VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

AMBASADORE VLAHUTIN, NA SHPËTONI NGA GRABITJET E QEVERIVE – Nga REXHEP SHAHU

By | March 18, 2018

Komentet

Thjesht Muharremit – ( Per kineastin e shqiptareve ne diten e ndarjes prej nesh) Nga Natasha Lako

Shume njerez nuk mund te dine se Lufta e Dyte Boterore mund te ishte nje kufi midis atyre te lindur para saj dhe pas saj. Dhe une me Muharrem Fejzon iu takojme dy brezave te ndryshem, jo se na ndajne vite, por nje mur i holle entusiazmi.
Muharremi i takon atyre te rinjve shqiptare te entusizmit , si nxenes te mbledhur rreth nje Liceu Artistik, si tregon vete Muharremi, qe i binte fisarmonikes neper rruget e Tiranes pa u lodhur.
Brezit tim vetem ja mesuan kete entusiazem. Megjithate gjithe bashkepunimi yne i gjate, une si skenariste dhe Muharremi si regjisor ne tre nga filmat qe i duam shume, na lidh me nje dashuri te sprovuar. Dhe pata rastin ta takoj ate dhe bashkeshorten e tij deri ne keto dite Covidi, te vetmin qe kemi bere perjashtim ta shohim nga afer.
Dhe sa here si gjithenje kujtonte kete adoleshence, dhe miq te rinise qe i donte teper, mendoja se gjithsesi ai kishte provuar ca shkendija lirije, gjate rinise se pare, si femije i paraluftes, ndersa brezi im levizjen e lirise e ndjente vetem undergraund.
Kolonja ku kishte lindur e njohu dalengadale si nje nga bijte e vet te shquar, deri sa nje dite kur e priten me nderime, si tregonte vete duke qeshur, kishte njerez qe pandehen se ishte kthyer t’i merrte ndonje tjetri qe kishte ngelur ne vend pronat.
Dhe mjafon kjo kornize per te udhetuar ne te gjithe jeten e Muharrem Fejzos, deri te dalta e tij te cilen nuk e ndau deri ne fund te jetes, si e mesoi ne ate Lice, qe zevendesonte nje shkolle te tere akademike. Dhe ky profesion i pare beri qe edhe filmat t’i punoje si me dalte. Per kete e ndihmoi edhe puna e tij si makjazisht ,(make up) ne ndertimit e karaktereve te roleve, qe kur ishte student ne Akademine e Arteve. Sepse Muharremi mund te quhet edhe njeri i punes.
Duhet te kete bere perpjekje kolosale per te ardhur ne Tirane nga Kukesi, ku u emerua per here te pare pas perfundimit te studimeve, si tregon vete ne librin e tij me kujtime, plot me te pathena. Por aftesia e tij per t’u lidhur me njerezit ishte e jashtezakonshme, dhe fati ishte thene qe ta kuptonin.
Dhe e para dhe mbi te gjithe e ka kuptuar gjithe jeten bashkeshortja e tij Nadi, nje nga vajzat me te bukura durrsake, qe i sherbente me aq perkushtim Muharrem Fejzos, si nje artisti te vertete..
Dhe duhet thene me force se Muharrem Fejzo i takon atij brezi që u krijua plotësisht nga vetja, dhe nga puna e tij plot pasion. Sepse fati dhe rrethanat sillnin kineaste qe do t’i pranonte ose mposhtte ekrani. Edhe perfaqesues te drejtperdrejte te Luftes, qe vazhdonte edhe ne betejat e artit por edhe te rinj qe merrnin krahe ne kete rruge arti nga mbeshtetje tw nomenklaturave qe i njihnin me drejtperdrejt perspektivat e kinematograsfise. Muharrem Fejzo i nuk i perkiste as njerit rast as tjetrit. Por ishte ekrani i salles se vizionit te pare filmik peshorja e çdo fati.
Njohja ime me Muharrem Fejzon, fillon nëpërmjet traumës së parë, brenda kinostudios, ku edhe une qe ne ditet e para te punes ne vitin 1976 pashe kaq direkt se ç’do te thoshte te zhduknin fytyren e nje aktori nga ekrani, pa dale ende filmi ne publik.
Dhe kjo ndodhi menjehere pas vizionimit te filmit “”Fije qe priten” komision pas komisioni, deri sa u vendos qe te zevendesohej krejt me nje aktor tjeter roli i luajtur prej Robert Ndrenikes. Ishte njesoj si te zhdukje nje egzistence. Dhe fjala rixhirim ne Kinostudio, qe prej asaj dite, mesova se tingellonte tmerrshem.
Aftesia e Muharremit ishte te bente sikur mund te kaloheshin lehte keto ngjarje, por ai nuk e harroi Bertin e tij, ne shtepine e te cilit shkuam nje dite se bashku per t’i ofruar nje rol per filmin “Mesonjetorja.”
Te dy vazhdonin te benim “”nje jete” brenda redaksise se filmit, kur perpunoheshin gjithe draftet e pare te filmave te ardhshem. Dhe ku une une kisha nisur punen si redaktore, ndersa Muharremi tashme ishte regjisor i njohur me filmin “Operacioni Zjarri”dhe “”Kapedanin” e famshem si bashkeregjisor.
Por gjate muajve te pare te punes sime, ai u muar perseri me ‘Fije qe priten”, i cili meriton nje analize me vete per suksesin e tij, i cili kerkon nga ana e Muharremit edhe nje fare paqeje.
Por qe atehere Robert Ndrenika dhe Roza Anagnosti e nje roli dramatik do te beheshin per mua aktore te dashur te filmit.
Gjate aprovimit te skenarit tim Mesonjetorja, qe une ne fillim e kisha quajtur,” Nje dite sa njeqind vjet”, une ndjeva menjehere interesimin e Muharrem Fejzos. Tema ishte shume larg gjithe filmave qe ishte prodhuar deri atehere brenda Kinostrudios, por ndihmonte edhe atmosfera e 100 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit. Muharrem Fejzo e mori skenarin me entusiazmin qe e karakterizonte. Sepse asnje film ai nuk mund ta realizonte pa frymezimin e tij dhe entusiazmin.
Dhe entusiazmi i pare ishte te beheshim miq, ashtu si behej ai edhe me te gjithe bashepunetoret, perfshi edhe asistentet e tij,si Gjergj Xhuvanin.
Nuk i harroj ato vizitat ne shtepi te tij, me nje atmosfere te mrekullueshme artisti qe ai e ruajti gjithe jetes, tek ngjitje shkallesh ne nje shtepi te vogel dhe te bukur, qe per mua duhet te kishte mbetur si monument.
Dukej sikur ai e kishte marre perseper filmin, nga respekti dhe dashuria e madhe per te atin,nje burri krenar dhe autoritar.Dhe e them gati me siguri te plote se edhe filmit tjeter historik “Guna permbi tela” per luften e Vlores me skenar te Duro Mustafait, u realizua ne nderim te figures dhe kujtimeve te babait te tij, ashtu si u realizuan edhe shume figura femerore, qe ruani sqimen e nenes se regjisorit. Dhe nga ai kam kuptuar per here te pare edhe rolin e madh te jetes kulturore dhe njuekohesisht shteterore, qe luante ne Shqiperi edhe krijimi i bandes se pare muzikore, me shqiptare te kthyer prej Shteteve te Bashkuara te Amerikes, nje prej te cileve ati i tij, postuar prej tij deri ne fund te jetes.
Gjate gjithe perpunimeve te skenarit,une gjithenje vija gjithashtu me shprese qe Muharrem Fejzo te lexonte edhe ndonje poezi timen, per te kuptuar edhe tonalitetin e brezit jo aq me shume entusizem. Dhe ne qoftese ne filmin Mesonjetorja ai futi gjithe epoken historike, une u perpoqa te fusja dhe veten, gjithenje e akuzuar neper korridorret e kinostudios per nje bote poetike, qe fatkeqesisht kuptohej si idilizem. Por natyrat poetike arrijne ta kuptojne njeri tjetrin.
Dhe une kuptova se, perveç regjisor, Muharrem Fejzio ishte nje qytetar i madh.
Ne filmin “Nje emer midis njerezve”, ai iu fut materialeve historike nga e para, veçanerisht jetes parlamentare te viteve 1920,1924, sepse çdo regjisor kerkon te beje te tij çdo ‘fije “filmi. Dhe ne ishin koshiente qe i jepnim publikut per here te pare jeten parlamentare, e cila deri sot nuk ka zene vend te plote ne jeten politike shoqerore shqiptare. Neqoftese ky film po thuaj nuk jepet per shkak se Parlamenti i atehershem ka permendur traktatin e fshehte te Londres te demaskuar prej Leninit, ky nuk besoj te quhet nje faj, por nje fakt historik.
Dhe perseri atmosfere e mrekullueshme e filmit, thellesi kuadri e skalitur si me dalte, pune pikture e dale kesaj here nga dora e nje regjisori qe frymezon te gjithe bashkepunetoret. Atmosfere jete shqiptare kaq e ndryshme dhe kaq epokale nga njera tjetri deri te “Guna per mbi tela,”qe ne vizionin e pare para gjithe kineasteve ishte gati shtanges. Nuk i harroj ato fjalet e tij kur punonte ne shtepi me grupin e pare realizues, piktorin dhe operatorin, ku nuk nguronte te me ftonte edhe mua. Dhe kater shtyllat e tij, lidhur me dramaturgjine, per tw cilat ngulmonte gjithenje dhe se pari duhet te me takonin mua, ishin fantastike. Sipas tij filmi nuk mund te mbante peshe pa tre apo kater shtylla te fuqishme, qe sa me dramaturgjine kishin lidhje edhe me nje strukture te plote. Ne zyren e drejtorit, ku hidhej firma perfundimtare, per te futur filmin ne prodhim, mund te behej nje gjyq i vertete si nje beteje beteja artistike e natyrshme dhe e shumefishte, midis skenaristit, regjisorit dhe aprovuesve te filmave te tij, si pershruhen edhe ne librin e tij me kujtime. Por nepermjet debateve u bera edhe une kineaste, si u bene edhe plot te tjere,  qofte shkrimtare, qe jashte Kinostudios nuk arriten te kuptonin plotesisht gjuhen filmike.
Muharrem Fejzo e njihte kete gjuhe si te thuash nga brenda, qe ne plasticitet. Dhe nga dashuria per bashkestudentin e tij Vangjush Furxhi, per te cilin foli gjithe jetes me adhurim te madh, realizoi edhe filmin “Montatorja”.
Te gjithe ravijezimet dhe gervishtjet e jetes se tij, u perpoq t’i tregonte nepermjet nje drame realiste te filmi ”Binaret ” te cilin ai e donte teper, por qe asnjeri nuk e pa ne origjinal,njesoj si ‘Gunat permbi tela”, Por une asnjehere nuk mund te arrija te kuptoja perse si me thoshte vete e kishin pare aq shtrember, vetem e vetem se dy motrat e tij ishin martuar me italiane qe gjate luftes, dhe jetonin pertej Adriatikut.
Kur mori ne dore per te realizuar filmin “”Muri i gjalle” mbi balladen e famshme te murimit, as une as ai nuk mund te mendonim se do te vinte dita qe te mbronim kete legjende shekullore.
Sepse sipas njerezve te komisioneve nga legjenda dilte se dy vellezer kishin tradhetuar… Dhe kuptohej sipas tyre se asnje njeri nuk mund te kishte jete te vet te brendeshme dhe motive personale. Dhe te rezistoje per kete jete te brendeshme, qofte te filmi ‘Operacioni zjarri’ nuk ishte pak.Dhe kete Muharrem Fejzo e realizonte nepermjet skalitjes se figurave te roleve, thua se kishte mesuar neper akademite londineze te ndertimit dhe nenvizimit te karaktereve.
Per vete ai ishte nje karakter i jashtezakonshem, i mbushur plot humor, deri ne fund si edhe i padorezueshem lehte. Kolonjar tiranas=qe kishte marre shume edhe nga Kukesi,si edhe nga Italia e tij aq personale dhe familjare, qe me sa duket e lidhi edhe me nje vajze durrsake.
Ne tensionet e punes dhe montazhit, kur ne kinostudio punohej naten zakonisht per te mbyllur fundin e vitt, ashtu ne pagjumesi dhe tension, dhe ankesa shendeti, i vinte nga shtepia darka e veçante, sa mua me vriste ndergjegja per pakujdesite e mia familjare.
Arben Bajo, skulpori i talentuar shqiptar qe humbi nga Covidi, po si nderim dhe perkedhelje te mirituar, ka lene nje koke bust te Muharrem Fejzos si kujtim te pavdekshem per kete kineast kaq te palodhshem dhe kaq te perkushtuar. Filmat e tij tregojne nje pune vigane. Davidin qe matet me Goliadin. Dhe filmi jeton,sebashku me ngjasjen e hidhur te vdekjes se Sander Prosit gjate xhirimeve te nje filmi mbi nje pranvere te hidhur.
Ku i gjete te gjithe ato minuta, ore, vite ,shekuj o Muharrem Fejzo, qe i le per te tjeret.! Si te mjafroi jeta per te krijuar afreske njerezore me aq dimensione plot emocione, deri ne telajot dhe gdhendjet e fundit.
Nderim nje artisti kaq te bekuar.
Thjesht Muharremit.

