VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Alex Frei, Rekordmeni i Zvicrës: Jam krenar për Xhakën dhe Shaqirin

By | June 26, 2018

Komentet

FIBA 2019, Spanja kampion i botës në basketboll

Spanja u shpall kampion i botës në basketboll pasi në finalen e Kampionatit Botëror FIBA 2019 në Kinë mposhti Argjentinën me rezultatin 95-75.

Ky është titulli i dytë i Spanjës si kampion i botës në basketboll, pasi për herë të parë fitoi këtë kupë në vitin 2006.

Për Argjentinën ndeshja e sotme ishte finalja e tretë në histori, ndërsa ka arritur që vetëm një herë të shpallet kampion në vitin 1950. aa

UEFA me dorë të hekurt: 100 mijë euro gjobë për incidentin me himnin në “Stade de France”

Gazeta franceze “L’Equipe” shkruan se incidenti me himnin kombëtar të Shqipërisë, në ndeshjen Francë-Shqipëri, nuk është pritur mirë nga UEFA, dhe është hapur një procedim disiplinor.

Media franceze raporton se dënimi do të bëhet publik në datën 17 tetor, teksa Franca pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA, nndërkohë që nuk është çudi që të kemi një pezullim të fushës.

Kujtojmë se ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nisi me 7 minuta vonesë, pasi në “Stade de France”, u ekzekutua himni i Andorrës.

Historia e kameramanit anglez: Para 22 vjetësh e xhiroi gjendjen në Kosovë, ndërsa dje ndeshjen

22 vjet pasi e kishte xhiruar gjendjen e vështirë në Kosovë, në vitin 1997, kameramani Chris James mbrëmë e xhiroi Kombëtaren e Kosovës duke e zhvilluar një ndeshje kundër Anglisë, në stadiumin “St.Mary’s”.



Ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, ishte paraprirë nga shumë histori për luftën në Kosovë në fund të viteve të 90-ta dhe rolin e Britanisë së Madhe në bombardimet e NATO-s, shkruan Gazeta Express.

Historia e ngritjes së Kosovës si shtet dhe si ekip kombëtar u rrëfye nga shumë media britanike sportive, mirëpo kameramani i televizionit ITV Football, Chris James, nuk kishte nevojë t’i lexonte ata artikuj për të mësuar rreth historisë së “Dardanëve”.

James kishte qenë dështimar i situatës në Kosovë, pasi që ai vetë kishte xhiruar në territorin e vendit në vitin 1997, siç tregon gazetari i ITV Sport, Gabriel Clarke.

Tani, 22 vjet më parë, James u bë vetë dëshmitar i ngritjes së Kosovës, ashtu siç është cilësuar nga mediat britanike “nga joekzistente në prag të kualifikimit për EURO 2020”, pasi që xhiroi në ndeshjen e mbrëmshme mes Kosovës dhe Anglisë.

Në këtë ndeshje, të zhvilluar në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”, Anglia e mposhti Kosovën me rezultat 5:3, duke i dhënë fund ecurisë prej 15 ndeshjeve pa disfatë.

Megjithatë, kosovarët e shprehën mirënjohjen e tyre për ndihmën e Anglisë në bombardimet e NATO-s përmes pankartave si ajo ku shkruhej “Falë juve, tani ne luajmë kundër juve. Gjithmonë mirënjohës ndaj teje, Anglia jonë e dashur”.

Angli-Kosovë 5-3. Dardanët treguan klas të lartë

Anglia mori një fitore ndaj Kosovës në grupin A eliminator, me shifrat 5-3, por ndeshja ishte spektakolare në fushën e Sauthemptonit.

 

Ndeshja nisi që në sekondat e para, me një gabim në mbrojtje të anglezëve, ku Muriqi përfitoi e nxori Valon Berishën vetëm me Pikford, e lojtari i Lacios nuk fali.

Por ky gol vetëm sa zgjoi vendasit, që në të 8-tën barazuan me Sterling. Herri Kejn shënoi me të majtën golin e përmbysjes në të 19-tën, ndërsa më pas i pafat ishte Vojvoda, ku mbrojtësi çoi topin në portën e tij në minutën 38-të.

