VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Aktivisti rus dënohet me burgim për krijimin e varrit të Putinit

By | March 13, 2019

Komentet

Tribunali i OKB-së urdhëron Rusinë t’i lirojë menjëherë 24 marinarët e Ukrainës

Tribunali i Kombeve të Bashkuara për çështje detare ka vlerësuar se Rusia duhet t’i lirojë menjëherë 24 marinarët e Ukrainës dhe tri anijet e tyre, të cilat autoritetet ruse i kishin kapur në nëntor të vitit të kaluar.

Tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit me bazë në Hamburg të Gjermanisë e mori këtë vendim pasi rasti ishte paraqitur nga autoritetet ukrainase kundër forcave ruse të sigurisë.

Rusia i kishte rrëmbyer tri anijet afër urës së Ngushticës së Kerçit në nëntor të vitit të kaluar. Kjo ngushticë lidh pjesën kontinentale të Rusisë me gadishullin e Krimesë.

Presidenti i këtij tribunali, Jin Hyun Paik, tha se gjykatësit kanë vendosur që Rusia duhet t’ia kthejë menjëherë tri anijet Ukrainës dhe t’i lirojë marinarët që të kthehen në Ukrainë.

Ministria e Jashtme e Rusisë reagoi ndaj këtij vendimi, duke thënë se Konventa e Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit nuk mund të zbatohet në mosmarrëveshjen për incidentin e Ngushticës së Kerçit.

Ukraina i ka mohuar pretendimet e Rusisë se këto anije kishin hyrë në ujërat territoriale ruse në mënyrë ilegale.

Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe organizata tjera ndërkombëtare i kanë bërë thirrje Moskës që t’i lirojë marinarët dhe t’ia kthejë anijet Ukrainës, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Trumpi arrin në Japoni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka arritur në Japoni në një vizitë zyrtare, e cila me gjasë do të shfaqë lidhjet e forta ndërmjet Uashingtonit dhe Tokios, pavarësisht tensioneve në fushën e tregtisë.

Trump, në këtë vizitë shtetërore, shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë, Melanie Trump.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe do të organizojë një banket perandorak për Trumpin dhe së bashku do të shikojnë një turne të sumos.

Vizita e Trumpit në Japoni është pjesë e përpjekjeve të kryeministrit Abe, që sipas analistëve, e kanë kursyer Japoninë nga veprimet hakmarrëse nga Trumpi.

Presidenti amerikan ka refuzuar kërcënimin për të vendosur tarifa mbi importet e pajisjeve automobilistike japoneze.

Ndërkaq, tarifat e SHBA-së ndaj importeve të aluminit dhe çelikut japonez, vazhdojnë të jenë në fuqi.

Trump po ashtu gjatë kësaj vizite do të bëhet lideri i parë i huaj, i cili do të takohet me perandorin e ri japonez, Naruhito, që prej se ai trashëgoi fronin një muaj më parë.

Në herët gjatë kësaj jave, Trump foli për vizitën në Japoni.

“Kryeministri Abe më tha, shumë specifikisht ‘Ju jeni mysafir i nderit’. Ka vetëm një mysafir nderi…. unë jam mysafiri i tyre i nderit në ngjarjen më të madhe që ata kanë mbajtur për më shumë se 200 vjet”, tha më 23 maj, presidenti Trump. rel

Dy pjepra japonezë shiten për 45.000 dollarë

Në një shitje rekord sot, një çift i pjeprave japonez u shit për më shumë se 45.500 dollarë.

Të rritura në Yubari, në prefekturën Hokkaido, një qytet në veri të Japonisë, pjeprat janë shitur për 5 milionë jen në ankandin e parë të vitit, raporton agjencia e lajmeve Kyodo.

“Oferta e çmimeve në një treg me shumicë në Sapporo theu rekordin e të gjitha kohërave prej 3,2 milionë jen të paguara në ankandin e parë për pjepra nga Yubari vitin e kaluar”, thuhet në raport.

