VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Alergjia nga dielli – Çfarë duhet të dini dhe kujdesi që duhet të tregoni

By | July 14, 2018

Komentet

Shkaqet befasuese pse bien flokët – Kurat natyrale

Disa nga faktorët kryesorë që shkaktojnë rënien e flokëve janë niveli i lartë i stresit dhe dieta e varfër ushqimore.

Flokët u bien të gjithëve, nuk është çudi.

Në disa raste, rënia e flokut i atribuohet ndryshimet të stinëve, e në disa të tjera mungesës së vitaminave.

Megjithatë, në këtë artikull të AgroWeb.org, do të mësoni për arsye të tjera shumë herë më befasuese të rënies së flokëve.

Medikamentet

Shumë medikamente siç janë holluesit e gjakut, solucionet kundër akneve të pasura me vitaminë A, ilaçet kundër artritit, depresionit, për zemrën dhe tensionin kanë efekte anësore.

Një prej këtyre efekteve është rënia e flokut.

Lindja E Një Fëmije

Pas lindjes së fëmijës, nëna humbet shumë flokë për shkak të stabilizimit të hormoneve.

Rënia e flokut ndalon 3-6 muaj  pas lindjes.

Mungesa E Hekurit

Rënia e niveleve të hekurit ndikon tek shëndeti i flokut.

Nëse në organizëm keni pak hekur atëherë do ju bien flokët, thonjtë do të jenë të brishtë, lëkura e verdhë e rrahjet e zemrës të shpejta.

Stresi

Stresi e plogështon sistemin imunitar.

Shqetësimi dhe ankthi pengojnë rritjen e flokut dhe nxit rënien e tij gjatë krehjes.

Larja E Flokëve

Përdorimi  i tepërt i solucioneve të larjes së flokut, krehja, fërkimi gjatë dhe pas larjes me peshqir nxit rënien e tij.

Tharëset

Tharëset e instrumentë të tjerë për dhënien e formës së flokut, llaku, boja e të tjerë kanë ndikim në shëndetin e flokut.

Domosdoshmërisht, floku do të bëhet i brishtë e do të këputet më lehtë.

Sëmundjet

Besojeni ose jo, rënia e flokëve është një simptomë e përbashkët e 30 sëmundjeje, përfshirë ato që rrezikojnë tiroiden apo imunitetin.

Njeriut i bien flokët edhe kur është me grip, ka temperaturë apo një infeksion.

Duhani

Flokët nuk janë imunë ndaj duhanit.

Toksinat tek tymi i duhanit ka një ndikim të fortë tek floku duke penguar rritjen dhe nxitur rënien e tij.

Çrregullimet Me Të Ngrënin

Anoreksia dhe bulimia janë dy nga çrregullimet më të forta të të ngrënit.

Ato manifestohen edhe me rënien e flokut sepse trupi nuk merr ushqyesit e nevojshëm.

Këto çrregullime mendore duhen trajtuar nga një mjek profesionist.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë një kurë me veti të forta me bimën e hithrës, e cila forcon rrënjët e flokëve dhe parandalon rënien e tyre.

Lëngu i Hithrës dhe si ta Përdorni

AgroWeb.org ju udhëzon të zjeni një grusht me hithra të njoma ose të thata në 250 ml ujë për 10 -15 minuta dhe lëreni më pas të ftohet.

Përdoreni pasi të keni larë dhe shpëlarë flokët si zakonisht. Më pas masazhoni flokët me lëngun e hithrës sidomos tek pjesa e rrënjëve të flokëve dhe skalpit të kokës.

Mbajeni për rreth 10 – 15 minuta e më pas shpëlajeni. Përsëriteni këtë kurë të paktën dy herë në javë.

6 shifrat që tregojnë shëndetin e zemrës – Si të kuptoni analizat

Ekspertët tregojnë se shëndeti i zemrës së një personi dallohet qartë në 6 shifra të rëndësishme.

Problemet më të mëdha shëndetësore vijnë nga sëmundjet e enëve të gjakut të zemrës dhe trurit.

Vetëm gjatë 2016 të dhënat tregojnë se infarktet dhe hemoragjitë cerebrale u morën jetën 15.2 milionë njerëzve në botë.

Në 2017, në vendin tonë 11.926 vetë humbën jetën për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë.

Ekspertët e mirëfilltë të shëndetit publik tregojnë se shëndeti i zemrës së një personi dallohet qartë në 6 shifra të rëndësishme, të cilat do t’i gjeni në këtë artikull të AgroWeb.org.

Kolesteroli i Keq

Vlera e saktë e nivelit të kolesterolit të keq në organizëm duhet të jetë më e vogël se 100 miligramë.

Këto vlera konsiderohen të dëmshme nëse arrijnë në 129 miligramë, por nëse niveli i kolesterolit varion nga 130 deri në 159 miligramë, atëherë ai është i lartë.

