VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

AFP: Mund të thirren në Hagë edhe Thaçi e Veseli

By | July 20, 2019

Komentet

Kosovë, thirrje Serbisë t’i hapë arkivat e ish-ushtrisë Jugosllave

Prishtinë

Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur ka mbajtur një konferencë në të cilën janë dhënë detaje rreth shënimit të kësaj dite në Kosovë dhe i është bërë thirrje Serbisë për vazhdimin e procesit të gjetjeve, raporton Anadolu Agency (AA).

30 gushti, Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, sipas anëtarëve të këtij komisioni do të do të shënohet me një marsh me moton “20 vjet dhimbje, 20 vjet pritje dhe krenari” në sheshin e kryeqytetit ku do të marrin pjesë edhe familjarët e personave të pagjetur.

Në komision vlerësuan se ende është i madh numri i të pagjeturve në Kosovë, gjë për të cilën duhet bërë presion mbi Serbinë edhe nëpërmjet palës ndërkombëtare. Për këtë çështje, u përmend edhe ideja e kushtëzimit të Serbisë në dialog në Bruksel.

Udhëheqës i njësisë së Komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Kushtrim Gara, tha se i bëjnë thirrje autoriteteve të Serbisë që të vazhdojnë gërmimet vlerësuese në lokacionet tanimë të shënjuara, e të cilat kanë mbetur në gjysmë siç është Rashka.

Gashi tha se duhen hapur arkivat e ish-ushtrisë Jugosllave në të cilat ka informacione të cilat do ndihmonin të gjendeshin edhe mbi 1.600 persona të zhdukur.

“Ajo që është me rëndësi për t’u theksuar edhe në këtë rast edhe në këtë ditë, i bëjmë thirrje gjithsesi institucioneve të Serbisë që sa më parë të bëjnë hapjen e arkivave të ish-ushtrisë Jugosllave meqë tashmë është konfirmuar (jo pse ka pasur dikush ndonjë dilemë), që në këto arkiva vazhdon të ketë informacione të cilat sigurisht do të na ndihmonin të mësohet fati dhe vendndodhja e 1.650 personave”, tha Gashi.

I pyetur për shtatë mbetje mortore me origjinë jokosovare të gjetura brenda territorit të Kosovës, Jahja Lluka nga Komisioni qeveritar për persona të zhdukur, tha se pesë nga to janë malazeze ndërsa dy serbe.

Ai tha se familjarët e pesë të vdekurve malazez kanë kërkuar që eshtrat e tyre të kthehen për t’u rivarrosur në Mal të Zi.

“Në këtë rast nuk bëhet fjalë për shtatë serbë. Por, janë pesë malazez dhe dy serb. Procedurat mjekoligjore nuk kanë përfunduar ende. Marrëveshjen e kemi arritur me komisionin e Malit të Zi. Më 4 shtator, pesë mbetje mortore malazeze, të cilat do të varrosen në Andrijevicë, do të dorëzohen në pikën kufitare në Kullë të Rozhajës”, tha Lluka, i cili shpjegoi se puna për to nuk është kryer ende dhe mjekësia ligjore është ende në procedim.

Lluka tha se ky gjenocid duhet të paguhet dhe Kosova për të do ta ngritë zërin edhe në vazhdim, si dhe shtoi se duhet që t’i bëhet trysni edhe më e madhe Beogradit për zbardhjen edhe të 1.650 personave.

KUJDES ME VENDIMET DHE VEPRIMET LDK, FATI I DARDANISË ASHT NË DOREN TANDE, VOTUES I DARDANISË KUJDES ME VOTEN KUJT JA JEP KËTË HERE – Nga Bardh Nëngurra

Situata politike që u krijue në vend pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj, kryeministrit ma të keq, ma të damshem dhe ma shtetshkatrrues që kan pas shtetet shqiptare deri sot ( të dyja bashk Shqipni e Dardani ) solli deri të shpërbamja e Parlamentit të Republikës së Dardanisë dhe tash pritet dekretimi i datës per zgjedhjet e jashtzakonshme nga ” Kryetari ” i vendit Hashim Thaçi.
Gazeta e portale, analist e publicist të shumtë po shkruejn e po flasin e shpesh edhe po shpifin e trillojnë qellimisht per kontakte të liderve partiak mes veti, per koalicione parazgjedhore që disa sosh veq ( sipas portaleve ) jan arrijtë si dhe per koalicione të mundshme pasëzgjedhore per ta formue qeverinë dhe per ta udhëheq vendin.
Dardania ka pas në historinë e sajë të shkurt shtetnore disa kryeministra, por dy vite e pak ma shumë të qeverisjes nga koalicioni PAN me në krye Ramush Haradinaj ishte qeveria ma korruptive, ma nepotiste, ma shtetshkatrruese , ma kriminele dhe ma badite deri sot.
Andaj unë si qytetar i sajë ju gëzova largimit të kësaj qeverie e cila po të zgjaste deri në fund të mandatit do e shkatrronte shtetin pergjithmonë.
Skandalet e qeverisë Haradinaj 2. ( po e emnojë kështu pasi ka pas nja 3 muej qeveri Haradinaj që në kohën kur ishte gjallë Presidenti Dr. Ibrahim Rugova ) ishin të shumta. Per to kam shkrue disa shkrime ma heret , por kan shkrue edhe gazetar e publicist të tjerë. Andaj nuk do i numrojë të gjitha, por do i ceku disa prej tyne.
Vjedhja e mbi 50 milion eurove kinse po ua falë fabrikave të ujit per amballazhet e tyne.
Vjedhja e 53 miliona euro per firmen turke Behtel Enka.
Sipas disa informatave që kam ato para në realitet nuk ju kan dhan as amballazhistve e as firmes turke Behtel Enka, ato para janë shpernda te militant partiak per ti pas në sherbim Ramushi dhe AAk-ja kur jua ka nevojën.
Qeveria 2.e Ramush Haradinaj do mbahet mend edhe per rritjen e pages per veti me 200% dhe per të gjithë sherbyesit e vetë.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend dhe per damjen e disa dhjetra mija eurove per sherime në boten e jashtme të dy ish kryeministrave ( Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës ) ndersa qytetaret vdesin në mungesë të parave per ti ble ilaqet ma të thjeshta.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend edhe per sjelljet arrogante e primitive të formës gansteroze të kryeministrit jo vetem me kundershtar opozitar, por edhe me deputet, me qytetar , me gazetar dhe analist. Jan ba hit i së keqes fjalët e Ramush Haradinaj; a mos ja kam vjedh kujt nanën a babën a…?
Ishin të tmerrshme e neveritës diskutimet e ti në nivel analfabeti në foltoren e Parlamentit, ishin bizare replikat e ti kerrcnuese me kundershtar politik dhe qak edhe me mikun e vet familjar te deridjeshem me deputetin e Vetvendosjes me shokun Rexhep Selimi.
Ramush Haradinaj si kryeministër do mbetet në mbamendje si kryeministri që shprazi thesarin e shtetit dhe të cilit për këtë nuk guxonte ti kundervyhet as ministri i financave z. Bedri Hamza. Vetem nji here ministri Hamza ka kundërshtue menyren e vjedhjes ditën per drekë të thesarit shtetnor qe bahej me urdhnin e kryeministrit Ramush Haradinaj, bile ministri Hamza pat refuzue ta merr pagen e vetë me rritje që u pat ba me diktat dhe urdhën nga kryeministri e që per rritjen u pat arsytue se i duhen per këmisha e kravata.
Qeveria Haradinaj 2. do mbahet mend edhe si qeveri që i hangër qershijat e pshurrta. Kur Kryeministri Akademik Isa Mustafa e solli per dekretim në Parlament Demarkimin e kufinit me Malin e Zi, Ramush Haradinaj me deputetet e vet bashk me partitë opozitare VV dhe NISMa e kallshin Prishtinen me protesta me koktej molotovi si dhe  qajshin koka policësh me gur , sulmojshin pronat private e shtetnore dhe bajshin edhe atentate në eskorten e Kryeministrit Mustafa tue i vendos zingjir me gozhda per ti pelcitë gomat e veturave të eskortës.
I sulmoni  shtepinë e Kryeministrit Mustafa dhe edhe vëllaun e semuer ja maltretonin tue ja ba subjekt sulmesh per ta denigrue Kryeministrin Mustafa. Por kur erdhi dhe u ulë në karrigen e të parit të qeverisë Ramush Haradinaj sado që kishte nji qeveri e formueme nga minjoranca parlamentare ai e kaloj në Parlament demarkimin e kufinit me Malin e Zi po në ata kufinjë që ishin edhe kur ligjin e pat sjellë në Parlament edhe kryeministri Isa Mustafa. Pra i gëlltiti qershijat e psh…
Ramush Haradinaj do mbahet mend si kryeministri ma primitiv dhe ma nonshalant që me sjelljet e veta të retorikës turbopatriotike qak edhe tue u paraqitë si kangëtar folklorik nëper tubime të ndryshme ku me at zanin e vetë të shtjerrt pa asnji notë muzikaliteti shpesh dukej si klovn e shpesh si i smuer mental dhe bahej herë qesharak e herë tragjikomik.
Ramush Haradinaj do mbahet mend se punsojë farefis, miq e militant partie dhe asnjihere nuk u turpnue per këto veprime.
Ramush Haradinaj do mbahet mend si mashtrues me taksen 100% per mallnat serbe e boshnjake.
Vetem militantet e AAK-së mund mos ta kenë verejtë se pse e vendosi taksen kryeministri dhe cili ishte qellimi i ti me te. Ndersa qytetari i Dardanisë gjithandej vendit e ka kuptue rrenën dhe mashtrimin sepse vendimi per taksen 100 % së pari kishte qellimin per perfitime politike jo vetem per veti, por edhe per partinë e ti AAK-në ndersa kontrabanda e mallnave lulëzojë ma shumë se kurr por tash në forma tjera , në forma mafioze , banditeske që ban që mallnat serbe e boshnjake të futen panderpre në Dardani , por permes kontrabandistve dhe permes shteteve tjera fqinje si Mali i Zi, Shqipnia e Maqedonia Veriore e edhe permes Turqisë . Dhe normal se nga kontrabandistët gjithmonë asht vjelë edhe haraqi ashtu si ka veprue kjo parti prej se asht krijue  dhe që unë kam të drejtë per këte qe po shkruej ( se AAK asht parti që mbledh haraq ) e kan deshmue shumë vite ma parë ish deputetet Adem Grabovci , Dardan Mulliqaj etj, etj.
Ramush Haradinaj do mbahet mend edhe per ekskursionet e veta nëper bjeshket e vendit e ma së shumti në ato të Istogut ku vinte me nga disa militant muskuloz dhe ai vet bante fotografi mes tyne tue tregue trupin lakuriq nga beli e perpjetë dhe muskujt e ti ndersa rreth ti militant  të armatosun me armë të gjata.
Ramush e Daut Haradinaj do mbahen mend si lider të AAK-së qe para pak kohe detyruen të ju largohet nga partia Liderja e forumit të grues së AAK-së zonja Donika Kadaj -Bujupi dhe të kalon në VV, e të cilen paturpsishtë në foltore të Parlamentit e pat ofendue Dauti me shpifje se gjoja ajo e paska nanën serbistfolëse. Ju kujtohet thanja cinike e poshtruese e Dautit; …. kujdes mos po të idhnohet nana Donikë. Dhe per këtë unë e kam pas shkrue nji shkrim ku pata vertetue se Donika asht pinjolle e nji familje patriotike e fshatit Lubozhdë ( që asht edhe vendlindja e autorit të këti shkrimi ) dhe se nana e sajë zonja Mirsade Kadaj asht vajza e tash të ndjerit Beqir Kamberaj nga fshati Suhogerrlë në kufi me territorin e Drenicës. Mjerishtë zonja Donika Kadaj -Bujupi perseri u këthye në AAK. Shpresojë ti ketë kerkue Dauti e Ramushi falje per ofenimin që ja paten ba.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se lejoj fryemjen e listave të Veteranve të UÇK-së per së paku katër herë ma shumë se sa në realitet ka pas luftëtar UÇK-ja. Dhe do mbahet mend se kerrcnojë me jetë Prokurorin e ndershem z. Elez Blakaj që zbulojë diku mbi 19.000 veteran fals dhe per këtë Prokurori Blakaj u detyrue me ik në SHBA ku gëzon mbrojtjen e shtetit Amerikan.
Dhe ky rast e ka damtue jashtzakonisht shumë jo vetem imazhin e shtetit ma të ri në botë ( Dardanisë ) por edhe mardhanjet jetike që i kishim me SHBA-të.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se stopoj rrugtimin shtetndertues të Dardanisë dhe se i ftohu mardhanjet me miqët tanë europrendimor . Dëshmi per këtë janë deklaratat e panderpreme të Ambasadorve të Mbretnisë së Bashkueme, Gjermanisë, Austrisë, Zvicrrës, Norvegjisë si dhe të SHBA-së. Nji ish Oficer i KFORIT norvegjez që tash në Norvegji asht fut ne politikë , para disa ditve lexova në shtypin norvegjez se si ai deklaron se asht fut me të vetmin motiv se nese bahet deputet ai do ban çmos me bind Mbretninë Norvegjeze me terhjek pranimin e shtetit të Dardanisë.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se nuk e pat asnji njohje, por që njohjen e shtetit Dardani e terhoqen disa shtete që e kishin pranue ma heret.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se e shtyeu në pakufi liberalizimin e vizave per qytetarin e Dardanisë dhe ky qytetar mbet i vetmi me jetue si në rezervat  pa pas mundësi me levizë lirshem nëper botë.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se gjatë kohës sa e pat pushtetin në vend pati ma së shumti vrasje per shkaqe banale, per fajde, per bixhoze, per kontrabandë të llojeve të ndryshme etj. Me nji fjalë do mbahet mend se në kohen e sajë lulzojë krimi.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se i lirojë nga burgu dhe ju hoqi akuzat të trija grupeve bandite e kriminele që i pat arrestue , gjykue e denue drejtësia e shtetit në kohen e qeverisë se Akdaemik Isa Mustafës .
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se kusherini i ti i afërt enveristi Nasim Haradinaj në studio të TV Dukagjinit deklaron publiksiht :….. punë e madhe që janë vra njerzit e LDK-së. Apo edhe kur publikisht shkruen dhe dekalron LPK-isti tjeter Ibrahim Kelmendi se : nuk di gja per vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit, por do ndihesha krenar po ta kisha vra vetë.
Qeveria 2. e Ramush Haradinaj do mbahet mend se deputeti Milaim Zeka haptas flet se si Bujar Bukoshi paska pas dhanë para nji veprimtari të LPK-së per me i vra e eliminue Dr. Ibrahim Rugovën e Fehmi Aganin.
Ne secilin shtet ligjor per këto deklarate do duhej të thirreshin nga prokurori këta njerëz që deklarojnë kështu. Kjo nuk ndodhë në pushtetin e Ramushit.
Ka edhe qindra mija arsye të bizarshme, të liga, të poshtra e kriminale që do mbahet mend qeveria 2. e Ramush Haradinaj, por unë këtu po ndalem e nuk po numrojë tjera. Mjaftojne këto që i ceka dhe tash e pyes secilin qytetar që do del me votue në zgjedhjet që do mbahen së shpejti a jua merr mendja se do e nderprisni mjerimin që ka kaplue vendin qe 20 vjet pas luftës nese perseri do jipni votat per njerëz si Ramush Haradinaj, si Daut Haradinaj, si Kadri Veseli, si Sami Lushtaku, dhe sa e sa hajnave e banditve tjerë që per 20 vjet e kan rjep vendin, e kan sakatue ekonominë e vendit, e kan prue qytetarin me ikë diku jasht e ma kurr mos me mendue me u këthye në vend, e kan shkatrrue shendetësinë, arsmin, shkencën, kulturën qak edhe historinë na e kan ndryshue dhe që kan ba qindra e mija miliona euro pasuni per veti per familjet e veta dhe per militantet e vetë partiak.?!
Unë mendojë se këta bandit të klanit PRONTO dhe PAN-it, të luftëtarve dhe të ” LUFTËTARVE ” njihere e pergjithmonë duhet populli, votuesi me i hjek qafe, me e shpetue veten , familjet dhe shtetin prej tyne. Dhe kjo bahet shumë lehtë. Mos i votoni. Mos u shitni per nji vend pune, per nji post, mos  shitni voten per nji drekë apo per nji darkë, apo per 20, 50, 100 euro etj. Mosni se vendi i punës qe juve do e fitoni sado që juve personalisht do ju sjell ndoshta fitime, ju nuk duhet me harrue se atë vend se  keni pergjithmonë dhe se me votat qe i keni dhanë per vend pune ju jeni ba pjëse e bandes shtetshkatrruese, e shkatrrimit të arshmënisë se femijëve e nipave e mbesave tueja.
Vetem juve mund ta bani mrekullinë per të  miren e vendit. Dhe aspak nuk asht e vështirë ta bani shpetimin tuej dhe të vendit tuej. Mos  votoni asnji nga keta bandit.
Do me pyesni kend me votue?! Pergjigjëja ime asht kjo; … votoni njerzit e arsimuem, njerzit që njifen si ekspert të profesioneve të ndryshme. Harroni militantet e partive, harroni komandantet dhe luftëtaret sepse ata nese kan ba luftën,thuejuni ju falemnderit, por mos harroni se ka 20 vjet që po e sundojnë dhe po e zhvatin shtetin dhe popullit ju ka shtue mjerimi ma shumë sot se në kohën e pushtetit të Millosheviqit pikrisht nga ish komandantet dhe ish luftëtarët.
Mrekullia do ishte sikur të votohej LDK-ja , sikur LDK-në ta nxirrte populli partinë fitues me mbi 60%  të votave. Nuk e them këtë pse jam vetë aktivist i vjeter ( 30 vjet ) i LDK-së, por e them per faktin se ashtdeshmue si parti shtetndertuese  që ka kuadro Akademike në strukturat e sajë dhe per faktin se asht nder partitë që nuk ka afera per krime , per korrupsinon, per nepotizem. Ka ndoshta individ ( tre katër veta ) që perfliten per të tillë, por në pergjithësi asht parti me vizion europrendimor dhe mos ta harrojmë se neve si popull vetem rrugtimi europrendimor na shpeton. Per ndryshe do zhdukemi se shpejti.
Votoni edhe Levizjen Vetvendosje, dhe perkrahni koalicionin LDK-VV, ama ju therras juve militantve të LDK-së qe mos kerkoni nga lideri i VV-së , nga Albin Kurti me shkue me vizitue varrin e Dr. Ibrahim Rugovës. Ka disa ditë që po lexojë deklarata dhe shkrime të tilla nga disa ish deputet të LDK-së dhe nga disa militant të sajë. Ma mire mos ta viziton fare Albini varrin e Ibrahim Rugovës nese ai nuk e ndjen vetë si nderë dhe obligim ta bajë këtë. Por juve kerkoni nga Albin Kurti që ai tua këthej shpinen lidhjeve të ti të mistershme me lider fetar musliman, me lider të shteteve të lindjes dhe edhe kerkoni ta prezantojë Programin partiak qeverisës per zhvillim të shtetit në të gjitha segmentet e ti dhe vetem në program qeverisës bashkpunoni e gjeni kompromise, por pa leshue asnjihere pe në distancimin nga lidhjet dhe bashkpunimi me Turqinë ( sot per sot Dardania e besa gadi edhe Shqipnia jan ba vilajete të Sulltan Erdoganit turk) si dhe me shtete tjera muslimane. Dhe nese Albin Kurti ndryshon qendrimet per SHBA-të, per prendimin dhe per ideologjinë shtetndertuese mbi bazat e demokracisë dhe lirive e barazive njerzore , pra nese ai heqë dorë nga ideologjia sllavokarpatiane e stalinizmit enverist ideologji që ja mesojë mirë qysh kur ishte student baba i ti ideologjik Adem Demaqi, pse jo LDK dhe ju votuesit mos ta perkrahni Albin Kurtin edhe per Kryeinistër. LDK me komplet Kryesinë e sajë ka obligim dhe borq vendit me ba program qeverisë me partnerin e koalicionit dhe aspak ska pse ngulë kambe per postin e të parit të qeverisë e as per poste tjera. Kuptoni njihere se vendi asht ne rrezik, vendi po mbetet shkret sepse rinia iku në boten prendimore dhe mos harroni rrezikun se vendi mundet me u popullzue me emigrant nga bota arabe e muslimane e Afrikës dhe Azisë. Trendet e politikës globale botnore me bajnë me dyshue dhe me pas frikë se kjo e zezëditë ka me na gjetë po vazhdojë vendi me u sundue nga klanet mafioze të PDK, AAK, AKR, NISMA, PSD etj, etj. Andaj kujdes ju votues me voten se kujt po ja jepni dhe poashtu kujdes LDK me kend po bani koalicion dhe mos kerkoni poste per qeverisje, por kerkoni program qeverisë sepse vetem me programe qeverisëse qeveristet vendi.
 Istog: 23.08.2019

Shpërbërja e kuvendarëve cirkusantë! – Nga SKËNDER MULLIQI

Ka kohe qe po mbahen zgjedhje te jashtezakonshme. Ata qe marrin vesh ne politike, e dine mire se keshtu po veprohet per ti ikur Reformes Zgjedhore nga ana e krereve te partive kryesore politike ne pushtet. Reforma zgjedhore shume prej ketyre njerezve qe jane ba bajat ,dhe te gerditshem me reforme zgjedhore, do ti qite prej lojes politike. Kete gje nuk po e lejojne se me pushtet ne Kosove po lidhen edhe vjelja e te mirave materjale pa karar.

Shume nga keta njerez te politikes , jane bere hora e botes. Nuk ishin aty per ti perfaqesuar interesat e popullit, por per ti realizuar interesat personale , familjare e interesat e grupeve te caktuara biznesore.Shume pak deputete e kan pasur vendin ne uleset e kuvendit si organi me i larte i shtetit.Une shpesh i kam quajtuar por edhe me te drejte Cirkusant, mashtues dhe manipulator. Voten qytetaret nuk ua kan dhene qe te sallamaditen duke marr paga te majme , duke marr honorare dhe duke realizuar interesa private.Droje shume se edhe ne zgjedhjet te cilat do te mbahen shume shpejt pas shperndarjes se kuvendit, pak gje te hajrit do tu sjellin qytetareve.

Me fytyra te njejta e bajate politike qe Kosoven e sollen ne dergje te lige, zor qe do te kemi gje te hajrit.Megjithate edhe pse shpresat shume jane venitur, megjithate duhet gjetur qytetaret kurajon dhe forcen ,qe gjithe keqberesit pa shkuar shume kohe, ti hudhin ne berllogun e historise.Dy gisht fytyre thote nje fjale e popullit jane.Keta me qene fytyra me hektare te tere ia falin dreqit.Edhe me keq , se keqperdorimet e vazhdueshme te parase publike , largimeve masovike nga vendi, varferise, eshte falja e tokave armiqeve tane shekullor . Kjo tradheti nuk i falet askujt pa marr parasysh postin dhe poziten shoqerore…Freski e madhe per te gjithe ne, do te ishte qe shume fytyra te kompremetuara dhe bajate te skenes aktuale politike, te cilat na u serviren ne medie dhe pushtet per 20 vite mos ti shohim me kurre ne publik…

Haradinaj iu përgjigjet mediave serbe: Do ta mbaj Serbinë jashtë Kosovës

Pas ftesës së Gjykatës Speciale për Ramush Haradinajn, mediat serbe në vazhdimësi kanë propaganduar rreth asaj se për çfarë është ftuar ish-komandanti i Zonës së Dukagjinit në Gjykatën Speciale.

Disa media të pushtetit në Serbi propagandonin se Haradinaj është ftuar në Speciale rreth rastit të “Shtëpisë së Verdhë”, ndërkohë politikani serb Millovan Dreçun thoshte se kanë grumbulluar ‘fakte’ të reja kundër Haradinajt të cilat i kanë deponuar në Hagë.

Ndërkohë së fundi në mediat serbe po raportohet kinse për një dëshmitar serb me emrin Dragoljub Stankoviq, i cili do të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

Siç i ka thënë Stankoviq gazetës serbe ‘Politika’, “Haradinaj do të gjykohet për periudhën pas 30 shtatorit të 1998-ës”, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se “ka dëshmi të shumta të cilat do ta shpallin fajtor Ramush Haradinajn”.

Lidhur me këtë ka reaguar sot ish-kryeministri i Kosovës dhe kreu i AAK’së, duke thënë se diçka e tillë po vjen nga mbetjet e Sllobodan Millosheviqit.

Haradinaj thotë se tashmë Kosova është shtet me ushtri, dhe se Serbia nuk do të ketë më asgjë në Kosovë.

“Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalëm që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu!”, ka thënë Haradinaj./GazetaExpress/

Nisma dhe AKR-ja nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor

Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj gjatë një konference për media, tha se ky koalicion parazgjedhor, do të jetë “faktori përcaktues” për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që do të dalë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Nisma dhe AKR-ja do të jenë faktori kryesor në qeverisjene ardhshme. Ky koalicion do të jetë përcaktues i Qeverisë së ardhshme të Republikës së Kosovës”, tha Limaj dhe shtoi se presin edhe parti të tjera, t’i bashkohen këtij koalicioni.

Ndërkaq, kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli tha se këto dy parti do të garojnë në një listë të përbashkët zgjedhore.

“AKR-ja dhe Nisma do të jenë në koalicion parazgjedhor, do të garojnë në një listë të përbashkët. Lista do të ketë kandidatin e vet për kryeministër”, tha Pacolli.

Ky është koalicioni i dytë parazgjedhor i arritur në Kosovë.

Ditë më parë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Më 22 gusht, deputetët votuan për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se shumë shpejt do të caktojë datën e zgjedhjeve.rel

Kosnett: Kosova ekstradon një të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se një person nga Kosova është ekstraduar në Shteteve e Bashkuara, duke shënuar kësisoj edhe rastin e parë të zbatimit të marrëveshjes për ekstradim të nënshkruar ndërmjet të dyja vendeve.

Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se “në qershor Shtetet e Bashkuara dhe Kosova përmbyllen marrëveshjen e Ekstradimit. Sot ne e jetësuam atë për herë të parë për të kthyer një të arratisur nga Kosova për gjykim në Shtetet e Bashkuara. Kur e shndërrojmë sundimin e ligjit një përparësi të përbashkët, kriminelët përballen me drejtësinë dhe të dyja shtetet janë më të sigurta”, shkroi ai, por pa dhënë ndonjë hollësi për kë bëhet fjalë.

Zëri i Amerikës mëson se i ekstraduari është Ymer Shahini, i cili ndodhej në arrati deri në qershor të këtij viti kur ishte arrestuar nga policia e Kosovës dhe po kërkohej nga drejtësia amerikane nën dyshimin për përfshirje në një skemë mashtrimesh me letra me vlerë.

Sipas departamentit amerikan të Drejtësisë, nga viti 2009 deri në vtin 2011, Jason Galanis, së bashku me bashkëpunëtorët tjerë, John Galanis, Gary Hirst, Derek Galanis, Ymer Shahini, dhe Gavin Hamels, u përfshinë në një skemë për të mashtruar aksionarët e Gerova Financial Group, duke realizuar transaksione të letrave me vlerë në këtë kompani.

Në shkurt të vitit 2017, Jason Galanis është dënuar me mbi 11 vjet heqje lirie.

Në mars të vitit 2016, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kishin nënshkruar marrëveshjen për ekstradim, që sipas zyrtarëve kishte për qëllim, përveç forcimit të partneritetit dhe përcaktimit për rend dhe ligj, të garantojë po ashtu se kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve e të dyja vendeve, do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë.

Marrëveshje ishte cilësuar historike pasi që e zëvendësonte atë ndërmjet qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe mbretërisë së Serbisë, të nënshkruar në vitin 1901.

Në qershor të këtij viti, zëvendës ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, dhe ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri, nënshkruan protokollin e instrumenteve të “ratifikimit të marrëveshjes së ekstradimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. za

Band-itët e Partisë ”Demokratike”, Aleancës, të Nismës -it dhe ”band-illët/et” e LDK-së – Nga Sinan Kastrati

 

Bandat mafioze të Italisë Jugore dhe komandantët banditë të Kosovës

”komandantët” e veteranët mashtrues duan që me ligj ta ”mbrojnë luftën e pastër të UÇK-së

 E vërteta jeton

E vërteta jeton, titullohej një dokumentar për bandat mafioze italiane. Në të folmen popullore thuhet edhe kështu ”E vërteta del edhe nga dhèu (toka, varri)”

Para disa ditëve, pasi erdha nga puna, natyrisht i lodhur, nga mosha, mërgimi e besa edhe merzia, hapa televizorin jo pse dëshiroja por pse isha mësuar që në mbrëmje të shikoj lajmet në Kosovë dhe në Shqipëri. Papritur, më dolën disa skena si në kohë lufte në një televizion të huaj dhe aty u ndala.  Fillova ta hikoj me një interesim një film dokumentar për Bandat nafioze italiane, të viteve 1970-ta, 1980-ta. Ishte tmeruese kur dëgjoje nga goja e familjarëve për vrasjet dhe vrasësit që kishin ndodhur dhe se askush nuk guxonte ti lajmëronte policinë e as të dëshmonin kur i thërrisnin në procset gjyqësore.

Ajo që më mbeti në kujtesë ishte se si një motër (vajzë) me emrin Rita del publikishte dhe tregon se si ia kanë vrarë vëllain. Ishte e para femër që e tha te vëtetën ”E verteta jeton”, por nëna e saj, pas vrasjes së saj, ia prish edhe varrin nga friga e bandaave se do të hakmerren ndaj antarëve të tjerë të familjes.

Dhe në fund, janë gratë, motrat e nënat e vrasësve që dëshmojnë dhe i pshtyejnë në fytyrë banditët, prapa grilave duke iu thënë: ju nuk jeni burrat, baballarët e vëllezërit tanë.

Mua, pas një fejtoni për ”luftën”, për veteranët mashtrues, në një fejton të shkurtër, në 7 vazhdime, për Drenofcin e Zatriqit me titull ”A kishte organizim ushtarak, “Shtab” të UÇK-së dhe “luftë çlirimtare në Drenofc të Zatriqit e rrethinë?, një grua që tash jeton jashtë më shkruante ” O faleminderit vllavi jem që kishe shkruajt për vllavin tem”. Unë u bëra kurreshtar dhe e pyeta: A mundesh me folur, me më tregua se si ta kam marrë vëllain bandat e uck-së në Drenofc të Zatriqit, ajo më tha: ” O të lutem mos ma përmend emrin se më kanë thënë vllaznit ”nëse nuk i tërhiqni deklaratat që i keni dhenë policisë e hetuesisë së UNMIK-ut, edhe juve e shtëpinë kemi me ju kall të gjallë”.

Po në Kosovë a kishte banda mafioze në vitet 1998, 1999, atherë e tash?

-Po!

Ato banda mafioze ishin të organizuara dhe të ushtruara për plaqkitje, kidnapime e vrasje . E banditët ishin, ish udhëheqësit e të ashtuaquajtur ”Shtabi i ish UÇK-së” me Hashim Thaçin e Xhavit Halitin (Ramush Haradinaj nuk ishte antar shtabi), Rexhep Selimin, Kadri Veselin e Jakup Krasniqin, Farmir Limajn e ndonjë tjetër.

Sot, kur pritet të mbahet mbledhja e Kuvendit të Kosovës,që ndodh vetëm në Kosovë, deputetët  ta rr`xojnë vetvehten mu kujtuan premtimet e disa prej këtyre banditëve që i kishin premtua elektoratit të tyre se si Kosovën do ta bëjnë parajsë e ”Paris”, Zvicërr, Zelandë e çka jo tjetër.

Ishte kryeband-iti Hashim Thaçi që para masës së tubuar në Mitrovicë i rrejti puntorët shëndetësor se do të k`thehen në vendet e tyre të punës e Mitrovica do të bashkohet.

Serbia e shprendau parlamentin e Kosovës, më 1990 e tash Hashimi, Kadriu e Ramushi e rr`xojnë vet-vehten.

Ngjashmëritë janë të shumta. ”Udhëheqësit” shqiptarë po të luanin Cicimic me ata serbë, shqiptarë do të dilnin fitues ndaj pushtetit dhe pushtuesit serbë, për të cilin edhe kjo udheqje e këta ”komandantë” janë pushtues apo zaptues të Kosovës.

Rexhep Selimi ndihet “krenar” se e shkarkoi Tahir Zemajn

Dhe Rexhep Selimi i cili, krenohet paturpësisht se si paska nënshkua që Ramushi të bëhet ”komandant” i ”Dukagjinit” e të shkarkohet kolonel Tahir Zemaj, atherë e tash jeton pa i hi ”asnë therrë në kâm”, bile as Gjykata Speciale nuk e ka thirr as si dëshmitar.

Rexep, disa pyetje: A ka pasur ”ushtria” juaj, ato ”tri shkronja” hierarki?

Kush ishte komandant Suprem i asaj ”ushtrie”? Me cilat ligje dhe me cilën Kushtetutë vepruat, punuat e ”luftuat” ju, bandat e Drenicës dhe të Dukagjinit?

Dhe vërtetë, a ishit ushtri apo guerile?

Sipas ekspertëve ushtarakë dhe oficerëve të karierës, ju keni qenë guerile e ata kanë qenë ushtri sepse kanë bërë luftë frontale e ju keni ”luftua” me nofka, me maska e me konspiracion dhe nuk keni pasur asnjë betejë e nuk keni e keni shkrep pushkën asnjëherë dhe nuk e keni hargjua asnjë fishek.

Por Rexha thotë ”se e çmon veprën e Rugovës i cili arriti të bashkoj të gjithë popullin në kohë diktature, pa përdorur mjete të dhunës. Por ai përmend edhe dy gabimet e tij.

“Organizimi i zgjedhjeve në kohë lufte ka qenë gabim. Kosova atë kohë ishte e përgjakur”, thotë Selimi.

“Gabim i madh po ashtu ka qenë vizita në Beograd në vitin 1999”.

Rexhë qysh shkuat në Rambuje si banda cubash, a kishit legjimitet dhe qysh sipas teje përfaqësohet një parti apo organizata juaj ”ushtarake”në një ngjarje aq të madhe siq ishte Konferenca e Rambujesë ?

Po Jakup Krasniqi e … Rexhep Qosja kënd e përfaqësuan, cilën parti?

O Rexhe qiftat tu, pakë lind`shin e shumë vdekshin!

Rexhe, ku ishe ti kur I. Rugova shkoi për ”vizitë” në Beograd?

Ti Rexhep, ke mbyt miza nëpër male. Harrova, a e ke pasur edhe lahutën e qifteline me vete?

Cilit ”komandant” i këndove për së gjalli?

E Kadri Veseli, do të thonte, para pakë ditëve ”Do ta luftojmë korrupcinin qysh e luftuam dhe e mundëm Serbinë.

Pasi e përfundova këtë shkrim, në televizor pash se deputetët e rr`xuan vetvehten e ta po thonë e shprëndam arlamentin.

Në vazhdimettjera do të flas për:

DOSJA ITALIANE: Emrat e 183 spiunëve të UDBA-s (1945- 1990), Adem Demaçi në Nr.20 par Press Independent•29 juil., 2018•0 Commentaires,

Rrahman Paçarizi: Çfarë kryeministri po m’duhet?,

Hajn e profiter, mercenar e Boshko Buha – i thot Thaci Anton Qunitnga njeshi F 26 Prill, 2019,

Thaçi në Euronews: Kam qenë larg nga frontet e luftës telegrgrafi.com, 13.02.2014 • 23:14

https://telegrafi.com/thaci-ne-euronews-kam-qene-larg-nga-frontet-e-luftes/

Dardan Gashi flet pas njoftimeve se ka kaluar në NISMA

Se nuk e ka braktistur ende Lisën Rugova, të paktën jo zyrtarisht po e mohojnë edhe në partinë e Fatmir Limajt

K.Veseli: ”Ashtu sikur e kam çliruar Kosovën nga Serbia njëzet vjet më parë, ashtu do ta çliroj edhe nga korrupsioni (!)”

”Hashim Thaçi kur i premton protestueseve kthimin ne veri te Mitrovices 1999”

Fjalë, fakte e dëshmi e protestave të punonjësve shëndetësorë për të kaluar në pjesën veriore në spitalin e Mitrovicës, pas luftës, më 1999.

Protestuesve iu doli ”në krah” Hashim Thaçi, i cili premtoi se mjekët do të ktheheshin në punë në spitalin verior.

Mirëpo, që atëherë, këto fjalë të Thaçit mbetën veçse premtime

https://www.youtube.com/watch?v=v25XxcyzO4M

Thaçi: Vizat brenda 15 muajve, 30 nëntor, 2010

https://www.evropaelire.org/a/2234970.html

Vazhdon

 

Sinan Kastrati, Suedi

22 e 23 gusht 2019

Haradinaj: Serbia nuk është e gatshme për një marrëveshje

Prishtinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në ambientet e Qeverisë së Kosovës në një takim, një delegacion prej 60 studentësh të huaj, pjesë e programit Akademia Verore, raporton Anadolu Agency (AA).

Haradinaj në fjalën e tij u ka treguar studentëve për rrethanat politiko-ekonomike e sociale në vend. Ai tha se Kosova është vend me institucione ende të reja. Ai tha se dorëheqja e tij së fundi nga posti i kryeministrit është bërë pikërisht për t’i ruajtur këto institucione.

I pyetur nga studentët se a është i frustruar për shkak të regjimit të vizave ndaj shtetasve të Kosovës, Haradinaj e pohoi një gjë të tillë. Por tha se janë shënuar përparime në këtë aspekt.

“Lëvizja e lirë për Kosovën jo vetëm që është një e drejtë që duhet të ndodhë por, është dhe kontratë. Evropianët na e kanë shfaqur atë si kontratë. Ne i përmbushëm pjesët e kësaj kontrate që kanë qenë detyrat tona dhe ne i dorëzuam ato. Unë i dorëzova në fakt, sepse isha me këtë punë dhe dorëzova kriterin e fundit i cili ishte shumë i ndjeshëm dhe i vështirë. Pra, nuk mund të them se Evropa nuk është respektuese ndaj obligimeve tona sepse shoh përparime në vendet evropiane tani, për ta finalizuar këtë proces”, tha Haradinaj.

Kryeministri në detyrë Haradinaj u përgjigj edhe për dialogun, i cili tha se e vetmja gjë që ka mbetur është njohja reciproke e shtetësisë Kosovë-Serbi.

“Dialogu është do të thosha rruga e vetme të cilin unë e kam mbështetur në të gjitha kohërat. Në këtë fazë Serbia nuk është e gatshme për një marrëveshje dhe ata po shikojnë të gjejnë një pretekst për ta kushtëzuar dialogun. Pra, në këtë çështje taksa është pretekst për të mos u kthyer në tavolinë (dialog). Nëse nuk do të ishte kjo, ata me siguri do të shikonin për të gjetur një tjetër pretekst”, tha Haradinaj.

Sa i përket luftës kundër korrupsionit në vend, i pari i qeverisë tha se për një gjë të tillë ka dyfishuar pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve, kanë forcuar ekipet brenda policisë.

“Gjatë viteve të fundit, shumë aktakuza janë ngritur edhe ndaj ministrave. Kjo gjë ka ndryshuar. Kosova ka hapur luftën që të përballet ne një nga pikat e saj të dobëta që është korrupsioni”, tha ai.

I pyetur për atë se sa është e rëndësishme shëtitja në jetë, për ta parë vendlindjen me një vizion më ndryshe, Haradinaj, i cili ka jetuar në moshë të re në Zvicër, tha se ka pasur mjaft ndikim, megjithatë ai tha se kur është dashur të kthehet në vendlindje, e ka bërë.

Akademia Verore çdo vit sjell në Kosovë studentë të huaj për t’i mbajtur ata në kontakt me ligjërues e studentë vendorë. Për studentët e huaj vizita në Kosovë shërben edhe si një mundësi për të pasuruar përvojat e tyre kulturore.

Nese viteve të 90-ta njerëzit kan ikur nga vatrat e luftës, tash po ikin nga pa shpresa… – Nga Skënder MULLIQI

Sikur e kaluara po kthehet në hapësirat ballkanike. Popujt e rajonit nuk kan nxjerrë mësime të duhura nga ngjarjet tragjike, më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë. E ardhmja nuk ndërtohet nese nuk kemi mësuar nga e kaluara jonë e vështirë , së ishim për 90 vite nën okupim. Çka është edhe me keq, po kthemi në vitet e 90-ta, kur na ishin mbyllur shumë rrugët e prosperitetit për të ardhmën . Dihet së etnonacionalizmi I tërbuar serb, dërgoi më mijëra njerëz në vdekje, shumë mbeten të gjymtuar, me mijëra ose më shumë u ndan nga më të dashurit e vet, duke I lënë përjetë të palumtur. Kjo u harrua shpejt !Nese armiqë I kemi pasur dhe I kemi serbët , gjithnjë e më shumë po armiqësohemi edhe më njeri -tjetrin që është tragjike. Po theksohen ndarjet mbi baza partiake, ndarjët në tradhëtar dhe patriotë, po kemi ndarje mbi baza krahinore e regjionale , e që nuk ish dashur të na ndodhin në asnjë mënyrë. Këtyre mbrapshtive shumë I kan kontribuar ata që erdhën në pushtete, së kështu edhe sunduan më lehtë më masën ?!Ndarja më e keqe e mundshme e cila është duke na demtuar , është ndarja në “ Krahun e Luftës’, dhe në “ Krahun Pacifist”, e të cilat teori sipas meje, nuk qendrojnë. Nuk janë të qëndrushme së mbi 90 përqind të popullatës I kan kontribuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës .Nese dikush ka bërë më shumë së tjetri këtë duhet përshendetur , e jo kjo të shëndrrohet në armiqësi të hapur.Si duket logjika e fiseve ende nuk është flakur. Hapja e plagëve të vjetra të armiqësive nuk na duhen , së shumë ua kemi pa sherrin .Këto plagë ishin dhe kan mbetur kunder interesit nacional të shqiptareve në Ballkan. Kthimi në logjikën e kaluar , po na pamundëson zhvillim të ekonomisë , po na pengon në zgjidhjën e problemeve sociale , dhe as që mund të flasim këtu për avansimin e procese demokratike .Sot, paralelisht po ballafaqohemi më urrejtje të armiqëve tanë , po ballafaqohemi edhe më urrejtën tanë?! Po na shkelën madje edhe liritë elementare njerëzore. Po e durojmë mjerimin social dhe nënqmimet nga oligarkia politiko-financiare.Na ka kapluar korrupcioni dhe nepotizmi etj.Si duket të gjitha këto po i vijnë këtij populli si “ dënim” për mos vetëdijësim nga mashtrimet e vazhdueshme ,të atyre që po I zgjedhim në krye të shtetit. Po përballemi më një gjendje gadi kaotike …E kështu vështirë që do ta kapim trenin e fundit evropian.Shihet së votuam ashiqare nga mos dija jonë së vota është e shejtë, e disa votuan për të realizuar interesa përsonale.Dhe, kështu pas secilës palë të zgjedhjeve rishtazi u mashtruam dhe u manipuluam .Kjo nuk e amniston askend në pikëpamje politike dhe morale ,për gjendjën e përgjithshme jo të mirë në Kosovë .Një të ardhme të tillë pak kush e ka paramenduar.Edhe pas 20 vitesh në vend të prosperimit , po na shtohen vuajtjët , po groposët gjithnjë e më shumë ajo që jetën e bën të mirë. Këta politikanë sikur kan hequr dorë nga katarza pozitive , nuk kan nxjerrë mësime nga e kaluara e hidhur e shqiptarëve .Nese viteve të 90-ta njerëzit kan ikur nga vatrat e luftës, tash po ikin nga pa shpresa…

Ruair O’Connell: “Besoj që Britania e Madhe do të jetë kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan”

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin në largim, Ruair O’Connell. Ai në këtë takim lamtumirës ka theksuar se Britania e Madhe do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial në Ballkan.

Tutje, Haradinaj ka shtuar se Britania e Madhe do të jetë një adresë e sigurt për popullin e Kosovës.

“Unë besoj që Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë kundër çfarëdo ndryshimi territorial apo të kufijve në Ballkan, dhe do të mbetet përherë adresë e sigurtë për popullin e Kosovës, se një skenar i tillë monstruoz që i shërben agjendës së Rusisë në Kosovë, nuk do të realizohet asnjëherë”, shkroi Haradinaj.

Ai shkruan se ka falënderuar ambasadorin O’Connell për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndihmën që i ka dhënë Kosovës në shumë tema.

“E falënderova ambasadorin për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të hapur për këto vite shërbimi në Kosovë, duke ndihmuar dhe ballafaquar Kosovën me të gjitha temat që rëndojnë rrugën tonë përpara synimit euro-atlantik”, shkroi Haradinaj.

Në fund, kryeministri në largim e cilësoi ambasadorin si “mik i dashur i Kosovës”. /GazetaExpress/

Prishtina dhe Shkupi bien dakord për heqjen e barrierave doganore

Prishtinë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka pritur në takim ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, të martën në Prishtinë, raporton AA.

Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit që ka zgjatur rreth dy orë në ambientet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, ministrat deklaruan se kanë marrë vendim për heqjen e masave doganore ndaj njëri-tjetrit.

Ministri Endrit Shala tha se një gjë e tillë do të ndodhë jo më larg se këtë fundjavë. “Ne jemi dakorduar që deri në fund të kësaj jave, Agjencia jonë t’i përfundojë detyrat e veta dhe pas kësaj Agjencia e Veterinarisë së Maqedonisë së Veriut ta heq atë barrierë që e ka me Republikën e Kosovës”, tha Shala.

Shala tha se pas kësaj edhe Kosova do ta eliminojë masën e vendosur ndaj produkteve të Maqedonisë së Veriut.

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, tha se masa nuk është ndërmarrë vetëm për Republikën e Kosovës, por për të gjitha shtetet që nuk e implementojnë monitorimin aktiv sa i përket vezëve të peshkut.

“U dakorduam me ministrin Shala, që gjatë periudhës që vijon Agjencia e Ushqimit e Veterinarisë e Republikës së Kosovës të implementojë apo të përgatisë programin sa i përket monitorimit aktiv sa i përket produkteve të theksuara më herët dhe në atë moment kur AUV do të dëshmojë se fillon me implementimin e programit, me siguri që ne si Qeveri apo Agjenci në kuadër të Maqedonisë së Veriut do të lejojmë importin e këtyre produkteve në vendin tonë”, tha Bekteshi.

Bekteshi tha se Maqedonia e Veriut pret që në shtator të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian (BE), ndërsa kanë qenë të obliguar t’i implementojnë këto masa pasi kanë marrë obligime konkrete.

Maqedonia e Veriut vendimin për ndalimin e eksportit të rasatit të peshkut nga Kosova e kishte ndërmarrë më 20 qershor. Ndërsa pas disa paralajmërimeve nga Kosova pa ndonjë rezultat, ministri i MTI-së, Endrit Shala mori vendim më 16 gusht për ndalimin e eksportit të mjaltit dhe patates nga Maqedonia e Veriut.

Kosovë: Fillon kampi veror ndërkombëtar “WiSci”

Edlira Bllaca

Njëqind vajza nga Shtetet e Bashkuara, Kosova dhe vendet e rajonit, janë mbledhur në Prishtinë ku do të qëndrojnë për dy javë sa do të zgjasë kampi veror i vajzave për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Kampi i njohur si WiSci synon të nxisë pjesëmarrjen më të madhe të vajzave në këto fusha, thotë drejtoresha e tij Bailey Leuschen.

E para është të rritet vetëdijesimi, interesimi i vajzave dhe aftësitë e tyre në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, sepse këto janë vendet e punës të shekullit njëzet e një dhe e dyta që lidhet me këtë, është mësimi ndërkulturor. Për t’i pasur këto aftësi duhet të dish t’i përdorësh ato. Bota jonë është shumë e lidhur sot dhe fakti që kemi këtë kamp ndërkombëtar është i qëllimshëm për t’i nxitur vajzat që të mendojnë si pjesëmarrëse të tregut global të punës dhe e treta është barazia gjinore. Ky kamp ka vetëm vajza dhe përqendrohet shumë në nxitjen e vajzave që të kenë guximin të hyjnë në këto fusha duke e ditur se kanë një komunitet mbrapa vetes, kanë mentorë dhe mbështetje”, tha ajo.

Kampi mbahet për herë të nëntë këtë verë, ndërsa Kosova është për herë të parë nikoqire e tij nëpërmjet një partneriteti të gjerë në mes të korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, ambasadës amerikane në Prishtinë, Fondacionit të Kombeve të Bashkuara “GirlUp”, organizatës TOKA, si dhe Universitetit të Prishtinës dhe Kolegjit AAB.

Kampi veror WiSci organizohet për herë të parë në Kosovë. Ne është dashur të garojmë në baza ndërkombëtare që ta kemi të drejtën e organizimit. Vitin e kaluar është organizuar në Keni, Gjeorgji, pra ne kemi pasur një proces kompetitiv dhe në fund departamenti amerikan i shtetit ka pranuar që Kosova të organizojë për herë të parë këtë kamp”, tha Petrit Selimi, bashkërendues për Kosovën në korporatën “Sfidat e Mijëvjeçarit”.

Sarah Olmstead, nga kjo korporatë tha se “Kosova, siç njerëzit me siguri e dinë, ka një nga shkallët më të ulta të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës në rajon. Në fakt, kjo shkallë është e krahasueshme me vendet si Gaza apo Afganistan dhe me vende të tjera të ngjashme prandaj qëllimi prapa këtij organizimi është që vajzat të marrin një ide të asaj se çfarë mund të bëjnë, të angazhohen më shumë në tregun e punës dhe në fusha të ndryshme që mund t’u duket se janë jashtë mundësive të tyre”.

 

Pjesëmarrëset e këtij kampi vlerësuan mundësitë që u ofron ai.

Kjo është hera e parë që unë dëgjoj për Kosovën, kur kam aplikuar për kampin e kam njohur Kosovën për herë të parë dhe më pëlqen shumë, është ndryshe nga Shtetet e Bashkuara. Unë vij nga New Jersey dhe këtu vendi më duket shumë i hapur dhe është kënaqësi të shohësh vende e kultura të reja, shpresoj që do të kem rastin të miqësohem me vajza të cilat janë të interesuara në fushat e njëjta si unë dhe të mësojmë edhe më shumë”, tha Lakita Lloyd.

Kam qenë shumë e ngazëllyer me pjesëmarrjen time këtu sepse janë 100 vajza që vijnë nga vende të ndryshme dhe e kam mundësinë të mësoj për kultura të reja e përveç kësaj do të mund të mësoj më shumë për shkencën, teknologjinë, inxhinierinë, artin e matematikën, është shumë përvojë e mirë”, tha Rudina Gashi

Kampi WiSci kishte filluar të organizohet për herë të parë në vitin 2015 me synimin që t’i nxisë vajzat të jenë më të pranishme në fusha që kërkojnë më shumë guxim dhe t’i përgatisë ato që të jenë konkurruese në tregun e ri të punës.