Në fundin e pjesës së parë, ishte Xhejdon Sanço, talenti i Dortmundit që shënoi dy herë, duke i çuar në 5-1 shifrat. Edhe pse në një disavantazh të thellë, “dardanët” nuk u dorëzuan. Në minutën e 49-të, Berisha mori sërish një pasim të bukur nga Muriqi, dhe brenda zone shënoi të dytin personal.

Në të 55-tën, ishte radha e Muriqit për të shënuar. Mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, Meguajër, i bëri faull brenda zone, dhe nga pika e bardhë nuk gaboi shtatlarti i Fenerbaçes.

Vlerat e tij i tregoi edhe portieri Aro Muriç. Në të 65-tën, Kejn kishte mundësi të shënonte të pestin nga pika e bardhë, por gardiani i Kosovës ia priti mrekullisht. Deri në fund, nuk pati më gola, dhe Anglia fitoi me shifrat 5-3, por përballë një Kosove që ëndërronte deri në momentet e fundit.

Tashmë, grupi kryesohet nga Anglia me 12 pikë, ndjek Republika Çeke me 9 pikë, dhe Kosova me 8 pikë.

FT | Angli-Kosovë 5-3

GOL:  Sterling 8′, Kejn 19′, Vojvoda aut. 38′, Sanço 44′, 45+1′ / Berisha 1′, 49′, Muriqi pen. 55′

KOMENTI LIVE

90′ 5 minuta shtesë.

83’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Berisha.

73’ Sterling futet brenda zone dhe godet, por topi përplaset në shtyllë.

65’ Nga pika e bardhë merr vrull Herri Kejn, por Aro Muriç i sigurt ia pret shtatlartit të Totenhemit.

65’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Paqarada.

63’ Ndëshkohet me të verdhë Halimi për protesta. Mungon ndeshjen tjetër.

63’ Barklei rrëzohet brenda zone, pas një faulli nga Rrahmani, dhe arbitri akordon penallti.

59’ Kosova bën ndërrimin e dytë. Rashkaj futet në vendin e Vocës.

55’ GOOOOOL KOSOVA 5-3/ Nuk fal nga 11 metra Vedat Muriqi. Shtatlarti shënon të tretin për Kosovën.

54’ Meguajër i shkakton faull Vedat Muriqit brenda zone, dhe gjyqtari akordon penallti për Kosovën.

49’ GOOOOOL KOSOVA 5-2/ Shënojnë të dytin formacioni i Shaland. Pas një pasimi gabim në mesfushë, topin e ka Muriqi që harkon për Berishën, dhe ky i fundit sërish gjen rrugën e rrjetës.

46’ Nis pjesa e dytë. Shaland hedh në fushë Paqaradën në vendin e Muslijës.

Mbyllet pjesa e parë. Angli-Kosovë 5-1

45+1’ GOL ANGLIA 5-1/ Shpërfytyrohet mbrojtja. Sanço shënon golin e dytë për dy minuta, dhe të pestin në ndeshje.

45′ 3 minuta shtesë.

44’ GOL ANGLIA 4-1/ Vjen edhe goli i katërt. Në një kundërsulm të shpejtë, Sterling pason për Sançon, që brenda zone nuk fal.

38’ GOL ANGLIA 3-1/ Shënojnë edhe të tretin anglezët. Pas një krosimi nga e djathta, është Vojvoda që për fat të keq e çon në portën e tij, por më parë trajneri Shaland kërkonte të ndalej loja për një faull ndaj Alitit.

37’ Vojvoda provon nga e djathta direkt e në portë, por topi prek vetëm rrjetën e jashtme.

31’ Godet Valon Berisha nga distanca, pret Pikford dhe e mban brenda vijave.

29’ Celina avancon në fundoren e majtë, por Aleksandër-Arnold ia përplas topin te këmbët, dhe fundore për Pikford.

21’ Në një top që Berisha lë brenda zone për Muriqin, zgjatet sulmuesi, por nuk e arrin dot për ta shtyrë drejt rrjetës.

19’ GOL ANGLIA 2-1/ Herri Kejn përmbys gjithçka për “Tre Luanët”.

16’ Sterling shfaqet rrezikshëm para zonës së Kosovës, por mbyllet nga Hadërgjonaj.

15’ Sterling niset në një kundërsulm të shpejtë, por teksa pason për Kejn, e mbyll Aliti.

13’ Vojvoda kroson topazi një top nga e djathta, por Meguajër ccon në rivënie anësore.

