VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ambasador Grenell, je me njerëzit e gabuar! Nga Elida Buçpapaj

By | May 29, 2020
blank

Komentet

blank

E pamundur të jesh Vatran me një këmbë në Vatër & Diell e tjetrën këmbë në portalin e Pandeli Majkos Nga Elida Buçpapaj

Në fillim në SHBA është krijuar  Dielli, më 15 shkurt 1909 me editorë Fan Noli, Faik Konitza, Kristo Floqi, Christo Dako, Bahri Omari etj, etj; pastaj Vatra më 28 prill 1912 e më pastaj është shpallur Shqipëria e pavarur.

Nga trashëgimia e saj Vatra njihet si një institucion. Qoftë sot edhe me statusin e një shoqate NGO – organizatë jo qeveritare – detyrimisht e pavarur nga organizmat qeveritare – për shkak të historisë dhe kontributit që bart në çështjen kombëtare shqiptare dhe ndërtimin e shtetit, ka bërë që Vatra të njihet si simbol i nacionalizmit, antikomunizmit dhe patriotizmit shqiptar.

Tjetër të njihesh e tjetër të jesh.

Tjetër të marrësh atributet dhe namin e mirë të krijuar nga të tjerët, figura të shkëlqyera të shqiptarizmës, dijes dhe kulturës së kombit dhe tjetër të përfaqësosh të njëjtat ideale e t’i çosh më përpara.

Por kryesorja është që të mbrohet themeli i Vatrës dhe Diellit nga tentakulat e regjimit hibrid në Shqipëri.

Si një gazetare me aktivitet 30 vjeçar, e pranishme në komunitetin shqiptaro-amerikan duke filluar nga Zëri i Amerikës, Illyria kur ishte botues Harri Bajraktari, Bota Sot dhe Dielli, i bëj thirrje z.Elmi Berisha dhe Dalip Greca që të më botojnë shkrimin ku kritikoj për abuzim pushteti Ilir Xhelil Gjonin, ambasadorin e Republikës së Shqipërisë prej 8 vitesh në Bernë, Zvicër.

Argumenti i ngritur prej tyre, se këtë e bëjnë meqë voal.ch ka botuar deklaratat e fraksionit të Vatrës, nuk qëndron – për dy arsye:

e para, sepse i njëjti editor i Diellit botoi edhe dy shkrime të tjera të miat pas shkrimit në fjalë të cilin e cenusuroi;

së dyti, sepse botuesit e voal.ch përveç lidhjeve me politikat e themeluesve të Vatrës dhe Diellit, nuk janë pjesë e Vatrës, pra nuk janë të detyruar të respektojnë asnjë klauzolë, po ashtu ata nuk kanë ndërmarrë asnjë veprimtari kundër Vatrës, vetëm si botues kanë përmbushur obligimin e tyre për të garantuar lirinë e shprehjes.

Kësaj here nuk po ndalem te “gazetarët” që i pjellin klanet, të cilët duke mos patur asnjë relacion në planin profesional, shkelin kodin etik që është themel për lëvrimin e fjalës të lirë.

Kësaj here po ndalem tek shkelja e detyrimeve ligjore nga Dielli dhe Vatra,  sepse një pjesëtare e kryesisë të Vatrës dhe zv/editori i katapultuar i Diellit botojnë në portalin qeveritar të Pandeli Majkos dhe Edi Ramës.

Po ngre pyetjen e thjeshtë për të gjithë Vatranët, ata që e duan vërtetë Vatrën, jo për t’i marrë namin, a është e mundur që një anëtare e kryesisë e Vatrës dhe zv/editori i Diellit të bashkëpunojnë me portalin e Pandeli Majkos?

Në vend të përgjigjes, po ju sjell një prononcim të Lek Mirakajt, kësaj figure të shkëlqyer të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, i cili këtyre ditëve ka dalë me një status në rrejtin social ku shkruan tekstualisht: ““Edi Rama deshtoi me te ashtuquajturin “Samit të Diaspores”. Ministri i Diasporas Pandeli Majko deshtoi ne turin e tij ne Amerike se nuk respektoi Vatren, e konsideronte armike….”

