Protestat e vazhdueshme masive kundër arrestimit të aktivistit të opozitës Aleksander Navalny në dhjetëra qytete të Rusisë paralajmërojnë mosbindje popullore në rritje. Që prej marrjes së pushtetit absolut njëzet e një vite më parë, Presidenti Vladimir Putin nuk është përballur me një mori të tillë krizash të krijuara nga dështimet e politikës së tij të brendshme.
Federata Ruse, e cila rri bashkë nga monopolizimi i pushtetit prej Kremlinit, po i afrohet një periudhe trazirash të përshpejtuara nga disa kriza të njëkohshme. Ekonomia ishte në tkurrje edhe para se pandemia të godiste dhe recesioni global të fillonte. Sanksionet financiare ndërkombëtare për kompanitë ruse të përfshira në luftën kundër Ukrainës dhe destabilizimin e demokracive perëndimore kontribuan në këtë rënie, por varësia e madhe e Moskës nga të ardhurat prej eksportit të energjisë dhe mungesa e diversifikimit ekonomik është ajo që e ka bërë edhe më të thellë rënien (ekonomike).
Përgjigjet e pamjaftueshme të qeverisë ndaj pandemisë kanë përshkallëzuar ndasitë midis Moskës dhe tërësive të shumta federale. Qytetarët e kryeqytetit kanë një qasje shumë më të lehtë te vaksinat në krahasim me të tjerët jashtë tij. Popullariteti i Putinit ka rënë ndjeshëm edhe për shkak të shkurtimeve në shpenzimet e mirëqenies, aksesit të pabarabartë në kujdesin shëndetësor, ndalimeve të lëvizjes që janë parë si shkelje të të drejtave të njeriut dhe ndihmës së pamjaftueshme ekonomike për njerëzit e zakonshëm.
Rusia gjithashtu po dështon politikisht, sepse Putini kërkon ta mbajë pushtetin përmes ndryshimeve kushtetuese që do t’i mundësonin atij të jetë president përjetë. Kremlini ka frikë nga zërat dhe veprimet e qytetarëve të zakonshëm dhe po përpiqet të shtojë kontrollin e vet përmes shtypjes policore. Por duke pasur parasysh madhësinë dhe diversitetin e shtetit të paqëndrueshëm rus, Moska mund të mos jetë në gjendje të mbajë nën kontroll spiralen e trazirave që po afron.
Rreziku më i madh për Kremlin mund të mos vijë nga figurat e opozitës si Navalny, por nga zemërimi në rritje i popullit në shumë prej 85 njësive federale të Rusisë. Demokratët në Moskë nuk kanë gjasa ta shndërrojnë vendin në një shtet liberal nëpërmjet zëvendësimit të regjimin autoritar të Putinit. Kremlini do të sfidohet më ashpër nga rajonalistët, autonomistët dhe grupet e irrituara etnike. Edhe pse vetë Navalny nuk mbështet një shtet multi-nacional, por opsionin e një lëvizje qytetare të ‘rusifikuar’, protestat popullore kundër arrestimit të tij mund të jenë një katalizator që bën një shumëllojshmëri lëvizjesh të lulëzojnë.
Nëse protestat e tanishme nuk arrijnë të kthehen në një fillesë demokratike mbarë-shtetërore, atëherë zgjidhja e vetme që mbetet do të jetë vetëvendosja rajonale dhe madje edhe një copëtim i shtetit artificial rus. Revolta rajonale do të bazohet në një grumbullim pakënaqësish, veçanërisht ngecja ekonomike, korrupsioni i qeverisë, shfrytëzimi i burimeve rajonale nga Moska, sulmet ndaj të drejtave të gjuhës (amtare) në mesin kombeve të shumta të Rusisë, emërimet e pashpjegueshme të guvernatorëve rajonalë prej Kremlinit si dhe kërcënimet për të eliminuar apo bashkuar njësi federale. Në thelb të trazirave do të qëndrojë besimi në rritje se pa sundimin politik dhe shfrytëzimin ekonomik të Moskës, rajonet do të jenë më të afta për të siguruar zhvillimin dhe përparimin e vet.
Administrata e Putinit e ka prishur “kontratën e pashkruar sociale”, që u hartua fillimisht gjatë komunizmit, dhe sipas së cilës shteti garanton mirëqenie të mjaftueshme materiale në këmbim të pasivitetit politik. Revolta është edhe më e mundshme në një shoqëri ku pritshmëritë për mirëqenie materiale janë në rritje, veçanërisht në mesin e një brezi të ri ambicioz, të cilët janë penguar nga dështimet e përsëritura të politikave qeveritare. Kremlini nuk mundet ta marrë më për të mirëqenë pranimin e heshtur të popullit dhe duhet të jetë i shqetësuar se qytetarët në rajone të shumta janë përfshirë në kundërshti të hapur, pasi kjo do ta shpërndajë dhe dobësojë reagimin e regjimit.
Krizat e përshkallëzuara të Rusisë nuk nënkuptojnë se Moska është e paaftë për të shkaktuar dëme serioze në fqinjët dhe rivalët e saj ndërkombëtarë. Pavarësisht nga rënia e saj ekonomike dhe demografike, Rusia do të vazhdojë të sfidojë Perëndimin përmes arsenalit të saj bërthamor dhe ushtrisë së ripërtërirë. Ajo gjithashtu do të vazhdojë fushatën e vet për të destabilizuar institucionet perëndimore përmes një sërë mënyrash me kosto të ulët, përfshirë dezinformimin, luftën kibernetike, promovimin e konflikteve etnike dhe kombëtare si dhe financimin e ekstremistëve politikë.
