VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Akademia këtë vit do të ndajë dy çmime Nobel për Letërsi

By | March 5, 2019

Komentet

HIJA – Poezi nga PANO TAÇI

 

Në derën e një plake të thinjur trokita,

ku shpirtin dikur pata nginjur

e buzët përnrita.

E pashë, më pa,

E njoha, ajo nuk më njohu.

Stapi ku mbështes pleqërinë më ra.

M’u bë se më tha:

– Afrohu…

Kur sy përdhe më pa,

– S’më njeh, i thashë, pa kujtohu?

A s’jam unë që shkëlqeja

si një yll në sytë e tu?

Të rrahurat e zemrës bëra t’ia ndieja,

asgjë, akull, m’u drodh shpresa

kur më tha: Kush je, ç’të solli këtu?

I thashë: – Ndjenja…

Përdore më mori harresa

të të bie në gju

e shpirtin për ç’ti mardh t’ua ngroh.

– Largohu, m’u përgjigj, s’të njoh.

Për ç’ka mendja me gënjehu,

zemra m’u bë sopa-copa.

Kuptova, nuk jam Odiseu

e ajo nuk është Penelopa,

që më tha: ç’pret kthehu…

jeto harrimin

me trishtimin

e bukurisë së vrarë në sy.

Siç erdha nëpër tym,

ika nëpër humbëtim

nuk ish rinia,

aty qe pleqëria.

I MBETUNI – Poezi nga NDRE MJEDA

Edhe shtaza po gazmohet,
Edhe bari mungullon;
N`shend natyra gjith po cohet,
Vec ti, i mjeri,po gjimon.
Kang`e valle tui bashkue
Shend prej gojet gjithkush qet;
Vec i vorfni tui dertue
Porsi i huej a n`gjinie t`vet.
Tui ankue per t`zeza t`veta
Per gjith dere tui lype kerset;
Per`te t`dhimtun kerkund s gjeta:
Porsi i huej a n`katund t`vet.
Lodh` e unshem,kur vjen nata,
N`prehen t`nanes me shkue kujton;
Edhe nana i diq e ngrata,
E kush t`vorfnin s`e ngushllon.
Bab`, oh!babe!sa here ndo`j trimit
Do me i thane tui derdhun lot;
Por per`tene a fjale trishtimit,
A nji fjale qe permend kot.
Per dhe t`vet dale n`ushtrie
Rrebte qendroi i jati e diq;
Sot i vorfni askund nji shpie,
Nji cope buk s e gjen nder miq.
Ah!ti njome, o njome e mjera,
Dit` e nate qe po vajton:
Kund nder miq nuk t`cilet dera,
Kerkush vajin s t`a pajton.
Dit`e nate pa buk e shpie
Shkote i vorfni andej e kendej,
E prej t`pasunish zotnie
Nje fjale t`mire kerkush s ja kthej.
Ku ke baben me t`ndimue?
Ku ke nanen me derdhe lot?
Ty gjith robi t`ka harrue,
Kerkush s`do me t`dalun zot.
Tui rae bor, tui frye murrlani,
Mjet dy vorreve si`j lis,
Afer gropes qe vet`e bani,
Djali i vorfen u molis.
Afer nanes u shtrue me fjetun,
Afer babes kerkoi pushim;
Kurgja t`ngritin s ka me e gjetun,
T`xet e t`ftofte skan me pas ndrrim.
Me njata qe vec e doshin
Trupi i t`vocerrit pushoj;
E n`lumnie qe ata po gzoshin
Shpirti i njomes fluturoj.

KANGA E TRUMCAKUT – Prozë nga MIGJENI

…(i) lodhun, dhe ma i pakenaqun trumcaku me fat, qendron mbi dege. Me urrejtje shikonte natyren qe s’e krijoi ma artistikisht. Me perbuzje verente bylbylin. Tashma e kuptoi mirfilli se duhet te vueje nga fataliteti i gjanave! – Keshtu tue mendue ndjen nje lehtesi trumcaku. Ne thellsin e ndergjegjes se tij filloi te ndjehet filozof. (Kish te drejte!, se kush arrin nder trute e vet te jete i pakenaqun me fat, ai me te vertete fillon me bame filozofi – dhe nje filozofi ma te vertete se cdo tjeter filozofi). Çuditej trumcaku per madheshtine e ndjesive te tij dhe çuditej per fatalitetin e gjanave. Pse asht trumcak, vetem pse asht trumcak nuk mund ta thote kangen e bylbylit. Çuditej per padrejtesine e natyres dhe ish gati te baje diçka: nje kryengritje kundra natyres!… Por, trumcaku filozof e mundi trumcakun harbut. Me nje indiference apatike fishklloi dhe flturuoi nga dera nen strehe te pullazit. Dhe aty ia nisi: Ciu-ciu e ciu-ciu, ciu-ciu si filozof cinik e faqezi.

Ky paradoks i trumcakut mund te ngjaje edhe nje milion vjet, kur truni i trumcakut te zhvillohet aq sa asht sot i zhvilluem truni i njeriut. E na, njerzit e ketij skaji te Dheut, per nje milion vjet mund t’arrijme qe mos t’ia kemi zili njerzve qe rrethojne (si trumcaku qe ia kish zili bylbyli). Nje milion vjet – afat i bukur…Si ju duket? – Jo, jo nuk asht shum. Ç’jane nje milion vjet pare eternitas…

Sanatorium, Prill 1938 *Faqja e pare e doreshkrimit ka humbur.

Nga muza e poetit AGIM DESKU

 

 

 

 

ANA LIND

 

Çdo çast e them

Besa për çdo ditë të lume

A po ta harrojmë heroizmin

E betejave të kalueme

 

E për ty Anna Lind

Deri ku më shkoj harresa

Populli im e ke lavdinë

Edhe mbi vet perëndinë

 

Një nga një ferret mëkatare

Ia la relikte historisë

Le të merret bota

Me çmendurinë e Dantes

 

Dashurinë askujt s’ia fala

Pa qenë ti e lirë Ana Lind.

 

Shtator 2021 AGIM DESKU

 

JU RRËFEVA MUZËS

 

Ju rrëfeva muzës dhe  dy syve të mi

Ta duam Shqipërinë ma shunë se dashurinë

Shqipëri çdo çast të kam ëndêrrue në jetë

Me vite në zemër të kam fshehur

 

Me xhelozi të ruaj si diçka të vërtetë

Në shpirtin e gjyshërve përherë ke jetue

Si ma të bukurat ndër ma e bukura zonjë

Dhe unë aty të mbaj si të vetmën shqiponjë

 

Sa herë ju kam rrëfye diellit

Të më ngroh edhe me fjalën Shqipëri

Fjalën e kam përbe

Më e dashtë Shqipërinë me zemër

 

Ma shumë se dashurinë

Ju kam rrëfye edhe zotit tin

Të ma ruan Shqipërinë nga tradhëtarët

Dhe nga çdo mallkim.

