VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Alibia e paverifikuar rrëzon hetimet e dosjes “Toyota Auris”

By | May 12, 2020

Komentet

A do të jenë shqiptarët pjesë e Qeverisë serbe?

Branko Vuçkoviq

Pas zgjedhjeve të 21 qershorit në Serbi, presidenti Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga jugu i Serbisë, dukej se kishin gjetur një gjuhë të përbashkët për bashkëpunim.

Mirëpo, një pengesë në këtë drejtim u paraqit pas formimit të qeverisë lokale në Bujanoc, qytet me 12 mijë banorë në jug të Serbisë.

Katër parti shqiptare ranë dakord të qeverisin në Bujanoc, pa pjesëmarrjen e partive serbe, kështu që koalicioni i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), e cila fitoi 10 vende dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) me tre këshilltarë, mbetën në opozitë.

Ky problem, që u paraqit në nivel lokal, u zhvendos edhe në atë qendror, duke çuar në një ftohje të raporteve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka kritikuar ashpër këtë veprim të forcave politike shqiptare, madje duke deklaruar se hapësira e Serbisë për manovrim në bisedime me Kosovën do të shkurtohet, ndër të tjera, edhe për shkak të “krijimit të një qeverie të vetme shqiptare kundër serbëve në Bujanoc”.

Shteti duhet të zgjidhë problemet

Kreu i Partisë për Veprim Demokratik njëherësh deputet në Parlamentin serb, Shaip Kamberi, tha për Radion Evropa e Lirë se shteti në mënyrë që të shmangë tensionet, nuk duhet të ndërhyjë në koalicionet partiake në mjedise shumëkombëshe, por duhet të angazhohet në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Në Bujanoc, një qytet në jug të Serbisë, 300 kilometra larg Beogradit, që nga viti 2002 pushteti lokal gjithmonë është formuar bashkërisht nga partitë shqiptare dhe serbe.

Në këtë vend, sipas të dhënave të fundit, komuniteti shqiptar përbën 65 për qind të popullsisë.

Marrëveshja për formimin e shumicës qeverisëse, pas zgjedhjeve të mbajtura më 21 qershor, u arrit nga partitë shqiptare: Partia Demokratike (PD), Partia për Veprim Demokratik (PDD), Lëvizja për Progres Demokratik (PDP) dhe Alternativa për Ndryshim (AZP).

Tashmë, Bujanoci është ndër komunat e rralla ku Partia Përparimtare Serbe nuk është në pushtet. Kjo parti do ta formojë Qeverinë e ardhshme të Serbisë.

Në seancën konstituive të mbajtur më 23 korrik me 25 vota për, Nagip Arifi, kreu i PD-së, u zgjodh kryetar i Komunës së Bujanocit.

Të pakënaqur me formimin e qeverisë lokale njëetnike, këshilltarët e partive serbe u larguan nga seanca.

Kjo ndodhi vetëm disa ditë pas takimit për formimin e qeverisë së re ndërmjet delegacionit të partive shqiptare me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Beograd.

Në atë takim, shqiptarët shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në qeveri dhe kërkuan këto pozita: ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, ndihmësministrin e Ekonomisë, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Arsimit dhe pozicionin e presidentit të Trupit Koordinues.

Megjithatë, pas formimit të qeverisë lokale në Bujanoc, reagimet nga Beogradi kanë qenë të stuhishme, duke zbehur mundësitë për këtë bashkëpunim.

Qëndrimi negativ ndaj shqiptarëve

Shaip Kamberi thotë se shqiptarët e jugut të Serbisë, që nga viti 2001, kur përfundoi konflikti i armatosur, gjenden në “një lloj procesi politik herë të vdekur, herë të gjallë”, duke pamundësuar zgjidhjen e problemeve jetësore.

“Kjo do të thotë që shteti në vazhdimësi shmangte trajtimin e shqiptarëve si partnerë të barabartë, duke pasur një qëndrim negativ ndaj nesh. Ja, edhe tani po përpiqet të paraqesë formimin e qeverisë në Bujanoc si një të keqe të përgatitur nga shqiptarët, në mënyrë që të justifikojë disa hapa të radhës, të cilat ndoshta çojnë në mospranimin tonë si pjesë e qeverisë dhe mosfillimin e një dialogu për planin shtatëpikësh që e kemi kërkuar nga presidenti Vuçiq ”, theksoi Kamberi.

Për Vuçiqin, Bujanoci është shantazh

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një prej reagimeve të tij ka sinjalizuar se zhvillimet në Bujanoc mund të rrezikojnë pranimin e mundshëm të shqiptarëve në Qeverinë e Serbisë.

Duke folur në Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiq, më 23 korrik, tha se mungesa e partisë së tij në pushtetin lokal në Bujanoc ishte bërë “me ndikimin e Tiranës në mënyrë që ata të mund të shantazhonin Serbinë”.

“Përfaqësuesit shqiptarë erdhën tek unë dhe thanë: ‘Vuçiq, na integroni në organet shtetërore, na integroni në sistem’. Unë isha i lumtur dhe thashë: ‘Pa problem, do të mendoj për këtë’. Dhe pastaj të nesërmen shkojnë në Shqipëri dhe atje u thuhet që të formojnë një qeveri pa 42 për qind të serbëve”, tha Vuçiq.

Mitroviq: Pala shqiptare ka ndryshuar mendim

Nenad Mitroviq, kryetar i degës së Partisë Përparimtare Serbe në Bujanoc, i tha Radios Evropa e Lirë se, pas zgjedhjeve, ata ranë dakord me PD-në për formimin e përbashkët të qeverisë, por më pas, pala shqiptare ndryshoi mendje.

“Si dy parti me më së shumti mandate, ne u pajtuam të formojmë një qeveri së bashku me PD-në. Sidoqoftë, ata u thirrën për konsulta urgjente në Tiranë, dhe pasi u kthyen nga Shqipëria, (Nagip) Arifi na informoi se po hiqte dorë nga koalicioni me SNS-në, për shkak të një deklarate politike që i detyron ata të formojnë një qeveri ekskluzivisht me partitë shqiptare”, theksoi Mitroviq.

Dëshira për të zgjeruar elektoratin

Sidoqoftë, Shaip Kamberi, gjatë bisedës për Radion Evropa e Lirë theksoi se formimi i qeverisë lokale njëetnike në Bujanoc ishte i bazuar nga dëshira për të zgjeruar elektoratin shqiptar, dhe jo për shkak të udhëzimeve nga Tirana. Ai tha se vendimi nuk ka asnjë lidhje me ndonjë qëllim për shantazh.

“Ne nuk e kemi fshehur se do të kemi një qëndrim të përbashkët edhe pas zgjedhjeve, për të cilën morëm mbështetje nga Tirana, por kjo nuk është e drejtuar kundër Serbisë. Dëshira jonë është që të zgjerojmë vetë elektoratin tonë dhe jo të shantazhojmë”, tha Kamberi.

Sipas tij, partitë shqiptare nuk mund ta shantazhojnë shtetin “pasi ai është më i fortë se ato”.

Pak mundësi që shqiptarët të fitojnë një ministri

Idro Seferi, një gazetar dhe publicist, i tha Radios Evropa e Lirë se ai ka dyshime nëse shqiptarët do të marrin një ministri, megjithëse sipas mendimit të tij, ky do të ishte një veprim shumë pozitiv për Serbinë, pasi kështu do t’iu përgjigjej akuzave të kahmotshme se ajo i neglizhon shqiptarët.

“Unë mendoj se Qeveria në Serbi duhet t’iu japë një mundësi sepse me vetë faktin se i kanë dhënë fund bojkotit dhe kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, shqiptarët nga jugu i Serbisë kanë treguar se duan të integrohen në institucionet e sistemit”, thotë Seferi.

Ai potencon se Tirana u dha mbështetje shqiptarëve nga jugu i Serbisë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, dhe se kjo, sipas tij, mund të interpretohet si një ndikim në marrjen e vendimeve të tyre politike, por që “sigurisht se ky ndikim nuk drejtohet kundër Serbisë”.

“Beogradi zyrtar do të duhet të respektojë argumentet e qytetarëve nga jugu i Serbisë dhe të ndikojë në përmirësimin e pozitës ekonomike dhe sociale”, tha Seferi.

Ai gjithashtu vlerësoi se autoritetet në Serbi nuk duhet ta shohin zgjidhjen e problemit në atë rajon përmes prizmit të zgjidhjes së përgjithshme të problemit të Kosovës, sepse shqiptarët vendas ndjehen si “një lloj pengjesh në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës për Kosovën”.

Pakicat – pjesë e Qeverisë së ardhshme të Serbisë

Pas zgjedhje të 21 qershorit, presidenti Vuçiq ka zhvilluar konsultime me partitë e tjera që fituan ulëse në përberjen e re të Parlamentit serb.

Në mbledhjen e partisë së tij më 31 korrik, Vuçiq deklaroi se zgjedhja e Qeverisë së re të Serbisë, do të ndodhë në fund të gushtit.

Vuçiq ka thënë se ai ka biseduar edhe me udhëheqjen e partisë për partnerët e mundshëm të koalicionit, duke deklaruar se ekzistojnë katër mundësi në këtë drejtim.

Siç shpjegoi ai, në të gjitha këto mundësi, partitë e pakicave do të jenë pjesë e Qeverisë së Serbisë.

Sidoqoftë, Vuçiq nuk e ka specifikuar se cilave pakica u është referuar në deklaratën e tij.

Përgatiti: Kestrin Kumnova

A e ka pezulluar Kosova lobimin?

Nadie Ahmeti

Përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se institucionet, bashkë me mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë, janë duke punuar që Kosova të bëhet anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato financiare. Njohësit e zhvillimeve politike, ndërkaq theksojnë se Kosova deri tash ka dështuar të ndërtojë një diplomaci funksionale dhe profesionale. Kosova, sipas tyre, ka ngecur sa i takon çështjes së lobimit për njohje të reja, por edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, thonë se ky institucion po “vazhdon të punojë në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”. Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, nga zyra për informim e kësaj ministrie, thuhet se Kosova deri tash është anëtare e 106 mekanizmave shumëpalësh (ndërkombëtarë dhe rajonalë) dhe 34 organizatave sportive.

Por zyrtarë të kësaj ministrie nuk kanë dhënë përgjigje konkrete në pyetjen se në cilat organizata ndërkombëtare po synon të aplikojë Republika e Kosovës dhe a është duke lobuar për njohje të reja të pavarësisë.

Në muajin qershor të këtij viti, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë se “Kosova është pajtuar që të pezullojë përpjekjet për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia u pajtua që të pezullojë përkohësisht fushatën e çnjohjeje të pavarësisë së Kosovës”. Kjo u bë për t’i dhënë mundësi vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Dialogu ishte ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Grenell gjithashtu pati paralajmëruar se dy palët do të takoheshin në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Por, ky takim, është anuluar për shkak të njoftimit për një aktakuzë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit nga Prokuroria e Specializuar në Hagë.

