VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Aforizma nga Ernesto Sabato (24 qershor 1911 – 30 prill 2011)

By | June 24, 2018

Komentet

JEHONA E SKËNDERBEUT MATANË ATLANTIKUT – Nga Naum Prifti

Gjergj Kastrioti Skenderbeu arriti ne brigjet e Atlantikut gati gjysme shekulli perpara se te vinte shqiptari i pare, Kole Kristofori, fale penes se poetit amerikan Clement C. Moore, i cili botoi me 1850 nje biografi te plote me titull George Castriot Surnamed Scanderbeg, King of Albania, “Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skenderbe, Mbret i Shqiptareve).

Kush ishte Clement Moore? Ai lindi ne New York me 1799 ne nje familje pastoresh anglikane, u gradua ne Columbia dhe me vone dha mesime per letersine orientale dhe greke. Njihet si autori i poemit klasik per femije “A visit from St. Nicholas” qe nis me vargun “T’was the night before Christmas,” e cila edhe sot emetohet ne vigjilje te Krishtlindjes. Nga permbajtja e librit supozohet se ai e ka njohur vepren e Barletit ne origjinal, latinisht, ose te perkthyer. Shenojme se vepra e Barletit “Historia e Skenderbeut” ishte perkthyer dhe ribotuar ne te gjitha gjuhet kryesore europiane. I mrekulluar nga heroizmat e Gjergj Kastriotit, autori i derdhi mendimet ne leter qe t’ua bente te njohur kete figure bashkatdhetareve dhe anglishtfolesve ane e mbane botes.
Skenderbeu, shqiptari me i famshem ne bote, figuron ne enciklopedite serioze te çdo shteti per vepren e tij madheshtore, ndalimin e vershimit osman drejt Europes per 25 vjet me radhe. Ai me luftetaret e tij u be
ledhi mbrojtes i qyteterimit europian, duke lartesuar emrin e tij dhe te Arberise, vendit qe i perkiste. Ai e pasuroi artin luftarak me gjenialitetin e tij, aq sa taktika e tij mbrojtese studiohet edhe sot neper akademite ushtarake. Ai mrekulloi boten me fitoret qe arriti me ushtrine e tij te vogel, kundrejt armatave osmane dhjetrafish me te medha ne numer. Per te jane shkruar me qindra vepra nga dijetare, historiane, stratege ushtarake, shkrimtare, poete, dramaturge, kompozitore, libretiste. Bibliografia e tij rivalizon me ate te personaliteteve me te shquar te botes si nga numri, po ashtu edhe nga larmia e gjinive dhe vazzhdon te pasurohet per vit. Turqit nuk gabuan duke e mbiquajtur Aleksander, “Isqender) ne kujtim te Aleksandrit te Madh, sepse ai perteriti pas 18 shekujsh lavdine luftarake te gjeneralit te famshem. Gjithsesi ka nje
ndryshim: ndersa Aleksandri i Madh pushtoi boten nga Egjypti, Persia, Afganistani e deri ne Indi per te shtuar lavdine e tij, Skenderbeu mbrojti me dinjitet lirine dhe token arberore nga furia osmane, forca me e madhe dhe me e organizuar ushtarake e Mesjetes, prandaj ne perkulemi me perkushtim ne 600 vjetorin e lindjes se tij.
Pseudodijetaret sllave e greke u munduan t’ia mohojne kombesine shqiptare Skenderbeut ashtu sikurse Nene Terezes sot. Keto perpjekje te pandershme jane te kuptueshme, mbasi njerezit e lavdishem i lakmon kushdo. Njihet fakti se dhjete qytete te Greqise pretendonin te ishin vendlindja e Homerit. Nje nga shkrimtaret e hershem shqiptare, prelati Frang Bardhi me vepren madhore Georgius Castriotes Epirensis, vulgo Scanderbeg, Epirotarum Princeps fortissimus ac invictivimus “Gjergj Kastrioti i Epirit, i quajtur pergjithesisht Skenderbeg, princ shume trim e i pathyeshem i shqiptar-ve) botuar ne Venedik me 1636, mbrojti nderin e kombit duke hedhur poshte me argumente pretendimet e nje peshkopi bosnjak qe i mohonte Skenderbeut prejardhjen shqiptare.
Emri dhe vepra e Skenderbeut ka rrezatuar prej shekullit XV ne kater kontinente:  Europe, Azi, Afrike dhe Amerike. *
Clement C. Moore evidencon cilesite e karakterit te Skenderbeut, duke pohuar, se gjithe jeta e  tij ishte shembull guximi heroik dhe pathyeshmerie. Ai ve ne spikame “forcen e jashtezakonshme te trupit te tij dhe mprehtesine e mendjes.” Thekson se Skenderbeu ishte hames i madh dhe pastaj shton se ushqimi i bollshem i krijonte mundesi te perballonte lodhjen, se ciles i ekspozohej do dite me detyra qe kerkonin zhdervjelltesi e force. Ai e jep te plote episodin e shpates se Skenderbeut me Sulltan Mehmetin. Prijesi shqiptar pranoi t’ia dergonte shpaten, per te cilen qarkullonin legjenda fantastike. Sulltani pasi e pa, e pasi
u konsultua me ekspertet, ia ktheu duke thene se ishte e zakonshme dhe se ai mund te porosiste nje me te mire se ajo. Skenderbeu ne prezence te mesaxherit kreu disa goditje te forta me shpate dhe i dergoi fjale Sulltanit se nuk ishin cilesite e shpates ato qe benin mrekulli, por forca e krahut qe e mbante ate. Naim Frasheri te vjersha “Shpata e Skenderbeut” ka dy vargje mbreselenese: “Nuk pret  shpata qe eshte nje hekur i dheut,/Por dore e fuqishme e  Skenderbeut.” Per viziten e Skenderbeut ne Rome, Moore ve ne spikame pritjen madheshtore qe iu rezervua Skenderbeut prej Papes dhe Senatit te shenjte, gatishmerine per ta ndihmuar princin kristian trim e fisnik ne luften e tij kunder te pabeseve barbare. Autori shton se ndihmat qe iu dhane ishin me modeste se ato qe iu premtuan.* * *

Moore permend betejen e Shkodres qe ngjau teksa Skenderbeu ishte ne shtratin e vdekjes. Pesembedhjete mije ushtaret turq qe fushonin prane Shkodres, sapo pane luftetaret shqiptare qe po vinin drejt
tyre, duke pandehur se u printe Skenderbeu, iken nga munden duke braktisur fushimin dhe pajisjet e tyre. Moore gjithashtu permend se Skenderbeu u varros ne katedralen e Shen Nikolles “Shenkollit) ne
Lezhe, dhe sapo turqit kapen qytetin, zbuluan me ceremoni varrin e Skenderbeut. Kushdo e quante veten fatlum te merrte nje cope sado te vogel nga eshtrat e Skenderbeut, te cilat i mbeshtillnin me ergjend
e flori dhe i mbanin si hajmali ne trupin e tyre, me besim se ato i mbronin dhe u jepnin guxim.

Nje recension me te plote per kete veper ka shkruar Peter Prifti, ne gazeten LIRIA, Boston, Ma., korrik 1991. Shkrimi titullohet “Skanderbeg as seen by American poet Clement C. Moore” *
Njohje me te gjere ne diasporen shqiptare, ne atdhe e ne trojet etnike gezon poema e poetit te shquar Henry Wadsworth Longfellow kushtuar Skenderbeut, botuar me 1863 te vellimi “Tales of a Wayside Inn” “Historira te nje hani anes rruges). Perkthimi mjeshteror i poemes prej Fan Nolit, botuar te DIELLI dhe me pas te Albumi i Nolit i dha kesaj vepre jehone te pavdekshme. Mitrush Kuteli me kompetence artistike komentoi vlerat e perkthimit te Nolit. Fakti qe Fan Noli e futi krikitiken e Kutelit ne ribotimin e Albumit, tregon vleresimin e Fan Nolit per mjeshtrin tjeter te perkthimeve Mitrush Kutelin. Me lejoni t’u sjell vetem nje fragment te shkurter nga poema e mrekullueshme per heroin tone Skenderbuen, momentin e takimit te tij me qatipin e Sulltanit ne Hungari, kur i kerkon fermanin per te marre ne dorezim pasurine e te atit Gjon Kastriotit. Dhe Qatipi u-krrus prej tmerrit Dhe keshtu i tha Skenderit: “O Allah i math, i nalte, Qe te jemi hi e balte, Qysh t’i shkruanj keto shkrime Kur e di qe oken time, Po m’a pret ai Dovlet?” Shpejt ahere si nje yll Qe keputet lart nga qjelli pallet nga i arti myll Nje hanxhar me reze djelli. Dhe gjemon Skenderi: “Shkruaj!” Dhe Qatipi i tmerruar Shkroj ne driten e drithmuar, Afer zjarrit, i derrmuar Floke-bardhe, koke-ngrire, Nga e ftohta i merdhire, Zemer-prere, vdekje-grire. “
“Shihni kompozitat e fjaleve, veren Kuteli, sa bukur tingellojne shqip.” Dhe ai ve ne pah mjeshterine e perkthimit te Fan Nolit, besnikerine ndaj origjinalit, bukurine e transmetimit te permbajtjes. Per Nolin, Skenderbeu ishte nje figure po aq e madhe, dhe e dashur sa edhe Krishti. Gjithmone pyesja veten si arriti Longfellow te frymezohej e te shkruante nje poeme aq te bukur me bemat e Skenderbeut, cilat ishin motivet qe e shtyn, si e njohu jeten e tij? Te gjitha pyetjet e mia mbeten ne sferen e supozimeve, deri sa lexova nje shkrim per gruan e madhe shqiptare prej dere fisnikesh, Dora D’Istria, te njohur tek ne si zonja Elena Gjika, qe jetonte ne Rumani. Dora D’Istria, ambasadore e zgjimit kombetar shqiptar, e traditave te lashta shqiptare, e historise se tij, midis shume personaliteteve, u takua edhe me poetin amerikan te cilit i rrefeu me pasion historine e Skenderbeut, ka e nxiti poetin te derdhte vargje te frymezuara qe per ne nuk do te vdesin kurre. *
Romani historik “Scanderbeg-Eagle of Albania” nga Charles Ewert, me i riu ne fushen skenderbejane, u botua ne Ontario, Canada, ne vitin 1981. Ewert me profesion avokat ne Newcastle, pohon se e shkroi
romanin i frymezuar nga shqiptari i devotshem Duro Cini. Merita e zbulimit te kesaj vepre i takon Gjon Sinishtes, redaktorit te “Buletinit Katolik Shqiptar,” nje nga organet me serioze dhe me te pasura te botuara ne diaspore per 15 vjet me radhe. Vepra i perket zhanrit te romaneve historike. Duke qene ne radhe te pare nje veper letrare, autori nuk u qendron gjithmone besnik fakteve dhe rrethanave historike. Per te misheruar me mire idete dhe per ta bere me terheqese per lexuesin, autori perdor imagjinaten, shpik apo sajon ngjarje te ndryshme. Dhe ai ia ka arrire qellimit, te krijoje nje histori te kendshme, me kusht qe te lexohet si letersi, jo si histori, se perndryshe lexuesi do te zhgenjehej. Ai tregon me pasion historine legjendare te Skenderbeut, dramat e jetes se tij, gezimet e hidherimet qe pesoi. Romani ka pasazhe te shkruara me finese dhe dialogje shprehese. Per ilustrim: Skenderbeu e pyet Androniken “Doniken) si do te jete femija qe do te sjelle ne jete, ajo i pergjigjet: “Ai do te jete trim dhe krenar, i pamshem si princet legjendare iliriane, i thjeshte dhe i forte si toka e vendit te tij. Ai do te jete, imzot, ashtu si ati i tij.” Romani ka pershkrime te gjalla te Adrianopojes dhe te oborrit te Sulltanit, sidomos te dueleve kaloresiake. Duket se ai e njihte mjaft mire jeten dhe kulturen turke te kohes se mesjetes, zakonet, psikologjine, etiketen e oborrit te Sulltanit dhe sekretet per te ngjitur shkallet e pushtetit dhe te lavdise ne Perandorine Osmane. Dy karakteret kryesore femerore te vizatuara me pasion prej autorit jane Donika dhe Dara, njera arbere, tjetra turke. Ne si lexues shqiptare nuk i honepsim kortet e Skenderbeut per turkeshen e bukur Dare. Per ne jane lenduese relatat seksuale te Mamices qekur ishte vajze, ndersa per lexuesit e kontinentit te ri, ato duken normale. Nuk dyshojme se autori i ka vene me qellim te theksoje konceptet liberale te Skenderbeut qekur e fal motren me shpirtmadhesi. Disa veprime nuk pajtohen me moralin shqiptar, por ne veprat letrare sajohen episode per t’i dhene vepres dramacitet e per te niveluar karakteret e heronjve.* * *

Megjithate disa pasaktesira historike mund te ishin menjanuar, sikurse kthimi i Skenderbeut ne Kruje ne tetor te vitit 1443 e jo ne fund te nentorit sikurse ka ngjare ne te vertete. Autori pohon se vellezerit e Skenderbeut, Stanishin dhe Konstatinin, i helmoi Sulltani ne Adrianopoje, çka nuk rezulton te jete e vertete. Vellai tjeter Reposhi, nuk permendet kurrkund. Humbjet osmane ne betejat me shqiptaret jane te sterzmadhuara, me qellim te vihet ne dukje trimeria e shqiptareve dhe e prijesit legjendar Skenderbeu. Duket se autori e do me shpirt heroin kombetar shqiptar. Admirimi i tij per te nuk njeh cak. Skenderbeu portretizohet si gjeni ushtarak, burre shteti, patriot i perkushtuar teresisht ndaj vendit te tij, njeri me karakter te forte, i paperkulshem, i patrembur dhe i meshirshem. Sulltan Murati “Ahmureti, sikurse e quan autori), i frustruar nga fitoret e shkelqyeshme te Skenderbeut, irret: “Ai nuk eshte njeri. Nuk mund te jete, se ne do ta kishim thyer vite me pare. Ai duhet te jete djalli vete ose shtrigan…” Koloriti i gjuhes, situatat
dramatike dhe vizatimi i karaktereve e terheqin lexuesin t’i dale mbane vepres. Romani historik per Skenderbeun ka plot faqe te shkruara me ngrohtesi per Shqiperine dhe per shqiptaret. Respekti i tij per aktet heroike dhe guximin e shqiptareve, per dashurine e tyre ndaj lirise e pavaresise, spikat kudo. Kuptohet se ai e sheh Skenderbeun si misherim te pavdekshem te ketyre virtuteve te larta, ndaj autori meriton pershendetje te ngrohta si mik dhe dashamir i popullit shqiptar.

Peter Prifti ka botuar nje recension ne anglisht rreth romanit te Charles Ewert te Albanian Catholic Bulletin, Santa Clara, California, vol. III, 1982. *
Intelektualeve te diaspores u takon te evidencojne lidhjet kulturore midis Amerikes dhe Shqiperise, interesin e dijetareve amerikane per figura te shqura dhe per historine tone, t’u shprehim mirenjohjen per urat kulturore qe ndertuan midis dy kombeve. Jo te gjitha komunitetet qe jetojne ne hapesiren e ketij kontinenti e gezojne favorin qe kemi ne. Do te ishte ne nderin e organizatave tona te shumta te perkujtonin
Longfellow-ut ne rastet e pervjetoreve jubilare, ose te organizonin vizita ne muzeun e tij ne Maine. Kjo vlen edhe per autoret e tjere. Me lejoni te sjell vleresimin e filosofit dhe historianit te famshem francez, Volterit per Skenderbeun: “Sikur Perandoria Bizantine te kishte patur njerez si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes do t’i kishte shpetuar pushtimit Turk.” Dhe nje thenie tjeter nga gjenerali James Wolfe, komandanti englez qe u mori francezeve rajonin e Quebec ne Kanada me 1759: “Ai “Skenderbeu) ua kalon te gjithe oficereve te vjeter dhe moderne, ne taktiken mbrojtese te nje ushtrie te vogel.”
Kur nuk arrijme t’i nderojme si e meritojne, se paku le te mos i harrojme. Puna ka nisur mbare, vecse duhet vazhduar me me intensitet.

LAHUTA E MALCIS – KANGA E NJIZETETRETË “KE TBANAT E CURR ULËS” – Nga GJERGJ FISHTA

Vasil Ndreka mbasi vret Tringën, turret kah vathi i gjâs. I rrin gati në hutë Gjetë Gega i Shllakut dhe e fëtofë cubin, kur mâ pak e pritëte. Msýn per t’ i pré kryet, por ndeshet në Millosh Peren, trim ky i rrebtët, harushan e i fuqishëm, i stërvitun per pushkë dhe mâ i shpejtë në tagan, me të cilin synon t’ i shkurtojë kryet të Shllaksit. Gjatja, si luâni, qi tuj i qenë vû në të leta kaprollit, lên këtê dhe lëshohet në tigër, qi don t’ i a grabisë përpara prén, harron kokën e Vasilit dhe përlahet me anmikun e rí. Poetit i kandet t’ i a bâjë të njoftun lexuesit fëtyren e shkjaut, prandej kënaqet në përshkrimin e tij si në paraqitja të gjáll të dyluftimit qi zhvillohet, ku fati krah – mirë i yni, fiton. Milloshi smbrapet: i merr kamba në trupin vizak të Vasil Ndrekës dhe rrxohet. I rrin gadi Bajraktari i Shllakut dhe i a ngulë këthellë taganin në bark; turret kah Vasili, i pret kryet dhe e flakon te kambët e heroinës shqiptare, Tringës. S’ mbaron me kaq. Milloshi i ep vedit me fuqí, qi i shkimbeshin dhe rrshanas i a ngjet per kambet Gjetës e e rrxon; por qellimit s’ a del. Flakohen atëbotë mbí të Shllakasin dý shkina, mâ t’ idhta se kulshedrat, dhe kacafiten me tê. Qenë tuj i lanë marre Shqipnís, sá me u këndue kanga per zi, po mos t’ i a epte Zoti luftarit tonë me i vû perfundi hidrat malazeze dhe me i llomitë me nji hû dllíje. Fjalët vonojnë. Kerstiq Vuku, qi per larg kishte pá shenën, i terezitet të Shllakasit në novicë e e rrokullisë per tokë. Léshohet per t’i a pré kryet, por fisheku i mbramë i kubures së Gjetës e fëtofi ngjat vedit. Msýjnë, nderkaq, nji çetë shkjé. I pret pushka e Lucë Gjeloshit të Grudës tuj lanë dekun mâ trimin e tyne, Gjoko Ilin, të cilin aq fort e pat porositë e ama kur e nisi per Luftë. Tërbohen, atëbotë, trimat malzezë; mbushen me mní e vnér burrat shqiptarë. Pérleshja shtohet dhe arrin kulmin. Herojt ngatrrohen lamsh si gjarpíjt e njalat në mot; krenat flakojnë neper rrah si fiqi pucaleca në duhí, qi shkundë landën. Gjaku mbulon vendin Hallakaten tanët si dêmat para gjakut të ndonji kaut a lopet të therun. Poetí vazhdon të pershkrujë dyluftime e perleshje, epizode trimnije efëtyra luftarësh prej së dyja anësh. Çeta e malazezve shohen me fuqí të reja, shtohen dhe aradhat tona, shtohet lufta e zien perherë e mâ vullshëm. Mark Milani, qi kaherë kundronte luftën nga majet, i ep urdhën tanë ushtrís per msýmje e sulm. Nën Mirko Kapidanin dirgjen luftëtarët malazezsi lava e ujqvet.Vendi ndezet zharí, qiella mbulohet me tym e njegull dhe Nokshiqi i bjen nji lpê baruti.

