albinfo.ch medium superklientelist, nga zëdhënësit më tipikë të politikanëve të korruptuar është manipulatore.
Botimet manipulatore janë dizinformuese, ato nuk pasqyrojnë raportime free and fair, të pavarura, mbi palët, por janë në funksion të shtrembërimit të realitetit, duke shpikur lajme sipas preferencave politike për të mashtruar opinionin publik.
Botimet manipulatore mund t’i shprehin të vërtetat përgjysmë ose përdorin për mashtrim trick-e të gazetarisë online, për shembull një lajm e botojnë në dy variante dhe evidentojnë për publikun variantin fake që u intereson, ndërsa atë që përbën lajm e fshehin ose nuk e botojnë.
Në opinionin tim të djeshëm “Albinfo.ch censuron Ambasadorin e Zvicrës” i referohesha lajmit të publikuar nga ky portal në faqen e parë të tij që mbante datën 27 mars ora 19:00. https://www.albinfo.ch/zvicra-financon-projektin-per-ujesjelles-per-10-fshatra-te-skenderajt/
Këtë fabrikat albinfo.ch e kishte vendosur në fokus, si HomeSlider. Lajmi është dizinormues, sepse fsheh lajmin, që ishte kritika e Ambasadorit zviceran dhe në vend të saj, albinfo.ch në gojën e kryediplomatit zviceran në Prishtinë, vinte fjalë lavdëruese, që ndoshta ishin shqiptuar aty, por që i kundërviheshin lajmit.
Edhe sot, 29 mars 2019, për tri ditë rresht gjendet në faqen e parë të portalit po si HomeSlider lajmi manipulator, që vazhdon të pasqyrohet si kryelajm rrenash.
Ekspertët e shtypit nëse e marrin në analizë do të shohin është një “informacion” i plotë, i përfunduar, ku përshkruhet përmbledhtas si lajm i vetëm e gjitha çfarë ka ndodhur në atë takim, por duke përdorur gërshërët e censorit ndaj kritikave të Ambasadorit zviceran. Si lajm i orës të vonë, ora 19:00, kur kishte përfunduar aktiviteti, duhej të ishte shterrues dhe në fakt ka pamjen e një lajmi shterrues, por me kokë poshtë, për të kënaqur guston e shijen e Kadri Veselit, pasqyrohet në formë e përkryer manipulatore, duke përmendur disa fakte të vërteta, qoftë edhe të rëndësishme, e duke fshehur lajmin e vërtetë.
Lajmi që ka botuar albinfo.ch dhe që prej tre ditësh është në HomeSlider në faqen e parë të portalit në fjalë është një fake news, junk news, gazetari e verdhë, propagandë apo dizinformacion i pastër dhe përbën modelin më tipik të gazetarisë manipulatore që botohet sot nga mediat e blera në Shqipëri dhe Kosovë. Ky produkt, që i kundërvihet të vërtetës, është gatuar në guzhinën e junk food ku fabrikohen raportime sipas interesit të kryepolitikës të korruptuar që është kthyer në shkelësja kryesore e ligjit.
Mediumet manipulatore që fabrikojnë lajme sipas interesit të politikanëve hajna dhe pa integritet janë po aq të rrezikëshme sikur edhe politikanët e korruptuar pasi janë pjesë e pushtetit të kapur nga politika.
Këto mediume janë armiq të përbetuar të shtypit të lirë dhe gazetarisë profesioniste që respekton të vërtetën sido që të jetë ajo e hidhur apo e ëmbël, e thartë apo djegëse.
Albinfo.ch e censuron Ambasadorin e Zvicrës! – Nga Elida Buçpapaj
Prej tri ditësh sikur e shihni shkrimi dizinformues është në faqen e parë të albinfo.ch.
Komentet