VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Akademiku Bedri Dedja- Baba i modernitetit në letërsinë tonë për fëmijë – Nga Alfred Papuçiu

By | November 20, 2019

Komentet

Më 14 dhjetor 1779 u nda nga jeta George Washington, presidenti i parë i SHBA

George Washington (sqt. Xhorxh Uashington) (22 shkurt 1732 [11 shkurt 1731 sipas kalendarit Julian] – 14 dhjetor 1799) ishte presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1789-1797), Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Kontinentale gjatë Luftës Revolucionare Amerikane, dhe një nga Etërit Themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai kryesoi konventën që hartoi Kushtetutën aktuale të Shteteve të Bashkuara dhe gjatë jetës së tij u quajt “Babai i vendit të tij”. Ai nuk i takonte asnjë partie.

I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndëjti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President. Tërheqjen e tij nga detyra, pas dy mandateve krijoi një traditë që zgjati deri në vitin 1940, kur Franklin Delano Roosevelt fitoi një mandat të tretë të paprecedent. Amendamenti i 22-të (1951) tani e kufizon presidentin në dy mandate.

Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllever gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës së franceze dhe indiane. Në 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Delaware në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.

Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan.

Jeta

Arsimi dhe rinia

Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virginia. Babai i George Washingtonit, Augustine Washington (1693 deri 1743), ishte anglez, ndersa per nenen, Mary Ball (1708 deri 1789),nuk ka informacione te sakta per prejardhjen. Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi atin e tij dhe u rrit me gjysmë-vellain e tij Lawrence.

Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku ai pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ishte ai së pari si gjeometër aktiv në luginën të Shenandoah.

Ali A. Rizaj – luftëtar trim që kundërshtoi fuqishëm padrejtësitë

VOAL – Ali A.Rizaj lindi me 23 qershor 1924, ne fshatin Luzhe te Rrethit te Tropojes, vdiq me 14 mars te 2003.
Ai erdhi ne jete dy muaj pas vrasjes se babait te tij dhe per kujtim te tij i vendosen emrin Ali. Ne vitet 1942-1944 luftoi kunder fashizmit dhe per kete arsye ne vitin1948 ra ne burg per dy vjet. Më 1951 u largua per ne Jugosllavi ku prap ne 1957 bie ne burg. Ne 1960 shkoi ne Itali dhe me pas ne 1962 u largua ne Amerike. Gjate jetes se tij ishte nje aktivist dhe luftetar trim qe kundershtoi fuqishem padrejtesite qe po i beheshin kombit dhe trojeve shqiptare. Ishte pjesmarres ne te gjitha demostratat kunder Jugosllavise dhe qeverise shqiptare te asaj kohe.
Ne vitin 2000 ai u kthye ne atdhe pas 49 vitesh. U takua me djalin e tij Sahitin qe, per ironi te fatit dhe jetes, kaluan nje pjese te jetes larg njeri tjetrit, me motrat, mbesat, niperit dhe te aferm te tjere. Krenarine ja shtoi njohja me nipin e tij Tahir Sinani, heroin e kombit shqiptar.
Ai mund te ikte i qete nga kjo bote pasi kishte lene pasardhes te denje per te ndjekur rrugen e tij.
Gjithmone do te kujtohet e nderohet per burrerine, trimerine, mençurine dhe kontributin qe dha per kombin shqiptar.
I PERJETSHEM ALI A.RIZAJ

Më 10 dhjetor 1979 Nënë Terezës iu dorëzua Çmimi Nobel për Paqe

Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës (e lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu; 26 gusht 1910 – 5 shtator 1997) gjithashtu e njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës, Misionare e Bamirësisë,[2] ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptaro-indiane.[3][4][5] Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që vdesin nga HIV/AIDS, gërbula dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahet betimit të “dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes”, si dhe një kusht të katërt, për të dhënë “shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve”.[6]

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës.[2][7] Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.

Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo ishte edhe e lavdëruar edhe e kritikuar për pikëpamjet e saj kundër abortit.[8][9][10] Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes.[12][13][14][15][16] Biografia e saj të autorizuar është shkruar nga nëpunësi civil indian Navin Chawla dhe është botuar në vitin 1992.

Biografia

Jeta e hershme

Lindi në Shkup, të Shqipërisë te pushtuar prej Perandorisë Osmane, sot Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, më 26 gusht 1910[17]. Tri ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm dom Zef Ramaj, ditë të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj[18]. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Bernaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë, dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme. Frikë të madhe kishte nënë Drania se mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes, sepse me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi i merret Shqipërisë prej Maqedonisë me 1 Janar 1918 në bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike të asaj kohe, vdes në vitin 1919 kur ajo ishte 8 vjeçe[19].

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Gonxhja në rioninë e saj kishte tri pasione: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Jeta si murgeshë

Nënë Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublini, Irlandë. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12 shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër drejtuar tezes së saj:

Shkup 12. 09. 28 E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit. S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e deshiroj që Zoti t’ju nap gjithshka që ju deshron zemna. Dua t’ju fal gjanat ma të përzemërta, Gonxhja”.

Ky ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas më shumë se 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazrin. Kurse nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta (Indi) ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës. Në vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979 dhe lutja në shqip transmetuar nga Zëri i Amerikës me 17 qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”. Por Shqipëria heshtte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që jetonte në Tiranë, as për të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri në fillim të viteve ’90. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 të gërbulur në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

.

Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar në një lagje të zhurmshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, “Shtëpia e Nënës”, pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: “Mother Teresa. IN/OUT”. Shtëpinë e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish presidentët e Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush e Xhimi Karter, Jaser Arafati, princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.

Kur ishte e re, jo vetëm ka folur, por ka shkruar edhe poezi ne gjuhën shqipe.. Sot kemi një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më 1988, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe.[20]

Nënë Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tri letra. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Ja se si e shpjegon Lolja letrën e të madhes Nëna Terezë dërguar Presidentit te Republikës në vitin 1989, të cilit i theksonte se: “për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”, që është edhe një fakt se ajo e konsideronte Shqipërinë atdheun e saj. Më në fund, e para pasaportë (për këtë rast ishte diplomatike) e dhëne për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezes, e cila vizitoi Shqipërinë më 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaportë nga India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do te jem vetë aty”. Kur mori çmimin Nobel në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pasaportën, por ajo nuk pranoi.

Bamirësia Ndërkombëtare

Nënë Tereza tha “Me gjak, unë jam shqiptare. Me shtetësi, jam indiane. Me besim, unë jam një murgeshë katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për nga zemra ime, unë i përkas plotësisht zemrës së Jezusit.” [21]

Në 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë të bllokuar në një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të përkohshem ndërmjet ushtrise izraelite dhe guerilëve palestinezë. E shoqëruar nga punëtorët e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi përmes zonës së luftës deri tek spitali i shkatërruar për të zhvendosur pacientët e rinj.

