VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Komentet

VIDEO – Roza Anagnosti e përlotur: Ikja më e trishtë, as lule nuk arritëm të merrnim për Rikardin!

Aktorja Roza Anagnosti dhe bashkëshorti i saj Dhimitër Anagnosti janë shfaqur të pikëlluar ndërsa kanë shkuar pranë banesës së mikut dhe bashkëpunëtorit të tyre Rikard Ljarja për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Mes lotësh, aktorja pranon që kanë shkelur karantinën por se nuk mundën të bënin ndryshe. Ajo thotë se në këtë situatë të jashtëzakonshme, as lule nuk mundën të marrin për të.

“E përcollëm bëmë një shkelje por ai e meritonte. ikja e tij në këtë kohë ishte më e trishtë. Një figurë e madhe si ai duhej përcjellë nga i gjithë publiku me duartrokitje, por ja kjo kohë kështu që po jetojmë e pengon, nuk arritëm as lule të merrnim”,- thotë e përlotur aktorja.

Ndërsa Dhimitër Anagnosti u shpreh: “Pushoftë në paqe! Urojmë që vepra dhe krijimitaria e tij të mos harrohen kurrë. Ishte artist i madh, niveli i krijmtarisë së tij ishte shumë i lartë. Njerëzit ikin por vepra mbetet”. bw

Lamtumira e pazakontë e të madhit Gëzim Kruja: Shkodranët do duartrokasin nga dritaret (video)

Aktori i madh i humorit, Gëzim Kruja, do të përcillet sot në banesën e fundit në një mënyrë të pazakontë, pa njerëz dhe pa homazhe e vlerësime, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Drejtoresha e Teatrit të Shkodrës, Rita Gjeka, në një lidhje me “Skype” për News24 tha e përlotur se kjo është jashtëzakonisht e dhimbshme, sepse Gëzim Kruja Meriton shumë më shumë.

Megjithahtë, Gjeka tha se do të bëhet një organizim i vogël, ku nga dritaret e shtëpive do t’i japin duartrokitjen e fundit qytetarët shkodranë, në momentin kur të kalojë makina e funerit.

“Qenka shumë e rëndë, unë e kam dhimbjen shumë të madhe, sepse Gëzim meriton shumë më shumë. Është bërë një organizim i vogël, që nga dritaret do të dalin të gjithë e t’i japin duartrokitjen e fundit, kur të kalojë makina e funeralit. Është një gjë jashtëzakonisht e dhimbshme. Isha 14 vjeçe kur kam dalë për herë të parë në skenë me Gëzim Krujën, nuk do ta harroj kurrë. Ai i ka marrë dhe do vazhdojë t’i marrë duartrokitjet, sepse është i pavdekshëm, por do na mungojë”, u shpreh Gjeka.

Që prej kur nuk ishte mirë?
Ka një vit e gjysmë që nuk ishte mirë. Megjithatë, shokët e tij i organizuan një drekë për 80-vjetorin. Atij iu bë shumë qejfi me të, dhe mund të jetë takimi i fundit që ai pati me të gjithë shokët dhe miqtë bashkë. Ai ka ditur me i fal dashuri gjithkujt. Ne mund ta numërojmë Gëzimin si një person i përditshëm. Edhe pse nuk ishte njeri i teatrit, ai ka qenë përditë me ne.

VIDEO – Zef Deda flet për Gëzim Krujën: E kishim idhull, lajmi për ikjen e tij na pikëlloi

Aktori i humorit Zef Deda në një lidhje telefonike me Neës 24, kujton kolegun e tij, artistin e madh shkodran Gëzim Krujën që u nda këtë të diel nga jeta.

Deda tha se e ka pasur idhull dhe se humbja e tij nuk është një humbje vec për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë, është një humbje e jashtëzakonshme.

“Kjo që po kalojmë është një situatë tepër e vështirë në të gjithë botë, po ashtu i vështirë dhe i zorshëm ishte edhe lajmi për ikjen e Gëzim Krujës, na pikëlloi. E kemi pas ne më të rinjtë idhull, sa bukur dilte në skenë, sa interpretonte, njerëzit në tan Shkodrën e tan Shqipninë qeshnin me të. Ai ishte artist i madh. Kishte sjellje të jashtëzakonshme me kolegët dhe ne thoshim po deshe me dal lirshëm në skenë dil me Gëzim Krujën, kishte aftësi të improvizonte cdo gjë”,- thotë Deda.

Ai kujton edhenjë moment të bukur me Krujën në recitalin e tij.

