VOAL

Please Wait ...
0%

Albumi Piktorit: Shkrimtari dhe filozof shqiptar ne nje version alla Mao Ce Dun – Grafikë nga AVNI DELVINA

By | July 17, 2017

Komentet

Studimi i fotografisë historike të Kol Macës

Në Tiranë, studiuesi i njohur i fotografisë historike, Qerim Vrioni, po vazhdon prej disa vjetësh kërkimet mbi fotografin shkodran Kol Maca.

Vrioni gjeti foton “Bija e Gjon Palit”, të krijuar nga Maca në vitin 1913, dhe vazhdoi studimet mbi artin e tij.

Kol Maca ka patur 3 studio fotografike, në Shkodër, Vlorë e Tiranë, qysh nga fillimi i shekullit të kaluar, por krijimtaria e tij e rrallë ka ngelur krejtësisht jashtë vëmendjes.

Korrespondenti ynë në Tiranë, Ilirian Agolli, bisedoi me studiuesin Qerim Vrioni dhe përgatiti materialin në vijim.

Studiuesi i njohur i fotografisë shqiptare, Qerim Vrioni, ka 5 vite që po gjurmon krijimtarinë e fotografit shkodran Kol Maca, i cili jetoi rreth 63 vjet nga viti 1882-1945.

Ai zbuloi shumë foto të autorit Kol Maca në Shkodër dhe në Vlorë, portrete të figurave si Abedin Nepravishta, Nebil Çika e Ali Asllani, banorë të thjeshtë me kostume popullore dhe pamje nga krahina të ndryshme.

Por fotoja më e veçantë është “Bija e Gjon Palit” e vitit 1913 nga rrethimi i Shkodrës.

Fotoja ka marrë vlerësimet më të larta nga ana artistike dhe historike, ndërsa kërkimet e Qerim Vrionit vazhdojnë pa ndalim për ta ndriçuar plotësisht autorin Kol Maca.

Fillimisht atij i bënë përshtypje dy foto “Gratë me shkarpa” dhe “Ceremonia e përcjelljes së trupit të Ismail Qemalit nga Vlora në Kaninë.

Edhe pse veprat e këtij nxënësi të Kol Idromenos u krijuan gati 100 vjet më parë, për Kol Macën nuk kishte shkruar askush më parë.

Një pjesë me rëndësi e krijimtarisë së Kol Macës, krahas pejzazheve e dokumentare nga Tirana dhe krahina të tjera, janë edhe portretet e personaliteteve dhe tema shoqërore si bujqit vlonjatë dhe malsorët shkodranë.

Ai botoi në shtypin italian në vitet 1907-1908 edhe studime etnografike e historike të shoqëruara me fotot e tij.

Kol Maca jetoi mbi 60 vjeç dhe nisi fare i ri krijimtarinë e tij dhe në afro 40 vjet punë duhet të ketë nxjerrë një mori fotogafish nga të tre studiot e tij në Shkodër, Vlorë e Tiranë.

Për këtë autor dhe krijimtari nuk është folur asnjëherë gjatë diktaturës madje as tani gjatë demokracisë.

Por studiuesi Qerim Vrioni është i vendosur ta risjellë edhe një herë në jetë veprën e gjerë të autorit të mrekullueshëm, me vlera të rralla artistike dhe historike.

Piktura “e rizbuluar” e Da Vinçit shitet për 450 milionë dollarë

Rekordi i mëparshëm për një pikturë të shitur në ankand ishte “Women of Algiers” (Gratë e Algjerisë) e Pablo Picasso-s, e pikturuar në vitin 1955, e cila u shit rreth 180 milionë dollarë në vitin 2015

NEW YORK– Piktura “Salvator Mundi” e artistit të rilindjes Leonardo da Vinçi është shitur për 450 milionë dollarë në New York të mërkurën vonë në mbrëmje, duke thyer rekordin për veprat më të shtrenjta të nxjerra në ankand ndonjëherë.

Rekordi i mëparshëm për një pikturë të shitur në ankand ishte “Women of Algiers” (Gratë e Algjerisë) e Pablo Picasso-s, e pikturuar në vitin 1955, e cila u shit për gati 180 milionë dollarë në vitin 2015.

“Salvator Mundi” është një përshkrim i Krishtit, me një dorë të ngritur dhe një sferë qelqi në të majtën e tij. Është një nga më pak se 20 pikturat e da Vinçit që ekzistojnë.

Një nga pikturat e pronarëve të parë, e krijuar diku pas vitit 1505, ishte Mbreti Charles I i Anglisë.