Po i referohem gjithashtu edhe disa deklaratave të Vatranëve pas vizitës së tyre në Shqipëri sipas komunikatës për shtyp pas takimit të 23 majit:

Z.Elmi Berisha midis të tjerave në këtë takim thotë “se Vatra pati takime emocionuese në Shqipëri. Zgjedhjet ishin të manipuluara, jo demokratike, vjedhje të identitetit të votuesve dhe zgjedhje të papranueshme. PD pësoi rritje të jashtëzakonshme në zgjedhje, PS kreu një maskaradë në zgjedhjet e 25 prillit.” Nënkryetari i Vatrës Alfons Grishaj deklaroi se “mbështetja ndaj opozitës është një mbështetje ndaj të mirës së Shqipërisë. Qeveria Rama u tall me diasporën. Ne duke mbështetur dhe vlerësuar opozitën mbrojmë vlerat demokratike dhe vlerat e kombit shqiptar.” Presidenti i Nderit Agim Rexhaj deklaroi se “Edi Rama është palë me armiqtë shekullorë të shqiptarëve si Vuçiç.”

Deklarimet e mësipërme janë shumë të përgjegjëshme, por si po veprohet! Tjetër po thuhet e tjetër po veprohet!

Një anëtare e kryesisë të Vatrës dhe zveditori i Diellit bashkëpunon pikërisht me ata që kanë manipuluar e vjedhur zgjedhjet!

Po a është e mundur që vjedhësit e zgjedhjeve në Shqipëri, Edi Rama me shërbysin e tij Pandeli Majko, që kanë kapur sistemin duke instaluar një regjimi hibrid, të garantojnë lirinë e shprehjes e të shkojnë deri aty sa të bëhen barinj të fjalës të lirë deri në Vatër dhe Diell?

Jo, natyrisht që jo. Liri fjale do të thotë pavarësi nga politika dhe oligarkët!

Nuk jam unë që kam cënuar integritetin e Vatrës, kësaj shoqate që njihet si simbol i nacionalizmit, antikomunizmit dhe patriotizmit shqiptar, por janë aty brënda, në një këmbë në Vatër dhe Diell e me tjetrën këmbë tek portali i Pandeli Majkos.

Kam edhe shumë për të thënë, por kësaj here po ndalem këtu.

Iu bëj thirrje Vatranëve që, në respekt me legjislacionin e Vatrës dhe Diellit, ta analizojnë situatën. Si është e mundur që anëtarja e kryesisë të Vatrës dhe zv/editori me katapultë i Diellit bashkëpunojnë me një portal të regjimit hibrid, të cilin e denoncojnë publikisht me rradhë zotërinjtë Lek Mirakaj, Elmi Berisha, Alfons Grishaj etj.?

Shihet fare qartë se kush e ka shkelur statutin dhe kanunoren e Vatrës !

Shtypi i lirë është i pavarur nga politika, aq më tepër Vatra dhe Dielli që janë NGO, të mos flasim pastaj për idealet e nëpërkëmbura të Etërve Themelues.

Vatra nuk mbrohet me deklarata, sepse deklaratat i nxjerrin edhe më në pah shkeljet brënda vetes të saj!

Vatra mbrohet kur deklaratat dhe veprimet janë të njëjtësuara dhe konform idealeve të themeluesve të saj.

 

Ambasadori i Shqipërisë Ilir Xhelil Gjoni luftë klasash edhe me poetin e vdekur Vehbi Skënderi Nga Elida Buçpapaj, e bija, poete, botuese, gazetare

blank

A ishin legjitime zgjedhjet vendore më 2019? Kërkesa e Voltana Ademit shqyrtohet sot nga Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese zhvillon sot paradite, seancën e parë në lidhje me padinë e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të 2019.

Seanca do të zhvillohet në orën 10:00.

Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare do të kryhet pa praninë e publikut. Subjektet e interesuara për çështjen janë Presidenti Republikës së Shqipërisë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Partia Bindja Demokratike.

Objekti i kërkesës së Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me konstatimin antikushtetues të zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar në 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë, dhe si rrjedhojë konstatimin antikushtetues të zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve si dhe për Verifikimin e kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë Bindja Demokratike në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.

Më 18 korrik 2019, kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkon që ky proces zgjedhor të mos njihet.

Ademi kërkoi se kërkesa e dorëzuar nuk ka të bëjë vetëm me ankimimin e procesit zgjedhor por edhe me verifikimin e regjistrimit të Bindjes Demokratike.

Ademi paraqiti në Gjykatën Kushtetuese një padi në emër të bashkive të Shqipërisë, një shoqatë e drejtuar prej vetë asaj, përmes të cilës kërkon që procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit të mos njihet.

