VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

ALEANCA USHTARAKE NATO DHE VLERAT DEMOKRATIKE NË EVROPË – Nga Frank Shkreli

By | October 10, 2019

Komentet

Kush po ua imponon sërish shqiptarëve zonën evrolindore sllave? – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

Me gjithe arritjet e ndryshimeve te deritashme integruese demokratike te Evropes Lindore dhe te asaj Juglindore, ceshtja koloniale shqiptare ne Ballkan jo vetem se ka ngelur “pezull”, por as qe ka filluar te trajtohet si e tille qofte nga qarqet politike shqiptare, qofte nga ato politike nderkombetare. Ky anashkalim me dashje ose pa dashje i ceshtjes se pazgjidhur koloniale shqiptare ne Ballkan, sheshit riaktualizon vazhdimesine historike te sundimit te eger imperialist sllav (serbo-malazez dhe greko-maqedon) mbi shqiptaret dhe territorin  e tyre , të njohur si SHQIPËRI ETNIKE.

Mirepo, eshte tejet hipotetik dhe brengoses qendrimi aversiv dhe indiferent i politikes  dhe i propagandes strategjike zyrtare te Shqiperise se si (eshte duke jetuar ne vetkenaqesi, madje edhe duke koketuar “diplomatikisht” dhe praktikisht me politiken  pushtuese koloniale zyrtare te Beogradit, te Shkupit, te Podgorices dhe te Athines ne disfavor te zgjidhjes se ceshtjes koloniale shqiptare ne  hapesirat e Ballkanit. Ne kete veshtrim, shembull  drastik dhe  antidiplomatik eshte normalizimi i marredhenieve dhe bashkepunimi ne shkallen me te larte dhe me te  gjithanshme  ndershteterore i Shqiperise me  aksin e “Antantes se Vogel” sllave ballkanike kunder interesave vetjake kombetare. Këtë, së fundi, më 10 tetor 2019 e dëshmoi edhe Edi Rama, kryeministër i qeverisë së Shqipërisë londineze, i cili Novi-Sad të Vojvodinës, nënshkroi  një marrëveshje të turpshme me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me kryeministrin sllavomaqedon, Zoran Zaev, të ashtuqujatur “Mali Shengen” të Ballkanit, që mallrat dhe kapitali , të qarkullojnë lirshëm, ashtu sikurse edhe lëvizja e njerëzëve të Serbisë, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë Veriore, pa përfshirjen e Republikës së Kosovës, të cilën nuk e njeh Serbia (17 shkurt 2008 – 2019). Në fakt, në prapavijë, kjo “antantë”  e quajtur “Mali balkanski Sengen” synon ringjalljen dhe vampirizimin e ish-Jugosllavisë serbomadhe (1918-1990).

Ky “kurs” absurd i politikes se jashtme te shtetit shqiptar,  fatkeqesisht mund te jete i “kapshem” vetem per armiqte e ribashkimit te etnikumit shqiptar, te cilet mjerisht “shpetimin” e shqiptareve e “shohin” jo vetem  ne hartat e projektuara te autoreve te hegjemonizmit dhe kolonializmit sllav ballkanik, por edhe në “skicat gjeometrike” të premtuara të globokratizmit dhe te evrointegralizmit, të cilat, siç kanë dëshmuar në 30-vjeçarin e fundit, nuk çojnë më larg sesa në ruajtjen me fanatizëm të mosndryshimit të kufijve artificialë ndërshtetër të vendeve fqinje sllave (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Greqia) brenda të cilëve mbi 3 milionë shqiptarë, edhe sot jetojnë ne “rezervatet” e tyre shekullore  kolonialiste (1878-2019)! Si rrjedhim, ne menyre te pashmangshme shtrohen keto pyetje: a mund te kete argument me absurd dhe me  shperfilles ndaj ceshtjes se pazgjidhur  koloniale shqiptare ne Ballkan sesa ky, kur qarqet e politikes zyrtare shqiptare, pohojne boterisht se ne Ballkan nuk ekziston ceshtja e pazgjidhur shqiptare?! A mund te kete argument me bindes se ky dhe, ne dobi te politikes gllaberuese koloniale sllave, se kjo edhe sot, ne fillim te shekullit XXI, nuk perballet me kurrfare hipoteke a problemi kolonial shqiptar?!

Valle, kjo quhet diplomaci “e holle”, “elastike”, “moderne”, te heqesh dore ne menyre te vullnetshme nga  “tapia” historike  e gjysmes se territorit dhe e popullsise autoktone shqiptare?! Kjo quhet diplomaci e “mirefillte”, te akuzohesh dhe te ofendohesh perdite  si popull “ekstremist”, “terrorist” e “grabitcar”, per me teper te etiketohesh para botes si “faktor kryesor destabnilizues  ne rajon”, cilesim permanent i  politikës, i propagandës dhe i diplomacise zyrtare të Aleksandar  Vuçiqit (president) dhe të Ivica Daçiqit (nënkryeministër dhe ministër i Jashtëm) të Republikës së Serbisë.

Të githa akuzat ndaj shqiptarëve (1981-2019) nuk janë asgjë tjetër vetëm se recidiv i perseritur  dhe “akrobacion” trivial i nderrimit te tezave serbo-malazeze dhe sllavomaqedone ne dem te se vertetes historike shqiptare, që kanë një emërues të përbashkët-shfarosjen e shqiptarëve-fshirjen e identitetit të tyre kombëtar, territorial dhe shtetëror nga harta e Ballkanit.

Mirëpo, perderisa te mos zgjidhet statusi kolonial i shqiptareve si komb i lire dhe sovran ne truallin e tij te pushtuar nga barbaret sllave, perfaqesuesit e diplomacise tregtare “multietnike” shqiptare si moralisht, ashtu edhe kombetarisht, nuk gezojne kurrfare te drejte, qe te ngrejne  “dolli” ne shenje kapitullimi neper “metropolet” ballkanike me armiqte e perbetuar te  shqiptareve te kolonizuar dhe, ne kete menyre  te dakordohen fshehurazi dhe haptazi, qe edhe në shekullin XXI gjysma e  popullit dhe e territorit te Shqiperise etnike, te mbetet  serish ne “meshiren” e zoterimit kolonial sllav .

Ne saje te antidiplomacie te ketille, pasojat  e se ciles jane me se te qarta ne ngulfatjen e luftes antikoloniale dhe te perpjekjeve te pareshtuara te politikes se mirefillte kombetare drejt ribashkimit te trojeve etnike te Shqiperise, edhe spektri i gjere i politikes shqiptare eshte duke perjetuar “vdekje klinike”, po hesht dhe po kapitullon para nje “vizioni” te  ketille diplomatik antishqiptar “vetjak” dhe  te bashkesise nderkombetare, e cila  pas ardhjes ne pushtet te Vojislav Koshtunices, te Boris Tadiqit, te Tomislav NIkoliqit, të Aleksandar Vuciqit dhe të Ivica Daçiqit…etj. (të gjithë demokratë rremë në sy të Evropës Perëndimore dhe te Amerikes) me kamarilen e tyre ultrancionalisre proshesheliste dhe sllobiste, disa faktorë  botërorë (Rusia, Kina etj.) kanë marre anen e Serbise, ku preokupim kryesor kanë  rehabilitimin politik dhe  rimekembjen  e saj ekonomike, gje qe kjo eshte ne funksion te drejtperdrejte te mohimit te se drejtes se vetevendosjes se shqiptareve te kolonizuar. Mohimi i se drejtes se ligjshme te shqiptareve per te dale nga kthetrat koloniale sllave  dhe, per t’u ribashkuar me Shqiperine, eshte imponim i drejtperdrerjte i fuqive te medha boterore, qe etnikumi shqiptar serish te integrohet ne mnyre “te gozhduar” ne ZONËN LINDORE te sferes se interesit sllav. Nje diktat i ketille absurd dhe i papranueshem si ne pikepamje te se drejtes natyrore historike, ashtu edhe ne rrafshin e se drejtes se sotme  ndekombetare, nuk mund cilesohet ndryshe vecse si terrorizem shteteror me permasa nderkombetare. Zhvillimi i nje politike (ne emer te jetesimit te drejtave dhe lirive te minoriteteve kombetare dhe te “demokracise”) ndaj ceshtjes se pazgjidhur koloniale shqiptare ne Ballkan, ve ne dukje preludin e  hipokrizise  moralo-politike te “abetarese” se drejtesise, te demokracise dhe te paqes.

UÇK-ja nuk ishte terroriste, por çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale !

Ne vend se bashkesia nderkombetare, te favorizonte luften clirimtare antikoloniale kombetare te UCK-se, perkatesisht t’ua njihte të drejten e vetevendosjes shqiptareve te koloniazuar, kjo, ne kundershtim me te gjitha rregullat dhe me normat e se drejtes  humanitare nderkombetare, legalizoi dhe “amnistoi” gjenocidin, hegjemonizmin dhe nacionalizmin serbomadh ndaj shqiptareve, duke e “demokratizuar” dhe rikthyer “RFJ-ne” e S.Milosheviqit ne te  gjithe organizmat perkates te bashkesise nderkombetare. Nje potez i ketillei gabuar dhe fatal I bashkësisë ndërkombëtare ne mosndeshkimin e ligjshem te Serbise agresore, si dhe te nje numri te madh te  kryeprotagonisteve kriminele te saj, te cilet sot jane ne krye te udheheqjes se Serbise “se demokratizuar” dhe, shetisin lirshem (vrasesit e myslimaneve, te kroateve dhe te shqiptareve, duke kerkuar te drejta te barabarta dhe, duke i ngarkuar me  faj te paqene viktimat e tyre, e mbi te gjitha, duke kerkuar te rikthehen e te jetojne se bashku  me to ne vendet ku kane kryer krime antinjerezore si ne Kosove, ne Kroaci dhe ne Bosnje, eshte vetem ne interes te ringjalljes dhe te fuqizimit te metjeme te politikes kolonizuese, hegjemoniste dhe pushtuese serbo-malazeze, sllavomaqedone dhe greke mbi gjysmën e kombit të kolonizuar shqiptar dhe të gjysmës së Shqipërisë Etnike.

-Pse, edhe pas 3 gjenocideve të Serbisë ndaj Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1990-1999), bashkësia ndërkombëtare  e shpëtoi RFJ-në Serbia+Mali i Zi) nga  ndeshkimi nderkombetar penal i “Procesit te Nyrnbergut (1945), kurse vetem shqiptareve ua mohojne te drejten e vetevendosjes dhe te ribashkimit, duke i akuzuar pa kurrfare argumentesh valide qofte historike, politike a juridike nderkombetare, kinese jetesimi i ketyre te drejtave legjitime dhe legale shpie ne krijimin e nje “Shiperie te Madhe”(?!)

Në Ballkan nuk ka “Shqipëri të Madhe”, por Serbi të Madhe, PO !

 

Pikerisht në këtë pikëvështrim  qendron keqkuptimi i njohjes se drejtes se vetevendosjes se shqiptareve nga ana bashkesise nderkombetare. -Shpikja dhe trillimi i tezes se shqiptaret po luftojne per te krijuar nje “Shqiperi te Madhe”, historikisht eshte e pa argumentuar mbi asnje baze qofte formale, qofte faktike, sepse kjo nuk figuron ne asnje projekt, a program te ndonje levizjeje ose partie shqiptare qe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e deri ne ditet tona. Por, ne realitet kjo teze eshte “specialitet vitaminoz” i shume  projekteve-programeve te vjetra dhe te reja  imperialiste serbe, te sajuara nga autoret e tyre serbomedhenj, sic jane: Ilia Garashanini(“Nacertaniie”,1844), Vuk Karaxhiqi, Nikola Stojanoviqi, Jovan Cvijiqi, Dositej Obradoviqi, Vaso Qubrilloviqi, Stevan Moleviqi, Ivo Andriqi, Dobrica Qosiqi, si dhe pasardhesit-bashkautoret e tjere te tyre, te cilet, duke  u mbeshtetur ne konceptin ideor pushtues te ketyre projekt-programeve antishqiptare, me 1986, sajuan Memorandumin e  Akademise se Shkencave dhe te Arteve te Serbise, i cili “ne menyre shkencore” perpunon mjetet dhe metodat e tekonologjise se shfarosjes se shqiptareve dhe te debimit sistematik te tyre me dhune nga Kosova, nga Anamorava, nga Ilirida, nga Ulqini, nga Plava, nga Hoti e nga Gucia, si dhe te pastrimit etnik te myslimaneve ne Bosnje, ne Novi Pazar dhe, te kroateve nga territori i tyre etnik  te Hercegovines, te Kninit, te Sremit, te Backes e te Banatiti, qe sot quhet Vojvodine.

E vlen te theksojme se, te gjitha keto elaborate “politiko-shkencore”-arme kryesore te politikes pushtuese te Serbise (dikur dhe sot) ndaj trojeve etnike shiptare, kroate e myslimane perbejne thelbin e “bagazhit” te historiografise se falsifikuar serbomadhe, perkatesisht te tezes se Serbise se Madhe, e jo, kursesi te te “Shqiperise se Madhe”. Ky eshte nderrim i tezes, qe politikanet dhe kuazishekncetaret, (natyrisht te prire nga kisha e tyre politike-retrograde ortodokse serbe, e cila ne vazhdimesine historike  ka luajtur rolin kryesor ne ndertimin dhe ne zhvillimin e politikes antishqiptare, antikroate dhe antimyslimane, ne saje te misionit te saj politik, e kursesi religjioz) shoviniste serbe e perdorin si arme me te “efektshme” per te manipuluar me qarqet politike e shkencore nderkombetare ne favor te mbeshtetjes se tezes se Serbise se Madhe,  teze kjo, e cila para botes mistifikohet drejtperdrejt dhe terthorazi me tezen “Shqiperia e Madhe”.