Kur Evropa Lindore pati një hapje më të madhe në fund të viteve 1980, ajo i zgjeroi përkpjekjet e saj në vendet komuniste që më parë kanë refuzuar Misionaret e Bamirësisë, duke u përfshirë në shumë projekte. Ajo nuk u tremb nga kritikat për qëndrimin e saj kundër abortit dhe divorcit duke thënë, “ Pavarësisht kush çfarë thotë, ti duhet ta pranosh atë me një buzëqeshje dhe të bësh punën tënde.” Ajo vizitoi Republikën Sovietike të Armenisë pas tërmetit të vitit 1988, dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetari i Këshillit të Ministrave.

Nënë Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi,viktimave të rrezatimit në Cernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. Në 1991, Nënë Tereza kthehet për here të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Misionaret e Bamirësisë të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën. Shtëpia e parë e Misionareve të Bamirësisë në Shtetet e Bashkuara ishte themeluar në Bronksin e Jugut, Nju Jork; nga viti 1984 kongregacioni udhëhiqte 19 institucione në gjithë vendin. Nënë Tereza fliste rrjedhshëm 5 gjuhë: bengalisht, shqip, serbisht, anglisht dhe hindisht.

Përkeqësimi i shëndetit dhe vdekja

Nënë Tereza pësoi një atak në zemër më 1983 derisa vizitonte Papën Gjon Pali II. Pas një ataku të dytë në 1989, ajo mori një stimulues kardiak artificial. Në 1991, pas një beteje me pneunominë derisa ishte në Meksikë, ajo vuajti edhe me probleme të tjera të zemrës. Ajo ofroi ta lë pozicionin e saj si kryetare e Misionareve të Bamirësisë, por motrat e kongregacionit, në një votim sekret votuan që ajo të qëndronte. Nënë Tereza pranoi të vazhdonte punën e saj si kryetare e asamblesë.[22]

Në prill të vitit 1996, Nënë Tereza u rrëzua dhe theu klavikulën. Në gusht ajo lëngoi nga malaria dhe dështimi i barkushes së majtë të zemrës. Ajo pati një operim të zemrës por ishte e qartë se shëndeti i saj ishte duke u dobësuar. Kryepeshkopi i Kalkutës, Henry Sebastian D’Souza, tha se kishte urdhëruar një prift për të përformuar një eksorcizëm mbi Nënë Terezën me lejen e saj, kur ajo u shtrua në spital me problem kardiake sepse mendonte se ajo ishte nën sulmin e djallit.[23]

Në 13 mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionareve të Bamirësisë. Ajo ndërroi jetë më 5 shtator 1997.[24]

Në kohën e vdekjes së saj, Misionaret e Bamirësisë së Nënë Terezës kishin mbi 4,000 motra, dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh, që punonin në 610 misione në 123 vende.[25] Keto përfshinin bujtina dhe shtëpi për njerëzit me HIV/AIDS, me gërbulë dhe tuberkulozë, kuzhina supe, programe këshillimi për fëmijë dhe familje, ndihmës personalë, jetimore dhe shkolla. Misionaret e Bamirësisë u ndihmuan edhe nga bashkëpunëtorët, të cilët ishin mbi një milion në vitin 1990.

Trupi i Nënë Terezës u nderua në Shën Tomas, Kalkutë për një javë para funeralit të saj, në shtator 1997. Asaj iu dha funeral shetëror nga qeveria indiane në shenjë falënderimi për shërbimin e saj për të varfërit e të gjitha feve në Indi. Vdekja e saj u vajtua në komunitete laike dhe fetare. Nawaz Sharif, kryeminstri i Pakistanit, tha se ajo ishe “një idivid i rrallë dhe unik që kishte jetuar për qëllime më të mëdha. Përkushtimi i saj i përjetshëm për t’u kujdesur për të varfërit, të sëmurët dhe të pafatët ishte një ndër shembujt më të lartë të shërbimit për humanizmin tonë.” Ish Sekretari i Përgjithshëm i KB, Javier Pérez de Cuéllar tha: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë.”

Trashëgimia

Nënë Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve.

Ndër titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për Paqe, të cilën ia dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në Boston; Shpërblimi Ndërkombëtar John Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjitha Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e Lirisë, shpërblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi më i lartë i Rusisë; etj.

Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës në Maqedoni

Ndërkohë në Maqedoni është botuar një monografi që paraqet Nënë Terezën si maqedonase! Sipas gazetës Washington Post, 16 tetor 2003, deklarohet qartë se Nënë Tereza ka lindur në Shkup në kohën kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi ishte qytet i perandorisë otomane. Më tej rikujtohet fjala e Nënë Terezës qe sipas gjakut ajo ishte shqiptare. Në librin e Kathryn Spink të përkthyer në gjermanisht, biografi që është e autorizuar nga Nënë Tereza, thuhet se babai i Nënë Terezës ishte një nacionalist shqiptar i cili angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe, për këtë ai kishte shkuar ne Beograd tok me konsullin italian. Kishte shkuar atje me një shëndet shumë të mirë dhe qe kthyer prapa i shtrirë për vdekje. Ai i kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anëtarët e familjes ishin të bindur se Kola ishte helmuar në Beograd.

