VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Aleanca strategjike me SHBA si kategori historike e lëvizshme – Nga SHABAN MURATI

By | October 31, 2019

Komentet

Shtetrrënuesi në krye te shtetit Nga Xhafer Shatri

I takon prandaj Kuvendit të Kosovës, grupeve parlamentare të tij, përfshirë edhe opozitën, që të nisë procedurën për shkarkimin e Hashim Thaçit, sepse ai me sjelljet dhe veprimet e tij po i rrezikon interesat e vendit dhe, duke poshtruar Kosovën, po e poshtron çdonjërin prej nesh.

—–

Hashim Thaçi po vazhdon të mos e lëshojë asnjë rast që i jipet pa e dëmtuar Kosovën dhe interesat jetike të saj. Shëmbulli më i mirë ishte Konferenca për siguri e mbajtur më 14-16 shkurt 2020, në Munih.

Thaçi u nis për në Konferencë jo si shef shteti që Kushtetuta e obligon të përfaqësojë unitetin dhe dinjitetin e kombit, por si cub. Sepse, ai pa u konsultur fare me Qeverinë, mori më vete disa çatipë të shtetit për të nënshkruar me Serbinë dy letra synimesh. Natyrisht, kryetari i Kosovës e bëri këtë me qëllim që ambasadorin Grenell, ta konfrontojë me qeverinë, konkretisht me Albin Kurtin.

Por doli se Thaçi i kishte bërë hesapet pa hanxhinë. Ai në Munih u diskreditua plotësisht si renegat që, duke bërë pazare me interesat vitale të Kosovës, po përpiqet të shpëtojë nga gjykata e Hagës.

Ndërkaq rivali i tij Albin Kurti, pa u sekelldis fare për kurthet e Thaçit, hyri drejt në politikën e madhe si lider i Kosovës dhe i shqiptarëve i shekullit XXI. Ishte hera e parë, pas kaq vitesh, që në një takim rëndësor ndërkombëtar Kosova të përfaqësohet denjësisht dhe ta bëjë krenar çdo shqiptar që i ka dy fije mend në krye.

Nga qëndrimet e qarta të Kurtit se Marrëveshje pa dialog nuk mund të ketë, se bisedime me harta e për harta nuk do të ketë dhe se komplotet e presidentëve me kufij kanë marrë fund përgjithmonë. Kështu që kjo platformë e re bëri që, krahas Vuçiqit të ndihen keq edhe dy bashkëvepruesit e tij, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

Qëndrimi i qartë i Albin Kurtit nxori në pah se tash më askush nuk i beson Hashim Thaçit. As ata që po e takojnë, sepse e dijnë se ky ka vetëm një hall: si të shpëtojë nga burgu. Në anën tjetër, Gjykata Kushtetuese ia ka marrë atij kaherë kompetencat e uzurpuara dhe tash të gjithë e dijnë se kush duhet të bisedojë, dialogojë dhe negociojë në emër të Kosovës. E ajo është Qeveria, gjegjësisht kryeministri.

I prekur keq në sedër nga debakli në Munih, Hashim Thaçi, me t’u kthyer, u përpoq t’i torpedojë, pa pikë turpi, ceremonitë shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Sepse ai nuk mori pjesë as në mbledhjen solemne të Kuvendit të Republikës e as në ceremoninë e ngritjes së Flamurit të Ushtrisë… Për më keq, ai e detyroi Protokolin e shtetit që të organizojë një ceremoni tjetër, 4 orë më vonë, në mënyrë që Thaçi t’u drejtohet i vetëm ushtarëve të Kosovës. Qëllimi ishte i qartë dhe i shëmtuar: me sjellje moskokëçarëse të përçojë mesazhin e keq: unë dhe vetëm unë kollitem këtu, unë jam Shteti! Kosova, Ushtria dhe shumëçka tjetër janë të miat dhe të askujt tjetër!

Ishte kjo praktika e përsëritur e përçarësit të thekur që nuk i honeps dot ata ose ato që mendojnë ndryshe. Me një fjalë, Hashim Thaçi nuk i duron dot njerëzit me kurriz, njerëzit që janë vetëvetja ata e ato që kanë një sistem krejt tjetër vlerash. Thaçi nuk e honeps dot sidomos botën e re që po vjen patjetër dhe me ngulm. Botën e re, të përfaqësuar denjësisht nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, të cilët nuk ranë në kurthin e tij, por në mbrëmje, pa asnjë kompleks, shkuan në pritjen zyrtare të organizuar nga kryetari i shtetit me rastin e Shpalljes së Pavarësisë.

Ky ishte një shëmbull tjetër i radhës se verdikti i 6 tetorit për ndryshim ka filluar të aplikohet në të gjithë zërat, në vendosjen e mendësisë shtetformuese parasegjithash.

Skandali i radhës i kryetarit mujshar të Kosovës është publikimi nga ai, në rrjetet sociale, i lajmit të pakonfirmuar zyrtarisht për njohjen e Kosovës nga Xhamajka. E bëri këtë i etur për të marrë meritat e huaja. E bëri papërgjegjshëm publike informatën interne, ani se ambasadorja e kishte theksuar se ajo nuk duhej shpërndarë pa ardhur nota verbale e pranimit.

Me këto akte të freskëta dhe me shumë të tjera në vazhdimësi, Hashim Thaçi dëshmoi, për të satën herë, se është një pushtetar i paskrupull që nuk ka asgjë të përbashkët me burrin e shtetit.

Në pjesën më të madhe të veprimeve të tij kryetari aktual i Kosovës  është dëshmuar si shkelës i Kushtetutës dhe si shtetrrënues.

I takon prandaj Kuvendit të Kosovës, grupeve parlamentare të tij, përfshirë edhe opozitën, që të nisë procedurën për shkarkimin e Hashim Thaçit, sepse ai me sjelljet dhe veprimet e tij po i rrezikon interesat e vendit dhe, duke poshtruar Kosovën, po e poshtron çdonjërin prej nesh.

EUROPA (E PAPLOTËSUAR) MUND TË BËJË MË SHUMË NË KRIZËN- Nga Federico Fubini – E përktheu Eugjen Merlika

 

 

            Në verën e vitit 2017, gjatë krizës së refugjatëve, qeveria austriake  njoftoi se do të kishte dërguar ushtrinë në kufirin e Brennero-s. Nga Viena u kërkua Paolo Gentiloni për t’i a komunikuar, por kryeministri i atëhershëm nuk i u përgjigj telefonit: e dinte gjthshka. Atëherë ministrat austriakë i u drejtuan kryetarit të Alto Adige-s, Arno Kompatscher me qëllim që t’ishte ai që t’i jepte mesazhin Romës. Kompatscher-i i telefonoi menjëherë Gentilonit, që dëgjoi në heshtje dhe u përgjigj me pak fjalë: “Thuaju austriakëve se ushtrinë e kemi edhe ne”.

Ngjante tre  vjet më parë, jo njëqind vjet më parë. Atëherë ai vendim u tërhoq në pak orë dhe u zhvleftësua si “keqkuptim”. Por Evropa qartësisht ishte në kulmin e shfaqjeve periodike të dobësisë institucionale përballë shkulmeve të baticave të detit që arrinin nga pjesa tjetër e botës. Që atëherë ndonjë hap përpara për refugjatët është bërë (jo shumë), por në këto ditë historia kthehet në një pasqyrë të stërmadhe në të cilën Bashkimi evropian sheh veten e kupton sa e rrezikshme është paplotësia e saj.

Spikama e koronavirusit sapo ka filluar në Vendet tona dhe përsëri jemi të pranishëm në përsiatjet e përherëshme: kundërveprime kombëtare të parenduara, tejpamje vetëm aty këtu dhe mjaft befasi. Natën e së dielës Austria ka ndaluar për orë të tëra një tren në Brennero. Rumania do të dëshëronte të vinte në karantinë të gjithë ata që vijnë nga Lombardia dhe Veneto (dhe Bazilikata rrjeshtohet me të , duke i shtuar Piemontin, Ligurien dhe Emiglia Romagnën). Një autobuz i linjës që vinte nga Milano u ndalua në Lion sepse shoferi kollitej. Deri edhe nga një aeroplan që arrinte në Mauritius nga Milano kanë zbritur në tokë vetëm ata që nuk banojnë në Veneto e Lombardia.

Tani, nuk ka gjasë që nga Austria të vijnë të tjera veprime të njëanëshme si ata të 2017-ës. Sebastian Kurz, kryeministri, pret të kuptojë se ç’rrugë do të marrë Gjermania dhe do të thuhej se as qeveria gjermane nuk e din: ministria e Shëndetësisë, me seli në Bonn, i tha dje “Corriere-s” se nuk ishte në gjëndje të thonte se sa prova mbi Covid – 19 janë zhvilluar në Vendin “ sepse Gjermania është një Shtet federal dhe autoritetet e krahinave janë vetë përgjegjës për raset e veçanta”. Edhe në Francë ministria e Solidaritetit dhe Shëndetësisë i shmanget përgjigjes së një pyetjeje të “Corriere-s” mbi numurin e provave që janë kryer në Vend. Por  ne italianët e kemi zbuluar mbi lëkurën tonë se, pa njohuri të qarta e të bashkërenduara mbi sasinë e kontrolleve, sa vështirë është të kuptohet sa e përhapur mund të jetë epidemia n’Evropë. Tani Italia po e kupton se në mesin e ditës së hënë numuri i provava të kryera është ngjitur në katërmijë nga pak qindra të javës së shkuar.

I njëjti çrregullim strategjik mbi kontrollet e tipave të tjerë. N’aeroportet italianë prej javësh janë vendosur skanera termikë (Fiumicino) ose termometra me rreze infra të kuqe (Linate e gjetiu), për të matur temperaturën e udhëtarëve, por të tjerë aeroporte evropianë nuk i kanë vendosur. Sigurisht ata do të kenë marrë masa paraprake në spitalet apo në vendet e punës që në Francë, Gjermani, Austri apo Spanjë mund të jenë marrë më parë e me më shumë efektshmëri se n’Itali.

Sidoqoftë mësimi është i qartë: Evropa është një hapësirë në të cilën mund të zhvendosemi lirisht, njëlloj si brënda një Shteti, ka një treg të përbashkët në të cilin mallrat udhëtojnë në një sistem të përgjithshëm që vazhdimisht na mban nën trysni, gjithmonë me goditje të reja. Ndodhi ndërmjet 2015-ës dhe 2017-ës me krizën e refugjatëve, kur Italia e Greqia u lanë vetëm sikur t’ishte një problem posaçërisht i tyre. Rrezikohet të ndodhë përsëri me Covid – 19. Përballë një epidemie globale Evropa nuk ka protokolle të përbashkëta të parandalimit e sigurisë, as standarte të detyrueshme e të vlefshme për të gjithë, as rregulla të qarta se si, kur dhe pse një Vend mund të mbyllë kufijtë me një tjetër për të ndaluar virusin me telat me gjëmba.

Përfundimi është se Vëndet më në dukje – në këtë rast Italia – gjenden edhe një herë të vetmuar e në mundësi subjekti për të marrë mësime. Por duhet të jemi të ndershëm e të pranojmë se Komisioni evropian nuk ka faj: politikat shëndetësore janë ruajtur me xhelozi nga qeveritë kombëtare, pa menduar se në këtë globalizim të parregullt një ditë Kina do të eksportonte një virus të fuqishëm e të panjohur dhe jo vetëm teknologji digjitale apo panelë diellorë. Ajo që ndodh sot vërteton atë që është e qartë prej vitesh: si një ndërtesë e mbetur përgjysmë, Evropa rrezikon të mos u qëndrojë dot goditjeve të një ere që vjen prej së largu. Duhet të plotësojë veprën e saj, pa humbur më kohë tjetër.

Me një hollësi më shumë, sepse të djelën Marine Le Pen qe e para që deklaroi se Italia duhej veçuar. Këtë drejtuese e njohim: aleate e ngrohtë e sovranistëve të shtëpisë sonë, në ngjitje në sondazhet në Francë, e vendosur të garojë përsëri për presidencialet e 2022, Le Pen në këto ditë jep idenë se çfarë do t’ishte për Italinë një Francë e drejuar prej saj e çfarë  do t’ishte një Evropë e mbarështuar nga shumë udhëheqës si ajo. Deri sa të jenë në opozitë, si sot, sovranistët mbeten të bashkuar kundër Brukselit. Por kur në një të nesërme do të qeverisin, do t’u duhet të gjejnë një armik për t’i dhënë gjithë fajet asaj që nuk shkon. Dhe nuk do t’u mbetej tjetër rrugë veçse të padisin njëri tjetrin.