Per me teper, nderrimi i kesaj teze “me sukses” dhe  ne menyren me perfide nga ana e serbomedhenjeve, eshte ne favor te mbrojtjes se interesave te pergjithshme te politikes kolonialiste, imperialiste dhe hegjemoniste te Serbise ne Ballkan, e ne vecanti ne trojet e etnikumit shqiptar.

Pavaresisht nga atribuimi i kesaj teze stereotipe te konglomeratit sllav, shqiptaret asnjehere ne historine e tyre nuk kane zhvilluar luftera, as politike me karakter pushtues, por ne te kunderten, kane luftuar per t’i cliruar dhe mbrojtur territoret e tyre etnike, te pushtuara nga vendet fqinje sllave qe nga vitet 1878; 1912; 1918; 1945; 1989. Ne kete veshtrim, edhe sot, populli shqiptar e zhvillon luften dhe politiken e vet te drejte, qe t’i riktheje ne zoterimin e vet tokat e aneksuara nga kolonialistet sllave, e jo assesi te pushtoje ndonje pjese te territorit te tyre.

Prandaj,  pavaresisht nga “oreksi” i politikes kolonizuese sllave dhe nga rreshtimi i aleancave te saj antishqiptare me parashenje  integruese rajonale dhe ne permasa nderkombetare, si dhe nga  ekuilibri i forcave nderkombetare  nga politika e pozites se forces, ne, (me gjithe ushtrimin e trysnise absurde te bashkesise nderkombetare ndaj mbajtjes “peng” te se drejtese se vetevendosjes , ne asnje menyre nuk parapelqehet qe te  heqim dore dot  nga perpjekjet dhe nga  lufta e vazhdueshme dhe e drejte clrimtare kombetare e antikoloniale per te dale pergjithmone nga sundimi kolonial imperialist sllav.

Vetem po qe se zgjidhet  ne menyre te drejte ceshtja koloniale shqiptare ne Ballkan, mund te ze fill procesi i njemnedte i demokratizimit dhe i bashkepunimit te ndersjelle ne marredheniet nderfqinjsore te shteteve ballkanike. Ndryshe, do te ballfaqohemi me shperthimin e ri te  krizave dhe te  konflikteve dhe me te pergjakshme, te cilat do te cojne pa dyshim ne nje lufte te pergjithshme boterore.

Shqipëria në kurthin serb të “Ballkanit për Ballkanasit” – Nga SHABAN MURATI

Minisamiti trepalësh i Serbisë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në Novi Sad në 10 tetor mund të cilësohet si hapi i parë i realizimit të projektit të vjetër serb të “Ballkanit për ballkanasit”, ide që ka qenë në themel të ambicies shekullore hegjemoniste serbe për të sunduar Ballkanin. Kjo ide është riaktivizuar nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe për arsye të pakuptueshme ose të errta është përqafuar pa mëdyshje edhe nga kryeministri i Shqipërisë. Në Novi Sad kjo ide mori formë diplomatike blloku. Për herë të pare kemi sfidën diplomatike të izolacionizmit ballkanik ndaj Bashkimit Europian.

Për të kuptuar thelbin e projektit serb të izolacionizmit ballkanik, të miratuar në Novi Sad, mjaftojnë deklaratat e presidentit serb, i cili në konferencën e përbashkët trepalëshe të shtypit theksoi: “Unë jam i lumtur që ne filluam të kemi kujdes për veten tone dhe që ne nuk kemi nevojë për një tutor”.

Atij i bëri jehonë në këtë linjë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i clli deklaroi po aty se “ky takim është ndër rastet e rralla që liderët e Ballkanit mblidhen pa mentorët e Bashkimit Europian”.

Çfarë përmban ky “çlirim” i liderëve të tre shteteve ballkanike, që krijuan një kor fshati kundër tutorëve dhe mentorëve të BE? Kjo prirje e re diplomatike dhe shtetërore për t’u shkëputur nga tutorët dhe mentorët e BE zbulon dhe thelbin e projektit gjeopolitik serb të të ashtuquajturës “zonë ekonomike ballkanikoperëndimore” dhe të të ashtuquajturit “mini Shengen”.

Ministri i qeverisë serbe Marko Gjuriç, duke iu drejtuar shteteve ballkanike për të mbështetur inisiatëven e presidenti Vuçiç paraqitur liderëve të Ballkanit për krijimin e “zonës së përbashkët ekonomike”, bën thirrje në emer të qeverisë serbe: “Le ta bëjmë tonën parrullën “Ballkani për ballkanasit”.

Për këdo është e qartë se nuk ka aleanca dhe blloqe dy, tre apo shumëpalëshe, që nuk kanë mentorët dhe tutorët e tyre. Në Novi Sad dhe për projektin e miratuar atje mentori i ri i grupit është Serbia. Këtë e pohoi kryeministri maqedonoverior Zaev në konferencën e përbashkët të shtypit, kur deklaroi se inisiativa e grupit është e presidentit serb. Projekti gjeopolitik i Serbisë për të ashtuquajturën “zonë e përbashkët ekonomike ballkanikoperëndimore” është në kah të kundërt të qëllimeve dhe strategjisë së BE.

Ai nuk ka lidhje as me Procesin e Berlinit dhe as me samitin BE-Ballkani Perëndimor të Triestes, sepse u organizua jashtë tyre. Nuk është rastësi që në këtë minisamit të Serbisë nuk denjoi të shkonte asnjë zyrtar i lartë i BE apo i shteteve të rëndësishme të BE, në një kohë kur në gjithë forumet e organizuara që prej 20 vitesh në kuadër të Ballkanit Perëndimor gjithmonë kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të BE dhe të organizmave të rëndësishme ndërkombëtare.

Nuk është rastësi që as Brukseli, as Berlini, as Parisi dhe as Uashingtoni nuk shprehën asnjë germë përkrahje për minisamitin trepalësh të Serbisë.

Mendoj se për shkak të konfuzionit të përhapur nga mungesa e transparencës, ku nuk është publikuar në Tiranë as deklarata e përbashkët e tre udhëheqësve, duhen sqaruar disa gjëra.

Së pari, duhet sqaruar se minisamiti i Novi Sadit nuk merret as me Shengen dhe as me mini Shengen, sepse nuk quhet Shengen qarkullimi i shtetasve me karta identiteti. Shengen është regjimi i qarkullimit të shtetasve të BE, të cilët qarkullojnë tek shtetet anëtare pa asnjë dokument dhe pa asnjë kontroll të njerzve, të makinave dhe të mallrave në kufijt e shteteve anëtare. Nga anan tjetër, nga gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor shtetasit e Shqipërisë hyjnë në të gjitha me karta identiteti dhe vetëm Serbia e ndalohet këtë regjim.

Nëse kalimi me karta identiteti ka disa vite që është arritur me Malin e Zi, me Maqedoninë e Veriut, me Kosovën dhe me Bosnjë- Hercegovinën, përse u dashka quajtur sukses i madh ballkanik apo mini Shengen se presidenti i Serbisë paska premtuar që në fund të vitit 2021 edhe Serbia do të ndjekë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Serbia tallet dhe gjithmonë i ka shitur ajër qeverive të Shqipërisë.

Së dyti, duhet sqaruar se Serbia dhe dy shtetet, që iu ngjitën asaj në projektin e Novi Sadit, po shpërdorojnë në inflacion fjalën integrim “ballkanik”, kur në fakt sipas fjalorit diplomatik serb duhet quajtur “jugosllav”. Është një insinuatë e diplomacisë serbe, sepse projekti serb i “integrimit ballkanik” apo i “zonës së përbashkët ekonomike”, të drejtuar prej saj, përfshin vetëm shtetet ish-jugosllave plus ish republikën e shtatë jugosllave, të piketuar nga Tito, Shqipërinë.

Presidenti serb Vuçiç i ka vënë pikat mbi “i”, kur i deklaroi mediave amerikane sapo u zgjodh president, se projekti i tij i bashkimit ekonomik ballkanikoperëndimor “është ringjallja e Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë”. Nuk kuptohet përse qeveritarët e Tiranës nuk lexojnë shpjegimin e vetë presidentit serb.

Së treti, ka një ngutje nga ana e Serbisë për të krijuar “bllokun ekonomik dhe politik ballkanikoperëndimor”. Fakti që Beogradi nxitoi të mbledhë minisamitin shpejt brenda një muaji pas takimeve të para të Vuçiçit me kryeministrat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut në shtator në Nujork, tregon se presidenti serb ka një arsye në ngutjen e tij. Ngutja shpjegohet me faktin se në datën 25 tetor Serbia do të nëshkruajë anëtarësimin e saj në organizatën ekonomiko-politike të “Unionit Ekonomik Euroaziatik”, të krijuar nga Rusia.

Kjo do të thotë që efektet e marrëveshjes së anëtarësimit të Serbisë në  organizatën ruse do të shtrihen edhe në dy shtetet, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, që vrapuan të bëhen anëtarë të bllokut të ri trepalësh ekonomik të Serbisë. Kjo ndihmon Rusinë që të penetrojë më thellë dhe më gjërë në Ballkanin Perëndimor dhe t’i shmanget sanksioneve të BE ndaj Rusisë. Pas anëtarësimit të Serbisë në “Unionin Ekonomik Euroaziatik” të Rusisë bashkimi i Shqipërisë me sanksionet e BE ndaj Rusisë mund të quhet i pavlefshëm.

Së katërti, është për t’u habitur që Shqipëria nuk i bën vetes pyetjen pse duhet futur në një bllok trepalësh të krijuar nga Serbia, në një kohë kur Ballkani Perëndimor ka kaq organizata e mekanizma të krijuara posaçërisht për të, si “Ballkan 6”, formati i Brionit, formati i procesit të Berlinit, formati i SEECP, etj.  Por projekti i Serbisë është ndryshe nga ato të formateve të mësipërme. Serbia don tani të jetë vetë tutori e mentori i projektit të rikrijimit të Jugollavisë së vjetër.

Është i kuptueshëm dhe pritej qendrim i Maqedonisë së Veriut, e cila që në referendumin e 8 shtatorit 1991 për pavarësinë, nën diktatin e Beogradit futi në pyetjen e referendumit pjesën e habitëshme mbi të drejtën për t’u bashkuar në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë. Tani që Serbia po krijon këtë aleancë të shteteve jugosllave Shkupi e ka pretekstin ligjor të bashkimit. Që Serbia pas prishjes së Jugosllavisë e ka patur obsesion rikrijimin e Federatës në forma të reja, e tregon vigjilenca për t’u admiruar e Kroacisë, që ka vendosur barrikadën ligjore dhe kushtetuese ndaj projekteve serbe.

Në Kushtetutën e Kroacisë, neni 142  thotë: “Çdo procedurë për përfshirjen e Republikës së Kroacisë në aleancë me shtete të tjera, nëse kjo aleancë çon ose mund të çojë në ringjalljen e Unionit të Shteteve të Sllavëve të Jugut, është e ndaluar”.

Absurditeti i qeverisë së Shqipërisë, që shkon me dajre dhe me lodër të rimarrë vendin e piketuar para 70 e ca vitesh të ish-republikës së shtatë të Jugosllavisë, nga vjen??? Mëqe është fjala për hyrjen e Shqipërisë në një aleancë të re me Serbinë, pyetja dhe kërkesa serioze është: a e shtroi për diskutim dhe për miratim në parlament qeveria e Shqipërisë këtë hap strategjik? A zhvilloi ajo ndonjë referendum për të pyetur popullin shqiptar, nëse don të bashkohet me Serbinë në  një aleancë? A e konsultoi qeveria e Shqipërisë Kosovën për këtë akt të saj të aleancës me Serbinë, akt që neglizhon dhe mohon shtetësinë e Kosovës?

Inisiativa diplomatike serbe për t’iu kundërvënë integrimit europian të Ballkanit me izolacionizëm ballkanik është një prirje e Serbisë për të rekrutuar shtetet e Ballkanit Perëndimor në një linjë të dytë, jo europiane. Kjo është linja filoruse. Ndaj dhe një bosht themelor i projektit gjeopolitik serb të rikrijimit të Jugosllavisë me emrin “zona e përbashkët ekonomike ballkanikoperëndimore” është largimi i mentorëve dhe i tutorëve të BE.

Dalja e presidentit serb dhe e kryeministrit të Shqipërisë me një qendrim të përbashkët diplomatik kundër mentorëve dhe tutorëve të BE nuk është vetëm një delir sovranizmi artificial, aq i zakonshëm tek liderët ballkanikë. Kur propozoi zyrtarisht për herë të parë në Paris në 16 shtator të vitit 2016 projektin e tij të krijimit të “zonës së përbashkët ekonomike ballkanikoperëndimore”, Aleksandër Vuçiç e lidhi atë me kushtin e shkëputjes së shteteve ballkanike nga BE.

Ja çfarë deklaroi tekstualisht presidenti serb: ”

BE nuk është më i vetmi faktor koheziv, që mund të bashkojë Ballkanin. Ne duhet ta bëjmë atë vetë tani. Ne kemi nevojë të kujdesemi ne vetë për vetëveten. Ja pse unë i kam bërë thirrje udhëheqësve të vendeve të rajonit tonë që të fokusohemi tek vetvetja”. Që në atë kohë kam tërhequr vëmendjen për idete e rrezikshme rajonale të presidentit serb:”Nuk ka dhe nuk mund të ketë faktor tjetër koheziv në Ballkan që të zëvëndësojë faktorin koheziv europian në bashkëpunimin e këtyre vendeve. Përderisa vendet e Ballkanit Perëndimor po shkojnë drejt anëtarësimit në BE, nuk kanë nevojë për blloqe të reja rajonale, që mishërojnë izolacionizmin ballkanik. Ftesat dinake për “fokusimin e ballkanasave tek vetëvetja” janë reminishenca të papranueshme të devizës së vjetër serbe “Ballkani ballkanasve”, për të mbajtur rajonin larg BE dhe pranë Serbisë”.(Libri ”Ballkani Faustian”, 2016, fq.511).

Kjo partiturë dipomatike serbe ishte thelbi i fjalimeve të presidentit serb dhe të kryeministrit shqptar në Novi Sad.