Ky lloj i pjeprit, i njohur ndryshe si “cantaloupe” apo “spanspek”, është i famshëm për trupin e butë me ngjyrë portokalli si dhe për përmbajtjen e lartë të sheqerit.

Cantaloupe zakonisht peshon nga 0,5 deri në 5 kilogramë.

Në lajmin e agjencisë japoneze thuhet se këto pjepra zakonisht shiten për çmime nga 4.000 jen (35 dollarë) deri në 10.000 jen (91 dollarë) dhe shpesh jepen si dhuratë mes njerëzve.

Kompania “Pokka Sapporo Food & Beverage” me seli në Nagoya ishte fituesi i ankandit.

Nga kompania thonë se kanë vendosur të bëjnë këtë ofertë në kuadër të festimeve për 10 vjetorin e prodhimit dhe shitjes së lëngut me shije të pjeprit.

“Pasi kompania jonë u themelua në Sapporo (Hokkaido), unë kam menduar se patjetër duhet të bëj diçka për Hokkaido-n”, tha presidenti i kompanisë, Yoshihiro Iwata.

Kryeministrja May shpalli largimin më 7 qershor

Kryeministrja britanike, Theresa May, shpalli të premten se do të largohet nga posti i kryeministres së Mbretërisë së Bashkuara dhe nga udhëheqja e konservatorëve më 7 qershor.

Kryeministrja britanike u përlot në përfundim të paraqitjes së saj me të cilën shpalli se u pajtua me thirrjet e Partisë Konservatore për t’i hapur rrugë një udhëheqësi të ri që do të provojë të tejkalojë bllokadën e krijuar rreth procesit të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

“Tani është e qartë për mua se është në interesin më të mirë të vendit që një kryeministër të ri të udhëheqë këtë përpjekje. Kështu që sot po e shpallë se do të jap dorëheqjen si udhëheqëse e Partisë Konservatore të premten më 7 qershor”, tha zonja May.

Facebook ka fshirë 3 miliardë llogari të rreme

Facebook thotë se ka fshirë 3 miliardë llogari të rreme nga tetori i vitit të kaluar deri në mars të këtij viti, dy herë më shumë se gjashtë muajt e mëparshëm.

Raporti më i ri i Facebook-ut, megjithatë nuk tregon edhe sa llogari tjera kanë mbetur pa u fshirë.

Rritja u numrit të llogarive të fshira tregon sfidat me të cilat përballet Facebook në heqjen e llogarive të krijuara nga kompjutera për të përhapur virusë, lajme të rreme dhe materiale të tjera të pakëndshme, tha kompania në një deklaratë.

Facebook thotë se shumica e llogarive të rreme janë bllokuar “brenda disa minutave” të krijimit të tyre, para se dikush t’i shihte dhe t’i raportonte ato në kompani.

Facebook ka 2.4 miliardë përdorues aktivë mujorë. Shumica e llogarive të larguara nuk do të llogariten në këtë shifër. Megjithatë, kompania vlerëson se 5% e përdoruesve aktivë të saj mujorë janë të rremë.

Kjo masë e Facebook-ut është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për adresimit e shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.

Kina prezanton trenin me shpejtësi prej 600 kilometra në orë

Pekin

Kina ka prezantuar prototipin maglev (levitim magnetik) një tren që mund të arrijë shpejtësi prej 600 kilometrash në orë.

Televizioni kinez CCTV regjistroi prezantimin e trenit të organizuar në Qingdao, ndërsa projekti është duke u zhvilluar nga kompania China Railway Rolling Stock Corporation (CRRC).

Zëvendësi i inxhinierit kryesor Ding Sansne tha se prototipi mund të provonte teknologjitë kyçe dhe komponentët e sistemit të sistemit të trenave maglev me shpejtësi të lartë.

CRRC Sifang Co në Qingdaou ka ndërtuar qendrat e prodhimit të testimit për trenat maglev me shpejtësi të lartë ndërsa në gjysmën e dytë të vitit pritet të fillojë me punë.

Prototipi me një vagon me një linjë prodhimi duhet të nis në vitin 2020 dhe të realizojë udhëtimin testues prej 5 kilometrash.

