VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

AKR me dy deputetët e saj do të jetë në opozitë

By | May 29, 2020

Komentet

Dalin masat e reja, kthehet ora policore dhe mbyllen lokalet gjatë natës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar sot masat e reja administrative me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të COVID-19.

Ai ka thënë se qysh në mbledhjen e qeverisë që do të mbahet sonte do të vendoset që në qytetet ku ka numër të madh të personave të infektuar do të kufizohet lëvizja nga ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

“Në qytetet ku ka numër te madh do të kufizohet plotësisht lëvizja. Nga Sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri. Do te kufizojmë plotësisht lëvizjen nga ora 21 deri në orën 5 në mëngjes. Do të përcjellim pastaj lëvizjet e numrave me infektime”, ka thënë Hoti, raporton Express.

Ai ka thënë se gjithashtu do të reduktohen punëtoret e institucioneve, dhe do të punohet vetëm me staf esencial. Sipas rregullores Hoti ka thënë se do të përcaktohet se çfarë do të nënkuptohet me staf esencial.

“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit. Jashtë kufizimit lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe shërbimin ‘merre me vete’. Numri i njerëzve përgjysmohet nëpër autobusë”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe në institucionet shëndetësore do të reduktohen shërbimet jo-esenciale.

“Do të reduktojmë numrin e të punësuarve në institucione vetëm në staf të domosdoshëm. Në institucione shëndetësore, do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë jo-esecenciale që presin”, ka thënë Hoti.

Ai gjithashtu ka treguar se do t’i takojë kryetarët e komunave, që të krijojnë shtabet.

Sa i përket funksionimit të gastronomisë dhe restoranteve, Hoti ka thënë se nga sonte të gjitha lokalet e gastronomisë do të jenë të mbyllura nda ora 21:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Ndërkohë ka theksuar se gjatë kohës që do të lejohet puna, do të lejohet vetëm shërbimi në hapësira të hapura dhe take away.

“Sa i përket bizneseve. Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take away”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu ka treguar se edhe numri i njerëzve që do të shfrytëzojnë trafikun urban do të përgjysmohet.

“Numri i njerëzve që shfrytëzojnë një autobus publik përgjysmohet”, ka thënë Hoti./Express/

A je kryeminister, Avdullah Hoti, a jo ?! – Nga SKËNDER MULLIQI

A je kryeminister, Avdullah Hoti, a jo ?! Eshte e turpshme me nje buxhet emergjent te qeverise , te behen te gjitha keto emerime ne poste qeveritare 46 sosh deri tash.Dhe, aq me e turpshme dhe pa fije morali dhe pergjegjesie politike eshte qe shume zevendesministra qe nuk na duhen bash asgje, dhe keshilltare po emerohen nga ata qe e prune Kosoven ne dergjen me te keqe te mundshme .Po na servojne njerez , qe as per poste te BT nuk jane e jo te vihen ne krye te institucioneve te me larta te shtetit! Ky eshte turpi yne qe nuk lahet.Me i pa bere Kurti keto pazare politike , me njerez te tille te pa pregatitur per keto pozita edhe ilaka te zyrtareve te larte , e kishi ba alarm punen ne opinionin e gjere publik te Kosoves.Keta kan te drejte te veprojne si te duan, kurse te tjeret nuk e kan kete te drejte !Mjafte more se na bate qerpazen e Zotit para botes demokratike?!A je kryeminister, Avdullah Hoti, a jo ?!….Edhe te tjeret kan femije dhe familje ,dhe me pregetitje te larta profesionale , e qe shkojne ne pension e se kan nje vend te punes….Me keto veprime e me keta njerez as ne dere te hanit nuk hyjme , lere me te behemi pjese e strukturave te Evropes …E keni dhi e sterdhi punen…E korona ne anen tjeter po ban kerdi, si ja keni qitur terezine keshtu more pushtetare, qe na keni futur midis shume zjaresh te rrezikshme …?!

Situata tek Infektivi- Shtohen të shtruarit, por edhe pacientët në terapi intensive

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje cdo qytetari: Tregoni kujdes cdo dite me respektimin e rregullave.

Shmangni grumbullimet.

Ruani distancën me njeri-tjetrin.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë si dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Ruani higjienen personale dhe kolektive.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit.