Është një naivitet apo inkompetencë e papranueshme diplomatike dhe politike, që qeveria e Shqipërisë del dhe bëhet pjesë e ideve dhe e projekteve serbe. Nuk ka burrë nëne, që ta shpjegojë se si Shqipëria mund të hyjë në një bllok specifik me Serbinë, kur Serbia nuk njeh Kosovën dhe po kërkon ta zhbëjë si shtet e ta rimarrë si koloni të saj. Është uluritëse situata që në një bashkësi prej gjashtë shtetesh ballkanikoperëndimore, ku kemi dy shtete shqiptare, në vend që ta japë tonin faktori shtetëror shqiptar, ridel Serbia me pretendimin të rikrijojë Jugosllavinë e re me dy shtete shqiptare.

Kemi një kthim mbrapsht të tendencës historike të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në rajon, në të cilin Shqipëria me dorën e vet po shkakton errozionin e peshës së faktorit shqiptar dhe të kombit shqiptar në rajon. A vjen kjo nga sëmundja e pashërueshme e politikanëve tanë për të sakrifikuar shtetin dhe kombin në altarin e internacionalizmit ballkanik apo nga arsye të tjera të koduara, për këtë do të duhet të pritet shumë kohë ta lexojmë në arkiva.

Por leximi i kujdesshëm i marrëdhënieve midis Serbisë dhe dy shteteve shqiptare ta jep një përgjigje qysh tani.

Pushteti duhet t’i shërbejë edhe popullit, edhe shtetit – Nga AGRON SHABANI

Kosova gjatë këtyre ditëve i mbajti (organizoi) edhe një palë zgjedhjesh të liria parlamentare dhe qeveritare në nivel të përgjithshëm shtetror dhe nacional të cilat nga faktori vendorë dhe ndërkombtar, u cilësuan ose vlerësuan të suksesshme, të qeta dhe demokratike. Ky është lajmi.
Siç dihet, me 17 shkurtit 2008, deputetët e Kuvendit (Parlamentit) të Republikës së Kosovës e miratuan Deklaratën e njohur kushtetuese ose juridike të Pavarësisë së Kosovës që e kanë njohur dhe pranuar shtetët më të fuqishme dhe më përparimtare të globit të globit të cilat Kosovës dhe shqiptarëve iu gjendën pranë kur e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. Kjo është për t´u uruar dhe kujtuar vazhdimisht si formulë udherrërrefyese.
Ndonëse, pa e harruar këtu në anën”de jure” të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës e cila për dallim të anës “de facto”, ende (akoma) vazhdon të njoh sfida, udhëkryqe, pëngesa dhe turbulenca të shumëta paradoksale, reaksionare dhe anakronike.
°\•
Po, mirë atëherë kush janë fitues të vërtetë të pavarësisë së Kosovës? Kosova si shtet dhe pushtet i pavarur, sovran, integral, parlamentar dhe demokratik?, apo shqiptarët si “popull” ose “kombi i ri kosovar” si thuhet të “lindur nga lufta”? Çka (çfarë) fituan dhe çka (çfarë) humben shumica absolute e shqiptarëve të Kosovës në këtë histori? Shtoja këtu edhe zërat e atyre që deri dje (ose, deri sot) nuk i kanë njohur dhe respektuar disa nga simbolet ose elementët kryesore të shtetit (shtetësisë) së Kosovës si himnin, flamurin etj. Dhe, ata ose ato sipas të të gjasave, do udhëjeqin me ekzekutivin ose legjislativin kosovarë në periudhën e ardhshme katërvjeçare, sepse i kanë fituar zgjedhjet e lartëpërmedura shtetrore dhe nacionale në Kosovë.
A do pranojnë tashti (tani) populistët ose “radikalistët” e deridjeshëm panshqiptarë ose indenpedentistë (kryesisht dhe ekskluzivisht të Vetvendosjës) të xhveshën ose të heçin dorë nga ‘pema’ e njohur nacionale, gjenealogjike ose strukturalgjenetike? Përkatësisht, nga identiteti, individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i njohur nacional ose etnobiogjenetikë. Nga shqiptarë, të “konvertohen” në kosovarë! Gjegjësisht, në një “popull të ri” artificial ose johistorik, sipas “pakos ligjore ose juridike” të Mahti Ahtisarit etj. A do i pranojnë Vetvendosja në pushtet dhe lideri i saj, Albin Kurti në krye të pushtetit kosovarë, doktrinat, formulat, idetë, ekuacionet ose teoritë e ndryshme përverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike mbi “revidimin” ose “korigjimin e kufinjve” aktual në mes Kosovës dhe Serbisë së bashku me “Asocicionin e Komunave të Pavarura Serbe” (“Republikèn Serbe”) në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës, “demarkacionet” e ndryshme kufitare me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, si dhe një sërë anomalishë tjera infantile dhe kontraproduktive në këtë kontekst dubioz dhe kontestues?! Këto janë çështjet, pyetjet ose dilemat kryesore të qeverise ose ekzekutivit (pushtetit) të ri kosovarë nën Albin Kurtin dhe Vetvendosjen.
Kjo për faktin se në “Europe an the People Without History” ( “Evropa dhe popujt pa histori ose johistorik”) ose n’ “Europe and dhe New Colonial Ecquality” (“Evropa dhe baraspesha e re colonialiste”) dikur gjithëçka ishte e mundur.
Mos të harrojmë se Kosova dikund para Komnferencës së Ambadadorëve të Londrës ( 1913) i kishte dikund me tepër se 25.9OO kilometra katrore. Pra, me tepër se sa Shqipëria e sotme Londineze. Apo!?
Gjithënjë duke besuar dhe shpresuar se Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij (për dallim të paraardhësve të tyre)- janë kundër asaj qè populli (elektorati) dhe pushteti kosovarè, tè jenè vèc ‘vegla pune’, gjegjësisht, ‘mekanizma’ ose ‘instrumente’ mekanike, elektorale, politike, akustike ose kakofonike si në rëndet ose sistemet e pandryshuara natyrore, ordinare ose mesjetare, pa fuqi, inovacion, kreativitet dhe motivacion për t´i çuar ose levizur gjërat përpara.
Në të kundërten, koncepti i arsyes instrumentale ose arsyes subjektive, i cili ka për qëllim përshtatjen dialektike të njeriut me ligjet dhe racionalitetin e natyrës (arsyeja objektive): Nëse nuk kuptohet, përceptohet dhe anticipohet si një proces çmitizues, prodhon të kundërtën e tij.
Se këndejmi, u mor vesh se politologjia dhe filozofia politike na mèsojnë ose udhèrrefejnë vazhdimisht se ata që ndodhën lartë, gjithëmonë jetojnë, mirëmbahen ose ushqehën nga ata që janë më poshtë. Përveç rasteve ose përjashtimeve të rralla.
Kjo për faktin se për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! “Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.
Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë të bartur, reduktuar ose koncentuar në duart e fuqishme të “mbinjerëzve” ose’supërmenëve’ të ndryshëm ushtarak, politik, social, ekonomik, industrial ose teknologjikë të cilët në instancë të fundit nuk përbëjnë madje as 3 % të popullsisë së gjithëmbarëshme të globit. Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron, reflekton dhe interferon tek të gjitha speciet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara individuale dhe kolektive. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale” që nuk pushon kurrè”, ku qeniet njerëzore (qyzetare) ose politike- janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Mbase, të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyeja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, historike, gjeografike, ligjore, konstitucionale, institucionale, juridike, sociale, ekonomike etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’, ‘antiehove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Duke i veçuar ose potencuar këtu edhe interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë etj. Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.
Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashëruar për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë për çastin ose mometin.
Ndonëse, në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda “filozofisë së jetës ose botès materiale dhe asaj ekzistencialiste”, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës”, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë. Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore. Respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore. Tek e fundit, është fati ose ligji global ose inuversal i dhembjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera. Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit. Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë. Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush.

P.S. Personalisht e kam tè vèshtirè ose tè pamudur pèr t’i kuptuar, akceptuar dhe justifiuar tè tè ashtuquaturit ‘shqiptarèt e Sanxhakut”sè bashku me afro (si thuhet) 2O milion shqiptarèt nèTurqi tè cilèt brenda me pak se 1OO vitèsh e kanè harruar tèrèsisht “gjuhèn amtare” shqipe! Ndèrkaq, arbèreshèt e Italisè sè bashku me arbèreshèt ose arbanasit e Zarès nè Kroaci, edhe pas me tepèr se 5OO vitèsh i ruajnè dhe kultivojnè gjuhèn, kulturèn dhe traditat e njohura shqiptare. Edhe nè Alep (Halepo) dhe Damask tè Sirisè, thuhet se kanè ekzistuar lagje ose distrikte tè posaçme tè “arnautève” (shqiptarève) ku èshtè folur shqip dhe ku janè ruajtur dhe kultivuar traditat dhe kultura shqiptare. Mos tè flasim kètu mbi “shqiptarèt e Luginès sè Preshevès” tè cilèt me tepèr i njohin dhe pranojnè Stambollin ose Ankaranè si kryeqytete ose metropola tè vetat, se sa Tiranèn ose Prishtinèn. Ndèrkohè qè tè dyja palèt ( edhe Sanxhaku, edhe Lugina e Preshevès) qè i ruajnè dhe kultivojnè me fanatizem dhe xhelozi tè pafshehur “esnafitetin”, mentalitetin, kurthat, intrigat, komplotèt dhe dredhitè e njohura turko-bizantine, kèrkojnè t’i bashkangjitèn Kosovès ose Shqipèrisè Natyrale dhe Etnike!
Kjo tè ngjanè nè komunitetèt e dikurshme tè urukève, sumerève dhe semitève nè Babilininè e Lashtè-Antike, tè cilèt e quanin njeri tjetrin “vèllezèr ose bashkombas”, ndèrkaq flisnin (komunikonin) me njeri tjetrin me gjuhè tè pèrziera, tè pakuptimta ose aglutinative, si dhe lutèshin, falèshin dhe predikonin nè tempuj ose faltore tè ndryshme rivale ose anagoniste me njèra tjetrèn.
Albin Kurti, para se tè flas ose mendojè pèr bashkim kombtar dhe aspekte tjera, nè radhè tè parè duhet t’i bindi viset ose trevat e ndryshme shqiptare, tè flasin dhe mendojnè shqip dhe shqiptarisht e jo t’iu bashkangjiten Kosovès ose Shqipèrisè si konglomerate ose “apendikse multikulturore” ose kosmopilitike pa asnjè lidhje gjuhèsore, gjenealogjike, etnologjike ose strukturalgjenetike me to! Pa te keq!

ASh

KOHA PËR T`I HAPUR LETRAT – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Rrugëtimit të LDK-së i shkon për shtat anekdota, për kafshimet e ujkut, në prapanicën e gomarit dhe ngushëllimin e këtij të fundit: “Inshallah jam në ëndërr!” Kanë ndodhur dhe vazhdojnë të  ndodhin prapësira individuale e klanore, gjithnjë në dëm të LDK-së. Dhe, megjithatë, kalohen në heshtje, si normnale, të zakonshme, sikur nuk ka ndodhur asgjë!
 
     Vlerësimi i nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut, për zgjedhjet e 6 tetorit, është sa paushall, ireal, aq edhe inatçor e skandaloz! Sipas Veliut Vjosa humbi zgjedhjet dhe ajo duhet të japë llogari për humbjen. Shkrimin “Klani dhe SHIK-u zbehin fushatën e LDK-së”, botuar më 5 shtator, e nismova:
 
     – Ekziston opinioni se LDK-së nuk i bëhet vonë as humbja. Këtë mendim e përforcon edhe çarshia. Sepse klani mgushëllohet me dështimin e Vjosës!-
 
Me keqardhje, parashikimi im i atëhershëm, po rezulton të jetë i saktë, edhe sot, mjerisht!
 
     Vërtet, ka ardhur koha, për t`i hapur letrat, për ta vënë pikën mbi -i- Dhe, nëse i hapim letrat, dëshmohet, madje, bindshëm, se humbjen e 6 tetorit e shkaktoi klani brenda Kryesisë Qendrore të LDK-së, tashmë, i prirë nga nënkryetari Agim Veliu. Pritjet e reformës, ndryshimit, i amortizoi klani, me “avazin” aklamativ dhe Konsensuesin paradoksal, në “Kuvendin” e 9-të Zgjedhor të LDK-së, që përbën anakronizëm e regres për LDK-në 30 vjeçare.
 
     Mashtrueshëm u proklamua se Kuvendi do të përshkohet nga fryma rugoviane, duke rikthyer praktikën e votës së fshehtë demokratike, për të gjitha strukturat e LDK-së. Përkundrazi, u vazhdua me shkeljet flagrante, si: mungesën e debatit, konkurrencën hiçe, votimin deklamativ, duke e devalvuar Kuvendin në maskaradë “zgjedhore”, i barasvlershëm me nulitetin, zerrësinë, hiçmbajtjen.
 
     Klani, brenda Kryesisë Qendrore, avancoi zvetnimin, deri në sabotim të fitores së pritshme, kur nënkryetarët Veliu dhe Haziri, injoruan me mos pjesëmarrje, në mbledhjen, kur do të zgjidhej Kryesia e ngushtë, përkatësisht, nënkryetarët, sekretari si dhe kandidati për kryeministër-e të Kosovës. Por, nuk arritën ta pengonin kandidaturën e Vjosë Osmanit, ngaqë kryetari Isa Mustafa kërcënoi se nëse pengon Kryesia, zgjedhjen do ta bëjë Këshilli i Përgjithshëm.
 