Megjithatë në proces mund të ndikohet edhe fakti se në datën 8 qershor Voltana Ademi u shkarkua nga posti i kryetares së shoqatës së bashkive të Shqipërisë dhe në vend të saj u zgjodh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ky vendim u konsiderua nul nga Voltana Ademi pasi personat që kanë lajmëruar shkarkimin e saj nuk janë anëtarë të shoqatës, por janë anëtarëve të Shoqatës së Autonomisë Vendore.

Ajo madje ka paditur në gjykatë kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreun, ku kërkon që të shpallen të paligjshme zgjedhjet e tij në krye të shoqatës. Kësaj padie Pjerin Ndreu iu përgjigj me faktin se Voltana Ademi nuk mund të deligjitmojë kryetarët e bashkive dhe se Shoqata e Bashkive nuk është pronë e saj.

Se sa do të ndikojë ky konflikt për procesin në Kushtetuese për zgjedhjet e 2019-s pritet të shihet.

blank

VOA: Bullgaria nuk lëshon pe, dështon nisja e negociatave me BE-në për Tiranën dhe Shkupin

Problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut u bënë sërish pengesë për një vendimarrje në favor të organizimit të Konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit europian nga ana tjetër, që do të shënonte dhe nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim për të dy vendet ballkanike.

“Megjithë angazhimin e madh, nuk u bë e mundur që të arrihet në një marrëveshje për kornizën e bisedimeve, e për pasojë nuk qe e mundur që të nisnim me konferencën ndërqeveritare me këto dy vende kandidate”, deklaroi të martën pasdite Ana Paula Zacarias, Sekretare e Shtetit për Çështjet europiane e Portugalisë, vendi i cili ka mbajtur presidencën e BE-së në 6 mujorin e parë të këtij viti.

Deklarata e saj u bë në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, e zhvilluar sot në Luksemburg. Gjithshka të të spostohet tanimë në shtator, kur presidencën e radhës do ta ketë Sllovenia. “Presidenca Slovene është angazhuar për të çuar përpara zgjidhjen e kësaj çështjeje”, bëri të ditur zonja Zacarias.

Për Shqipërinë, ka një konsensus të pranuar nga të gjithë shtetet, për t’i ndezur dritën jeshile përparimit të mëtejshëm të vendit në rrugën e integrimit. Së fundmi dhe Hollanda një ndër vendet më skeptike, ra dakort me vlerësimin e Komisionit europian për ecurinë pozitive të Shqipërisë.

Për Maqedoninë e Veriut, problem mbetet vetoja e Bullgarisë e cila nuk lëshon pe, ndonëse shumë vende anëtare po këmbëngulin që problemet bilateral të mos bëhen pengesë në procesin e integrimit. Mosmarrëveshjet mes Sofies dhe Shkupit lidhen me historinë dhe gjuhën. Bullgaria kërkon garanci se Maqedonia e Veriut nuk do të mbështesë asnjë pretendim ndaj një pakice maqedonase në Bullgari. Po ashtu kërkon që dokumentet zyrtare të BE-së të shmangin përmendjen e “gjuhës maqedonase”, që thotë se rrjedh nga bullgarishtja.

Duke qenë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, janë trajtuar së bashku në këtë proces, shtetet anëtare nuk kanë preferuar që t’i ndajnë ato nga njëra tjetra në këtë fazë.

blank

Osmani: Drejtësia, parakusht për paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë

RFE/RL

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se drejtësia është parakusht për paqe të qëndrueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo i ka bërë këto deklarata të martën nga Vjena, pas takimeve që ka zhvilluar me zyrtarë të lartë austriakë.

Në një konferencë të përbashkët për media me homologun e saj nga Austria, Alexander Van der Bellen, Osmani ka thënë se Serbia ka kryer luftë të tmerrshme në Kosovë kundër civilëve të pafajshëm dhe se për këto krime nuk ka ende kërkimfalje dhe pendesë nga Serbia.

“I bëj ftesë presidentit (serb Aleksander) Vuçiq që së paku ta vendosë një lule në Batajnicë, në varrezën masive ku janë gjetur qindra fëmijë të vegjël e gra, të cilët ishin vrarë gjatë luftës në Kosovë”, ka deklaruar Osmani, duke thënë edhe se Kosova pret nga Serbia që të kthejë eshtrat e të pagjeturve.

Mes tjerash, Osmani ka përmendur edhe qëndrimin e BE-së karshi Serbisë.