Porsa u shkim Tringa n’ oborr,
Si ajo lulja, qi, shatorr
Çilë, prej gêmit t’ a shkepusë breshri,
Vasil Ndreka sýkerveshni:
Nji hundlesh me thija n’ krye, 5
Qi per tjeter vû s’ kisht’ sý
Veç me vrá, me pré, me grrye:
Fill prej vathit turr ká msý,
Si ajo rêja nper murrâ,
Dhend e dhi aj per me i rrmye,10
Dhend e dhi kertyllë në vjamë.
Ah ! kû ve’, bre t’ kjasha t’ amë !
Ká vikatë si katallâ,
Shllungë mustakun dredhë nji pllamë
Qaj Gjetë Gega m’ kep pertej:15
Befas trimi kû shperthej
Prej njaj breshte vrap tue ngá,
Tue dihatë e krejt n’ djersë lá,
Shi at herë kur Vasili, n’ gaqe,
Vû novicen per njâ’ n faqe20
Gisht po i hiqte, e Tringa u rrxue,
Gjaku rrkajë ballit tue i shkue.
Se Shqyptarët: kah per rranxë bjeshke
Ushtri vijshin prej Sutjeske,
Çeta – çeta e rreshta – rreshta,25
Tue u pershkue nper ashta e breshta,
E nper suka, rmiqe e kreshta:
Si kan ndeshun cull e grá.
Pleq e çika vrap tue ngá:
E kan ndie si hasmi Shkjá 30
N’ moh Nokshiqit i kisht’ rá,
Kû po bâte aj nam të zi.
Se ç’ janë mbushun me mëni !
Gjak e vnér se ç’ u âsht perzi !
Atý urdhen mâ kush s’ priti,35
T’ parë as t’ mbramë mâ kush s’ soditi,
Veç se u lshuen si bisha malit
Do thik shpatit, do poshtë zallit:
Kush n’ e rrmakët e kush n’ e djathtë,
Disa t’ ngathtë, disa mâ t’ shkathtë:40
Por gjith sýnin flakë e agzot,
Llagam zêmren, mbushé n’ barot.
E kah ngasin, kah dihasin,
Njani tjetrit larg ç’ po i thrrasin.
Si me u zdatë, si me u tuhatë,45
Se ç’ bajrak me zânun majet,
Cilli grykat edhè zajet:
Kush me u shtý e kush me msý;
Kush nder logje me ndêjë sogje,
Kâmbët por shtekut t’ gjith me i thekë 50
Me pshtue askush: të gjith me dekë,
E Nokshiqin mos m’ e lshue,
Dý per nja per pa e pague.
Edhè trimat, zêmrat peshë,
Po shkojn malit tue i u njeshë,55
Porsi njeshen Koprivnikut
Ato berret e Nikë Sykut,
Kur prej veret n’ kullosë t’ dalin,
Ashtû plym tue marrun malin.
Qaj Gjetë Gega, kuq si shega 60
Bajraktari n’ zâ prej Shllakut,
Orë e çuet e gjith bajrakut,
Drang drangoni tue qillue,
Para shokësh larg ká shtektue;
Edhé, vrap lshue thep më thep, 65
Drejt shpis s’ Currit del m’ nji kep
Shi m’ at herë, kur Tringen vrau
Vasil Ndreka, e u turrka shkjau
Fill prej vathit. Porsa e pau,
Keq me nanë Gjetja atê e shau,70
M’ tê edhe huten tereziti:
Mu m’ grrêç t’ krés atij i a njiti:
Tamth e m’ tamth plumen i a qiti !
Ngordhi sýt Vasili e u purë
M’ njânen anë e rá terthuer 75
Dekun m’ shkam. At herë prej millit
Xier tagâ’ n, edhè nji fillit
Msýn me pré atà krye t’ Vasilit.
Por t’ kisht’ pasë Vasili ‘i shoq
Per mbas vedi, burrë kaprroç,80
Harushan: po, kaliboç,
Besa, ‘or probe, me t’ bartë m’ shpinë
Prej Nokshiqit dér n’ Cetinë
Per pa u lodhë aj kurrnji grimé !
Kryet e tij si nji rrâjë bunge,85
Të tanë neje e të tanë gunga
Sýnin vrangtë e hunden cunge;
Derdhë mustaqet si dý shllunga;
Me do gaqe, pak me thânë,
Pêsë koshiq miser me i zânë:90
Edhé m’ kâmbë aj mbathë do opanga
Lkure s’ dhije, të tanë zhanga,
Lesh e rrypa, gjalma e vanga,
E qi at ditë, kur duel n’ ushtri,
Me armé n’ dorë, me zjarm në gji,95
Bâ i a pat e shoqja shkinë.
Betêrr burrë e hardallinë,
Trim, po, shkjau, por ne calinë,
Ne tagan aj në sylah;
Veç novicen vú mbi krah,100
Edhè sýnin gacë prej farket,
Me do duer, çengela barket:
Millosh Pera aj 6emni i tij:
N’ Vasoviq me plang e shpi.
Ky, kur pá Vasilin vrá,105
Edhè pà si curr më curr
Kishte marrë Gjetë Gega turr,
N’ dorë taganin idhtë shterngue,
M’ arrç Vasilit per t’ shkurtue
Kryet per s’ dekuni, novicen 110
Vên per faqe e, m’ sý kapicen,
I hjekë gisht; por nuk e muer:
I vrau pushka si n’ terthuer,
Shtatit kah Gjetë Gega u purë.
Bân me i shti fyshekun tjeter;115
Por namlija s’ po i a ha’ .
I mbet mbrendë gazhota e vjeter,
Turr karkllukut ka’ ashtù i dha.
Dhâmë e tmallë sa fort i shkrepi,
Lshon novicen rranxë nji shkrepi !120
E vetimë sypri Vasilit
Flakron trimi, edhè prej millit
Tagâ’ n t’ a ká xjerrë, e ‘i fillit
Ballë per ballë Gjetë Gegës kä dalë,
N’ tagan hovin per m’ i a ndalë.125
Me ndollë pûna se n’ lisni
Turr prej shkujkut me furi
Leshohet luani m’ nji kapruell
Qi n’ kullosë t’ i dalë kundruell;
E se, para se m’ i u hullë.130
Fulikare per poshtë trollit
Po i bje tigra atij kaprollit:
Harrue luâni atý at shkrebé.
Tigers m’ shpiné lshohet rrufé.
Edhè at heré bishat perlahen,135
Idhtë shoqe me shoqe hahen:
E dermishen e shkelvishen
Me do dhâmë porsi kortela.
Do çapoj thue janë çengela;
E ka’ ungrojn, kah ulurojn. 140
Lvisin bollat zhgjetë nper fusha,
Kapë perpjetë malin harusha,
Hikin derrat, marrin ferrat:
Kshtû Gjetë Gega u lshua mbi shkjá,
Kû edhé trimat t’ janë perlá 145
Ndermjet vedi, e t’ kan fillue
Idhtë taganat me i vezllue,
Njani sho’ in m’ e lânë pa kokë,
Qi me ngrânë m’ tê zogjt sterqokë.
Kúr kan pá shkinat me sý, 150
Si gjetë Gega e aj millosh pera
Njani tjetrin rrebté kan msý,
Se ç” piskaté kan ato at hera,
Malazezve tue u bâ zâ,
Per mbas plaçket hutue malit 155
N’ ndihmë Milloshit per me rrâ:
Qi me e pshtuem prej njatij hallit,
N’ t’ cill’ n e qitte atý neshtrasha.
Millosh Pera, me do llana
Si nji mashkull qerri t’ trasha, 160
Kishte kênë, po, trimi si Zana,
Me i rá zjarmit, me i rá detit.
Kund pa u trêmë aj sýni i ti;
Qi edhè n’ lufta me askjer t’ mbretit
Shum do bulla pshtjellé kisht’ n’ t’ zi,165
Ke aj n’ novicë gjuete fort hollë:
Me tê voen me kputë m’ krye t’ njerit,
Me kputë pipin njitë me mollë,
Fluturim sý’ n m’ i a xjerré skylferit:
Por, me u pré burras n’ mejdan, 170
S’ po e kisht’ pasë aj fort zanát;
Pse as me sé me blé tagan
Dalë s’ i kisht’ Milloshit t’ ngratë.
Krejtbashtina e ti ‘i pendë dhé,
S’ di a po a jo e ndo’ i cung hardhije, 175
Se ne lopë kisht’pasë ne qé,
Posë ndo’ i lukre a ndo’ i kâmbë dhije.
Shpija e tij ngrefun kaçorr,
Thatë permbrenda si ‘ i shpellë uku,
Me ‘i kotec, sa ‘i kpurdhë, n’ oborr; 180
Nji gomár e ndo’ i brengë çuku.
Cullt e grueja në gazep:
Dikû ngranë, dikû pa ngranë;
Jeta e tij si e bishës në shkrep,
Qi prej zije luron m’ hanë, 185
me gjithkta por zogu i shkinës
M’ kisht’ pasë kênë zêmerfisnik:
N’ buké e n’ krypë e n’ kupë të shllinës,
Lête nderë aj me ç’ do mik:
Si gjithmonë, maná, ket jetë 190
N’ shpi të trimit. per trim njefë.
N’ dashtë n’ kondosh n’dashtë n’ xhokë, ké gjetë
Sofren shtruet e pushken ngrefë.
Se kû gjên trimi bujár…
Se kû gjên skylferi mish… 195
I a nisë mbrapshté, puna i del marë;
Sjellë m’ të thatë, e korrë dy fish !
Edhè kshtû ky Millosh Pera
Fort zanát s’ kisht pasé taganin;
Sado trim e idhtë si fjera 200
Ngurrtas dredhtë n’ ajr taganin.
E prandej, sa duel me u pré
Me at Gjetë gegen ballë per ballë,
Shef, pak vonë por, se mbi dhé
S’ kishte rá mâ ngusht per t’ gjallë. 205
Per ket pûnë me msy nuk hapej,
Veç se vedin m’ tagan mprote:
Vithambraps edhè zmbrapej,
Sa herë turrin Gjetja lshote.
Kshtû dy trimat, t’ idhtë si Zana, 210
Kaperthye atá shoq me shoq,
Tue sjellë rrijshin me tagana,
Thue po korrin kallamoq:
Jo se mâ se n’ at mejdan
Kryet shosho’ t po duen m’ i a pré: 215
Porsi t’ ishte kryet bastan.
per gjith treg aj qi me u blé !
E kah rrijn ashtû t’ u ndjekë:
Gjetja shtýej, Milloshi prit;
Hapu gjetja m’ e bâ dekë, 220
Ngurr Milloshi e njalë lvit:
Kah Milloshi hapa – hapa,
Sýnin m’ Gjeton gozhdë ngujue,
Rrqasin leres vithambrapa,
Sjellshem s’ Gjetos si me u pshtue, 225
Don rreziku e thêmra i hasë
M’ trup t’ Vasilit, zogut t’ shkinës,
Terthuer shkamit dekë perplasë,
Edhé praptë bjen m’ kokerr t’ shpinës,
Kryet n’ teposhte e pa kapicë 230
Se kapica nper rragam
Rrotullue i ká n’ nji plakrricë
Me gjith shkrola hupë në zdram.
M’ tê Gjetë Gega t’ lshue rrfé,
Me tagan në dorë shterngue; 235
Veç persè me hi m’ i a pré
Kryet poshtë shkamit vjerrët shtangue,
Puna do t’ a kisht’ qitë larg,
E me ngiatë s’ isht’ tue pasë ngae…
I a ká rrasë taganin n’ bark, 240
Kund nji pllamë perpjetë t’ i a çá.
Mbasandej per kaçirubet
Kryet Vasilit, dekun shtri
Permbi shkam bri njaj kaçubet,
I a ká kapë, e me mëni, 245
Si kasapi e ká zanát
Kúr pret mish, aj me tagan
Ká nisë m’ arrç me i a cecatë,
Dér qi i jet n’ dorë si bastan:
Edhè at herë atý at rradake, 250
Arrçit t’ shkputne, krah nji fillit
E flakron si kungull Vrake,
N’ mes t’ oborrit, terthuer t’ cillit
Mbetë kisht’ dekun Tringa e mjerë.
Shkon rradakja rrok më rrok, 255
Tamth e m’ tamth shporue per mnderë
Tue e pliré n’ gjak at patalok;
Dér qi vjen edhé zatetë
Shi te kambët e tringës. At hera
Nisë me marrë Gjetja perpjeté. 260
Veç, kqyr, ç’ bâni Millosh Pera,
Shpirti mirë pa i dalë të ngratit:
Porsa Gjetja shpinen suell,
Millosh pera i ká dhânë shtatit
E permysë aj si nji buell, 265
Neper lerë rrshqanas tue u shtri,
N’ moh njanës kambë Gjeton ká kapë,
Mys per toké tue e karrani;
M’ tê m’ tagan atý edh’ âsht hapë,
Per m’ e lânë trimin pa krye. 270
Por me sjellë nuk mujt qyqani;
Pse shi at herë i u err nder sý
E i del shpirti, edhè tagani
I pshton dore e i bjen nen shkam;
E permys aj, sa gjânë – giatë, 275
Trûç bje dekun mbi rragam,
Tue e lâné vejë t’ shoqen e ngratë
Me tre djem e kater çika.
Se ç’ janë lshue shkinat m’ at hera
Mbi Gjetë Gegen’ raftu – o – pika ! 280
Jânë lshue shkinat si dý fjera:
Njana Stane, tjetra Jane:
Dý kulshedra, njana e tjetra !
Sypri tij purë skrraja Stane
T’ shmâjten dorë i a kapë me kthetra. 285
Ndersa Janja, e fortë si mushkë:
Nji korume e zezë, shakshine,
Msue me tjerrë e me qitë pushkë,
Ardhë dika’andej prej Cetine :
Dishkà grue kjo mashkullore: 290
Asht turrë shtriga si shkerbé,
Per m’ i a xjerrë taganin dore,
E me tê, po, me i a pré
Gjetos kryet, ajo korume,
Nám të zi Shqypnis me i lânë ! 295
Edhe, besa, more kume:
Disi marre m’ vjen me t’ thanë;
Por at ditë e bija e shkinës
E pat pré Gjeton e shkue,
Edhè kryet Knjazit t’ Cetinës 300
Dhanti ajo pat per t’ m’ i a çue;
E m’ bisht t’ pelës, manati i Zotit,
Me na vû, kukú ! Shkjau né;
Me kndue shkinat per t’ giatë t’ motit,
Jana Gjeton si e pat pré: 305
Si gjak hupcë s’ shkoi Gjur Kokoti:
Si Milloshi s’ mbet gjak falë !
Veç se Gjetos i a dha Zoti:
Mbasi vedit zot me i dalë
Ndryshe s’ kisht’ : edhè me krye 310
Sa kurr mûjt Janes i mbet
Mu m’ tureçka, tue i a thye
Hunden cunge. N’ at siklet
Jana mendesh, kercuna, u muer;
E mloj gjaku e mâ as me pá 315
S’ mujt me sý. Dy fish u purë
Mbi Gjeté Gegen : veç me kja
Shtriga s’ kjau. Jo, po, kisht’ kênë,
Besa, or kume, nji trimneshë,
Me t’ ardhë keq: e kam pa rrênë: 320
Se at ditë Ora e “coi me u ndeshë
M’ atà krye, nji mâj qillue.
Ndersa dhimet shkina kmye
Zêmers s’ frýt rrin t’ i u pendue,
Doren m’ hundë e kuk ngerthye, 325
T’ ká flakrue Gjetë gega m’ kamë.
E gjak sýnin prej mënije,
Tue kercnue idhshem me dhâmë,
T’ a ká shkulë nji hû dullije
E t’ ká nisë m’ tê me sjellë m’ shkina: 330
Bjeri Stanes, bjeri Janes:
Gjithsa u hate, perzet, shpina,
Per pa i mbajtun pejë kurrnjanes.
Nisin shkinat me piskatë:
Gjetja m’ hû se ç’ po u rri gati ! 335
Shaju nanë e shaju tatë,
Dér sa u zhduken brijs s’ njaj shpati.
Gjak tagani tue i kullue,
Dy kuburet rrasë n’ sylah,
Turr Gjetë gega at herë â lshue 340
Me marrë huten mbeté mbi rrah,
Ndersa ndêj tue u kacafitë
Me dý shkinat. Kur m’ novicë,
Qe, atý ‘i shkjá e ká terezitë,
Tue e marrë is pak mbi kerthicë. 345
E shitoi qaj Kërrstiq Vuku:
Djalë me bré hekur me dhâmë,
Lesht e hundës si qyme uku,
Dredhë mustakun giatë nji pllâmë:
N’ daç per pushkë, në daç per krushk 350
Djalé mâ t’ mirë s’ ké pasë pse lypë:
Lidhë në tjegull, rritë né dushk,
P’ r ‘i paré armé, per bukë e krupë
Lête kryet per Knjaz të vet;
E as Fé e Atdhé s’ do t’ kisht’ mohue, 355
Me e pasé bâ jo beg, por mbret,
N’ dorë Misirin m’ i a pasë lshue.
Ky, tue u djergë me ‘i ká per dore
E me ‘i kál ngarkuet perpara,
Kur ká dalë m’ nji sumullore 360
Mbi do megje e mbi do ara,
E pre’ andej trimi ká pá
Vasil Ndreken mbetë pa krye,
Millosh Peren permys vrá:
E ká pá si atý, ngerthye 365
Shtatit, Gjetja ishte tue shtri
Doren m’ hutë plandosë per lerë,
Se ç’ âsht mbusshë aj me mëni !
Ç’ t’ janë perzi atij gjak e vnerë !
Ç’ t’ i kan marrun flokët perpjetë ! 370
Edhè kán lidhë per nji shkorre,
Mbas nji curri vetë zatetë,
T’ i mbet Gjetës m’ novicë mizorre.
U rrxue Gjetja m’ shkam të gjallë.
Lshon Kërrstiqi kryet m’ i a pré: 375
Si lshon uku neper rragllë
M’ ndonji skjap a m’ ndo’ i shkerbé.
Shpejt po xjerrë Gjetja kuburen !
Sa me shpejt zjarm qi po i ep !
Mirë m’ i a thau, Shkjaut likuren ! 380
Ç’ m’ i a muer shpiertin per gazep,
Tue i a rrasun shi në parsem,
Letrâc m’ lerë tue e hjedhë terthuer,
M’ tê çakajt qi me bâ darsem:
Aj, qi aq trim m’ mbahej dikúr ! 385
N’ atê Vuku qi nper dhé
Po plandosej si lug trapi,
Mendsh harlisun nji çetë shkjé
Palabardhas hap mbas hapi
Thekte kamben nper laskár, 390
Pushken n’ dorë, në brez taganat,
T’ idhtë si helmi ruejtë n’ filtár:
Hajrin kurr mos m’ u a pá nanat :
Kush sýzi, po, e faqezi,
Kush kryet gjog, e menden zog, 395
Njani brac, tjetri kuprrac,
Dikush rob, dikush per kob.
Veç se trima sa t’ u thuash :
Si njaj Jozja i Vukadinit,
Matiq Jure në zdragushë: 400
Mihajl Bozho i Bozho Ikiqit :
Spiro Neshi gerxheli,
Buka e botës e kuvendtár :
Ják Taraba kime – zi, 405
Derë e parë, e trim bujár :
Vuksan leka, mejdanxhija :
Dy djelmoça prej Nikshiqit,
Spiro Zeka e aj Gjoko Ilija.
Njiky Gjokja ‘i camerdhok, 410
As dér m’ giû mos me i rá deti,
Ká ashtû rrgalles lshue m’ âsht trok
Larg m’ i lânka shokët mbas veti:
Edhè, menden mâje ksulës,
At herë, djali, fill tue u kapë 415
Ke ato tbanet e Curr Ulës,
Ká pá m’ lerë si bijte prapë
Vuk kërrstiqi, e shokët pa prité,
Veshk prej millit xier taganin
E lshon ngutshem m’ i akrasitë 420
Gjetos kryet, edhè mejdanin
M’ i a lânë vedit: qi nder shkjé
Vonë e vonë kanga m’ i u kndue.
Por jetshkurtë djali m’ kisht’ lé :
Nuk i duel si e pat mendue ! 425
Pse, sa muer m’ tagan tagan me msy ;
N’ stom pertej, qe, ká shperthye
Nper çetina, si uk malit,
Nji farë Luc gjeloshi, i Grudë ;
Shpi e parë e pika e djalit, 430
Kaleshan, mustaqe rudé,
T’ cillit sod e m’ gjet të parë,
Si n’ Malci, si n’ Mal të Zi,
Pushka e fjala i pat hecë marë,
S’ i u pré mik, s’ i u la korí. 435
Ky kur páka shkjèt tue zbritë
Edhe Gjokun lshue m’ pikë t’ vrapit,
Miré ká zânë trimi n’ nji prité
Mbas nji curri e bri nji rrapit :
E kúr Gjokja, hapë n’ tagan, 440
Ká marrë Gjetos me i u turrë,
Per m’ i a kputë kryet si bastan,
Ç’ t’ i ká mbetë aj n’ kacaturrë !
Per nen sjetull mirë i a njiti !
I duel plumja rranzé me vetull. 445
T’ madhe Gjokja atý ç’ bertiti,
Edhè lmuç per tokë bjen petull
Shi te kryet e atij Kërrstiqit,
Me ngranë m” tê, mo’, Zo’, mâ keq !
Qêjt e bollat e Nokshiqit : 450
Kryet, ofshe m’ i a lâmun grreç !
M’ i a lânë grrêç, po, njatà krye,
M’ t’ cillt dikur kapica plite :
Ani kur m’ a dridhte m’ sý :
Aq fort hije pasë m’ i ki’ te. 455
Pra edhé at dité qi duel n’ ushtri,
Veshé e mbathë e m’ armé shterngue :
Pushken n’ dorë, zjarmin në gji,
N’ sý kapicen petullue :
Bir, m’ i thânka nana e shkreté, 460
Mos bân kryet poç e matare ;
Pse me pasë pa tê per t’ mbeté ,
S’ gjên, jo, treg m’ e blé me pare !
Edhè i thânka prap kercuna :
Mos me u shtý teper, t’ pasët nana ! 465
Pse Shqyptarét po ishin, Zo’, ruena !
T’ idhté si gjarpni e t’ rrebtë si zâna .
Por, pse i ri djali tue ndollé,
Knjazi mendt i a bâka kubel,
Kin Shqyptarët se s’ gjuejn fort hollë , 470
Se aj Shqyptarët do t’ i bâjë zhubel ;
E prandej, qyqari , muer
Gjith at hov, e as s’ i rá shpatit ,
Si me thânë, kryqeterthuer,
Por u lshueka zhgjetë per s’ t’ giatit. 475
Po, por Luci hollë kisht’ gjujt,
Edhè kryet, manati i Zotit,
Aj t’ i a bâni kungull ujët ,
Me e kjá e ama per t’ giaté t’ motit.
Kur ká mbetun Gjoko Ilija, 480
Frota e shkjevet ç’ t’ â lshue turr
Perposht shpatit, si duhija,
Kep mé kep e curr mé curr !
Pushken n’ doré, nder dhâmë taganat,
Neper driz e neper mret 485
Ki’ n marrë hovin ka’ ato tbanat
E Curr Ulës, të mbetne shkret.
Lucë Gjeloshi, pika e djalit,
Fort po qet m’ at kacaturrë:
Fort po i gjuen shkjét atij malit, 490
Atý hovin per m’ u a ngurrë ;
Veç se plumet e martinës,
Qi u fishkllojn per bri rradakesh ,
Máll s’ m’ i b6ajn, jo, zogjt e shkinës,
Porsi t’ ishin shtupa takash, 495
E as m’ e ndalé hovin s’ ndalin :
Veç, lshue turr e krejt terbue,
me t’ mdhej hapa perpijn malin,
T’ vramét e t’ premët per me i pague.
kur, qe, dalin do malcoré 500
prej njaj breshte, si lugeten,
Sikur t’ rrahë plajmi me borë :
Lul Rapuka e pllum Gjeloshi,
Sýnin gacë; Baca Luc Dedi,
Burrë i urtë Pjeter Gjokë Toshi, 505
E aj Muç Hasi e Prêlë Mehmeti :
Maça Grizhi, Shyta Pêma ,
Ndoc Gjo’ Goci e qaj Prélë Keri :
Do djelmoça si do dêma,
Hijen veç me i u a drashtun njeri ! 510
Si aj Turk Shabi me tri zêmra,
Gjeto Marku Flakë e agzot,
Me at Tomé Dacin, t’ cillit thêmra
N’ sý t’ shkjaut mbrapa s’ i merr dot :
Vjen Jus Muça e Marash Vata, 515
Shpend Delija me gjith djalë,
Si ajo nata, me shtergata,
Hovin topi mos me u a ndalë :
E t’ shperthyen si uq zabeli
Cac Kaçeli, e Voc Cungeli, 520
Lul Pál Kiri, e Nishk Djalé Miri,
Dum Buzuku e Col Çamuku :
Mbandej Brahkol Demushi
Edh’ aj Islam Makalushi :
Maça keqi, ‘ i varraslí, 525
Në sahat e në taki,
Veshë e mbathé, e burrë zotni :
Qi atjè n’ Lezhe te çinari
Kû tregtari, edhé shtegtari
Vuejn per ujë dimen e verë , 530
Me gjâ t’ vet, fitue me nderë,
Ndreqi kronin me ujë të gjallë ,
Sjellë nper lerë e neper rrgallë,
Prej njaj kodre nen Kalá :
Qi prandej shpirtin per s’ dèkuni 535
I a bekojn gjindjen me máll.
Kta si pá ken gjinden vrá,
E t’ kan pá si shkjét ki’ n msye,
Per t’ a lânë Gjeton pa krye,
T’ janë lshue trimat turr p’ r’ iheri 540
Si lavé ujqish perposhtë Peshteri :
E t’ u hjedhun p’ r atá curra,
T’ na janë ndeshë burrat me burra
Shi kû Gjetja, purë m’ nja’ n anë,
N’ doré kuburen ngrefë si Zanë, 545
Gadi rrite zjarm me i dhanë,
Zjarm me i dhanë, m’ parsme m’ i a rrasë
T’ parit shkjá qi atij t’ isht qasë.
E si ‘ i herë atý u perpojn,
Se ç’ t’ kan lshue trimat m’ shoshojn ! 550
Se ç’ kan nisë trimat me u pré
Ballé per ballé Shqyptarë e Shkjé !