Vepra e artit, e cila u zhduk deri në vitin 2005, më vonë u ble nga një koleksionist britanik i artit dhe u shit për vetëm 60 dollarë në vitin 1958, siç besohet gjerësisht të mos jetë origjinale e da Vinçit.

RADIO TIRANA: TË DIELËN NË MBRËMJE NËPËRMJET MIKROFONIT VJEN ALFRED MILOT MIRASHI

Te DIELEN ne mbremje, 12 nentor 2017, ora 20.30, ne RADIO TIRANA,ne emisionin “LARG & AFER”,ne rubriken”Mikrofoni i HAPUR”, nepermjet linjes telefonike do te jetë maestro Alfred Milot MIRASHIN,artistin shqiptaro-italian , qe ka bërë emër në Itali,ku jeton dhe punon prej 26 vitesh.

-Alfred Milot MIRASHI u lind më 29 gusht 1969 në Milot, në rrethin e Kurbinit.Pas shkollimit tetevjecare ne vendlindje me sakrifica prindërit e dërguan në shkollën e mesme artistike në Durrës.Pas mbarimit te saj u largua drejt Italisë, në eksodin e marsit të vitit 1991, në kërkim të nje shprese per nje jete me te mire.Pervec punes se perditshme per te mbijetuar atje ai arrin te kryej edhe studimet e Larta. Ai sot është një nga artistët më të njohur e më të vlerësuar me çmime në Itali e tashmë fama e tij është ndërkombëtare duke ekspozuar në shumë galeri të botës. Alfred Milot Mirashi mban emër arti emrin e qytetit nga vjen, me krenarinë se e ka nderuar vendin e tij, traditat dhe familjen e madhe që sakrifikoi për të. I vleresuar me “Medaljen e Artë” në Londër dhe me Çmim të parë në Romë,ai vjen në një rrëfim ekskluziv per Radio Tiranen,ne emisionin tone LARG & AFER.

Te DIELEN ne mbremje pra miq ne mikrofon me z.Alfred Milot Mirashi.

-Ne Tirane, Radio Tirana mund te ndiqet ne FM,99,5 MHz,ndersa ne internet ne,Google & Google chrome, www.rtsh.al (Radio Tirana 1)ose ne linkun:
http://rtsh.al/radio-tirana-live/

-Nje fundjave te mire dhe degjim te kendshem miq!

Alfred Milot Mirashi: Rruga ime e gjatë nga Miloti në galeritë më të mira të artit botëror

Ka lindur në Milot në një familje kulakësh e si pasojë e politikës së atyre viteve, kulaku Alfred nuk mund të lejohej të vazhdonte shkollën e lartë. Por ai kishte talent dhe nuk u dorëzua. Me sakrifica prindërit e dërguan në shkollën e mesme artistike në Durrës nga ku në mesin i mijërave njerëzve të dëshpëruar, u nis drejt Italisë. Më pas shumë punë, shumë sakrifica por përsëri pasioni nuk e la të dorëzohet. Ai sot është një nga artistët më të njohur e më të vlerësuar me çmime në Itali e tashmë fama e tij është ndërkombëtare dhe ka ekspozuar në shumë galeri të botës. Alfred Milot Mirashi mban emër arti atë të qytetit nga vjen, me krenarinë se e ka nderuar vendin e tij, traditat dhe familjen e madhe që sakrifikoi për të. Vjen në një rrëfim ekskluziv artisti i nderuar me “Medaljen e Artë” në Londër dhe me çmim të parë në Romë.

Prej shumë vitesh tashmë emri juaj është i një artisti me sukses ndërkombëtar, e bashkë me të ju mbani emër arti atë të qytezës nga vini, Milotit. Sa krenar ndiheni për këtë?

Ishte një sfidë e imja personale ta vendosja emrin tim të artit Milot, edhe pse sot jam me nënshtetësi italiane, në periudhën time kur isha student në Brera në Milano, ishin vite ku nëpër gazeta e televizione nuk flitej gjë tjetër veçse gjëra negative për popullin tonë, ndërsa unë sot kudo në botë e prezantoj veten time me këtë emër. Rruga ime e gjatë nga Miloti në galeritë më të mira të artit botëror ka qenë e vështirë, por unë gjithmonë jam krenar për qytetin dhe origjinat e mia.

Cilat ishin arsyet që ju detyruan të largoheshit nga Shqipëria drejt Italisë? Si i kujtoni ato vite?

Arsyet që u largova i dinë të gjithë, për kombin tonë ishte një tragjedi e tmerrshme, po largoheshin në masë njerëz, shpresa e të gjithëve ishte të iknin një orë e më parë. Kur e kujtoj më rrënqethet trupi se si u larguam në atë lloj forme. Unë isha dhe familje kulaku, ne nuk kishim mundësi të ndiqnim shkollën e lartë e shumë gjëra të tjera ishin të pamundura për familjen time.