A ËSHTË KY KRYEDIPLOMATI AMERIKAN NË ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT TË ZGJEDHUR XHO BAJDËN? Nga Frank Shkreli

Portali i lajmeve The Hill — me burime të besueshme në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në qeverinë amerikane në Washington — njofton se Presidenti i zgjedhur Xho Bajdën ka emëruar tanimë Sekretarin (e ardhëshëm) Amerikan të Shtetit, ndërkohë që vazhdon përpjekjet për të përzgjedhur antarët e tjerë të administratës së tij të ardhëshme.

Sipas portalit në fjalë, i cili citon një burim të mirë informuar me procesin e përzgjedhjes së kabinetit të ri, Z. Xho Bajdën ka vendosur të emërojë diplomatin veteran dhe bashkpuntorin e tij të ngusht, Z. Tony Blinken në detyrën e Kryediplomatit të ardhëshëm të Shteteve të Bashkuara. Sipas burimit në fjalë, pritet që Z. Bajdën të njoftojë, zyrtarisht, javën që vjen, të preferuarin e tij për Sekretar Amerikan të Shtetit.

Disa burime të tjera thonë se Z. Bajdën po konsideron ish-diplomatin Tony Blinken edhe për detyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, por duket se të gjitha shënjat tregojnë se Z. Blinken do jetë Kryediplomati i ardhëshëm amerikan – një zyrtar që gëzon respekt nga të dy palët në Kongres – duke pasur gjithashtu parasysh se zyrtarët e lartë të administratës së ardhëshme duhet të miratohen nga Senati, i cili mund të kontrollohet nga republikanët për katër vitet e ardhëshme, diçka që do të vendoset përfundimisht me zgjedhjet për Senat, që do të zhvillohen në shtetin Xhorxhia, në janar 2021.

Kush është Tony Blinkey? Sipas biografisë zyrtare botuar në faqën e Departamentit Amerikan të Shtetit kur ishte në detyrë, në mandatin e dytë të ish-presidentit Barak Obama, Z. Antony J. Blinken ka shërbyer si Zevëndës Sekretar i Shtetit — numri dy i diplomacisë amerikane – si zevëndës i Z. Xhon Kerry. Blinken, Antony J. (state.gov)
Z. Blinken ka mbajtur pozicione të larta të politikës së jashtme në dy administrata, për dy dekada. Ai ka shërbyer si Ndihmës i Presidentit dhe Zëvendës i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Në atë kapacitet, ai ka kryesuar Komisionin Ndër-qeveritar të Kongresistëve, forum kryesor ky i administratës për formulimin e politikës së jashtme. Gjatë mandatit të parë të Administratës Obama, ai ishte Zëvendës Ndihmës i Presidentit dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Zëvendës Presidentit Xho Bajdën. Z. Blinken ka shërbyer për gjashtë vjet si zyrtar i lartë administrativ në Kongres (2002 – 2008) si Drejtor i Personelit demokrat për Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan.
Z. Blinken ka qenë gjithashtu anëtar i stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Clinton në Shtëpinë e Bardhë nga 1994-2001. Nga 1999 në 2001, ai ishte ndihmës i posaçëm i presidentit dhe drejtor i lartë për çështjet evropiane – Këshilltari kryesor i Presidentit Klinton për marrëdhëniet me vendet e Evropës, me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Nga viti 1994 deri në vitin 1998, Z. Blinken ishte Ndihmës i posaçëm i Presidentit Klinton dhe Drejtor i Lartë i zyrës që merrej me përpilimin e fjalimeve me rëndësi të presidentit mbi politikën e jashtme dhe më pas ka shërbyer edhe si Drejtor i Planifikimit Strategjik: si mbikqyrës i përpilimit të politikës së jashtme, komunikimeve dhe politikës së jashtme në përgjithësi të Presidentit Klinton. Z. Blinken ka filluar shërbimin e tij në diplomaci në Departamentin e Shtetit ku nga viti 1993 në 1994 ai ka shërbyer si Ndihmës i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Kanadeze. Pas largimit nga Administrata e Klintonit, ai ka punuar si zyrtar i Lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare një qëndër me rëndësi studimesh botërore në Washington. Para se t’i bashkohej Administratës së Presidentit Klinton, Z. Blinken ushtronte profesionin e avokatit në New York dhe në Paris. Ai ka qenë aktiv edhe në fushën e gazetarisë, duke shërbyer si korrespondent i revistës “The New Republic”, ndërkohë që ka botuar artikuj me subjekt të politikës së jashtme, përfshir “New York Times”, “The New York Times Magazine”, “Foreign Affairs”, e të tjera. Ai është diplomuar në Harvard College, Magna cum Laude dheka kryer jurisprudencën në Universitetin Columbia.

Gjatë fushatës për president, Z. Tony Blinken ishte zëdhënsi kryesor i Presidentit të zgjedhur Bajdën për politikën e jashtme. Është e qartë se në cilëndo detyrë të lartë të politikës së jashtme ose të sigurisë kombëtare — si Sekretar i Amerikan i Shtetit ose Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë – që Xho Bajdën do ta emëroj atë, Tony Blinken ka përvojën dhe duket se do të ketë edhe mbështetjen e emërimit të tij në detyrën e kryediplomatit amerikan edhe nga Senati, që mund të jetë në dorë të republikanëve, sesjonin e ardhëshëm të Kongresit amerikan.
Përsa i përket njohurisë së Z. Blinken për punët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Ballkanit – ai duhet të jetë i informuar shumë mirë për gjëndjen në dy shtetet shqiptare dhe në Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi. Mjafton t’i hedhim një shikim të shpejt karjerës së tij në Washington, gjatë dy administrave të mëparshme dhe detyrave tjera të tij të rëndësishme, brenda dhe jasht qeverisë: Të gjitha detyrat e tija të larta kanë qenë të lidhura ngusht me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke pasur në fokus të veçanti politikën amerikane karshi Evropës dhe NATO-s gjatë dekadave të fundit.

Gjithashtu, është interesant fakti se gjatë 1990-ave – periudha më kritike e politikës së angazhimit amerikan ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi — Tony Blinken ishte pjesë e stafit të Presidentit Klinton në Shtëpinë e Bardhë, gjatë njlë periudhe që u morën vendime me rendësi, sidomos për Kosovën. Emërimi i Z. Blinken në cilëndo detyrë qoftë, është një ogur i mirë për politikën e ardhëshme amerikane ndaj Kosovës due Shqipërisë, për vet faktin se ai ka punuar për Zevendës Presidentin Xho Bajdën — si këshilltar i sigurisë kombëtare — kur ky ishte numri dy i këtij vendi, ndërkohë që dy vitet e fundit ka shërbyer si zëdhënës numër një i politikës së jashtme gjatë fushatës së Z. Bajdën për president. Në një intervistë para disa koshë, Z. Blinken e përmblodhi rolin e Shteteve të Bashkuara në botë nën administratën e Z, Bajdën me tri fjalë: Rivendosja e “rolit udhëheqës” të Amerikës në botë, “bashkpunim dhe demokraci”.

Z. Xho Bajdën kur ishte senator por edhe më vonë, ishte njëri prej mbëshetësve politik amerikanë më të vendosur të Kosovës, Shqipërisë dhe të të drejtave të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kështuqë, në cilëndo detyrë të politikës së jashtme ta emërojë Presidenti i zgjedhur, Z. Blinken — qoftë si kryediplomat i Amerikës ose si Këshilltar i Presidentit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë – për shqiptarët është një gjë tepër pozitive që Zoti Tony Blinken është një person i mirë-informuar për gjëndjen në Shqipëri, në Kosovë si dhe për gjithë shqiptarët në Ballkanin perëndimor, ashtu siç është i mirë-informuar edhe bosi i tij i ardhëshëm, Presidenti i zgjedhur Xho Bajdën. Kur të vijë puna tek çeshtjet shqiptare, nuk besoj se as njëri as tjetri të kenë nevojë të kërkojnë nga stafi i tyre dosje të posaçme mbi ndonjë problem shqiptar. Joe Biden supporting Albanians early time – YouTube

Frank Shkreli

Antony J. Blinken, i besuar i Presidentit të zgjedhur Xho Bajdën dhe i përfolur si i emëruar prej tij në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit ose Këshilltar i Presidentit për Sigurinë Kombëtare në administratën e ardhëshme amerikane

Pse u krijua Legaliteti?! – Me rastin e 77 vjetorit të krijimit të OKLL, 21 nëntor 1943-2020 – Nga Ekrem Spahiu*

Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka zanafillen që nga “Triumfi i Legalitetit”, më 24 dhjetor 1924, kur u rikthye legjimiteti i zgjedhjeve të dhjetorit 1923 të fituara nga Ahmet Zogu.

Në kontekstin e Luftës së II Botërore, zogistët, përveçse kanë kontribuar drejtpërdrejt në luftë, janë përpjekur me të gjitha mënyrat për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në luftë të përbashkët kundër pushtuesit. Përfaqësuesi i zogistëve Abaz Kupi, në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, pat deklaruar përpara delegatëve se: “jam bashkuar me ju, me punue për të mirën e Shqipërisë e me luftue çdo okupator, por në rast se do të formohen partira, unë jam mprojtësi i Legalitetit qysh para 7 Prillit 39, jam me Mbretin Zog”.

