VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Aktakuza: Si u planifikua vrasja e Ivanoviçit dhe si e tradhtoi sekretarja e tij?

By | December 2, 2019

Komentet

HELMET QË MINOJNË NATO-n Nga Paolo Valentino – E përktheu Eugjen Merlika

            Nëse Emmanuel Macron-i shpresonte të vinte në dukje mangësitë e NATO-s duke shpallur “vdekjen cerebrale”, festa e ditlindjes së Aleancës që hapet sot në Londër do t’i sjellë një zgjim të hidhur. Të frikësuar nga tepria dialektike e kryetarit të Elizeut, të gjithë aleatët, duke filluar nga Gjermania, do të ndjehen të detyruar të festojnë në brigjet e Tamizit gjëndjen tejet të shëndoshë të Paktit Atllantik shtatëdhjetëvjeçar, me rezultatin që të shtyjnë edhe një herë nën qylym pikërisht ato mangësi  që Macron-i donte të nënvizonte. Madje dhe vetë Donald Trump-i, që vazhdon t’a ketë inatin me evropianët,  “sepse i bëjnë t’i paguajnë SHBA çmimin e sigurisë së tyre”, do të ketë vendosur të ulë tonin e të mos përsërisë shfaqjen traumatike të korrikut 2018. Buri dhe valëvitje flamurësh atëherë? Po të jetë ashtu Makroni do të ketë përse të kafshojë buzët për bumerangun diplomatik të shkaktuar nga hopi i tij përpara. Sepse, në të vërtetë NATO-ja, mbas atij prilli të 1949, të shënuar ende nga lufta e Dytë botërore, sot përshkon vërtetë krizën e saj të njimendësisë, e zhytur siç është në një çrregullim të përgjithshëm që nuk kursen marrëdhëniet ndëratllantike dhe kërcënon vetë konceptin e Perëndimit. Mosmarrëveshjet mes Amerikës dhe shumicës së madhe të Shteteve evropiane janë shumfishuar në tre vitet e fundit, mbas ardhjes së Trump-it në Shtëpinë e Bardhë: mbrojtja e mjedisit, taksat e rregullat tregtare, çarmatimi bërthamor, Lindja e Mesme dhe Irani, rrugëdaljet nga Brexit, shumanshmëria janë vetëm shëmbujt më të spikatur.

Në Washington presidenza Trump ka sjellë përmbi mburojat ideologjinë e America First, pak të pajtueshme me një aleancë të madhe që duhet të jetë ndërmjet të barabartësh, së paku në teori. N’Evropë pasojat, ende të gjalla, të krizës ekonomike të 2008 – 2009, rëniet e një globalizimi të paqeverisur që në Vendet e zhvilluara ka ndihmuar perëndimin e shtresave mesatare dhe paqëndrueshmëria politike e shkaktuar nga populizmat dhe sovranizmat, kanë hapur një fazë “kalese” që nuk dihet se ku do të çojë. Nuk mjafton. Kjo Evropë e zbehtë, megjithë NATO-n, në botën e re ndjehet e pasigurtë. Ndruhet se mbetet e zgërlaqur nga shemëria teknologjike e tregtare ndërmjet SHBA e Kinës, i trëmbet fuqisë ushtarake të Rusisë, sheh një ngjajshmëri synimesh mes Trump-it dhe Putin-it, të dëshiruar të dy që të kenë të bëjnë me Shtete të veçanta evrpoiane të palidhur ndërmjet tyre, e kështu projekton një mbrojtje evropiane së cilës herë herë i mungon realizmi, por ngutshmëria e së cilës bën ballë së paku në pjesën perëndimore të Bashkimit. Metodave të pazakonta dhe bejlegëve të Trump-it bregu evropian i përgjigjet me frikëra dhe pështjellime.

Pikërisht për këtë hapi i parë për t’i dhënë një hov të ri NATO-s, përtej datëlindjeve dhe humoreve të Trump-it dhe Macron-it, kalon nga një vetëdijesim sqarues në secilin nga dy brigjet e Atllantikut. Mbrojtja evropiane është e nevojshme, meriton financime të jashtzakonshme dhe duhet të synojë në bashkëpunime të përforcuara ndërmjet atyre që janë të interesuar. Por nuk mund të zëvendësojë në t’ardhmen e parashikueshme çadrën bërthamore të SHBA. Bëhet fjalë, më mirë për të krijuar një “shtyllë evropiane” në NATO, t’aftë të veprojë në mënyrë autonome, kur të jetë e nevojshme. Paralelisht evropianët duhet të shtojnë harxhimet për NATO-n në tërësinë e saj (Italia është në një vendosje të keqe me 1,2 % të PPI përballë 2 % të premtuar nga të gjithë brënda 2024, por Trump-i  parapëlqen të përballet me Gjermaninë, pak më e zonja se ne). N’anën tjetër Amerika  duhet të njohë , sepse dhe ajo ka një çmim, se nga Evropa i vjen një thellësi strategjike, të cilën nuk mund të mos e pranojë nëse dëshëron të vazhdojë të jetë një fuqi e madhe. NATO bën mirë të zgjedhë një vijë përballimi të Kinës dhe dëshirave të saj gjeopolitike, por kjo vijë duhet të jetë e pranueshme për të gjithë Aleancën, pa diktat. Është e përshtatëshme, si shtesë në përparimet në temën e sigurisë kibernetike, të lajmërohet se hapësira do të jetë terren përballimesh. Por nuk është e pranueshme (dhe këtu Macron-i ka përsosmërisht arsye) që SHBA të tërheqin ushtrinë e tyre nga kufiri turko – sirian e që Turqia të fillojë një mësymje kundër – kurde në Siri pa u lajmëruar e këshilluar aleatët e tjerë atllantikë në kohë.