Nga Napoli ku jetuat disa vite ju u drejtuat në Milano, në Brera, ku vazhduat studimet. Aty nisi karriera juaj?

Në fillim në Brindisi, pastaj në Napoli, e më pas në Brera, ku fillova dhe akademinë e Arteve të Bukura në Milano, ku realizova ëndrrën time të parë për të vazhduar shkollën e lartë, në një ambient artistik fantastik.

Si ishte të ndieje aromën e kulturës dhe borgjezisë italiane? Çfarë morët ju prej saj?

Në Milano me shumë sakrifica, ja arrita dhe përveç se mbarova Akademinë, më pas shkova me programin Erasmus në Angli ku u njoha me shumë artistë dhe kritikë të Artit Italian dhe të cilët më ndihmuan shumë në formimin e ideve të reja artistike kontemporane.

Në CV tuaj nuk mungojnë punët e shumta dhe sakrificat që keni bërë për të arritur ku jeni, shumë artistë të tjerë të emigruar e fshehin këtë fazë të jetës. Ju pse jo? Sa ju ka përkrahur familja juaj në këtë pasion?

Pa sakrifica nuk arrihet asgjë, familjen time e kam pasur përherë afër nga ana morale dhe pozitiviteti, ata nuk i harroj kurrë, nuk harroj kurrë se me çfarë lloj forme sakrifice më çuan në shkollën e mesme Artistike “Mujo Ulqinaku”në Durrës e më pas.

Në eventet e shumta të artit ku keni marrë pjesë, jeni nderuar me shumë çmime, mes tyre dhe me “Medaljen e Artë” në Olimpiadën e Arteve të Bukura në Londër ose me Çmimin e Parë në “Premio Arte Roma 2016”. E kishit menduar që do të arrinit deri në këtë sukses? Na tregoni mbi këto pjesëmarrje dhe emocionet tuaja.

Në Londër ishte dhe ish Ambasadori Mal Berisha, kur më dhanë Medaljen e Artë, ishte diçka historike për mua dhe familjen time, vitin që shkoi në Romë u nderova me çmimin e parë, këto çmime e të tjera vlerësime si këto, duket sikur të bëjnë të harrosh se sa e vështirë është sot të bëhesh Artist në Itali. Këto çmime të japin më shumë energji dhe të bëjnë të shikosh më përpara.

Ju keni ardhur edhe në Shqipëri me punën tuaj. Si jeni pritur dhe cilat janë dallimet dhe të përbashkëtat që gjeni në art?

Në Shqipëri kam ardhur duke qenë Kurator i 2 ekspozitave, njëra ishte Bienalja e Torinos dhe tjetra ishte nga fotografi i madh kinez Zen Yi. Këto arrita t’i realizoj falë ish drejtorit të Muzeut Kombëtar, Melsi Labi, një njeri shumë pozitiv dhe me vizion që me të vërtetë i mungon shumë institucioneve tona në Shqipëri.

Çelësi është një simbol në shumë qytetërime. Si e zgjodhët atë si motiv në veprat tuaja?

Kjo është skulptura ime e momentit, është një Çelës “INUTILE” të cilin e zgjodha rastësisht, sepse më pëlqen forma magjike e çelësit në vetvete dhe mënyra e formës së prishur e bën diçka unike në botën e artit kontemporan.

Jetoni në Firence, një djep i artit dhe kulturës botërore. Pse vendosët të hidhni rrënjë aty dhe si janë ditët tuaja fiorentine?

Ka më shumë se 10 vite që jetoj në Firence bashkë me familjen time, këtu çdo rrugë, çdo bulevard, është plot me skulptura, “Piazza Signoria” duket sikur është një studio artisti, arkitektura e mahnitshme, këtu jo vetëm arti por i tërë qyteti është i zhvilluar në çdo fushë, letërsi, teatër, shkencë. Më duket e pabesueshme që kam pasur këtë fat të jetoj këtu, në një qytet siç thuhet në italiasht “a misura d’uomo” pra i kapshëm nga njerëzit.

Kur u ke treguar miqve të huaj ose kolegëve mbi jetën tënde dhe qytezën nga vjen, cilat janë përshtypjet?

Nuk besojnë se çfarë vuajtjesh ka hequr familja ime e populli ynë në kohën e komunizmit, shumë vetave iu mbushen sytë me lot kur iu tregoj se çfarë formash mizore përdornin dhe në çfarë mënyre “përdhunoheshin intelektualisht” artistët e poetët e vërtetë nga sistemi mizor komunist.