Në vitin 2021, kompania duhet të përfundojë testet e trenit maglev dhe të përfundojë procesin e testimit.

Treni në fjalë, nëse vihet në funksion duhet të plotësojë boshllëkun mes trenave që shkojnë në 350-400 kilometra në orë dhe avionëve komercialë që fluturojnë me shpejtësi prej 800 kilometrash në orë.

Treni i parë i komercializuar maglev është vënë në funksion në Nagoya të Japonisë. aa

Pakistani kryen me sukses provën e raketës me rreze të gjatë

Islamabad

Zëdhënësi i ushtrisë së Pakistanit, gjeneral Asif Ghafoor, ka deklaruar se është kryer me sukses testimi i raketës së emëruar Shaheen-II.

“Ka rezultuar me sukses lëshimi testues i raketës balistike tokë-tokë Shaheen-II e aftë për bartjen e dy bombave konvencionale dhe bërthamore. Raketa ka një distancë prej 1500 kilometra. Shaheen-II ka fuqinë e nevojshme parandaluese që Pakistani ka nevojë për stabilitetin rajonal”, shkroi në rrjetin social Ghafoor.

Në një deklaratë nga ushtria thuhet se në goditjen testuese është qëlluar me sukses objektivi mbi Detin Arabik dhe se testimi është ndjekur nga zyrtarët të lartë të ushtrisë.

Theksohet se kryeministri i Pakistanit, Imran Khan ka përgëzuar ushtarakët dhe inxhinierët që kanë prodhuar dhe kanë kyer me sukses lëshimin e raketës.

Pakistani ka kryer testime të raketave me rreze të gjatë dhe të mesme edhe vitin e kaluar dhe në fillim të muajve të këtij viti. Në testimet e kryera janë përdorur raketat Shaheen dhe Ghauri. aa

Nike, Adidas dhe Puma i kërkojnë Trumpit t’i japë fund luftës tregtare me Kinën

Kompanitë e njohura të mbathjeve Adidas, Nike dhe Puma i bëjnë thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Trump të përfundojë sa më parë luftën tregtare me Kinën duke e quajtur “katastrofike” vendosjen e tarifave të reja.

Përmes një letre drejtuar presidentit amerikan, Donald Trump, prodhuesit e njohur të atleteve iu bashkuan më shumë se 170 kompanive tjera të cilat bëjnë thirrje që mbathjet të përjashtohen nga tarifat e reja në importet e Kinës.

Administrata amerikane këtë muaj ka rritur tarifat ekzistuese në importet kineze dhe po kërcënon t’i vendosë këto tarifa pothuajse në gjitha produkteve kineze të importuara në Shtetet e Bashkuara.

Kjo do të përfshijë taksa shtesë për mallrat e konsumit si elektronikë dhe veshje, duke përfshirë atletet dhe telefonat e mençur iPhone.

Kjo masë ka shkaktuar alarm te shitësit dhe prodhuesit të cilët mbështeten në mallrat nga Kina.

“Tarifa shtesë e propozuar prej 25 për qind në atlete do të ishte katastrofike për konsumatorët tanë, kompanitë tona dhe ekonominë amerikane në tërësi”, thuhet në letrën e prodhuesve të njohur amerikanë.

Letra tha se industria e këpucëve atletike tashmë paguan 3 miliard dollarë obligime dhe se tarifat shtesë do të rrisnin kostot dhe çmimet.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kohë më parë ka thënë se konsumatorët amerikanë mund t’i shmangin tarifat duke blerë prodhime të njëjta nga burime të tjera.

SHBA-ja dhe Kina janë përfshirë në një luftë tregtare duke vendosur tarifa ndaj njëra tjetrës.

Të dyja vendet po negociojnë për tejkalimin e situatës mirëpo ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje.

