VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Aforizma nga Mohandas Gandhi – Mahatma Gandhi (Mahatma Gandi, 1869-1948)

By | November 29, 2015

Komentet

Aforizma nga Ava Max (16 shkurt 1994)

VOAL – Familja ime është shumë muzikore.

Babai im më mori mua në opera kur sapo kisha filluar të rritem.

E gjithë familja ime është shumë e talentuar.

Të gjithë kushërinjtë e mi në Shqipëri këndojnë, iu bien tambureve, kitarave…

Të dy xhaxhallarët e mi ishin në grupe artistike, babai im ishte aktor komik, ai vishej në skenë si klloun.

Gjyshja ime këndonte. Unë e ndjej gjakun e saj në damarët e mi.

Trashëgimia ime e ka përcaktuar në shumëçka rrugën time.

Prindërit e mi punonin shumë kur ne erdhëm në Amerikë, bënin nga tri punë secili. Ne rrallë shiheshim me njëri-tjetrin.

Nëna ime gatuan ushqime shqiptare. Ajo është një kuzhiniere e hatashme.

Unë dua t’i ndihmoj prindërit e mi, njerëzit e mi dhe njerëzit në përgjithësi.

Unë nuk e ndjeva veten asnjëherë një Amanda.

Kur jam në skenë, unë shndërrohem në një bishë krejt tjetër.

Në skenë unë ndihem sikur kam flatra.

Isha shumë e vogël kur vendosa të merrem me muzikë dhe të këndoj.

Dashuria dhe urrejtja janë dy ndjenjat më të mëdha në marrëdhëniet mes njerëzve.

Nëse mund t’ia bëj dikujt ditën më të mirë, më të bukur, më të ndritshme, atëherë unë ndihem më e lumtur.

Nëse një këngë nuk më bën të kërcej, unë nuk e konsideroj.

Unë isha shumë e rreptë për t’i bindur njerëzit që të besojnë në projektet e mia. Secili prej tyre kishte idetë e tij, dhe donin të më projektonin mua në diçka që unë nuk isha./Elida Buçpapaj

 

 

 

Aforizma nga CHARLES DICKENS (Çarls Dikens, 7 shkurt 1812 – 9 qershor 1870)

VOAL – “Duhen njëzet vjet që një grua ta bëjë djalin e saj burrë dhe njëzet minuta për një grua tjetër që ta bëjë atë një idiot.”

“Ndonjëri mund të jetë i gëzuar dhe i dashur kur është i veshur mirë. Por nuk ka shumë merita për këtë “.

“Ky është rregulli për biznes të mirë – Budallepsi të tjerët, sepse edhe ata do ta bënin këtë me ty.”

“Bamirësia fillon në shtëpi, dhe drejtësia nga dera e fqinjit”.

“Është një e vërtetë e trishtueshme që çdo njeri i madh ka pikën e tij të dobët”.

“Na falni nëse ju shqetësoj – tha vrasësi duke hedhur plakën në zjarr.”

“Operativiteti është shpirti i biznesit dhe gurthemeli i prosperitetit”.

“Zotëri një herë, zotëri përgjithmonë.”

“Sa më shumë fiton peshë, aq më i mençur bëhet ai. Barku dhe mençuria rriten së bashku “.

“Ka mbaruar dhe nuk ka asgjë çfarë për të bërë, dhe kjo është tashmë një ngushëllim, siç thonë ata në Turqi kur ia presin kokën një njeriu të gabuar”.

“Surprizat, si fati i keq, rrallë vijnë vetë.”

Aforizma nga KIRK DOUGLAS (Kirk Dagllas, 9 dhjetor 1916 – 5 shkurt 2020

VOAL – Procesi i të mësuarit vazhdon deri në ditën që ti vdes.

Unë mendoj se isha një djalë i keq… Po, po, unë pata shumë femra në jetën time.

Unë erdha nga një varfëri e skajshme, nuk kishte mundësi tjetër veç ngjitjes.

Kur më duhet të flas në publik, unë ndihem i tmerruar.

Dashuria është më e thellë kur ti moshohesh.

Kur ti bëhesh yll, mos ndrysho; janë të gjithë të tjerët ata që ndryshojnë.

Fama ka të bëjë me fatin aq sa me talentin, ndoshta më shumë ka të bëjë me fatin.

Frika është një gjë e tmerrëshme, ajo të detyron ty të bësh gjëra të përbindshme.

Duhet të kesh një filozofi tënden për t’u përballur me kundërshtimin.