Kolesteroli është tepër i lartë nëse vlerat e tij në gjak tregojnë nga 160 deri në 180 miligramë.

Nëse këto vlera janë mbi 190 atëherë, kolesteroli në gjak është ekstremisht i lartë.

Kolesteroli i keq në analiza tregohet me emërtimin LDL, ndërsa kolesteroli i mirë me HDL.

Indeksi i Masës Trupore 

Ekspertët shpjegojnë se indeksi i shëndetshëm i masës trupore duhet të luhatet mes 18.5 dhe 24.9.

Nëse indeksi i masës trupore luhatet mes 25.29.9 atëherë ju jeni mbipeshë.

Nëse ky indeks është mbi 30, atëherë ju jeni mbipeshë. Indeksi i masës trupore në analiza tregohet me emërtimin BMI.

Perimetri i Belit

Perimetri i belit duhet të jetë më i vogël se 95 cm tek burrat dhe djemtë dhe më i vogël se 80 cm për gratë dhe vajzat.

Nëse perimetri i belit tek meshkujt është mbi 100, atëherë ata rrezikohen nga sëmundjet.

Për femrat ky kufi është mbi 85 cm.

Trigliceridet

Çdo njeri duhet të synojë që të mbajë nivelin e triglicerideve (yndyrnat) nën 150 mg/dl.

Vlerat konsiderohen shqetësuese nëse janë nga 150 deri në 199 mg/del.

Por nëse ato arrijnë nga 200 deri në 500 mg/dl, atëherë ato klasifikohen si të rrezikshme.

Tensioni i Gjakut

Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg.

Tensioni matet me dy shifra.

Shifra e parë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

Shifra e dytë tregon tensionin sistolik të gjakut ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.

Nëse matësi tregon vlerat midis 120-90 për shifrën e parë dhe  60-90 për shifrën e dytë atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.

Nivelet e Glukozës Esëll

Vlerat e shëndetshme të glukozës (sheqernave) esëll janë nën 100 mg/dl.

Nëse këto vlera luhaten nga 100-125 mg/dl atëherë personi është fazën para diabetit.

Nëse këto vlera janë mbi 126 mg/dl, atëherë njeriu vuan nga diabeti.

Zbulim i rëndësishëm rreth mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit

Shkencëtarët zbuluan variacione gjenetike të cila rrisin rrezikun e çrregullimit të mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD).

Sipas Science Daily, në hulumtimin e zhvilluar nga Projekti iPSYCH i Danimarkës, institutet Harvard Broad dhe Massachusetts Technology, Fakulteti i Mjekësisë i SUNY Upstate dhe Konsorciumi Psikiatrik i Shkencës së Gjenomit, janë përcaktuar variacione gjenetike të cilat rrisin rrezikun e mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit.

Në hulumtim variacionet gjenetike në gjenet e mbi 20 mijë personave që kanë ADHD janë krahasuar me ato të 35 mijë personave të shëndetshëm. Shkencëtarët kanë zbuluar 12 zona të cilat rrisin rrezikun tek personat të cilët kanë variacione specifike gjenetike të infektimit me sëmundjen, ndërsa zbulimi do të kontribuojë në kuptimin e biologjisë që qëndron nën zhvillimin e ADHD-së.

Detajet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature Genetics”. aa

Tri ushqime që pastrojnë rrënjësisht mushkëritë

Speci djegës ndihmon në shuarjen e kollës që irriton fytin në vazhdimësi.

Mushkëritë luajnë një rol thelbësor në sistemin e frymëmarrjes.

Ato marrin oksigjenin dhe filtrojnë jashtë organizmit toksinat.

Ruajtja e shëndetit të mushkërive dhe funksioneve të tyre është thelbësore.

Mushkëritë e shëndetshme garantojnë që i gjithë organizmi të ushqehet siç duhet me oksigjen.

AgroWeb.org sugjeron që një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e mushkërive është që të konsumoni ushqime me aftësi pastruese.

Sigurisht që aktiviteti fizik, mospirja e duhanit dhe shmangia e ndotjes janë gjithashtu mënyra të mira për të garantuar shëndetin e mushkërive.

Ushqimet luajnë një rol kryesor për mirëqenien e këtij organi.

Barishtet, hudhra, agrumet, frutat e pyllit dhe xhenxhefili janë ndër ushqimet më të rekomandueshme për shëndetin e mushkërive.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për tre ushqimet më të mira që pastrojnë mushkëritë.

Fistikët

Fistikët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin e mushkërive.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, fistikët përmbajnë një lloj të veçantë të vitaminës E, e cila ofron mbrojtje ndaj disa formave të sëmundjeve të mushkërive.

Fistikët ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe të ngopin lehtë e pa kalori, të cilat janë përgjegjëse për shtimin në peshë.

Speci Djegës

Speci djegës është një erëz shumë e fuqishme dhe mirëbërëse për organizmin.

Ai ofron me dhjetëra përfitime për shëndetin e njeriut.

