VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

AKTUALITETI I FJALËVE TË SAMI FRASHËRIT “Shqipëria çka qenë, ç’është dhe ç’duhet të bëhet” – Nga Frank Shkreli

By | February 21, 2017

Komentet

Esad A.Rizai, shqiptaro-amerikani i shquar që e lartëson shqiptarinë – Nga Skënder Buçpapaj

 

Esad Ali Rizai është një nga bijtë më të mirë që Tropoja ia ka dhënë shqiptarisë dhe një nga shqiptaro-amerikanët më të shquar. Ai lindi në fshatin Luzhë, një nga më piktoreskët e këtyre anëve, i shtrirë në prehrin e butë të luginës rrëzë vargmalit që ndan Bytyçin nga Lugu i Malësisë. ‘Rizaj’ është lagjia më e bukur e fshatit, me kulla të larta dhe të bukura malësore. Rrëzë malit që aty lartohet pjerrët, i famshëm në gjithë Malësinë e Gjakovës është burimi Delvia, me ujë të bollshëm, të ftohtë, të kthjellët si loti.

Në fshatin e Esadit unë, në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, e kam filluar profesionin e arsimtarit. Shkolla, e vogël dhe e vjetëruar, ndodhej në bregun e majtë të lumit Vitalina, që e përshkon Luzhën. Dy vjeshta, dy dimra dhe dy pranvera e kam bërë dy herë në ditë rrugën nga Tplani, fshati im që është fqinj me Luzhën. Nga këndej, sapo del në kodrën mbi fshat, Luzha i shpaloset udhëtarit e tëra përnjëherësh më bukur se ngado tjetër, nga këndi më panoramik, në tërë shtrirjen e saj.

Rruga më çonte gjithnjë pranë kullës ku ka lindur Esadi. Dhe takoja shpesh gjyshen e tij, Sosen, e cila ishte bijë nga farefisi im në Bujan, nganjëherë edhe banorin tjetër të asaj kulle, Sahit Ali Rizain. Më përshëndeste, më fliste, më përqafonte, si nipin e saj, Sahitin, vëllain e vogël të Esadit, pak më i rritur se unë, më jepte të fala për njerëzit e mi. Luzha, edhe pse e mbante ndaj të dyve distancën e imponuar nga lufta e klasave, nuk e fshihte dot admirimin dhe respektin që kishte për gjyshen dhe nipin, admirim dhe respekt që iu takonte edhe të zotit të shtëpisë, Ali Ali Rizait, zonjës së shtëpisë dhe dy djemve të tyre, Qazim Ali Rizait dhe Esad Ali Rizait, të cilët kishin bërë një nga arratisjet më të bujshme të kohës. Për pamundësi fizike kishin mbetur në atdhe vetëm më e moshuara e shtëpisë dhe më i vogli i shtëpisë.

Esadi është krenar për të atin, Ali A. Rizai, i lindur dy muaj pasi babain ia kishin vrarë si luftëtar të Bajram Currit. Nga mosha 18 vjeçare Ali A. Rizai, i radhitur në formacionet e Gani Beg Kryeziut, nuk kishte pushuar së luftuari kundër fashizmit, nazizmit, komunizmit. Më 1948, Ali A. Rizai ishte burgosur si njeri i rrezikshëm për regjimin komunist ngaqë nuk pajtohej kurrsesi me asnjë lloj shtypjeje dhe padrejtësie.  Më 1951 u arratis nga burgu, mori familjen dhe kaloi në Jugosllavi, ku përsëri u burgos, sepse nuk pranoi të spiunonte kundër Shqipërisë. Më 1960 u arratis nga burgu e nga Jugosllavia, kaloi në Itali dhe më 1962 u vendos përfundimisht në SHBA, ku gjithë jetën ia kushtoi çështjes shqiptare. Veprimtarët shqiptarë vlerësojnë se me ardhjen e Aliut, iu shtua një dimension i fuqishëm jetës së diasporës shqiptare në Amerikë. Më 2001, pas 49 vitesh, mundi të vizitojë Shqipërinë, mundi të ribashkohej me birin e tij, Sahit Rizai, të cilin e kishte lënë vetëm 3 vjeçar kur ishte larguar nga Shqipëria.

Esadi është krenar për Luzhën e tij. Dhe nuk ka si të mos jetë krenar për Dervish Luzhën, Nderi i Kombit , klerikun aq të dashur për tropojanët dhe shqiptarët gjithandej, sepse nuk iu përkul kurrë regjimit komunist dhe gëzoi mikpritjen e çdo shtëpie malësore. Fare pak larg kullës ku lindi Esadi, ndodhet tyrbja e tij dhe shtatorja, ngritur me mbështetjen e heroit Azem Hajdari, nip i Luzhës.  Të rrallë janë ata vizitorë që shkojnë në Tropojë dhe nuk ndalen te tyrbja e Dervish Luzhës, për të cilën kujdeset ish nxënësi im Neki Balaj. Esadi ka bërë shkrime portretizuese për Dervish Luzhën, në faqen e tij në facebook nuk ka ditë që të mos jenë të pranishme Luzha (Luzha City) dhe Dervish Luzha.

Në shkrimet e tij Esadi rrëfen se Dervish Luzha, njeri i veprave të larta, ka pasur te ai një ndikim të tillë që ia ka ndryshuar përgjithmonë jetën, duke u bërë frymëzim gjithashtu për vepra të larta. E frymëzoi Esadin vetë Dervish Luzha, vetë zëri i tij, për të ngritur shkollën e parë shqipe në Bronks të Nju Jorkut. Dervish Luzha është ai që ia lehtëson rrugën për çdo vepër të lartë që ai ndërmerr. Po atë vit, më  1993, themeloi Fondacionin e Shoqërisë Shqiptaro – Amerikane, i cili deri sot ka zhvilluar disa aktivitete me rëndësi për shqiptarët. “Në të gjitha këto aktivitete unë kam gjetur frymëzimin dhe kurajon tek vepra e Dervish Luzhës. Këtë personalitet të madh e kam takuar vetëm njëherë kur isha tre vjeç. E mbaj mend kur erdhi në shtëpinë tonë dhe më uli në prehër e më dha një mollë. Dervish Luzha ishte një bamirës i madh, një atdhetar, një parashikues, një profet tek i cili unë dhe shumë të tjerë kanë gjetur forcën e kurajos për të kryer punë me rëndësi për shqiptarët,” shkruan Esad Ali Rizai.

Esadi është krenar për nipin e tij gjeneral Tahir Sinani, heroi i luftës në Kosovë, në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës. Në nëntor të vitit 1998 Tahir Sinani iu përgjigj thirrjes së UÇK-së dhe u bë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. U dallua si komandant dhe si luftëtar drejtpërdrejt në luftime për guxim e trimëri të rrallë.  Më 2000 vepron me UÇPMB në Kosovën Lindore. Në pranverën e vitit 2001 është në beteja në shpatet e bjeshkëve të Sharit dhe në Likovë, në Maqedoninë e Veriut. Në qershor të vitit 2001 brigada 116-të e tij vendoset në Zonën e Gostivarit dhe Radikës. Më 29 korrik 2001 ra në Malsinë e Gostivarit së bashku me katër luftëtarë.

Esadi është krenar për Malësinë e Gjakovës, është krenar për Kosovën, për mbarë Shqiptarinë. Falë tij, në Bashkinë e Bronksit, Nju Jork, ditë të veçanta iu kushtohen figurave më të larta të historisë së shkuar dhe të sotme të kombit tonë. Ai ditë e natë mendon dhe vepron për të lartuar shqiptarinë.

Esad Rizajn e kam njohur personalisht në Nju Jork në fund të pranverës së vitit 1993, kur me zonjën Buçpapaj vizitonim Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Na ka organizuar drekën me ish kongresmenin shqiptar Joseph DioGuardi, anëtarë të tjerë të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe me veprimtarë të tjerë shqiptaro-amerikanë, na ka shetitur nëpër kryemetropolin botëror, na ka dërguar të vizitojmë edhe në shtëpi DioGuardin, me të cilin ndiheshin sivëllezër të vërtetë. Në të gjitha tryezat, Esadi shtron platformat e bisedave, rreth bashkimit të shqiptarëve për mbarëvajtjen e çështjes shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Diasporë e kudo tjetër. Në të gjitha bisedat, burojnë idetë e tij që gjenin miratim të menjëhershëm tek të pranishmit. Esadi është plot mbresa, plot vizione, vizita në Shqipëri sikur i ka dhënë flatra të reja.

Një nga veprimtarët e shquar të diasporës sonë në Amerikë, Sab Gashi, e cilëson Esadin kapacitet kombëtar. Ai Esadin e thërret Baci i Madh dhe thotë se vjen fill pas Joseph DioGuardit. Është ky Bac njëri nga të parët që i kërkoi DioGuardit:  “Duhet të afrohemi dhe ti do të na prish para.” Pikërisht atëherë DioGuardi filloi Ligën Qytetare Shqiptare Amerikane. Falë njerëzve të tillë si Baci i Madh, si DioGuardi e të tjerë ne shqiptarët arritëm deri te Presidenti i SHBA Bill Klinton, ku edhe u muar vendimi historik për kombin shqiptar, shkruan Sab Gashi.

Duke pasur përkrah sivëllain e veprave kombëtare, Hajdin Aliajn, në krye të Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro – Amerikane, Esadi nuk pushon së ndërtuari ura bashkëpunimi të shqiptarëve me kryetarët e Qytetit të Nju Jorkut, me guvernatorët, senatorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Nju Jorkut, veçanërisht me Rudy Giuliani III, Michael Bloomberg dhe Andrew Cuomo. Me nismën e Fondacionit më 1997, për herë të parë, filloi ngritja e flamurit shqiptar dhe kremtimi i 28 Nëntorit në Bashkinë e Qytetit. Dy herë me radhë, gjatë viteve 2000 dhe 2001, kryebashkiaku i New Yorkut, Rudy Giuliani ia dorëzoi fondacionit proklamatën me të cilën 28 Nëntorin e shpallte si ditë të shqiptarëve në New York.

Ai ka një bashkëpunim tejet të frytshëm mbi dhjetëvjeçar me Kryetarin e Bashkisë të Bronx në shtetin e New Yorkut të SHBA, Z. Ruben Diaz Jr., i zgjedhur në tri mandate, 2009, 2013, 2017, një figurë shumë e respektuar dhe e dashur për komunitetin shqiptaro-amerikan që jeton këtu. Z. Rubern Diaz Jr, e konsideron Esadin një aleat të sukseseve të tij dhe në shkurt të këtij viti i dha Vlerësim për Merita me motivacionin: “Sot, ndërsa hedhim një sy për një dekadë suksesi të Bronx dhe transformimin e vazhdueshëm pozitiv që bashkia jonë ka parë gjatë dhjetë viteve të shkuara, ne reflektojmë dhe jemi të ndërgjegjshëm se këtë rrugë suksesi ne nuk mund ta bënim vetëm.  Mbështetja juaj ka qenë shumë e çmueshme për zyrën time gjatë dhjetë viteve të fundit.  Stafi im dhe unë jemi krenar që ju quajmë aleat dhe mik. Në emër të më shumë se 1.4 milion banorëve të The Bronx, unë, Ruben Diaz Jr., ju përshëndes duke vlerësuar ndikimin tuaj pozitiv në bashkinë tonë.”

Esad Rizai është bashkorganizator në shumë manifestime të mbajtura nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe veçanërisht në ato të organizuara në Nju Jork. Dhe është një ndër oratorët kryesorë të shumë prej këtyre manifestimeve. Portreti i tij burrëror e fisnik në krye të veprimtarive atdhetare, e frymëzon përherë Disaporën Shqiptare në Amerikë, i jep guxim, trimëri e vizion për të qenë në krye të detyrave të larta në shërbim të miqësisë shqiptaro-amerikane dhe të çeshtjes sonë kombëtare.

Esad A. Rizai ka bërë Miq të shqiptarëve tij gjithë figurat më të ndritura të New York-ut dhe Bronx-it.

Esad A. Rizai është institucion në NYC. Është Ambasador i vërtetë i vlerave të shqiptarëve!

Esad A. Rizai nuk organizon Gala mondane që të mbledhë para të cilave nuk u dihet adresa, por kontribuon me punë dhe dinjitet që lidhjet shqiptaro-amerikane të forcohen.

Më 2001 kryetari i atëhershëm i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, miku i shqiptarëve Rudy Giuliani (Rudi Xhuliani) nderonte Esat Rizain dhe Fondacionin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane (the Albanian American Society Foundation, Inc. ), duke deklaruar më 28 Nëntor 2001, “Ditën e Pavarësisë Shqiptare” (“Albanian Independence Day” ) në qytetin e Nju Jorkut.