Sipas mendimit tuaj, cili është çelësi i një arti më të kultivuar dhe i një jete dinjitoze për artistët shqiptarë?

Sipas mendimit tim mendoj që artistët mbas vitit ‘91, sidomos artistët kontemporan shqiptar, e prezantojnë artin shqiptar kudo në botë me shumë dinjitet, përpara ishte arti i realizmit socialist, që prezanton historinë e një periudhe të kaluar historike, por nga ana artistike ndërkombëtare nuk vlen aspak, sepse në shumë vende të Evropës bëhej revolucion në art, ndërsa tek në bëhej arti i Xhaxhit….

Po shteti sa rëndësi ka në ecjen përpara të artit dhe kulturës?

Për cilin shtet e keni fjalën, shteti ynë për artistët nuk ekziston sepse shteti duhet të gjejë forma për të përkrahur artistët e vërtetë por ndihmon disa persona që i përdor për propagandën e tij. Ne duhet të mësojmë nga Franca e Kina, ku aty përkrahet arti bashkëkohor nga shteti, ne kemi më shumë se 25 vjet demokraci dhe nuk është bërë ende një ekspozitë me artistët e këtyre viteve, ndërkohë që artistët shqiptarë, me dinjitet, ekspozojnë nëpër shumë muze të botës dhe janë të ftuar kudo.

Keni hasur ndonjëherë në paragjykime apo dhe racizëm në jetën tuaj në Itali?

Normale, por mua nuk më trembin këto forma paragjykimesh, janë për njerëz të dobët pa diapazon.

A ka bërryla ose konkurrencë të pandershme në mesin e artistëve jashtë kufijve?

Kudo ka konkurrencë, sistemi italian pothuajse i ngjan sistemit tonë, por ama këtu sikur është bota më e madhe dhe gjen porta të hapura, pa Çelës….

Nga se frymëzoheni më së shumti?

Nga jeta e përditshme, ekspozitat që shikoj ose dhe udhëtimet e fundit që kam bërë si p.sh ai në Kinë etj.

Në fillimet tuaja ka pasur edhe bashkëpunim me stilistë të njohur si Laura Biaggiotti. I vazhdoni ende ato?

Në ato vite kam pasur miqësi me drejtoreshën e Laura Biaggiotit në Milano kur isha student në akademinë e Brera, por tani kam angazhimet e mia artistike të cilat më impenjojnë shumë e nuk më lënë shumë kohë për bashkëpunime të tjera.

Me cilat materiale punoni dhe cila teknikë është më e preferuar për ju?

Pothuajse i përdor të gjitha materialet, bëj dhe eksperimente sepse sot ka shumë materiale me të cilat mund të realizosh shumë ide artistike. Unë lëvroj si pikturën edhe skulpturën, si formë për të shprehur artin tim.

Cila është porosia më e çuditshme ose më interesante që ju kanë bërë për një vepër?

Kjo e fundit, do të realizoj për një qytezë që quhet Cervinara një skulpturë, një Çelës 20 metra të larte, do të filloj ta realizoj javën tjetër dhe do të inaugurohet në nëntor të këtij viti.

Kur do t’u rishohim me një ekspozitë në Shqipëri?

Shpresoj me një ekspozitë timen personale .

Cilat janë ekspozitat më të fundit ku keni marrë pjesë?

Në Kinë, në jug të Italisë afër Leçes , Lizzanello dhe në Pietrasanta.

A ka Alfredi një ëndërr në sirtar, një vend ku do të donte të arrinte me veprën e tij?

Ëndrrat për një artist janë të shumta e nuk mungojnë asnjëherë, por mbi të gjitha shpresoj të jem përherë i lumtur familjarisht dhe të jetoj me art.

ALBUMI I ATJON ZHITIT VLERËSOHET NË EUROPË…

NË  LOUVER DY PIKTORË SHQIPTARË NDEROHEN ME ÇMIME, GJERGJ KOLA ME MEDALJEN E KRIJIMTARISE, ATJON ZHITI ME MEDALJEN E KUJTIMIT

 

 

Albumi me vizatime e piktura i Atjon Zhiti po vlerësohet në Europë. Ai pak kohë ka që është botuar dhe eshte shperndare ne librarite kryesore te Tiranes e ato te aeroportit, po ka terhequr vemendjen dhe eshte vleresuar ne metropole te Europes, ne Itali e France, Austri… deri dhe nga japoneze…

1Albumi dhe dekorata.

Këto ditë u hap ne Muzeun e Louvrit ne Paris Ekspozita Ndërkombëtare e Arteve Kontemporane.

