VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Agron Gjekmarkaj: Zgjedhjet e 25 prillit më të trukuarat në histori. Shteti, Rilindja dhe “të fortët” vepruan si strukturë mafioze

By | May 4, 2021
blank

Komentet

blank

Iniciativa për shkarkimin e presidentit thellon krizën politike në Shqipëri

Gresa Kraja

Partia Socialiste ka nisur një proces me të cilin pretendon ta shkarkojë presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në një veprim të paprecedent në Shqipëri që nga rrëzimi i komunizmit dhe tranzicioni demokratik i vendit.

Deputetët e Partisë Socialiste, të premten votuan dhe miratuan themelimin e një komisioni hetimor për ta hetuar presidentin Meta për shkeljen e Kushtetutës para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Komisioni hetimor, i cili u votua nga 97 deputetë në kuvendin me përbërje të vjetër dhe të bojkotuar nga partia opozitare Partia Demokratike, filloi punën të shtunën dhe miratoi një plan që ka për qëllim shkarkimin e Metës nga posti i presidentit.

Deputetët socialistë pretendojnë se presidenti Meta ka bërë shkelje flagrante të Kushtetutës së Shqipërisë dhe se “me veprimet, sjelljet dhe mesazhet e dhëna në publik nuk ka garantuar unitetin kombëtar, nuk ka moderuar konfliktin politik, por përkundrazi e ka nxitur atë në terma të tilla, të cilat sollën si pasojë daljen e organizuar të militantëve të partive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët, duke kufizuar lirinë e tyre të lëvizjes si dhe lirinë personale, deri në kryerjen e konflikteve me armë.”

Neni 90 i Kushtetutës së Shqipërisë e parasheh shkarkimin e presidentit nga kuvendi për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Sipas këtij neni, propozimi për shkarkimin e presidentit, në raste të tilla mund të bëhet nga të paktën një e katërta e anëtarëve të kuvendit apo 35 deputetë nga 140 sa i ka Kuvendi i Shqipërisë.

Iniciativa për shkarkim, sipas Kushtetutës, duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij ose 93 deputetë. Më pas, Kushtetuta parasheh që vendimi i kuvendit t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila deklaron shkarkimin e presidentit kur vërteton fajësinë e tij.

Presidenti Meta ka thënë se nuk do të njohë asnjë veprimtari të një kuvendi “njëpartiak” dhe se do të ushtrojë detyrën e tij deri më 24 korrik të vitit 2022.

Meta është shprehur se prioritet i të gjitha subjekteve politike duhet të jetë hetimi i “krimeve zgjedhore”.

“Të përqendrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar. Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit. Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund. Mos u merrni me ‘shashka’, por me hetimin e krimeve zgjedhore”, ka thënë presidenti Meta.

Në rast të shkarkimit, presidenti Meta do të bëhej presidenti i parë i shkarkuar i Shqipërisë në epokën 30-vjeçare që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin 50-vjeçar dhe i hapi rrugë tranzicionit demokratik.

Meta, një politikan veteran i skenës politike të Shqipërisë, u zgjodh president në vitin 2017 për një mandat pesëvjeçar.

Ndonëse anëtar i Partisë Socialiste për shumicën e karrierës së tij politike, ai ka ndarë rrugët me kryeministrin e deritanishëm të Shqipërisë, kreun e socialistëve, Edi Rama që nga viti 2004 për të themeluar Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), e cila për një kohë luajti rolin e faktorit vendimtar në krijimin e qeverive, si partia e tretë me peshë elektorale.

Megjithatë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI-ja, e cila tani kryesohet nga bashkëshortja e presidentit Meta, Monika Kryemadhi, fitoi katër mandate nga 19 që kishte pasur në zgjedhjet e kaluara.

Partia Demokratike dhe LSI-ja deri më tani e kanë kontestuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 25 prillit, duke akuzuar Ramën për manipulim të elektoratit dhe blerje votash.

Nisma për të shkarkuar Metën është iniciativa e dytë që shkon në parlament. Të parën Partia Socialiste e ngriti pas dekretit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, 2019. Ajo u kthye në një rezolutë të votuar me 100 vota pro në seancën e 13 qershorit të vitit 2019.

