VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Albumi i Piktorit – AVNI DELVINA: Ja dhe Akademia e Shkencave e zgjidhi problemin e saj

By | May 19, 2019

Komentet

Albumi i Piktorit: Grafikë nga cikli “Vjen një moment që mbarojnë dhe fjalët”

VOAL – Piktori i shquar grafist Avni Delvina është frymëzuar nga publikimet e reja të gazetës më të madhe gjerman, BILD, të bisedave të zyrtarëve socialistë, përfshirë Edi Ramën, gjatë fushatës për blerjen e votave të shqiptarëve.

Grafika nga cikli “Vjen një moment që mbarojnë dhe fjalët” ka në qendër ambasadorin gjerman të OSBE-së, i cili gjen mënyrën për të bërë të shurdhërin. Piktori e shoqëron grafikën me shënimin:

…..Car te te thush ty !!!!…Nuk ja vlen !!!!!!….
…..Degjoje Lili Marlenin e Bild-it se je dhe “gjerman” !!!!!!!!

Këpucarja e bukur, me regji të Orgockës: Nëse më do, do të kthehet! – Nga Vepror Hasani

Shkolla e Pojanit: Fuqia e artit na çon drejt dijes

Pritej të fillonte shfaqja, “Këpucarja e bukur” e Frederiko Garsia Lorka, tashmë e përshtatur për komedi. Salla e madhe e mbushur me nxënës, prindër dhe banorë të Pojanit, ra në qetësi. Thuhej se nxënësit e shkollës së mesme “Bardhyl Pojani” kishin përgatitur një shfaqje të bukur, me shumë të papritura, humor dhe pjesë këngësh të zgjedhura enkas nga serenatat Korçare, të cilat rrëfenin historinë e një dashurie të madhe me shumë vuajtje dhe brenga:

 

S’mendoja ta doja me zemër,

Si të vegjlit kaq shumë,

Ta shihja për çdo natë

Edhe në gjumë

 

Regjisor i shfaqjes ishte i mirënjohuri Dhimitër Orgocka. Gjithkush e dinte çfarë është i zoti të bëjë ai. Janë të shumta dramat dhe komeditë e vëna në skenë prej tij me mjeshtëri të rrallë. Për aktrim nuk zgjodhi vetëm nga nxënësit e mirë në mësime, por edhe nga ata me rezultate të ulta. Dëshironte t’u tregonte të gjithëve se edhe një nxënës që duket sikur nuk mëson, mund të shkëlqejë, mund të heqë dorë nga pirja e duhanit, e pijeve alkoolike apo droga, nëse është i tillë. Mund ta bindë veten që është i zoti dhe me zë të lartë të thotë: “Unë mundem”! Nisma kishte qenë e drejtoreshës së shkollës, Oriana Gjermani dhe e mësueses së artit, Elsa Mellelli. Iniciativa u përkrah nga të gjithë mësuesit e shkollës. Dëshironin të bënin diçka ndryshe, ku nxënësit të zbulonin aftësitë e veta, por për këtë duhej një regjisor i zoti, që interpretimi i roleve të ishte dinjitos dhe mesazhi të përcillej qartë. Këtë gjë mund ta bënte vetëm aktori dhe regjisori Dhimitër Orgocka pasi përvoja e tij regjisoriale është një jetë e tërë. Megjithatë Oriana dhe Elsa e kishin një merak: a do të pranonte ai të vinte çdo ditë në Pojan të mësonte nxënësit si vihet në skenë një shfaqje, si punohet me rolet dhe si të zbulonin çfarë janë të zot të bëjnë. Por Orgocka me të dëgjuar idenë e dy mësuesve, tha: “Do të vij patjetër, më pëlqen ideja juaj dhe ajo që doni të arrini. Atë çast Oriana Gjermani dhe Elsa Mellelli ishin bërë më krahë.

Çasti i shumëpritur

 

Më në fund çasti i nisjes së shfaqjes kishte mbërritur. Gjithçka ishte befasuese. Aktorët ishin shndërruar në kërcimtarë të veshur me kostume të bukura, me  koreografi të Rigels Hoxhës. Ishte një parathënie për çka do të vinte më pas. Aktorët flisnin me gjuhën e vallëzimit. Lëvizjet e tyre shprehin shumë: gëzim dhe dhimbje bashkë. E tillë ishte edhe jeta e dy bashkëshortëve, e personazheve kryesore, e cila herë shfaqej si komedi dhe herë si dramë, herë qeshej me lot dhe herë përjetohej si trishtim. Kalimi nga një ndjesi te tjetra, mbante gjithkënd mbërthyer çast pas çasti. Duartokitjet ishin të fuqishme. Kënaqësia e drejtoreshës së shkollës Oriana Gjermani dhe e mësueses së artit, Elsa Mellelli lexohej te sytë e tyre. Ishin krenare për nxënësit, ata po ia dilnin mbanë. Edhe regjisori Orgocka po e ndiqte me emocion edhe pse ishte i sigurtë se gjithçka do të shkonte mbarë deri në fund. Nuk pati asnjë ngatërresë, asnjë fjalë të harruar. Gjithcka shkonte rrjedhshëm, krejt natyrshëm. Për të ndjekur shfaqen kishte ardhur posaçërisht edhe aktori Koço Qendro, i njohur si “Kopraci korçar”. “Një shfaqje e shkëlyer, tha Qendro, me nxënës të mrekullueshëm”! Pastaj tha fjalët më të mira për dy mësueset. Prindërit e nxënësve dhe banorët ishin aty, sigurisht nuk kishte vend për të gjithë. Pojani njihet për tradita të hershme në teatër.  Në vitin 1957 patën sukses me dramën e vënë në skenë nga regjisori i parë Sokrat Mio. Që nga ajo ditë dhe më pas, shfaqjet teatrore nuk patën të pushuar. Me aktorët e Pojanit kishte punuar kohë më parë edhe Dhimitër Orgocka, edhe Pirro Mani. Grupi teatror i Pojanit konkuronte me dinjitet, tashmë po dilte një brez tjetër aktorësh, edhe ata do të bëhen po aq të famshëm sa prindërit e tyre.

Këpucarja e bukur

 

Shfaqja rritej minutë pas minute, tashmë kisht hyrë në çastin më kulmor të saj. Klajdi Lulollari në rolin e këpucarit, mori çantën dhe iku nga shtëpia. Vendosi të mos kthehej më kurrë. Bashkëshortja e tij, (rolin e së cilës e luante Ketjana Shkëmbi), e kishte lodhur me grindjet e saj vazhdueshme; ia kishte mërzitur jetën. Ndaj mori rrugët për të gjetur qetësi diku tjetër. Donte të shkonte sa më larg të ishte e mundur. Lumturia e tij mori fund ditën që u martua. Ai ishte 53 vjeç, kurse e shoqja 18 vjeçe. Martesa e tyre përflitej prej fqinjve që interpretoheshin nga Erisa Ahmetlli, Xhoena Braho, Maria Vortollomi dhe Elda Çibuku; që të gjithë të mrekullueshëm. Ai dëshironte të ikte sa më larg këtij fshati që mbytej prej thashethemnajave. Në këtë ikje të tij, bashkëshortja e tij këndon:

Rrugës i trishtuar dikush po ecën,

Një i dashuruar, e fare i vetëm,

Dashurinë që humbi duke kërkuar,

Si i erdhi fundi, iku dhe e la…

 

Deri pa u martuar jeta e këpucarit kishte qenë e qetë, i përkushtohej punës, të ardhurat që siguronte ishin të mjaftueshme për një jetë të mirë. Të gjithë e kishin zili. Ishte njeri i mirë dhe pa llafe. Nderohej prej të gjithëve. Nuk i mungonte asgjë, përveç gruas që ende nuk e kishte gjetur. Një mik i tij u bë mbles, foli me vajzën 18-vjeçare dhe ia mbushi mendjen të martohej me këpucarin. Nuk iu desh shumë mundim, ajo e donte këpucarin, për atë të gjithë flisnin mirë, por tashmë ai ishte 53 vjeç. Ajo nuk e mori parasysh moshën, po martohej me një njeri të ndershëm që do t’i qendronte besnik gjithë jetën. Ai ishte njeri i dashur dhe do ta donte gjithnjë. Dhe ajo vërtet ishte e lumtur por vetëm për pak ditë, sepse komshinjtë do t’i thurnin intriga nga më të shëmtuarat

Ah, bota!