Fondacioni Nderkombetar Artistik “Artcom Expo International”, që promovon dhe mbeshtet artiste nga vende te ndryshme te botes, kishte ftuar për të katërtin vit rradhazi piktorin tashme te njohur shqiptar me banim në Itali,  Gjergj Kola, me të cilin fondacioni bashkëpunon prej kohësh

Tabloja sugjestionuese e tij, “The Kiss”, mori vlersime të shumta dhe u nderua me Medaljen e Krijimtarise.

2 vizatim dhe dekorata

Në këtë edicion piktori Gjergj Kola paraqiti dhe një piktor të ri, bashkatdhetarin Atjon Zhiti. Krijimtaria e tij e permbledhur  në albumin “OPERA ATJON”, pergatitur mjeshterisht nga piktori dhe kritiku i artit Gezim Tafa, shpalos një krijimtari të çiltër artistike, plot fantazi, ngjyra e nuanca te fresketa,  te sistemuara me estetike dhe nivel te larte professional, u shpreh mjeshtri Gjergj Kola. Albumi përmbledh nje ëndërr, sa fëminore, po aq dhe universale, një realitet dëshirash, skica, vizatime e dritë, të shoqëruara me dy ese, kritika artistike nga dy profesionistë si dhe punime kushtuar Atjonit nga piktorë të njohur, që nga postkubisti Ibrahim Kodra e deri te impresionisti Gjergj Kola, i cili me elegancë ka arritur të kapë buzëqeshjen engjellore të Atjonit.

6 piktura  të Gjergj Kolës për Atjonin u vunë dhe ne ekspoziten vetiake në Galerine “Espace” ne Paris.

Bordi drejtues i ketije fondacioni, presidenti Hans Salbu dhe Baronesha Jiselda Salbu, i dhane “Medaljen e  KUJTIMIT” artistit te ri Atjon Zhiti, ne shenje nderimi dhe adhurimi per nivelin e shkelqyer artistik, te paraqitura me cilesi ne kete album, bagazh estetik i formuar nga një përvojë e veçantë, që shijohen dhe pranë veprave dhe kryeveprave në Galerite dhe muzeumet e famshme te Europes.

3 nga ceremonia e dekorimit

Gjatë kësaj kohe, piktori mbresëlënës Gjergj Kola ishte i ftuar edhe nga “Hypatija Festival” në Napoli ne Itali, ku ai bashëbisedoi virtualisht me imazh që nga Louvri me presidenten e ketij Festivali kulturor-shkensor, të mbeshtetur nga UNESCO. Piktorit tone iu kërkua të flasë  për tematiken dhe mesazhin e tablos së tij “The Kiss”  e të punës së tij në pergjithsi si dhe te prezantojë Albumin “Opera Atjon”, ku të pranishmëve në ekranin e madh u shfaqeshin fragmente dhe detale nga vepra rinore e Atjon Zhitit.

Të dy këta emra, Gjergj Kola dhe Atjon Zhiti, janë të lidhur me Italinë, por dhe me Francën dhe Europën, duke sjellë nga Atdheu i tyre  vlera dhe vegime të një Shqipërie Europiane.

 

Nga “Lajmëtari i së Mirës”

PUNIME PËR “VOAL” NGA HELIDON H.: EXPO TIRANË 20 – 25 TETOR 2017

 

P E R G A T I T I  D H E  P O S T O I    K R I S  A     R  U  L  I    (  G R E Y)

 

EKSPO NË TIRANË

        20 – 25  T E T O R   2017

 Helidon Doni Haliti është me Brikena Gegprifti Haliti dhe 29 të tjerë.

Tetor 2 në 8:42.MD ·

Të nderuar miq,dua të ndaj me ju ekspozitën time të parë në akuarel me 40 punime gjatë viteve, Ekspo të cilën e bëj bashkë me mjeshtrin kinez, dekanin e Akademise se Chantou-t ku edhe ai vjen me 40 punime. Kështu nis një maratonë Eksposh personale me mjeshtra të mëdhenjë të mediumit të akuarelit. Kjo Ekspo u mbajt me shumë sukses në Kinë dhe unë e sjell pranë artdashësve të mi në Muzeun Kombetar të Tiranës,pranë sheshit të mrekullueshëm Skenderbej.

                         Jeni të mirëpritur në datën 20 tetor ora 19:00

LI  XIOCHENG DHE HELIDON H.