Sqarimin mbi akuzat e reja e ka bërë kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“Ne nuk po e shkarkojmë Ilir Metën se duam të vendosim një përfaqësuesin tonë. Procedura për shkarkimin e Ilir Metës, është një detyrim sa moral, aq edhe kushtetues. T’ia heqim menjëherë turpin në derë Shqipërisë, për t’ia lënë turpin Ilir Metës. Thirrja jonë shkon edhe për (liderin e Partisë Demokratike) Lulzim Bashën. Tashmë PD-ja ka në këtë sallë deputetët që garuan në listat e saj më 25 prill. Do ishte në nderin e tyre të na bashkoheshin në këtë nismë”, tha Balla të premten në kuvend.

Dilemë më vete në këtë proces është se a duhej kjo iniciativë të nisej nga kuvendi dhe deputetët në largim apo nga kuvendi i ri që do të krijohet në muajin shtator nga zgjedhjet e 25 prillit, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të procesit zgjedhor.

Në kuvendin paraprak, Partia Socialiste ka pasur 74 deputetë, ndërkohë që në kuvendin e ri kjo parti fitoi përsëri 74 ulëse sipas rezultateve preliminare. Për të shtyrë tutje iniciativën për shkarkimin e presidentit në legjislaturën e re, sipas Kushtetutës, nevojitet përkrahje nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

Vendimi i kuvendit më pas i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, që është pjesë kyçe e procesit të shkarkimit të presidentit, pas një krize të gjatë mosfunksionimi, ka filluar punën në janar të këtij viti, ndonëse ende nuk është e kompletuar plotësisht.

Debati rreth presidentit vazhdon të thellojë krizën politike në Shqipëri, e cila u manifestua edhe gjatë procesit zgjedhor që u mbajt nën tensione të larta paraelektorale.

Gjatë tërë tranzicionit të saj demokratik, Shqipëria është përshkruar nga polarizimi politik që shpesh ka minuar reformat e përgjithshme dhe ka nënvlerësuar ambicien e Shqipërisë për të përshpejtuar integrimin në Bashkimin Evropian.

blank

Shpërthimi në Gërdec, SPAK kërkon rihapjen e gjykimit për Mediun

VOA

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi sot se ka kërkuar rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa mbi 250 të tjerë u plagosën. SPAK u vu në lëvizje, pikërisht pas kërkesës së prindërve të 7 vjeçarit Erison Durdaj, një prej viktimave të shpërthimit.

Ish ministri I Mbrojtjes nuk u gjykua kurrë për ngjarjen e rëndë, madje ai nuk u thirr as dëshmitar në procesin gjyqësor që u zhvillua, ndaj një numri personash të përfshirë, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve. Ndaj tij u zhvilluan hetime, dhe Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë.

Por 6 muaj më vonë, Kolegji Penal i kësaj Gjykate vendosi pushimin e çështjes, duke qenë se në gusht të atij viti, zoti Mediu kishte rimarrë mandatin e deputetit, duke rifituar kështu dhe imunitetin. Prokuroria e Përgjithshme nga ana e saj nuk i kërkoi më parlamentit heqjen e imunitetit për zotin Mediu, dhe në këtë mënyrë, dosja nuk u rihap asnjëherë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të familjes Durda.

Në kërkesën e tanishme, SPAK, argumenton se motivi që çoi në vendimin e Gjykatës së Lartë në vitin 2009, nuk ekziston më. “Imuniteti parlamentar i deputetit gjen zbatim për caktimin e masave të sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”, heqjen e lirisë në çfardo lloj forme, në rastin e kontrollit të banesës apo të personit, por deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij”, shpjegon SPAK në njoftimin e tij, duke nënvizuar se “ndjekja penale për çështjen penale ndaj shtetasit Fatmir Mediu nuk ka asnjë pengesë që të vazhdojë, pengesa e autorizimit për proçedim ka qënë e përkohshme në momentin kur është vendosur pushimi i çështjes, ndërsa tani kjo pengesë nuk ekziston”.

Zoti Mediu nuk e komentoi lëvizjen e Prokurorisë së Posaçme, duke i thënë Zërit të Amerikës se nuk ka asnjë njoftim veç atyre mediatike.

blank

PD: Skemë kriminale e blerjes së votës në qarkun e Durrësit, deri në 1 mijë euro për familje. SPAK hesht

Partia Demokratike ka denoncuar sot një rast të blerjes së votës në qarkun e Durrësit. Në një dalje publike, Belind Këlliçi theksoi se ka pasur raste deri në 1 mijë euro për familje.