Unë kurrë nuk kisha dashur të bëhem aktor. Mendoja se nuk jam një tip aq i bukur sa për të luajtur në filma.

Unë nuk kam nevojë që një kritik të më thotë mua se jam aktor. Unë kam rrugën time. Askush nuk është bosi im. Askush nuk ka qenë ndonjëherë bosi im.

Kam studiuar religjon dhe mendoj se ka pushtet. Ne nuk e kuptojmë atë.

E studiova hebraizmin shumë. E kam studiuar religjionin në përgjithësi dhe kurrë nuk ua kam imponuar fëmijëve të mi hebraizmin. Ata janë çfarë duan të jenë.  Unë mendoj se… njeriu duhet të kujdeset për të tjerët. Ky është religjioni i duhur, mendoj unë.

Nëse dikush nuk ka bërë asnjë mëkat në jetën time, unë nuk kam dëshirë të bisedoj me të. Unë mendoj se mëkatarët janë më interesantë.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë pësova një damblla dhe e humba të folurit. Po si mund të jesh aktor, nëse nuk flet? Të presësh ndonjë film, ku personazhi nuk flet? Unë punoj me një terapist të të folurit dy herë në javë./Elida Buçpapaj

 

Aforizmi i ditës – 17 janar 2020

But what is happiness except the simple harmony between a man and the life he leads?

Albert Camus

Po çfarë është lumturia përveç harmoni e mirëfilltë midis një njeriu dhe jetës që ai bën?

Albert Camus

 

I shqiptuar në vitin 33, në Jeruzalem – FJALIM KRYEVEPËR, MË I FAMSHËM NË BOTË AI I JEZU KRISHTIT – Predikimi në Mal

I shqiptuar në vitin 33, në Jeruzalem

Nëse dikush beson se Jezusi i Nazaretit ishte Biri i Perëndisë apo thjesht një mësues i mençur,

është e pamundur të mohojë ndikimin e fjalimit të tij më i famshmi në botë i njohur si “Sermoni në Mal” ose “Predikimi në Mal” .

Asnjë fjalim nuk ka qenë më me ndikim se ai, ose më shumë i cituar sa ai.

Ai Fjalim paraqitet si një lutje tashmë e njohur në të gjithë botën dhe e shqiptuar në çdo anë të globit.

Ky fjalim futi një kod të mirësjelljes tek miliarda besimtarë. Moralin.

Pjesa më e madhe e predikimit i ka rrënjët në ligjin hebre.

Standardet e sjelljes përshkruara në predikimin u kanë dhënë besimtarëve dhe jo- besimtarët mundësi për të medituar dhe për ta diskutuar gjatë këtyre 2000 viteve që kur është shqiptuar.

 

Fragment:

Bekuar qofshin skamnorët: për ta është mbretëria e qiejve.

Bekuar qofshin ata që janë në zi: për ta do të ketë ngushëllim.

Bekuar qofshin zemërbutët: sepse ata do ta trashëgojnë tokën.

Bekuar qofshin ata që kanë uri e etje për drejtësi: sepse ata do të ngopen.

Bekuar qofshin ata që janë të mëshirshëm: sepse ata do të gjejnë mëshirë.

Bekuar qofshin ata që janë të pastër në zemër: sepse ata do ta shohin Perëndinë.

Bekuar qofshin ata që përpiqen për paqen: sepse ata do të quhen bij të Perëndisë .

Bekuar qofshin ata që janë përndjekur për hir të drejtësisë ‘: sepse për ta është mbretëria e qiejve. /Shqipëroi: Elida Buçpapaj

The Sermon on the Mount
Carl Bloch, 1890

 

Aforizma nga Leonardo Sciascia (Leonardo Shasha, 8 janar 1921 – 20 nëntor 1989)

VOAL – A e dini se çfarë është jeta jonë? E juaja dhe e imja? Një ëndërr e bërë në Siçili. Ndoshta jemi akoma atje dhe po ëndërrojmë.

Një ide e vdekur prodhon më shumë fanatizëm sesa një ide e gjallë; në të vërtetë vetëm i vdekuri e prodhon atë. Sepse budallenjtë, si gjeli, dëgjojnë vetëm gjëra të vdekura

Një orë që punon keq nuk shënon kurrë kohën e saktë, një orë e ndaluar e shënon atë dy herë në ditë.

Kur ka shumë keqardhje për kafshët, mbetet shumë pak për njeriun.