 
      Rikthimi i debatit në LDK-e, 
   hiçson shantazhin dhe ndarjen
 
     Megjithatë, shantazhimi ngulmues i binomit Agimi-Luta, për të qenë, përkatësisht, nënkryetarë të parë dhe të dytë, u realizua, imponueshëm e dhunshëm, nën slloganin “e ruajtjes të unitetit në partisë!” Dhe, kjo vulosi bindjen në opinion se klani, veç pengesave në përzgjedhjen e kuadrit qeverisës, në rast fitoreje, mund ta kthejnë bigën nga koalicioni me bandën-PDK-e. Këtë e përforcojnë edhe dyshimet, në shtim e sipër, të tyre, për koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje.
 
     Një tregues domëthënës janë edhe të 7.000 votat të munguara për Vjosë Osmanin, në Prishtinë. Do të ishte e pazakontë sikur të ishin edhe 70 vota diferencë, në mes të subjektit LDK-e e Vjosës dhe lëre më shifra shumëfolëse 7 mijë! Klani, brenda LDK-së, ka funksionuar, zellshëm e ngulmueshëm, për denigrimin dhe zvetnimin, deri në devalvim të kandidaturës Vjosë! Dhe, ky fakt flet bollshëm edhe për atë – pse jo LDK-e e parë?!
 
      Rrjedhimisht, koha për t`i hapur letrat, nuk duhet humbur. Kjo nënkupton hapjen e debatit në Nëndegët, Degët e LDK-së e deri ke mbledhjet, konventat e Këshillit të Përgjithshëm, pa anashkaluar as mbledhjet e kryesive të Nëndegëve, Degëve dhe të Kryesisë Qendrore të LDK-së. 
 
     Futja në votën e fshehtë demokratike, për të gjitha vendimet dhe zgjedhjet, të çfardo niveli qofshin ato, brenda strukturave të partisë, do të ishte zbatim praktit i rugovizmit në LDK-e. Demokracia nuk bëhet me pallavra, ajo realizohet me veprim praktik dhe përgjegjësi të lartë politike e morale.
 
 
     Koalicioni LDK-VV, nuk ka alternativë
 
      Është normale që kandidaturat, madje, për të gjitha nivelet drejtuese të qeverisë, të diskutohen brenda strukturave të LDK-së. Por, assesi jo vetëm brenda Kryesisë Qendrore, sepse Kryesia aktuale nuk ka legjitimitet, ngaqë është zgjedhje aklamative, subjektive, imponuese. 
 
     Dhe, si e tillë, nuk do të jetë funksionale. Veç kësaj, me fanatizëm, është ruajtur monopoli mbi atë, pra, Kryesinë dhe, qëllimshëm, dominohet, jo në numër, por, në pozicione vendimmarrëse, nga klani! Kjo është shumë  domëthënëse, e rrezikshme, për unitetin e LDK-së. Dhe, skajshëm, turpëruese për klanorët kalkulues.
 
       Përkujtesë, Kryesisë aktuale, Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtarësisë së gjerë të LDK-së: Ishte po ky klan, tani, me disa mungesa dhe ndoca shtesa, që ndau LDK-në, dikur. Edhe sot, LDK-në mund ta rrezikojë vetëm klani i stazhionuar, brenda Kryesisë Qendrore të saj.
 
     Këshilli i Përgjithshëm, që pa hamendje, është një përzgjedhje e pranueshme, në shtrirje gjeografike përfillëse dhe mbulesë partiake proporcionale, duhet të jetë fort i angazhuar, për qeverisje profesionale, larg diletantizmit, mediokritetit, militantizmit e banditizmit kriminal PAN-istë. 
 
     Ky Këshill duhet të insistojë ta këtë një ekip përfaqësues në mbledhjet partiake, për të mos e lënë të vetmuar Vjosë Osmanin, në përballjet me klanin, i cili, me keqardhje, po shpërshfaqë destruktivitet, madje, edhe mujshi e agresivitet, në kundërshti të hapur, me orientimin dhe përcaktimin rugovist të anëtarësisë.
 
 
         Kryesia Qendrore duhet 
   ta pranojë realitetin e ri në LDK
 
 
     Dhe, krejt në fund, edhe një përgjigje direkte, për nënkryetarin e imponuar të LDK-së, Agim Veliun, me shokë:
 
     Zotëri Agimi thotë se LDK-ja nuk ka fituar, LDK-ja ka humbur; se LDK-ja nuk ka vota të shtuara, përkundrazi, të munguara, pra, Vjosa, me ekipin e saj, janë humbës të zgjedhjeve të 6 tetorit!?
 
     Në shkrimin titulluar – Pse jo LDK e parë?, – më 10 tetor, kam analizuar shkaqet pse LDK-ja u rendit e dyta në fitore, andaj, dua të shmang tautologjinë, përsëritjen shpjeguese e arsyetuese. Por, po shtoj se po të mos ishte grupi i deputetëve rinorë, në zgjedhjet paraprake, si dhe Vjosë Osmani, me ekipin fushatorë rinorë, sot, LDK-ja nuk do të ishte fituese e dytë, me një diferencë simbolike nga fituesja e parë.
 
      Saktësisht, në mungesë të Vjosës dhe ekipit të saj masiv e shumë simpatik, që nuk marrë guximin t`i citoj me emër, nga frika e harresës të ndonjërit syrësh, sot, LDK-ja do të përpëlitej në garim me AAK-në-bandë, për vend të 3-të apo të 4-të.
 
     Përgjegjësia, gjithësesi, bie mbi klanin tuaj, që ka asfikksuar, ngulfatur, ndër vite të tëra LDK-në. Bëhu burrë e pranoje këtë të vërtetë sipërore, nënkryetar Agim Veliu. Sepse, je djalë i një babe të mirë, të zëshëm në Llap, Gollak e më gjerë në Kosovë. 
 
     Ju ka hije ta pranoni realitetin e krijuar, ta ndihmoni LDK-në dhe Kosovën, duke bashkëpunuar, miqësisht e prindërisht, edhe me brezin e ri rugovistë, si garanci e një LDK-je kryezonjë dhe të një Kosove, sot, keqas të përtokur, nga bandat PAN-iste, për ta bërë të lirë e demokratike, nesër.  Liria pa demokraci, është një përrallë dimri.

Në gjurmët e disa dokumentave ku Kol Bib Mirakaj në prag të pushtimit nazist kërkon shpëtimin e hebrejve – Nga Elida Buçpapaj

Deri tani historianët shqiptarë, në mënyrë të dënueshme, kanë vijuar strategjinë e retushimit të historisë sipas kodit etik të një shteti diktatorial siç ishte Shqipëria prej 1944-1991 dhe shijes së diktatorit.

“Armiqtë” që regjimi komunist i burgoste apo vriste patjetër duhej ta justifikonin verdiktin e shtetit kriminal.

Edhe familjarët e “armiqve” të diktaturës i priste i njëjti fat. Fëmijëve u mjaftonte lidhja e gjakut me “armiqtë” e diktaturës që regjimi të justifikonte  kundër tyre të gjitha mizoritë, duke i internuar nëpër kampe pune, duke ua djegur të ardhmen, duke mos i lejuar të shkollohen e duke i detyruar që ta fitonin bukën e gojës vetëm në punët më të rëndomta pa asnjë perspektivë për të ardhmen.

Bijtë e “armiqve” të diktatorit kanë shkuar në kampet e internimit fëmijë e të rinj dhe prej andej kanë dalë mbi 50 vjeçarë e të moshuar, ndërsa edhe sot e kësaj dite vijon linçimi i tyre me etiketën që u vuri diktatori, si trashëgimtarët e e “kolaboracionistëve”.

Si është më mirë: të jesh bir i nomenklaturës kriminale shqiptare, që gjatë diktaturës ka kryer genocid ndaj popullit të vet apo të jesh biri apo bija e atyre që i ka shpallur “armik” regjimi i egër stalinist!

E rëndësishme është e vërteta historike, historia si ka ndodhur jo sikur është manipuluar për 75 vjet.

Këto rradhë po i shkruaj nisur nga se në dorë më ka rënë disa dokumenta shumë të rëndësishme që vërtetojnë lajmin e botuar pak javë më parë nga shtypi shqiptar në lidhje me Kol Bib Mirakaj, të cilin diktatori Enver Hoxha dhe regjimi i tij e kishte klasifikuar si “armik kuisling”, ndërsa të gjithë familjen ia kishte përndjekur. Familja dhe fisi i ngushtë Mirakaj gjatë diktaturës gjysme shekullore ka përjetuar 950 vjet vrasje, hetuesi, burgje dhe internime.

Kol Bib Mirakajt jetoi në mërgim, në fillim në Itali e pastaj deri në fund të jetës në SHBA.

Vetëm ky fakt që jetoi në Perëndim, do të ndikonte që historianët e Shqipërisë në periudhën e postdiktaturës të mbanin qëndrim serioz rreth së vërtetës.

Aq më tepër kur krimineli Enver Hoxha e kishte shpallur “armik” gjithë Perëndimin!

E pra Kol Bib Mirakaj, si Ministër i Brendshëm i asaj kohe, ka komunikuar me qeverinë e tij, ndërsa pritej invazioni i Shqipërisë nga nazistët, të ndërmerrnin masa urgjente për largimin e organizuar të hebrejve nga Shqipëria për në Itali.

Në të gjitha dokumentat që shihet qartë kujdesi i qeverisë shqiptare dhe i ministrit të Brendshëm ndaj hebrejve. Një dokumenti mban datën 1 shtator 1943. Kol Bib Mirakaj vetë është kundër pushtimit nazist. Ai me figura të tjera Nacionaliste kanë bërë përpjekje të lidhen me Aleatët, sikur bëhet fjalë edhe në dokumentin e një Kolonelit britanik Neel që vepronte në terren.  Sipas raportit ( R E P O R T ByW/CMDR. P.A.B. NEEL For the period 17th July, 1943 – 12, October, 1944) koloneli britanik dhe Kol Bib Mirakaj janë takuar në 30 prillin e 1943 në Iballë në kullën e Mirakajve. Sipas raportit të oficerit britanik, Kol Bib Mirakaj kishte treguar simpati të qartë për Forcat Aleate, britanikët dhe amerikanët dhe ai kishte pasur dy kërkesa: 1. sigurimin e kufijve të Shqipërisë prej Aleatëve dhe 2. kushte që në Kosovë të mbahej një plebishit.

Se si e qysh Kol Bib Mirakaj ka treguar vetë në mënyrë kronologjike librin e tij “Vetëvrasja e një kombi” të cilin e përfundon në Frascati të Italisë në mars të 1951, duke e përmbyllur me apelitivin: “Vëllazën Shqiptarë – Atdheu asht në rrezik!”, libër që meriton vemendje të veçantë jo vetëm se ndriçon në të vërtetën, por edhe për të nxjerrë mësimet e duhura prej tragjedive historike.  Në 30 prillin 1943 dhe 1 shtatorin e 1943 armiqtë e Kol Bib Mirakaj ishin nazistët dhe komunistët. Të mos harrojmë 23 gushtin e vitit 1939, kur Hitleri dhe Stalini nënshkruan paktin e mossulmimit Molotov–Ribbentrop, kur ekstremi i zi dhe ekstremi i kuq kishin bërë aleancën e djallit. Të mos harrojmë se si ekstremi i djathtë në Gjermani i Hitlerit, sikur ai i majti në BRSS i Stalinit dhe stalinistëve të llojit si Enver Hoxha me kompani i kanë shkaktuar botës qindra milionë viktima.

Për hebrejtë gjermanë, sikur në të gjithë Europën, Gjermania, atdheu i tyre ishte kthyer në rrezik për jetën. Në këto kushte, ata detyrohen të lenë aty pasurinë e kujtimet dhe të marrin ikën për të gjetur strehë shpëtimi.

Në Shqipëri hebrejtë kishin filluar të vinin prej 1938, të mirëpritur prej Monarkisë Zogiste dhe kështu vijoi edhe gjatë qeverive shqiptare, nën okupimin fashist, kryesuar nga kryeministrat Shefqet Vërlaci, Mustafa Kruja, Eqerem Bej Libohova, Maliq Bushati dhe Ibrahim Bej Biçaku. Këtë e vërtetojnë të gjitha dokumentat e mëposhtëme. Hebrejtë ishin të mirëpritur nga qeveritë shqiptare ashtu edhe nga popullsia. Hebrejtë vinin në Shqipëri mënyrë të organizuar apo si t’i diktonin rrethanat dhe vendoseshin nëpër qytetet dhe fshatrat shqiptare. Edhe kur vinin me dokumenta fallco qeveria shqiptare dhe popullsia i mirëpriste.

Për mikpritjen shqiptare nga binomi qeveri-popull ka treguar shumë herë sa ishte gjallë edhe Johanna Neumann, e cila erdhi fëmijë në Shqipëri në vitin 1939 bashkë me familjen e saj e qendroi deri më 1946.  Johanna Neumann ka pohuar disa herë edhe për mediat shqiptare se  “qeveria shqiptare e atëhershme ka punuar bashkë me popullatën për të shpëtuar hebrenjtë.” Zonja Neumann ka bërë të njëjtën dëshmi edhe për qeverinë shqiptare të kohës të pushtimit nazist, se “personat dhe familjet shqiptare që i strehonin hebrejtë nuk  kishin frikë nga qeveria, pasi që ajo nuk i denonconte te nazistët”, dhe se “zyrtarët shqiptarë, përmes improvizimeve të ndryshme kishin bërë fshehjen dhe shpëtimin e refugjatëve hebrej.”

A do të mjaftonte ky fakt, që emrat që i kanë përbërë ato qeveri, emra që kishin nënshkruar edhe dokumentin e Pavarësisë të Shqipërisë, që ishin emra patriotësh, të mos pushkatoheshin, të mos ta kalonin jetën në egzil apo familjet e tyre t’i shpëtonin ferrit komunist?

