VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Albumi i piktorit – Avni Delvina: NA GISHTIN !…NA DHE TOPET !

By | October 14, 2019

Komentet

Artisti Italo-Shqiptar Milot sjell në Vinci artistin e madh Kinez Wu Weishan – Nga Artur Spanjolli

Artisti Milot e artisti Wu Weishan,drejtori i Muzet Nazional i Pekinit

Kane kaluar tashme me shume se 500 vjet qe kur Leonardo da Vinci vdiq ne France, dhe ky mjeshter i madh ishte i destinuar te ishte nje fanar ndriçues jo vetem per breza te tere artistesh dhe shkrimtaresh, por edhe nje ispirues studjuesish dhe filozofesh te cilet konsumuan jeten e tyre duke zhbiruar personalitetin kompleks te ketij gjeniu te rilindjes italjane. Leonardo, i njohur kudo ne bote, nuk i shpetoje as edhe kines se larget, ku artiste te tjere, ne kontekste historike te largeto apo me te aferta, jane ndeshur dhe njohur me gjenine e artistit toskan. Nje nga ato artist eshte dhe Qi Bai shi, nje klasik i kines se madhe qe ne kulturen kineze ka nje peshe artistike, gati te njejte me peshen e rilindasit perendimor toskan. Kjo gje, nuk i ka shpetuar nje skulptori te madh kontemporan kinez, me emrin Wu Weisha, i cili duke njohur te dy keto personalitete. Si ate poliedrik dhe shumeplanesh te Leonardo Da Vinçit, si ate te artistit kinez Qi Baishi, eshte frymezuar nga keto dy gjeni te njerezimit te cilet qene produkt i dy koherave te ndryshme, i dy kulturave te ndryshme, i dy popujve te ndryshem , por skulptori i madh kinez, i ka lidhur bashke ata, ne vepren e tij te njohur: Varka e Leonardos dhe Qi Baishit. Duke bere skulpturat e dy gjenive te njerezimit, te lidhura bashke me nje varke, nje skulpture ne bronz, skulptori kinez, i ka lidhur ato bashke jo vetem si dy gjeni te artit, por edhe si dy figura frymezimi. Keshtu qe e famshmja “Rruge e mendafshit” nuk mbetet vetem ajo, por mund te interpretohet edhe si “Rruga e artit” Ose me mire: “Rruga e perbashket e artit!” Skulptori kinez e ka ekspozuar kete veper ne bronx ne Muzeun Kombetar te Artit ne Pekin, dhe vepra eshte nje mirnjohje e thelle e artistit kinez Wu, per gjeniun toskan.

Nuk mjafton kjo. Skulptori i njohur italo-shqiptar Alfred Mirashi Milot, kur ishte per nje vizite ne Kine, i beri aq shume pershtypje kjo mirnjohje e thelle e skulptorit kinez per Leonardon, sa qe me rastin e 50 vjetorit te miqesise italo-kineze, propozoi ta ekspozonte vepren “Varka e Leonardos dhe Qi Baishit” ne Itali.

Ne qytezen e lindjes se Leonardos ne Vinci te Italise. Atje pra, me date 17 Janar te ketij viti, do te inaugurohet dhe kjo veper e bukur e skulptorit kinez, kushtuar dy gjenive boterore. Nje nder i madh qe i behet gjeniut toskan, nga nje artist kinez me nje frymemarrje nderkombetare, nje ekspozite ne qiell te hapur qe u mundesua nga intuita dhe vullneti i skulptorit Milot. Wu Weishan, i cili eshte dhe drejtori i Muzeut Kombetar te artit ne Kine, do te jete i pranishem ne inaugurimin e ekspozites, inauguron keshtu dhe piketakimin e dy mjeshterave. Leonardo, babai i rilindjes artistike, dhe Qi Baishi, babai i piktures kineze moderrne. Do te jene te pranishem gjate ceremonise se inaugurazionit dhe galeristi Nikolo Raugei dhe doktor Andrea Raugei. Vepra te cilen skulptori don tia dhuroje Vincit, qytetit te lindjes se gjeniut, do te mbetet pjese e vlerave artistike te qytetit te Vincit. Ai me kete rast e ka titulluar vepren e tij: “Dialog pertej kohes dhe hapesires: mjeshtrat e artit italjan Leonardo dhe atij kinez, piktorit Qi Baishi”. Do te jete i pranishem gjithashtu edhe ndermjetesi, skulptori dhe artisti me origjine shqiptare Milot, fale te cilit, u be e mundur ky aktivitet mes kultures se dy popujve miq. Italise dhe Kines.

 

 

 

Artur Spanjolli  Firenze 2020

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë

Lushnjes iu kthye vajza e saj një herë e përgjithmonë. Më e mira e të gjithave. Vaçe Zela!

Prej disa ditësh në mes të qytetit të Lushnjes është vendosur statuja e Vaça Zelës, ashtu si na është fiksuar, duke kënduar  “Moj Arbëri” dhe duke i rënë kitarës.

NJë vepër e mrekullueshme e skulptorit të talentuar Arben Bajo e ka portretizuar artisten me një vërtetësi të rrallë!

Në përurimin e saj në Lushnje kishin shkuar artistë të njohur, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.!