T’ janë mberthye, t’ janë kaperthye
Njani m’ tjetrin terbue shqimit,
Si atá derrat n’ muej t’ hakrrimit ; 555
E kah sjellin me tagana :
Thue per s’ tepri bâ i ka nana :
Kah orvaten e rropaten,
Shoq e m’ shoq kah idhté pêzaten,
Tue u turitë, tue u drobollitë, 560
Fytafyt tue u kacafitë :
Dikush rrokë, dikush per tokë
Rri e plandosu kryqterthuer :
Tjetri m’ shpinë t’ shoqit kaluer,
Zênja frymen njak me duer, 565
Trandja kryet per lerë e krep,
Xirja shpiertin per gazaep,
Me do kthetra si kulshedra :
T’ janë b6a lamsh, po, n’ at log Zanash
Si gjarpij n’ zgavrra muranash : 570
A, si thonë, njalat n’ liqê,
Qi, kah shkrepé moti nper rê,
Kah i a ep naten vetima,
Ja ep gjama e bumbullima,
Ndermjet vedi ato kacrrue 575
Ashtû lamsh me mija e mija,
Shkojn n’ fund t’ uj’ t t’ u rrokullue,
Der sa qiellës t’ ushtojë duhija.
E si s’ epri m’ arë nper bûca
Kputun rrêmash bijn fiqt pûca, 580
Mâ se ‘ i kokë, besa, mor’shokë,
Shkepun arrçit rá per tokë,
M’ to me ngranë e m’ to me krrokë
Sorra’e korba e cilikokë,
Sýt me u a shperthiqë me skep. 585
Edhè i mjeri, ofshe gazep !
Kryet qi m’ tokë atý rá s’ parit
Kje shi kryet e nji Shqyptarit :
Kryet e Brahokol Demushit,
Qi, zanë vend n’ Mal t’ Barbullushit, 590
Ora e qitte at ditë n’ Nokshiq
N’ luftë me u pré me ‘i t’ Vasoviq :
Me at Brankun e Tomo Milit,
Kryet i cilli, besa ‘i fillit
I a rrumlloi trimi m’ tagan, 595
Si t’ kisht’kênë poç a bastan.
Trupit shyt e n’ gjak krejt lá
Brahokoli dekun rá
E u plandos per tokë sa ‘i trá,
Zanun parsmen m’ lerë perfundi : 600
Sa qi token, thue, se lkundi
Ka’ ashtu trup u sh6am per dhé.
Me pasë kush ndo ‘ i gjeth per t’ pré
Lopë, a dêm, a ká kulari
N’ ndonji moje, edhé atypari, 605
Mbasi repë t’ jét gjedhi e dá
Misht n’ kortarë, me pasë per t’ rá
Gjedhe tjera prej pastrakut
N’ shpi tue u dredhë, a se kah dalin
N’ kullosë n’ nadjet, m’ at erë t’ gjakut 610
Tranden t’ gjitha: hapin ndalin
E harû rrijn e njuhasin
Kah vjen era : mandej ngasin
Trok ke vendi, kû kje therë
Lopa e kau, e atý m’ at herë 615
kryet per tokë e çark rreshtue,
Dhén me kambë tue çukurmue
E me bryna tue e dermue,
Kan per t’ nisë t’ gjitha njiherit
Trishtueshim me bâ nji gjamë 620
Permbi at gjak derdhun aljerit,
Mnderet nieri me u ngrijtë m’ kamë:
Kshtû Shqyptarve, kur okolin
Pán n’ gjak plirë, e Brahokolin
Shul per tokë mbatun pá krye, 625
U ká hypë vneri nder sye,
Sa me idhnim edhè merthye
Janë me Shkjé ! Mâ atý kush jeten
Máll s’ po e bân; si malukaten
Por t’ kan msý atá njani m’ tjetrin : 630
Plaku m’ t’ rin i riu m’ të vjetrin,
Si m’ kê t’ ndeshte kush mâ s’ pari.
Mnijet sýt u janë ndezë zhari,
Kallë llagam frý ding u âsht zêmra :
N’ lerë nji pllamë u ngulet thêmra, 635
Hidhen gurt nji ditë arë larg,
U shkon buza të tanë jarg,
Kah po msýjn e kah po shtýjn,
Shoqisho’ in kah po e ndersýjn :
Rrin nen kambë toka t’ u dridhun ! 640
Maça Grishi, ‘i burrë i lidhun,
Fort po dridhtë trimi taganin
M’ at serdarin Llazo Stanin :
Idhtë shosho’ it t’ cillit kah po i mveshen,
Thue dy curra n’ moh po ndeshen ! 645
Matiq Jure, ‘i taravol,
N’ sý kapicen e nja’ n pol
Të dollamës nen brez aj zânun,
Fort po rrin trimi tue dhanun,
Shum po ká trimi zalldan, 650
Maça Keqi kah m’ tagan
T’ a vên para a askund aman
S’ po i lên, besa, as me marrë frýmë !
Djerset balli u rrit tanë brymë.
Se ç’ po hapet Ndoc Gjo’ Goci 655
Mbi nji shkjá prej Gjurakoci
Lé n’ Kosovë ! por qi enè fmi
Paska dalë ky e ngulë n’ Mal t’ Zi :
Miter Spasi aj êmni i ti :
Trim si Zâna e belaçi : 660
M’ trá me mrrijtë, po, kryet e ti.
Ky Ndoc Gjoni me tri zêmra,
Burrë çufrrok : shkjaut mos me i rá
As dèr m’ sjetull, por qi thêmra
Mbrapa n’ luftë kur marrë s’ i ká : 665
Sýnin gacë, zêmren barot,
Lum per tý, o i Lumi Zot !
Se ç’ i âsht furë n’ frymë shkjaut mizuer :
Se ç’ po e rrekë kryqeterthuer !
Fort po i hapet m’ tagan Ndoci ! 670
Ah ! kadalë, bre Ndoc Gjo’ Goci,
Se s’ ké pá ti Shkjá me sý !
Se s’ po i’ n krep me u zânë dejlanash
Neper kneta t’ Kakarriqit :
Por po jishin do djelm nanash, 675
Fort me t’ lânë, besa, pa krye,
Po t’ zate’ n kund n’ ndo’ i log Zânash,
Si zatetë t’ paskan, qe, tý
Nder kto rrgalle të Nokshiqit !
Ka vikatë, disi tue u tallë, 680
Gjeto Staka, ‘i trim budallë,
Kah shperthen vetulls s’ nji ahit :
Kacaturren m’ sup të krahit,
Rrasë taganin n’ fletë t’ sylahit
Me do veshë si veshë harushet, 685
Permndershim kercnue belaja
Ndermjet dý kuburesh s’ Tushet,
T’ cillat kryet qitë si dý rrshaja,
Larg m’ i vritshin koder m’ koder :
Dymdhetë qese blé në Shkoder : 690
Njeshun vezmet njanes i,
Me atá kunguj sermit shkri,
Me ato tufa tjerrë tehri :
Qi edhè n’ Lesh dikúr pat pré
Sufarin, pse do dit para 695
Doganisë ky i paska n’ Fé
Me do fjalë per burrë t’ pamara,
Ndersá aj n’ Shkoder, pa armë në brez,
Per treg endej giat pazarit
Edhe trimi m’ Malazez, 700
Porsi njaj ariu prej Sharit,
Ka lshue turrin fulikare
N’ p’ r ato rrahe e ato laskare
Idhtë taganin zjerrë prej millit :
Porsi livitë rrfeja kupës s’ qiellit. 705
E si meçka kur t’ i hullet
Shpellës me mjaltë, nisë bleta e vrullet
Per rreth bishës e me mëni
M’ nja i bje m’ thimth, por pa dobi;
Pse, turijt zhytë nder fashoje, 710
Meçka nuk po trêmej soje :
Kshtû kan nisë me u krepatue
Ndermjet vedi e me u ngashtrrue
Cerrnagorasit, kur s’ èperi
T’ atij rrahi nper t’ thepisunat 715
Brije t’ rèpuna, si pùlave
Qi u bje shqypja, ngerthye kthetrat :
I trènuni Gjeto Staka
N’ at log Zanash neper çufërra
U dorgj turr. Trum trokollisin 720
Troç m’ troç mtruhen, tranden trimat,
mendsh trullue. Lamsh hamullohen
Njani m’ tjetrin; matarohen,
Ngiten, nziten, me dorë njiten,
Hârakuqen neper rrgallë : 725
Kush terthoras, kush perballë,
Çeku qenash, quku krenash,
Llanash laskarou m’ tagana :
Pergjak xhoka e xhamadana,
Gozhupë, struga e koporana. 730
Hapen shkjét m’ at Gjeto Staken,
Hapen, zdaten, me sjellë matan,
Vithambrapas trup por zmbrapen
E as me msý zêmra s’ po u bân,
Kah po shofin si m’ tagan 735
Asht turrë Gjetja, trimi i trimit,
Si ajo rrfeja n’ natë thellimit.
Mihajl Draga, ‘i burrë si motit,
Shkelveshë sýnin, falme agzotit,
Kaprroç burrë e i fort gazep, 740
Zânë dollamen njanit skep,
Ká bá zêmren gúr e krep
Edhè m’ Gjeton t’ ká marrë hov,
Si njaj Turku me Moskov.
Gjeto Staka, sý bollshordja, 745
Se ç’ t’ i u hap m’ tagan: si Mordja
Hapet m’ kosë. Qindro, bre Mije e
Mos e lsho ! pak mâ pertej
Po i vikatë Vuko serdari.
Por pak vonë; persè qyqari 750
Fjalët s’ i ndieu ! shi at herë per tokë
M’ tagan kryet Gjetja i a hodh
E e la shyt: mâ kurr me i rá
N’ mend, me kthye te cullt e grueja,
Qi n’ Njegùsh po i lodhte ûja ! 755
At herë Gjetja, tue vikatë
Tue vikatë, tue u hallakatë :
Thue po shkon me u njitë aj valle !
T’ i â lshue m’ shpinë Vuko serdarit,
Dorë e djathtë e Gospodarit. 760
Trim pra Vuku e ‘i zog petriti,
Por m’ e pritë Gjeton s’ e priti:
Veç se u shmang, e neper shokë,
Si njala tue depertue,
Ká marrë shpatin thik perpjetë, 765
Kin ushtris aj me i bâ zâ
Shkove n’ ndihmë atý me u rrâ,
Msý qi ‘i kisht’ nji katallâ,
Mos m’ i u pá, besa, kund halli.
Veç fort nalt s’ u njit, zavalli, 770
Lucë Gjeloshi, pse, zânë n’ pritë,
M’ kacaturrë m’ tê hollë ká shti,
Per rranxë vithes tue i a njitë,
Dekun m’ tokë tue e karrani,
Me e kjá e shoqja hollë e giatë, 775
Si ajo qyqja m’ rrêm të thatë.
Porsa dekë u plandos Vuku,
T’ ká lshue turr njaj Lul Çamuku:
Lutrâ burrë ky prej Merturit :
Si harushë dalun prej gurit : 780
E tue ngá ashtû troç më troç,
Merr Gjetë Gegen kaliboç,
E me të ngarkuet lshon vrap,
Si vên ujku ‘i ftujë mbi shpinë,
Dér qi dalë ká te ‘i luginë, 785
Te nji gurrë e nen nji rrap,
Kah Shqyptarët vijshin tue rrâ
Porsi breshni me murrâ.
Atý m’ tokë trimi e ká ulë :
I ka dhânun ujë me ksulë ; 790
Brezin shtatit i a ká zgidhë ;
U ká vû varrve duhan,
Me i zanë gjakun, e i a lidhë
Prap me brez; edhè i a bân
Nji cingare. Gúr e unuer 795
At herë xier, e si n’ t’ terthuer
Nisé me shkrepë ; e mbasi muer
Kafi zjarm, me tê cingaren
I a ká ndezë. Mandej mataren
Aj ká xjerrë plot me raki 800
E i a ep atý me pi :
Pse rakija, thonë, bân mirë
Per varrë t’ pushkës. Aj prap por xier
Prej terçukut nji kaptinë
Hudre s’ thatë, e per nen krye 805
I a qet Gjetos. Hudra vin
Me pritë shtrigat e per sý
T’ keq, si fjalë e lané të Parët.
Ndersa Luli m’ shpinë ká bartë
Njat Gjetë Gegen e ktij varrët 810
Po i a lidhte, mâ se ‘i kokë
Rrotullue ká, ofshe ! per tokë,
Idhtë ka’ ashtû rrijshin tue u pré
Shoq me shoq shqyptarë e shkjé.
Atý, ‘i herë, mbet Arif Bishi, 815
Shyta Pema e Lano Grishi,
Edhè a’ i biri i Let Putanit,
M’ arrç qi kryet më tef t’ taganit
I a preu Ristja i Savo Sulës
Mu ke tbanat e Curr Ulës. 820
Gjeto Staka pret Mhill Dragen
Burrë i fortë ky e belaçi
Shkove t’ vet qi u a lute shtagen,
Sa herë mbushej mendja atij;
Mandej preu Petko Babiqin, 825
Tverdko Illin, Trifon Mandiqin,
Edhè Jovo Nevjestiqin :
Ani Jovo, qi djalë tjeter
Pasë s’ m’ i kisht’kercnua loke !
Po, por Gjetja, bishë e vjeter, 830
Aq giatë pûnen s’ po e mendoke
Giatë s’ po e tierte, jo, gajtan,
Edhè i mbetka atý m’ tagan
Mu n’ butë t’ krés e m’ vesh të shmangët,
Njanit sý tue e lanë të mangët, 835
T’ i a lânë rrashten haptë si boskë,
Largkapola e krés hjedhë n’ prroskë,
M’ tê me lype qêjt e Nokshiqit.
Por, manà, ‘i farë Vuçeniqit
Atý gjakun mirë i a muer, 840
Njat Cac Deden, belaçuer,
Shyt per tokë tue e lshue terthuer,
M’ tê me ngrânë orrla e sokola,
Me i ardhë shqarthat rreth e okolla
Neper rreze qi lshon hâna. 845
Kadiq pera, ‘i uk zabelit,
Burrë i lidhtë e trim si Zâna,
Se ç’ t’ i â lshue m’ shpinë Voc Cungelit !
Se ç’ t’ i a preu aj t’ mjerit kryet !
S” t’ shoqes ç’ i a verboi t’ dy syet. 850
Tue e lânë vejë me kater fmi,
Ne stan n’ bjeshkë, ne tokë në vrri :
Me i ankue gjarpen e mi !
Njaj Muçë Hasi, ‘i derë bujare,
Ç’ t’ a ká bâ aty aj kryet matare, 855
Edhé lshue ç’ t’ âsht fulikare
M’ shpinë t’ atij Jovo Sokolit:
Besa, ky ‘i farë taravolit
Me bré, po, hekur me dhâmë
Lutrâ burrë e kryet sa ‘i shtâmë : 860
E m’ tagan kryet m’ arrç qyqarit
Dýsh i a dau si shegë Tivarit.
Atý at herë Pipo Gërrzhiqi,
Mustak shtupa, flok – iriqi,
Qi at Tungj Pepen la pa krye , 865
Kúr ká pá trimi me sye
Kryet dý felesh Jovos thye,
Delli i ballit ç’ i ká kcye !
Se edhè m’ Muçon idhtë ç’ t’ ká msye,
Mos me e lanë Jovon gjakhupës; 870
Shtri më rrgallë trimi pikë gjallë,
Mbi tê sorrat me kcye pupsë !
Gjygjin kokës por kopilani
mirë, sa duhej, nuk m’ i a bâni,
Besa, atý; pse Lul Kapuka, 875
Trim mbi trima, m’ shpinë i u lshueka
Turr e vrap n’ per at mejdan,
Porsi deti çue tallaz,
Edhé i mbetka, ofshe ! m’ tagan
M’ arrç të qafës e dér m’ germaz, 880
por pa mujtë krejt m’ i a rrumllue,
Njitun kryet p’ r at fije lkurë,
Permbi parsme erdh e i u vuer,
porsi t’ ishte strajcë tagjije :
Nper gerglâc tue i gurgullue 885
Gjaku t’ mjerit gulfa – gulfa,
Si atá ujët nper lug t’ mullinit.
Ashtû trimat idhtë mberthye
Shoq me shoq e kaperthye,
Kah n’ mjet vedit rrin tue msye 890
Si lutrâj si katallâj,
N’ bokë pertej nji çetë shqyptare
Ç’ e ka nisë pushken batare
M’ nji lavë Shkjé, qi kep më kep,
Marrun hovin hallagrep : 895
Do djelm t’ ri mendt maje ksulës :
Rrâjshin n’ ndihmë shokve me u shkue
Ke ato tbanet e Curr Ulës,
Me Shqyptarë kû kta taku,
Rrijshin krenash tue u krekcue : 900
Thue se lé kishin per s’ tepërmi,
E se ‘ imend rreth asajë tbane
Po ishte çilë ndo’ i kasaphane
Per mish t’ nierit, e prandej
rrin tue sjellë m’ shosho’ in pa dá ! 905
kur Shqyptarët m’ at bokë pertej
Kan dalë trimat e t’ kan pá
Per kundruell, si rrash per tokë
I’ n shtri gjindja : kush pa kokë,
Kush varrue, kush keq cungue, 910
Njani vrá, tjetri prap çá ;
E t’ kan pá si Cërrnagorasit
Qi aq zanát e kan mejdanin,
Rê me breshen shpatit dirgjeshin,
Pushken n’ dorë, nder dhâmë taganin: 915
Zdap, lutrâ edhe katallâ :
Lshue per vrap gjithsa i’ n tue mûjtë,
Shkove n’ ndihmë atá me u rrâ,
T’ i a kan nisë atý me gjuejtë
M’ huta shkjét, per me ja u pré 920
Rrugen para. Mys per dhé
Shtri janë shkjét n’ flakë t’ kacaturravet,
Edhè kryet strukun mbas curravet,
Larg shosho’ it derdhë atij shpati
T’ u kan ndêjë m’ novica gati, 925
E t’ ká nisë pushka me krisë
N’ p’ r ato repe e n’ p’ r ato brija,
Si në zjarm kerset dullija.
Atà qit, e këta qit ;
Kta levdoju, e atà levdoju ; 930
Haju, shaju koder m’ koder
Thue po duen me bâ ndo’ i loder :
Jo se mâ krenash me u herrë,
Shoqishojt shpiertin m’ i a zjerrë,
M’ i a zjerrë shpiertin per gazep. 935
Maça Grizhi, ‘i shqype m’ krep :
Ah ! kadalë, moj Cërrnagore !
Se ktû i thonë Shqypni mizore !
Se s’ ké besë as nuk ké ndore,
Per pa t’ hjedhë un te Cetina, 940
Pa t’ i herrë treqind kaptina,
N’ zi pa t’ pshtjellë nja tri mij shkina,
Per njat vashë qi më ké vrá,
T’ rijt e veren m’ i a ké thá,
Si punue s’ ká Turk as Shkjá : 945
Trimi pushken me sjellë m’ grá !
Gjokë Serdari, ‘i sý – harushë :
Byrm, Shqypni, gjithkúr të duesh
N’ plum të randë n’ barot të zi !
Se mâ gadi kurr s’ e di, 950
Manà, vedin se jam gjallë.
Se edhè un ktej, besa, s’ kam dalë
As per krushk as per kumarë,
As per t’ sjellë un ndo’ i punë marë ;
Por me vrá, po, e por me pré, 955
Por me djegun gur e dhé
N’ mal e m’ mal e koder m’ koder,
Dér qi t’ bij nji ditë në Shkoder :
Edhè atý, po, trobojnicen
T’ a zhvilloj m’ Kalá, e kapicen 960
Tý Shqypni, t’ a vê un m’ krye,
Tue t’ a dredhë disi m’ nja’ n sye,
Bota marë me qeshë me ty !
Edhè kshtû, herë lavd tue qitë
Shoqish’ it, herë tue u shpotitë, 965
Tuj u shá, me fjalë t’ u nzitë,
Ç’ janë terbue trimat m’ at hera !
Se ç’ t’ âsht dhânë vigma e potera !
Fort po ushtojn uta e novica:
Ká marrë gjâmë larg Drezovica, 970
Kumarusha e Treskavica !
Mark Milani, trim i trimit,
Kur ká pá si rêja timit
Mbi Nokshiq qiellen kisht’ mlue,
Si isht’ kênë trimi tue pushue, 975
Mirë m’ â njeshë, mirë m’ â shternue:
Ká mbathë çizmet dér mbi giû
M’ kambe ushtrin edhè e ká çue,
Per rreth vedi n’ bjeshkë ndalue :
Gjashtë taborre malazez, 980
Njani i rêmtë, tjetri kermez,
Kush mustaqet lshua dér m’ brez,
Disa pleq, shumica t’ ri,
Të gjith gati n’ luftë me u shkri
Per Knjaz t’ vet e Mal të Zi : 985
Ká zjerrë gjogun pullali,
I a njet frê’ n dore sé Ltinit,
I a shkundë shalen telatinit,
I a shterngon me tre kollana :
hidhet gjogu porsi Zana ; 990
Fort hingllon i biri i atkinës,
Si t’ gjith faj’ n qi e ká tagija !
I a ká falë Knjazi i Cetinës.
Kur po e niste kah Shqypnija.
Edhé Marku, sý – duhija, 995
M’ zenji kamben, bân me i hypë,
Nper Nokshiq m’ shpinë t’ tij me zdrypë
E udhë mbi udhë e per nen bjeshkë
Fill m’ e qitë ushtrin n’ Sutjeskë:
Kû mendon se ká per t’ gjetë 1000
Ndêjë Shqyptarët as çuet as fjetë,
Harû kta tue bâ çudi
P’ r at ushtrin e Malit t’ Zi :
Kah ká mbajtë, se kah ká rá,
Qi me sý mâ s’ i’ n tue pá. 1005
E atý atbotë aj fulikare
N’ shpinë me i ramë ushtris shqyptare,
Ashtû befas: si prej s’ epërit
Ndo’ iherë orrli i lshohet lèpurit,
Kur n’ ndo’ i driz t’ a ketë soditë 1010
Ndêjë harû : edhè me i qitë
Shqyptarët n’ rreth, e si n’ kariq
Mlysha, njala e krapuliq,
Gjallë me dorë trimi me i zânë :
Nji me kthye n’ shpi mos me lânë, 1015
Qi me u thânë gjindes n’ Shqypni,
Se ç’ kob bâni Mali i Zi
Mbi Shqyptarë, kur me furi
Ky pat msý Plavë e Guci;
Edhè para rresht me i vû, 1020
Si bagtin, e fill m’ i a çue
Per mâ t’ madhin morè kob
Knjaz Nikollës t’ gjith lidhun rob.
Kur, shi at herë tue i dhânun shtatit,
Per me u hjedhë trimi m’ shpinë t’ atit, 1025
Po ndien malet tue gjimue
Po ndien pushken flakë tue vlue
Poshtë n’ Nokshiq, e prej zenjijet
Kamben hjekë. Krejt prej habijet
Trullue n’ mend, âsht lshue atý turr, 1030
Edhè daLé ká tej m’ nji curr
Kû po rrin e kqyrë n’ turbi
Rreth e rrotull mal e vrri;
E kur pá trimi tuj ardhë
Prej Sutjeske ushtrin shqyptare: 1035
Pá Nokshiqin si ishte lbardhë
Me Shqyptarë, e se batare
Atý luften kta ki’ n nisë:
Pá si n’ diell ndritshin taganat.
E sa nieri ishte permysë 1040
Shyt per tokë atje ke tbanat
E Curr Ulës, se ç’ i ká rá
Koshës me dorë ! E porsi mzati
Qi perlyket fushës t’ u ngá,
Sa të madhe atý aj vikati 1045
Atij Mirkos gerxheli,
Kapitanit me kondosh,
N’ zâ per pushkë ky e bujari:
Kû jé, Mirko, eh ti mos kjosh !
Se dikush paska tradhtue ! 1050
Shkimja, Zot, hisen e diellit !
Se, pa pritë e pa kujtue
Prej Sutjesket ardhë nji fillit,
Plym Shqyptarët paskan prispjetë
N’ Nokshiq t’ gjith n’ xhurdi a n’ gunë 1055
Tuhatë m’ záll e ç’ merr perpjetë,
Si ajo miza per kercunë !
Zgidh, bre Mirko, do taborre:
Gjithkû t’ jét, po, pika e djalit
E t’ mos dijn shka âsht besë as ndore: 1060
E me to dirgju poshtë malit,
Ushtris s’ onë me i vojtë ti n’ ndihmë,
Per mbas plaçkat kjo hutue;
Se, per Zotin, ngusht do t’ bijmë,
Me shka m’ dán neshtrasha mue ! 1065
Se ç’ t’ ká krisë at herë bujrija !
Se ç’ t’ ká rrahë lodra e trompeta !
Mirë shterngue t’ âsht m’ armë ushtrija
Me bukë n’ strajcë e peksimeta !
E t’ u ngref top e havan 1070
Vetulls s’ malit mbi Nokshiq !
Kerkserdár e kapitan
Ç’ t’ kan njeshë shpatë e ç’ t’ kan njeshë klliç !
E sikur, mbasi prej vjeshtet
Zbrû t’ jét toka shinash s’ randë, 1075
Shkputë ndo’ i rreshpe buzë njaj kreshte,
Termegshim bân dhén me u trandë,
Kah, tue brishtë me t’ rrebtë zhumhúr
Poshtë rrmores, shamet n’ fund:
Kshtû ushtoi breshtë e terratuer, 1080
Vetë po, mali thue se u lkund,
Kur ushtrija e Mark Milanit,
Lshue prej s’ epri fulikare,
Per mbas Mirko Kapitanit
Turr sulmoi m’ ushtri shqyptare. 1085
Lum e lum per t’ Madhin Zot !
Kur janë ndeshë Shqypatrë e Shkjé
Kur janë ndeshun flakë e agzot :
N’ mni t’ shoshoqit atà lé :
Se ç’ âsht ndezë lufta m’ at hera ! 1090
Fort t’ ká vlue huta e novica !
Ç” t’ ká plasë vigma edhè potera !
Ç’ t’ janë perzi ksula e kapica !
Edhè topat tue bumllue !
Shprazu gjylet flakë e shkendija ! 1095
Larg Trojani ç’ t’ ká gjimue !
Ç’ ká shungllue kjo Metohija !
Nen kambë toka tue lkundé shrregull,
Asht dyndë pluhni rê mbi krye,
Muzë âsht qiella n’ tym e njegull :1100
Mâ Nokshiq s’ pá kush me sye !