“Ai më mrekulloi,më surprizoi, më solli një tufë lule. Ngushëlloj Shkodrën, kolegët dhe familjen e tij per humbjen e madhe”,- vijoi Deda. bw

“Dekriminalizimi” në Shqipëri, Fenomeni që vazhdon të prodhojë debate (video)

Mimoza Picari

Rreth 4 vite më parë Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin e njohur si ligji i “dekriminalizimit” që kishte si qëllim largimin e funksionarëve publik me të shkuar kriminale nga parlamenti dhe disa institucione shtetërore. Protagonistë të shumicës dhe opozitës vërejnë me shqetësim se ligji është ende i nevojshëm edhe pse kur u hartua u mendua si i përkohshëm, Studjuesit nënvizojnë se partive u mungon vullneti politik dhe rregullat e konkurimeve të ndershme në rradhët e tyre, me qëllim ndalimin e depërtimit të elementëve me të shkuar kriminale në politikë dhe administratë.

Në Shqipëri në fund të vitit 2015 parlamenti nën presionin e fortë të SHBA dhe BE, miratoi Ligjin për Garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funskione publike” i njohur si ligji i “dekriminalizimit”. Kjo nisëm erdhi si nevojë e domosdoshme pas zgjedhjes deputetë dhe drejtues në nivel lokal të disa eksponentëve me të shkuar kriminale. Analistët vërejnë, se kjo ndodhi me qëllim maksimalizimin e votave në zona bastione të kundërshtarëve dhe nënvizojnë, se sigurimi i mandateve erdhi përmes metodave jo demokratike të konkurimit, kërcënimeve shantazheve, blerjes së votës dhe formave të tjera negative.

Ligji i dekriminalizimit u mendua se do ishte i përkohshëm kur u miratua, dhe se do prekte vetëm personat që përbënin problem në atë kohë në vendimarrjen kryesore politike në Shqipëri, por sot 4 vite pas miratimit ai vazhdon të jetë i nevojshëm, një dëshmi që sipas kritikëve lidhet me mungesën e vullnetit politik.

“Individët të cilët kanë patur rekorde kriminale kanë axhenda politike, dhe e dinë ku fitohet më shumë, dhe luftojnë për tw kapur poste ku fitimet janë më të mëdha. Është shumë interesante, se si mundet individët që kanë kryer vepra penale në të kaluarën, të kenë kurajo, që të kandidojnë për poste të larta drejtuese dhe si është e mundur, që këta fitojnë dhe janë njerëzit e preferuar të udhëheqësve politikë”, shprehet Afrim Krasniqi politolog.

Deri tani janë larguar si subjekt i ligjit të dekriminalizimit, 4 deputetë 2 të LSI, një i PD dhe një Partisë për Drejtësi Intergim dhe Unitet, 3 kanë dhënë dorëheqje si pasojë e presionit të lartë publik, 2 të PS dhe një i Partisë Kristian Demokrate, dhe 57 kandidatë për deputetë u larguan me vendim KQZ në zgjedhjet e 2017-ës. Në nivel lokal u larguan, 1 kryetar bashkie i PS në Kavajë, dhe një po i kësaj partie pak kohë më parë në Shkodër dha dorëheqje, ndërsa dy janë në verifikim nga strukturat përgjegjëse. Subjekt i ligjit ishin dhjetra këshilltarë dhe kandidatë për këshilltarë, mbi 80 zyrtarë bashkiakë si dhe mbi 150 zyrtarë dhe drejtues në institucione të tjera pjesë e ligjit. Por cfarë vihet re sot gati 4 vite nga aplikimi i ligjit.

“Ligji ishte dhe vazhdon të jetë i domosdoshëm. Ai ka shërbyer si një barrierë e mirë”pohon Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Ka sjellë disa efekte në largimin e disa deputetëve dhe kryetarëve të bashkive ndërkohë që ka patur dhe një pastrim të administratës publike”- shprehet Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

“Ligji ka parashikuar faza verifikimi intensive, bëhet fjalë për mijra kandidatë, për një periudhë të shkurtër kohe. Është e pamundur qëstruktura e prokuorisë dhe KQZ, dhe strukturat e tjera ta bëjnë këtë gjë, për arsye se i mungojnë mjetet financiare dhe personeli”- argumenton Afrim Krasniqi, Politolog.

“Ka nevojë për ndryshime. E para është përputhshmëria e afateve. Kodi zgjedhor ka afate të ngushta. 70 ditë para zgjedhjeve regjistrohen partitë dhe 50 ditë para zgjedhjeve kandidatët. Në vitin 2019 kishim rreth 10 mijë kandidatë, në 2015-ën kishim rreth 37 mijë kandidatë. Për një numër të tillë kandidatësh ato janë afate të pamundura për t’u zbatuar”- thotë Dëshira Pasko, Drejtore e Drejtorisë juridike në KQZ.