SHBA-ja e akuzon Kinën për praktika të padrejta tregtare. rel

Studimi i OKB-së: Bota në rrezik të lartë për një luftë bërthamore

Rreziku që bota të përjetojë një luftë bërthamore aktualisht është në nivelet më të larta që prej Luftës së Dytë Botërore. Kështu thotë një studim i Kombeve të Bashkuara, që u bën thirrje fuqive të mëdha që ta marrin seriozisht problemin.

Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore aktualisht është në nivelin më të lartë që prej Luftës së Dytë Botërore. Kështu ka deklaruar një eksperte e OKB-së për sigurinë, duke e cilësuar problemin një çështje urgjente që bota duhet ta marrë më shumë seriozisht.

Renata Duejn, drejtoreshë e Institutit të OKB për Kërkimet e Çarmatimit ka deklaruar se të gjitha shtetet e pajisura me armë bërthamore kanë hartuar programe modernizimi dhe korniza e kontrollit të armëve po ndryshon, pjesërisht për shkak të rivalitetit strategjik mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Gjithashtu, marrëveshjet tradicionale për kontrollin e armëve po çrrënjosen për shkak të emergjencës që rrjedh nga lloje të reja luftërash, si ato mes grupeve të armatosura, njësive ushtarake private dhe teknologjisë, që po eliminojnë vijën ndarëse mes sulmit dhe mbrojtjes. “Mendoj se do të ishte e mençur të pranonim se risqet për një luftë bërthamore në këto momente janë jashtëzakonisht të larta, më të larta që prej Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi ekspertja e OKB-së për gazetarët në Gjenevë.

Aktualisht, 122 vende të botës kanë nënshkruar traktatin që ndalon armët bërthamore, traktat që ka arritur vetëm 23 nga 50 ratifikimet e nevojshme që ai të hyjë në fuqi. Mes vendeve që kanë bërë ratifikimin janë Afrika e Jugut, Austria, Tajlanda, Vietnami dhe Meksika, ndërsa ato që e kanë kundërshtuar janë Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe vende të tjera të pajisura me armë bërthamore.

20 Maji – Dita Botërore e Bletarisë

Bleta është një insekt, racë monofiletike që bën pjesë në superfamiljen Apoidea që tani klasifikohet me emrin Antofilia. Njihen rreth 100.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje[1]. Bletët gjenden në çdo kontinent, përveç Antarktikut, pra në çdo vend ka insekte dhe lule për polenim.

Përshkrimi fizik

Pesha
Mbretëresha: 0,23 g
Punëtoria: 0,11 g
Mashkulli: 0,2 g
Gjatësia
Mbretëresha: 20–25 mm
Punëtoria: 12–14 mm.
Mashkulli: 15–17 mm
Numuri i Vezëve
Gjatë gjithë jetës së saj, mbretëresha mund të bëjë rreth 1,5 milionë vezë.
Faza Larvore
Mbretëresha: 16 ditë
Punëtoria: 21 ditë
Mashkulli: 24 ditë
Madhësia e Kolonisë
Shkon nga 10000 deri në 70000 bletë
Dieta Kryesore
Nektar dhe pjalm që kthehen në mjaltë.
Jeta Mesatare
Mbretëresha: deri 7 vite
Punëtoria: 5 javë verës;6 muaj dimrit
Mashkulli: 2 muaj

Bletët jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë prej 10-70 mijë individë varësisht prej sezonit. Në zgjua dallohen mbretëresha (mëmëza), meshkujt dhe punëtoret të cilat janë me numrin më të madh.

Mbretëresha apo mëmëza, e cila është vetëm një, dallohet prej bletëve të tjera, sepse ka trup më të madh, bark më të gjatë dhe krahë më të shkurtër. Varësisht nga sezoni ajo pjell deri ne 2000 veze, mirëpo mëmat e seleksionuara e arrijn edhe deri ne 3000 numrin e vezëve. Bleta mbretëreshe ka një instinkt i cili e bën te dalloje larvat qe do bëhen blete punëtore, meshkuj apo mbretëresha. Kur ajo e kupton se është gati te linde një mbretëreshe tjetër e mbyt larvën. Meshkujt mbyten në dimër nga bletët punëtore për arsyen se nuk janë te afta te sigurojnë ushqim. Kjo bën qe ata te hane sasinë e mjaltit qe bëjnë bletët.