 

Komshinjtë nuk kishin asnjë lloj mëshire. Nuk kishte ditë të mos e merrnin çiftin nëpër gojë. Në historinë e martesës së tyre, po ngatërroheshin të gjithë: shkrimtari, që luhej nga Fiori Malelli, Don Kaçifa nga Enea Nexhipi, djali me sombrero nga Florjan Terolli e deri te  kryetari që luhej nga Orest Agolli. Gjithkush prej tyre kërkonte një aventurë dashurie me gruan 18-vjeçare të këpucarit, kjo edhe për faktin që bashkëshortët kishin diferencë të madhe moshe dhe ishte njeri i urtë.  Ditët e saj po bëheshin gjithnjë e më të vështira. Nuk po mundej t’i përballonte dot më. Ishte gjithnjë nervoze, nuk kishte asnjë mundësi ku të zbraste shpirtin e saj. Gjith mllefin për botën e shkarkonte mbi të shoqin. Atij i duhej të qendronte i heshtur dhe të duronte, të mos e acaronte gruan e vet, e cila shpërthente në mënyrën më të beftë. Ata e donin njëri-tjetrin, madje shumë, por tashmë në atë shtëpi nuk kishte qetësi. Të dyve po u sosej durimi, veçanërisht të shoqit, që përpiqej të ishte sa më i qetë. Të vetmit miq të sinqertë të 18-vjeçares ishin dy fëmijë që luheshin me shumë finesë nga Laora Xhihani dhe Denada Nexhipi. Fëmijët gjithnjë e kanë shpirtin të pastër. E tillë ishte edhe gruaja e këpucarit, shpirti i saj ngjasonte me atë të fëmijëve, por tashmë prej shumë kohësh provonte vetëm dhimbje dhe vuajtje të mëdha. Fajin ia linte mblesit që ia kishte mbushur mendjen të martohej me këpucarin, por edhe kjo nuk ishte gjë tjetër veçse justifkimin, sepse ajo e donte të shoqin. Por ndërsa mbremja bie, Don Kaçifa nis t’i këndojë, këpucares së bukur:

 

Në mes të natës në qetësi,

Ti në ballkon më rrije

Unë të këndoj me ëmbëlsi

Dhe t’i me degjoje.

 

Këngët e tij e acarojnë edhe më tepër. Duartrokitjet përsëriteshin herë pas herë. Po kaq entuziaste ishin edhe dy mësueset: drejtoresha e shkollës, Oriana Gjermani dhe mësuesja e artit. Shfaqja po shkonte drejt suksesit të plotë, ishte shpërblimi më i mirë për përpjekjet e tyre.

Ikja e të shoqit

 

Ai mori çantën dhe u bë gati të nisej: “Do të iki nga shtëpia”, i tha të shoqes. “Ik”! ishte përgjigjja e saj, sepse nuk e besonte që burri i vet do ta braktiste. “Ik”, i tha ajo. Dhe ai doli. Që nga ajo ditë nuk u pa më në atë shtëpi. Askush nuk e dinte ku ndodhhej, asnjë lajm nuk vinte prej tij. Por edhe pas largimit të burrit, në shtëpinë e saj nuk ndryshoj asgjë. Përkundrazi gjithçka u përkeqësua. Me ikjen e tij, shpresat për të patur një aventurë dashurie me 18-vjeçaren u shtuan. Thashethemnajat u bënë më të shumta. S’ishin pak ata që nuk ia donin të mirën: Meri, interpretuar nga Ketrina Hazisllari, Jursida Liçi, Era Vina, Irini Demko, Kela Gorari dhe Gisela Ahmetlli. Jeta e 18-vjeçares u bë edhe më e vështirë. Iu desh të hapte një lokal për të siguruar bukën, por në lokal i mblidheshin ata që e synonin atë, që e mërzisnin dhe e trishtonin. Burri i saj nuk është më aty, ajo nuk e di nëse do t’i kthehet një ditë ose jo, por nuk dëshiron të martohet më një burrë tjetër. Ajo vazhdon të jetë gruaja e këpucarit, nuk ka asnjë dëshirë ta ndërrojë atë më një burrë tjetër. Ajo e ka vendosur do të qendrojë e pamartuar. Kafeneja po i shndërrohej në ferr. Burrat vijnë aty për ti kënduar këngë e për ta bërë për vete

 

Kur nata vendin e mbulon,

Dhe kafenetë mbushen plot,

Për ty qan zemra ime edhe vajton,

Dhe raki kërkon.

Ose:

Moj këpucare sa e bukur je,

Me ato naze porsi nuse e re,

E kur më shkoje ti në bulevard

Zemrat tona digjen flakë e zjarr

Epilogu

 

Kishte kaluar mjaft kohë nga ikja e këpucarit. Por një ditë në lokalin e saj hyri një i panjohur, i veshur ndryshe. Ai i tregoi historinë e jetës së tij, kurse ajo i tregoi historinë e saj. Ishin histori të ngjashme si dy pika uji. Gruan e kishte marrë malli për të shoqin, kurse burrin e kishte marrë malli për të shoqen. Përmes rrëfimeve të saj burri i panjohur kuptoi dashurinë e vërtetë të asaj gruaje, i kuptoi mallin që e mundonte. Ndaj erdhi një çast, kur ai e hoqi veshjen jo të zakonshme që kishte veshur.  Gruaja mbeti si e ngrirë. I kishte ardhur i shoqi. Ai isht kthyer sërish në shtëpinë e tij.

 

Me mall kujtoj rininë

Kur djalë i ri unë isha,

Me fund pija rakinë,

Se halle, brenga kisha.

 

Shfaqja mbërriti në pikën kulmore, këndonin bashkë burrë dhe grua, këpucari me këpucaren e bukur. Ata ishin kaq të lumtur.

 

Këpucari:  – Se ti vetem qaje,

Këpucarja: – Se unë vetëm qaja,

Këpucari: – S’pranoje të qeshje,

Këpucarja: – S’pranoja të qeshja

Fqinjat: – Por thërrisje si e marrë moj, hajde, hajde.

Këpucarja: – Se thërisja si e marrë moj, hajde, hajde.

 

Dhe ata vërtet duheshin deri në marrëzi. Dashuritë e vërteta u ngjasojnë dallëndysheve që kthehen gjithnjë te e njëjta fole. Edhe këpucari ishte kthyer të këpucarja e tij e bukur. Regjisori Dhimitër Orgocka,  drejtoresha e shkollës, Oriana Gjermani dhe mësuesja e artit Elsa Mellelli, ishin mëse të lumtura. Shfaqja rezultoi e suksesshme.

Fokusi i piktorit të shquar Avni Delvina

Grafike dhe pjese nga fjalimi me DH ku shefin e madh e detyrojne te flasi me gryken e shishes se rakise ne goje
Te dadhur midh !
Dhqipedhia ka bedhe hapa dhigande ne te gjidha dhrejtimet.
Dhefodhma ne dhrejtesi eshte nje dhukses i papadhe ne bodhe…. Dhgjedhjet dhuhet te bedhen ne pridh odhe ne maj, sepdhe dhqiptaret jane dhupersticioze dhe badhohen ne nje dhprehje te vjedher te tydhe : Pridh Maj pitit mo ju dhaj !

 

Ja fokusi kësaj here i Piktorit të shquar Avni Delvina

Ja fokusi kësaj here i piktorit të shquar Avni Delvina:
Në Konferencë shtypi me Edi Ramën kryekomisioneri i BE Jean-Claude Juncker ngatërroi datën e zgjedhjeve nga qershor e bëri prill.
Gazetarët reaguan me të qeshura dhe ilaritet!

Albumi i Piktorit – AVNI DELVINA: Grafikë nga cikli “Mos u nxefni o çuna” ME QETËSI DHE DASHURI !

VOAL – I frymëzuar nga vendimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta për të anulluar zgjedhjet e 30 qershorit, piktori i shquar Avni Delvina ka krijuar grafikën e re nga cikli “Mos u nxefni o çuna” ME QETËSI DHE DASHURI ! Në qendër të grafikës, sipër turmës së trazuar të pushtetarëve, është Presidenti i Republikës në rolin e qetësuesit të situatës.

Shfaqja më e pëlqyer e spektatorëve, pretendente si fituese e Festivalit “Dirigjentja” – interpretimi i aktores Valerya Likhodey mahniti Korçën – Nga Vepror Hasani

 

Ishte nata e pestë. Në skenë u ngjit aktorja Valerya Likhodey. Gjithkush që kishte ndjekur shfaqjet natë pas nate pa diçka ndryshe te lëvizjet, plastika dhe interpretimi i saj; goditi që në çastin e parë. Ishte si një paralajmërim i beftë, sikur dëshironte të thoshte: “Sot do të shihni diçka ndryshe”! Parapërgatitja e spektatorit që e menjëhershme. Në sallë nuk po ndihej as frymëmarrja. Dyert ishin mbyllur për të mos u hapur më deri në mbarim të shfaqjes. Ai që u vonua humbi rastin të shihte një shfaqje mbresëlënëse. Tashmë gjithçka ishte në dispozicion të aktores: salla, akustika, dekori, rekuizita, madje edhe spektatori. Komunikimi sallë-skenë sapo kishte filluar. Shfaqja titullohej “Dirigjentja”. Ishte një performancë solo, e konceptuar kështu nga regjisorja Antonina Mikhaltsova. Pak përpara se të fillonte shfaqja, sytë e saj, dukeshin sikur thoshin: “Sot do të shihni shfaqen tonë”! Tek të dyja artistet: Mikhaltsova dhe Likhodey kishte shumë siguri, por edhe shumë thjeshtësi, aq sa të habisnin. Ishte një performancë solo. Muzika e Diliara Muravitskaya e gjeti shtegun për të hyrë në shpirtrat e spektatorit. Salla u elektriza. Po kaq të bukura kishin qenë edhe shfaqjet e netëve të tjera: “Një zë njeriu”, “Pak gjumë o njerëz”, “Idioti”, i dramatizuar i Fyodor Dostoevsky-t, “Letra e një gruaje të panjohur”, “Dome”, “Letër për kriminelët e islamofobisë që luajnë lojën e racistëve”, “Gimpeli budalla”, Unë, gjyshja, Iliko dhe Hilarioni”, por monodrama që sapo kishte nisur të interpretohej nga aktorja Likhodey, pati një sharm tjetër; këndonte. Për 1 orë dhe 15 minuta, spektatori përmendej vetëm kur i duhej të duartrokiste.