“Si shoqëri civile kemi propozuar disa amendamente pasi ka nene të ligjit të dekriminalizimit që bien në kundërshti dhe krijojnë konflikt, siç kanë krijuar mes Prokurorisë dhe KQZ” –thotë Afrim Krasniqi, politolog.

“Duke filluar nga KQZ, por jo vetëm, Prokuroria e Përgjithshme dhe cdo institucion tjetër e mira do ishte që ne t’i merrnin prej tyre të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, që ato mund të kenë dhe ta përmirësojmë ligjin”shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

Verifikimi i funksionarëve publik ndodh në çdo kohë, edhe pasi ai e ka lënë detyrën, por kur ndaj tij ka një indicie, ose kur ka deklaruar në formulariun e dekriminalizimit të dhëna që ngrenë dyshime për pastërtinë e figurës, KQZ ose institucione të tjera pjesë e ligjit i kërkojnë prokurorisë verfikim të thelluar. Por politologu Afrim Krasniqi mendon se depërtimi i elementëve me të shkuar kriminale në institucione e ka bazën tek rregullat më të cilat funksionon një parti.

“Është interesant fakti që gjithë deputetët kryetarët e bashkive dhe shumica e drejtuesve në qarqe dhe në nivele të tjera drejtuese, që janë larguar për shkak të dekriminalzimit, rezultojnë që nuk janë produkt i strukturave partiake, nuk kanë fituar me garë, nuk janë votuar, nuk ka patur proçes transparent”- argumenton Afrim Krasniqi, Politolog.

“Ne jemi dukë bërë zgjedhjet në partinë socialiste. Në kushtet që kemi për zgjedhjen e organizatave socialiste, të sekretarit apo kryetarit, janë dhe ato që lidhen me ligjin e dekriminalizimit, pra të qënit i padënuar”- shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Ne kemi ngritur me ndryshimet statutore Komisionin e verifikimit të pastërtisë së figurës dhe integritetit të zyrtarëve partiakë dhe në këtë moment janë duke u kaluar në filtër të gjitha kryesitë e rretheve”- pohon Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

“Dy partitë kanë krijuar struktura filter, kanë deklaruar që kanë bërë angazhime publike, por koha ka treguar që këto struktura janë fiktive, nuk kanë vemdimarrje dhe nuk kanë një proçes selektimi të brendshëm”- thotë Afrim Krasniqi, Politolog.

Debati sot mbetet i hapur mbi mundësinë që individë me rekorde kriminale kryesisht jasht vendit, nuk i pengon dot as partia dhe as ligji për të kandiduar. A mund të shmangej kjo me verifikimin e kandidatëve nga vetë partitë para kandidimit.

“Ligji parashikon që një kryetar partie jashtë periudhës zgjedhore, pra në cdo moment të vitit, nëse identifikon fjala vjen Gazmend Bardhin për të kandiduar për kryetar bashkie ose deputet, i kërkon atij të plotësojë formularin e vetëdeklarimit në cdo moment, dhe i kërkon prokurorisë të kryejë verifikimin e figurës. Ajo që ka munguar nga pala tjetër ka qenë vullneti politik”- thotë Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

“Shikimi që bën PD, i ligjit në fjalë apo i situtatës në fjalë është sipas interesit të vet. Nuk është një shikim objektiv. A kanë të drejtë partitë politike që të kërkpojnë verifikimin e kandidatëve? Po kanë të drejtë. Ligji këtë e thotë shprehimisht, por me pëlqimin e kandidatëve. Por mos harroni. Partitë politike nuk kanë mundësi asnjëra, që të verifikojnë pranë organeve të pavarura, gjykatave dhe prokurorive të kujtdo shteti. Nuk mund të bëjnë ato verifikime. Janë organet vetë që ligji ua ngarkon këtë të drejtë të bëjnë verifikimet dhe të dalin në konkluzione”- shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Ligji u ka dhënë të drejtën dhe partive politike të bëjnë një verifikim paraprak, para se të sjellin kandidatët. Nëse do të ishte bërë një filtër nga partitë politike para depozitimit, volumi i punës mund të ishte më i vogël”- thotë Dëshira Pasko, Drejtore e Drejtorisë juridike në KQZ.

“Partitë kryesore kanë deklaruar disa herë që do bëjnë zgjedhje me një anëtar një votë në strukturat e tyre. Nëse partitë aplikojnë këtë sistem në votimet për kryesi, për këshill kombëtar, për kryetar për asamble kombëtare, i gjithë procesi zgjedhor do filtrohet aq shumë, sa do eliminohej çdo kandidaturë problematike”- pohon Afrim Krasniqi, Politolog.