Në kohën kur Kol Bib Mirakaj ishte ministër i Brendshëm, kryeministër i Shqipërisë qe Maliq Bushati, i pushkatuar nga diktatura. Nëna ime që është rritur në familjen e Banush Hamdi Begos, më ka treguar se mik i kësaj familje ishte Maliq Bej Bushati i cili i kish mësuar nënës time fëmijë tabelën e shumëzimit pa mbushur moshën e shkollës. Në prag të përfundimit të luftës, nëna ime ishte rreth dhjetë vjeç dhe e kujtonte gjithmonë, kur të afërmit dhe miqtë i thoshin Maliq Bej Bushatit të largohej nga Shqipëria, ai përgjigjej, po përse të ikë, unë nuk kam vrarë askënd. Përkundrazi është një nga emrat që ka shpëtuarjetët e qindra hebrejve.

Po të paktën, a nuk meritonin që e vërteta të shkruhet ashtu sikur qe?!

Ëngjëlli Mbrojtës i shqiptarëve Johanna Neumann sa ishte gjallë i tregoi botës Perëndimore se moralin e Europës e shpëtuan shqiptarët përmes Besës, konstitucionit të tyre shpirtëror, pasi ata, Shqiptarët ishin të gatshëm të jepnin jetën por assesi t’i dorëzonin hebrejtë tek nazistët.

Dokumenti i shkruar më 1 shtatorin 1943 nga Kol Bib Mirakaj, si Ministër i Brendshëm tregon se mbrojtja e hebrejve ishte institucionale.

Shqipëria e asaj kohe, kur e ka shkruar dokumentin Kol Bib Mirakaj kishte një milionë banorë dhe strehonte rreth 1000 hebrej sipas të dhënave të Fjalorit Enciklopedik, të botuar nga ASHSH, 2008.

Qeveria shqiptare gjatë pushtimit fashist në Shqipëri nuk përbënte rrezik për hebrejtë, përkundrazi,  i mbronte, i strehonte, i pajiste me dokumenta dhe nuk kemi asnjë rast që të ketë ndodhur e kundërta.

Dokumenti që mban firmën e Kol Bib Mirakajt i takon datës 1 shtator 1943, kur në Shqipëri pritej invadimi nazist. Vetë Kol Bib Mirakaj nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me pushtuesit nazistë megjithëse i kishin ofruar poste, sikur e pohon edhe oficeri britanik. Kol Bib Mirakaj dëshironte që Aleatët të shpëtonin Shqipërinë nga nazizmi dhe komunizmi. Kol Bib Mirakaj kërkon unifikimin e forcave Nacionaliste në luftë  kundër okupatorit nazist. Prandaj ka kërkuar edhe takimin me oficerin  britanik, i cili pohon se Kol Bib Mirakaj ishte simpatizant i tyre.

Shqetësimet i Kol Bib Mirakajt në vitin 1943 ishte shpresa për mbështetje nga Aleatët te forcave shqiptare Nacionaliste për të luftuar kundër nazizmit dhe shpëtimi i hebrejve.

Si rrugë shpëtimi të hebrejve, Kol Bib Mirakaj sheh largimin e tyre për në Itali. Tashmë Italia ishte në prag të nënshkrimit nga ana e Italisë të armëpushimit me Aleatët, që tashmë pas betejash të egra e kishin çliruar ishullin e Siqelisë, duke i detyruar forcat naziste ta linin ishullin e të ktheheshin në gadishullin italian.

Në 1 shtatorin e 1943 Kol Bib Mirakaj i trembej barbarisë naziste dhe për ta shmangur i kthen sytë nga Italia dhe tek Selia e Shenjtë, që mesa duket, ka patur prej tyre indicie konkrete e të sigurta. Bile thuhet se Kol Bib Mirakaj ka kërkuar pajisjen me pasaporta shqiptare të të gjithë hebrejve dhe dërgimin e tyre në Italinë e jugut, ku tashmë ishin vendosur forcat e Aleatëve.

Nuk e di nëse dhe në ç’masë gjatë kësaj periudhe është realizuar ajo që kërkonte Kol Bib Mirakaj, por  ajo që dimë ne është se edhe gjatë pushtimit nazist, qeveria shqiptare dhe populli shqiptar nuk lejuan që asnjë hebre të binte në duart e nazistëve.

Mbrojtja e hebrejve nga shqiptarët është tipari humanist i kombit, padyshim edhe krenari kombëtare.

Për atë akt human, shumë familje shqiptare sot janë nderuar nga Izraeli dhe emrat e tyre ndodhen në Yad Vashem.

Po a ka ardhur koha që në Yad Vashem të vendosen edhe emra të tjerë, sikur emri i Kol Bib Mirakajt me shokë, për të cilët dëshmontee Johanna Neumann, se qeveria shqiptare dhe populli shqiptar ishin në unison për t’i mbrojtur dhe dhënë strehë hebrejve.

 

 

 

LIGJËSOI SPASTRIMIN ETNIK TË DËSHËRUAR NGA MILLOSHEVIÇI – Nga PIERLUIGI BATTISTA – E përktheu Eugjen Merlika

Mbrojtja e Sërbisë nga ana e tij shkaktoi kundërveprime të fuqishme. Sot zëmërimin e shqiptarëve.

Pikërisht në muajt në të cilët Sllobodan Millosheviçi dhe xhelatët sërbë bëheshin përgjegjës të kasaphanës së Srebrenicës në vitin 1995 në Bosnje, kulmi i një spastrimi etnik, Peter Handke shkruante apologjinë e Sërbisë me librin “Një udhëtim dimëror në lumenjtë Danub, Savë, Moravë e Drinë”. Jo të kulturës sërbe në përgjithësi, por pikërisht të Sërbisë agresive të dalë nga shpërthimi i Jugosllavisë, të përshkruar si një idil krenarie dhe integriteti moral, një Vend i përndjekur nga forcat e së Keqes, të njëjtat që donin të nënështronin Beogradin për t’a bërë një protektorat të Perëndimit të mbrapshtë.
Anasjellja ndërmjet viktimës dhe xhelatit bëhej përfundimtar, në fjalët e Handke-s. Në një intervistë të shumë viteve më vonë, dhënë gazetës “Le Monde”, shkrimtari austriak hodhi poshtë padinë se ishte një “mohues”, duke ngulmuar se qëndrimi i tij kishte qënë i barazpeshuar, në të cilin padija e mizorive sërbe duhej të shoqërohej nga padija e të njëjtave mizorira të kryera nga kroatët dhe myslimanët.
Por tërheqja e fuqishme për diktatorin Millosheviç nga ana e Handke-s gjeti në rrjedhën e viteve shumë ripohime. Më 1999 asnjë fjalë nuk e tha për të paditur spastrimin etnik të sërbëve kundrejt shqiptarëve të Kosovës e lufta e NATO-s furishëm u vulos si një akt agresioni imperialist kundër Beogradit heroik: nga ana tjetër edhe mbështetja diplomatike perëndimore njohjes së pavarësisë së Sllovenisë më parë e të Kroacisë menjëherë mbas saj, ishte sulmuar prej Handke-s si një shpërthim “imperialistik”, i kryer në sajë të mbështetjes shpirtërore të Kishës katolike.
Më vonë Handke kërkoi të shkatërronte ligjëshmërinë e Gjykatës ndërkombëtare të Hagës për krimet e luftës e gjenocidin. Së fundmi Handke deshi të marrë pjesë, madje të mbante një fjalim përkujtues përpara mijra kombëtaristësh sërbë në varrimin e diktatorit.
Këto qëndrime të Handke-s ushqyen kundërvënie të stuhishme në botën intelektuale ndërkombëtare. Salman Rushdie dhe Jonathan Littell arritën deri në sharje. I u tërhoq çmimi i titulluar Heinrich Heine-s. Një vepër e tij u fshi nga programi i Comedie – Francaise.

“Corriere della Sera”, 11 tetor 2019 E përktheu Eugjen Merlika

KUJTESË PREJ ELEFANTI – Kafeja e MASSIMO GRAMELLINIT – E përktheu Eugjen Merlika

 

Donaldi pohon se i ka dorëzuar, pa brejtje ndërgjegjeje, kurdët në kthetrat e përbindëshit turk “sepse ata nuk na ndihmuan gjatë zbarkimit në Normandi”. Për të paktit që nuk e dijnë, ndërmjet të cilëve ndoshta vetë Trump-i, zbarkimi daton vitin 1944. Tani, që një njeri i mësuar të këmbejë opinion në kohën e një tweet-i, të ruajë kujtesën e pamëshirëshme të një ngjarjeje të ndodhur shtatëdhjetëepesë vite më parë, hap skenarë të padëgjuar. Nëse Erdogani do të pushtonte Gjermaninë, Trump-i do të bënte mirë t’a linte t’a bënte nga çasti që gjermanët në Normandi u sollën shumë më keq se sa kurdët, jo vetëm nuk u mjaftuan të mos i ndihmonin amerikanët, por u shtinë atyre me armë. Edhe nëse Erdogani do të sulmonte Londrën, Trump-i nuk do të kishte asnjë vërejtje, duke mbajtur parasysh kundërshtimin e anglezëve ndaj trupave të George Washingtonit në luftën e pavarësisë. Bombardimi turk i Parisit do t’a linte të ftohtë, veç rastit që francezët t’i kthenin me interesat paratë e arkëtuara nga Napoleoni nga dhënia e Luizianës. Duhet kuptuar Donaldi. Do të kishte dashur të shkruante se kurdët turbullojnë ujin e pijshëm, por prralla e ujkut dhe e qëngjit nuk qëndronte në një tweet.
I vetim sulm i Erdoganit që do t’a vinte në vështirësi serioze do t’ishte ai i Italisë: duke patur këmbyer neve vazhdimisht aleanca, shpesh edhe në brëndësi të së njëjtës luftë, Trumpi do të na ndihmonte, mjafton që mos të na bënte të na vinte dhimbja e kokës.

“Corriere della Sera”, 11 tetor 2019 E përktheu Eugjen Merlika

Edi Rama “me tri lugë”, edhe me Serbinë e Madhe, edhe me Amerikën, edhe me NATO-n ! – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

***  Jo vetëm shqiptarëve, por të gjithë popujve të Ballkanit, u duhen “letërnjoftimet” e Amerikës dhe të Evropës Perëndimore, që të shpëtojnë nga kriza ekonomike, nga pazhvillueshmëria, nga papunësia enorme, nga varfëria dhe nga mjerimi social,  JO “letërnjoftimet” e njëfarë “MINISHENGENI” të imagjinmuar dhe të trilluar nga “trojka” Vuçiq-Rama-Zaev, të nënshkruar në Novi-Sad të Vojvodinës, më 10 tetor 2019.

 

Nuk kja asnjë dilemë se “Mali Shengeni” i nënshkruar nga  RAMA-VUÇIQ-ZAEV, është stratregjia politike, ekonomike, tregtare, politike dhe kulturore e IZOLIMIT  të Ballkanit nga Evropa Perëndimore. Mirëpo, këtë nuk duhet pranuar shtetet e tjera të Ballkanit, sepse  me këtë “mali srpski Sengen”, do të përfitonin vetëm konrabandistët e mallrave dhe të bizneseve të tjera, të cilat qe 30 vjet veprojnë lirshëm në Serbi, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoninë Veriore, në Mal të Zi etj.

 

Fundja, kujt “leshit” po i duhen “letërnjoftimet” e Ramës, të Vuçiqit dhe të Zaevit, që  njerëzit të shëtisin lirshëm në Serbi, në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore (kur këto janë të pazhvilluara dhe, nuk prodhojnë asgjë, por jetojnë nga importi i huaj, nga papunësia enorme, nga mallrat e kontrabanduara dhe nga  varfëria ekstreme) kur ata kanë nevojë të domosadoshme të lëvizin dhe të kërkojnë punë, ekzistencë dhe ardhmëri në shtetet e Evropës Perëndimore. Pra, njerëzëve të këtyre  3 shteteve, u nevojiten “letërnjoftime” për t’i kaluar lirshëm  kufijtë e  Evropës Perëndimore, jo për ta soditur Novi-Sadin, Kavadarcin dhe Himarën   “si terziu pa penj”, barkthatë, pa asnjë cent në xhep.

Që fillim, duhet nënvizuar se, budallallëkun politik dhe diplomatik të  kryeministrit Edi Rama, nuk ka peshore që e mat (as ballkanike, as evropiane e as ndërkombëtare).

–Po si ka mundur ky kryeministër të lidhë dhe të nënshkruajë atë marrëveshje  në emër të “MALI SHENGEN” në Novi-Sad, kur  Serbia kolonialiste dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq nuk e njohin Republikën e Kosovës, por  me të gjitha mjetet e trysnisë politike, diplomatike dhe propagandistike po luftojnë ta copëtojnë territorin verior të Kosovës, duke ngulmuar që sa më shpejtë të rifillojë Dialogu i Brukselit (2011-2018).

–E, ky kryeministër (në këtë moment, kur edhe dheu po u “digjet nën këmbë” liderëve politikë në Kosovë se si ta zgjidhin këtë problem me Beogardin në kuadrin e Dialogut të Brukselit) ka vajtur në Beograd, që të përqafohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të lidhur marrëveshje antishqiptare. Mirëpo, harron ky fatzi, se pa e njohur Beogradi zyrtar Republikën e Kosovës, nuk do të vlejë asnjë traktat dhe asnjë marrëveshje serbomadhe e trojkës Vuçiq –Rama-Zaev, që do të prekte dhe do t’i rrezikonte interesat strategjike të integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Thënë troç, në vështrimin e interesit realist dhe objektiv politik, kombëtar dhe diploamtik,, ky kryeministër i Shqipërisë e ka “humbur rrugën në oborrin e vet”, po, si ka mundur ta pranonte një  “blanko” ofertë të tillë  manipuluese dhe intriguese të tandemit Vuçiq-Zaev për arritjen e një “MALI SHENGEN” (SERBIA+SHQIPËRIA+ MAQEDONIA VERIORE).

Mirëpo, në essence,  ky farë minitraktati, në thelb, është vetëm një  “kundërpeshë” politiko-propaganistike, që reflekton si trysni , si diktat dhe, si imponnim  BE-së, që kjo ta përshpejtojë procedurën për pranimin e këtyre shteteve në radhët e saj.