 

 

 

 

 

   B I L L  M A Z R E K U,  K U R A T O R  I  E K S P O  NË   T I R A T E T O R  2 0 1 7

 

 

 

 

Pamje nga Ekspo e Helidon H., Tetor 2017- Tira

 

Helidon H.-Pamje nga Ekspozita Tiranë  2017

 

 

 

                                           Helidon H- VILXHIATIVË 2017

 

 

 

                               Helidon H- RE LIQEN NË MJEGULL, KAVAKË

 

              

                       DY AKUARELISTËT E EKSPO TIRANE TETOR 2017

 

            

 

 

P E R G A T I T I  D H E  P O ST O I    K R I S A   R U L I  (  G R E Y )

FAQE NGA KARIKATURA SHQIPTARE – SHTJEFEN PALUSHI – TEFA – Nga PETRO MEJDI


E di, duhej filluar nga patriarku i karikatures , ZEFIRI , Zef Bumçi ,por une kam njohur nga afer Tefen .E kam pare shume here ne Shkoder , me te shumten e hereve, kur dilte nga klubi i deges se lidhjes se shkrimtareve dhe artisteve .E shikoje shpesh te shoqeruar me shkrimtare e piktore .Por miqte e tij , me te cilet e kam pare me shpesh , ishin shkrimtaret e shumte humoriste qe kishte Shkodra ne ato vite .E shikoje te shetiste me Bik Pepen ,Kolec Pepen , Paulin Selimin etj .Ai ishte dhe ilustruesi i librave te tyre humoristike ne poezi e proze .Me ka takuar dhe mua nja dy -tre here qe te bej me te disa dhjetra metra , jo vetem , pasi une nuk kisha njohje personale , por kur rastesisht e gjenim duke dale nga klubi i lidhjes , nga Kafja e Madhe etj , i afroheshin poetet studente si Bujar Xhaferi , dhe keshtu perfitoja dhe une per ta pare nga afer .Thuajse gjithmone e njejta skene !Njeren dore mbi njerin gju , me ane te se ciles i jepte trupit perpara dhe doren tjeter gjithmone te zene me gazeten ” Drita ” , revisten ” Hosteni ” dhe pa tjeter disa fleteformat, nga ato qe i perdorte per karikaturat e ardheshme .I mencur dhe hokatar , mencuri qe pasqyrohej dhe ne karikaturat e tij , te cilat kane nje stil origjinal , sa qe e dhe pa emrin e autorit te ishin, do te kuptoheshi se ishin te Tefes .I mencur dhe ne barcoletat e tij , gjithe humor , filozofi dhe antikonformiste .Tefa ka ilustruar me dhjetra botime te fushes se humorit dhe satires dhe me qindra tregime te botuara kryesisht ne revisten ” Hosteni” dhe gazeten ” Drita ” .Nje nga veprat me te njohura qe ka ilustruar Tefa eshte romani “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo ” te Dritero Agollit .Nga lapsi i tij i mencur kane kaluar burokratet dhe presidentet amerikane , Hrushovi , Brexhnjevi e nje mori figurash te politikes boterore .Kam bindjen, qe dikujt ne Shqiperi duhet t ‘ i shkoje ndermend qe te botoje nje Album , Enciklopedi me trashegimine me te spikatur te krijimtarise se Tefes , por e dhe te karikatures shqiptare ne pergjithesi .Per te ilustruar keto shenime, kam postuar dhe disa karikatura te shkeputura nga koleksioni i gazetes “Drita ” .E di qe thesari me i madh dhe me i vyer i karikatures se Tefes eshte ne koleksionin e revistes ” Hosteni ” , qe ndoshta ne te ardhmen do te shkepusim e dhe prej andej ndonje cikel sosh .

HELIDON H. – EXPO NË GJENEVË 25 SHTATOR – 20 DHJETOR 2017

P E R G A T I T I D H E P O S T O I K R I S A R U L I ( G R E Y)

 

BILBIL MAZREKU, KURATOR I EKSPOZITËS NË GJENEVE, SHTATOR 2017

HELIDON H: TAKIM ME KOLEGËT E VIZITORËT

 

PiktoriHelidon H- mes vizitorëve

Piktori Helidon H: mes vizitorëve

 

Pamje nga Ekspo e Helidon H., shtator 2017- Gjenevë

 

Helidon H. Gjatë një bisede me një kolegun e tij

Helidon H.-Pamje nga Ekspozita në Gjenevë 2017

 

  P E R G A T I T I  D H E  P O ST O I    K R I S A   R U L I   (  G R E Y )

 

3 P U N I M E P Ë R “ V O A L ” NGA H E L I D O N H. E X S P O N Ë K I N Ë 15 – 20 S H T A T O R 2 O 1 7

 

P E R G A T I T I  D H E  P O S T O I    K R I S  A     R  U  L  I    (  G R E Y

 

EKSPO NË KINË

   15-20  SHTATOR.