Dialogu megjithatë ka vazhduar në Bruksel më 16 korrik, mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se “nuk ka pezullim të aktiviteteve për lobim”.

Njohës të çështjeve politike dyshojnë se për këtë çështje ka pasur marrëveshje zyrtare në mes të dy palëve.

Profesori Gëzim Visoka, ligjërues për studimet mbi paqen dhe konfliktet në Dublin City University në Irlandë, tha se Serbia ka argumentuar se do t’i japë fund fushatës së çnjohjes kur Kosova ose aleatët e saj të përfundojnë fushatën e tyre të njohjes.

Visoka mendon se si pjesë e rifillimit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia dhe Kosova janë pajtuar që të ndërprenë veprimet që mund të duken të dëmshme karshi normalizimit të raporteve ndërshtetërore, por sipas tij, duket që ka qenë më shumë premtim gojor sesa marrëveshje e shkruar.

“Për Serbinë, çnjohja Kosovës është një përpjekje për ta çakorduar dhe përfundimisht për t’i dhënë fund përpjekjeve të Kosovës dhe aleatëve të saj për njohje ndërkombëtare dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thotë Visoka, duke shtuar se kjo është një përpjekje diplomatike e Serbisë që synon të krijojë një status quo të re, ku Beogradi zyrtar mban epërsi në bisedimet e ardhshme me Kosovën.

Edhe Afrim Hoti, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se nëse do ekzistonte një marrëveshje e tillë, do të duhej të respektohej nga të dyja palët.

“Në të kundërtën nëse nuk ekziston një marrëveshje e tillë, atëherë është paradoksale të hiqet dorë nga aplikimi nëpër organizata ndërkombëtare dhe jo vetëm në UNESCO dhe INTEPOL, por të vazhdohet me një numër relativisht ku Kosova e ka derën e hapur, qoftë ato agjenci të specializuara të Kombeve të Bashkuara, ku nuk është e domosdoshme të jesh anëtar i OKB-së”, tha Hoti.

Këto vitet e fundit, thotë Hoti, Kosova ka humbur kohë jashtëzakonisht shumë, për shkak të agjendës së brendshme politike, duke u marrë me çështje sekondare dhe terciare, kurse vendi, sipas tij, është lënë pa u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Kurse, sa i përket deklarimit të kryeministrit Hoti, se “nuk ka pezullim të aktiviteteve për lobim”, profesori Gëzim Visoka thotë se nëse “deklarata përcillet me një strategji dhe veprime serioze diplomatike, duhet mirëpritur dhe shikuar si përpjekje për ringjalljet të politikës së jashtme të Kosovës”.

Mirëpo, nëse është kjo deklaratë është bërë si retorikë për përdorim vendor apo për të shtyrë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, sipas Visokës, do të ketë pasoja negative për Kosovën.

“Kjo për faktin se Serbia që tani ka paralajmëruar vazhdimin e fushatës për çnjohje dhe fajin për ngecje të dialogut, BE-ja do ia lë Kosovës. Pra, Kosova duhet të ndajë politikën e saj për njohje me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Këto mund ta bëjë vetëm nëse zhvillon një fushatë të re strategjike dhe afatgjate për fuqizim të subjektivitetit të saj ndërkombëtar”, tha Visoka.

Kryeministri Hoti, gjatë javës se kaluar ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare bëhet në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe se sipas tij, pa mbështetjen ndërkombëtare, Kosova nuk mund të anëtarësohet në asnjë organizatë.

“Çdo anëtarësim i Kosovës në organizata ndërkombëtare bëhet gjithmonë në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo është e vërteta. Ne jemi dakorduar që në këtë proces të rrugëtojmë bashkë sepse e dimë që po nuk e patëm këtë mbështetje, nuk mund të çojmë përpara këtë agjendë të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, është shprehur Hoti pas një vizite në Ministrinë e Mbrojtjes.

Pengesat më të mëdha Kosova i ka pasur dhe vazhdon t’i ketë nga shteti i Serbisë, i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Serbia që nga viti 2017, ka bërë fushatë agresive diplomatike për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës. Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Serbisë kanë deklaruar se më shumë se dhjetë vende e kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Për shkak të lobimit kundër pavarësisë se Kosovë nga ana e Serbisë, disa shtete thuhet se kanë ngrirë raporte e bashkëpunimit me Kosovës.

Fushata e Serbisë ka penguar që Kosova të anëtarësohet në: Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) dhe Agjencinë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO).

Përveç INTERPOL-it dhe UNESCO-s, Kosova nuk është anëtare as e Organizatës së Kombeve te Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Organizatat në të cilat është anëtarësuar Kosova janë: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, Federata Botërore e Futbollit, Federata Evropiane e Futbollit, Komiteti Olimpik, Organizata Botërore e Doganave, Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA).

Po ashtu, Kosova dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EUROPOL, kanë nënshkruar më 27 korrik, një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim që të luftohen krimet e rënda. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që nënshkroi këtë marrëveshje, tha se ajo do të avancojë dhe forcojë kapacitetet e Kosovës në luftimin e kriminalitetit.

Kosova, në bazë të kësaj marrëveshjeje, do të ketë oficerë ndërlidhës në EUROPOL.

Reuters: Blerja e sistemit raketor kinez shpërfaq thellimin e lidhjeve Serbi-Kinë

Pajisje ushtarake kineze.

Serbia ka blerë një gjeneratë të raketave me rreze të mesme tokë-ajër nga Kina, duke dhënë shenja për thellim të bashkëpunimit në mes të Pekinit dhe Beogradit.

Blerja e sistemeve raketore për mbrojtje, FK-3, është përfshirë në raportin vjetor të kompanisë shtetërore për armët, Jugoimport SDPR, që i është dërguar Agjencisë për Regjistra të Biznesit, ka transmetuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Jugoimport SDPR ka thënë se ka arritur 163 marrëveshje për import në 31 shtete, në vlerë të 620.3 milionë dollarëve më 2019.

Në mesin e armëve të blera përfshihen edhe dronë të armatosur nga Kina dhe blerja e parë evropiane e sistemeve, FK-3.

“Pjesa më e madhe e importeve ka të bëjë me modernizimin e aeroplanëve, prokurorimin e sistemeve të dronëve dhe sistemin ajror të mbrojtjes, FK-3”, është thënë në deklaratë.

Pekini e sheh Serbinë si pjesë të Iniciativës, Një Rrip një Rrugë, që synon të hapë lidhje të reja për tregti të huaj me kompanitë kineze.

Kina ka investuar edhe në të kaluarën miliarda euro në këtë shtet, kryesisht përmes kredive të buta, infrastrukturës dhe projekteve për energji.

Në fund të muajit qershor, forca ajrore serbe ka pranuar gjashtë dronë ushtarakë CH-92A, duke shënuar kështu dërgesën e parë të pajisjeve të tilla kineze në Evropë.

Serbia, e cila shpreson të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ka shpallur më 2006 neutralitet ushtarak dhe i është bashkuar Programit për Paqe dhe Bashkëpunim të NATO-s, ndonëse nuk synon anëtarësim të plotë në aleancën veri-atlantike.

Ushtria serbe bazohet kryesisht në teknologjinë e kaluar sovjetike, derisa së fundmi ka siguruar nga Rusia edhe aeroplanë të tipit, MiG-29, raketa, helikopterë, tanke dhe transportuese të blindura të personelit.

PARADOKSI I SEKTIT TË “RILINDJES….!!!” – Nga ILIR ÇUMANI

 Kryeministri Rama me të tijët në qeveri e në parlament, mburret e kapardiset se, në muajt shtator – tetor të këtij viti, do të nisin punimet për hapjen e një kantieri të madh energjitik, më i madhi në 100 vjet…(!!!) Fjala është për Parkun e Energjisë Diellore në Karavasta të Divjakës. Propaganda e qeverisë hapi këto ditë siparin përmes mediave të kapura dhe të blera nga Kryeministri, e, gjithashtu rrjetet sociale të aradhës së Rilindjes po çahen nga Tam – Tamet e kësaj propagande për këtë investim që kushton jo pak, por 100 Milion Euro….(!!!) “….Punë dhe Vepra…”, – thonë ata, dhe ngazëllehen kur përmendin shifrën 100 Milion Euro të këtij investimi të madh, që, gjithsesi, është më i vogël se shuma prej 110 Milion Euro nga dëmi emonomik që Despoti ynë Edi Rama i ka shkaktuar ekonomisë së vendit tonë, më i varfëri në rajon dhe në Evropë. Ky dëm, ka ardhur si pasojë e tekave dhe kapricove nga konflikti që Kryeministri nisi vitet e fundit me sipërrmarësin dhe investitorin italian të medias së ish televizionit Agon Channel, Francesco Beccetti, ku Arbitrazhi i Gjykatës Ndërkombëtare, përmes Vendimeve të formës së prerë e detyron Shqipërinë të nxjerrë nga thesari i shtetit shqiptar këtë shumë për t’ia paguar në formën e Dëmit të shkaktuar këtij shtetasi të huaj për faj të Kryeministrit konfliktual Edi Rama, i cili hakmerret ndaj të gjithë atyre investitorëve strategjik kur ata nuk i shkojnë pas avazit “Liderit të Ballkanit”. Dhe po të mendosh se ky është vetëm një rast, nga shumë raste të tjera që, për faj të Kryeministrit, populli i varfër shqiptar si taksapagues, do ti paguaj si haraç sa frëngu pulën të gjitha tekat dhe kapriçiot e Edi Ramës, që kanë të bëjnë me çështje të tjera që janë gjykuar dhe po gjykohen nga Gjykatat dhe Arbitrazhi Ndërkombëtar dhe që kapin edhe këto shifra të frikshme prej qindra e qindra milion euro të tjera…. E sërish kapardisen dhe mburren në rrjete sociale, në media e kudo kur proklamojnë: “…..PUNË dhe VEPRA….”. E nëse të gjitha këto bëma quhen “PUNË”dhe “VEPRA”….”, një DJALL shkofshit të gjithë ju së bashku me Despotin tuaj që i jeni bërë bela këtij këtij populli, i cili nuk ka për t’ju harruar për gjithçka i keni bërë dhe po i bëni këtij vendi…..

Zbardhet dosja: Martin Camaj u mor me detyrim në Sigurimin e Shtetit, por i dezinformoi!

Fatmira Nikolli

TIRANË

Botimi i një artikulli nga Auron Tare, ku shkrimtari Martin Camaj përmendej si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në komunizëm dhe shihej nën hije dyshimesh mbi bashkëpunimin e tij me agjenturat e huaja, ngjalli shumë reagime në rrethet intelektuale të vendit.

Arsyeja qe e thjeshtë, për ta, shkrimtari nuk mund te prekej, as të ç’mitizohej, sepse miti nuk qe i rremë. Por mes studiuesve të letërsisë, dosja e tij nuk njihej. Në fakt, të paktë qenë ata që e kishin konsultuar dosjen, ku Camajt i mvisheshin ‘dritëhije’.