Nuk mungonte padyshim edhe vajza e vetme e Vaçes Zelës dhe Pjetër Rodiqit,  Irma Rodiqi, e cila përmallshëm në rrjetin social shpreh mirënjohjen dhe shkruan:

“Falemnderit Lushnja e shtrenjtë e nënës sime!”

Vaçja e donte pa kushte Lushnjen dhe Lushnja po ashtu!

Vendosja e statujës përkon me organizimet e rastit të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

 

Filmi shqiptar “Lajmi” i Lorin Terezit fiton çmimin e parë në festivali ndërkombëtar te filmit Flickerfest 2020 në Australi –

Shqiperia u rendit e para mes shume shteteve pjesemarres.* Festivali Flickerfest eshte i akredituar dhe faze seleksionuese per Çmimet Oscar dhe Bafta

 

Filmi “Lajmi” me regjisor Lorin Terezi fiton çmimin e pare si filmi me i mire i festivalit Flickerfest, ne premieren boterore ne Australi.

Flickerfest është një festival ndërkombëtar i filmit të shkurtër që mbahet çdo vit në janar në Bondi Beach, Sidney, Australi.

* Festivali Flickerfest eshte i akredituar dhe faze seleksionuese per Çmimet Oscar dhe Bafta

Filmi shqiptar “Lajmi” që posa u nderua me çmimin e parë eshte produksion Shqiptaro-Spanjoll i finacuar nga Qendra Kombetare e Kinematografise ne Shqiperi. Kacak Production dhe Mailuki Films(Spanje). Ideja e filmit nisi nga nje kronike lajmesh, ku deshmitari shprehte kenaqesine e protagonizmit, qe ishte ne kundershti me deshmine makabre qe duhej te jepte.

Skenari u shkrua nga Lorin Terezi dhe nga Anila Balla. Lorin Terezi është njekohesht edhe producent i filmit.

Xhirimet u kryen ne fshatin Shen Gjergj, me pjesemarrjen e banoreve te te gjithe fshatit.

Ne rolet kryesore luajnë Lena Kryeziu Bokshi, Bilbil Kasmi, Mirjana Deti, Besnik Ferra, Pellumb Dervishi.

Drejtor Fotografie Denald Grepcka me suportin e Papadhimitri Film Production.

Flickerfest eshte festivali me i rendesishem i filmit te shkurter ne Australi, ai ka nje pjesemarrje nderkombetare me mbi 3000 filma nga e gjithe bota.

Kete vit qe filmi ‘The News’ (ne shqip Lajmi) mori pjese dhe kishte njekohesisht dhe shfaqjen e pare jashte Shqiperise ishte Edicioni 29 i Flickerfest. Filmi mori çmimin ‘Best International Short’ qe eshte ekuivalent i Çmimit te pare.

Shqiperia u rendit e para mes shume shteteve pjesemarres.

Ky eshte filmi i dyte i shkurter i Lorin Terezit me mbeshtetjen e Qendres Kombetare te Kinematografise.

Me kete çmim, “Lajmi” vazhdon automatikisht rrugen per Oskars dhe Bafta.

2020 Awards

Më 19 janar 1839 lindi Paul Cézanne, piktori i mrekullive të gjeometrisë

VOAL – Piktori Paul Cézanne (Pol Sezan) lindi në Aix en Provence (Francë) më 19 janar 1839 nga një familje e pasur. Ai ndërmori studime juridike, por i braktisi ata për të ndjekur profesionin e tij artistik. Ai fillimisht ndoqi kurse në Ecole de Dessin në Aix dhe më pas studioi në Paris, në Académie Suisse.

Ai u refuzua nga Ecole des Beaux-Arts dhe, për disa vjet, jetoi në mes të Aix dhe Parisit, ku ai u miqësua me piktorë dhe artistë të tjerë ilustrues që korrespondojnë me emrat e Pissarro, Bazille, Renoir, Sisley dhe Monet. Në fillim ai nuk tregoi interes për rinovimin piktural të Impressionistëve dhe deri në vitin 1873 ai pikturoi vepra ende të lidhura me traditën romantike, siç janë “Dhimbja” dhe “Gomari dhe hajdutët”. Shumë nga këto vepra dallohen për tonet e tyre të errëta, nga përzierjet e rënda të ngjyrave si “Negri Shipion”.

Gjatë luftës Franko-Prusiane të 1870 ai u zhvendos me Hortense Fiquet, modelen e tij dhe më pas gruan e tij, në Estaque, në Provence. Më 1873 ai pikturoi “Shtëpia e njeriut të varur në Auvers”, një vepër që shënoi fillimin e fazës impresioniste të piktorit. Dështimi i grupit Impressionist për të ekspozuar shënoi shkëputjen përfundimtare të Cézanne nga grupi dhe jeta e tij pas kësaj u karakterizua nga lëvizje të shumta nëpër Francë, nga të cilat ai mori frymëzim për peizazhet e shumta të pikturuara në këtë periudhë.

Nga 1883 ai u tërhoq në Provence, duke u përqëndruar në kërkimin e një teknike që u distancua nga ai Impressionist për të përmirësuar, përmes ngjyrës, vëllimet e formës. Në këto vite ai riparoi me këmbëngulje të njëjtat tema: vizione të Estaque, malit Sainte-Victoire, shumë jetë ende, portrete të gruas së tij “Madame Cézanne në kolltukun e kuq”, motive të jetës së përditshme, kompozime të ndryshme.