Më 2003 kryetari i bashkisë të New York Michael Bloomberg, mik dhe bashkëpunëtor i Esat A Rizait do të vizitonte Kosovën dhe do të takohej me presidentn historik të Kosovës dr.Ibrahim Rugova.

Në 2009, Rubén Díaz Jr., Kryetari i Bashkisë të Bronx në New York, Mik dhe bashkëpunëtor i Esad A.Rizait emërtoi një bllok të Avenue Lydig midis Holland Avenue dhe Wallace Avenue, si  “Mother Teresa Way” – “Rruga Nëna Tereza”, ndërsa i njëjti kryetar bashkie e shpall 26 gushtin 2019 në Bronx si ditën e Nënë Terezës në nderim të trashëgimisë humanitare të Shenjtores Tereza dhe në respekt të komunitetit shqiptaro-amerikan në Bronx.

Me fondacionet që drejton Esad Rizai ka ndikuar që administrata e lartë e New Yorkut dhe Bronx-it të nderojnë e vlerësojnë figura të shquara të historisë, politikës dhe kulturës shqiptare si dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Esad Rizai i ka Miq e ka bashkëpunuar e bashkëpunon me të gjithë guvernatorët dhe kryetarët e bashkive të New York-t dhe Bronx! Janë të rrallë shqiptaro-amerikanët si ai! Rudi Xhuliani, Michael Bloomberg, Andrew Cuomo, Rubén Díaz Senior dhe Rubén Díaz Jr., Bill de Blasio! Të gjithë personalitetet më të larta të administratës të New York dhe Bronx e kanë për nder të bashkëpunojnë me një njeri si Esad A. Rizai.

Që i japin kombit, pa e zhvatur sikur është bërë sot në modë. Esat A.Rizai është një amerikan i nderuar dhe një shqiptar nder i kombit!

I urojmë jetë të gjatë dhe gjithmonë sukses në rrugën e tij në të mirën e përbashkët shqiptaro-amerikane!

 

Hon. Stephen B. Kaufma, Mayor Mike Bloomberg, Esad A. Rizai

 

Me Rubén Díaz Jr., kryetari i bashkisë të Bronx

Senator Alessandra Biaggi & Esad A. Rizai

Me guvernatorin e New York Andrew Cuomo

 

Me Rubén Díaz Jr., kryetari i bashkisë të Bronx dhe guvernatorin e New York Andrew Cuomo

Me Kongresmenin Eliot Engel

Me kryetarin e Bashkisë të New York-ut Bill de Blasio

Në New York autori i shkrimit me Esad A.Rizain gjatë një takimi me kongresmenin Joe DioGuardi

Carl Bildt kërkon dorëheqjen e Hashim Thaçit- Gazeta Express manipulon deklaratën e diplomatit të lartë suedez në Twitter! Nga Elida Buçpapaj

Gazeta Express në Kosovë manipulon sot shëmtuar një deklaratë të Carl Bildt në Twitter nxitur nga fakti se diplomati i lartë suedez dhe Vessela Tcherneva nën drejtoreshë e Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtëme më 26 qershor i kanë kërkuar publikisht dorëheqjen Hashim Thaçit nga posti i Presidentit të Republikës të Kosovës. Ftesë për dorëheqje nga Shtëpia e Bardhë në mënyrë implicite është edhe anullimi i samitit Kosovë-Serbi.

Në një prononcim tjetër tek gzeromedia.com, Bildt shkon më tutje dhe thotë se nëse vërtetohet pretentimi i Prokurorit, Thaçi rrezikon arrestimin.

Dhe pas këtyre prononcimeve të Carl Bildt, gazeta Express për “hakmarrje” manipulon diplomatin e lartë suedez në mënyrën më të pacipë të mundshme.

Pse them “në mënyrën më të pacipë të mundëshme”?

Sepse Carl Bildt këtë deklaratë e ka bërë në Twitter, çka do të thotë se mund të verifikohet lehtë. Ka shumë anglishtfolës shqiptarë që tashmë kanë hyrë për kuriozitet në rrjetin social dhe kanë konfrontuar se ajo që thotë Express në titull,  nuk përkon absolutisht me të vërtetën që e ka shprehur qartë e pa ekuivoke Diplomati suedez.

Gazeta Express që në titull lajmëron se “Bildt vajton humbjen e serbëve në Betejën e Kosovës”. Është krejt fake ose thjeshtë shpifje titulli i Gazetës Express.

Në ditën kur serbët kujtojnë Betejën e Kosovës të 1389, Vidovdanin që bie më 28 qershor, Carl Bildt shkruan ekzaktësisht kështu në Twitter: “A day of historic battles. Many Serbs are still agitated over their loss in the Kosovo battle, but you would be hard pressed to find any Swede who really cares about the loss at Poltava more than three hundred years later.” Që po të shqipërohet shkon pak e shumë kështu: “Një ditë betejash historike. Shumë serbë janë ende të shqetësuar për humbjen e tyre në Betejën e Kosovës, por ju do t’ju bëjë përshtypje të fortë nëse do të gjeni të paktën një suedez që t’i shkojë mendja të interesohet për humbjen në Poltava më shumë se treqind vjet më vonë. (Në Betejën e Poltavës zhvilluar më 8 korrik 1709  Perandoria Suedeze u mund nga ushtria e Pjetrit të Parë të Rusisë – shpjegimi im EB)

Pra sikur shihet qartë, krejt ndryshe nga sa manipulon Gazeta Express e Kosovës, Carl Bildt nuk vajton, por në mënyrë shumë elegante diplomatike u kujton serbëve të heqin dorë nga mitomania që po mban peng Serbinë, Kosovën dhe rajonin.

Kosova nuk duhet të harrojë kurrë se diplomati i lartë suedez Carl Bildt është një nga mbështetësit e Kosovës në këto mbi dy dekada histori moderne. Ai ka qenë kryeministër i Suedisë dhe Ministër i Jashtëm prej 2006 deri 2014, ku përfshihet edhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur më 4 marsin e 2008 nga Suedia.

Pra me pak fjalë, janë shumë të ulta sulmet me bazë shpifje që vijnë nga Kosova në adresë të Carl Bildt vetëm se ky ka shprehur publikisht qëndrimin e tij se Hashim Thaçit i ka ardhur koha që të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit të Republikës, aq më tepër kur gjithë Kosova mbarë, përfshi edhe gazetën Express kanë njohuri të plota se si Hashim Thaçi me manipulime e ka uzurpuar këtë post.

Sikur tashmë dihet Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. Aktakuza pretendon se ata dhe gjithësej rreth dhjetë persona dyshohen se janë përgjegjës për vrasjen e 100 vetëve. Gjykatësi i procedurës paraprake është duke e shqyrtuar aktakuzën dhe do të marrë vendim nëse do ta konfirmojë atë.

Në aktakuzën që Zyra e Prokurorit të Specializuar u paraqiti për shqyrtim Dhomave të Specializuara për Kosovën Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe disa persona të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të personave, përndjekje dhe tortura.

Gjithashtu në njoftimin e prokurorit të specializuar thuhet më tej se “Prokurori i specializuar  e gjykon të domosdoshëm nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së Gjykatës Speciale. Besohet se zoti Thaçi dhe zoti Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtënuar drejtësisë.” “Nëpërmjet këtyre veprimeve zoti Thaçi dhe zoti Veseli, kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës.” – thuhet në njoftim.

Tashmë prej kohësh në opinion flitet publikisht për listën që ka përpiluar Gjykata Speciale me emrat e më të fuqishmëve të politikbërjes në Kosovë. Edhe dialogu Kosovë-Serbi është përfolur si një deal i Thaçit me Vuçiç, që Hashimi për t’i shpëtuar Hagës, është treguar i gatshëm të godasë në sovranitetin territorial e shtetëror të Kosovës të mbrojtur nga KFOR dhe NATO – prej 12 qershorit 1999 pas përfundimit të një konflikti gjakatar kur Milosheviçi e humbi luftën.

Me pak fjalë Hashim Thaçi, për t’i shpëtuar Hagës, është treguar i gatshëm të kallë rajonin në flakë, pasi Serbia nuk ka ndryshuar asnjë qasje dhe nuk ka demonstruar asnjë zbutje qendrimesh ndaj Kosovës.

Dhjetëshen e Drenicës me destinacion Gjykatën Speciale e ka marrë nëpër gojë edhe Milaim Zeka. Kam parasysh një deklaratë të tij gati dy vjet më parë tek Televizion7, për “emra të profilit më të lartë të Drenicës që do të ftohen nga Haga”, ku Zeka parashikonte Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Agim Çekun, Azem Sylën… dhe pritej sipas Zekës që në listë të përfshihej edhe Hashim Thaçi.

Por kur dukej se Hashim Thaçi në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë po e përmbyllte me sukses luftën e tij të nëndheshme për t’a hequr emrin e vet nga lista, udhëtimi i tij për në Washington DC anullohet bashkë me takimin. Pikërisht në prag të nisjen, Prokurori Special, i emëruar nga Presidenti Trump dorëzon aktakuzën. Daniel Serwer me të drejtë supozonte se vendimin e Prokurorit Special nga të parët që e ka marrë vesh ka qenë Ambasadori Richard Grenell, i cili nga ana e tij e inkurajoi Hashim Thaçin të respektojë procedurat.

Për mua respektim procedurash do të thotë:

së pari, anullimi “nga Hashim Thaçi” i udhëtimit në Washington DC. E kam futur në parantezë sepse Hashim Thaçit do t’ia kishte ënda shumë që ta bënte këtë udhëtim edhe pas dorëzimit të aktakuzës por Shtëpia e Bardhë ia ka mbyllur derën.

së dyti, Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqjen. Sikur veproi Ramush Haradinaj. Sikur ia sugjeron Carl Bildt, Daniel Serwer e shumë personalitete të njohura, sepse funksionimi i drejtësisë kërkon që Hashim Thaçi të zhvishet nga pushteti politik i Presidentit të Republikës.

A nuk duket sikur Hashim Thaçi po vijon luftën e tij për t’ju shmangur drejtësisë ?

Edhe manipulimi që Gazeta Express i bën deklaratës të diplomatit të njohur suedez Carl Bildt duket si “obstruction of truth” – si pengim dhe sabotim i të vërtetës për të manipuluar opinionin publik.

Mjaftoi vetëm që diplomati Carl Bildt të shprehë mendimin për procedurat që duhet të ndjekë Hashim Thaçi dhe deklarata e diplomatit të lartë suedez u kthye në fakenews-in e ditës në mes të ditës!

 

 

 

AMBASADORI GRENELL E TRADHTOI PRESIDENTIN THAQI…! – Nga Reshat Nurboja

Sipas mendimit tim, Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ka ngritur dhe publikuar aktakuzën kunder presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve, 3 ditë para organizimit të dialogut Kosovë – Serbi, sigurisht jo pa pelqimin, pajtimin e administrates Trump…Ky publikim mediatik sipas mendimit tim ishte vlerësuar si instrumenti me adekuat i momentumit për mosmbajtjen e dialogut të paraparë në Washington… Vetem përmes një aktakuze të tillë publike do t’ia bente të mundshme diplomacisë amerikane rrugëdaljen pa njollosje e kritika brenda e jashtë SHBA-ve….

Presidenti Trump, në fund e ka kuptuar se një marrëveshje siq e ka konceptuar dhe tentuar me çdo kusht t’ia imponoi Kosovës ambasadori Grenell me shumë do t’i sjellë probleme e pasoja se sa avantazhe në procesin e zgjedhjeve të nëntorit në Amerikë e sidomos në raportet me shtetet me të fuqishme evropiane të cilat ishin kundër kësaj fushate amerikane të zgjedhjes së problemit Kosovë – Serbi duke mos perjashtuar ndrrimin, kembimin e territoreve, e cila do të hapte “kutinë e pandorës” në Ballkanin Peeendimor….Andaj, kanë vendosur ta flijojnë Thaqin, deri dje “lojtarin: kryesor në ketë skenar….!
Mos u beni nervoz, mendim dhe analizë personale…~!


Nuk besoj se ka njeri që mund të beson se çarqet e caktuara kompetente dhe pergjegjëse të SHBA-ve nuk kanë pasur njohuri se me 24 qershor do të publikohet kjo aktakuzë ….