Ky është një budallallëk sui generis, po kush është kjo farë “trojke” politike serbo-sllave ballkanike, që  me një Deklaratë të tyre fiktive propagandistike, të ushtrojnë trysni, kinse ta frikësojnë dhe ta urdhërojnë BE-në, o tash, edhe ne në BE, o, ia “mbyllëm dyert” Evropës Perëndimore në Serbi, në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore! –Ky është mesazhi absurd, komik dhe spekulues politiko-propagandistik dhe antidiplomatik  i Deklaratës së “Mali Shengen”, i nënshkruar në Novi-Sad, më 10 tetor 2019.

Kjo farë politike perverse e kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama,  është e papranueshme, sepse asnjë aleancë e Shqipërisë me  shtetet kolonialiste sllave të Ballkanit, nuk mund të jetë e dobishme (as ekonomikisht  e as politikisht) për popullin shqiptar, i cili që më se tri dekada është mishëruar dhe  aliazhuar me interesat strategjike të Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së në Ballkan. Këtë aleancë properëndimore të shqiptarëve nuk mund ta pengojë dhe  ta zhdukë asnjë marrëveshje a traktat i lidhur i Shqipërisë qoftë me Serbinë, qoftë me Rusinë, qoftë  me Maqedoninë Veriore apo me Greqinë mbase shpëtimi i shqiptarëve është AMERIKA dhe aleatët e saj evroperëndimorë, JO  Vuçiqi, jo Zaevi, jo Edi Rama e as “suflerët” e tij filoserbë dhe filorusë në qeverinë e tij.

“Srpski mali Shengen” nuk është substitut i BE-së në Ballkan, por shtrati i përgatitur ideologjik i ringjalljes së Jugosllavisë serbomadhe (1918-1990) !

Mirëpo, kryeministiri i Shqipërisë, Edi Rama për inati të  BE-së dhe  të Kosovës, lidhi  aleancë me Serbinë dhe me Maqedoninë Veriore kinse për të lehtësuar dhe përshpejtuar bashkëpunimin ekonomik, tregtar, të qarkullimit të kapitalit, të mallrave dhe të lëvizjes së lirë të njerëzëve brenda  të ashtuquajturit “Mali Sengen”.

Me nënshrkimin e Deklarataës për “minishengenin serbo-maqedon-shqiptar të ashtuquajtur ballkanik (Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria londineze” në Novi-Sad, më 10 tetor 2019 nga presidenti serb, Alekseandar Vuçiq dhe nga kryemonistrat Zoran Zaev dhe Edi Rama),  këto 3 shtete në mënyrë të vullnetshme dhe me plot dëshirë e me gëzim ia bënë me dije BE-së, se  duan të jenë jashtë integrimit të saj, duke hedhur poshtë CEFT-në e bashkëpunimit rajonal të BE-së, se gjoja kanë gjetur “rrugën më të arsyeshme, më të shkurtër dhe më efektive” për të bashkëpunuar mes tyre në fushën ekonomikr, tregtare, të qarkullimit të kapitalit, të mallrave dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve vetëm me letërnjoftim etj.

Pra, sheshit shihet se me nënshkrimin e kësaj Deklarate për formimin e “minishengenit serbo-maqedon-shqiptar ballkanik” në Novi Sad, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia me vetëdëshirë  kanë paralajmëruar se nuk duan të integrohen në Bashkimin Evropian (BE), por që tani sinjalizojnë se duan të integrohen në sferën e interesit tradicional të Rusisë në Ballkan. Mirëpo,  në këtë konteskt, Edi Rama dhe të gjithë ata “patriotë” dhe “politikanë” si Edi Rama, vetëm se mund të koriten dhe të vetëmashtrohen, sepse as Shqipërinë e as Kosovën, kurrë nuk do të kenë fuqi, as mbështetje e as shans politik, që t’i fusin në zonën e kuqe të interesit sllav në Ballkan, pavarësisht nga “karrabythja” e Edi Ramës me Aleksandar Vuçiqin, përkatësisht me Serbinë e Madhe.

 

Rama me Vuçiqin po luftojnë, që Shqipërinë dhe shqiptarët t’i lënë jashtë integrimit të BE-së  dhe t’i konfrontojnë me Amerikën

Ndryshe, si mund të kuptohet ky farë anshlusi serbo-maqedon sllav+shqiptar, i ashtuqujatur “Mali Shengen”, nënshkruar nga “trojka” Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev, më 10 tetor 2019, kur ipso facto ky  është projektide për formimin e një Jugosllavie të re (me bazë të vjetër kolonialiste dhe çetniko-fashiste e hegjemoniste) në të cilën, më pas,  do të aderojnë edhe Bosnja e Hercegovina, edhe Mali i Zi, atëherë, çfarë po kërkon Shqipëria e Edi Ramës në të, kur kjo është anëtare e NATO-s dhe shumë afër aderimit në BE?!

Pëpjekja iluizioniste dhe utopike e kryeministrit Edi Rama, që ta futë Shqipërinë në të ashtuqujaturin “Shengen serbo-maqedon sllav”, është në kundërshtim direkt me strategjinë e axhendës politike të Shqipërisë, që të integrohet në BE dhe me partnerizmin evroatlantik perëndimor. Ky diskurs i politikës së jashtme të Shqipërisë  së Edi Ramës sheshit e izolon Shqipërinë dhe shqiptarët nga Evropa Perëndimroe dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Prandaj, çfarë mendon ai Edi Ramë se mund ta luajë këtë rol të dyfishtë, edhe me Rusinë, edhe me Amerikën, edhe me BE-në, edhe me NATO-n evro-perëndimore?

Kjo është punë që nuk mund të bëhet (it’s cannot be done), sepse Edi Rama nuk mund të jetë me njërën këmbë në BE, e me tjetrën në Jugosllavinë e re të Aleksandar Vuçiqit. Për më tepër, një lojë e këtillë shumë e rrezikshme e politikës proruso-serbe e Edi Ramës, jo vetëm që mund t’i rrezikojë, por edhe t’i djegë të gjitha përpjekjet e derisotme 30-vjeçare të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, që të integrohen në Bashkimin Evropian dhe të jenë pjesë e pandashme  dhe afatgjatë-përherhshme e Amerikës dhe e Evropës Perëndimore.

Shpëtimi i Shqipërisë është vetëm Amerika, BE-ja dhe  NATO-ja, JO  “Mali Srpski Sengen”  të “trojkës” Vuçiq-Rama-Zaev!

Mirëpo, kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me presidentin serb po vepron ndryshe në “kurrizin” e Kosovës dhe të shqiptarëve, në vend se ky  të angzhohet dhe të përshpejtojë procedurën e parnimit të Shqipërisë së varfër për t’u integruar në BE sikurse Bullgaria, Sllovenia dhe Kroacia etj., të cilat aderuan para ca vitesh, ky vajti dhe u “hyll” në njëfarë “Shengeni të vogël me Serbinë” me “këmbë e krye” në Beograd te miku i tij i ngushtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , gjoja për t’i treguar BE-së, se kjo “nuk mund të luajë më” me zvarritjen e mosparnimit të Serbisë dhe të Shqipërisë në “familjen” e saj !

Ky farë “Mali Shengen serbo-sllav” ballkanik (Serbia, Maqedonia Veriore dhe Shqipëria), më së shumëti,  do t’i ndihmonte  ringjalljes së sferës së interesit gjeostrategjik, gjeopolitik, ushtarak dhe gjeoekonomik të Rusisë, që Shqipërinë ta mbajë peng në këtë zonë të influences sllave, me qëllim që ta izolojë nga integrimi i natyrshëm me Bashkimin Evropian (BE), përkatësisht  me Evropën Perëndimore dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Cili është mesazhi i çmimit Nobel: humanizmi a krimi? – Nga Gani Mehmetaj

 

Me çmimin Nobel për letërsi dhënë Peter Handkes, Akademia Suedeze e përsëriti gabimin e njëjtë si me Ivo Andriqin, një antihumanisti tjetër, që e projektoi zhdukjen e shqiptarëve. Handke ishte edhe më i paskrupullt, u bë mbështetës i drejtpërdrejt i Milosheviqit, kasapit të Ballkanit, vrasësit të shqiptarëve, boshnjakëve e kroatëve. Milosheviqi shkeli me tanke edhe sllovenët, kur e shpallën pavarësinë mu si sovjetikët që shkelen me tanke njerëz në Pragë e Budapest. Handke ishte edhe kundër gjakut të nënës sllovene, ishte mercenar, i shitur të djalli i Beogradit.
Si do të arsyetoj Akademia Suedeze çmimin për Handken? Për humanizëm e kontribut ndaj njerëzimit? Austriaku i çrregulluar mendërisht u hakërrohej me 1999 refugjatëve shqiptarë, viktima të Serbisë së Milosheviqit: “shkofshi në ferr, ashtu si keni shkuar”, në vend që të vuante për ta, sikurse vuante e tërë bota. Vetëm një kriminel mund t’u thotë ato fjalë viktimave të gjenocidit. Është ky humanizëm, a kontribut ndaj njerëzimit? Duhet t’i marr bota model veprimi tipat e tillë mbështetës të krimit e zëdhënës të së keqes?
Handke më shumë ishte në qendër të mediave për veprimet e çmendura politike e antinjerëzore se sa për krijimtarinë letrare. Ai ishte njeriu më i privilegjuar i Beogradit kur ishte gjallë satrapi i Ballkanit, kishte përcjellje të veçantë, hotele të shtrenjta, i bënin shoqëri bukuroshet serbe të paguara nga shteti i Serbisë.
Më pikëlloi kur e dëgjova këtë lajm. Çfarë turpi. Sa shumë e zhvlerësuan një çmim letrar!
Mesazhi i çmimit Nobel mund të lexohet edhe ndryshe: të amnistohet krimi e gjenocidit serb, të ringjallët fantazma e Jugosllavisë, që po përvijohet frikshëm nga partizanët e Millosheviqit, por edhe nga nipat e Enverit.

PSE JO LDK E PARË? – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Kur Dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin e 9-të Zgjedhor, problemi i parë doli kushti 50+1, për mundësimin e kandidimit për kryetar Dege. Si delegat, reagova i pari, duke thënë se ky është kusht monstrum i klanit Isa Mustafa, që pamundësoi konkurrencën e Vjosë Osmanit, për kryetare të LDK-së, në Kuvendin e 8-të Zgjedhor. Dhe, si të tillë nuk e pranojmë këtë kusht.
 
     E menjëhershme ka qenë ndërhyrja e nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, i cili së bashku me Sali Morinën, kryetar i LDK-së në Malishevë, monitoronin Kuvendin tonë: “Mirë, mos e zbatoni, sepse edhe ashtu është i diskutueshëm”.
 
     Nisur nga cilësia e deklaruesit Rugova, menduam se ky kusht nuk do të vlejë as për Kuvendin Qendër të LDK-së. Por, ndodhi e kundërta! Sepse, vetëm ky kusht, supër-monstrum, i stisur, i shpikur, i shpifur nga klani i stazhionuar në Kryesinë Qendrore, do ta rikthente, për të tretën herë, Isa Mustafën në krye të LDK-së. Përndryshe, me një konkurrencë të ndershme, me një votim të fshehtë demokratik, të lakuarit për kryetar të mundshëm, jo vetëm më cilësorët, Vjosë Osmani e Kujtim Shala, por cilido nga ekipi i tyre, do ta pensiononte Isën me gardën e tij.
 
     
           Monopoli i klanit mbi Kryesinë Qendrore, rrënues
 
     Kryetari Isa Mustafa ishte vullnetmirë, që emërimet të bëhen sipas preferencës të anëtarësisë të LDK-së. Këtë e realizoi në përzgjedhjen e Këshillit të Përgjithshëm dhe të deputetëve. Por, jo edhe në Kryesinë Qendrore, sepse nënkryetarët ngulmonin të ruanin pozicionët e tyre në hierarkinë drejtuese të partisë. Mbledhja dështoi, për të vazhduar të nesërmen, duke plotësuar kërkesën bazë, plus drejtimin e Shtabit Zgjedhor, të dy nënkryetarëve, Agim Veliut dhe Lutfi Hazirit.
 
     Që këtej shpresa e ndryshimit në LDK-e, u zvetnua dhe ruajtjen e statusquosë e trumbëtuan skajshëm mediet, nën kontrollin e PAN-it si dhe Vetëvendosja. Për rrjedhojë, votuesit e papërcaktuar, filluan të besonin më shumë tek Kurti, i cili konsiderohej si autonom, i shpenguar nga të tjerët, sovran në mendime, për ato që deklaronte, premtonte.
 
 
     Koalicioni LDK-PDK, plagë që kullon
 
     Hija e koalicionit të LDK-së me PDK-në, aprovimi i vendimeve fatale për Kosovën: Asosacioni, Demarkacioni, zgjedhja e Hashimit president, të Kadrisë kryeparlamentar, fillimi i pagesës të veteranëve, ende pa u verifikua vertetësia  e “dëshmive të veteranëve”, pagesa e shpenzimeve të akuzuarëve në Hagë, ishte dhe vazhdon të jetë një barrë e rëndë për LDK-në. Kjo barrë i faturohet, padrejtësisht, LDK-së, ashtu siç i faturohet edhe marrëveshja për koalicion e poste në bashkëqeverisje me PDK-në.
 
     Realisht, vendimet e cituara kanë qenë të klanit brenda kryesisë të LDK-së, madje në kundërshti të hapur me anëtarësinë e saj. Presionet, shantazhët ndaj kuadrove, në përgjithësi, dhe të deputetëve, në veçanti, kanë qenë enorme, madje, deri me kërcënim për përjashtim nga LDK-ja! 
 
     Ka një të dhënë domëthënëse, se vendimi për koalicion me PDK-në, nën trysninë e deputetit gjerman, është marrë pa prezencën e nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova. Paketa e marrëveshjes fatale, thonë se është sjellur nga kryetari Mustafa, dy nënkryetarët, Agimi e Luta, në shoqërim të deputetit gjerman dhe është shpalosur në kompleksin hotelier “Trofta” në Istog, duke e vënë nënkryetarin tjetër, Haki Rugovën, para faktit të kryer.
 