 

“Corriere della Sera”, 24 shkurt 2020

Nga optikumi i vizitës së Kryeministrit Rama në Moskë – Nga AGRON SHABANI

 

Në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë dhe kryesuesit aktual të OSBE-s, kryeministri shqiptar, z. Edi Rama po qëndron në Moskë ku ka zhvilluar takime me shefin e diplomacisë ruse, z. Sergeij Lavrov, përndryshe një diplomat i njohur rus me përvojë të madhe nè çëshjet e politikës së jashtme ose diplomacisë i cili së bashku me diplomatin tjetër rusë, z. Vitalij Çurkin, një kohë të gjatë ka sherbyer edhe në Misionin e Rusisë pranë OKB-s në OKB-s.
Se këndejmi, z. Llavror, pas ish Ministrit të njohur ruso-sovjetik, Andrej Andrejeviç Gromiko, konsiderohet si stazhist ose veteran i diplomacisë ruse. Respektivisht, si Kryediplomat i Rusisë me stazhin ose përvojën më të gjatë në marëdhëniet ndërkombtare. Nuk dihet me saktësi ekzakte nëse Kryeministri shqiptar do ketë takime ne homologun e tij rusë ose me Presidentin Putin? Por, ajo që dihet zyrtarisht, në fokusin ose agjendën zyrtare të vizitës dhe takimëve të Kryeministrit shqiptar në Moskë, do jetë Ukraina, gjegjësisht, luftërat ose konfliktët e përgjakshme dhe shkatërrimtare në mes seperatistëve rusë dhe autoritetëve ose ushtrisë dhe policisë së shtetit ukrainas në rajone të ndryshme tè Ukrainës.
Lidhjet e ndryshme shpirërore, emocionale, sakramentale, historike dhe të tjera në mes rusëve dhe ukrainasve janë të shumëta dhe të shumëfishta. Në Kjevë (kryeqytet i Ukrainës)-tuhet se dikur kanë lindur dhe janë themeluar shteti dhe kisha e parë e Rusisië si “Kjevskaja Rasija”, “Kjevskaja Knjazhevina”, “Prva Rasijska Pravosllavna Crkva ” etj. Për të vazhduar me etapat e njohura revolucionare dhe postrevolucionare në ish BRSS, me luftërat ose përpjekjet e njohura indipendente ose separatiste të Kollçakut, Denikinit dhe të tjerëve për ndarjen ose shkëputjen e Ukrainës nga Rusia ose nga ish BRSS-s, me “aneksimin” e Krimesë në favor të Ukrainës nga ana e Nikita Hrushçovit, me “traktatin dekompozicional” të ish BRSS-s në mes Jellcinit të Rusisë, Kravçukut të Ukrainës dhe Shoshkijeviçit të Bjellorusisë, me puçin ose grushtetin e dështuar të Kljuçkovit, Janajevit dhe Hazbullatovit-kundër Gorbaçovit dhe kështu me radhë. Me fjalë tjera, Kryeministrin Rama në Moskë (Rusi) dhe Kjevë (Ukrainë) e pret një punë herkulesi ose “mision imposible”.
Sidoqoftë, duhet përshëndetur ose aplauduar nismën ose iniciativën paqësore të Kryeministrit shqiptar për paqën dhe pajtimin e popujve sivëllezër dhe shtetëve simotra në mes veti të Rusisë dhe Ukrainës, Respekt.
Gjithashtu nuk duhet harruar faktin se në truallin ose teritorin e sotëm të Rusisë ose Ukrainës, dikur ka ndodhur edhe martesa ose “kurorëzimi shekullor” në mes mbretit ose perandorit rusë, Aleksejit dhe Zoes (Sofisë) nga Bizanti ose Konstantinopoja- pas shpèrbërjes se ish Perandorisë Bizantine.
Në Krime dikur janë zhvilluar edhe luftërat e njohura ruso-turke për Krimenë ose Stavropollin të mbyllua ose përfunduara në formë “status quosë” ose “modus vivendit” me rastin e “Traktatit të Shën Stefanit” dhe “Kongresit të Berlinit” me 1878, kur u bë edhe ndarja, gjymtimi ose copëtimi famëkeq i Shqipërisë dhe trojeve shqiptare.
Nga kjo rezulton se “Traktati i Shèn Stefanit” dhe “Kongresi i Berlinit” ishin tè mirëseardhur për serbo-malaziasit si dhe një pjesë të madhe të sundimtarëve të ri të Moskës dhe Stambollit ose Konstantinopojës nè kuptimin e asaj se nga ato padrejtësi, diktate dhe naivitete ushtarake, politike, historike dhe gjeografike, shqiptarët lënguan dhe pësuan me shekuj dhe dekada.
Se këndejmi, duke i vërejtur dhe hetuar në krye të herës tendencat, paradokset, naivitetet ose “”standardet” e mesipërme pë­rverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike të “Traktatit të Shën Stefanit” dhe “Kongresit tè Berlinit”(1878): Të nxitur dhe stimuluar nga Rusia,Turqia etj., vasalët, mercenarët ose agjentët e tyre serbo-malazias, filluan me djegjet, masakrat, plaçkitjet dhe kolonizimët e egra dhe tepër primitive tè tokave, pronave dhe pasurive shqiptare. Sidomos gjatë luftërave të njohura ballkanike, koloniale dhe imperialiste. Pa i harruar këtu”Kongresin e Vjenës” me 1815, “Konferencën e Londrës me 1913 dhe 1915, “Traktatin e Versajës” me 1918/1919 etj.

Një digresion: Pas firmosjëve të njohura të “Paqes së Vestfalisë” me 1648, “Paqes së Pirinejeve” me 1659 , “Marrëveshjes së Utrehtit” me 1713 dhe vendosjes sè të të ashtuquajturit “Sistemit të Balansës” (“Balance of Powers” ) në mes fuqive të atëhershme tregtare, industriale dhe ekonomike të kontinentit të vjetër europian: Etapat ose periudhat e ndryshme të luftërave dhe konfliktëve të mesipërme fetare, kulturore ose kolonialiste në Evropë, do i zëvëndesonin të të ashtuquajturat “luftërat” ose “konfiktet kabinetike” së bashku me luftërat ose konfliktët e njohura tregtare dhe ekonomike në mes vendëve ose fuqive të ndryshme industriale dhe ekonomike. Duke e përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe të të ashtuquajturin “liberalizmin kapitalist” , gjegjësisht, “anarkoliberalizmin kapitalist” nè stadin me të lartë të imperializmit të mevonshëm kolonial ose gjysëmkolonialist nga i cili dikur me vonë do të lindnin dhe gjeneronin edhe luftërat ose konfliktët e njohura botërore ,lokale ose rajonale, gjegjësisht, ruso-turke, ballkanike etj.

Ndaj, edhe përkunder asaj se jetojmë si të thuash në “Evropèn e bashkuar dhe tè pa kufije”, akoma ka grupe ose individ të ndryshëm që vazhdojnë t´i llogarisin kohën dhe vitët e dritës me vitët e henes dhe kalendarët e ndryshëm gjeocentrik ose egocentrik të Ptolomeut, Jul Cezarit, Ivan Groznit etj. Dhe, jo me sistemin dhe kalendarin e njohur gregorian dhe heliocentrik të Galileut, Kopernikut etj.
Disa vende ose shtete të fuqishme si Rusia, si për çudi, ende (akoma) i mbështesin hegjemonizmin, ekspanzionimin, militarizmin ose idetë dhe ideologjitë e tejkaluara imperiale, kolonialist, gjysëkolonialiste, cariste, absolutiste, neotomanike dhe të tjera ndaj popujve dhe shtetëve tjera me të vogla. Kundër Kosovës dhe shqiptarëve-sidomos.

Grafika e sotme politike BE-s dhe OKB-s:

-Siç dihet, Bashkimin Evropian e përbënin dikur ( para Brexitit ose largimit britanik) 28 shtete të pavarura dhe sovrane të përfshiera dhe inkorporuara brenda “modeleve” ose konceptëve të larmishme industriale dhe ekonomike si “Modeli i Rajnës” i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu, “Modeli Skandinavë” i përbërë nga Holanda, Austria, Danimarka, Finlanda dhe Suedia, “Modeli Anglo-Sakson” i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia dhe”Modeli Jugor ose Mesdhetar” i përbërë nga Spanja, Italia, Qiproja dhe Greqia. U mor vesh se Briania e Madhe nuk i takon më “ambrellës” ose “çatisë së përbashkë evropiane” për shkak të specifikave ose karakteristikave tè njohura që jo rrallë e kolidojnë dhe eklipsojnë njëra tjetrën në sfond.

-Bashkësinë e sotme botërore ose ndërkombtare ndërkaq, e përbëjnë dhe karakterizojnë një mori popujsh dhe vendësh (shtetësh ) të ndryshme ose specifike nga njëra tjetra për nga forca ( fuqia ) dhe madhësia e tyre shtetërore, teritoriale ose gjeografike, për nga numri i banorëve, resursëve, potencialëve, fuqisë ose kapacitetëve të përgjithshme ushtarake ( luftarake), politike, materiale, industriale, teknologjike, ekonomike dhe të tjera, për nga modelët, sistemët, konceptët ose rregullimet e ndryshme shtetërore, nacionale dhe politike, për nga zhvillimi, mentaliteti, edukata, kultura, emancipimi dhe traditat e ndryshme shtetërore, nacionale, politike, historike, fetare, kulturore, ideologjike dhe të ngjashme. Ndërkohë që në planetën tonë sot supozohet se jetojnë dikund afro mbi 8 miliardë njerëz racash, ngjyrash, gjihësh, gjinishë , profilesh dhe përkatësishë të ndryshme shtetërore, nacionale, etnike, fetare, kulturore, historike , gjeografike etj. Përderisa në kuader të Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB-së ) sot ndodhën të regjistruara dhe anëtarësuara 195 shtete të pavarura dhe sovrane në të cilat të drejtat dhe liritë e tyre globale ose universale i gëzojnë dhe realizojnë me tepër se 1OOO popuj dhe komunitete të ndryshme nacionale ose etnike anëkënd globit. Aty janë edhe me tepër se 2OOO organizata të ndryshme botëre ose ndërkombëtare së bashku me dhjetëra- mijëra shoqata, grupe, shoqëri dhe kompani të ndryshme multinacionale, humanitare ( karitative) ose kosmopolitike në të mirën e përgjithshme të njerëzve dhe popujve të ndryshëm gjithandej rruzullit tonë tokësor.

Se këndejmi, diversifikimi (diversiteti), universalizimi (universaliteti), globalizimi (globaliteti) dhe multilateralizimi (multilateraliteti) i marëdhëniëve dhe raportëve të sotme botërore ose ndërkombëtare, në një masë tepër të madhe do t´u shkojnë për shtati bashkëpunimëve, koperimëve, aleancave, konvërgjencave, fuzionimëve dhe transaksionëve të ndryshme kontinentale ose interkontinentale në kontekstin e njohur global ose universal. Kjo mu për faktin se në kushtët ose rrethanat e sotme moderne ose bashkohore të “tregut global” dhe një ekonomie të përgjithshme globale ose universale në nivel botëror ose planetar: Ekonomia e tregut në radhë të parë i përfshijnë dhe nënkuptonë mekanizmat dhe instrumentët e njohura infrastrukturale, konjukturale, manufakturale dhe të tjera të tregtisë së jashtme së bashku me atributët, prioritetët dhe favorët ose benificionet e njohura monetare, sociale, industriale dhe ekonomike të tregut global të vlerave dhe kapitalit të përgjithshëm botëror ose ndërkombëtar. Në retrospektivë: Sipas Kartës (Deklaratës) Universale të OKB-së të firmosur me 25 prill, përkatësisht, me 26 qershor të vitit 1945 në San Francisko të SHBA-së dhe Rezolutës së njohur të Këshillit të Sigurimit të OKB-se (Nr. 1815) të kodifikuar dhe ratifikuar me 18 dhjetor të vitit 1962 , si dhe në bazë të një sërë konventash dhe rezolutash të tjera botërore ose ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë e njohura globale ose universale të njerëzve, popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit tonë tokësor: Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i garantuar shtetëror dhe nacional, koekzistenca paqësore, liritë, të drejtat dhe barazitë e njohura shtetërore dhe nacionale së bashku me njohjen dhe respektimin e ndërsjellë ose reciprok të lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të lartëpërmendur shtetëror, nacional, teritorial dhe politik në mes vendëve dhe popujve të ndryshëm kudo në botë: Paraqesin si të thuash rrënjët, themelët ose fundamentët(bazamentët) kryesore ose substanciale të shtetëve dhe shoqërive të pavarura, sovrane, integrale, qytetare dhe demokratike kudo në botë. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe disajnin ,arkitekturën, strukturën ose infrastrukturën e njohur institucionale dhe konstitucionale së bashku me edukatën, kulturën, arsimin, profesionalizmin, etikën, estetikën, rezonansën, kohezionin dhe performansën e njohur shtetërore dhe institucionale të cilat së bashku me korin e njohur politik dhe diplomatik, paraqesin degët ose segmentët (shtyllat) me të rëndësishme ose kryesore në kontekstin e njohur kontemplativ, konjuktural ose konjuktivë të politikës së jashtme dhe diplomacisë. Aty i kemi edhe të drejtat dhe liritë e garantuara individuale ose kolektive së bashku me spontanitetin ,subjektivitetin, objektivitetin, individualitetin, ekskluzivitetin, reflektimët e ndryshme objektive dhe subjektive, intimitetin, dinjitetin, imunitetin, sovranitetin dhe integritetin e garantuar politik dhe juridik të lidershipit të njohur shtetëror, nacional dhe politik të një shtetit të pavarur dhe sovran që paraqesin çelësin ose formulën kryesore të edukatës, kulturës dhe një demokracie të zhvilluar, të pavarur (sovrane), integrale, parlamentare ose pluraliste.
Nënshkruese ose ratifikuese e shumicës së marrëveshjeve, normave, vlerave, parimève ose kodifikimëve të mesipërme ndërkombtare, është edhe Rusia.