12’ Sërish goditje këndi për anglezët, teksa pas një topi drejt portës, devijohet nga mbrojtja e Kosovës.

8’ GOL ANGLIA 1-1/ Barazojnë menjëherë anglezët. Nga goditja e këndit, Stërling gjendet pranë portës dhe shënon me kokë.

7’ Kroson Sancco, por devijohet topi në goditje këndi.

1’ GOOOOOOL KOSOVA 0-1/ Shënojnë në frymën e parë lojtarët e Shaland, Berisha zhbllokon shifrat.

1′ Nis takimi.

Në ‘Elbasan Arena’ Shqipëria mund 4:2 Islandën

Shqipëria ka një test të vështirë sot me Islandën. Përveçse kundërshtarët janë të rrezikshëm, kuqezinjtë vijnë pas një humbjeje zhgënjyese në Francë. Ama këtë herë, për Kombëtaren nuk ka vend për “të qarë” humbjen me kampionët e botës, sepse sot në fushë është Islanda.

 

Kuqezinjtë e Rejës luajnë kartën e fundit për të mbajtur gjallë objektivin europian. Tri ekipe, Franca, Turqia dhe Islanda janë në kuotën e 12 pikëve, përballë vetëm gjashtë që kanë aktualisht kuqezinjtë, tregojnë shansin final të ekipit tonë kombëtar për të mbetur në trajektoren që shpreson për “Euro 2020”

 

LIVE| SHQIPËRI – ISLANDË 4-2

Dermaku 33′, Hysaj 52′, Roshi 79′, Cikalleshi 83′  / Sigurdson 47′ , Sigthorson 58′ 

KOMENTI LIVE: 

83′ GOOOOOOL SHQIPËRIA 4-2/ Çmenden në festë shqiptarët, Cikalleshi shënon golin e katërt! 

79′ GOOOOOL SHQIPËRIA 3-2/ Sërish në avantazh kuqezinjtë, shënon Odise Roshi! Fieraku merr një top në të djathtë, futet bukur në zonë, liron të djathtën dhe gjen rrugën e rrjetës, i ndihmuar edhe nga devijimi i mbrojtësit! 

76′ Kuqezinjtë kërkojnë 11-metërsh pas rrëzimit të Cikalleshit brenda zonës, nuk është i këtij mendimi gjyqtari.

74′ Goditje dënimi për Shqipërinë, provon Memushaj me një gjuajtje, topi devijohet nga muri dhe shkon në këndore.

73′ Zëvendësim i tretë te Shqipëria, largohet Hysaj i dëmtuar, në fushë Abrashi!

71′ Zëvendësim te Islanda, largohet nga fusha Bjarnason, vendin e tij e zë, Magnuson.

66′ Zëvendësim i dytë te Shqipëria, largohet Gjimshiti, vendin e tij e zë Veseli.

64′ Momente të vështira në zonën e Strakoshës, islandezët kërkojnë golin e avantazhit!

63’ Zëvendësim te kuqezinjtë largohet Lenjani dhe vendin e tij e zë Odise Roshi.

58′ GOL ISLANDA 2-2/ Na ndëshkon lojtari i sapofutur në lojë Sigthorson! Prekja e parë e topit, sulmuesi nuk fal duke barazuar shifrat, pas një rrëmuje në zonë! 

56′ Zëvendësim te Islanda, largohet Hallfredson, vendin e tij e zë Sigthorson!

52′ GOOOOL SHQIPËRIA 2-1/ Aksion fantastik! Kuqezinjtë sërish në avantazh! Shënon Elsi Hysaj!  Manaj jep një top mjaft të bukur  për Hysajn, i cili ka dalë i vetëm përballë portierit duke shënuar golin e tij të parë në karrierë me fanellën e Kombëtares.

47′ GOL ISLANDA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Elbasan Arena”! Sigurdson gjen rrugën e rrjetës pas një përgjumje në mbrojtje! 

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime!

Përfundon pjesa e parë! 

44′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Islandezët provojnë të rrezikojnë sërish me yllin Sigurdson, por gjuajtja e mesfushorit të Evertonit, shkon jashtë kuadratit.

37′ Arnason është i ndëshkuari i parë i sfidës, pas ndërhyrjes të gabuar në mesfushë!