Mes tyre, Ardian Ndreca, që në krye të herës, tha se në dosje nuk ka asnjë dokument të vetëm që ai të ketë punuar për Sigurimin. Në lamin e mendimeve kundërthënëse, me vend u gjet pikërisht shqyrtimi i dosjes së Camajt, në bashkëpunim me Institutin e Historisë. Çka bie në sy në të është dallimi prej dosjeve të tjera.

“Dosja e Camajt, jo e zakonshme. Nuk eshte dosje bashkepunetori, por te perndjekuri”, thotë historiania Sonila Boçi.

Mes fletëve të para, del i qartë plani i Sigurimit të shtetit për ta rekrutuar 23-vjeçarin, pjesë e një grupi antikomunist.

“E kane arrestuar qe ta perdornin”, shton ajo.

 

Ndonëse sipas dosjes rezulton se ka pranuar të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit, një prej dokumenteve që nuk është përmendur deri tash, tregon edhe mënyrën se si Camaj pranoi. Në tërësi, fletët për Camaj në Shqipëri, janë krejt pak. Nga viti 1948 ato kalojnë në heshtje direkt në vitin 1957, duke lënë 9 vite në një terr, për të cilat më vonë ka shumë aludime.

“Camaj bashkëpuntor nën detyrim”, thuhet në dosje.

“Dosja nuk flet per torturë, thuhet u mor me force”, thekson Boçi.

I marrë me detyrim, çka nënkupton torturë ose presion, rioshi Camaj, do të niste lojën e vet të mbijetesës për ditët e mbrame në atdhe. Edhe kjo, nëse sot në liri, ne ia japim të drejtën të ketë kërkuar mbijetesën. Vetëm 10 fletë janë jeta e tij në Shqipëri, mandej është përndjekja e tij kudo. Arratisja do të ishte e shpejtë.

“Dosja tregon qe Camaj e dezinformoi Sigurimin”, vijon historiania Boçi.

Se çfarë kishte ndodhur me Camajn, kur i ktheu shpinën përgjithnjë vendit, ku la shpirtin, e që lartësoi në gjithë veprën e tij letrare a studimore, mund ta mësojmë më vonë, kur të kemi përgjigje të konfirmuara për pyetjet që mund të ngremë. Sipas Sonila Boçit, për aq dokumente sa kemi mbi figurën e tij, nuk mund të hidhet baltë.

“Komiteti i Prizrenit? Nuk del roli i Camajt atje. Permendja e Camajt dhe roli jane gjera te ndryshme”, shprehet ajo.

Pasi e kishin arrestuar, rekrutuar me detyrim, ai do te arratisej per te shkuar ne Jugosllavi, Rome e mandej ne Gjermani. Ne dekadat e mallit per atdheun, çka dëshmohet në letërsinë e mbërritur vonë, ai ruajti një profil intelektual, duke e përjashtuar politikën, çka shpjegon mërinë për aludimet ndaj tij dhe njëherit e shfajëson. Kjo e dhënë përmendet edhe nga dosja e sigurimit, ku madje thuhet se do përpiqen të përdorin dashurinë e tij për vendin që ta afrojnë.

“Camaj zero marredhenie me politiken. Camaj agjent? Do te ishte krejt atipik!”, thotë Boçi.

Besueshmëria e dosjeve në vetvete është marrë gjithëhere me rezerva. Ish të dënuar kanë rrëfyer se dëshmitë nënshkruheshin me dhunë. Petro Marko rrëfente se si i vdiq në dhomën e burgut inxhinieri Stanislav Zuber, po prej dhunës së hetuesve. Në anën tjetër, po aq, duket se mund t’u besohet vetë informatorëve dhe dozave ideologjike të përcjella prej tyre.

“Në dosje ngaterrohen faktet me opinionet. Dosja e Camajt nuk ka fakte, duhet vertetuar”, thekson historiania.
30 vite pas rënies së regjimit, autorët dikur të ndaluar, rikthehen në vëmendje, vetëm kur ka përvjetor a kur dokumente të kësaj natyre dalin në pah. Kësisoj, trashëgimia e tyre, që dikur qe e mohuar, serviret here e manipuluar e herë e gjykuar, e në tërësi e copëzuar. Dhe nëse i rikthehemi sërish retorikës së vjetër, me patriotë e tradhtarë, më së paku duhet të biem dakord, për atë që ishte dhe do të duhej të ishte shpjegimi i termave në vetvete.

“Ç’mitizim? Atdheu e partia ishin nje. Po te ishe kunder partise, ishe tradhtar”, shton ajo.

Dosja e Camajt shpërfaq nëse u referohemi dokumenteve, mënyra presioni dhe rrekjeje për ta demaskuar para shqiptarëve të mërguar. Vetë Sigurimi përmend asgjësim fizik, letra anonime drejt tij dhe shqiptarëve që e njohin, si edhe plane për të izoluar mes bashkëkombasve. Narrativa e kahershme rizgjohet. Asgjë mangut prej saj. Nëse dikur i pamë si tradhtar, e tani si agjent, a po i përjashtojmë përgjithnjë të mërguarit?

Ose atëherë, pse shteti shqiptar nuk u dha vendin e munguar, qoftë për të plotësuar më shumë boshin e vet të pamatë? Në mos asgjë, a vlejnë tashmë fonde e projekte të mirëfillta për jetën e veprën e tyre, që hijet e drita të ndahen? Camaj e kish njohur mospërfilljen, si mallin dhe harresën. Më e shtrenjtë për të qe liria. Iku duke marrë me vete Shqipërinë dhe studimet e letrat u bënë rrufeprojsa e tij. Ai e dinte se poetët vriten, ndaj mbijetoi duke kërkuar Itakën. Tashmë duhet përfshirë ai që më herët që fshirë.

Qiriri i Gjuhës Shqipe (përsiatje nën diellin e korrikut) Nga Rajmonda Belli Gjençaj

Nxitoj të shtrihem në shezllong. Mjekët këshillojnë që ora 11 e mëngjesit nuk duhet të na e gjejë kokën në diell. Mjeket kanë të drejtë. Nxehtësia të pjek. Ka filluar të ndihet, pa shkuar ora 9:00. Nxitoj në rrugicën që të shpie në plazh dhe një grup fëmijësh majë biçikletave më vijnë përballë. Të ngazëllyer, të gjithë në ngjyrën e çokollatës, këndojnë një këngë. U vë veshin. Kot, ashtu për qejf. Aq të lumtur sa janë ata! “Morning, morning, my dear friend!” Kënga tingëllonte si një përshëndetje. Në gjuhën angleze. U ngazëlleva. Jo për melodinë. Për fjalët. As për fjalët, jo. Për gjuhën. “Paskan ardhur turistë” – më shkoi nëpër mend. Një ndjenjë e fortë patriotizmi më mbështolli. Pas pandemisë, të hasje në turistë të huaj, donte të thoshte shumë. Të paktën ky biznesi këtu mes vilash dhe apartamentesh plot sqimë, do t’ia dilte të mbijetonte. U lumtë atyre turistëve; ç’ishin amerikanë apo anglezë, që ia kishin gjetur të çarën gardhit të pandemisë. Më shumë se kaq; kishin zgjedhur Shqipërinë, për të shpenzuar paratë e tyre. Turizmi është frymë për ne dhe më e pakta që mund të bëjmë është të ngazëllejmë. Si të ngazëllejmë? Pse po fiton para ai tjetri? Pa lidhje. Nejse, mbase një ditë do të jemi aq të mbarë sa të ndryshojmë mendje. Unë kam të drejtë të ngazëllej dhe kjo ndjenjë e mirë nuk më ndahet edhe tek thekem në diell. Si për inat të atyre, që nuk duan të ngazëllejnë, një çift turistësh të huaj, janë ulur në shezllongun ngjitur me timin. Nga e dallova? Fare thjeshtë. Flasin anglisht. Jo me mua. I flasin të birit, një bukuroshi biond, qe sytë i ka si copëz qiell. Anglishtja e të voglit ishte më anglisht, por sidoqoftë merreshin vesh mes tyre. “Mbase s’janë anglezë, as amerikanë” – hamendësoj unë. Sa vende ka në botë ku flitet anglisht… U nanurisa një copë herë, me zhurmën e dallgëve të detit, por një e qarë më mbërriti deri në çaçkë të kokës. U zgjova. Aty e mora vesh se paskësha fjetur. E dini kush po qante? Ai biondi bukurosh, që fliste anglisht. Kthej kokën nga shezllongu ngjitur. Nuk ishte më aty, as burri dhe as gruaja, që me gjasa, qenë prindërit e fëmijës. Ishte një grua tjetër. E moshuar, bionde dhe ajo, por, sa çudi, ajo ditka shqip. Turiste që flet shqip? Dhe ç’të folur se? Ky po që ishte zbulim. Unë kthehem e gjitha drejt gruas së moshuar dhe ajo merr zemër e më flet. Në fillim s’e kuptova. Ia vura fajin diellit. “Ç’të duhet o grua? – i them vetes. – Flihet nën diellin e korrikut?”. Pastaj fqinja e shezllongut ma përsërit hallin. Jo, s’ka mundësi. Duhej të shkoj te dushet aty pranë dhe ta ve kokën nën ujin e ftohtë. Mirëpo jo. S’është nevoja. Si gjyshja, si unë, në rregull ishim. Gjyshja më thotë se i duhet të gjejë një fëmijë që flet anglisht. Çfarë? Një fëmijë që flet anglisht? Në mes të plazhit? Po pse? Sepse nipi i saj shqiptar nuk fliste shqip dhe s’kishte me kë të luante. O Zot, na ruaj mendjen!…Këta të bëjnë të dalësh me zor nga petku i ateizmit. Por s’ishte koha për përsiatje filozofike. Gruaja e moshuar ishte vërtet në hall. Po si t’ia bënim që i nipi të mos grindej më? Fliste anglisht, por të qarët alla shqiptarçe e kishte. Ulërinte sa kishte në kokë dhe përplaste këmbët në rërë. Më keq akoma. E ngrinte rërën përpjetë dhe na i sillte drejt e në gojë…. Eh, ç’na gjeti! Vërtikthi më shkoi mendja te ata turistët e vegjël me biçikleta. Ata që e kishin filluar ditën me këngë anglisht. Paskëshin qenë edhe ata bashkëkombësit e këtij qaramani të vogël. Po ku t’i gjeja ata? Rrezik, në një shkollë shkonin, po këtu shezllonget i kishin të ndara. Ose mbase nuk studionin në të njëjtën shkollë. Ama që ishin nxënës shkollash private ku mësimi jepej në anglisht, kjo nuk diskutohej fare dhe duket ashiqare që në shkollat ku ata nxënë, nuk flitet shqip. Për herë të parë fjala “snob” m’u duk e pështirë. Sa të tilla kishin mbirë këto tridhjetë vjet të rrëmujokracisë sonë? Unë brenda disa orësh në një ditë të zakonshme vere, kisha hasur një grup bajagi jo të vogël shqiptarësh që s’di pse refuzonin të flisnin gjuhën amtare. Ç’kishin me shqipen? Një Zot e di. Ja, prapë, mendja te i gjithëfuqishmi më shkoi. Ah sikur të na bënte tani një mrekulli që të gjendej një anglisht folës. Do të na binin veshët rehat. S’e di tamam, tamam, atë punën e energjisë që lidh gjindjen mes tyre, por kjo funksionoi edhe me qiellin. Papritur gjyshja bionde e anglishtfolesit biond u shfaq me një picirruk syjeshil. I bukur sa më s’bëhet. Po kujt i hynte në punë nuri i të voglit. Ajo që na duhej ishte e folura e tij. E vështrojmë me dyshim mysafirin e ëmbël, që shtrëngon për dore një gjyshe që s’është e tija. Për sa kohë do të rrijë aty, do të jetë një shoqërues i nipit të saj. Njësoj sikur ta kishin marrë me qira. Nejse, këto marrëzira vetëm ne të rriturit i mendojmë se ata e gjejnë fjalën me njeri-tjetrin. Ama, një pyetje, avullon në ajrin e nxehtë. Po ky syjeshili, ku e ka mësuar anglishten? Ah, po, si s’më vajti mendja. Në shkollat anglisht-dhënëse, përfshihej edhe sistemi parashkollor. Më në fund u qetësuam. Biondi sybojeqielli pushoi së qari dhe iu fut punës, tok me ndihmësin pesëvjeçar. Ndërtuan një kala të madhe, mu në breg të detit. U rreka të sillja ndërmend kështjellën e Krujës, por ishte e kotë. S’i afrohej fare. Ama kështjellat e Skocisë t’i kujtonte fare mirë. Ç’faj kishte kalamani? Ato i tregonin, ato bënte. E rëndësishme, të mos fillonte të qarët. S’ishte e thënë. Ai syjeshili, pasi ndërtoi kështjellën, na la pendët. S’i vije dot faj. I vogël. I madhi u nis të qante, por rrugës ndërroi mendje. Zgjodhi të hynte në det. Kjo ishte ç’ishte! Nje mesele tjetër në breg. Për të qarë e për të qeshur. Biondi kanakar i gjyshes i kishte vënë “krahëzat prej plastike”, por gruaja e moshuar, sidoqoftë, i druhej detit. A e bënte për inat të së gjyshes, që nuk fliste anglisht, a sepse i kishte shkrepur të notonte, aty ku këmbët s’e cikin tokën, s’e di. E vërteta ishte se nipçja qe shtyrë ca si tutje. Në solidaritet me zonjën e moshuar, disa plazhistë u ngritën në këmbë. Tok me ta edhe një katërkëmbësh, që sfidoi vapën dhe zuri vend në krah të gjyshes. Ky ishte çasti kur zërat u dyfishuan. Befas kuptuam se gruaja e moshuar nuk ishte krejt e paditur në raport me gjuhën e huaj. “Kam, kam! (Come, come!) – i thërriste ajo të nipit, duke tundur krahët në drejtim te tij. “Ham, ham!” – i bashkëngjitej lutjes së saj, thirrja e kafshës së fisme, që s’ia ndante sytë detit. Kështu një copë herë. “Kam, kam!” – gjyshja. “Ham, ham!” – qeni. Firauni në det po dëfrehej mes dallgëve. Me në fund, shyqyr; iu tek të vinte drejt bregut. Gjindja u qetësua. Qeni tundte bishtin i gëzuar sa më s’ka. Unë, më e gëzuar se qeni, kujtoja se e lehura e tij, kishte qenë në gjuhën shqipe. Pinxhoja, që na i kishte bërë gjakun ujë, iu hodh qenit në qafë. Kot e kishte. Qeni s’dinte anglisht. Po edhe sikur, s’i bënte dobi. Se gjyshja nuk ia zgjati. I futi një të sharë shqip, pastaj edhe një “ledhkë” pëllëmbësh nga pas, edhe më shqip dhe e zvarrisi përmes rërës… Të gjithë zunë vendet e tyre. Edhe qeni gjithashtu. Po unë s’jam e qetë. Tani nuk më djeg dielli. Harroj edhe këshillat e mjekëve. Tani po më përcëllon shpirti. Si ka mundësi? Nuk kam asgjë kundër gjuhëve të huaja. Jam e pasionuar pas tyre, por Zoti na ruajt, (ja prapë te Zoti më shkon mendja), ç’emër t’i vëmë kësaj? Një fëmijë shqiptar që nuk di gjuhën e vendit, ku i ka rënë koka? Dhe fap më feksin ca vargje të mësuara që në fillore:
Mëmëdhe quhet toka
ku më ka rënurë koka,
ku kam dashur mëm’e atë,
ku më njeh dhe gur’ i thatë
ku kam pasurë shtëpinë,
ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qënë
dhe varret q’i kanë vënë,
ku jam rritur me thërrime
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam farë,
ku kam qeshur, ku kam qarë,
ku rroj me gas e me shpres,
ku kam dëshirë të vdes .