 

05 tetor 2021  AGIM DESKU

 

 

YJET

 

A i meritoj yjet të zbresin

Në Pafajësinë e fjalës

Kur udhët ekzistojnë

Ndërsa unë të udhëtoj drejt diellit

 

Herë bëhem ankth i fjalës

Për plagët e jetës

Kur mbrëmjet me hënë

Më rrinë brenda fjalës

 

Mbrëmë  më folen yjet

Edhe pse biente shi dhembjesh

Kur pikturoja mërgimin

 

Shpirti mu bë peizazh në zemër

Ç`lule u bë Erna

Më thoshte mikja

Dhembjes i besoj

 

Kur fjala shndërrohet në mëkate

,,Të njoh mes yjesh Erna’’

Një ditë kanë me u rikthye ëndrrat

Në sytë e diellit kam më të pa

 

Më e bukura e tokës dhe detit

 

Mos m`i thyeni ëndrrat

Ta shoh Shqipërinë e idilave të Naimit

Lë të thyhen vetëm gurët e Koshares

As telat e Lahutës se Fishtës most ë këputen.

 

TË GJITHË KANË NGA NJË FLAKË

 

Të gjithë ecin nëpër një flakë zjarri

Sikur jetojnë në llavën e çmendurisë së Etnes

Veç unë ju mbeta borxh etjes së  luleve

T’i ujiti pak para se të mbytej Titaniku

 

Sot jam zënë me paburrninë e fjalës

Kur asnjëherë në të njëjtin njeri nuk rri

Ka humbur edhe tek unë vendin që kishte

Mbretëreshë ma të dashur kurrë s’kam pasur

 

Tani kam mbetur duke kërkuar flakën e diellit

Të shoh ma mirë apo të digjem krejt njëjtë është

Të di se dikush jeton me flakën e zjarrit që s’urren

E unë jetoj dhe vdes peng i fjalës që shëron dhembjet.

 

14 shtator 2021 AGIM DESKU

 

 

 

BURRËNIA

 

A po na rikthehet sërish burrënia

Dikur fytyra i vlente më shumë se ari

 

Nëse në sy s’kishte verbëri tradhëtari

 

Sot a na u rikthye prapê burrënia

Që dikur shquheshim pêr fjalën tokë

 

Shpirtin e matëshim me zemër të atdheut

Me ç’krenari shquheshim bijë të Skënderbeut.

 

26.O9 2021 AGIM DESKU

 

SI T’I BESOJA KOHËS SIME

 

A t’i besoja dhe si kohës sime

Kur dëgjova pêrrallën për detin

Ia kanë pi bajlozët ujët pik për pik

 

Çudi si ia sheh fundin tani tërë bota

E shohin Titanikun e fundosur në fund

Por dhembjet titanikiane askush nuk ia di

Ato dhembje i përkasin edhe kohës sime

 

E kanë gjuhën e muzës së shenjtë të poetit

 

Erdhem në një kohë kur koha na mungon

Jetojmë me fjalën secilës nuk i besojmë

Para syve çdo ditë kemi plotë dashuri

 

Të varfër jemi kur na mungon dashuria e zemrës

Përrallë është jeta kur i mungon e vërteta

 

Sot më shumë më flasin ëndrrat së sa fjala

Ka vite që ia kam harrue bukurinë e saj hyjnore

Si jeton bota ma shumë më u ba përrallë së fjalë

Askush ma nuk e gjen bukurinë e fjalës

 

Nëse e kërkoni në dashurinë e çlirimtares

Vetëm aty e gjeni së bashku me betejat e lirisë

Dhe në gurtë e thyer të Koshares e në faculetën e saj.

 

29.09.2021 AGIM DESKU

 

 

SA LARG RRINË YJET

-Në ditëlindjen e 17 të nipçes,Ronit

 

Yjet edhe nga larg Shkëlqejnë

Veç zemrën ma bëjnë kryeneqe

Lotit nuk i vëj pikë

Edhe pse bëhem çelik

 

Burrënisë i rebelohëm

Për sa kohë sa jam larg yjeve

Mijëra vjet qëndroj larg dritës

 

Asgjë s’fitova nga lutjet

Edhe nëse jeta më mallkon

Pse pëllumbat fluturojnë pakthim

 

Dhe unë shtroj sofrën e bashkimit

Ngriti gotën për ditëlindjen tënde Roni.

 

01 tetor 2021 AGIM DESKU

 

 

EU SHQIPËRI JE BOTA IME

-Fishtiane

 

Të kam fjalë të fortë

Që s’ma lenë vdekjen më ardhë

Kur të të thërras në emër

Bërtas si i çmendur

 

Eu Shqipëri je bota ime

E di a s’e di

Jeta ime ishte ferr

Pa dashurinë tënde

 

Peng i fjalës mbeta tërë jetën

Për emrin që ta ruaja në zemër e shpirt

Edhe nëse kam vdekur ndonjëherë

Burrërinë ta kam rujtë të gjallë

 

Ti Shqipëri me jetue edhe pas meje

Eu bre sa herë m!’u bëre lot e gëzim bashkë

Veç të ti e kam ditur çka është besa

 

Njëqind herë më dëshirë vdekjen e dua

Së e pabesë mos me më dalë si thua

Shqip si përherë  në Korçë më u  këndue.

 

02 shtator 2021 AGIM DESKU

 

 

NATA E FERRIT APO DITA E LIRISĒ

-24 Mars 1999

 

Në kujtim të asaj nate të lirisë

Këtë natë të ferrit e ndamë me Danten

Dymijë vjet  e ma shumë zgjati kjo natë

Sa shumë errësohej e ndjeja dritën  agimit

 

Ndoshta pse u luta të mos ma vrasin tokën

Më duhej t’i dalë zot zotit të kësaj nate

Të pres vdekjen a të jetoj si çlirimtar

T’i shpëtoj dashuritë që kishin mbetur peng

 

Tani të shndërrueme në dashuri doruntiane

Këtë natë sa dëshiroja të isha mbret i lirisë

T’i kujtoja fjalët e Krishtit në ditën e gjykimit

Fali o zot bijtë e tu se s’dinë çfarë bëjnë

 

Më 24 mars 1999 e putha lirinë në ballë

Edhe sot si dje do ta kujtoj atë natë ferri a lirie

Secila kohë edhe nësër do të jetoj për atë natë

E pritnin qiellin e hapur në dhomën pa numër

 

Ramadan Buleshkaj ,Jehona,Sania,Arzani

Miliona sy u bënë dritare e jetës se re

Pëllumbat ishin strehu në ditarin e luftës

Me çlirimtaret e heronjve fluturuan kah yjet

 

Sërish na u kthye zoti ynë i tokës dhe qiellit

Më parë e harroi emrin se këtë natë të lirisë

Thonë së ujë fle e armiku s’bën kurrë gjumë

 

Më duhet të lutem për fisin tim të shenjtë

Ta shndërroj veten në luftëtar a Promethe.