Pikërisht këtu, me Turqinë që kërkon miratimin e NATO-s për veprimet e saj në Siri, e që në teori nesër mund të vetëquhet e sulmuar nga Damasku, mbin nga ortodoksia e përgjithëshme më i mprehti i problemeve që rrezikojnë t’ardhmen e Aleancës: kriza e pashprehur e besimit mbi zbatimin e nenit 5 të Paktit Atllantik, që parashikon një kundërveprim t’armatosur të të gjithëve nëse një aleat i vetëm sulmohet. Në 1939 NATO nuk ishte, por demokracitë perëndimore vendosën “të vdisnin për Gdanskun”. Sot është neni 5 të cilin edhe Trump-i e ka ripohuar mbas ndonjë luhatjeje. Por a do të jemi gati, Amerika do të jetë me të vërtetë gati të vdesë për Talinin, Vilniusin, Rigën apo Varshavën, duke shpërthyer një luftë të përgjithëshme kundër Rusisë (për të qëndruar në tekstin në të cilin ushtrohet NATO-ja)? Parlamentet e tanishme, opinionet publike, qeveritë perëndimore a do të ndiqnin tashmë të largëtin shëmbull të Gdanskut?

Nuk është e rastit që Vende si Polonia kanë dashur dhe arritur të kenë praninë e forcave të NATO-s në territorin e tyre: në rastin e një sulmi rus SHBA do të ishin të detyruara të mbronin djemtë e vet që, me praninë e tyre, krijojnë një efekt frikësues. Askush nuk do t’a pranojë, por ngulmimet polake tregojnë se sot vendimtari neni 5 nuk është shumë i besueshëm.

Helmi që minon NATO-n është i gjithi këtu: është dyshimi. Por dyshimi mund të mundojë edhe një agresor të mundshëm e t’i këshillojë maturi. Për këtë arsye Aleanca e pandehur në “vdekje cerebrale” duhet të përmirësohet, por mbetet e domosdoshme. Për amerikanët dhe për ne evropianët, në pritje të “shtyllës” sonë.

 

“Corriere della Sera”, 2 dhjetor 2019        E përktheu Eugjen Merlika

LDK ultimatum Vetëvendosjes: Kjo është oferta e fundit!

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po mund të bien dakord për pazaret politike dhe ndarjen e ministrive e pozitës së Presidentit, andaj këto probleme kanë çuar në një bllokadë të bisedimeve mes tyre.

Një nga ofertat më të fundit nga Lidhja Demokratike e Kosovës për partinë e Albin Kurtit është ndërrim pozicionesh, pra nëse VV’së i duket shumë kërkesa nga Isa Mustafa, ata rekomandojnë që të ndërrohen.

Këtë po e thotë anëtari i LDK’së, Avdullah Hoti, ku ka deklaruar se posti i presidentit është pjesë e marrëveshjes, duke shtuar se ka qenë në pjesën e ndarjes së përgjegjësive dhe iu është lënë liderëve që ta diskutojnë.

Hoti thotë se një çështje e tillë nuk është diskutuar në grupet punuese por ka hyrë në pjesën e marrëveshjes.

“Te pjesa e ndarjes së përgjegjësive ka qenë e liderëve politik. Ende jemi brenda afatit kushtetues, presidenti ende nuk e ka ftuar seancën dhe jemi ende në kohë. Edhe pse duhet të ketë një besim më reciprok në mes të partnerëve dhe kujdes më të madh sepse kur qeverisim së bashku ne do të ballafaqohemi me situata të ndryshme”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Ai ka thënë se nëse Vetëvendosjes i duket që ata po kërkojnë shumë atëherë mund të ndërrohen me LDK-në, në mënyrë që ata ta marrin pozitën e presidentit, kryeparlamentarit dhe pesë ministri, ndërkaq LDK të marrë kryeministrin dhe pesë ministri.

Hoti tutje nuk ka dashur të komentojë nëse pozita e presidentit është pika e ndarjes me Vetëvendosjen por shton se duan përgjegjësi të barabarta.

“Kryeministri është pozita kryesore në vend për nga fuqia ekzekutive. Është praktikë tash e 20 vjet në Kosovë që njëri e ka kryeministrin e tjetri e ka presidentin. Besoj që kjo është një marrëveshje fer. Njëri nga nënkryetarët tanë para disa ditëve tha se nëse besojnë që ka më shumë përgjegjësi njëra munden të ndërrohen”, ka thënë Hoti.

…A po vjen me dek me mue… Fetahu – Lushaj -Leter kembim-

Shenim: Si pergjigje per dhjetra telefonata e mesazhe nga atdheu po-qe-po por edhe nga shume vende te botes, po publikoj kete leterkembim te sotem me mikun e bashkpunetorin e nderuar te revistes sone Adil Fetahun, nga Prishtina-

Mirembrema e pershendetje, mik i nderuar Zeqir Lushaj,

Si jeni te gjithe Familja, a keni pasur ndonje shqetesim familjar nga termetet qe po ndodhin papra keto dite?

Duke ditur se shtepia juaj eshte e re, dhe besoj e ndertuar mire, shpresoj te mos kete pasur as te mos kete kurrefar demtimi.

Edhepse te gjitha ato viktima jane vellezer tane, a mos ka ne mesin e tyre ndonje i afert nga familja e gjere,apo nga miqte tuaj te shumte qe keni gjithandej Shqiperise (edhe ma gjere)?

Te gjithe jemi bere sy e vesh,duke shikuar e degjuar lajme te trishtueshme nga Durresi.

Shpresoj te kete kaluar rreziku i ndonje termeti tjeter me aso force shkaterruese, se per lekundje ma te vogla, ato nuk do te qetesohen edhe sa kohe. Une e mbaj mend, ne vitin 1979 ishte nje termet i forte ne Budva (Mali Zi). Gadi pas dy muajve kam shkuar me femijet ne pushime ne Beciq (afer Budves), dhe nga disa here ne dite ngjanin lekundje te tokes, sa qe llusterat  e dritave te restorantit cakerroheshin midis tyre, por njerezit ishin mesuar ashtu dhe askush nuk ikte jashte objektit. Me kete dua te them, se derisa te qetesohet vendosja e pllakave tektonike do te kete lekundje, por te shpesojme te mos jene me rrezik.

Uroj te mos keni asnje shqetesim tjeter ne te ardhmen.

Te fala te perzemerta nga une e Hava dhe gjithe familja ime, per Ju, zonjen Sabrie dhe gjithe Familjen tuaj.