Speci djegës ndihmon në shuarjen e kollës që irriton fytin në vazhdimësi.

Ekspertë thonë se speci djegës parandalon problemet me të ftohurën dhe gripin.

Kjo erëz shpërbën sekrecionet dhe rekomandohet për gjithëkënd që vuan nga bronshiti apo problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Ushqimet E Pasura Me Omega-3

Acidet yndyrore omega-3 ndihmojnë në pastrimin e mushkërive dhe efikasitetin e sistemit të frymëmarrjes.

Salmoni, sardelet, farat, arrorët dhe vezët janë shumë të pasur me acide yndyrore omega-3.

Këto ushqime kanë gjithashtu aftësinë të shmangin inflamacionin në organizëm dhe të përmirësojnë shëndetin mendor./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Lodhja e vazhdueshme dhe dhimbja e trupit pa shkak – Pse ndodh dhe çfarë të bëni

Fibromialgjia dhe sindroma e lodhjes kronike janë dy prej disa sëmundjeve më misterioze dhe plogështuese në botë.

Të dhënat studimore tregojnë se  3 deri në 6 përqind e popullatës së globit vuan nga fibromialgjia, një sëmundje ligështuese që shpaloset me dhimbje të forta në të gjithë trupin.

Fibromialgjia dhe sindroma e lodhjes kronike janë dy prej disa sëmundjeve më misterioze dhe plogështuese në botë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto dy sëmundje shoqërohen jo vetëm me dhimbje dhe plogështi, por edhe me ankth dhe çrregullime të gjumit.

Diagnostifikimi i këtyre dy sëmundjeve mund të bëhet nga mjeku.

Të dyja sëmundjet janë të ngjashme në simptoma por kanë një ndryshim.

Fibromialgjia shkakton lodhje por simptoma dominuese e saj është dhimbja pa shkak.

Sindroma e lodhjes kronike nga ana tjetër ka lodhjen si simptomë kryesore pa dhimbje.

Çfarë Është Fibromialgjinë?

Kjo sëmundje prek miliona njerëz në botë. Kjo sëmundje është në rritje edhe në Shqipëri.

Shumica e pacientëve janë të grupmoshave nga 20 deri në 50 vjeç.

Shkaqet e vërteta të fibromialgjisë janë të panjohura por infeksionet, traumat dhe aspekti genetik luajnë një rol të fortë në shfaqjen e saj.

Simptomat Më Të Zakonshme Të Fibromialgjisë janë:

Dhimbje e përhapur në të gjithë trupin

Dhimbje koke

Ngurtësi të gjymturëve

Enjtje e kyçeve

Lodhje

Njerëzit që vuajnë nga fibromialgjia shprehen se ndihen sikur janë me grip gjatë gjithë kohës.

Çfarë është Sindroma E Lodhjes Kronike?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, njerëzit që vuajnë nga sindroma e lodhjes kronike thonë se lodhja nuk largohet kurrë pavarësisht përpjekjeve për t’u çlodhur.

Simptoma të tjera të kësaj sindrome janë: marramendja, vështirësia në përqendrim dhe probleme me të qëndruarit në këmbë ose ulur.

Si Trajtohen Këto Dy Sëmundje?

Ekspertët thonë se çdo alternativë mjekësore për trajtimin e këtyre dy problemeve, konsiderohet thjesht si maja e ajsbergut.

Në secilën prej opsioneve, mjekët synojnë të zbusin dhimbjen pa përdorur qetësues të fortë.

Përveç medikamenteve, pacientët rekomandohet që të kryejnë aktivitet fizik por pa u stërmunduar.

Këtu përfshihet noti, ecja dhe biçikleta.

Njerëzit që vuajnë nga këto dhimbje pa shkak, kanë nevojën e familjarëve dhe miqve që të motivohen për të vënë trupin në lëvizje.

Këto sëmundje shkaktojnë edhe rëndesë psikologjike që mund të trajtohet edhe me ndihmën e të afërmve.

Ushqimet më të mira

Fruta dhe perime

Më shumë të gjelbra, më pak mish

Reduktoni sheqerin

Ecni sa më shumë të keni mundësi

Kujdes me peshën. Mbani trupin në formë.

Burimi i informacionit në këtë link.

Rastet shëndetësore kur nuk duhet të hani xhenxhefil

Fuqitë shëruese të xhenxhefilit duhen përdorur me kujdes sepse ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë njerëzit.

Xhenxhefili është një zhardhok i mrekullueshëm për shëndetin.

Ai është përdorur për tu dhënë shije gatimeve  por edhe për të përmirësuar shëndetin për mijëra vite me rradhë.

Megjithatë, fuqitë shëruese të xhenxhefilit duhen përdorur me kujdes sepse ato nuk janë të përshtatshme për të gjithë njerëzit.

Në këtë artikull, lexuesit e AgroWeb.org do të mësojnë nëse munden të përdorin xhenxhefilin në varësi të problemit shëndetësor që ata kanë.