 

06.09.2021AGIM DESKU

 

 

 

TRËNDAFIL TETOVE

 

Të kam ujit trëndafil

me lotin e vashave të burimit

kur mbushnin ujë heroinat

Për t’u çmall nga betejat e lirisë

 

Ti e mendove së isha kalorës i huaj

Të huajt nuk e dinë ku rri vasha ime

As burimin  ku e shujnë etjen  çlirimtarët

Veç një emër që të mban në zemër e di.

 

Shtator 2021 AGIM DESKU

 

EU Ç’PËRRALLË U BËMË

 

Njeriut të sotëm

Ia  ndalojmë fjalën në fyt

Ende pa e çelur gojën

E përjashtojmë si jo besnik

 

Eu ç’përrallë u bëmë

A po kthehen kohërat e vjetra

A na vetë po i rikthejmë

 

Besoni ka vite që njeriu është i gjithëpushtetshëm

Ia ka marr pushtetin edhe vetë Zotit

Më s’çanë kokën për fytyrë

Se s’ka lindur në kohë të burrënisë

 

Njeriu i sotëm s’ka kohë për tokën

As për lulet a kanë ujë a s’kanë

Për dashuri as që dijnë së ekziston

 

Janë zënë me punën e djallit

Çdo ditë fluturojnë me Ufot

Për ta zënë kohën e tyre të vrarë.

 

11 shtator 2021  AGIM DESKU

 

ANA LIND

 

Çdo çast e them

Besa për çdo ditë të lume

A po ta harrojmë heroizmin

E betejave të kalueme

 

E për ty Anna Lind

Deri ku më shkoj harresa

Populli im e ke lavdinë

Edhe mbi vet perëndinë

 

Një nga një ferret mëkatare

Ia la relikte historisë

Le të merret bota

Me çmendurinë e Dantes

 

Dashurinë askujt s’ia fala

Pa qenë ti e lirë Ana Lind.

 

Shtator 2021 AGIM DESKU

 

TË GJITHË KANË NGA NJË FLAKË

 

Të gjithë ecin nëpër një flakë zjarri

Sikur jetojnë në llavën e çmendurisë së Etnes

Veç unë ju mbeta borxh etjes së  luleve

T’i ujiti pak para se të mbytej Titaniku

 

Sot jam zënë me paburrninë e fjalës

Kur asnjëherë në të njëjtin njeri nuk rri

Ka humbur edhe tek unë vendin që kishte

Mbretëreshë ma të dashur kurrë s’kam pasur

 

Tani kam mbetur duke kërkuar flakën e diellit

Të shoh ma mirë apo të digjem krejt njëjtë është

Të di se dikush jeton me flakën e zjarrit që s’urren

E unë jetoj dhe vdes peng i fjalës që shëron dhembjet.

 

14 shtator 2021 AGIM DESKU

 

PLAS

 

Kam dashur me u rujtë nga djajtë

Dhe jo më u rujtë nga njeriu i sotëm

Le të plas secili që ecën

Nëpër tokën e heronjve të Shqipërisë

 

Tradhëtisht dhe me dy fytyra

E me njëqind lloje ngjyrash

Plas i them edhe vrasët të gjuhës se Naimit

Kur në të hujen bërtet deri në çmenduri

 

A nuk u ngopëm pesë shekuj ferri në robëri

Le të plasin e bërtasin e të bëhen errësirë e stuhi

E kemi pritë fuqinë e Rikthimit të Prometheut

Do të ndodh koha e bashkimit të Skënderbeut

 

Le të plas Evropa për Kongresin e padrejt të Berlinit

E unë eci i lirë Rrugës së Kombit tim veç me një fytyrë

Dhe kujtoj fjalët e babiit tim kur me thoshte

Bir njëherë të vie vera kah dera andaj merre!

 

21 shtator 2021 AAGIM DESKU

Mbrëmë takova ish profesorin tim nga gjimnazi z.Bajram Bytyqin dhe mikun e Alternatives z.Sali Kabashin.

 

YJET

 

A i meritoj yjet të zbresin

Në Pafajësinë e fjalës

Kur udhët ekzistojnë

Ndërsa unë të udhëtoj drejt diellit

 

Herë bëhem ankth i fjalës

Për plagët e jetës

Kur mbrëmjet me hënë

Më rrinë brenda fjalës

 

Mbrëmë  më folen yjet

Edhe pse biente shi dhembjesh

Kur pikturoja mërgimin

Shpirti mu bë peizazh në zemër

 

Ç`lule u bë Erna

Më thoshte mikja

Dhembjes i besoj

Kur fjala shndërrohet në mëkate

 

,,Të njoh mes yjesh Erna’’

Një ditë kanë me u rikthye ëndrrat

Në sytë e diellit kam më të pa

Më e bukura e tokës dhe detit

 

Mos m`i thyeni ëndrrat

Ta shoh Shqipërinë e idilave të Naimit

Lë të thyhen vetëm gurët e Koshares

As telat e Lahutës se Fishtës most ë këputen.

 

25.09.2021 AGIM DESKU

DASHURI, AMERIKËN – Poezi nga ATDHE GECI

Amerikë, krah i Republikës së Kosovës
mike e popullit më të lashtë të tokës
flamuri yt sot është edhe flamuri ynë
Amerikë, fatin tonë e kemi lidhur me ty
.
Kosovë, më e ëmbla liri e atdheut, më
e dashura, më e shtrenjta, më tragjikja
mbi ty ranë të tëra urrejtjet e fqinjëve
festo, kremto, s´e sot u bëre me ushtri
.
Mbi varret pellazgo ilire të dardanëve
ngrihet hiri Trojës e i Akejve pellazgë
Kosovë, ti po ecë drejt majave të dritës
erërat nën krahë ia shtojnë fuqinë lirisë
.
Fqinjit serb nuk i pëlqen ushtria jonë
ata kanë urrejtje edhe kur këtej bie shi
shqiptarët kot s´quhemi popull hyjnor
të qytetëruar jemi mbi tokën e zeshkët
.
Ky vend e ka kaluar kohën gjeologjike
Kosova dardane, dashuri ka Amerikën
Prijësit e saj; Klintonët, Bushët, e tjerë,
Janë tanët, të përëndishmit e hyjnorëve.
.
Amerikë, paç faqen e bardhë e nderuar
Mbi qiellin e Kosovës sot s´ka plagë
Zemër, ti je bekuar nga Perendia Thoti
nga nipërit e tyre pellazgo-iliro-dardanë
.
Sa më tepër Amerikë nëpër vendin tim
Aq më tepër mëngjese të pasura lirie
Aq më tepër mbrëmje dashurore, aq më
shumë ekuinoks midis njeriu e natyrës
.
Nëpër Amerikë kaloi Pavarësi e Kosovës
Nëpër Amerikë u realizu Ushtria e jonë
Nëpër Amerikë do të kaloj Bashkimi me
Çamërinë, Me Amerikën, jemi një Atdhe!…
.
Atdhe Geci – Dortmund, Gjermani, 2021

Kanga XXXIV (Ferri) – VEXILLA REGIS PRODUENT INFERNI – Nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga XXXIV

<<Vexilla regis prodeunt Inferni

balle nesh; pra kqyrni, – prisi tha ahera,

– perpara, n’se ne terr me sy e merrni!>>

.