LOJA NERVOZE E HIPOTEZAVE TË ERRËTA – Nga HAMIT TAKA

Në diskursin publik sot ka aq shumë folës sa nuk mund të dëgjosh fjalët. Kjo është e tmerrshme. Ose ka aq shumë fjalë sa nuk mund të shikosh folësit. Dhe kjo është akoma më keq. Flasin ata që kanë çfarë të thonë, flasin dhe ata që s’kanë asgjë për të thënë. Flasin ata që ndreqin, por flasin më shumë ata që prishin. Flasin ata që shohin e dëgjojnë, që kanë sy e vesh, por flasin më shumë ata që nuk shikojnë e nuk dëgjojnë. Flasin ata që kthjellojnë, por më shumë flasin ata që turbullojnë. Flasin ata që shikojnë dritën, por flasin më shumë ata që e shikojnë diellin me xham të tymosur. Flasin ata që besojnë se liria e secilit është pjesë e vlerës së tij, por flasin më shumë ata që e duan lirinë vetëm për veten e tyre. Flasin ata që kanë një emër, por flasin më shumë ata që nuk kanë emër. Flasin ata që kuptojnë të vërtetat, por flasin më shumë ata që kanë frikë nga të vërtetat.
Flasin ata që të japin hajmalinë, fjalën e jashtëzakonshme dhe magjike: ti mund ta bësh, por flasin më shumë ata që të thonë, ti s’mund ta bësh. Flasin ata që e ndiejnë veten krenarë se janë shqiptarë, por flasin më shumë ata që thonë: “s’e kam për nder që jam shqiptar”. Ose akoma më keq: “e kam për turp që jam shqiptar”. Flasin ata që e duan Shqipërinë, Atdheun e tyre, por flasin më shumë ata që thonë; “nuk bëhet ky vend”. Flasin ata që duan të ecin përpara, por më shumë flasin ata që bëjnë prita dhe bllokojnë ecjen përpara. Flasin ata që ia kushtojnë jetën ndriçimit të ndërgjegjes së popullit, por flasin më shumë ata që kanë besim në verbërinë e popullit. Fjalët mishërojnë folësit…
Me zë më të lartë debatojnë ata që i ka braktisur inteligjenca. Po të vëresh, secili orator predikon rëndësinë e atyre virtyteve, të cilët në jetën e tyre nuk kanë pikë rëndësie. Të pasurit flasin për varfërinë dhe dobinë e kursimit, ndërsa dembelët mbi dinjitetin e punës dhe vlerat e pasurisë. Të boshatisurit nga patosi patriotik flasin për nacionalizmin, ndërsa racistët e fanatikët religjiozë flasin për harmoninë fetare dhe të racave…
Kështu mbetet në harresë puna krijuese dhe sqima morale flijuese e dhjetëra e qindra intelektualëve të ndershëm, biznesmenëve të suksesshëm, shqiptarëve të rrallë në botë në fushën e artit e të kulturës apo talenteve të ardhshëm të strukur mbi librat, eksperimentet apo krijimet e veta, duke punuar aq shumë në orët e tyre të vetmisë dhe të përkushtimit.
Të flasësh e t’i thuash të gjitha, është një shpërblim. Ndoshta i vetmi shpërblim që ekziston. Por, për iluzione, vetëm idhujtarët dhe të dobëtit kanë nevojë, si për një ilaç. Sot kemi një inflacion fjalësh, të shitura si ide, si programe, si projekte. Ide nga parti të mëdha dhe nga parti të vogla, të provuara e të paprovuara, të çalltisura e të zalisura. Kemi analistë të shumtë e të zhurmshëm, të cilëve, në tregun mediatik të ideve, nuk u vënë dot rregull moderatorët e emisioneve. Kemi ide e fjalë për biznesin, por po lulëzon biznesi i fjalës. Mediat elektronike dhe të shkruara proqewveritare, reja e zezë e televizioneve dhe gazetave të mëdha sunduese, plandosin mendjet dhe i pështjellojnë.
Përsëritja e përditshme të mban lidhur e s’të lë të shohësh më tej. Disa gazeta të varfra paraqesin boshllëqe atje ku e vërteta është e shkruar shumë qartë. Ndonëse flitet për krizë të mediave, se financat e tyre po dobësohen, sidomos të shtypit të shkruar, po shumohen mediat alternative dhe fake news. Ka mjedise mediatike, ka tribuna mendimesh, por ka edhe mexhilise anonimati. Po avancojnë dukshëm variantet online të gazetave me rimorkion e forumeve të komentarëve. Ku secili garon për të përdorur fjalorin më vulgar dhe ofezat më sipërore për mendimin alternativ, nën ndikimin e pamoralshëm të ithtarëve të tyre. Këto ndikime janë të pamoralshme, sepse u japin të ndikuarve shpirtin e ndikuesit, duke u hequr shpirtin e tyre.
Natyrisht pesha specifike e prodhimtarisë së hipotezave dhe iluzioneve, këtyre zejeve të vjetra e moderne, rritet shumë në prag evenimenteve politike e shoqërore, siç janë fushatat elektorale, koha para marrjes së vendimeve nga KE për pranimin e Shqipërisë si kandidate në BE. Ndërsa fushatat  elektorale duhet t’u ngjajnë një teatri, ku shfaqet e vërteta, ato s’kanë asgjë midis parajsës së ëndërruar dhe parajsës së humbur. Këtu fillon edhe një pjesë e konfliktit. Por, ajo çka i jep bukuri parafushatës zgjedhore është se e bën gënjeshtrën absolutisht të nevojshme për të gjithë. Veçanërisht për ata që s’kanë sjellë asgjë të re në panairin e tezave dhe hipotezave, që s’kanë dhënë asgjë dhe nuk kanë ç’humbasin, në pritje të asaj ç’mund të fitojnë. Tahmahu i pakufishëm i bën ata armiq me gjithë ata që sjellin diçka të re.

Por, për fat të mirë(fati i qenit), tani jemi në monizëm. Stivat e deklaratave dhe premtimeve të panumërueshme propagandistike të pozitës janë shtylla, monumente profkash e gënjeshtrash. Edhe opozita në fushëbetejë duket ende e lodhur dhe e tronditur nga nokdauni i zgjedhjeve locale të qershorit 2019. Tani opozitën ndaj qverisë moniste e bën më fort Presidenti i Republikës, i cili ka të tjera përgjegjësi e detyrime. Populli i mësuar për 45 vjet me statusin “urdhëro, si rdhëron” dhe i çmësua për një çerek shekulli, po i nënshtrohet verdiktit “ose bëj sit ë themi ne ose ik”. Vetëm budallenjtë kanë pjesën më të mirë në këtë lojë politiko-teatrore. Ata mund të rrinë rehat dhe të ndjekin të qetë shfaqjen, pasi nuk dinë ç’është fitorja, por të paktën janë të kursyer nga humbja.
Që të kishte të paktën ide të larmishme do të ishte gjë e mirë, jo vetëm se flet për lirinë e fjalës, si një nga të drejtat themelore të njeriut, por edhe sepse, sado të pakta idetë e përparuara, ato janë krijesa të bukura, frymëzuese, të cilat mbeten gjithmonë të tilla, në dimër kur nuk kemi lule dhe në verë, që na freskojnë mendjet. Mirëpo kemi një inflacion idesh të bukura të rilindasve, të veshura me lule, të cilat tashmë janë provuar dhe nuk kanë dhënë as lule, as fryte, të tilla që, në shumicën e rasteve, shfaqen si hipoteza të errëta të një loje nervoze. Aq më keq, kur janë jo më të paprovuara, por as të dëgjuara dhe i paraqiten publikut si postulate, si të vërteta absolute. Shpesh mbizotëron gënjeshtra si tribunë monopoliste mediatike për lloj-lloj ngjarjesh, trukimesh, inskenimesh, gënjeshtrash publike dhe dallaveresh të shpallura për publikun si profeci të paralajmëruara apo mrekulli historike që do të realizohen me frymën hyjnore të pompuar nga Zoti te ndonjë person i veçantë.

Letargji e papranueshme e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan Për dijeni Sekretarit të Shtetit të SHBA Z. Mike Pompeo Nga Elida Buçpapaj

 

Dikur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ishte shembulli i veprimit dhe ndërgjegjesimit kombëtar!

Dikur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan zjente nga veprimtaritë në të mirë të çështjes shqiptare.

Dikur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ishte i pari që sensibilizonte administratën Amerikane për çfarë ndodhte nën pushtimin serb në Kosovë.

Dikur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, në qershorin e vitit 1988, me në krye Joe DioGuardi ishte pjesmarrës nëpër tubimet masive të Shqiptaro-Amerikanëve në të gjithë SHBA, përpara Kombeve të Bashkuara në New York, në Washington DC përpara Shtëpisë të Bardhë dhe Kapitol, për të dëshmuar terrorin e shqiptarëve të Kosovës nën makinerinë e shtetit milosheviçian!

Mendoni, ishte viti 1988.

30 vjet më parë, pa u rrëzuar ende Muri i Berlinit, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan kishte një ndërgjegjësim që të mbushte me krenari!

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan e bëri të njohur Kosovën e panjohur në SHBA dhe ndikoi që administratat e SHBA dhe gjithë Presidentët e SHBA prej George Bush Senior të kthenin sytë nga çështja shqiptare, si çështje që lidhet jo vetëm me intersat Amerikane por edhe me parimet dhe vlerat e lirisë!

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ndikoi që Atij të cilit i ndrin sot shpirti në Parajsë, Presidenti George W.Bush Senior t’i bënte kriminelit Milosheviç, flakëvënësit të Ballkanit, Paralajmërimin e Krishtlindjeve!

Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane, pjesë e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan e krijuar më 1989, sponsorizoi në Kongresin Amerikan Seancën e parë dëgjimore dhe historike të të Drejtave të Njeriut të shkelura në Kosovë nga Serbia, që u shoqërua me një drekë historike në Sheraton Hotel në NYC ku morën pjesë 2700 Shqiptaro-Amerikanë me sloganin “Liri dhe demokraci për Kosovën!”

Ish-Kongresmeni DioGuardi, 30 vjet më parë, në vitin 1990 bashkë me Kongresmenin Tom Lantosh vizituan Kosovën dhe e denoncuan terrorin e ushtruar si një Geto të Milosheviçit të kohëve moderne alla “Warsaw Ghetto” .

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, me emra të ndritur sollën në Washington DC gjithë elitën politike të trevave shqiptare, duke filluar prej Ibrahim Rugovës e me rradhë, po ashtu i çuan në Kosovë emrat më të spikatur të politikës Amerikane në Kongres dhe Senat si Bob Doll, John McCain, Joe Biden etj etj etj.

Prej rrëzimit të diktaturës në Shqipëri deri tek çlirimi i Kosovës, deri tek ndalja e segregacionit maqedono-sllav dhe Marrëveshja e Ohrit 2001 në Maqedoni, gjithçka që lidhet me lirinë dhe paqen afatgjatë në rajon dhe më gjatë, e ka burimin në SHBA, tek Komuniteti Shqiptaro-Amerikan!

Vdekja e Rugovës pati ndikim negativ në arritjet e SHBA dhe Perëndimit në Kosovë.

Pas shpalljes të pavarësisë më 2008, Kosova rezulton në stanjacion për shkak të lidërshipit, Hashim Thaçit, ose Gjarpërit, i përlyer me krime.

Në Shqipëri, po ashtu sistemi demokratik rezulton i kapur, kryeministri aktual Edi Rama ka uzurpuar të gjitha pushtetet, tani është duke shëtitur nga Washington DC në Moskë si kreu i OSBE-së, duke uzurpuar edhe rolin e Ministrit të Jashtëm të Republikës të Shqipërisë.

Ndërsa Komuniteti Shqiptaro-Amerikan fle.

Kur i del gjumi, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan, nis e organizon gala qejfi alla Hollywood, ku ndan tituj e grada, sikur punët e shqiptarëve në Ballkan të shkojnë fjollë dhe Komunitetit Shqiptaro Amerikan tani i ka mbetur që të shpërndajë trofetë e fitores. Merreni me mend, nuk ka mbetur asnjë prej letargjikëve pa u dekoruar si “Nderi i Kombit”!

Ndërsa Joe Dioguardi, ai që është vërtetë Nderi i Kombit jo.

Nderi i Kombit ka qenë edhe Komuniteti Shqiptaro-Amerikan deri sa luajti rolin që i takonte!

Tani Komuniteti Shqiptaro-Amerikan është duke luajtur rol shumë negativ! Sepse nuk po vepron fare! Indiferenca, injorimi apo heshtja janë po aq të dënueshme sa ata që po i lënë shqiptarët në kaos, pa shtete të së drejtës, nën diktaturën e varfërisë dhe po i detyron që si zgjidhje të shohin vetëm ikjen nga Atdheu në emigracion.

****

Në Ballkan Shqiptarët nuk janë pushtues;

në Ballkan Shqiptarët nuk janë agresivë;

në Ballkan Shqiptarët nuk kërkojnë territoret e tyre që tashmë i ka shteti serb, sipas epikës historike shqiptare ku thuhet se Kosova fillon prej “Mollës së Kuqe”, në Nishin e sotshëm-

apo në Greqi, kur më tepër se një shekull më parë, Selaniku ishte pjesë e Shqipërisë;

në Ballkan shqiptarët të ndarë në gjashtë shtete, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi, Greqi

kërkojnë vetëm një gjë:

të jetojnë si popull i barabartë mes të barabartëve, në familjen e popujve europianë, të integruar në BE dhe NATO!

Në Ballkan Kombi Shqiptar është faktor paqeje, ndërsa Perëndimi ka një qasje aspak koherente me veprimet e veta, që kur ndërhynë në Kosovë prej 1999 deri në 2008 dhe Maqedoni, në 2001.

Serbia nga ana e vet, me oreksin mitoman për copëtim të Kosovës, ka organizuar diplomacinë serbe me apetitet e Milosheviçit dhe me aleatët e saj tradicionalë, duke iu kundërvënë vendimeve dhe angazhimeve të Perëndimit, SHBA, NATO, BE për çka kanë vendosur në Kosovë. Serbia e ka kthyer dialogun në farsë, pasi lobon për anullimin e njohjeve të shtetit të Kosovës. Por e keqja është se në krahun e vet ka dy liderë të komprometuar sikur janë Hashim Thaçi dhe Edi Rama, të cilët për të qendruar në pushtet, përdorin të gjitha mjetet dhe janë të gatshëm ta kthejnë Ballkanin rishtas në “fuçi Baroti”.

Megjithëse këtë skenar makabër serb e kuptojnë edhe fëmijët në barkun e nënave, Komuniteti Shqiptaro-Amerikan që merr atribute lidërshipi, bën ahengje dhe nuk do që t’ia dijë për rrezikun që i kanoset sot Ballkanit!

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nuk proteston kur në Washongton DC vjen Edi Rama, me kostumin e vjedhur të Ministrit të Jashtëm të Republikës të Shqipërisë!

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan nuk proteston ndërsa Edi Rama pritet nga Sekretari i Shtetit i Shtetit i SHBA dhe kur kthehet në Shqipëri thotë, “unë e kam mik Vangush Dakon dhe nuk më bëhet vonë se DASH, Ministria që drejton mikpritësi i tij Mike Pompeo e ka shpallur non grata familjarisht.

E pra kjo nuk është fytyra liridashëse e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në SHBA!

Kjo nuk është fytyra e bukur që ka patur Komuniteti Shqiptaro-Amerikan që ne e njohim prej të paktën 30 vitesh.

Kombi shqiptar ka nevojë të përhershme që Komuniteti Shqiptaro-Amerikan të jetë në avantguardë për të ruajtur dhe mbrojtur integritetin territorial dhe sistemin demokratik në Shqipëri që rezulton i kapur, në Kosovë që sot të ngjall shpresë por i rrezikuar dhe në Maqedoni që rrezikon inercinë duke patur model Shqipërinë dhe Kosovën.

Komuniteti Shqiptaro-Amerikan duhet të zgjohet dhe të marri rolin që ka patur, duke e perfeksionuar atë rol!

Shqiptarët nuk janë kot populli më amerikandashës në botë!

Sepse duan lirinë dhe demokracinë e vërtetë!

Po në Ballkan, historia ka treguar se ka zjarrvënës, lirivrasës dhe demokracivrasës!

Konstelacionet Shqiptare, diktatori Edi Rama dhe Liria! Nga Elida Buçpapaj

Ermonela Jaho është duke performuar Traviatën në Bayerische Staatsoper, në Mynih, më 19, 22, 25 dhe 28 shkurt, me një sukses të jashtëzakonshëm. Për sopranon shqiptare tashmë shija e arritjeve dhe triumfit është diçka e zakonshme.

