VOAL- Nga libri “Tregim i një shekulli- burrat dhe gratë protagonistë të Shekullit XX” të gazetarit të madh italian Enzo Biagi (Enco Biaxhi) po shkëpusim shënime për shkrimtarin disident rus Aleksandër Solzhenicin (Aleksandr Isayevich Solzhenitsyn – i lindur më 11 dhjetor 1918, Kislovodsk, Rusi – vdiq më 3 gusht 2008, Troitse-Lykovo, pranë Moskës- ishte një romancier dhe historian rus, i cili u vlerësua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1970):
GuLag është sigla e Administratës Qendrore të Kampeve të Punës së Detyrueshme.
Kanë shkuar për ta gjurmuar, që ta diskreditojnë, në një fshat të Kaukazit, mes tyre një mik i vjetër i tij, Nikolaj Vitkeviç. Atje ky ka folur me korrespondentin e Christian Science Monitor. Ishin shokë të armëve kur Solzhenicyn kryente shërbimin në një repart arilerie të Ushtrisë së Kuqe. Në korrespondencën e tij censura lexoi disa përçmime ironike ndaj Stalinit. Gjykata e dënoi shkrimtarin e ardhshëm me tetë vjet punë të detyrueshme dhe me mërgim të përjetshëm. Vitkeviç u dënua vetëm me dhjetë vjet punë të detyrueshme.
Vitkeviç: Edhe Solzhenicyni ka qenë spiun.
“Mërgimi, – thoshte Heinrich Böl, – i cili e priti në shtëpinë e tij shkrimtarin rus,- “është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një shkrimtari…”
Njëri prej personazheve të Solzhenicynit e krahasonte mërgimin me tredhjen shpirtërore, por tashi Solzhenycini ngushëllohet: “Nuk ka qenë diçka dëshpëruese. Edhe lisat e vjetër, kur i mbjellin diku tjetër, i hedhin rrënjët në truallin e ri.”
Për Leninin thoshte se ishte tirani i parë i komunizmit.
George Feifer thotë: “Edhe Solzhenicyni ka një dozë të fortë despotizmi. Nuk pranon opinione ose versone të ndryshme nga të tijat.” S.B.