Si kur mblon mjeglla token nganjehera,

O nata n’hemisferin tone ka ra,

Larg shihet nje mulli qe e vertit era,

.

Ashtu m’u duk se pashe nje si kala;

Prej eres me u fshehe qeshe detyrue

Mbas prisit tim, se s’dija c’shpelle te za.

.

Kishe arrite, – me tmer jam n’varg tue e vu, –

Atje ku hijet n’akull zhyten krejt

E duken fije kashte n’xham ngujue.

.

Disa rrijne ndeje, do tjera qendrojne drejte,

Njana me kambe perpjete, tjetra me koke,

Ndonje, ba hark, mes kambesh kryet ka ngrejte.

.

Kur na u futem thelle n’te shkreten toke,

Mesuesi t’me tregonte pat deshire

Ate qe qe ma i bukuri nder shoke,

.

Prandej u shmang e m’la n’ate ere t’veshtire,

Tue thane: <<Ja Dite, vendi ma i shemtuem,

Ku duhet t’armatosesh sa ma mire!>>

.

Si u shtanga krejt i mpime e i akulluem,

Mos pyet, lexues, se s’ka kjo ndjenje, jo, mase,

Nuk dij te flas, çka pashe s’ka t’krahasuem!

.

As vdiqa as nuk mbeta gjalle n’ate rase:

Mendoje vete, ne pac drite fantazije, –

Me t’gjallin as me t’vdekunin s’kishe gjase.

.

Vete perandori i asaj te shkrete mbretnije

Dilte bel e perpjete nga aklli i zi;

Ma afer nje vigani une i rrije,

.

Se sa vigajt i afrohen krahve t’tij;

Sa ish i tane ti pra perfytyroje

N’kete perpjestim te pjeses me tansi.

.

I bukur n’qe, sa t’duket sot rrenoje,

E prap kunder Krijuesit u nderkrye,

Se vjen cdo e zeze prej tij mund t’thuesh pa droje.

.

Oh, sa u trondita thelle, kur pashe me sy

Se tri ftyra n’ate koke ishin radhite!

Ajo perballe ne t’kuqe dukej ngjye

.

E dy te tjerat, qe i rrinin ngjite,

Vareshin mbi dy supa, nder dy ane,

Bashkoheshin te kreshta tue arrite.

.

E djathta – as e verdhe as e bardhe tane

S’dukej, e majta – me nje ngjyre lymore,

Ashtu si zbret lugines Nili i gjane.

.

Per çdo fytyre – dy flatra madheshtore,

Qe me madhsine e atij shpend perkojshin:

S’kam pa kurr vela barkesh kesodore!

.

Me krahe te kaluriqit krejt gjasojshin;

I rrihte me furi si t’fluturote,

E prej tyne tri erna u perftojshin.

.

Ngrica Kocitin mbare e akullote;

Gjashte syte e mdhej vajtonin pa pushue,

E nga tri mjekrrat – gjak e jarg e lote.

.

Nga nje kobtar me dhambe rrinte tue blue

Ne gjithsecilen goje, mulli si t’ishte,

Hatashem te tre shpirtnat tue mundue.

.

Kafshuemjen ai perballe per gja s’e kishte,

Me lnuerjen pa meshire po t’krahasohet,

Qe shpinen hera-here krejt ia dermishte.

.

<<Ai shpirt atje, qe ma per tmer ndeshkohet,

asht Juda Iskarjot, – m’tha prisi at’here,

– kryet – mbrende ne goje, e jashte me kambe terbohet.

.

Nga dy tjeret, qe u varet koka mjere,

Njani asht Bruti, jashte t’zezes goje ka mbete,

Shih si shkapetet e s’bertet njehere.

.

Ai tjetri aq madhosh asht Kasi vete.

Nata po kthehet, me te shpejtet hapa

Te celim shteg, ketu ma s’kem’ ç’me gjete.>>

.

Si m’urdhenoi, per qafe te tij u kapa;

E parasysh ai kohe e vend tue pase,

Kur flatrat krejt u çelen porsi zdapa,

.

Me u kcye brijve tane qime gjeti rase,

Prej shtullunge n’shtullunge teposhte zbriti,

Kapun per lesh bri aklli zu te shkase.

.

E kur me veshtirsi ai ia arriti

Nder vithe, ku nis kofsha per te gjate,

At’here mesuesi im nje cas nuk priti,

.

Ktheu, nga kish kambet kryet vu tue dihate,

E u kap per bashke, si t’donte me u ngjite fill,

Se pata frike se zbret prap n’ferr ate nate.

.

<<Ti mbahu mire, se per nje shkalle te tille,

– tha prisi im, – i lodhun e i dermuem,

prej ksaj hataje duhet na me u zgjidhe.>>

.

Neper vrime te nje shkambi u pershkuem,

Ne zgrip te tij m’vendosi te qendroja,

E ‘j hap bani kah une vemendshem shume.

.

Une ngrita syte e se po shoh besoja

Luciferrin ashtu sikur e lashe, –

E gjeta kambe perpjete, çka s’e mendoja.

.

Ne qe se u turbullova kur e pashe,

T’cuditet gjindja e trashe, qe s’kupton dot

Ç’pike ish ajo neper te cilen rashe.

.

<<Çou n’kambe, – me tha mesuesi, – mos u kot,

e gjate asht rruga, shteg pa shteg t’kam qite,

ne mes te terces dielli arriti sot.>>

.

Neper nje salle pallati tue shetite

S’po shkonim na, por n’nje lugine nen dhe

Qe ishte shkamb e gur e me pak drite.

.

<<Para se ksaj humnere t’i shmangmi ne, o prisi im,

– I thashe, kur drejte qeshe ngritun,

ma hiq ti nje dyshim, per ne paç nge.

.

Ku asht akulli? Ky si asht ngulitun

Me koke teposhte? E valle a ma spjegon

Dielli udhen kaq shpejt si e ka persritun?>>

.

E ai m’u suell: <<Akoma ti mendon

Se gjindesh n’ate ane t’qendres, ku ia ngjita

Leshit te krimbit t’zi, qe boten çpon.

.

N’ate ane qe vetem, derisa une zbrita;

Pastaj na e kaluem piken qendrore,

Qe peshat thith, e ktheva rruge sa arrita.

.