Një atdhe është më shumë se një parti – Nga Aurel Dasareti

Zotëria jo edhe aq i nderuar Isa Mustafa është titist dhe sllav-jugu i shkëlqyeshëm, por edhe i ndershëm, nostalgjik përrallorë dhe i zgjuar, kështu që në LDK nuk u futë nga dera e madhe por nëpër “kapixhik”. Dhe tani, për kaq shumë vite pas vdekjes së themeluesit të saj, të ndjerit Ibrahim Rugova, LDK është e kundërta nga ajo që ka qenë. Për pasojë, ka pasur vetëm si pikënisje që duhet të mbijetojë çdo vit, dhe bashkë me partitë tjera antishqiptare rrënoi sa mundi Dardaninë antike. Për t`u larguar nga rruga e djallit dhe shkuar më shumë në ofensivë pozitive, partisë i duhej një lider i ri i cili (e cila) mund të udhëheqë më tej vizionet e themeluesit të saj, dhe zonja Vjosa Osmani i plotësoi të gjitha këto kushte nga të gjitha aspektet, duke i vendosur interesat e Kombit dhe Vendit para interesave dobiçe të zotëri Isa Mustafës jo aq të ndershëm.

Nuk përsëris sendet si e qysh, por habitem se si do vajza dhe djem shqiptarë që duhet të ishin analistë të pavarur, për motive xhelozie të sëmurë ndaj kësaj zonje të madhe të shqiptarisë, shpifin dhe rrejnë deri në çmenduri. Këta “analistë” të humbur në katundet veta, duke u manipuluar lexuar nga librat  ish-komuniste titiste dhe enveriste, akoma nuk e kanë kuptuar se asnjë politik-bërës normal, nuk duhet me çdo kusht të mbroj interesat e shefit të saj apo shumicës së partisë në kurriz të Kombit dhe Vendit. Sa për sot kaq, sa më thjesht që të më kuptojnë të gjithë. Herën tjetër, më seriozisht. Ora 8 e mëngjesit, duhet të iki, tung tung dhe kujdes jo vetëm nga virusi kinez…

Po, një sekondë, paskam filluar të harroj. Erdhe koha që zotërinjtë që miratuan gjyqin special, bukuritë e sajë t`i provojnë vetë më përpara se me dërguar atje luftëtarë të vërtetë dhe të pafajshëm. Le të mos flasin në emër të UÇK-së, lufta e së cilës ishte në mbrojtje të atdheut të vetë, në tokat e veta autoktone, kundër pushtuesve barbarë që në 1998/99 kryen gjenocidin e radhës ndaj Kombit tonë, pra e pastër si loti, por të kujdesen për veten e vet, veprat personale nëse i kanë bërë. Dhe unë nuk u uroj burgim në Hagë, por moskthim EmojiEmojinë Kosovë.

AMBASADORI AMERIKAN QË KA DHËNË DORËHEQJEN PËR TË SHPËTUAR SHQIPËRINË – Nga Frank Shkreli

 

“Dashuroj Shqipërinë, dashuroj Kombin shqiptar, siç dashuroj Amerikën”

 

Edhe ky një mik amerikan që nga ditët e para të ekzistencës së Shqipërisë si shtet, ndoshta jo aq i njohur nga shqiptarët. Emri i tij ishte George Fred Williams, ish-diplomat, ish anëtar i Kongresit dhe ish ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Greqi dhe në Mal të Zi, i emëruar nga Presidenti Woodrow Wilson.

 

Ishte viti 1914, koha e Princ Wiedit në Shqipëri. Vendi ishte rrëmujë!  Nga Greqia, ambasadori Williams viziton Shqipërinë.  Si përfundim i vizitës së tij atje, duke qenë dëshmitarë i tmereve që pau në terren – i zemëruar nga situata e krijuar atje – aty për aty ai jep dorëheqjen nga detyra e ambasadorit, për të qenë më i lirë — nga kufizimet diplomatike — për të mbrojtur kauzën e popullit të vuajtur shqiptar.  Ja si e përshkruan gazeta britanike, The Independent e datës 6 Korrik, 1914, vizitën e ambasadorit amerikan të akredituar në Greqi dhe në Mal të Zi, si dhe dorëheqjen e tij nga kjo detyrë pas vizitës së tij në Shqipëri, me qëllim për të folur më lirisht kundër qeverisë së atjeshme të Princ Wiedit dhe të fuqive të mëdha që ia kishin imponuar atë shqiptarëve:

 

Gaeta Independent shkruante se, “Shqiptarët kanë një aleat të ri. Ai është George Fred Williams, Ministri i Shteteve të Bashkuara në Greqi dhe në Mal të Zi, i cili pasi vizitojë Shqipërinë për të parë situatën nga afër në Principatën e re, është shqetësuar aq shumë nga ato që pa atje, nga punët e këqia të regjimit aktual, sa që dha menjëherë dorëheqjen, madje edhe pa pritur përgjigjen nga Washingtoni, ai e bëri publike deklaratën e tij protestë, për të mbrojtur kauzën e popullit shqiptar kundër Princit William Wied, i cili iu imponua shqiptarëve nga fuqitë e mëdha.  Kur ai arrijti në Durrës”, shkruante gazeta The Independent, “Diplomati amerikan, ishte deklaruar kështu për ato që kishte parë atje: “Pesë të ashtuquajtura qeveri ishin të pranishme atje.  S’pari, 6 fuqitë e mëdha me të gjitha fuqitë e tyre.  S’dyti, Komisioni që kontrollon administratën civile dhe financat.  S’treti, xhandarmëria e Hollandës, që kontrollon ushtrinë. S’katërti, Princi me aq pushtet që i ka mbetur.  Dhe s’pesti, Ministria që nuk ushtron asnjë pushtet.  Secila prej këtyre qeverive luftonte tjetrën, me përjashtim të të parës,(fuqitë e mëdha) të cilat siç duket, nuk mund të merren vesh mes vedi, sa që kanë hequr dorë plotësisht nga fati i katër enteve të tjera” të pranishme atje, citohet të ketë thenë ambasadori amerikan George Fred Williams, sipas gazetës britanike,The Indipendent e 6 Korrikut, 1914.  “Të gjithë mallkojnë fuqitë e mëdha për mos-marrëveshjet midis tyre ndërkohë që pritet që të gjithë të dëbohen nga Durrësi dhe që sovraniteti i Shqipërisë të mbetet aty ku duhet të jetë – në dorë të popullit të atij vendi”, citohet në gazetën britanike Independent të 6 Korrikut, 1914, diplomati amerikan George Fred Williams.  Ambasadori amerikan Williams ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Ministrit amerikan në Greqi dhe në Mal të Zi, duke hequr dorë kështu nga një karjerë premtuese në diplomaci, vetëm e vetëm, për të shprehur indinjatën e tij të thellë mbi gjëndjen e tmershme në të cilën gjëndej në atë kohë Shqipëria.

 

Ambasadori amerikan George Fred Williams veproi në atë kohë i shtyr nga ndërgjegjësimi i thellë njerëzor kur sheh padrejtësi kudo qofshin ato si dhe nga qëndrimi moral diplomatik për të venë në dukje ato që ai i ka quajtur punë të këqia të autoriteteve vendore dhe të fuqive të mëdha të asaj kohe — duke hequr dorë, në protestë, nga një karjerë premtuese diplomatike.

Amb.George Fred Williams

 

Po e kujtoj ish diplomatin amerikan të fillim shekullit të kaluar, për dy arsye. Një, për hir të datave të lindjes dhe të vdekjes së tij, pasi po i afrohemi Korrikut: (10-Korrik, 1852- 11 Korrik, 1932) dhe arsyeja e dytë është se situata aktuale sot në trojet shqiptare, por sidomos në Shqipëri dhe Kosovë, pothuaj i përngjanë situatës – domosdoshmërit më ekstreme në atë kohë — të vitit 1914, ku fuqitë e mëdha, madje edhe sot tre dekada në shekullin 21, “fuqitë e mëdha”, vazhdojnë të bëjnë çorbë punët e Shqipërisë e të shqiptarëve, fatkeqësisht, me ndihmën e vet shqiptarëve.  Ndryshimi i gjëndjes aktuale politike në Shqipëri dhe në Kosovë, me ngjarjet e vitit 1914, (për të cilat ambasadori amerikan dha dorëheqjen me qëllim për të njoftuar botën për mjerimet e popullit shqiptar), është se në atë kohë mallkimi i popullit i drejtohej, me të drejtë, fuqive të mëdha dhe përfaqsuesve të tyre në Shqipëri.  Ndërsa sot, për gjëndjen e krijuar në Shqipëri dhe në Kosovë – kryesisht, si rrjedhim i konflikteve politike mids përfaqësuesve politikë shqiptarë dhe partive të tyre që ata përfaqësojnë – shqiptarët e sotëm mallkojnë këtë klasë politike aktuale e cila për 30-vjet post-komunizëm, nuk di a po nuk do të rregullojë punët e shtëpisë, duke shkaktuar largimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga trojet e veta .

 

Pres me pa durim, dorëheqjen e ndonjë politikani të lartë shqiptar ose edhe të ndonjë ambasadori të fuqive të mëdha që sot merren me punët e shqiptaëve, që të japin dorëheqjen –si çeshtje parimore — për të protestuar gjendjen aktuale të krijuar në trojet shqiptare, nga “ndërkombëtarët” në bashkpunim me klasën politike aktuale shqiptare – ashtu siç ka bërë ambasadori amerikan George Fred Williams në vitin 1914.  Kemi nevojë për njerëz me moral dhe ndërgjegje të thellë, por edhe të guximshëm, për ti parë dhe për ti deklaruar botës punët shqiptare ashtu siç vërtetë janë.  Kemi nevojë për disa George Fred Williamsa modernë – shqiptarë dhe të huaj, të cilët besojnë në lirinë dhe në demokracinë e vërtetë për shqiptarët dhe për Shqipërinë “E vuajtur dhe të mbytur në gjak nga faji i Evropës…”, siç është shprehur më 1914 Ambasadori amerikan i akredituar në Greqi dhe në Mal të Zi, George Fred Williams. I përgjithëmonshëm qoftë kujtimi i tij!

 

 

 

“Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjinale e Homerit dhe që grekët morën nga poetët Pellazgë të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshërve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njihej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedisë, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.” George Fred Williams

Edhe njëherë për «Patriotët»! Nuk po sulmohet as UÇK, e as lufta e saj – Nga HYSEN ARAPI

Edhe njehere per « Patriotet »! Nuk po sulmohet as UÇK, e as lufta e saj. Gaboheni ne se identifikoni luften me Drejtorin Politik, apo shefin e sherbimit sekret. Kjo do te thote se s’paskemi mesuar fare nga historia. Ne se situata sot ka degraduar duke e vene Kosoven ne nje pozicion te pafavorshem ,ka ardhur si rezultat i gabimeve historike pikerisht te atyre qe moren persiper ta udheheqin ate, ne lufte dhe paqe, te atyre ( perjashto Presidentin Rugova),qe flirtuan per interesa okulte me agresorin gjakatar, te atyre qe falen toke per viza ( ne fakt sic po duket fare per viza),qe artikuluan dhe shiten projektin serb te ndarjes se Kosoves si gjoja te miratuar nga ShBA etj.
Mungese vizioni, apo papergjegjshmeri politike, per te mos thene me shume eshte veshtire ta thuash , por gjithsesi demi eshte bere, dhe Serbia arriti te balancohet e udheheqesit e saj pasardhes te Millosheviçit e Sheshelit ne syte e opinionit (dhe me ndihmen e politikes shqiptare andej e ketej kufirit )po duken si çuna te mire, njerez qe duan paqe dhe ftohen nga kancelarite e fuqishme, per tu ulur me viktimen e tyre si superiore, paçka se duhej te ishin ata ne bangen e te akuzuarit.
Kush u kerkoi llogari atyre??? Askush. E ndersa Thaçi e te tijte, ne vend qe te ngrinin padi per krimet serbe, e te kerkonin denimin e Serbise per genocid, spastrim etnik, e krime lufte, kerkonte tu mbushte mendjen njerezve se do merrte disa fshatra te lugines se Presheves ( qe edhe serbet nuk i duan), duke larguar vemendjen nga problemi kryesor ai i denimit te agresorit.
E sigurisht ne politike ndodh nganjehere si ne futboll: po nuk shenove gol, do te pesosh. Dhe golin e ka ngrene Kosova e jo milioneret e saj perfitues nga lufta ,te gatshem per koncensione te reja ne kembim te vazhdimit te karieres politike dhe ruajtjes se privilegjeve qe rrjedhin prej saj.
Personalisht mendoj qe pa u denuar Serbia si shtet genocidal, dhe krimineli i fundit serb qe ka lare duart me gjak shqiptari ne keto 110 vite, asnje shqiptar nuk meriton te denohet nga gjykatat nderkombetare. Sa i takon gjykates speciale do te ishte nje ogur i mire qe te gjykonte ne Prishtine te gjithe ata shqiptare qe kane vrare, torturuar, burgosur e zhdukur bashkekombasit e vet .
Urdheruesit e ketyre krimeve meritojne nje ndeshkim shembullor, pavaresisht emrit apo funksionit qe kryen apo ka kryer.
Cdo gabim apo krim i kryer ne rrethana lufte ne kundershtim me ligjet e luftes ndeshkohet. Lufta nuk eshte arene per kenaqjet e ambicjeve per pushtetin e ardhshem ,apo instiktet shtazarake te ndonje drejtuesi te saj sic ka ndodhur jo rralle here.
Fjalimet patetike, furcat e ndersjellta ( ne disa raste dhe te pandershme), nuk pine uje perkundrazi I japin me shume bonuse bratskij serbe.
Ajo qe paturpesisht nuk eshte bere deri sot per ta paditur Serbine per genocid , te behet tani sa nuk eshte akoma vone. Krimet nuk parashkruhen dhe ato denohen ne cdo kohe.
Ps. Se harrova , po me Shengenin ballkanik çpo behet ???