Dy qytetarë nga Tirana 67 dhe 69 vjeç e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët po bëjnë të pamundurën në Spitalin Infektiv.

Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 392 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malesi e Madhe dhe nga një rast në Lushnje, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër, Kolonjë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe nje here qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura. Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)

Testime totale 28801

Raste pozitive 2893

Raste të shëruara 1657

Raste Aktive 1160

Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 449

Durrës 205

Shkodër 169

Vlorë 119

Lezhë 60

Fier 48

Korçë 36

Kukës 20

Elbasan 16

Berat 16

Gjirokastër 13

Dibër 9

(BalkanËeb)

Nga LDK e kërkojnë dorëheqjen e Armend Zemajt

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas rritjes së numrit të infektimeve me COVID-19 dhe për rritjen e numrit të vdekjeve në Infektivë.

Me anë të një postimi në rrjetin social Faecbook, Geci ka thënë se shëndetësia nuk është zanat që di ta punoj Zemaj.

“Alarm. Ministri i Shëndetsis të jap dorheqje të pa revokueshme . nese jo atëhere Avdullah Hoti ta shkarkoj atë . 1. Thjesht nuk e din këtë zanat . Kjo duhet të mbetet nji mësim për të gjithë ata që marrin hygjym në zanate të huaja për të cilat nuk ja kan haberin as në menagjim e as në mjeksi”, ka shkruar Geci./Express/

Mustafa kërkon ta përfshijë në qeveri PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës synon ta zgjerojë koalicionin qeverisës.

Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, ka deklaruar se vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve, pas aktakuzës për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë, por të të gjitha institucioneve të vendit. Para së gjithash, ardhmërinë e shtetit të Kosovës”, ka thënë ai për Kohën.

Mustafa është pyetur se çfarë mund të ndodhë me pozitën e presidentit nëse Hashim Thaçi jep dorëheqje në rast të konfirmimit të aktakuzës.

Mustafa ka deklaruar se së shpejti do të ndërmarrin hapa për të përmirësuar funksionimin e shtetit.

“Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak, por për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij. Ata që Kosovën e duan si fushë të gladiatorëve, nuk besoj se ia duan të mirën!”, ka deklaruar Mustafa.

Në këto rrethana, sipas Mustafës, Kosova ka nevojë të mbështesë institucionet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare, si dhe njerëzit e saj që ballafaqohen me drejtësinë deri në përfundimin e këtij procesi. PDK-ja nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet nëse mund të përfshihet në ndonjë marrëveshje eventuale për çështjen e presidentit.

Derisa, Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht është duke kërkuar zgjedhje të reja.

Shtyrja e dialogut Kosovë-Serbi si shkak i aktakuzës, sipas opinionistëve, mund të zgjasë më shumë sesa mendojnë institucionet.

Zhvillimet me Gjykatën Speciale ndikuan që të dështojë takimi i 27 qershorit në Uashington.

Kurse, akoma nuk dihet nëse gjatë korrikut do të mbahet Samiti i Parisit, që fokus kryesor ka dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjashtë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Gjashtë vetë kanë vdekur të shtunën në Kosovë, të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus.

Kështu bën të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila dha detaje lidhur me pacientët e vdekur.

“Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) – Fushë Kosovë dhe F. SH. (1982)- Pejë. Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit COVID-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Bazuar në të dhënat e fundit, numri i të vdekurve në Kosovë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, arrin në 64.

Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri të premten, në Kosovë janë regjistruar 3,178 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,824 janë shëruar. rel

GANI KOCI QENKA ZGJU JEREM (MAZUNË)!! – Nga Binak MAXHARRAJ

Dhe ashtu ne jerëm paska folë “fjalë të mëdha patriotike”ne stilin e tij te urrejtjës.

Paska sjellë edhe shumë figura të njërezeve të cilët jnaë në shërbim të kombit,për ndërtimin e shtetit,e jo për shkaterrimin e tij. Figura te njohura te jetes politike të cilëtshumë prej tyre i donë,i voton dhe i çmonë populli. Ai paska thanë:

“Ka ardhë koha, jo me i dezinfeku, por me i mbyll me beton gropat septike serbe, të mbetura akoma në Kosovë.Shumë po kundërmojnë!”