Gjithashtu, Abaz Kupi ka rol parësor edhe për thirrjen, organizimin dhe mbarëvajtjen e Konferencës së Mukjes, mbajtur më 1-2 gusht 1943, ku u vendos dhe u shpall bashkimi për shpëtimin e Shqipërisë. Udhëheqja komuniste e pranoi Marrëveshjen e Mukjes deri kur të deleguarit e Partisë Komuniste Jugosllave, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, u njohën me përmbajtjen e saj dhe urdhëruan Enver Hoxhën që ta prishte atë. Për këtë qëllim, pas një muaji, më 4 shtator 1943, u mblodh Konferenca e Labinotit, në të cilën jo vetëm u prish zyrtarisht Marrëveshja e Mukjes, por edhe iu shpall luftë të armatosur çdo rryme apo tendence tjetër politike, thënë ndryshe, u fillua përgatitja e kushteve për një përplasje mes palëve, deri në luftë civile.

Ndërkohë që mbretërorët vazhdonin të luftonin kundër fashizmit pa bujë e pa reklamë, duke qenë të suksesshëm, komunistët, jo vetem shfrytëzonin suksesin dhe emrin e mirë të krijuar nga veprimet luftarake zogiste, por fshehurazi ushtronin një propagandë sistematike kundër tyre. Zogistët, të shqetësuar për këtë sjellje të komunistëve, nëpërmjet Abaz Kupit, lëshuan më 19 nëntor 1943, një trakt të posaçëm drejtuar Këshillit Nacional-Çlirimtar, ku i kërkonin me këmbëngulje mbajtjen e një qëndrimi të qartë për ecurinë e mëtejshme të luftës kundër okupatorit, prej të cilit nuk morën asnjë përgjigje.

Në këto rrethana, dukej sheshit se udhëheqja komuniste kishte vendosur tjetër prioritet, përgatitjen e gjithanëshme për pushtetin e nesërm. Në këto kushte, forcat mbretërore, duke parë se përpjekjet për bashkimin e gjithë faktorëve politiko-ushtarakë në luftë kundër okupatorit dështuan, për të konfirmuar legjitimitetin e tyre politik dhe për të penguar Partinë Komuniste në realizimin e qëllimit të saj për eliminimin e forcave nacionaliste thirrën më 20 nëntor 1943 në Herraj të Tiranës, një Kuvend Kombëtar për krijimin e një lëvizje politike.

Në këtë mbledhje morën pjesë delegatë të ardhur nga e gjithë Shqipëria, si dhe nga trevat etnike shqiptare përtej kufijve politik, duke përfshirë edhe delegatë nga çetat zogiste. Ndër më të përmendurit ishin: Abaz Kupi, komandanti i rezistencës në Durrës më 7 prillit 1939 dhe protagonist kryesor i konferencave të Pezës e Mukjes; atdhetari Ndoc Çoba, pjesëmarrës në Kongresin e Lushnjës dhe në Konferencën e Pezës; patër Lekë Luli, diplomati Rauf Fico, arsimtarët Gaqo Goga e Osman Myderrizi, avokat Selim Damani, Xhemal Naipi, Mulë Delia, Hysen Meça, Xhemal Herri, etj.

Platforma që u miratua në Kongresin themelues ishte shumë e qartë: fuqizimi i organizimit ushtarak dhe luftë pa kompromis kundër okupatorit; kthimi në pushtet i Mbretit Zog, pasi vetëm ai e gëzonte këtë të drejtë legjitime; krijimi i një Shqipërie të lirë, etnike dhe demokratike; vendosja e shtetit ligjor; sigurimi me ligj i drejtave e lirive themelore të njeriut; reforma shoqërore për përmirësimin e jetës së popullit; etj.

Të nesërmen, më 21 nëntor 1943, zogistët deklaruan formimin e partisë së tyre, Organizatën Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” (OKLL). Për drejtimin e OKLL u zgjodh kryesia me kryetar Ndoc Çobën, ndërsa Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Legalitetit u zgjodh Major Abaz Kupi.

Forcat luftarake zogiste në atë kohë ishin rreth 10.000 luftëtarë, ndërsa në dispozicion të tyre ishin regjistruar rreth 25.000 vetë. Për më tepër, këto forca e afirmuan veten në beteja të suksesshme kundër okupatorit, ku spikat qëndresa mbrojtëse e batalionit të komanduar nga A. Kupi në Durrës më 7 Prill 1939, luftimet e Matit, Liqenit të Germanit e Zallit të Germanit, Qafë Shtamës, Gurrës, Suçit, Krujës, Vorze -Shkalla Tujanit, Prezës, etj.

OKLL u shtri në Tiranë, Shkodër, Dibër, Mat, Durrës, Kavajë, Shijak, Kosovë, Vlorë, Berat, Sarandë, Korçë, etj. Shërbimi propagandistik i saj nxori deri në fund të luftës 21 numëra të gazetës “Atdheu” me një tirazh 210.000 copë. U shtypën dhe u shpërndanë 250.000 trakte, etj.

Drejtuesit e OKLL, në mbështetje të platformës së themelimit, mbajtën komunikim të vazhdueshëm me Mbretin Zog duke e informuar deri në detaje mbi situatën në Shqipëri.  Ndërkohë, ata ndërkombëtarizuan veprimtarinë e tyre luftarake përmes letrave drejtuar Presidentit të SHBA, Franklin Delano Roosevelt dhe Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Winston Churchill me anë të të cilave jepnin pamjen reale të zhvillimeve ushtarake e politike në Shqipëri.

Është fakt historik dhe shumë domethënës që, pranë forcave të Abaz Kupit, ishte atashuar misioni Anglez i udhëhequr nga diplomatë e ushtarakë të rangut të lartë si Bill Maclean, David Smiley dhe Julian Amery. Duhet thënë se, Britania e Madhe dhe SHBA bashkëpunuan me të gjitha formacionet e rezistencës pa marrë parasysh bindjet politike.

Ndërkohë, që organizatat me frymëzim kombëtar kërkonin gjithnjë një marrëveshje kombëtare për luftë kundër okupatorit, udhëheqja komuniste pikërisht kësaj marrëveshjeje i trembej. Programi qartazi kombëtar i Legalitetit dhe personalitetet e spikatura që e udhëhiqnin, i shkaktonin panik Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të udhëhequr nga Partia Komuniste, të cilat llogarisnin të ardhmen si pushtet dhe jo si marrëveshje kombëtare. Prandaj ajo nisi një luftë sa të nëndheshme, aq edhe të hapur për asgjësimin e Legalitetit. Për këtë qëllim, udhëheqja komuniste thirri Kongresin e Përmetit më 24 Maj 1944, ku vendimi kryesor i tij ishte, “…t’i ndalohet Mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri, që mund të formohej brenda ose jashtë vendit”.

 

Ky vendim ishte absurd, partiak, i njëanshëm, e për rrjedhojë i pavlefshëm si nga pikëpamja juridike, ashtu edhe këndvështrimi politik e historik. Nga pikëpamja e të drejtës publike dhe kushtetuese, është fakt i pamohueshëm se Mbreti Zog kishte qeverisur vendin legalisht. Ky legjitimitet, u fitua jo vetëm për shkak të kontributeve të spikatura të tij, të pranuara dhe të mbështetura në nivel kombëtar, por mbi të gjitha edhe përmes mjeteve të ligjshme, në përputhje me të drejtën kushtetuese, në nje shtet demokratik, sovran e të lirë. Për më tepër, Mbreti Zog nuk abdikoi kurrë nga froni mbretëror, por për shkak të zhvillimeve që nuk vareshin nga vullneti i tij, ai pat deklaruar në Parlament se; “…nuk kam lënë mjet pa përdorur për sigurinë e Shqipërisë” dhe, me vendim të Kuvendit Kushtetues, më 9 prill 1939 u largua nga vendi për të shmangur dorëzimin e tij pa kushte.

Mbretërorët, krahas rezistencës në ditët e prillit 1939, përpjekjeve për bashkimin e gjithë faktorëve në luftë kundër okupatorit dhe angazhimit të tyre drejtpërdrejtë në frontin e luftës, në të njëjtën kohë bënin sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit kombëtar e ndërkombëtar për kthimin e regjimit legal të mëparshëm.

Në këto kushte, bazuar në argumentet sa më lart, Legaliteti vijoi të mbështetej në dy kollona bazë, qëndresës kundër okupatorit dhe kërkesës për marrëveshje kombëtare. Nëse kjo marrëveshje, do të ishte arritur siç e kërkonte kjo forcë politike, sigurisht që Shqipëria do kishte patur tjetër rrjedhë duke u orientuar për nga Perëndimi, të cilit i përkiste. Duke parë se këto dy kollona nuk po reflektoheshin nga forcat e tjera politike, drejtuesit e lartë të Legalitetit parashikuan shkarjen e vendit në përplasje civile dhe, për këtë arsye, riformatuan mënyra të tjera qëndrese, brenda apo jashtë vendit.

*ish-deputet & kryetar i PLL  

KOALICIONI QEVERISËS NGULMON NË ZGJEDHJEN BANDITESKE TË PRESIDENTIT! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