Adili

———————

Shume flm per interesimin zotri e mik i nderuar Adil.

Sa shkruani ju jane te gjitha fjale te verteta por fale zotit ne familjen time e rrethin e afert familjar nuk kemi patur ndonje pasoje te dukshme nga kjo seri termetesh qe vazhdojne ende. Solidaritetin e ka ndier krejt atdheu ne kete fatkeqesi te madhe por edhe njehere vertetohet fjala e vjeter e popullit, fjale me rrenje te thella e me mesazh edhe me te thelle. “Ra ky mort e´u pame!´`

Shoket, komshijte, miqet e afert e te larget te japin gajret, force e qendrese per te fituar mbi dhimbjet, mbi fatkeqsite.

Ne shqiptaret, ketej e matan Drinit jemi vellezer te nje gjaku, te nje gjuhe dhe nuk ka se si te sillemi ndryshe, por kjo fatkeqesi na i shtoi rradhet e vellezerve te miqeve e te dashamiresve ne te gjithe globin.

…Keto dite, me shume se kurr mu kujtuen shpesh dy vargje te kenges se Dervish Shaqes per Aksionin e Gjakoves te vitit 1879, kur Begi i Gjakoves i drejtohet babait te Bajram Currit, Shaqir Currit . ´`…Azgan t´madh ty t´`kan kallxue/, A po vjen me dek me mue…´`… Dhe pergjigjja sic ti e din mire edhe si historian ishte: ´´PO´´!

Keto fatkeqesi si jona kesisoj, jane prova historike dhe historia as se si nuk mund ti harroje. Kapercimi eshte krenari e perbashket.

Kete bashkvuajte me ne, kete  ndihme te pashoqe, kete solidaritet ua kthefshim te gjitheve ne gezime.

Te fala krejt familjes suaj, te fala krejt Prishtines sone te dashur, te fala krejt vellezerve e motrave te Shqiperise se Matan-Drinit.

Me respekt, Familja LUSHAJ, ne Shengjin, ne Tirane, ne Tropoje e kudo neper Diaspore.

Gjithmone qofshim me njeri-tjetrin e Zoti qofte me ne.

——————–

-Nga Shengjini, 28 Nentor 2019-

Në 90-vjetorin e vrasjes – U ORGANIZUA SESION SHKENCOR NË NDERIM TË ATË SHTJEFËN GJEÇOVIT (1874-1929)

Enver Sulaj

 Zym-Prizren, 1 dhjetor

Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” (Prishtinë) dhe Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” (Zym) kanë organizuar dje sesionin e veçantë shkencor “Atë Shtjefën Gjeçovi 1874-1929”, në 90-vjetorin e vrasjes të këtij atdhetari, kleriku e krijuesi shumëdiemensional. Sesioni u hap me intonimin e Himnit Kombëtar dhe një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Shqipëri. Drejtuesi i Shoqatës “Trojet e Arbrit, Nue Oroshi, shplaosi një kronologji të veprimatrive të kësaj Shoqate, ndërsa Frrok Kristaj, foli për veprimtaritë zhvilluara rreth figurës së Gjeçovit në Zym. Një fjalë përshëndetëse e mbajti Gjet Ndoj, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave të Zhvillimit të kulturës në Ministrinë e Kulturës (Shqipëri). Në këtë sesion morën pjesë studiues nga mbarë trevat shqiptare dhe diaspora. Kumtesat e tyre i lexuan prof. dr. Anton Nikë Berisha, prof. dr. Zeqir Kadriu, Xhemal Meçi, msc. Ermonda Foniqi, Leonora Berisha, dr. Rovena Vata, Enver Sulaj, dr. sc. Besim Muhadri, mr. sc. Rezehana Hysa, Murat Ajvazi, Frrok Kristaj, mr. sc. Nue Oroshi, dr. sc. Besim Morina, dr. sc. Nexhat Çoçaj, dr. Zog Çoçaj, dr. sc. Nikollë Loka, Mark Palnikaj, Mikel Gojani, Pal Canaj etj. Në vazhdim u përuruan dy vepra për Atë Shtjefën Gjeçovin: “Aliajt e Kryeziut (Pukë), paraardhës të Gjeçovit”, shkruar nga Tonin Alija, për të cilën vepër ligjëroi Alfred Uka dhe “Të pathënat për Gjeçovin”, ku ligjëruese ishte dr. Rovena Vata. Në hapësirat ku u mbajt kjo veprimtari shkencore qëndroi e hapur edhe ekspozita e Frrok Kristajt “Gjeçovi në fotografi”, e cila do t’i dhurohet Shtëpisë së Gjeçovit në Zym. Poashtu, u përkujtuan dy personaliete shkencore që u danë prej nesh (në kohën midis dy sesioneve, mr.sc.Mehmet Gjoshi dhe dr. Riza Sadiku, kurse mbi varrin e Gjeçovit u vendosën lule dhe u bënë nderime.

Përpjekjet dhe planet dashakeqe kundër tragjedisë Shqiptare! – Nga Skënder Jashari*

Ngushëllimet me fjalë s’mjaftojnë për viktimat, po ashtu për të lënduarit dhe për viktimat që pronat e tyre u dëmtuan  nga tërmetet. Sensibilizimi i Shqipëtarëve kudo në botë, është  shenja më motivuese që do ia dalim mbarë edhe në këtë tragjedi.  Me tragjedi  jemi mësuar,  jo pak herë pjesë  të fajit kemi patur edhe ne. Fatkeqësisht  edhe në këtë  rast u  nevoit kjo tragjedi, që  institucionet  gjegjëse të  ndërmarrin veprime  në  ligjzbatim, ndaj  ndërtuesëve që pakritere apo duke i shkelur kriteret kanë  kryer ndërtime. Jo vetëm Republika e Shqipërisë, por veçmas edhe  Republika e Kosovës, duhet  të ndërmarr masat e njejta në  vlerësimin e  objekteve   të ndërtuara.

Fatmirësisht edhe  miqët tonë, na  njohin  Shqipëtarët, siç thotë edhe Vittorio Sgarbi, një emër i njohur i skenës italiane, në shprehjen  e solidaritetit theksonte: “Tërmeti në Shqipëri: Një proverb në vend thotë: “Supet e maleve dhe supet e shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Që do të thotë: Mund ta rrëzosh një shqipëtar aq sa mund të rrëzosh një mal”.