“Mos mendoni që partitë politike nuk kanë kosto, në momentin kur dalin kandidatë të tillë. Sigurisht që kanë kosto, por është e pamundur. Partitë janë organizime vullnetare njerwzisht. Askush brenda një partie nuk di, nuk ka pse ta dijë, ose nuk ka një mënyrë për ta ditur, se çfarë ke bërë ti para 10 vitesh, para 20 vitesh. Çdo rast që është bërë publik është verifikuar. Kohëzgjatja nuk është në dorë, as të partive politike dhe as të institucionit që bën verifikimin sepse gjithmonë ai lidhet me të dhëna jashtë vendit”- shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

Por analistët dhe opozita vërejnë me shqetësim dhe të ardhmen e disa individëve në PS, të cilët janë prekur nga procesi i dekriminalizimit. Janë dënuar nga ligji por jo nga partia.

“Kemi patur deputetë të kapur nga rrjeta e dekriminalizimit, janë larguar nga funksioni public dhe janë komanduar drejtues politik në PS në një qark të caktuar”- shpehet Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

.

“Ne nuk mund të ndalojmë këdo që të shprehë vullnetin e tij politik. Sepse pjesa e të qënit i zgjedhur apo të zgjedhësh është pjesë e lirive dhe të drejtave politike. Këtë se bën dot askush. Por funksionarë të lartë që kanë rezultruar se kanë patur problem me ligjin, ne kemi bërë një vijë të qartë ndarjeje dhe jemi prononcuar publikisht për këtë gjë, pas asnjë dyshim”- argumenton Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Ju shikoni se pavarësisht problemve, pavarësisht se janë dënuar për trafik droge guxojnë të plotësojnë në mënyrë jo të rregullt dhe të falsifikojnë formularin e dekriminalizimit me besimin apo shpresën se kjo gjë nuk do të zbulohet. Sepse kanë konstatuar në të shkuarën kur raste të tilla janë zbuluar dënimi nga sistemi gjyqësor ka qenë minimal, pra ose më gjobë ose më masa alternative dënimi”- thotë Gazmend Bardhi, sekretar i përgjithshëm i PD.

“Në vetvete shërbimi i provës dhe të tjera janë mënyra të vuajtjes së dënimit. Kjo nuk do të thotë që personi nuk është i dënuar. Ai është i dënuar dhe ai privohet dhe disa të drejta me ato shtërngesa që ne kemi bërë në ligjin e dekriminalizimit dhe në kushtetutën e republikës së Shqipërisë”- pohon Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

Ligji dekriminalizimit përbën një model unik në kontinent, përmes të cilit klasa politike në Shqipëri synon të përjashtojë nga rradhët e saj funksionarët publik të zgjedhur apo emëruar nga vetë ajo. Analistët vërejnë se edhe pse kanë kaluar 4 vite nga miratimi i tij impakti që ai ka dhënë në publik është ende minimal, dhe se kjo lidhet me mungesën e vullnetit politik.

“Nëse nuk do të kishim patur vullnetin për ta bërë këtë projekt nuk do ta diskutonim fare këtë gjë sot. U desh vullneti i qeverisë për të materializuar një ligj si ai dekriminalizimit. Kjo është kështu dhe nuk ka asnjë të vërtetë tjetër mbi të”- shprehet Ermonela Felaj, Kryetare e Komisionit parlamentar për sigurinë kombëtare.

“Por është paradoksale dhe gati një turp për brezin tonë, që ne i lëmë sot Shqipërisë një kushtetutë ku përmendet fjala dekriminalizim. Nuk e ka asnjë shtet në Europë, është një tregues i degradimit të klasës politike dhe ky është çmimi më i lartë që ne kemi paguar për shkak të kësaj klase politike”- pohon Afrim Krasniqi, politolog.

(Video) Më 13 shtator e jëma e Elonës kërkonte ndihmë

Më 13 shtator Albina Kuburja e jëma e Elonës nga spitali në Turqi ku ishte shtruar me vajzën lajmëtonte në Facebook:

KOMUNIKIM URGJENT!!!

Per te ndihmuar Elonen, e cila eshte shtruar ne reanimacionin e pediatrise ne spitalin Universitar Marmara Pendik,

gjendja e se ciles eshte renduar se tepermi keto dy dite,

kerkojme ndihmen e qytetareve me shtetesi turke, me grup gjaku AB pozitiv per te dhuruar sa me shpejt gjak ne spitalin Marmara Pendik.