II
Dirigjentja e trenit

Monodrama “Dirigjentja”, bazohej te tregimet e shkrimtares gjermane Aneta Pent, e specializuar në letërsinë irlandeze, e cila jetoi dhe studioi në Irlandë, Skoci dhe në SHBA, fituese e një seri çmimesh letrare. Aktualisht jep mësim në ambientet e Universitetit Pedagogjik të Freiburgut. Heroina e shfaqes është aktore, por asaj i duhej të punonte si dirigjente; kjo nuk e pengonte të ishte sërish aktore e vërtetë, të hynte në shpirtrat e pasagjerëve të trenit, të zhbironte karakteret e tyre, mënyrën e sjelljes, gjendjen emocionale, të fshehtat e tyre e gjithçka tjetër. Të gjitha këto ndodhnin teksa treni vraponte mes Alpesh për të mbërritur në destinacion. Rrëfimi i aktores ishte mahnitës, merrte jetë nga e dukshmja dhe e padukshmja, nga realja dhe imagjinata. Ajo fantazonte si do të ishte fati i tyre, bën lidhje mes pasagjerëve dhe jetës së saj, dëshironte të gjente të ngjashmen dhe të pangjashmen mes vetes dhe pasagjerëve. Ishte një performancë rrëfimesh që buronte së brendshmi prej përvojës, vëzhgimeve, përjetimeve dhe dëshirave. Në këtë rrëfim, fantastik, me shumë finesë, zgjuarësi dhe elegancë, aktorja Valerya Likhodey ia doli të rrëmbente vëmendjen e shikuesit, ta emociononte, ta mbante në ankth gjatë gjithë kohës për të mësuar çfarë do të ndodhte nga një çast në tjetrin, çfarë mesimesh do të rridhnin prej tyre, cili do të ishte mesazhi i veprës. Treni vraponte, por edhe rrëfimi i aktores bënte të njëjtën gjë. Kështu ishte konceptuar nga regjisorja Mikhaltsova, dëshironte të na njihte me njerëzit, gjë që rezultoi mjaft e sukseshme. Duartrokitjet ishin të merituara.

III
Valerya Likhodey, aktore me përvojë

Për shumë vjet Likhodey ka luajtur role kryesore në teatrot e Minsk, Bjellorusi. (Teatri i Spektatorëve të Rinj, Teatri Bjellorus i të Rinjve, Teatri Akademik Kombëtar Yanka Kupala, Teatri Kombëtar i Dramave të Gorkut). Së fundmi, prej pesëmbëdhjetë vitesh ajo jeton dhe punon në Moskë, Rusi. Kurse regjisorja Antonina Mikhaltsova, punon si pedagoge në shkollën e Teatrit të Kostantin Raikin; është drejtoreshë skene në teatrot bjelloruse, fituese çmimesh e festivaleve ndërkombetare, eksperte e Forumit Ndërkombetar të Monodrames në Institutin e Teatrit Ndërkombëtar. Ndërsa skenografia ishte e Zinovy Margolin, dizenjues skene në teatrot kryesore të Bjellorusisë, Rusisë, Gjermanisë, Zvicrës, Suedisë dhe Hungarise. Fitues i medaljes së argjendit në ekspozitën ndërkombetare të skenografisë në Pragë, çmimin e artë në Shën Petersburg dhe maskën e artë të Teatrit Kombëtar. Kurse muzika ishte e Dilaya Muravitskaya, Soliste e Teatri rajonal muzikor Ryazan, fituese e kompeticioneve ndërkombëtare, aktore dhe drejtore e Teatrit Nikitsky. Të gjithë këta protagonist bën të mundur sjelljen në qytetin e Korçës një shfaqje dhe interpretim të paharrueshëm.

Dhimitër Orgocka

IV
Dy fjalë për Festivalin e Monodramës
Në përfundim të shfaqjes, regjisorja Antonina Mikhaltsova, pohoi: “Në Korçë gjetëm një qytet të bukur, dhe mikpritës, dhe një organizator gjenial, siç është presidenti i Festivalit të Monodramës, Dhimitër Orgocka, te i cili gjetëm mirësjellje, mirëkuptim, gatishmëri dhe përpjeke për të na u gjetur pranë në çdo çast. E falenderojmë! Ndërsa aktorja Valerya Likhodey tha: “Te presidenti i Festivalit Dhimitër Orgocka, gjeta një njeri me shpirt të bukur, që i pëlqen e bukura dhe bën përpjekje për ta sjellë atë edhe në Festivalin e Monoddramës. Ndërkohë, aktori dhe regjisori i mirënjohur, Dhimitër Orgocka na tha: “Aktorja shquhet për plastikën e saj të jashtëzakonshme, për vokalin e saj të mrekullueshëm, dhe mbi të gjitha për saktësinë dhe precizionin e mendimit. Është një aktore ku fjala i zë vend plotësisht, ku edhe dora, edhe këmba do të thosha, kanë gjuhën e tyre të saktë dhe precize në spektakël. Kështu që e gjithë shfaqja ishte tepër e pastër dhe e vendosur me kulturë dhe me shumë dinjitet”. Ardhja e artistëve të tillë në Festivalin e Monodramës ishte nder për qytetin e Korçës.

Më 7 qershor 1848 lindi piktori gjenial francez Paul Gaugain

VOAL – Paul Gauguin  (Pol Gogen) ka lindur në Paris më 7 qershor 1848. Prindërit e tij janë gazetari francez Clovis Gauguin dhe Aline Marie Chazal, vajza e André Chazal, i cili punon si gdhendës dhe Flora Tristàn, një shkrimtare peruane, feministe dhe socialiste e zjarrtë. Prindërit janë kundërshtarë të mëdhenj të regjimit politik të Napoleonit III, për të cilin ata janë dënuar në mërgim dhe në 1849 ata duhet të largohen nga Franca, të largohen për në Peru.

Babai i Polit vdes gjatë udhëtimit dhe Aline Chazal dhe fëmijët e saj mbërrijnë vetëm në Peru, duke u mirëpritur nga familja e nënës në Lima. Gauguin kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij në Peru me motrën e tij Marie Marceline dhe vetëm gjashtë vjet më vonë ai u kthye në Francë me nënën dhe motrën e tij, meqenëse gjyshi i tij vdiq. Pas mbërritjes në Francë, ata marrin mikpritjen nga xhaxhai i atit Isidore Gauguin.

Gauguin, që nga viti 1859, ka studiuar në qytetin e Orleans në Petit-Seminaire dhe gjashtë vjet më vonë kryen testin për t’u bërë pjesë e Marinës, të cilin megjithatë nuk e kalon. Në të njëjtin vit ai vendosi të niste një anije tregtare si një student pilot, duke filluar në dhjetor nga Porti i Le Havre. Ai pastaj arrin në Brazil, në qytetin e Rio de Janeiros. Ai është i lumtur të shohë përsëri Amerikën Latine dhe udhëton për në Panama, Ishujt Polineziane dhe Inditë. Gjatë këtyre udhëtimeve ai gjithashtu viziton varrin e të atit.

Në vitin 1867, gjatë aventurave të tij, mësoi për vdekjen e nënës së tij në Francë. Pas kësaj ngjarjeje të dhimbshme, vitin e ardhshëm ai vendosi të regjistrohej në Marinën Franceze, duke kryer detyrat e tij në anijen franceze Jéröme Napoleon dhe duke marrë pjesë në luftën franko-prusiane.

Një vit më pas ai u shkarkua nga marina dhe u kthye në Paris. Ai është njëzet e tre vjeç dhe fillon të punojë në agjencinë franceze të këmbimit valutor, Bertin. Pas takimit me piktorin Emile Schuffenecker dhe me këshillën e mësuesit të tij, Gustave Arosa, ai filloi të përkushtohej në pikturë, duke ndërmarrë profesionin si një mësim të vetëm. Tutori i tij ka një koleksion të rëndësishëm arti që përmban piktura nga Eugène Delacroix, nga e cila Pali frymëzohet.

Në vitin 1873 takoi Mette Sophie Gadin, një vajzë e re daneze, me të cilën u martua në të njëjtin vit. Çifti do të ketë pesë fëmijë: Emile, Aline, Clovis, Jean-René dhe Paul. Vitin e ardhshëm ai ndoqi Akademinë Colarossi dhe u takua me Camille Pissarro, piktor francez impresionist, i cili i dha atij këshilla të rëndësishme që do të ndikonin në mënyrën e tij të pikturës. Gjatë kësaj kohe bleu piktura impresioniste dhe ekspozoi punën e tij të peizazhit në Sallonin e Parisit. Në këtë periudhë ai gjithashtu bëri vepra të shumta, duke përfshirë “Etude de nu ou Suzanne cousant”. Në pikturat e tij, një nga subjektet më të përfaqësuara është ajo e akoma e jetës, në të cilën frymëzon Claude Monet dhe stili i tij piktor.

Më 1883 ai e la punën e tij për t’iu përkushtuar plotësisht pikturës, por nuk arriti suksese të mëdha. Në këtë rrethanë ai vendos të shesë të gjitha veprat e tij për ta mbajtur familjen e tij ekonomikisht.