Mes të tjerash Këlliçi tha se “PD kallëzoi në SPAK 3 herë para zgjedhjeve ushtrinë me mbi 70 mercenarë të Ramës për blerjen e votës, por SPAK heshti.”.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE
Skema kriminale e blerjes së votës nga aleanca Rama-Doshi-Rakipi ka qenë kapilare, në të gjithë vendin.
Qarku i Durrësit, ku kandidonte vetë Edi Rama, përbën modelin kryesor të skemës së blerjes së votave përmes njerëzve kyçë në administratën shtetërore dhe krimit të organizuar.

3 javë para ditës së zgjedhjeve, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK të gjithë personat kryesorë të përfshirë në skemën e blerjes së votave, ku në krye qendron drejtori i Operatorit të Shpërndarjes Ardian Çela dhe deputetët Lefter Koka, Jurgis Çyrbja, Rrahman Rraja dhe kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi.

Kundër këtyre dhe një ushtrie nëpunësish që shpërndanin para dhe favore të tjera, që mblidhnin kartat e identitetit për të mos lejuar votimin e mbështetësve te opozitës, Partia Demokratike ka bërë 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, duke nisur me kallëzimin e parë në 2 prill.
Megjithëse pati 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama-Doshi-Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave. Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se kush janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Qarkun e Durrësit duke përfshirë të treja kallëzimet e dorëzuara në SPAK përpara ditës së zgjedhjeve.

Ardian Çela qëndron në krye të skemës kriminale për blerjen e votave, duke siguruar para për personat e tjerë që kanë në patrinazh blerjen e banorëve në zona të ndryshme të Durrësit, ndërsa vetë është përgjegjës për Rrashbullin. Përmes të deleguarit të tij, Artur Fetaj, me precedent kriminal, Ardian Çela ka paguar 1 mijë euro për familje në këmbim të votës. Bashkëpunëtor në skemën kriminale për blerjen e votave në Rrashbull ka qenë edhe Alion Hyska, drejtor i Ndërmarrjes së Rrugëve Durrës, Ruzhdi Murtini, punonjës i OSHEE, Mariglen Mullai, si dhe Albert Bugaçi, administrator i njësisë Rrushbull. Artur Fetaj, ka qenë përgjegjës edhe për blerjen e votës në zonën e Shkallnurit.
Një nga personat më aktivë për blerjen e votës, direkt nën varësinë e Ardian Çelës është drejtori i OSHEE Durrës, Plator Mehmeti.

Në Shijak, skema kriminale e shpërndarjes së parave për blerjen e votës është zbatuar përmes Altin Hajrit. Ky është një personazh i njohur i krimit të organizuar, aktualisht i shpallur në kërkim për vrasje. Megjithëse në kërkim, krimineli Hajri ka lëvizur lirisht për të blerë vota për pushtetin e Edi Ramës. Kontaktet kyçe të tij janë Ardian Çela i OSHEE-së dhe deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.
Në Shijak, ishte shumë aktiv në blerjen e votave edhe Durim Keçi. I dënuar në Itali për disa vepra të rënda penale, ai është pjesë e mekanizmit për blerjen e votave për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.
Blerja e votës në zonën e Spitallës në Durrës mbulohet nga Arbër Koka, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Lefter Koka. Ai bashkëvepron me Gentian Thartorin, Roni Shqopën, Fetah Mataj dhe Emilian Lakon, persona me rekorde kriminale.

Në Sukth, u angazhua për blerjen e votave Bert Hoxha, i cili ka mbajtur detyrën e Administratorit të Sukthit. Bashkë me të ashtuquajturin Rumi dhe Gëzim Hoxhën njihen në zonë si persona të dhunshëm, që, në zgjedhjet e mëparshme, kanë kërcënuar me armë përfaqësuesit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, duke i larguar nga procesi i votimit.