Në fillim të shkurtit Ermonela Jaho bashkë me pianistin Steven Maughan dha koncerte në Londër, në Wigmore Hall, një nga sallat koncertore më të mirat në botë, e specializuar për muzikë dhome dhe këngëtarë lirikë, ku iu bë një pritje fantastike e shoqëruar me një artikull me vlerësimet më të larta tek The Guardian.

Gjatë dhjetorit ishte në Royal Opera si Desdemonë tek opera Othello e Xhuzepe Verdit, e observuar dhe e lavdëruar maksimalisht nga shtypi britanik.

Në vitin 2012 kam treguar në një shkrim për Ermonela Jahon se si ajo hyri në Royal Opera House, një rastësi e artë për yjet, për shkak se Anna Netrebko u sëmur nga një influencë gripi. Kur kanë kaluar tetë vjet nga ai shkrim, Ermonela Jaho tani është e pjesë e kastit të yjeve që performojnë në këtë teatër, por e reja që do t’ju them është se tani vetë Royal Opera House i bën reklamë Ermonela Jahos, nëpër turin e koncerteve të saj nëpër teatrot më të famshme të botës.

Apokaliptike apo jo!

Që Royal Opera House t’iu bëjë reklamë shqiptarëve!

Me kusht që të jenë yje!

Sa për Shqipërinë londineze, mjerisht jeta artistike dhe mediat aty janë të mbushura me banalitete dhe nuk kanë hapësira që t’ju dedikojnë yjeve shqiptare.

Merreni me mend diktatori Edi Rama nuk ka lënë gjë pa lëvizur, është i plotpushtetshëm, si Mbreti i Errësirës për të shembur nga themelet Teatrin Kombëtar të Shqipërisë!

Mbreti i Errësirës Edi Rama i urren artistët, artin dhe është gati që t’i djegë, si inkuizicioni apo Hitleri në kohën e tij, kur digjte veprat e Albert Einstein, Bertold Brecht, Ernest Hemingway, Erich Maria Remarque, Heinrich Heine, Herman Hesse, Isaak Babel, Marcel Proust, Sigmzund Freud etj etj

Hitleri i dogji në Gjermani, por autorët mbijetuan me veprat e tyre, sikur Lili Marleen, konstelacioni Ëngjëlli Blu, Marlen Ditrih.

Fatmirësisht qielli i Europës dhe botës është plot me konstelacione shqiptare!

Para disa ditësh solisti i Teatrit të Vjenës, Eno Peçi pati një sukses të jashtëzakonshëm duke hapur sezonin e njërit prej teatrove më të famshme botërore, si koreograf. Ai ishte një djalë fare i ri, refugjat kur vizitoi për herë të parë Vjenën. Ëndërra e tij e parë ishte të gjente strehë, të mbijetonte sepse në vendin e tij viti 1997 kishte sjellë luftë civile!

Po në muajin shkurt sopranoja me famë botërore Inva Mula, në Ditën e të Dashuruarve, ishte e ftuar nderi nga Princi Alberti II në Monte Karlo, në një gala të krijuar që nga koha e Princeshën Grace Kelly…

Këngëtarët lirikë si Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Agim Hushi apo instumentistët si Tedi Papavrami, Florian Vlashi, Olen Cesari, Klajdi Sahatçi, Shkëlzen Doli dhe faleminderit Zotit lista është e gjatë, janë artistët shqiptarë që japin koncerte nëpër sallat më prestigjioze të Europës dhe botës.

Të mos flasim pastaj për fenomenet Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, Ermal Meta e plot e plot të tjerë…

Janë konstelacione të rinj që lindin çdo ditë, që i habisin skenat botërore çdo ditë, si për shembull fenomeni Erza Muqolli apo vajza e vogël me emrin Gala Aliaj, që konkurojnë nëpër skenat europiane të Talent Show dhe që shkojnë drejt suksesit me sy mbyllur.

Yjet shqiptare janë larguar nga Atdheu jo me dëshirë, por se qielli aty është i prangosur nga politika.

E bukura është se qielli i elitës kulturore europiane dhe botërore tashmë është i mbushur me yllësi shqiptare, që e ruajnë dhe e mbrojnë me krenari si një pasuri të shtrenjtë prejardhjen se nga vinë. Nëpër skenat botërore tashmë  është pranuar botërisht talenti shqiptar, nuk i shohin më me mosbesim Artistët shqiptarë, apo me dyshim.

Yllësitë shqiptare, me sakrifica biblike, por tanimë ndriçojnë bashkë me yllësitë e tjera qiellin e kulturës botërore. Arti i vërtetë e bën botën pa kufij, pa barriera, pa paragjykime, ku liria shijohet e plotë.

Kauza e Artit të vërtetë kërkon sikur thotë John Lennon “që të gjithë njerëzit të jetojnë në paqe”

Arti i mirëfilltë është revolucion në vetvete, sikur thotë Paul Gauguin, që të fton të çlirohesh nga prangat.

A e keni parasysh “Lirinë” e Eugène Delacroix ?

Kush e ka parë këtë tablo vetëm një herë nuk e harron asnjëherë, deri në fund të jetës!

Arti i vërtetë dhe liria janë një, janë simetrike, janë universale, kush provon artin e vërtetë, patjetër kërkon të shijojë lirinë!

Arti dhe Liria janë joie de vivre, la vita e bella ose thjeshtë thjeshtë, jetë e jetuar me dinjitet!

Jetën na e ka falur Zoti, as padronët, as mbretërit, as diktatorët, ata e prangosin dhe e vrasin jetën!

Ndërsa arti është inspiracion, frymëzim për t’u çliruar prej tyre!

Fakti që konstelacionet shqiptare ndriçojnë qiellin botëror, do të thotë se shpresa është e madhe, se shpresa është e afërt dhe se edhe qielli shqiptar do të ndriçohet shpejt nga konstelacionet e lirisë!

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA Nga Elida Buçpapaj

Si të bisedohet ose negociohet me serbët? – Nga AGRON SHABANI

 

1. Mëqe fjala ose termi (nocioni) kulturë dhe njohuri politike ose diplomatike, etimologjinë ose origjinën e vet e ka nga latinishtja “volere” që donë të thotë aftësi ose afinitet i rrallë ( i veçantë) intelektual dhe profesional për t’i njohur, studiuar, analizuar, kuptuar, postuluar dhe menaxhuar gjërat ose obligimet e njohura shkencore ,intelektuale, kulturore, profesionale, politike, diplomatike dhe të tjera: Sigurisht se, të duket e vështirë ose e pamundur të bisedosh, dialogosh ose negociosh me serbët ku përveç tyre (serbëve) në anën tjetër të tryezës ose tavolinës: në anën tënde si kolonë tè pestè, apo si bomba tè kurdisura me orè ose me sahat, i ke shpesh pasardhèsit ose trashegimtarèt e tyre shpirtèror, emocional, nostalgjik, ideologjik, politik, farefisnor, gjenealogjik, biologjik ose strkturalgjenetik qè flasin shqip dhe mendojnë serbisht. Aty janë edhe përfaqësusit ndërkombtar si palë e tretë e “pavarur” ose “neutrale” të cilët jo rrallë i përkthejnë dhe përligjin urdhërat ose dekretët e ndryshme të Moskës ose Kremlinit në favor të palës serbe.

2. Ramush Haradinajn si duket e sfiduan, eklipsuan, shantazhuan dhe dëbuan nga pushteti “burbonët, zhirondinët dhe jakobinët” e ndryshëm kosovarë brenda koalicionit ose kabinetit të tij qeveritar në bashkëpunim me qarqet ose forcat e ndryshme kuislinge, mërcenare, retrograde, përverse, reaksionare, centripetale dhe diabolike brenda dhe jashtë Kosovës, të ngritura, projektuara, centrifuguara, komanduara dhe dirigjuara nga Moska dhe Beogradi.
E gjithè kjo përmes shpifjesh, trillësh, spekulimësh, manipulimësh dhe skenarèsh të ndryshme “senzacionale” ose “bombastike” që kishin për qëllim kurthat, intrigat, dredhitë, linçimet, shantazhët, kriminalizimet ose komplotët e njohura serbo-bizantine ndaj figurës ose personalitetit të njohur ushtarak (luftarak), shtetor, nacional, politik, dhe patriotik të Ramush Haradinajt etj. Kjo sidomos përmes ngrijtjes së “çështjeve” ose “temave të nxehëta” në faqet e ndryshme të gazetave, medieve , portaleve ose politikës kosovare kundër z. Haradinaj dhe të cilat kishin për qëllim luftërat e njohura speciale, psikologjike, propagandistike dhe të tjera kundèr UÇK-s dhe ish udhëheqësve ose komandantëve të saj kryesor (në funksione të larta shtetrore, qeveritare ose politike) në një periudhë të fliudshme, hektive, turbulente dhe tepër sfiduese dhe eklektike të konsolidimit të gjithëmbarëshem, tranzicionit dhe procesëve të mundimshme të “liberalizimit të vizave” ose integrimëve të supozuara euroatllantike të Kosovës. UDB-s edhe sot e kèsaj dite i ka aktive ose operative mbeturinat, repartet ose falangat e saj nè Kosovè dhe vende tjera qè ishin dikur njèsi tè ish Jugosllavisè.

3. Lufta e lavdishme çlirimtare dhe patriotike e UÇK-s, lindi dhe u zhvillua nga e drejta e njohur hyjnore, universale, natyrore, shtetrore, naciinale, historike, gjeografike, politike dhe patriotike e shqiptarëve të Kosovës dhe gjithandej për të mbrojtur jetën, pragun e shtepisë, pronën (pasurinë), kombin (vetvetën) dhe atdheun e tyre nga sundimi, dhuna, terrori, gjenocidi, etnocidi, kulturocidi, urbanocidi, robëria dhe tirania serbe. Dhe, kjo në një kohë kur në Kosovën e sunduar nga serbi, së bashku me kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i prente kurrë tehu i shpatës, zgjatej ose shtrihej qafa e tyre, poshtë krahut të së cilës atëbotë prehëshin tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit ose natës së fundit mbi tokë.

4. Serbët dhe rusët, sëpari të bëjnjë të varur (pacient) ose klient të tyre dhe mëpastaj të quajnë “lider ose partner të aftë dhe shumë të përgatitur në menyrë shkencore, intelektuale, profesionale, politike ose diplomatike që i mban mend ngjarjet, numrat, shifrat ose datat si kompjuter ose digitron!” dhe brroçkulla të tjera.
Albin Kurti si intelektual dhe lider i lartë institucional dhe politik (shef i ekzekutivit kosovar) së bashku me bashkëpunëtorët dhe partnerët e ndryshëm të koalicionin dhe kabinetit të tij qeveritar, besojë se i kanë të njohura këto fakte ose lojëra të ndyera të Serbisë dhe Rusisë ¿?
Ramush Haradinaj, nuk u eklipsua ose debua nga pushteti pse ishte lideri ose politikani me i mençur ose më i zgjuar shqiptar në Kosovë, por sepse ishte kalorës dhe gardian i fortë (i pathyeshëm) i pavarësisës, sovranitetit, integritetit ose tërësisë teritoriale, politike dhe gjeografike tè Kosovës.
Ndaj, të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të shantazhit, komplotit, sabotazhit, ankandit ose lecitacionit teritorial ose gjeografik tè shtetit ose atdheut tonë, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme retrograde, kontrarevolucionare, reaksionare, demoniake dhe diabolike.

5. Ndonëse, politologjia dhe filozofia e njohur shtetrore, nacionale dhe politike në kuptimin e terminologjisë së njohur çmuese ose vlerësuese, shohin me dyshim çdo levizje ose çdo gjë që largon nga ajo që mund të quhet studim ose analizë e mirëfillët shkencore dhe humaniste. Kjo është pra edhe një dëshmi tjetër se tabloja ose gama e gjërë e influencave, ndikimëve, reflektimëve, interferimëve dhe referimëve të ndryshme eksterne ose eksplikative në kritikën dhe filozofinë e njohur shtetrore, nacionale ose politike, kanë një dimension dhe karakter të gjërë konstelacional dhe multilateral. Duhet gjetur formën dhe menyrën e duhur, konkrete ose adekuate, për t’ua bashkëngjitur nevojave dhe kërkesave sociale ose ekzistencialiste, edhe vlerat, parimet, postulimet dhe aspiratat e njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, çlirimtare, patriotike etj. Dhe, jo vetëm retorikat ose oratoritë e zjarrta ose fare boshe pas ngjarjeve ose vendimëve të medha ose kardinale -historike per fatet e pergjithshme te kombit dhe atdheut tone.

6. Politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj. Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë. Me fjalë tjera: të kota ose fare boshe janë deshirat, vullneti, orvatjet ose përpjekjet (mundimet) e ndryshme intelektuale, profesionale, kulturore, politike, diplomatike, prijapiste, komerciale, afariste, kozmetike, kirurgjike ose pseudokarieriste të grupit ose individit, nëse Zoti, shkenca dhe natyra janë kundër tyre.