Per te kontaktuar nr cel. 0531 496 8604.”

(Video) Romina Zace: teatri Kombëtar duhet të qendrojë! Gazetarja shqiptare në median spanjolle në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Romina Zace, gazetare shqiptare në median spanjolle ONDA AZUL RTV Málaga, ka publikuar një përmbledhje të çështjes së Teatrit Kombëtar.

Ajo ka rradhitur shkeljet e shumta të qeverisë në këtë projekt, nga shkatërrimi i trashëgimisë kulture dhe deri në interesat korruptive që fshihen prapa projektit.

Në fund, ajo ka apeluar dhe njëherë tërheqjen e qeverisë nga kjo çmenduri.

Faleminderit Romina për mbështetjen tënde!

Video – Kili: Zjarrfikësit shpëtojnë një djalë të vogël të cilit i kishte ngecur koka në një parmak betoni

Kili: Zjarrfikësit shpëtojnë një djalë të vogël të cilit i kishte ngecur koka në një parmak betoni. Shihni momente nga operacioni.

 

Aktori serb imiton kryeministrin Rama (video)

Aktori serb imiton kryeministrin Edi Rama

 

Presidenti Kennedy, “Novus Ordo Seclorum” dhe Interneti! Nga S. Guraziu

Pothuajse të gjithë e dinë se shpallja e Pavarësisë së SHBA-ve ishte më 4 Korrik 1776.
Mirëpo, ndoshta jo të gjithë e dinë se fjalimi i Presidentit John F. Kennedy në vitin 1961, lidhur me “Shoqëritë Sekrete”, ishte fjalim që ndoshta atij i kushtoi jetën…

Athua vallë për cilat “Shoqëri Sekrete” e kishte fjalën Presidenti? Apo në fakt, ai ishte fare i qartë. Ai u likuidua (tek ashtu, nga një “organizatë” misterioze) dy vite më vonë, më 1963. Akti i tij, fjalimi i tij është pikërisht diç që zakonisht heronjtë e bëjnë. Janë heronjtë ata që guxojnë të flasin, për të zbuluar të vërtetën (sidomos nëse të jesh President i 50 shteteve së bashku… President i SHBA-ve).

Natyrisht, unë s’jam Kennedy, nuk kërkohet nga unë të flas, por ka kaq shumë “shenja” të cilat sikur na flasin për faktin se ai u vra dikur sepse (mos vallë) pati folur për një lloj të “vërtete” reale! Po, inçizimi si dokument na e thotë se ai foli për të vërtetën (shih më poshtë lidhjen për videon)…

Në një grafikë të vetme i bëra së bashku disa “fakte të rastësishme” të “teorive konspirative”, të cilat flasin për lidhjen mes “Shoqërive Sekrete”, “Rendit të Ri Botëror” (Novus Ordo Seclorum) dhe “Internetit”.

Sipas “teoristëve konspirativë” viti i Pavarësisë, 1776 në numrat romak (MDCCLXXVI – shih fundin e piramidës në banknotën) është një sekuencë që mblidhet si “666”.
Numri “666” përfaqësohet në alfabetin aktual të hebraishtes (e cila gjuhë është aramaishtja e dikurshme babilonase), me “vav” ose “waw”.
Ndërsa “vav” ose “waw” është e përfaqësuar nga një shenjë që duket si “7” (germë mediale, vav).
“www”, për “World Wide Web”, që përdoret në fillim të çdo adrese internetike (në mes të http:// dhe lokacionit virtual), do përkthehej si “666”.

Për fjalën “aramaike” (pa marrë parasysh nëse babilonase apo jo) që sot përdoret si hebraishte, disa njerëz thonë nëse vihet në një tjetër “anagram” na del si “Amarica”.
Pra, Amerika do të thotë një lloj Babilonie e Re… apo çfarë !? Unë vetë nuk e kam idenë.

Youtube video – Fjalimi i plotë i Kennedy (dokument i rëndësishëm historik që na flet lidhur me shqetësimet e tij…)
https://www.youtube.com/watch?v=zdMbmdFOvTs
***
President Kennedy, “Novus Ordo Seclorum”, and the Internet!
by S. Guraziu – January 2017

Almost everyone knows that USA’s declaration of Independence was on July 4, 1776.
Maybe not everyone knows that John F. Kennedy’s speech about “Secret Societies”, in 1961, was the one that probably cost him his life…

Then of which “secret societies” he was talking about? Or in fact, he was very clear. He was assassinated (just like that, by some mysterious “organisation”) two years later, in 1963. But that’s what usually heroes do, they dare to speak, to uncover the truth (especially if you are President of 50 states… President of USA).