 

Në Krujë, Thumanë dhe Fushë-Krujë është aktivizuar banda e fisit Rraja, me në krye Xhelal Rrajën, person me disa precedente penalë dhe vëlla i kandidatit të PS, Rrahman Rraja. Në këtë zonë, kryesisht në Thumanë, ka qenë aktiv në blerje votash dhe presione Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
SPAK është vënë në dijeni të skemës kriminale që në 2 Prill, por nuk bëri asgjë. SPAK heshti edhe kur Partia Demokratike dorëzoi kallëzimin e dytë në 14 Prill. Kjo strukturë e re e drejtësisë, që ka për detyrë të hetojë e të çojë para drejtësisë ata që manipuluan rezultatin zgjedhor heshti edhe pas kallëzimit të tretë për të njëjtën bandë që blinte vota në të gjithë Qarkun e Durrësit për të nxjerrë Edi Ramën deputet dhe për ta mbajtur atë në pushtet.
Përveç Ardian Çelës në skemën kriminale të blerjes së votës kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishëm të administratës nga qeveria qendore dhe bashkia e Durrësit.
Roni Shqopa, Drejtor AKU Durrës
Alfred Mullaraj, Kryetar i Këshillit të Qarkut Durrës
Ledion Lako, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
Alban Çela, Zv.Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
Spartak Kovaçi, Drejtor i Ujësjellesit Durrës
Ardian Iljazi, Drejtor Shërbimesh në Bashkinë Durrës
Arben Isaku, Drejtor Juridik në Bashkinë Durrës
Emiljan Jani, Drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria Rajonale Durrës
Jolanda Mustafaraj, Drejtor i Rezedencave Qeveritare Durrës
Dorian Baba, Drejtor OSHEE, Sukth
Indrit Cerloi, Drejtor i Inspektoriatit Shendetesor, Durrës
Petrit Ismailati, Drejtor i Sherbimit Social Shteteror, Durrës
Agim Karaj, Drejtor i Formimit Profesional Durrës
Gerald Ceka, Kancelar i Universitetit tå Durråsit
Eljo Jani, Autoriteti Portual Durrës
Ermal Pronjari, përgjegjës për Zyrën e Rindërtimit
Elvis Pengili, përgjegjës Agjencia Shtetërore e Kadastrës
Albert Bugaçi, administrator i njësisë Rrushbull
Soren Dedja Njala, Bashkia Durrës
Denis Shkodra, OSHEE
Ruzhdi Murtini, OSHEE
Mariglen Mullai
Radon Qerreti
Ilir Lleshi
Edlir Topçiu
Oliver Xhamuça
Bledar Metalla
Edlir Topçiu
Gëzim Prenga
Gerald Dautit
Zakarel Zake
Readian Kalastra
Jurgen Zaza
Kastriot Xhangoli
Ermal Kapllani
Fredi Dhuli
Denis Gjoni
Sulejman Ibrahimi
Mand Cërri
Ed Cërri
Xhemo Sula
Janë mbi 70 përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës. Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për ta shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë te lire të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.
Beteja jonë për të çrrënjosur aleancën e së keqes Rama-Doshi-Rakipi, që mban Shqipërinë në vendnumëro, nuk do të ndalet derisa t’ia ketë arritur qëllimit. Shqiptarët e ndershëm janë shumica. Ata nuk kanë votuar për një regjim kriminal, por kërkojnë sundimin e shtetit ligjor, zgjedhje të lira e të ndershme dhe një qeveri që sjell ndryshimin real të vendit.

blank

PD Roskovec kallëzon në prokurori kryebashkiaken Bufi, prokuroria regjistron procedimin penal, ja akuza

Prokuroria e Fierit ka regjistruar procedimin penal për kryebashkiaken e Roskovecit Majlinda Bufi pas kallëzimit të bërë nga dega e Partisë Demokratike në Roskovec.

Në një njoftim publik në rrjetet sociale, PD Roskovec deklaron se ka depozituar me fakte dhe prova më 7 prill kallëzim penal ndaj Kryetares së Bashkisë pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Akuza e ngritur nga PD Roskovec është ajo e “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, konkretisht “punësime të paligjshme në kohë elektorale”, të parashikuar nga neni 328/a i kodit penal.

Ndërsa pak ditë para zgjedhjeve Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier bën me dije se ka hapur procedim penal ndaj Majlinda Bufit për të njëjtën akuzë.