     
   “Futi në votën e fshehtë demokratike!”
 
     Ishte ky refreni i përsëritur, deri në bezdi e tepëri, i delegatit nga Dega e LDK-së në Gjermani, në Kuvendin e 9-të të LDK-së. Të 355 delegatët në sallën e Kuvendit, aprovonin me duartrokitje, propozimin racional, për aplikimin, zbatimin e votimit të fshehtë demokratik. Por, çuditërisht e hipokrizisht, po këta delegatë, me shumësinë absolute, votonin të kundërtën, propozimet e listuara nga klani brenda Kryesisë të LDK-së!?!
 
     Një popull i lindur dhe rritur në robërinë e gjatë, nuk arrin ta vrasë frikën tmerruese. Ai mbetet rob, skllav edhe në shekullin digjital! E mjerueshme, e turpshme!
 
           Cila është mrekullia e votës 
           së fshehtë demokratike?
 
     Votuesi i hapur, aklamativ, me ngritje dore, është sa subjektiv, aq edhe primitiv. Thashethëmnaja, përmasa e fjalës prapa shpine, është 9 me 1, në raport me fjalë syzash, ndër sy. Kujtoni votimin aklamativ më 1943, në Mbledhjen e Buajnit, në Malësinë e Gjakovës dhe mashtrimin e madh për “Vetëvendosje”, pas mbarimit të Luftës. Po ashtu, kujtoni Kuvendin e Prizrenit, më 1945, ku u votua me aklamacion, për mbetjen e Kosovës me Jugosllavinë!
 
Vota e fshehtë e transformon shqiptarin, rob të hipokrisë, në njeri të lirë, të dinjitetshëm, shprehës të mendimit vetjak.
 
     Prandaj, po të lëndëzohej thirrja, deri në çjerrje, e delegatit nga Dega e Gjermanisë, në Kuvendin e 9-të të LDK-së: “Futi në votën e fshehtë demokratike”, sot, LDK-ja do të ishte e parë në fitore. Sepse vota e fshehtë zgjidhte Kryetarin dhne Kryesinë meritore të LDK-së, duke e realizuar edhe reformën plebishitare partiake. 
 
      Reforma, ndryshimi, aq shumë i pritur në Kuvendin e 9-të farsë, do të ishte bazë e fitores të sigurtë, në zgjedhjet e 6 tetorit. Kjo do të ishte mbushamendja më e natyrëshme e anëtarësisë dhe të elektoratit se, vërtet, LDK-ja i kthehet frymës rugoviane, duke marrë edhe mandatin e krijimit dhe të drejtimit të qeverisë.
 
     Gogolin e përçarjes të LDK-së, e solli klani brenda Kryesisë, sepse vota e fshehtë i tmerronte, i diskualifikonte, për arsye të vendimeve dëprurëse, të marra në pajtim me PDK-në, përgjatë qeverisjes së përbashkët. Vota e fshehtë demokratike, përjashton çdo mundësi përçarjeje dhe ndarjeje të partisë. Kjo, tashmë, është provuar në botën demokratike.
 
     Debati i shpenguar, konkurrenca e ndershme dhe vota e fshehtë demokratike, janë parime bazë të demokracisë. Këto tri parime të shenjtërisë të demokracisë, nuk mund të zëvendësohen me kalkulime e akrobacira të asnjë lloj konsensuesi, marrëveshje, që, sado të mira të jenë, ato janë nulitet, në raport me votën e fshehtë.
 
     Megjithatë, LDK-ja është e fituara dinjitoze, në vendin e dytë, me një ngushtësi rezultati, nga vendi i parë. Ylli i kësaj fitoreje ishte kandidatja brilante për kryeministre të Kosovës, Vjosë Osmani. Në rolin parësor të kësaj fitoreje, është edhe ekipi i Vjosës, deputetët e Legjislaturës së shkuar, në pritje për mandatin e ri. 
 
     Fort të përzgjedhur e simpatikë ishin edhe garuesit e tjerë nga LDK-ja. Pavarësisht rezultateve individuale, të gjithë ata (ato), janë prurës të votave për LDK-në, janë pjesë solide e fitores. Vet marrja e besimit për kandidim për deputetë-e, është vlerësim suprem nga antarësia dhe strukturat e partisë. 
 
Respekt dhe admirim për të ghithë!

GJERGJ FISHTA DHE KOMUNIZMI – Nga Frank Shkreli

At Gjergj Fishta, françeskani, edukuesi, poeti, politikani, rilindasi, përkthyesi dhe shkrimtari i Kombit Shqiptar ka lindur me 23 Tetor 1871 dhe ka vdekur në moshn 69-vjeçare, me 30 Dhjetor 1940. Ata që e admirojnë, e konsiderojnë Fishtën si Poeti i Kombit dhe njëri prej shkrimtarëve shqiptarë më me influencë i të gjitha kohërave. Në këtë përvjetor të lindjes dhe pothuaj 80-vjet pas vdekjes, detyrohem të pyes veten se pse Fishta edhe sot, 30-vjet pas shembjes së komunizmit, mbetet ende i padëshiruar dhe i lënë pas dore nga politika zyrtare nga kultura, shkenca dhe akademia — mbetet armik dhe reaksionar, ashtu siç konsiderohej nga komunizmi, megjithëse ai nuk jetoi as nuk veproi asnjë ditë nën atë regjim.

Duke lexuar disa gazeta të vjetra të komunitetit shqiptaro-amerikan ditë më parë, ndesha në një shkrim të Porfesorit Arshi Pipa, titulluar pikërisht, “Fishta dhe Komunizmi”, botuar në gazetën Shqiptari i Lirë, organ i Komitetit “Shqipnia e Lirë”, me 31 Janar, 1961 në Nju Jork. Në atë artikull, Profesor Pipa e shpjegon shumë mirë politikën komuniste ndaj At Gjergj Fishtës dhe veprës së tij, gjurmët e të cilës trashëgimi politike anti-kombëtare, fatkeqsisht, i shohim edhe sot në fushën e letërsisë dhe në lëmin e kulturës shqiptare në përgjithësi. Ishte një freski pjesëmarrja e Presidentit Ilir Meta në Kuvendin Folklorik Kombëtar, organizuar ditët e fundit në Lezhë, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës. “Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, misioni i tij fisnik, që na la trashëgimi dhe prej të cilës ne frymëzohemi edhe sot, ishte Shqiptaria, heroi dhe misionari i kombit, që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete” është shprehur Presidenti i Shqipërisë. Shpresojmë që fjalët e Z. Meta të jenë një frymë e re e kohës, një hap “zyrtar” simbolik ky sado i vogël, drejtë rivendosjes së këtij burri të madh të Kombit në vendin që i takon në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve — një vend që i është mohuar atij me pa të drejtë.

Por le t’i këthehemi artikullit të ndjerit Profesor Arshi Pipa, “Fishta dhe Komunizmi”. Në artikullin e tij të gjatë mbi këtë çështje, Profesor Pipa, edhe vet ai një ndër autorët shqiptarë të ndaluar nga regjimi komunist dhe i cili ka kaluar 10 vjet në burgjet dhe kampet e punës së detyruar – shkruan se dy tre vitet e para të sundimit komunist, Fishta ende nuk konsiderohej si një subjekt “tabu”. Por, megjithkëtë shkruan ai, qysh në fillim, shihej se ka frynte era. Nepërmjet “qarkoresh, këshillash, qortimesh e porosishë,mësuesve të gjuhës dhe letërsisë”, u ishte dhënë urdhëri që të venin në dukje anën “reaksionare”, jo vetëm të Gjergj Fishtës, por edhe të Faik Konicës. Kështu filloi dalngadalë të “përgatitej terreni”, sipas Profesor Arshi Pipës, për eliminimin e Fishtës dhe të veprave të tija.

Arshi Pipa shkruan nga përvoja personale, bazuar në ato që kishte parë e dëgjuar, mbi përpjekjet fillestare të regjimit komunist për të eliminuar Fishtën nga letërsia dhe historia e Shqipërisë, pasi ai thotë se në, atë kohë, ishte vet mësues i letërsisë në “Institutin Femënuer të Tiranës” dhe pjesëmarrës në mbledhjen e arsimtarëve të shkollave të mesme të Tiranës, mbledhje e thirrur nga Sekretari i Përgjithëshëm i Ministrisë së Arsimit të asaj kohe, Shemsi Totozani. Kjo mbledhje që kishte një karakter krejtësisht politik, ka shkruar Arshi Pipa, ishte thirrur me qëllim për tu imponuar mësuesve dhe arsmitarëve pikëpamjet marksiste leniniste të pedagogjisë sovjetike, sidomos për lëndët si letërsia, filozofia dhe historia. Ishte kjo mbledhje, shton ai, ku u bë thirrje haptas që Gjergj Fishta dhe Faik Konica të shpalleshin “reaksionarë” dhe të hiqeshin nga mësimi në shkollat shqiptare. Në mbështetje të Totozanit doli Qibrie Ciu, në atë kohë Drejtoreshë e Institutit Femënuer, kujton Profesor Pipa, e cila “u vërsul ashpër kundër Fishtës, duke e quajtur atë oportunist, reaksionar me damkë e deri tradhtar.”

Është interesant fakti se, sipas Profesor Pipës, kundër pikëpamjeve ekstreme të Totozanit dhe shokëve të tij kundër Fishtës, doli Ministri i atëhershëm i Kulturës, Sejfullah Malëshova. Sa ishte Malëshova në atë detyrë, thotë autori, Fishta dhe Konica u kursyen, por shton se me rrëzimin e Malëshovës pak më vonë, “Fishta u fshi nga tefteri”.

Kjo ndodhi, sipas Profesor Arshi Pipës, “Në një kohë kur Shqipëria po rrëshqiste ndër krahët e Jugosllavisë, për tu bërë republikë e shtatë e saja dhe udhëheqja komuniste shqiptare nën diktatin e Beogradit nuk mund t’ia falte Gjergj Fishtës shprehjet e tija kundër Jugosllavisë.” Si përfundim, thekson Pipa në artikullin e tij, botuar në gazetën e Nju Jorkut, “Shqiptari i Lirë”, në vitin 1961, “Me eliminimin e fraksionit nacionalist mbrenda partisë, të kryesuar nga Malëshova dhe Dishnica dhe më vonë nga fraksioni autonomist Nako Spirua – të tre këta kundërshtarë të politikës pro-jugosllave – triumfoi vija ekstremiste e çiftit Hoxha-Xoxe, të cilët për arsyet e tyre personale dhe partizane ishin gati të sakrifikonin interesat dhe vlerat kombëtare”, ka shkruar Arshi Pipa.

Ai shton se “Fishta u sakrifikua pikërisht si përfaqsuesi i madhor i vlerave kombëtare”.

Profesor Pipa është shprehur se ajo që e dallon patriotizmin e At Gjergj Fishtës nga të tjerët është, “karakteri militant, luftarak, i patriotizmit” të tij. Të tjerët, sipas Arshi Pipës, më shumë kanë mbrojtë, ndërsa Fishta ka mbrojtë dhe ka sulmuar. “Ai ka sulmuar të gjithë ata, persona ose shtete të vogla, ose fuqi të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit, të Krishtit ose të Muhametit, që kanë synuar robërimin, pushtimin, coptimin e Shqipërisë. Ata që kanë cënuar tagrin e popullit shqiptar, ata që kanë fyer dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa për patriotizmin e Fishtës.

Sipas tij, është e vërtetë se Fishta ishte më i ashpër me sllavët, por kjo duhet të gjykohet bazuar në rrethanat nën të cilat ka jetuar dhe vepruar Fishta. “Fishta nga një katund i Fushës së Shkodrës, u bë meshtar katolik dhe kishte ra në dashuri me malet e Mbishkodrës. Kur të jenë peshuar mirë këto tre elementa”, shkruan Pipa, “do të matet vlera e shoqërore e veprës së Fishtës. “Lënda e “Lahutës së Malëcisë, vepra madhore e Fishtës, është një hymn i gjatë i jetës së malësorve të Veriut. Jeta e këtyre fiseve malësore, kufitare me sllavët”, ka theksuar Profesor Pipa në artikullin e tij, “ka qenë një luftë e pandërprerë për ruajtjen e tyre etnike nga presioni sllav. Përfundimi është një epikë dramatike, një furi që shpërthen mbi armikun dhe armiku qëllon të jetë sllavi, armik tradicional i malësorit të Veriut”, thotë Pipa.