Pas ekspozimit të punimeve në ekspozitën e fundit të organizuar nga lëvizja impresioniste tre vjet më vonë, ai la familjen e tij në Danimarkë për të kaluar në Brittany, një rajon francez.

Në këtë periudhë ai bëri piktura të shumta në Pont Aven, një nga vendet në rajon ku shpesh shkoi. Në Brittany ai njeh gjithashtu një piktor shumë të ri, Emile Bernard, i cili përdor stilin pikturor të quajtur “cloisonnisme”, i cili kujton artin e qelqit. Në këtë periudhë u takua edhe me vëllezërit Theo dhe Vincent Van Gogh. Në dy vitet e ardhshme ai u nis për në Panama me piktorin Charles Laval dhe më pas shkoi në Martinikë. Në kthimin e tij në Francë, ai kalon një kohë të shkurtër në Arles me Vincent Van Gogh. Falë ardhjes së Paul Gauguin, gjendja e shëndetit mendor të Van Gogh përmirësohet ndjeshëm. Ky përmirësim shëndetësor nuk zgjat shumë, sepse piktori holandez ndërpret një pjesë të veshit me një brisk më 23 dhjetor 1888. Në këtë rrethanë dramatike, Gauguin largohet nga Arles.

Ai vazhdon t’i kushtojë vetvetes veprimtarisë së tij artistike dhe një nga veprat që ai krijon në këtë periudhë është “Vizioni pas predikimit”, në të cilin ai përdor një stil simbolik, duke u përplasur definitivisht me impresionizmin. Fryma e tij e madhe krijuese e udhëheq atë për të pikturuar piktura të reja si “Le Christ Jaune”, “La Belle Angèle” dhe “Calvaire breton”, në të cilën ndikimi i stilit piktural të Vincent Van Gogh është shumë i dukshëm.

Midis 1889 dhe 1890 ai u kthye në Brittany dhe një vit më pas u nis për në Tahiti, ku ai arriti të shiste një nga pikturat e tij, “La Belle Angèle”. Gjatë qëndrimit të tij ai ka një interes të madh në kulturën maore dhe zakonet e saj, duke përshkruar skenat e jetës së përditshme dhe njerëzit lokalë në pikturat e tij. Gjatë qëndrimit të tij ai ka një interes të madh në kulturën maore dhe zakonet e saj, duke përshkruar skenat e jetës së përditshme dhe njerëzit lokalë në pikturat e tij. Ndër pikturat që ai pikturoi në këtë periudhë janë “Paroles du diable” dhe “La Fille à la mangue”.

Në qershor 1893 ai lë Tahiti të kthehet në Francë. Disa muaj më vonë ai ekspozoi dyzet e një vepra të bëra gjatë qëndrimit të tij tahiti, tri piktura në Brittany dhe disa skulptura në galerinë e artit francez të Paul Durand-Ruel. Ai nuk merr një gjykim pozitiv artistik nga kritikët francezë për veprat e tij tahiti, për të cilat ai mbetet shumë i zhgënjyer.

Vitin e ardhshëm, nga prilli në nëntor, ai qëndroi përsëri në Brittany, në Pont Avene, i cili u bë shumë i famshëm për suksesin e shumë artistëve. Në korrik të vitit 1895 ai u largua nga porti i Marsejës dhe më pas arriti në Paapete, në ishullin e Tahitit, ku u vendos deri në vitin 1901. Po atë vit ai u largua nga Tahiti, për të shkuar përgjithmonë në ishujt Marquesas. Duke sfiduar varfërinë, ai vazhdoi aktivitetin e tij artistik deri në vdekjen e tij më 8 maj 1903 në Hiva Oa, për shkak të sifilisit.

Albumi i Piktorit AVNI DELVINA: Grafikë nga cikli “Teatri Kombetar ENVER HOXHA”

VOAL – Po sjellim për lexuesit grafikën nga cikli “Teatri Kombetar ENVER HOXHA” të piktorit të shquar Avni Delvina. Në postimin e tij në facebook autori e shoqëron grafikën me shënimin e mëposhtëm:
Menyra e ashper dhe e ngjashme me nje sentence te Gjykates se Larte ose Kushtetuese, me te cilen u shpreh Bashkia per Teatrin, ishte si nje denim me vdekje per kete ndertese historike.
E vetmja shprese eshte te lutesh e te prekesh zemrat e atyre qe kane vendosur prishjen….. Nje ide prekese mund te jete edhe qe ne projektin e restaurimit te Teatrit, te futet e nderthuret edhe vila e diktatorit….. Emrit te teatrit ti shtohet dhe emri i diktatorit, si dhe kopeshti me statujen e tij me permasa reale, ti jepet ne mirmbajtje bashkise perjetesisht… Do ti jepet perjetesisht, sepse bashkia deklaroi qe ne sondazhe fiton ajo me 99 perqind, keshtu qe eshte e kote ti jepet per nje periudhe provizore… Mbase kjo levizje ne projekt, mund te jete dhe shpresa e fundit per te shpetuar Teatrin…..

 

DYMIJË LEKË, Prerje e vitit 2007 Simbolika dhe josimbolika – Nga Lida Fabian MIRAJ

Prerjet monetare kanë një histori mjaft të hershme. Monedhat e para, si copëza të vogla metali të fortë, u importuan në Greqinë arkaike nga Lydia dhe u përdorën gjërësisht në tregëti në gjithë botën antike. Drachmet e Stateret e qytet-shteteve, ose të Polis-eve, ishin të shumëllojshme: Corinthi kishte në faqe të monedhës kokën e Athinasë me helmetë Korintike dhe në shpinë të monedhës, kishte ‘Pegasos’, kalin fluturues, ndën të cilin vendosej legjenda e qytetit, e simbolizuar nga një koppa (Q) arkaike; Athina kishte në faqe përsëri të monedhës kokën e Athinasë, por pa helmetë, dhe në shpine të monedhës bufin si edhe legjendën e qytetit; Korkyra kishte në faqe të monedhës lopën me viçin duke pirë dhe në shpinë të monedhës kishte një katror të stilizuar me motive floreale, të ashtuquajtur ‘Kopështet e Alkinout’ si edhe legjendën me emrin e qytetit e kështu me rradhë.

Qytetet tona të lashta të Adriatikut si Epidamni ose Dyrrahu dhe Apollonia në prerjet e tyre të para monetare huazuan simbolet e monedhave të qyteteve ‘mëmë’, por vendosën mbi to legjendat përkatëse. Epidamni huazoi prerjet korintike, por vendosi mbi to legjendën e qytetit, simbolizuar me një epsilonin arkaik (E), që lidhej me inicialin e emrit të qytetit, dhe më vonë, mbas Luftës së Peloponezit në fund te shekullit të pestë p. Kr., huazoi prerjet e Korkyrës me lopë e viç dhe mbi to vendosi legjendën ΔΥΡ ose ΔΥΡΡΑ, që lidhet me emrin e mëvonshëm te qytetit, Dyrrhachion. Apollonia gjithashtu vendosi legjenën e saj ΑΠΟΛ mbi prerjet e Korkyrës. Më pas jo vetëm këto qytete, por edhe të tjerat qytete të Ilirisë, si Damastion, Bylis, Dimali, Antipatrea, Amantia, Olympe, qyteti i zbuluar ne Zgërdhesh, që shpesh nga arkeologet, lidhet me emrin Albanopolis, Lisi, Skodra, Buthroti, Phoinike, Antigonea, etj. perdorën një simbolikë mjaft të gjërë në prerjet e tyre monetare.

Nga Mbretëria Ilire, i pari Mbret që preu monedha, është Monuni (286/285 – 270 p. Kr.). Sipas profesorëve të nderuar të arkeologjisë shqiptare, Hasan Ceka, Selim Islami e Neritan Ceka, njihen 75 copë monedha të mbretit Monun: 43 prej tyre ruhen në muzetë e Shqipërisë, kurse 32 në kabinetet numismatike te Europës. Tridrahma e Monunit është e prerë në argjënd në monedhat prototipe dyrrahase, me lopë e viç dhe mbi to shtohet emri i mbretit BACIΛEΩC MoNoYNIoY, krahas legjendës së qytetit ΔΥΡΡA ose ΔΥ/Ρ, Δ/ΥΡ ose Δ/Υ.

Pasardhësi i Mbretit Ilir, Monunit, dhe i fundit prej dinastisë së Glaukisë, ishte mbreti Mytil, i cili preu gjithashtu monedha në punishtet e Dyrrahut, duke vendosur jo vetëm emrin, por edhe titullin e tij: BACIΛEΩC MYTIΛOY. Kjo monedhë është e rrallë dhe prej saj njihen vetëm 3 ekzemplarë: njeri nga të cilët ruhet në Kabinetin Numismatik në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, e dy të tjerët, njeri në Zagreb e tjetri në Bolonja. Mytili veproi ndryshe nga paraardhësi i tij, sepse nuk i ruajti por i hoqi fare inicialet ose legjendën e qytetit.

Mbreti i fundit i Mbretërisë Ilire ishte Genti, i cili erdhi në fuqi pas Pleuratit dhe, sipas burimeve antike. Ardhja e tij në fron datohet në vitin 181 para Krishtit. Sundimi i mbretit Gent zgjati deri në vitin 168 para Krishtit, vit në të cilin përfunduan edhe 3 Luftrat e gjata Iliro-Romake, të cilat kishin nisur në vitin 229 p. Kr., vit kur në krye të Mbretërisë Ilire ishte Teuta. Pak ditë pas rënies së Mbretërisë Ilire u nënshtruan dhe Maqedonia e Epiri, për pasojë Genti e Perseu u dorëzuan dhe bashkë me familjet e tyre, me plaçkë e robër të shumtë lufte, u dërguan në Romë.