Çdo të kishte bërë Andon Zako Cajupi, po të kishte qenë sot bashkë me ne? Pale pastaj sikur të thërriste edhe Naimin, që do të vinte me lot në sy duke ngashëryer vargjet:
Pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur’edh’e lirë,
Si gjuhë perëndie.

Jo, asnjë nga ata nuk do të kishte mundësi të vinte. Qarkullojnë zëra se Rilindjen Kombëtare e kanë hequr nga kurrikulat e shkollës. Nuk e di sa e vërtetë është. Mbase ka ndodhur ndonjë lajthitje për shkak të të nxehtit të sivjetëm. Mbase kur të vijë vjeshta e moti të freskojë, do të ftohen edhe mendjet e ndoca zyrtarëve që firmosin shqip, në borderotë e rrogave të tyre. Dhe do të kujtohen për gjuhën shqipe. Të masakruar, prej kushedi prej sa kohësh. S’e kini vënë re? Shkronja të hedhura, sipas dijes së secilit. Dikujt nuk i pëlqen “ë”-ja e nuk e vë fare. Ka nga ata që e kanë aq për zemër, sa që e vënë, ku t’ua zërë dora. Shkronjën “ç” e kemi harruar se ç’funksion ka. Shumë mirë e kanë. Kur kemi shkronjën “c”, ç’na duhen bishtat? Dhe për t’i rënë shkurt, shkronjat “s” dhe “e” i shkruajmë bashkë edhe si lidhëse, edhe si folje. Kush është i zoti ta bëjë vetë dallimin. Ah, se mos harroj. Është dhe fjala “burrë”. Për atë që nuk e di, shkruhet me dy “rr”. E shkruani me një “r”? Pse, nënkuptoni ndonjë gjë? Mbase, por kësaj toke s’i kanë munguar burrat e nderuar, dijetarë e atdhetarë, që me fjalë të thjeshta dhe punë të mëdha, na mësuan se pa gjuhën, një popull është i destinuar të zhduket. Mos shkoni më larg, se “Fjalët e Qiririt”:
Në mes tuaj kam qëndruar
e jam duke përvëluar,
që t’u ap pakëzë dritë,
natënë t’ua bënj ditë.

Nuk e di si do t’i tingëllonin në anglisht vargjet e Naimit, atij spitullaqit të vogël biond. Por mua në shqip më tingëllojnë si thirrje e shpirtit: Njerëz, mos e lini të fiket qiriri i Gjuhës Shqipe!

Autori i Librit Kurbani Sulltan Rama bëri kurban kushtetutën në vigjilje të Bajramit – Nga AZGAN HAKLAJ

 

Nëndetësja 106-të e Edi Ramës, kopeja e tij politike me të cilën ai shpresoj se i dha fund sovranitetit të vendit, kushtetutës, opozitës dhe Presidentit të Shqipërisë, si mbrojtës e garant i pluralizmit e zgjedhjeve të lira e të barabarta, si faktor themelorë i demokracisë është një markë e prodhimit ruso- turk, manovra e parë e së cilës, ose më mirë pagëzimi i saj, si mjet kërcënues ndaj perëndimit dhe Natos u demonstrua qysh në zgjedhjet moniste të 30-të qershorit.
Demokracitë e mëdha perëndimore, SHBA-ja dhe BE-ja e kishin në dorë qysh një vit më parë t’i lanin duart me Kryeministrin Shqiptar, themelues dhe udhëheqës i sektit të “rilindjes”, një organizatë kriminale, hibride simbiozë e politikës dhe krimit të organizuar, qëllimi i vetëm i së cilës është destabilizimi i Shqipërisë e kthimi i territorit të saj në një demon sllavo- otoman, i cili të bëhet një kryeurë, nga ku Rusia bolshevike e Car Putinit, Turqia e Sulltanit Erdogan, e në prapaskenë Kina Maoiste, djepi i komunizmit e covidit 19-të të ndërmarrë sulmin e kordinuar ideologjik, ekonomik, ushtarak e biologjik.
Një ëndërr e kahershme e perandorive të lindjes, të atyre antike, të mesjetës e të shekullit të XX-të.
Misionarët perëndimorë, të cilët hartuan marrveshjen e 5-së qershorit nuk e dinë se e drejta zakonore shqiptare, kushtetuta më e vjetër e botës në të cilën sanksionohet se dorëzania është institucioni themeltarë i çdo marrveshje, e kur ajo prishet në mënyrë të njëanshme nga njëra palë, arbitrit, dorëzanit si mbetet gjë tjetër veçse ta shtrëngojë me forcë palën prishëse për ta përmbushur atë, ose ta anullojë marrveshjen, ose të tërhiqet si garant’i saj.
Edi Rama, autori i Librit Kurbani guxoj me Parlamentin e tij gjysmak’, me opozitën parafabrikate ta bëjë kurban, në vigjilje të Bajramit kushtetutën e sovranit, të cilën e ka votuar populli me referendum dhe ta shkelë marrveshjen e 5- qershorit, të arritur me dorëzaninë e SHBA-ve dhe BE-së.
Pas “triumfit” Rama menjëherë zgjodhi si simbolikë Luigjin e XIV- të, mbretin diell dhe u bëri karshillëk opozitës së bashkuar reale, mazhorancë morale tashmë, Presidentit si garant i kushtetutës, sovranit dhe institucioneve ndërkombëtare.
5 qershori nuk është marrveshja e vetme që ka prishur Edi Rama sepse kodi i besës, nderit e fjala e mbajtur janë krejtësisht të huaja për të.
Filozofia politike e këtij Haxhi Qamili të shekullit të XXI-të është dyfytyrësia, besëprerja, mashtrimi, arroganca, shantazhi, përdorimi i shtetit për pushtetin.
Guximi i tij për ti bërë nul rekomandimet e detyrueshme të Brukselit, madje edhe të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është një fenomen as i ri dhe as i papritur.
As vetë Kim Jungu i Dytë, diktatori i plotëfuqishëm e gjakatarë nuk ka guxuar tu bëjë thirrje amerikanëve për të mos e votuar Donland Trumpin, që sipas Edi Ramës përbënte rrezik të madh për njerëzimin.
Rama përkundër faktit se e gjeti Shqipërinë antare të Natos dhe aspirante për antare të BE-së, një vend që falë reformave të mëdha në fushën legjislative, ekonomike e sociale, që kishte garantuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, guxoj ta kthejë territorin shqiptar, në zemër të Europës në një distrikt të krimit të organizuar, në një narkoshtet, e në një Kolumbi të kontinentit të vjetër.
Në 7-të vjet të qeverisjes së tij Shqipëria është larguar çdo ditë e më shumë nga rruga e saj euroatlantike.
Banda qeverisëse e rilindjes ka shkatërruar superstrukturën ekonomike të vendit përmes një grushti oligarkësh, të cilët kanë monopolizuar degët më të rendësishme e jetike të saj, por për më tepër ka shkatërruar parlamentarizmin, procesin zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, institucionin e votës së lirë, ka invaduar institucionet kushtetuese dhe ato ekzekutive e ligjzbatuese duke i marrë nën kontroll, në krye të cilave ka emruar njerëz me të kaluar kriminale, të cilët janë të detyruar të kthehen në sejmenë e eunukë të bindur të Sulltan Ramës.
Teksa ndiqja maskaradën e palaço parlamentarëve, me kujtua asambleja kuislinge e vetëquajtur kushtetuese e 12-të prillit e vitit 1939-të, e kryesuar nga Xhafer Ypi, që ju bind Jakomonit për të rrëzuar monarkinë, abrogoj kushtetutën e vitit 1928-të, i dha fund me ligj sovranitetit kombëtar, duke krijuar qeverinë e Shefqet Verlacit, e cila i dhuroj kurorën Mbretit Viktor Emanuelit të tretë, i cili e ushtronte pushtetin në Shqipërinë e aneksuar nga Italia nëpërmjet Mëkëmbësit të Përgjithshëm Jakomon.
Ashtu si 159-të antarët e asamblesë kushtetuese të vitit 1939 -të, edhe 106-të kllounët e nëndetëses ramiane votuan kundër vlerave të demokracive perëndimore të SHBA-së dhe BE-së, duke instaluar një regjimin autokratik.
Votuan si sejmenë të bindur të Kryeministrit fashist të rilindjes.
Votuan kundër parlamentarizmit, pluralizmit politik e zgjedhjeve të lira.
Edi Rama në histerinë e tij të “fitores”, e nën efektin e drogave të forta dhe adrenalinës ruso- turke guxoj t’i kërcënojë trupën diplomatike të akredituar në vendin tonë, opozitën e bashkuar, Presidentin e Republikës Parlamentare, madje vetë sovranin duke u vetëshpallur sundimtar suprem dhe vetëpagëzuar si mbreti diell, ashtu si Luigji i XIV-të.
Zhupan Rama dhe sejmenët e tij janë dehur nga overdoza, por shpresojnë më kot tek një fitore si ajo e Pirros, ashtu si Millosheviçi i cili në vitin 1989-të nën peshën e tankeve dhe topave e detyroj Kuvendin e Kosovës të votonte heqjen e statusit kushtetues të saj si krahinë autonome e Federatës Jugosllave.
Është imperativ historik i Atdheut, që nga nga lideri i opozitës së bashkuar, Basha, Presidenti Meta të thërrasin sovranin që t’i tregojnë vendin që meriton këtij Haxhi Qamili që të mos ndodhë si me “Spakun” e rilindjes që u dërgon mandate arresti atyre që kanë ikur në botën tjetër para dy vitesh.