E gjithë dita jonë është bërë, si gjithë jeta, me përgjigje misterioze, të lidhjeve delikate.

Prandaj, një libër rishkruhet në çdo epokë në të cilën lexohet dhe sa herë që lexohet. Dhe atëherë do të ishte një lexim i një leximi: por një lexim padashur i ngarkuar me gjithçka që midis njërit lexim dhe tjetrit ka kaluar në atë libër dhe përmes atij libri, në historinë njerëzore dhe brenda nesh.

Askush në botë nuk e di gjeneralitetin e njerëzve, nëse letërsia nuk ua mëson atyre.

Aforizma nga Doris Lessing (22 tetor 1919 – 17 nëntor 2013)

VOAL – Fitimi i Nobelit ishte një fatkeqësi e mallkuar.


E kuptoj që kam jetuar momente të historisë që dukeshin të pavdekshme. Pashë nazizmin e Hitlerit dhe fashizmin e Musolinit, i cili dukej i destinuar të zgjasë një mijë vjet. Dhe komunizmi i Bashkimit Sovjetik, për të cilin besohej se nuk mbaronte kurrë. Epo, e gjithë kjo nuk ekziston më sot. Atëherë, pse duhet t’iu besoj ideologjive?


Ajo që feministet duan nga unë është diçka që nuk e morën parasysh që vjen nga feja. Ato duan që unë të jem dëshmitarja e tyre. Ajo që ato me të vërtetë duhet të më thonë është ‘Motër, unë do të qëndroj pranë teje në luftë për atë ditë kur burrat nuk do të jenë më bisha’. A dëshirojnë vërtet deklarata të tilla të thjeshtuara për burrat dhe gratë? Në fakt, ato vërtet e dëshirojnë atë. Unë arrita në këtë përfundim me keqardhje të madhe.


Sa e lehtë është, për ata që privohen prej saj, të harrojnë dashurinë, gëzimin, shijen për jetën.

 

E urrej faktin që njerëzit duhet të klasifikohen si Laburistë, Konservatorë, Social Demokratë ose të Majtë. Ideologjitë, si besimet, kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë një të keqe jashtëzakonisht të madhe. Pastaj, faleminderit Zotit, ata perëndojnë dhe zhduken.


Një grua që nuk ka burrë nuk mund të takojë një burrë, të çdo moshe, pa menduar, edhe nëse për gjysmë sekonde: ndoshta ky është burri im.


Lumturia? Është një fjalë që, herë pas here, e kam vjelë në jetën time, e kam vërejtur – por kurrë nuk e kam zbuluar në të njëjtën maskë.


Vetëm të dështuarit dhe humbësit e një civilizimi mund t’i më së miri dobësitë e tij.


Kur macet njihen, kur kanë një jetë ka kaluar me maçokët, ajo që mbetet është një sfond i vuajtjes, një ndjenjë krejtësisht e ndryshme nga ajo që iu detyrohet njerëzve, një përzierje dhimbjeje për paaftësinë e tyre për t’u mbrojtur, një ndjenjë faji në emër të të gjithë neve./Elida Buçpapaj

Aforizma nga José Saramago (16 nëntor 1922 – 18 qershor 2010)

VOAL – Kënaqësia është ndoshta mënyra më e mirë për të poseduar, posedimi duhet të jetë mënyra më e keqe për tu kënaqur.

Nëse nuk dilni nga vetja, nuk mund ta dini se kush jeni.

Sepse nganjëherë ndodh që dashuria është aq e madhe sa nuk hyn në lëkurë, siç thonë ata, në mish, gjak, kockë, shpirt, për të cilin ata thonë gjithashtu se është aty.

Duhet të mjaftojë kjo, për t’i thënë dikujt si quhet dhe të presim pjesën tjetër të jetës për të ditur kush është, nëse do ta njohim ndonjëherë, pasi të jesh nuk do të thotë të kesh qenë, të kesh qenë nuk do të thotë të jesh.

Dhe nëse zemra nuk e ka kuptuar, thënia e gojës nuk bëhet fjalë për gënjeshtër, por përkundrazi mungesë.

 Gjithçka në botë është duke dhënë përgjigje, por e vonuar është koha për pyetje.
Ëndrra është mendimi që nuk e pate kur ishte e nevojshme.
Rinia nuk e di atë që bën, pjekuria nuk e bën atë që di.
Sa herë duhet të mbani mend se e njëjta dashuri që gllabëron është duke u lutur të gllabërohet, ka qenë gjithmonë kështu, gjithmonë, por ka raste kur e realizojmë më shumë.