    
     Ashtu si zgjedhjet e vitit 2017, që prodhuan qeverinë rakitike, sakate të PAN-it, njëjtë veproi edhe koalicioni LDK-PAN-Lista Serbe, si një gjueti shtrigash, për ta arnuar një qeveri të zgjyrosur, me partitë humbëse të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.  Një histori e përsëritur, si farsë, provokuese si në rastin e Demarkacionit, kur kryeministri Isa Mustafa kërcënonte dhe lëndonte zemrat e shqiptarëve, me faljen e mijëra hektarëve tokë fqinjit malazez, me shprehjen klishe se “i kemi numrat, për ta ratifikuar e ligjësuar në Parlament marrëveshjen” satanike me Malin e Zi.
     “E zgjedhim presidentin ose shkojmë në zgjedhje”,- thotë kryeministri Hoti.  “E fusim PDK-në në koalicion, duke i dhënë postin e presidentit, plus disa ministri, për ta çuar mendatin deri në fund”,- thotë kryetari i LDK-së i “zgjedhur” me aklamacion, Isa Mustafa! Rrjedhimisht, si datë zgjedhore llogaritë vitin 2023, pavarësisht se komplet koalicioni është humbës i zgjedhjeve!
    Realisht, vendi i presidentit nuk është vakant, sepse ushtruesja e detyrës, Vjosë Osmani, është supër e ligjshme, sepse është e votuar bollshëm, madje, me votën e fshehtë  demokratike. Andaj, nuk ka asnjë nguti objektive. Atëherë, ku e kanë hallin Mustafa e Hoti, të cilët po merakosën aq shumë. Mos, vallë, janë alergjikë ndaj Vjosës, si luftëtare e dëshmuar për demokraci?! Mendësi primitive e provinciale, të lënduar në sedër, ngaqë Vjosa i denoncoi për mungesë legjitimiteti, në drejtimin e LDK-së.
     Lista emërore, prej 9 (nëntë) të lakuarëve për president, e sjellur në ekranin e TV Dukagjini, nga moderatori Ermal Panduri, është vlerësuar me notën zero, nga shumica absolute e shqiptarëve. Pa hyrë në detaje, po sjellim vetëm ndoca fakte rrënqethëse për kandidatët e listuar.
     Dy pretendentët ambiciozë të këtij posti kulmor shtetëror, Haradinaj dhe Mustafa, bartin mëkatin e madh  të abuzimit, deri në shkatërrim të buxhetit afatgjatë, në dekada, të Kosovës.
     1) Ramush Haradinaj, duke deklaruar se “Kosova ka pasur edhe më shumë se 60 mijë ushtarë dhe duhet të paguhen, madje, përjetshëm, si “veteranë”, u kuptua si thirrje publike, për falsifikime të “Dëshmisë të Veteranit”. Qëllimi ishte klientela e anëtarësisë të përhershme partiake-elektorale dhe përfitimi material i “komandantëve”, nga shitjet masive të “dëshmive të veteranit!”
     2) Kreu i PDK-së, Veseli, me qëllim të rrëzimit të qeverisë të suksesshme Mustafa, nxiti xhokerën e saj, OVL të UÇK-së, për ta kërcënuar kryeministrin Isa Mustafa, me protesta: “Ose paratë e veteranëve, ose largohu nga qeverisja!” I eturi për pushtet, i stazhionuar në dekada në kulltukun e zyrtarit të lartë, në vend që ta refuzonte dinjitetshëm dhe me përbuzje kërcënimin kriminal, të krerëve banditër të OVL-së, ai zgjodhi zvarritjen kulltukore. Dhe, Isa kryeministri, pa asnjë verifikim paraprak, aprovoi, madje, në plotni listën fatale të shumë mijëra “veteranëve”, në kuotën e katërfishit  të falsifikuar, të rrejshëm!
     Sipas një përllogaritje të bërë, janë abuzuar 89 milionë euro për “veteranët” e rrejshëm!  Dhe, nëse vazhdonë kjo zhvatje e paligjshme e buxhetit shtetëror, do të arrijë shifrën miliardshe! Po të kemi parasysh se, dikur, shitësi, në një shitore, i cili mbyllte llogarinë vjetore, qoftë edhe me 400 marka gjermane, të munguara në arkën e shtetit, dënohej më 4 (katër) vjetë burg. Mendoni dënimin që do ta meritonin Haradinaj e Mustafa, për shumë milionat e eurove të abuzuara?! Dhe, megjithatë, pacipshëm, kërkojnë postin e Presidentit, në vend që të shporrën nga jeta politike, duke i lënë në frymëmarrjen e lirë partitë e ngulfatura nga ata.
     Sa janë të pranueshme fytyrat e tjera të kësaj liste, tashmë, të bëra publike, për president të vendit, lë t`iu referohemi mediave, përgjatë këtyre dy dekadave. Nuk kanë lënë gjë pa shpifur, për ta denigruar Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-në e Tij. Dhe, kur dihet se shumica absolute e shqiptarëve të kudondodhur, vazhdojnë ta kenë lider shpirtëror Rugovën, emërimi i ndonjërit syrësh president, do të ishte provokim i skajshëm dhe përdhosje jo vetëm e Kosovës, por, edhe e shqiptarëve mbarë. Veç kësaj, këta kanë ngritur dollira dhe kanë zbrazur shampanjë, pas çdo atentati të bërë ndaj ushtarakëve FARK-istë të Ibrahim Rugovës dhe të veprimtarëve të LDK-së.
     Në mes të përmendurëve, për Presidentitn e Kosovës, është edhe një zonjë emërmirë. Por, faktet flasin për angazhimin e saj enorme, për ta bërë Hashimin nobelist si dhe zhbërjen e Gjykatës Speciale. Përveç personaliteteve amerikane, në nismën e turpshme kundër dejtësisë, si në kor, janë bashkuar: Lobi Shqiptar-Amerikan; Shoqata Vatra; Liga Qytetare Shqiptare; Batalioni Atlantiku!
     Për këtë organizim lobimi, meritore e dorës së parë, padyshim, është edhe ajo, që një kryetar partie e quajti, faktueshëm, “ambasadore e Hashimit!” Lobimi ishte aq i madh dhe dizinformativ, panegjerik, në favor të Hashimit, sa që një zyrtar epror e quajti atë “Washington të Kosovës!” Por, administrata amerikane, nuk heziton, për ta pranuar fajin e bërë, për vlerësimin paushall. Dhe, reagoi ndryshe, duke dhënë edhe arsyet e kësaj lajthitjeje, krahasimi fatal, thjeshtë, lobimi dizinformues!
     Grupimi i këtyre organizmave, në luftën kundër Gjykatës Speciale, i kompromenton ato skajshëm dhe humbasin kredibilitetin, besueshmërinë dhe seriozitetin, në sytë e Administratës Amerikane, e cila ka dëshmuar vendosmërinë, për ta bërë drejtësinë e mirëfilltë, e cila i ka munguar vendit, që nga çlirimi i Kosovës nga NATO-pakti.
 Po kaq kompromentues janë edhe të gjithë tellallët kundër drejtësisë, në sytë e shumicës absolute të shqiptarëve. Sipas të gjitha sondazheve, hulumtimeve anketore në opinion, tej 85 % e mbështesin Gjykatën Speciale, si shansi i fundit, për ta gjykuar krimin dhe kriminelët, të cilët e kanë përgjakur Kosovën, me gjakun e bijëve të përzgjedhur të këtij vendi.
     Të akuzuarit aktual në Hagë, në paraqitjen e tyre të parë, ishin serbezë dhe besonin në pafajësinë e tyre. Avokatët famozë botërorë të tyre, janë mbrojtësit e sigurtë, kundër çdo padrejtësie, që mund të tentohet të bëhet ndaj tyre. Andaj, nuk kanë nevojë për asnjë mbështetje apo mbrojtje të horrakëve, dallkaukëve, hipokritëve, të cilët dje shanin e sot lavdërojnë!
     Ndërkohë që, qeveria e koalicionit LDK-AAK-Nisma, ende nuk ka arritur ta kalojë ligjin për rimëkëmbjen ekonomike në kohë Pandemike, e  ka rrokur “sikleti” për zgjedhjen e presidentit, me synimin e vetëm për t`ia zgjatur jetën një qeverisjeje, tërësisht, të paligjshme. Kryeministri Hoti, në vend që të përgaditët për zgjedhjet e pranverës, siç po bëjnë të tjerët, për Hoti-2, i bashkohet intrigimeve dhe pazareve të pista të shefit të tij partiak, Mustafa. Ky i fundit po synon përsëritjen e skenarit të mëparshëm, kur dy krerë banditër partiakë, imponojnë popullit një president-kryebandit!
     LDK-ja, anëtarësia, strukturat e partisë, në veçanti, deputetët, duhet ta stopojnë këdo që ka shitur shpirtin ke djalli. Ka ardhur koha ta kundërshtojnë fuqishëm maskaradën zgjedhore të presidentit me pazarllëk partiak. Shqiptarët e Kosovës duhet ta refuzojnë, madje, zëshëm, zgjedhjen banditeske të presidentit, siç veproi, vite më parë, PDK-LDK, përkatësisht, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa. Presidenti duhet të zgjidhet me votën popullore.
     Drithërima e një populli, për pesë vjet radhazi, nga një president i shantazhuar dhe nën akuzë, e katandisi Republikën e Kosovës, deri në prag të zhbërjes të sovranitetit të saj. Mjerim!

Një letër miqësore për Profesorin Përparim Kabo – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

 

I dashur Profesor Përparimi,

Në Portalin “Voal” të datës 16 nëntor, lexova shënimin tuaj të shkurtër, por mjaft domethënës, me titull

Ky vend nuk është Gjiri Derrave, është Gjiri i Lalzit…i lalëve të zinj….”.

       Është një shënim i shkëlqyer që lexuesin e emocionon, e bën të përsiatë thellë, e mbush me mllef dhe e revolton kundër kalbësirave politike, si mbeturina të diktaturës komuniste, të cilat kanë 30 vjet që tallen me popullin shqiptar dhe Shqipërinë po e shpopullojnë në mënyrën më të pamëshirshme.

Ju, Profesor i nderuar, jeni një intelektual i shquar që e doni me shpirt vendin tonë të shtrenjtë, jeni modeli i intelektualit që dëshmon në mënyrën më të kulluar se si duhet të jetë intelektuali, jeni një shembull i shkëlqyer për inteligjencien universitare, e cila është e vdekur dhe e pakallur. Ju shprehni mendimin se pasanikëve të pozitë-opozitës mund t’u preken vilat luksoze në Gjirin e Lalzit nëse OFL dhe SPAK do të kryejnë detyrën. Në këndvështrimin tim, as OFL dhe as SPAK s’kanë për të bërë asgjë, sepse aleanca e nëndheshme pozitë-opozitë, si mbeturinë e diktaturës komuniste, e dalë nga demoshëmtia dhjetoriste, është e çimentuar që 30 vjet më parë, i ka kopsitur mirë punët dhe vazhdon të jetë e çimentuar deri në ditët tona.

Më 28 janar 2016, unë pata botuar në internet një analizë me titull “Reforma në drejtësi: do të mbarset mali dhe do të pjellë një mi”. Aty theksoja se reforma në drejtësi duhet të fillojë nga politikanët dhe mandej të zbresë te organet e drejtësisë, sepse këto organe janë pjellë e politikës. Por kastat politike pozitë-opozitë, për të mbrojtur pronat e tyre të paligjshme, nuk deshën ta fillojnë nga politikanët reformën në drejtës Për pasojë, gjatë këtyre pesë vjetëve është rrahur ujë në havan. Për fatkeqësinë tonë kombëtare, populli shqiptar nuk është i aftë të nxjerrë nga gjiri i vet një tjetër klasë politike me brumosje nacionaliste, sepse i mungon inteligjencia me formim nacionalist. Për këtë arsye, ai nuk është në gjendje ta shporrë nga skena këtë klasë oligarkësh politikë në pozitë-opozitë. Prandaj klasën në fjalë le të vazhdojë ta mbajë mbi kurriz dhe ta gëzojë për jetë e mot.