Vetëm në vitet nëntëdhjetë dhe në fillim të shekullit XX, megjithatë, kritikët njohën vlerën e veprës së tij: ekspozita personale e vitit 1895 ishte triumfi i parë i vërtetë për artistin, dhe një sukses ishte edhe ekspozita në Sallonin d’Automne të 1904. Që nga viti 1900, duke vuajtur nga diabeti, ai mbeti pothuajse gjithmonë në Aix-en-Provence. Në vitet e fundit të jetës së tij ai punoi në “Les Grandes Baigneuses” (1898-1905), një sintezë e studimeve që kishte grumbulluar në dhjetë vitet e mëparshme.
Punime të famshme të Paul Cézanne

Portreti i Achille Emperaire (1867-1868)
Një Olympia moderne (1873-1874)
Madame Cézanne në kolltukun e kuq (Madame Cézanne dans un fauteuil rouge, 1877)
Gjiri i Marsejes nga pamja e Estaque (1878)
Oborri i fermës (1879)
Vazo blu (1889-1890)
Les Baigneurs (1890)
Lojtarët e kartave (1890-1895)
Gustave Geffroy (1895-1896)
Natyrë e qetë me qepë (1896-1898)

/Elida Buçpapaj

VIDEO – Gjeniu 7 vjeçar Nikollë Niko Prendi reciton 2800 vargje të Fishtës

Nikoll Prendi, 7 vjeç nga Balldre i Lezhës është një fëmijë me aftësi të rralla.

Ai mund të recitojë jo pak por 2800 vargje të At Gjergj Fishtës pa ndaluar asnjë sekond, me një shkëlqim në sy.

 

Video e tij është bërë hit në rrjetet sociale.

I lumte goja e i kendofte zemra ketij djali!

Ky eshte shembulli i gjalle se si ka mbijetuar gjuha shqipe nder shekuj dhe se si nuk do te shuhet kurre.

Qe nga Homeri, Eposi i Kreshnikeve dhe Gjergj Fishta, menyra se si tregohen historite ne vargje eshte shume i ngjashem.

E vetmja gjuhe qe mund te zbertheje Iliaden dhe Odisene eshte gjuha jone e dashur shqipe.

Jemi me te vertete nje popull i zvogeluar ne numer por madheshtor ne histori e kulture.

Nuk ka as nje dyshim qe jemi pellazgo-iliret e hershem.

Me vjen keq qe ndoshta jo te gjithe mund ta kuptojne djaloshin ne gegerisht por sa te rrah zemra kur e kupton dhe sa te bukur jane tingujt e vargjeve!

Ne qytetin e Vincit, vendi i lindjes se Leonardo Da Vincit, arrin vepra e Mjeshtrit te artit bashkekohore kinez Wu Weishan

Me rastin e festimit te 500 vjetorit te Leonardos, do te arrisin ne muajin e fundit, ne qytetin e tije te lindjes, per tu vendosur tek Muzeumi i Leonardo da Vincit, dy skulptura te mrekullueshme, te cilat do te dialogojne bashke mes Perendimit dhe Lindjes: perballe Leonardos, i cili prej shume shekujsh dominon universin e artit. Qe tani e tutje, vizitatoret e e gjithe botes do te shohin dhe figuren e Qi Baishi, mjeshter i madh i piktures kineze te 900-tes. Dy figura te medha qe do te jene perballe dhe do te dialogojne. Perballe artit te tyre, shekujt do te ndalen, duket gati gati sikur mjeshtri kinez don ti shprehe mirnjohjen dhe admirimin Mjeshtrit te madh te te gjithe koherave nga Toskana.

Artisti Milot bashke me Artistin Wu Weishan, drejtor I muzeut Nacional te Pekinit , perballe skulpturave qe ishin te ekspozuara ne Kine me dt 17 Janar di te Vendosen perballe Muzeut te Leonardo Da Vincit , Ku Artisti dhe kuratori Italo-Shqipetare Milot eshte kuratori i ekspozites bashke me Lyu JIANFU.

Kjo ide lindi gati rastesisht, por ndoshta e deshi fati qe keto dy skulptura, te konceptuara ne Kine, te vinin pra dhe te vendoseshin ne qytetin e lindjes se Leonardos. Jo gjithkund por aty ku e meritonin, ne Vinci. Ndersa vizitoja Muzeun Kombetare te Artit Kinez me miqte e mi nga Kina, i goditur nga keto skulptura, nga keto dy personazhe te realizuara ne bronz, me nje gjuhe artistike shume te ndryshme, nga arti tradicjonal kinez.

Duke diskutuar me mjeshtrin Lyu Juanfu mbi keto vepra arti te realizuara nga skulptori Wu Weishan, me lindi ideja e dialogut mes mjeshtrave dhe mesazheve te tyre universale, te afte te mundin barrjerat qe i ndanin ne kohe dhe hapesire. Fola me bashkiakun e Vincit dhe me drejtoreshen e e Muzeut Leonardo da Vinci, si dhe me artistin kinez, nese ai pranonte ti dergonte punet ne Itali. Dhe keshtu mori jete ky projekt qe u be e mundur fale galeristit Nikolo Raugei dhe dott. Andrea  Raugei.

