fakt për kajmakun, të përzier me një masë të hollë, pothuajse të bardhë mielli misri dhe që në fund merr të njëjtën trashësi si pureja e patateve e gatuar mirë.

Ndonjëherë serviret një salcë kremoze kur nuk e pret. Çdo copë e leçenikut, bukës me miell misri dhe spinaq e mbuluar me gjizë, është aq e pasur sa është vetëm disa shkallë më poshtë tortës së djathit dhe vjen në tavolinë e shoqëruar me një lugë kajmak. E ndonjëherë nuk kishte salcë kemoze kur duhej. Versioni i restorantit për flinë, një byrek me shumë shtresa i cili gatuhet ngadalë, shërbehet në formën e një trekëndëshi të gjatë e të mprehtë pa shoqërues, edhe pse është mjaft i butë dhe i njomë. Fatmirësisht shkon mirë me kosin që ka tepruar dhe që mund të gjendet kudo në tavolinë.

Një nga sallatat krokante më të mira me kastraveca dhe domate të ”Çka Ka Qellu” plotëson më së miri vaktin.

Mantia, një role e pjekur, e mbushur me mish viçi dhe qepë, mund të duket pak e fortë dhe e thatë, nëse e porosisni veçmas. E njëjta mantia, por e gatuar me kos në një pjatë balte do t’ju duket e përsosur.

Por, a mund të gjejmë një tjetër restorant në New York i cili e përdor aq shumë mishin e viçit sa ”Çka Ka Qellu”? Ai është përbërësi kryesor tek qoftet e restorantit, mish i grirë i përzier me qepë dhe piper të kuq; dhe tek qebapi, salsiçe të buta pa lëkurë që gatuhen në zgarë.

Mishi i viçit futet në shumë prej gatimeve në enët e baltës, përfshirë tavën e viçit, një gatim i ngjashëm me ratatujën mesdhetare që është një përzierje e mishit dhe patateve e krijuar në një anë tjetër të Europës. I mbështjellë me djathë dhe mish të tymosur, i pjekur dhe i skuqur, mishi i viçit shërben gjithashtu si mbushje për pjatën mjaft tërheqëse Skanderbeg. E quajtur pas heroit të madh të shekullit XV, Skanderbeg njihet si pjata ndërkombëtare e Shqipërisë, edhe pse ngjashmëria me kajakun e bërë nga roleja e pulës, e bën të vepër të jashtëzakonshme të kuzhinës. Ajo shërbehet krokante në ngjyrë floriri, e shoqëruar me një salcë kremoze dhe të fton të ngrihesh e të shkosh në Hughes Avenue.

Ngrënia e gjithë këtyre ushqimeve, pa i shoqëruar me një sallatë, është e paimagjinueshme dhe me shumë mundësi jo e këshillueshme. Secila prej sallatave të shumta të ”Çka Ka Qellu” duket të jetë e përbërë nga kastraveca, domate, qepë të kuqe dhe djathë me ca ndryshime të vogla. Ardhja e papritur e ullinjve dhe llojeve të ndryshme të tyre, i jepte vaktit shumëllojshmëri.

Ashtu si buka, ëmbëlsirat piqeshin po aty: Bakllavaja e zhytur në sherbet, keku me arra i quajtur haxhimak, ëmbëlsira me arra në mes që në shqip quhet sheqerpare. Unë i preferoj me kafe të zier në një xhezve në sobën e drurit dhe të shërbyera në një tabaka që kombinohet me filxhanët, që të dyja të gdhendura me dizajne të lashta gjeometrike që përsëriten”, përfundon gazeta e njohur amerikane. (Atsh)

Ish Nënkryetari i Vatrës ASLLAN BUSHATI FESTOI 70 VJETORIN E LINDJES

Të Shtunën me 16 Mars në mjediset e restorantit MAESTRO në Bronks, ish nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati festoi në prani të familjes, miqëve dhe një grupi vatranësh 70 vjetorin e lindjes.

Z. Bushati i parapriu festës me një urim të hershëm në mëngjesin e së shtunës në fb, ku shkroi me sens humori:

PLOT 70-të SOT
Familjarë, vllezër e motra, nipa e mbesa, vatranë, miq, shokë e dashamirë, ju njoftoj se sot(në orën 5:30 të mëngjezit sipas orës së Shqipërisë), përfundova me sukses rrotullimin e 70-të rreth diellit. Ndjehem mirë . Shëndeti dhe mendja nuk më kanë lënë akoma. Por që të mos lodheni me njoftimet e mija vjetore , ju bëj me dije që sot se i pranoj urimet tuaja progresivisht për 71-njishin deri tek 100-ta. Pas ditlindjes së 100 nuk pranoj më urime. Në të njejtën kohë, lutem pranoni edhe ju, në kohë dhe paradhënie edhe urimet e mija për ju, e familjarët tuaj: “qofshi mirë me shëndet dhe rrofshi gjatë”.
ASLLAN BUSHATI…

Gjatë drekës festive që z. Bushati dhe familja shtroi për miqtë dhe vatranët, të pranishmit i shprehën urimet më të mira, duke i uruar dhe shumë vite të tjera aktive.

Kryetari i Vatrës Dritan Mishto, në urimin e  tij shprehu kënaqësinë që ishte i pranishëm në këtë gëzim të familjes dhe miqëve ët Bushatit dhe evidentoi cilësitë më të mira të Bushatit, i cili gjithçka në jetë, siç tha ai, e ka fituar me zotësitë e veta, me vullnetin e vet dhe se në shkollë ka qenë një student i shkëlqyer dhe në jetë një ushtarak i zoti.

Më pas e uruan edhe miku i tij Zef Balaj, dr. Pashko Camaj, Lek Përlleshi, Prof.dr. Muharrem Dezhgiu, Dalip Greca dhe të tjerë.

Në fund të festës katër orëshe, Bushati ftoi mbesën e tij Erën dhe nënkryetarin e Vatrës Agim Rexhaj për të ndarë tortën e Ditëlindjes.(Dielli)

Konferencë shkencore për Gazetën Dielli që mbush 110 vjeç

REZERVOJENI 6 PRILLIN PER GAZETEN “DIELLI”

Më datën 6 PRILL 2019, ORA 11.00 A.M. NE 3 WEST CLUB NE MANHATTAN MBAHET KONFERENCË SHKENCORE PËR 110 VJETORIN E GAZETËS “DIELLI-  NËN MODERIMIN E GAZETARIT FRANK SHKRELI, ISH DREJTOR I DIVIZIONIT TE EURO-AZISË NË ZËRIN E AMERIKËS DHE GAZETARES RAFAELA PRIFTI.

LIGJËRUES:

PROF. NIKOLLA PANO, DR. ELEZ BIBERAJ, MR. GRANT HARRIS, PROF. DR. MUHARREM DEZHGIU, AMBASADOR MAL BERISHA, NEKA DOKO, ANTON CEFA, DR. ARJETA FERLUSHKAJ,ERNESTINA HALILAJ, IDRIZ LAMAJ, LORETA LOLI, AGRON ALIBALI, RAFAELA PRIFTI, DALIP GRECA….

PËR TË PARËN HERË STUDIUESI ILIR IKONOMI SJELL INTERVISTËN E FAIK KONICËS NË KOHËPUSHTIMIN FASHIST TË SHQIPËRISË…

– 6 PRILL 2019, ORA 6.00 P.M. NE 3 WEST CLUB, DARKA SOLEMNE KUSHTUAR 110 VJETORIT TË GAZETËS ”DIELLI”…

NJË DARKË PLOT TË PAPRITURA, TIPIKE AMERIKANE….

http://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2019/03/1-DARKA-E-VATRES.jpg

Shenasi Rama: Më ndaloi policia në Rinas, pastaj Turkish Airlines më kërkoi falje

Profesori i Universitetit të Nju Jorkut, Shenasi Rama, i tha Zërit të Amerikës se beson që autoritetet e Shqipërisë kanë gisht në ngjarjen që i ndodhi më 14 mars kur arriti në aeroportin Nënë Tereza të Tiranës dhe ku ato i treguan një urdhër deportimi të përcjellë nga kompania Turkish Airlines, për të cilin i thanë më vonë se kishte qenë një keqkuptim.

Zoti Rama, shtetas amerikan dhe figurë e njohur për opinionin shqiptar, tha se me incidentin në aeroportin e Rinasit, reputacioni i tij ishte dëmtuar, sepse policia shqiptare i kishte kërkuar publikisht të zbriste nga autobusi që po transportonte për në terminal udhëtarët e mbërritur nga Stambolli, pasi sipas autoriteteve, emri i tij ishte në një listë personash që do të deportoheshin.

I pyetur nga Zëri i Amerikës, një zëdhënës i policisë tha se nuk ishte në dijeni.

Sipas zotit Rama, kompania Turkish Airlines i kishte thënë se i gjithë incidenti kishte qenë një gabim njerëzor.

Por në bisedën me Zërin e Amerikës, zoti Rama nguli këmbë se ajo që kishte ndodhur ishte qartazi një përpjekje për ta frikësuar.

Ai tha se mendonte që autoritetet shqiptare kishin gisht në incident, pasi përpara se ta mbanin, duhet ta kishin sqaruar situatën me kompaninë Turkish Airlines, që është kompani shtetërore.