“Mendoj se Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë me Serbinë, që ajo nuk mund të luajë me dy karta, edhe me Rusinë, edhe me Bashkimin Evropian. Ajo nuk mund të ulet në dy karrige në të njëjtën kohë, duhet ta zgjedhë cila është rruga e saj e vërtetë, e jo të hiqet si pro-evropiane në njëjtën anë, por ta rrisë bashkëpunimin edhe ushtarak edhe ekonomik, edhe politik me Rusinë në anën tjetër, duke rrezikuar kështu gjithë rajonin tonë nga ndikimi rus”, ka deklaruar ajo.

Sipas Osmanit, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, nuk ka qenë kurrë për statusin e Kosovës dhe se ky proces, duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Po të martën, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën.

Duke paraqitur para Kuvendit të Serbisë raportin për dialogun me Kosovën, Vuçiq ka thënë se serbët në Kosovë duan që negociatat të zhvillohen, në mënyrë që të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi në të ardhmen.

“Kur të më pyesni se çfarë është kompromisi, unë do të them: nuk e di”, ka deklaruar Vuçiq para ligjvënësve serbë.

Vuçiq ka thënë se dialogu me Kosovën është “transparent” dhe se pretendimet se “dikush po fsheh diçka diku dhe po përpiqet të mashtrojë publikun” janë “gënjeshtra”.

Raundi i fundit i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është mbajtur më 15 qershor.

Ky njëherësh ka qenë takimi i parë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Në fund të takimit, zyrtarët kanë bërë të ditur se nuk janë marrë vesh për asnjërën nga temat e ngritura.

Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik.

blank

Të ardhurat dhe konsumi për frymë – Shqipëria e fundit në Europë

Shqipëria u rendit i fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë në raport me mesataren e BE-së edhe për vitin 2020.

Sipas të dhënave të Eurostat Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në Shqipëri ishte sa 31% e mesatares së BE-së në vitin 2020 i njëjti nivel si viti i mëparshëm, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit bënë më shumë progres në drejtim të konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se shtetet e europiane me qëllim që të arrihet sa më shpejt mesatarja e BE-së).

Pas Shqipërisë, më të ulëta i ka të ardhurat Bosnjë Hercegovina, me 33% të mesatares së BE-së, nga 32% një vit më parë, duke zgjeruar diferencën me 2 pikë përqindje me vendin tonë.

Progresin më të lartë e shënoi Serbia, të ardhurat për frymë të së cilës ishin sa 43% e mesatare së BE-së nga 41 % që ishin në 2019.

Maqedonia ruajti të njëjtin nivel, në 38% të mesatares së BE-së, ndërsa të ardhurat për frymë të Malit të Zi ishin sa 46% e mesatare se BE duke shënuan 4 pikë përqindje në krahasim me 2019, teksa Mali i Zi ishte shteti me rënien më të madhe të PBB-së në 2020-n, me rreth -10%.

 

Shqipëria gjithashtu me konsumin më të ulët për frymë

Shqipëria gjithashtu u rendit e fundit në një tregues tjetër, atë të konsumit individual për frymë (AIC), i cili është një matës i mirëqenies materiale të familjarëve dhe i referohet të gjitha të mirave dhe shërbimeve që konsumohen nga familjarët (sipas standardeve të barazisë së fuqisë blerëse).

Për Shqipërinë, ky tregues ishte sa 40% e mesatare se BE-së në vitin 2020, duke shënuan nivelin më të ulët në Europë dhe Rajon, me rritje prej një pikë përqindje nga viti i mëparshëm.

Pas Shqipërisë më të ulët këtë tregues e ka Bonja, me 43% (rritje 2 pikë përqindje), Maqedonia e Veriut, me 44% (+2 pikë përqindje). Progresin më të madh e bëri Serbia, (nga 49% në 52%). Serbia është vendi që shënoi dhe ecurinë më të mirë ekonomike në rajon në vitin e pandemisë, me një rënie prej 1%.

Ndonëse Shqipëria ishte e dyta pas Serbisë me performancën më të mirë ekonomike (tkurrje -3.3%), sërish kjo nuk është arritur të reflektohet në treguesit e mirëqenies, në raport me vendet e tjera të rajonit.

Mali i Zi mbetet shteti me konsumin më të lartë për frymë, prej 61% të mesatares së BE-së (1 pikë përqindje më shumë se vitin e mëparshëm).

 

Europa

Në vitin 2020, konsumi për frymë i shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) ndryshonte nga 61% në 131% të mesatares së BE-së në të gjithë 27 Shtetet Anëtare.