Duhet njohur dhe gjesti fisnik i Mjeshtrit Wu Weishan. Ai do te dhuroje Vincit keto dy skulptura , dhe jo vetem kaq, ai ndjehet dhe krenare qe veprat e tije do te qendrojne ne shekuj ne qytetin e lindjes se Leonardos.

Sapo sheh veprat e mjeshtrit Wu Weishan kupton pernjeheresh aftesia e tije per te realizuar skulptura gjigande te afta per tu bere monumente te verteta. Duke i veshtruar duket sikur shihet dhe shpirti I artit qe ato mbartin ne vetvete, sidomos shpirti I artit italjan dhe ai i artisteve francez. Mjeshtri ka krijuar nje stil te vetin origjinal, shume poetik dhe te tijin me plasticitetin e formave.  Ai krijon personazhet e tij me thjeshtesi dhe ben qe mesazhi I tije te lexohet mire. Mesazh qe mbart brenda dhe e ben te njihet si i tije origjinal ne tere boten.

Faleminderit mjeshteri Wu Weishan, qe sot e tutje, perveç “Udhes se Mendafshit,” do te njihet dhe “Udha e Artit” qe na bashkon dhe na ben me te njellojte ne bote. Nje bashkbisedim qe fillon me dy deshmitare te veçante: Leonardo Da Vinci dhe Qi Baishi.

Alfred Milot Mirashi

Firenze 2020

Artist dhe kurator.

Dora e Zotit

Eskilstuna, Suedi
Dora e Zotit ishte një nga veprat e fundit të Milles para vdekjes së tij. Një burrë i vogël po qëndron në një dorë të madhe. Ai po shikon lart dhe trupi i tij është i tensionuar, i mbajtur nga Dora e Zotit. Skulptori suedez Carl Milles punoi në Dorën e Zotit nga 1949-1953. Ky ishte një nga tre veprat e fundit të jetës para vdekjes së tij në 1955. Origjinali është vendosur në qytetin suedez Eskilstuna, kopje të saj i gjen edhe në Detroid, Tokio, Melburn, Pekin etj.
Melburn
Detroid
Japoni

Më 31 dhjetor 1869 lindi piktori dhe skulptori i shquar francez Henri Matisse

VOAL – Piktori dhe skulptori francez Henri Matisse lindi në Le Cateau-Cambrésis (Francë) më 31 dhjetor 1869: ai jetoi gjatë një prej periudhave më të dendura të ngjarjeve tragjike të historisë. Megjithatë, në veprën e tij, nuk ka asnjë gjurmë të tjetërsimit, të vuajtjes, të kontradiktave të epokës sonë: pikturat e tij janë një botë veç e veç, në të cilën ka lehtësim, paqe, strehim, çlodhje, qetësi, ngjyra dhe dritë.


Përvojat e para të studimit

Nga 1895 deri më 1899 Matisse ndoqi studion e Gustave Moreau, duke studiuar veprat e Manet dhe Cezanne dhe, duke ndier përvojat e impresionizmit, në 1897 ai krijoi “Shkretëtira”.

Pas disa qëndrimesh në Angli, Korsikë dhe rajonin e Toulouse, në vitin 1902 ai mori pjesë në disa ekspozita në galerinë B.Weil në Paris, duke ekspozuar, mes veprave të tjera, gjithashtu “Pamja e Notre Dame në pasditen e vonë” të vitit 1902.


Pikturë Fauves

Në këto vite, nga studimi i tij i thelluar i artit neo-impresionist dhe nga zbulimi i artit afrikan dhe aziatik, lindi “pikturimi i pastër i fauves”, një rrymë e re e së cilës Henri Matisse është interpretuesi më i madh.

Në vitin 1941, në bashkëpunim me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, ai pikturoi kanavacën e famshme “Naturë e vdekur me manjola”. Më 1943 u vendos në Vence, ku iu përkushtua, në vitet nga 1949 deri në vitin 1951, në ndërtimin e kapelës Dominikane të Madonna del Rosario.


Punimet dhe veprat

Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë “Nudo e kaltër” i vitit 1907, “Vallëzimi” i vitit 1908 dhe “Vallja dhe Muzika” e vitit 1910. Seriali “Odalisques” është i famshëm për prodhimin e tij në vitet 1920.

Në të njëjtat vite artisti gjithashtu u hodh në lëmin e skenografisë, vizatimit dhe gdhendjes; në vitet 1930 prodhoi edhe tapestries. Punimet e tij të skulpturës prej bronzi janë gjithashtu të shumta.
vdekje

Henri Matisse vdiq në Nice më 3 nëntor 1954.