Ndoshta ky njeri nuk mund ti dallon ererat qe kundërmojnë.

Por është interesant se si ne këtë foto nuk gjendet asnjë personalitet që kundërmon nga partia e tij PDK.Ndoshta janë dizenfektu me hërët.Ku me dijtë.

Por këte njeri vetë Drenica heroike e Adem dhe Hamëz Jasharit, Shaban Polluzhës,Shote Galicës,te Bajraktarve te Pollizhes,etj.duhet ta ndalin këtë njeri që te mos e njollosë Drenicën tonë kreshnike,Drenicen e luftrave dhe betejave për çlirimin e kombit të cilët te parët e ngritën kushtrimin për çlirimin e atedheut duke ia këthyer pushkën pushtuesve.

Këtë njeri duhet ta ndalë vetë Drenica.Pasiqe këtë njeri nuk po mundet,apo nuk po donë qe ta ndalë as prokurori e as gjykata te cilat po i mbyllin sytë,sepse te hapish gropa dhe ti mshelish ato me beton është një akuzë e rëndë për vetë shtetin e Kosovës.

GJYKATA SPECIALE E BËRË, NUK ZHBËHET!! – Nga Binak MAXHARRAJ

 

Në ditët e fundit e sidmomos pas publikimit të Padisë penale për krime ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit,sikur janë zgjuar deshirat dhe iluzionet qe kjo gjykatë mund dhe duhet te shfuqizohet në Parlament.

As unë atherë nuk isha i kënqur qe kjo gjykate u themelu në Kosovë,por me seli jashtë sajë.E mira e mires do te kishte qenë qe vetë Kosova ta formonte një gjykatë të këtillë fill pas çlirimit siç vepruan shtetet tjera te dala nga lufta,Kroiacia,Serbia,etj.Por këta tanet nuk e bënë sigurrisht te frigësuar nga njeri tjetri për te bërat e tyre gjatë luftes dhe pasluftës.Por themelimi i kësaj gjykate speciale me ligjet e Kosovës ndodhi,bile u deshte të ndryshohet edhe Kushtetuta lidhur me këtë.Gjykata Speciale ndodhi,pra, jo pa deshirën tonë sepse te gjtiha partit politike(pos vetevendosjës) votuan ne parlament qe kjo gjykatë te bëhet,bile edhe edhe u be presion sidomos nga këta dy te akuzuarit e parë qe kjo gjykatë te ndodhë.Dhe ndodhi,sidomos më sponzorizimin me te madhë te vetë Amerikës e cila në këtë gjykatë i ka kryeprokuroret dhe prokuroret e sajë por qe finanson me një pjesë bukur te madhe këtë gjykatë.

Më 21 dhjetor 2017 ndodhi diçka e papritur kur kreret e shtetit natën vonë tentuan qe përmes parlamentit te shfuqizojnë këtë gjykatë,por nuk ia dolën sepse nuk e patën opozitën me vehte(LVV dhe LDK)dhe shftqizimi i kësaj gjykate në natën e erret te asaj nate deshtoi.Amerika e quajti se ky akt qyqar ishte sikur te ia futish thikën pas shpine  Amerikës

Por tani pas shpalljëes se aktakuyave te para nga ana e kësaj Gjykate ka filluar qe te shpurdhet përseri ideja për shfuqizimit e kesaj gjykate,bile edhe hapats nëpër koluare,nepër media e portale.Pra,edhe gjykata speciale e kishte nuhat më kohë këtë gjë,çka ishte edhe njera nga shkaqet për publikimine aktpadis kunder këtyre dy eprorve te lartë te shtetit.

Duhet të jemi të çartë se kjo gjykatë nuk është themeluar kunder UÇK dhe vlerave te saj.Lufta e UÇK dhe vlerat e sajë janë te pastra si loti,nuk ka nevojë ti mbrojë askush as nepër oda e as nëpër gjykata,ajo e ka mbrojtë vethten me gjakun e bijeve dhe bijave tona me te devotshme te cilat i dolën përball armikut për ta çliruar atdheun.Dhe kjo është e qartë këto vlera janë te vulosura thellë ne histori dhe nuk ka te drejtë ti cenojë dhe ti rivleresoi askush,as individi e as ndonjë gjykatë.Kjo ësht e qartë.