Referenca

  1. ^ PBS Online Newshour (5 Shtator 1997). Mother Teresa Dies, E rimarrë Gusht 2007
  2. ^ a b “Blessed Mother Teresa”. (2007). Encyclopædia Britannica. Retrieved 4 July 2010.
  3. ^ Mae Elise Cannon: Just Spirituality: How Faith Practices Fuel Social Action (English). InterVarsity Press 25 janar 2013, ISBN 9780830837755 (Lexuar më 3 shtator 2016) „When asked about her personal history, Mother Teresa said: “By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus.”“
  4. ^ From Sister to Mother to Saint: The journey of Mother Teresa (English). The New Indian Express. 31 August 2016. Retrieved 3 September 2016. “”By blood, I am Albanian. By citizenship, an Indian. By faith, I am a Catholic nun. As to my calling, I belong to the world. As to my heart, I belong entirely to the Heart of Jesus,” once said the Mother, who came to India in 1929 after deciding on a religious life the previous year and stayed the rest of her 87-year-long life mostly in Calcutta/Kolkata where she founded the Missionaries of Charity in 1948.” 
  5. ^ Mary Poplin: Finding Calcutta: What Mother Teresa Taught Me About Meaningful Work and Service. InterVarsity Press 28 janar 2011, ISBN 978-0830834723 „Remember, brother, I am a missionary and so are you“
  6. ^ Muggeridge (1971), chapter 3, “Mother Teresa Speaks”, pp. 105, 113
  7. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura miracle2
  8. ^ Pro-Life Heroine Mother Teresa Will be Canonized: “Abortion is the Greatest Threat to Peace”. Life News (18 dhjetor 2015).
  9. ^ Eric Metaxas (4 shtator 2015): The secret of Mother Teresa’s greatness. Fox News.
  10. ^ Mother Teresa. “‘Whatsoever You Do…’: Speech of Mother Teresa of Calcutta to the National Prayer Breakfast, Washington, DC, February 3, 1994”. Priests for Life. 
  11. ^ Smoker 1980, pp. 11, 28
  12. ^ Hitchens 1995, pp. 31f., 53, 55–57, 59
  13. ^ Hitchens 2003: “ultra-reactionary and fundamentalist even in orthodox Catholic terms”
  14. ^ Loudon, Mary. (1996)The Missionary Position: Mother Teresa in Theory and Practice, Book Review, BMJ vol. 312, no. 7022, 6 January 2006, pp. 64–5. Retrieved 2 August 2007.
  15. ^ Fox, Robin (1994). “Mother Theresa’s care for the dying”. The Lancet 344 (8925). doi:10.1016/S0140-6736(94)92353-1.  (fee-based)
  16. ^ Saints’ Blessing Lester, Meera (2004). Fair Winds. p. 138. 2008-12-14.
  17. ^ “Mother Teresa of Calcutta (1910–1997) Vatican News Service. 30 Maj 2007.
  18. ^ Edhe pse disa burime thonë se ajo ishte 10 vjeç kur i vdiq i ati, në një intervistë me të vëllanë, dokumentet e Vatikanit e paraqesin si “rreth tetë” vjeç.
  19. ^ Nene Tereza duke thene Punen e Pendimit shqip
  20. ^ Mother Teresa of Calcutta (1910–1997)Vatican news services retrieved 30 April 2012
  21. ^ “Blessed Mother Teresa”. Encyclopædia Britannica. Retrieved 13 September 2012.
  22. ^ Bindra, Satinder (7 September 2001). “Archbishop: Mother Teresa underwent exorcism”. CNN Retrieved 30 May 2007.
  23. ^ “Indianborn nun to succeed Mother Teresa”. cnn. 13 March 1997. Retrieved 13 September 2012.
  24. ^ “Lights Out for Mother Teresa”. Bernardgoldberg.com. 23 August 2010. Retrieved 25 March 2012.

Lidhe të jashtme

  • Lutja e Nënë Terezës – Film dokumentar
  • Artikull i Nën-Prof. Dr. PEng. Saimir Lolja – Artikull i Nën-Prof. Dr. PEng. Saimir Lolja

Më 10 dhjetor 1896 u nda nga jeta Alfred Nobeli, shpikës i dinamitit dhe themelues i çmimit Nobel

Alfred Nobel ishte biri i tretë i Emanuel Nobel (1801-1872) dhe Andrieytte Ahlsel Nobel (1805-1889).

I lindur në Stokholm më 21 tetor 1833, ai shkoi me familjen e tij në Shën Petersburg, në 1842, ku babai i tij (i cili kishte shpikur kompensatën moderne) filloi punën. Alfred studioi kimi me Profesor Nikolaj Zinin Nikolaevich. Kur ishte 18 vjeç, shkoi në Shtetet e Bashkuara për të studiuar kimi për katër vjet dhe punoi për një periudhë të shkurtër nën John Ericsson. Në vitin 1859, fabrika u la nën kujdesin e djalit të dytë, Ludvig Nobel (1831–1888), i cili në masë të madhe përmirësoi biznesin. Alfred, duke u kthyer në Suedi me babain e tij pas falimentimit të biznesit të familjes së tyre, iu përkushtua studimit të eksplozivëve, dhe veçanërisht për prodhimin dhe përdorimin e sigurt të nitroglicerinës (zbuluar në 1847 nga Ascanio Sobrero, një nga studentët e tij të tjerë nën Théophile – Jules Pelouze në Universitetin e Torinos). Një shpërthim i madh ndodhi më 3 shtator 1864 në fabrikën e tyre në Heleneborg në Stokholm, duke vrarë pesë persona, në mesin e tyre vëllain e vogël të Alfredit, Emil. Themelet e Çmimit Nobel u vendosën në vitin 1895 kur Alfred Nobel shkroi vullnetin e tij të fundit, duke lënë shumë nga pasuria e tij për çmimin. Që nga viti 1901, çmimin e ka nderuar burra dhe gra për arritje të rëndësishme në fizikë, kimi, mjekësi, letërsi, paqe dhe tani edhe në ekonomi. Megjithëse Nobeli mbeti i pamartuar, biografet e tij vini re se ai kishte të paktën tri dashuri. Dashuria e parë e Nobelit ishte në Rusi me një vajzë me emrin Aleksandra, e cila hodhi poshtë propozimin e tij për martesë. Më 1876 u lidh me sekretaren Bertha Kinsky, por vetëm pas një periudhe të shkurtër, pasi ajo martohet me ish të fejuarin Arthur Gundaccar Baron von Suttner. Megjithatë ajo i ruajti lidhjet me Alfred Nobelin deri në vdekjen e tij më 1896, dhe besohet se ajo kishte një ndikim të madh në vendimin e tij për të përfshirë një çmim të paqes midis atyre çmimeve të parashikuara në vullnetin e tij. Bertha von Suttnerit më 1905 iu dha çmimin Nobel për Paqe, për aktivitetet e saj të sinqertë për paqen ‘. Dashuria e tretë dhe e gjatë e Alfredit ishte me një vajzë të quajtur Sofie Blume Hess nga Vjena. Kjo lidhje zgjati për 18 vjet dhe pasqyrohet në shumë letra të shkëmbyera, ku ai i drejtohej me “zonja Sofie Nobel ‘. Pas vdekjes së tij, letrat e Nobelin u mbyllën në arkiv brenda Institutit Nobel në Stokholm. Ata u bënë të njohura vetëm në vitin 1955, për t’u përfshirë me të dhënat biografike të Nobelit. Nobël zotëronte gjashtë gjuhë: suedisht, frëngjisht, rusisht, anglisht, gjermanisht dhe italisht. Ai gjithashtu zhvilloi aftësitë letrare duke shkruar poezi në anglisht “. Nemesis e tij, një tragjedi prozë në katër akte në lidhje me Beatrice Cenci, frymëzuar pjesërisht nga Cenci Percy Bysshe Shelley, u botua ndërsa ai ishte duke vdekur.  Tirazhi me përjashtim të tri kopjeve u shkatërrua menjëherë pas vdekjes së tij, duke u konsideruar vepra si skandaloze dhe blasfemuese. Edicioni i parë mbijetuar (dygjuhësh Suedisht-Esperanto) u botua në Suedi në vitin 2003. Nobel u zgjodh anëtar i Akademisë Mbretërore suedeze e Shkencave më 1884, i njëjti institucion që më vonë do zgjidhte laureatët e çmimeve Nobel, dhe ai mori një doktoratë nderi nga Universiteti në Uppsala 1893. Alfred Nobel vdiq më 10 dhjetor 1896 dhe është varrosur në begravningsplatsen Norra në Stokholm.