Rënia drastike në sondazhe, a do të vendosë Trumpi të nxisë konfliktet urbane në mënyrë që të rizgjidhet? – Nga JANUSZ BUGAJSKI

Me mbështetjen ndaj Donald Trump në rënie sipas sondazheve të opinionit publik, Presidenti mund të vendosë të nxisë konfliktet urbane në mënyrë që të rizgjidhet.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë vetëm pas tre muajsh dhe Shtëpia e Bardhë duket gjithnjë e më e dëshpëruar pasi mbështetja për kandidatin e Partisë Demokratike Joe Biden po rritet dhe Trump po humbet edhe në shtetet kryesore të betejës së tij, (shtete) në të cilat fitoi me diferencë të ngushtë në 2016-ën.

Të gjitha sondazhet, përfshirë ato që favorizojnë Trump, tregojnë se gjatë tre muajve të fundit Biden e ka rritur diferencën në shifra dyshifrore. Një vëzhgim i fundit i Universitetit Quinnipac, një nga sondazhet më të respektuara në vend, tregoi se Biden kryeson me 51% ndaj 38%. Vetëm më pak se një e treta e votuesve e përkrahin (mënyrën e) trajtimit të pandemisë nga Trump ndërsa shifrat e sondazheve për vendimet e tij mbi ekonominë janë gjithashtu në rënie e vazhdueshme.

Sidoqoftë, Trump nuk duhet të shpërfillet, pasi ai mund të rrisë ndjeshëm mbështetjen për një çështje kryesore – sigurinë e brendshme. Me pak (aspekte) pozitive, fushata e Trump do të përqendrohet në dy aspekte negative që mund të rrisin shqetësimin në popull: prishjen e ligjit dhe rendit si dhe mbështetjen e pretenduar të demokratëve për shndërrimin e SHBA në një shtet socialist.

Shumica dërmuese e demonstratave për drejtësi ndër-racore dhe për reformimin e policisë kanë qenë paqësore. Sidoqoftë, në mjaft qytete një pakicë radikalësh janë përpjekur të shtien në dorë rrugët, kur shumica paqësore shpërndahej. Disa kanë sulmuar policinë, kanë vandalizuar ndërtesat publike dhe kanë nxitur trazira edhe duke plaçkitur dyqane e biznese.

Radikalët janë një dhuratë për Trump, i cili mund të pretendojë se ai është presidenti i “ligjit dhe rendit” që përpiqet të shpëtojë kombin nga kaosi dhe dhuna e rrugës. Edhe pse shumica e njerëzve janë të përqendruar në dështimin e Trump për t’i bërë ballë krizës shëndetësore dhe asaj ekonomike, nëse dhuna përshkallëzohet dhe demokratët përshkruhen si të dobët në trajtimin e rebelëve, atëherë numrat e sondazhit të Trump ka të ngjarë të fillojnë të rriten përsëri.

I vendosur për t’i hedhur zjarrit benzinë, Trump dërgoi ushtarakë federalë të armatosur dhe me uniformë për të shtypur protestat në Portland të Oregon. Operacionet e tyre në rrugë provokuan zemërim në mesin e autoriteteve lokale dhe në mesin e demokratëve në Kongres, të cilët pretenduan se në vend që t’i merrnin trazirat nën kontroll, në të vërtetë ata (forcat e armatosura federale) nxitën dhunën duke përdorur forcë të tepruar.

Administrata Trump, gjithashtu, po dërgon njësi federale në Chicago, Kansas City, Albuquerque, Cleveland, Milwaukee dhe Detroit, megjithë kundërshtimet e kryetarëve të bashkive lokale, të cilët kërkojnë ndihmën e tyre për të përndjekur krimet e dhunshme dhe jo për të sulmuar protestuesit paqësorë.

Si provokuesit e majtë ashtu edhe ata të djathtë do të kënaqen nga çdo lloj dhune pasuese, pasi në thelb të dy ekstremet do të preferonin një mandat të dytë të Trump.

Ultra të majtët kanë nevojë për një figurë të armikut të shtetit për të organizuar sulme ndaj pronës federale dhe biznesit privat, ndërsa ultra të djathtët kanë nevojë për një figurë mbrojtëse të shtetit për të sulmuar të majtët dhe armiqtë e tjerë. Nëse trupat federale nxisin protesta më përfshirëse dhe dhunë më të madhe, atëherë grupet militante ka të ngjarë të formojnë milici të armatosura ose për t’i mbështetur ose për t’i luftuar ata.

Në mjaft shtete, qytetarëve u lejohet të mbajnë armë haptazi dhe madje të sulmojnë me pushkë. Nuk është e vështirë të imagjinohet se si gjakderdhja mund të shkaktohej nga një incident i vetëm, i cili do të përhapej në qytete të tjera. Të djathtët militantë dhe supremacistët e bardhë do të pretendonin se po ndihmojnë agjentët federalë ose policinë lokale për të eliminuar kaosin dhe dhunën. Militantët e majtë dhe nihilistët do të pretendonin se po mbrojnë komunitetet nga terrori shtetëror dhe bandat raciste.

Dhuna pasuese mund të përshkallëzohet në luftë urbane me policinë e zakonshme e paaftë për të shtypur dhunën. Humbësit më të mëdhenj do të ishin lagjet e afrikano-amerikane që do të akuzoheshin për promovim të dhunës edhe pse fajtorët zakonisht vijnë nga jashtë (lagjes).

Drejtuesit e komunitetit me ngjyrë në Portland dhe gjetkë kanë kërkuar t’i jepet fund dhunës dhe shkatërrimit të pronës dhe i kanë etiketuar përplasjet në rrugë si një “spektakël i bardhë” që tërheq vëmendjen nga pabarazitë e vazhdueshme dhe, në të vërtetë, ndihmon racistët.

Nëse dhuna në rrugë vazhdon gjatë fushatës zgjedhore, Trump do të ketë një pretekst për të shpallur gjendjen e luftës në disa shtete apo edhe për të vënë në dyshim vlefshmërinë e zgjedhjeve të nëntorit. Tundimi do të jetë edhe më i madh nëse ai qëndron dukshëm pas Bidenit në sondazhet e opinionit publik.

Ai tashmë ka vënë pikëpyetje mbi legjitimitetin e fletëvotimeve postare gjatë pandemisë dhe do të kërkojë më shumë pretekste për të bindur përkrahësit e tij se zgjedhjet janë jolegjitime.

Por, pavarësisht llogaritjeve të Trump, një skenar alternativë, gjithashtu, mund të shpaloset gjatë në javëve të ardhshme. Trazirat civile mund të arrijnë të dëmtojnë më tej përpjekjen për t’u rizgjedhur të Trump, nëse ai shihet si shkaku kryesor i paqendrueshmërisë dhe ai thjesht nuk është në gjendje ta zgjidhë atë.

Wilson: Vuçiçi po e përgatit publikun për vendime të vështira

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është duke i përgatitur qytetarët për vendime të vështira në lidhje me çështjen e Kosovës, pasi thotë se për vendin nuk janë ditë të lehta.

“Unë e përshëndes ndihmën e presidentit Vuçiq në përgatitjen e Serbisë për këtë proces dhe për negociatat. Një bisedë e sinqertë me publikun, është më se e nevojshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, për faktin se do të ketë vendime të vështira dhe kompromiset janë të domosdoshme”, tha Wilson, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Wilson tha se guximi politik dhe udhëheqja janë të nevojshme që njerëzit të përqendrohen në të ardhmen.