Disa nga veprat e Henri Matisse:

Natyrë e vdekur me dy shishe (1896)
Bufe dhe tavolinë (1898)
Studimi nën çati (1903)
Luks, Qetësi dhe Bollshmëri (1904)
Portreti i André Derain (1905)
Grua me kapelë (1905)
Madame Matisse (1905)
Gëzimi i të jetuarit (1905-1906)
Detari i ri (1906)
Autoportret (1906)
Luksoze (1907, dy versione)
Harmonia në të kuqe (1908)
Biseda (1909-1912)
Vallja (1910)
Muzikë (1910)
Natyrë e vdekur me fruta (1910)
Studimi Rozë (1911)
Peshku i artë (1912)
Vazo nasturtiums dhe Vallja (1912)
Qëndrim në këmbë (1913)
Koka e bardhë dhe rozë (1914)
Mësimi i pianos (1916)
Piktori dhe modelja (1916-1917)
Violinist në dritare (1918)
Pendët e bardha (1919)
Gruaja dhe anemonet (1920)
Meditimi pas banjës (1920-1921)
Nudot blu (1952)
Trishtimi i mbretit (1952)
L’Escargot (1953)
Le Bateau (1953)

/Elida Buçpapaj

“Një teatër për demokracinë”, revista vjeneze për protestën

Teatri Kombëtar shqiptar në qendër të Tiranës është okupuar. Intervistë në Gift – revistë për teatrin e pavarur, 03/2019, Vjenë me aktivisten që mbron teatrin, Lindita Komani.
Që prej më shumë se një viti një aleancë e gjerë e përbërë nga artistë dhe intelektualë, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, proteston kundër planeve të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, për ta shembur ndërtesën e Teatrit Kombëtar e për të ndërtuar në vend të saj një kompleks me gjashtë kulla, banesa, zyra dhe një qendër tregtare, i cili mes të tjerash do të bëjë vend edhe për hapësira për teatër dhe aktivitete.
Kur qeveria e njoftoi drejtorinë e teatrit në korrik të këtij viti që pajisjet e mbetura të spostoheshin diku tjetër, u kuptua që shembja ishte afër. Aleanca okupoi ndërtesën e teatrit. Gjatë një sulmi të dhunshëm të policisë ku edhe një përfaqësues i okupuesve u ndalua për pak kohë, konflikti u përshkallëzua. Një bllokim i territorit nga policia u anulua pas një kundërdemonstrate spontane. Prej atëherë artistë nga vendi dhe bota shprehin solidaritetin e tyre me okupuesit në kuadër të një festivali të përhershëm, Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit.

Projekti i planifikuar i ndërtimit, realizimin e të cilit e ka marrë ndërmarrja daneze e arkitekturës Bjarke Ingels Group (BIG), duhet të realizohet në kuadër të një partneriteti publik-privat (PPP). Okupuesit, opozita dhe mediat kritike ndaj qeverisë akuzojnë qeverinë për mungesë transparence, korrupsion, pastrim potencial parash dhe shitjen e pronës publike. Qeveria ka kaluar për këtë një ligj në parlament që mundëson shitjen e pronës publike tek njerëz privatë të interesuar. Presidenti Ilir Meta e ka refuzuar disa herë nënshkrimin e këtij “ligji special”.

Për shkak të zbatimit të ngadalshëm të reformës në drejtësi Shqipëria aktualisht nuk ka një gjykatë kushtetuese funksionale, e cila të gjykojë mbi ligjshmërinë e një ligji të tillë special. Teatri Kombëtar në Tiranë është kthyer kështu në një provë vendimtare për demokracinë e re të vendit (sidomos në raport me hyrjen e planifikuar në Bashkimin Europian në vitin 2025) dhe në një pikë kristalizimi për një shoqëri civile që po krijohet.
Sabine Mitterecker foli me aktivisten Lindita Komani.

– Si e konsideron vlerën e angazhimit të shoqërisë civile në lidhje me protestat për ruajtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë?
Suksesi i protestave për mbrojtjen e Teatrit mund të kontribuojë vërtet në një rifillim të një angazhimi të shoqërisë civile në Shqipëri. Do të ishte një gur themeli për ngritjen e një shoqërie civile aktive, të mendimit të lirë e të orientuar për nga qytetarët, e cila në këtë formë është ende joekzistente në Shqipëri.
Qeveria në mënyrë ironike e quajtur “socialiste” që prej fillimit të protestave më shumë se një vit më parë, ka ndërmarrë shumë përpjekje që të veprojë kundër interesit publik. Në këtë këndvështrim ajo ka bërë gjithçka ka mundur për të kompromentuar e për të diskretituar personalitete të pavarura dhe të angazhuara në kuadër të protestave të teatrit. Në disa raste ajo pati sukses. Qeveria qendrore dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës u dhanë projekte artistëve të caktuar për t’i vendosur ata kundër kolegëve të tyre e kundër protestave. Por ata nuk ia kanë dalë që t’i ndërpresin protestat.

– A ka qëndrime nga përgjegjësit politikë mbi si do të shkojë çështja më tej? Si është atmosfera brenda Aleancës? A do të afrohen edhe artistë të tjerë?