Aforizma nga Thomas Edison ( Tomas Edison, 11 shkurt 1847 – 18 tetor 1931)

‘’Shanset humbasin nga shumë njerëz për shkak se është veshur me pantallona dhe duket si punë’’.

‘’Fati i mirë shpesh ndodh kur mundësia takohet me përgatitjen’’.

‘’Për të shpikur, ju keni nevojë për imagjinatë të mirë dhe për gjëra të vjetra’’.

‘’Gjeniu është 1 përqind inspirim dhe 99 përqind djersë’’.

‘’Dobësia jonë më e madhe qëndron në dorëzimin. Mënyra më e sigurtë për të pasur sukses është që gjithmonë të provoni edhe njëherë tjetër’’.

‘’Unë nuk kam dështuar. Vetëm kam zbuluar 10 000 mënyra të cilat nuk kanë pasur sukses’’.

‘’Nëse do të bënim të gjitha gjërat për të cilat jemi të aftë, do të befasonim veten’’.

‘’Unë kam më shumë respekt për një njeri i cili ka një ide dhe arrin sukses me të se sa për një njeri i cili ka me mijëra ide dhe nuk bën asgjë’’.

‘’Gjithçka vjen te ai i cili bën kërkime përderisa pret’’.

Aforizma nga MEVLANA JALALUDDIN RUMI (Mevlana Xhalaludin Rumi, 30 shtator 1207 – 17 dhjetor 1273)

“Ajo që ti kërkon, po të kërkon ty”

“Detyra jote nuk është të kërkosh dashurinë, por të largosh gjithë kufijtë që keni ndërtuar drejt saj.”

“Mos u anko. Çdo gjë që keni humbur, vjen në një formë tjetër tek ju.”

“Dje isha i mençur, dhe doja të ndryshoja botën. Sot jam përplot urtësi, dhe do të ndryshoj vetën time.”

“Ti ke lindur me krahë, pse të zvarritesh përgjatë jetës?”

“Mos u kënaq me histori, se si gjërat kanë shkuar për të tjerët. Zbulojeni mitin tuaj.”

“Çdo gjë e bukur dhe e dashur është bërë për atë që e sheh.”

“Përse të mos jem i lumtur? Çdo pjesë e imja është duke lulëzuar.”

“Ngrit fjalët, jo zërin. Shiu është ai që rritë lulet, jo vetëtima.”

“Dhimbjet që ke ndjerë janë lajmëtarë, dëgjoj ata.”

“Zemra jote është sa oqeani. Shko sa më poshtë për të gjetur veten.”

“Duhet të vazhdoni ta thyeni zemrën tuaj deri sa të hapet.”

“Plaga është vendi ku Drita hyn brenda teje.”

“Mjaft veprove sikur je kaq i vogël. Ti je Universi në lëvizje prej ekstaze”.

“Ajo që ti kërkon është duke të kërkuar ty”.

“Harroje sigurinë

Jeto aty ku dëshiron të jetosh

Harroje reputacionin

Bëhu i njohur”.

“Kur i bën gjërat nga shpirti, ndien një lumë që lëviz brenda teje, gëzimin”.

“Kur jam me ty, ne rrijmë zgjuar gjithë natën.

Kur nuk je këtu, num mundem të fle.

Lavdi Zotit për këto dy pagjumësi!

Dhe dallimin mes tyre”.

“Trokit, dhe Ai do të të hapë derën

Zhduku, dhe ai do të të bëjë të shkëlqesh si Dielli

Rrëzohu, dhe Ai do të të ngrejë në qiell

Bëhu një hiç, dhe ai do të të shndërrojë në gjithçka”.

“Heshtja është gjuha e Zotit.

Gjithçka tjetër është përkthim i keq”.

“Injoroji ata që të bëjnë të ndiesh frikë dhe trishtim, që të degradojnë e të shpien drejt sëmundjes e vdekjes”.

“Atje ku ka rrënoja, ka edhe shpresë për një thesar”.

“Gjithçka në Univers është brenda teje. Kërkoje gjithçka nga vetja”.