Mos të presim mëshirë nga ata që  u përpjekën  për t’na zhdukur gjatë kohërave të ndryshme  të okupimit të Atdheut tonë. Ata edhe në këtë  tragjedi,  duket qartë  se janë  duke  përdorur situatën  për  interesa të tyre politike. Tragjedia e Luftës së Kosovës, ka sjellur shumë mësime për  institucionet  kompetente,  edhe  pse paraprakisht  shumë   nga ne  kishim reaguar në rrethet tona, që “ndihmat humanitare” nga vendet islamike dhe sidomos nga organizatat  gjoja  humanitare islamike, në shumicën e  rasteve  janë  instrumentalizuar. Instrumentalizimi i tillë  është bërë  tejet i dallueshëm  nga  ndihmat humanitare  që vinin nga  vendet  e Europës, Amerikës etj. Rasti i tragjedisë së Kosovës në vitet 1998  deri  në nëntor 2015, është treguesi më i mirë sesi  organizatat  islamike  keqpërdorën  misionin gjoja  humanitarë të tyre.

Aktivitetet e organizatave të dyshimta islamike madje edhe të tilla të lidhura me  terrorizmin ndërkombëtar islamik, që operuan  në Republikë të Kosovës që nga  pas  lufta e  vitit 1999, rezultoi vetëm   pas detyrimit ndërkombëtar që të luftoheshin.  Përndryshe  shumë zyrtarë  të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë së Kosovës, flirtonin, korruptoheshin dhe bashkëpunonin  me individë të këtyre  organizatave gjoja humanitare islamike.

Në nëntor 2015, u mbyllën 16 OJQ, pas arrestimit të  40  prej 57 të  dyshuarëve, mes tyre edhe dhjetëra  hoxhallarë vehabi më të njohur të Kosovës. Përfundimi i gjykimeve ndaj  të dyshuarëve  për terrorizëm islamik, është kritikuar si  nga ne Shqipëtarët, ashtu edhe nga  SHBA dhe aleatët tonë Europian, duke filluar nga  hetime joadekuate, gjykim jomeritor( falje dhe amnestim të tyre) si dhe ekzekutim të sanksioneve penale joadekuat. Si rezultat kemi riarrestimin e disa të njejtëve, mes tyre edhe  një nga  hoxhallarët e tillë vehabi. Fatmirësisht ende  nuk kemi patur ndonjë  recidivist, siç ishte  rasti i terroristit islamik  Usman Khan në  urën e  Londrës.

Derisa  si Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, janë plotësisht të pambrojtura  ndaj  ndikimit turk dhe mundësisë  që organizata  joqeveritare( të lidhura me qeverinë  turke), të  keqpërdorin  situatën. Kemi pa raste  eklatante  siç ishte “ rasti i memorialit turk në Tiranë” dhe “rasti i 6 turqëve  të ekstraduar për në Turqi nga Kosova”, po ashtu tërheqjen e  vërejtjes  nga SHBA, Gjermania e vende tjera, që vendet tona të kenë kujdes nga  ndikimi turk-vërejtje të tillë kemi bërë edhe shqipëtarët  nacionalist. Mirëpo, shohim që  shtetet tona, ende  nuk asnjë kujdes, nga  ndikimi turk, krahasuar p.sh: Austria, Gjermania etj që  nga viti 2014 e këndej, kanë patur kujdes të shtuar nga  ndikimi turk përmes  xhamive turke.  Në Austri  në qershor 2018,  kryeministri i saj  njoftonte që nga 260  imamët në  vendin e  tij,  60 prej tyre  duhet të largohen  nga  vendi dhe të mbyllen  7 xhami turke, xhami këto të lidhura me  “Unionin Turk-Islamik për Bashkëpunimin Kulturor dhe Social në Austri” (ATIB). Ndërsa në Republikë të Kosovës, Shqipërisë, e më gjerë, identifikohet organizata  turke TIKA, por cila njejtësisht me ATIB, propagandojnë islamizmin turk, turqizmin të kamufluar pas humanizmit.

Përfshirja  gjoja  në  ndihmë  e  forcave “shpëtuese” serbe; dhe  më shqetësuese përfshirja  edhe në ditët në vazhdim të organizatave   kryesisht nga bota  islame,  duket qartazi tendencat dhe prirjet për të  operuar për qëllime ogurzeza.

Forcat serbe gjoja të “shpëtimit” në asnjë rast s’do duhej të lejoheshin të përfshiheshin  në asnjë  formë në asnjë operacion në tokat  Shqipëtare,  derisa orientimi i tyre gjeostrategjik është   kah Rusia dhe derisa  nuk  arrihet  marrëveshje  përfundimtare Shqipëtaro-serbe( zgjidhje  të  problemit  të Luginës së Preshevës;  të Sanxhakut të Tregut të ri; të  Muhaxherëve të Sanxhakut të Nishit  dhe reparacionet  e luftërve). Shqetësimi forcohet edhe më shumë  kur shohim që njerëz të  cilët  njihen  si bashkëpunëtorë, agjent dhe të  lidhur me Serbinë,  sidomos nga Lugina e Preshevës, janë  angazhuar  me keqbesim, në rastin  e kësaj  tragjedie.