Zoti Rama tha se po përpiqet të kërkojë sqarime nga kompania Turkish Airlines, pasi nuk është e qartë se përse emri i tij gjendej në listën e personave për t’u deportuar.

Prof. Rama, i cili jeton prej shumë vitesh në SHBA, është i njohur si kritik i ashpër i klasës politike në Shqipëri, duke përfshirë krerët e partive politike kryesore të vendit.

Lule, poezi dhe këngë shqip për Ditën e Mësuesit nga e ardhmja e Diasporës sonë amerikane – Nga Keze Kozeta Zylo

Nxënësit betohen:

Kemi dhënë të gjithë një fjalë,
Jemi lidhur besa besë,
Një shqiptar po mbeti gjallë,
Gjuha Shqipe kurrë s’do vdesë!

Një ditë e dielltë marsi mbështolli ngrohtesisht nxenësit, mësuesit dhe prindërit e Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut në Ditën e Shenjtë të Mësuesit. Rrezet e diellit zverdhëllonin dhe shndrisnin borën togje togje të bardhë që ende ka ngelur pa shkrirë në disa copëza toke në ishullin e bukur në Staten Island. Kjo lagje e Nju Jorkut për Shkollën Shqipe “Alba Life” është një vatër e prushtë ngase në këtë vend për herë të parë ka ushtruar misionin e saj fisnik me moton: “T’ju mësojë nxënësve në Diasporë Gjuhën Shqipe.”
Që ditën që është hapur Shkolla Shqipe “Alba Life” e ka festuar me nderim dhe respekt Ditën e Shenjtë të Mësuesit, 7 Marsin. Ndonëse shumë prej fëmijëve shpesh nuk e kanë idenë për datat historike të Kombit, mësueset me plot përkushtim dhe durim i njohin në orët e mësimit me historinë kombëtare duke i ilustruar me vidio, foto dhe libra.
Një prej këtyre datave të shenjta është dhe Dita e Mësuesit, 7 Marsi, ditë kur u hap shkolla e parë shqipe në Korçë. Për Gjuhën Shqipe sa e sa martirë kanë dhënë jetën e tyre, duke i vrarë me sopata, prerë kokat me thika, helmuar nga patrikanat greke, të Stambollit apo bisha serbe…
E duke njohur këtë histori vetëmohuese për të ruajtur Gjuhën Shqipe e respektojmë me nderimet më të mëdha 7 Marsin duke e pasur jo vetëm ditë mësimi, por dhe të shoqëruar me një koncert shqip plot profesionalizëm dhe kulturë.
Nxënësit me prindërit, gjysherit që i mbanin prej dore uronin mësueset e dashura dhe ju dhuronon lule të freskëta në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre. Ja më thotë një gjyshe me lot në sy, kur shoh nipin që mezi pret të vijë të shtunën në shkollën shqipe nga zemra ju jap mijëra bekime, se nuk harrohen rrënjët kurrë moj moter…
Një prind tjetër më thotë se sinqerisht e kam pasur shumë problem me çfarë ta kalonte kohën të shtunën vajza që s’kanë mësim në shkollat amerikane! Ajo vetëm përdorte ipadin, i mbyti ipadi fëmijët tanë… Zemra më bëhet mal kur vjen në shkollën Shqipe dhe takohet me shokët dhe shoqet shqiptare, ndërkohë mëson dhe vallëzon shqip. Sa bukur, ju lumtë!
Prindërit, gjyshërit dhe shumë dashamirës të Shkollës Shqipe “Alba Life” që ishin ulur në sallë, në një nga klasat e shkollës publike amerikane PS:9, krenoheshin dhe shikonin me lot në sy të mallëngjyer për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre që interpretonin aq bukur shqip në skenë.

Lule, poezi dhe këngë shqip nga skena

Programi i shkollës shqipe “Alba Life” për ditën e 7 marsit 2019-të u prezantua nga dy nxënës të talentuar Enio Rustani dhe Gloria Puli të cilët përshëndetën si:
Mirëdita, Mirëdita të dashur bashkatdhetarë, mësues, prindër, nxënës! Mirë se keni ardhur për të festuar Ditën e Mësuesit! Gëzuar Festën e Mësuesit, Ditën e 7 Marsit! Një duartrokitje ju lutem për Shqiponjat e Alfabetit Shqip në Diasporën Amerikane!
Unë do të prezantoj programin që kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila operon në disa lagje të Nju Jorkut dhe quhem Eneo Rustani nxënës i Shkollë Shqipe “Alba Life” në Brooklyn, shkollë që është hapur gati para 10 vjetësh… Një duartrokitje ju lutem per kete vatër tjetër të ngrohtë të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Brooklyn.
Unë quhem Gloria Pulaj nxënëse e Shkolle Shqipe “Alba Life” në Staten Island, shkollë e parë që është hapur gati para 10 vjetësh… Një duartrokitje ju lutem për këtë vatër të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island.

Pprogrami u hap me Hymnin e Shkollës Shqipe që titullolhet: “Gjuha Shqipe, Gjuha jonë.”
Grupi I më të vegjëlve nën drejtimin e mësuese Vlera Sela Thaqit dhe Brunilda Pulit interpretuan vjershat nga nxënësit:
1-Ilirian Thaqi: Nëna ime, Arbëror Okshe: Nënës, Amir Useinin: Të dua nënë, Adrian Kohila: Mrekullia nënë, Marcel Kohila: Burimi i jetës, Rei Veizi: Syri yt, Bekim Smailovic: Nëna është mirësi.
Gloria ftoi në skenë nxënësit e mësuese Denisa Sinanit si: Emma Watkins e cila luajti në piano dhe interpretoi:-“Qengji i vogël”, Albi Luka: 8 Marsi, Eduard Maqellara: 7 Marsi, Enri Kume: 7 Marsi, Suat Saipi: Mësuesi, Emma Watkins: Une e dua mësuesen time nga shkrimtarja Kozeta Zylo. Suad Saipi do të luajti në piano:—“Musette” te Sebastian Bach.

Kori kendoi: Kënga e mësuesit
E vazhduan programin nxenesit e klasës më të rritur të drejtuar nga mësuese Entela Muda. Ata janë: Dion Salillari: Mësuesja ime, Ariana Useini: 7 Marsi: Onida Granica, Dea Watkins: Lumja ti moj Korcë o lule nga Naim Frasheri, Erion Ahmetaj: Zogu dhe djali, Ariana Useini: Atdheu, Gloria Puli: E kuptoj, Natalia Sinani: Mami im.
Nxënësja e talentuar Dea Watkins luajti në piano intepretoi “Eja, eja luleborë” kompozuar nga Simon Gjoni.
Gloria ftoi Shkollen Shqipe “Alba Life” në Queens e cila hyri në vitin e tretë të saj dhe ne me krenari solli nxënësit e përgatitur nga mësuese Ardita Vadahi Miloti dhe Klaus Sharra. Ata ishin: Nevil Vadahi – Abetarja, Era Vadahi – Dy duar, tre fëmijë, Alba Vadahi – Librat rrinë radhë-radhë.
Kënga e abetares u interpretua nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”
Pas nxënësve të Shkollës Shqipe në Staten Island ftoi në skenë nxenesit e Shkolles Shqipe në Brooklyn një tjetër vatër e zjarrtë për mësimin e Gjjuhës Shqipe
Nxënësit e vegjël të mësuese Gela Bulkut luajtën një dramë bazuar në filmin “Udha e Shkronjave”.
Interpretuan Adisa Tahiri, Ariela Ahmetaj, Enzo Rustani, Jori Lamce dhe Rilind Shehu. “Kënga e Trimave” e kënduar po në të njejtin film u shoqerua në sfond në violinë nga i talentuari Kelvin Rustani.
Nxënësit e klasës më të rritur të përgatitur nga mësuese Adelina Lacaj interpretuan poezinë Gjuha Shqype nga shkrimtari i ndritur i Kombit Ndre Mjeda.
Nxenesit ishin si:Ultion Haskaj, Mustafa Haskaj, Blenda Shehu, Erla Lamce, Kelvin Rustani, Elio Tahiri.
Programin u mbyll me këngën e Gjuhës Shqipe intepretua nga kori i Shkollës Shqipe “Alba Life”
Sipas traditës Enio Rustani ftoi në skenë z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe “Alba Life” për të përshëndetur prindërit, nxënësit dhe mësuesit.
Z.Qemal Zylo përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe iu uroi me plot krenari nxënësit, mësuesit, prindërit për ditën e 7 Marsit. Z.Zylo tha se midis nesh ka dhe dashamirës të Shkollës Shqipe “Alba Life”, ku na nderojne me pjesëmarrjen e tyre z.Bashkim Shehu, z.Mark Qehaja dhe z.Imer Lacaj nga shoqata ushtarake “Skënderbej”. Z. Bashkim Shehu kryetar i shoqatës së ushtarakëve “Skënderbej” përshëndeti me plot nderim të gjithë nxënësit dhe tha se ndihem i emocionuar për këtë vatër shqiptare në New York. Në emër të shoqatës ju uroj ditën e Mësuesit dhe kjo punë vazhdoftë përgjithmonë.
Pastaj Z.Zylo tha se ne e kemi traditë ta festojme si ditë mësimi dhe njëkohësisht ta kurorëzojmë punën e mësueseve me një koncert shqip në nderim të ditës së Mësuesit. Nuk është e lehtë, është rrugë e gjatë, do punë dhe sakrifica, por dashuria për Gjuhën Shqipe dhe rrënjët tona autoktone na bëjnë të jemi bashkë dhe t’ju mësojmë fëmijëve në Diasporë Gjuhën tonë hyjnore. Për të gjithë këtë përkushtim të mësueseve unë në këtë ditë të tyre do t’ju dhuroj nga një buqetë me lule të freskëta, ndërkohë do të dëgjoja nën zë mësuese Adelinën dhe shumë të tjera duke thënë me krenari dhe humor se kemi 11 vjet që një burrë shqiptar na dhuron veç lule për 7 Mars, e nganjëherë ndodh që harrojnë edhe tanët…
Ja mësueset një nga një duke filluar me Staten Island, Brooklyn dhe Queens si: Entela Muda, Vlera Thaqi, Brunilda Puli, Denisa Sinani, Dr.Valbona Zylo Waktins, Adelina Laçaj, Gela Bulku, Ardita Vadahi Miloti, Klaus Sharra mbushën krahët me buqeta me lule shumëngjyrëshe në shenjë mirënjohjeje për punën e tyre me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri.
Në fund të gjithë nxënësit, mësuesit dhe pjesëmarrësit pasi kishin mbushur shpirtin me poezi, kenge shqipe dhe dëgjuan nga afër zërat hyjnorë të fëmijëve të tyre bënë foto së bashku si për ta kujtuar përgjithmonë këtë dite të shenjtë, 7 Marsin Ditën e Mësuesit.
Aktiviteti u filmua nga bashkëpunëtorët të TV “Alba Life” me kameraman Tood Watkins asistuar nga Klaudio Mucollari.