Më 1 dhjetor 1949 lindi Pablo Escobar, Mbreti i Kokainës

VOAL – Pablo Emilio Escobar Gaviria i lindur më 1 dhjetor 1949 në Rionegro, Kolumbi. Pablo është i treti nga shtatë vëllezërit, djali i një mësueseje të shkollës fillore, Hermilda Gaviria, dhe një fermeri, Abel de Jesùs Escobar Echeverri. Duke u rritur në rrugët e Medelinit, që kur ishte djalë ai filloi një karrierë kriminale, duke vjedhur dhe bashkëpunuar me kontrabandistët.


Vitet 70 dhe ngritja

Në 1975, së bashku me Gustavo Gaviria, kushëririn dhe krahun e tij të djathtë, ai filloi të tregtojë kokainë. Në të njëjtin vit ai pa që fama e tij të rritet pas vrasjes së Fabio Restrepos, një tregtar droge nga Medelìni i vrarë (mbase nga vetë Pablo Escobar) pasi kishte blerë disa paund drogë. Që nga ai moment, në të vërtetë, burrat e Restrepos fillojnë të punojnë për Pablon, biznesi i të cilit me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më i famshëm, deri në atë pikë sa e bën atë të bëhet i njohur ndërkombëtarisht.

Pablo Escobar, Mbreti i Kokainës

Me nofkën “Mbreti i Kokainës”, me Kartelin e tij të Medelìn ai arrin të kontrollojë shumicën e drogave që vijnë nga Spanja, Republika Dominikane, Venezuela, Porto Riko, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara. Por kokaina e tij mbërrin edhe në shumë vende të tjera, jo vetëm në kontinentin amerikan, por edhe në kontinentin evropian, përmes Spanjës.

Më 1977 lindi djali i tij Sebastián Marroquín. Në të ardhmen ai do të bëhet arkitekt dhe do të shkruajë një libër mbi historinë e babait të tij, “Pablo Escobar, mi padre” (2016).

“Unë isha tetë vjeç kur ai më mori mënjanë dhe më mbajti një fjalim për drogën. Ai pranoi se kishte provuar pothuajse të gjithë, përveç heroinës. Por më pas ai më paralajmëroi “burrit të vërtetë nuk i duhen ato mutra“. (Sebastián Marroquín Escobar)

Pablo dhe partnerja e tij Maria Victoria Henao, bëhen prindër përsëri më 1984 kur lindi Manuela Escobar.

 

Karriera politike

Në vitin 1983 Pablo Escobar gjithashtu tenton një karrierë politike. Një përkrahës i fortë i Partisë Liberale, ku është anëtar aktiv, ai aplikon në Dhomën e Ulët për partinë, dhe zgjidhet deputet. I vendosur për të vrarë personalisht ushtarakët që nuk duan të bashkëpunojnë, Escobar korrupton shumë politikanë dhe gjyqtarë, si dhe zyrtarë qeveritarë. Shkurt, frikësimi dhe korrupsioni që karakterizojnë modus operandi të tij në të vërtetë bëhen një konstante në të gjithë sistemin kolumbian.

Strategjia e Pablos është ajo që në spanjisht njihet si “plomo o plata” (plumb ose para). Në thelb, ai propozon të bashkëpunojë me të në rrugën e tij, dhe pastaj të jep ryshfet për të lënë fushën e hapur, për të mos vdekur.

Në vitin 1985, Pablo Escobar është i përfshirë gjithashtu në sulmin e bërë në Gjykatën Supreme të Kolumbisë nga guerilistët e majtë, për shkak të të cilit vdesin disa gjyqtarë të gjykatës.

Vitet ’90

Me fillimin e viteve 1990, Escobar ka një pasuri të vlerësuar prej më shumë se gjashtëdhjetë miliardë dollarë. Kur perandoria e tij arrin pikën e zgjerimit maksimal, ai është – sipas llogaritjeve të revistës “Forbes” – një nga burrat më të pasur në botë (në vendin e shtatë në këtë renditje speciale), falë aftësisë së tij për të kontrolluar 30% e armëve që qarkullojnë në mënyrë të paligjshme dhe katër të pestat e kokainës në të gjithë botën.

Edhe pse i përfshirë në një luftë të përgjakshme me kartelin Calì, Escobar mund të mbështetet në një organizatë të bazuar në anije dhe flotat e avionëve, si dhe në parcela të mëdha toke dhe prona të pasura. E gjithë kjo kontribuon në një fitim prej gjashtëdhjetë milion dollarësh në ditë, për gjithsej njëzet e pesë miliardë dollarë në vit.

Pablo Escobar, hero i popullit

Pavarësisht sjelljes së tij të dhunshme, megjithatë, për shumë banorë të Medelìnit Pablo Escobar është një hero i vërtetë, deri në atë pikë sa të konsiderohet bamirës. Falë marrëdhënieve me publikun, për të arritur konsensus politik, ai merr përsipër të akreditohet si një bamirës i të varfërve. Gjithçka, natyrisht, ndihmon për të rritur dhe konsoliduar fuqinë e tij.

Në momentin në të cilin Escobar arrin të shpërndajë para në sektorët më të varfër të popullsisë, në fakt, ai pretendon të paraqitet si një Robin Hood i Amerikës së Jugut vetëm për të blerë besnikërinë e një numri gjithnjë e në rritje të njerëzve. Krimineli kolumbian madje ndërton spitale dhe shkolla, si dhe sponsorizon ekipe vendase të futbollit dhe inkurajon krijimin e stadiumeve, gjithmonë për të punuar në imazhin e tyre.

Ai kështu ka mundësinë që të bëhet edhe më i pasur dhe i respektuar, me popullatën e Medelìnit që nuk bashkëpunon me policinë dhe autoritetet, por fsheh informacione dhe mbulon Escobarin kurdo që të jetë e mundur. Ai bëhet, me pak fjalë, një mit i vërtetë, shumë i frikësuar si i dashur, pavarësisht se është përgjegjës për masakrat jo vetëm të ushtarëve dhe policëve, por edhe të civilëve, me një numër të paparë vrasjesh.