Në disa xhami në Luginë të Preshevës, në pjesën   Shqipëtare  të Maqedonisë së Veriut dhe disa radikalist në  Republikën  e Kosovës,  kanë  shprehur kryesisht në  ambientet e xhamive a ambiente private, tendenca, prirje, qëllime dhe organizime për të ndërmarr fushata islamizuese për Shqipërinë. Janë të numërt hoxhallarët kryesisht salafist-vehabist, të cilët vazhdimisht kanë  interpretuar që :” tërmetet janë  shenja  apokaliptike dhe se Allahu i ka urdhëruar që t’i thërrasin  njerëzit e vendeve të goditura nga tërmeti, që të  bëhen  skllav-robë të Allahut, sepse   Allahu  tërmetin ia dërgon si  tërheqje  e vërejtjes  a si ndëshkim-dënim, për  shkak të  mëkateve të tyre”! Madje  shkojnë  deri aty  sa  theksojnë që  “shkaku i mëkateve të njeriut, ndodhin tërmetet, e dënimi i Allahut  merr edhe  besimtarët edhe mëkatarët”. Tashmë  disa të tillë  shihet që   janë  angazhuar në shfrytëzimin e kësaj situate të tragjike.  Hoxhallarë vehabi  dhe disa gjoja  artist të Luginës së Preshevës etj, të prirur gjoja vetëm nga  humanizmi, të frymëzuar edhe nga islamizmi vehabi, nëse  gjurmohen sado pak, shihet implikimi i Serbisë, Turqisë dhe të tjerëve  që u intereson implementimi i islamit radikal( vehabi) edhe në Republikën e Shqipërisë, ashtu siç Serbia i ndihmoi, lehtësoi, lejoi dhe nxiti të vehabizohen Shqipëtarët e Luginës së Preshevës. Lehtësisht mund të gjendet informata e  tillë,  edhe tek disa të rinjë të vehabizuar në Luginë të Preshevës, e më gjerë.

Disa hoxhallarë vehabi në Luginë të Preshevës, Maqedoni të Veriut por edhe në Kosovë, disa “artist”( një nga Lugina e Preshevës) dhe 2 nga Maqedonia e Veriut dhe disa nga Kosova( të njohur me bindje  vehabiste),  kanë  filluar fushata humanitare, mbrapa të cilave fshehet  qëllimi  i politiko-fetar( indoktrinimin vehabist të viktimave të tragjedisë në Shqipëri). Këta  kryesisht kërkojnë  fonde, ndihma nga   qyetatarët dhe besimtarët, por të cilat pastaj këta i menaxhojnë duke  i përdorur për arritjen e qëllimeve  politiko-fetare që kanë.

Nga tragjeditë e kaluara mund të mësojmë edhe mënyrat sesi ta kalojmë edhe këtë tragjedi të Kombit tonë:

  1. Menaxhim transparent nga institucionet tona  kompetente  të Republikës së Shqipërisë dhe procedimi penal:
    1. Të fondeve të ardhura nga vendet, organizata dhe individët që mund t’i keqpërdorin,për çfarëdo qëllimi politik, fetar a të tjerë;
    2. Largimi dhe ndalimi i çdo ngjyrimi politik, fetar, ideologjik a të ngjajshëm dhe procedim penal ndaj të tillëve.

Organizatat politike, partitë politike, politikanët, artistët, prijësit fetar, bashkësitë  fetare, organizatat humanitare vendore të vendeve  tona,  të kontribojnë që të bëjnë  thirrje  për  të mbledhur fonde, ndihma materiale a financiare nga populli yn kudo, por të cilat  pastaj t’ia dorëzojnë  Institucioneve kompetente të Republikës së Shqipërisë, që  menaxhojnë  situatën  dhe reparojnë dëmet e  kësaj tragjedie. Veçmas me  vigjilencë të shtuar ndaj  disa “artistëve” politikanëve turko-islamofil dhe disa hoxhallarëve të cilët në forma  të ndryshme janë  dyshuar, akuzuar apo së paku në opinionin botorë dyshohen për lidhje me qarqe jomiqësore ndaj vendit tonë.

  1. Fillimin e procedurave penale, administrative dhe civile për gjitha :
    1. Hetimin dhe gjykimin meritorë të personave përgjegjës të të gjitha  ndërtimeve dhe zyrtarëve që kanë lejuar  ndërtimet e tilla;
    2. Dëmshpërblimin për viktimat nga ndërtuesit e ndërtesave  të tilla, që kanë  shkelur ligjet e ndërtimit; Patjetër dëmshpërblim edhe për traumat psikologjike, trupore të viktimave  në ndërtesat  që janë  ndërtuar  në shkelje të ligjeve të ndërtimit;
    3. Zbatimin e ligjeve të ndërtimeve për gjitha objektet, private a kolektive të banimit, qoftë në Republikën e Shqipërisë, ashtu edhe në Republikën e Kosovës, mos të presim tragjeditë  të  detyrojnë  zbatimin e

Shpresojmë dhe urojmë që  ky rast i tragjedisë të jenë i fundit, të përfundojë duke kompensu çdo  humbje( pos jetëve të humbura).

Duke kërkuar që Institucionet kompetente të vendeve tona( veçmas  Republika  e Shqipërisë), të menaxhojnë  këtë  situatë dhe mos të  lejojnë që  ata  që kanë  qëllime  jo të mira  ndaj nesh, t’i përfitojnë nga kjo situatë.

 

Më:01.12.2019

*Skender Jashari  ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Vjosa Osmani ka një qëndrim krejt ndryshe nga Isa Mustafa dhe zyrtarët e tjerë për çështjen e presidentit

Pozita e presidentit në tavolinë të diskutimit si pazar për arritje të marrëveshjes për koalicion në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk po shihet me sy të njëjtë nga akterët kryesorë të partisë së udhëhequr nga Isa Mustafa, shkruan Gazeta Express.

Në një deklaratë dhënë për emisionin Pressing në T7, Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së dhe kandidate e kësaj partie për kryeministre në zgjedhjet e gjashtë tetorit deklaronte se ajo kishte insistuar që çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës, të mos jetë pjesë e pazareve politike.

Ajo pati thënë se LDK-ja edhe para zgjedhjeve kishte thënë që pozita e presidentit të mos jetë pjesë e ndarjes së koalicionit, por të jetë një marrëveshje paraprake që të ketë një kandidat konsensual.

“Ka një kohë të gjatë që unë kam insistuar që çështja e zgjedhjes së presidentit të mos jetë pjesë e pazareve politike, patjetër që si parti e parë do të insistojmë dhe gjatë negociatave për koalicion parazgjedhor, gjithnjë kemi insistuar që pozita e presidentit të mos jetë pjesë e ndarjes për koalicion, por, të kemi një lloj marrëveshje paraprake, që të kemi kandidat konsensual. Më e mira do të ishte që të pranohej edhe përtej partive tona, ose e pranueshme, sepse do t’i bënim nder atij institucioni edhe vetë Kosovës, nëse aty vendoset një person që ndikon në vendosjen e spektrit politik. Absolutisht favorizoj një zgjedhje të tillë dhe për të do të insistoj”, kishte deklaruar Vjosa Osmani.