Vitet më kanë fut në rreth… – Cikël poetik nga RAMIZ LUSHAJ

VITET MË KANË FUT NË RRETH…!

Sivjet kam Ditën e Emnit:
12 Nëntor: 63 vjeç:
Vitet më kanë fut në rreth…
Ka i’herë ndihem gogël…
Ndo’i’ herë më duket vetja “planet”…?!
Po vjen koha me e lanë veç emnin për Të tjerët…!

Globin që dikur e rrotulloja me një gisht në orën e mësimit,
E shetita nga Shipshani në Nju Jork, Johanesburg, Andorrë…
Sot interneti, fb, celulari ma sjellin në sy, me zë, mbi dorë.

Po ma mbledh ky glob, kjo botë…
si rrathët përqark shekës,

Brenda globit rreth-rrotullues:
rritem, zvoglohem, lartesohem,
gëzohem, idhnohem, flas, bërtas…
Si jehonë e Vetëvetes…

Ramiz LUSHAJ

NË MOSHËN E KALIT

Më vjen keq për kohën e humbun në vite prej vetvetes.
Më vjen keq për kohën time të vjedhun nga të tjerët.
Më vjen keq që jam tue zbrit përditë prej majes së malit.
Më vjen mirë se ende punoj fort, jam në moshën e kalit.

Ramiz LUSHAJ
 
 
 

NË KËTË BOTË GLOBALE SI VEZË…

1.
Bota m’i ngjanë vezës
Në vija kufitare e me emra derdh plot me ngjyra
hemisferat, shtetet, kryeqytetet,
toka, malet, oqeanet, detet…
Aty rrijnë 7 miliardë banorë në 7 kontinentet.

Aty rrinë Shqipëria ime, shenjtëria ime,
E vjetër dhe e re: sa genet, gjethet, guri, fjala,
Sa loti, dasma, morti, kanga, andrra…

E çkyeme, e harrnueme, në Ballkan,
Në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Maqedoni, Greqi
Në 6 shtetet.

Ah, të 7-ten ndarje e kam brenda vetes…!

2.
Sot bota globale duket e vogël sa një vezë
E lehtë ta mbash dhe në pëllambë të njanes dorë
Në hapa e në jetë është e randë
Sa Alpet me lule e borë.

3.
Bota më ngjan si një vezë
E rrotulloj dhe e rrotulloj me një gisht
Njësoj e njësoj më duket prapë…

Njikështu i sjell njerëzit e vet
Kjo kohë globale,
Kjo botë-vezë
Me ditë e me natë…

4.
Si veza më ngjan kjo botë me huqe…
Edhe njerëzit si pulat:
Herë bajnë vezë të bardhë.
Ka’i’herë dhe vezë të kuqe.

5.
Si veza më ngjan kjo botë bardhezi e plot me ngjyra:
Brenda kores së saj:
Flejnë e bardhja, e verdhja, e kuqja,
Zgjohen e Keqja, e Mira…

6.
E përjetshe pyetja:
Si lindi Bota…e veza?!
E përhershme Koha:
me pula e këndeza…

7.
Bota është e madhe sa një planet.
Bota është e vogël sa një vezë.

Si në jetë:
Dikush bahet planet.
Tjetri mbetet vezë…

8.
Due të bahem Kolomb i shekullit tim
e ta thej botën-vezë e vezën-botë,
Me e pa mend, me e pa revoltë,
Ta bajë copë-copë…
Kur as me andrra, as punë, as me penë…
As si ëngjëll, as si djallë…
Nuk mujta me e ngritë në kambë,
Ta bajë këtë Botë ma të Drejtë,
T’iu rrijë kohënave dhe vertikalisht…

Për nji çast harroj se nga klluqja e saj kam lind…

Në këtë botën globale si vezë
Jemi herë të lehtë e hërë të randë…
Sa jetë fizike e morale e kalojmë në kambë…?!

RAMIZ LUSHAJ

Më 12 nëntor 1930 lindi Besim Bokshi – gjuhëtar, akademik dhe shkrimtar shqiptar

Besim Bokshi, gjuhëtar, akademik dhe shkrimtar, lindi në Gjakovë më 12 nëntor 1930 dhe vdiq po aty më 16 gusht 2014. Gjashtë klasë të mësimit fillor i kreu në Tiranë, ndërsa dy të tjerat – në Gjakovë. Maturoi në Gjimnazin e Prishtinës. Ndoqi studimet në Katedrën e Albanologjisë në Universitetin e Beogradit dhe, me ndërprerje, i përfundoi më 1959. Vijoi studimet pasuniversitare në Drejtimin e gjuhësisë në Beograd. Tema e tezës së doktoratës iu dha në bazë të punimit Zhvillimi i strukturës së temave emërore të shqipes (Gjurmime albanologjike, 1, 1971). Mbrojti tezën e doktoratës me temë Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më 1977. Ka ligjëruar lëndën e gjuhës shqipe në Gjimnazin e Gjakovës dhe në vitet 1961-63 ka ushtruar edhe detyrën e drejtorit të kësaj shkolle. Ka qenë profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës në vitet 1967-73 për Morfologji të gjuhës së sotme shqipe e për Hyrje në gjuhësi dhe në katër vjetët e parë e ka drejtuar punën e kësaj shkolle. Brenda kësaj kohe për tetë muaj ka punuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Nga viti 1974 është zgjedhur ligjërues i Morfologjisë historike në Degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës dhe, pas doktorimit, është zgjedhur profesor inordinar e pastaj edhe ordinar deri kur u përjashtua nga Fakulteti më 1991 bashkë me mësimdhënës të tjerë shqiptarë nga dekanati i dhunshëm. Në vitet 1992-2001 ka ligjëruar lëndën Hyrje në studimin krahasues të gjuhëve indoevropiane në Shkallën e tretë të studimeve – Drejtimi i gjuhësisë në Fakultetin Filologjik të Prishtinës. Ka qenë anëtar i komisionit për konkluzione të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës më 1968 dhe delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë më 1973. Ka marrë pjesë në Kongresin e Studimeve të Evropës Juglindore në Ankara më 1978 me kumtesën për prapavendosjen e nyjës në gjuhët ballkanike. Në Universitetin e Jenës ka mbajtur ligjëratën për origjinën e mbaresave rasore të shqipes. Para ligjëruesve të Katedrës së Gjuhës e të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filologjik të Tiranës dhe bashkëpunëtorëve shkencorë të Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë ka mbajtur ligjëratën për zhvillimin e sistemit emëror të shqipes (1979). Ka qenë deputet në Dhomën për Arsim në Kuvendin Federativ më 1967-69. Në zgjedhjet e organizuara nga subjektet tona politike më 1992 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitet 1993-96 ka qenë kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës. Për veprën Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes ka marrë Shpërblimin e dhjetorit të Kuvendit të Kosovës më 1980. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur më 1991, ndërsa nga viti 1996 është anëtar i rregullt i kësaj akademie. Më 2002 u zgjodh nënkryetar i Akademisë.

LAHUTA E MALCIS – KANGA E NJIZETEDYTË “TRINGA” – Nga GJERGJ FISHTA

Natën Mark Milani rrethon Nokshiqin e paarmë. Ushtrija shiptare, nga Sutjeska, âsht per rrugë kah pozicionet e reja. Në të zbardhun të dritës tetë taborre malazeze shpërthejn sulmin mbi popullsin shqiptare të fshatit. Gjithkah ushtar, qi djegin kullat e kasolla, plaqkisin e vrasin; malazeze të ngarkueme randë me rraqe të grabituna; pleq e fëmi, që hikun; shtazë të turituna, që marrin malin. Në gjithë këtë mnerë e trishtim vetëm nji kullë e bardhë dy katësh rrin në kambë e qetë dhe qet tym, si perherë, në heshtimin e agimit. Nji vashë që del në oborrin e shpìs dhe duket ma e hieshme se drita e natjes, tërhjekë vrejtjen e autorit. Para saj. Poeti i vjen me dyshue, në mos e re tue qenë vajza, xû miqasi me ndonji shkjà dhe e pret këte te dera. Kujtohet menjiher se e motra e Curr Ulë Keqotës âsht bijë malsije dhe në zemër ndryn vyrtytet mashkullore të votrës fisnike.
Tringë e quejn emnit Vashën, që jetën e rini ia kushtojë të vetmit vlla, tas nji vjet në të shtrueme prej njaj varre me Shkjè. Per Currin motra blen bare e thërret doktora, mban shpìn e marështron gjân, punon tokën e prwet miq. Varret ia lanë me lot të syve, por ato randohen ditë më tjetër. Ngjarja e stshme e gjen të smuetin në çastet e fundit. S’din kurgja per shka âsht tuj ndodhë, sado që Tringa shef mirë fatin, që e pret ate e vendin. Kjo don të shfrejë në vajë, por dishka ia nxen frymen. Kujdesi i të vllaut, që po ia mbysin në shtratin e dekës, fati i saj robinë e shndrrueme, marrja, që do t’u sjellte eshtenvet të bekuem të dekunvet, janë kujtimet, që e ndrydhin. Ankohet per jetë që i fali Zoti, per ditë që priti; kujton nanen, që aq fortë e deshti në jetë e e thrret; përgjegjin gjamët e vllaut brì votres, zhurma e vigma e anmikut perher ‚a ma afer. Hin e del prej shpijet, mshehet, mbyllë derën me drangë, turret te kryet e vllaut, dridhet, qanë, i gitet gjithëshka fjala Shkjà. Lott e nxetë të motrës bajnë të smuetin të flasë në jerem dhe të mallkojë pullaz e drrasa, që i lan cirkën me I ra mbi krye. Biseda bâhet perherë e ma e pikllueshme dhe smramit Curri merr vesh se Sllavët janë në fshat. Qon syt kah huta, por këta i terratisen. Siellet në tjetrën anë, fshan këthellë dhe me fjalet:“ Zot në doren tande paqa ra!“ ep shpirtë. Tringa I ndezë qirin, ia ven në parzëm, lutet, qanë, dihatë, e prekë, e puthë e rrokë, por vllaus’ep ma shêj jete. Tash kujtime tjera vrullen në trutë e vashës. Curri duhej lâ, e ndrrue, e vorrosë. A mujte a jo vetëm ? Harron Nokshiq e Shkjè : mbytet në nji oqean mendimesh. Vigma e anmikut, tashmâ tek dera, e tronditë. Qohet, puthë të vllânë per të mbramen herë, i lypë Zotit ndihmë e të falun, rrokë huten dhe del te dera. Gjuro Kokoti me nji çetë Shkjè hudhet kah ajo per t’a kapë në dorë. Vasha Sokoleshë këthen huten, hjek gishtin, si burrë, dhe shkjau rrzohet brìs. Tringa shtjen fishekun e dytë dhe merr të terhjek. Nji plumb mizuer ia skuq ballin e gjanë dhe bija Shqiptare, la në gjak, rrzohet te pragu i derës, por Shkjèvet s’u bie në dorë.