“Unë jam i impresionuar nga kjo dhe shpresoj që kjo është vetëm një pjesë e procesit të përgatitjes së publikut për disa vendime. Një burrështetasit të cilët janë në gjendje të shohin se çfarë do të ndodhë dhe çfarë do të thotë kjo për shtetin e tyre për pesë, 10, 20, 30 vjet. Kjo është ajo që po ndodh tani, përgatitja e publikut që të kuptojë se kjo gjë është me të vërtetë e mirë për këto shtete”, tha Wilson.
Ai tha se marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë e qartë dhe të largojë pengesat që Serbia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian si dhe Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare.

“Ajo për të cilën ne po flasim është se kufijtë në rajon duhet të jenë më pak të rëndësishëm dhe mendoj se kjo marrëveshje mund ta shpejtojë një gjë të tillë, por duhet që të dyja palët të bien dakord për këtë, dhe ne nuk do të diktojmë diçka të tillë. Këshilli Atlantik po i sheh dhe mbikëqyrë të gjitha këto, por as Shtetet e Bashkuara të Amerikës as Bashkimi Evropian nuk do të diktojë asgjë,” tha Wilson.

Këshilli Atlanik, më 29 korrik mbajti një samit virtual me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ranë dakord që të përshpejtojnë lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në rajon.

Ata u zotuan se do t’i eliminojnë barrierat që kanë penguar rritjen ekonomike, si dhe u pajtuan që të ndiqet një plan për të tërhequr investimet e huaja direkte në rajon, sidomos tani kur ekonomitë e këtyre vendeve janë duke u përballur me pasojat e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Ndërkaq, pas 20 muajsh ndërprerje, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë rifilloi më 16 korrik.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takuan dhe thanë se kanë biseduar për çështjen e të pagjeturve dhe për çështjet ekonomike.

LISTË E SHKURTËR E ISH SIGURIMIT ENVERIST, SOT SHEFA TË LARTË INSTITUCIONESH – Nga AGRON TUFA

 

Tumori malinj që e bren prej kohësh shoqërinë shqiptare janë edhe kjo dorë gjëmëzezë e ish Sigurimit të diktaturës, që Rilindja i montoi në krye të institucioneve më të rëndësishme të shtetit. Ky detashment i policisë politike të enverizmit sot na është vënë garantues i luftës kundër korrupsionit. Ujqërit me mëlçi të varura përqafe! Ujqërit e mëdhenj dihen, i keni në Parlament, qeveri, bashki, gjykata, drejtësi, Shish, ushtri, polici, etj, kurse këta janë ata të maskuarit, që bëjnë kërdinë. Ata që kanë shkatërruer dje jetë njerëzore, s’e kanë aspak problem të ndërmjetësojnë korrupsionin dhe krimin sot.
Forca politike që do të përmbysë Rilindjen, për mua kriter minimal besueshmërie ka testin e çmontimit të kësaj lukunie, pa pritur që të dalin në pension. Përndryshe, mosveprimi ndaj tyre të bën njësh me ta, sikundërse e ka bërë njësh me ta Vetingun e Policisë!
Ja një listë e shkurtër e tyre:

Bashkëpunëtorë Sigurimi:

-ALBERT ABDULLAH DERVISHAJ, 30.09.1960, informator i Sigurimit nga data 25.6.1981.

Me shkollë të lartë të MPB-së, profili Sigurimi

-XHAVIT FETA SHALA, 8.7.1961
-GANI ISA ZENELI, 25.03.1959
-BESNIK LATIF SHEHAJ, 17.12.1955
-ARTAN PAJO SHKEMBI, 11.10.1967
-XHEVAHIR FARIK KARAJ, 24.2.1964
-NIKOLL PRENG RICA, 8.5.1957
-ILIRJAN KADRI MANDRO, 30.8.1961
-YLLI MITRO VASILI, 24.3.1958
-MEHDI ENVER ÇANGA, 12.12.1961
-KASTRIOT TAJAR SKENDERAJ, 10.2.1967
-EDMOND BAJRAM TARKAJ, 6.5.1966
-KRENAR VELI MUÇO, 1.8.1958
-ARJAN TAFIL FERI, 10.4.1962
-ANDON SOTIR MARKO, 5.1.1967
-SADRI MUÇ RAMÇAJ, 18.9.1959
-AGIM NAZIF HOXHA, 5.8.1969
-BEDRI HAJDAR HASANAJ, 5.4.1967
-BILAL MUHAMET SEMANAJ, 31.12.1969
-MYSERET AVNI HASANBELLI, 19.7.1961
-ZIJA MEHMET SULAJ, 16.5.1963

Të tjerë

-ARDIAN KUDRET FEZOLLARI, 27.03.1968, komandant toge, kampi i Spaçit
-Kujtim SEIT MUÇA 26.01.1964, Kufi,
-GEZIM MAN GOÇI, 17.04.1966, Kufi

Në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri falet namazi i Kurban Bajramit, Kosova anulon namazin nga shkaku i COVID-19

Në praninë e një numri të madh të besimtarëve mëngjesin e sotëm në të gjitha qendrat kryesore të vendeve të rajonit, si dhe më gjerë, me faljen e namazit të Kurban Bajramit ka filluar një nga festat më të mëdha të myslimanëve, Kurban Bajrami, raporton Anadolu Agency (AA).

Besimtarë të shumtë janë mbledhur në xhamitë në kryeqytetet Shkup dhe Tiranë për të falur namazin e Kurban Bajramit, por në bazë të një protokolli nga shkaku i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), duke përjashtuar Kosovën e cila anuloi faljen e namazit nëpër xhami shkaku i situatës epidemiologjike të shkaktuar nga kjo pandemi.

Si në çdo vend të botës, edhe Maqedonia e Veriut këtë vit festën e Kurban Bajramit e priti nën hijen e koronavirusit. Ceremonia qendrore, që tradicionalisht mbahet çdo vit, këtë vit nuk u mbajt për shkak të shpërthimit të virusit COVID-19.

Xhamia historike e Mustafa Pashës në kryqytetin Shkup ishte e mbushur me qytetarë, të cilët erdhën për të falur namazin e kësaj feste. Oborri i kësaj xhamie ishte i mbushur me qytetarë, por duke ndjekur rregullat kundër përhapjes së virusit.

Myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, hutben në këtë xhami e lexoi në tre gjuhë, në gjuhën shqipe, turke dhe maqedonase. Ai uroi besimtarët muslimanë, duke theksuar se këtë vit festa shënohet më ndryshe shkaku i pandemisë.

Po ashtu edhe besimtarët myslimanë në Shqipëri nëpër xhamitë e vendit kanë falur namazin e Kurban Bajramit, sipas një protokolli të masave për shkak të pandemisë COVID-19.

Ceremonia qendrore e namazit të Kurban Bajramit në Shqipëri është mbajtur në Xhaminë e Kokonozit në Tiranë me pjesëmarrjen e besimtarëve dhe klerikëve.

Namazi i Bajramit vitet e kaluara në Shqipëri është falur edhe në sheshet e qyteteve të vendit, por këtë vit për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit, besimtarët kanë falur namazin vetëm në xhami.

Në Kosovë, Kurban Bajrami filloi pa falur namazin e kësaj feste në xhami, shkaku i situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Dje, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, njoftoi se falja e namazit të Kurban Bajramit është anuluar me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës. Po ashtu falja e namazit u anulua në të gjitha xhamitë në vend për dhjetë ditët e ardhshme.

Myftiu Tërnava bëri thirrje për të shmangur edhe vizitat familjare dhe miqësore me rastin e Kurban Bajramit, si dhe që besimtarët t’u përmbahen shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve kur të urojnë festën.

Festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e namazit herët në xhami, pastaj vazhdon me prerjen e kurbanit, simbolit të festës, si dhe me vizitat tek të afërmit dhe miqtë. Përfaqësuesit e komuniteteve muslimane në këto vende kanë bërë thirrje për kujdes të veçantë shkaku i pandemisë së koronavirusit, duke respektuar distancimin social dhe higjienën.

Gjatë Kurban Bajramit, institucione dhe organizata të ndryshme shqiptare, por edhe nga Turqia do të shpërndajnë mish kurbani për familjet në nevojë, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

LUFTA PËR LUFTËN – Shefqete GOSALCI

 

(E kujt ishte lufta, e kujt është Liria, e kujt harresa, e kujt kujtesa, e kujt historia dhe e kujt (pa) përgjegjësia)).

A kemi kujtesë?

Të dashur vëllezër e motra, të dashur miq e shokë, shqiptarët e mi të dashur.

-Ju lus në emër të të gjithë të vrarëve, të masakruarve të pafajshëm, nga Serbia gjenocidale, (të të gjitha periudhave),si dhe atyre të luftës së fundit në Kosovë (1998/99), të cilët i pam me sy e i ndjemë me shpirt, që ti bëjmë (SUBSCRIBE) “YJET QË NUK VDESIN”, në YOU TUBE, të autorëve Nusret Pllana dhe Esat Shala të cilët janë mbledhës, të fakteve dhe dokumenteve, argumenteve të krimeve të Serbisë mbi shqiptarët, në mënyrë që ti shoh e gjithë bota dhe të bindet për monstuozitetin dhe përmasat e gjenocidit dhe ta njoh të vërtetën tonë të dhimshme historike.

Kujtesa si virtyt do të duhej dhe duhet të na preokupojë e të na obligoj mbase edhe të na alarmoj të gjithëve pa përjashtim edhe si individë edhe si institucione që historinë tonë të lavdishme ta shkruajmë e ta ruajm vet, ta mbrojmë e ta arkivojmē.

Harresa, si ves (është si kujtimet), sot do të na dhemb më së paku, krahasuar me dhimbjen dhe vuajtjet që do të mund t’u sillte brezave në vazhdim.

Akademitë tona të Artit e Shkencës, Insitutet e Historisë, e Tiranës dhe e Prishtinës, si institucionet më të larta shkencore duhej ta kishin prioritet mbi prioritete dokumentimin e krimeve shekullore serbe mbi shqiptarët, Sepse atyre u takon ti trajtojnë me priritet temat kaq të mëdha siç është lufta dhe vlerat e saj. Çka mund të ishte më e rëndësishme për shkencën shqiptare sesa tema e luftës, tragjedisë kaq të madhe kombëtare dhe mbijetesës.Ata kanë kapacitete shkencore, financiare dhe organizative për hulumtime të tilla. Le ta bëjnë sot. Ndryshe do të kuptohej dhe vlerësohej një libër i tillë i botuar nga dy Akademitë tona.