35′ Manaj provon me një gjuajtje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

33′ GOOOOL SHQIPËRIA 1-0/ Zhbllokohet shifrat! Dermaku gjuan bukur me kokë dhe kalon në avantazh kuqezinjtë pas një asist fantastik të Memushajt! Shpërthen festa në “Elbasan Arena”.

31′ Mundësi mjaft e mirë për Shqipërinë. Hysaj nga e djathta, jep një top  të bukur për Baren brenda zonës, por mesfushori nuk arrin të koordinohet siç duhet, duke gjuajtur keq.

28′ Bare jep një top fantastik për Hysajn, i cili provon ta kthejë në zonë, por largojnë futbollistët islandezë.

26′ Mundësi shënimi për Islandën, Sigurdson nuk tregohet i saktë brenda zonës, duke gjuajtur jashtë kuadratit. Moment i vështirë në portën e Strakoshës.

25′ Sigurdson provon me një predhë nga distanca, topi shkon ngjitur me traversën e portës të mbrojtur nga Strakosha!

22′ Shqipëria provon sërish me Manajn, që e merr mjaft bukur topin brenda zonës, por vonohet në momentin e fundit, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit të ndërhyjë, goditje nga këndi për Shqipërinë!

18′ Islandezët provojnë të qarkullojnë topin në mesfushë, të vendosur mirë kuqezinjtë e Rejës!

12′ Drithërima në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë shpërdorojnë një rastë të artë shënimi me Manaj, pas një rrëmuje brenda zonës.

11′ Fantastik Memushaj, mesfushori vlonjat dhuron spektakël në mesfushë duke shmangur disa kundërshtarë, teksa fiton goditje dënimi!

8’ Islandezët mundohen që të organizohen megjithatë e kanë të vështirë të gjejnë hapësira në mbrojtjen tonë.

3′ Shqipëria provon të rrezikoj me Manajn! Hysaj kroson nga e djathta, por nuk arrin ta prekë topin sulmuesi lushnjar. Kuqezinjtë e nisin në sulm.

2’ Goditje dënimi për Shqipërinë, aty ku vjen krosimi në zonë por topi shkon në duart e portierit.

1′ Ka nisur sfida në “Elbasan Arena”

Publikohen formacionet zyrtare, ja si do të rreshtohet Shqipëria ndaj Islandës

Edi Reja ka vendosur të bëjë gjashtë zëvendësime për ndeshjen e sotme ndaj Islandës. Siç edhe e paralajmëroi gjatë konferencës së djeshme, që nga kapiteni Mavraj dhe deri në sulm janë aktivizuar të tjerë futbollistë për t’i dhënë ekipit energji të reja për sfidën vendimtare.

 

Në stol është ulur Mavraj, Roshi, Abrashi, Ramadani, Uzuni dhe Balaj. Mavraj i lë vendin Dermakut në qendër të mbrojtjes. Skema e lojës është sigurisht e njëjta, 3-5-2, por me Lenjanin dhe Hysajn nga krahët, bëhet fjalë për një ekip që do të ketë jo vetëm detyra mbrojtëse, por edhe qartësi dhe agresivitetin e duhur për të sulmuar vazhdimisht.

Trajneri ka vendosur që në linjën e majtë të rikthejë titullar Ermir Lenjanin, futbollisti që po kalon formë të shkëlqyer në Zvicër. Hysaj në të djathtë dhe Gjimshiti e Ismajli do të mbajnë peshën e prapavijës, përpara Thomas Strakoshës.

Në mesfushë, trajneri duket se ka vendosur të konfirmojë titullar vetëm Keidi Baren, për të cilin shprehu elozhe edhe pas Francës. Përkrah fierakut, Gjasula dhe Memushaj do të  kenë peshën e vendosjes së ekuilibrave. Në sulm, është preferuar autori i golit të nderit Sokol Cikalleshi dhe sulmuesi që vjen me dy gola radhazi me kuqezinjtë. Përkrah tij, do të jetë Manaj, duke marrë në konsideratë edhe energjitë që shpenzuan dyshja Balaj-Uzuni në transfertën franceze.

FORMACIONET ZYRTARE:

“Gazzetta Dello Sport”: Ja sa paguhen shqiptarët e Serisë A!

E përditshmja sportive më e madhe në Itali, “La Gazzetta Dello Sport”, sikundër çdo vit, ka publikuar rrogat e të gjithë lojtarëve që do të militojnë në këtë sezon në Serinë A, ndërsa ne kemi shkëputur vetëm pagat e lojtarëve shqiptarë që luajnë në një prej kampionateve elitarë të futbollit botëror.