E tash ke dal nen hemisfere qiellore

T’kundert me ate, qe mblon token e thate,

Nen kulm te s’ciles na u ba therore

.

Ai, qe leu e jetoi pa nje mekate;

Ti ke vu kamben ne te voglen sfere,

Qe asht faqja e kundert e Judekes s’ngrate.

.

Atje erret, ktu drita del at’here,

E ky, neper lesh t’cilit shkuem perpjete,

Qe dit’n e pare ka mbete kshtu ngule per mnere.

.

N’kete krah nga dielli i larte ra tatepjete,

E toka qe dikur kish qene n’kete ane,

Friksue prej tij, krejt u mbulue me det

.

E u shperngul ne hemisferen tane;

Ndoshta ketij me i ike keshtu ka sha

Toka, ene kete vis ka ngrehe kalane.>>

.

Asht nje vend larg Belzebu, aq sa

Asht varri qe i ka çele vehtes se vet,

Nuk shihet dot, por njihet veç ne za

.

Te nje sheu, qe tue rrjedhe teposhte zbret

N’per camjen e nje shkambi qe ka grrye

Me rrymen e gjarpnon jo thik tejet.

.

Prisi dhe une, ne t’errtin shteg tue u shty,

U nisem ka nje bote me drite unji

E, pa mendue nje here me mbyllun sy,

.

Hipem, i pari ai e une mbas tij;

Nga gropa pashe, – vegim i mrekullue

E dolem prap me pa yjte e vezllueshem.

 

FUND

A do qymyr, Zotni? – Prozë nga MIGJENI

 

Dy thase qymyr mi kal. Prane, malsorja. Trotuari me bllok dyqanesh djathtas, ashtu edhe majtas. Kali dhe malsorja ne parakalim. Qymyri ne konkurs. Shikon Njeriu – artist dhe ia prish syte kjo dis’harmoni. Nje disonance e vrazhde. Malsorja i fryn hundet, prodhimin e njesh per trotuar dhe gishtat i fshin per xhublete. Veprim i thjeshte, por motiv delikat per nje piktor. Thupra ne dore te malsores zhgrryhet pertoke dhe shkruen nje vije kilometrike gjate rruges. Qashtu malsorja nenvizon mendimet e veta.

– A do qymyr, zotni?

– Sa?

– Dymbedhjete leke… Po ndalu, thuej ti sa. Pse po ik?

– Ne ket vape dymbedhjete leke? – pyet nje tjeter tue perqeshe.

– Po sa jep ti, pra?

– Jo, mue nuk me duhet.

“Vertet vape ban. Pa kujt i duhet qymyri. Po e mbaj dhjete leke”, mendon malsorja dhe ec neper hije rruges se qytetit. Kali leviz ne symbylle. Ndoshta andrron. Tash ne pleqni andrron dashin e dikurshme te peles. Malsorja s’e nget. Nuk e trazon ne knaqsi te tij te pamvarshme. Asht duruesae. Kur dalin ne diell, perdhe zhgrryhet nje hije. Dy hije. Dy hije te ngaterrueme, te kaperthyeme, hija e kalit dhe hija e malsores. Nuk mund ti dallojsh keto dy hije. Nuk mund t’i keputish. Njana pa tjetren nuk shkojne. S’kane vlere. Se vetem bashke perbajne nje tansi. Nje tyansi jetsore. Krk- kkk kthehet qymyri ne shpine te kalit, krkk, krkkk, krk dhe krismat monotone te patkonjve te kalit, qe ndeshin per gure.

Malsorja con kryet. Shikon diellin… koha me u nise. Me u kthye ne malsi.

E qymyri s’u shit. Vendosi ta japi ma lire.

– O ti djale, sa asht sahati?

– Djaloshin e terheq bukuria e malsores. Miqesisht i afrohet dhe i thote sa asht ora. E pyet sa e mban qymyrin. Ban pazarllek, edhe pse s’ka qellim ta bleje. Por malsorja asht e bukur dhe e re. Pse mos te kuvendoje pak me te? “Asht e ndyte, – konstaton djaloshi. Sa teveqele jane keto katundaret. Nuk te kuptojne. Duhet me i thane… dhe ate qe nuk thohet.” Keshtu mendon djaloshi dhe e shikon malsoren si bir zotnie sherbtoren e re te veten. “Teveqele! Teveqele! S’kupton asgja!”. Dhe djaloshi shkon ne pune te vet. E malsorja fillon te shqetesohet per kthimin ne malsi. Shikon

diellin, si gjithnji po afrohet nga perndimi. Si ka per tu kthye ne malsi neper terr? Me te vertete, ajo nuk dron prej lugetenve dhe bubazhelave por… t’ishte plake nuk do kishte aspak frige, por… Kujtohet si nja dy tri heresh i jane vu mbrapa do njerez, dhe se pari se c’lypshin prej saj… Pra, nuk i dron bubazhelat si qytetaret, por njerezit… Njerezit i ka ajo frige. E pse? Pse asht e re dhe pak e bukur.

– Nje dhimbe e kandshme shtrengon zemren e malsores.

– Sa e ke at qymyr fisnike?

Malsorja siellet. E njef njeriun q’e pyet. Ia ka shite edhe nji here qymyrin.

I thote:

– Tete leke!

– Jo, shtrenjte e ke… Me ke idhnjue ate dite, – i thote njeriu dhe shikon majtas e djathtas.

Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyren. Kuqet.

Malsorja qeshet, disi e turpnueme. E mshef ftyren. Kuqet. Nuk i con syte ne njeriun. Pyet e frigueme:

– Sa per ty pra?

– Pese!

– Merre shtate!

– Hajde per gjashte!

Malsorja rri pezull. Mendohet. Shikon diellin – Ia pash hajrin! – thote, dhe i shkon mbrapa blesit. E ai njeri q’aty , ai qe tash po ec perpara saj, peshon shume rande ne kujtesen e malsores e cila kuqet e kuqet nga turpi.

MUTTER DES GUTEN RATES-  Von Pater Pjeter Meshkala.  SKUTARI 1927

 

 

Wie ein Fels im Strom der Jahrhunderte, 

 

bleiben die Wände stehen, 

 

fest auf das Fundament genagelt, 

 

des heroischen Rosafa. 

 

Heute, wenn der Glaube der Kinder 

 

die Hoffnungen der Alten leuchten, 

 

lass es an den Wänden schreiben: 

 

” O abwesende Mutter, wir fühlen uns so arm.”. 

 

Ohne dich, die an den Tagen der Angriffe 

 

des siebenköpfigen Drachens, 

 

Ein Schutzschild für uns wurdest, 

 

denn du konntest unseren Leid nicht ertragen. 

 

Für dich … unsere Joch und Klage 

 

obwohl es unsere Schuld war.  

 

Denn in Blindheit setzen wir uns keine Grenze. 

 

Mutters Herz schmerzte, 

 

sie floh und verließ unser Heimatland! 