9 Mars, 2019
Staten Island, New York

Lulebardhat e Kombit – Fotoreportazh nga Keze Kozeta Zylo

Në Venetian Cattering në shtetin e Nju Xhersit u mblodhën qindra gra për të festuar ditën ndërkombëtare të gruas. Duke pasur vite të tera që i kam ndjekur me kërshëri, patriotizëm dhe përkushtim aktivitetet e tyre, tashmë nuk befasohem aspak me mënyrën elegante se si i organizojnë dhe si mblidhen së bashku anëtaret e shoqatës së mirënjohur “Ana e Malit”. Qysh në reklamimin që publikuam në TV “Alba Life” shkruhej qe “Women in White” domethënë që gratë të visheshin me të bardha. Dhe ashtu ndodhi shumica e tyre ishin veshur në ngjyrën e bardhë si bora e bjeshkëve. Ishte shumë emocionante kur hyra në sallen e vallëzimit ku qindra gra ndriçonin si argjend me veshjen e bardhë dhe lulet shumëngjyrëshe me trendafila rozë origjinale mbi tavolinë iu jepnin një hijeshi si Zanat e maleve, si Zanat e bukura shqiptare.
Salla më e madhe e vallëzimit kishte një ndriçim dinamik për sektorët e argëtimit, arkitekturës dhe skulpturave të bardha që ishin kudo.

Organizimi festës ishte në një ndër restorantet më të njohura dhe më lluksozet në Amerikë me emrin aq të njohur Venecia dhe veshja e zonjave elegante përshtatej po aq harmonishëm me mjedisin. Në këtë bardhësi të magjishme të shndritshme ndërmend më erdhi Frederik Nitche, filozofi gjerman, poet, kompozitor, filologjist, kritik i kulturës dhe i artit, i cili ka shkruajtur poezinë e njohur për Venecian, ku gjeti frymëzimin gati hyjnor dhe ja si shkruan: “Në urë qëndrova/ kohët e fundit në natën ngjyrë kafe/ Nga larg erdhi një këngë/ si një rënie e artë ajo u fut mbi sipërfaqen e dridhjeve/ Gondolat, dritat dhe muzika, si të dehura notuan në muzg. Shpirti im, një instrument me tela, këndoi me vetëveten/ preku padukshëm/ një këngë te fshehtë te gondoles/ dridhur me lumturi të ylbertë. –A e dëgjoi dikush atë? ”

Fjala e znj. Emmie Salaj presidente e shoqatës “Ana e Malit”

Mirëdita dhe mirë se keni ardhur!

Emri im është Emmie Salaj, Presidente e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit”.

Ne jemi kaq të ngazëllyer që të jeni të gjithë këtu për festën e 60-të vjetorit te ditës ndërkombëtare të grave, Gratë në të Bardhë. Jam shume e frymëzuar nga pjesëmarrja që jemi këtu sot! Shoqata “Ana e Malit” ka vazhduar ta organizojë këtë aktivitet çdo vit duke shijuar arritjet e grave shqiptare dhe duke festuar avancimin tonë social, ekonomik, kulturor dhe politik. Këto tri vitet e fundit si presidente e shoqatës “Ana e Malit” kanë ndriçuar për mua dhe kam qenë shumë e impresionuar me kalibrin e grave që kemi në komunitetin tonë. Sa shumë prej nesh po udhëheqin familjet tona dhe ndihmojnë për të siguruar një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë. Eksellenca dhe ndikimi pozitiv që kemi të gjithë në këtë dhomë është e pamohueshme dhe duhet të them që kjo është një audiencë tepër e bukur.

Në këtë ditë, ndjenjat e mëdha shprehen për fuqinë e grave. Një grua është një rreth i plotë dhe e plotë brenda vetes ajo ka ndikimin për të luftuar për çdo gjë që është e drejtë! Si gra shqiptare, kjo forcë dhe këmbëngulje duhet të rritet në mënyrë eksponenciale dhe ne duhet ta mbështesim njëri-tjetrin përmes sprovave të jetës. Kur e mbështesim njëri-tjetrin, ndodhin gjëra të pabesueshme!

Sot shoqata dëshiron ta nderojë Drita Llollën. Një grua e pabesueshme e re që kisha kënaqësinë e takimit kohët e fundit. Drita Llolla, e lindur më 25 mars 1988 u rrit në Ulqin dhe shpejt kuptoi rëndësinë e avokimit për veten në një mjedis të ashpër. Në një moshë të re, Drita bëri vendim të guximshëm për të lënë qytetin e saj të vogël dhe u zhvendos në Tiranë, Shqipëri, ku përfundoi studimet e saj në Farmaceutikë. Megjithë studimet e saj ku u përqendrua në arenën mjekësore, Drita shpejt e kuptoi se pasioni i saj i vërtetë ishte angazhimi civil. Në vitin 2015, ajo filloi një udhëtim të ri dhe ndërmori një projekt që mbështeste Reformën Territoriale dhe Administrative të qeverisë vendore shqiptare si një eksperte kryesore për Komunikim. Po atë vit ajo nisi Festën e Filmit “Seanema në Ulqin” dhe ndihmoi në prezantimin e OJQ-së NGO iACT ku ende mban postin e Drejtorit Ekzekutiv.

Qëkur ishte një adoleshente, Drita ishte e prirur për aktivizmin social dhe që donte të bënte ndryshime të prekshme në komunitetin e saj. Ajo ka mbështetur vazhdimisht iniciativa lokale progresive dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca me ndikim si delegate.

Kohët e fundit, Drita është kthyer në qytetin e Ulqinit dhe i është kushtuar plotësisht punës së OJQ-së. Ajo vazhdon si një avokate e fuqishme e arteve për ndryshime sociale, fuqizimin e grave dhe beson se projektet e saj mund të kontribuojnë në rigjenerimin urban dhe në zhvillimin e Ulqinit. Iniciativa e saj më e fundit “Balkan Girl Power” ka bashkuar vajzat e reja në këtë rajon dhe siguroi një forum për ata që të kenë një zë përmes lenteve të fotografisë. Me këmbënguljen dhe forcën e saj, ajo po shkatërron të gjitha stereotipet gjinore në Ulqin dhe për këtë, ne duam të pranojmë përpjekjet e saj këtu sot. Megjithëse ajo nuk është në gjendje të jetë këtu me ne, kam pasur kënaqësinë të zbuloj vendimin tonë për të njohur përpjekjet e saj si marrësja e çmimit “Ana e Malit” për vitin 2019 dhe ajo ishte shumë e prekur. Ajo e dërgon dashurinë dhe çmueshmërinë e saj në bordin “Ana e Malit” dhe për të gjithë këtu sot.

Ne do të sigurojmë që ajo të marrë këtë çmim dhe t’ju ftojë të gjithëve për të mësuar më shumë për përpjekjet e saj në balkangirlpower.org dhe në faqen tonë te Ana e Malit.
Ka disa njerëz të tjerë këtu që unë dua të jem e sigurtë për t’i vleresuar sot.

Kozeta Zylo nga TV dhe shkollat shqipe “Alba Life”. Unë dua t’ju falënderoj personalisht për gjithë mbështetjen tuaj këto vitet e fundit dhe dua që ju të dini se sa shumë i vlerësojmë përpjekjet tuaja për komunitetin shqiptar. Së bashku me bashkëshortin tuaj të mrekullueshëm Qemal Zylo, ju gjithmonë keni qenë një yll i shndritshëm që udhëhiqni rrugën me njohuritë tuaja dhe fjalët e inkurajimit.