PISA dhe kompremetimi i shtetit të Kosovës! – Nga Skënder MULLIQI

 Një fjalë e popullit thote:”Qysh është hoxha është edhe gjemati”. Shumë i saktë më duket ky konstatim. Çfarë i patem ata që e drejtuan shtetin në përgjithesi dhe arsimin në veqanti, i kemi edhe punët llugë në të gjitha fushat e jetës. Nuk është pritur një vleresim ndryshe së më këto PISA dhe më keta njerez që e drejtuan arsimin për 20 vite dhe shtetin, do të kemi arsim të nivelit të mirë, te bëhëmi shtet ligjor,dhe as te kemi shtetndertim dhe mirëqenje të përgjithshme.

Me këta të paditur qe u instaluan në pushtet edhe më bekimin tonë , nuk është pritur ti kemi punët më mirë. Na erdhën në krye të institucioneve të dijës gjithfarë bulmeti, me diploma falso, madje këta analfabet potencial arriten të marrin titujtë më të lartë.Arritën ta “okupojnë” univerzitetin si vatër të dijës . Asnjë qeveri nuk hartoje programe konkrete të shkollimit si në botën përendimore, ku kuadrot përcaktohen sipas nevojës të zhillimit ekonomik të vendit. Po, kush me i hartuar planet e tilla? jo vetëm në arsim. Askush! Së këto qeveri të deritashme u udhehoqën nga ata që më shumë punuan për realizimin e interesave përsonale .Kjo është e dhimbshme dhe e tmershme për një popull. Aty ku niveli i arsimit është kaq i dobët si në Kosovë, jo që vonohet përspektiva e një vendi , por ajo rrezikon të shuhet. Ambasadorët më të mirë të një kombi dhe shteti janë njerëzit e kulturës dhe të dijës. Ata që nuk kan qka më i dhënë arsimit, qysh kanë të japin dije neper shkollat tona!

Më të dobët janë shumë arsimatarë së vet nxënësit?! Kryhet arsimi madje edhe i mësem dhe shumë nga ata qe i kryejnë këto shkollime superiore nuk e dinë as tabelën e shumzimit, nuk i dinë as gjerat elementare gjeografike , e lere më kur bëhët fjalë për shkencën…! Shumë është bërë me mediokriotete dhe gjysem analfabet. Kompremetimi i një shteti nuk ka brira, dhe më këto kondita as gjasat minimale nuk ekzistojnë që në të bëhëmi konkurrent më simotrat e vendeve të Evropës. Të shpresojmë së qeveria e re, do të bëjë reforma rrënjësore në arsim dhe në të gjitha sistemet, nese vërtetë dëshirojmë të ndërtojmë arsim dhe shtet si duhet…

Pasardhësja e Merkelit nga Prishtina paralajmëron për ndikim rus dhe kinez në Ballkan

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, të dielën, gjatë vizitës që i bëri Kosovës, paralajmëroi për rritjen e ndikimit të Rusisë dhe të Kinës në Ballkanin Perëndimor.

Kramp-Karrenbauer takoi homologun e saj Damir Kërstiçeviq në Kroaci të dielën dhe më pas udhëtoi për në Kosovë për të vizituar trupat gjermane të KFOR-it.

“E dimë se i tërë rajoni vlerësohet me interes të veçantë nga Kina, por edhe nga Rusia”, ka thënë Kramp-Karrenbauer në Prishtinë nga baza e KFOR-it, raporton DË në gjuhën angleze.

DË shkruan se edhe format e ndikimit, siç janë ato të njohurat nga Shtetet Baltike, po vihen re. Rusia, gjithnjë sipas DË-së, është po aq kritike për lidhjet e Baltikut me Perëndimin, sa është edhe për orientimin e mëparshëm të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s.

Kramp-Karrenbauer tha se KFOR-i nuk po kontribuon vetëm në zgjidhjen e konfliktit bazik në rajon, por edhe për t’ia mundësuar Kosovës të vendos të ardhmen e saj politike.

“Kjo korrespondon me mirëkuptimin tonë dhe me vlerat tona të sovranitetit politik të shteteve”, tha Kramp-Karrenbauer.

Ndryshe Kramp-Karrenbauer është lidere e partisë CDU në Gjermani e cila është një parti e qendrës së djathtë. Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka qenë lidere e kësaj partie prej vitit 2000 deri në vitin 2018 kur ky post i kaloi pikërisht Kramp-Karrenbauerit.

Aktakuza: Si u planifikua vrasja e Ivanoviçit dhe si e tradhtoi sekretarja e tij?

Prokuroria Speciale akuzon 6 persona për vrasjen e Ivanoviqit, në arrati i dyshuari kryesor Milan Radojçiq

Një grup i strukturuar kriminal është themeluar në Veri të Mitrovicës që nga viti 2011.

Ndërsa të gjithë anëtarët janë udhëhequr nga dy persona.

Bëhet fjalë për Zvonko Veselinoviqin e nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojciqin.

Madje Prokuroria Speciale ka prova se me urdhër të tyre prapa shpinës është ekzekutuar politikan serb Oliver Ivanociq.

Për këtë krim që ndodhi në janar të viti 2017 Prokuroria Speciale, këtë të hënë ka ngritur aktakuzë për 6 persona.

Tre nga ta ndodhen në paraburgim ndërsa në aktakuzë është përfshi edhe ish sekretaresha e Oliver Ivanoviqit Silvana Arsoviq.