Një nga reformat e para dhe mjaft të rëndësishme të Mbretit Gent ishte politika monetare. Për këtë reformë ai u mbështet kryesisht në prerjet e dy qyteteve: Skodra ose Skodrinon (ΣΚΟΔΡΙΝΩΝ) dhe Lisi ose Lissitan (ΛΙΣΣΙ-ΤΑΝ). Ne prerjet e qytetit të Shkodrës ai vuri zëvëndësoi portretin e Zeusit, duke ruajtur ne shpinë anijen Ilire, por hoqi legjendën e qytetit dhe e zëvëndësoi me titullin e vet BACIΛEΩC ΓΕΝΘΙΟΥ (Mbreti Gent). Në portretin e vënë në këto prerje monetare, ai mban në kokë një kausia, si element të veshjes mbretërore, e cila në disa raste zbukurohet me motive spirali. Në ndonjë ekzemplar ai ka të veshur një kemishë me jakë të mbyllur e të zbukuruar në qafë me një motiv në formë zigzagu, kurse mbi supe ka hedhur një mantel (klamide) me grykë të hapur këndore. Fillimisht Genti, në prerjet e tij monetare, i njohu Lisit, Labeatëve e Daorsëve të drejtën e siglimit të monedhave të tyre me emrin e bashkësisë qytetare apo fisnore (Λισσιτν, Λβιτν, Δόρσων). Por më vonë mbreti i ndaloi Lisit prerjen e monedhave autonome, duke krijuar një sistem monetar të përbashkët për të dy qytetet e veriut. Rrezja e qarkullimit të monedhave të Gentit u shtri brënda e jashtë Mbretërisë Ilire: në jug deri në Dyrrah e Apolloni dhe në veri deri ne Lis, duke depërtuar edhe në krahinat e brendëshme malore. Sipas burimeve antike e kryesisht nga historiani romak Tit Livi, Genti me anë të reformës monetare arriti të forcojë shumë financat, aq sa thesari mbretëror që u kap nga romakët kishte një shumë të konsiderueshme monetare.

E bëra këtë hyrje, paksa të gjatë, për t’u ndalur në prerjet e kartmonedhave nga Banka e Shqipërisë dhe kryesisht në prerjen e kartmonedhës 2000 Lekë, prerje që ka dalë në qarkullim në vitin 2007 duke pas më parë edhe kartmonedhat e tjera 5000 Leke e 1000 Leke, prerje të vitit 1996 dhe 500 Lekë e 200 Lekë, prerje të vitit 2001.

Kartmonedhat 200 Lekë, 500 Lekë, 1000 Lekë, e 5000 Lekë kanë të përdorur në simbolikën e tyre tema personazhesh historikë, që datohen në periudha të ndryshme: Skënderbeu, Hero Kombëtar, i shekullit XV; Pjetër Bogdani, i shekullit XVII; Naim Frashëri, i shekullit XIX e fillim të shekullit XX dhe Ismail Qemali, i shekullit të XX.

Kartmonedha DYQIND LEKË, prerje e vitit 2001, ka në faqe portretin e Naim Frashërit dhe në shpinë ka Shtëpinë e familjes Frashëri, në Frashër të Përmetit si edhe thënien e shkëputur nga një poezi e Naim Frashërit: Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin Shqipëtar, ndërsa poshtë citatit është vendosur një penë shkrimi.

Kartmonedha PESËQIND LEKË, prerje e vitit 2001, ka në faqe portretin e Ismail Qemalit e në shpinë ka Shtëpinë ku u shpall Pavarësia në Vlorë, në 28 Nëntor të vitit 1912.

Kartmonedha NJËMIJË LEKË, prerje e vitit 1996, ka në faqe portretin e Pjetër Bogdanit e në shpinë Kishën.

Kartmonedha PESËMIJË LEKË, prerje e vitit 1996, ka në faqe portretin e Skënderbeut dhe një mburojë e shpatë të stilizuar ndërsa në shpinë ka pamjen e Kalasë së Krujës dhe në miniaturë Skënderbeun mbi kalë si dhe përkrenaren e tij.

Në kartmonedhat DYMIJË LEKË, të prera në vitin 2007, duket qartë që është kërkuar përsëri përdorimi i simbolikës historike, por në këtë rast është tentuar që të shkohet më herët në kohë, duke arritur deri në periudhën e fundit të Perandorisë Ilire, që përkon me mbretin Gent.

Në faqe të kartmonedhës DYMIJË LEKË është Portreti i Mbretit Gent, me kausinë në kokë, portret mjaft i ngjashëm me atë të monedhave që u prenë nga ai vetë, gjatë mbretërimit të tij. Në kartmonedhën DYMIJË LEKË, prerje e vitit 2007, portretit te Gentit, ose më saktë rreth qafës është shtuar një degë me motive floreale. Në kausinë që ka mbi kokë, gjithashtu ka të shtuar vizatimin e një kurore me gjethe dushku. Me gërma të vogla, anash portretit, është bërë shënimi: MBRETI GENT 181-167 p.e.s. Në një lloj sfondi, si në hije, prapa portretit të tij, është vendosur një helmetë ilire. Në sfond gjithashtu ka foto në miniaturë, të 3 monedhave me portretin e Mbretit Gent, të prera nga ai vetë. Në shpinë të kartmonedhës është një foto me një pamje nga Teatri i Butrintit dhe ndën të është shënimi: AMFITEATRI I BUTRINTIT. Në sfond duket nje fragment i anijes ilire e ndërmjet Anijes së skematizuar e Teatrit të Butrintit vizatohen 2 zymbyla të stilizuar, me tonalitete të ndryshme ngjyrash e hijezimi.

Duke qenë se kjo kartmonedhë ka në simbolikën e saj elemente arkeologjike, domethënëse të historisë sonë të lashtë, do të doja që të diskutoja për disa detaje fare të pasakta që ajo paraqet.

Në kartmonedhë shkruhet:
1. MBRETI GENT, 181 -167 p.e.s.
• Termi ‘p.e.s.’ përdorej në vendin tonë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, kur ndalohej të përdorej çdo lloj terminologjie fetare. Terminologjia p.e.s. (para erës sonë) ose edhe e.s. (erës sonë) ishte kryesisht inventim i viteve të komunizmit, pasojë e luftës kundër fesë që ngriti ai regjim, dhe vazhdimi i përdorimit të kësaj terminologjie në ditët tona është vetëm një reminishence e dobët e asaj kohe.
• Mbreti Gent u dorëzua dhe u zu rob nga romakët në vitin 168 para Krishtit e jo e aspak në vitin 167 siç shënohet në kartmonedhën në fjalë. Jo vetëm në burimet e lashta historike, jo vetëm ne historiografi, por edhe në tekstet e shkollave është gjithnjë i shënuar viti 168, si vit i rënies së Mbretit Gent dhe i vetë Mbretërise Ilire, vit i përfundimit të luftrave Iliro-Romake.
• Nuk po ndalem në atë që kurora me gjethe dushku e vizatuar mbi kausinë e Mbretit Gent nuk ka asnjë lidhje me ikonografinë e prerjes së Gentit e as me vetë Gentin e po aq edhe dega me gjethe ose motive floreale që i vihet rreth qafës.

2. AMFITEATRI I BUTRINTIT, shënuar poshtë fotos që paraqet një pamje të plotë të Teatrit të Butrintit

• Emërtimi ose tipologjia arkitekturore TEATËR dhe AMFITEATËR i përgjigjet dy tipeve të veçanta arkitekturore, konceptuale, ndërtimore e funksionale, tipe që jane komplet të ndryshëm nga njeri tjetri.
Teatri me etimologji të emrit nga ‘theatron’, që do të thotë ‘vend për të parë’, është ndërtim gjysëm rrethor, me origjinë të hershme, në Greqinë e Lashtë e teatrot ishin vende ku shfaqeshin tragjeditë e komeditë. Aty bëheshin festivalet e Dionisit, perëndisë Greke të pjellorisë e të verës. Më vonë edhe Romakët ndërtuan teatro, që ndonëse të ngjashëm në formë me teatrin grek, patën disa ndryshime në strukturën e shkallares, në një zhvillim më të lartë e me madhështor në përputhje me statusin e Perandorisë romake. U rrit lartësia e vendeve të uljes e u ndryshua skena. Teatrot Romake nuk u ndërtuan më të mbështetur në pjerrësinë e kodrës, por shkallarja e tyre ose cavea u mbështet mbi një sistem muresh konstruktive. Por gjithsesi Teatrot antike të ndërtuar, si në periudhën Greke ashtu dhe në periudhën Romake, kanë për baz konceptin e një shkallare gjysëm rrethore dhe në mes kishin orkestrën ose skenën, ku bëheshin shfaqje ose festa të ndryshme. Në periudhën Romake Teatrot ekzistues të mëparshëm, të trashëguar nga periudha Greke u ristrukturuan, në përputhje me menyrën e re të konceptimit ose të funksionit të teatrit. Këtë transformim e pësoi edhe teatri i Butrintit, në të cilin dallohen qartë fazat e ndryshme të ndërtimit. Por, që nga fillimi kur u ndërtua, në shek III p. Kr, apo më vonë kur u ristrukturua, përsëri mbas disa shekujsh, në shek I –II m. Kr., dhe sot e gjithë ditën është TEATËR, është quajtur TEATËR dhe vazhdon të jetë e të quhet TEATËR dhe për pasojë është vetëm TEATËR.