Bletët punëtore kanë trup më të vogël me ngjyrë pak a shumë të murrme dhe të mbuluar me push. 1 kg mjaltë qe ato prodhojnë çdo 200 dite pune duke grumbulluar nektarin e 800 luleve. Ato bëjnë ushqimin e larvave, ajrosjen e zgjoit dhe punë të tjera. Gjatë verës kur bën shumë nxehtë ato rrahin krahët për të mbajtur të freskët folenë. Edhe bleta trupin e ka të ndarë në kokë, kraharor dhe bark. Kur bleta thumbon, thumbi shkëputet nga trupi me gjëndrën e helmit të ngjitur dhe funksionuese. Thumbi i shkëputur lëshon një aromë që njofton dhe bletët e tjera në nxitje për sulm.

Në kokë ka një palë sy të përbërë dhe tre të thjeshtë të vendosur në majë të kokës, duke formuar një trekëndësh. Sytë e përbërë që janë dy, i shërbejnë per veshtrim në distanca të largët, ndërsa sytë e vegjël i shërbejnë vetëm për shikim nga afër. Në kokë po ashtu gjenden një palë antena. Në gojë gjendet gjuhëza me të cilën ajo mbledh nektarin e luleve. Nektari i mbledhur kalon në gushë ku aty e ruajnë deri ta sjellin në fole për përpunim të mëtutjeshëm. Me këtë mjaltë bletët mbushin hojet, por e përdorin edhe si ushqim gjatë dimrit. Dobitë që sjell bleta janë të shumta. Ato njeriut i japin mjaltin që ka vlerë të madhe ushqimore dhe dyllin. Rëndësia e bletëve është edhe në atë se ato duke fluturuar prej një lule në tjetrën, bëjnë pjalmimin e kryqëzuar të luleve, që ka rëndësi shumë të madhe për krijimin e veçorive të reja të bimëve.

Të ushqyerit

Ushqimi special i larvës së mëmës i mundëson asaj jetëgjatësinë. Bleta ushqehet me nektarin dhe pjalmin e luleve. Deri në tre javë jetë punëtoret nuk dalin në kërkim të ushqimit, por merren me ndërtimin e hojeve, kujdesen për zgjoin dhe e ruajnë atë.

Çdo bletë magaziniere, ato të dedikuara në mbledhje, mbushin stomakun me nektar dhe kthehen në zgjua, ku ia kalon bletës ushqyese që e punon me mandibulat, duke e nxjerrë në kontakt me ajrin për ta transformuar në mjaltë. Mjalti dhe pjalmi magazinohen në vrima të dyllta ose u jepet larvave si ushqim.

Larvat e reja janë të ushqyera me një produkt me vitamina që quhet “qumësht blete”, i njohur dhe me emrin papa reale, i prodhuar nga gjëndrat që ndodhen në kokën e bletëve punëtore. Bletët punëtore me anë të këtij qumështi, që e prodhon vetë trupi i tyre, ushqejnë larvat. Ky lëng, i pasur me proteina, vitamina e sheqer zëvendësohet ditën e tretë nga mjalti dhe pjalmi, të paktën nëse larva nuk është e destinuar të bëhet mbretëreshë. Bleta ndryshe (gjeta) eshte kafshe qe del vetem ne vere.

Sjellja

Punëtoret nuk e kërkojnë ushqimin pa kriter, ato gjejnë burimet e nektarit duke punuar në skuadra të organizuara. Bletët punëtore shkëmbejnë midis tyre informacionet duke përdorur një komunikim kompleks, i bazuar në vallëzime të kryera në zgjua. Variacionet mbi modelin e vallëzimit mund të komunikojë distancën, drejtimin dhe kualitetin e burimit të nektarit që ato kanë gjetur. Kur bletët emigrojnë për të krijuar një koloni të re, rojet komunikojnë informacionet mbi burimet në të njëjtën mënyrë; intensiteti i vallëzimit tregon atëherë kualitetin e vendit të ri.