Për tu shfuqizuar kjo gjykatë nuk do te ishte dështë edhe të themelohet,por qe e themeluam me dorën tonë dhe me ligjet tona,dhe tashti pas pesë viteve kur kjo gjykatë veç i bëri publike aktakuzat e para nuk është e nevojshme,e as e domosdoshme të te hyhet në këtë lojë fortë te rrezikshme për Kosovën,sepse autoriteti i Kosovës në botë eshte edhe  ashtu i brishët do te ulej në minimum,sepse zeri i ndërkombetarve do te ishte shumë i fuqishëm kundër Kosovës nese Kosova i luan bisht kesaj pune,sepse më e rendesishme është Kosova se sa disa individ te sajë te cilët nuk mund te jenë mbi Kosovën,sado meritave te tyre gjatë luftës.

Askush nuk ka të drejtë ta njollos UÇK e as luftetarët e sajë trima e heroj,por përgjatë kësaj lufte po edhe pas lufte pati përsona qe u munduan ti përvetesojnë vlerat e luftës pa meritë,duke bërë ndonjë krim ”pa hiri”si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës,për çka edhe duhet të përgjegjen para drejtesis,Por pasiqe na vetë nuk ishim te gjendje qe fillë pas luftes ta bejmë vetë këtë punë,ua lamë te tjereve.

Të tentosh sot të luajsh më Gjykatën Spcialeveç kur janë dalë aktakuzat e para është anakronike,i rrezikshëm,gjestë jo i mirë,më këtë Kosova do te humbaste shumë në arënën ndërkombetare te cilët do te ia këthenin shpinën Kosovës.Kjo nuk duhet te ndodhë edhe për shkak te mikut tonë Amerikës e cila është sponzorja kryesor e kësaj gjykate në te cilën gadi te gjithë kryeprokuroret dhe prokuroret janë amerikan.Tentimi i shfuqizimit te kësaj Gjykate do te ishte edhe ngulja për herë te dytë thikë pas shpine Amerikës mikut tonë me te madh ne histori e cila na nxorri nga errësira shekullore dhe na qiti në liri qe pa ndihmën e sajë Kosova kurr nuk do ta shijonte lirinë.

Të gjithë ata qe do te tentonin qe ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale,por çoftë edhe Parlamenti i Kosovës do te rreshtoheshin kundër Amerikës dhe do te quhëshin antiamerikan,Amerika do te na shihte me sy tjetër,kurse simpatia dhe mbrojtja e Kosovës do te rrezikohëj shumë.

Pra,duhet patur shumë kujdes dhe të mos qohemi peshë,te mos qojmë shumë pluhur për diçka çfarë është bërë me fajin tonë duke e themeluar këtë gjykate për te cilën intimisht edhe unë deshiroj qe kjo te mos kishte ndodhë.Por pasiqe ka ndodhë me deshirën tonë,këtë “deshirë tonën” nuk duhet ta pengojmë,nuk duhet të shtim mish dhije duke e bërë ndonjë dreqni sepse dihet fortë mire se pasojat për shfuqizimin e kësaj gjykate do te jenë shumë me te medha për Kosovën se sa mbrojtja kinse e disa individeve qe kanë presedent kriminal nese gjykata i verteton,sepse populli thotë gjaku nuk falët,ai mund te zgjohet pas shumë vjeteve nese nuk sçarohet me kohë.

Vjosa Osmani: Themelet e shtetit tonë qëndrojnë mbi vendimin e atyre që miratuan Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990