• AMFITEATRI është ndërtim që i takon periudhës së fundit të Republikëes e fillii të Perandorisë Romake dhe vjen nga fjala ‘amphi’, që do të thotë ‘rreth’ ose ‘nga dy anë’ dhe ‘theatron’. Amfiteatri ka formë eliptike, të cilën e huazuan shumë më vonë stadiumet e kohëve moderne. Amfiteatrot u ndërtuan në qytete të ndryshme ku shtrihej Perandoria Romake dhe në to zhvilloheshin kryesisht lojrat me gladiatorë (ludii gladiatorii), lojra të cilat u përhapën shumë në vitet e fundit të Republikës Romake, por që arritën kulmin e tyre gjatë Perandorisë, pa përmendur këtu luftimet me kafshë të egra (venationes) apo me anije (naumachia). Në vendin tonë është zbuluar amfiteatri i Durrësit, që është edhe një nga amfiteatrot e mëdhenj të botës antike.

Ndryshimi ndërmjet Teatrit e Amfiteatrit është jo i vogël, është një ndryshim konceptual, koncept që është i dukshem si në formë ashtu edhe në permbajtje. Të vendosësh shënimin AMFITEATRI I BUTRINTIT në vend të TEATRI I BUTRINTIT, është injorancë dhe për hir të së vërtetës, një injorancë jo e vogël.

• Nuk po ndalem në atë që Teatri i Butrintit nuk ka asnjë lidhje direkte me Mbretin Gent, i cili selinë e tij mbretërore e pati në Shkodër, dhe prerjet e veta monetare i bëri mbi monedhat e qyteteve veriore si Skodra e Lisi, duke zëvëndësuar vetëm legjendat e vjetra të dy qyteteve ΣΚΟΔΡEINΩN e ΛIΣΣITAN me emrin e tij. Gjithashtu Teatri i Butrintit nuk ka asnje lidhje direkte me vizatimin e anijes liburne ilire, ndonëse simbolika e kësaj anije gjëndet në shpinë të monedhave të prera nga vetë Mbreti Gent.

Kartmonedhat, të cilat mbajnë siglën: BANKA E SHQIPËRISË si edhe firmat e Guvernatorit e Drejtorit të Bankës, në fakt përfaqësojnë direkt Shtetin, të cilit i përkasin. Lireta Italiane, gjithashtu në përdorim para daljes së Euros, ishte e prerë nga Banka.

Po të shohim Dollarin Amerikan, në prerjet e kartmonedhave nuk shkruhet emri i Bankës, por ai i Shtetit të cilin përfaqëson: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe konkretisht prerja 100 dollarëshe e serisë së vitit 2003, ka në faqe portretin e Presidentit Franklin e në shpinë Godinën e Pavarësisë.

Kartmonedhat e Euros, në madhësinë 5, 10, 20, 50, 100, 200 e 500 EURO, prerë në Janar të vitit 2002, kanë në faqe siglën e Bashkimit Europian dhe në të gjitha prerjet është një Portë, ndonëse në seicilëen nga to është e stileve të ndryshme arkitektonike dhe, në shpinë gjithnjë është një urë, përsëri e stileve të ndryshme në seicilën prerje, që në prerjet 5 Euro duket edhe si urë e një ujësjellësi antik (acquaduct). Gjithashtu në seicilën prej tyre është paraqitur e vizatuar harta e Europës.

Në të njejtën logjikë kartmonedhat Shqiptare 200 Lekë, 500 Lekë, 1000 Lekë e 5000 Lekë, të prera në vitin 1996 e 2001 kanë në faqe portretin e një figure historike kombëtare, si Skënderbeu, Pjetër Bogdani, Naim Frashëri e Ismail Qemali, dhe në shpinë një ndërtesë: Kishë, Kala, ose Monument Historik që janë të lidhura me seicilën figurë historike ose portret të figurës historike, që është në faqe.

Në këtë seri prerjesh përjashtim bën vetëm kartmonedha 2000 Lekë, e cila përdor një element shumë të bukur e domethënës, që është simbolika e prerjeve monetare të Gentit, Mbretit të fundit të Ilirëve, të përbërë nga portreti i tij dhe nga anija liburne. Por kësaj teme i shtohen në mynyrë shumë eklektike dekore të tjera të pakuptimta e të panevojshme, shënohet gabim data e mbarimit të mbretërimit të Gentit (167 në vend të 168), përdoret një terminologji që detyroheshim ta përdornim gjatë viteve të regjimit komunist (p.e.s. në vend të para Krishtit) dhe shënohet gabim etiketimi AMFITEATRI I BUTRINTIT, ndën fotografinë me pamjen e Teatrit të Butrintit.

Nuk është aspak serioze që një Institucion i rëndësishëm, përfaqësues i Shtetit, siç është Banka e Shqipërisë, brenda një kartmonedhe, të prerë në vitin e shtatë te mijëvjeçarit të tretë, të prezantojë një prerje me kaq shumë gabime.

Duke përfunduar dëshiroj të them se:

Referencat historike kur përdoren, duhen parë me shumë kujdes. Ato ose vihen të sakta ose nuk vihen fare.

U detyrova të bëj këto observime, të cilat sinqerisht nuk i kisha vënë re më parë deri sa një femijë i vogël më kërkoi t’i tregoja diçka rreth Mbretit Gent dhe ndërsa më pyeste mbante në dorë kartmonedhën 2000 Lekë. Bile lidhur me etiketimin: Mbreti Gent 181-167 p.e.s., fëmija ishte shumë i konfuzuar, sepse i lidhte vitet e shënuara në etiketim, mbas emrit të Gentit, si vite të lindjes e vdekjes së Mbretit Gent dhe jo si vite të mbretërimit të tij. Prandaj dhe ishte bërë shumë kurioz, sepse i dukej shumë e habitshme që Mbreti Gent të kishte jetuar vetëm deri në moshën 14 vjeç.

Pas kësaj u detyrova për ta parë me kujdes kartmonedhën dhe vendosa të shkruaj sa sipër, për të sqaruar jo vetëm atë femijë inteligjent, por edhe femijë të tjerë kureshtarë apo edhe të rritur kureshtarë ose jo, si edhe per të kritikuar mungesën e seriozitetit, mungesën e profesionalizmit apo amatorizmin e paraqitur në simbolikën e kësaj kartmonedhe të Shtetit Shqiptar ose më saktë të Bankës së Shtetit Shqiptar.

Më 30 maj 1640 u nda nga jeta piktori i shquar flamand Peter Paul Rubens

Sir Peter Paul Rubens ( /ˈruːbənz/;[1] 28 qershor 1577 – 30 maj 1640) ishte një piktor i stilit flamand barok. Një ithtar i një stili ekstravagant barok që thekson lëvizjen, ngjyrën, dhe ndjeshmërinë, Rubens është i njohur për kundërreformën e tij në portrete, peisazhe, dhe piktura historike të subjekteve mitologjike dhe alegorike.

Biografia

 

Rubens ka lindur në qytetin e Siegen Vestfalia nga Jan Rubens dhe Maria Pypelincks. Babai i tij, një kalvinist, ndërsa nëna u largua në Këln në vitin 1568, pas rritjes së trazirave fetare dhe perselutimit të Protestantëve gjatë sundimit të Spanjoll në Hollandë nga Duka i Albës.

Jan Rubens u bë këshilltar ligjor (dhe dashnor) i Anna of Saxony, gruaj e dytë e William I of Orange, dhe u vendosën në oborrin e saj në Siegen në 1570, duke u bërë babai i vajzës së saj Christine e cila ka lindur në vitin 1571 .

Më pas Jan Rubens u burgos për këtë çështje, Peter Paul Rubens ka lindur në vitin 1577. Familja u kthye në Këln në vitin e ardhshëm. Në 1589, dy vjet pas vdekjes së babait të tij, Rubens u zhvendos me nënën e tij Maria Pypelincks në Antwerp, ku ai u rrit si një katolik.

Mozaiku i gjakovarit për Trumpin mbërrin në mediat ndërkombëtare

Artisti nga Gjakova Alkent Pozhegu është në përpjekje për të vendosur rekord të ri botëror në librin Guinness.

Ai ka krijuar mozaikun më të madh prej grurit duke përdorur një imazh të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

Për këtë mozaik të cilin e ka vendosur në qytetin e Gjakovës, Alkent Pozhegu është bërë emër i njohur edhe për The Guardian dhe agjencitë e tjera ndërkombëtare të lajmeve.
“Artisti Alkent Pozhegu në punë e sipër me përpjekjen e tij për të thyer rekordin botëror për mozaikun më të madh të grurit me një portret të Donald Trump”, shkruan Guardian.

Trump Mozaiku

Edhe agjencia e lajmeve AFP shkruan për Pozhegun.
“Më shumë se jeta. Artisti nga Kosova Alkent Pozhegu përpiqet të vendosë një rekord botëror të Guinness duke krijuar mozaikun më të madh të grurit duke përdorur një imazh të @realDonaldTrump në qytetin e Gjakovës”, shkruan AFP.