Angjelina Nika, një talent i vërtetë dhe një tjetër frymëzim për të gjithë ne. Ajo ka qenë instrumentale për organizatën për të ndihmuar në zhvillimin e programit të vallëzimit Freskia “Ana e Malit” (ku kemi mbi 100 fëmijë pjesëmarrës) dhe ju falënderoj për të gjitha përpjekjet tuaja. Ne jemi të ngazëllyer për të parë punën e tyre sot dhe për të festuar me të gjithë vendosmërinë dhe mbështetjen tuaj.

Bordi im i shoqatës është i pabesueshëm, ju keni përkrahur platformën time dhe keni ndihmuar në avancimin e kësaj organizate dhe unë jam krenare që kam hyrë në këtë aventurë me të gjithë ju.
Në veçanti, unë dua të falënderoj shtatë gra të pabesueshme që më kanë mbështetur me një zell të tillë gjatë rrugës si: Melinda Gjeloshi, Mina Salaj, Bajame Llolla, Suada Kurti, Dina dhe Tana Cobaj
Une i atribuoj suksesin tonë atë që ne e quajmë tre SSS qe do te thote: Mbështetje, Strukturë dhe Forcë. (Support, Structure and Strength)

Nëna ime është e pabesueshme. Unë vetëm dua të them se sa ju admiroj dhe ju falënderoj për gjithçka që keni bërë për mua. Ju keni qenë gjithmonë nxitësja e madhe e tifozëve të mi dhe më ke mësuar të jem e fortë dhe të ndjek rrugën time. Ju keni qenë gjithmonë frymëzimi im dhe tani si një e rritur e di se ju ishit shembulli i gjithçkaje që kam dashur të jem. Unë të dua.

Dhe për të përfunduar, sot mirenjohja është për të gjitha ju, gratë e pabesueshme me historitë tuaja të suksesit, të gjitha që vini së bashku për një qëllim. Të festojmë me gratë shqiptare!

Të fillojmë këtë mbremje …

Falënderime të veçanta për Rozafa Pro për kontributin tuaj të shërbimeve. Pas një dite të tillë dhe të pabesueshme, e di që ne të gjithë do të kemi thesar që fotot tuaja të kujtohen gjithmonë sot.
Arbërije, Agim dhe grupi 4 yjet. Çfarë mund të them? Ju kurrë nuk zhgënjeni dhe njëherë ju falënderoj për kontributin dhe për pjesëmarrjen gjithmonë me ne në festimin e ditës së grave.
Dhe falë të gjithëve që u bashkuat me ne ju do te beni një tjetër ditë feste të grave për ta kujtuar.

Vlerësimi nga z.Mark Gjonaj dhe Vallëzimi i Fluturave të bardha


Salla feksi nga një bukuri plot jetë me veshjet shumëngjyrëshe të vajzave dhe djemve shqiptarë që interpretuan valle me motive tropoje dhe motive kosove të përgatitura nga e talentuara znj.Angjelina Nika. Vallëzuesit ishin: Adriana Cuca, Jasmina Cuca, Anida Mehmedi, Sierra Salaj, Aleksandër Gjeloshi, Genti Holli, Remi Mehmedi dhe Seldon Salaj.


Në sfond dëgjohej muzika nën interpretimin e artistëve të mirënjohur Arbërie Hadërgjonaj, Agim Gerbeshi dhe 4 Yjet. Me zërin e tyre të bukur ndiznin sallën, vajzat dhe gratë dukeshin si flutura të bardha mbi buqetat me lule plot aromë në tryezat veneciane…


Me duartrokitje të zjarrta u mirëprit Këshilltari në Bashkine e Nju Jorkut z.Mark Gjonaj i vetmi politikan shqiptar që është zgjedhur në Bashkinë e Nju Jorkut dhe në Ansamblenë e shtetit të Nju Jorkut në Albany. Z.Gjonaj një politikan karizmatik iu uroi të gjitha grave festat e 7-8 Marsit dhe vlerësoi me mirënjohje znj.Emmie Salaj, presidenten e Shoqatës “Ana e Malit” icili ia dorëzoi presidentes dhe bordit të shoqatës. Në këtë mirënjohje thuhej se: “Ne kemi midis nesh një qytetare të shquar, e cila meriton nderimin e komunitetit tonë dhe të qytetit të madh të Nju Jorkut.”


Mirënjohje dhe vlerësim u dha gjithashtu nga znj.Melinda Gjeloshi dhe Mina Salaj anëtare të bordit të shoqatës për znj.Emmie Salaj e cila punon me devotshmëri dhe përkushtim të pamatë për mbarëvajtjen me plot sukses të shoqatës. Ato e befasuan me lulet dhe çmimin që i dhanë duke thënë se: “Ndërsa afati ynë trevjeçar po i vjen fundi, duam të marrim një moment dhe të festojme përpjekjet e udhëheqjes gjatë rrugës. Ato folën shumë për përpjekjet e presidentes gjatë viteve dhe komentuan mbi energjinë e saj te pashterrshme. Melinda Gjeloshi komentoi se si Emmie ishte një frymëzim dhe mike e mrekullueshme. Së bashku ne e çuam organizatën përpara dhe jemi të gjithë shumë krenarë për punën e kryer deri tani”, vazhdoi Melinda.


Ishte një mbrëmje me shkëlqim shqiptar, një mbrëmje që vlerëson dhe cmon gratë me bukurinë dhe aftësitë e tyre të jashtëzakonshme, ishte një mbrëmje që shndriste me Lulebardhat e Kombit!

Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life”, kameramani Isuf Gjoni dhe u fotografua nga
Rozafa Pro.


Se shpejti kronika e përgatitur enkas për këtë aktivitet do të transmetohet në kanalet televizive.
9 Mars, 2019
Garfield, New Jersey

VATRA, FAMILJA DHE MIQTË FESTUAN DITËLINDJEN E SHKRIMTARIT NAUM PRIFTI Nga Dalip Greca

Shkrimtari Naum Prifti me dy vajzat Juliken dhe Rafaelen

Në ditëfestën e mësuesit, me 7 Mars, që është dhe ditëlindja e shkrimtarit Naum Prifti, ish sekretar i Vatrës për  rreth dy dekada, nën organizimin e Vatrës dhe me sponsorizim nga Kristaq Foto, pronar i lokalit “KUQ E ZI”  në Astoria, Queens, Nju Jork, u mblodhën vatranë, familjarë dhe miq të shkrimtarit për t’ia uruar e festuar ditëlindjen. Dhurata simbolike, lule, Torta me urimin e Vatrës me urime zemre: Gezuar 87 Vjetorin e  Lindjes, shkrimtari ynë i dashur! Në festë kanë ardhë edhe artistë, profesorë, miq, lexues të veprës së tij.

Fillimisht u ndoq dokumentari me titull”Edhe unë diç mbolla” i autorëve Munish Jashari dhe Rafaela Prifti kushtuar jetës dhe vepërës të shkrimtarit të shquar të letrave shqipe.

E bija e shkrimtarit Rafaela Prifti ka falenderuar Vatrën, pjesmarrësit dhe i ka uruar ditëlindjen të atit.

Kryetari i Vatrës z. Driitan Mishto e ka uruar në emër të vatranëve shkrimtarin dhe ish sekretarin e Vatrës dhe ka vlerësuar kontributin e tij të shquar në Letërsi, teatër, përkthime, dhe në kinematografi. Rrallë gjenë shembuj si kjo e familjes Prifti, ku tre breza kanë kontribuar në Vatër, i vëllai i shkrimtarit, studuesi i shquar Peter Prifti, në vitet 58-60 ishte sekretar i Vatrës dhe Editor i Diellit, Naum Prifti pasi erdhi në SHBA trokiti në Vatër, vatranët i besuan postin e sekretarit, e bija e shkrimtarit Rafaela është tash në Vatër si editore e anglishtes në Gazetën Dielli!

Kryetari Mishto ka sjellë në kujtesë dhe fragmente e personazhe nga krijimtaria e shkrimtarit, veçanërisht nga librat për fëmijë.

Editori i Diellit ka sjellë për Naumin një kujtim të largët të 7 Janarit 1959, ku në Faqen e parë të Diellit, botohej në dy numra reportazhi i Naum Prifti me titull”Bukuria e Bregdetit të Shqipërisë”, ndërsa në faqen dytë vijonte Drama me tre akte “Për Mbrojtjen e Atdheut” e dramatizuar nga Peter R. Prifti sipas novelës të shkrimtari, ish vatranit Foqon Postoli. Ja pra kur dy vëllezërit, në kohën e largët të ndarjes nga  perdja e luftës së ftohtë, i takonte gazeta Dielli në Boston.

E bija e shkrimtarit, Julika Prifti, ka zgjedhur ta urojë të atin në ditën e lindjes duke ekspozuar një dhunti pak të njohur të prej publikut, por shumë të pëlqyer nga familjarët, atë të interpretimit. Julika imiton sikur të ishte në skenë të atin.

Naum Prifti, tha ajo, zë një vend të veçantë në kulturën shqiptare me veprat e tij në lëmin e tregimit, novelës, kritikës letrare, ese historike, shënime udhëtimi, dramë, komedi, skenar, kritikë letrare, biografi, përkthime etj. Por në fushën e interpretimit atë e njohin vetëm familjarët dhe të afërmit.

Kur ishim fëmijë, kujton Julika; babi na lexonte përralla dhe recitonte nga një repertor  i pasur e i shumanshëm. Interpretimi i tij  i bënte karakteret të gjallë përpara syve tanë. Edhe tani i kujtoj interpretimet e tij të poetëve shqiptarë si Mjeda, Kadare, Frashëri.