Përderisa Serbia (shtet gjenicidal që brenda 30 viteve të fundit bëri tre luftëra në Ballkan, vrau e masakroj qindra- mijëra njerëz të pafajshëm), ka mbushur Arkivat, rrjetet sociale, dhe ka shkruar libra të mbushura me rrena, trillime, e të pavërteta për shqiptarët dhe të njejtat tē përkthyera në shumë gjuhë të botës i ka botuar në miljona kopje i ka shpërndarë nëpër Ambasada, të shumë shteteve, dhe të njejtat i shpërndanë e i shet nëpër panairet e librave kudo nëpër botë duke ndotur kështu informimin e drejtë dhe tê vërtetë për shqiptarët jo vetëm në Serbi por në gjithë botën. Mos të harrojmë , bota çka lexon e beson.
Ditëve të fundit Serbia ka trilluar dhe një film të tillë (me të cilin pretendon ta paraqes Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si terroriste). Është po e njejta Serbi, “Akademia” e së cilës për më shumë se një shekull harton Elaborate nga Çubrilloviqët, Garashaninët, Andriqët, Rankoviqët, Millisheviqët…as këta të sodit nuk ndryshojnë aspak), shfarosëse për zhdukjen e shqiptarëve, (dhe duke e përdor rrenën si “argument dhe prioritet”, në mungesë identiteti, ajo ka mbijetuar. Fatkeqësisht avazin e vjetër e vazhdon edhe sot, (patogjinë dhe potolerueshmërinë ndaj shqiptarëve). Serbia jo që nuk ka kërkuar falje publike për krimet, gjenocidin dhe etnocidin në Kosovë (siç ka bërë dikur Kancelari gjerman Vili Brand në Varshavë të Polonisë në vitin 1970, Vuçiç nuk e ka kurajon e Brandit, që të përkulet i turpëruar në Prishtinë dhe të kërjëkoj falje, sepse falja do të nënkuptonte pranimin e fajsisë, por vazhdon në mënyrë të paskrupullt ta luaj lojën e “viktimës”.

Ne çuditërisht vazhdojmë më kompleksin e inferioritetit, thuajse asgjë nuk po ndodh!
Me gjithë këto argumente në duar (dhe shumë të tjera që ëdhtë dasht ti hulumtojmë e ti gjejmë, e se kemi bërë), nuk kemi qenë dhe nuk jemi as sot gjithaq vigjilent dhe të përgjegjshëm e nuk kemi ditur as ti ruajmë as ti plasojmë në botë.
Përgjegjësia është e përbashkët, kolektive.
Shteti dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë treguar duarshtrënguar dhe koprrace në përkrahjen financiare, stimulimin dhe motivimin e autorëve të këtyre veprave, (disa prej të cilëve kanë punuar qe dy dekada për ti shkruar ato vepra, kanë shitur dhe pronat e tyre private), në vend se ti sponsoronte veprat e tilla dhe ti kurajonte autorët për hulumtime dhe vepra të reja dhe tu jepte mbështetjr veprave të tyre. Në një shtet funksional, këtyre veprave do duhej dhënë prioritet mbi prioritete, (ndërkohë që nga institucionet e Kosovës në jo pak raste përkrahen “projekte koti” pa ndonjë vlerë të çmuar, të cilat edhe ndikojnë drejtëpërdrejtë në shkulturizimin e shoqërisë.
Apo nga këto vepra në të cilat shkruhet për luftën, dikush nga përfaqësuesit e institucioneve mund të mos ket fituar ndonjë shumë të majme financiare?

Pa faj në këtë drejtim nuk janë as mediat, sidomos ato elektronike shumica prej të cilave kanë mbushur TV e tyre me seriale (dikur latino- amerikane, tani turke, dhe kanë kontaminuar në sasi të ndjeshme hapësirat mediale ku gjithçka tjetër mund të gjesh veç edukatës e kulturës, duke ua shpërlarë kështu trurin qytetarëve të pafajshëm).

Botimin e veprave e tilla që dokumentojnë gjenocidin serb në Kosovë, do të duhej ta merrnin përsipër institucionet e Arsimit dhe të Kulturës, e ti shtypnin në mijëra kopje, ti përkthenin, ti shoqëronin me fotografi kolor, dhe ti shpërndanin nëpër Ambasada të të gjitha shteteve jo vetëm në Kosovë. Kushtueshmëria e tyre financiare ndoshta mund të duket shumë e lartë por mos të harrojmë se çmimi i mosbotimit dhe i neglizhimit “me ose pa qëllim e dashje”, të tyre do të jetë i shumfishtë për gjeneratat e ardhshme.
Kjo indiferencë, neglizhencë, dhe kjo harresë e “trashë” nuk justifikohet me asgjë, ama bash me asgjë.
Athua mund të falet sjellja juaj me aq komoditet ndaj diçkaje të ndodhur dhe të vërtetë, e cila është shumë e rëndësishme dhe e dobishme, është esenciale do të thoja është kapitale, të nxirret në dritë.
Herdokurë dikush duhet dhënë përgjegjësi dhe llogari.

Po ATA Heronjë e ATO Heroina, që punuan e luftuan ndër shekuj për ti thyer zingjirët e prangat e robërisë edhe atëherë kur nuk dukej dritë në tunel, ATA dhe ATO që besuan në vete dhe në LIRI, sakrifikuan gjithçka për Pamvarësinë dhe Lirinë tonë, athua si ndihen atje në Amshim, teksa ne i harruam që me lulen e parë mbi varr, dhe i përmendim hera-herës nëpër përvjetore pompoze derisa ua kemi mbuluar gjakun me harresë?

Po ato vajza të mitura dhe ato gra të pafajshme që u çnjerëzuan , u dhunuan e coptuan bajonetash nga barbarër serb nëpër shtëpitë e tyre, në emër të kujt “dorëzuan” nderin, trupin e shpirtin, dhe mbetën përjetësishtë “as gjallë as vdekë”?

Po ato foshnje që, që në embrion sapo kishin dëgjuar të rrahurat e para të zemrës, e që prindërit ende nuk ua kishin vënë emrat, e që u therrën me thika e bajoneta nga barbarët historik serb, veq pse ishin shqiptarë?

Po gjyshërit e prindërit tanë që në moshë të thyer u shkulën dhe u shprëngulën dhunshëm nga shtëpitë dhe trojet stërgjyshore, me torturat dhe mizoritë barbare serbe, ndërsa ata që nuk pranuan ti lëshonin pragjet e shtëpive të tyre u torturuan në mënyrat më çnjerëzore, u masakruan, u dogjën e u poqën të gjallë, e u hodhën bunareve e lumenjëve për ti humbur gjurmët
e krimeve ndaj tyre.

Po ata të rinjë shqiptar civil e të pafajshëm që u grabitën nëpër familjet dhe shtëpitë e tyre, nga policia dhe ushtria serbe, e që po quhen (të zdukur, ata nuk janë të zhdukur), dhe trupat e tyre u bartën në mënyrë të organizuar nga ushtria serbe, u mbytën me tortura çnjerëzore, u dogjën nëpër furrnalta të minjerave, e me hirin e tyre Serbia shtroj rrugët, të tjerët u mbytën nëpër frigoriferë dhe u hodhën lumenjëve, shumë të tjerë u varrosën në varreza masive e disa të tjerëve kafkat ua bënë llambadarë?

Po ata djem nanash shqiptare që u nxorrën me dhunë nga kolonat dhe u plaçkitën e u pushkatuan pa gjyq, para prindërve?

Po ato vajza e djem shqiptarë që nga përndjekjet sistematike të regjimit totalitar serb nuk arritën të martohen e të krijojnë familje, as të riprodhojnë as vetën e lëre më të shtojnë Kombin, me çka humbi sasi e madhe e energjisë së Kombit shqiptar?

E sa shqiptarë të palindur…?

Përbuzja e LIRISË!

Ato GRA e ATA burra që humbën familjet dhe gjithë çka patën e nga dhimbja e mërzia , të mbetur vetëm ranë në depresion e përfunduan spitaleve dhe çmendinave?

Po ATA e ATO ushtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), (që sipas statistikave të Ministrisë së Punës dhe Mirqenjes Sociale, të vitit 2010, (tani nuk e di sa është)), 49 ushtarë të UÇK-së, të harruar nga shokët e ditëve të vështira të luftës, të cilët “humbën” pas luksit të tepruar dhe posteve politike, “humbën” pas materjales, u pasuruan në krah të luftës, dhe u shkëputën lehtë nga idealet e dikurshme dhe e kaluara e lavdishme, thjeshtë u “dehën” nga liria dhe e përbuzën LIRINË, (mos harroni, HISTORIA është punë e madhe, ajo nuk falë). Po ua kujtoj sa për iluszrim një postulat të Hasan Prishtinës:
“DHE PARA SË GJITHASH, RUHUNI NGA MALLKlMI I HISTORISË, DHE MOS E HARRONI ATË KUR TA EPNI MENDIMIN TUAJ”.
Luftëtarët, të harruar, neglizhuar injoruar, të indinjuat e poshtëruar edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës, për të cilat kishin luftuar, ATA dhe ATO ia bënë gjyqin vetes?

Po ATA shqiptarë e shqiptare (afër një miljon) që dhunshëm nga policia dhe ushtria e Serbisë, u përzunë nga shtëpitë dhe pronat e tyre dhe u detyruan të ecin me km në kolona, disa edhe me trena u deportuan në vendet fqinje Shqipëri e Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi e prej andej shumica shkuan në vende të treta, shumica su kthyen më, u tretën rrugëve të
botës?

Po ATA mërgimtarë shqiptarë me djersën dhe mundin e të cilëve u ble armatimi dhe ushqimi i luftës dhe u mbajt e gjithë logjistika përcjellëse, shumë prej të cilëve erdhën kur i thirri gjaku?

Gjitha këto sakrifica mbinjerëzore, dhe “modele” vdekjesh padyshim që
u bënë në emër të Lirisë dhe të njerëzores, dhe si duket nuk na ndërgjegjësuan si shoqëri?
Si vend i paradoxeve që jemi, për mua personalisht ky është më i rëndi. Athua edhe çka duhet të ndodh me ne që të na ndërgjegjësoj e vetëdijesoj për ta mbrojtur Ushtarin dhe Ushtrinë tonë, me çka do ta mbrojmë Lirinë tonë kolektive?

Po si mbrohet Liria?

– duke harruar gjithçka u dha për të?
– duke e mbuluar kujtesën me kurora lulesh?
– duke u turpëruar nga temat “demode” dhe librat e luftës?
– duke u turpëruar për ti treguar dhunimet?
– duke u “mburrur” dhe “krenuar” me “asgjëtë” tona për luftën?
– duke abstenuar nga e vërteta?
– duke ua lënë brezave të ardhshëm, me dashje e qëllim, përsëritjën e historisë…?
– duke u mburrur, që harrojmë?
– kështu, ja mbulojmë diellin Lirisë!

Lufta dhe Liria mbrohen me Ligj!

Institucionet e Republikës së Kosovës (në këtë rast Parlamenti i Kosovës), si dhe subjektet politike përfaqesuese të të gjitha mandateve qeverisëse të pasluftës, edhe pas 21 vitesh të përfundimit të luftës, pamvarësishtë “përpjekjeve”, (qofshin këto edhe të ditëve të fundit), ende nuk arritën pajtueshmëri dhe unitet për miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

Lufta e drejtë dhe e pastër e çlirimtare e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës (1998/99), ka qenë e pashmangshme, e pabarabartë, e paevitueshme dhe e domosdoshme. Pa luftë nuk do të vinte kurrë Liria.
Vetëm atëherë kur ne si popull u vetëdijësuam, u mobilizuam, e shtrënguam armët në brez, dhe e bindëm vetën dhe botën se e kemi seriozisht luftën për LIRI e PAVARËSI, atëhërë reagoj bota demokratike Aleanca më e madhe ushtarake në botë NATO, dhe në emër të humanizmit përkrahu Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-në), si dhe të drejtën e popullit të Kosovës për LIRI.