 

 

 

Oh Ihr Helden, Kämpfer 

 

mit dem Schutzschild auf der Brust  

 

für Ehre und Gott, habt ihr die Fahne hoch gehissten, 

 

gehuldigt durch Blut und Ehre, 

 

wacht aus dem stillen Grabstein auf, 

 

um unser Elend zu sehen! 

 A 

Die Hilfe von Arbënia, die Unbesiegbare 

 

Verschwand!?? … Wie das Licht, erlosch sie!! .. 

 

 Wirklich niemals, niemals O Jungfrau 

 

steigt unser Joch im Himmel empor? 

 

Wirst du nicht mehr leuchten wie in den Jahrhunderten 

 

neben Rosafa … O M A R I A ?! 

 

Unser Weg ist sehr steinig, verletzend  

 

wie ein Kind ohne Mutter sind wir unterwegs, 

 

es scheint kein Licht mehr ÜBER UNS 

 

weder von den Sternen noch von Sonne und Mond! 

 

Werden wir uns niemals deine Wärme spüren? 

 

Werden wir Hoffnungslos bleiben und warten? 

 

Bleibt unser Tanz vor Dir immer lautlos? 

 

mit Dunkelheit bestraft?! 

 

 

Nein, nein! Denn in den Himmel oben 

 

Gott mit seiner eigenen Hand 

 

schrieb: „SKUTARI gehört der Muttergottes 

 

UND SIE gehört ihr! ”. 

 

Ja, in den hellen Wänden füllt es 

 

mein Herz, es ist die Stimme eines Volkes 

 

die emporsteigt: 

 

Mutter, komm zurück zu mir! 

 

O du, der schönste Sonnenaufgang! Auf dich

 

Wartet meine Heimat! Erscheine zur Welt! 

 

Mutter, kehre zurück zu mir mit deinem Gnadenschild  

 

im Heiligen Glauben, und Geschwisterlichkeit! 

 

 

===================================

Aus dem Albanischen

Übersetzer Gjergj J. Kola

Wien, Oktober 2021

Më 16 tetor 2020 u nda nga jeta shkrimtari Faslli Haliti

Faslli Haliti (Lushnjë, 5 dhjetor 1935 – Tiranë, 16 tetor 2020) ishte shkrimtar dhe disident shqiptar.

Biografia

U lind në Lushnjë më 5 dhjetor 1935. Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale. Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 ishte anëtar i LSHASH. Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi. U nda nga jeta më 16 tetor 2020.

Mirënjohje

Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”. (Wikipedia)

Kanga XXXIII – E GOJËN FILL E ÇOI NGA GJELLA E ZEZË – Nga DANTE ALIGHIERI – Përktheu PASHKO GJEÇI

Kanga XXXIII

E gojen fill e çoi nga e zeza gjelle

Ai mekatar, me floket tue e fshi

Te kokes q’ia kish grrye nga mbrapa shpelle.

.

Pastaj filloi: <<Ti don te perterij

Te tmershmen dhimbe, qe n’zemer plage e mbaj

Pa fole ende, veç tue kujtue kah rrij.

.

Por fare ne m’u bafte fjala e prej saj

Kobi t’i dale trathtarit q’jam tue bre,

Ke per t’me pa te flas edhe te qaj.

.

Une nuk te njoh e s’dij se si nder ne

Ke mujte me zbritun poshte, por fjorentin

Kah flet me duke me t’vertete se je.

.

Ta dijsh ti, pra, se qeshe konti Ugolin,

Kryepiskop Ruxheri – ky perpara,

Tash do tregoj kaq afer pse me rrin.

.

Se prej ketij, qe s’dijti c’asht e mbara,

Trathtisht une, qe i besoja, qeshe burgue

E mbyte pastaj, asht ndi dhe ma perpara;

.

Por ate qe nuk ke mujte kurr me e degjue,

Sa i zi edhe i hatashem m’erdh mbarimi,

Ta them t’shikosh se ç’me ka ba ky mue.

.

Frangjija e ngushte ne ate kafaz burgimi,

Qe qysh me mue <<i urise>> me u quejte ia nisi,

Ku dhe te tjere ka per t’I mbylle shpagimi,

.

Ma se nje hane n’per vrime kish lane te ndrisi,

Kur andrren ogurzeze une pashe

Qe tisin e se ardhmes ma gerrisi.

.

Kete n’anderr pashe si pris e zot te shquem

Ujkun tue ndjeke me klyshe malit ne prite,

Qe s’len pizanet Luken me e shikuem.

.

Me bushtra t’ligta, t’shpejta, mire vadite,

Gualandet e Sismondet mbledhe i kishte,

Bashke me Lanfranket para i kish radhite.

.

Mbas nje vrapi te shkurte, m’u duk se ishte

Lodhe baba me te bijte, kur ne nje cuke

Pashe llav’n e qejve brijte kah u dermishte.

.

Kur une u zgjova, terri ende pa u zhduke,

Ndjeva pergjume tue dnese femijte nen za,

Qe i kisha prane, e tue m’u lute per buke.

.

Tham shpirt nuk ke, dhimbe ne mos ndjesh tashma

Vec tue mendue cka zemra ime ndillte,

E ne mos qash, per cka je msue me qa?

.

Gjumi u kish dale, e ushqim njeri s’po siellte

N’ate kohe si zakonisht ditet e tjera,

Per anderr t’vet n’dyshim seicili u dridhte;

.

E poshte degjova si gozhdohej dera

E kulles-tmer; nder sy tue i keqyre

Femijte e mij, une mbeta shtang at’hera.

.

Nuk qaja, kaq m’ngurosi ajo mynxyre,

– Qanin ata; e Anselmuci atbote:

– Ç’ke, babe, – tha, – qe shikon me ate fytyre? –

.

Por une s’i gjegja e as nuk derdha lote

Gjate dites dhe asaj nate plot psheretime,

Derisa dielli duel me ndrite mbi bote.

.

Si depertoi disi ne ate burg dhimbe

Nje rreze dielli edhe qarte dallova

N’kater fytyrat vete fytyren time,

.

N’dhambe nga deshprimi te dy duert kafshova;

E tue mendue ata se per uri

Kunder vetvehtes n’ate menyre u lshova,

.

U cuen e than: – Kaq dhimbje s’kem’ me ndi,

O ate, po te na hash; kta trupa t’mjere

Ti vete na i veshe, – zhvishi perseri! –

.

Per hater t’tyne u qetesova at’here;

Ate dite dhe tjetren s’foli kush ma gjate, –

Oh, pse s’u hape, o toke e ngurte, – humnhere?

.

Kur zbardhi dita e katert, Gada i ngrate

Aty nder kambe te mija u hodh, tue dashe

Me u qa. Dhe tha: – Pse s’me ndihmon, o ate? –

.