Kujtoj: “Shkonte fili në pazar/ ishte veshun krejt n’ar/ mzat, lope, qen e dhi,/ tek e panë me kaq stoli/ për me i banun filit nder/ ulën kryet menjëherë.”…

ose: Krujë o qytet i bekuar/Prite prite Skënderbenë/Po të vjen si pëllumb i shkruar/ të shpëtojë mëmëdhenë….!”

Kur u rritëm ai i interpretonte të gjitha veprat që shkruante. Me mbarimin e drekës, apartamenti ynë në rrugën “Bajram Curri” kthehej në një teatër të vogël privat, ku të gjitha rolet interpretoheshin nga Naum Prifti. Zëri i plotë e i fuqishëm, diksioni i qartë, ndjesia e veçantë për ritmin e tingëllimin e fjalës i bënin karakteret personazhe të paharrueshme.

Babi dinte ku të ngrinte zërin, ku ta zbuste, ku ta shpejtonte ritmin e të folurit, apo ku ta ngadalësonte. Mbi të gjitha ai kuptonte mirë ku binte theksi logik i frazës. Interpretimi i tij të bënte të të rrihte zemra sikur të donte të dilte nga kraharori, të të merrej fryma nga ankthi apo frika, e të fluturoje lart nga entuziasmi.

Kujtoj se, ndonjëherë, kur shkoja në teatër a kinema për të parë veprat e tij të vëna në skenë, mbetesha e zhgënjyer nga që diksioni nuk tingëllonte aq mirë dhe fuqishëm sa nën interpretimin e vetë Naumit, aq sa mua më vinte t’u thërrisja aktorëve: Nuk po e thua mirë! Pse bërtet kot dhe nuk nxjerr kuptimin e frazës!”

Mua më vjen keq që nuk e inçizova apo regjistrova interpretimet e tij kur kisha mundësi. Më dukej se vitet nuk do të ndryshonin asgjë. Sot në 87 vjetorin e ditëlindjes së tij, i sjell në mendje këto kujtimë e  i uroj shumë ditëlindje të tjera me shokë, dashamirës e lexues të veprave të tij.

Edhe 100 BABI!

Nënkryetari i Vatrës z. Agim Rexhaj ka kujtuar momentet e këndshme që kalonin me shkrimtarin si sekretar i Vatrës, veçanërisht kur shkonin në rrugëtime të gjata, ku zotërsia e rrërfimeve, humorit nga Naum Prifti, e largonte lodhjen dhe i bënte të këndshme udhëtimet.

Edhe ish nënkryetari i vatrës Asllan Bushati e ka uruar z. Naum duke nxjerrë në pah vlerat e tij si shkrimtar dhe kontributin në Vatër të tij, vëllait Peter dhe së bijës Rafaela.

Emocionet festës ia shtojë Profesoresha Mjaftime Dushollari, e cila mori përsipër promovimin dhe analizoi botimin më të fundit të shkrimtarit Naum Prifti, përkthimin nga anglishtja të librit“Çarli dhe Ashensori i Madh prej Xhami” të autorit anglez Roald Dahl. Libri u botua vitin që shkoi nga “ÇABEJ”. Duke e analizuar librin, Dushollari tha: U kënaqa shumë kur Julika Prifti më dhuroi librin “Çarli dhe Ashensori i Madh prej Xhami” për mbesën time të shtrenjte, Klarën. Një nga veprat më të mrekullueshme për fëmijë të tregimtarit të njohur botërisht, Roald Dahl, u përkthye nga origjinali anglisht prej tregimtarit të njohur shqiptar Naum Prifti. Botohet për herë të parë në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Çabej në Tiranë.Ky përkthim më bëri kurioze të njoh stilin e tij si përkthyes i talentuar.  Me këtë qëllim, e lexova librin vetë përpara se sa t’ia lexoja Klarës.Dua të theksoj se vetë zgjedhja e këtij libri për t’u përkthyer nga Naum Prifti është shumë e gjetur.

Së pari; Naum prifti, mjeshtri i tregimit shqiptar ka zgjedhur të përkthejë veprën për fëmijë të kampionit të rrëfimit botëror, Roald Dahl.  Së dyti, Naum Prifti është autor edhe i shumë veprave të bukura për fëmijë. Këto janë dy pika të forta takimi midis tyre.Nga ana tjetër, kjo zgjedhje është edhe e guximshme sepse të ngarkon me përgjegjësinë e sjelljes para lexuesit shqiptar të vlerave të larta të veprës së rrëfimtarit anglez, të zhdërvjelltësisë së tregimit, fantazisë, pasurisë së gjuhës, humorit etj.Këto arsye, e bëjnë lexuesin të rriti pretendimet për cilësinë e përkthimit.

Vepra që i jepet në dorë jo vetëm fëmijëve, por mbarë lexuesit shqiptar, është një shqipërim i përkryer.  Struktura e fjalisë në shqip ndryshon shumë nga struktura e fjalisë në anglisht.Te “Çarli në Ashensorin e Madh prej Xhami” nuk gjen as edhe një herë të vetme ndonjë fjali të tingëllojë apo të ketë konstruktin e anglishtes.  Kjo bën që historia e bukur fantastike për fëmijë, e shkruar në anglisht, të bëhet shumë e pëlqyer në të gjitha aspektet e saj edhe në gjuhën tonë të bukur shqipe.

Përkthyesi jo vetëm ka gjetur fjalën korresponduese në shqip, por ka përshtatur, ka krijuar fjalë të reja sipas rastit.  Dhe të gjitha këto e bëjnë gjuhën aq të zhdërvjellët dhe me ngjashmëri me krijimet origjinale të Naum Priftit, sa, kur lexon krijimin e Roald Dahl në shqip, të duket se lexon një vepër origjinale të shkruar nga Naum Prifti.

Shprehjet “ia mori këngës” në vend të “filloi të këndojë”, “u zgërlaq fare”, “po flet kodra pas bregut”, “e bëre çorbë derri”, “e nise, bitise”, “I re pikës” dhe shumë të tjera si këto, janë shprehje shumë të gjetura shqiptare që të bëjnë ta shijosh më shumë këtë krijim në gjuhën shqipe.

Naum Prifti në këtë përkthim shpalos pasurinë e gjuhës shqipe. Për një fjalë anglisht asnjëherë nuk përsërit fjalët shqip, por përdor fjalë sinonime ose shprehje të ndryshme me të njëjtin kuptim sipas situatës, që e bëjnë tregimin të rrjedhshëm dhe gjuhën më të larmishme. “Duhet shkuar shumë larg,” përmend diku në kreun e parë.  Më tej përdor: “Duhet shkuar qamet larg”.  Dhe më vonë: “Atëherë kemi shkuar firifiu shumë larg.”

Në krijimin fantastik të Roald Dahl ka shumë aventura dhe autorë të aventurave të cilët në shumicën e rasteve quhen “crazy” (të çmendur).  Naum Prifti e shqipëron këtë tipar të karaktereve për lexuesin shqiptar me epitetet: i krisur, i çaktisur, i lajthitur, apo me shprehjet: I ka ikur fiqiri, ka shkarë nga mendtë, i janë liruar vidat etj. Ndonjëherë, edhe në të njëjtën situatë përdor epitete të ndryshme sinonime për të karakterizuar sa më mirë gjendjen emocionale të personazheve si, u bukosën, u nemitën, u pataksën…..

***

Më pas festa ka vijuar me humor, batuta dhe serenata korçare, ku zë i parë ishte Naumi.Prerja e Tortës nga shkrimtari solli emocione të veçanta dhe të gjithë kënduan së bashku “Shuumë Urimeee…!”

***

 

 

Martin Shkreli dyshohet se ka mbajtur kontakte me kompaninë nga burgu

Byroja amerikane e burgjeve tha të premten se është duke hetuar ish udhëheqësin e kompanisë farmaceutike Martin Shkreli, pasi mediat kanë raportuar se ai edhe gjatë qëndrimit në burg ka ndihmuar zhvillimin e kompanisë duke përdorur një telefon të kontrabanduar.

Hetimi është paralajmëruar nga The Wall Street Journal.

Byroja e Burgjeve ka deklaruar se posedimi i telefonit të kontrabanduar në burg konsiderohet shkelje dhe mund të sjellë deri tek izolimi i të burgosurit dhe ndalimi i vizitave.

Benjamin Brafman, avokat i Shkrelit, ka refuzuar të komentojë.

Gazeta Journal ka raportuar se Shkreli, 35 vjecar, ka ende ndikim të madh në kompaninë Phoenixus AG. Shkreli ishte dënuar shtatë vjet burg për shkak të mashtrimit të

Shkreli, i lindur në Bruklin nga prindër shqiptarë që kishin emigruar në SHBA, u bë i njohur me nofkën “Pharma Bro” në shtator të vitit 2015.

Prokurorët e akuzojnë atë se ka marrë ilegalisht aksione të “Retrophin Inc”, një firmë bio-teknologjike që ai e ngriti në vitin 2011, dhe i ka përdorur ato për të shlyer borxhe të bizneseve të tjera.