POSTIMI I PLOTË

Partia Demokratike Dega Roskovec ju bën me dije se pas masakrës zgjedhore që ju jeni dëshmitarë të gjithë se si Edi Rama dhe bandat e tij në 25 prill morën një fitore të vjedhur me shantazhe për bukën e gojës dhe vendin e punës, presione, blerje votash dhe çdo formë tjetër dhune e ushtruar ndaj qytetarëve, ka depozituar me fakte dhe prova kallëzim penal ndaj Kryetares së Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

PD Roskovec ka dorëzuar shkresën në datë 07/04/2021 me akuzën “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, saktësisht: punësime të paligjshme në kohë elektorale”, të parashikuar nga neni 328/a i kodit penal.

Prokuroria e rrethit gjyqësor Fier nëpërmjet shkresës zyrtare datë 20/04/2021 me nr.prot 441/1 bën me dije se ka hapur procedim penal ndaj Majlinda Bufit për të njëjtën akuzë.

Procedimi Penal mban nr: 309 dhe date 08/04/2021. Ne, inkurajojmë dhe mbështesim Prokurorinë dhe të gjitha organet ligjzbatuese që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje dhe të vihen përpara drejtësisë me pranga në duar, të gjithë ata që kanë futur duart në zgjedhje për të deformuar vullnetin e qytetarëve me manovra të paligjshme. bw

blank

“Zgjedhjet në Shqipëri kanë rënë”, Gjekmarkaj: Rama mori mandat hajduti

Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin “Front line” në “Neës 24”, nga gazetarja Marsela Karapanço deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri kanë rënë.

Gjekmarkaj thekson se Rama ka fituar mandat hajduti. Ai shton se nëse votimi do të bëhej i lirë dhe i ndershëm, do të fitonte opozita.

“Këto zgjedhje nëse do ishin të lira dhe të ndershme do i fitonte opozita, nëse nuk do kisihte inxhinierii elektorale, di t’i fitonte opozita. PD nuk e ka traditë të blejë votat. Janë dhënë para për ndihma për njerëzit para zgjedhjeve. U trukuan numrat e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë trukuar dhe te trukimi ka edhe vjedhje e çdo gjë tjetër. Zgjedhjet shënuan regres historik të kombit shqiptar. Shumë i kanë kërkiuar opozitës që të sillej si maxhoranca, por nuk do kishte asnjë moral, sepse do kishim dy anë të kriminalizuara të jetës shqiptare. Ka ende shpresë. Opozita është institucion moral, sepse është jashtë botës së krimit. Zgjedhjet në Shqipëri kanë rënë. Opozita do përgatisë dosje të vjedhjes së votave dhe nëse maxhoranca nuk reflekton, do ketë protesta masive në vend”, tha Gjekmarkaj.

Agron Gjekmarkaj nënvizon se Basha në zgjedhje normale, do të bëhej kryeministër.

“Kudo ka valë të madhe zemërimi. Edhe socialistët e dinë se janë blerë vota edhe brenda PS-së. Është bërë kërdia në vjedhje të votave. Njerëzit duhet të jenë vigjilent. Shteti dhe policia deri më tashmë janë bërë një që të mos dalë e vërteta. Zoti Basha ka bërë një fushatë ekselente, ka pasur program konkret të konsultuar me CDU-në gjermane dhe ka marrë shifrën më të lartë të votave, edhe se më 2009. Nuk u lejuan që të ketë zgjedhje të ndershme në Shqipëri edhe këtë herë. Sfida e Bashës dhe e PD-së është që të kthejmë zgjedhje të ndershme. I vjedhuri nuk mund të urojë hajdutin. Basha në zgjedhje normale do bëhej kryeministër. Rama nuk mund t’ja japë në kushte vasaliteti Bashës, atë që ia ka vjedhur. Duhet që të negociohej për përsëritje të zgjedhjeve, me qeveri teknike. Rama ka mandat hajduti. ne nuk do ia lëmë bosh parlamentin Edi Ramës. Do bëjnë betejën sy për sy e dhembë për dhëmbë, për fatet e Shqipërisë”, u shpreh Gjekmarkaj.

blank

Nisma për shkarkim, Komisioni Ligjeve pret nesër Presidentin Meta

VOA

Në Shqipëri, Komisioni i Ligjeve nisi sot shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta . Socialistët, siç u shprehën dhe sot në Komision, janë të mendimit se Kreu i Shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë procesit zgjedhor, “duke u bërë palë me opozitën apo duke nxitur gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës“.