Aty ai vdiq; e si me sheh, une pashe

Kah nje mbas nje te tre me rane famija

T’pesten e t’gjashten dite; prandej u dhashe,

.

Verbue, me u ende tue preke foshnjet e mija;

Dy dit I thirra mbasi ata mbaruen,

Pastaj ma e forte se dhimbja qe urija!>>

.

Si heshti, te dy syte iu zgurdulluen,

Fatkeqit prap ia ngjiti ne kaptine

Me dhambe, qe si te qenit kercelluen.

.

O Pize, o turp e marre e asaj krahine

T’hijshme, ku e si-hit ambel ndihet jona,

Mbasi fqijte tu me te ndeshkue s’po vine,

.

Kapraja le te dyndet dhe Gorgona,

Arnin te gryka porsi gardh ta zane,

– Ti çdo pizan nder dallge, o lum, mbulona!

.

N’qofte se per Ugolinin u pat thane

Se per trathti t’i lshoi ato kala,

N’ate kryq femijte ti s’duhej me ia lane!

.

T’rij qene, o Tebe e re, pra faj s’te ka

Brigata as Ugucioni asnje grime,

E as dy tjeret n’kange permende tashma.

.

Tutje kaluem, atje ku gjoli i ngrime

Tjere shpirtna mizorisht mbeshtjell e ngjesh,

Jo ra permbys, – n’kokerr te shpines shtrime.

.

Vaji pengese aty nga vaji ndesh,

E dhimbja, neper sy ka s’gjen kalim,

Zmbrapet e ankthin con ma teper peshe;

.

Se t’parat lote mpiksen me nxitim

Dhe, tue u kthye ne maska kristalore,

Gropat per nen qepalla mbushin shqim.

.

Megjithse cingerima ne ate zgore

Permbi fytyren time akullue

Kish mpi e shue cdo ndiesi njerzore,

.

Ndjeva sikur nje ere e lehte ish cue,

E thashe: <<Mesues, çka ajrin po e leviz,

Ketu çdo avullim a s’ka mbarue?>>

.

<<Shpejt do te gjindesh, – tha i shtrejti pris,

– aty ku syte te japin gjegjen vete

tue pa burimin e amshuem t’puhise.>>

.

Kur, ja, n’ate akull nje nga ata te shkrete

Briti kah na: <<O shpirtna aq mizore,

Sa n’pike te fundit zbrisni tatepjete,

.

T’ashprin duvak ma hiqni ju me dore,

Ta shfrej kete mulla t’zemres e te aj

Para se lotet t’ngrihen n’syte e gjore!>>

.

E une: <<N’daç me u çlirue te zhgrehesh n’vaje,

Me thuej kush je; n’mos t’ardhsha ndihme si mik,

Rafsha ne fund te s’ngrites akullnaje!>>

.

E ai m’u gjegj: <<Jam frati Alberik

I frutave te kopshtit te mallkuem,

Ketu une hurma jam tue ngrane per fik.>>

.

<<Kaq shpejt, – ia prita, – paske ra nder t’shuem?>>

E ai m’u kthye: <<Si e kam trupin mbi dhe

Ne gjendje s’jam kurrqysh me ta treguem.

.

E paska nje te mire kjo Tolome

Sepse ma pare shpesh ketu shpirti bie,

Se Atroposi shty ka kete nder ne.

.

Kah due qe mos te matesh asnjefije

Nga syte te ma thesh tisin kristaluer,

Ta dish: sa shpirti I futet nje trathtije,

.

Si une iu futa, trupi bjen nder duer

Te dreqit, qe i hyn mbrende edhe e drejton

Dersa te rroje mbi dhe ai mekatnuer.

.

Por shpirti i tij ne kete saranxhe mbaron;

Ndoshta atje lart trupi keti’ i shetit,

Qe tej mbas meje n’akull dimenon.

.

Duhet ta dijsh, se tash nga lart ke zbrite,

Ai asht ser Branka d’Oria; ka sa vjet

Qe rrin i zhytun ne kete akull t’ngrite.>>

.

E une: <<Ti, si me duket, dokrra qet,

Se Branka d’Orien une e lashe te gjalle,

– Flen, vishet, ha e pai me t’madh lezet.>>

.

Por ai: <<Nder Kthetraflete s’e paten kalle

Ende ku e trasha peshkve rri tue zi,

Ate Mikel Zanken, kur ky la nje djalle

.

Porsi zavendes mbrende ne trup te tij,

Keshtu edhe ai, qe kish me te nje gjak

E bashke me te pat gisht ne nje trathti.

.

Tashti a po ma shtrin ate dore ndopak?

M’I cel keta dy sy!>>. E u bana i mire

Keq tue u sjelle me te, – s’ia çela aspak!

.

Ah, gjenoveze, qe coni jete t’peshtire

Me vese e poshtersina te pafare,

Si nuk ju qesin fare ‘j here e mire?

.

Se, me t’Romanjes ma te ziun kobtar,

Njanin kam gjete nga ju, qe, per çka bani,

Me shpirt n ‘Kocit sot lahet si trathtar,

.

Kurse ju siper per te gjalle e mbani!>>

KANGË NË VETE – Poezi nga MIGJENI

 

Veri fryn pa mshire, si veri qe fryn,

dhe si hajn ne shtepiat e kojshive hyn

– edhe per çudi

keta kojshit e mi

sa mire e presin…

megjithese nuk asht dite vere

ato ne gjuhe te huej i thone: mire se erdhe!

 

Veri fryn dhe me acarim u premton pallate te kristalta

kojshive te mi qe ua kande shume andrrat e thata

– dhe u thote keshtu:

stergjyshnit e ju’

qene fatosa te vertete dhe u bane flija

per fe dhe atdhe dhe i merituen keto premtimet e mia.

 

Dhe kojshite e mi qe i kam farefis,

nipat e stergjyshnave meleza dhe te lete,

nipa done me mbete,

nipa te vertete

me atdhe e fe nder andrrat e thata

qe t’i meritojne premtimet e kristalta.

 

Veri fryn pa mshire, si very qe fryn;

Une ia mbylla deren teme me reze mos te hyn

me ma fike ket drite, me ma ngri ket shpirt,

me ma dridhe per ndjesine tjeter,

me ma joshe me anderr te vjeter.

NË 35 VJETORIN E VDEKJES- NJË ELEGJI DHE NJË KARTELË PËR POETIN ÇAM BILAL XHAFERRI- nga Visar Zhiti

Në SHBA, në Chicago, 35 vjet më parë u shua shkrimtari çam Bilal Xhaferri, i arratisur nga Shqipëria, kur atje sundonte diktatura më e egër në perandorisë komuniste..