Kryeministri Rama dhe kryetari socialist i bashkisë Erion Veliaj vazhdojnë të insistojnë që projekti prishja e Teatrit Kombëtar – ndërtimi i një kompleksi banimi me hapësira për aktivitete do të zbatohet. Para disa javësh u zhvillua një tender me afat 19 shtatorin. Projektidetë e dërguara duhet të vlerësohen në javët që pasojnë. Aleanca është skeptike për këtë.
Megjithatë atmosfera brenda Aleancës është në tërësi e mirë dhe ajo mbahet nga shpresa dhe bindja që protestat do të jenë të suksesshme. Së fundmi u lajmërua ambasadori italian Cutillo dhe paralajmëroi që çdo vendim lidhur me Teatrin Kombëtar duhet të ketë një mbështetje të gjerë nga populli, duke qenë se për vendime të tilla nuk ka më kthim mbrapa dhe kujtesa kolektive që jeton në ndërtesat historike përndryshe do të shkatërrohej.
Festivali për Mbrojtjen e Teatrit që nisi me aktivitetet që në korrik e më tej gusht e shtator e në të cilin kanë marrë pjesë shumë artistë shqiptarë që jetojnë jashtë si dhe artistë të huaj që shprehin solidaritetin e tyre, ishte një platformë e mirë për të nxitur vëmendje dhe për të sensibilizuar publikun lidhur me tema të mbrojtjes së monumenteve të kulturës dhe të angazhimit qytetar.
Mbështetje ka ardhur veçanërisht nga Austria, Gjermania, Kosova dhe Italia. Artistë shqiptarë që kanë emigruar, kanë shprehur solidaritetin e tyre në kuadër të festivalit. Pjesë teatrale janë sjellë në skenë në mënyrë vullnetare, janë organizuar instalacione, lexime dhe diskutime të shumta publike.

– A i ke parë planet për një “teatër zëvendësues”? Nëse po, si duken ato?
Nuk ka ende një plan zyrtar për teatrin zëvendësues. Ajo që publiku ka parë është një plan i arkitektit danez Bjarke Ingels nga viti 2018 si dhe reagime të kundërshtuesve të këtij plani. Në vend të Teatrit Kombëtar duhet që në një sipërfaqe prej 8000 m2 të ndërtohen kulla me deri 21 kate.

– Deri në çfarë mase është i rrezikuar stabiliteti politik në Shqipëri?
Shqipëria ka probleme të rënda – korrupsion të pakontrollueshëm, mendim të lirë të rrezikuar, një ekonomi shumë të dobët, asnjë lloj perspektive për të rinjtë, mungesë zgjedhjesh të lira – të gjitha këto të bëra bashkë sigurisht që rrezikojnë stabilitetin e vendit.
Teatri Kombëtar qëndron si një simbol i një rezistence të gjatë kundër përvetësimit të truallit publik në emër të interesave private të korruptuara dhe kundër metodave jotransparente të qeverisë. Nëse kjo nuk ndalohet dot, demokracia është vërtet në rrezik.

– A qëndron premtimi i politikanit opozitar Lulzim Basha për mbajtjen e Teatrit? Sipas mendimit tuaj si duhet të financohet Teatri e si duhet të shkojë puna me të në të ardhmen?
Politikani i opozitës, në skenën e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar me Aleancën një kontratë, sipas së cilës opozita zotohet që ta mbrojë Teatrin nga shembja. Supozohet që ai do t’i përmbahet kësaj kontrate përndryshe imazhi i tij si politikan do të vihet në lojë dhe protestat gjithsesi do të vazhdonin përsëri.
Duhet pasur parasysh që shembja e Teatrit Kombëtar nuk është temë e kohëve të fundit por ka nisur që para 20 vitesh. Çdo herë që qeveria ka dashur ta shembë atë, është protestuar fort.
Sipas vlerësimit të arkitektëve do të mjaftonin rreth 4 milion euro për ta renovuar ndërtesën tërësisht. Një ide që është diskutuar vazhdimisht, është ajo që të themelohet një fondacion, i cili e zhvillon dhe drejton Teatrin Kombëtar si një institucion i pavarur – i financuar nga shteti dhe fonde private.

Më 22 dhjetor 1903 lindi skulptori i shquar shqiptar Odhise Paskali

Odhise Paskali, (Përmet, 22 dhjetor 1903 – Tiranë, 13 shtator 1985) ishte skulptor shqiptar. Cilësohet si themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar.
Biografia

U lind në Përmet, i biri i Paskal Thanasit dhe Kaliopesë së Lami Papadhimitrit. I ati në fillim qe sekretar në administratën turke të duhanit në Dishkatë e Kozhan dhe më pas prift në Koblarë, Miçan, Frashër, Zavalan e Soropull të Dangëllisë, në Lipe e Leusë pranë qytetit të Përmetit dhe në Bënjë të Shqerisë. në hapësirën e viteve 1903 – 1919, ka jetuar e qëndruar pranë familjes, me prindërit, Paskalin e Kaliopin, si dhe me tri motrat, me Uraninë, me Angjeliqinë dhe me Elpiniqin, në qytetin e Përmetit (1903 – 1910, 1914 – 1919, me disa muaj qëndrimi larg qytetit gjatë vitit 1916), në Koblarë (1911 – 1914) dhe në Frashër (nga maj deri në shtator apo tetor 1916). Më 1919 ai shkoi në Itali, ku më 1923 kreu Liceun dhe u regjistrua në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë në Torino, ku më 1927 mbrojti diplomën në fushën e historisë së artit.

Më vonë, në 1931 krijoi shoqërinë “Miqtë e artit”. Në periudhën 1932-1937, në disa qytete të Shqipërisë, u ngritën disa monumente skulpturore, punime të autorit. Ai u bë nismëtar për krijimin e shoqërisë “Studenti shqiptar” në Torino dhe për botimin e revistës së studentëve shqiptarë të atjeshëm në vitet ‘20. Ndërsa në vitet ‘30 e shohim nismëtar të shoqatës “Miqt e Arbrit”; si organizator të së parës ekspozitë të arteve figurative dhe të çeljes së Shkollës së Vizatimit në Tiranë.