Sot prita dhe ndava mirënjohje për përfaqësuesit e legjislaturës e cila, para dyerve të tempullit të lirisë, e artikuloi qartë pikësynimin e pathyeshëm për liri në Deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990. Deklarata e miratuar nga 114 delegatët e asaj kohe qe akti politik dhe juridik me të cilin Kosova përfundimisht nuk pranoi t’i nënshtrohej hegjemonisë dhe i hapi udhë artikulimit të shtetësisë së Kosovës, e cila u konkretizua me Kushtetutën e Kaçanikut, të 7 Shtatorit të po atij viti. Prandaj, ua shpreha mirënjohjen më të thellë timen dhe të Kuvendit të Kosovës për aktin sa heroik, aq njerëzor të secilit prej tyre, duke nisur nga ish-kryetari, z. Ilaz Ramajli, delegatët e pranishëm sot, delegatët që për arsye moshe e shëndeti nuk mund të ishin sot me ne dhe në veçanti atyre grave e burrave që tashmë nuk janë mes nesh.
Që të gjithë do të mbahen në mend përjetësisht, sepse në vorbullën politike të kohës, kur vendi ynë po vihej egërsisht nën çizmen e regjimit serb ata i dolën zot atij dhe e artikuluan vullnetin politik të qytetarëve liridashës për Kosovën Republikë.
Ne ju përkulemi sot sepse ata e kuptuan se në botën e përplasjeve të mëdha ideologjike të fundviteve ’80, orientimi drejt vlerave demokratike, përqafimi i idesë së lirisë për veten dhe për tjetrin, si dhe refuzimi i ideologjisë komuniste ishin edhe vullnet edhe orientim strategjik.
Sot themelet e shtetit tonë qëndrojnë mbi vendimin e këtyre delegatëve për ta refuzuar dhunën dhe për t’i përqafuar vlerat e lirisë. Prandaj, si Kryetare e Kuvendit i falënderoj në emër të të gjitha legjislaturave pas asaj të 2 korrikut dhe t’i siguroj se çdo veprim yni në jetësimin e lirive njerëzore dhe në promovimin e tyre do të jetë i frymëzuar nga parimet që i vulosën këta delegatë me Deklaratën Kushtetuese. E, njëri ndër këto parime është këmbëngulja për ta jetësuar shtetin e së drejtës dhe mosdorëzimi para çfarëdo lloj pengese. Ne qëndrojmë fort mbi këtë parim sepse delegatët e 2 korrikut i kishim shembull nga i cili mësuam.
Urime 2 Korriku, që shënoi themelet e shtetësisë!

Kosova thirrje BE-së për kthimin e shtetasit Nezir Mehmetaj i cili po mbahet nga Serbia

Prishtinë

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një letre, i ka bë thirrje Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, që të përdorë fuqinë diplomatike për të bindur autoritetet e Serbisë ta kthejnë në Kosovë shtetasin kosovar Nezir Mehmetaj “që po mbahet në Serbi nën akuza të rreme e të motivuara politikisht”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një komunikatë për media nga ministria, bëhet e ditur se Selimi, në letrën drejtuar Apostolovas, i ka bërë thirrje të ndërmarrë veprimet e nevojshme “për të ndërprerë mundimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj qytetarëve kosovarë”.

Sipas autoriteteve kosovare, Nezir Mehmetaj është arrestuar dhe ndaluar në mënyrë të kundërligjshme nga 3 janari nën akuzat e anëtarësisë së tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe akuza për vrasje të cilat supozohet se kanë ndodhur në Kosovë.

Në letër Selimi thekson se shtetasi kosovar Nezir Mehmetaj “po mbahet në mënyrë të kundërligjshme nga një vend që nuk mund t’ia garantojë atij të drejtën e tij për një gjykim të drejtë”, ndërsa sipas tij, “ky rast, si shumë të tjerë para tij, dëshmon se Serbia ndjek një drejtësi selektive përmes së cilës i maltreton qytetarët tanë me akuza të pavlefshme ndërsa pengon ndjekjen dhe dënimin e qytetarëve të vet me akuza të njëllojta”.

“Ne bëjmë thirrje që ju të përdorni fuqinë tuaj diplomatike për të bindur autoritetet e Serbisë të përdorin Marrëveshjen shumë të dobishme për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike që është nënshkruar ndërmjet vendeve tona, me mbështetjen e BE-së. Kjo Marrëveshje është përdorur në më se gjashtëqind raste tashmë midis dy vendeve tona, në ndjekje të drejtësisë në të dyja anët. Ne bëjmë thirrje që prokuroria serbe të përdorë këto mekanizma për të bashkëpunuar me prokurorinë në Kosovë për të transferuar provat dhe procedurat në Kosovë, nën lehtësimin e BE-së”, shkruan ministri kosovar.