 Ai ishte një njeri plot kontradikta. Ai e donte familjen e tij në mënyrë të çmendur. Ai kishte ndërtuar një hacienda për ne, Nápoles, dhe e kishte mbushur atë me kafshë ekzotike për të na argëtuar. Por në të njëjtën kohë ai urdhëroi vrasje dhe vrarë, pa menduar për pasojat. Ai tregtonte drogë, megjithatë ai më këshilloi që të mos e përdorja atë, pa e ndaluar atë sepse ai dinte efektet e ndalimit në treg. Ai e donte nënën time, por ai e tradhtoi atë. (Sebastián Marroquín Escobar)

Arrestimi

Në 1991, për të shmangur ekstradimin e kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, Pablo Escobar vendos t’i dorëzohet autoriteteve kolumbiane në mënyrë spontane. Që nga ai moment ai ishte mbyllur në burg, por në të vërtetë ishte vetëm sa për të thënë. Për t’u vendosur, atij iu dha mundësia të ndërtojë La Catedral, një vendbanim luksoz, ku ai mbetet “i burgosur”. Gjithçka është falë një marrëveshje të arritur me qeverinë kolumbiane, në funksion të së cilës krimineli, në këmbim të mos ekstradimit, pranon një kufizim të detyrueshëm prej pesë vjetësh.

Sigurisht që burgu i tij nuk është i tillë. Jo vetëm sepse ai jeton në një kështjellë me të gjitha komoditetet e imagjinueshme, por edhe sepse Escobar vazhdon të shkojë si dhe kur dëshiron, duke marrë pjesë në ahengje, duke bërë pazar dhe duke parë ndeshje futbolli. Ai madje e fton ekipin kombëtar të futbollit të vendit të tij për të luajtur një ndeshje në fushë përkrah La Catedral.

Vitet e fundit

Më 1992 qeveria kolumbiane vendos ta transferojë trafikantin e drogës në një burg më pak luksoz dhe më konvencional. Pasi mësoi këtë qëllim, Escobar shpëton duke u arratisur me helikopter. Më pas, Delta Force, departamenti special i ushtrisë amerikane dhe Marina e Vula, që është Marina e SHBA, përdoret për kapjen e tij.

Pablo Escobar vdiq në 2 dhjetor 1993 në Medelin, në moshën 44 vjeç, kur ai u vendos në një lagje borgjeze të qytetit të tij falë teknologjisë së trekëndëshimit të radios që Shtetet e Bashkuara vunë në dispozicion të Kolumbisë. I identifikuar nga një ekip elektronik i mbikëqyrjes, në përfundim të një ndjekje ai vritet në një shkëmbim zjarri, në të cilin goditet në pjesën e prapme,  nënjërën këmbë dhe pas veshit.

 Për mua ndryshon pak se si ai vdiq. Por familjet e viktimave të trafikut të drogës kanë të drejtë të dinë të vërtetën. Babai im gjithmonë më thoshte se kishte 15 plumba në Sig Sauer të tij: 14 për armiqtë e tij dhe një për vete. Kështu që sapo e kuptoi se ishte i vdekur, vendosi të qëllojë veten në veshin e djathtë. Në raport, i cili flet për një goditje “në pjesën e sipërme të auricle të djathtë, me vrimë daljeje në nivelin e veshit të poshtëm të veshit”, nuk është specifikuar kalibri i plumbit. Jam i sigurt që ajo goditje u qëllua nga babai im. (Sebastián Marroquín Escobar)

Në vitin 1994, portieri i ekipit kombëtar të Kolumbisë René Higuita u detyrua të humbasë Kupën e Botës të mbajtur në Shtetet e Bashkuara, sepse ai u shpall fajtor për nxitje prostitucioni. Ai është një nga njerëzit që e paguan miqësinë e tij me Pablo Escobar më shumë./Elida Buçpapaj

 

Më 30 nëntor u nda nga jeta George Herbert Walker Bush, presidenti i 41-të i SHBA, mik i madh i shqiptarëve

VOAL – George Herbert Walker Bush (nganjëherë i referuar si George Bush senior), presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lindi më 12 qershor 1924 në Milton, Massachusetts. Babai i tij, Prescott Sheldon Bush, një menaxher i bankës, u zgjodh si senator i Konektikatit në vitin 1952. Si rezultat, Bush menjëherë ndjeu nevojën për t’u angazhuar në mënyrë aktive në realitetin politik amerikan për të dhënë kontributin e tij. Ai merr pjesë si një aviator i marinës në Luftën e Dytë Botërore dhe merr një medalje për vlerën. Kthehu në shtëpi, ai përfundoi studimet e tij duke u regjistruar në Yale, dhe në janar 1945, pas përfundimit të luftës, u martua me Barbara Pierce, ai kishte gjashtë fëmijë.

Prej këtij momenti ai filloi të ngjitej në botën e politikës amerikane. Kongresmeni i Kongresit për dy mandate, ai përpiqet të hyjë në Senat pa sukses. Ai është emëruar ambasador i Kombeve të Bashkuara, president i Komitetit Kombëtar Republikan, kreu i zyrës së Kombeve të Bashkuara për marrëdhëniet me Kinën dhe gjithashtu drejtor i zyrës së Agjencisë së Inteligjencës (CIA).

Falë karrierës së tij të jashtëzakonshme politike dhe pasurisë së tij personale ekonomike, të fituar me një investim të favorshëm të naftës në Teksas, ai mund të lejojë që të aspirojë presidencën e Shteteve të Bashkuara. Përpjekja e parë, në vitin 1980, dështon. Ronald Reagan është kandidati republikan fitues dhe Bush bëhet nënkryetar. Me këtë rol, nga viti 1980 deri më 1988, ai është i interesuar në shumë çështje të brendshme: ai nënshkruan programe për të parandaluar kontrabandën e drogës në Floridën e Jugut, viziton më shumë se pesëmbëdhjetë vende si përfaqësues i Reaganit dhe ndërmerr beteja të ashpra kundër terrorizmit.

Në vitin 1988, George Bush u bë presidenti i dyzet e parë i Shteteve të Bashkuara, duke mposhtur guvernatorin e Masaçusetsit Michael Dukakis. Përcakton James Danforth Quayle si zëvendës të tij. Bush ishte zëvendëspresidenti i parë, pas Martin Van Burer në 1836, për të arritur në dhomën e ovale. Orientimi i tij në politikën e brendshme nuk ndryshon në lidhje me atë të paraardhësit të tij Reagan. Në politikën e jashtme, nga ana tjetër, ai dëshmon ndryshime të rëndësishme epokale: përfundimi, pas dyzet viteve, të Luftës së Ftohtë; rënia e komunizmit; shkatërrimin e Murit të Berlinit dhe fundin e Bashkimit Sovjetik me braktisjen konsekuente të presidencës nga Mikhail Gorbaçov.

Në vitin 1989 ai dërgoi trupa amerikane në Panama për të përmbysur regjimin e Gjeneralit Manuel Antonio Noriega i cili kërcënon sigurinë e Kanalit dhe amerikanëve që jetojnë atje.