“Dua të këndoj si këndojnë zogjtë, pa e vrarë mendjen se kush dëgjon, apo çfarë mendojnë”

Aforizma nga EMILE ZOLA (Emil Zola, 2 prill 1840 – 29 shtator 1902)

VOAL – “Detyra më e lartë e një njeriu është të largojë kafshët nga egërsia”

“Vdekja është më e fuqishme se dashuria. Është një sfidë e hedhur në ekzistencë ”

“Artisti nuk është asgjë pa talent, por talenti nuk është asgjë pa punë”

“Gruaja fitohet gjithmonë nga reklamat, dhe në mënyrë të pashmangshme nxiton drejt zhurmës”

“Për sa kohë që ju keni diçka tuajat, dhe se zilia juaj kundër borgjezit nuk do të vijë nga asgjë tjetër përveç nga nevoja juaj e zemëruar për të qenë borgjez nga ana juaj, ju kurrë nuk do të jeni të denjë për lumturinë”

“Bëni gratë për vete dhe fitoni botën”

“Disa besëlidhës besojnë se po mashtrojnë Zotin duke u lutur me buzët e tyre dhe duke paraqitur si pendesë për të fituar një falje”

“Leximi hapi horizonte fiktive që ai ende nuk i dinte; deri tani ai kishte dashur vetëm me gjak dhe nerva; ai filloi të dashurohej me kokën e tij ”

“Turma: një forcë e verbër që gllabëron vazhdimisht veten”

“Fikni qirinjët, nuk kam nevojë të shoh ngjyrën e mendimeve të mia”

“Netët e mia do të ishin një makth në mendimin e tmerrshëm të një njeriu të pafajshëm që vuan tortura mizore me një mëkat që nuk e bëri”

“Fati i kafshëve është i lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e burrave”

“Një vepër arti është një cep i krijimit që shihet përmes një temperamenti”

“Gjuha barbare është ajo e ligjit”

“Ishte një kënaqësi plot pendim, një nga ato kënaqësi të një katolikeje, që frika nga ferri shtyn drejt mëkatit”

“Ju keni një defekt të jashtëzakonshëm që do të bllokojë të gjitha dyert tuaja: ju nuk mund të diskutoni më shumë se dy minuta me një debil pa i lënë të kuptojë se ai është një debil”

“Qytetërimi nuk do të arrijë përsosmërinë derisa guri i fundit i kishës së fundit të bjerë mbi priftin e fundit”

“Kur e ardhmja është e pashpresë, e tashmja fiton një hidhërim të pakuptimtë”

“Unë kam vetëm një pasion, atë të dritës në emër të njerëzimit që ka vuajtur kaq shumë dhe që ka të drejtën e lumturisë”

“Në njëqind vjet historia e letërsisë franceze do ta përmendë atë vetëm si një kuriozitet” (Nga Charles Baudelaire)/Elida Buçpapaj

Aforizma nga Edward Estlin Cummings (Eduard Estlin Kamings,14 tetor 1894 – 3 shtator 1962)

VOAL – Të falem Zot për këtë ditë kaq të mahnitshme, për shpirtërat kërcimtarë të gjelbër të pemëve, për ëndrrën blu të qiellit dhe për gjithçka që është e natyrshme, që është e pafund, që është po.

Më mirë do të mësoja nga një zog si të këndoj sesa t’i mësoja dhjetë mijë yje si të mos kërcejnë.

Nëse një poet është dikush, ai është dikush për të cilin gjërat i kanë dhënë rëndësi shumë pak – dikush që është i fiksuar pas Bërjes.

Sapo të besojmë në veten tonë, mund të rrezikojmë kuriozitetin, habitjen, kënaqësinë spontane ose ndonjë përvojë që zbulon shpirtin njerëzor.

Prona private filloi në çastin kur dikush pati një mendje të tijën.

Ji për dashurinë pak më i kujdesshëm se për gjithçka.

Një erë ka sjellë shiun dhe e ka flakur qiellin larg dhe të gjitha gjethet i ka falkur larg, ndërsa pemët qëndrojnë. Mendoj, edhe unë, se e kam njohur vjeshtën prej shumë kohësh.

Asgjë tjetër nuk përsëritet si përparimi.

Nëse nuk e doni dikë, asgjë tjetër nuk ka kuptim.

Të mos jesh i vdekur nuk do të thotë se je i gjallë.

Të jesh askush tjetër veç vetvetja në një botë që po bën më të mirën, natën dhe ditën, ta bësh veten si gjithkënd tjetër – do të thotë të luftosh betejën më të vështirë me të cilën mund të luftojë çdo qenie njerëzore; dhe kurrë mos të ndalesh së luftuari.

Puthjet janë një fat më i mirë se mençuria.

Dëgjoni; fare pranë është një ferr i një universi të mirë: le të shkojmë atje.