Në mungesë të atij Ligji, u jepet mundësia dhe “liria”, cilitdo njeriu të lig e të pavetëdijshëm që në çfardo mënyre ta fyej, shaj e njollosë luftën e Shenjtë dhe të Shtrenjtë të UÇK-së, që me gjak e kemi pagu?
Paradox se jo mahi?

Ushtria Çlirimtare e Kosovës është KRYEVLERA e djeshme sotme, e nesërme, e përhershme dhe e përjetshme e Kombit shqiptar.
Ajo, ka në ballë vulën e GJAKUT të këtij populli të shumëvuajtur e të stërmunduar, që do ti shembëllej sa të ketë shqiptar mbi dhe, dhe e cila ka luftuar në emër të humanizmit dhe vlerës Universale të Lirisë, për ta mbrojtur popullin shqiptar të Kosovës nga kanosja e rrezikut të shfarosjes nga regjimi totalitar, hegjemonist e fashist i Serbisë.

Mosdenoncimi i Serbisë nga institucionet e Kosovës, për gjenocidin dhe krimet monstruoze serbe mbi popullin e pambrojtur shqiptar të Kosovës, mosndëshkimi i saj qe 21 vite …solli ndërrimin e roleve mes agresorit serb dhe viktimës shqiptare.

E kujt pra ishte lufta, e kujt është Liria, e kujt harresa, e kujt kujtesa, e kujt historia, e kujt (pa)përgjegjësia?

Për krimet e Serbisë në Kosovë kanë shkruar këta autorë, (të më falin ata për të cilët nuk e di):

Nusret Pllana, (Nusret Pllana dhe Hanëmshahe Ilazi janë bashkëautor të librit për vrasjen e fëmijëve në Kosovë), Afrim Mustafa, Habib Zogaj, Dan Ibrahimi, Ahmet Qeriqi, Bardhyl Mahmuti, Fetnete Ramosaj, (ish luftëtare e UÇK-së, e cila ka bërë aq shumë hulumtime të krimeve serbe të cilat edhe i ka publikuar në veprat e saj, dhe fatkeqësish bëri aq sa mundi dhe sa ishte gjallë nuk u trajtua dinjitetshëm nga institucionet e Kosovës, ndërroj jetë në kushte të vështira, dhe u varros me popozitet), Dibran Fylli, Ukë Thaçi, etj, ndërsa Esat Shala ka ruajtur shumë dokumente, fotografi, video-inqizime (pothuajse një Arkivë të tërë, dhe paradoksalishtë është i papunë).
Grup autorësh poetë, kanë botuar librin me poezi “Dritë mbi Plagë”.
Të gjithë këta autorë që kanë shkruar për gjenocidin dhe krimet serbe për mua janë Institucione në vete, (natyrishtë unë e përfaqësoj vetëm vetën).

Andaj, mendoj se është e udhës që përderisa këta autorë me shkrimet dhe publikimet e tyre kanë ruajtur një pjesë të kujtesës sonë historike kolektive, për ne dhe për brezat e ardhshëm, t’ju ndihmojmë edhe ne si qytetarë, (në mungesë të përkrahjes Institucionale, punë e tyre duhej të ishte), të vetëfinancohen dhe të arrijnë të plasojnë dhe të publikojnë faktet autentike dhe argumentet e tyre për krimet serbe në Kosovë, të grumbulluara qe njëzet vite, dhe të njejtat të mund ti shoh e gjithë bota në YOU TUBE,
“YJET QË NUK VDESIN”.

Përdesria Luftëtarët e Lirisë kanë luftuar të etur e të untë, kanë kaluar kufinjtë duke bartur në supe armatimin dhe municionin e luftës (duke bartur mbi supe LIRINË), kanë lënë gjymtyrët betejave, dhe kanë falur edhe më të shtrenjtën që falet, jetën pra, athëherë pse ne të mos i ndihmojmë bashkëluftëtarëve të luftës së djeshme dhe “luftës” së sotme për ti mbrojtur vlerat e luftës nga shtëpitë tona, pa u lodhur fare.
Po fundja, kush jemi ne (të gjithë pa përjashtim), (ky është luks i tepruar), që po tregohemi kaq indiferent e injorantë, shpërfillës, neglizhent e harrestarë ndaj kujtesës dhe historisë sonë të vjetër dhe të re?

Së paku të tregohemi më human e më njerëzor ndaj ATYRE, ndaj që u flijuan, ndaj gjakut e lotëve tanë, ndaj vetvetes, Kombit tonë të lashtë e liridashës, ndaj kujtimeve tona për TA, dhe në vend se ti harrojmë, të përpiqemi ama seriozisht, në çdo mënyrë të mundshme ta çmojmë, ta vlerësojmë, nderojmë e lartësojmë gjakun dhe veprën e TYRE.
Duke vepruar sot, lehtësojmë sadopak vuajtjet e popullit tonë.
Nuk mjafton krenaria.
Krenaria, duke mos e ruajtur veprën e tyre është krekosje e kotë dhe e humb kuptimin.

Na duhet ndërgjegjësim individual, kolektiv e institucional, këmbëngulje dhe vetëmohim ti dalim në mbrojtje vetvetës, TË VËRTETËS sonë të gjakosur, KUJTESËS sonë që armiqtë tanë shekullorë bashkë me “miqtë e rrejshëm” po përpiqen të na e mohojnë.
Kjo është punë e lehtë por paraprakishtë duhet të duash ta bësh, duhet ta duash ushtrinë tonë, dhe kjo përpjekje e jona kaq e vogël sot tregon nivelin tonë të pjekurisë, maturimin, kulturën tonë jo vetëm politike, ndërgjegjësimin dhe vetëdijësimin tonë si popull e Komb, dhe seriozitetin tonë për ruajtjen dhe arkivimin e KUJTESËS sonë Historike kolektive.

Arkivin e UÇK-së, Muzeun e krimeve serbe, Muzeun e Kujtesës, Muzeun e Zhbërjes dhe Holokaustit që ndodhi në fundshekullin e XX-të (1998/99), ne do të duhej ti kishim qysh pas mbarimit të luftës, (dhe jemi 21 vite pas luftës).
Kah po shkojmë…?
Një thënje e njohur amerikane thot:
Nëse nuk ka emra, njerëz, dëshmitarë, data, fotografi, vende, dëshmi…nuk ka ndodhur. Vitet po shkojnë e ne po vendnumërojmë.

Kush duhej ti themelonte këta Muze?
Natyrisht që shteti.
Por shteti jemi edhe ne, secili ngapak jemi shtet, sepse secili prej nesh duhet ta kishim dhënë ndonjë kontribut sado të vogël në këtë drejtim duke u treguar të zellshëm e vigjilent në rujatjen e shenjave të luftës, duke salduar KUJTESËN njëherë e mirë në trurin tonë si VLERË dhe si KULTURË.
USHTRIA, është atribut i shtetin ndaj ta mbrojmë atë që nesër në rast nevoje të na mbroj ajo ne.

Meqenëse shteti ynë Kosova, është ende i brishtë dhe me apo pa qëllim e vetëdije ndërgjegjësuese instutucionale nuk e ka trajtuar me seriozitetin e duhur këtë problematikë për mbledhjen, grumbullimin, ruajtjen, arkivimin, dhe plasimin e publikimin e krimeve serbe në Kosovë, ne bashkarishtë si qytetarë mund ta ndihmojmë shtetin tonë në këtë drejtim.
Ne jemi qytetatët e Kosovës, dhe Kosova është shteti ynë. Duke komunikuar, bashkëbiseduar dhe ndihmuar njëri- tjetrin në mbrojtje të këtyre vlerave kapitale të shtetit, të ushtrisë sonë, ne e ndihmojmë veten, rininë e shoqërinë tonë.

Ti përkrahim vëllezërit e motrat tona që shkruajtën për vlerat e luftës dhe krimet serbe, këta njerëz Atdhetar e të mençur e vizionarë, dhe të ju jemi mirënjihës që u kujdesën për kujtesën tonë kur ne ishim në gjumë.
Në këtë mënyrë Historia (që fatkeqësisht pak e shkruajtëm vet), dhe Historiografia jonë të mos jenë të ndryshme dhe të mos na përsëriten.

Ju jam fort mirënjohëse:
Nusret Pllana, Esat Shala, Afrim Mustafa, Ahmet Qeriqi, Hanëmshahe Ilazi, Fetnete Ramosaj, Bardhyl Mahmuti, Dan Ibrahimi, Nuhi Bytyqi, Ramize Murtezi- Shala, Ukë Thaçi, Dibran Fyelli, Çerçiz Loloçi, (të cilit i kërkoj falje sepse vonë e mora informatën), dhe të gjithë ju poet e poetesha që keni shkruar poezi për gjenocidin serb në Kosovë!

Kërkohet aq pak nga ne, prandaj ju lutem bëjeni sot, ( SUBSKCRIBE)
“YJET QË NUK VDESIN”, në platformën YOU TUBE.

Unë ndjej përgjegjësi, po ti?

Si qytetare e Kosovës, ndjej përgjegjësi, ju lutem ndërgjegjësohuni Ju institucionalistë që na përfaqësoni.

Në fund po i jap dy propozime që shpresoj të mos bien në vesh të shurdhër.

1. Propozoj që autorët e këtyre librave dhe fakteve tjera të lartëcekura të jenë pjesë e Institucioneve Muzeale që mund dhe duhet të themelohen në vazhdim për ruajtjen dhe arkivimin e këtyre dëshmive, fakteve e argumenteve.

2. Propozoj që cilido qoftë Delegacioni i Kosovës në bisedimet e (pretenduara me Serbinë, ti marr me vete këto libra përmes të cilave arrihet përfaqësimi dinjitoz dhe serioz i gjithë golgotës shqiptate nga regjimi i Serbisë.
Ju lutem leni inatet dhe mendjemadhësinë, leni ambicjet personale dhe xhelozitë, këtu në këtë kauzë është Kosova me të gjithë luftëtarët, martirët, viktimat, të burgosurit, të dënuarit, të persekutuarit, me varret pa kufoma e kufomat pa varre e pa emra. Janë kujtimet, shtëpitë, fotografitë, ëndrrat e dëshirat e tyre dhe tonat, zërat dhe ëndrrat e fëmijëve që tani veç në ëndrra mund ti shohim.

Të mos harrojmë, secili kemi nën sqetull amanetin e HERONJËVE.
Është një lutje njerëzore parasëgjithash.

Bashkë do ja dalim ta harrojmë “HARRESËN!

29.07.2020
Shefqete GOSALCI