George H.W. Bush në vitet ’90

Në gusht të vitit 1990, kur Iraku pushtoi Kuvajtin, Bush vendosi të ndërhyjë. Pas përpjekjes për të bindur presidentin iranian Saddam Hussein të tërhiqet, ai vendos të sulmojë Irakun. Ai sjell Kombet e Bashkuara së bashku dhe mbledh së bashku koalicionin më të madh të vendeve aleate të mbledhura që nga Lufta e Dytë Botërore për të ndaluar pushtimin e vendit saudit.

Operacioni quhet “Desert Storm”. Në natën midis 16 dhe 17 janarit 1991, më shumë se 500,000 ushtarë nga të gjitha kombet aleate janë dërguar, dhe 425,000 janë amerikanë. Pas javëve të luftimeve të përgjakshme, duke përfshirë edhe përmes bombardimeve ajrore të synuara, lufta përfundon me humbjen e Irakut dhe pavarësinë e Kuvajtit.

Në vitin 1992 ai përpiqet të zgjidhet për mandatin e dytë presidencial, por kandidati demokrat Bill Klinton fiton. Arsyet për këtë humbje: vëmendje e vogël ndaj problemeve të brendshme, rritjes së dhunës në qytete dhe krizës ekonomike.

Mikhail Gorbaçov tha për të:

Më kujtohet kur, pas Presidentit Reagan, ishte George Bush Senior i cili hyri në Shtëpinë e Bardhë, nuk duhej të prisnim pak para se të shkonim në rrugën e dialogut dhe të ishim në gjendje të ballafaqohemi me kërkimin e horizonteve të reja në drejtim të sigurisë dhe reduktimit të armët bërthamore strategjike. Ne patëm përshtypjen se lidershipi i ri amerikan ishte me vetëdije, në mënyrë të arsyeshme, duke u ngadalësuar.

George H.W. Bush me djalin e tij George W. Bush

Mandati i tij si president zgjati nga 20 janari 1989 deri më 20 janar 1993. George Bush është babai i George W. Bush, president i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

George Bush Senior vdiq më 30 nëntor 2018 në Houston, në moshën 94 vjeçare.

Kush është Aderina 21-vjeçare që humbi jetën nën rrënoja (foto)

Aderina Kabili ishte vetëm 21-vjeçe. Ajo punonte në fasoneri dhe çdo ditë në orën 05:30 të mëngjesit nisej për në punë. E reja nga Thumana shkoi për të fjetur mbrëmjen e së hënës, pa e ditur se të nesërmen në mëngjes nuk do të zgjohej më.

 

Në moshën më të bukur dhe me një të ardhme përpara, Aderina u shua tragjikisht nga tërmeti i së martës. Ajo ishte në gjumë. Babai i saj, Haxhi Kabili kishte shkuar ta zgjonte përpara lëkundjeve vdekjeprurëse të orës 03:54 minuta, por Aderina, ndoshta e lodhur nga një ditë më parë, nuk u zgjua.

Në një rrëfim të dhënë për tvklan.al vetëm pak përpara se trupi i saj i pajetë të gjendej poshtë rrënojave, babai i saj 52-vjeçar tregoi se kur kishte hapur derën ku flinte e bija, gjithçka kishte përfunduar.

Haxhi Kabili arriti të shpëtonte bashkëshorten dhe një fëmijë të fqinjëve, por jo vajzën e tij. Vetëm pak çaste pas tërmetit ai kërkonte i dëshpëruar për të bijën, ashtu sikurse edhe një ditë më pas, por këtë herë i dorëzuar me faktin se e bija nuk jetonte më.

Trupi i Aderinës u gjet orët e vona të së mërkurës nga gërmadhat e pallatit 5 katësh, ndërsa këtë të enjte në orën 14:00 ajo u përcoll për në banesën e fundit.

Kjo vajzë e re e plot jetë u shua sëbashku me dhjetëra të tjerë, nga lëkundjet tragjike të 26 Nëntorit./tvklan.al

PERSHENDETJA MAGJIKE E BABE MARTIN KAPLLAJT… Nga Zeqir Lushaj

Babë, Martin Kapllaj

Kjo buqete me lule te fresketa qe Sabrieja ka sjellë nga baçja e vet ne Malin e Shengjinit eshte nje dhurate kuptimplote qe sidomos babe Martinin tash 82 vjeçarë e gezon shumë.

——————-

Kete foto te babe Martin Kapllaj-t, e kam realizuar une (Z. L.), me daten 9 Maj te sivjetshem, ne naten e festes se Shenkollit te Veres ne familjen Kapllaj te Dedajve te Mbi-Shkodres por tash sa vjet me banim ne Ishull Lezhe. Te ftuar edhe ne kete feste ne familjen Kapllaj bashkshortja ime Sabrieja tha se babe Martinit do i coj nje tufe lule nga bacja jone…

Na priten ne oborrin e bukur te viles qe ne ate nate feste shendriste edhe me shume. U pershendetem e perqafuam me te gjithe sa ishin ne at verande por me shume u ndalem me te zotin e shtespise, burrin e mire e te dashur Martin Kapllaj. I uruam festen, i dhuruam buqeten me lule dhe une fiksova kete foto te cilen doktoreshe Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj) nusja e Arbenit, djalit te madh te Martinit  e botoi ne ZemraShqiptare me titull: SONTE SHENKOLLI I VERES DHE RAMAZANI FESTOJNE BASHKE.

…!

Qe nga ajo dite e festes se Shenkollit, sot hyme ne at oborr dhe u ulem pikrisht aty ku rrinte zakonisht babe Martini…! Por sot, nuk na priti Martin Kapllaj. Sot na priten koke-ulur e ne pikllim djemte Arbeni e Aleksi, vajzat e tij, nipa e mbesa, shoke e miq te shumte prej kahmosit qe i kishte mbledh lajmi i ndarjes nga jeta te ketij burri te nderuar si dhe bashkshortja fisnike bije e Selces legjendare nane Prenda.

Eeeh sot! Sot nuk ishte feste, sot ishte mort.

-Zoti ju lashte shendosh! I paste me jete gjithe sa ka lane mbrapa! Per te mira mbas-sodit…,-ishin fjalet vizitoreve te shumte qe hynin e dilnin sot ne at prak.

Mbasi kryem nderimet si ne te tilla raste u kthyem ne shtepi bashk me mikun e dashur nga Micigeni i USA, Lul Zef Gjerkaj qe rastesisht u ndodh sot ne Lezhe per te pire nje kafe per qefe tek une dhe sa e mori vesh lajmin me tha: – Me prit Zeqir se erdha per 10 minuta e po shkojme bashke.  Kapllajt jane edhe miqt e mi dhe te familjes time…

…!