Sikundër pritej, më i paguari është Elseid Hysaj, kapiteni kuqezi që militon në radhët e Napolit dhe që merr 1.6 milionë euro në sezon nga ekipi i De Laurentisit. Me 300 mijë euro më pak ndjek ylli i Kosovës, Valon Berisha, që te Lacio paguhet 1.3 milionë euro, vetëm 100 mijë më shumë sesa Tomas Strakosha, gardiani i Shqipërisë që mbyll kështu dhe podiumin e tre top-të paguarve në Itali. Ndërkohë, pagën më të ulët e ka Marash Kumbulla që militon te Verona, i cili përfiton vetëm 50 mijë euro, por 19-vjeçari vijon të marrë minimumin e mundshëm duke qenë se është prodhim i skuadrës veroneze. Ja dhe lista e plotë pagave:

Angli-Kosovë, Pacolli bën gati “çekun e bardhë” për mrekullinë

Kosova do të tentojë mrekullinë në një ndeshje që e sheh përballë Anglisë në sfidën që do të zhvillohet prej orës 20:45 në stadiumin “St’Mary” të Sauthemptonit. Ecuria e jashtëzakonshme e përfaqësueses dardane, ka zgjuar interesimin e politikës në Kosovë, me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, që ka premtuar një shpërblim të majmë në rast fitoreje apo barazimi, shpërblim për të cilin do të kujdeset ai vetë.

Pacolli

“Mirëmëngjes miq. Sot është një ditë e madhe! Kombëtarja e Kosovës luan ndeshjen e saj më të rëndësishme deri tani. Besoj të gjithë jemi të emocionuar. Në rast fitoreje ose barazimi, edhe unë personalisht do të kujdesem për një “mirënjohje” djemve tanë. Forca Kosovë”, shruan Pacolli në postimin e tij.

Kosova shpreson të mos e “tradhtojë” shtatori i mirë sonte në Angli

Muaji shtator tradicionalisht ka qenë shumë domethënës për Kombëtaren e Kosovës në futboll. Rëndësi të njëjtë po ka edhe ky shtator.

Para tri ditësh, më 7 shtator, Kosova e mposhti në Prishtinë me rezultat 2:1 Çekinë, duke iu afruar synimit të madh – kualifikimit në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, shkruan Gazeta Express.

Ndërsa, sonte – më 10 shtator – “Dardanët” do ta zhvillojnë ndeshjen më të vështirë në këtë kampanjë kualifikuese. Do të luajnë si mysafirë të Anglisë, e cila është favorite e grupit tonë, dhe e cila nuk ka humbur qe 42 ndeshje, duke u bërë kështu edhe një kandidate për ta fituar Evropianin që do të mbahet në vitin e radhës.

Kosova po e befason botën me serinë prej 15 ndeshjeve pa humbje. Skuadrës sonë sonte do t’i mjaftonte edhe një paraqitje dinjitoze përballë “Tre Luanëve” për ta rritur rejtingun e saj e saj në arenën ndërkombëtare. Kurse, fitorja apo edhe barazimi do ta vuloste mrekullinë e Kosovës.

Pra, sonte vetëm do të vazhdojë tradita e zhvillimit të ndeshjeve të mëdha për Kombëtaren e Kosovës në muajin shtator.

Futbolli kosovar ishte mëvetësuar nga ai i ish-Jugosllavisë në vitet e 90-të dhe qysh atëherë kishte nisur ëndrra dhe përpjekja e ndërtimit të një skuadre shtetërore të Kosovës. Në kushte të jashtëzakonshme dhe në rreziqe të mëdha që buronin nga rrethanat politike e sundimtare të regjimit të asaj kohe. Megjithatë, qysh atëherë Kosova i kishte nisur ndeshjet, raporton Gazeta Express.

Por, njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme që ndërlidhet me fillimin e procesit të ndërtimit të kësaj Kosove që e kemi sot është ajo e shtatorit të vitit 2020.Në Prishtinën e çliruar, në praninë e rreth 25 mijë shikuesve, Kosova po e zhvillonte ndeshjen miqësore me Shqipërinë, e cila e kishte fituar miqësoren vëllazërore, 0:1.