Në vitin 2020, nëntë shtete anëtare regjistruan konsumin për frymë mbi mesataren e BE-së. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 31% mbi mesataren e BE, pasuar nga Gjermania (23% më shumë) dhe Danimarka (21% më shumë). Holanda, Austria, Finlanda, Belgjika, Suedia dhe Franca regjistruan nivele ndërmjet 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së.

Në trembëdhjetë Shtete Anëtare, konsumi për frymë ishte nën mesataren e BE-së. Në Qipro, Itali, Lituani dhe Irlandë nivelet e konsumit ishin 10% ose më pak se mesatarja e BE-së, ndërsa Spanja, Çekia, Portugalia, Malta, Polonia dhe Sllovenia ishin midis 11% dhe 20% më poshtë se mesatarja e BE-së . Rumania, Estonia dhe Greqia ishin midis 21% dhe 25% nën mesataren e BE.

blank

Osmani në Vjenë: Vuçiq të vendosë së paku lule në Batajnicë, aty ku u gjetën gra e fëmijë të vrarë nga regjimi serb

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë për media pas takimit në Vjenë me homologun Van der Bellen ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq që së paku të vendosë një lule në Bajtanicë, ku ndodhet një varrezë masive me trupat e fëmijëve dhe grave të vrarë nga regjimi serb gjatë luftës së vitit 1999.

Osmani tha se Serbia ka zhvilluar luftë të tmerrshme në Kosovë kundër civilëve të pafajshëm dhe nga ajo luftë ka pasur mbi 13 mijë civilë të vrarë, rreth 20 mijë gra të dhunuar nga forcat serbe dhe theksoi se nuk asnjë rast të drejtësisë për këto krime.

“…Numrin më të madh të fëmijëve të vrarë nëse krahasohet me numrin e popullatës krahasuar me shtetet e rajonit dhe ka akoma mbi 1600 persona të zhdukur. Për këto krime akoma nuk ka drejtësi dhe akoma nuk ka kërkim falje nga Serbia dhe për fat të keq nuk ka akoma pendesë. I bëj ftesë presidentit të Serbisë, Vuçiq që së paku ta vendosë një lule në Batajnicë, në varrezën masive ku janë gjetur qindra gra e fëmijë të vegjël që janë vrarë gjatë luftës në Kosovë”, u shpreh Presidentja Osmani.

“Ajo çka dua të them se për të pasur sukses, cilido proces,  jo vetëm ndërmjet Kosovës e Serbisë, por historia ka dëshmuar se çdo herë ku ka pasur luftë e padrejtësi ajo që ka qenë parakusht për të arritur paqe të qëndrueshme ka qenë drejtësia. Ne si Kosovë kërkojmë drejtësi, jo hakmarrje… të na kthehen eshtrat e personave të pagjetur që familjet e tyre të kenë vend ku të vendosin lule”, u shpreh më tej Osmani.

Presidentja e Kosovës tha se drejtësinë e shohin si parakusht për paqe të qëndrueshme prandaj për këtë insistojmë gjatë procesit të dialogut.

“… Këtë që ju e quani zgjidhje për ne është njohje reciproke. Është e domosdoshme sepse asnjë zgjidhje tjetër përveç njohjes reciproke në kufijtë aktual të Kosovës nuk do të mund të sillte paqe të qëndrueshme në rajon”, u shpreh ajo, kur u pyet cila mund të jetë zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi.

Osmani tha se tashmë edhe Bashkimi Evropian duhet të jetë i qartë me Serbinë që nuk mund të luajë me dy karta, me atë të Rusisë dhe BE-Së.

“Serbia duhet të zgjedhë cila është rruga e saj e vërtetë”, tha ajo. /Telegrafi/

blank

Mesazhi- 30 vite nga vizita e James Baker në Tiranë, Ambasadorja Yuri Kim: Shumë gjëra kanë ndryshuar, por mos harroni…

“Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju”.

Me këto fjalë Ambsadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, kujton 30 vjetorin e ardhjes së Sekretarit amerikan të shtetit James Baker, në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Ambasadorja thotë se shumë gjëra kanë ndryshuar nga ajo kohë, ndërsa shton se edhe aktualisht Shqipëria ndodhet në një moment kthese.

“Pikërisht 30 vjet më parë, Sekretari i Shtetit Baker qëndroi me popullin shqiptar në Sheshin Skënderbej dhe tha: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju.” Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe ne jemi përsëri në një pikë kthese, por një gjë mbetet e njëjtë: Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!”, u shpreh Ambasadorja Yuri Kim.

blank

blank

Shqipëri, fillojnë aktivitetet e “Javës Çame”

Tiranë

Në kuadër të 77-të vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë me aktivitete të ndryshme ka filluar “Java Çame”, raporton Anadolu Agency(AA).