Sipas deputetes socialiste Vasilika Hysi, e cila prezantoi nismën para anëtarëve të Komisionit “presidenti i Republikës në rolin e Kreut të Shtetit shqiptar, i cili duhet të garantojë Kushtetutën dhe të përfaqësojë unitetin kombëtar, nuk e ka ushtruar funksionin e përfaqësuesit të unitetit kombëtar, pra nuk ka qenë mbi palët, nuk e ka mbrojtur këtë unitet , madje e ka dëmtuar atë”, tha zonja Hsi sipas së cilës, presidenti Meta “para dhe pas fushatës, madje dhe ditën e heshtjes zgjedhore, ka bërë deklarata të rënda publike, me gjuhë urrejtje, që nxisnin konfliktin dhe ka kryer haptazi aktivitet partiak”.

Komisioni i kishte dërguar një shkresë Kreut të Shtetit ku e njoftonte për mbledhjen e sotme. Por në përgjigjen e saj, Presidenca vëren se njoftimi, “nuk jep asnjë sqarim mbi arsyet se pse dërgohet, apo çfarë kërkohet prej Presidentit të Republikës, qoftë dhe referuar kërkesave proceduriale të detyrueshme për respektim nga ana e Komisionit të Ligjeve sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”.

Në përgjigjen e tij, Kreu i Shtetit thekson se “e gjithë veprimtaria parlamentare e Kuvendit, prej më shumë se dy vitesh tashmë, përpiqet të godasë veprimtarinë dhe aktivitetin kushtetues të Presidentit të Republikës, që për një kohë të gjatë ka qënë dhe mbetet i vetmi institucion kushtetues legjitim dhe i pa kapur nga partia në pushtet”. Duke folur për “përpjekje të dëshpëruara të këtij Kuvendi ilegjitim”, zoti Meta shprehet se ky institucion “ka vijuar të përfshihet nëpër procese fiktive, të pambështetura në Kushtetutë dhe ligje, por vetëm të orientuara verbërisht politikisht. Kjo përpjekje e rradhës, që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, nuk synon asgjë tjetër, veçse shmangien e vëmendjes nga problematikat reale që po evidentohen dita ditës mbi këtë proces zgjedhor, të shoqëruara me konsumimin ekzemplar masiv të krimeve zgjedhore, të frymëzuara, dirigjuara dhe ekzekutuara nga partia në pushtet, për interesat e saj. Kjo nismë e Kuvendit njëpartiak – vijon më tej presidenti Meta duke e rënduar dozën e akuzave – është keqpërdorim i veprimtarisë ligjvënëse, si një vegël e rradhës e partisë shtet, për të zbehur vëmendjen nga kërkesat e Presidentit të Republikës, opozitës,dhe organizatave ndërkombëtare me integritet, për zbardhjen e veprimeve kriminale të kryera nga partia shtet për manipulimin e procesit zgjedhor të zhvilluar në 25 prill”.

Socialistët janë në garë me kohën, pasi ngritja e Komisionit hetimor që do të vlerësojë kërkesën për shkarkim, duhet të miratohet në seancë brenda datës 9 maj, që përkon dhe me fillimin e katërmujorëshit të fundit të parlamentit, kohë në të cilën nuk mund të ngrihen komisione hetimore. Kjo shpjegon dhe ngutin me të cilin ata po veprojnë. Dy vjet më parë, një tjetër nismë e ngjashme u mbyll me tërheqjen e tyre, pasi Komisioni i Venecias vlerësoi se “sjellja e Presidentit, nuk duket se justifikon shkarkimin e tij”.

Nga ana tjetër socialistët janë të detyruar të respektojnë rigorozisht procedurat, duke qenë se fjala e fundit i takon Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vlerësojë edhe hapat e procesit të ndjekur. Për këtë arsye ata vendosën të thërrasin në seancë dhe Kreun e Shtetit, duke i lënë megjithatë atij, një afat tejet të shkurtër kohor, prej vetëm 24 orësh.

blank

Shqipëri, shënohet Dita e Dëshmorëve të Atdheut

Tiranë

Me disa ceremoni të ndryshme në Shqipëri është shënuar Dita e Dëshmorëve të Atdheut, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia qendrore zyrtare është organizuar në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku zyrtarët e lartë të vendit si presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ministra dhe zyrtarë të tjerë vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nëna Shqipëri”.