 


 

HELIDON H: DEMONSTRIM AKUARELI NË PRANI TË VIZITORËVE

 

EKSPO NË KINË

   15-20  SHTATOR

 

DHELIDON H: DEMONSTRIM AKUARELI NË PRANI TË VIZITORËVE

 

 

EKSPO NË KINË

15-20  SHTATOR.

 

HELIDON H: BISEDË ME GAZETARËT NË SALLËN E EKSPOZITËS

 

 

 

HELIDON H: BISEDË ME GAZETARËT NË SALLËN E EKSPOZITËS

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

HELIDON H. PËRSHËNDET VIZITORËT GJATË  DEMONSTRIMI TË AKUARELI

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

HELIDON H. :  PËIZAZH, AKUAREL 2017

 

 

 

 

 

P E R G A T I T I  D H E  P O ST O I    K R I S A   R U L I   (  G R E Y )

EKSPO NE KINE 15 – 20 SHTATOR 2017

 

EKSPO NE KINE

15-20  SHTATOR.

 

Home and abroad, bosom friends

Dear friends I am happy to share with you my upcoming event, the exhibition
“Home and abroad, bosom friend”.
Helidon Haliti (Albania) and Xiaocheng Li (China ) watercolor joint show.

This exhibition is organized by the Shantou Chaoshan Watercolor Art Academy , Artists Association of Guangdong China ; Shantou people’s association for friendship with foreign countries ,
at the Shanton Museum , China ,September 15th – September 20th, 2017,
Including Opening Ceremony and sketching activity.

This exhibition that i am going to open with my dear friend, the Master of watercolor Mr. Li Xiaocheng , who is the member of Artists of China and deputy director of Watercolor Arts Council of Guangdong and dean of Chaoshan Watercolor Academy as well, it’s one exchange exhibition, that after China is going to be open in Albania at her capital city Tirana, at the National Historical Museum, from October 20th –October 25th , 2017 .The exhibition is going to be curated by the Great Master and dear friend Mr. Zhou Tainya , who is a well-known curator and author, editor, who has successfully organized many international events in China, including Shenzhen International Watercolor Biennial and Qingdao International Watercolo Salon. He edited several books has become China’s best-selling watercolor book

 

 

 

 

HELIDON:  S A L L A  E   E X S P O Z I T Ë S,  15-20  S H T A T O R  2  O 1  7

H E L I D O N  H.  :   PEIZAZH    (  VAJ  ),  NGA ARKIVI, 2 01 7

 

P E R G A T I T I  D H E  P O ST O I    K R I S A   R U L I   (  G R E Y )

ALBUMI I PIKTORIT – CIKËL ME PEIZAZHE NGA NAZMI HOXHA, POET DHE FILOZOF I NATYRËS

Voal – Në rubrikën ‘Albumi i piktorit’ po sjellim për lexuesit tanë një cikël me peizazhe të piktorit të shquar Nazmi Hoxha.

 

Poet dhe filozof i natyrës, Nazmi Hoxha ka hapur me dhjetëra ekspozita në Evropë dhe në Amerikë. Piktor që punon me kujtesë, Nazmiu merret kryesisht me peizazhin dhe pothuaj tërësisht tematikën dhe frymëzimet i merr nga vendlindja e tij, Tropoja.

Ndonëse jeton dhe krijon në Qytetin e Nju Jorkut prej gati 20 vitesh, piktori vazhdon të punojë me dritën e vendlindjes në krijimet e tij.

Nëpërmjet këtij cikli, lexuesi ynë ka mundësinë të shijojë natyrën, të parë nëpërmjet një këndvështrimi tejet origjinal, të spikatur që në fillimet e piktorit dhe të thelluar gjatë përvojës së tij gjithnjë e më të sukseshme, çka e bën atë të papërsëritshëm dhe të veçantë.




1965, VIZATIMI NË POLICI – Kur Qamil Grezda akuzohej për punë të fshehta kundër partisë


 

Fatmira NIKOLLI

Në polici, 1965. Laps në letër.
Ky shënim në anë të një prej vizatimeve të Qamil Grezdës në ekspozitën e çelur të enjten në Galerinë Kombëtare hedh dritë më shumë mbi jetën e piktorit.