7. Siç e kam (e kemi) cekur edhe me herët, ndarja (divorci) ose diferencimi i ‘anës politike ose diplomatike’ nga ‘sfera’ e interesave të njohura shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, kulturore, materiale, sociale, ekonomike, strategjike dhe të tjera, pos tjerash, ë kanë sjellur ndryshimin ose transofmimin e shoqërisë së gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare nga fazat e hershme të organizmit ordinar ose parapolitik në fazat e reja të organizmit shtetror, nacional, qytetar, kulturor dhe politik.
Ndërkohë që mendimi i njohur politik, do zhvillohët dhe afirmohët gradualisht dhe sistematikisht së bashku me ngritjen, zhvillimin, evolucionin, transformimin dhe përparimin e pojuve dhe shtetëve të ndryshme gjithandej globit nga sistemët ose organizimet e hershme teokratike, ordinare ose parapolitike në shtetin e organizuar qytetar ose politik, të lindur ose projektuar në “polisin” e Athinës në Greqinë Antike, në Romën Antike etj.
Aristoteli asokohe mendonte se shteti (polisi) nuk është vetëm njësi, por edhe shumësi (bashkësi) e posaçme dhe tepër specifike e pushtetit shoqërorë ose qytetar- kundër atij autokratik, despotik ose teokratik. Duke i ndarë kështu politikën dhe filozofinë politike në anën teorike dhe anën praktike. Respektivisht, në retorikë, oratori, skolastikë, etikë, ekonomi etj. Për dallim të “polisit” (shtetit) të Platonit, Tukididit etj.
Edhe vèndin e Shkollës (Akademisë) së njohur të Platonit e zuri “Stoa” një shkollë e njohur politike, sipas tër së cilës:”aktivitetèt e njohura njerèzore, qytetare ose politike, duhej ngritur dhe rregulluar sipas ligjëve të natyrshme (natyrale) të vullnetit hyjnor ose profetik. Retorika, oratoria, skolastike, etika ose traditat e njohura shkencore ose filozofike tè Platonit dhe Aristotelit, u bartën dhe interpretuan (transmetuan) fuqishëm dhe multicipërisht edhe në “Republikën” e Romës së Lashtë-Antike nga ana e Polibiut, Ciceronit, Tacitit etj.
Duke i kultivuar, zhvilluar, zbatuar, afirmuar dhe zgjëruar konceptët e mesipërme politike ose filozofike të Platonit dhe Arostotelit, gjegjësisht, të ‘kopshti të madh’ kulturor dhe filozofik grek: Romakët e lashtë e ngritën, zgjëruan, modernizuan dhe afirmuan Perandorinë Romake në Antikë nga “polisi”, “politia”(politeia) ose “polietika” në “civitas” (qyteti-shteti), “civis” (qytetari) , “civilis” ( i hapur ose qytetar) dhe “res publica” (republika ose fakti dhe realiteti i njohur natyror, shtetror, qytetar ose politik).
Në mesjetë problemi qëndrorë ose kryesorë i politikës së shtetit dhe shoqërisë së përgjithshme njerëzore ose qytetare, ishte bindja dhe mendimi disolutiv mbi prejardhjen ose origjinën e dyfishte të sojit ose specieve njerëzore ose politike: Nga organizmi ose bashkësia e tyre familjare ose politike si dhe nga vullneti ose dërshira e Zotit (Hyjit).
Ndërkohë që politika e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, qeveritare ose qytetare, u shndërrua në regnum (sundim) të egër absolutist, autokrat, aristokrat ose despotiko-monarkist sipas urdhërave dhe vullnetit të njohur kishtar ose klerikalist.
Sipas Shën Augustinit dhe Shën Tomës (Akuinskit): Që nga fillët ose origjina e civilizimi tonë njerëzorë, kanë ekzistuar problemët ose mospajtimët e ndryshme në mes “civitas terrenit” ( shtetit tokësor, gjeografik ose politik) dhe “civitas Deit” (“shtetit të Zotit”). Ishin përvoja, arti, talenti, mjeshtëria ose zgjuarësia e njohur politike (Ars Prudentia) së bashku me përvojen, aftësinë ose zgjuarësine e njohur qeverisëse, pushtetmbajtëse ose politike (Prudentia Regnativa) dhe vigjilencèn ose zgjuarësinè e njohur popullore, qytetare ose nacionale (Prudentia Civilis ose Civilis Prudentia) ato që i bënin të kapshme, të prekshme, komparative dhe analogjike idetë dhe teoritë e ndryshme disolutive dhe spekulative mbi ngritjen ose ndërtimin e politikës mbi bazat e ndryshme religjoze (teologjike) dhe filozofike.
Në epokën e re moderne ose bashkohore, politika e përgjithshme u ngritë ose transformua nga “Ars Prudentia” ose “Prudentia Regnativa” në “Virtus Prudentia”, gjegjësisht, në aftësi dhe shkathtësi të mbajtjes së pushtetit me anë të mekanizmave ose instrumentëve të ndryshme represive, inkursive ose reperkusive të shtetit.
Ndonëse, sipas konceptëve ose definicionëve të njohura shkencore ose metodologjike, sekularizimi dhe singularizimi i mendimit politik, sikur e kanë sjellur ose shkaktuar edhe ndarjen (divorcin) e shtetit, pushtetit dhe politikës nga studimet, analizat, postulatët ose postulimët e njohura shkencore dhe humaniste.

8. Pas shpërbërjes ose shkatërrimit të përgjithëshëm dhe përfundimtar të ish Bashkimit Sovjetik (BRSS-s) dhe “Traktatit të Varshavës: Nepër “shtetët e reja” ose republikat e dikurshme ruso-sovjetike, si dhe në ato të ish bllokut (kampit) komunopansllavist siç ishte “Traktati i Varshavës”, përveç mentalitetit dhe traditës së njohur të komplotit, shantazhit, konspiracionit, dekonspiracionit, linçimit, sabotazhit, diverzionit, subverzionit etj….Ngelën edhe hijet, fosilët ose mbeturinat e ndryshme ruso-sovjetike si falanga ose “kolonë e pestë” konspirative dhe logjistike e Moskës ose Kremlinit zyrtar për qëllime dhe projekte të ndryshme diverzive, subverzive, speciale, psikologjike, propagandistike dhe të tjera të spiunazhit, shantazhit dge komplotit.
Plus e ashtuquajtura “pakica ose elementi i rrezikuar rusë” nepër shtetët ose republikat e dikurshme ruso-sovjetike si alibi ose pretekst “sublim” ose “relevant” për “luftëra mbrojtëse” ose invazione të reja militariste, hegjemoniste ose ekspanzioniste të Rusisë. Të njejtat metoda militariste ose hegjemonisto-ekspanzioniste i përdori edhe Serbia-kundër popujve (kombëve) dhe republikave tjera joserbe pas shpërbërjes ose shkatërrimit të përgjithshëm dhe përfundimtar të ish Jugosllavisë. Duke e vërë theksin në luftërat dhe masakrat e përgjakshme, shkatërrimtare dhe tepër morbide të regjimit dhe soldateskës serbe në Kosovë, Kroaci, Herceg Bosnje etj. No Comment!

9. Përveç në Kroaci, respektivisht tek shteti dhe kombi kroat e deri dikund edhe në Slloveni: Kosova dhe shqiptarët askund tjetër, tek popujt ose republikat e dikurshme të ish Jugosllavisë, nuk kanë miq ose aleat të vërtetë. As tek malaziasit, as tek maqedonasit, as të boshnjakët (tè cilèt nè instancè të fundit janë serb, apo sllavë të turqizuar ose muslimanizuar) etj. Pos rasteve ose përjashtimeve të rralla.

1O. Në Kosovën e sotme postmoderne ose neobashkohore, njeriu ose qytetari shqiptar (kosovar) është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! Dhe, ku bota globale ose “liberalizimi i vizave” -janë shpresè, objektivë, pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal. Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit shqiptar ose kosovar. Shih ti!!!
Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara. Është pra një “luftë” ose “stuhi e madhe infernale, ciklike ose enciklike që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore, qytetare, kulturore, politike ose diplomatike, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, origjina ose ‘pema’ e njohur familjare (gjenealogjike), nacionale, biogjentetike etj., të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, kulturore, historike, gjeografike, institucionale, profesionale, karieriste etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Duke i veçuar këtu interesat e njohura politike, karieriste, materiale ose profiteriste të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik në vendin tonë mbi kurrizin e thyer ose të lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve! Kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.
Ndaj, edge vet bota, në të cilën njeriu (politik etj.) cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë!

….!

11. U mor vesh se në fushën ( tabelen) ose lojen e njohur të shahut, pos tjerash, janë tepër me rëndësi mbrojtja dhe fitoret e vazhdueshme të mbretit (shtetit). Gjitheçka tjetër pra i takon mbretëreshës( UÇK-s), të cilën lojtaret e rryer dhe me përvojë nuk e japin ose nuk e falin si të thuash kurrë për një kali (tore) ose ushtar të thjeshtë në fushë. Kështu është edhe me mendimin ose opinionin e shfaqur publik, politik, diplomatik ose analitiko-strategjik i cili vazhdimisht i nënshtrohet ligjit të njohur të gravitetit ose barazpeshës së njohur morale (etike), intelektuale, profesionale, patriotike, metaestetike etj. Duke i ngjarë kështu një “lavjerrësi” ose këndmatësi profesional dhe metaestetik në atë menyrë që poli ose krahu i djathtë i tij, është gjithmonë i njejtë ose i barabartë me të majtin në raport me epiqendrën. Gjegjësishtë, me pikën qëndrore të barzpeshës ose gravitetit. Në fushën e njohur shtetrore, nacionale, institucionale, politike, diplomatike ose profesionale-sidomos.

12. Filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, është vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem botërorë ose ndërkombtarë.

13. Thuhet ose dyshohët se serbët (edhe rusët në bazë të intelegjencës serbiane) duke ua njohur strukturën, materien (bërthamën) ose orgjinën e tyre familjare (gjenealogjike), biogjenetike ose strukturalgjenetike se bashku me “vlerat, potencialet, kontributin” ose “kapacitetin”;e tyre intelektual, politik, ushtarak (luftarak), moral, patriotik, profesional ose diplomatik: Kanë investuar mjete të shumëta materiale, logjistike, konspirative, dekonspirative, agjituese ose propagandistike për ngritjen, promovimin, afirmimin dhe trafikimin (kontrabandimin) e disa fosilëve, vasalëve, mërcenarëve, bedelëve ose debilëve të tyre në hallkat dhe zinxhirët kryesor ose komandues të pushtetit, politikës dhe diplomacisë kosovare, para dhe pas luftës në Kosovë.
Në anën tjetër ndërkaq, latino-spanjolli Borell si shef i ri i politikës së jashtme ose diplomacisë europiane: Në Berlin, Paris, Bruksel si dhe në qëndra ose metropola tjera të UE-s ose BE-s, ka nisur një gjah ose fushatë të sofistikuar politike ose diplomatike me moton “çka (çfarë) duhet dhënë ose falur Serbisë nga teritori ose pasuria e Kosovës në këmbim të njohjes reciproke në mes Kosovësia dhe Serbisë si dy shtete ose subjekte ndërkombtare dhe kështu me radhë?!
Janë në pyetje lojëra të rrezikshme të intelegjencës, oligarkisë dhe masonerisë së fuqishme serbo-ruse kundër Kosovës dhe shqiptarëve, ndaj të cilëve shteti, pushteti, politika dhe diplomacia kosovare, janë të pafuqishëm, inferior dhe tepër inert ne domenin e përgjithshëm shkencor, intelektual, profesiinal, politik, diplomatik, finansiar, ekonomik, logjistik, konspirativ, dekonspirativ dhe kështu me radhë.
Ndërkohë që oligarkët ose multimiliarderët e Kremlinit (Rusisë) penetrojnë, flirtojnë dhe kanë ndikime ose influenca të shumëta dhe të shumëfishta në Bruksel, Uashington dhe gjithandej.

14. Për fund, ia vlen të cekët “burrëria” ose “fisnikëria konstruktive” (bizantine ose ruso-serbe) e Behgjet Pacollit- ndaj Albun Kurtit dhe koalicionit qeveritar Vetvendosje-LDK, i cili edhe pse u bë sërish deputet i Kuvendit të Kosovës me ndihmën e Nismës së Fatmir Limajt dhe Jakup Krasniqit, e votoi Albin Kurtin dhe koalicionin e ri qeveritar në mes Vetvendosjes dhe LDK-. Sepse, ashtu si dukët e kishin urdhëruar punëdhënësit e tij në Moskë dhe Beograd. Jo vetëm Pacollin.

15. Nuk bëhesh kurrè i madh, i njohur, i ditur ose i mençur në sytë e të tjerëve përmes formave ose metodave të njohura forumiane ose kabinetike në njerën anë si dhe përmes stisjeve, amputimeve, riciklimeve, digresioneve, valorizimëve, ekzagjerimëve ose glorifikimëve të ndryshme “senzacionale” ose “bombastike” të “kultit” të individit ose personalitetit pa vlerat, meritat, atributet ose aftësitë e preferuara morale, shkencore, intelektuale, profesionale, ushtarake (luftarake), politike, historike, patriotike dhe të tjera në anën tjetër. Kjo të ngjanë në hedonizëm, alkimizëm, narcizëm ose makiavelizëm të mbyllur iracional ose egocentrikë.

Konstelacionet Shqiptare, diktatori Edi Rama dhe Liria! Nga Elida Buçpapaj

Ermonela Jaho është duke performuar Traviatën në Bayerische Staatsoper, në Mynih, më 19, 22, 25 dhe 28 shkurt, me një sukses të jashtëzakonshëm. Për sopranon shqiptare tashmë shija e arritjeve dhe triumfit është diçka e zakonshme.

Në fillim të shkurtit Ermonela Jaho bashkë me pianistin Steven Maughan dha koncerte në Londër, në Wigmore Hall, një nga sallat koncertore më të mirat në botë, e specializuar për muzikë dhome dhe këngëtarë lirikë, ku iu bë një pritje fantastike e shoqëruar me një artikull me vlerësimet më të larta tek The Guardian.

Gjatë dhjetorit ishte në Royal Opera si Desdemonë tek opera Othello e Xhuzepe Verdit, e observuar dhe e lavdëruar maksimalisht nga shtypi britanik.

Në vitin 2012 kam treguar në një shkrim për Ermonela Jahon se si ajo hyri në Royal Opera House, një rastësi e artë për yjet, për shkak se Anna Netrebko u sëmur nga një influencë gripi. Kur kanë kaluar tetë vjet nga ai shkrim, Ermonela Jaho tani është e pjesë e kastit të yjeve që performojnë në këtë teatër, por e reja që do t’ju them është se tani vetë Royal Opera House i bën reklamë Ermonela Jahos, nëpër turin e koncerteve të saj nëpër teatrot më të famshme të botës.

Apokaliptike apo jo!

Që Royal Opera House t’iu bëjë reklamë shqiptarëve!

Me kusht që të jenë yje!

Sa për Shqipërinë londineze, mjerisht jeta artistike dhe mediat aty janë të mbushura me banalitete dhe nuk kanë hapësira që t’ju dedikojnë yjeve shqiptare.

Merreni me mend diktatori Edi Rama nuk ka lënë gjë pa lëvizur, është i plotpushtetshëm, si Mbreti i Errësirës për të shembur nga themelet Teatrin Kombëtar të Shqipërisë!

Mbreti i Errësirës Edi Rama i urren artistët, artin dhe është gati që t’i djegë, si inkuizicioni apo Hitleri në kohën e tij, kur digjte veprat e Albert Einstein, Bertold Brecht, Ernest Hemingway, Erich Maria Remarque, Heinrich Heine, Herman Hesse, Isaak Babel, Marcel Proust, Sigmzund Freud etj etj

Hitleri i dogji në Gjermani, por autorët mbijetuan me veprat e tyre, sikur Lili Marleen, konstelacioni Ëngjëlli Blu, Marlen Ditrih.