Pas homazheve në nderim të dëshmorëve, presidenti Meta në një prononcim për mediat tha se kujtojnë të gjithë dëshmorët që bënë sakrificat më sublime për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë.

“Sot është jo vetëm dita t’i nderojmë këta heronj dhe heroina të popullit tonë, por njëkohësisht edhe të angazhohemi, që të bëjmë shumë më tepër në mënyrë që qytetarët shqiptarë të gëzojnë të gjitha liritë, që u takojnë në vendin e tyre, në mënyrë, që Shqipëria, të ketë vendin që meriton sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe sidomos që të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë të kenë një të ardhme evropiane këtu, në vendin e tyre”, u shpreh Meta.

Me rastin e kësaj dite, zyrtarë të lartë të vendit kanë përcjellë mesazhet e tyre në përkujtim të dëshmorëve, ndërkohë ceremoni përkujtimore janë organizuar edhe në qytete të tjera të vendit.

Ndërkohë, 5 maj është caktuar me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Përkujtimore e Dëshmorëve të Atdheut.

blank

“Rama nuk ka marrë as 55 mandate të pastra”, Lefter Maliqi: Më 25 prill ndodhi grabitja më e madhe e votave në histori

Kandidati për deputet i LSI-së Lefter Maliqi, i ftuar në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, deklaroi se Rama në zgjedhjet e 25 prillit nuk mori as 55 mandate, pasi të tjerat ishin të vjedhura.

LSI pretendonte 20 mandate, por kjo organizatë kriminale goditi aktivistët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. PD-në e lanë pak a shumë të lirë. Kjo sepse dihej se LSI kishte rol kyç në fitore. Besoj se Rama nuk do ta gëzojë mandatin. Rezultati përfundimtar do të hetohet, do nisë numërimi fletë për fletë i votave. Presim edhe ndryshim rezultati, edhe pse me blerje votash. U vodh demokracia.

U bë krimi më makabër, edhe në 1996 nuk ka ndodhur kjo gjë. Rama nuk mori as 55 mandate të pastra, sepse pjesa tjetër është grabitje votash. Do të bëhet numërimi i votave fletë për fletë, do të shkojë në të gjitha organizmat ndërkombëtarë, të jeni të bindur se reagimi do jetë i madh. Duhen bërë edhe protesta për situatën e rëndë ku jemi. Këtë vjedhje të madhe nuk e pranoj. Rama është djall në shpirt. Meta është problem për Rilindjen, është “kafshë politike” po të jetë në bazë. Thirrjet e tij janë për mbrojtje të të drejtave të njeriut”, tha Maliqi.

 

Lefter Maliqi nënvizoi se zgjedhjet ishin një vjedhje e hapur, duke shtuar se votat u fituan nga krimi e bandat.

“Banditët me paratë e pista të PPP dhe të drogës, e lekëve të marra borxhe në Europë, i bën presion administratës së shtetit,  duke blerë votat. Zgjedhjet nuk i njoh dhe opozita nuk i njeh zgjedhjet. Kjo ishte një vjedhje e hapur. Votat erdhën nga krimi e bandat. Mund të themi se nuk ka Prokurori dhe polici, më saktë nuk funksionojnë. Krimet elektorale të Dibrës dhe të Durrësit dihen shumë mirë e nuk ndodh asgjë, s’ka procedime a arrestime. Rama ka shtrydhur Majkon dhe Lleshajn, duke i nxjerrë në rrugë. Kemi banda, policë, përdorën legalizimet, përdorën lekët e shtetit, shantazhimi që u bë, u rritën listat e përkrahjes sociale në muajt e fundit, nuk ka ndodhur kurrë grabitje kaq e madhe votash. Nëse opozita pranon këtë rezultat, ta gëzojë diktaturën. Në këto zgjedhje u vodh e ardhmja”, u shpreh Maliqi. bw

blank

Milo me kompani duan të shkruajnë historinë e shqiptarëve

Akademia e Shkencave ka ngritur grupin e punës për rishkrimin e historisë së shqiptarëve. Në të përfshihen edhe trevat jashtështetërore, sikundër do rishqyrtohen debatet e mëdha për të sjellë një tekst sintetik me qëllim përkthimin në gjuhën angleze. Nga antikiteti në ditët tona, debatet do rihapen per Esat Pashen, luftën a trajtimin e komunizmit.