Me respekt dhe mirënjohje

Eshref Ymeri

San Francisko, Kaliforni

20 nëntor 2020

Qeveria që po vret shqiptarët… – Nga Adriatik Riza Dosti

Eshte i njejti shtet dhe e njejta qeveri ne ngjyre, filozofi, ne mentalitet ne kanibalizem, ne kriminalitet, ne hajduteri, ne banditizem , ne antinjerzillik e antishqiptarizem te terbuar etj etj …si ai qe komunistet bastarde e monstra instaluan ne Shqiperi ne 1945 e permes te cilit i vrane i torturuan, i internuan, i burgosen , i zhduken e i lane pa varre shqiptaret e pa fajshem e te pa mbrojtur ne mes te europes…
Asnje ndryshim…po ai shpirt i zi kriminal qe nga Baballaret e djeshem eshte percjelle tek Bijte e Bijat e sotme saktesisht sic thoshte dikur Korifeu i kombit tone At Gjergj Fishta kur e pysnin se si jane shqiptaret Padre…dhe ai pergjigjej …fiks njashtu sic i don hasmi !
Deklarata bombe mbreme e kreut te Opozites z.Basha bere ne cerdhen mbeshtetese te krimit ne bordellon Opinion…e ne sy te bashkepunetoreve ne mbrojtje te krimit e kriminelit Rama felliqesirave Fevzi, Baton e Lorenc …se kjo qeveri ka vrare e ka fshehur te vraret [ te pakten 601 persona deri tani te verifikuar me emer e mbiemer] …ne kete kaos te frikshem te pandemise se Covid 19…eshte sirena me e forte e alarmit per Prokurorine shqiptare…por edhe per nje hetim urgjent nderkombetar per te vene nje ore e me pare para drejtesise per kete veper te rende kriminale personat pergjegjes …flas per ata qe vijne pas listes pra nga numri 2 e me poshte sepse numri 1 dihet se cili eshte …eshte saktesisht i Biri i atij qe deri dje bente Buste te Diktatorit e firmoste varje Poetesh …
Shqiptare ….kjo qeveri per te cilen disa te dale mendsh prej jush kerkojne ta votojne serisht e madje ti japin edhe nje mandat te trete eshte thjesht vazhdimi i asaj te djeshmes qe e nisi me pushkatime e burgje e vazhdoi me izolim e rrethim te vendit me tela me gjemba e me bunkere dhe e perfundoi me vrasjet ne kufi e tallonat qe s’na i mbushen kurre njehere barkun me buke…
Kjo eshte qeveria qe po ju le pa buke, pa uje e pa drita, pa ilace e spitale, pa shkolla e pa shtepi…… pa pune e pa mbrojtje …pa leke e pa te neserme…
Eshte e njejta qeveri qe po ju perze cdo dite nga Atdheu juaj, qe po ju vret me te gjitha llojet e formave kriminale…qe po ju vjedh e po ju grabit ..qe po ju vjedh – blen e tjeterson Voten tuaj…qe po ju genjen fyen, poshteron…mashtron e po ju perbuz e varferon si kurre me pare ne historine tuaj kombetare…
Eshte e njejta palo qeveri qe interesat kombetare ka kohe qe i ka shitur tek greku, serbi, malazezi, rusi, kinezi e maqedonasi ndaj dhe ka kohe qe ju ka tradhetuar e ju a ka ngulur Thiken pas shpine…
Por sikurse Diktatori dje teksa vriste shqiptaret nuk ishte vetem por rethohej nga jo pak kriminele te tjere qe i mbante reth vetes te cilet ishin gati te vrisnin edhe Nenen e Baben e tyre edhe Femijet e Gruan e tyre vetem e vetem per idealin e Partise e jetegjatesine e Komandantit ….edhe Rama sot eshte saktesisht ne te njejtat pozita kriminale…
Ndaj zoti Basha …ti PD e Opozite nese neser do arrini te merrni voten e besimin e shqiptareve per te qeverisur ate vend te keq-qeverisur per dekada me radhe … e natyrisht nese do ti bindni shqiptaret me vepra e jo me fjale se jeni ju me te miret qe duhet te vini ne puushtet …dhe pse ata duhet te ikin e te shporren nga ai vend e shume prej tyre te dergjen edhe pas hekurave per krimet e kryera……..nje nga prioritetet tuaja duhet te keni vec denimit extrem te Rames e bandes se tij edhe pasuesit e listes …pikerisht ata qe e mbajten dhe po e mbajne ende ne kembe e ne pushtet kryeministrin – kryekriminel te atij vendi …
Dhe lista ka emra te tille si Gramozi, Veliaj, Ulsiu, Taulanti, Bracja, Xhafa, Lleshi, Majko, Elisa, Olta, Vasilika, Fino, Ahmetaj, Beqja, Gjiknuri, Gjushi, Qazua ,Ardi Veliu, Sajmiri, Dvorani, Arta, Donika, etj etj.,.,,
Sikurse bashkefajtore po aq sa edhe politika e qe neser duhet ti hetoni me perparesi e ti ndiqni penalisht jane edhe disa nga mediat kriminale shqipfolese e shkruarese bashke duke filluar qe nga Top Chanel , Klan, News 24, Report tv …Gazeta Tema , Shqiptarja.com. …emisionet Provokacja…Opinion, Real Story, Open… 5 Pyetje nga Babaramo, Zone e Lire …. thellesisht antishqiptare e bashkepunetore te ngushta te pushtet-krimit te derimesotem ne ate vend…etj etj…
E ne krah te tyre mos harroni se qendrojne emrat e Fevziut, Enit, Ilves, Denisit, Carlos, Kolit, Kazanit, Meros, Batonit, Mut Nanos, F.Pezes, Lorencit, Hiles, Rudina Xhunges, M.Veliut, Babaramos, A.Canit, Albanit, Frrokut , Minxhozit, Zaloshnjes, Fuges, Agacit, etj etj…
Sikurse ”jo rastesisht” forces kriminale politike ende ne pushtet ju bashkuan edhe pseudo artistet, intelektualet e sportistet e llojit te Gaz Pajes, Castro Zisos, Hervin Culit, Ermal Mamaqit, Eli Fares, Bones, Rovena Dilos, Redi Jupit, Izmir Smajlit, Erkand Qerimit …dhe nuk jam fort i sigurte edhe per pozicionet e Artjoles apo edhe te Cikalleshit ku fotot e tyre publike me kryevemjen neveritese Erion Veliaj e kompromentojne se tepermi figuren e tyre dhe e stepin goxha respektin e shqiptareve ndaj tyre…
Sepse te mbeshtesesh e te behesh sot pale me nje qeveri vrasese te shqiptareve dhe tradhetare te interesave te tyre kombetare eshte me shume se sa kriminale…dhe bashkefajesi ne krim !
Ndaj …nese neser fiton e vjen ne pushtet z.Basha , ti PD e ti Opozite ke shume e shume pune per te bere ku nder te parat une personalisht do te rekomandoja te heqesh ferrat qe ke neper kembe e qe po i gjakosin keq shqiptaret per vite me radhe …ndaj nise me pastrimin e Ferrave njehere …pastro rrugen e pastaj nis te ecesh normalisht e madje nese ju a garanton shqiptareve edhe ato qe ju ke premtuar atehere fillo e vrapo per te kapur kohen e humbur…mundesisht sa me shpejt aq me mire pasi kemi humbur vertet mjaft prej kohes sone te cmuar si komb e si popull……e mbi te gjitha kemi humbur jo pak jete njerezore te pa fajshme dje dhe sot…ndaj dhe shpirti i tyre kerkon shpagim por ne emer te drejtesise , te zotit e te dinjitetit njerezor e jo ne emer te hakmarrjes perverse e kriminale sic bene ATA kunder nesh per me shume se nje gjysem shekulli e sic po bejne edhe sot e kesaj dite …
Ndaj Bombes qe hodhi Basha dje ne studion kriminale Opinion te kriminelit Fevzi …shqiptaret ndoshta per here te pare ne historine e tyre kombetare do te duhet ti pergjigjen ashtu sic duhet…o sot o kurre …dhe Rama e banda e tij kriminale e vrasese largohen nga aty ku jane vetem ashtu sic erdhen …me Dhune e jo me Vote …
Po na vrasin edhe sot ashtu sic na vrane edhe dje….atehere cfare prisni…qe kjo fare e ndyre antishqiptare te na zhdukin fare si Komb e si Popull ?
A.R.DOSTI

SHËMBULLI MOLDAV DHE HIPOKRIZIA E POLITIKËS SHQIPTARE – Nga EUGJEN MERLIKA

 

 

            Ditët e fundit u zhvilluan votimet për kryetarin e Shtetit moldav. Belegu zhvillohej ndërmjet kryetarit të socialistëve, të kudondodhur në të gjithë Vendet ish komuniste, Igor Dodonit, që përkrahej nga filorusët dhe drejtueses së partisë “Veprim e solidaritet”, Maia Sandu, një ekonomiste e shkëlqyer, e diplomuar në universitetin e njohur të Harvardit, që ka lënë punën e saj në Bankën Botërore, për të hyrë në politikën e Vendit të saj me të gjithë peshën e formimit të saj e përvojës  në njërin ndër institucionet më të rëndësishme të botës financiare. Belegu përfundoi me fitoren e Maia Sandu-t me 57,75 % të votave kundrejt 42,25 % të kundërshtarit të saj.

Shumë nga Vendet ish socialiste kanë përqafuar në kushtetutat e tyre sistemin presidencial në përcaktimin e Kryetarit të Shtetit. Kjo mënyrë zgjedhjeje i jep më shumë mundësi larmisë së pushteteve e krijon hapësirë për të gjithë spektrin politik, i cili gjen mundësinë të shprehë vullnetin e tij jo vetëm në votimet parlamentare, por dhe n’ata presidenciale. Ndodh që të dy këta votime mos të përkojnë në përfundimet e tyre sepse në rastin e Kryetarit të Shtetit imponohet më shumë personaliteti i kandidatit se sa besimi politik të cilit i përket. Para disa vitesh në Rumani me votë popullore u zgjodh një president që gëzonte shumë popullaritet për ndershmërinë e tij, edhe se i përkiste pakicës hungareze e nuk vinte nga asnjë forcë politike. Edhe presidentja e zgjedhur në Sllovaki kërë vit vinte nga klasa intelektuale e Vendit. Dy vjet më parë presidenti austriak u zgjodh, duke mundur kandidatin e partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare.

Në Shqipëri është parapëlqyer nga hartuesit e Kushtetutës sistemi i zgjedhjes së kryetarit të Shtetit nga parlamenti që deri tani nuk ka prodhuar asnjë personalitet të spikatur n’atë vënd, por në më të shumtën e rasteve, ka qënë shprehje e autokracive të kryetarëve të partive në pushtet, ose i kompromiseve politike të tyre, që kanë emëruar njerëzit më të padëmshëm për ta. Ndoshta në këtë drejtim ka bërë zgjedhjen e gabuar Rama në 2017, them ndoshta sepse “sherret” e fundit mes tij e Metës i shëmbëllejnë më shumë një marrëveshjeje për të ruajtur gjëndjen ekzistuese.

Presidentia e zgjedhur në Moldavi, ku është në fuqi ligji për votimin e të mërguarve, ka marrë një pjesë të mirë të votave të 1,2 milion qytetarëve moldavë që jetojnë e punojnë jashtë Vendit, kryesisht në BE. Simbas gazetës ruse “Komersant” kanë votuar rreth 260.000 zgjedhës të mërguar, nga të cilët rreth 88 % të tyre kanë votuar për të. Gjithënjë simbas asaj gazete, pa ato vota fitorja e saj do të kishtë qënë shumë e shtrënguar, me rreth 3 %. Përgëzime votuesve moldavë që ndërmjet një aparatçiku të vjetër komunist e një gruaje të suksesëshme në mjediset e Harvardit e të Bankës Botërore, ka zgjedhur këtë të dytën. Në deklaratën e parë për shtypin mbas zgjedhjes zonja Sandu pohoi: “ Kam ndërmënd të çoj përpara një politikë të Jashtëme të barazpeshuar dhe një dialog pragmatik me të gjithë Vendet, përfshirë edhe Rusinë”. Jo rastësisht, nga të parët që përgëzuan Presidenten e re 48 vjeçare moldave qe Presidenti rus Putin, i cili me mesazhin e tij i “preu krahët” edhe filorusit Dodon, që kërkon të verë në dyshim vërtetësinë e hapjes së votave, duke bërë paditë në gjyqe, simbas një mode të ditëve të fundit. Zonja Sandu është e vendosur të zhvillojë fuqishëm lidhjet me BE, nga i cili shpreson të ketë edhe ndonjë ndihmë tepër të dobishme për Vendin e saj, të varfëruar nga qeverisje socialiste, të mangëta në ide e programe. Përgëzimet nga udhëheqësit evropianë nuk kanë munguar, duke filluar nga Kryetari i Parlamentit evropian, italiani Davide Sassoli. Sa për integrimin në BE nuk bëhet fjalë sepse Moldavia ka një problem të mprehtë me krahinën e Transnistrisë që është shkëputur nga Shteti moldav.