Bigly than life.

Kosovo artist Alkent Pozhegu attempts to set a Guinness World Record by creating the biggest mosaic made of grain using an image of @realDonaldTrump in the town of Gjakova pic.twitter.com/c1KdGQZL2r

— AFP news agency (@AFP) May 27, 2019

Akuza e Maks Velos dhe Njohja e të Drejtës së Autorit

Zonja Elezi, nuk paraqitet ne gjyq as kur gjyqi zhvillohej në Zyrën e te Drejtave te Autorit, as në Gjykatën e Tiranës. Kurse zoti Logoreci nuk ka ardhur asnjëherë në gjyq.
Ajo u paraqit me se fundi e detyruar për një seance pyetjesh.
Dhe Ju zonja Gjyqtare e pate vete se ç’paraqitje beri.
Unë e pyeta sa qendra internimi kane qenë në 45 vjet në Shqipëri? …ajo nuk u përgjigj dot, nuk dinte asgjë rreth 20 kampeve te internimeve.
Unë e pyeta sa te internuar burra dhe gra kane qene ne ato 45 vjet ne Shqipëri?… ajo nuk u përgjigj, nuk e dinte, që kane qenë 48.000 burra dhe 10700 gra.

E nderuar Gjyqtarja Znj. MARIANA SHEGANI ( DEDI ).

Me date 9 Maj 2017 i paraqita GJYKATES SE RRETHIT GJYQËSOR – TIRANE, KERKESE-PADINE ndaj Iris Elezit për plagjiature që filmi ” Bota” i Iris Elezit dhe Thoma Logorecit kane bere prej librit tim “KLUBI KARAVASTA”.
Ky libër është përdorur si baze për filmin BOTA, me autore Iris Elezin dhe Thoma Logorecin.
Gjate procesit gjyqësor, kam paraqitur provat:
Librin KLUBI KARAVASTA BOTUAR nga KORBI ne 2004.
Titujt e librave me temën e burgut dhe te internimeve, te shkruara prej meje. Gjithsej 13-te.
Gazetat e botuara ne Shtypin Shqiptar për këtë problem.
Si ne asnjë rast tjetër GAZETARIA E KULTURES, ka pasqyruar gjate 4 viteve kete plagjiature te paprecedente.
Jane 10 gazetaret me te vleresuarat te shtypit Shqiptar, që kane botuar artikuj ne 11 gazeta te shtypura dhe online, si dhe disa emisione televizive.
Ne asnjë rast Iris Elezi ketyre artikujve nuk i u është përgjigjur, edhe kur gazetaret i a kane kerkuar ate.
Kjo sepse i mungonin faktet që te hidhte poshtë, atë që argumentonin Gazetat.
I gjithe materiali i Gazetave duke përmbledhur edhe studimin 45 faqësh e dy studjuseve Akademike Amerikane XHULI AGOLLI dhe SOFIA KALO me titullin “Bota e Iris Elezit dhe bota përtej saj”, duke përfshire edhe EKSPERTIZEN e Akademikut Shaban Sinanaj i kalon 200 faqe.
I tere ky material është një ndihme për analizat e mëtejshme te fenomenit te plagjiatures ne Shqipëri, ne art dhe ne Kinematografi ne veçanti.
Ja si e mbyll shkrimin e saj me titullin ” Kush kopjoi, Maks Velo apo Iris Elezi ” , gazetarja e kultures NAJADA ELMAZI:
” Problemi i vetëm është se njeriu i ndershëm humbet, arti humbet, gjithashtu humbet gjithë shoqëria, bashke me te. Prandaj kërkohet pak guxim intelektual, për te denoncuar te keqën dhe për t’u ndare prej saj.” Në portalin mshqipon – 25 Qershor 2016.
Edhe unë jam i të njëjtit mendim me të: në se nuk dënohet ky rast, nëse nuk dënohen Iris Elezi dhe Thoma Logoreci humbet e gjithë shoqëria Shqiptare. Sepse ky është një rast i paprecedent në tërë historinë e Kinematografisë Botërore. Një plagjiature kaq direkte, kaq e pakamufluar, kaq e paturpshme, nuk është hasur asnjëherë.
Tërë këto vite ata kane heshtur duke shpresuar tek një lodhje dhe heqje dore nga e drejta e autorit.
Jam plotësisht dakort me Ekspertizen prej 14 faqesh e Akademikut Shaban Sinanaj (historian i letërsisë, etnolog, eseist dhe publicist), relatuar në datën 10 Shtator 2018.
Akademia e Shkencave te Shqipërise me një vendim të Këshillit te Ministrave është ngarkuar te beje ekspertizat e te gjitha rasteve te plagjiaturave, në gjithë universitetet , për doktoraturat, dhe për gjithë krijimtarinë artistike.
Akademiku Shaban Sinanaj ka bere një Ekspertizë të plotë te gjithanshme realizuar me gjithe teorite e reja te krahasimit dhe studimit te thelle te strukturës së materialit.
Ish një fat i madh që Ai pranoi kërkesën e Gjykatës për të bërë këtë Ekspertizë.
Sot është Akademiku me produktiv dhe i interesuar për gjithë aspektet e jetës Shqiptare. Ai njeh mire letërsinë, historinë, filmin, arkivat.
Është autor i dhjetëra librave nder to edhe i skenareve për dokumentare.
Ka një vlerësim ndërkombetar dhe prezanton shpesh autoritetin e Akademisë së Shkencave ne bote. Sa për Ekspertizën tjetër atë të Joni Shanajt, mendoj se duhet mare me rezerva sepse dhe ai vete, përcakton: “… se nuk mund te ofroje një ekspertize te sakte ne lidhje me çështjen ne fjale..”
Ne te vërtetë vleresimi me i madh i duhet dhënë deklarates se Kineastit te shquar PIRO MILKANI dhene ne gazeten SHQIPTARJA .com 27 Shkurt 2019 si dhe ne TVSH ne Emisionin ” NJË NATE ME XHAXHIUN”:
Ai shkrua : “Filmi i Elezit i mire, por duhet te zgjidhet konflikti me te drejtat që meriton dhe te demshpërblehet moralisht autori Velo.”, dhe me poshte vazhdon:
…”Personalisht mendoj që kemi të bëjmë me një personalitet te kultures shqiptare, qofte ne boten e letrave, qofte ne pikture dhe arkitekture. Maks Velo ka dhene kontribute te vyera ne shoqëri, përmes përcjelljeve te gjerave që ka jetuar dhe sidomos prej kesaj, prej kalvarit te vuajtjeve që ka kaluar ne jete, duhet te kete drejte si lidhur me shqëtesimete e tij. Konkretisht, ai e ka ofruar librin e tij ” Klubi Karavasta” te autoret e filmit “Bota” duke i u paraqitur një bote që ata te dy, edhe për shkak te moshes, nuk e njohin…” ” Prandaj them se autoret e fimit duhet te bëjnë korrigjimet e duhura dhe te shpërblejnë moralisht autorin.”
Gazetarja e shquar SUADELA BALLIU, mbasi asistoi ne një seance te gjyqit, botoi ne Gazeten online Si, ne date 2 Shkurt 2019 , një studim te gjate prej 8 faqesh : KUR LETERSIA TAKON KINEMANE.


Aty ajo analizon gjithe krijimtarine kinematografike Shqiptare dhe del me konkluzionin se jane 24 filma që jane bazuar ne tregime, novella apo romane te autoreve Shqipatre. I vetmi rast kur është shfrytezuar libri dhe nuk është deklaruar është Novela KLUBI KARAVASTA i Maks Velos, nga autoret e filmit “BOTA”.
Ajo shkruan : “Nëse me pare kishte një seleksionim rigoroz te subjekteve dhe skenareve, gjate gjyqit te Maks Velos kundër Iris Elezit mbi subjektin e filmit “Bota”, një punonjëse e Qendres Kombetare te Kinematografisë do te thoshte se tanimë, ky institucion nuk ka eksperte që shqyrtojne skenarin, për te shmangur edhe rastet e përplasjes me të Drejtën e Autorit apo akuzat e plagjiatures, pasi filmi është shfaqur ne kinema.”
Gjykoj që ka dhe një problem të rëndësishëm që dua t’a ve ne dukje.
Ky është Statusi im i TE DENUARIT POLITIK.
Në gjithë vendet ish Komuniste, ata që kundërshtuan regjimin, që vuajtën ne kampe e burgje, sot respektohen nga i gjithë populli. Janë ata që me sakrificat e tyre sollën Demokracinë.
Aktet e tyre janë të vlerësuara nga e gjithë bota.
Si disident dhe i burgosur dhe i internuar, e gjitha një periudhë 18 vjeçare; qëndrimi im dihet mire sepse janë botuar 120 dokumente te Sigurimit te Shtetit. Prej meje nuk u dënua njëri, nuk pranova te bëhem agjent i Sigurimit.
Shkrimtari Ismail Kadare në dialogun me publicistin francez Stephane Courtois tregon se : “….Ne një nga këto mbledhje te Kryesise se Lidhjes mbrojta Maks Velon, arkitekt , poet dhe miku im që ish pranë arrestimit. Maksi dhe unë ndanim te njëjtat bindje. Ai mund te me kishte tërhequr pas vetes kur u ndalua, nëse do te ishte thyer gjate marrjes në pyetje pak me vone. Por me gjithë kalvarin e vuajtur, ai nuk me tradhtoi. ”
(Shaban Sinani “Dosja K.” Botim frëngjisht 2006.)
Kudo ku me kane ftuar dhe kam shkuar ne Amerike, France, Poloni, Itali, Rusi ; si shkrimtar dhe artist disident jam pritur dhe jam respektuar.
Vuajtjet e mija dhe te bashkevuajtesve janë misheruar ne vepren time letrare dhe figurative.
Disa vepra janë përkthyer dhe botuar ne Frëngjisht, Anglisht, Polonisht, Bullgarisht, Rusisht, Italisht.
Drejtoresha e Muzeut të Luftes se Ftohte ne Los Anxheles Donna Stein thote:
“Imazhet që vijne nga veprat e Velos jane po aq tronditese sa diktatura”.
Ne letren që ajo me drejton shkruan: ” Veprat e tua do ti japin mundesi publikut amerikan te njihet me krimet ne burgjet komuniste gjate luftes se ftohte. Por ajo cfare është me e rëndësishmja është menyra sesi arti mund te tregoje tragjiken, duke e kthyer ekspëriencen ne një dëshmi që do ti vlejë shoqërisë”. ” Maks Velo jo vetëm vizaton por sjell mesazhe dhe filozofi”.