Ishte pikërisht muaji shtator kur Kosova e kishte fituar ndeshjen e parë ndërkombëtare, që kishte filluar t’i luante me karakter miqësore, me një leje speciale të FIFA-s. Pas disa barazimeve e humbjeve në miqësoret me Haitin, Turqinë e Senegalin, në shtatorin e vitit 2014 Kosova e zhvilloi miqësoren e katërt legale ndaj Omanit në Prishtinë, të cilën kishte arritur ta fitojë.

Kosova është dashtë të kënaqet miqësore dhe ta pres vitin 2016 p vitin 2016 për anëtarësim në UEFA e FIFA. Kjo i kishte hapur rrugë pjesëmarrjes së vendit tonë në kualifikime evropiane dhe botërore. Dhe ndeshjen e parë zyrtare, eliminatore, Kosova e kishte zhvilluar pikërisht në shtator. Kualifikimet e Botërorit i kishte nisur me barazimin e madh të nxjerra në Finlandë.

Fiks një vit më vonë, në muajin shtator, “Dardanët” e kishin nisur me barazim në Azerbajxhan aventurën në Ligën e Kombeve, ku në fund e fitoi grupin.

Ndeshja me Islandën- Presidenti Meta jep mesazhin e fortë

Presidenti Ilir Meta, kur na ndajnë edhe pak orë nga ndeshja e mbrëmjes së sotme në Elbasan Arena ku përballet kombëtarja me Islandën, ka dhënë një mesazh të fortë, për mbështetje dhe bashkim.

 

“Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes.

Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7.

Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit.

Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë!🇦🇱👐”, shkruan Presidenti Meta në një postim në FB, duke nxjerrë edhe këto foto:

“Le Parisien”: “Schumacher trajtohet fshehurazi në një spital në Paris”

Paris

Sipas një gazete parisiene, kampioni i shtatëfishtë botëror në Formula 1, Michael Schumacher, është duke u trajtuar me terapinë e avancuar të qelizave staminale në një nga spitalet e kryeqytetit francez, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoriteti i spitaleve të Parisit, duke theksuar rregullat e rrepta të privatësisë mjekësore në Francë, tha se nuk mund të komentojë rreth raportimit të “Le Parisien” që Schumacher ishte pranuar nën masa të larta të sigurisë të hënën në Spitalin Georges-Pompidou.

Gazeta më tej thotë se trajtimi është planifikuar të fillon të martën.

Menaxherja e tij, Sabine Kehm, nuk iu përgjigj pyetjeve përmes postës elektronike për koment.

Schumacher pësoi një dëmtim pothuajse fatal të trurit në një aksident gjatë skiimit në vitin 2013 në Alpet Franceze. Gjendja e Schumacher u stabilizua pasi ai u vendos në gjendje kome të shkaktuar nga ilaçet, nga e cila doli më vonë. Që nga shtatori i vitit 2014, ai është trajtuar në shtëpi në brigjet e Liqenit të Gjenevës

Rafael Nadal fiton titullin e 19-të Grand Slam

Tenisti spanjoll Rafael Nadal duke festuar titullin e ri.

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka fituar trofeun e 19-të në kuadër të turneve Grand Slam në garën kundër rusit, Daniil Medvedev, në një nga finalet më të mira të zhvilluara në US Open.

Nadal, 33-vjeçar ka fituar 7-5, 6-3, 5-7, 4-6, 6-4 në sete, në fushën e tenisit në Nju Jork.

E gjithë loja ka zgjatur katër orë e 50 minuta, apo vetëm katër minuta më pak se finalja më të gjatë e zhvilluar ndonjëherë në US Open.

Kjo fitore, e dërgon emrin e Nadalit afër kundërshtarit të tij zviceran, Roger Federer, i cili kryeson në listën e Grand Slamëve të fituar.

“Kjo ka qenë një nga netët më emocionuese në karrierën time të tenisit. Ka qenë një finale e mrekullueshne. Ka qenë një lojë e çmendur”, ka thënë Nadal.

Medvedev, 23-vjeçar ka përshëndetur kundërshtarin e tij.

“Unë vetëm dua të përgëzoj Rafan, titulli i 19-të Grand Slam është diçka e pabesueshme”, ka thënë Medvedev, teksa është parë i mahnitur me fitoret e Nadalit, në një video ku janë shfaqur momentet e tij më të mira përgjatë viteve në fushë.