Hapat e para të karrierës së Odhisesë janë në fushën e publicistikës. Ai u shqua në estetikë dhe kritikë arti. Shkroi artikuj të ndryshëm me mendime e meditime për artin në mjaft organe shtypi të vendit apo të huaja. Nëse mund t’u hedhësh një sy artikujve të tij të viteve ‘20, mund të vësh re aktualitetin e tyre edhe sot. Sikur këto shkrime të autorit të mblidheshin, mund të bëhej një botim i veçantë mbi publicistikën e tij. Odhisea dinte t’u përshtatej me shumë zgjuarsi situatave në çdo kohë. Duke gjykuar se vendi në vitet ‘20-‘30 kishte mungesë skulptorësh, me të mbaruar fakultetin dhe studimet për artin, i përvishet punimeve plastike, pra artit të skulpturës pranë ateliesë së një skuptori italian realist e monumentalist të Torinos. Kështu ai bëhet skulptori i parë profesionist shqiptar. Me pushtimin fashist të vendit, Odhisea si erudit në fushën e artit, caktohet anëtar i Institutit të Studimeve të atëhershme, por në mungesë edhe të porosive të mjaftueshme, për ngritje shtatoresh, detyrohet të çelë një punishte për përgatitje shkumësash për nevojat e shkollave të vendit. Me çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë, krahas vazhdimit të krijimeve skulpturore për figurat e rilindasve, në tematikën e punimeve të tij zënë vend edhe heronjtë e popullit dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Edhe pse Odhisea jetoi në Përmet vetëm 14 vjet dhe shumicën e jetës 82-vjeçare e kaloi në Itali dhe në Tiranë, ai ishte i lidhur me vendlindjen. Përveç ecejakeve të herëpashershme pranë familjes në periudha të ndryshme para djegies së shtëpisë së tij në korrik të vitit 1943 nga fashistët, ai krijoi në vendlindje një sërë veprash, midis të cilave skulpturën e “Partizantit Çlirimtar”, punën e grupit skulpturor “Shokët” në varrezat e dëshmorëve të Përmetit; bustin e Naimit; të Nonda Bulkës dhe të Fanjo Çiçakos në qytet; bustet e vëllezërve Frashëri në sheshin para Shtëpisë Muze në Frashër, bustin e dr. Refat Frashërit, etj. Kompleksin e varrezave të dëshmorëve të Përmetit, ai e plotësoi me tri figura për të përjetësuar edhe tre kushërinjtë e tij të parë (Harallamb Papa, Gaqi Vinjau e Foti Adhami). Në shtëpinë e piktorit të merituar Aristotel Papa, që ka më shumë se një vit që është ndarë nga jeta, ndodhet edhe një bust i vëllait të tij, dëshmorit Harallamb Papa, punuar e dhuruar nga Odhisea vite më parë. Ndoshta ky bust mund të mos jetë evidentuar nga Galeria Kombëtare e Arteve Figurative. Odhisea, duke iu kushtuar kryekëput krijimtarisë së tij, nuk ishte i prerë për çështje administrative. Kur u emërua drejtor i Galerisë së Arteve aty nga vitet ‘60, ai nuk kishte dëshirë as t’i vinin telefon në zyrë, pasi zilja e tij e shqetësonte dhe nuk e linte të punonte. Përveç punimeve konkrete, ai mbante shpesh shënime në formë ditari, qoftë për meditime mbi artin qoftë edhe kujtime historike, gjë që bëri të mundur, që një vit pas vdekjes së tij më 1986, të botohej libri “Gjurmë jete”, një material në fakt i shkurtuar e i cunguar.
Veprat artistike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Skulptori i Popullit është i njohur për rreth 600 vepra në skulpturë, por mbi të gjitha në krijimtarinë e vet të larmishme janë të njohura veprat:

“I urituri”,
“KETI”,
“Malësori”,
“Luftëtari Kombëtar”, në Korçë
“Themistokli Gërmenji”, në Korçë;
“Ushtari i panjohur”,
“Partizani fitimtar” (Mathauzen, Austri) 1968;
“Naum Veqilharxhi”, bust në bronx , në Korçë;
“Monumenti i Skënderbeut në Tiranë” me bashkautorë, 1968;
“Gjergj Kastrioti (Skënderbeu)”
“Isa Boletini”
“Fan Noli”
“Onufri”
“Jeronim De Rada”, në Tiranë
“Pashko Vasa”
“Zef Skiroi”
“Çerçiz Topulli”
“Naim Frashëri”
“Vojo Kushi”
“Migjeni”
“Enver Hoxha”
“Idriz Seferi”
“Ahmet Zogu”

Më 22 dhjetor 1905 lindi piktori i shquar shqiptar Abdurrahim Buza

Abdurrahim Buza lindi më 22 dhjetor 1905 në Shkup në një familje gjakovare; vdiq më 7 nëntor 1986.