Selimi thotë se bazuar në raportet e zyrës përfaqësuese të Kosovës në Beograd, të cilët kanë ndjekur gjykimin e Mehmetajt, “akuzat ndaj Mehmetajt tashmë janë hedhur poshtë madje edhe nga institucionet e brendshme në Serbi”, ndërsa po kështu, sipas ministrit kosovar, Ministria e Brendshme e Serbisë tashmë ka konfirmuar se “Mehmetaj nuk është i njëjti person në bazë të të cilit janë ndërtuar pretendimet për anëtarësimin e tij në UÇK”.

“Përveç pabazueshmërisë së akuzave ndaj tij, është e rëndësishme të ritheksohet që Mehmetaj nuk është shtetas i Serbisë, nuk ka lidhje personale paraprake me Serbinë dhe se ai akuzohet për krime të kryera në territorin e Kosovës, kundër qytetarëve të Kosovës. Nuk ka lidhje të mjaftueshme të çështjes së tij me Serbinë dhe, rrjedhimisht, Serbia nuk ka juridiksion të zhvillojë procedime penale kundër tij. Për këtë arsye, ne bëjmë thirrje që procedura të transferohet në Kosovë, si i vetmi vend me lidhje të vërtetë reale e personale si me viktimat, ashtu edhe me autorin e dyshuar”, shkruan tutje në letrën e njëjtë.

Në letrën dërguar në adresën e BE-së në Kosovë, Selimi thekson po ashtu se Serbia po vazhdon të pengojë gjykimin e shtetasve kosovarë në Kosovë, duke shfrytëzuar privilegjin e saj si anëtare e organizatës ndërkombëtare policore INTERPOL, “duke lëshuar fletarreste konkurruese për qytetarët e Kosovës në gjithë botën”.

Tri dekada nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut, gurthemelit të shtetësisë së Kosovës

Prishtinë

Janë bërë tri dekada, që kur më 2 korrik të vitit 1990, 114 delegatë të Kuvendit të Kosovës që atëherë përfaqësonin Kosovën me status krahine në Serbi, kanë nënshkruar Deklaratën Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur edhe si Deklarata e 2 Korrikut.

Ajo datë është konsideruar si gurthemeli i shtetit të Kosovës, për shkak se shënoi pikënisjen për pavarësimin e Kosovës nga Serbia, duke synuar trajtim të barabartë me republikat e atëhershme socialiste brenda Federatës Jugosllave.

Miratimi i Deklaratës së 2 korrikut, me shpalljen e Kosovës njësi të barabartë të federatës jugosllave, u hapi rrugë veprimeve të mëtutjeshme të shtetformimit.

Më 7 shtator 1990, u mbajt Kuvendi i Kosovës në Kaçanik, i njohur si Kuvendi i Kaçanikut i cili erdhi si proces i pandalshëm pas më shumë se dy muajsh nga Deklarata e 2 Korrikut, duke e miratuar Kushtetutën e cila e shpalli Kosovën Republikë.

Neni i parë i Kushtetutës së Kaçanikut e definoi Kosovën “shtet demokratik i kombit shqiptar dhe i pjesëtarëve të kombeve të tjera dhe i pakicave kombëtare, të shtetasve të vetë; serbëve, malazezëve, kroatëve, turqve, romëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë”.

Kushtetuta e Kaçanikut legjitimoi një realitet politik në përputhje me vullnetin demokratik të qytetarëve të Kosovës të shprehur në referendumin për pavarësi në shtator të vitit 1991, i pasuar nga zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në maj të vitit 1992 prej nga do të dalë Parlamenti i parë plural si dhe Qeveria e Republikës së Kosovës e cila organizoi pushtetin paralel si formë e rezistencës institucionale deri në luftën e vitit 1999 në Kosovë.

Ky zhvillim historik për Kosovën, mbi të cilin u ndërtua shtetësia e saj, do të konfirmohet ndërkombëtarisht, më 17 shkurt 2008, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Guximin e kemi marrë nga popullata” 

Ish-delegatja e Kuvendit të Kosovës në atë kohë, Feride Hyseni në një prononcim për Anadolu Agency (AA) kujton kohën kur u votua deklarata në fjalë, nën frikë dhe kërcënime të policisë serbe në vend. Ajo kujton se seanca ishte planifikuar të mbahej më 2 korrik brenda në sallën e seancave plenare në objektin aktual të Kuvendit të Kosovës, por nuk ishin lejuar nga kryetari i atëhershëm i Kuvendit, ndërsa delegatët mëngjesin e të njëjtës ditë i kishin gjetur dyert e mbyllura të këtij institucioni.