Rrëfehet shqiptaro-amerikani: Nga spiunazhi te këshillat për Trumpin

Christopher Costa, është drejtori i Muzeut Ndërkombëtar të Spiunazhit me qendër në Washington DC të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë për gazetarin Erion Kaçorri në televizionin News 24, Kolonel Costa i cili është me origjinë Shqiptare tregon momentet më të rëndësishme në profesionin e tij, eksperiencën në Irak dhe Afganistan, sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe emocionet e të qenit pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhe.

Zoti Costa, ju jeni me origjinë shqiptare, por jeni lindur dhe rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çfarë përshtypjesh ju la vendi kur e vizituat për herë të parë? 
Për herë të parë kam ardhur në Shqipëri në vitin 1993 dhe ishte një kënaqësi që pata mundësinë të kthehem dhe të eci në të njëjtën tokë ku gjyshërit e mi u lindën. Sot jam kthyer në Shqipëri dhe e gjej shumë të ndryshuar. Ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, aq sa pothuajse nuk e njoha Tiranën.

Nga cila zonë e Shqipërisë janë gjyshërit tuaj?
Gjyshërit e mi nga babai ishin nga Vithkuqi i Korçës ndërsa nga ana e nënës janë nga Berati.

I vizituat këto vende? 
Kam vizituar edhe Vithkuqin edhe Beratin.

Të flisnin gjyshërit për Shqipërinë?
Më flisnin në mënyrë të vazhdueshme, madje edhe pasi u rritëm. Ne bënim shumë pyetje kur ishim fëmijë të vegjël dhe donim të dinim gjithçka për Shqipërinë.

Për shembull?
Sesi ishte të rriteshe atje. Edhe pse ata ishin larguar shumë të rinj dhe nuk mbanin mend shumë detaje. Ata ishin shumë të lumtur që kishin ardhur në Amerikë, por gjithashtu e dinin se ekzistonte mundësia që ata të mos ktheheshin më në Shqipëri. Më kujtohet gjyshi që thoshte se kishte dëshirë të kthehej një ditë, por nuk e realizoi kurrë.

Në çfarë viti emigruan ata në SHBA?
Mendoj rreth vitit 1912 ndërsa gjyshja ime pak më vonë ndoshta. Por nuk e kam shumë të qartë se në çfarë viti, por përpara vitit 1920.

Zoti Costa, ju jeni drejtor i Muzeut Ndërkombëtar të Spiunazhit. Çfarë mund të na tregoni për këtë muze dhe çfarë prezantohet atje?
Faleminderit për pyetjen. Kjo është tema që pëlqej më shumë. Muzeumi ndërkombëtar i spiunazhit është një institut arsimor jo fitimprurës dhe synon të tregojë sesi funksionojnë shërbimet inteligjente në të gjithë botën, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra nuk është muzeumi i spiunazhit amerikan, por muzeum i spiunazhit ndërkombëtar. Ne në mënyrë të përgjegjshme tregojmë historitë e shërbimeve sekrete që kanë ndodhur për aq kohë sa njeriu është në këtë planet. Njerëzit kanë pasur dëshirën për të mbledhur informacione sekrete me një oreks të pangopur dhe ne tregojmë historitë që nga lashtësia e deri në ditët e sotme.

Pra shërbime sekrete edhe në lashtësi?
Padyshim që po. Që në lashtësi, njeriu ka kërkuar të dijë gjithçka. Është pjesë e njeriut që dëshiron të dijë se me çfarë rreziku përballet për të marrë masat e duhura. Ne kemi 7 mijë artefakte të historisë së inteligjencës që i prezantojmë në muzeumin e ri, një ndërtesë e cila u realizua me të vetmin qëllim për të shfaqur këto artefakte.

Muzeumi ndodhet në Washington D.C apo jo?
Ndodhet në Washington DC ndërsa muzeumi i mëparshëm ndodhej vetëm disa kilometra më larg dhe ishte jashtëzakonisht i suksesshëm. Por ne kemi zgjeruar hapësirat dhe duke u nisur nga suksesi i tij, vendosëm që të zgjerojmë ambientin për të zbatuar misionin tonë arsimor që është kaq i rëndësishëm për ne. Kemi një teatër brenda muzeumit, kemi një klasë që konsiderohet një vepër arti dhe kemi pamje panoramike të Washington DC. Jam shumë i emocionuar për këtë muzeum ndërkombëtar.

Dhe besoj se ka shumë kuriozitet nga publiku amerikan. 
Ka shumë kuriozitet duke qenë se njerëzit kishin parë muzeumin e vjetër. Dhe reagimi kur njoftova se do të largohesha nga shërbimet qeveritare për të drejtuar muzeumin ishte shumë pozitiv. Të gjithë reaguan pa humbur mundësi se e donin muzeumin e spiunazhit. Dhe unë u përgjigjem se nëse e duan muzeumin e vjetër atëherë do të mahniten kur të shohin muzeumi e ri.

Zoti Costa, ju jeni një ish-oficer i shërbimit të inteligjencës në ushtrinë amerikane. Në Shqipëri ka kuriozitet lidhur me shërbimet sekrete. Çfarë mund të na tregoni rreth punës tuaj? Ndonjë moment të rëndësishëm?
Faleminderit për pyetjen. Unë mendoj se kemi punuar në anën e duhur, në anën e demokracisë në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse shërbimet sekrete mund të jenë të errëta, ndonjëherë mund të mos jetë bardhë e zi, por gri. Problemet mbi të cilat kemi punuar i kemi bërë me ndjenjën se po i bëjmë në mënyrë korrekte. Jetë njerëzish janë shpëtuar si rezultat direkt i punës së bërë nga ekipi im dhe një shembull tipik mund të jetë ai i një agjenti që ndodhet në një fushë beteje dhe që ka informata se do të ketë sulme. Në muzeum unë tregoj historinë e një ish-talebani i cili më solli një sërë informacionesh të caktuara. Unë e verifikova, vura në pikëpyetje informacionet e tij, e testova dhe vetëm më pas ishim në gjendje të kryenim një operacion të plotë që në fund besoj se arriti të shpëtojë jetën e shtetasve amerikanë dhe të vendeve partnere. Kur isha në Afganistan takohesha dhe pinim kafe me shqiptarë që shërbenin në Kabul dhe kjo rrumbullakoste të gjithë përvojën time.

Si e konfirmoni një informacion për t’u siguruar se nuk është fals?
Pikërisht siç po e bëni ju, me pyetje të mprehta, me pyetje që pasojnë në mënyrën e duhur dhe gjithashtu duke analizuar gjuhën trupore. Kjo kërkon shumë vite që procesi të rafinohet, por një agjent i mirë sekret në një farë mënyre është si një prift, apo psikolog, dhe gjithashtu ai është një mësues apo trajner, por ka edhe diçka instiktive. Gjithashtu nevojitet eksperiencë. Është dashur kohë e gjatë për të përmirësuar aftësitë e mia dhe gjithashtu kam pasur partnerë të shkëlqyer dhe leksione të jashtëzakonshme nga agjencitë e tjera dhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët punonim. Shtetet e Bashkuara kanë shërbimet inteligjente më të mira në botë, por në të njëjtën kohë partnerët tanë janë të jashtëzakonshëm gjithashtu.

Lexojmë shpesh se bëhen trajnime të jashtëzakonshme për agjentët sekretë. Të ngjan pak me filmat e James Bond? 

Puna ime nuk kishte asgjë të ngjashme me atë të James Bond dhe padyshim që nuk ngisja një automjet si të 007 edhe pse kemi ekspozuar automjetin Aston Martin në muzeumin ndërkombëtar të spiunazhit. Ato lloj gjërash që shikoni në filma ndodhin dhe janë një art mbi mënyrën sesi zhvillon takime të caktuara në vende të rrezikshme ku mund të kapeni nga një shërbim i huaj i inteligjencës ose në një fushë beteje mund të jetë edhe më keq sepse mund të përballesh me kurthe të qëllimta në prita të ndryshme.

Kështu që trajnimi im ishte i gjerë dhe për një kohë të gjatë duke nisur që në kohën e ushtrisë në vitin 1984, por trajnimet nga shërbimet e inteligjencës nisën në vitin 1988. Para se të shkoja në Afganistan apo Irak pas sulmeve të 11 shtatorit, isha gati që të isha në fushëbetejë për të kryer shërbimin tim. Pra janë dashur shumë vite për t’u përmirësuar.

Jeni përballur me rrjedhje të informacionit dhe si keni vepruar në raste të tilla?
Kjo ka ndodhur kur merresha me çështjet e politikave në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Asnjë rrjedhje informacioni nuk ka ndodhur me sa di unë nga njerëzit tanë sepse kishim një skuadër të fortë dhe ndanim informacione sa mundeshim, por ekzistojnë disa informacione të cilat nuk i ndan me njeri.

Është e vështirë ta bësh këtë?
Është e vështirë sepse unë jam një person që beson si shumë shqiptarë që dëshironi të ndani gjërat me të tjerët, doni të jepni, por ndonjëherë duhet të ruani informacionin. Keni përgjegjësinë për ta mbrojtur informacionin dhe unë kam kaluar një jetë të tërë duke e mbrojtur informacionin dhe familja ime jo gjithmonë e vlerësonte këtë deri vitin e kaluar kur kisha mundësinë që të flisja mbi punën time me ata.