Aktivitetet janë hapur me ekspozitën “Çamëria ndër shekuj në harta dhe gravura paraqitur nga historianë dhe artistë të kohës” në Sheshin “Skënderbeu” në Tiranë. Ekspozita me harta mbi Çamërinë dhe dokumente të tjera do të qëndrojë e hapur një javë, ndërkohë për një javë do të organizohen edhe aktivitete të tjera përkujtimore.

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, në aktivitetin e hapjes së ekspozitës, në një prononcim për mediat tha se janë mbledhur për të përkujtuar spastrim etnik dhe gjenocidin mbi shqiptarët e Çamërisë.

“Sigurisht që kjo është një ditë e njohur edhe nga parlamenti shqiptar, 27 qershori i vitit 1944 me fillimin e masakrave mbi shqiptarët e Çamërisë nga krimineli Napoleon Zerva. Pa dyshim që ne jemi këtu për të kujtuar pasojat e asaj masakre. Kërkesa për drejtësi vazhdon edhe me pasardhësit e atyre që u shpërngulën nga gjenocidi dhe që u vranë”, u shpreh Idrizi.

Ai theksoi se është momenti të ngrenë zërin, sipas tij “edhe karshi heshtjes nga politika shqiptare për çështjen çame”.

“Ne jemi këtu për të bërë edhe një thirrje për të gjithë opinion publik, qeverinë shqiptare, mediat, që mos ta harrojnë Çamërinë, sepse Çamëria është një pjesë shumë e rëndësishme dhe që plotëson hartën identitare të kombit shqiptar. Është një padrejtësi që është bërë mbi shqiptarët dhe harresa është vazhdë e padrejtësisë”, tha ndër të tjera Idrizi.

“Java Çame” organizohet nga data 21 qershor deri në datën 27 qershor nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet(PDIU) dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”, ndërsa pjesë e saj janë ekspozita me fotografi dhe punime të tjera, promovime librash, konferenca dhe ceremoni të tjera përkujtimore në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Më 27 qershor të këtij viti përkujtohet 77-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, pasi me ligj kjo ditë në Shqipëri është “Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të civilëve, por edhe me shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre.

blank

Kosova padit Malin e Zi, kërkon kthimin e 4.500 metrave katrorë

Vijesti shkruan se Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka ngritur padi kundër Komunës së Budvës, në Mal të Zi dhe kompanisë “Sunraf Beach Areas”, duke kërkuar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katërorë tokë në shtëtitoren “Rafailoviq”, vend ku dikur ishte vendosur një vendpushim për fëmijë, raporton Gazeta Express.

Komuna e Budvës, sipas Vijestit, e përfaqësuar nga Sekretariati për Mbrojtjen e Pronës, i kryesuar nga Nikola Plamenac, kundërshtoi procesin gjyqësor, duke kërkuar nga gjykata ta hedhë poshtë atë si të parregullt.

Padia që kanë bërë institucionet e Kosovës ndërkaq thotë se ata kanë blerë vendpushimin me emrin “Ganimete Tërbeshi”, gjashtë dekada më parë.

Padia për përcaktimin e të drejtave pronësore, u paraqit në Gjykatën Themelore të Kotorrit.

Ministria e Drejtësisë të Kosovës, po kërkon që gjykata e Kotorrit të lëshojë një masë të përkohshme që ndalon hedhjen dhe tjetërsimin e tokës deri në përfundimin e mosmarrëveshjes gjyqësore.

blank

BUDVA

Vendpushimi më vonë u emërua “Lahor”, sipas ndërmarrjes me të njëjtin emër nga Prishtina.

Pas luftës së fundit në Kosovë, selia e ndërmarrjes nga Prishtina u zhvendos në Malin e Zi dhe më pas u privatizua ose u shit.  Ndërtesa e rrënuar e ish-vendpushimit u shkatërrua dhe filloi ndërtimi i një ndërtese shumëkatëshe.

Institucionet e Kosovës në padi theksojnë se janë pronar të pronës së përmendur dhe si provë kanë bashkëngjitur një marrëveshje blerjeje të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut në Kotor, kur ngastra prej 4,555 metra katrorë ishte blerë.

Nga Komuna e Budvës ndërkaq thanë se nga provat e bashkëngjitura nga pala kosovare nuk është e mundur të nxirret një përfundim me siguri në lidhje me ekzistencën e kartës identifikuese aktive të paditësit në lidhje me parcelat e diskutueshme.