Of course, I am not Kennedy, I don’t have to speak, but there are so many “signs” which as if reveal the fact that Kennedy was assassinated because he spoke about some kind of the “truth” (did he? Yes, the reccording tells us he did, watch the video).
I’ve put together some “coincidental facts”, in relation to some “conspirative theories” which speak about the connections between “Secret Societies”, the “New Wold Order” and the “Internet”.

Independence year, 1776 is in Roman Numerals (MDCCLXXVI), a sequence that adds up to “666”
The number “666” is represented in the current Hebrew Alphabet (which is Babylonian Aramaic), with the “vav” or “waw”.
The “vav” or “waw” is represented by a mark that looks like a “7” (medial letter, vav).
“www” for “World Wide Web” at the beginning of every internet address (or in between the http:// and the virtual location) would translate to “666”.

For the word “Aramaic” (whether Babylonian or not) used today as Hebrew, some people say if we put it to another “anagram” comes out as “Amarica”.
So, America means some kind of New Babylonia… or what!? Neither I, nor Me, nor Myself have no clue 🙂

Youtube video – Kennedy’s full speech (valuable historical document that speaks to us about his concerns…)
https://www.youtube.com/watch?v=zdMbmdFOvTs

Më 18 dhjetor 1980 lindi Christina Aguilera – këngëtarja e famshme amerikane

Këngëtarja amerikane që bëhej e famshme në moshë shumë të re me këngën “Genie In A Bottle” (Gjeniu në shishe), Kristina Maria Aguilera (Christina Maria Aguilera), lindi më 18 dhjetor 1980, në Steitën Ajlënd (Staten Island), me baba ekuadorian të vrazhdë e të dhunshëm dhe nënë irlandeze, violiniste, e cila tani është edhe manaxhere e këngëtares, përveçse “mikja më e mirë”, siç thotë shpesh vetë Kristina në deklaratat e saj.

Vendosen përfundimisht në Filadelfia. Në shkollë vogëlushja Kristina Aguilera ishte një fenomen në të gjitha veprimtaritë artistike shkollore. Ajo nuk linte asnjë rast të tillë pa marrë pjesë, me një përkushtim tejet ngulmues. Ajo dëshiron që të jetë, patjetër, medoemos, në skena, për të manifestuar talentin e saj. Ajo është e etur për t’u admiruar, për t’u adhuruar, për t’u duartrokitur. Shokët e shkollës e admirojnë, e adhurojnë, e dëshirojnë gjersa Kristina Aguilera, në moshën aq të njomë dhe aq të pafajshme, tetë vjeçe, shkëputet nga radhët e tyre një herë e mirë, duke pasur paraqitjen e parë si profesioniste në shfaqjen “Star Search” (Kërkimi i yllit).

Tashmë në klimën e vet, ajo, si shumë kolegë të saj më herët dhe më vonë, ndër të tjerë edhe Britni Spiërs dhe Xhastin Tamberlleik, kalon nëpër “fabrikën e yjeve”, botën e gjenisë Disney, duke hyrë në Klubin Miki Mauz (Mickey Mouse Club) dhe duke grumbulluar një mori daljesh në ekranin e kanalit televiziv të kompanisë Disney. Por edhe Japonia është një vend i bukur për ta pushtuar. Ajo është e ndjeshme si për prodhimet komerciale perëndimore edhe për befasitë e tilla natyrale siç është Kristina Aguilera. Publiku japonez, në takimin e parë me Aguilerën, vlerëson këngën e saj “All I Wanna Do“ (Gjithçka që unë do të doja), duet i realizuar me një këngëtare vendëse japoneze, yll të muzikës pop, Keizo Nakanishi. Kristina, me këngën e saj, fluturon në krye të këngëve më të dëgjuara të programeve radiofonike të Japonisë.

Por Amerika është gjithmonë Amerikë. Amerika ka mënyrën e saj për të reaguar ndaj adoleshentëve që hyjnë në rrugën e famës. Japonia mbetet një jehonë për Kristina Aguilerën që, pavarësisht suksesit në Lindjen e Largët, kërkon patjetër të afirmohet në vendin e vet. Shtëpitë muzikore të Amerikës e presin me krahë hapur. I hap mikorofonët dhe nis, në fillim të vitit 1998, regjistrimin e këngës “Reflection“ (Pasqyrimi). Kënga do të përdorej për kolonën zanore të filmit të studios Disney, “Mulan”.