Po shfletoja ZemrenShqiptare dhe iu riktheva shkrimeve per kete familje, per kete njeri. Me mbeten syte tek kjo foto. Pse do te thoni ju.  Se si mu duk babe Martini ne kete foto me buqeten e luleve mbeshtetur te zemra e me doren qe na pershendet aq sinqerisht, si nje engjell…

Ndoshta, te  perfshire nga hareja e festes, nuk e lexuam mire at pershendetje, dicka si hyjnore!!

Ndoshta at nate te Shenkollit te Veres ai na tha: -Faleminderit! Kaloni gezuar. Ky eshte Shenkolli i fundit per mua…

-Pac bekimin e Perendise o babe Martini. Nen kujdesin e Zotit kalofsh ne jeten e pasosur te pertej-varrit!

Qysh sonte, 20 Nentor 2019, Dedajt e Shkoders dhe Ishull Lexha e kan nje burr te mire me pak!

-Marre nga ZemraShqiptare, Nentor 2019-

FOTOT – Njihuni me ‘Evi Kardashian’, balerinën që humbi jetën nën rrënojat e hotelit

28-vjeçarja Eviola Broshka është e reja që humbi jetën nën rrënojat e hotelit “Mira Mare” në Durrës. Të afërmit e saj kanë dërguar informacione dhe mesazhe në redaksinë e “JOQ”, ku tregojnë se e reja punonte balerinë dhe me emrin e artit njihej si “Evi Kardashian” dhe e paragjykonin shumë njerëzit për faktin se kërcentë në tallava.

E afërmja shton më tej në mesazhe se e reja me origjinë nga Elbasani, e bënte këtë punë pasi kishte të ëmën e sëmurë dhe donte ta kuronte, por rrënojat ia ndërprenë gjithçka në mes.

“Pershendetje te gjithe shqiptareve! Dhimbaja eshte e krejt Shqiptarise! Zoti eshte ai qe cakton fatet tona i lutemi zotit qe te bej mrekullirat e jo trazira! Dua t’ju informoj mbi vajzen me emrin “Evi Kardashian”! Vajza quhet Eviola Broshka nga Elbasani e vetme ne tirane pasi ka vetem te emen e cila eshte e semure! Evi punonte per te kuruar te emen por nuk ja doli dot ! Punen e saj te gjithe e paragjykojen por shpirtin askush nuk ja gjykon dot. Me dhimbje per gjithe Shqiptaret ti lutemi zotit qe jetet e humbura te prehen te qeta ne parajs ! Durim per te gjithe Shqiptarine!”– shkruhet në mesazh.

Trupi i Evit u nxorr i pajetë një ditë më parë nga rrënoja te hotelit “Mira Mare” që u shemb krejtësisht.

32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.

E dashura 22-vjeçare e Presidentit zgjidhet deputete me vota false

Bukuroshja 22-vjeçare Maria Vasilevich, e cila së fundi shoqërohet me presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko është zgjedhur deputetja më e re e Parlamentit të këtij shteti, por me vota të falsifikuara.

Që kur u zgjodh Miss Bjellorusia, 22 vjeçarja ka shoqëruar në publik Presidentin 65-vjeçar të Bjellorusisë.

Ajo së fundmi është bërë edhe deputetja më e re e vendit mes pretendimeve për zgjedhje të pandershme.

Lukashenko, një bos dhe ish-fermer nga epoka Sovjetike, i cili është quajtur “diktatori i fundit i Evropës” ka qeverisur Bjellorusinë që prej vitit 1994.

Politikanët e opozitës janë ndëshkuar ashpër për organizimin e protestave kundër regjimit.

Rezultatet e publikuara të hënën treguan se asnjë kandidat i opozitës nuk kishte fituar një vend në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën gjatë fundjavës së kaluar, megjithëse Vasilevich, e cila nuk ka patur përvojë dhe as ka marrë pjesë në fushatë ka fituar një vend në Parlament si deputete.

Më 21 nëntor Thomas Edison shpalli shpikjen e gramafonit

VOAL – Edison filloi karrierën e tij si një shpikës në Newark, New Jersey, me përsëritësin automatik dhe pajisjet e tjera të tij të përmirësuara telegrafike, por shpikja që e fitoi për herë të parë një njoftim më të gjerë ishte gramafoni më 1877. Kjo arritje ishte aq e papritur nga publiku në përgjithësi sa të dukej pothuajse magjike. Edison u bë i njohur si “Wizard of Menlo Park” (Magjistari i Menlo Park) New Jersey.

Fonografia e tij e parë ishte e regjistruar në pllaka rreth një cilindri të mbështjellë. Megjithë cilësinë e tij të kufizuar të tingullit dhe që regjistrimet mund të luheshin vetëm disa herë, gramafoni e bëri Edisonin një person të famshëm. Joseph Henry, presidenti i Akademisë Kombëtare të Shkencave dhe një nga shkencëtarët më të njohur elektrikë në SH.B.A., e përshkroi Edison si “shpikësi më i zgjuar në këtë vend … ose në ndonjë tjetër”.  Në prill 1878, Edison udhëtoi në Uashington për të demonstruar gramafoni ërpara Akademisë Kombëtare të Shkencave, Kongresmenëve, Senatorëve dhe Presidentit amerikan Hayes.

Washington Post e përshkroi Edisonin si një “gjeni” dhe prezantimin e tij si “një skenë … që do të jetojë në histori”. Megjithëse Edison mori një patentë për fonografin në 1878, ai bëri pak për ta zhvilluar atë derisa Alexander Graham Bell, Chichester Bell dhe Charles Tainter prodhuan një pajisje në vitet 1880 që përdorte cilindra kartoni të veshur me dyll.

Çfarë ka shkruar për shqiptarët, Shqipërinë dhe Skënderbeun Volteri (Voltaire)