“Çështja nëse paditësi është” pasardhës “i SAP Kosova nuk është subjekt i së drejtës private ndërkombëtare, por është një çështje e karakterit të së drejtës publike ndërkombëtare dhe gjykata nuk është kompetente për t’i dhënë një përgjigje “kësaj pyetje “, thuhet në përgjigje.

Komuna tutje është e mendimit se pretendimi nuk ka asnjë bazë ligjore.

” Të gjitha dekretet, urdhrat dhe rregulloret e tjera të lëshuara nga UNMIK, si Administratë e Përkohshme e Misionit të KB në Kosovë, nuk mund të zbatohen në territorin e Malit të Zi, veçanërisht në mosmarrëveshjet në lidhje me blerjen, përfundimin, përmbajtjen dhe ushtrimin e të drejtave reale të pronave të paluajtshme, sepse në atë rast, ligji i zbatueshëm është ai i shtetit në të cilin ndodhet çështja ”, thuhet në përgjigjen e padisë.

Qeveria e Kosovës po kërkon kthimin e 172 pronave, nga të cilat 42 të paktën janë në Mal të Zi./GazetaExpress

blank

Vjosa Osmani flet me Borrellin për dialogun: Serbia nuk zbatoi dy të tretat e marrëveshjes së Brukselit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një bisedë me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell, ka deklaruar se Beogradi nuk zbatoi dy të tretat e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel.

Osmani foli me Borellin gjatë qëndrimit të saj në Turqi, ku mori pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, thuhet në njoftim.

“Ne kemi treguar gatishmëri për të marrë pjesë në dialog, por në një proces të përgatitur mirë, i cili do të rezultojë në një marrëveshje përfundimtare mbi njohjen reciproke dhe që do të respektojë sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, tha Osmani.

Kujtojmë se së fundmi edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar në Bruksel me delegacionin serb, ku është takuar edhe me Aleksandër Vuçiq.

Në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar me katër pika si kushte për të dialoguar me Serbinë për marrëveshje që do të përfundonte me njohje reciproke, derisa, të njëjtat nuk i kanë pranuar udhëheqësit e Beogradit.

Serbia po vazhdon që të insistojë për çështjen e Asociacionit, kusht ky që nuk po pranohet nga pala kosovare.

Takimi i radhës Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Brukselit do të mbahet me 25 korrik./Express/

blank

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të finalizohet brenda mandatit të Bidenit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për gazetarët në Bruksel, 15 qershor, 2021.

 

RFE/RL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe duhet të finalizohet sa më shpejt.

Kurti i bëri këto komente në Bruksel, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Unë theksova se në kuadër të mandatit të zotit (Josep) Borrell (shef i politikës së jashtme të BE-së) dhe në kuadër të mandatit të presidentit (amerikan, Joe) Biden, do të duhej të bëhej marrëveshja, mirëpo sa më herët që bëhet, aq më kollaj është. Prandaj, duhet ta shfrytëzojmë fillimin e mandatit edhe të Qeverisë sonë, edhe të presidentit Biden, në mënyrë që ta realizojmë këtë marrëveshje”, tha Kurti.

Ai po ashtu tha se arritja e marrëveshjes do të jetë e vështirë, por shtoi se nuk është pesimist se një gjë e tillë nuk mund të realizohet.

“Është e qartë, Kosova dhe Serbia nuk mund të integrohen në BE pa njohje të ndërsjellë dhe sa më parë që realizohet ajo, aq më mirë”, tha Kurti.

Në takimin e së martës në Bruksel, Vuçiq tha se me delegacionin e Kosovës nuk janë pajtuar “absolutisht për asgjë”.

Në këtë takim, Kurti tha se ka ngritur çështjen e të pagjeturve dhe shtoi se nuk ka parë gatishmëri nga pala serbe për këtë çështje.

“Nuk duket që ka gatishmëri (nga Serbia) për t’u marrë me njerëzit përgjegjës të asaj kohe, të cilët, fatkeqësisht, janë edhe në pozita shtetërore. Pra, nuk bëhet fjalë për njerëz që janë bërë deputetë me votat e qytetarëve, por për njerëz të emëruar nga pushteti i atjeshëm, në ato pozita që i kanë”, u shpreh Kurti.