Gjatë komunizmit në Shqipëri, spiunazhi mori një konotacion negativ. A është me të vërtetë një profesion i errët?
Nuk është i errët, është gri. Por dua të besoj se puna që unë bëja ishte në përputhje me vlerat e Shteteve të Bashkuara dhe me partnerët tanë specialë, besoj se puna jonë ishte e rëndësishme dhe padyshim që ishte një profesion i errët. Gjithmonë jam ndjerë se isha në anën e duhur të historisë dhe gjithashtu ka pasur vendime taktike me të cilat më është dashur të jetoj,  por për pjesën më të rëndësishme mendoj se ajo që kam bërë ka qenë e drejtë. Unë i mbroja burimet e mia, unë punoja me ta dhe gjithashtu i trajtoja si anëtarë familjeje. Ju më pyetët rreth ndonjë historie speciale dhe më kujtohet një burim i cili ndodhej në një vend plot me eksplozivë. Reagimi im i parë nuk ishte që unë të largohesha nga ndërtesa, por që t’i kërkoja burimit tim të largohej nga ai vend dhe unë të qëndroja aty sepse ky ishte instinkti im si një oficer inteligjence. Dhe mendoj se po flas në emër të shumë njerëzve si unë që i kanë shërbyer demokracisë.

Zoti Costa, ju përmendët sulmet e 11 shtatorit. A ishte një dështim i shërbimeve të inteligjencës amerikane?
Pyetje shumë e mirë. Mendoj se kishim shërbime të jashtëzakonshme inteligjence përpara sulmeve të 11 shtatorit. Por ne nuk dinim vendndodhjen dhe shtrirjen e atij sulmi. Dikush thotë se ne kemi humbur informacionin kritik, por unë do të thosha se surpriza strategjike kanë ndodhur përgjatë gjithë historisë, që nga sulmi në Pearl Harbour.

Është e vështirë që të kesh të drejtë gjatë gjithë kohës dhe askush nuk ka qenë më i ashpër me veten sesa komuniteti i inteligjencës amerikane. Dhe për këtë, në zyrën time në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, jemi shumë të kujdesshëm që të mos na shpëtojë asgjë. Dhe për këtë isha i angazhuar deri në fund të karrierës time. Mendoj se ajo sipërmarrje në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ndodhet në një pozicion shumë të mirë. Edhe pse bëjmë një punë shumë të mirë, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë disfata. Ndoshta mund të ketë sulme kibernetike, apo sulme që ti dhe unë as nuk mund t’i imagjinojmë. Për këtë arsye nuk arrija të bëja një gjumë të qetë për një vit të tërë kur punoja në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të shqetësimit nëse kisha bërë pyetjen e duhur, nëse kisha ndjekur drejtimin e duhur, a është ekipi ynë duke punuar siç duhet.

Përmendët sulmet kibernetike dhe për këtë flitet shumë sot. Ku konsistojnë ato?
Nuk jam ekspert i kibernetikës, por di sesi një terrorist sillet dhe di se një terrorist do të përdorë çdo mjet të mundshëm për të sulmuar shënjestrën e tij. Ata e përdorin internetin për të radikalizuar apo manipuluar. Padyshim që interneti është një gjë e mirë. Por gjithashtu duke përdorur shprehjen tuaj, ka një anë të errët. Ne na shqetëson radikalizmi në internet. Shqetësohemi për ata që manipulojnë informacionet, por për këtë duhet të sigurohemi se infrastruktura jonë është e mbrojtur dhe që të jemi të angazhuar me sektorin privat. Shërbimet e inteligjencës amerikane nuk mund të bëjnë punën të vetëm, por duhet të bashkëpunojmë me sektorin privat dhe këtë po e bëjmë edhe në mënyrë globale. Këto janë disa nga sfidat kibernetike që ne kemi, por pa dyshim kjo është një temë relativisht e re.

Ju gjithashtu keni shërbyer si Asistent Special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe Drejtorit të Lartë në Luftën kundër terrorizmit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Sa sfiduese ishte kjo?
Ishte një detyrë sfiduese, Ndonjë ditë punoja 12 orë në ditë, ndonjëherë 18 orë në ditë, të shtatë ditët e javës dhe ishte sfiduese mendërisht për të ndjekur të gjitha ato drejtime. Kisha një skuadër të jashtëzakonshme dhe të përkushtuar dhe objektivi ynë ishte që t’i jepnim këshillat e duhura presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe për drejtuesit e tjerë që do të mblidheshin për takime mes agjencive të ndryshme. Ishte sfiduese, por gjithashtu pjesa më e rëndësishme e karrierës time ishte që të punoja në Shtëpinë e Bardhë, një nga vendet më të njohura në planet. Ishte një nder dhe privilegj për të shërbyer në administratën e presidentit Trump gjatë vitit të parë të mandatit të tij.

Duhet të ketë qenë një punë e vështirë për të mbledhur informacionin e duhur përpara se t’ia prezantonit presidentit, apo jo?
Grumbullimi i informacioneve vinte nga një komunitet i jashtëzakonshëm inteligjence dhe ne kishim informacionin më të mirë në planet. Sfida ime ishte që të distiloja atë informacion dhe pjesa kryesore ishte që të mblidhje njerëzit për të ndërtuar konsensusin e agjencive përmes debatit në mënyrë që kur të shkonim deri në zinxhirin e komandës për tek presidenti, ai të kishte opsionet më të mira për të marrë një vendim. Në fund ishte në dorën e presidentit për të vendosur mbi opsionet.

Zoti Costa, detyra e një agjenti të shërbimeve të inteligjencës duhet të ketë qenë e vështirë veçanërisht gjatë luftës së ftohtë. Çfarë mund t’i thoni publikut shqiptar për këtë përvojë?
Kam qenë me fat, sepse kam punuar edhe gjatë luftës së ftohtë dhe u trajnova nga individë të cilët kishin luftuar përgjatë gjithë kohës së luftës së ftohtë. Ishin njerëz në moshë të madhe kur nisa këtë trajnim.

Duhet të keni qenë shumë i ri… 
Isha shumë i ri. Ata më mësuan dhe më trajnuan duke e kuptuar sesa serioz ishte kërcënimi. Ne punën tonë e merrnim shumë seriozisht nga pikëpamja e shërbimeve sekrete, gjithashtu dinim dobësitë tona. Na ka ndodhur që edhe të jemi tradhtuar disa herë, ashtu siç ndodh kudo dhe ato leksione të hershme të karrierës time dhe një shkollim i përsosur me master, më ndihmoi mua për periudhën pas sulmeve të 11 shtatorit. Padyshim që ishim të shqetësuar gjatë luftës së ftohtë. Gjithashtu isha i emëruar në strukturat e NATO-s dhe aty kishte tentativa nga Gjermania lindore, nga Bashkimi Sovjetik dhe më vonë kuptuam se shërbimet sekrete që nga lufta e dytë botërore deri në vitin 1989 kishin një rol të rëndësishëm dhe në fakt ishte një luftë e vërtetë, por pa armë.

Zoti Costa, a ishte Shqipëria komuniste në fokus të shërbimeve sekrete amerikane?
Jo me sa di unë, në një nivel të madh, sepse kishim shumë më tepër probleme.

Të cilat ishin?
Ekzistonte rreziku për një luftë mes Traktatit të Varshavës dhe NATO-s. Përshkallëzimet e tensioneve kanë ndodhur përgjatë gjithë historisë. Nuk më kujtohet të ishim të shqetësuar për Shqipërinë apo një luftë me këtë vend. Në vitin 1993 të gjithë shqiptarët që takoja ishin pak të shqetësuar për NATO-n, por që të gjithë shprehnin dashuri për Amerikën. Nuk mendoj se vinte ndonjë rrezik madhor nga Shqipëria dhe madje i jam kthyer dhe kam lexuar disa dokumente që nuk janë të klasifikuara.

Si përshkruhet Shqipëria në këto dokumente?
Mendoj se bëhet fjalë për fundin e viteve ‘40 dhe fillimi i viteve ‘50 ku ekzistonin disa shqetësime. Nuk e dinim ku ndodhej Shqipëria në sferën e politikës dhe ka kaluar shumë kohë që pas leximit të atyre dokumenteve historike jo të klasifikuara, por të krijon idenë e të gjitha pasigurive. Në fund të fundit, shërbimet e inteligjencës kanë si qëllim që të ulin nivelin e pasigurisë. Supozohet që ata të shkojnë drejt e tek faktet. Sa më të mira të keni shërbimet e inteligjencës, aq më të mira janë vendimet e drejtuesve.

Zoti Costa ka shumë shqetësim në lidhje me aktivitetet e mundshme terroriste në Ballkan. Cila do të ishte këshilla juaj veçanërisht për luftëtarët nga Ballkani që kanë qenë të përfshirë në xhihad dhe që kërkojnë të kthehen në vendet e origjinës?
Pyetje e shkëlqyer. Një çështje që e kam për zemër. Dua të përgëzoj Shqipërinë për punën që ka bërë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Duhet ta luftoni ideologjinë, duhet ta mësoni ciklin e radikalizimit, është pothuajse universale dhe më pas duhet të mendosh për mënyrat sesi të kthesh njerëzit në shoqëri. Njerëzit që largohen dhe i bashkohen xhihadit duhet të dënohen. Por në qoftë se ata kapen në fushën e betejës, besoj se është e rëndësishme për kombet, nuk është vetëm problemi i Shteteve të Bashkuara, por është problemi i botës për t’i marrë xhihadistët në vendin e tyre dhe nëse ata kanë kryer krime, ata duhet të dënohen për krimet dhe pasi të kryejnë dënimin, ata duhet të jenë në gjendje të kthehen në shoqërinë e tyre. Padyshim që do të jetë një periudhë prove për ata, por gjithashtu duhet t’u japim mundësinë njerëzve që të funksionojnë në shoqëri. Jam takuar me shumë ish-xhihadistë, disa në burg, dhe disa të liruar dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që të kuptojmë atë proces të radikalizimit. Siç e thashë, jam i impresionuar me luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm në Shqipëri. Më pëlqen të përdor shprehjen e ish-sekretarit amerikan të mbrojtjes James Mattis se “Shqipëria godet më fort se sa pesha e saj” dhe unë e kam parë me punën që Shqipëria bën në luftën kundër terrorizmit.