Ajo akuzohet se ishte në dijeni se do të vritej Oliver Ivanoviq, dhe se qëllimisht kishte shkyçur kamerat e sigurisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës;

Në kohën e aktit të kryerjes së vrasjes së të ndjerit Oliver Ivanoviq, e pandehura ka qenë në dijeni se kamerat e sigurisë në zyrat e “SDP”-së kanë qenë të ndalura në mënyrë të dhunshme, duke u ç’kyqur nga rryma, me ç’rast ju është mundësuar lehtësim të dyshuarve që të mos incizohen nga kamerat e sigurisë, kur të kryhet akti i vrasjes ndaj të ndjerit Oliver Ivanoviq. E njëjta më 16.01.2018, në ora 08:16 menjëherë pas vrasjes së Oliverit ka aktivizuar kamerat e sigurisë në zyrat e partisë “SDP”, e cila ka qenë duke punuar si administratore në këto zyre dhe si person i vetëm në objektin e përmendur në kohën kur është kryer vrasja.

Të gjithë të përfshirit akuzohen se kanë marr pjesë në grup të strukturuar kriminal.

Ky grup sipas prokurorisë kanë kryer vrasje të rëndë e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në këtë aktakuzë në mesin e më të përmendurve është serbi Nedeljko Spasojeviq.

Prokuroria Speciale e Kosovës;

I pandehuri N.S., ( Nedeljko Spasojeviq) ka bashkëpunuar ngushtë me të dyshuarit e panjohur që të kryejnë vrasjen e Oliver Ivanoviq, me ç’rast me dashje dhe dijeni i ka ndihmuar të dyshuarve të panjohur në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, duke krijuar kushtet dhe mënjanuar pengesat për kryerjen e veprës penale, ku i njëjti u ka lehtësuar të dyshuarve që të marrin veturën e markës Opell Astra, pa targa me dritare të errësuara, ta përcjellin të njëjtën veturë në drejtim të qytetit, nga e cila veturë është shtënë gjashtë herë në të ndjerin Oliver Ivanoviq.

Edhe policët e Kosovë nga komuniteti serb, kanë bashkëpunuar ngushtë me këtë grup kriminal, duke mos e siguruar vendin e ngjarjes e madje duke fshehur edhe provat nga skena e krimit.

Madje polici Marko Roshiq, kishte bashkëpunuar ngushtë me këtë grup edhe para kryerjes së kësaj vrasje.

Prokuroria Speciale e Kosovës;

I pandehuri M.R. (Marko Roshiq) ka bashkëpunuar ngushtë me të pandehurit N.S., R.B., M.R., Z.V. dhe Zh.B. me dashje dhe dijeni ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, duke e përcjellë viktimën Oliver Ivanoviq, para vrasjes, ndërsa pas vrasjes së të ndjerit në xhepin e tij është gjetur një copë letër me targa të veturës KM-014-FZ i markës xhip Santa FE me ngjyre të zezë, e cila veturë e ka përcjellë pas vrasjes së viktimës edhe vëllain e viktimës M.I. Me këto veprime i pandehuri i lartcekur ka kryer veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë” nga neni 179 të KPK-së lidhur me nenin 33 paragrafi 2 i KPRK-së.

Për këtë rast në arrati ndodhen Milan Radojciq e Zvonko Veselinoviq, ndaj të cilëve tani më është lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar nga Kosova.

Kosovë: Gjashtë të akuzuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të hënën akuzë ndaj 6 personave në lidhje me vrasjen e politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç në janar të vitit 2018.

Në një njoftim të prokurorisë thuhet se “N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B. akuzohen për veprat penale ‘pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘ndihmë në kryerjen e veprës penale; Vrasje e rëndë’, ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’, ‘zbulimi i fshehtësisë zyrtare’, ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje’ dhe ‘manipulim me prova, në bashkëkryerje”.

Në njoftim thuhet se “të pandehurit N.S., M.R. dhe R.B., të cilët gjenden në paraburgim, si dhe M.R., Z.V dhe Zh.B., të cilët gjenden në arrati, ndaj të cilëve gjykata kompetente ka lëshuar urdhër arrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale, duke vepruar si grup kriminal i organizuar me strukturë dhe hierarki në grup, me role të përcaktuara formalisht, i cili grup kriminal nuk është formuar rastësisht, por është duke vepruar që nga viti 2011 e këndej, të cilin grup e udhëheqin të pandehurit Z.V. dhe M.R, të cilët gjenden në arrati, ku të gjithë këta të pandehur veprojnë në vazhdimësi dhe në bashkëpunim, me dashje dhe dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale.

Të pandehurit aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit dhe realizimin e përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, me qëllim të shtrirjes së kontrollit të bizneseve në territorin dhe kontrollin e politikës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ky grup kriminal ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “ Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë”, “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në territorin e Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, secili nga të pandehurit kanë kryer veprime inkriminuese-konkrete për grupin në fjalë, me ç’rast veprimtaritë e këtij grupit kriminal të organizuar kanë rezultuar me vrasjen tani të të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku paraprakisht nga i njëjti grup i është djegur edhe vetura e tij. Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, thuhet mes tjerash në njoftimin më të gjatë të prokurorisë të cilin të plotë mund ta lexoni këtu:

Akuza nuk e sqaron se kush mund tw ketë kryer vrasjen.

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është vrarë me armë zjarri më 16 janar të vitit 2018 në veriun e Mitrovicës. zëri i amerikës

Haradinaj: Të tregohet kujdes me të ardhurit nga Shqipëria

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, shoqëria civile por edhe subjektet politike që të tregohet kujdes me personat e ardhur nga Shqipëria, të cilët kanë hyrë në territorin e Kosovës, pas tërmetit të 26 nëntorit që la të vdekur 51 njerëz.

“Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët po i sjell në kushte të vështira, është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendjeje nuk është në rregull, duhet të ketë kujdes”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj më pas u bëri thirrje qytetarëve nga zonat e paprekura nga tërmeti në Shqipëri, që të mos të vijnë në Kosovë. Ai tha se bëhet fjalë për atë kategori të qytetarëve të cilët pretendojnë se nëse vendosen në Kampin Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, mund të dërgohen në shtetin e Gjermanisë. Kjo, sipas tij, nuk është e vërtetë.

Megjithatë, ende nuk ka pasur raportime se ekzistojnë flukse të qytetarëve të Shqipërisë, të cilët kanë hyrë në Kosovë me pretendime të tilla.

Haradinaj nuk e sqaroi më shumë burimin e këtij informacioni.