Kush ishin më të mëllefosurit për projektaktakuzën ndaj Thaçit – Nga XHAFER SHATRI

Duke përcjellur reagimet e shqiptarëve në rrjetet sociale pas kumtesës së Prokurorit special, u binda se më të mëllefosurit për projektaktakuzën ishin këto kategori vetjesh:
– ata që kanë përfituar më se shumëti materialisht duke qenë pranë Hashim Thaçit;
– ata që frikësohen seriozisht se me rënien e Thaçit nga pushteti do t’i humbin vendet e punës që nuk i kanë merituar me asgjë;
– ata që janë thirrë si të dyshuar ose si dëshmitarë; dhe
– ata që janë të vetëdijshëm se çfarë dëmesh kolosale i janë shkaktuar Kosovës me themelimin e Gjykatës Speciale.
Për çdo shqiptar me minimumin e dijes dhe vetëdijes, ka qenë e qartë që prej fillimit se Raporti i Dick Martit dhe themelimi i Gjykata Speciale kishin vetëm një synim madhor: vënien në pikëpyetje të Pavarësisë së Kosovës dhe copëtimin e saj.

Politikës Shqiptare nuk i duhen gjelat që rrinë mbi vezë, por burrat që janë të zot në mbrojtjen e Kombit dhe Vendit – Nga Aurel Dasareti*

 

Atdheu ynë lindi burra të fortë, që shkëlqenin lart në qiell. Gjithmonë besnikë ndaj vendit të tyre dhe luftuan kundër çfarëdo frike të brendshme. Por ku gjenden sot të tillë?! Të shtrëngohet dikush të durojë vuajtje apo poshtërime pa pasur mundësinë as të mbrohet, është një prej shfaqjeve të kontrollit të plotë, por nuk është sigurisht e vetmja. Kush ushtron kontrollin e plotë e shndërron këtë të fundit në një objekt të tij, në një pronë të tij, për të cilën bëhet zot. 

**

Dy shtetet tona dhe ajo pjesë e Maqedonisë e banuar me rrënjës (shqiptarë autokton), janë kapur nga minjtë e kanalizimeve.

Këlyshët janë shumë frikacakë, por nuk u trembet syri pasi në ju shikojnë do burra të pavendosur. Nëse nuk reagoni menjëherë, t`i tërhiqni zvarrë prej zyrave dhe drejtë në burg prej nga nuk do të dalin kurrë, njëkohësisht t`u sekuestrohen pasuritë e patundshme dhe të tundshme të fituara nga hajnia dhe krimi i organizuar, brenda 5-6 vjetësh vendi do boshatiset nga rinia e pashpresë dhe tërësisht copëtohet, ndërkaq pas 20 vjetësh emri jonë përfundimisht do të vdes dhe harrohet.

A duhet ta gëzojmë lirinë që kërkojmë ta shkatërrojmë? Liria nuk është diçka që një shtet mundet ta miratojë. Liria duhet të mbrohet me vepra. Kot e kemi t`i qortojmë pse nuk turpërohen, çka është turpi për rezilin?

 

Kushdo që është dehur nga fuqia dhe është pasuruar prej saj, kurrë nuk do të largohet vullnetarisht.  Pyetja e madhe nuk është nëse keni dështuar, por nëse jeni të kënaqur me dështimin.

Derisa gjithë popujt e botës kanë qeveritarë dhe politikanë që kujdesen për mbrojtjen e atdheut të tyre nga të huajt, ne shqiptarët jemi të detyruar të bëjmë të kundërtën, duhet të mbrojmë atdheun nga qeveritarët dhe “politikanët” tanë që të mos na i shesin edhe këto troje që na kanë mbetur. Dhe kjo ndodh pa debate, pa informacion dhe pa mundësinë që njerëzit të kuptojnë se për çfarë bëhet fjalë. Vendimi është marrë tashmë. Kjo është ajo që është bërë politika shqipfolëse: gënjeshtra dhe mashtrime.

 

Është e mahnitshme se si shfaqen këta krijesa që s`janë veçse surrogate, ata kanë një respektim zero për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Agjendat e tyre janë vetëm servilizmi ndaj të huajve dashakeq, hajnia, kriminaliteti, Tradhtia ndaj Vendit.

**

Normalisht, njeriu përpiqet të gjejë fjalë për mendimet e dikujt, por në rastin e Presidentit jo-legjitim të Kosovës, mundohet të gjejë mendime për fjalët e tij. Ky tradhtar i çuditshëm, në bashkëveprim me atë titistin me paterica, ndryshe kërmën e paparë, dhe me parat e taksapaguesve “kosovarë”, i lutet pushtuesit gjakatarë t`ua japi edhe një copë të Truallit Shqiptar. Dhe, vet-lavdërohet me librin gjoja se autobiografik Shtet i ri mburravec modern”, shkarravinë e cilësisë së ulët e të pavlerë pikërisht si “heroi” imagjinar i qëndisur në të.

Thjeshtë: Për të kuptuar “patriotizmin” e politikë-bërësve të juaj analfabetë kronik (gjelave të oxhakut), si simpatizues fanatik tru-shpëlarë i të cilëve jeni, mos i vritni kot dhëmbët (sidomos ju që dashuroni qeverinë kot së Koti), por zbuloni dhe shikoni vetëm pasuritë e tyre marramendëse me vlerë shumë milionëshe euro. Si i fituan ato alamet lekë kur rrogën mujore zyrtarisht e kanë 200-300 euro?! A nuk logjikoni aspak a? A ju mungon krenaria njerëzore të vetëflijoheni për hajnat që bashkëpunojnë me armiqtë tradicional për zhdukjen biologjike të juaj?! Ata vetë, para se me i hy “politikës” pantallonat e grisura i lidhnin me sixhim, ndërkaq kur dilnin në plazhe, në mungesë të brekëve i mbulonin vithet e shtrembëta me peshqir. Këto janë fakte të pakontestueshme, kështu që nuk ka nevojë të dëgjosh më tepër për të kuptuar se këta mafioz me prejardhje etnike të paqartë, janë vetëm servilët e të huajve që i ndihmojnë të mbeten në pushtet, ju vjedhin, mashtrojnë dhe shfrytëzojnë. Ndryshe, nuk ua ndien leshi për ju dhe për të mirën e fëmijëve, nipërve, mbesave, stërnipërve të juaj.

Sa më i madh pushteti (fuqia), aq më i rrezikshëm është keqpërdorimi i tij. Vetë-respektimi, vetë-kuptimi, vetëkontrolli, vetëm këto tre ju japin fuqi të pathyeshme. Fuqia është ligësi, por kështu është edhe pafuqia.

**

Krye-çmendaraku i shtetit amë, i njohur më mirë si skizofreni kronik Alamet Tepsia, është njëkohësisht piktor i dështuar dhe kryeministër i dobët, por edhe dashamir drogash e konfliktesh pa të cilat nuk mund të funksionoj si “burrështetas” dhe shkatërrues i monumenteve historike ilire-shqiptare. Dhe, ai vet është shumë më i keq sesa ata këlysh tjerë që e sollën në pushtet, edhe me më pak moral dhe integritet. Ai është një vrapues entuziast i plazheve për nudistë dhe një papagall i palodhshëm e i padurueshëm që nuk lejon askënd me ia bë pyetjen e vërtetë deri në fund, por i ndërpretë dhe vazhdon llomotitjet maratone për t`i ikur temës dhe zhvendosjes së vëmendjes së dëgjuesve. Nuk dëgjon aspak kur është fjala për të bërë punën e tij si duhet, i konvenon të mbetet i dështuar për popullin. Po, edhe ai është vetëm një pasardhës i paraardhësve që nuk guxon të vijë kurrë në ndonjë mendim personal pa ndihmën e “këshilltarit” të tij analfabet që pas vrasjes mistike nga sivëllezërit serb, mrekullisht u ringjallë që të sjelli më tepër telashe për këtë kohë të sëmurë që ne po përjetojmë. Dhe kjo u jep shumë prej nesh ankth dhe zemërim.

Ky piktor qesharak, që as prapanicën e vet nuk është në gjendje ta vizatoj pa gabime, sigurisht që është kriminel i fshehtë, por bën një punë shumë më të mirë se sa xhaxhi (i famshëm për mizori ndaj popullit të vet) kur bëhet fjalë që katundarët indiferentë dhe me mungesë përqendrimi të mendjes të qetësohen plotësisht, dhe që ka pastruar tërësisht trurin e një popullate që janë bërë si fëmijë të vegjël, të rraskapitur nga gjumi i tepruar.

Nuk ka kuptim. Por shumë pak njerëz guxojnë të ngrihen në këmbë dhe të mos durojnë më një marrëzi të tillë.

**

Shqipëria është një parajsë për politik-bërësit analfabet kronik të kriminalizuar, profesorët injorantë, shpërndarësve të lajmeve që janë larg nga realiteti, historianëve dhe gazetarëve të vetëshpallur, shkrimtarëve të papjekur që kanë shkarravitur nga qindra “libra”. Dhe mozotmakeq, hoxhallarëve dhe priftërinjve ortodoks që nuk besojnë aspak në Zot, përkundrazi, e urrejnë sa mundin me gënjeshtrat e tyre që nuk kanë asnjë lidhje me fenë që ata gjoja predikojnë.

**

Imamët dhe priftërinjtë ortodoksë, me fjalë te tjera, kryetarët shpirtëror të grupeve besimtarësh, para se të hynin në kishë dhe xhami duhet të shkruajnë autobiografitë e tyre nën titullin klasik “Zoti na dha dhjetë Urdhërime – unë kam thyer nëntë prej tyre”, ku ata duhet të tregojnë “gjithë të vërtetën e panjohur” në lidhje me gjithçka të çoroditur, degjeneruese,  asimiluese, shkatërruese dhe vdekjeprurëse që ia sollën Kombit (sidomos rinisë) dhe Vendit në këto 2-3 dekadat e fundit të “demokracisë” që akoma nuk e shohim.

Ne nuk mund të kemi pushtet të pakufishëm, të bëjmë skena të pista kundër Kombit dhe Vendit dhe kontrollojmë gjithçka siç na e do qejfi apo na porositin armiqtë e jashtëm. Herët a vonë, dora e rëndë vjen dhe fshin gjithçka mënjanë, me pasoja shumë serioze për keqpërdoruesin.

Njeriu pa emocione atdhedashurie, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së cilës luftojmë.

A do të zhduket Shqiptaria? Shqiptarët e sotëm, të manipuluar nga tradhtarë më të pisët se kurrë, lajnë këmbët e ish skllevërve barbarë të stërgjyshërve të tyre të madhërishëm.

Shqipëri, yt bir është rrufeja e, kur gjëmon, dërmon armikun e në gropë e mbulon!

https://www.youtube.com/watch?v=t6PIbtKIOGo&list=PLu6RLnWKZKnbHAGlk8M_10kTLXNuQGDD0

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Prof.Dr. Përparim Kabo: Ta duash, ta ndërtosh dhe ta mbrosh të vërtetën ! – Parathënia e librit të Elida Buçpapajt ”Tirania e tranzicionit”

 

E vërteta ka dishepujt e vet, ka popullin e vet, ka kodet e saj, ka moralin dhe ruajtësit e saj të përditëshëm. Media dhe mediatarët janë vigjilentët e palodhur të së vërtetës, ata që e duan atë, që e ndërtojnë dhe që e mbrojnë atë. E tillë është për mua gazetarja Elida (Skënderi) Buçpapaj.

Ky është më shumë se një postulat, është filozofi ekzistenciale që ndryshe konvertohet në atë që quhet cila është rruga, cilat janë parimet dhe ku fillon dinjiteti?! Marëdhënia me të vërtetën është më e vështira, aq sa dëshmori i saj në kryq e mbylli frymën në tokë duke mos u tërhequr nga thënia e tij: ”Thuajeni të vëretën që të ndjeheni të lirë!” Binomi e vërteta-liria, janë themeli i dinjitetit njerëzor dhe sfida e shoqërisë njerëzore në të gjitha kohërat. Demokracia në udhëtimin e saj kalvar deri sa mbërriti tek sistemi i sotëm i demokracisë që në qendër ka liritë dhe të drejtat e njeriut, është dashur që në frymë të saj të ketë treguar kujdes të thellë për të vërtetën dhe lirinë, për njeriun dhe individin, për autoritetin dhe mizorinë, për shpresën dhe për vrasjen e jetës, duke mbajtur në gji të vet gjithçka progresive dhe duke u ndehur e fituar me gjithçka autoritariste dhe antihumane.