Lindi François-Marie Arouet emri i penës, Volter; përfaqësues kryesor i Iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar vepra në pothuajse çdo formë letrare: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore. Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi 2 mijë libra dhe pamflete. Volteri ishte mbrojtës i hapur I lirisë së shprehjes, përkundër pasojave nga ligjet dhe censura e rreptë e kohës. Për shkrimet e tij satirike, ai shpesh u dënua me burgim ose mërgim. Volteri ishte kritik i ashpër i traditës fetare, që pengon lirinë individuale të besimit –  por ai nuk thoshte se ishte kundër idesë së një qenie supreme. Volteri arsyeton se ekzistenca e Zotit nuk është çështje besimi, por arsyeje, dhe se të gjithë njerëzit janë vëllezër, ndërsa janë krijesa të njëjta nga i njëjti Zot. Sa për skllavërinë, Volteri e kritikoi ashpër, por në anën tjetër, u përpoq të shpjegojë se racat e ndryshme kishin origjina të veçanta prandaj nuk mund të ishin të njëjta ose të barabarta. Volteri shpesh është akuzuar për anti-semitizëm edhe pse shumica e kritikave të tij në fakt i drejtohen Biblës, dhe jo Judaizmit në veçanti. Volteri gjithashtu shkroi drama, prozë dhe poezi. Kandidi është puna e tij më e famshme në prozë, ku ai kritikon filozofinë e Gottfried Wilhelm Leibnizit  mbi optimizmin metafizik nëpërmjet naivitetit të Kandidit, personazhi kryesor, i cili pas përjetimit të një fatkeqësie, refuzon të jetë optimist pa patur arsye për të qenë I tillë. Duke shkruar për historinë, Volteri sfidoi konceptin mbizotërues të kohës së tij, se historiografia duhej të merrej me ngjarjet e mëdha politike, ushtarake dhe diplomatike; Volteri thotë se theksi duhet vënë në kulturë, art, shkencë, zakone – dhe u përpoq  për të shkruar një histori të botës mbi këto baza. Kjo vihet re edhe në “Ese mbi edukatën dhe shpirtin e kombeve” lidhur me heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbe, për të cilin Volteri shprehet me konsideratat më të larta, duke thënë se nëse perandorët byzantinë do të kishin vepruar si Skënderbeu, rënia e Kostandinopojës nuk do të kishte ndodhur. Në esenë e tij, Volteri analizon rezistencën çerek shekullore të shqiptarëve kundër perandorisë osmane; dhe argumenton se faktorët themelorë të fitoreve të Skënderbeut janë dy; 1) shqiptarët janë popull luftarak. 2) Shqipëria është vend malor dhe se mos-përulja është veçori e banorëve të maleve.

 

Një portret kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut me autor shkrimtarin, filozofin, dijetarin, humoristin dhe enciklopedistin francez, François Voltaire…

Shkrimtari, filozofi, dijetari, humoristi dhe enciklopedisti francez, François Voltaire (Volter) 1694-1778,  ka qenë një nga iluministët e shquar, të cilët besonin se me anë të dijes, shoqëria  njerëzore do të shëronte plagët që e mundonin. Ai e çmonte historinë si pjesë përbërëse të njerëzimit, kundër rrymave të shek. XVII, sidomos shkencave ekzakte, matematikës e fizikës, të cilat e shpërfillnin si diçka të vdekur e pa vlerë.

“Nuk mund të mos e duam historinë,” shprehej Volteri. Për t’iu përgjegjur Zonjës du Shatëlé, e cila e përçmonte historinë, Volteri shkrojti një ese të historisë së përgjithshme me titull “Ese mbi zakonet dhe shpirtin e kombeve dhe për faktet kryesore të historisë që nga Sharlemanje (Charlemagne) deri te Luigji XIII.” Te vëllimi I, ribotuar më 1963 në Paris nga Vëllezërit Garnier, ka edhe një kapitull të shkurtër për heroin tonë kombëtar Skenderbeun.

Volteri përsërit gjëra të njohura, aq sa nuk mund të pohojmë se shkrimi i tij pasuron të dhënat për Skenderbeun, por rëndësi të veçantë ka fakti që Volteri,  personalitet i shquar francez, shkruan për Skenderbeun, çka tregon se figura e heroit tonë kombëtar kishte marrë përmasa europiane qysh në shekullin e 18-të. Prof. Saimir Lolja, me banim në Otranto, Kanada, e zbuloi këtë shkrim dhe sugjeroi  të përkthehej shqip në mënyrë që ta lexojnë edhe bashkatdhetarët tanë. I jemi mirënjohës.

KAPITULLI XC – PËR SKENDERBEUN faqe 814-815
Një luftëtar tjetër i famshëm, të cilin nuk  di si ta quaj, osmanli apo të krishter, pengoi përparimin e Muratit dhe prej kohësh u bë ledhi i të krishterëve kundër fitoreve të Muhametit II: flas për Skenderbeun, lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike, dhe nga kohët vërtet historike Romake. Emri i tij ishte Jean (Gjergj) Kastriot. Ishte djali i një despoti, ose i një gospodari (princi) të këtij vendi, domethënë i një princi vassal; sepse fjalë për fjalë despot do të thotë zot shtëpie; madje është paksa e habitshme, se si kjo fjalë prej kohësh e ndryshoi kuptimin në despotik, çka u vishet sundimtarëve që bëhen absolutë.

 

Gjergj Kastrioti ishte ende fëmijë kur Murati, shumë kohë përpara betejës së Varnës, për të cilën do të flas, u mor prej Shqipërisë, pas vdekjes së atit të tij Kastriot. Ai e rriti këtë fëmijë, i vetmi që mbeti nga katër vëllezërit. Analet turke nuk thonë asgjë që këta katër princër u therorizuan prej Muratit për hakmarrje. Nuk është për t’u habitur që mizori të tilla ishin në karakterin e një sulltani që abdikoi dy herë kurorën dhe nuk ka të ngjarë që Murati t’i kushtonte dhembshuri dhe besimin e tij atij për të cilin ushqente një mëri të paqetësueshme. Ai e sajdiste atë dhe e mbante pranë tij gjatë betejave. Gjergj Kastrioti u dallua aq tepër sa sulltani dhe jeniçerët i dhanë emrin Scanderbeg, që do të thotë Aleksandri i Madh, (le seigneur Alexander).

Së fundi miqësia fitoi mbi politikën. Murati i besoi komandën e një ushtrie kundër despotit të Serbisë, që ishte radhitur me të krishterët duke i shpallur luftë sulltanit, dhëndërrit të tij; kjo përpara abdikimit të tij. Skenderbeu që në atë kohë s’ishte veçse njëzet vjeçar, shestoi planin të mos kishte më zot mbi kokë dhe të mbretëronte. Qëlloi të kalonte pranë fushimit të tij sekretari që mbante vulën e sulltanit. Ai e ndaloi, i vuri hekurat dhe e shtrëngoi të shkruante e të vuloste një urdhër për sundimtarin e Krujës, kryeqytet i Epirit, që t’ia dorëzonte qytetin dhe kështjellën Skenderbeut. Pasi siguroi urdhërin, e vrau sekretarin dhe suitën e tij. (1443) Marshoi mbi Krujë; sundimtari ia lëshoi postin pa vështirësi. Po atë natë ai u tha trupave shqiptare me të cilët mbante lidhje të fshehta, të afroheshin.

Sundimtarin dhe garnizonin e theri. Me luftëtarët e vet ai e fitoi gjithë Shqipërinë. Shqiptarët mbahen si luftëtarët më të mirë të këtij vendi. Skënderbeu i udhëhoqi me zotësi dhe diti të krijonte avantazhe nga terreni i thyer dhe malor, aq sa me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke. Myslimanët e shihnin si besëthyes; të krishterët e adhuronin si hero, i cili duke mashtruar armiqtë dhe zotërit e tij, rimori kurorën e babait të vet, çka e meritoi me  guximin e tij. (E përktheu nga frëngjishtja Naum Prifti)