Në një situatë të tillë, me këmbëngulje dhe siç thotë Hyseni, me “guximin të cilin e kemi marrë nga popullata”, delegatët lexojnë dhe nënshkruajnë në oborrin e objektit të Kuvendit Deklaratën Kushtetuese.

“Kur e kemi parë që s’ka fare mundësi të futemi brenda atëherë është marrë vendimi që ky akt të mbahet edhe para Kuvendit. Të rrethuar kemi qenë me polic dhe kanë qenë në objektin karshi parlamentit që ka qenë atëherë si barnatore e shtetit dhe institucion për punë sociale. Në kulme kanë qenë edhe me snajperë. Por, guximin e kemi marrë nga popullata, të cilët ishin me numër të madh përreth nesh atë ditë dhe ne kishim frikë edhe për ta se mos u ndodhte ndonjë gjë”, thotë për AA, Hyseni.

Kosova kishte fituar autonominë e saj si pjesë konstituive e Jugosllavisë në vitin 1974 duke pasur të drejta pothuaj të njëjta sikurse gjashtë republikat e tjera. Ndërsa në mars të vitit 1989, Serbia dhunshëm ia suprimoi Kosovës autonominë duke e kthyer atë nën pushtetin e saj, gjë që shtyri delegatët e atëhershëm kosovarë të ndërmerrnin hapa konkretë muaj më vonë.

“Patjetër duhej ta kërkonim këtë sepse ne si autonomi kemi qenë element konstituiv i federatës në atë kohë. Serbia me dhunë e suprimoi dhe ne duhej të bënim diçka. Kuvendi ynë ka ekzistuar gjashtë muaj, deri në suprimim të dhunshëm dhe për ato gjashtë muaj ne praktikisht kemi bërë një rezistencë se jo punë normale, duke refuzuar ligje të Serbisë edhe për arsim edhe për shëndetësi edhe për plane hapësinore e në çdo lëmi”, thotë ajo.

Çfarë përmbante Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990?

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut, u publikua një ditë më vonë në “Fletorën Zyrtare” të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK). Ajo ishte shkruar nga Akademia e Shkencës në atë kohë me në krye nga akademik Gazmend Zajmin si dhe juristë e delegatë kosovarë, ndërsa përmbante 5 pika kryesore.

Delegatët kosovarë aty shprehnin dhe shpallnin qëndrimin burimor kushtetues të popullsisë së Kosovës Kuvendit të Kosovës si akt i vetëvendosjes politike në kuadër të Jugosllavisë.

Deklarata e konfirmonte Kosovën si bashkësi politiko-kushtetuese dhe “pozitë politiko-kushtetuese të përbashkët të qytetarëve dhe nacionaliteteve të barabarta të Kosovës, ku shqiptarët si shumicë e popullsisë së Kosovës dhe një ndër popujt më numerikë në Jugosllavi, si dhe serbët dhe të tjerët në Kosovë konsiderohen popull-komb dhe jo kombësi (pakicë kombëtare)”.

Po kështu, deklarata bënte të ditur se “Kuvendi i Kosovës deri në nxjerrjen e Kushtetutës së re të Kosovës tash e tutje do të komunikojë publikisht me këtë emërtim, duke e emërtuar njëkohësisht bashkësinë shoqërore-politike organ i së cilës është, vetëm si Kosovë”.

Ambasadori gjerman krenar për 171 milionët e BE’së për Kosovën: Ne veprojmë, s’kemi veç fjalë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, është shprehur krenar për 171 milionë eurot që Bashkimi Evropian ia ka ndarë Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Twitter, Heldt ka thënë se BE’ja s’ka vetëm fjalë, por vepron.

“Ne, si BE dhe si shtete anëtare, do të vazhdojmë të angazhohemi për punë serioze. Por angazhimit këtu i duhet bazë e fortë në BE”, është shprehur ai.

“Prandaj, është prioritet kryesor i Gjermanisë si kryesuese e BE’së, bashkë me rimëkëmbëjen”, ka thënë Heldt.