Njerëzit Që Duhet Të Shmangin Ose Konsumojnë Më Pak Xhenxhefil

Të dhënat shkencore, të cilave i referohet AgroWeb.org konfirmojnë se xhenxhefili ka një ndërveprim të keq me disa medikamente të caktuara.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti, tensioni i lartë, mpiksja e gjakut duhet të tregojnë kujdes në përdorimin e xhenxhefilit për trajtimin e problemeve të tjera shëndetësore.

Njerëzit Që Marrin Medikamente Për Mpiksjen E Gjakut

Xhenxhefili hollon gjakun.

Kjo do të thotë që njerëzit që marrin barna për hollimin e gjakut ose kanë probleme me gjakderdhjen, duhet të heqin dorë nga xhenxhefili.

Njerëzit Që Marrin Medikamente Kundër Diabetit

Xhenxhefili ka tendencën të ulë nivelin e sheqerit në gjak.

Ky padyshim është një lajm shumë i mirë për diabetikët.

Megjithatë, ata që marrin medikamente siç janë injeksionet e insulinës apo barnat për mbajtjen nën kontroll të sheqerit në gjak duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rolin e xhenxhefilit.

Konsumi i tij krahas barnave të lartpërmendura mund të ulë nivelin e sheqerit në një pikë drastike.

Njerëzit Që Përdorin Ilaçe Kundër Tensionit Të Lartë Të Gjakut

Medikamente të caktuara kundër tensionit të lartë të gjakut mund të ndërveprojnë keq me xhenxhefilin.

Kësisoj, ato shkaktojnë rënien e tensionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës në nivele jo të shëndetshme.

Përpos kësaj, xhenxhefili mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës dhe komplikime të tjera.

Njerëzit Që Vuajnë Nga Gurët Në Tëmth

Xhenxhefili përkeqëson problemin e gurëve në tëmth.

Konsumi i lartë i xhenxhefilit mund të rrisë prodhimin e lëngjeve biliare dhe të nxisë kontraktimin e tepërt të tëmthit dhe bllokimin e rrugëve të tëmthit nga këto gurë.

Megjithatë ka ekspertë të mjekësisë popullore që rekomandojnë xhenxhefilin sepse stimulon prodhimin e lëngjeve biliare.

Gratë Shtatzënë

Ka disa shqetësime në lidhje me ndikimin e xhenxhefilit në rritjen e rrezikut të gjakderdhjes tek gratë shtatzënë.

Për këtë arsye disa ekspertë rekomandojnë që gratë shtatzëna të mos e konsumojnë atë para lindjes.

AgroWeb.org ju këshillon se sasia e rekomanduar e xhenxhefilit për njerëzit që nuk vuajnë nga një problem shëndetësor është 1 gramë për 3 ose 4 herë në ditë.

Kur bën ftohtë papritur – Çfarë i ndodh trupit dhe këshillat si të veproni

I ftohti ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit.

Shqipëria dhe vende të tjera të Mesdheut gëzojnë një mot përgjithësisht të mirë me diell, por kur dimri troket, i ftohti është i mprehtë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org i ftohti, veçanërisht kur ndodh papritur,  ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit.

Këto luhatje shëndetësore janë të rëndësishme dhe me to duhet patur kujdes.

Çfarë Ndodh me Ju Kur Bën Ftohtë Papritur?

Digjni më shumë kalori

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se ritmet bazë të metabolizmit ose djegia e kalorive pa aktivitet fizik rritet gjatë temperaturave të ftohta.

Kjo ndodh sepse trupi punon më shumë që të ngrohet.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju duhet të qëndroni në të ftohtë gjithë kohën.

Gishtat tkurren

Gishtat tkurren gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe enjten gjatë verës, thonë ekspertët.

Moti i ftohtë ngushton enët e gjakut në përpjekje për të ruajtur temperaturën e trupit.

Kjo do të thotë se gjaku qarkullon më pak nëpër gishta, rrjedhimisht duke i bërë ato të duken më të vegjël.

Dhimbje më të forta në gishta

Gjatë motit të ftohtë, disa njerëz vuajnë nga një simptomë e quajtur Sëmundja e Rejnaudit që shoqërohet me mpirje e të disa pjesëve të trupit si pasojë e të ftohtit ose stresit.

Kjo ndodh në zonën e duarve, këmbëve dhe veshëve dhe shkaktohet si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut që furnizojnë lëkurën me gjak.

Një gjë e tillë nuk është e rrezikshme por është e parehatshme dhe shkakton dhimbje.

Vishni rroba të përshtatshme dhe mos rrini shumë jashtë, thonë ekspertët.

Probleme me sytë

Kujdes me sytë gjatë të ftohtit.

Ekspozimi i tepërt në temperature të ftohta ndikon në shikimin tuaj.