Ndonjeri që mund të lexojë këtë shkrim mund të vërejë se çfarë interesi mund të ketë për shqiptarët kjo përvojë e bukur e Moldavisë, një ish republike sovjetike me një popullsi prej 3,5 milion banorësh, pak a shumë në kushtet tona. Them, përvojë e bukur, sepse e tillë duhet quajtur një vendim popullor, që ve në krye të Shtetit një grua, duke i besuar aftësisë së saj të provuar e përkushtimit atdhetar që dëshmohet nga lënia e një posti të nderuar në Bankën Botërore e zotimit për të përballuar problemet jo të thjeshta të Vendit të saj.

Ngjajshmëritë ndërmjet Shqipërisë e Moldavisë nuk janë të pakta. Të dy Vendet vijnë nga përvoja komuniste ortodokse. Të dy kanë probleme kombëtare. Të dy Vendet kanë një sasi të madhe mërgimtarësh, kanë parti socialiste të fuqishme që vazhdojnë të kushtëzojnë jetën e popujve të tyre. Por ndërmjet të tyre ka edhe ndryshime, për mendimin tim thelbësore, që mund të përcaktojnë kahe të ndryshme të zhvillimeve të tyre. Së pari kanë një sistem presidencial që i jep mundësi popullit të votojë drejtpërsëdrejti për Kryetarin e Shtetit, gjë të cilën ne nuk e kemi e po e shohim përditë e më tepër dëmin që rrjedh prej mungesës së tij. Me gjithë përpjekjet, mendimet e propozimet që janë bërë në gjithë këta vite nga shumë anë të opinionit publik shqiptar, “reformat” zgjedhore nuk e kanë vënë asnjëherë në diskutim mundësinë e ndryshimit të kushtetutës sa i përket zgjedhjes së presidentit. Kjo ndodh sepse demokratura e jonë nuk don të lerë asnjë shteg për të ripërtërirë pushtetin që ajo e mban prej tridhjetë vitesh nën diktatin e saj. Madje do t’a quaja të udhës që t’i jepet mundësi popullit, nëpërmjet një referendumi me një pyetje të përcaktuar qartë e jo me një impiant kushtetues të plotë, për të vendosur mbi këtë pikë. Por me që këtu vendim-marrja është atribut i shumë pak njerëzve të partitokracisë, asnjë nuk vendos të tërheqë mendimin e vërtetë të qytetarëve, të cilët  me shumë gjasë, ndërmjet vendimit të pak njerëzve të nomenklaturës e votës së tyre të drejtpërdrejtë, do të pëlqenin këtë të fundit.

Ndryshim tjetër i rëndësishëm mes dy Vëndeve është se Moldavia, në kundërshtim me Shqipërinë, i njeh qytetarëve të saj të mërguar të votojnë e, me votën e tyre të japin mendimin e tyre për ata që do të qeverisin Vendin e tye. Në Shqipëri, ku klasa politike, në shumicën dërmuese, është emblemë hipokrizie të mirëfilltë, ka dhjetëvjeçarë që flitet për votat e të mërguarve, madje nuk kanë munguar as premtimet e bujshme të politikanëve të ndryshëm para çdo fushate zgjedhore n’atë drejtim, për të përgënjeshtruar ndyrësisht vetveten mbas zgjedhjeve. Kështu ndodhi edhe sivjet, kur “Këshilli politik” në përfundimet e tij të firmosura, çuditërisht, në një ambasadë të huaj, qoftë dhe ajo e SHBA, la si porosi që “të shihet mundësia e votës së emigrantëve”. Ajo porosi kaloi si një top tenisi nga Këshilli politik tek Kolegji zgjedhor e që aty tek parlamenti e Kryetari i Shtetit, i cili, çuditërisht, pati mjaft për të thënë kundër shkeljeve të Kushtetutës, por nuk foli kurrë për votat e të mërguarve, edhe se kishte buçitur shumë vite më parë për ta. Lindi përkohësisht një shpresë e zbehtë tek Opozita kuvendore që e vuri fillimisht votën e të mërguarve si njërën ndër tre kërkesat e saj kryesore për të votuar ndryshimet zgjedhore. Por në bisedat me kryeministrin, kjo kërkesë u mpak deri në heqjen e saj nga programi.

Kështu edhe Opozita kuvendore, që ishte shquar deri atëherë për ndonjë replikë apo padi të dobishme, u uniformua me mendimin e përgjithshëm, duke flijuar në sallën e Kuvendit votat e të mërguarvet për të marrë të drejtën mjerane të përfaqësimit me 1% të votave, duke fituar një apo dy vënde në kuvendin e ardhshëm, për t’u siguruar ndonjë drejtuesi rrogën kuvendore. Nuk bëjnë përjashtim në këtë kor të kamufluar e të përgjithshëm kundër votës së të mërguarve, as mediat në shumicën e tyre, të cilat në larminë e tyre nuk lënë asnjë problem pa shqyrtuar, me të ftuar disa puthadorë të politikës, apo partizanë të njërit apo tjetrit, e që nuk e quajnë të dobishëm diskutimin e paditjen e kësaj dukurie, që përjetëson gjëndjen e sotme e i mbyll të gjitha shtigjet ndryshimeve thelbësore, aq të domosdoshme për jetënn institucionale shqiptare.

Fatkeqësisht, kemi mbetur ende të fundit, si para tridhjetë vitesh, kur mbas rrëzimit të Murit të Berlinit miratonim ligje për të mbrojtur përmendoret e Stalinit e vrisnim në kufi djemtë që dëshironin të shkonin e të jetonin në një botë tjetër. Ka tridhjetë vite që kemi ngelur në vend, përsa i përket drejtimit politik, në mëshirë të pak njerëzve që i kanë vënë tapitë karierave politike, drejtues të improvizuar pa asnjë cilësi shtetari, pa asnjë meritë të spikatur, veç demagogjisë, mashtrimit e përrallave me mbret, mbi të cilët rëndojnë padi të hamendësuara për pasuri prrallore, të përfituara me mjete e mënyra të paligjëshme, të cilat presin verifikimet e nevojshme institucionale.

Shqipëria ka nevojë për njerëz të aftë e të ndershëm, sidomos në jetën politike e n’administrimin e institucioneve. Le të shërbejë shëmbulli i Moldavisë për t’a zgjuar nga letargjia pothuajse shekullore e të zbulojë në gjirin e saj më të mirët për t’i vënë në drejtimin e saj.

Nëndor 2020

Gjëja e parë që vdes në luftë është e vërteta – Nga AUREL DASARETI*

 

Besimi se një luftë e shkurtër dhe vendimtare (në favor të tyre) është e mundur, duhet të jetë një nga iluzionet më të vjetra dhe më të rrezikshme që kanë serbët.

***

Ndërmarrja e përbashkët kriminale, është një doktrinë ligjore e përdorur në gjykatat e krimeve të luftës për të lejuar ndjekjen penale të anëtarëve të një grupi për veprimet e grupit. Kjo doktrinë e konsideron secilin anëtar të një grupi të organizuar individualisht përgjegjës për krimet e kryera nga një grup brenda planit ose qëllimit të përbashkët. Ajo lindi përmes zbatimit të idesë së qëllimit të përbashkët dhe është përdorur nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë për të ndjekur penalisht udhëheqësit politikë dhe ushtarakë për krime masive të luftës, përfshirë gjenocidin, të kryer gjatë luftërave Jugosllave 1991-1999.

Për shembull, “nëse tre-katër persona kryejnë një grabitje banke, një dyqan etj, dhe një e shtënë vret një person gjatë procesit, ligji i konsideron të gjithë fajtorë për vrasje”. Koncepti i “përgjegjësisë kolektive” ku më shumë se një person mund të ndajnë përgjegjësinë dhe ndëshkimin për veprimet e një personi tjetër nuk është pranuar gjerësisht dhe konsiderohet nga disa të jetë një formë e abuzimit të të drejtave të njeriut, ndërsa të tjerët besojnë se është i drejtë.

***

Çfarë është krimi i luftës? Një krim lufte është një shkelje e rregullave të caktuara të ligjit ndërkombëtar të luftës, të tilla si një sulm me qëllime të drejtuara ndaj civilëve ose tortura ose një keqtrajtim tjetër i ushtarëve armiq ose civilëve.

***

Krimi i luftës është një vepër penale sipas ligjit ndërkombëtar, në formën e shkeljeve të ligjeve dhe zakoneve të luftës. Veprimet mund të jenë kryer kundër luftëtarëve, civilëve në territoret e okupuara ose kundër pronave në territoret e okupuara. Çdo shkelje e ligjeve të luftës në një luftë midis kombeve është një krim lufte, ndërsa kjo nuk është domosdoshmërish rasti në luftërat civile. Termi përfshin, por nuk kufizohet në vrasjen ose keqtrajtimin e robërve të luftës ose civilëve, plaçkitjen ose shkatërrimin arbitrar të pronës, shkatërrimin pa shkaqe ushtarake dhe shkeljet e normave të tilla si respektimi i flamurit të bardhë si një shenjë e armëpushimit ose keqpërdorimit të një flamuri të tillë në sulm vjedhës (të pistë). Në rastin e vrasjeve masive në kohë lufte, për shembull, pjesë të veprës mund të klasifikohen si një krim lufte, ndërsa pjesët e tjera kalojnë nën termin më të përgjithshëm krim kundër njerëzimit. Krimet e luftës janë një pikë e rëndësishme në të drejtën ndërkombëtare humanitare. Në disa raste, gjykatat ndërkombëtare janë thirrur për të ndjekur penalisht kriminelët e luftës, të tilla si në Gjyqet e Nurembergut, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish Jugosllavinë.

Disa ish-kryetarë shtetesh janë paditur për krime lufte. Këto përfshijnë serbo-çetnikun Sllobodan Milosheviç, ishte akuzuar gjithashtu për krime lufte por ngordhi para se të mbaronte gjyqi.

***

Kalemxhinjtë pa njohuri në fushën ushtarake, që paraqesin versionin e tyre, kinse kërcënimi i fundit me luftë i Serbisë kundër Kosovës (thënë më mirë, gjithë shqiptarisë) është vetëm një shaka prandaj nuk duhet përgatitur ushtrinë – duhet të merren vetëm me çështje ku janë kompetentë, thënë më mirë, të sigurojnë jetesën si punonjës në ndonjë fushë të prodhimit. Duket se të tillët e shohin si detyrë të tyre t’u shpjegojnë të tjerëve atë që ata vetë nuk e kuptojnë. Pak mësimdhënie kërkon përgatitje të madhe.

Historia është plot me luftëra që të gjithë e dinin se nuk do të ndodhnin.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Modeli i urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

Ndoqa emisionin “Open” të moderators Eni Vasili, me titull “Pandemia, politika, negociatat, rindërtimi, kryeministri Edi Rama përballë gazetarëve”, të transmetuar më 12 nëntor. Të ftuar përmes skaipit (skype) ishin gazetarët-analistë Abilekaj dhe Gjekmarkaj.

Dy gjëra më lanë mbresa të thella në atë emision.

Së pari, deklarata e kryeministrit Rama, sipas të cilit kushtet në spitalet tona, gjatë përballimit të pandemisë,  nuk paskan asnjë ndryshim nga kushtet në spitalet e vendeve perëndimore!!! Kjo deklaratë përcillte një mashtrim të kulluar. Sipas deklaratës së kryeministrit, Shqipëria “paska të njëjtat standarde jetese, si edhe vendet perëndimore”, ndërkohë që dihet shumë mirë se çfarë standardi jetese ka vendi ynë. Sepse shëndetësia dhe arsimi janë dy treguesit kryesorë që shërbejnë për të gjykuar se ku është standardi i jetesës së një vendi. Pikërisht këta dy tregues dëshmojnë më së miri se në ç’nivel të mjeruar e ka vendi ynë standardin e jetesës.