Dështimet e brendshme të Rusisë e bëjnë regjimin aktual edhe më të rrezikshëm, pasi Moska do të kamuflojë brishtësinë e saj në rritje me agresion të jashtëm. Dështimi i shtetit dhe thyerja federale mund ta bindin Kremlinin se ka kohë të kufizuar për të përçarë dhe ndarë Perëndimin.
Në vend që t’i besojë frenimit të Moskës apo bashkëpunimit me të, administratës së Joe Biden i duhet të përgatitet për një Rusi të dështuar që do të paraqesë një mori sfidash për sigurinë perëndimore. Skenarët e trazirave të brendshme, rebelimit dhe ndarjes së Rusisë duhet të analizohen në mënyrë gjithëpërfshirëse nga politikëbërësit dhe duhet të bëhen përgatitje për të menaxhuar ndikimin e tyre në shtetet dhe rajonet fqinje. Mungesa e një plani do të bënte që Perëndimi të befasohej dhe të gjendej i pambrojtur, ashtu si kur blloku Sovjetik u shemb dhe Bashkimi Sovjetik u shpërbë.
***
Dita, Albania
AMERICA MUST PREPARE FOR RUSSIA’SUPRISING
Janusz Bugajski
Continuing mass protests against the arrest of opposition activist Aleksander Navalny in dozens of Russia’s cities foreshadows growing public rebellion. Not since gaining absolute power twenty one years ago has President Vladimir Putin faced such a confluence of crises compounded by his own domestic policy failures.
The Russian Federation, held together by the Kremlin’s power monopoly, is approaching a period of turmoil precipitated by several simultaneous crises. The economy was shrinking even before the pandemic struck and the global recession began. International financial sanctions on Russian companies involved in the war against Ukraine and the subversion of Western democracies contributed to the decline, but it is Moscow’s over-reliance on revenues from energy exports and lack of economic diversification that has precipitated an even deeper downturn.
Inadequate government responses to the pandemic have exacerbated divisions between Moscow and numerous federal entities. Citizens in the capital have much easier access to vaccines then people outside.Putin’s popularity has further nosedived because of cutbacks in welfare spending, unequal access to health care, lockdowns that were seen as violating human rights, and insufficient economic assistance to ordinary people.
Russia is also failing politically, as Putin seeks to cling to power through constitutional amendments that would ensure that he is President for life. The Kremlin is fearful of the voices and actions of ordinary citizens and is trying to tighten its grip through police repression. But given the size and diversity of the volatile Russian state, Moscow may be unable to control the approaching spiral of unrest.
The biggest danger for the Kremlin may not come from opposition figures such as Navalny but from growing public anger in many of Russia’s 85 federal entities. Democrats in Moscow are unlikely to transform the country into a liberal state by replacing Putin’s authoritarian regime. The Kremlin will be most acutely challenged by regionalists, autonomists, and frustrated ethnic groups. Even though Navalny himself does not support a multi-national state but a Russified civic option, public protests against his arrest may be a catalyst for a diversity of movements to proliferate.
If the current protests fail to lead to a state-wide democratic breakthrough, then the only solution will be regional self-determination and even a rupture of the artificial Russian state. The regional insurrection will be based on an accumulation of grievances, particularly economic stagnation, government corruption, Moscow’s exploitation of regional resources, attacks on language rights among Russia’s numerous nations, unaccountable Kremlin appointments of regional governors, and threats to eliminate or merge federal units. At the core of unrest will be a growing conviction that without Moscow’s political dominance and economic exploitation, the regions will be more capable of ensuring their development and progress.
The Putin administration has broken the unwritten “social contract,” first devised in Communist times, whereby the state guarantees sufficient material welfare in return for political passivity. Revolt is even more likely in a society where rising expectations of material well-being, especially among an ambitious younger generation, have been thwarted by repeated failures in government policy.The Kremlin can no longer take public acquiescence for granted and must be anxious that citizens in numerous regions have become involved in open opposition, as this will disperse and weaken the regime’s response.
Russia’s escalating crises does not signify that Moscow is incapable of inflicting serious damage on its neighbors and its international rivals. Despite its economic and demographic decline Russia will continue to challenge the West through its nuclear arsenal and revived military. It will also pursue its campaign of subverting Western institutions through a range of low-cost tools – including disinformation, cyberwar, promotion of ethnic and national conflicts, and the funding of political extremists.
Russia’s domestic failures make the current regime even more dangerous, as Moscow will camouflage its increasing fragility through external aggression. State failure and federal fracture may convince the Kremlin that it has limited time to disrupt and divide the West.
Instead of banking on containment or cooperation with Moscow, the Joe Biden administration needs to prepare for an imploding Russia that will present a multitude of challenges for Western security. The scenarios of Russia’s domestic upheaval, rebellion, and division need to be comprehensively analyzed by policy makers and preparations made to manage their impact on neighboring states and regions. A lack of planning will leave the West surprised and vulnerable, just as it was when the Soviet bloc collapsed and the Soviet Union disintegrated.
Komentet