Fytyra skuqet

Nëse gjatë ekspozimit në të ftohtë ën mëngjes ju skuqet hunda apo faqet atëherë duhet të dini se gjaku i anashkalon këto zona dhe fokusohet tek zemra ose mushkëritë.

Kur ngroheni gjaku rikthehet në rrugëtimin normal duke shkaktuar skuqje.

Probleme me zemrën

Kjo ndodh zakonisht tek të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rreziku është në rritje sepse trupi përpiqet të ruajë nxehtësinë dhe rrit presionin në zemër.

Kjo e fundit duhet të punojë fort që të furnizojë gjakun tek gishtat e duarve dhe këmbëve.

Luhatje humori

Moti i ftohtë ka ndikim të fortë në gjendjen tuaj shpirtërore.

Rënia e temperaturave nënkupton më pak ditë dhe dritë.

Rrjedhimisht, trupi merr më pak vitaminë D.

Mungesa e dritës dhe vitaminës shkakton depresion dhe çrregullime humori.

Suplementat e vitaminës D duhen marrë në konsideratë për të kuruar problemet me humorin.

Pagjumësia dhe reumatizma, vështirësitë dhe zgjidhjet natyrale

Reumatizma shoqërohet me dhimbje të vazhdueshme e të forta të cilat shpesh pengojnë dhe prishin gjumin.

Mungesa e këtij të fundit ka ndikim të fortë në intensitetin e simptomave të sëmundjes por edhe në mirëqenien në përgjithësi.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për lidhjen mes pagjumësisë dhe reumatizmës dhe trajtimet natyrale për një pushim të qetë e pa dhimbje.

Të rriturit mbi 18 vjeç kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë në natë.

Mungesa e gjumit i përkeqëson simptomat e reumatizmës dhe artritit sepse lodhja e bën më të vështirë menaxhimin e tyre.

Si Të Përballeni Dhe Të Trajtoni Problemin E Pagjumësisë

Këshillat kryesore për të trajtuar problemin e pagjumësisë, në fillim shënjestrojnë ndryshimet në stilin e jetesës dhe më pas marrjen e medikamenteve.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti i lehtë fizik është një mënyrë e mirë për të pakësuar ose përmirësuar shëndetin e një pacienti të prekur nga reumatizma ose artriti.

Aktiviteti fizik përmirëson humorin dhe mirëqenien.

Ekspertët rekomandojnë që një njeri i prekur nga këto sëmundje të kryejë të paktën 2 orë e gjysmë aktivitet fizik në javë.

Fillimi duhet të jetë i ngadaltë deri në marrjen e fuqive.

Ekspertët sugjerojnë ecjen, notin, çiklizmin e të tjerë.

Më Pak Kafe

Kafeja i çel rrugën pagjumësisë, thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, njerëzit që vuajnë nga reumatizma nuk duhet të pinë kafe pasdite ose në mbrëmje.

Shmangni Alkolin

Pirja e alkolit në mbrëmje largon gjumin ose e trazon atë.

Për më tepër, pirja e alkolit në të njëjtën kohë me ilaçet përbën një rrezik shëndetësor.

Dremitja

Njerëzit e prekur nga reumatizma duhet të shmangin dremitjen ose gjumin e drekës sepse do ta kenë më të vështirë të flenë në mbrëmje.

Në vend që të flini në drekë, dilni në ajër të pastër ose kryeni një aktivitet fizik.

Më Pak Stres

Krijoni një rutinë tuajën në mbrëmje.

Ju mund të lexoni një libër a të dëgjoni muzikë të qetë dhe relaksuese.

Mbani ditar, shkruani shqetësimet tuaja dhe hiqini nga mendja.

Higjena

Sigurohuni që dhoma juaj të jetë e pastër, e qetë dhe në errësirë.

Temperatura e ambientit duhet të jetë e freskët.

30 minuta përpara gjumit, këshillohet që të shkëpusni kontaktet me çdo pajisje elektronike.

Mos E Teproni Me Ushqimin

Nëse flini me stomakun plot, gjumi do të jetë i trazuar.

AgroWeb.org rekomandon që njeriu që vakti i darkës duhet të konsumohet të paktën disa orë përpara gjumit.

Sipas tyre, njerëzit që vuajnë nga reumatizma por që bëjnë një gjumë të mirë e të qetë kanë më pak dhimbje

Studimet e reja: Tensioni i lartë para moshës 40 vjeçare rrit rrezikun e problemeve të zemrës dhe trurit

Ekzaminimi i të dhënave u krye përgjatë 10 viteve.

Dy studime të reja të publikuara këtë vit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut përpara moshës 40 vjeçare, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia.

Studimi i parë, të cilit i referohet AgroWeb.org është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e 4,800 personave dhe zbuluan se tensioni i lartë përpara të dyzetave e trefishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë në 20 vitet e ardhshme.

Studimi i dytë ekzaminoi të dhënat e 2.5 milionë njerëzve në Korenë E Jugut.

