VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Komentet

Fjalë të urta – Sami Frashëri: Tri raste kanë tri virtyte shumë të pëlqyeshme

Tri raste kanë tri virtyte shumë të pëlqyeshme: të ndihmosh nevojtarët kur janë në
gjendje të vështirë, të thuash të vërtetën edhe në zemërim, të falësh kur je i zoti të
ndëshkosh ose të hakmirresh.

SAMI FRASHËRI

Aforizmi i ditës – 23 nëntor 2020

It is madness for sheep to talk peace with a wolf.

Thomas Fuller

Është çmenduri për delen që të bisedojë me ujkun për paqe.

Thomas Fuller

 

Fjalë të urta – Sami Frashëri: Mos jep shkas të flasë kush keq për ty; por mos u mundo t’i mbyllësh gojën keqdashësve

Mos jep shkas të flasë kush keq për ty; por mos u mundo t’i mbyllësh gojën keqdashësve, sepse qeni, ashtu sikundër i leh natën kusarit  që i kalon afër, ashtu i leh edhe njeriut të ndershëm.
SAMI FRASHËRI

Aforizmi i ditës – 22 nëntor 2020

Truth never damages a cause that is just.

Mahatma Gandhi

E vërteta kurrë nuk e dëmton një çështje që është e drejtë.

Mahatma Gandhi

Fjalë të urta – Sami Frashëri: Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate

Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë, sepse një faqe e keqe  ndyn gjithë librin.


SAMI FRASHËRI

Aforizmi i ditës – 21 nëntor 2020

Happiness is not a goal; it is a by-product.

Eleanor Roosevelt

Lumturia nuk është një qëllim; ajo është një nënprodukt.

Eleanor Roosevelt

 

Fjalë të urta – Sami Frashëri: Po të jenë nëpunësitë në dorë të personave të pazotë

Po të jenë nëpunësitë në dorë të personave të pazotë,
po t’u mungojnë armët
ushtarëve, po të mbetet pas bujqësia,
mjeshtëria dhe tregtia, prapëse-prapë shteti
qëndron; por kur sundimtarët nuk respektojnë ligjin
dhe të drejtën, nëpunësit e
vegjël bëhen të pabindur dhe nuk zbatojnë urdhrin
e dhënë, kështu që populli bjerr
vetitë e mira dhe jipet pas veseve të këqia,
atëherë nuk ka më shpresë shpëtimi.
SAMI FRASHËRI

Aforizmi i ditës – 20 nëntor 2020

We choose our joys and sorrows long before we experience them.

Khalil Gibran

Ne i zgjedhim gëzimet dhe hidhërimet tona shumë përpara se t’i përjetojmë ato.

Khalil Gibran

 

Fjalë të urta – Sami Frashëri: Njeriu dëshiron madhështinë dhe famën, trembet nga mospërfillja

Njeriu dëshiron madhështinë dhe famën,

trembet nga mospërfillja; megjithëkëtë
nuk largohet nga sjelljet e këqia;

kjo është si kur ke frikë nga lagështira

e banon
në moçal.
SAMI FRASHËRI

Aforizmi i ditës – 19 nëntor 2020

Every happiness is a hostage to fortune.

Arthur Helps

Çdo lumturi është peng i fatit.

Arthur Helps

Fjalë të urta – Sami Frashëri: Turma u lakmon mrekullive, më shumë u beson gënjeshtrave se së vërtetës

Turma u lakmon mrekullive, më shumë u beson gënjeshtrave se së vërtetës. Një gënjeshtër, që njëri e ka bërë për ta besuar një popull brenda një dite, diturisë dhe shkencës i duhen shekuj për ta shkulur  nga mendja e njerëzve. Me gjithëkëtë, mbresa mbetet se mbetet.
SAMI FRASHËRI

Aforizmi i ditës – 18 nëntor 2020

A word is dead when it is said, some say. I say it just begins to live that day.

Emily Dickinson

Fjala vdes kur flitet, thonë disa. Unë them se ajo thjesht fillon të lindë atë ditë.

Emily Dickinson

 


Send this to a friend