Pipa shkruan se komunizmi e ka paraqitur Fishtën si një fanatik fetar, si shovinst të tërbuar antisllav që urrenë kombet e tjera,si rekasionar i tipit kleriko-borgjez. Por a “Është Fishta shovinist sepse mbron tokën shqiptare dhe sulmon ata që e sulmojnë” Shqipërinë” pyet Pipa. Profesor Pipa e cilëson interpretimin komunist të Fishtës si një qendrim “arbitrar që nuk i qëndron kritikës objektive” dhe thekson se “At Gjergj Fishta u rrëxua nga piedestali ku e kishte vendosur populli shqiptar, në kohën kur regjimi komunist i Enver Hoxhës varej nga jugosllavët” dhe ka vazhduar ashtu, bazuar në “logjikën revolucionare”, sipas Pprofesorit. Fishta i përkiste urdhërit françeskan, një pjesë e madhe të cilëve janë vrarë nga regjimi enverist, një pjesë kanë vdekur nepër burgjet komuniste të Shqipërisë, shkruan Pipa. Fishta, si përfaqsuesi më i njohur i françeskanëve nuk mund të lihej pa prekur, thekson ai. Sipas tij, një arsye tjetër se pse At Gjergj Fishta dhe vepra e tij ishte ndaluar nga regjimi komunist, kishte të bënte me “rendin ideologjik botëror” të asaj kohe. “Binomi i famshëm i Fishtës ‘Atme e Fe”, ishte krejtësisht i papranueshëm për komunistët”, ka arsyetuar Arshi Pipa. Dhe arsyeja e tretë sipas Profesor Pipës, ishte thjesht çështje inati. “Fishta nuk e ka pasë veç me sllavët e jugut, kufitarë me Shqipërinë, por me vetë Rusinë”, nënën e sllavëve të jugut. Për Fishtën, “shkjetë e Ballkanit” janë klyshtë e Rusisë”. Rusia atëherë dhe sot mbronte interesat e sllavëve të Ballkanit në dëm të shqiptarëve, por për komunisttë shqiptarë, mjafton që Fishta e kishte futur Rusinë në një thes me fuqitë e tjera “imperialiste” dhe këjo sipas Profesor Pipës, mjaftonte që regjimi komunist i Enver Hoxhës ta fuste At Gjergj Fishtën dhe veprat e tija në listen e zezë. Pipa kujton se në fakt, Fishta nuk ka ka kursyer as fuqitë e tjera të mëdha të kohës, që vepronin kundër interesave të Kombit shqiptar, përfshirë Italinë, të cilën e sulmon keq në “Anzat e Parnasit”. Ai e quan Evropën, “kurva e motit”, shënon Pipa dhe shton se këto janë fakte historike që dihen botërisht. Fliste mirë për Austrinë se në atë kohë Vjena ka mbështetur Shqipërinë, shton Arshi Pipa.

Kjo është një përmbledhje e shkurtër e artikullit të shkruar nga Profesor Arshi Pipa në gazetën shqiptaro-amerikane Shqiptari i Lirë, organ i Komitetit Shqipëria e Lirë, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së Poetit Kombëtar. Ishte një shkrim retrospektiv mbi fatin e keq të Fishtës nën regjimin komunist të Shqipërisë, ndërsa autori e përfundon artikullin me pyetjen: “A do të mbetet Fishta përgjithmonë armiku numër një?” Ai shprehet optimist duke thënë se “jo përgjithmonë”. Ai shpreson një ndryshimi zyrtar ndaj At Gjergj Fishtës dhe veprës së tij, sipas Arshi Pipës, do të ndodh kur “komunizmi të ndërroj qime”. Profesor Arshi Pipa do të habitej shumë po të jetonte sot se megjithëse komunizmi në Shqipëri mund të ketë “ndërruar qime” me shembjen e Murit të Berlinit, Fishta mbetet ende, me shumë autorë të tjerë shqiptarë të ndaluar nga komunizmi, i pa pranuar zyrtarisht. Ndonëse shumë gjëra mund të kenë ndryshuar në Atdheun e të parëve tonë në periudhën “post-komuniste”, pothuaj asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me Fishtën. Natyrisht se veprat e tija botohen dhe lexohen, por At Gjergj Fishta, zyrtarisht, edhe sot 30-vjet post-komunizëm – “mbetet i zhdukur nga pasuria kulturore” dhe nga historia e Kombit shqiptar. Udhëheqja shqiptare komuniste nuk mund t’ia falte Fishtës shprehjet kundër sllavëve të jugut dhe Rusisë. Po çfarë mund të themi për neojugosllavët e Tiranës sot?! A vazhdojnë të besojnë ata në “logjikën revolucionare”, në mënyrën se si trajtohet sot zyrtarisht At Gjergj Fishta në Shqipëri? “Ujku qimën e ndërron, por vesin jo”, thotë populli! Fishta ishte i neverituri i stalinizmit shqiptar. Zyrtarisht, At Gjergj Fishta mbetet ende “reaksionar” dhe “armik i popullit”. Deri kur? STOP URREJTJES! Bejuni mjet i paqës dhe i pajtimit!

Albin Kurti të shihet, njihet, pranohet dhe respektohet ashtu siç është! – Nga AGRON SHABANI

Albin Kurti nuk është profet ose pejgamer! Ani nuk është madje as lider ose politikan i dalur ose përbiruar nga deriçkat e ndryshme forumiane ose kabinetike të proviniencave, reminishencave, konjukturave ose nomenklaturave të ndryshme centraliste ose burokratike nga e kaluara. Dhe, aq me pak lider ose politikan i profilit ose formatit borxhez, kullak, skllavopronar ose buroratik. Jo, por z. Kurtie me tepër është një intelektual politik ose lider intelektual i ngritur dhe formuar së bashku me elitën studentore ose intelektuale-patriotike të Univerzitetit të Prishtinës në dekaden e fundit të shekullit të kaluar dhe deri me sot, kur zoti Kurti u shqua edhe si misionarë, apo si një lider studentor kushtrimtarë dhe kryengritës në ato vite tektonike dhe tepër dramatike e historike të thyerjeve dhe zhvillimëve të mëdha në Kosovë dhe më gjërë që sollën edhe lindjen, shfaqjen dhe shkëlqimin e UÇK-s me Albin Kurtin si njërin prej zëdhënësve, celebruesve dhe apologjistëve të saj.
Ndryshe nga kjo, qëllimi i këtij shkrimi nuk është studimi dhe analiza e detajuar ose komplete mbi figurën dhe personalitetin kompeks dhe tepër karismatik të Albin Kurtit. Dhe, aq me pak paraqitja (prezantimi) ose portretizimi i tij në kontekstin e imponimit medial ose publicistik ndaj “një bote të administruar nga mbinjerëzit ose supermenët e lartë institucional ose politik” ku objekti individual i personit ose individit reduktohet në subjekt ose në një qenie “mono-dimensionale” për t´u shërbyer “elitave, par-exelencave, strukturave, konjukturave, nomenklaturave ose superstrukturave të larta pushtetmbajtëse ose politike” që i menaxhojnë dhe dirigjojnë shtetin, pushtetin, institucionet, vlerat, resurset, finansat, kapitalin, politikën e jashtme ose diplomacinë etj. Jo, sepse në këtë rast, tërësia e studimit dhe analizës shkencore ose metodologjike, do ishte false ose artificiale. Gjegjësisht, imagjinare ose fiktive. Ndërkaq, e vërteta do bèhej relative. Për të mos thënë këtu absolute, gjegjësishtë konkubine ose kurtizane e industrisë politike dhe propagandistike. Kundërshtare e çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.
Kjo për faktin se ajo çfarë mendohet, thuhet dhe shkruhet për politikanët ose liderët e ndryshëm shtetrorë, nacional, institucional ose politik, apo për politikën e jashtme ose diplomacinë etj., shpesherë është shumë larg nga funksioni dhe ndikimi i tyre real dhe esencial në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen, vetèdijen e tyre shtetformuese ose patriotike, në kauzalitetin ose ideologjinë e tyre shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike dhe të ngjajshme.
Ndonëse, ky ndikim ambivalent ose polivalent, penetron dhe interferon në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njohur njerëzor ose qytetar, duke iu përshtatur në një masë të madhe liderit, pushtetit, kauzalitetit ose ideologjisë dominuese. Madje, edhe atëherë kur aspekti primar ose prijoritar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror, politik, kulturor ose historik përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik. Pse kjo? Sepse, eksperienca kolektive e opinionit publik, shpeshherë mbështet ose aprovon (miraton) një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar. Kuptohet se e tërë kjo vjen si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën e një dialektike identitare, autoritare ose totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet në favor të masës ose sasisë pranuese ose konsumuese. Ndërkaq, përmes subjektit kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shtetit, pushtetit, kauzalitetit, politikës së brendshme dhe të jashtme në natyrën dhe karakterin e personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: U mor vesh se edhe shtresat e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.
Ndonëse, përmes kategorive tè njohura shoqërore, qytetare, kulturore ose politike, teoria etike dhe estetike e Albin Kurtit, sikur paraqet konceptin dhe modelin paradigmatik të dialektikës politike. Duke e bërë ravijezimin, konturimin, konvencionalizimin dhe unifikimin e preferuar të së veçantës me të përbashkëten, globalen ose universalen në kontekstin ose domenin e njohur evolutivë, empirikë ose dialektikë të bashkimit ose unifikimit të emocionëve, pasionëve, ëndërrave, dëshirave, dashurive, idealeve ose vizionëve të përbashkëta shtetrore, nacionale, politike, kulturore, historike dhe gjeografike që e bëjnë çlirimin e subjektit (subjektivitetit) nga objekti (objektivitetit) për të gjetur lidhjen organike, empirike ose dialektive midis atyre elementëve dhe instrumentëve kryesore që përbëjnë atë që në politologji ose filozofi politike i thonë “volontè genèrelè”. Kjo mbase është vlera globale ose universale e liderit ose politikanit integral dhe konvencional. Kultura është frytë i arsyes njerëzore dhe vetë arsyeja njerëzore është frytë dhe konstruksion historikë i shoqërisë njerëzore, qytetare ose politike.
Për me tepër ndërkaq, është pikèrisht teza ose teoria e njohur e edukatës dhe kulturës së lartë politike tè Albin Kurtit, e formuluar dhe konceptuar mbase si kauzalitet ose ideologji shtetrore dhe nacionale, e përbashkët në shikim të parë me teorinë e njohur revolucionare ose patripatriotike- kundër dhunës dhe shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit, e cila ka një tendencë të hetueshme ose tepër transparente për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror dhe nacional.
Ne gjithmonë duhet të marrim anën e ligjit dhe drejtësisë. Heshtja e inkurajon persekutuesin dhe asnjëherë të persekutuarin ose viktimën. Nuk shkon pra gjithëmonë me dogmat, parullat ose sloganet e njohura hipokrite dhe demagogjike: Na vjen keq pse krokodillët (aligatorët) e ndryshëm, e kanë kafshuar njeriun e pafajshëm shqiptar ose kosovar, por nuk guxojmë t’i qortojmë dhe akuzojmë krokodilët (aligatorèt) tanë.
Në të kundërten, përballë gënjeshtrës së njohur të lirisë, drejtësisë, barazisë, paqës sociale, lumturisë dhe harmonisë së gjithëmbarëshme të shtetit dhe shoqërisë kosovare, valorizohet, glorifikohet, stiset, rimohet dhe bëhët korrektuese gënjeshtra tjetër mediale ose propagandistike që e mbron, kamuflon, justifikon dhe afirmon të parën.
Ndaj, detyra dhe misioni i një lideri ose politikani enërgjkë dhe pragmatik si Albin Kurti, nuk është celebrimi i ndarjes së mendjes nga materia, të artit politik nga administrimi dhe obligimi moral, ligjor, kushtetues ose juridik, dhe as të mohojë këto ndarje sikur të mos ekzistoin fare. Jo, por detyra ose misioni i tij konsiston për më tepër në insistimin mbi radikalitetin e dyshimtë të një kulture dhe kauze të lartësuar, valorizuar dhe glorifikuar- n’përbërjen e secilës premtimi i saj për lumturi dhe barazi, mund të ishte realizuar vetëm e vetëm me përgjithësimin dhe pèrligjien e një edukate dhe kulture institucionale dhe funksionale nè kuptimin më të gjerë të fjalës. Ndërkohë që penetrimi, interferimi dhe varësia e saj nga rrethanat materiale të shtetit, pushtetit dhe shoqërisë ekzistuese, si dhe lidhjeve të saj me logjikat dhe mentalitetët e ndryshme autoritare ose totalitariste me të kaluarën, kanè rezultuar dhe kontribuuar në frustracionin, paragjykimin dhe nagacionin e këtij realizimi. Me fjalë të tjera, sipas Albin Kurtit si intelektual politik ose politikan intelektual, energjitë kritike të pranishme në konceptin elitar të kulturës shtetrore, nacionale ose institucionale, do duhej të vendoseshin kundër funksionit të palës kundërshtare “antropologjike”ose ‘antropolitike’, ndërkohë që impulset progresive ose pozitiviste të së dytës, do duhej t’iu kundërviheshin implikimeve konservatore të së parës në funksion të logjikës së fitimit individual dhe kolektiv, me mundësinë standarde ose permanente për t’iu përgjidhur nevojave dhe kërkesave të kohës dhe tregut global të avansuar dhe në evoluim (evolucion).
Zbritja e shtetit dhe pushtetit tek populli (sovrani), obligimi dhe përgjithësia e lartë morale, ligjore, institucionale dhe konstitucionale së bashku me sjelljen para ligjit ose drejtësisë tè të gjithë atyre që kanë abuzuar dhe manipuluar me buxhetin ose mjetët e shumëta materiale, finansiare ose ekonomike në emër të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës-para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë: Si duket do jenë në fokusin ose agjendën kryesore të Albin Kurtit si Kryeministëri ri i Kosovës.
Albin Kurti sipas shumë gjasave do mbahet mend për luftën e tij të pakompromis ndaj krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, nepotizmit, familjarizmit, bajraktarizmit, provincializmit dhe tribalizmit politik ose partiak, abuzimëve ose keqpërdorimëve të ndryshme me buxhetin ose fondet e njohura qeveritare, shtetrore, nacionale, partiake, luftarake dhe të tjera në Kosovë dhe diasporë për me tepës se dy dekada. Këtu zatën qëndron edhe çelësi ose pengesa kryesore e personave ose individëve të dyshuar për korrupsion ose abuzime (keqpërdorime) të ndryshme nga e kaluara me fondet e njohura qeveritare, politike ose partiake në Kosovë dhe diasporë nga radhët e LDK-s dhe partive të tjera për të lidhur marrëveshje qeveritare ose politike me Vetvendosjen dhe Albin Kurtin si Kryeministër.
U mor vesh se bota shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për profetë dhe bindje të pazëvendèsueshme, por ka nevojë për pyetje dhe përgjigje kokrete, morale, ligjore etj. Ndërkaq, Albin Kurti ka nevojë të shihet, njihet, pranohet, çmohët dhe vlerësohet ashtu siç është. Pa ekzagjerime, valorizime, stisje, inskenime, diturame, antologji, elegji ose glorifikime të panevojshme paushalle, inkoshiente, inkompetente, inkoherente, inkadeshente etj.