Vespa me Sgarbin ngjajne si personazhet e grupeve Marxiste Leniniste! Nga Zana Litos

Pas show-t që dha Edi Rama nëpër mediat italiane ka reaguar Zana Litos, vajza e Prof.Kristo Frashërit, që është një personalitet i diasporës shqiptaro-amerikane. Ajo ka doktoruar për Histori Ballkani e linguistikë dhe vijon aktivitetin si pedagoge në SHBA, duke u angazhuar për të ngritur sa më lart imazhin e Shqipërisë në SHBA. Ja si shkruan Zana Litos në rrjetin social:

 

“As Vespa dhe as Sgarbi nuk çajne koken për Shqipërine e shqiptaret ….

madje as nuk duan te harxhojne nje minute për të mësuar ne lidhje me situaten politike ne vendin fqinje ….

Ishin opinione diletantesh dhe madje injorantesh paçka se ne shpesh i ngrejme ne piedestal ….

ata nuk jane eksperte te çeshtjes shqiptare dhe as qe duan te jene ….

Vetem shqiptaret vetë do ta rregullojne kete molepsje politike ne vendin tone,

shqiptare te ndershem qe ju dhemb shpirti për vendin, te edukuar e shkolluar ne Perendim,

që kanë jetuar ne Perendim, te suksesshem ne Perendim dhe qe jane gati te sakrifikojne mirejetesen e Perendimit për te zgjidhur vuajtjet e memedheut !

Molepsja politike dhe fasadat hipokrike qe shohim çdo dite me te ashtuquajturat samite

dhe disa diploma e çmime qesharake jane kaq poshteruese dhe fyese kur populli vuan çdo dite …..

ala-Hoxha diktatura vazhdon vazhdon vazhdon ….

Vespa me Sgarbin ngjajne si personazhet e grupeve Marxiste Leniniste

qe vinin ne Shqipërine e pocaqisur dhe i thurrnin elozhe Hoxhes dhe partise se tij ….. !!!!

O Perendi, tale quale ….”

Organizata “Motrat Qiriazi” mblodhi shqiptarët së bashku për festat e 7-8 Marsit, 2019-të Nga Keze Kozeta Zylo

 

Organizata “Motrat Qiriazi” e cila hyri ne vitin e 26-të të krijimit të saj festoi me plot sukses dhe nderoi disa aktivistë shqiptaro-amerikanë me rastin e festave të 7-8 Marsit.  Këto data janë shumë të rëndësishme për shumë organizata dhe festohen me plot dashuri dhe përkushtim midis anëtarëve të komunitetit.

Në restorantin “Battery Garden” në Manhattan nën melodinë paqësore të një shiu të butëz që reflektonte shndritshem mbi Statujën e Lirisë, e cila ndodhet përballë këtij restoranti u mblodhën mjaft shqiptarë, ku dalloheshin më së shumti gra për të festuar 7-8 Marsin.  Sa herë që do të ndodhem përballë Statujës së Lirisë ndërmend më vjen poeti dhe kritiku i mirënjohur amerikan David Antin i cili thotë: “Unë gjithmonë kam një ndjenjë shumë të fortë për Statujen e Lirisë, për shkak se ajo u bë  Statuja e Lirise sime personale”.

Dihet që statuja është simboli i Lirisë, atë Liri që ne shqiptarët e kemi ëndërruar në shekuj, por realisht atë ëndërr e kemi prekur vetëm në këtë tokë të premtuar…

Grupe grupe vinin gratë shqiptare dhe burrat të veshur me elegancë për të festuar këto dy data të shënuara, ku në hyrje mirëpriteshin nga zonjat e nderuara të Motrave Qiriazi Agathia Luka, Ariana Deda-Elezaj etj…

Mbrëmja u moderua plot elegancë dhe kulturë nga gazetarja e mirënjohur në TV-të amerikane Lidia Curanaj.

Presidentja e Organizatës “Motrat Qiriazi” zonja Beti Beno me profesionin avokate me një thjeshtësi dhe qetësi karakteristike të saj tha se ne mblidhemi për çdo vit dhe festojmë së bashku shumë data historike të Kombit tonë, por sivjet do të nderojmë disa zonja dhe një burrë filantropist në këtë restorant që perballë ngrihet madhështore statuja e Lirisë. Zonja Beno foli me krenari te ligjshme dhe për grumbullim të fondeve që po bëhet nga Motrat Qiriazi për një muze shqiptaro hebraik që do të ngrihet së shpejti në Prizren ku donatorët kryesorë janë z.Bajraktari dhe z.Gecaj.

Biznesmeni i suksesshëm z.Harry Bajraktari në fjalën e tij tha se është krenari që do të ndërtohet një muze në Prizren dhe ne t’i tregojmë botës se si të gjithë hebrenjtë u strehuan nga shqiptarët për t’i shpëtuar bishës naziste.  Në këtë mbledhje fondesh merr pjesë dhe z.Rrustem Gecaj të cilët me z.Bajraktari janë në krye të kësaj fushate.

Në këtë festë të bukur nderoi me pjesëmarrjen e saj zonja Patricia Engel, bashkëshortja e kongresistit Eliot Engel, i zgjedhur kryetar i komisionit të Jashtëm të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.  Pasi përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit znj.Engel tha se projekti për muzeun e shqiptaro – hebrenjve realizohet me mbështetjen e kongresistit Eliot Engel.

Me shumë krenari foli Ambasadorja Teuta Sahatqija, Konsulle e Përgjithshme e Kosovës në New York e cila falënderoi donatorët dhe “Motrat Qiriazi” ku së shpejti në Prizren do të ngrihet një Muze shqiptaro-hebraik në nderim të popullit shqiptar i cili shpëtoi nga Holokausti gjithë hebrenjtë që u strehuan në gjithë Shqipërinë Etnike.  Ky Muze është i pari i këtij lloji në të gjithë Kombin.

Në këtë festë përshëndeti dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara znj.Besiana Kadare.

Zonja Alda Mosko kryetare e Bordit të këshilluesve përshëndeti gjithë të pranishmit për festat e 7-8 Marsit si dhe falënderoi kontribuesit që bëjnë të mundur mjaft nisma në shërbim të çështjes kombëtare.

Motrat Qiriazi nderuan me çmime disa persnoalitete të Diasporës si artisten e shquar të Kombit me kontribut të vyer Lindita Mezini Lole si grua e vitit 2019-të, Afërdita Osmani si mësuese e vitit 2019-të për përkushtimin e saj të çmuar në Kosovë dhe Amerikë si dhe Albanian Youth Center në Connecticut një qendër e re komunitare në shërbim të edukimit të fëmijëve dhe të rinisë, cmim që u mor në emër të saj nga zonja Erjona Takaj.

U nderuan me çmimin special “Arrtije Jetësore” z.Dino Erbeli si një bamirës i jashtëzakonshëm për mbështetjen e fondit të fëmijëve nga Motrat Qiriazi si dhe znj.Hermira Gjoni për një kontribut të jashtëzakonshëm në art dhe edukim.

Proklamatat janë prezantuar nga aktivistja e nderuar zonja Alda Mosko kryetare e Bordit të këshilluesve dhe Eva Burnazi.

Pjesëmarrësit janë argëtuar nën tingujt e muzikës DJ Samy, violinisti Arens Leka, pianisti Altin Shehu si dhe përshëndeti me disa intepretime nga repertori i saj Lindita Mezini Lole.

Emri fort i nderuar “Motrat Qiriazi” që mban kjo organizatë doemos të bën krenar dhe të nderon si grua shqiptare.  Për nderimin që iu është dhënë shekullin e kaluar motrave Qiriazi të kujton vlerësimin në revistën “Ylli i mëngjesit” botuar në vitin 1917-të ku shkruhet: “Le të mburremi jo vetëm ne burrat, por edhe gjithë zonjat shqiptare, se zonjusha Parashqevi Qiriazi, “Zhan D`Arka” e Shqipërisë na nderoi të gjithë. Asnjë komb i madh ose i vogël nuk ka sot në Paris një delegate zonjë, po Shqipëria e ka këtë zonjushe”.

Këto lloj mbrëmjesh janë me plot domethënie, por dhe argëtim që ngelen gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve dhe shembulli gjithmonë udhëheq.

Së shpejti TV “Alba Life” do të transmetojnë në kanalet televizive kronikën e përgatitur enkas për këtë mbrëmje madhështore organizuar nga Motrat “Qiriazi”.

Photo Credit: Glamphotography

3 Mars, 2019

Staten Island, New York