Palët paralajmëruan se raundi i ri i bisedimeve do të mbahet në fund të muajit korrik.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

blank

Presidenti Biden me paralajmërim të fortë para takimit me udhëheqësin rus

Marrë nga Associated Press

Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi pjesëmarrjen e tij të parë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s për t’i bërë thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të heqë dorë nga aktet provokuese ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve. Udhëheqësit e NATO-s bashkuan zërat me Shtetet e Bashkuara duke e akuzuar zyrtarisht Moskën dhe Pekinin për veprime keqdashëse.

Zoti Biden, me një stemë të NATO-s në jakën e xhaketës, tha se në bisedimet e tij me aleatët para takimit të tij të mërkurën me udhëheqësin rus të mërkurën, të gjithë u shprehën në mbështetje të planeve të tij për t’i bërë presion udhëheqësit rus të ndalë sulmet kibernetike që e kanë origjinën në Rusi dhe vënë në shenjestër objekte dhe sisteme jetike për Perëndimin, si dhe të ndalë shtypjen e kundërshtarëve politikë dhe ndërhyrjet në zgjedhjet e vendeve të tjera.

“Do t’ia bëj të qartë Presidentit Putin se ka fusha ku mund të bashkëpunojmë, nëse ai është i gatshëm. Nëse ai preferon të mos bashkëpunojë, nëse vepron në të njëjtat forma si më parë lidhur me sulmet kibernetike dhe veprime të tjera, do të përgjigjemi me të njëjtën monedhë,” tha presidenti.

Zoti Biden është në vazhdën e një vizite tetë ditëshe në Evropë në përpjekje për t’u siguruar se Perëndimi flet me një zë të vetëm përballë Rusisë dhe Kinës.

Udhëheqësit e NATO-s u përgjigjën duke dalë me një deklaratë që e cilëson Kinën një sfidë të vazhdueshme për sigurinë, e cila përpiqet të minojë rendin ndërkombëtar që bazohet tek rregullat.

Ata shprehën shqetësim lidhur me ato që i cilësuan si “politika presioni” nga ana e Kinës si dhe praktika jo transparente në përpjekjet për të modernizuar forcat e saj të armatosura si dhe në përhapjen e dezinformimit.

Aleatët gjithashtu dënuan aktivitetin provokues ushtarak të Rusisë dhe manovrat destabilizuese pranë kufijve të vendeve anëtare të NATO-s.

“Deri kur Rusia të dëshmojë se po respekton ligjin ndërkombëtar dhe përgjegjësitë e tij, nuk do të ketë kthim në marrëdhënie normale,” thanë ata.

Ndërkaq, komunikata e re e Brukselit deklaron se vendet e NATO-s “do të angazhohen me Kinën të nisur nga parimi për mbrojtjen e interesave të Aleancës”.

Para samitit të NATO-s, Presidenti Biden mori pjesë në takimin e G-7, ku arriti të bindë pjesëmarrësit të dalin me një komunikatë që denoncon punën e detyruar dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut nga Kina, përfshirë edhe persekutimin e ujgurëve dhe pakicave të tjera etnike.

Megjithatë, duket se aleatët nuk janë aq të gatshëm të dalin me deklarata të forta denoncuese ndaj Kinës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendimi i NATO-s për ta veçuar Kinën si kërcënim “nuk duhet tepruar” pasi Pekini, ashtu si Rusia, mbetet vend partner në një numër fushash. Kina është partnerja më e madhe tregtare e Gjermanisë, prandaj tha zonja Merkel “duhet gjetur balanca e duhur”.

Presidenti francez Emmanuel Macron i bëri thirrje Aleancës të mos lejojë që Kina të bëhet temë shpërqëndruese nga probleme më kritike për NATO-n, ndër to lufta kundër terrorizmit dhe sfidat e sigurisë me Rusinë.

“Mendoj se ka shumë rëndësi të mos hapemi më shumë se duhet në përpjekjet tona dhe të mos tregojmë paragjykime në adresë të Kinës,” tha zoti Macron.

Të hënën, ambasada kineze në Britani nxori një deklaratë ku e cilëson komunikatën e G-7 “një ofezë e qëllimtë njollosëse ndaj Kinës, e cila në mënyrë arbitrare ndërhyn në punët e brendshme të Pekinit”.

Ndërkaq, aleatët e Shteteve të Bashkuara si në takimin e G-7, ashtu edhe në samitin e NATO-s kanë shprehur çlirim dhe entuziazëm për pozicionimin e Presidentit Joe Biden ndaj partneritetit transatlantik, një qëndrim që dallon dukshëm nga politika “Amerika e Para” që ndoqi pararendësi i tij, Donald Trump.


Send this to a friend