Tý, o Zot, të kjoshim falë !
Tash, qi zû drita me dalë,
Prej Nokshiqit ç’ po veton,
Peja e vogel fort gjimon:
Mark Milani po lufton. 5
Mark Milani, Mark Milica
Po rreh huta edhé ovica
Prej Nokshiqit lak e m’ lak,
Kah Shqypni e Karadak
Prap kan nisë me u lá sod n’ gjak! 10
Se ky Marku, ‘i trim i çartun,
Nat’ n ushtrin e paska bartun
E na e qitka kah Nokshiqi,
Shkurres tue u pershkue si iriqi,
Mbasi besa ‘i herë kje vû, 15
Dý ushtrit mos me u trazue,
Hylli i dritës per pa vezllue;
Edhè e derdhka staje – staje
Neper gryka e neper maje,
Prej kah masandej mendote, 20
Mbasi afati i besës t’ marote,
M’ shpinë m’ i a lshuemun fulikare
N’ at Sutjeskë ushtris shqyptare.
Ashtû befas: si prej s’ epërit
Ndo ‘ i herë orrli i lshohet lepurit, 25
Kur n’ ndo’ i driz t’ a ketë soditë
Ndêjë harû; edhè me i qitë
Shqyptarët n’ rreth, e si n’ kariq
Bercakë edhé krapuliq,
Gjallë me dorë Marku me i zânë: 30
Nji me kthye n’ shpi mos me lânë,
Qi me u thânë gjindes n’ Shqypni,
Se ç’ kob bâni Mali i Zi
Mbi Shqyptaré, kur me furi
Aj pat msý Plavë e Guci, 35
Mbasi dorë Krajlat e Mbreti
I ki’ n dhânë me i shtrue nen veti;
Me u a vû kapicen m’ krye,
Gjân e mallin me u a rrmye.
Se Shqyptarët po i qet n’ dorë gjallë 40
Mark Milani, kurrkund máll
Nuk e bâj, besa, ket fjalë:
Se me i qitë n’ dorë s’ i ká dalë
As vetë Mbreti të Stambollës,
Jo po i del sod Knjaz Nikollës, 45
Rreshkë per bukë e bâ sylah,
Priçet n’ kambë e strugen m’ krah.
Veç ‘i frigë, po, i mjeri e kam,
Se ky Marku n’ at rragam
Tash po e bân Nokshiqin dam, 50
Kû mbetë tjeterkush nuk ká,
Posë ndo’ i cull, do pleq e grá
Sa per t’ rujtë shpin e bagtin:
Tym per shpi pse marë burrnimi,
Mbasi u dha n’ Nokshiq kushtrimi, 55
Se n’ Sutjeskë shkjau kishte dalë,
Se Shkjaut vendin i a ki’ falë
N’ at Berlin Krajl edhé Mbret:
Shka â m’ shtatë vjet e m’ shtatdhetë vjet,
Pushken n’ dorë e zjarmin n’ gjí 60
Në Sutjeskë rrâ kan unjí,
Zot per t’ dalun ksajé Shqypni,
Qi gjithmonë hoq keq e zi,
Kah po e kisht’ bota lakmi.
Se as ajo ushtrija e jonë, 65
Prej Sutjesket nisë mâ vonë,
Se u nis Marku e muer perpjetë,
N’ at Nokshiq s’ ká ené prispjetë
Qi atý vendit zot me i dalë,
Edhè hovin me u a ndalë 70
Çetavet të Mark Milanit,
Kur të bâjë me u djergë prej planit
Si lavë ujqish nper rribë t’ murranit
Jo qi tham un me mend t’ mija.
Se edhè atý po t’ ndollte ushtrija 75
E Shqypnis, fort punë e vshtirë
Se Nokshiqi pshton pa u plirë,
Shpijat djegë e gjâja rrmye,
Me nji Mark shqype mbi krye,
Qi m’ i ká nja tetë taborre 80
Tetë taborre, rrfé mizore,
Derdhë nper mâje e strukë nder shkorre:
Njerz të lém, po, me armë në dorë,
regjë në diell, cangllue në borë,
Të cillt per nen drrasë t’ krahnorit 85
Kan per zêmer ka ‘i gúr vorrit !
Atà veç me vrà, me pré,
Me rá plaçkë si ujku n’ Shndré:
Me t’ a rrmye, po, dhén nen kâmë: 90
Me t’ lânë hû si hûnin n’ lâmë;
Pse edhé i moçmi ‘i fjalë kuvendi:
Lufton vendi e jo Kelmendi.
Jo, po pra: paska kênë shkrue,
Zi Nokshiqi sod me psue:
Zi me psue, keq me u shkretnue; 95
Pse sa nisi n’ qiellë me ague
Drita e bardhë e besës afati
I maroi, se ç’ t’ i ndêj gati
Mark milani, mustakgiati,
Edhè ushtrin me ‘i zâ lugati 100
N’ at Nokshiq ç’ t’ a ká ndersye,
Hovin aj ç’ t’ i a ká shperthye,
Per me vrá, po, e per me pré,
Per me djegun gúr e dhé:
Fill n’ Sutjeskë ata me dalë, 105
Shqyptarët per me i zânun gjallë,
Me u hjekë armët, keq me i shnderue,
Knjaz Nikollës rob me ja çue:
Knjaz Nikollës, po, ke Cetina;
E mandej aj vetë nder shkina, 110
M’ sý kapicen petull ndê,
Dredhë mustakun kacadrê,
Me u levdue, fort me u krenue,
Me zânë qiellë e me zânë dhé:
Se mâ trim se mue nuk ké, 115
Kah bjen dielli e hâna lé.
Si me krisme e me zhaurrimë.
Me rropame e bumbullimë
Shkputë nji rreshpe vetlla s’ malit
Poshtë rrmores shamet zallit: 120
Kshtû ushton gjama dês e planit,
Kah ushtrija e Mark Milanit
Mbi Nokshiq lshon me furi,
Vendit shkaperderdhë flauri:
Si atá korbat nper ajri, 125
Kur, tue i pá n’ kullosë nper arë,
T’ ketë qitë m’ ta ndo ‘i pushkatár.
E sikúr njetà gjutarë,
Me shumicë qi dalë per gjaje
Krés njaj pylle a njaj ograje, 130
Larg shoshoqit hallakatë
E tue krisë e tue hukatë,
Zagarët tue ndersye pá dá,
Per rreth vendin shkojn tue e lá,
Per me trêmë bishat nper pisha, 135
Per me trêmë derrat nper ferra
Edhè shokvet, ngujue n’ pritë,
Per shêj pushke m’ shtek me u a qitë:
Malazezt kshtu krés s’ Nokshiqit,
Shpirtin ferrë si lkurë iriqit, 140
Tue vikatë, tue hallakatë,
Hinë me djegun tbana e stana,
Me djegë shpi e me djegun gji,
Me thá vithnat me bakti,
Çaklat me plaçkitë nper shpi: 145
Ktû nji ti, atjè ‘i kusi,
Kndej nji zhangë, andej nji opangë,
Tlyen e djathë, sheka t’ pa rrathë,
Kallamoq, grunë e tagjí:
Atý – ktû tue vrá ndo ‘i fmí 150
Rát në shtrojë, a ndonji plak,
Qi s’ don gjân me lshue pa gjak:
Me u vrá don me Karadak,
Me ‘i kubure t’ pa kandak,
Njanit sý verbue, krejt mbetë ! 155
Dyndet tymi rê perpjetë,
N’ flakë e n’ shkendija lkuqë rri shpati,
Mnderet m’ kambë me t’ u ngri shtati !
Trêmë baktija mârrin malin,
Hikin gjindja mârrin zallin, 160
Ngasin grát neper errmore,
Djepat m’ shpinë e fmin per dore:
T’ mjerët e vocerr tue lotue,
Neper terr tue zânun m’ thue,
Ço e rrxo, po, si njato rikat, 165
Kur bâjn hapin me shpejtue !
Randë me çakla ngarkue çikat,
T’ giatë çomagen n’ dorë shterngue.
Shkojn tue u grahë, qyqet, bagtivet,
Qi kan mujtë me u pshtuem urdivet 170
T’ Mark Milanit. Qêjt e stanit
Para e mrapa me t’mdhej hapa
Shko e eja e gjân avit:
Njâ’ n avit, tjetren turit,
Reshi tufë, e mandej nzit 175
Me u grahë kambve, me hitatë,
Qêjt bari si e kan zanát:
Thue se ‘imend edhé atà vetë
I’ n tue e diejt, po, qêjt e shkretë,
Se po mûjt tý Shkjau perdhuni 180
Ndonji herë me t’ zânë perfundi,
Aj t’ vên m’ zêmer gúr e krep,
Me gúr t’ pushkës lkuren t” a rep
T’ a xjerrë shpirtin per gazep !
Atý – ktû ndo ‘i plak i mbetun, 185
Bâ dyfish e m’ shkop pështetun,
Kaliboç ndo’ i kalamâ,
Shifet rrugës kah hecë tue fshâ,
Me nji dêm a kál per lakut,
Brishtun kthetrash s’ Karadakut. 190
Edhè tash e mbasandej
Prej nji fshati n’ fshat pertej
Vrrasin grát, sa kurr kan n’krye:
Ah hik, dhé, se Shkjau ká msye !
E sikur, ndo’ i kalamâ 195
Tue kthye n’ mbramjet n’ shpi me gjâ,
Rrugës shkon lisat m’ gur tue gjuejtë
Mbrendë kû strukë t’ jenë zogjt me bujtë,
Trêmshim zogjt prej lisash dalin,
E nji fushen, nji merr malin, 200
Neper muzg fershllojn me fletë:
Kshtû Nokshiqasit e shkretë,
Mbrendë nder shpija qillue fjetë,
Kur nper mal zû Shkjau me djegë
Ka’ ashtû gjinden ndiejn tue britë, 205
Koder m’ koder tue gerthitë,
Rrezga – bjezga m’ kambë janë çue,
Mbathë e zbathë si kan qillue,
Gjân e gjallë edhé vû para
Vrap nper prroska edhé nper ara 210
Marrë kan hiken drejt Sutjeskës,
Kah mendojn se terthuer bjeshkës
Kan me ndeshë m’ ushtri shqyptare,
Qi me i mbrojtë prejt frotës barbare
T’ Mark Milanit, zogut t’ shkinës, 215
Qi u rá befas per mbas shpinës.
Ngasin, vrrasin e dihasin,
Njâni tjetrin m’ êmen thrrasin,
Gjindes s’ vet mos me u largue:
Me u grahë kambve, me shpejtue, 220
Hasmit Shkjá per t’ mûjtë me i pshtue.
Kur, qe, shkjau, si drita duel,
Bân e shef aj per kundruell,
Se si gjindja vû jânë n’ t’ hikun,
Baktish vithnat si i ki’ n shpikun, 225
Se ç’ t’ kan nisë at herë me shti
M’ gjinde t’ ngratë edhé m’ bagti,
Si me gjuejtë shkerbé n’ lisni !
Ktû vra ‘i plak, atjè nji fmi,
Ktej nji grue, pertej nji dhi: 230
Dikë dekë, dikê varrue:
Njâ’ n lsho m’ prroskë e tjetrin m’ prrue:
Mendt e krés me t’ u dermue !
Lshojn Shqyptarët bagtin at hera,
Hjedhin plaçkat neper ferra, 235
Edhè vrap hikin si era:
Njani shkorres, tjetri rrmores,
Kush i urë e kush terthuer,
Pa kqyrë driz, pa kqyrun gúr,
Veç si t’ pshtojn prej Shkjaut mizuer. 240
Se ç’ t’ u dha brima e ulurima !
Se ç’ t’ u dha gjâma e piskama !
Fmija vrrit, nanat gerthit;
Çikat kjáj e nuset fshâj,
Fshâj e kjáj pre’ atij gazepit ! 245
Herë rri e struku mbas ndo ‘i shkrepit,
Mbas ndo ‘i stomit, mbas ndo ‘i rrapit;
E prap lshou mandej n’ pikë t’ vrapit,
Shkapercè ledhe e gardhiqe,
Edhè zhduku neper rrmiqe, 250
Nper rreshpoja, kodra e brigje,
Pushkvet t’ Shkjaut veç si me u pshtue.
Turitë gjedhet e terbue,
Bishtin héll mbi shpinë shtangue,
Hidhen, ngasin, mârrin shpatin, 255
Hingllojn mazat, shkrefin vrapin,
Marrin malin dhên e dhi:
E nji plûhen nper ajri
Çohet njegull, qi, perzi
Me njat tym t’ agushtë, të zí 260
Tbanash s’ djeguna e mbi krye
Ndê, s’ të lên me pà me sý;
Si na kurr me sý mos pashim,
Kahdo ardhshim, kahdo rashim !
Ke, qe, sod ofshe ! me pá 265
Po na duhet, si nji Shkjá
Aj po mujtka me na vrá
Per shêj pushke, e flakadâ
Me na djegun trollin t’ onë,
Me na i rrmye dhênt me kumonë; 270
Edhe shkinat e Cetinës
Plaçkat t’ ona m’ i a vû shpinës,
Porsi mushka, e lak më lak,
Me i qitë tej në Karadak:
E t’ u tallë shoqe me shoqe, 275
Ato mrûme Kollomoqe,
Me na shá, n’ shpotë me na vû.
Njana tjeters t’ i u levdue:
Se kaq shpija burri m’ dogj:
Kaq Shqypatarë kso jete m’ hoq: 280
S’ ká mâ trim se njiky êm – shoq !
Por nji çudë un jam tue bâ.
Per njat shpi tej n’ at shullâ,
Mshilë dritsoret, dyert avitë,
Qi si rishtas dán goditë 285
E po ndêjka tym tue qitë:
Edhé m’ paska ‘i vathë per bri
Plot me dhên e plot me dhi,
Me ‘i qên n’ stel, uk i terbue,
Kál e gjedhe në katue: 290
Nji pendë qé lidhë krye per krye,
Bukuri me u pá me sý:
Nji pash brynat hânë ngerthye:
Nuk ká djerr, jo, as nuk ká qerr,
S’ ká tavig qi mund t’ i thejë: 295
Pesmdhetë qese blé në Pejë !
Prap, si ‘i mot ç’ do tjeter mot,
Grunë n’ hambár, kotecat plot,
Si mâ i miri n’ Plavë e n’ Hot.
Me gjithkta kush s’ âsht t’ u pá, 300
Poshtë perpjetë atý tue ngá,
As me çakla m’ shpinë ngarkue.
Per me hikë e per me pshtue
Dhên e dhi, lopë edhè qé:
Sado qi tash shkina e shkjé 305
Asajë shpi fort na i janë qasë:
Shkjét me armë, shkinat me thasë,
E me strajca, kosha e zhaba:
Si zanát qi u ká lânë baba,
Me mbajtë cullt me gjâ të huej, 310
Dér t’ u hecë kunglli mbi ujë.
Porse kunglli, si po thonë,
Aj s’ po hecte mbi ujë gjithmonë…
Veç, po, ‘i vashë un jam tue pá
Vashë të ré n’ xhubletë të bardhë, 315
Me nji rubë rreth ballit ardhë
Qi mje m’ vetlla m’ i ká rá;
E derdhë flokët jashta shamis,
Dalë më paska m’ dér të shpis,
Njanin brryl m’ ballnik ngujue, 320
Ndêjka e kqyrka m’ kâmbë harû
Si Nokshiqi rrin t’ u kallë,
Plaçkë si bâhet gjâja e gjallë:
Si nper prroska, rrgallë e záll
Jesin dekun grá e fëmij 325
Per nen plume t’ Malit t’ Zi.
Por se prap kurrkund neshtrasha
Mue s’ a dán, ka’ e shof m’ at derë,
Se ká menden me hikë vasha
E me u bá ajo me shokë tjerë, 330
Per t’ pshtuem vetë edhé bagtija,
Pa t’ cillat s’ ká t’ gjallë Malcija.
A thue, Zânë, mos kjoftë premtue !
E ré vasha tue qillue,
Mos të ket ajo gabue 335
Me ndo’ i Shkjá me u miqasue;
E prandej, n’ uzdajë të mikut,
S’ dahet shpis as çarranikut
E harû m’ rri pshtetë ke tbana?
Pse edhé t’ mirë po e kisht’ bâ nana: 340
Ardhun shtatit si breshana,
Sýnin hýll, ballin si hana,
Dishka njethë si molla m’ rrêm,
Si ajo lulja shperthye m’ gêm:
Qi ke dalë m’ ká ashtû te dera, 345
Sikur bân me çilë prandvera;
Sikur bân dielli me dalë
Neper aha, brej e halë:
Kaq gjâ t’ mirë Zoti e ká falë !
Mos e thuej, bre burrë, at fjalë ! 350
Se per lila e karajfila,
Per zymyla e per bylbyla,
E per gurra neper curra:
P’ r ato hije neper vrrije,
P’ r ato flutra neper zalle: 355
Pasha Orë e Shtozovalle,
Pasha t’ rijt e pasha veren,
Per sa bjeshkë e lule bleren.
Mâ fisnike ‘i vashë s’ e ké,
Kah ndritë hâna e dielli zé ! 360
Se edhè ndollë, bre, ká shqyptare.
Fisit t’ mirë, e deret bujare:
Vetë e bija e Ulë Keqotës,
Kênë gjithmonë ky buka e botës:
N’ zâ per pushkë, urti e fjalë, 365
Lypë n’ kuvend e pvetë n’ Xhibál:
Koritë s’ ká, jo, tatë e nanë
Sa kjenë gjallë e shpirt pa dhânë,
Jo koritë kjo sod per s’ dekuni
Tatë e nanë tue u kalbë në vorr ! 370
Qi i kan lanun plang e shpi,
Tokë në mal e tokë në vrri,
Vathin tok me dhên e dhi,
Si mâ i miri në Malci.
Se as kend t’ vetin Tringa s’ m’ ká: 375
Tringë m’ i thonë, po, asaj bi malit:
Veç Tynzonë edhé nji vllá,
Njat Curr ulen, pika e djalit,
Po, me i prekun kryet më trá
Qi ajo e don si sýt e ballit: 380
E qi as fat me i qitë s’ desht vedit,
Virgjineshë por ndêjë ká n’ voter
T’ t’ et, per t’ pasun vllán per s’ ngiatit,
Qi m’ i u bâ kjo nanë e moter.
Veç orzezë Tringa m’ kisht’ lé, 385
Me i u dhimtë gurit e drunit;
Pse i vllaj vjet, tue u gjuejtë me Shkjé
Atjè n’ bjeshkë per punë t’hoqunit
Me dý plume kje varrue:
Edhè tash, qe, mbushet vjeta, 390
Se rri n’ shtroje tue lingue,
Pa mujtë kurr me u çue m’ kambë t’ veta.
Natë e ditë motra tue fshâ,
S’ kursen shtek as s’kursen pare:
I suell mjekët kû i’ n kênë mâ n’ zâ, 395
Blé melhême i ká edhé bare.
Por i vllaj mâ mirë nuk bâni,
Fill, i mjeri, âsht shtri per dekë.
Edhè jerm flet me ‘i gjymsë zâni:
Veç qi nisé s’ ká enè me hjekë. 400
Marrë mendsh Tringa asi gazepi,
Natë e ditë i rri te kryet:
Si ajo nana fmis ke djepi:
E as kurr, s’ mjerës, s’ i teren sýt.
S’ han, as s’ pin, as fjalé nuk flet; 405
Sa per t’ pritë miq e kumarë,
Ndonji shoqe çon e thrret;
Gjânë raditë neper rrogtarë.
Por, kur drita at herë tue gdhi
Nisë ká Shkjau vendin me çartë, 410
Stane e tbana me i bâ hi,
Hikë kan shoqet e rrogtarët,
Vrap tue shkue nder shpija t’ veta,
Gjindes s’ vet per ngiat m’ i u gjetë:
Edhè kshtû tash Tringa e shkreta 415
Qyqe n’ shpi me t’ vllán ká mbetë.
Mendsh si mârrë ishte per vllá,
M’ kambë dikúr çohet e mjera,
Edhè del në derë me pá,
Palè ‘i herë se ç’ isht’ potera. 420
E kah qiellin shef n’ tym mlue,
Kah shef zjarmin poshtë tue zbritë,
Edhe pushken ndien tue vlue,
Shkjé edhèshkina shef tue u avitë:
Shef Nokshiqasit ke ngasin, 425
Rrege e prroska n’ gjak t’ u plirë:
Ndien si cullt e grát gerthasin,
S’ epri Shkjau ka ‘i gjuen pa mshirë,
Edhè atý me hikë i epet,
Kamben zbathë e sido veshë, 430
Rrugë pa rrugë me kalue repat,
Me shokë t’ vet ajo me u ndeshë.
Por nder mend qe po i bjen vllau:
Si un tash vllán vetun m’ e lânë ?!…
M’ shtroje ràt me m’ a pré Shkjau, 435
Pa mûjtë kush ndihmë m’ i dhânë?!
Edhè hovin ndalë e ká.
Por, kah zhduken fushës e shpatit
Vrap Nokshiqsit tue ngá,
Të perqethtë atý i bje shtatit: 440
Pse trûç para mendes s’ sajë
Shtrohet kobi qi isht’ tue e gjetun,
Edhé shef, po, se mâ uzdajë
Në ket jetë per tê s’ kisht’ mbetun.
Shokët e vet kush hikë, kush dekë; 445
Zbritu s’ epri shkjau mizuer:
Vllau i vetun n’ shtrojë tue hjekë;
Qilla e naltë e toka gúr,
Kuej m’ i u pshtetë?… kah me shpëtue?…
N’ djersë të ftoftë i rihet balli; 450
Per urë derës njâ’ n brryll ngujue,
N’ gjak lá i duken mali e zalli.
Don me kjá; me kjá nuk mundet:
Dishka fytin i a zû njak.
Per nen parsme zêmra i lkundet, 455
Prej trishtimit i pikë gjak.
Kah t’ i a majë?… shka të bâj e mjera,
Kshtû lshue dore prej gjithkuej?
Zên e yhotë me vedi at hera.
Un veç n’ shkosha me u mbytë n’ ujë! 460
Se Shkjau vllán tash po m’ a mbytë:
Drita e sýut per dekë aj shtri!
Mue tash po m’ verbon t’ dy sýt,
Rob tue m’ mârrun n’ Mal të zi:
Me turpnue, po, un nanë e tatë, 465
Nanë e tatë n’ vorr me i koritë,
Me zi ftyren vllaut të ngratë,
Marre fisit un me i qitë !…
Po si mordja me m’ harrue ?!
Nanë e tatë tue u kalbë nen dhé ! 470
Vllau, qe ‘i vjetë, në shpi vorrue !
Qyqja moter rob nder shkjé,
Me bâ kryq kjo në tre vend,
Vedit me i a njitun shkinë,
N’ gjûhë të huej me zânë kuvend, 475
Me sherbye n’ Shkjá si robinë !
Si s’ u shkputka ‘i buzë prej malit,
Per nen vedi mue me m’ zânë;
Si s’ m’ gjoi moti bjeshkës a zallit,
Me t’ pshtue erzi, o e zeza nânë ! 480
E qe tash andej pertej
Nper do aha e lisa t’ mdhej
Zi nji tym nisë rê me u çue,
Po nisé flaka me vezllue,
Ndihen shkjét si ujq tue ulrue, 485
Tue vikatë, tue u hallaktë,
Fort tue u dhânë, fort tue u perpjekë,
Kah i a hinë shpijat me djegë:
Edhe shkinat poshtë – perpjetë
Nga nper zalle e nper rrgalle. 490
Thirr shoshoqes larë e m’ larë.
Tue u zgerdhi, tue bâ poterë:
Herë tue u shá e herë tue u tallë,
Kah po ndjekin gjân e gjallë:
Qi terbue hikin lak m’ lak, 495
Per me i zânë e me i qitë n’ lak
E me i nisë per Karadak,
Kû po hahej bukë e gjak.
Si ajo suta shoqesh dá
E n’ blerim t’ njethtë ajo rá, 500
Lshohet zhgjetë e turrshim futet
Mbrendë në breshtë, tue u dridhë prej tutet,
Kur gjuetari m’ tê ketë shti,
Per pa mûjtë por m’ tokë m’ e shtri:
Njekshtû bredhë ká Tringa n’ shpí 505
Zbé si qiri, buzet xi,
Kur ká pá zjarmin kundruell
E ká pá se Shkjau ish’ hullë.
Hin me turr, e pa diejt gjâ
N’ at trishtim se ç’ isht’ tue bâ 510
Me shul deren ká merthye:
Thue s’ din Shkjau si m’ e shperthye…
Qi kurrgjâ atij mâ per dore
Nuk i vjen, se dyer me thye,
Shpija e tbana me bâ rrmore: 515
E mrrudhët e m’ kambë shtangue,
Djerrun sýt, t’ perqethtë tue i shkue
Neper shtat e tue merdhitë,
Si t’ isht’ plajmi borë tue qitë,
Rrin harû mbrenda shpis s’ vet, 520
Porsi t’ ishte nji shauret.
Veç, tue krisë zhurma e potera,
N’ lak pertej, sýt hera – hera
Si hajnisht i dredhë kah dera:
Sýt i dredhë e prap i bredhë 525
Para vedit me shpejti,
Trêmshim tu’ i rrot’ llue np’ r ajri,
Ka’ ajo shef se e vetmja uzdajë
Me i pshtuem vllau e erzi i sajë,
Po ishin veç njato pak drrasa 530
T’ breme krijet e t’ tanë plasa:
E qi as giatë puna s’ do t’ vete,
E ato Shkjau do t’ i shperthete !
Prej t’ kobshmit trishtim qi ká,
N’ shpi gjithshkafja i duket Shkjá; 535
Shkjá vargoni, e Shkjá carani,
Koshi Shkjá, e Shkjá kazani,
Mark Milan çarku i duhanit:
Magja shkinë, e shekat shkina,
Shkina rraqet vjerrë nper kthina. 540
E si ngusht kúr gjindet nieri,
Ati i epet si pa hiri
Me thirrë: Nanë ! kshtû Tringes s’ shkretë,
Pa kend ndihmë, o zot! n’ ket jetë,
Mnderet goja rreshkë e idhnue, 545
Qyqe vetun n’ shpi ngujue,
Me nji vllá fill tue marue
Kaherë ftofë të mjerit kama !
Atý n’ mend po i bjen e ama;
Edhé i bâhet se po e shef, 550
Per urë voters zanë m’ njâ’ n tef
Shi kû ajo zakon dikúr
E kisht’ pasë me ndêjun, kúr
Mazen m’ zjarm me lugë perzite,
E qi Tringës, kur fmi enè i’ te, 555
Aq fort anda pasë i a ki’ te.
Edhè nisë disi m’ i u njallë
N’ shpirt uzdaja, e me i u kallë
Rrezja n’ sý e mollza m’ ftyrë,
E at urë votre m’ nja tue kqyrë 560
Ah, moj nanë ! po i thotë: kû jé ?!…
As s’ po shef se shkina e Shkjé
Po duen Currin me na pré ?!
Por nana isht’ t’ u kalbë nen dhé !
Kush s’ i gjegjë, jo, Tringes s’ shkretë, 565
Veç se i vllaj… me í gjamë të letë !
N’ at gjamë zêmra i shkrifet n’ váj !
E tue dnesë, lott tue i shkue rrkajë,
Harrue vedin edhé Shkján,
S’ mendon tjeter veç se vllán: 570
Edhe shkon e i rri te kryet.
Puthi ballin, puthi sýt:
Ftyren laja n’ lot si rrkaja
Laja n’ lot të sývet t’ ballit !
Aty jemi po i del djalit, 575
E ka’ ashtû ndien tue i pikue
Dishka ftyrës, rrin tue mendue,
Se po âsht cirka tue cirkue
E se jashtë isht’tue rá shi,
Me ‘i zâ t’ mârrët e si n’ merzi 580
Vedmevedi thotë: Perzèt !
Mori shpija metshi shkret !
Urth e Lmashk per rreth u mlojshin !
Brevë e gjarpen n’ jue u perftojshin !
Si kaq shpejt ju me pikue ?!… 585
M’ voter cirken me m’ a lshue ?!
Jo, mor vllá, motra i ká thânë,
Se ato cirka shiut nuk janë
Qi nper hatlla pikojn m’ voter:
Por janë lott e s’ ate moter ! 590
At herë vllau, bâ dhé në ftyrë,
Sý per sý motren po e kqyrë,
Me do sý krejt cangullue!
E letë doren tue i a lmue,
Si n’ kllapi i ká ligjirue: 595
Po ti, moter, pse me kjá ?!
Zêmren dýsh pse me m’a dá,
Tash qi m’ erdh shpirti me dalë,
Frýma n’ zêmer tue m’ u ndalë ?!
Po a lânë t’ paskam me hjekë zi ? 600
T’ paskam lânë pangrânë, pa pi,
Veshë e mbathë edhè stoli
Jo si shoqet në Malci ?!
A se folë t’ paskam un randë:
Persè ti ‘i çikë e pa nanë, 605
Sa valë t’ kênka i vetmi vllá,
Huj’ per burrë, ndoshta, me t’ rá ?!
Motra doren m’ ballë i a vên,
Amel fjalen ç’ po i a kthen,
Pastên vllaut t’ i a strukun krahit: 610
Amanèt, moj njomza e ahit,
Po kû jé ?… shka jé kah thue ?…
Po a kaq jermi t’ ká ngushtue ?…
Se tý motra s’ t’ u martue,
Per pa u kalbë ajo nen dhé ! 615
Kurr mâ randë se sod folë s’ m’ ké !…
Tjeter tatë nuk kam as nanë:
Amanét, mos me m’ pasë randë,
Per nji fjalë qi due me t’ thânë !
Qýsh, mor vllá qe, tash nji vjetë 620
Nuk t’ u njom ky shtat i shkretë ?!
Qysh s’ t’ u mkam ky trup nji hera,
Sa me u çue me dalë ke dera ?!
Si s’ t’ u thá motra, e thafté vera !
E thaftë vera, si e ká thá ! 625
Po un qýsh shkoj me ndêjë rob n’ Shkjá !
Vetllat Curri atý ká vrâ,
E si ‘i herë mârrtas ká fshâ,
Po i thotë moters per nen zâ:
Po ti, Tringë, shka jé kah flet ? 630
Rob në Shkjá tý shka po t’ qet.
Na n’ Nokshiq, Shkjau n’ Karadak ?…
S’ të lshon fisi, jo, pa gjak,
Me t’ robitë, me t’ çue nder shkjé,
Edhé pse un t’ kalbem nen dhé. 635
Motra, lott me rubë tue i fshi
Ah, mor vllá ! po i thoté n’ dashtni,
Ndoshta jermi s’ t’ lên me ndi
Si vlon pushka n’ mal e n’ vrri:
Se sod Shkjau n’ Nokshiq ka hi. 640
Ku po bân t’ madhe kerdi,
Shpija e stane tue i bâ hi,
Tue plaçkitun dhên e dhi,
Tue vrá pleq, e grá, e fmi !
N’at fjalë Curri se ç’ asht xi, 645
E me ‘i zâ me t’ zi me u ndi,
Po i thotë moters si n’ kllapi:
Paska hi, thue Shkjau n’ Malci ?
Po n’ Nokshiq, po i thotë e motra
E shi tash zbriti nder kodra, 650
Kû po djegë aj gúr e dhé !
Atý Curri se ç’ âsht zbé !
Kthelltë nji herë se ç’ ká gjimue !
Per rrshit hutës sýt i a ká lshue,
Tash nji vjetë n’ kûj ajo vjerrë ! 655
Edhé sýt nisin m’ i u errë,
Fija e mendes nisë m’ i u djerrë:
Po zên fryma me ju ndalé,
Sa me t’ zi m’ i u ndie kto fjalë:
Zot, mâ zi se njekshtû a ká ?… 660
Ndore t’ ande paça rá !
E sjellë marë, shtrihet per dekë,
Edhé nisë ká atý me hjekë.
Tringa qirin shpejt e kallë,
E xi n’ ftyrë, bâ karabojé, 665
Mêrr e i bân me të kryq m’ ballé.
Tue thirrë Krisht e tue thirrë Zojë,
Dér qi vllaj per t’ mbramen heré
Hoq e u dá kso jete s’ mjerë.
Ç’ po bân Tringa e mjerë t’ u lvyrë 670
Rrokë ká vllán e ftyrë per ftyrë
Puth e kjáj e me lot láj;
Dnes e fshâj e shkrifu n’ váj:
Dhimet zêmra ka’i pelset,
Per at kob të zi qi e gjet ! 675
Por, tue kjá, tue dnesë mbi vllá,
Nisë me vedi me mendue,
Se vllau petkash duhej ndrrue,
Se në vorr aj duhej çue,
Nanë e tatë kû i’ n kênë vorrue. 680
Veç se prap ajo u mendueka:
Mirë se vllau petkash u ndrrueka,
Por si i bâhej me e shti n’ dhé,
Jashta Shkjau tue djegë, tue pré,
Shokët kush mbetë, kush hikë e tretë, 685
Vetun qyqe un në ket jetë ?…
E lên vaj’ n e mâ nuk kján:
Veç harû tash kqyrë të vllán,
Tash kqyrë hatllat, tash kqyrë çaklat
Para e mbrapa, e tej n’ odë tjeter 690
Ndo’ i figure a ‘i plis të vjeter,
Kurrkund sý ‘n ajo pa e ndalë:
Herë, harû e ashtû pa fjalë,
Soditë oden fund e maje,
Thue po ká kund farë uzdaje, 695
Se po âsht kush qi me i ndihmue.
Por gjithshkafja n’ odë rri shue:
Hije deket e ká mlue,
Si nji vorr të kisht’ qillue.
Nisë atý ajo me u frigue 700
N’ at vetmi, e me mendue
Shka per t’ dekun kish’ pasë ndie
Tue kuvendë, sa kisht’ kênë fmi,
Edhè ‘i djersë e ftoftë e mlon.
M’ voter flaka kah fershllon, 705
Kah ndien ûnen m’ zjarm tue çijzë,
Neper hatlla mijt tue lvizë,
Të perqethtë asa’ i shkon shtatit,
Edhè shpinen mâ per s’ ngiatit
Murit t’ vrashtë i a njeshë. Kahera 710
Asht tue u matë me u çue, e mjera,
Me dalë n’ âne, kû zanát
Asht n’ Malci me ndêjun grát,
Per me zjerrë petkat e t’ vllát
Por me u çue nuk âsht tue mûjtë: 715
Dishka dron vendit me luejtë.
Shkrumue buzësh, irnue në ftyrë,
Dér t’ vllán âsht tue drashtë m’ e kqyrë.
Harrue ká Nokshiq e Shkjá,
Shpijat djegë, vendin n’ gjak lá: 720
Keq rrethuem e ká mjerimi,
Kaq hypë tmera e hypë trishtimi !
Kúr, qe, ‘i vigem ndien perjashta
Nji çetë shkjé po mlidhshin kashta,
Per me i dhânun zjarm njaj shpije 725
Pak pertej, nalt te nji hije.
Ndien at vigme e flakron m’ kâmë.
Friget tue rrapllue me dhâmë,
Edhè futet n’ ane tjeter,
Kû po kishte ‘i kashû t’ vjeter, 730
E mbi trén nalt n’ hatlla t’ epra
Nji gallushter, çilë nper qepra,
Aq të vogel, n’ cilla t’ mdhá
Me t’ zi nieri mbrendë me u pá:
E fluturim ajo tue ngá, 735
Mbas kashûnit shkon me hi,
Kin’ me u strukun per rranzë ti
Kin’ po pshton prej Malit t’ Zi:
Qi nper flakë e tym të zi
Mi as bunger pa gjetë s’ lite, 740
Jo se mâ njerzit s’ po i gjite,
Qi nper shpi mund t’ strukte ezgjeti…
Por, enè pau ulë, me veti
Zên e thotë: Pásh t’ Lumin Zot,
Persè t’ mshifem këtû kot ?! 745
Ç’ m’ duhet jeta sod me sod ?!
Nanë e tatë tue u kalbë nen dhé
Vllau i vetem dekë mbi dhé:
Ç’ m’ duhet jeta kish t’ a di ?!…
A veç sa per t’ shkuem n’ Mal t’ Zi, 750
Faqe t’ zezë vedit me i shkrue,
Fis e giûhë e Fé me ndrrue,
Nanë e tatë un me marrue:
Me i’ xi ftyren vllaut të dekun
Me njiherë porsa ká hjekun?! 755
Jo, per Zotin! lavdi Zotit !
Se mâ Tringa per mbas sotit
Gjallë ‘i ças s’ do ajo me kênë.
Por, persé p ‘ r ‘i nieri t’ kshtênë
Me mbytë vedin s’ e ep Feja, 760
Vetë do t’ dal, po, gjofti rrfeja !
Ballë per ballë me u gjujtë me Shkjá,
Perdhûni m’ e bâ me m’ vrá:
Mue me m’ vrá, po, n’ gjak me m’ lá:
Por jo kurr në Karadak, 765
Veç këtu, shi per nen prak
Të derës s’ eme. Jam bi malit:
S’ báj un marre per s’ të gjallit !
Zot, mishrirë të keshë per mue,
Per shka vetë mund t’ kém gabue 770
Në ket jetë, hiri a pa hiri
Shtatë herë n’ ditë kû fye edhè i miri !
Ti edhé m’ ep forcë e fuqi,
T’ mos t’ i lâ vedit kori.
Se un t’ rijt t’ êm nuk po e bâj fli, 775
Per t’ m’ dalë kanga n’ Male t’ mdhá;
Por per erz, per Fé, per vllá,
Dekë mbi dhé qi mbetun m’ ká,
Me m’ i a pré kryet shkjau per s’ dekuni,
Mal e fis me na i koritë ! 780
Deh ! Ti doren me m’ a njitë
Në ket t’ mbramen per mue ditë:
E mos lên, jo, gjallë me m’ qitë
Shkjau në dorë ! E fill n’ odë t’ burravet
Flakron Tringa, i vllaj per s’ dekuni 785
Kû ishte shtri, e huten s’ eperi
Hjekë prej kûj’ t per nen sergji:
Mbrendë fyshekun i a ká shti:
Kater tjerë i qet m’ nja’ n bri;
Per nen rryp njeshun per i: 790
U ep flokve nen shami:
Edhè para se me dalë,
Huten n’ dorë, bâ giûnin palë,
Asht ulë, vllán ká puthë në ballë,
Kû po merr e i thotë me mâll: 795
Fort mos m’ u merzit, mor’ vllá !
Pse, kur t’ nisë dielli me rá,
Tash po vjen Tringa me t’ pá:
Me ndêjë bashké moter e vllá:
Prej shosho’ it m6a kurr me u dá ! 800
Edhé vasha m’ kâmbë âsht çue,
Ndihmo, Zot ! Shêjti Shna Ndue !
Vetë me vedi thotë nji hera,
E msýn turr drejt e kah dera.
Sa me huj deren ká hapë ! 805
Se aspak vasha nuk m’ â zmbrapë !
Por sý’ n zjarm, vetllat ngerthye,
Dredhun ruben urë me sý:
Si selvija shtatit ngrefë,
N’ mes t’ oborrit i a ká befë, 810
Per mbas ijet huten mshefë.
Kur qe, se njaj Gjur Kokoti,
Si me e hûmë qi kisht’ nisë Zoti
Unen n’ dorë tanë tym e shkndija,
Dirgjet shpatit si duhija, 815
Tue marrë shtekun me t’ mdhej hapa,
Me dy t’ Vasoviqas mbrapa,
E mâ larg prap me ndo’ i shkinë,
Per t’ ngarkue ato plaçkat m’ shpiné,
Ká msý shpin m’ i a djegë Curr Ulës. 820
Gjuri, menden maje ksulës,
Para shokësh pak ká shtekue,
M’ sý kapicen petullue,
Dollamës polin m’ br6ez ngujue,
Vjerré novicen per nen krah, 825
Kthellté taganin rrasë n’ sylah:
E si ‘i bishë dalun prej gurit,
Kur t’ a lodhë plajmi me borë,
I âsht avitun shpis së Currit,
Sa hjedhë nieri ‘i pashë mbi doré, 830
Prej kah Tringen aj ká pá
M’ kambë n’ oborr ndêjë para shpis:
Si ajo Zana e bjeshkve t’ mdhá,
Si aj flamuri n’ ballë t’ ushtris:
Edhè hapin e ká ndalë, 835
Kû habité, po thotë kadalë:
Vall, a âsht Ora e Dormitorit ?
A por Zana e Vizitorit,
Ulë e Mira m’ kto zabele,
Per me gjetë ndo’ i ród sherbele 840
A ndo’ i shpendme giatë luginës:
Se nji vashé mâ t’ mirë s’ e shef,
Pasha Sh’ Pjetrin e Cetinës !
Me i rá botës ti tef e m’ tef.
Tash po e marr e e çoj n’ Mal t’ Zi 845
Si ré nanës t’ m’ i ndihmojë n’ shpi,
Edhé qêni, i biri i qênit,
Thekë ká hapin atij vendit,
Drejt kah tringa tue sulmue.
Por, kur bâ ká me i u afrue, 850
Sa shpejt Tringa ‘i hap po kthen !
Sa shpejt huten po e merthen !
M’ parzme Shkjaut se ç’ po i a vên !
Hiqi gisht, he bujareshë !
Se ‘imend kênke ‘i bi prej fisit ! 855
Bjeri Shkjaut, bre sokoleshë,
Mu në parzme per mjedisit !
E t’ a diej Knjazi n’ Cetinë,
Se edhé n’ qitët Shqyptarët aj fare,
Pasha Zotin, n’ Shqypni s’ hinë, 860
Dér t’ jetë gjallë ndo’ i bi shqyptare,
Qi per erz, e Besë, e Atdhé
Kto edhé desin si me lé.
Edhè huta bani bam !
N’ kokerr t’ shpinës bjen Gjuri m’ shkam: 865
I âsht derdhë mulla nper rragam,
Pshesha n’ ujë, ‘dhe atá haram,
Çika vendit por s’ po lot.
Sýnin kokerr, flakë e agzot,
N’ krisme t’ pushkés kah shokët e gjurit 870
Shef se vrap i’ n vû atij gurit,
Sa me turr qi i a ká hjeké
Hutës fyshekun; veç tue u rrekë
T’ dytin mbrendë ajo m’ i a qitë,
Vasil Ndreka, nji uk malit, 875
M’ të novicen terezitë,
E i a njet shi n’ lule t’ ballit,
Dekun m’ tokë bjen Tringa e mjera
Shta’ n n’ oborr e kryet te dera,
Mollza e faqes krejt n’ gjak lá ! 880
Edhè dielli dheut i rá.
Gjallë por Tringa Shkjaut n’ dorë s’ rá !