Fatmirësisht qielli i Europës dhe botës është plot me konstelacione shqiptare!

Para disa ditësh solisti i Teatrit të Vjenës, Eno Peçi pati një sukses të jashtëzakonshëm duke hapur sezonin e njërit prej teatrove më të famshme botërore, si koreograf. Ai ishte një djalë fare i ri, refugjat kur vizitoi për herë të parë Vjenën. Ëndërra e tij e parë ishte të gjente strehë, të mbijetonte sepse në vendin e tij viti 1997 kishte sjellë luftë civile!

Po në muajin shkurt sopranoja me famë botërore Inva Mula, në Ditën e të Dashuruarve, ishte e ftuar nderi nga Princi Alberti II në Monte Karlo, në një gala të krijuar që nga koha e Princeshën Grace Kelly…

Këngëtarët lirikë si Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Agim Hushi apo instumentistët si Tedi Papavrami, Florian Vlashi, Olen Cesari, Klajdi Sahatçi, Shkëlzen Doli dhe faleminderit Zotit lista është e gjatë, janë artistët shqiptarë që japin koncerte nëpër sallat më prestigjioze të Europës dhe botës.

Të mos flasim pastaj për fenomenet Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, Ermal Meta e plot e plot të tjerë…

Janë konstelacione të rinj që lindin çdo ditë, që i habisin skenat botërore çdo ditë, si për shembull fenomeni Erza Muqolli apo vajza e vogël me emrin Gala Aliaj, që konkurojnë nëpër skenat europiane të Talent Show dhe që shkojnë drejt suksesit me sy mbyllur.

Yjet shqiptare janë larguar nga Atdheu jo me dëshirë, por se qielli aty është i prangosur nga politika.

E bukura është se qielli i elitës kulturore europiane dhe botërore tashmë është i mbushur me yllësi shqiptare, që e ruajnë dhe e mbrojnë me krenari si një pasuri të shtrenjtë prejardhjen se nga vinë. Nëpër skenat botërore tashmë  është pranuar botërisht talenti shqiptar, nuk i shohin më me mosbesim Artistët shqiptarë, apo me dyshim.

Yllësitë shqiptare, me sakrifica biblike, por tanimë ndriçojnë bashkë me yllësitë e tjera qiellin e kulturës botërore. Arti i vërtetë e bën botën pa kufij, pa barriera, pa paragjykime, ku liria shijohet e plotë.

Kauza e Artit të vërtetë kërkon sikur thotë John Lennon “që të gjithë njerëzit të jetojnë në paqe”

Arti i mirëfilltë është revolucion në vetvete, sikur thotë Paul Gauguin, që të fton të çlirohesh nga prangat.

A e keni parasysh “Lirinë” e Eugène Delacroix ?

Kush e ka parë këtë tablo vetëm një herë nuk e harron asnjëherë, deri në fund të jetës!

Arti i vërtetë dhe liria janë një, janë simetrike, janë universale, kush provon artin e vërtetë, patjetër kërkon të shijojë lirinë!

Arti dhe Liria janë joie de vivre, la vita e bella ose thjeshtë thjeshtë, jetë e jetuar me dinjitet!

Jetën na e ka falur Zoti, as padronët, as mbretërit, as diktatorët, ata e prangosin dhe e vrasin jetën!

Ndërsa arti është inspiracion, frymëzim për t’u çliruar prej tyre!

Fakti që konstelacionet shqiptare ndriçojnë qiellin botëror, do të thotë se shpresa është e madhe, se shpresa është e afërt dhe se edhe qielli shqiptar do të ndriçohet shpejt nga konstelacionet e lirisë!

 

KRYELAJM DUHEJ TË ISHTE SOT PERFORMANCA E ERMONELA JAHOS NË ROYAL OPERA Nga Elida Buçpapaj

TË VËRTETAT E PAPËLQYERA TË BE NË ERËN E RE TRUMP- Nga FEDERICO FUBINI – E përktheu Eugjen Merlika

           Ndonjëherë disa lloj episodesh të vogla janë si një shqyerje  në rrjetën që zbulon se në çfarë gjëndjeje ndodhet sot Evropa dhe, brënda saj, Italia. Kush ndalet të vështrojë nëpërmjet asaj të çare do të shihte një fushë të gjërë dhe një skuadër – e jona – që ngulmon të luajë voliboll, ndërsa tashmë të tjerat, të pjesës tjetër të botës, po na përballojnë në një ndeshje madhështore regbije. Rrethanat janë të tilla që mediat ndërkombëtare i regjistrojnë në mënyrë të shpejtë, të palidhura ndërmjet tyre. Në Washington sapo u pushua nga puna një burrë që kishte qënë përcaktues në qëndresën financiare t’Evropës, edhe se shumë  njerëz nuk i a kanë dëgjuar kurrë emrin. Në të njëjtat ditë spanjoli Josef Borrel, nënkryetar i Komisionit, u shtrëngua të kërkojë ndjesë pse kishte thënë një të vërtetë të pahijshme mbi ndryshimin e klimës. Burri i pushuar në Washington  quhet David Lipton, ka një doktoratë ekonomie të Harvardit, ka punuar në administratat e Bil Clinton-it dhe Barak Obamës e, prej nëntë vitesh, ishte numuri dy i Fondit monetar ndërkombëtar. Në fakt për periudha të gjata ka mbarështuar gjithë organizatën.

Lipton-i është vetë mishërimi i uashingtonasit ndërkombëtarist, i bindur që roli i saj në botë e detyron Amerikën të mbështesë miq dhe aleatë mbi bazën e vlerave, rregullave dhe institucioneve të përbashkëta. Në përfytyresën e tij Amerika është “qyteti që ndriçon përmbi kodër” – në citimin ungjillor të përsëritur nga John Fitzerald Kennedy, Ronald Reagan e Obama – frymëzim për pjesën tjetër të botës. Javën që shkoi Liptoni u përzu nga drejtoresha e përgjithëshme e Fondit, bullgarja Kristalina Georgieva. Arsyeja e pashpjeguar kurrë është se Shtëpia e Bardhë e Donald Trump-it ka ushtruar shumë trysni: “Është e vështirë të besohet se çfarëdo lloj organizimi i dobishëm për FMN, do të kërkonte daljen e David Lipton-it – ka komentuar ish kryetari ekonomist i Fondit, Olivier Blanchard – . Ikja e tij është një goditje e rëndë për institucionin”.

  Nga ana tjetër ky ishte objektivi: ai funksionar ishte caktuar nga një Vend, presidenti i të cilit nuk ka më asnjë interes për “qytetin që ndriçon përmbi kodër”. E ndërpreton leverdinë e vet në mënyrë tjetër. Për Trump-in Amerika  nuk është më as një model dhe as një garant për Evropën, dhe Evropa është një bashkësi fuqish të vogla që kanë si synim të nxjerrin përfitime në mënyrë të pandershme nga Amerika. Kjo e fundit është viktima – jo drejtuesja – e rendit ndërkombëtar që ajo vetë kishte krijuar dhjetëvjeçarë më parë. Heqja nga puna e Lipton-it është vetëm një tullë më shumë që Trump-i thërmon në sistemin e shumanshëm. Natyrisht, jo i pari: ka katandisur në paralizë Organizatën botërore të tregtisë, ka shpërthyer luftëra ekonomike të dyanëshme, ka nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshjet e Parisit mbi klimën. Tani synon të tkurrë edhe rolin e FMN në rast të krizave të reja.

Edhe shemëria trumpiane kundrejt Kinës së Xi  Jinping-ut e përjashton në fakt Evropën, sepse nuk bazohet mbi vlerat apo ideologjitë – bota e lirë kundër mbifuqisë autoritare – por është një përballim i thjeshtë pushtetesh mes dy udhëheqësve njëlloj kombëtaristë. Nga ana tjetër ky rend gjërash nuk do të ndryshojë rrënjësisht edhe nëse Trump-i në nëndor nuk do të rizgjidhet: deri edhe kandidati demokrat më i lidhur me botën e djeshme, ish nënpresidenti Joe Biden, bën me dije se nuk do t’i rikthejë taksat e njëanshme kundër Pekinit në ata nivele të ulta të kohës kur në Shtëpinë e Bardhë ishin Obama dhe ai vetë.

Kjo nuk është më “bota e sheshtë” e librit të Thomas Friedman të 2005. Ndërpreja relative e tanishme e taksave nga ana e Shtëpisë së Bardhë po i jep pak frymëmarrje Evropës, asgjë më shumë: kjo mbetet një botë mbas liberale, plot pengesa të reja shkëmbimeve dhe logjikash të lashta fuqish. Nuk është më as koha e klintonianes “it’s the economy, stupid”, sepse për politikën nuk vlen më vetëm rritja, përkundrazi. Ndërmjet votuesve të Brexit shpallja e vetvetsisë  vjen më parë se leverdia materiale, e deri dhe Amerika ushtron kundër aleatëve fuqinë e vet tregtare – hyrjen tek dollari, ose tek tregu – si leva për t’i përthyer politikisht. Kush bën tregëti me Iranin është jashtë Wall Street-it. Kush blen rrjeta telekomunikacionesh nga kinezët rrezikon taksa kundër makinave.

Në pamje të parë kjo botë nuk është m’e mirë se ajo e djeshmja, por sot është ajo në të cilën banojmë e në të Evropa duket si një e mbijetuar. Arkitektura e saj ishte vizatuar në mënyrë të tillë për t’a bërë të kishte mirëqënien në një sistem të globalizuar të mbajtur nga organet e shumanëshme, ku normat e ekonomisë vlenin për të gjithë e mbeteshin të ndara nga lufta mes fuqive në sajë të miratimit të elitave ndërkombëtare. Mund të kemi mall për atë botë, ose jo, por ajo nuk është më. E megjithatë Evropa ishte ndërtuar për të jetuar brënda saj.   

            Nuk ka sintomë më mizore se sa e ashtuquajtura “gafë” e Borrellit. Pak ditë më parë përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtëme të Brukselit, duke kujtuar caqet e ungjillizimit mjedisor t’Evropës në botë, tha : “ Do të më pëlqente të dinja nëse të rinjtë, që manifestojnë nëpër rrugët e Berlinit, duke kërkuar masa kundër ndryshimit klimaterik, a  janë të vetëdijshëm për kostot. Nëse kuptojnë se duhet të pakësojnë nivelin e tyre të jetesës për të shpërblyer minatorët polakë  të qymyrit që mbeten pa punë.”Borrell ka lënë të kuptohet se Evropa ka për të përballuar zgjedhje të vështira, nëse don të marrë rolin drejtues në botën që kërkon sot. Ka thënë se politika dhe fuqia nuk arrihen kurrë falas. Hapu o qiell: Komisioni evropian  zyrtarisht u shkëput dhe spanjoli u detyrua të kërkojë ndjesë se kishte folur për atë që quhet “sindroma Greta”; kishte guxuar të thotë një të vërtetë të papëlqyer në një Evropë të mësuar të jetojë e mbrojtur. Por një sistem që nuk duron të vërtetën është një sistem politik i dobët. Evropa sot nuk mund t’i a lejojë vetes.

 

“Corriere della Sera”, 16 shkurt 2020   E përktheu Eugjen Merlika

ELEGJI PER BREZIN TIM (III)- Nga EUGJEN MERLIKA

 

 

 

“…Nga luftërat vijmë, në luftëra shkojmë…”

  Ismail  Kadare

 

 

Që nga stina e ëndrrave të viteve të para nëntëdhjetë, të kulmuara me shprehjen e famshme të Sekretarit amerikan të Shtetit, Xhejms Beker, të shqiptuar para mitingut më të madh të zhvilluar ndonjëherë në tokën shqiptare, në verën e vitit 1991, “Liria jep rezultate” dhe nihilizmit të pjesës dërmuese të shqiptarëve që, në përqindje shumë të larta janë gati të mërgojnë nga vëndlindja sot, kanë kaluar rreth tridhjetë vite. Kjo duhet të kishte qënë periudha më fatlume e gjithë historisë shqiptare. Tridhjetë vite në jetën e një populli janë një grimcë në raport me përjetësinë, por janë më se të mjaftueshme për të ndërtuar një shtet, në të cilin qytetarët të kenë dëshirë të jetojnë. Tridhjetë vite qenë të mjaftueshme për të ndërtuar shoqërinë e mirëqënies në Evropën perëndimore, mbas luftës më shkatrrimtare në historinë e njerëzimit. Po aq patën në dispozicion Vëndet e Evropës ish komuniste për t’i u afruar standarteve të perëndimit, mbas shëmbjes së komunizmit. Tridhjetë vite mjaftuan edhe për ne shqiptarët, që nga Shpallja e Pavarësisë deri në vitin 1944, për të ndërtuar një Shtet që i jepte shpresë qytetarëve të tij, të cilët mbaronin universitetet evropiane e ktheheshin me dëshirë në Mbretërinë shqiptare, për t’a çuar përpara atë në rrugën e zhvillimit. Madje nuk duhet të harrojmë se në këto vite shqiptare ishin përfshirë dy luftëra botërore. Për të shpjeguar arsyet e dështimit katastrofal të pas komunizmit në Shqipëri duhen vëllime e nuk mjaftojnë rrjeshtat e këtij shkrimi, por është e qartë si drita e diellit se në këto vite ka munguar drejtimi i duhur. Nuk ka asnjë alibi klasa politike shqiptare që të mund të ligjësojë mangësitë e saj të theksuara në udhëheqjen e këtij populli. Madje edhe pingpongu i lënies së përgjegjësive kundërshtarit bashkëpuntor politik është një lojë e dalë bojet dhe aspak e besueshme për qytetarët e këtij Vendi. Në nënëvetëdijen e këtyre të fundit, vetiu lind një pyetje pa përgjigje: çfarë mallkimi rëndon mbi Vendin tonë që, edhe në sistemin pa diktaturë, të mos arrijë të sigurojë një jetesë të pranueshme për gjithë banorët e tij?