Në këtë hulli kaq të vështirë dhe fisnike ecet edhe në ditët tona, sepse nuk ka një betejë të fundit që përcakton vijën e gjelbërt përtej së cilës ne themi se jemi duke mbretëruar në “ruajalitetin” e së vëretës që nuk rrezikohet!

Njeriu jeton edhe me jehonat e thella të brezave që nuk janë me fizikisht. Ai dhe institucionet qofshin edhe në ditët e sotëme, nuk janë të imunizuara në “eternita” si të parrezikuara nga gënjeshtra, fallciteti, imoraliteti apo informaliteti korruptiv! Një shoqëri e tillë sterile është pjellë e fantazisë fëminore.

E vërteta ka dishepujt e vet, ka popullin e vet, ka kodet e saj, ka moralin dhe ruajtësit e saj të përditëshëm. Media dhe mediatarët janë vigjilentët e palodhur të së vëretës, ata që e duan atë, që e ndërtojnë dhe që e mbrojnë atë. E tillë është për mua gazetarja Elida (Skënderi) Buçpapaj.

Një sy vigjilent që nuk fle! Nje mendje qe punon pa u lodhur, sepse dashuron njeriun që ushqehet nga e vërteta. Një shpirt kritik që “rebelohet” krenarisht për të mbrojtur të vërtetat e rëndësishme principiale por edhe ato të voglat e përditëshme sepse “metri” i saj etik është dinjiteti njerëzor. Tek e lexon shkrimin e saj në faqet e bardha të jetës por edhe në dritëhijet e ndeshjes së përditëshme, ke arsye që të kujtosh një thënie të Nënë Terezës, që “në vend që të mposhtesh nga mërzia, ndiz një dritë të vogël të shpresës!”

E kam ndjekur Elidën në këto dy dekadat e fundit dhe libri që ajo sjell para lexuesit është një pjesë e jetës së saj të përditëshme në peshoren e shqetësimit njerëzor, civil dhe atdhetar, ku shtrirja është sa lokale aq edhe globale, sa institucionale aq edhe njerëzore, sa e ditës aq edhe anticipuese! Në librin e saj me publicistikë të përzgjedhur ne marrim në dorë si të thuash një ditar të pulsit të jetës, të fatit dhe sfidës, të shqetësimit dhe protestës, të oponencës dhe demaskimit, sepse Elida Buçpapaj jeton me shqetësimin e njeriut në nevojë, me brengën e lodhjes për fatin e shqiptares si universale, kudo ku ajo ndodhet; ajo është vigjilente për gjithçka që hidhet në harresën denigruese, dhe për atë që e pret të ardhmen e shoqërisë shqiptare kudo ku ata jetojnë si unitet kombëtar por edhe si segmente social dhe kulturor të bashkësive më të gjëra.

Në gjykimin tim personal Elida Buçpapaj në të gjithë “materien” e librit të saj ravijëzon një arkitekturë solide dhe me densitet, gati si një manual rrëfyes se si duhet të sillemi me faktin, me ngjarjen, me dukurinë, me realitetin, me kundërthënien, me informimin, me dizinformimin, me alternativën, me vijat e kithta të pseudoinformimit që shpërndajnë mjegull dhe iluzion. Në besë të kësaj sjelljeje ajo nuk shkon të vizitojë disa të vërteta që njihen dhe janë certifikuar e më tej të na i sjelli të spërkatura me “erëzat” dhe “salcat” pikante të “guzhinës” politike të protagonistëve të ditës që “bëjnë orgji” me disa media që vetëm të tilla nuk janë. Elida është besnike e të vërtetës që godet, që rrezikon, që shpotit, që rrëfen, që këlthet, që proteston, që paralajmëron dhe që me kurajo civile dhe me peshë “Sizifiane”, akuzon duke vënë gishtin mbi plagën. Në këtë kuptim ajo është një reportere në frontin e rrezikut dhe të ndeshjes.

Kjo do të thotë ta duash të vërtetën si veten dhe ta mbrosh atë jo për veten por për socialen, për publiken, për humanen, për zhvillimin, për dinjitetin. Në librin e saj ne ndeshemi me dukuri që kanë ndodhur kohë më parë por nëse arsyetimet e saj në të shumtën e rasteve kanë qenë parashijonjës dhe paralajmërues, kjo shpreh se analiza e saj, gjykimi dhe drejtpeshimet paskërkan qenë në ekuilibër dhe në zemër të ciklonit. Ajo ka folur, ka sjellë mesazhin e saj, si të thuash “ka folur dhe ka shpëtuar shpirtin e saj” – si thoshin latinët; por se ka dhënë kontributin si një “dishepulle e së vërtetës” që gjërat të ishin gjykuar dhe projektuar më mirë në kohën e duhur.

Besnikëria me të vërtetën është provë karakteri, është kujdes në vijueshmërinë që verifikon, është syçelësi në përplasje e papritura, dhe gjetje e peshores historike për gjithëkohësi. Në këtë gjithëgjykim, Elida ka treguar se nuk bën kompromise me konjunkturën, nuk lyp strehë alibish si kovalishencë të politikës së ditës dhe “kuajve të rradhës” mprehur në “karrocën e ekzekutivit” në kohën konkrete. Larg interesave të tilla ajo është e lirë të takojë lirinë, ajo është e lirë të na sjelli lirinë e informimit pa censurë dhe pa vetëcensurë, ajo është e lirë të gjykojë me kokën e saj dhe të peshojë me arsyen e saj pa tabu.

Një mediatare e tillë është e plotësuar me formimin intelektual, dhe adresuar në mënyrë speciale me kulturën publicistike, ku spikat fjala e gjallë, mendimi virulent, stili luftarak, forma joshëse, lundrimi me begati i fjalës, dhe dinamika e shpalosur “katër kanat” ku asgjë nuk fshihet, çdo gjë në dritë të diellit!

Ndokujt kjo kurajo dhe shpirt proteste nuk i ka pëlqyer, i ka krijuar bezdi dhe një lloj urrejtje shpagimi, por se ajo nuk është frikësuar nga sulmet e hapura apo të “ambalazhuara”, nuk është mikluar nga joshjet shkurajuese që dhurojnë “puthje jude”, nuk është tronditur në boshtet e saj edhe nga kundërshtimet arogante që jashtë kostumit zyrtar në pafuqinë e tyre sillen me arrogancën e (mos)kulturës së rrugës. Si një “skllave” e lirisë e dinjitetit dhe së vërtetës, ajo ka vijuar punën, duke ndërtuar profilin që ka sot.

Dinjitoze, e vëmendëshme në çdo grimë të kohës, mbajtëse e rregullt e bilanceve të ngjarjeve dhe një penë kurajoze që flet me zërin, që di të dëgjoj jehonën e vet por edhe të kombinohet në koralet serioze që media ka sot.

Gjeografia e këtj zëri është globale. Lëvizet në Shqipëri në meridianet dhe paralelelet gati kapilare të shoqërisë shqiptare. Në institucionet, partitë, aleancat, intrigat dhe poshtërsitë, në fitoret reale dhe arritjet e atdheut. Zgjerohte kjo gjeografi në Kosovë, dhe kudo ku janë shqiptarët. Elida është në Bruksel, në Strasburg, në Hagë apo në Paris, në Londër apo në New York, në Beograd apo Athinë, ajo është kudo me syrin e saj vigjilent ku globi përpiqet të çajë me kalimin e vështirësive drejt së ardhmes dhe paqes. Është atje ku institucionet ndërkomëbëtare rrahin mendimet, përballin versionet, dhe ndeshen pro dhe kundër në sitsteme ku” gijotina” e vetos ndal rrjedhat historike! Ky puls shqetësimi dhe ky kujdes qelibar e shembullor, e ka bërë punën e përditëshme të gazetares Elida Buçpapa një arkiv të çmuar të historisë së dy-tre dekadave të fundit. Në këtë këndëvështrim librin që kemi në duar dhe që do ta kemi si një alamanak në gjithëkohësin e pasme, do duhet ta çmojmë edhe si një lloj biografie të historisë sonë Brenda asaj 100 vjeçare të Shqipërisë si shtet i pavarur!

Vlerësoj tek Elida edhe kuptimin mbi kujtesën historike. Ajo e kombinon atë me qëndrimin kritik ndaj adresës historike. Elida është kundër amnezisë historike, jo në udhë dhe frymëzim të shpagimit për kalvarin e saj dhe të familjes gjatë rregjimit komunist! Kurrsesi jo në atë kahje! Ajo ka një bindje të thellë civile dhe formim intelektual që e mbajnë larg dallgëve të tilla turbullonjëse.

Për Elidën të mos harrosh do të thotë të njohësh rrethanat, subjektet, individët, protagonistët, xhelatët, spiunët, mashtruesit, “shumëfytyrësit” të cilët nuk kanë humbur, por se kanë ndryshuar kostumet dhe llojin e humorit. Nga ai i ziu tek ai rozi, nga ai gri tek ai laramani! Në këtë gjendje ajo nuk e fsheh neverinë e përligjur. E mbron me forcë të drejtën sepse ndryshe ne jemi në gënjeshtër të plotë me veten, me demokracinë, me të ardhmen.

Në lirinë e gjykimit secili ka në posedim të plotë veten dhe përjetimet e tij. Edhe kur të lexojë librin është i lirë të thotë me këtë jam në një mendje, me këtë nuk jam dakord, kjo më duket e motivuar, kjo nuk më bind.

Vetëm kështu jemi në ujërat e rrjedhave plurale dhe të diversitetit. Argument i autores është udhërëfyes, argumentet tanë janë komplementarë. Ne jemi të lirë të gjykojmë me mendjen tonë, por nëse jemi në sinergji me mesazhet që përcjell autorja Elida Buçpapaj, qoftë edhe si ndryshim qëndrimi dhe argument, edhe në këtë rast ne jemi në demokracinë e mendimit, të barabartë si të ndryshëm. Këtë kontrastim ia kemi për mirënjohje autores Elida Buçpapa dhe librit të saj.

* * *

Të sjellësh një libër në jetë është ngjarje për autorin/autoren. Në të gjen shqetësimin dhe jetën e saj në puls të shqetësimit qytetar dhe intelektual.

Bashkë me të ne si lexues marrim me vete edhe një pjesë të vet autorit që si peng respekti dhe miqësie na vjen për të nyjëzuar lidhjen reciproke.

Për ata që e kanë njohur me kohë Elidën (ky është rasti im) janë në gjendje të thellojnë miqësinë përmes prurjeve të reja të ndërsjellta dhe miqësi të tilla vjetrohen si vera. Për ata që njohjen e kanë të kohëfundit ky libër është një shans më shumë për komunikim që thellojnë njohjen sepse kështu bëhet e mundur që të bashkohen kontributet.

Për lexuesin që e takon autoren për here të parë, është e thjeshtë, nga dita që ai merr në dorë librin e saj ka mundësinë që të zgjerojë njohjen për problematikën e rrokur dhe të celebrojë një miqësi të re, sepse Elida është një personalitet mendjehapur, që i shton humanizmit nga humanizmi i saj bujar. Nga sot ne kemi një libër më shumë në qarkullim, pra një doracak më shumë në udhëtimin që për fatin tonë të mirë është i përbashkët.

Libri dhe shqetësimi i Elida Buçpapajt e ka brënda natyrshëm edhe këtë shqetësim apo mesazh, si do të jetë udhëtimi ynë i ardhshëm, le të mendojmë që sot në mënyrë që nesër të mos themi të zënë në përgjegjësinë e fajit të mosveprimit, përse nuk e bëmë dje këtë gjë!

Të faleminderit Elida!