,

Më 11 nëntor 1821 lindi shkrimtari i shquar rus Fjodor Mihajlloviç Dostojevski

Fjodor Mihajlloviç Dostojevski, (rusisht: Фёдор Миха́йлович Достое́вский, Fёdor Mihajlovič Dosto’evskij Shqiptimi rusisht: ˈfʲodər mʲɪˈxajləvʲɪtɕ dəstɐˈjɛfskʲɪj), (11 nëntor, 1821 – 9 shkurt, 1881), ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus, ku ndër veprat e tij kryesore janë Krimi dhe Ndëshkimi dhe Vëllezërit Karamazov.

Prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek. 19. Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të 20të; libri i tij Shënime nga Nëntoka (1864), I shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “ overtura më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”. Dostojekvski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë në të gjitha kohërat.

Origjina e familjes

Nëna e Dostojevskit ishte Ruse. Parardhësit e tij nga babai ishin nga një vend i quajtur Dostojeve, vendas të provincës së Minskut, jo shumë larg nga Pisnk. Mbiemri i familjes paternale supozohet të ketë qëne “Rdishev” – para se të merrte eponimin e qytetit “Dostojevski”. Sipas një burimi, paraardhësit paternal të Dostojevskit ishin fisnikë të Polonizuar (szlachta) me origjinë Ruse dhe që kishin shkuar në luftë duke bartur mburojën polake të Radwan.

Vitet e para

Fëdor, i dyti i shtatë fëmijëve,lind ne Moskë nga Michail Andrevič, një mjek me origjine lituane e me një karakter ekstravagant dhe despotik që e rrit të birin në një klimë autoritare. E ëma, Marija Fёdorovna Necaeva, vjen nga një familje tregtarësh. Karakteri i saj është i qeshur dhe i thjeshtë, i pelqen muzika dhe është shumë besimtare. Do të jetë ajo që do t’i mësojë të birit të lexojë duke bërë që të njohë Aleksandr Puškin, Vasilij Žukovskij dhe Biblën. Në 1828 babai, Michail Andrevič, shënohet me të bijtë në librin e artë të familjeve fisnike të Moskës.

Në 1831 Fëdor shpërngulet me familjen në Darovoe në provincën e Tulës ku babai ka blerë një tokë dhe në 1834, bashkë me të vellain Michail, hyn në konviktin privat të L.I.Čermak në Moskë. Në 1837 e ëma, prej kohësh e sëmurë me tuberkuloz, vdes dhe djali, bashkë me të vellanë, rregjistrohet në konviktin përgatitor të kapitenit Kostomarov, në pritje të provimit të pranimit në Institutin e Inxhinierisë. Me 16 janar 1838 hyn në Gjimnazin e Xhenios Ushtarake të Pjetërburgut, ku studion inxhinieri ushtarake,por duke e frekuentuar pa deshirë, meqë interesat e tij janë të orientuara drejt letërsisë.

Më 8 qershor 1838 babai, që i ishte dhënë pijes dhe keqtrajtonte fshatarët e tij, vritet me shumë mundësi nga ata vetë. Kur merr lajmin e vdekjes të babait, Fëdorit i vjen ataku i parë i epilepsisë, sëmundje që do ta ketë për të gjithë jetën. Në gushtin e 1841 pranohet në kursin për oficer dhe vitin më pas nëntenent. Veren e mëpasme hyn në shërbim efektiv në komandën e inxhinierisë të Pjetërburgut.

Ka nga ata që besojnë se arti i mrekullueshëm është rrjedhojë e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulosi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i jati, një alkoholist i dhunshëm, ku besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit, vendimi u anullua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.

Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19të që ka shkruar novelat klasike si Krim dhe ndëshkim (1866) dhe Vëllezërit Karamazov (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.