Pas tërmetit, i cili ka goditur Shqipërinë më 26 nëntor, numri i personave të ardhur nga ky shtet dhe që kanë hyrë në territorin e Kosovës, ende nuk dihet saktësisht nga institucionet e Kosovës.

Tërmeti me magnitudë 6.4 ballë të Rihterit, i cili ka goditi Shqipërinë, ka qenë më i fuqishmi që ka goditur këtë vend gjatë dekadave të fundit dhe për pasojë ka lënë 51 persona të vdekur, mijëra të lënduar dhe mbi 5 mijë persona të pastrehë, si pasojë e shembjeve, dëmtimeve serioze dhe rrezikshmërisë që paraqesin vendbanimet e tyre. rel

Në Prishtinë titullin shkencor-Akademik – të AAAS-it janë 9 shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Italia

Më një minut heshtje për viktimat e termetit në Shqipëri ,sot në orët e pasditës në amfiteatrin e Kolegjit Universitar  “Iliria” në Prishtinë ,u bë përurimi i 9   Akademikëve  të Shkencës  dhe Artit Shptaro – Amerikane nga  Nju Jorku,Tirana Prishtina dhe  Shkupi.

 

Prezentë  në ketë envinimet ishin intelektualë , pothuaja nga të gjitha trevat shqiptare .

Për akademinë  dhe akademikët e AAAS-it u deklamua  presidenti i sajë, Skendër Kodra ,ndërsa për historikun e akademisë foli zt.Flori Bruqi ,i  cili mes tjerash tha: “Akademia e Shkencave dhe e Arteve Shqiptaro-Amerikane në Nju Jork , është E themeluar më 28 nëntor 1995 ,nga disa intelektual shqiptar në Nju Jork, që mund ti veçojmë disa prej tyre : Prof.dr.Skendër Kodra Dr.Ulvi Vehbiu ,Dr.Adem Harxhi ,Dr.Namik Muhedin Shehu ,Mentor Mata , Sanie Selita etj.

Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Nju Jork,Tiranë,Prishtinë dhe Shkup është Prof.Dr.Skendër Kodra.


Akademia është një institucion i lartë i Shkencës dhe Artit Shqiptaro-Amerikan i regjistruar dhe I themeluar në bazë të Ligjeve Amerikane të Shkencës dhe Artit, e i cili ushtron veprimtarinë e vet , kultivimin , nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor si dhe në zhvillimin e krijimeve artistike në botë.

Akademia ka anëtarë të rregullt të shkencës dhe artit(me tituj shkencor Profesor Dr. Ph .D , profesor Asistent Dr., gjuhëtar ,historian ,gazetar ,politikan ,diplomat , si dhe disa anëtar nderi ,anëtar të jashtëm etj.

Pra , në kuadër të ASHASHA ka anëtarë të rregulltë si dhe anëtarë nderi nga trevat shqiptare, Diaspora dhe bota.

Anëret e Akademisë punimet e tyre shkencore, i kanë botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria” e cila është botuar në kuadër të Akademisë në Nju Jork.

Një numër i madh i akademikëve punimet e tyre i kanë botuar në shumë fusha mjekësore, gjuhësore letrare historike ekonomike etjnë revista shkencore që kanë impaktë të faktorëve ndërkombëtar.
“Senatorët e dijës”, për disa vjet kanë organizuar Kongrese , Konferenca,Seminare etj. , si fjala bie për nderë të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeu(600 vjetorin e lindjes 575 vjetorit të kthimit të tij në Krujë , 550 vjetorit të vdekjës së tij etj.)

Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane gjatë këtij viti botoi dhe përuroi në Prishtinë më 24 shtator 2019 dhe 14 tetor 2019 dy libra mjaftë të rëndësishëm : ”Tokë e mbjellë në varre” (Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) të studiuesit tonë Prof.Dibran Fyllit, si dhe librin “Përmbledhje shkrimesh” të Mr.sci.Jahja Llukës.

Është përgatitur për botim edhe libri i parë “Enciklopedikë ” për Akademikët dhe Akademinë e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, që pritët të botohet në mars të vitit 2020.

Ky libër Enciklopedikë do ti plotësojë zbraztësirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës ,kultures , letërsisë ,artit ,etj.më që një dorack i tillë biografik dhe bibliografikë deri me tash nuk ka ekzistuar.

Detyrë e botimit të këtij Libri për Akademikët dhe Akademinë , është detyrë parësore e imja më bashkëpunëtorë që të futën shkenctarët që kanë dhënë gjithë mundin për shkencën ,për t’ju mundësuar lëxuesve , në radhë të parë nxënësve ,studentëve , mësuesve , arsimtarëve dhe profesorëve të letërsisë , arteve dhe shkencëtarëve të lëmive të ndryshme për tu njohur me biografitë dhe bibliografitë e krijuesve shkencor , letrar nga kjo Akademi.”-theksoi Bruqi.




Gjatë ditë së sotme u nominuan këta akademik ,që i nominoi anëtari i akademisë  prof.Dibran Fylli :

Titullin Akademikë të AAAS-it për kontributin e tyre në shkencë, art dhe kulturë e fituan :

1.Prof.Dr.Hakif Bajrami,Ph.D

2.Prof.Dr.Mixhait Reçi,Ph.D

3.Prof.Dr.Nijazi Halil,Ph.D

4.Prof.Mr .Sc.Jahja Lluka

5.Prof.Mr.Sc.Shyiri Bytyqi

6.Dr.Sc.Zef Mulaj,Ph.D

7.Kujtim Mateli,zhurnalist

8.Isuf Bajrami,zhurnalist

9.PHDC prof.Leonora Ibish Bruçaj


Akademia dhe Kolegji “Iliria “ në Prishtinë për Festat e nëntorit dekorojë këta intelektual :   Prof.Dr.Skendër Kodra , president i AAAS nga Nju Jorku,Akademik Prof.Dr. Arjan Hamiti Ph.D,
Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili,Ph.D,prof.Isa Thaçi e disa të tjerë.

Departamenti për informimi i AAAS-it

Flori Bruqi,Drejtor 

Prishtinë, 27.11.2019