Kaluan tridhjetë vjet, brezi im pothuaj se e ka mbyllur rrethin e tij jetësor veprues. Në jetën shqiptare është ngjitur një brez tjetër e problemet e pazgjidhura të Shqipërisë vazhdojnë të kalohen nga një brez tek tjetri, nga ne tek ata. Dikur ishte triskëtimi e racionimi i ushqimeve, sot ato i kemi me tepricë nëpër dyqane, por rrogat dhe pensionet e ulta vazhdojnë të nxjerrin në pah përsëri varfërinë. Shqipëria e sotme nuk është e njëtrajtëshme në varfërinë e saj. Në trupin e saj gjinden pasuri marramendëse, kulla shumëkatëshe që “therin qiellin”, do t’ishte shprehur Migjeni i ynë, që hahen me të ngjajshmet e tyre në botën e madhe, hotele me shumë yje që nuk paguajnë as taksa, maqina të kushtueshme, vila luksoze, qytetarë që pushojnë në vendet më të shtrenjta të botës. Shqipëria ka ndryshuar ngjyrat e saj: në vend të grisë së errët që mbante në gjysmë shekullin e regjimit, ajo është bërë e larmishme, ka fituar ngjyrat e ylberit.

Me shumë vështirësi janë marrë aty këtu pasuritë e trashëguara, por ato të rejat i kanë kthyer faqen Vendit. Pasuri të reja, të pashpjegueshme me sasinë e njohur të të ardhurave të pronarëve të tyre, por pasuri të vërteta, që kanë krijuar një barazpeshë të re, të cilën Vendi e kishte harruar prej shumë kohësh. Përsëritet në përmasa e shprehi bashkëkohore gjithshka që në historinë e gjatë të këtij populli ishte shfaqur në aristokracitë princore e perandorake të lashtësisë ilire, romake, bizantine e otomane, pasuritë e kastave drejtuese që majmeshin nëpërmjet të shumë burimeve, që për kohën e tyre quheshin të ligjëshme. Vinin nga luftërat, nga plaçka e tyre, nga skllevërit, nga taksat, nga dhuratat e të fuqishmëve. Tani kanë ndryshuar burimet: në shekullin 21 shfrytëzohen të tjera mundësi që rrjedhin nga pasuritë nëntokësore e mbitokësore, nga konçesionet e tyre, nga lidhja me botën. Huazohet përvoja botërore e pushteteve të errët, e organizatave të jashtëligjëshme, e tregëtimit të drogës, të armëvet, të femravet për dhjetëvjeçarë me rradhë në hundët e një shteti që nuk shqetësohet aspak, që shumë vonë bën sikur kundërvepron ndaj një dukurie që i ka rrënjët thellë, në një mendësi të rrënjosur që në kohët e para të tjetërsimit të sistemit: pasurim me çdo mjet, me çfarëdo mënyre. N’ata fillime ishin firmat piradimale që e ngulitën këtë mendësi për të fituar para pa punë, pa mundim, pa djersë. Fundi i tyre solli një rrënojë kombëtare, jo vetëm me tërmetin e madh në zemrën e shtetit, por edhe me humbjet financiare që u shkaktoi një pjese të madhe të popullsisë. N’atë rast Shteti u kthye në një grabitqar që nuk dihet se ku i çoi qindra milionë dollarë të qytetarëve, pa i lëvizur as qerpiku, edhe se i kishte premtuar se do t’u a kthente e në bazë t’atij premtimi PS fitoi edhe zgjedhjet e vitit 1997. Nëse do të jenë në lartësinë e detyrës organet e reja të Drejtësisë, të dala nga e ashtuquajtura reformë, do të duhej të fillonin hetimin pikërisht nga ajo vjedhje masive e milionë dollarësh të Vefas dhe kompanive të tjera piramidale në dëm të qytetarëve shqiptarë.

Por nuk ka asnjë gjasë që të vërtetohet një gjë e tillë, një vetëpadi e politikës në një periudhë të caktuar, që njihet në të gjithë përbërësit e saj, me emra e mbiemra, me ngjarje e dukuri. Reforma ka ushqyer pritshmëri, ndoshta edhe të tepruara në mjedisin shqiptar, madje ajo quhet edhe në sajë të kujdestarisë ndërkombëtare mbi të, si e vetmja shpresë për të sjellë Vendin në normalitet mbas goditjes së Vettingut mbi një pjesë të organeve të Drejtësisë. Pa mohuar rolin negativ të mjaft gjyqtarëve të korruptuar, është vështirë të besohet se Drejtësia e re do të ketë kurajën, guximin e fuqinë, për të kaluar në filtrin e saj me paanësinë e nevojshme klasën politike që ka qënë mbështetja kryesore e atyre gjyqtarëve në vite. Shëmbujt e atyre proçeseve të kryera në Kroaci apo në Rumani duhet të jenë si njësi matëse për prodhimtarinë e institucioneve tona të reja. Nga veprimet e saj të para do të duket shpejt mundësia apo mungesa e saj për të sendërtuar luftën kundër paligjshmërisë që duhet të ketë në synimin e strategjinë e saj çdo dukuri korruptive që shtrihet nga maja e Shtetit tek baza e gjërë e tij. Në të kundërt do të jemi të pranishëm në një tjetër dukuri zhgënjyese të realitetit tonë, në një tjetër shfaqje të demokraturës.

Shqipëria e sotme është sendërtesë e brezit tim, por edhe e bijve të tij. Ndoshta ne patëm më shumë peshë në prapambetjen e saj, në mungesën e lirive e të shpresave, ndoshta u bëmë pengesë me mendësinë tonë për ecjen më të shpejtë të bijve tanë, ndoshta e ndotëm me frymën tonë dlirësinë e natyrshme të tyre, ndoshta u ndrojtëm shumë për t’u dhënë atyre vendin dhe rolin e duhur në jetën shoqërore, shtetërore, politike, kulturore ekonomike të Atdheut. Por besoj se ata duhet të na jenë mirënjohës për gjithshka bëmë ne në këto vite të kalesës për t’u dhënë mundësi atyre të studionin jo vetëm në Shqipëri por edhe n’Evropë e në botë. E bëmë këtë jo vetëm për të gjetur një ngushullim të vonë për jetën tonë të cunguar nga mungesa e lirive, për të parë të sendërtuar në jetën e tyre atë që komunizmi na e ndaloi neve t’a arrinim, por edhe për t’u vënë atyre në mbarështim bazën e nevojshme të dijes e aftësive, për të përballuar kërkesat gjithënjë e më të mprehta t’epokës së tyre. E bëmë këtë me çmimin e flijimeve të heshtura, herë herë edhe përtej mundësive tona. Shpresojmë se do t’a vlerësojnë në masën e duhur këtë përkushtim tonin, pa e quajtur si një detyrim të thjeshtë brezor.

Në këtë prag fund jete, në të cilin kemi arritur, ndoshta ajo që do të mëtonim prej tyre, veç mirëkuptimit për mundin tonë të gjithë jetës, do të ishte sendërtimi i një Shqipërie të re, më të ndershme, më njerëzore, më fisnike, të një Vendi më afër traditës shekullore nga këndvështrimi moral, të cilën komunizmi e vrau pa mëshirë, n’emër të ideologjive të ardhura nga bota e Lindjes, duke vënë në zbatim makutërinë më të përkryer të pushtetit të dhunës. Duke kërkuar këtë sipërmarrje të madhe prej bijve tanë, që do të shënonte kthimin e dinjitetit të humbur që shfaqet çdo ditë në realitetin tonë të zymtë, në paaftësinë karakteristike për të bërë diçka të dobishme vetë, pa kërkuar gjithmonë gjykimin e përfaqësuesve të huaj, qofshin këta edhe miqtë tanë më të mirë, më duket e nevojshme të kujtoj punën e brezave para nesh. Dua t’a kujtoj veprimtarinë e tyre në dobi të Shqipërisë dhe dinjitetit të saj, jo thjesht me mallin romantik të së kaluarës e cila, si çdo epokë historike paraqet dritë hijet e saj, por me përpjekjen modeste për një vlerësim të paanshëm e nga i cili mund të merren mësime të vyera për të sotmen dhe t’ardhmen tonë.

Ai brez i gjyshërve tanë e krijoi Shqipërinë të pavarur, mes njëmijë vështirësish, mbas gati pesë shekujsh sundimi të huaj. Ai i përballoi ato vështirësi me ndihmën e pak miqve, sepse Evropa nuk ishte n’anën e tyre, por vështronte me më shumë dashamirësi ndaj fqinjëve tanë, të cilët tokën tonë, në synimin e tyre, e kishin kthyer në një plaçkë tregu ku secili duhej të merrte pjesën e vet. Atë Vend pa shkolla, pa institucione, pa rrugë, me një analfabetizëm kronik shekullor, me një popullsi, në shumicën dërmuese të saj, të mësuar me mendësinë otomane, të kthyer në shesh lufte botërore e të pushtuar nga fuqitë ndërlufuese në gjithë territorin e saj, dalngadalë në hapësirën e tre dhjetëvjeçarëve  e ktheu në një Shtet të qëndrueshëm, me ligje e kode perëndimore, me monedhën e vet të fortë, me rritjen dhe edukimin e një shtrese të re inteligjence të nivelit evropian.

Nuk qe një ndërmarrje e lehtë, kërkoi shumë mund e kaloi nëpërmjet një lufte t’ashpër politike e rrahje mendimesh, qe një betejë e gjatë me faktorët e jashtëm dhe mangësitë e trashëguara të brëndëshme.  U sendërtua sepse gjeti në protagonistët e jetës politike njerëz të ndershëm dhe atdhetarë, me një shtat moral e një dinjitet për t’u patur zili. Pasurinë vetiake, në shumicën dërmuese, e trashëguan nga të parët e tyre, kurse ata që hynë të varfër në politikë mbetën po aq të varfër edhe kur dolën prej saj. Luigj Gurakuqi besoj se është shëmbulli më i ndritur n’atë drejtim.

Ajo klasë politike, me gjithë mangësitë e pakta të saj, na la si trashëgim dinjitetin e saj, që ishte edhe dinjiteti i popullit të saj, prej të cilit kishte përvehtësuar vetitë më të arrira të kombësisë e të cilin rrekej t’a lartësonte nëpërmjet vënies në jetë t’atyre virtuteve e edukimit me parimet universale të qytetërimit. U bë zëdhënëse e atij dinjiteti edhe në vitet e vështira të luftës së dytë botërore, kur rrethanat dhe projektet politike e ndanë në disa pjesë të cilat, edhe se në kundërshtim me njëra tjetrën mbeteshin të bashkuar në synimin për t’i shërbyer deri në fund interesave t’Atdheut. Qe shprehja më e lartë e atij dinjiteti qëndresa me armë, edhe se e shkurtër në kohë, e atyre atdhetarëve në portin e Durrësit më 7 prill 1939, të cilën ata e përjetësuan me flijimin e jetëve të tyre.

Ata shtetarë t’asaj periudhe u bënë shprehës t’atij dinjiteti kur nuk pranuan të zbatojnë në Vendin e tyre “ligjet raciale” të shpallura nga pushtuesit italianë, kur mënjanuan nga ministritë shqiptare këshilltarët italianë, kur hoqën gjuhën italiane nga shkollat fillore shqiptare, kur hoqën simbolet e huaja nga flamuri shqiptar, kur bashkuan trojet e ndara në vitin 1913 nga trungu i Shqipërisë etnike, kur organizuan zgjedhjet e përgjithëshme në “tokat e lirueme” e mblodhën Asamblenë e vetme mbarëshqiptare në historinë bashkëkohore të këtij Vendi, një ngjarje e përafërt me Lidhjen e Prizrenit.

Mbi të gjitha, ata u bënë flamurtarë të dinjitetit të kombit të tyre kur, në raste të përsëritura, i u përgjigjën tërthorazi kërkesave naziste për të dorëzuar hebrenjtë në kampet e çfarosjes, se ajo praktikë kriminale e jo njerëzore binte ndesh me një traditë të lashtë të popullit të tyre, atë të mikpritjes, të besës, të respektit për jabanxhiun, për fjalën e dhënë, për parimin e ndihmës kundrejt atyre që janë në nevojë, kundrejt të pambrojturve, të dobtëve…. Me qëndrimin fisnik e të guximshëm, në një nga kohët më të errta të historisë së botës moderne, ata prijës të institucioneve shqiptare t’asaj periudhe u treguan trashëgimtarë të denjë të virtuteve të popullit të tyre e këtyre të fundit i ngritën nje monument të pavdekshëm në kujtesën botërore, duke na lënë si trashëgim faqen më të ndritëshme të lavdisë së kombit tonë.

Ai qëndrim është vite dritë larg tabllosë mjerane të politikës shqiptare sot që, për çdo veprim të saj, pret me ankth gjykimin e ambasadorëve të huaj e për çdo ngërç duhet t’i drejtohet institucioneve të tyre. Një dukuri e këtillë, shprehje paaftësie të theksuar të një klase politike në një Vend demokratik, mbetet zhgënjyese për të gjithë ata që vazhdojnë të besojnë e njëjtësohen me vlerat e përjetëshme të shqiptarëve, e na shton nderimin për brezin e gjyshërve tanë që na lanë si trashëgim një Atdhe të bashkuar e dinjitoz.

Këto ishin disa nga arsyetimet, që më erdhën ndërmënd në atë bisedë të gjatë të përfyturuar me të njohurit e të panjohurit e asaj aradhe njerëzish, që është Brezi im. Ndofta kishte diçka të pazakontë në këtë bisedë, ndofta i vura përsipër atij të meta e gabime më shumë se ç’kishte, ndofta gjyqi i historisë nuk do të jetë kaq i ashpër, do t’i njohë dhe rrethanat lehtësuese. Do t’i njohë faktin se patëm fatin më të keq të gjithë brezave të këtij shekulli të Vendit tonë, për të jetuar nën thundrën e diktaturës më të paskrupullt, më mizore, më të pabesë që kishin njohur shqiptarët. Qemë Brezi i triskave dhe i racionimeve, nuk shijuam as fëmini, as rini, as burrëri. Fëminia na kaloi duke luajtur me topa lecke e duke dëshiruar një copë bukë më shumë sesa racjoni i përditshëm i triskës. Rinia u shkri në aksionet e pafund, në kampet e internimit e të punëve të detyruara, në kufizimet më absurde që mund të përfytyrohen. Burrëria na erdhi në një kohë që ndryshoi gjithçka, por që ne na gjeti të papregatitur për këto ndryshime.