Së dyti, urrejtja patologjike, deri në tërbim, e kryeministrit Rama për doktor Berishën. Me paturpësinë më të madhe, duke nxjerrë në pah edukatën e vet të shëmtuar përmes përdorimit të një fjalori të stilit rrugaçëror, ai e etiketoi doktor Berishën “mbeturinë organike e papërpunueshme”. Ky fjalor rrugaçëror ishte një fyerje e rëndë për mbarë teleshikuesit me dinjitet personal, për dy analistët e ftuar dhe për vetë moderatoren Eni Vasili. Normalisht, moderatorja duhej t’i kishte tërhequr vërejtjen kryeministrit Rama dhe ta paralajmëronte t’i merrte mbrapsht ato fjalë të turpshme për emisionin e saj, se përndryshe do ta mbyllte atë emision. Por ajo, çuditërisht, luajti rolin e mumjes mediatike para një kryeministri gojështhurur, krejtësisht të papërgjegjshëm. Edhe dy analistët, në respekt të dinjitetit personal, duhej të kishin reaguar ashpër, duke e braktisur emisionin.

Me fjalorin e stilit rrugaçëror për doktor Berishën, kryeministri Rama dëshmoi më së miri se ai përfaqëson mrekullisht modelin e urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin dhe e zotëron deri në përsosmëri artin e një urrejtjeje të tillë. Në këtë mënyrë, ai, si edhe shumë herë të tjera në sytë e publikut, e vërtetoi përfundimisht se është trashëgimtar i mendësisë së kryediktatorit Enver Hoxha në shfaqjen e urrejtjes së shqiptarit për shqiptarin, se ai përfaqëson kësisoj modelin e përçarjes së shqiptarëve, çka dëshmon në mënyrën më të përkryer se ai i shërben me shumë zell strategjisë së grekoserbizmit për jetësimin e një përçarjeje të tillë. Fjalorin e stilit rrugaçëror  kryeministri Rama nuk duhet ta përdorë as kundër Vuçiçit, i cili në paçavurekushtetutën e Serbisë vazhdon të mbajë nenin për Kosovën si pjesë e Serbisë, e jo më kundër shqiptarit, kundër bashkatdhetarit të vet, si doktor Berisha.

Si gjithmonë, ajo që u lë vragë të thellë mbarë shqiptarëve me dinjitet personal dhe me vetëdije kombëtare, është gjendja në partinë socialiste, të cilën Rama e ka shndërrur në një pellgaçe ndotëse, në një kalbësirë politike, ku askush nuk ndihet për i  gjallë. Kjo gjendje të kujton partinë e punës apo partinë e dhunës, në të cilën njeriu askush me emrin Enver Hoxha, sillej si t’ia donte qejfi, sepse mumjekomunistët shqiptarë nuk qenë të aftë të nxirrnin që në fillim në udhëheqje të partisë një shqiptar me dinjitet të lartë kombëtar, por lejuan që Beogradi t’u vinte në krye  argatin e vet, i cili, në qëndrimin ndaj shovinizmit serbomadh, nuk kishte as nder as dinjitet.

Fjalori i stilit rrugaçëror, si shprehje e tërbimit të papërmbajtur të kryeministrit Rama kundër doktor Berishës, dëshmon për dy gjëra mjaft thelbësore që e turbullojnë keq qenien e tij.

Së pari, Ramën e bluan përbrenda kompleksi i inferioritetit, çka e shtyn të përdorë fjalë të rënda fyese kundër doktor Berishës, si kundërshtar politik. Përgjithësisht, kompleksi i inferioritetit e bën njeriun të papërmbajtur, madje deri në agresivitet, kundër të tjerëve, për të cilët mendon se ata tallen me të.

Së dyti, Ramën e bren pa pushim në heshtje frika për humbjen e pushtetit.  Prandaj tani ai është në ethe, në gjendje ankthi, sepse ka 22 vjet që është dashuruar keq me pushtetin. Ai ka dyshim se nuk është krejtësisht i sigurt nëse pas zgjedhjeve të 25 prillit do ta vazhdojë ose jo mandatin e tretë si kryeministër. Ky dyshim Ramën e tmerron, e bën agresiv, e bën të përdorë vulgaritete të pështira leksikore, se, duke ecur në gjurmët e Putinit në etjen për pushtet, ai nuk e përfytyron dot veten jashtë ushtrimit të pushtetit politik. A e përfytyrojnë dot shqiptarët se me çfarë mund të merret Rama, pa qenë në krye të pellgaçes politike me emrin parti socialiste? A iu kujtohet shqiptarëve se me çfarë u mor askushi me emrin Enver Hoxha kur e dëbuan nga Liceu i Korçës dhe erdhi në Tiranë? Në kafe “Flora” ai merrej me kontrabandë cigaresh, kurse historianët mashtrues na e kanë përshkruar ardhjen e tij në Tiranë, si të dërguar me mision nga grupi komunist i Korçës, duke na gënjyer pa iu nxirë faqja fare, kur dihej shumë mirë se ai nuk kishte qenë kurrë anëtar i grupit komunist të Korçës. Edhe Rama. sipas shembullit të askushit Enver Hoxha, pa kreun e partisë socialiste dhe jashtë politikës, me çfarë mund të merret? Me kontrabandë ikonash? Se Martin Henze, këshilltar për çështjet ekonomike pranë partisë së kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, nëpërmjet një postimi në Twitter, i ka bërë një pyetje të thjeshtë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama:

“A jeni arrestuar dhe burgosur në Francë në vitin 1994 dhe a keni bërë tregti, me ikona të vjedhura?” (Citohet sipas: Poli Hoxha. “4 dëshmi: A ka qenë Edi (Edvin) Rama i arrestuar në Francë dhe pse e ndryshoi emrin pas akuzës së Nanos?!”. Faqja e internetit “VOAL”. 20 dhjetor 2019).

Pas këtij denoncimi publik, partia socialiste ka heshtur, organet e drejtësisë kanë heshtur dhe, ç’është më e çuditshmja, vetë Rama ka heshtur. Deri kur kështu?!

Momenti kur të gjithë djemtë e furishëm emigruan në Hagë – Nga AUREL DASARETI

 

«Komandantët” miliarderë hajna shqipfolës, menduan se gjithë shqiptarët tjerë do të shkojnë në Hagë ndërsa vetë ata do të mbesin në Kosovë, ashtu që përveç tjerash do të trashëgonin (okuponin) edhe pronat e mbetura pa pronarët legjitim. Prandaj, para disa viteve, me vullnetin e tyre marramendës, në Kuvendin foshnjor të Prishtinës, nën komandën edhe të atij kërme që ka kapur LDK-në, miratuan formimin e Gjykatës Speciale të njëanshme antishqiptare, ku do të gjykoheshin vetëm viktimat e gjenocidit serbo-sllav. Të njëjtit, para disa muajsh, në kohërat më të rrezikshme nga virusi (i radhës) kinez, si çakejtë e egërsuar, me ndihmën e “listës” serbe (ndryshe sivëllezërve të tyre), në pikë të natës u vërsulën në çerdhen fëmijërore që e quajnë Kuvend, kryen puç ndaj qeverisë legjitime. E tani, emigruan në Hagë, le të mbrohen si persona privat, sepse ata 7-8 individ assesi nuk përfaqësojnë ato 9.000-10.000 luftëtarë të lirisë – UÇK-në. Mos njollosni UÇK-në me naivitetin apo budallallëkun e juaj.

***

Gjykata speciale e Hagës është e padrejtë, antishqiptare, e njëanshme. Assesi nuk është dashur të lejohet një gjykatë e tillë vetëm kundër shqiptarëve (viktima të gjenocidit serb) por ama formimi i saj u miratua në Kuvendin e hajnave të Kosovës (shumica prej tyre janë hajna, apo jo?), të cilët duheshe ose ta refuzojnë formimin e saj ose të kërkojnë që të formohet një gjykatë për të gjithë të dyshuarit pavarësisht nga kombësia, ku para së gjithash të gjykohen agresorët-kriminelët serb të Kosovës që kanë kryer më tepër se gjysmën e vrasjeve-të shqiptarëve autokton. Janë serbët që si komb dhe shtet kryen gjenocidin e radhës (të planifikuar) ndaj shqiptarëve. Ndërkaq popullata e Kosovës, pasi jeton në forma klanore, të njëjtët hajna jo vetëm i voton pareshtur në stilin: “Unë votoj hajnat e lagjes, katundit dhe fisit tim – e ti voto ata tuajt”, – por janë në gjendje edhe të vdesin për ta. Inat dhe xhelozi e sëmurë kjo. Pa asnjë dyshim, viktimat shqiptare janë vrarë për motive të ndryshme nga disa “komandantë” e “gjeneralë” shakaxhi shqipfolës, por edhe nga serbët të cilët vrasjen e të pafajshmëve që nuk janë serb e kanë trashëgimi dhe i bëjnë në mënyrat e maskuara, duke ua hedhë fajin shqiptarëve. Sikur për shembull komandant hashimi “jonë” të kishte vrarë serb, nuk do të guxonte asnjë sekondë të jetoj 20 vjet në katundin e “zemrës” serbe, Graçanicë, i rrethakuar tërësisht nga sivëllezërit serbë. E tani, a ka vrarë shqiptarë?- kjo është punë tjetër. Mos njollosni UÇK-në duke i përzier gjërat. Të akuzuarit që do të dalin të pafajshëm do të mbrojnë vetveten dhe patjetër kthehen në Kosovë, por ama assesi në pushtet, ndërsa fajtorët (nëse ka të tillë) le të dënohen dhe mbesin në birucat e atjeshme.     

Aurel Dasareti

NJË FRYMË E RE ANTI-SOCIALISTE/ANTI-KOMUNISTE NË KONGRESIN E ARDHSHËM TË SHTETEVE TË BASHKUARA – Nga Frank Shkreli

Është një fenomen i ri dhe interesant i zgjedhjeve të fundit këtu në Shtetet e Bashkuara për të cilin po flitet pak ose aspak, pasi të gjithë janë përqëndruar në zgjedhjen e presidentit.  Mundt ë jem gabim, por për herë të parë në histori, në Kongresin e ardhëshëm të Shteteve të Bashkuara — të dalë nga zgjedhjet që posa u mbajtën këtu në Amerikë – siç duket do të formohet një grup anti-socialist/anti-komunist kongresistësh të rinjë.  Sipas lajmeve në media, ndër kongresistët e rinjë të Partisë Republikane që fituan në zgjedhjet e 3 Nëntorit janë edhe dy anëtarë të cilët kanë lindur dhe janë rritur nën socializëm/komunizëm: Carlos Gimenez, tani përfaqsues i shtetit Florida, i lindur në Kubë dhe Victoria Sparts e lindur në Ukrainë si dhe dy kongresiste të reja republikane, me prindër të ardhur këtu, nga Kuba: Nicole Malliotakis dhe MaElvira Salazar – përfaqësuese të reja republikane në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

 

Si shembuj të këtij fenomeni të ri politik, po paraqes për lexuesit — në profil të shkurtër — dy femra të reja, kongresistën Victoria Spartz nga shteti Indiana e lindur në Ukrainë dhe Nicole Malliotakis nga Nju Jorku, nëna e të cilës ka lindur në Kubë. Këto janë dy nga 35 femërat republikane që do të shërbejnë në sesionin e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit, që fillon punën me 20 Janar, 2021, duke sjellur, kështu, edhe njerëz të rinjë që zgjidhen për herë të parë në Kongresin amerikan.