Kete kam bere edhe me letërsinë e burgut dhe veçanerisht me KLUBIN KARAVASTA, kam përçuar mesazhe dhe filozofi.
Kush vjedh veprat tona , vjedh vuajtjet tona, tmerret e hetuesisë, spitalin e burgut, galeritë e tmerrshme të Spaçit, internimet, pushkatimet.
Vepra e artit ka një “zone te shenjte”, kur ajo lind. Nuk ka njëri tjeter te drejte t’a përvetesoje kete “shenjterim”. Kjo dhe është magjia e krijimtarisë.
Ne DOSJE-ne paraprake te ciftit Elezi-Logoreci nuk gjen asnjë flete te shkruar prej tyre.
Ata nuk kishn fjetur asnjë nate ne një fshat ,ish vend internimi, nuk kishin intervistuar asnjë ish te internuar, apo ish te burgosur. Nuk kishin fotografuar asnjë vend internimesh.
Ato copa gazetash me histori internimesh janë mbledhur pastaj, mbas xhirimeve, edhe ato i kane te vjedhura nuk kane asgjë personale, nuk janë intervistimet e tyre, nuk jane shkruar prej tyre.
Kete analize e bëjnë në mënyrë të shkëlqyer dy studjueset, Akademiket Amerikane-Shqiptare Xhuli Agolli dhe Sofia Kalo.
Studimin 45 faqesh e ndajnë në 7 kapituj. Nuk ka ne botimet tona te kritikes apo historise se filmit Shqiptar një analize te tille aq shteruese aq te thelle dhe aq te gjithanshme. Është një shembull i përkryer se si duhet analizuar një film, dhe aq me tepër një film me probleme.
Zonja Elezi, nuk paraqitet ne gjyq as kur gjyqi zhvillohej në Zyrën e te Drejtave te Autorit, as në Gjykatën e Tiranës. Kurse zoti Logoreci nuk ka ardhur asnjëherë në gjyq.
Ajo u paraqit me se fundi e detyruar për një seance pyetjesh.
Dhe Ju zonja Gjyqtare e pate vete se ç’paraqitje beri.
Unë e pyeta sa qendra internimi kane qenë në 45 vjet në Shqipëri? …ajo nuk u përgjigj dot, nuk dinte asgjë rreth 20 kampeve te internimeve.
Unë e pyeta sa te internuar burra dhe gra kane qene ne ato 45 vjet ne Shqipëri?… ajo nuk u përgjigj, nuk e dinte, që kane qenë 48.000 burra dhe 10700 gra.
Une e pyeta sa te internuar kane vdekur gjate përiudhes se internimit? …ajo nuk u përgjigj dot, nuk e dinte.
Une i paraqita disa libra te shkruar para 2010 (DRAMA, ROMANE) mbi kampet e internimeve, ajo nuk I njihte , nuk kish lexuar asnjërin prej tyre.
Kuptohet , ajo mesa duket ka lexuar vetem KLUBIN KARAVASTA
Regjizorja Iris Elezi dhe e motra Avokatja Sonila Elezi kane kryer vazhdimisht ate që quhet PENGIM I DREJTESISE, duke bere presion që te mos paraqiten, te mos japin vleresime dhe te mos bejne ekspërtizen e krahasimit te librit me filmin Institucjone apo përsona te përvecem.
Kjo situate e tensionuar u pa edhe ketu, por me mire e pasqyron vendimi që dha Drejtori EVIEN DAKO te ZYRA SHQIPTARE PËR TE DREJTEN E AUTORIT ” gjendet ne pamundesi për te kryer veprimin krahasimi midis veprave”, …”veprim i cili është thelbesor për mbarevajtjen e procesit administrative, si dhe do te bente te mundur konstatimin ose jo te cenimit te pretenduar.”
Te pretendosh se ne Shqipëri nuk ka Institucjone dhe njëres që mund te krahasojne një liber me një film është absurditet, sepse ne vendin tone shkruhen me mijra libra dhe prodhohen dhjetra filma.
Po keto si behen? Kur nuk ka njëres që mund te bejne një krahasim?
E gjitha kjo ishte një pengim që vinte direkt nga Iris Elezi, Tomas Logoreci dhe Sonila Elezi.
Une e APELOVA këtë vendim me letren drejtuar Zv. Ministrit te Kultures ZEF ÇUNI dërguar me 11/11/2016.
Mbas kesaj Letre, u ristrukturua Zyra Shqiptare e te Drejtave te Autorit dhe u emërua një Drejtor i ri.
Se fundi ne prezencen Tuaj te nderuar Avokatja Sonila Elezi, deklaroi se Maks Velo është i “sëmurë psiqik me diagnozen e MANISE SE PERSEKUTIMIT”, pa e shoqërur këtë me asnjë provë.
Te gjitha këto duhet te kihen para sysh nga ana Juaj, se keta jo vetem që nuk kane kerkuar falje për veprën e kryer, por kane bere cdo veprim antiligjor për te deformuar te verteten.
Ngriten edhe KUNDERPADINE, një kerkese sa qëshrake aq dhe denigruese për vete ata. Ata pretendojnë se janë ofenduar se unë i akuzoj për plagjiature, pra për vjedhje te pronësisë intelektuale.
Po ç’farë do te bej ? Do i falenderoj?
Po te ish e vertete ato kishin 5 vjet kohe që mund te kishin bere padine, përse e bejne tani ne momentin ee Padise sime ?
Ky gjyq po zhvllohet ne një moment delikat, dhe shume te rendesishem.
Ne vetvete gjyqi është vertet përsonal, por gjithashtu simbolik për nga domethenia dhe klasifikues dhe kategorizues , dhe edukues për nga vlera shoqërore.
Shoqëria jone sidomos ajo intelektuale si e artit dhe e shkences jane infektuar keqas nga fenomeni i plagjiatures. Kjo semundje shkateruese, poshteruese, u përhaps sidomos mbas 1993, dhe tani mbas 25 vitesh ka aritur kulmin.
Kudo ka një preokupim te fshehur, si te vjedhin punen e tjetrit pa e paguar.
Dhe prandaj një nga 5 pikat e Marreveshjes se Stabilizim Asocimit është edhe RUATJA E PRONES INTELEKTUALE.
Ky rast që po shqyrtojmë është me i provuari dhe me evidenti nga gjithe shtypi i artit, dhe nga ekspertët.
Ky është një skandal Ndërkombëtar se Filmi është një financim dhe prodhim ne bashkepunim ndërkombetar.
Plagjiatura ka forma e shkalle te ndryshme. Ka Plagjiatura indirekte, që mezi identifikohen, ka plagjiatura te pjeseshme, ka se fundi dhe plagjiatura totale.
Ky rast, për te cilin une kam ngritur padi është rasti I PLAGJIATURES TOTALE.
Është I njëjti vend (Adriatiku), po ato ngjarje ( ish te internuarit dhe ish te burgosurit te mbetur aty mbas 1990), po ato personazhe dy motra , (njëra po me emrin Nora), Andrea, Çalamani, qentë…
Pa librin KARAVASTA , nuk kish si te behej filmi BOTA.
Neni 58 i KUSHTETUTES thotë: ” E drejta e autorit mbrohet me ligj”.
Prandaj vendimi Juaj e nderuara Zonja Gjyqtare ka një rendesi historike për ecurine e plagjiatures ne Shqipëri.
Gjykata e Shkodres, dënoi një djalë të ri nga Lezha se kish vjedhur dy celulare te përdorur me 5 vjet burgim, vlera e tyre nuk ish as 4000 lek te reja.
Sa është demi që me është shkaktuar mua dhe tere shoqërise ?
Jam i bindur që vendimi Juaj do te jete i drejte.
Me 23 Prill u festua gjerësisht ne vendin tone dhe ne gjithë Botën DITA E LIBRIT dhe E te DREJTES SE AUTORIT.
Vendimi Juaj do te jete një mbështetje për të ruajtur të gjithë Autoret Shqiptare nga plagjiatura.

Maks Velo
Tirane 23 Prill 2019