Çfarë ruan e ardhmja për ne, nëse do të ketë një të tillë mbas një jete ankthi e mundimesh, është vështirë të parashikohet. Ne mbetëm gjithmonë në luftë, në një luftë të gjatë e të vështirë për mbijetesë. Qe një luftë pa armë, por jo më pak mizore. Viktimat e saj qenë ëndrrat tona të varrosura, dëshirat tona të parealizuara, liria jonë e gjymtuar, vitet e të vetmes jetë të flijuara për egoizmin e pafre të kolltukofagëve. Jeta jonë qe një tribut që i duhej paguar utopive kriminale të të ashtuquajturve teoricienë të komunizmit, padijes, mungesës së skrupujve e poshtërsisë të atyre që i vunë në zbatim në Shqipëri ato teori, arkitektëve të botës së ndarë në zona ndikimi, paaftësisë së prindërve tanë për të kuptuar e shmangur rrezikun e gangrenës komuniste, paaftësisë sonë për t’a kryer me sukses operacionin e zhdukjes së saj. Dashje pa dashje ne e paguam atë tribut, nuk mundëm t’i shmangeshim. Ai qe fati ynë i hidhur, i ashpër, i pamëshirshëm. I ngjan legjendës së Sizifit…

 

Fund

Letër e hapur përshëndetëse – MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z. GLAUK KONJUFCA – Nga Prof. dr. MEHDI HYSENI

Kjo është hera e parë në jetën time, që në këtë formë   po i drejtohem një institucioni  të  lartë shtetëror, ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës në Prishtinë, z.Glauk Konufca.

Këto janë  3 arsye që më motivuan të shkruaj këtë letër të hapur: 1) Transparenca, që të mos mendoj dhe të moskeqkuptoj ndokush, se prapavija e kësaj letre ka për qëllim korruptimin dhe  manipulimin e ministrit të Jashtëm z. Glauk Konjufca dhe, 2)  Besimi i plotë se qeveria e re me kryeministrin z.Albin Kurti në krye, do ta vë në vend ligjin dhe drejtësinë, duke krijuar një shtet NORMAL  të së drejtës për të gjithë qytetarët e saj dhe 3) Më gëzon fakti që ministri i Jashtëm z.Glauk Konjufca, ashtu sikurse kryeministri i tij, z.Albin Kurti, tanimë janë  përcaktuar me mish e shpirt që të zgjedhin kuadro profesionale meritore, që janë të afta për të drejtuar shtetin, JO konsuj e ambasadorë sipas “çelësit” nepotist  familjar, mahallor partiak dhe provincialist sikurse deri tash (2008-2020).

Andaj, katërcipërisht e mbështes ministrin e Jashtëm Konjfuca për marrjen e vendimit të ligjshëm të sotëm për shkarkimin e  14 konsujve në vende të ndryshme të botës. Shih në: Ja emrat/ Fshesa e Glauk Konjufcës, ‘fluturojnë’ 14 konsuj , BOLL më me lidhje e me “ilake” , dekreto ambasadorë e konsuj me “grada më të larta shkencorë” : Qebapqinj, berberë, burekgjinjë, molerë, shumarë, shofera, tyrgjymenë, body guard …etj.  Ndër të tjera, ky ishte shkaku  kryesor, pse Kosova qe 12 vjet nuk kishte kurrfarë diplomacie  aktive produktive dhe profesioniste lobuese për njohjen e saj nga ana e OKB-së. Së fundi, këtë e dëshmoi edhe tërheqja e  njohjes së Kosovës nga 16 shtete të huaja të Kombeve të Bashkuara.

Kjo ka ndodhur, thjesht për faktin se  thaçistët oligarkistë dhe burokratë   i patën diferencuar dhe izoluar kuadrot e mirëfillta profesionale të diplomacisë dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare mbase ideologjikisht dhe politikmisht  nuk i binin në “rabush”, sepse nuk ishin kinship e as partiashë vasalë të  dëgjueshëm tij. KJo ishte fatkeqësia edhe e polittikës, edhe e diplomacisë, e dhe drejtësisë, sepse komandohej  vetëm nga “leva” Hashim Thaçi.

Duke qenë se me zgjedhjen e Qeverisë së re, të dalë nga zgjedhjet parlamentre të 6 tetorit 2019, tanimë ka perënduar  kulti i individit, diktati, ultimatumet dhe personalizimi i qeverisë dhe i Kuvendit të Kosovës,  jam i gatshëm, që të jem në dispozicion të kërkesave imediate të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës(qoftë brenda apo jashtë shtetit kudo në botë).

Ndaj, i nderuar z. ministër i Jashtëm  Konjufca,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që të vihem në shërbim të plotësimit të kërkesave të juaja  në fushën e diplomacisë dhe të marrëdhënieve politike ndërkombëtare për çka edhe jam i pajisur me përgatitjen përkatëse akademike univerzitare, që nga viti 1983 në Univerzitetin e Zagrebit.-Që atëherë, e, edhe sot merrem me çështje të politikës ndërkombëtare. Në këtë vështrim, flet edhe libri im i botuar më 2010 me titll: “UÇK-JA DHE E DREJTA NDËRKOMBËTARE”, botuar në Shipëri…,etj.

Ndoshta, për të paudhëzuarit dhe, për ata që nuk janë në dijeni për këtë çështje, kjo duket ca pretencioze, por, realiti është se unë qe 30 vjet pres një shans të tillë angazhimi për çka edhe kam investuar dhe arrritur  gradën akademike përkatëse për t’i shërbyer popullit tim dhe atdheut tim, JO për të  fituar “Çmimin Nobël” për fshirjen e sokaqeve të Europës dhe të Amerikës, sepse nuk e kam  një “kualifikim” të tillë për “lopatë” dhe për “fshesë”, sepse Babai im ndjesë pastë, më ka përgatitur për shkencë dhe për dituri, që t’i shërbej kombit dhe atdheut, ashtu sikurse i shërbeu ai me pushkë në  Betejën e Novi Pazarit (1944) dhe në Luftën e Drenicës  së Shaban  Polluzhës (1945). Këtë amanet të pavdekshëm, që të jem shërbëtor i kombit dhe syri e veshi i atdheut, ma ka lënë, edhe daja im ndjesë pastë, Avdyl (Ymer) Perçuku, i pushkatuar në Taukbahqe të Prishtinës, më 1947, për shkak të veprimtarisë së tij nacionaliste ilegale në rajonin e Shalës dhe të Bajgorës (1944-45).

 Z. Ministër Konjufca,

-Tani, ju jeni në potez, dëshriorni kuadra të mirëfillta profesionale  nga fusha e diplomacisë, e drejtësisë ndërkombëtare dhe e marrëdhënieve ndërkombëtare, ja, jam gati të pranoj kërkesën tuaj, i lartnderuar Ministër.

 Prof.Dr.Mehdi Hyseni

(Drejtor i Departamentit për Diplomaci dhe Politikë Ndërkombëtare të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork)

kosova.atdhe@yahoo.com

NEXHMIJA PËRLOTI SALLËN E KONCERTEVE NË TIRANË – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Nexhmije Pagarusha, hyjnesha e skenës
 
     Viti 1970. Në kuadrin e shkëmbimeve kulturore, ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, Seksioni i Kulturës pranë Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, kishte ftuar Nexhmije Pagarushën dhe Zef Tupecin, për vizitë në Shqipëri. Me këtë rast, mysafirët e nderuar u bënë pjesë e një shfaqje të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë.
     Në hyrje të Pallatit të Kulturës, ishte vënë një pllakatë, ku njoftohej se Ansambli Shtetëror jep shfaqje, me pjesëmarrjen e kosovarëve Nexhmije Pagarusha dhe Zef Tupeci. Interesimi, kurreshtja ishte e shtuar, sepse në atë skenë kishin pëerformuar rusë, kinezë, aziatikër të tjerë, evropianë të kuq, por jo edhe shqiptarë nga Kosova!
     Natyrisht, më të interesuarit për këtë shfaqje ishin ikanakët e Kosovës, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Kur themi të Kosovës, përfshihen të gjitha trojet shqiptare, të mbetura jashtë Shqipërisë londineze. Andaj, edhe sigurimi i biletave u vështirësuar. Megjithatë, disa nga ne, ikanakët e vonshëm, kryesisht, studentë, arritëm t`i siguronim biletat.
     Shfaqjet e Ansamblit shtetëror, gjithëherë shoqëroheshin me një solemnitet të veçantë, ku të pranishëm ishin edhe ndokush nga byroistët e partisë-shtet. Edhe asaj mbremje ashtu ndodhi. Përgaditja profesionbale, këndim e vallëzim, ishte harmonizuar mjeshtërisht. Krejt në fund të programit, moderatorja prezanton  praninë e dy artistëve kosovarë dhe i ftonë në skenë.
     Dalja në skenë e Nexhmije Pagarushës ishte hyjnore. Atëbotë, 37 vjeçare, gjithë sharm e bukuri, rrezatonte mirësi e fisnikëri të pafundme. Përformimi skenik, inteligjenca, ngrohtësia interpretuese, finesa e papërsëritshme, të harmonizuara me hijeshinë e pashoqe, maxhepsën publikun e shkolluar  dhe buzëhollë, me sqimë të Tiranës. Përshëndetja, sa përulëse, aq edhe krenare, falenderuese për duartrokitjet e stërzgjatura të artdashësve metropolian, të Nexhmijës, jo vetëm për nga ndjesia, por edhe nga shkëlqimi i skajshëm, ishte risi në këtë skenë artistike. Në fjalët që i dilnin nga mendja dhe zemra – njëherësh, përçoi mesazhin e mallit dhe të dashurisë së shqiptarëve të Kosovës, për Shqipërinë nënë. Publiku, i prekur në ndjesinë vëllazërore, shpërtheu në duartrokitje. Nexhmija përloti Sallën e Koncerteve në Tiranë.
     Bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, këndoi tri këngë, nën shoqërimin me def nga Zef Tupeci. Nga salla u përsëritën, si në kor, “Baresha, Baresha!” Por, përgjigjia ishte vetëm buzëqeshja e ëmbël, plot keqardhje, e Nexhmijes. Jashtë sallës u tha se mungonte orkestrimi shoqërues muzikor. Por, më shumë u përfol, në surdinë, se “ishte jashtë standardit ideologjik komunist”, për kohën, hapësirën, vendin, Shqipërinë tonë supër-staliniste!
     Dëshira e ikanakëve shqiptarë të Kosovës, të ardhur në Shqipërinë e vjetër dhe të re, për t`u takuar e përshëndetur me binomin artistik, Nexhmijen dhe Zefin, mbetën pengu  i tyre. Viti 70-të, ishte shumë herët, një komunikim mes shqiptarëve, në të dy anë e kufirit. Shoqërimi i rreptë nga salla në Hotel “Dajti”, me hyrje të ndaluar për të pa autorizuarit, pamundësonte komunikimin. Kjo vlente edhe për Profesor Eqrem Qabejn dhe shkrimtarin Jakov Xoxa, kur prisnin në Lulishtën “Rinia”, përballë “Dajtit”, për t`i takuar absolventët e Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Rugovën dhe Rexhep Ismajlin, në vizitën e tyre të parë në Shqipëri, më 1971. Madje, edhe për këtë lloj takimi, kërkohej leje përkatëse.
     Ritakimi i Nexhmije Pagarushës me këngëtarën Fitnete Rexha, ishte emocional. Familja Pagarusha, në vitet `40-a, kishin qenë fqinj me banim në Tiranë. Dhe, ishin pritur e trajtuar me përzemërsi nga Familja Rexha. Babë Rexha, siç e thërrisnin tiranasit dhe më gjerë, ishte njeri i zëshëm. Ai u vra më 1946.
     Me rastin e tërmetit në Durrës e Thumanë, u fol shumë për mikpritjen e shqiptarëve të Kosovës, madje, “me epërsi, krahasuar me shqiptarët e Shqipërisë londineze!?” Në tej 70 viteve jetë, më shumë të jetuara në Shqipëri, se sa në Kosovë, mendoj se është e kundërta. Mikpritja e Shqipërisë së vjetër, me gjithë varfërinë e skajshme, dikur, është proverbiale. Shqiptarët atje janë shumë më afër Kanunit, traditës shqiptare. Gajreti i shqiptarëve londinezë, tejkalon atë të shqiptarëve të Kosovës. Dhe, kjo është provuar që nga pritjet e refugjatëve masivë të shqiptarëve të Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare, pas Lidhjes të Prizrenit si dhe përgjatë dekadave të mëvonshme, me shpërnguljet dhunëshme, nga trojet e tyre lindake.
         Ligësia irrituese e shpifësve
     Në ditën e varrimit, në ditën e zisë kombëtare, kur arkmorti, me trupin e pajetë të Nexhmije Pagarushës, bartej bulevardit të Prishtinës, gazetari Reshat Sahitaj, nga Brukseli, villte vrerë për simbolin e dashurisë së popullit, kur shqiptarët e kudondodhur, me lot e dhimbje, po i jipnin lamtumirën e fundit! Përçudshëm, si e pikasi, pikërisht, këtë ditë, për lansimin e një shpifje të madhe, kundër Nexhmijës!?
     Gazetar Reshati na kujton ndoca biçim “inelektualë” në vitet `60-a, të cilët në vend të mburrjes me zërin, këngën, artin e Nexhmije Pagarushës, e përcillnin me shpifje e denigrim, vese këto të provincialëve profanë. Në mes tjerash, llapaqenët llomotisnin se Nexhmija vizitat mjekësore i bën ke doktori gjinekolog serb. Për hir të vërtetës, mjekësia, qoftë edhe ajo e bërë nga doktorët serbë, ka qenë shumë korrekte. Shkrimtari Gorki shkruan: “Mos mohoni gjithëçka tek tjetri, sepse rrezikohesh të të mos të besojë askush për asgjë”.
     Ndoshta, si rrethanë lehtësuese për gazetarin Sahitaj, mund të shërbejë çekuilibrimi i tij, edhe në dy raste paraprake:
     1) Për ta arritur, pa meritueshëm, ndihmën sociale belge, bëri veprime spektakulare publike jo normale, njëjtë sikur ndoca “politikanë” të Kosovës dhe të Maqedonisë, në Zvicër dhe gjetkë në Evropë, më vonë “komandantë të UÇK-së!!”
     2)  “Vehbiu donte ta helmonte Beogradin e Kralevën”, duke helmuar ujin e pijshëm, shkruante, dikur, Reshat gazetari. Por, helmimi masiv është hiç më pak se terrorizëm. Rrjedhimisht, ai e justifikon vrasjen e Vehbi Ibrahimit nga Serbia, sot dëshmor i Kosovës.
     Zot, na ruaj nga shpifësit e çekuilibruar!