Shtimi

Vetëm mbretëresha bën të mundur shtimin e bletëve. Ajo depoziton mbi 2000 vezë në ditë, në hoje të bëra nga dylli i punëtoreve. Mbreteresha e rritur del nga zgjoi e ndjekur nga meshkujt. Njëri prej tyre fekondon mbretershën. Pas disa ditesh mbretëresha fillon te bëjë vezë, pas 3 ditësh vezët kthehen në larva me ngjyrë të bardhë në formë krimibi. Mbretëresha prodhon një lëng të fuqishëm ose siç quhet papa reale, që vazhdimisht u kalon punëtoreve dhe kështu edhe të tjerave në zgjua. Kur numri i bletëve arrin një numër kritik, papa reale hollohet në mënyre që të provokojë ndryshim në sjelljen e kolonisë. Punëtoret nisin të krijojnë vrima të gjëra për meshkujt, dhe më të mëdha për mbretëreshat e reja.

Mbretëresha e parë që del kërkon mbretëreshat e tjera dhe i thumbon duke i vrarë në vrimat e tyre. Kjo lë zgjoin për tu çiftëzuar me meshkujt e sapo dalë, duke mbajtur në trup sa më shumë spermë për të fekonduar në kohe miliona vezë. Mbretëresha e re zëvendësohet nga ajo e vjetra në rolin e depozitueses së vezëve dhe kjo e fundit e lë zgjoin në kërkim të një vendi të ri për të bërë folenë, duke marr me vete shumë punëtore. Një bletë ka zhvillim me ndryshime. Në fillim është vezë, pastaj larvë më pas pupë(aty ndodhin ndryshime të mëdha)e më pas bëhet bletë.ky quhet zhvillim me ndryshime. Të vegjlit nuk ngjasojnë me prindërit kur lindin.

Organizimi jetësor

Mbrojtja dhe sulmi

Bleta kur do të mbrohet përdor thumbin që e ka poshtë nga organet e jashtëqitjes. Thumbi lëshon një ere që edhe bletët e tjera të nisën për sulm. Një bletë mund të thumboj vetëm një herë dhe pastaj vdes. Bleta mbretëreshe apo mëmëza ka thumb por nuk e përdor. Mbretëresha e përdor thumbin vetëm në rast humbje jete. Ajo pasi e përdor qëndron një dit dhe vdes. Nuk mund te ec me lart se 5 metra.

Polenizimi

Polenizim quajmë bartjen e kokrrave te polenit nga anëtarët e thekëve në kresën e pistilit. Zakonisht dallohen dy tipe te polenizimit:

  • 1) vetëpolenizimi,
  • 2) polenizimi i kryqëzuar.

Prodhimi i mjaltit

Bletët e bëjnë mjaltin nga nektari i bimëve. Ato ushqehen me të. Më pas nektarin e vendosin nëpër hoje dhe mandej e perpunojnë duke i shtuar edhe materie tjera deri sa te bëhet mjaltë. Një bletë në një vit mjaltë prodhon sa 1/12 e një luge çaji. Imagjinoni sa bletë duhen për të prodhuar mjaltë sa për të gjithë njerëzit.

Ruajtja

Për mjaltin, dyllin dhe aftësitë pjalmuese, bleta është me kohë aleate e njeriut, por kjo gjë mund të prishet nga pakujdesia e njeriut. Për shembull, në Australi dhe në Zelandën e Re harabelat e futur aty gjuajnë bletët. Por, gjithashtu dhe bletët mund të jenë të rrezikshme për njeriun. Ekziston një race afrikane që mund të sulmojë pa arsye. Dhe që kanë bërë të mundur formimin e “bletëve vrasëse” kanë qenë disa hibride të racës shtëpiake.