Drejtuesit ekzekutivë të shtëpisë muzikore RCA Records e dëgjojnë, e pëlqejnë dhe vendosin të bëjnë një kontratë, tejet korrekte, me këngëtaren e re. Producenët druhen nga ndonjë dështim i mundshëm, prandaj, me ankth dhe me këmbëngulje, bëjnë gjithçka për ta shmangur një gjë të tillë. Kështu, albumi i saj i parë “Christina Aguilera“ do të ishte një bashkëpunim i gjerë i autorëve dhe i producentëve. „Genie In A Bottle“, një këngë e lehtë dhe e ëmbël, e shkruar nga Pam Sheyne, me një refren tej mase drithërues, do të publikohej në verën e vitit 1999. Kënga del në krye të klasifikimit të industrisë muzikore amerikane dhe qëndron në atë pozitë për pesë javë rresht, duke u bërë albumi single më i shitur i vitit 1999 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nga albumi i parë „Christina Aguilera“ do të afirmoheshin edhe hite të tjera si kënga lirike „Love Will Find A Way“ (Dashuria do të gjejë në rrugë), këngët tjet ritmike si „So Emotional“ (Kaq emocionale) e „I Turn To You“ (Unë kthehem tek ti). Janë tri këngë që e vënë në konkurencë të plotë me adoleshenten tjetër divë, Britni Spiërsin. Saqë shtëpia muzikore ku regjistron Aguilera, ndërmerr prodhimin e albumit të saj edhe në versionin spanjol, tashmë me titullin “Mi Reflejo” (Pasqyrimi). Kristina ka sukses të plotë edhe me albumin single „Dirty“ dhe albumin me përmbledhje këngësh „Stripped“, ku afirmon një numër hitesh të tjera. Ajo fiton edhe plot çmime muzikore në Amerikë dhe në botë. Por në hapësirën muzikore ka vend edhe për Kristinën, edhe për Britnin. Prandaj lufta midis princeshave të famshme të muzikës pop nuk deklarohet asnjëherë zyrtarisht. Madje kjo nuk ndodh as kur Aguilera ia merr të fejuarin Britnit, këngëtarin Xhastin Tamberlleik, i cili largohet edhe prej kësaj për aktoren Kameron Dias.

Menjëherë pas albumeve të suksesshme, Kristina Aguilera realizon versionin e “Lady Marmalade” për kolonën zanore të filmit të famshëm “Moulin Rouge”, kënduar me këngëtare të tilla, simbole të bukurisë femërore si Lil’Kim, Mya e Pink. Kjo ngjarje artistike ndihmon që Kristina, përfundimisht të fluturojë në sferën e superyjeve amerikanë dhe botërorë. Ajo, gjithnjë e më shumë, e thellon rrugën e saj në muzikën e rëndë. Ky është një proces krijimtarie në të cilin ajo ndodhet edhe tani, natyrisht duke bërë gjithçka që të përkryejë kërkimet e saj muzikore, por edhe duke iu dhënë rëndësi realizimit të vidoeve, paraqitjeve të saj që synojnë të shpalosin bukurinë fizike të saj, duke ndërthurur veshje të kohëve më të hershme me konceptime moderne, ku tipike është videoja „Lady Marmelade“.

Këngëtarja asokohe u përfshi edhe në aferën e skandalit midis Britni Spiërsit dhe Madonës, me rastin e ceremonisë së dorëzimit të MTV Awards 2003. Gjestin që Madona bëri pak më parë me Britnin, e përsëriti edhe me Kristinën, por Kristina ia la fajin Britnit për atë që kishte ndodhur. Kjo ndodhi kur të tria, pra Madona, Spiërs dhe Aguilera po këndonin këngën e famshme të Mbretëreshës së Muzikës Pop, „Like a vergin“.

Më vonë Aguilera vendosi të dëshmojë më tepër pjekuri. Kjo u prit më shumë me vlerësim se me kritika. Pati tituj të tillë artikujsh si „From Crass to Class“. Ajo i bëri flokët në bjonde me nuancë qershie. Pak më vonë i bëri fare bjonde dhe i preu shkurt, duke marrë pamjen e Merilin Monroes. Nga fundi I verës 2004 nxori dy single. I pari, “Car Wash”, ishte ribërje e “Rose Royce”, tani regjistruar në duet me raperen Missy Eliott për kolonën zanore të filmit “Shark Tale”. I dyti ishte bashkëpunim me Nely, titullohej “Tilt Ya Head Back”. Të dy patën sukses vetëm jashtë SHBA. Aguilera në gusht 2005 nxori albumin “Possibilities”. Më vonë këndoi me italianin Andrea Bocelli këngën “Somos Novios” për albumin e tij “Amore”. Albumi  “Back to Basics”, publikuar në gusht 2006, debutoi numër 1 në Amerikë, Britani dhe njëmbëdhjetë vende të tjera. Ky album shiti 4,5 milionë kopje në mbarë botën.