Pyes kuratorin e ekspozitës, Oltsen Gripshi, se cila është ngjarja pas vizatimit? “Ky imazh ka të bëjë me një histori personale midis Qamil dhe Ermir Grezdës dhe policisë së kohës”.
Sipas tij, ndërkohë që Qamili ikte dhe kthehej nga studio e tij, kishte gjithmonë me vete me piktura ndër duar. Policia, do ta akuzonte si “matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë”. Sipas kuratorit të ekspozitës “Qamil Grezda, grabitqari i bukurisë së natyrës… 1917-1992”, në këto vizatime përjetësohen çaste nga një prej shumë atyre thirrjeve në polici për të dëshmuar.
“Ka qenë një përndjekje e vazhdueshme e piktorit aq sa dita-ditës e ndikuan drejt gjinisë së peizazhit për mos portretizuar diktatorin (një kërkesë e vazhdueshme e autoriteteve të kohës) dhe kjo u kthye në një ndëshkim për të. Por, njëkohësisht e bëri të pavdekshëm artistin pikërisht falë vetë kultivimit të kësaj gjinie (peizazhit)”, thotë kuratori për “Gazetën Shqiptare”.


100 vjetori
Ekspozita vjen në kuadër të 100- vjetorit të lindjes së artistit Qamil Grezda dhe përmbyll aktivitetet dedikuar këtij përvjetori. E kuruar nga Oltsen Gripshi, ekspozita bazohet në një koncept retrospektiv mbi krijimtarinë e Qamil Grezdës. Janë ekspozuar 55 vepra, nga të cilat pjesa më e madhe i takojnë koleksionit të familjes dhe prezantohen për herë të parë për publikun.
Krahas artit të Grezdës, në sallë shfaqen edhe objekte origjinale të vetë artistit si: xhaketa, apo kapelat, të cilat mbante kur pikturonte në natyrë, kavaleti, dy tavalocat, valixhja me penelat e bojërat, fotografi të piktorit gjatë periudhës së studimeve, diploma e Akademisë së Arteve të Bukura në Romë, letërkëmbimet mes tij dhe artistit të madh Ibrahim Kodra, video e vizitës së Ibrahim Kodrës në shtëpinë e Qamil Grezdës pas vdekjes së këtij të fundit, blloku i vizatimeve dhe skicave, qosteku në ar, të cilin e mbante me vete kudo ku shkonte, ditari vetjak dhe maska në allçi e piktorit fill pas vdekjes së tij.
Në konferencën për shtyp drejtori GKA, Artan Shabani e cilësoi artin e Qamil Grezdës si një vlerë kombëtare dhe falënderoi familjen Grezda për kontributin e saj. “Ekspozita dedikuar 100- vjetorit të lindjes së piktorit Qamil Grezda është e rëndësishme për Galerinë Kombëtare të Arteve dhe meriton vëmendjen e publikut. Janë prezantuar 55 vepra, nga të cilat 12 janë pjesë e fondit të GKA dhe pjesa tjetër nga koleksioni i familjes. Në këtë kontekst dua ta falënderoj Ermirin, të birin e Qamil Grezdës dhe familjen e tij për ruajtjen me fanatizëm të veprave të artistit.
Ekspozita dëshmon një pikturë tek e cila ndihet forca dhe thellësia e akademisë italiane. Është një trashëgimi familjare, por mbi të gjitha kulturore e kombëtare”, tha Shabani.


Oltsen Gripshi, kuratori i ekspozitës shpjegoi për mediat konceptin artistik, duke shtuar ndër të tjera: “Koncepti kuratorial i kësaj ekspozite është ndërtuar duke prekur hap pas hapi krijimtarinë e artistit, që nga vizatimet e para në teknikën e sepies dhe karbonit. Më pas duke soditur brenda kësaj hapësire prekim hap pas hapi momente të ndryshme të këtij artisti sikurse janë pikturat. Për t’u theksuar është se artisti Grezda përpos artit dhe vlerave artistike, ka qenë një piktor deri diku i përndjekur. Dikur kjo ishte një fatkeqësi, por që u kthye në një vlerë për artin tonë pamor, pasi u krijua (pas Vangjush Mios), një traditë e peizazhit, prandaj Qamil Grezda e mbyll dhe e kodifikon personazhin e tij, me gjininë e peizazhit në pikturën shqiptare duke ndërthurur shkolla të ndryshme.
Ndër ekspozitat personale të piktorit Qamil Grezda, kjo ekspozitë vjen ndryshe, pasi është plotësuar edhe me elementët jetësor të këtij piktori”.
Në konferencën për shtyp edhe i biri i artistit, Ermir Grezda ndau disa detaje nga formimi artistik i piktorit Qamil Grezda: “Nostalgjia e tim ati ishte Roma, por mbi të gjitha Firence. Në pikturën e tij ndihet ndryshimi midis akademizmit të Romës, dhe atij të Firences. Për të Firence ka qenë gjithmonë më liberale, më impresioniste, më e hapur. Aty ai ndiente një penelatë tjetër, një tjetër atmosferë të artit”, u shpreh Grezda. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10 shtator 2017.