Historiani Beqir Meta thotë se “duhet parë gjithë kostelacioni i dokumenteve për të parë se çfarë roli luajti Esat Pashë Toptani në luftën e Shkodrës. Përpara ka qenë trajtuar në këndvështrim negativ” tha ai. I pyetur për qasjen mbi komunizmin dhe vetë kampin e Tepelenës, Meta sqaroi: “se Kampi i Tepelenës ka qenë një kamp pune i detyrueshëm ku kanë vuajtur shumë njerëz e familje por ku edhe kanë vdekur fëmijë. Kjo periudhë ka një memorie të gjallë historike”.

Nga Meta te Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Neritan Ceka, Muzafer Korkuti, Mareglen Verli, Apollon Baçe e Luan Përzhita, me projektin do të merren emrat e konsoliduar në shkencë, ndërsa më të rinjtë janë pak, duke lënë jashtë autorët e diasporës. Ndarja me ballistë e partizanë duket se do vazhdojë përmes dokumenteve të reja.

Profesor Paskal Milo flet për risi. “Do të fillojmë me një fakt historik të panjohur. Që ka të bëjë me Mithat Frashërin, i cili 1-3 maj 1944 ka takuar Napolon Zerven, një nga përgjegjësit kryesorë të shfarosjes së popullsisë çame dhe kryetari i Ballit Kombëtar është ulur në bisedime me të për të bashkëpunuar në kohën e luftës”, tha Milo, duke cituar mandej një letër të një ushtari që shkruan nga Shkodra më 29 nëntor, çka rikthen debatin e çlirimit.

Projekti madhor do të zgjasë deri më 2023. Historia bashkë me Fjalorin e Madh dhe Enciklopedinë kushtojnë 100 mln lek të reja, ose një miliard dollarë, duke bërë që secili më vete të kushtojë rreth 300 mln lekë të vjetra.

blank

Teatri Kombëtar, Kushtetuesja cakton datën e seancës, ja kur shqyrtohet padia e Presidentit

Çështja e Teatrit Kombëtar do të shqyrtohet së shpejti nga Gjykata Kushtetuese. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Kushtetuesja ka caktuar 3 qershorin datën e seancës kur do të shqyrtohet padia e Presidentit të Republikës për Teatrin Kombëtar, i shembur një vit më parë me vendim të Këshillit Bashkiak, një vendim i kundërshtuar nga opozita dhe shoqëria civile.

Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli protesta dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, me të cilët ishte rreshtuar dhe opozita.

blank

“Hapni kutitë”! Presidenca i përgjigjet Ballës: Zero vëmendje ndaj Kuvendit, rinumëroni me transparencë çdo votë!

TIRANË

Presidenca i përgjigjet kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili sulmoi sot nga foltorja e Kuvendit Presidentin Ilir Meta, teksa tha se nisma për shkarkimin e këtij të fundit nuk është tentativë për të kapur institucionin e Kreut të Shtetit, por për të zgjedhur një President mbi palët për rrugën europiane të Shqipërisë.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, shkruan në “Facebook” se vëmendja ndaj Parlamentit me zero opozitë është zero, ndërsa bën thirrje që të hapen kutitë e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë. Ndryshimi është brenda në kuti. Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor. Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit! Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj. 🇦🇱”, shkruan Blushi.

blank

SPAK kërkoi 63 vite burg për bandën e Habilajve

Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të ashtuquajtur Habilaj.

Ata akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seitin 15 vite burg, Meridian Sulajn 15 vite burg dhe Fatmir Minajn 15 vite burg.

Moisi Habilaj tashmë ndodhet në arrati, teksa edhe në Itali, për të njëjtat akuza është dënuar rreth 18 vite burg.

Klani Habilaj doli në pah në kuadër të një hetimi që nisi fillimisht nga drejtësia italiane, ndërkohë që emrat e tyre lidheshin me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin çështja ka shkuar në Gjykatën e Lartë.

Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjithashtu, SPAK thekson se i pandehuri Moisi Habilaj duhet ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë./Balkanweb.com

 

blank


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend