VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Ali Sami Yen, shqiptari që ia kushtoi jetën Galatasaray-it dhe futbollit turk

By | July 28, 2020

Komentet

Wayne Rooney përfundon karrierën e tij si lojtar

 

Asi anglez i futbollit, Wayne Rooney i ka dhënë fund karrierës së tij si lojtar dhe filloi një të re si trajner, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një kohë futbollisti më i talentuar anglez Rooney njoftoi se përfundon karrierën e tij si lojtar në moshën 36-vjeçare për t’ju përkushtuar një sfide të re, funksionit të shefit të shtabit teknik në ekipin e ligës së dytë Derby County.

Rooney si një 16-vjeçar në fanellën e Evertonit u bë golashënuesi më i ri në historinë e Premier ligës ndërsa shpejt kaloi në Manchester United dhe u bë lojtari i ri më i shtrenjtë në botën e futbollit (36 milionë dollarë).

Si golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester Unitedit, Rooney në “Old Trafford” për 13 vite fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, 5 tituj të Premier ligës, FA kupën dhe 4 Kupa të Ligës. Në fanellën e “djajve të kuq” shënoi rekord 253 gola dhe zhvilloi gjithsej 559 ndeshje.

Mesut Ozil lë Arsenalin për Fenerbahçen

Futbollisti Mesut Ozil, ka thënë se do të jetë gjithmonë pëlqyes i ekipit të Arsenalit, pavarësisht pse është transferuar në klubin Fenerbahçe.

Lojtari 32-vjeçar ka nënshkruar kontratë për tri vjet e gjysmë me ekipin turk.

Ai ka fituar me Arsenalin tri kupa të futbollit të brendshëm anglez, si dhe ka shënuar 44 gola gjatë kohës sa ka qenë aty.

Megjithatë, Ozil nuk ka luajtur për këtë ekip nga marsi i vitit të kaluar.

“Është e vështirë për mua ta them me fjalë dashurinë që kam për klubin dhe tifozët”, ka thënë Ozil përmes një letre të hapur.

“Si do të mund të përshkruaja tetë vjet të mirënjohjes përmes një letre të vetme?”

Ai ka shtuar: Arsenali është klub i klasit dhe prestigjit, diçka që unë e kam ndjerë secilën herë që kam ecur në fushë. Lojtarët, stafi dhe menaxhmenti gjithmonë shkojnë dhe vijnë – mirëpo vlerat e klubit dhe tifozët do të mbesin përgjithmonë”.

Ekipi i Fenberbahçes ka njoftuar zyrtarisht blerjen e Ozilit përmes një deklarate nga bursa e Stambollit.

Ceremonia e nënshkrimit pritet të zhvillohet të martën ose mërkurën e javës së ardhshme. rel

Ronaldo shënon golin e 760, çfarë thonë statistikat botërore

VOAL – Ka renditje dhe renditje. Ka nga ato që mbledhin të dhëna në një mënyrë dhe ata në një tjetër. Ekzistojnë epoka të ndryshme në krahasim: e jona është hiper-teknologjike, ku gjithçka vëzhgohet dhe regjistrohet nga truri elektronik; shumë më e paqartë dhe ende e mbështjellë me mitin e 50, 70 apo 90 viteve më parë.

Dhe kështu, sipas të dhënave të mbledhura nga RSSSF (Rec.Sport.Soccer Statistics Foundation) Cristiano Ronaldo, falë golit të shënuar dje në Super Kupë kundër Napolit, do të ishte bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 760 gola të shënuar në ndeshjet zyrtare. Pas tij, i ndaluar në 759 deri tani që nga viti 1955, është Çeko-Austriaku Josef Bican, një futbollist aktiv pikërisht midis viteve 30 dhe 50 të shekullit të kaluar. Kjo renditje më pas plotësohet nga Pele (757), Romario (743), Messi (718) dhe Puskas (706).

Akuza të tjera, të cilat gjithmonë marrin në konsideratë vetëm ndeshjet zyrtare, e vendosin kampionin e Juventusit në vendin e tretë pas vetë Bican (805) dhe O’Rey (761). Por braziliani kohët e fundit – mbase duke u ndjerë i kërcënuar – kishte dashur të nxjerrë në pah, përmes kanaleve të tij sociale, rekordin e tij prej 1,283 golash (nga të cilët, për më tepër, FIFA ia njeh 1,281), i cili gjithashtu merr parasysh ndeshjet jozyrtare … por edhe këtu, sipas vlerësimeve, duket se Bican i mirë e ka tejkaluar numrin e 1’468. Epoka të tjera, të dhëna të tjera, mitologji të tjera. rsi-eb

Renditja e xhudisteve të Kosovës, Distria Krasniqi e para në botë

Distria Krasniqi arriti të fitonte medaljen e artë në konkurrencën deri në 48 kilogramë në Mastersin e Dohas.

Kjo i siguroi asaj 1800 pikë olimpike, të cilat i ndihmuan për rangim më të mirë para Lojërave Olimpike që do të mbahen këtë verë, shkruan Gazeta Express.

Në webfaqen e Federatës Botërore të xhudos, Distria është e para në botë në kategorinë e saj deri në 48 kilogramë.

Majlinda Kelmendi e cila e fitoi medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas është e pesta në renditjen e përgjithshme, në kategorinë deri në 52 kilogramë. Me medaljen e bronztë të fituar në Katar, Majlinda u ngjit për një pozicion, ndërsa kishte kohë që nuk merrte pjesë në gara për shkak të lëndimit.

Nora Gjakova renditet e katërta në botë në kategorinë deri në 57 kilogramë. Gjakova fitoi medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas, çka i siguroi asaj një pozicion më lartë në renditjen e përgjithshme.

Edhe Loriana Kuka renditet lartë në kategorinë e saj deri në 78 kilogramë. Ajo është e pesta në botë, kurse medalja e bronztë e fituar në Mastersin e Dohas i ndihmoi asaj të rritej për shtatë pozicione.

Majlinda Kelmendi i sjell tjetër medalje Kosovës, mposht belgen Charline Van Snick

Vjen edhe medalja e dytë për Kosovën në Masterin e Dohas.

Është kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila fitoi të bronztën në kategorinë -52 kg të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Majlinda Kelmendi arriti të fitojë kundër belges, Charline Van Snick. Pas pak mund të vije medalja e tretë, me Nora Gjakovën, që po e kërkon të bronztën në -57 kg.

Ish-presidenti i FIFA-s dërgohet në spital

Ish-president i FIFA-s, Sepp Blatter, është dërguar në spital pasi shëndeti i tij u përkeqësua, njoftoi e përditshmja zvicerane “Blick”, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Babai im është në spital. Ai po bëhet më mirë çdo ditë. Por ai ka nevojë për kohë dhe pushim”, ka thënë vajza e tij, Corinne Blatter Andenmatten.

84-vjeçari u trajtua në kujdesin intensiv në vitin 2015 për shkak të një çrregullimi të sistemit imunitar.

Blatter ishte shefi jetëgjatë i FIFA-s që shërbeu midis viteve 1998 dhe 2015.

Në dhjetor 2015, Blatter u pezullua nga aktivitetet e lidhura me futbollin për tetë vjet për abuzim të pozitës së tij.

Më vonë, ndalimi i tij u reduktua në gjashtë vjet, kurse Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) në vitin 2016 rrëzoi ankesën e tij.

Federer: Ja pse nuk marr pjesë në Australian Open

VOAL – Jo vonesa në përgatitje pas lëndimit, por dëshira për të mos dashur ta nënshtrojë të gjithë familjen në karantinë Australiane. Kjo është arsyeja e vërtetë që e shtyu Roger Federer të heqë dorë nga Australian Open.

Kjo u zbulua nga Andre Sa, ish lojtar brazilian i dysheve dhe tani drejtor i marrëdhënieve me publikun për lojtarët e Grand Slam të parë të vitit, intervistuar nga televizioni i vendit të tij Ace BandSports. “Unë jam 39 vjeç, katër fëmijë, kam fituar 20 turne Grand Slam. Nuk është më koha që të jem larg familjes time për më shumë se pesë javë”, i rrëfeu Mbreti Roger jugamerikanit.

Ideja e udhëtimit vetëm nuk u mor parasysh nga qytetari i Bazelit, i cili nuk donte të mbante gruan dhe fëmijët e tij në dhomë pa qenë në gjendje të dilnin jashtë për 14 ditë. Përjashtimi i vetëm u jepet lojtarëve që të jenë në gjendje të stërviten./rsi-eb

Messi bëri paraqitjen e 500-të për Barcelonën në La Liga

Madrid

Futbollisti argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, bëri paraqitjen e 500-të për klubin në Ligën e Parë të Spanjës (La Liga), raporton Anadolu Agency (AA).

Messi në ndeshjen e javës së 17-të, shënoi asistin e golit të vetëm ndaj Huesca, ndeshje e cila ishte e 500-ta për të në ligë. Barcelona fitoi 1-0 ndaj Huesca.

