Kjo temë është edhe personale, tha zonja Albright, sepse 67 vjet më parë familja ime arriti në SHBA nga Cekosllovakia  për të nisur jetën në egzil. Unë do t’i jem pafundësisht mirënjohës këtij vendi, që ka hapur dyert për miliona refugjatë nga Europa Lindore, hebrej, hungarezë, vietnamezë, somalezë, kubanezë, apo myslimanë të Bonjes etj.

“Armiqtë tanë kanë një plan. Ata duan që të ndajnë botën mes myslimanëve dhe jomyslimanëve, midis mbrojtësave dhe sulmuesave të Islamit. Duke i bërë refugjatët sirianë armiq, ne jemi në duart e tyre. Në vend të kësaj, ne kemi nevojë të sqarojmë se zgjedhja e vërtetë është ndërmjet atyre që mendojnë se është në rregull vrasja e njerëzve të pafajshëm dhe atyre që mendojnë se kjo është e gabuar. Duke treguar se ne vlerësojmë çdo jetë njerëzore, ne mund t’ja tregojmë botës qartë se me cilët jemi”, nënvizoi zonja Albright për Time. /EB