Ekzaminimi i të dhënave u krye përgjatë 10 viteve

Shkencëtarët arritën në një konkluzion të ngjashëm.

Sipas tyre, gratë e prekura nga tensioni përpara të dyzetave ishin 76% më të rrezikuara nga ishemia dhe sëmundjet e zemrës.

Për burrat, rreziku ishte 85% më i lartë.

Shkencëtarët thanë se rritja e tensionit përpara kësaj moshe nxit atakun në zemër.

Tensioni i lartë i gjakut aktivizon disa mekanizma të dëmshëm për zemrën, thanë ata.

Krahas tensionit, sëmundjet e zemrës nxiten edhe nga disa faktorë rreziku.

Këtu përfshihet: mbipesha, kolesteroli i lartë, niveli i lartë i sheqerit dhe duhanpirja.

Të gjitha këto ngurtësojnë enët e gjakut dhe nxisin bllokimin e tyre duke i çelur rrugën atakut dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Nisur nga të dhënat më sipër, rekomandohet një kujdes i vazhdueshëm në kontrollin e tensionit, ndjekjen e këshillave të mjekut si dhe një rregjim i duhur ushqimor.

Klikoni këtu për të mësuar disa metoda të thjeshta natyrale që ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë.

Cilat Janë Vlerat Ideale Të Tensionit Të Gjakut

Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg.

Tensioni matet me dy shifra.

Shifra e parë tregon tensionin sistolik ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.

Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit.

Kjo tregon kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje.

Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 sic thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.

Nëse matësi tregon vlerat midis  90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.

Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si hipertension.

Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te mjeku.

Produktet e duhura që shpëtojnë kockat – Këshillat më të mira për eshtrat

Disa çrregullime të shëndetit ndodhin në zonën kufitare midis sëmundjeve dhe dobësimit të përgjithshëm të organizmit.

Osteoporoza, humbja e masës kockore që zakonisht ndodh pas moshës 40 vjeçare, është një shembull i mirë i këtij kufiri.

Osteoporoza vjen si pasojë e zbrazjes natyrale të indit të kockave që ndodh me kalimin e moshës. Ky problem është veçanërisht shqetësuese tek gjinia femërore dhe shtohet fort pas menopauzës.

Thyerjet e kockave janë rreziku më serioz. AgroWeb.org raporton se çdo vit vetëm në Shqipëri raportohen mijëra fraktura të kockave prej osteoporozës.

Kockat e legenit, brinjët dhe gjymtyrët janë segmentet skeletore më të prekura.

Parandalimi është thelbësor për osteoporozën dhe para së gjithash duhet ushqimi i duhur.

Më shumë kalcium është padyshim një këshillë e shkëlqyer, megjithëse osteoporoza është një fenomen më kompleks sesa një mangësi e thjeshtë e kalciumit në ushqim.

Një ushqyerje parandaluese ​​kërkon marrjen e të paktën 800-1.500 mg në ditë të kalciumit, si dhe vitaminë D.

Cilat ushqime ndihmojnë në parandalimin e osteoporozës?

Qumështi dhe produktet e bulmetit janë zgjidhje. AgroWeb.org njofton se burime të mira dhe të sigurta të kalciumit janë të gjitha perimet me gjethe të gjelbra.

Këtu futen lakrat, marulet, zarzavatet e gjelbra, spinaqi, majdanozi dhe bimë të tilla si luleradhiqe dhe hithra.

Ndër të tjera, këto bimë përmbajnë minerale dhe vitamina të tjera të rëndësishme për thithjen e kalciumit duke përfshirë vitaminën K1 dhe boriumi.

Edhe farat e susamit janë një burim i shkëlqyer i kalciumit, magnezit, fosforit dhe vitaminave komplekse B dhe PP.

Cilat ushqime rrezikojnë përthithjen e kalciumit?

Ka disa ushqime që duhen kufizuar ose shmangur sidomos kur konsumohen produkte me kalcium.

Këtu futet kafeja, pijet e gazuara, mishi i përpunuar, salçiçet dhe sallamërat (prej fosfateve që përmbajnë), dhe alkooli pasi ky nuk lejon përthithjen e kalciumit nga veshkat.

Kujdes nga ndërthurjet e rrezikshme ushqimore

Për të përmirësuar marrjen e kalciumit, nuk është e mjaftueshme rritja e konsumit të bulmetit.

Përmbajtja e lartë e proteinave te bulmeti, nëse kombinohet me ushqimet super të pasura me proteina si mishi, sjell humbjen e kalciumit nga veshkat. Veshkat në mungesë të kalciumit e marrin atë nga sistemi kockor.

Rezultati është një raport humbës midis kalciumit të përthithur dhe atij të humbur. Kur veshkat tentojnë të shpërbëjnë një sasi të stërmadhe proteinash, viktima është kalciumi.

Zgjidhja? Shmangni përdorimin e mishit në vaktet kur konsumoni bulmet. Kjo masë vlen vetëm për ata që vuajnë nga osteoporoza e plotë.