Novelat e tij ekspoloronin detyrimet psikologjike dhe mrale të njeriut modern. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës,” një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit.
Jeta e hershme

Dostojevski ishte fëmija i dytë nga gjashtë fëmijët e Mikhail dhe Maria Dostojevskit. Babai i Dostojevskit Mikhail ishte një kirurg ushtarak në pension dhe një alkoolist i dhunshëm, i cili shërbente si doktor në Spitalin Mariinsky për të Varfërit në Moskvë. Spitali ishtë i vendosur në një nga zonat më të këqija të Moskvës. Monumente lokale përfshinin një varrezë për kriminelë, një azil për të çmendur dhe një jetimore për fëmijë të lënë. Ky peisazh urban i bëri përshtypje të pashlyeshme Dostojevskit të ri, interesimi dhe keqardhja e të cilit për të varfërit, të shtypurit dhe të vuajturit ishte më se e dukshme. Ndonëse prindërit e tij e ndalonin, Dostojevski kishte dëshirë për të shetitur nëpër oborrin e spitalit, ku pacientët e përvuajtur uleshin në diell. Dostojevski i ri kishte qejf të kalonte kohë me këta pacientë dhe t’ia u dëgjonte rrëfimet.

Ka shumë tregime për trajtimin despotik që u ka bë babai i Dostojevskit fëmijëve të vet. Pasi që kthehej nga puna në shtëpi, ai do të bëntë një sy gjumë përderisa fëmijët e tij, të cilët urdhëroheshin të ishin absolutisht të qetë, qëndronin prapë babait të tyre me rend dhe largonin mizat që mund të kalonin aty pari pahiri. Sidoqoftë, sipas Joseph Frank, një biografist i Dostojevskit, figura atërore në Vëllezërit Karamazov nuk është bazuar në vet babanë e Dostojevskit. Letrat dhe shënime personale demonstrojnë që këta dy kishin pasur një lidhje mjaft të dashur.

Lista e veprave

Romane

(1846) Bednye lyudi (Бедные люди); Njerëz të mjerë
(1849) Netochka Nezvanova (Неточка Незванова); Netochka Nezvanova
(1861) Unizhennye i oskorblennye (Униженные и оскорбленные); Të fyer e të Poshtëruar
(1862) Zapiski iz mertvogo doma (Записки из мертвого дома); Shënime nga Shtëpia e të Vdekurve
(1864) Zapiski iz podpolya (Записки из подполья); English translation: Shënime nga Nëntoka
(1866) Prestuplenie i nakazanie (Преступление и наказание); Krim dhe ndëshkim
(1867) Igrok (Игрок);Kumarxhiu
(1869) Idiot (Идиот); Idioti
(1872) Besy (Бесы); [[Djajtë]
(1875) Podrostok (Подросток); Adoleshenti
(1881) Brat’ya Karamazovy (Братья Карамазовы); Vëllezërit Karamazov

Novella dhe tregime të shkurtra

(1846) Dvojnik (Двойник. Петербургская поэма); Dyfishi: Një poemë e Shën Peterburgut
(1847) Roman v devyati pis’mah (Роман в девяти письмах); Novelë në Nëntë Letra
(1847) “Gospodin Prokharchin” (Господин Прохарчин); “Zoti Prokharchin”
(1847) “Hozyajka” (Хозяйка); “Qiradhënësia”
(1848) “Polzunkov” (Ползунков); “Polzunkov”
(1848) “Slaboe serdze” (Слабое сердце); “Një zemër e dobët”
(1848) “Chuzhaya zhena i muzh pod krovat’yu” (Чужая жена и муж под кроватью); “Burri Xheloz”
(1848) “Chestnyj vor” (Честный вор); “Një hajn i ndershëm”
(1848) “Elka i svad’ba” (Елка и свадьба);”Një Dru Krishtlindjesh dhe një Martesë”
(1848) Belye nochi (Белые ночи);Netë të Bardha
(1857) “Malen’kij geroj” (Маленький герой); “Heroi i Vogël”
(1859) “Dyadyushkin son” (Дядюшкин сон); “Endrra e Xhaxhait”
(1859) Selo Stepanchikovo i ego obitateli (Село Степанчиково и его обитатели); Fshati i Stepanchikovës
(1862) “Skvernyj anekdot” (Скверный анекдот); “Një tregim i ndyrë”
(1865) “Krokodil” (Крокодил); “Krokodili”
(1870) “Vechnyj muzh” (Вечный муж); “Burri i Përjetshëm”
(1873) “Bobok” (Бобок); “Bobok”
(1876) “Krotkaja” (Кроткая); “Një krijesë xhentile”
(1876) “Muzhik Marej” (Мужик Марей); “Fshatari Marej”

Më 11 nëntor 1929 lindi Hans Magnus Enzensberger, shkrimtar, poet, përkthyes dhe botues gjerman

VOAL – Hans Magnus Enzensberger (Kaufbeuren, 11 nëntor 1929) është një shkrimtar, poet, përkthyes dhe botues gjerman. Ai gjithashtu shkruan nën pseudonimin Andreas Thalmayr dhe Linda Jilt. Ai jeton në Mynih.


Biografia

Enzensberger ka kryer studimet për letërsi dhe filozofi në universitetet e Erlangen, Freiburg, Hamburg dhe në Sorbonne dhe mori një doktoraturë në 1955 për një tezë mbi poezinë e Clemens Brentano. Deri në vitin 1957 punoi si shkrimtar radioje në Shtutgart. Ai mori pjesë në disa takime të Grupit 47. Në dekadën 1965-1975 botoi revistën “Kursbuch”. Që nga viti 1985 ai ka botuar në Frankfurt serinë prestigjoze të librave Die Andere Bibliothek (Biblioteka tjetër) e cila aktualisht ka rreth 250 tituj. Enzensberger është gjithashtu themeluesi i së përmuajshmes TransAtlantik. Librat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë.

Hans Magnus është vëllai më i madh i shkrimtarit Christian Enzensberger.

Punimet

Në shumë nga poezitë e tij Enzensberger përshtat një regjistër ironik dhe sarkastik. Për shembull, poema “Bluzi i klasës së mesme”, është i përbërë nga një listë e klisheve tipike të klasës së mesme duke përsëritur disa herë si refren shprehjen “nuk mund të ankohen”, dhe duke përfunduar me “çfarë jemi duke pritur për të?”

Për më tepër, shumë prej këtyre poemave merren me çështjet socio-ekonomike në një mënyrë polemike. Enzensberger jetoi shumë vite në Kubë të Fidel Castros. Edhe pse kryesisht një poet dhe eseist, Enzensberger ka prodhuar gjithashtu drama, skenarë filmash, pjesë për radio, reportazhe, përkthime, romane dhe libra për fëmijë.

Veprat

  • Verteidigung der Wölfe, Gedichte, 1957
  • Politik und Verbrechen, Essays, 1964
  • Deutschland, Deutschland unter anderm. Äußerungen zur Politik, 1967
  • Das Verhör von Habana, Prosa, 1970
  • Constituents of a Theory of the Media, 1970
  • Der kurze Sommer der Anarchie. Buenaventura Durrutis Leben und Tod, Prosa, 1972
  • Gespräche mit Marx und Engels, 1970
  • Palaver. Politische Überlegungen, Essays, 1974
  • Mausoleum. 37 Balladen aus der Geschichte des Fortschritts, Gedichte, 1975
  • Der Untergang der Titanic, Versepos, 1978
  • Polit. Brosamen, Essays, 1982
  • Ach, Europa! Wahrnehmungen aus sieben Ländern, Prosa, 1987
  • Zukunftsmusik, Gedichte, 1991
  • Die Tochter der Luft, Drama, 1992
  • Die große Wanderung, Essays, 1992
  • Zickzack, Aufsätze, 1997
  • Wo warst du, Robert?, Roman, 1998
  • Zickzack, Aufsätze, 2000
  • Schreckens Männer. Versuch über den radikalen Verlierer, 2006
  • Rebus. Suhrkamp, 2009,
  • Blauwärts. Ein Ausflug zu dritt. 2013.

Vlerësime me çmime

  • 1963 Georg-Büchner-Preis;
  • 1985 Heinrich-Böll-Preis;
  • 1993 Erich-Maria-Remarque-Friedenspreis
  • 1998 Heinrich-Heine-Preis;
  • 2002 Premio Lerici Pea
  • 2007 Premio letterario Merck Serono
  • 2010 Premio Sonning
  • Cmimi i Princit të Asturias për komunikime dhe humanistikë (Spanjë 2002)
  • Kalorës i Urdhërit të Arteve dhe të Letrave të Spanjës (Spanjë 2009)

     

LAHUTA E MALCIS – KANGA E NJIZETENJITË “NDËRMJETSIJA” – Nga GJERGJ FISHTA

Pershkrim i hollsíshem dhe i gjáll i lâmit të luftës; gjak, e krena të këputunë, gjymtyrë, trupën të dekun, të varruem, kësula e kapica të tretuna, huta e novica të lanuna shkret, shkrumb e flakë. Poeti lypë me sý P. Gjonin dhe e gjên te Pasha në mledhje me Krenë e Bajraktarë të Malevet, kah parashtron gjendjen e mjerueshme të luftës e nevojën e ngutshme të nji armëpushimit per të vorrue të dekunit, per të sherue të varruemët dhe per t’ í bájtë nder mbrapavija. Fjalët, me urtí, të Sherbëtorit të Zotit nxanë vend nder të pranishëmt dhe Pasha vetë e ngarkon Misonarin e Paqës, të paraqitet tek Mark Milani per t’ i lypë edhe atij pëlqimin. Frati ven nji rubë të bardhë në shkop, dhe shoqnue prej rrogtarit, qi s’ i dahet, niset per logun e Malazezvet. Në vín anmike u njofton rojvet qellimin e takimit me komandantin e tyne. E lanë të kalojë. Kapet te shatorrja e Markut, i cili e prêt bujarisht dhe i a ndigjon fjalën. Bindet, veç, i malaziasi se si nji Frat katolik mund i bâhej ndihmë Turkut, tuj lanë mbas doret kryqalít sllavë dhe Knjazin e tyne, qi, së mramit, ishte edhe ai gjys Shqíptár. Meshtari lên per nji herë në heshtim pergjegjen, dhe, mbasi puna e të varrumvet s’ pritëte i lutet Komandantit trim per armëpushim. Mbasi nxierr këta, i difton Kreshnikut shkjá se në Shqipní Priftën Hoxhallarë e Fretën, turq e të krishtenë janë njâ para Kombit e anmikut. Edhe nji paralajmim i kandet me i a shti në vesh Mark Milanit: âsht parakumtimi i asajë ditë, kur Shqipnija ka per të dalë në vend, ndërsá Mali i Zí ka per t’ u perpî nga Serbijanët. Duhet Françeskani nga logu malazias dhe armëpushimi fillon në të dyja anët. Meshatari nget nga logu në log per t’ i u gjetë pranë atyne, qi në çasin e mramë e lypshin, per t’ u rahatue me Zotin; ndersá Nikë Gjoni, metê, kujdeset per mjekime.

Nderkaq Bec Patani tërhiqet me njizet shokë dhe hajnisht merr rrugën per Mal të Zí. Mbas shum rruge kapet tek nji kullë, rrethue me ara, kopështije, vathë gjâsh e koteca plot. Lehin qêjt e vathit dhe tërbohen nder hekura. Beci dijte mjete magjistore per t’u a mbyllë gojën. E i a del. Hîn kaletas në hajat, ku flente bariu plak, dhe e lidhë e i turon gojën. Zgjedhin në tufen e gjâs pjesën mâ të miren dhe, tuj vû plakun përpara, fillon per kufinin shqiptár. Si kapen në vend të sigurtë, e lëshojnë të malaziasin tuj e porositë qi, të këthyemen, të i kallxonte Knajzit per shka i kishte ngjá m’ atë ditë. Nder këto fjalë qe se nga pylli u del perpara nji djaloç nga Mirdita, tahë i laskruem e dihatshëm prej turrit. Ai kishte pasë hikë nga çetat malzeze, mbasi per shum dit u kishte pasë bâ shërbim, me zort, tuj u bájtë ushqim në vín e luftimit. Kumarë i Bec Patanit, djaloçi, ep kumtin se ushtrít malazeze shi atë natë ishin qenë bajtë kah Nokshiqi. Lajmin e papritun i a dergojnë Ali Pashës e Krenvet t’ ushtrís shqipatare, të cilt me nji herë fillohen per Nokshiq, tuj lanë në Sutjeskë Prel Tulin per roje.