Lloje të afërta

Ekzistojnë të paktën 25000 lloje të njohura bletësh, shtatë të këtyre të llojit Apis. Përveç asaj perëndimore, A. mellifera, mjaft lloje janë nga lindja, përfshire dhe bletën gjigante lindore, A. dorsata, që realizon një zgjo të vetëm duke e ngjitur mbas një pemë o në sipërfaqe të ndonjë shkëmbi. A. mellifera në botë merr shumë forma të ndryshme. Më e përhapura është bleta italiane, që ka si karakteristikë rripa të verdhë në krahun e gjoksit.

Referencat

  1. ^ Danforth, B.N., Sipes, S., Fang, J., Brady, S.G. (2006) The history of early bee diversification based on five genes plus morphology. Proceedings of the National Academy of Sciences 103: 15118-15123. – (Anglisht)
  • Bletimi sipas metodes Kukleci
  • Pcelarstvo za Pocetnike i Gradnja Kosnica
  • Pcelarenje Nastavljaqama
  • Enciklopedia “Il fantastico mondo degli animali” ©IMP BV/IMP Srl

Trump: Lufta nënkupton fundin e Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nisur një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke thënë se ky shtet do të shkatërrohet nëse përshkallëzohen edhe më shumë mospajtimet në mes të të dyja shteteve.

“Nëse Irani dëshiron të luftojë, atëherë ai do të jetë fundi zyrtar i Iranit”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.

“Mos i kërcënoni më kurrë Shtetet e Bashkuara!”

If Iran wants to fight, that will be the official end of Iran. Never threaten the United States again!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) May 19, 2019

Së fundmi SHBA-ja ka pozicionuar anije luftarake dhe aeroplanë në Gjirin Persik.

Mirëpo deklaratat e presidentit Trump kanë qenë ndryshe prej qëndrimeve të tij së fundmi, në tentim të anashkalimit të konfliktit.

Vetëm disa ditë më parë, ai u ka thënë këshilltarëve të tij se ai nuk dëshiron që presioni i SHBA-së ndaj Iranit të shndërrohet në konflikt.

Irani po ashtu i është shmangur rritjes së tensioneve. Të shtunën, ministri i Jashtëm iranian, Mohammed Javad Zarif ka thënë se nuk ka dëshirë të krijohet luftë.

Tensionet janë rritur mes këtyre dy shteteve prej majit të vitit të kaluar, kur Shtetet e Bashkuara janë larguar nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Sipas marrëveshjes, Irani është zotuar për frenim të aktivitetit bërthamor, në këmbim të lirimit nga sanksionet ndërkombëtare.

Kur ishte larguar nga kjo marrëveshje, Trump pati thënë se kushtet e këtij dokumenti nuk kanë qenë mjaftueshëm të ashpra për të parandaluar Iranin në të krijuarit e armëve bërthamore, si dhe nuk ka përmendur mbështetjen e këtij shteti për grupet militante në rajon.

Vdes arkitekti i famshëm I.M. Pei

Piramida e krijuar nga xhami jashtë Muzeut të Louvre-it në Paris.

Ieoh Ming Pei, një nga arkitektët më të njohur të shekullit 20, ka vdekur në moshën 102-vjeçare, ka raportuar e përditshmja The New York Times.

Gazeta ka cituar djalin e tij, Chien Chung Pei, të ketë thënë se Pei ka vdekur gjatë natës.

Dizajnet moderniste të tij dhe projektet e profilit të lartë, e kanë bërë I.M Pei-n, një nga arkitektët më të mirë të shekullit të 20-të.

Në mesin e punëve të tij përfshihet edhe renovimi i Muzeut të Louvre-it në Paris, i cili përfshin një nga projektet që ai preferonte më shumë: piramidat e xhamit.

Ai po ashtu ka dizajnuar edhe Ndërtesën Lindore të Galerisë Kombëtare të Artit në Uashington.

Puna e tij nëpër muze, ndërtesa komunale, hotele, shkolla dhe objekte tjera në gjithë botën është përbërë nga një gjeometri precize dhe kualitet abstrakt.

Ieoh Ming Pei ka qenë djali i një bankieri me nam në Kinë. Ai është larguar nga shtëpia e tij më 1935, duke u bartur në Shtetet e Bashkuara, për të studiuar më vonë arkitekturën.