Biografia

Në moshën tetë vjeçare mbeti jetim dhe patrioti Bajram Curri kujdeset për shkollimin e tij. Regjistrohet në shkollë në Shkodër, në Tiranë dhe në Normalen e Elbasanit. Pastaj fiton bursë dhe me 1928 dëgjon një vjet në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino. Studimet e rregullta i kryen në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence pranë artistit Galeleo Kinit.

Pas studimeve, Buza shkoi përsëri në Shqipëri dhe u bë profesor i vizatimit në shkollën e mesme “Harry Fultz”.  Në vitin 1933 Buza, në një përpjekje bashkëpunuese me bashkëkohësit e tij, piktori A. Kushi, skulptori Odhise Paskali dhe piktori italian Mario Ridola, themeluan Shkollën Artistike të Vizatimit, e cila ishte shkolla e parë e Arteve të Bukura që u hap në Tiranë, Shqipëri. Kjo shkollë vendosi fazën artistike dhe estetike që do të vijë brezi i ri i artistëve shqiptarë. Në vitin 1935, ai pikturoi Nudon e parë shqiptare në një kohë kur shoqëria shqiptare e konsideroi një nudo imorale dhe të papranueshme. Ekspozita e nivelit kombëtar të Buzës u mbajt në prill 1945. Buza ishte ilustruesi i një prej dokumenteve më të rëndësishëm në historinë e arsimit shqip, abetaren e parë të gjuhës shqipe, botuar në 1945. Buza dha mësim në Shkollën e Mesme Artistike “Jordan Misja” në Tiranë në vitin 1947 derisa doli në pension në vitin 1966.

Puna e tij shembullore në hartimin e kurrikulës dhe reformimi i vazhdueshëm i saj siguroi një themel të shëndetshëm artistik për studentët. Gjatë viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri, artisti A. Buza vazhdoi punën e tij duke injoruar të gjitha format hajmali që u imponuan artificialisht artistëve të Evropës Lindore, dhe ruajtën vlerat dhe dinjitetin e tij artistik.

Edhe pse ndikimi i impresionizmit ndjehet në veprat e tij, nën presionin e realizmit politik që e impononte ideologjia e kohës Buza e gjeti zërin e tij unik në artin shqiptar. Pikturat e para janë të inspiruara nga qëndrimi i tij në Pogradec. Më vonë ai e thjeshton teknikën e tij por e shëndrron artin në simbolikë të lartë. Motivet etnike nga Gjakova, Kosova, dhe veriu i Shqipërisë bëhen subjekt i shpeshtë i tij. Ngjyrat e impresionizmit ndikojnë në të gjer në fund.

Veprat

Disa prej veprave të njohura janë:

  • Dasma kosovare
  • Pogradeci
  • Lagjja ime
  • Nusja kosovare (1950),
  • Një pjate rrush (1957),
  • Autoportret (1960),
  • Lojërat popullore
  • Azem Galica dhe luftëtarët
  • Refugjatët,etj.

Prej veprave të tij sot ruhen 500 tablo te realizuara në vaj dhe 10 000 vizatime. Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ruhen 59 punime të piktorit. Vepra të tjera ndodhen në Muzeun Buza në Tiranë.

Abdurrahim Buza u nderua me dekoratat Mësues i Popullit, Piktor i Merituar dhe Piktor i Popullit. Vdiq në Tiranë më 1987.

Skandali i radhes ne RTSH – Kompozitoret Shqiptare distancohen publikisht ( ne unanimitet te plote) nga Festivali ” Turbo folk “

Lajmi i fundit :

Kompozitoret Shqiptare (anetare te Albautor) distancohen publikisht ( ne unanimitet te plote) nga Festivali ” Turbo folk ” tallava me nr.58.i kenges ne RTSH.-

Ne dakortesi te plote priten reagime te fuqishme publike ne ditet ne vijim drejtuar institucionalisht drejtuesve te ketij institucioni dhe instancave te tjera si qeverise e Parlamentit Shqiptar.
( nga mbledhja e sotme ne Albautor krijuesit shqiptare u shprehen te indinjuar e shume te shqetesuar per zaptimin e Kenges se lehte shqiptare nga krijues e kompozitore te huaj- cka e ben inekzistent vete

Festivalin . U diskutua per hapat e metejshme konkrete qe Albautor duhet te nderrmare ndaj RTSH- se e drejtuesve te papergjegjshem te saj. )

Ne mbledhjen e sotme ne Albautor moren pjese:

1.Agim Doci
2.Xhevahir Spahiu
3.Jorgo Papingji
4.Limos Dizdari
5.Hajg Zacharian
6.Pellumb Vorpsi
7.Endri Sina
8.Elton Deda
9.Etrita Ibrahimi
10.Edmond Zhulali
11.Alfred Kacinari
12.Gjergj Kacinari
13.Voltan Prodani
14.Luan Zhegu
15.Osmani Mula
16.Enis Mullai
17.Erjona Rushiti
18.Pettit Terkuci
19.Pirro Duka
20.Esat Ruka
20.Miron Kotani
21.Clirim Denaj
22.Edmond Mancaku
23.Petrit Terkuci
24.Agim Rreza
25.Arjan Toci
26.Arjan Gici
27.Dritan Lumshi
28.Fatmir Lela
29.Erjon Sheme
30.Mimoza Tola
31.Alban Kujtim Laro
32.Kozma Dushi
etj…