Nga fundi i vitit 2006 ajo filloi turin “Back to Basic Tour” në Europë duke vazhduar me një tur tjetër në Amerikën Veriore në fillim të vitit 2007. Ishte turi më i suksesshëm amerikan i vitit. Pastaj ajo vazhdoi me ture në Azi dhe në Australi. Në fillim të vitit 2008 nxori koncertin në DVD “Back to Basics: Live and Down Under.” Në verpimtarinë e 49-të të Grammy Awards ajo fitoi në kategorinë e zërit më të mirë femëror, për këngën “Ain’t No Other Man”. Në janar 2007 revista Forbes e shpalli femrën e 19 më të pasur artiste në botë, me një pasuri 60 milionë dollarë. Më 2008 ajo shfaqet në kolonën zanore të filmit “Shine a Light” nga një filmim i drejtpërdrejtë i këngës “Live With Me” me grupin Rolling Stones.  Në një speciale të MTV ajo konsiderohet një nga pesë zërat më të mirë të muzikës pop. Celine Dion, në një intervistë, tha se Aguilera mund të konsiderohet zëri më i mirë në botë. Revista “Rolling Stones”, e renditi të 58-tën ndër 100 këngëtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, duke qenë më e reja në këtë listë.

Aguilera është krahasuar vazhdimisht me këngëtare si Mariah Carey dhe Whitney Houston. Gazeta “Los Angelos Times” e krahason mënyrën e saj të kënduarit me atë të Barbra Streisand, Gladys Knight dhe Aretha Franklin.

Këngëtarja ka një përvojë jo të pakët edhe në ekranin e madh e atë të vogël. Më 1991 ajo pati një rol në The New Mickey Mose Club. Dy vjet më vonë pati numra muzikorë në një komedi. Luajti më 1999 në një episod të Beverly Hills, 90210. Drejtoi emisionin Saturday Night Live më 2004, ku përfshihej Sex & The City, ku ajo portretizonte Samantha Jones. Më 2008 ajo shfaqet në dokumentarin e Martin Scorsese, “Shine A Light, që kronikalizon dy ditë nga jeta e grupit Rolling Stones. Ajo ishte aktore në filmin Get Him to the Greek“ të Judd Apatow.

Fama e ndihmoi Aguilerën të jetë fytyra e shumë prodhimeve të shtëpive më të mëdha botërore të modës, duke reklamuar prodhimet e tyre. Ajo u bë muzë dhe modele e shtëpisë së modës Versace dhe e shumë të tjerave. Ajo ka marrë pjesë në shumë veprimtari bamirëse dhe ka dhënë shuma të mëdha për luftën kundër AIDS-it e tjerë.

Pas disa fejesash, përgjithësisht tejet të mediatizuara, ajo filloi fejesën me producentin muzikor Jordan Bratman më 2002. Ata u martuan më 2005. Më 2006 pozoi për një seri fotografike të frymëzuar nga Marilyn Monroe për revistën GQ. Më 9 shtator 2007 Paris Hilton bëri të ditur se Aguilera është shtatzënë. Aguilera e konfirmoi këtë më 4 nëntor në revistën Glamour. Më 12 janar 2008 ajo lindi djaline  saj Max Liron Bratman në Los Anxhelos të Kalifornisë. Emri i tij nga hebraishtja do të thotë “Kënga jonë më e mrekullueshme”. Ajo u pagua për fotot e para të foshnjës 1,5 milionë dollarë nga revista People, të cilat revista Forbes i renditi në vendin e pestë të fotove më të shtrenjta të foshnjave të njerëzve të famshëm.

Elida Buçpapaj

(Video) Bebja duke kërcyer nën ritmin e JLO-së

Një video mrekulli ku bebja kërcen nën ritmin e JLO-së

Gazetari Çim Peka: Ilir Meta ka çuar letër kritike ndaj Lu-së në Departamentin Amerikan të Shtetit

Ilir Meta ka çuar një letër në Departamentin e Shtetit Amerikan, kundër Donald Lusë.
Këtë lajm ende të pakonfirmuar e ka dhënë gazetari Çim Peka në emisionin Opinion.
Sipas Pekës, edhe pse është interesuar të marrë një informacion më zyrtar, nuk ka mundur ta konfimojë.
Natyrisht qendrimi i Ambasadorit Lu nuk është personal, por i mbushtetur nga DASH.