Burimet shkencore ku bazohet informacioni i mësipërm gjenden në këtë link

Mjeku onkolog: Vitamina që “tremb” sëmundjet malinje, ushqimet ku gjendet

Disa kërkime pohojnë se nivelet e larta të vitaminës ulin shanset e kancerit, të tjerë thonë se nuk ka dëshmi. E vërteta është shpjeguar nga një onkolog…

Një studim ndërkombëtar i kohëve të fundit i krijuar nga bashkëpunëtorët e hulumtuesve europianë, amerikanë dhe aziatikë, botuar në ‘Journal of the National Cancer Institute’, ka dalë në përfundimin se niveli i lartë i vitaminës D në gjak mbron kundër tumorit më të zakonshëm në Itali, atë të zorrës së trashë-rektumit.

Sipas një studimi tjetër në revistën shkencore ‘Jama Oncology’, plotësimi mujor i dozës së lartë të vitaminës D nuk lidhet me zvogëlimin e incidencës ose vdekshmërisë për lloje të ndryshme të kancerit.

Atëherë, cila është e vërteta?

Dhe pse flitet shpesh për përfitimet e vitaminës D?

Është pyetur Antonio Russo, profesor i onkologjisë mjekësore në Universitetin e Palermos dhe anëtar i bordit drejtues të Shoqatës Italiane të Onkologjisë Mjekësore (Aiom).

Cilat janë përfitimet e vitaminës D për shëndetin tonë?

“Vitamina D është një substancë organike e nevojshme për të gjitha organizmat e kafshëve për funksionimin normal të proceseve vitale, – shpjegon Russo. – Ajo merret nga ushqimi dhe prodhohet kur lëkura është e ekspozuar ndaj dritës së diellit.

Veprimi i vitaminës D është promovimi i përthithjes së kalciumit në nivelin e zorrëve për ta drejtuar atë në funksionet e tij të ndryshme.

Ndër më të njohurat, ne e dimë se nivelet adekuate të vitaminës D janë thelbësore për mirëmbajtjen e mineralizimit të kockave optimale me një rol të pazëvendësueshëm në parandalimin dhe trajtimin e osteoporozës post-menopauze dhe senile.

Vitamina D është gjithashtu e rëndësishme për sistemin imun dhe muskujt, ashtu edhe në shtatzëni si për nënën, edhe për fetusin.

Së fundi, është treguar gjithashtu se mungesa e vitaminës D mund të lidhet me zhvillimin e depresionit, rënien e funksioneve njohëse dhe çrregullimet kardiovaskulare”.

Si e marrim vitaminën D në trupin tonë?

“Vitamina D merret kryesisht me ushqime të tilla si qumësht, djathë, kos, vezë (vezë e verdhë), mëlçi viçi, vaj i mëlçisë së kokës, drithërat e mëngjesit dhe peshku (sardelet, peshk shpatë, ton dhe salmon sidomos), – thotë eksperti.

Ekzistojnë edhe substanca të tjera si curcumin, brassicaceae (lakër), acide yndyrore omega 3 që mund të promovojnë efektet e vitaminës D.

Përveç kësaj, ekspozimi ndaj dritës së diellit është burimi kryesor i prodhimit të vitaminës D, aq shumë sa që ekspozimi ndaj diellit që shkakton një skuqje të lehtë të lëkurës është e barabartë me marrjen gojore të vitaminës D për rreth 10 mijë njësi ndërkombëtare në ditë.

Duhet marrë në konsideratë se kërkesa ditore e vitaminës D për të rriturit llogaritet në rreth 400-800 njësi në ditë dhe se ushqimi në Itali furnizon rreth 300 njësi në ditë”.

Çfarë është shkencërisht e sigurt në lidhje me këtë vitaminë dhe kancerin?

“Lidhja në mes vitaminës D dhe kancerit është studiuar shumë edhe pse pyetja mbetet e diskutueshme dhe e debatuar sot, – përgjigjet Russo.

– Ndërsa disa prova shkencore sugjerojnë se nivelet e larta të vitaminës D mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit (sidomos prostatës, zorrës së trashë dhe gjirit), të dhëna të tjera duket se shkojnë kundër kësaj ideje.

Në fakt, duke lexuar mirë mes linjave, shumë autorë konvergojnë në faktin se efektet e vitaminës D mund të ndryshojnë në varësi të dozës së marrë.

Në veçanti, duket se shumë nga përfitimet e siguruara nga vitamina D do të humbeshin kur merren në doza tepër të larta”.

Si përfundim, çfarë rekomandohet të bëjmë?

“Nivelet e sakta të vitaminës D janë të rëndësishme për ruajtjen e shëndetit të një individi, si në fëmijëri ashtu edhe në moshë madhore, – thekson Russo.

– Deri më sot, megjithatë, nuk ka asnjë konsensus të vetëm për atë që është formulimi më i mirë për t’u rekomanduar.

Ajo që është e sigurt është se individët me nivele të ulëta të vitaminës D duhet të marrin një shtesë të dobishme për të arritur vlerën e saktë të synuar të rekomanduar për çdo grupmoshë sipas udhëzimeve ndërkombëtare, duke përfshirë zgjedhjen e mjekut të tyre.

Natyrisht, është e këshillueshme që të merrni ushqim të pasur me vitaminë D, si dhe një ekspozim të arsyeshëm ndaj rrezeve të diellit”.

 

Gjiza pa kripë – Kura më e mirë për shëndetin e melçisë dhe organizmit

Proteina shoqërohet me amino acide që e mbajnë trupin të ushqyer dhe të mbrojtur.

Gjiza pa kripë është një nga produktet më të mira, e përdorur si një nga kurat më të mira natyrale që mbron shëndetin e mëlçisë dhe promovon mirëfunksionimin e saj.

Krahas shijes së saj të mirë dhe të butë, gjiza pa kripë rekomandohet të konsumohet për personat që kanë probleme me mëlçinë, ndërsa ndihmon në pastrimin e saj nga helmet dhe toksinat.

Falë përbërësve të saj, gjiza ndihmon në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë tek personat që kanë kaluar Hepatitin A dhe B.

Por krahas shëndetit të mëlçisë, gjiza pa kripë ndihmon në shëndetin e mirë të gjithë organizmit.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org që do t’ju bëjnë ta përfshini gjizën në ushqimet e përditshme.

Vlerat shëndetësore të gjizës

Gjiza është e pasur me proteina, kalçium dhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm.

Gjiza është një ushqim i preferuar i njerëzve që tregojnë kujdes për shëndetin, atyre që vrapojnë, notojnë dhe ngrejnë pesha.

Kjo devotshmëri vjen sepse gjiza përmban sasi të mëdha të proteinës kaseinë dhe nivele tepër të ulëta të yndyrës.

Gratë shtatzënë duhet të konsumojnë gjizë sepse është produkti më i sigurtë mes produkteve të tjera të bylmetit.

Më poshtë do të lexoni për 4 përfitimet që vijnë nga ky produkt bulmeti sipas studimeveku bazohet AgroWeb.org.

Gjiza ndihmon në rënien në peshë

Sportistët dhe dashamirësit e aktivitetit fizik janë të marrosur pas gjizës.

Ajo përmban pak kalori dhe shumë proteina.

Rrjedhimisht, gjiza të ngop më shpejt.

Ajo përmban shumë kalcium që i bën mirë kockave dhe stimulon rënien në peshë.

Gjiza të ngop dhe nuk të rëndon

Proteina kaseinë të cilën e përmendëm më lart ndihmon të shuajë kapriçot e urisë.

Gjiza rekomandohet të konsumohet edhe në mbrëmje ose gjatë natës, kur uria godet papritur.

Ajo është e lehtë dhe nuk rëndon në stomak.

Për më tepër, proteina shoqërohet me amino acide që e mbajnë trupin të ushqyer dhe të mbrojtur.

Burim i kompleksit të vitaminave B

Ekspertët e AgroWeb.org konfirmojnë se gjiza është një burim i shkëlqyer i vitaminave B, të cilat ndihmojnë me shëndetin e zemrës, mëlçisë, tretjen, funksionet e metabolizmit, të trurit e të tjera.

Kur hani gjizë , organizmi furnizohet jo vetëm me vitaminën B12 por edhe me riboflavin, niacinë, acid folik, acid pantotenik dhe thiaminë.

Gjiza është burim probiotikësh

Gjiza është e pasur me baktere të mira për stomakun, të njëjtat që gjenden tek kosi.

Në këtë mënyrë, ajo është një ushqim i shkëlqyer për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen.

Këto vlera janë të mëdha tek një produkt i bërë në shtëpi, ose nga fermerë të besuar.

Vlerat ushqyese të gjizës 

Profili i saj ushqimor është i pasur por në varësi të llojit të qumështit dhe kripës së përdorur.

Në një sasi prej 226 gramë gjizë të prodhuar nga qumësht me pak yndyrë do të gjeni:

163 kalori

28 gramë proteinë

6.1 gramë karbohidrate

2.3 gramë yndyrë

30% të dozës së rekomanduar ditore të fosforit

30% të dozës së rekomanduar të sodiumit

29 % të dozës së rekomanduar të seleniumit

24% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12

22% të dozës së rekomanduar ditore të riboflavinës

14% të dozës së rekomanduar ditore të kalçiumit

7% të dozës së rekomanduar ditore të acidit folik

Ekspertët e AgroËeb.org theksojnë se gjiza përmban sasi të mjaftueshme të vitaminave B1, B3, B6, A por edhe hekur, magnez, zink dhe bakër.

Ajo duhet konsumuar rregullisht, së bashku me ushqime të tjera të shëndetshme.