Me këtë ai arriti shumë afër rekordit të Xavi Hernandez i cili ka luajtur në 505 ndeshje për Barcelonën në La Liga.

Ndërkaq, rekordi për futbollistin që ka luajtur në më së shumti ndeshje të La Ligas është ish-portieri Andoni Zubizarreta i cili ka veshur fanellat e Athletic Bilbao, Barcelona dhe Valencia me 622 ndeshje.

Messi nën fanellën e Barcelonës në 17 sezone shënoi 451 gola dhe 185 asistime në ndeshjet e ligës.

Argjentinasi me Barcelonën fitoi 10 herë kampionatin në 17 sezonet e fundit.

Ronaldo bëhet golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave

Cristiano Ronaldo tejkaloi brazilianin Pele me golin e tij të 758-të për t’u bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e futbollit, transmeton Anadolu Agency (AA).

UEFA ka bërë të ditur se sulmuesi çeko-austriak Josef Bican është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 805 gola në karrierë.

Ylli portugez shënoi dy gola për Juventusin në fitoren e mbrëmshme 4-1 kundër skuadrës Udinese.

Për Juventusin shënuan edhe Federico Chiesa dhe Paulo Dybala, ndërsa Marvin Zeegelaar shënoi golin e vetëm për skuadrën Udinese.

Juventus me këtë fitore radhitet e 5-ta në kampionatin italian me 27 pikë dhe është 10 pikë pas Milanit që ndodhet në vendin e parë.

Ndërron jetë legjenda e NBA-së, Paul Westphal

Në moshën 70-vjeçare, ka ndërruar jetë Paul Westphal, një nga basketbollistët legjendarë të skuadrës Phoenix Suns të Ligës Amerikane të Basketbollit (NBA), transmeton Anadolu Agency (AA).

Westphal ka ndërruar jetë pas vuajtjes nga kanceri për një kohë, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të NBA-së.

Basketbollisti, i cili fitoi kampionatin me Bolton Celtics në vitin 1974, në periudhën 1975-1980 veshi fanellën e skuadrës Phoenix Suns.

Westphal më vonë ishte trajner i Phoenix Suns, duke e çuar skuadrën në finalet e NBA-së për herë të parë në vitin 1993.

Në vitin 2019, ai u bë pjesë e “Hall of Fame”, që përbëhet nga legjenda të basketbollit, gjyqtarë, trajnerë dhe figura të tjera të shquara.

Federer tërhiqet nga Australian Open

Tenisti zviceran, Roger Federer.

Roger Federer është tërhequr nga turneu i tenisit Australian Open, i cili është zhvendosur për në shkurt, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Federer, 39 vjeç, ka qenë gjashtë herë kampion i këtij turneu.

Ai ka marrë pjesë në Australian Open çdo vit, qysh në vitin 2000.

Federer ka operuar gjurin e djathtë vitin e kaluar dhe është tërhequr nga sezoni i 2020-ës.

Ai ka thënë se shtyrja e turneut Australian Open, për 8 shkurt të vitit të ardhshëm, mund të shkojë në favor të tij, por agjenti i tij tha të dielën se Federer, megjithatë, ka vendosur të mos luajë.

Tony Godsick tha se Federer ka bërë përparim në muajt e fundit, por pas konsultimeve me ekipin e tij, “ka vendosur t’iu kthehet garave pas turneut Australian Open”.

VIDEO- Ronaldo futbollisti i shekullit, Lewandowski sulmuesi i vitit, vlerësohet edhe Pep Guardiola

Në Dubai, në një ceremoni madhështore, u vlerësuan personazhet më të mirë të vitit por për herë të parë u vlerësuan me një trofe të veçantë edhe futbollisti dhe trajneri më i mirë i shekullit të fundit. Nëse për më të mirët e vitit kishte pak dilema, interesimi ishte i madh për të kuptuar se kush do të triumfonte në kategorinë e më të mirëve të shekullit.

Cristiano Ronaldo u shpall me i miri i shekullit duke lënë pas rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi. Në të njëjtën kategori, atë të trajnerit më të mirë të shekullit, fitues nga “Globe Soccer Awards” u shpall Pep Guardiola. Me çmimin e karrierës u vlerësuan Pique dhe Casillas. Lojtari më i mirë i vit u shpallet Robert Lewandowski ndërsa trajneri më i mirë i viti Hansi Flick. Në një vit ku Bayern Munich fitoi gjithçka klubi gjerman u shpall si klubi më i mirë i vitit. Me një trofe u vlerësuar dhe Jorge Mendes si agjenti më i mirë i vitit.


Send this to a friend