 

Nicole Malliotakis, nëna e të cilës ka lindur në Kubë do të jetë një prej 10 anëtarëve që e konsiderojnë veten kubano-amerikanë, në Kongresin e ardhëshëm të Amerikës.  Deputetja e re tha për median amerikane se në fushatën e saj për Kongres, ajo pati mbështetjen e Senatorit Mark Rubio dhe të Kongresistit Mario Diaz-Balart, të dy kubano-amerikanë nga shteti Florida dhe se njihet due është në kontakt gjithashtu edhe me kubano-amerikanë të tjerë, të posa zgjedhur në Kongres.  Ajo u shpreh se këta anëtarë të Kongresit do të formojnë, “Grupin Kuban” të interesit, ose (Cuban Caucus). “Kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh ajo, “sepse kubano-amerikanët dinë më shumë se çdo kush tjetër se çdo të thotë të jetosh nën komunizëm e socializëm dhe janë mjaft vigjilent ndaj individëve që dëshirojnë të na mohojnë liritë individuale dhe të na çojnë në rrugën drejt socializmit.  Zërat tonë do të jenë me rëndësi dhe do të formojmë një grup anti-socialist në Kongres”, për të kundërshtuar idetë e përfaqësuesve të majtës ekstreme demokrate në Kongres, ka thenë kongresistja e re republikane nga Nju Jorku, Nicole Malliotakis për rrjetin televiziv Fox.

 

Ajo shtoi se ka familjarë të saj që ende jetojnë në Kubë, ndërsa thekësoi se ajo i njeh shumë mirë shtypjet (e regjimit komunist atje) nën të cilat ata jetojnë në atë vend komunist prej dekadash.  Ajo thekësoi gjithashtu se për të, si bijë e një refugjati kuban, Shtetet e Bashkuara, “Duhet të bejnë çdo gjë që të jetë e mundur për të vazhduar që Amerika të jetë gjithnjë udhëheqëse e botës së lirë, për të promovuar lirinë dhe demokracinë, kudo në botë.”

Our campaign has gained nearly 90k followers since Election Day. Georgians are rising up to REJECT socialism & save our country. Here’s my promise to the great people of Georgia: I WILL NEVER LET AMERICA BECOME A SOCIALIST NATION.

”Do të punojmë së bashku për të ruajtur lirinë, mundësitë më të mora për jetesë dhe Ëndërrën Amerikane”

 

Aktualisht, nënvijoi kongresistja e ardhëshme republikane në Kongres, është kongresistja Alexandria Ocasio-Cortez me “brigadën” e saj socialiste, e quajtur “Squad”, por tani ne kemi individë me prejardhje dhe përvoja të ndryshme – shumë prej të cilëve janë arratisur nga komunizmi/socializmi, e të cilët janë ashtu si edhe unë që jam bijë e një refugjati kuban, tha ajo. Do të jemi ne, ata të cilët do të themi — bazuar në përvojën tonë ose të familjeve tona — se pse socializmi është një sistem i keq dhe, njëkohësisht, do të luftojmë për të mbrojtur liritë tona dhe për të ruajtur sistemin kapitalist i cili siguron punësime dhe mundësi të reja”, tha ajo në një intervistë pas fitores së saj.

 

Këta kongresistë të ri republikanë janë imigrantë nga Korea, nga Kuba dhe nga Ukraina, ndër të tjera vende, të cilët do sjellin në Kongresin amerikan përspektivat, alternativat dhe qëndrimet e tyre anti-komuniste dhe anti-socialiste, u shpreh ajo.

 

Disa prej antareve dhe antarëve të rinjë republikanë, që fituan në zgjedhjet e fundit, duke zvogëluar numrin e shumicës së demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan

 

Nga kongresistet e reja republikane bie në sy sidomos, Victoria Spartz, e lindur në Ukrainë, ardhur në Amerikë para 20-vitesh, dhe e cila mishëron atë që cilësohet si “endërra amerikane”.  E lindur dhe e rritur në një vend socialist/komunist si Ukraina, ajo ka përjetuar personalisht anën e errët të socializmit. Si pasojë e asaj përvoje, ajo ka adaptuar në Amerikë një filozofi politike konservatore, sipas të cilës një qeverisje e kufizuar është gjithmonë më e mirë për qytetarët, ndërkohë që vendimet financiare, ekonomike dhe shëndetësore duhet të merren nga vet individët, në një treg të lirë dhe jo nga burokratët dhe përfaqësues të grupeve të interesit.

 

Pllakat fushate e Kongresistes së re republikane Victoria Spartz nga shteti Indiana, por e lindur në Ukrainë – “Luftë Socializmit” – me moton: E Kualifikuar, e Sprovuar, Konservatore

 

Gjatë punës së saj në Legjislaturën e shtetit Indiana, Kongresistja e re republikane njihej si një konservatore fiskale që mbështet kufizimet e pushteteve të qeverisë mbi qytetarët, si një grua e cila nuk ka frikë të trajtojë çështje të vështira dhe në përgjithësi të sfidojë status-quo-në.  Në profilin e saj thuhet se ajo ka luftuar për të shfuqizuar rregulloret e panevojshme qeveritare, për të reformuar kujdesin shëndetësor, për të përmirësuar rezultatet arsimore, për të mbrojtur të drejtat e pronës private dhe për të sjellë transparencën dhe llogaridhënien për qeverinë e shtetit Indiana. Victoria Spartz është aktive në komunitetin e saj lokal, ku thuhet se ka sponsorizuar, vullnetarisht, kauza të shumta bamirësie dhe ka ndihmuar shumë fushata politike të Partisë Republikane në qarkun zgjedhor ku jeton, të cilin tani do e përfaqësojë në Kongresin amerikan.

 

Duket se edhe në Senatin amerikan është përhapur kjo frymë anti-socialiste/anti-komuniste në vend. Kandidatja e Partisë Republikane për në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Kelly Loeffler, në portalin e saj u premton qytetarëve të shtetit jugor të Amerikës, Xhorxhia se ajo “NUK DO TË LEJOJË KURRË QË AMERIKA TË BËHET SHTET SOCIALIST”.  Zgjedhjet e posaçme për në Senat në shtetin Xhorxhia do të mbahen në janar 2021 – zgjedhje nga të cilat do të varet edhe nëse Partia Republikane fiton një shumicë të ngushtë në Senat, dhoma e epërme e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

 

Mbetet për tu parë, nëse kjo frymë e re anti-socialiste/anti-komuniste e grupit të rinjë të legjislatorëve të posa zgjedhur republikanë në Kongres, do të këthehet ose jo në vepra konkrete për të luftuar prirjet socialiste të krahut të majtë ekstrem të Partisë Demokrate, të promovuara nga ish-kandidati demokrat për president, Senatori Bernie Sanders i shtetit Vermont.

 

Por duke pasur parasysh se zgjedhjet në Shqipëri janë caktuar të mbahen prillin që vjen, ndërkohë që zgjedhjet në Kosovë duket se janë në “hava”, nuk mund ta përmbajë veten e të mos bëj pyetjen pse jo edhe në Shqipëri e në Kosovë? Pse pas 30-vjet post-komunizëm, kemi të njëjtat parti dhe të njëjtit politikanë që po e çojnë Kombin shqiptar drejt një gremine historike, ekonomike, politike dhe kombëtare duke shkaktuar, ndër të tjera tmere nga politikat e tyre të papërgjegjëshme, që jo vetëm, prekin jetën e përditëshme të shqiptarëve, por po shkaktojnë edhe zbrazjen fizike, katastrofike të trojeve shqiptare. Pas tre dekadash, PSE në trojet shqiptare nuk ka individë ose grupe individësh që të dalin me ide dhe programe ose me alternativa të reja për t’u përballur me sfidat e mëdha, për të cilat jam i sigurt se të gjithë, pa dallim, e dinë dhe i ndjejnë në palc se janë reale dhe të frikshme për të ardhmen e shqiptarëve, nëqoftse vazhdohet kështu, anë e mbanë trojeve të tyre. KU është brezi i ri i shqiptarëve (djem dhe vajza që e duan Kombin) të pas 1990-tës, që nuk angazhohen për të shpëtuar të ardhmen e vet dhe të shqiptarëve në përgjithësi?  Shikoni fytyrat e reja dhe angazhimin në politikë të rinjëve dhe shumë të rejave amerikane, nga të dy partitë kryesore politike të vendit. Merrni shembull! Atdheu ju thërret, sot më shumë se kurrë!

 

Frank Shkreli

 

 

 Kandidatja republikane nga shteti Xhorxha, për në Senatin e Shteteve të Bashkuara, Kelly Loeffler

Kelly Loeffler

@KLoeffler

US Senate candidate, GA-Special

.

Kongresistja e re amerikane Victoria Spartz nga Ukraina dhe Nicole Malliotakis me origjinë nga Kuba, pjesë e një grupi antarësh të rinjë republikanë që siç duket po sjellin një frymë të re politike në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

 

               Skuadra” është emri i femërave kongresiste të krahut të majtë të Partisë Demokrate, të zgjedhura dy vjetë më parë në Kongresin amerikan, të frymëzuara nga ideologjia majtiste e Senatorit demokrat, Bernie Sanders

 

 

“Skuadra socialiste” e katër femërave kongresiste të krahut të majtë ekstrem demokrat në Kongresin amerikan

Ky vend nuk eshte Gjiri Derrave, eshte Gjiri Lalzit….i laleve te zinj…. Nga Përparim Kabo

Kjo eshte vetem nje foto,
nje foto qe mjafton per te kuptuar historine e ketyre 30 viteve,
qe mjafton per te kuptuar motivimin dhe sinqeritetin e klases politike,
mjafton qe te kuptosh se ç’eshte kapitalizmi shqiptar, ç’eshte demokracia,
çfarë jane partite politike, propaganda, votimet, fituesit dhe gjojahumbesit.
Kjo eshte nje foto qe te le te kuptosh se sa europiane dhe sa orientale eshte Shqiperia.
Kjo eshte nje foto qe tregon se si dhe sa funksionojne institucionet inteligjente dhe ato te drejtesise ne vendin tone.
Kjo eshte nje foto qe shpreh me kaq relief se sa rendesi ka populli per politiken,
se sa e shqetesuar eshte ajo per rinine, per te ardhmen, per zhvillimin e qendrueshem.
Kjo eshte nje foto qe tregon se sa “luftarake” dhe “parimore” “opozitare”
eshte lufta mes paleve qe ne keto vila banojne dhe jane fqinje me njeri tjetrin.
Eshte nje foto qe shpreh se sa te drejte jane politikanet qe kane keto vila.
Ky vend nuk eshte Gjiri Derrave, eshte Gjiri Lalzit….i laleve te zinj….
E nese duhet te ndryshoje kahja e historise…ketu duhet te nisi…
Diten qe do rrethohet me shirit nga OFL dhe pronareve do u shkoje letra qe per 48 ore te motivojne pronën e tyre,
ne mos SPAK shpall sekuestron…vetem atehere njerezit do te thone:
Kjo eshte dita 1 e kalendarit te ndryshimit ne drejtimin e duhur…
pkabo 16 nentor 2020

Send this to a friend