 

 

VJOSA VURI PIKËN MBI – I – – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     “Strukturat vendimmarrëse, prej shumë viteve nuk janë provuar me votën zgjedhore të anëtarësisë. Rrjedhimisht, u mungon legjitimiteti i partisë, për marrjen e vendimeve në emër të saj”, – deklaroi nënkryetarja e Kryesisë të LDK-së, Vjosë Osmani, në një televizion të Kosovës.
     Realisht, këtë të vërtetë e kemi thënë dhe përsëritur, përtej një dekade, si një absurditet për një parti, që thirret dhe lavdërohet për një demokraci të brendshme të lartë partiake. Por, për të nxitur reagimin e atyre që atakohen, nga kjo e vërtetë e hidhur, duhet të kesh një çik pushtet e pozitë.
     Deklarata e Vjosës denoncon të vërtetën e heshtur, të fshehtën publike, e cila ka qenë ndër vite burim i së keqes për LDK-në. Kjo e keqe e madhe, është mbuluar me votën fiktive aklamative. Për një votim të tillë mashtrues, është përgatitur edhe logjistika përkatëse: “Votimi bëhet me votë të fshehtë, por, Kuvendi mund të vendosë edhe ndryshe, pra, me votim të hapur, aklamativ, ngritje dore!” Thënë troç: votim alla komuniste!
    “Peshku qëlbet në kokë”, – thotë populli. Dhe, vërtet, anashkalimi i votës së fshehtë, zëvendësimi me atë aklamative, filloi në Kryesinë Qendrore të LDK-së, për t`u shtrirë në Degë, Nëndegë, Aktiva. Dhe, kjo mënyrë votimi u shoqërua me përjashtimin e debatit, mungesën e konkurrencës së ndershme dhe kulmoi me votimin e hapur, aklamativ, duke e braktisur votimin e fshehtë demokratik. Që këtej fillon  zbehja e frymës rugoviane, krijimi i klanit brenda Kryesisë, etja për karrierë, që shpie në përçarjen, që kulmon me ndarjen e saj.
     Ndryshimi i statutit, dhënia fuqi mbretërore kryetarit, konsolidimi i po atij klani që ndau LDK-në; anashkalimi edhe i Kryesisë, deri ke marrëveshja me PDK-në; shkelja e amanetit të Presidentit Rugova “të mos lejohet ngritja e Hashimit në pozitë, sepse është i rrezikshëm për Kosovën”, fundosi rugovizmin në LDK-e, duke ruajtur vetëm emrin dhe braktisur përmbajtjen.
     
      “Me çfarë kuti mat Dauti”?!
     “Është difekt i madh rrëzimi i qeverisë së PAN-it”,- deklaroi anëtari i Kryesisë Skënder Hyseni, duke rënë në kundërshti të hapur me strukturat e partisë, përfshi edhe Kryesinë. Dhe askush nuk e gjykoi. Përkundrazi, “në vend të kafshimit, e puthën”, duke e bërë  sekretar për marrëdhënie të jashtme të LDK-së.
     “Mos bërja e koalicion me VV-në, do të ishte gabim historik i LDK-së, – bëri thirrje Vjosë Osmani, përgjatë bisedimeve, pothuaj se, idioteske, për krijimin e qeverisë VV-LDK. Dhe, u bë nami! Krahasoni heshtjen e deklaratës fatale të Skënderit, me atë reale të Vjosës! Dhe këtu vjen në shprehje ajo pyetja rimore: “Me çfarë kuti mat Dauti”?!
     Mocioni i mosbesimit, për vetërrëzim të Qeverisë VV-LDK, është një bllof i madh i LDK-së, përkatësisht, i klanit Mustafa. Bërja e Mocionit për Qeverinë Kurti, fillimisht, fshehurazi Vjosës dhe ndoca të tjerëve në Kryesi, flet për mujëshinë e klanit, nëntokën e tij, flirtet me PAN-in, mbrojtjen e interesave vetjake e grupore klanore. Dhe, kjo, tashmë, është e lexueshme dhe dëmton skajshëm LDK-në.
     Lëreni Vjosën në fisnikërinë e saj, merruni me problemin!
     Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, me klanin e tij, qëllimshëm, merren me Vjosën, gjithnjë në përgaditjen e anëtarësisë dhe të opinionit, për goditjen e saj. “Vjosa po kritikon, po sulmon LDK-në; po kundërshton zbatimin e vendimeve të saj!” “Zonja Osmani ka devijuar nga kursi që mbanë LDK-ja!” E deri ke thirrja për linçim: “Ata që kundërshtojnë vendimet e partisë, s`mund të mbajnë poste drejtuese!” Dhe, këtu kulmon faza e eleminimit politik. Mendje akademikësh, por, veprime e fjalë prapanice!
     Qëndrimet e Vjosa Osmanit nuk lidhën me individë të caktuar, por me një klan të stazhionuar, uzurpues të partisë dhe flirtues me PAN-istët, që i lidhë biznesi korruptiv. Për rrjedhojë, klani brenda Kryesisë të LDK-së, është fort i shantazhuar nga Hashimi dhe SHIK-u i tij. Sforcimi i presidentit aksidental, për ta bërë pjesë të Parlamentit NISMA-n dhe AKR, si dhe bërjen e zorshme të Qeverisë Hoti, nëpërmjet organizmave zyrtare, të përzgjedhura nga ai, (Hashimi), janë dëshmi e konspiracionit të pistë Isa-Hashim.
     Pikërisht, këtu fillon plani për dështimin e koalicionit fitues! Këtu fillojnë edhe flirtet konspirative të klanit, brenda Kryesisë të LDK-së, me dy partitë të bandës PAN, përkatësisht, AAK dhe NISMA, madje, fshehurazi të partnerit LVV! Dhe, kjo e implikon dhe e vë në krye të fajësisë LDK-në, për prishjen e parathënë të koalicionit jetëshkurtër LVV-LDK. Taktizimet e tilla mashtruese, besëprera dhe skajmërisht të turpshme, nuk i ka njohur kurrë më parë LDK-ja.
     “Nuk kanë qenë kundërshtimet ndaj partisë, por, ndaj koalicioneve të gabuara, që fondamentin e kanë pasur në krim e korrupsion. LDK e ka ditur për qëndrimet e mia, para se të më kandidojë për kryeministre”, – deklaron Vjosë Osmani. Më qartë dhe më dinjitetshëm nuk ka si të shpjegohet.
     Realisht, Vjosa është mbrotësja më e madhe, më dinjitoze, pikërisht, e LDK-së dhe e elektoratit të saj. Ajo, me guximin intelektual dhe qytetar, edhe pse e vetme, po reziston, për ta mbrojtur LDK-në dhe Kosovën, nga oligarkët, tashmë, uzurpues të të gjithë spektrit partiak politik në Kosovë. Ata janë bashkuar, si kurrë më parë, në mbrojtje të pozitave të tyre partiake, pushtetare dhe biznesore.
     Prova dhe fakte të reja dëshmojnë se prishja e koalicionit VV-LDK, Mocioni i mosbesimit, deri tek shkarkimi i Qeverisë Kurti, nuk ishte as taksa dhe as shkarkimi i një ministri. Të gjithë kësaj i priu marrëveshja konspirative Hashimi-Isa, me primatin drejtues dhe realizues presidentin fatal, të kurorëzuar me votat e LDK-së, nën presionin kriminal e rrugaçëror ndaj deputetëve të klanit Mustafa.
     Vjosa është prodhim natyral i rugovizmit të dlirë, parimor, stoik e konsekuent. Nëse 165 mijë votat e 6 tetorit 2019, ishin të LDK-së, si bartëse e listës zgjedhore, të 64 mijë votat e zgjedhjeve paraprake, ishin të Vjosë Osmanit. Sepse, ajo i fitoi këto vota, duke qenë e listuar me numrin rendor 81! Ndërkohë që votuesit mund t`i shpërndanin tek 99 kandidatët tjerë për deputetë.
     Shumësia e votave, besimi i madh ke Vjosa, sikur në gjallje të Rugovës, e shpëtoi LDK-në nga rënia e lirë që kishte, pikërisht, në prag të zgjedhjeve. Në këtë rënie LDK-në e kishte katandisur klani, brenda Kryesisë, në krye me mjeshtrin e kalkulimeve intriguese, Isa Mustafën. Simpatia e anëtarësisë dhe e elektoratit, deri në adhurim, për Vjosë Osmanin dhe brezin e Republikës, reformatorët në perspektivë të LDK-së, i tmerroi klanorët. Angazhimi i rinorëve, me frymëzimin rugovian, shtoi entuziazmin dhe ringjalli shpresën për rimëkëmbjen e LDK-së dhe shpresën për ndryshime në Kosovën tonë.
     Vjosë Osmani vendosi të jetë e drejtëpërdrejtë. Ajo nuk preferoi të bëjë diplomaci me anëtarësinë e LDK-së, me votuesit, elektoratin, popullin e Kosovës. Premtimin e dhënë e mbajti, nuk e bëri zhele, si klani i Mustafës. Dhe, vuri pikën mbi “i”, duke denoncuar paligjshmërinë drejtuese në partinë e Rugovës, në partinë e saj LDK-e. Me këtë denoncim zyrtar, risi për të gjithë skenën politike të Kosovës, të cilët e kanë plot gojën demokraci, por, në fakt, e kanë dhjerë atë, pikërisht, me rizgjedhjet partiake aklamative, 99 %-she, siç bënin Stalini, Hitleri, Enveri dhe soji i tyre kriminal e rrugaçërorë.
     Njerëzit që duan të vërtetën, më shumë se vetën, jo rrallë sfidohen në jetë. Megjithatë, asnjëherë në jetë nuk i kam bishtënuar sfidës. Në vitet `60-a, duke lënë modestinë me një anë, unë, natyrisht, me shokë, isha i pari që u përballa me pushtetin, me kërkesat që do të shpaloseshin në demonstratat e vitit 1968.
     Në Shqipëri, edhe pse isha student dhe mësues i privilegjuar, kundërshtova mungesën e demokracisë, diktaturën e egër staliniste dhe e pësova me humbjen e rinisë burgjeve politike.
     Në Kuvendin e 9-të Zgjedhor të LDK-së, duke parë maskaradën zgjedhore, ku u shkelën tri parimet bazë të demokracisë, si: debati i munguar; konkurrenca e përjashtuar dhe votimi i fshehtë demokratik i mohuar, isha kundërshtues i zëshëm i vetëm, me thirrjen e bërë në sallën e Kuvendit: O skllevër të shekullit digjital, këndelluni, mos heshtni, reagoni, kundërshtoni këtë maskaradë zgjedhore të klanit të Isa Mustafës!
     Vuajtjen time jetësore, e kam kompensuar me ngushëllimin e madh se e vërteta ka qenë gjithëherë në anën time.
       Shpëtimi i LDK-së – legjitimimi i strukturave vendimmarrëse të saj 
     Andaj, ftoj anëtarësinë e LDK-së, Nëndegët dhe Degët e LDK-së, në Kosovë dhe Mërgatë, deputetët, Këshillin e Përgjithshëm, Kryesinë e LDK-së, ta lënë Vjosën në parimësinë dhe fisnikërinë e saj dhe të merren me problemin e madh, që e ngriti, pikërisht, rugovistja Vjosë: paligjshmërinë drejtuese të LDK-së, strukturat e saj, t`i bëjnë të ligjshme, nëpërmjet kthimit të statutit rugovian: debatit të lirë, konkurrencës së ndershme dhe votës së fshehtë demokratike.
     Klani Mustafa e ka mbushur kupën me kohë. Mes mëkateve tjera, e bëri Hashimin president; tërhoqi zvarrë veprimtarën më të shquar për Kosovën në Mërgatë Donikë Gërvallën dhe, së fundi, shkarkon Vjosë Osmanin, kurban të rugovizmit, simbol të parimeve dhe frymës rugoviane.
     Megjithatë, klani duhet ta pranojë humbjen. Të reflektojë dhe të bashkëpunojë me brezin e Republikës, reformatorët, për ta organizuar Kuvendin e jashtëzakonshëm Zgjedhor të LDK-së, për ta ligjësuar udhëheqjen e saj, me votën e fshehtë demokratike.
     Klanorët aktual, me gjithë prapësitë e bëra, me “leçitjet” rankoviçiane dhe diferencimet millosheviçiane, fituesit e ardhshëm, me votën zgjedhore demokratike, nuk do ta kenë ndjenjën tuaj hakmarrëse. Përkundrazi, me fisnikërinë e tyre, me dashurinë, për LDK-në dhe Kosovën, do të jeni të trajtuar të barabartë, qoftë në procesin zgjedhor, qoftë në udhëheqjen e mëtejmë të partisë. Është në vartësinë tuaj, për të lënë edhe gjurmë pozitive, ashtu siç pranohet merita e udhëheqësit komunist Ramiz Alisë, qasja reale ndaj votës së lirë pluraliste. Shqiptarët harrojnë lehtë të keqen. Ata ia falën Alisë, edhe varjen në litar të bashkëvuajtësit tim, në Burgun e Burrelit, profesorin dhe poetin Avzi Nela, krejt në prag të demokracisë!
       Thirrja e kryeparlamentares, Vjosë Osmani, në njerën nga seancat kuvendore të marsit, “ta heqim taksën, por, edhe presidentin, i cili, në konspiracion me Vuçiqin, po rrezikon Kosovën”, ngjalli zemratën e Hashim presidentit. Për tre muaj radhazi presidenti komplotoi kundër saj. Pjesë e këtij komploti u bënë edhe Mustafa me klanin e tij, si pulanë të lagur, në shërbim të Hashimit. Por, të fortë e mujësharë, brenda LDK-së, për të goditur cilindo që guxon të denoncojë pisllëqet e tyre. Klanorët festuan, në një restorant të Podujevës, shkarkimin e simbolit të partisë rugoviane, Vjosë Osmanin! Thonë se “turpi nuk ka mbytë askënd!” Edhe zvarranikët do vazhdojnë të frymojnë.
     Anëtarësia e LDK-së, e shpërfillur dhe e poshtëruar, nga uzurpatorët e partisë, pa fije legjitimiteti, është shokuar nga goditja e radhës. Të shantazhuar nga PAN-i dhe SHIK-u i tij, klani brenda Kryesisë të LDK-së, harroi dhe shqëlmoi, të paktën, 6 (gjashtë) premtimet e bëra përgjatë fushatës elektorale. Megjithatë, anëtarësia e LDK-së, por, edhe elektorati i zhgënjyer nga klanorët dhe abstenues në zgjedhje, duhet t`i bashkojnë forcat, për ta ringritur moralin dhe besimin në LDK-në klasike të kryetarit Rugova. E ardhmja u përket qendresëtarëve dhe assesi ikanakëve. LDK-ja ka qenë dhe mbetet e vetmja shtëpi e jona. Ndaj, ta ruajmë familjen tonë të madhe.
     Mos harroni porosinë e Presidentit Rugova: “Ne s`kemi njerëz për të humbur”. Aq më pak luftarakën dinjitoze, Vjosë Osmani, e cila, së fundi, trazoi shpirtërat e krimit dhe kriminelëve, madje, pavarësisht përkatësive partiake: “Unë me Albinin, (por edhe me dreqin e të birin), do të luftoj, deri në fund, për çkapjen e shtetit të Kosovës!” Vjosa, tashmë, është dëshmuar për mbajtjen e premtimit, të besës së dhënë. Ndërkohë që Mustafa dhe Hoti thonë se “nuk kemi ardhur në pushtet, për t`i shkarkuar bordet!” Kauza, diametralisht, të kundërta me Vjosën. Dhe, “këtu flen lepuri!” Të tjerat janë zhurmime, për ta kamufluar një të vërtetë fort të hidhur.