Një elegji dhe një kartelë, të shkruara nga Visar Zhiti, kemi zgjedhur sot për të kujtuar dhe nderuar Poetin……

 

 

ELEGJI E JUGUT

PËR KTHIMIN E BIRIT TË VDEKUR

 

Bilal Xhaferrit

 

Nxjerrë nga “Vepra, Bilal Xhaferri”, Vol. V, Tiranë, 2010

 

 

Kartela Bilal Xhaferri

(1935 – 1986)

Me baba të pushkatuar, çami i përndjekur Bilal Xhaferri, i kishte të gjitha rrugët e së ardhmes të mbyllura. Ai dhe një jetë të zakonshme si jetët e tjera në diktaturë nuk mund ta bënte dot, jo më të lejohej të bëhej shkrimtar,

Është punëtor krahu. Në shkollë të lartë as që bëhet fjalë se mund të shkojë, madje as në gjimnaz. Megjithate në mynxyrën e tij do të ketë një lloj shprese si dritë vobektë, Është talenti i tij.

Dërgon tregimet e para për botim. Pëlqehet menjëherë. Por bashkë me famën, do t’i vinte shpejt dhe rënia. Rënie brenda rënies, pikërisht atje mes shkrimtarëve…

Dhe s’i mbetet gjë tjetër, veçse të arratiset. Shkon në SHBA… vdes në Çikago në rrethana të dyshimta, ku thuhet se mund ta jetë asgjësuar dhe nga kanale të fshehta, ndonjë agjent në shërbim të regjimit Stalinist shqiptar.

…lindi në fshatin Ninat afër Konispolit në 1935, babai i tij, Xhaferr Hoxha, i lidhur me Ballin Kombëtar, dënohet nga fitimtarët si antikomunist, e vrasin në 1945, në vitin e parë të lirisë,,, e ç’liri zeza do të tundnin

kokat nënat çame.

Bilal u rrit në internim bashkë me motrën, emrin e të atit e bëri mbiemër, të mos e njihnin, mbas shkollës 7–vjeçare, bëri një vit shkollë për gjeometër, por jo, mjaft, kaq… Dhe nisi punën herët, punëtor krahu,

shtronte rrugët, ku ta çonin. Andej nga Veriu, afër Rrëshenit, gjeti një mecenate shpirtërore, shkrimtaren e dalë nga burgu, Musine Kokalari.

Edhe kjo miqësi do të përndiqej, janë raportet në dosjet deri dhe të ministrit të Punëve të Brendshme K. A.

Boton poezitë e para, tregimet e para, ndjeshmeria ishte e madhe por dhe befasia, ngjante me mahnitjen. Dhe u lejua të dale libri i tij me tregime “Njerëz të rinj, tokë e lashtë”. Në vitin 1967 u bë gati libri tjetër, ai me poezi “Lirishta e kuqe”. Ai i donte vargjet e tij: Krejt të lira/ si hapësira,/ si era,/ si drita./ Me vargjet si vargmalet/ që shtrihen nga veriu në jug/ dhe nga jugu në veri,/ me vargje të mbirë nga balta jote,/ Shqipëri.

Dhe dorëzoi në konkursin e shpallur me rastin e 500 vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti– Skënderbeu romanin “Krastakraus”. Dhe një konflikt i beftë i tij në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë, dalja kundë romanit të bujshëm “Dasma” të Ismail Kadaresë, bënë që atë ta përzënë. Autoritete të Realizmit Socialist, Fadil Paçrami, deri dhe anëtari i Byrosë Politike të Partisë në pushtet, Rita Marko, e kritikuan rëndë.

Dhe e hodhën sërisht në humnerë. Vepra iu ndalua. Libri i tij me poezi, që priste shpërndarjen, u dërgua në fabrikën e Letrës ne Lushnjë, për t’u ricikluar në letër të bardhë si harrimi, autorin e riçuan në internim.

“Poet i nëmur” do ta quante shkrimtari Sabri Hamiti. Meqënëse vendlindja e tij ishte fare në Jug, në kufi, ai gjeti rastin fatlum dhe u arratis për në Greqi. Pa Çamërinë e tij dhe këndoi i dëshpëruar.

Një vit më pas fluturoi përtej oqeanit, në kontinentin e ri, në SHBA.

Punon në Boston në gazetën “Dielli”. Dërgon për botim në Prishtinë romanin për Skënderbeun, në fakt për Shqipërinë mesjatare, tani me titullin “Ra Berati”, por nuk i dhanë përgjigje.

Shkon në Çikago në vitin 1974, ku dhe themelon gazetën “Krahu I Shqiponjës”, botim i Lidhjes Çame në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, ku krahas historisë së fisit, do të shkruante dhe për diktatura e lënë në atdhe, për krimet e regjimit.

Vend i vogël,/ kohë e vogël,/ racion i vogël.         / Errësirë e madhe,/ frikë e madhe,/ mjerim i madh./ Dhe rrugëve të Atdheut/ Si kukuvajkë nën hënë/Leh dhe ulërin/“Gazi 69”

Makina e arrestimeve. Vinte pa i rënë sirenës. Kur ikte, mbase po.

Ndërkaq nuk kishte ende seriana të makinave te ndihmës së shpejtë, epidemia ideologjike sundonte vdekshmërisht. Dhe andej nga u arratis, ku iku, edhe pse nuk nuk mbërrinte dot “Gazi 69”, do t’i ndaheshin djajtë e kuq, jo ata vetë, por tentakulat e fshehta të regjimit do të kërkonin kokën e tij.

Në kokë e mori goditjen dhe në spital mbaroi në rrethana të dyshimtanë vitin 1986 .

Pas rënies së diktaturës, edhe pas kthimit të eshtrave të Bilal Xhaferrit ne Atdhe, për t’u prehur në vendlindjen e tij, u botua dhe vepra e plotë në pesë vëllime e Bilal Xhaferrit.

Ndërkaq dhe i vdekur ai s’është lënë i qetë. Herë pas here përfliten dhe dyshime në arratisjen e tij si i dërguar… aq sa duket sikur duan të vazhdohet ai konflikti i lënë në mes dikur, në Tiranën e kuqe për “Dasmën”, por tani i përmbysur, ende pa titull.

Gjithsesi Bilal Xhaferrit i janë dhënë medaljet e larta “Martir i demokracisë” dhe “Nderi i Kombit”, iu vu dhe busti para shtëpisë së tij muze në Sarandë.

         ______________________________________________________

Nxjerrë nga libri “Kartela të Realizmit të Dënuar”.të Visar Zhitit, Tiranë 2020…

 

*   *   *

 

Si poet e shkrimtar Bilal Xhaferri mbart fatin muhaxhir të fisit të tij çam, të përndjekur, të goditur gjithandej, të shpërndarë:nëpër Shqipëri e Ballkan, në Europë e deri në SHBA, ata qendruan me heshtje dinjitoze. Bilal Xhaferri i dha zë dhimbjes çame duke u bërë një nga zërat më tronditës, por dhe më të bukur në letrat shqipe. Edhe pse e këputën ashtu si dhe jetën e tij.

 


Send this to a friend