Presidenti serb shkon në Shtëpinë e Bardhë me uniformë ruse – Nga SHABAN MURATI

Edhe gubernë e Rusisë të kishte qenë Serbia, nuk do të kishte ndodhur kjo frekuencë ekstreme e Kremlinit për shtërngimin e vidave të Aleksandër Vuçiçit, siç po ndodh në prag të takimit të 27 qershorit midis presidentit të Serbisë dhe presidentit të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë. Ditën e 15 qershorit, kur Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan njoftoi se presidentët e Serbisë dhe të Kosovës kanë rënë dakord të vijnë në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për të biseduar për marrëveshjen e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve midis dy vendeve, presidenti rus Putin mori menjëherë brenda ditës në telefon presidentin e Serbisë për të kërkuar informacion dhe për t’i përsëritur kuadratin e ngurtë diplomatik rus për marrëdhëniet me Kosovën. Në datën 18 qershor ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, erdhi për vizitë zyrtare në Beograd, tre ditë para zgjedhjeve parlametare serbe, për të mbështetur fitoren elektorale të Vuçiçit dhe në shkëmbim për t’i imponuar atij qendrimin rus për takimin e normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisëdhe Kosovës.

Në Beograd ndodhi ajo, që nuk ka ndodhur ndonjëherë në praktikën diplomatike, që brenda ditës ministri i jashtëm rus doli në konferenca të përbashkëta shtypi edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, edhe me ministrin e jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, duke i detyruar si nëpunës rusë të recitonin formulat ruse për Kosovën. Po atë ditë ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov botoi një artikull të përbashkët me ministrin e jashtëm serb Daçiç në gazetën ruse “Rasiskaja gazeta” dhe në gazetën serb “Kurir” me titull “Nyja e Kosovës: a është e mundshme një zgjidhje korrekte”, që tregon se i gjithë preokupimi i diplomacisë ruse në fazën e tanishme nuk janë marrëdhëniet dypalëshe, por në radhë të parë është që në Shtëpinë e Bardhë Beogradi të zbatojë qendrimet dhe strategjinë e Rusisë në çështjen e marrëveshjes me Kosovën. Dhe për t’i vënë edhe kapelen ushtarake plazmimit të vijës zyrtare serbe për Kosovën sipas parametrave të diplomacisë dhe interesave ruse, presidenti rus Putin thirri në Moskë presidentin e Serbisë për bisedime në datën 23 qershor, pak ditë përpara takimit në Shtëpinë e Bardhë midis presidentit serb dhe presidentit të Kosovës. Të dy presidentët në 23 qershor zhvilluan një takim kokë më kokë në Kremlin, ku sipas mediave në qendër ka qenë takimi i 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. Nuk duhet harruar se para gjashtë muajsh presidenti Putin e thirri presidentin serb Vuçiç në Rusi për bisedime dhe madje ka njoftuar se do të vijë përsëri në vjeshtë për vizitë në Beograd. Presidenti serb është shndërruar në një ushtar prej plumbi i presidentit rus.

Është tepër e lexueshme se organizimi nga SHBA i bisedimeve midis presidentit të Serbisë dhe të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë ka shkaktuar alarm në Kremlin. Shqetësimi i Kremlinit nuk ka të bëjë me mbrojtjen e interesave nacionaliste serbe për Kosovën, por ka të bëjë me aktivizimin e atyre qendrimeve diplomatike ruse, të cilat synojnë të bllokojnë zgjidhjen e çështjes së normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Këtë shqetësim e shprehte qartë në 23 qershor organi proqeveritar rus “Vzgljad”, kur duke analizuar takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, shkruante nën titullin “Rusia e ruan Serbinë nga tradhëtia” : “Takimi në Shtëpinë e Bardhë është për ne një ngjarje më e rëndësishme, nga sa duket në shikim të parë. Moska duhet të përdorë mundësitë dhe të ruajë serbët nga gabime të tmerrshme”. Gazeta ruse konkretizon frikën zyrtare se mos tani pas fitores elektorale Vuçiç e tradhton Rusinë në Amerikë. Shteti rus dhe sidomos presidenti i saj, KGB-isti i stazhionuar, Putin, e kanë traditë që të mos u besojnë shërbëtorëve dhe satelitëve. Ndaj në prag të takimit në Shtëpinë e Bardhë Moska po i vesh presidentit serb këmishën e forcës, një armaturë e hekurt diplomatike ruse për ta mbajtur atë të kontrolluar dhe të telekomanduar në bisedimet e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Moska ka qenë dhe është kundër një normalizimi përfundimtar të marrëdhënieve nëpërmjet njohjes reciproke të dy shteteve ballkanike fqinjë, sepse kjo fshin nga skena një konflikt të ngrirë të nevojshëm për ndërhyrjen ruse në Ballkanin Perëndimor. Moska ndjehet keq, e përjashtuar nga tavolina amerikane e bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës, dhe sidomos është e alarmuar nga roli udhëheqës që SHBA morën në këto bisedime. Praktika e dy krizave të mëdha ballkanike, ajo e Bosnjë-Hercegovinës në 1995 dhe ajo e Kosovës në 1999, kanë dëshmuar se zgjidhja e tyre reale lidhet me një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të diplomacisë dhe të shtetit amerikan. Kjo perspektivë paralajmërohet edhe nga bisedimet e reja të udhëhequra nga Shtëpia e Bardhë për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Rusia ishte kundër zgjidhjeve të krizave edhe në 1995, edhe në 1999. Ashtu është edhe sot. Nëse zgjidhet çështja e normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë me njohjen e tyre reciproke, Serbia nuk ka më nevojë për Rusinë.

BE, e cila i udhëhoqi bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës nga vitit 2011 për 8 vjet nuk qe e aftë të çonte në një zgjidhje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve. Ndaj është i pasaktë nga pikëpamja diplomatike çdo lloj aluzioni apo pakënaqësie, që mund të shprehë njera apo tjetra qendër diplomatike europiane për lidershipin e tanishëm të bisedimeve nga SHBA. Sepse BE, edhe tani që u kujtua si kofini pas të vjeli të rimarrë aksionin e ringjalljes së dialogut Serbi-Kosovë, duke caktuar edhe të dërguarin e saj të posaçëm të zgjedhur çuditërisht nga një shtet që nuk e njeh Kosovën, nuk po arrin të gjejë rrugën në oborrin e vet. Është skandaloze nga pikëpamja diplomatike dhe e perspektivës së normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë, që ky i dërguar i posaçëm i BE, Lajçak, në datën 22 qershor pas takimit në Beograd me presidentin serb, hedh tezën e çuditshme se një zgjidhje e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës duhet të jetë e pranueshme për vendet e rajonit dhe për BE. Është e pakonceptueshme që ta lidhësh marrëveshjen dypalëshe Serbi-Kosovë me shtete të rajonit si Rumania, Greqia, Qipro,etj. që nuk e njohin Kosovën, apo me Spanjën dhe Sllovakinë e Lajçakut. Ështënjë tezë e qartë e zvarritjes dhe e nxjerrjes së pengesave të reja për normalizimin e marrëdhënieve, tezë që në fund të fundit rezonon me strategjinë e Rusisë.

Me këmishën e forcës, që Kremlini po i vesh presidentit të Serbisë para takimit të tij me presidentin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, bien në sy disa teza të vjetra dhe të reja të diplomacisë ruse.

Së pari, siç e shpalli Lavrovi në Beograd, çdo zgjidhje e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës duhet të kalojë nga pëlqimi i Rusisë, për të cilën ai përdori eufemizmin “pëlqim i Këshillit të Sigurimit të OKB”, ku po pret Rusia me veton e saj. Këtë tezë ruse e bëri menjëherë të tijën presidenti serb, i cili deklaroi edhe në 18, edhe në 22 qershor, se nuk ka zgjidhje pa pëlqimin e Rusisë. Nuk mund të mos lindë pyetja se me çfarë mendje ai po shkon në Uashington.

Së dyti, Rusia po i imponon Serbisë kërkesën që dialogu të mbeshtetet në rezolutën e vdekur 1244 të KS OKB, e cila sipas spekullimit që bëri ministri i jashtëm rus në Beograd, i referohet integritetit të Serbisë dhe ai u lavdërua se ka qenë diplomacia ruse, që e futi në rezolutë atë përkatësi. Por diplomati i vjetër, që ka qenë në atë kohë ambasador i Rusisë në OKB, e din fare mirë që rezoluta 1244 nuk e përmend në asnjë rresht apo germë Serbinë, dhe shteti “RFJ”, që përmend rezoluta, ka vdekur. Që Serbia të rivendikojërezolutën 1244 do të duhet që KS i OKB të bëjë rezolutë të re, ku t’i referohet Serbisë me emër. Nga ana tjetër diplomati i vjetër rus e din qëSerbia nuk ka qenë anëtare e OKB atë vit kur u miratua rezoluta dhe Serbia është bërë anëtare në fund të vitit 2000. Sipas verdiktit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2004, Serbisë nuk i takon as rezoluta 1244 dhe as ndonjë pretendim tjetër ndaj OKB, sepse nuk ka qenë anëtare e OKB. Është tepër komprometues për seriozitetin e diplomacisë ruse fakti që harron se ka një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të korrikut 2010, i cili përcakton se pavarësia e shtetit të Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me rezolutën 1244 të KS të OKB.

Së treti, Rusia shpall se Serbia është zonë esaj influence, kur Lavrovi deklaroi për herë të parë në Beograd se Moska nuk do të lejojë që të rishkruhet historia e ngjarjeve të 25 viteve më parë në Ballkan. Ndaj ai shpalli në Beograd devizën diplomatike ruse të “integritetit të botës ortodokse”, ndaj zhvilloi takim të posaçëm me patriarkun Irinej të kishës ortodokse serbe, takim të posaçëm me krerët ultranacionalistë të “serpska republikës”, etj. Mobilizimi i ri fetaro-ortodoks nga kryediplomati rus synon që Serbia të mos devijojë nga interesat ruse. Këtë lloj besnikërie fetare proklamoi presidenti serb Vuçiç, i cili në 18 qershor deklaroi se i ka kërkuar Rusisë të mbrojë kishën ortodokse në Ballkan(!). Pasojat e kësaj kryqëzate të re diplomatiko-fetare ruse në Ballkan merren lehtë me mend.

Rusia synon me çdo kusht që as kriza e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës të mos zgjidhet dhe as Serbia të mos anëtarësohet në BE, ku siç dihet kushti është njohja e shtetit të Kosovës. Është vërtet disgustoze që ministri i jashtëm rus dhe ai serb, në artikullin e tyre të përbashkët të datës 18 qershor, kanë përqendruar gjithë llumin e shpifjeve dhe të urrejtjes kundër Kosovës dhe kundër kombit shqiptar. Në këtë deklarim të përbashkët ruso-serb, Shqipëria që ka marrëdhënie diplomatike me shtetet e dy ministrave, sulmohet me emër se profeson “Shqipërinë e madhe”. Qoftë kjo akuzë shtetërore diplomatike, qoftë klima e ndezur diplomatike e pragut të takimit në Shtëpinë e Bardhë, kërkojnë një reagim të fortë nga qeveria e Shqipërisë në mbrojtje të Kosovës, të dinjitetit, të të drejtave historike dhe integritetit tëdy shteteve shqiptare dhe të kombit shqiptar. Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe të Serbisë qëllimisht i fryjnë në artikullin e tyre antiamerikanizmit patologjik, duke sulmuar ndërhyrjen e NATO-s ndaj regjimit të Millosheviçit, duke tundur problemin artificial të uraniumit të varfëruar e deri te “shqetësimet” që gjoja po iu shkakton baza e Bondstillit në Kosovë. Qeveria serbe, që do shkojë në 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, ngren flamurin e reckosur të antiamerikanizmit.

Presidenti i Serbisë Vuçiç shkon në takimin e Shtëpisë së Bardhë me unformën ruse. Çështja shtrohet nëse diplomacia atlantike dhe perëndimore e shohin këtë uniformë ruse të presidentit serb dhe nëse i kanë parashikuar mjetet e nevojshme për t’ia hequr presidentit serb këtë uniformë ruse, kur të ulet në tavolinën e bisedimeve. SHBA dhe diplomacia amerikane kanë një përvojë unike dhe efikase në trajtimin e raporteve me autokratë ballkanikë si Vuçiç dhe shpresat janë që Uashingtoni të përdorë diplomacinë e detyrimit mbi Serbinë, ashtu siç e përdori me sukses ndaj saj në vitin 1995 dhe 1999. Koha është që SHBA të mos e lenë biznes të papërfunduar dhe të mos ia lenë këtë biznes as Rusisë e as BE.

Enciklopedia e mërisë evropiane dhe e përçarjes ndërshqiptare – Nga Prof. dr. ESHREF YMERI

 

 

Në portalin “Agjencioni Floripress” të datës 20 qershor, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Bajrami, me titull“Re të zeza iu kanë mveshë Kosovës sërish për t’u siguruar fron për dekadat që vijnë”.

Akademiku Hakif Bajrami është një personalitet i njohur i kombit tonë dhe zë një vend nderi në historiografinë shqiptare. Në këtë Ese ai ka bërë skanerin e politikës tradicionale evropiane në qëndrimin armiqësor që ajo ka mbajtur ndaj kombit shqiptar, si edhe, tërthorazi, ka nxjerrë në pah tragjedinë e përçarjes ndërshqiptare, e cila është burimi i të gjitha fatkeqësive të rënda që kemi pësuar që nga lashtësia pellazgoiliriane.

Kur lexuesi i vëmendshëm njihet me përmbajtjen e Esesë së akademikut Hakif Bajrami, vetvetiu rri e shtron pyetjen:

Ku e ka pasur burimin qëndrimi armiqësor i politikës evropiane ndaj etnisë shqiptare?

Të dyja Akademitë e Shkencave në Tiranë dhe në Prishtinë, duhej t’i kishin dhënë përgjigje me kohë kësaj pyetjeje mjaft të nxehtë. Po pse kanë heshtur? Kanë heshtur, sepse gjithmonë janë zvarritur pas politikanëve mercenarë, tradhtarë të interesave kombëtare, të cilët mbijetesën e tyre politike e kanë kërkuar dhe vazhdojnë ta kërkojnë jo në radhët e popullit të vet, por te mbështetja e të huajve.

Por pavarësisht se të dyja akademitë nuk i janë përgjigjur pyetjes së lartpërmendur, përgjigjen e saj shqiptarët e kanë gjetur në penën e mjaft personaliteteve të kulturës evropiane. Për këto personalitete të nderuara faktet janë themeli i të vërtetave historike, në kundërshtim me politikën evropiane, e cila mbështetjen e pamoralshme që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë grekosllavizmit, e ka bazuar në gënjeshtra, mashtrime dhe mitologji të gjithfarëllojshme, të sajuara në Athinë dhe në Beograd. Këto personalitete janë të shumta, por këtu do të mjaftohem me citimin më poshtë vetëm të njërit prej tyre.

Dihet që historia e etnisë shqiptare është në themel të historisë evropiane dhe gjuha shqipe është pararendësja e gjuhëve evropiane dhe prej saj e kanë origjinën greqishtja e vjetër dhe latinishtja. Këto fakte kanë ngjallur smirën dhe xhelozinë e politikës evropiane ndaj etnisë shqiptare. Dhe, për të errësuar të vërtetën, grekët, me mbështetjen e gjithanshme të politikës antishqiptare evropiane, e shndërruan veten në ofiçina të fuqishme për sajimin e gënjeshtrave, të mashtrimeve dhe të mitologjive për “lashtësinë” e tyre, në kundërshtim me të vërtetat historike. Për këtë qëllim, ata, duke shfrytëzuar përçarjen tragjike të etnisë shqiptare dhe, për pasojë, pazotësinë e saj, na grabitën historinë dhe na shpikën përrallën për grekët “e lashtë”, Homerin e shndërruan në “pronë” të “Greqisë së lashtë”, të gjitha perënditë, emrat e të cilave shpjegimin e gjejnë vetëm në gjuhën shqipe, i reklamuan si Hyjni “greke”, si edhe shpikën Luftën e Trojës, si luftë midis “grekëve” dhe trojanëve.

Përballë mashtruesve dhe mitologëve grekë, si edhe në kundërshtim me politikën armiqësore evropiane ndaj etnisë shqiptare, shkrimtari francez Moris Dryon (Maurice Druon 1918-2009), anëtar i Akademisë franceze prej vitit 1967 dhe sekretar i saj në periudhën mes viteve 1985-1999, ka shkruar:

“Albanians belong to people older than its history, and the grandparents of Albanians took part in the war of  Troy, led by Achilles (… on one side) and Hector (on the other)” –  “Shqiptarët u përkasin popujve më të vjetër se vetë historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (…në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)” (Citohet sipas: “What others say about the Albanians? Maurico Druon”. Facebook. 20 shtator 2016).

Ky personalitet i kulturës franceze i jep një leksion të mirë shpifografisë dhe mitologjisë greke për ata të ashtuquajturit grekë të lashtë.

Serbët, gjithashtu, nën shembullin e grekëve, për pazotësinë e paraardhësve tanë, na grabitën historinë. Të gjitha kishat dhe manastiret katolike të Kosovës i rrëmbyen dhe u vendosën simbole serbe. Ky ka qenë një poshtërim shumë i madh që sebët u kanë bërë iliroshqiptarëve, të cilët, të përçarë nëpër principata, luftonin vetëm kundër njëri-tjetrit. Në një material të ditëve të fundit, të cilin studiuesi i njohur Saimir Lolja e ka botuar në internet, laxuesit informohen për një dokument mjaft interesant. Në atë dokument bëhen të njohura Kerkesat e Papa Benediktit XI dhe Papa Klementit V, dërguar mbretit Millutin dhe Stefan Dushanit më 1346, duke urdhëruar që të lirojnë Kishat Katolike, te uzurpuara në Graçanicë,  Artanë (Novo Brdo), Janjevë, Pejë, Deçan dhe Prizren”.

Jo vetëm kaq. Iliroshqiptarët, për shkak të përçarjes së tyre famëkeqe, jo vetëm që nuk ishin të zotë të mbronin objektet e tyre fetare, por edhe i lejuan vetes të robëroheshin nga ardhacakët serbosllavë dhe puna të arrinte deri aty, saqë në trojet e tyre amtare këta të fundit të ngrinin edhe perandorinë e Stefan Dushanit.

Akademiku Hakif Bajrami, si një historian mjaft objektiv, ka renditur një mori të tërë faktesh tronditëse për qëndrimin plot urrejtje të politikës evropiane ndaj etnisë shqiptare. Prandaj edhe Esenë e tij e vlerësoj si një enciklopedi të mërisë evropiane dhe të përçarjes ndërshqiptare. Duke i gjykuar me gjakftohtësi këto fakte, mund të thuhet pa mëdyshjen më të vogël se ato përbëjnë një faqe turpi në historinë e Perëndimit evropian, i cili vazhdimisht ka pasur bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh kundër etnisë shqiptare.

Duke u ndalur në fatkeqësinë brendashqiptare, akademik Hakif Bajrami nxjerr në shesh edhe ca fakte të dhimbshme, të panjohura deri më sot, që të trishtojnë dhe të mbushin plot maraz. Ai shkruan:

“E vërteta  është se askush deri më sot nuk e ka zbuluar se Elhami Nimani e ka dorëzuar Procesverbalin e Themelimit të PKSH-ësë në Beograd e jo në Tiranë! Atëbotë, kur ishin paraparë si kandidatë për drejtimin e PKSH-ësë: Zef Mala, i propozuar nga PK e Italisë, Koço Tashko, i propozuar nga Kominterni, dhe Sejfulla Maleshova (Lame Kodra), i propozuar nga PK e Francës”.

Vajmedet, o shqiptarë! Vetëm të huajt mendonin se kush do të vihej në krye të së ashtuquajturës Partia Komuniste e Shqipërisë! Shqiptarët – jo. Dhe, në fund,  ishte Beogradi ai që, në krye të asaj partie, vendosi askushin me emrin Enver Hoxha, pjellën e ligësisë, njeriun pa shtyllë kurrizore, i cili shqiptarët e atdheut amë i shtypi egërsisht, i përçau mizorisht me luftën e klasave dhe, kur u largua për në botën e përtejme, i la të varfëruar deri në përmasa mitike.

Të vjen keq dhe të pikon në zemër që shqiptarët dikur kanë pasë qenë etnia më e madhe e Gadishullit Ilirik dhe sot janë katandisur në këtë gjendje. Në një material të publicistit dhe studiuesit të njohur Nuri Dragoj, të botuar para do kohësh në internet, thuhej se në mesin e shek. XIX Greqia numëronte një milion e dyqind mijë banorë, Serbia – gjashtëqind mijë, Shqipëria – një milion e gjashtëqind mijë. Po sot, pas njëqind e shtatëdhjetë vjetësh, ku janë serbët e grekët e ku jemi ne?!

Në Esenë e vet, akademiku Hakif Bajrami ngre shqetësimin e vet intelektual për takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë. Ai nuk u beson politikanëve kurrizshtruar në shërbim të Beogradit, të cilët do të shkojnë në atë takim. Dhe prandaj shkruan:

“E kur po dihet se me çfarë politikanësh jemi rreshtuar ta zgjidhim çështjen e Kosovës, atëherë na duhet mësuar mirë e ngjeshur historinë tragjike”.

Mercenarizmi dhe tradhtia e politikanëve shqiptarë është arsyeja kryesore që, sot, dymbëdhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të njohur ndërkombëtarisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, si shtet sovran dhe i  pavarur, në tërësinë e vet territoriale, të diskutohet ende për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ky është një turp kaq i madh, saqë nuk e ngre as dheu as qielli. Dyshoj shumë se Kosovës po i përgatitet gjëma e madhe. Nuk e di se si do të rreshtohen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Nëse populli shqiptar i Kosovës i do, i respekton dhe u beson këtyre dy intelektualëve të ndershëm, të panjollosur me damkën e hajnisë dhe të korrupsionit, të kultivuar nga Hashim Thaçi, Isa Mustafa etj., duhet të ngrihet peshë më këmbë dhe t’i përkrahë fuqimisht. T’i përkrahë fuqimisht, se duhet të bëhet i vetëdijshëm për vlerat e lirisë. Populli shqiptar kurrë nuk ka qenë i lirë, prandaj edhe e ka të vështirë t’i kuptojë vlerat e lirisë në kushtet e demokracisë së munguar. Kisha dhe vazhdoj të kem shumë shpresë te Albini dhe te Vjosa, të cilët po përgatiteshin të kryenin përmbysjen e madhe, të hapnin një faqe të re në historinë e kombit shqiptar, duke ushtruar edhe ndikimin e tyre të fuqishëm mbi atdheun amë, i cili ka gati shtatë vjet që po vuan në varfëri nga arroganca e kryenistrit Rama.

Indianapolis, Indiana

22 qershor 2020