Amanet, o mori hânë,
Ti qi e vjeter ke qillue
E m’ i vjen tokës rreth e okolle,
Kah t’ u endë shkon rrés s’ hyjzueme:
T’ cillen gisht i Perendis 5
T’ a ravisi kupës s’ Empirit,
Kur me rreze ballin t’ ndriti:
Amanet, a din me m’ thane,
Se a t’ ká rá ndo’ i herë me pá
Kund mbi shekull njeksi kobi 10
Qi po t’ bjen me pá tý sande
M’ at të mjeren moj Sutjeskë?
Shpat, rudinë në gjak blirue
Rrah per tokë gjindja trinue
Njâni mbetë, tjetri varrue, 15
Dikush shyt, dikush cungue,
Ky tue hjekë, aj tue rektue,
Mbi tokë t’ zezë shtatin pushue
E asnji gúr, jo, per nen krye:
Garravâxh, mrrudhë kambë e krye: 20
Kush currue, kush mbetë pá krye:
Kush permys, a praptë mbi shpinë,
Rri e perplasu nper ledinë:
Perplas kambë e perplas duer
Kukzò shtatin per terthuer: 25
Si njaj kau i mbajtun n’grazhd,
Kur t’ i mrrije thika n’ asht.
Qi terhiqet e perpiqet
Edhé ep per t’ madh gazep
Kah vjen shpirti per me dalë ! 30
Tý, o Zot. të kjoshim falë:
Hokubèt me sý me u pá !
Ktû nji i Vûthaj në gjak lá,
Dekun purë, palmuç m’ nji shkjá
Me nji vesh t’ curruem nder dhâmë: 35
Mâ pertej nji shkjá m’ dollâmë,
Nji i Njegushas, djalë i ri,
Me ‘i Plavnjanë, musteqezi,
Randë shosho’ in varrue per dekë
Tue dhânë shpiert e ashtû tue hjekë 40
Shkelveshë ftyre, hundësh cungue
Çurril gjaku rrkajë tue u shkue
M’ dhâmë dermishen si dy derra,
Si dý shlliga neper ferra,
Tuj u shkarrafendë mbi dhé: 45
N’ mni t’ shoshoqit ke atá lé,
Po, edhe at herë, kúr Deka e tmershme
Ka’ i dermon âsht n’ jetë t’ perhershme,
Nuk u bâhet shpírt me dhânë
Njâni tjetrit pa i a zânë 50
Frýmen njak, e dekë m’ e lânë.
Shum e nana, ah ! ká me kjá,
Shum e motra ká me u thá
Me u thá motra per vëllá,
Edhe nusja veshë në zí 55
Si n’ Shqypni si n’ Mal të Zi;
Pse s’ e ké n’ at fushë mejdani
Nji kaçubë, nji kep carani,
Permbas t’ cillit mos t’ gjimojë
Ndo’ i i varruem, a mos t’ eshtojë, 60
Shtangue cangull, trup i dekun:
Se edhe as kamben ti me thekun
S’ mundesh shpatit prej morije
T’ gjindes s’ mbetne, e qi mâ hije
Nuk do t’ bâjn, jo, permbi dhé. 65
Lumuç per tokë Shqyptarë e Shkjé,
Shtrêmtë shosho’ in per t’ gjallë shikjue
N’ at log Deka ká vllaznue:
Ke, herrë krenash, keq shemtue,
Trupent shyt rán krah per krah 70
Si stá cûjt e zez në rrah
Ndersa krenat, nper lugina,
Rrokullisun nder rudina,
Po u rrin grumull mbi ledina,
Si ato rosat neper glina: 75
Se edhe podit, nder plakrrica,
T’ janë perzi ksula e kapica,
T’ janë kryqzue huta e novica
Mjellë âsht qarrja me tagana,
Me calina e me shejshana: 80
Ktû ‘i sylah, atje ‘ i harabi
Kndej nji strugë, ende’ i xhurdi:
Gjalma, opanga, edhè caruqe,
Strajca buke, zhaba, duqe:
E me poça, e me matare, 85
E me faje e zanamare,
T’ mbetne shkret neper bunjet:
Me bujrija e lodertija,
E me topa hûmë nder gropa:
Dyndu tymi rê e njegull: 90
Shemu trá, cungàl e tjegull:
Edhè muret t’ u rrenue,
Edhè ulkoja tuj ulrue
Tuj ulrue e tuj ungrue
Mbi të mjeren moj Sutjeskë, 95
Qi t’ âsht bâ sod zhiri e eshkë:
Me i u dhimtë minit në múr,
Me i u dhimtë gjarpnit nen gúr !
Pater Gjoni, Zot ! ç’ u bá ?
Fill te Pasha po kisht’ rrâ, 100
Edhè i thânka marë e marë,
Tue e ndie Krén e Bajraktarë:
Si, mo’ Zot ! mâ keq per né,
Qi na me’ n t’ dekunt mbi dhé
Krye per krye Shqyptarë e Shkjé 105
Me ngranë m’ ta shqarth e shkrabé,
Me ngrânë m’ ta sorrë e falkue;
Qi edhè ndihen tue gjimue
Të varruemët per tokë dermue
Kush shitue, kush keq cungue, 110
Zêmra gjak, po, me t’ pikue
Pa mûjtë kush nji ndihmë me u a çue:
Ke perbáll sogjet vendue
Nuk lânë vizen me kalue.
Se ata, burra, nuk janë cuba, 115
Qi kan mbetun nper kaçuba,
Krye per krye me skraptha e shlliga
Tue kerkue per punë të liga
Per hajni e per dhuni;
Por janë trimat, qi burrnisht, 120
Kambë per kambë e gisht per gisht
Me shokë t’ vet në luftë kan rrâ,
Kush si bishë, kush si luâ.
E m’ kto rrege e nder kto hije,
Pa u friguem, jeten bânë flije, 125
Per mbas urdhnit, qi kan pasë.
Prá kurrkund, besa, s’ ká giasë,
Edhe âsht faj, po, para Zotit
E kori perpara robit,
Me i lânë t’dekunt permbi dhé 130
N’ dashtë Shqyptarë, n’ dashtë të jenë shkjé;
Si edhè n’ hall t’ varruemët me i lânë,
Pa u lidhë varrët e ndihmë pa u dhânë.
Prandej vetë kam bâ pleqni
Po u duk juve se âsht urtí 135
E Shqyptarve u a bán shani
Fill me shkue un te Mark Milani
E nji besë me tê me vû:
Qi dér neser, me ferfllue,
Hylli i Dritës mos t’ ketë fillue, 140
Shka â Shqyptar e shkaf â Shkjá
Mos me u ngucë, as mos me u ngá;
Por me rmue t’ dekunt nder vorre,
Por me bartë t’ shituemët n’ llogore
Në llogore t’ vet se i cilli. 145
At herë Pasha kuvend çili:
Besa, Uratë, fort mirë po thue;
Pse per t’ dekun e t’ varrue,
Gjindja motit besë kan vû
Kurdoherë, si ktu, si njeti. 150
Prandej merr kê t’ duesh me veti:
Krye, Vojvodë a Bajraktár,
Gjithsi t’ vijë puna mâ marë:
Edhè shko te Mark Milani
E t’ na thuejsh, se, n’ kje qi e bâni 155
Vetë kabúll, qi t’ mêjë zijani
E t’ shuej pushka dèr n’ sabah,
Me dalë gjindja neper rrah
Pa pushkë n’ dorë, pa thikë n’ sylah,
Si kanû në luftë ká mbetun, 160
Per me bartë t’ dekun e t’ mbetun,
Na jem’ gati me vû besë
Dér me dritë, pa asnji ngatrresë.
Pater Gjoni, njeshë m’ litár:
S’ marr Vojvodë, as Bajraktár; 165
Por shkoj vetun me rrogtár
E me t’ Lumin, kjoftë levdue !
Qi kurr doret nuk m’ ká lshue.
Pse edhe hije per mue ká,
Nder dy hasem n’ mjet me rá, 170
Pushkë e fjalë un per me dá:
Prandej s’ mundet kush me shá
Se po lypi ndermjetsi
Prej Shqypnis e Malit t’ Zi,
Dér qi drita t’ nisë me gdhî. 175
Edhé Frati m’ kambë âsht çue,
Mbathat kambve ká shterngue:
Ká shterngue ijen m’ konop
E ‘i rubë t’ bardh lidhun mbi shkop
Me rrogtár të ri mbas vetit, 180
Ká mârrë rrugen poshtë shkorretit,
Per me u pjekun m’ Mark Milanin.
Kur ká mrrijtë n’ log t’ Malazezvet,
Ká bâ zâ sogjes per s’ largu:
Pa ndigiò moj Cernagore, 185
Qi per trim e deileki
Larg t’ ká vojtë tý nami e zâni,
A thue bân ti mue me m’ pri
Edhe shndosh me m’ çue ktij logu
Dér te posti i Mark Milanit: 190
Se mue ktû më kan dergue
Komandarët e ushtris shqyptare,
Per nji fjalë të madhe fort
Me i a thânë un Mark Milanit.
Hiqi armët, per n’ kjoftë se i ké, 195
Edhè fill mbas mejet eja.
Se ktû lajmin kush s’ e vret
Kush s’ e vret, as kush s’ e nget:
S’ jemi turq, por Cernagore !
Se kem’ besë e kemi ndore: 200
I a kthen sogja malazeze
Disi vrashtë, e i prini logut.
Kur kan mrrijtë te Mark Milani,
Marku mirë Fratin e priti;
I dha doren, mrendë e qiti 205
Në shatorre, e i prûni kafe,
Edhè çili me tê llafe,
Tue e pëvetë me shum njerzi:
Se a isht’ shqyptár a Frat lti,
se kah vite, se kah shkote, 210
Ç’ zihariq te aj e çote.
I u gjegj Frati marë e marë:
S’ jam lti, por jam Shqyptár,
Edhè jam nji rregulltár
Kallugjer, si ju na thoni 215
Emnit m’ quejn mue: Pater Gjoni,
Mârrë gjithmonë veç me pûnë feje;
E ktû dalë kam para teje,
Per me t’ lypë n’ êmen t’ njerzis
Edhè n’ êmen t’ Perendís 220
Nji të madhe nderë bujare.
Rrege, stome, brija e çajre
Plum me t’ dekun janë e t’ mbetun,
E as s’ po mundet kush me u gjetun,
Qi me rmue t’ dekunt nder vorre, 225
Qi me bartë t’ shituemët n’ llogore,
Ke perbáll sogjet vendue
S’ po lân vizen me kalue:
Edhè kshtû Shqyptarë e Shkjé
Kan mbetë, ofsh ! permbi dhé, 230
Me ngarnë m’ ta shqarth e shkrebé
Orrla, shqype e kaçubeta.
A thue bân, pra, t’ u ngiatët jeta,
Me Shqyptarë me vû nji besë,
Besë si motit: pa ngatrresë, 235
Qi dér neser, pa fillue
Hylli i Dritës me vezullue,
shka â Shqyptár e shkaf â shkjá
Mos me u ngucë, as mos me u ngá:
Por me dalë gjindja nper rrah, 240
Pa pushkë n’ dorë, pa thikë n’ sylah,
Si kanû gjithkund ka mbetun,
Per me bartë t’ dekun e t’ mbetun:
N’ vorr të dekunt tue konisë,
Të varruemët prap tue mengjisë, 245
Tue i forcue me shûjtë e bare.
Kjo Parija e ushtris shqyptare,
M’ a ká dhânun fjalen mue,
Se ket besë gadi âsht m’ e vû,
Dér me neser tuj ague. 250
Pade ti, tash, shka po m’ thue.
T’ ndihmoftë Zoti, ‘or i bekue
Qi ksajë punë i a paske hi,
I a kthen Marku me njerzi.
Edhé mue më ké n’ ket besé, 255
Pa ndo ‘i zhibel, pa ngatrresë.
Veç se ‘i gjâ deshta me t’ pvetë,
N’kjoftë se hatri s’ ka me t’ mbetë:
Si kjo punë mundet me kênë,
Qi, ti i kshtênë e na t’ krishtênë, 260
Me kryq n’ dorë e me kryq n’ ballë,
Turkut n’ ndihmë ti me na i dalë ?
A mâ mirë ju rob nen turk,
Qi ká kênë gjithmonë terfurk
Me u rá shpinës e me u llomitë, 265
Mandej gjân jue me u grabitë:
A po ortakë me u bâ me né,
Tue rujtë doke, giûhë e Fé,
E tue njoftë per Gospodár
Knjaz Nikollen, trim bujár, 270
Dér dikû edhè ky Shqyptár ?
I a kthen Frati marë e marë
Si ká hije p’ r ‘i Meshtár
T’ u ngiatët jeta, Komandár !
Se kurrkund, besa, s’ âsht ngaja, 275
Me hi tash nder kso fjalësh t’ mdhaja:
Pse ka shkue bukur do natë,
E nper shpat t’ varruemët e ngratë
Janë tue u thá, ndoshta, per ujë;
Por at fjalë mue mos m’ a thuej, 280
Mos m’ a thuej as mue as kurrkuej,
Se un me turk kam dalë n’ ushtri,
Per t’ luftuem me Mal të Zi;
Se s’ âsht gjâ, besa, ajo fjalë.
Un, zotni, n’ ushtri kam dalë, 285
Jo me turq, por me Shqyptarë,
Turq a t’ kshtenë, si janë gjith marë.
Pse, si t’ kshtênë, si muhamedan,
Shqypnin s’ bashkut t’ gjith e kan;
E prandej t’ gjith do t’ qindrojm, 290
Do t’ qindrojm e do t’ luftojm,
Do t’ bâhna kortarë – kortarë
Priften, Freten, Hoxhallarë
Per Shqypni. jo, po; as ti vetë
S’ ké dyndë top e bajonetë, 295
Per të zjerrun turqit dinit;
Por per t’ shtruem Shqypnin e shkretë
Pak me thânë dér m’valë të Drinit.
Sa per kshtû t’ ngiatët Zoti jeten !
Edhè un Frati, tham t’ verteten,
Bashkë me turq bâj flije vehten: 300
Varem n’ krrabë, lidhem n’ vargoj,
E Shqypnin un nuk e lshoj:
Nuk e lshoj, as shum, as pak,
Per pa t’ bâ tý, Karadak, 305
Pllamë per pllamë me e lá me gjak
Pale ti: kû thotë Unjilli
Qi nji Frat shqyptár, i cilli
Të ketë pá, se nji ç’ do Mark
Don Shqypnis m’ i a vû giû’ n m’ bark,310
Aj me ngelë si pushkë pa çark:
Dordolec n’ mjedis t’ bostanit:
Si me thânë, as i taganit,
As i zoti i fushës s’ mejdanit;
Por dishka si huti m’ shpardh, 315
Si njaj poçi vjerrë mbi gardh,
Veç mos t’ thohet se nji Frat
Paska ndêjë turkut per ngiat
Edhè at herë kur ky me tjerë
Pushken n’ dorë, zjarmin në gjí 320
Po luftote per Shqypni
Jo, zotni; pak mâ kadalë:
Se s’ âsht gjâ, besa, ajo fjalë.
Sa per punë qi ti po m’ thue,
Knjaz Nikollës na me i u shtrue, 325
Burrë i mirë pse ka qillue,
Un nji fjalë diej me t’ kallzue:
Me shka m’ dán neshtrasha mue,
N’ mos i paça mendt mbi hatull.
Mali i Zi e ka ‘i vorr m’ shpatull. 330
Vênu shêj ti fjalve t’ mija:
Se do t’ vijë, po, lum zotnija,
Koha n’ t’ cillen shqyptarija
Zojë m’ vedvedi ká me dalë;
Por, m’ fal faj’ n ti per ket fjalë, 335
Mal të Zi mâ s’ ká me pasë:
Serbi vllá do t’ a humbasë,
Pa kqyrë t’ drejtë, pa kqyrë arsye.
Serbin shqype ké mbi krye:
Ká per t’ lânë ky ‘i ditë pa sý, 340
Kthelltë në rrashtë, po, tue t’ i grrye.
Se kshtû hecte n’ shekull lodra:
Ulu male e çoju kodra.
Me gjithkta, tha ‘i plak n’ Balkan;
Fjala mort, as darsem s’ ban. 345
Kshtû tha Frati, e u nis me shkue,
Mark Milani, ‘i trim drangue,
Atij doren ká shterngue,
Me fjalë t’ mira tue e pershendetë,
Si zotni qi isht’ kênë vetë. 350
U dha urdhni nji herë sogjevet,
U lshue zâni mandej logjevet,
Duelen gjindja at hera podevet,
Vorruen t’ dekunt, mbetun stomevet,
M’ vigj t’ varruemit barten rrègevet, 355
Shqyptarët t’ vet e Shekjét të vett,
Gjith se cilli n’ llogor t’ vet.
Pater Gjoni po i vjen shpatit,
Me at Nikë Gjonin e Kastratit,
N’ nám e n’ zâ ky per mjeki: 360
Lypë e thirrë gjithkund n’ Malci,
Frati rrfè e Nika pré:
Vojò gjinden Pater Gjoni,
Të varrumt sherò nikë Gjoni,
Si të kshtênë, si muhamedan: 365
Dlirju varrë, vênju mehlêm,
Pa kqyrë fort se kû po i dhêm:
Per ngut P6una ndryshe s’ bân.
Kështû Frati tue bekue,
T’ gjallë e t’ dekun tue ligjue, 370
T’ shituemt Nika tue sherue,
Forcë me fjalë gjithkuj tue i dhânë,
Ulë â ushtrija bukë me ngrânë
Staje – staje e çeta – çeta,
T’ gjith rreshtue mbas fisesh t’ veta: 375
N’ krye të vendit Bajraktarët,
Mandej Krént, mandej Gjobarët,
Me djelmni e me Vogjlí,
Mbas kanunit në Malcí
Xueren plloskat me rakí. 380
Tue i kaluemun dorë më dorë:
Xueren bukë, xueren laknorë,
Shpatlla mishi, kurmagjakë,
T’ kshtênët mish derri, trashë nji shplakë
Hudra, djathë e harmagjikë, 385
Qi nder shtrajca e nder calikë
T’ shpis me vedi u ki’ n pasë dhânë,
Edhè Z6unë atý me ngrânë,
Shoq me shoq tue biseduem
Per té vrám e per t’ shituem 390
E per shka n’ at ditë ki’ n pá
Kah dermishë ishin me Shkjá,
Si atá derrat me harusha,
Sa qi dridhë i’ n mali e fusha.
Si kan ngranë e si kan pí, 395
Janë çue trimat e kan hî
Me ndreqë tabe edhé llogore
Atý – ktû neper terthore:
Me çilë gropa edhé hendiqe,
Me rrxue landë e me zânë shtiqe: 400
Trimat mirë tuj u shterngue
Prap n’ e nesert me luftue,
Hylli i dritës tue vezullue.
Bec Patani, ‘i zog petriti,
Njizet shokë, m’ anesh i qití 405
Njizet shokë, hekur me bré,
Zânin pushkë, synin rrufé:
Mos me u a dalë per vrap shkerbé
Edhè u thotë: Na, se kem’ lé
Terrnakop s’ kem’ ngulë kurr m’ dhé, 410
As zânë shtiqe, as çilë hendiqe,
Ne vû pêmë, ne ki hardhija:
Hajrin s’ na ká pá kurr shpija:
Veç se vrá me Turk e shkjá,
Edhè ndeshë gjithmonë m’ belá, 415
Kahdo shteku na ká rá;
Jo po him me çilë llogore
Neper kto të gristat rrmore
Per me u strukë prej Cernagore:
Thue se vojtë Malcis ká hallí 420
Me hi Lekët në dhé per s’ gjalli.
Se un nji punë e kam pleqnue:
Na ‘izèt vetët, këtu bashkue,
Fill me dalë tash në Mal t’ Zi,
Me rá plaçkë kund m’ ndo’ i bagtí, 425
Lopë a qé, a dhên a dhí,
Shkado kjoftë, edhè ndo ‘i shtrri:
Gjithsi t’ vijë në terezí,
Se nuk rrnohet me bukë thatë !
Pse edhe n’ pasët lufta per t” ngiatë 430
Jo mâ shum se ‘i dité a dý,
Se né ktû mâ kush me sý
S’ po na shef, jo ! Pa na msý
Malazezt tabe e llogore,
Qi po ngrefim nper kto rmore, 435
Me gjith shtiqe edhé hendiqe
Po t’ i lshojm me male e suka:
Ke né mbrapa s’ na vjen buka,
S’ na vjen nozull as tagji,
Porsi ushtris së Malit t’ Zí. 440
Malazezt edhè n’ ushtri,
Tham, kan dalë të gjith unji,
Kshtû qi mbetë veç u kan n’ shpi
Pleq e plaka e rropulli.
Une vendet edhè i dí, 445
Ke do mot, kam ndêjë n’ Mal t’ Zi
Kur paçë rá Mbretit hasi:
Ktû edhè ká kush me punue.
Per Tynzo’ n, mirë jé kah thue.
Prijna, Bec – o, pá u vonue: 450
S’ kem’ pse t’ rrijm mâ ktû harû
Zhukë Isufi at hera zû,
Sýnin gacë, mustakun hû.
Edhè trimat p’ r udhë janë vû.
Si lavë ujqish neper Parû. 455
Lanë suka, e lanë kodrina,
Ranë nper rrege e nper lugina,
Duelen ashten, gjeraçina
Kû bân çerdhen neper stina,
Njethet breu, ahi e çetina: 460
Kalojn mrizet e Sutjeskeës,
Shkapercejn majen e bjeshkës
E teposhtë nep’ r ato rrmore
Shkojn e bin n’ at Cernagore,
Kû kisht’ pasun nji terthore, 465
Nji terthore me ‘i fushore.
N’ at fushore nji katund,
Isht’ katundi si gjithkund,
Shpi e gji e stana. tbana,
Pleme, streme vithna, drithna: 470
E kah fundi do livadhe:
Mbi livadhe ‘i shpi e madhe,
Kullë dy ketnash guri s’ dhenun
Dymdhjetë pash giatë ballit endun,
Me katue e me hajat: 475
Nen hajat ndertue nji shtrat;
Atý flête i zoti i shpis,
Rojë e gjindës edhè e bagtis,
Para shpis, n’ kallamoqishte,
Vathi n’ llajka rrethuem ishte, 480
Treqind berre mbrenda kishte:
Treqind gala peshtarake
Me njiqind dhi guracake:
Tridhetë okësh me ardhë hanori,
Qind okë tamel në ditë kjori 485
Qind barrë drithë në vjetë koteci.
Fill ket shpi mësye ká Beci
Me shokë t’ vet, kur na kan rá
Né Mal t’ Zi, edhé kan pá
Per kundruell katundin shkjá, 490
Njaj fushorje njeshë per ânë,
Hija e malit qi kisht’ zânë.
Atý trimat kan zânë vend
E t’ kan nisë me bâ kuvend,
Shoq me shoq tue biseduem, 495
Si me i rá, si m’ e rrethuem:
Kush m’ i u avitë, kush me ndêjë m’ pritë:
Cillit shtek me rá me gjâ:
Kah me hikë e kah me rrâ,
Po u pûna me hikë. 500
Cingaret at herë, kan fikë,
E germuq e kamandores,
Kush zabelit e kush rrmores,
Kacaturrat n’dorë shterngue,
Kan nisë vathit me i u afrue, 505
Dalkadalë e me shum droe,
Si t’ ki’ n kênë tue shkelë mbi voe,
Thue po shkojn hapat tue njehë.
Kur, qe, nisin qêjt me lehë,
Nji herë t’ vogel, mandej t’ madhe 510
Posht – perpjetë np’ r ato livadhe.
Sidomos nji qên larosh
N’ derë të vathit lidhë per hû,
Kah ndien gjinden tuj u afrue
T’ â kerleshë, t’ â krepatue, 515
T’ ká nisë idhshem aj me ungrue,
Turr tue marrë e hov tue lshue.
Si lshon qêni naten m’ nieri:
Herë m’ kambë t’ mbrame ngrifu qiri,
Hûnin n’ pezm grise me dhâmë 520
Grisi hekuratnper kâmë:
Tash rri e hidhu edhè perhidhu
Lsho perpara e bje permbrapa,
Ke lidhë qafet fortë me kllapa,
Kllapa hekrit n’ farkë punue 525
Nuk ká sosh si me shpëtue,
Hasmit m’ shpinë aj per m’ i u lshue.
Kqyr shka bâni aj Bec Patani !
Kur avitë âsht vathit t’ berr’ e,
Ulë kacuk permbas nji ferre, 530
Me dhâmë ksulen aj ká kapë
E tue e mbajtë naltë me grykë hapë,
Ndo ‘i vizhvizhe edhè tue ndezë,
Nisë laroshit m’ i u ngerdheshë.
Tue e pá q6eni, zên e tutet, 535
E si kij mbrendë stelit futet,
Kû, strukë m’ ânesh, ndêjë kacuk,
Mâ as nuk lehi, as jashté s’ u duk.
At herë Beci e qaj Stak Breci
Hinë kaleças nen hajat, 540
Kû ken ndie se permbi shtrat,
Shtrue ‘i lkurë viçi e mlue me plaf,
Fjetë dikush rrin e gerhat:
Nji Shkjá plak, i madh sa ‘i trap
Shllungë lshue vetllat permbi sý, 545
Me nji hundë si shpuer ngerthye,
Qitë zdragushë e allti nen krye
Vjerrë fyshekët m’ kaptuell t’ katheders,
Si atà dhâmët e lmashketë t’ kulsheders.
Dy langoj si lshojn m’ kapruell, 550
Kur t’ a marrë pushka kundruell,
Dy currilash tue i shkue gjaku:
Kshtû janë lshue Beci edhé staku
M’ at të mjerin morè Shkjá.
Qi gerhitte pa i a dá 555
E qi as anderr s’ isht’ tue pá,
Se shka at herë ishte tue e gjetë.
Nji herë Beci, ndersá fjetë
Ishte Shkjau, armët i a ká tretë
Edhè hjedhë larg n’ nji kaçubë. 560
Zgjohet plaku, don me brité;
Por stak Breci me nji rubë
Gati i rrin, n’ gojë tue i a qitë,
E s’ e lên, jo, me piskatë.
At herë lidhë plakut të ngratë 565
I a kan duert me brez mbas shpinës
E tue i grahun m’ tundë t’ martinës
E vênë para me u çilë vathin:
N’ fishkullim atý edhè thrrasin
Shokët e vet, e mbasi dashit 570
Hojn kumonen edhè skjapit,
Dhên e dhi kan lshue prej rrashit,
Dá dý tufësh e drejt Sutjeskës
I kan nisun hijes s’ bjeshkës
Neper halë e neper ah; 575
Njâni prij e tjetri grah,
Rrugë mbi rrugë, e shtek pa shtek:
Si ato bishat nper shkorret,
Kur t’ i mârrë i ziu ezgjet.
Mbas sish shkjau shkote tue u dridhë, 580
Me shtupë n’ gojë e me duer lidhë,
Dèr qi kapë ata janë n’ cak
Të Shqypnis me Karadak.
Kur kan ardhë e dalé n’ Shqypni
Edhé berret paten hî 585
Bukur kthelltë permbrenda n’ breshtë
Prej kah Shkjau s’ kisht’ pse me u dreshtë,
Bec Patani, nji sý – xhixhé,
Ká thânë plakut: Halláll, mixhë !
Pse pak sande t’ kem’ tundue, 590
Vathin gjâjet tue t’ shkretnue,
Pa na pasë ti gjak as varrë,
Ne pré mik, ne erzin marrë,
As thye vi, as luejtë kufi,
Veç e pse ti Shkjá ké lé, 595
Edhè bân hije mbi dhé,
Per shka faj kurrkund nuk ké.
Por mos kap mëni me né
Pse kjo nderë mund të gjêjë gjithkend:
Lpýhen lopët, po thonë, me rend… 600
Veç nji punë, po, mbaj n’ mend:
Se mund t’ rrim na me duer m’ i,
Sa her knjazi i Malit t’ Zi,
Toçë me vênë e me raki
E ashtu jerm edhé kllapí 605
Po ngrehë top, po dyndë ushtri
Edhè del e bjen n’ Shqypni
Jo per t’ mârrun dhên e dhi,
Si na mârrë t’ i kemi tý;
Por per t’ shtruemun nji Shqypní. 610
Por per t’ qitë Shqyptarët n’ robni:
Jo, per Zotin, lavdi Zotit !
Se s’ mund t’ ketë n’ mjet nesh faré godit
Dér qi m’ çika na mos’ t’ jesim,
E shosho’ it carâ’ n e voters 615
Vendit mos t’ i a kem’ na shkulun,
Edhè mbyllë deren me ferrë!
Kshtû i ká thânë, e e ká shlirue,
Edhé lânë e ká me shkue.
N’ ato fjalé qe se ‘i djalosh 620
Del prej shkurrjet me nji kosh
Ngarkue m’ shpinë e ‘i spatë vjerrë m’ krah,
Pa pushkë n’ doré pa thikë n’ sylah,
E pa ksulë, qyqari, m’ krye:
Koparanin brrylash shkye, 625
Dy kapakësh n’ parzem shperthye:
Plasë shallvar”rt e mârrë m’ nja’ n i
T’ pa ilik e t’ pa tehri:
Pulpat njeshë tanë gjalma e zhanga,
Shtjerré këputa e shtjerrë opanga: 630
Ujë djersitëe krejt llomitë,
Gervishtë duer e gervishtë ftyrë:
Mos me mujtë të mjerin m’ e kqyrë
Zemra n’ bark per pa t’ u lmeké
Per shka date se kisht’ hjekë. 635
More! i briten Lekët p’ r’ iheri.
Ndore t’ uej! pergjegji i mjeri
Brimet t” Lekvet ka’ u trishtue,
Hutat m’ parzme q’ i a ki’ n vû.
Se ‘i i Mirditas kam qillue, 640
Lé në Mnelë, n’ Bajrak të Spaçit,
Ndêjë me shpi n’ anë t’ Kalivaçit,
Mark Nkollë Gera êmnit m’ quejn,
Zeza e vedit, jo e tje’ rkuej,
Kumari me at Bec Patanin, 645
N’ kje se ndie i a keni zânin:
Qi Ali Qorrin aj pat vrá,
Kur pat dalë ky n’ vá t’ pa vá
Me çue Becin lidhë nder pranga,
Por qi sod i kndohet kenga 650
Ke at ditë m’ hutë i punoi çarku.
Po a thue ti jé, kumarë Marku?
Po i thotë Beci, tue i u afrue:
Kumarës doren ká shterngue,
E ç’ janë falë faqe per faqe, 655
Si âsht zanati nder bajraqe
Të Shqypnis. Mande’ e pëveti:
Po ç’ t’ ká sjellë këtij shkorreti ?
Shka t’ ká hjedhë e prû n’ ket dhé
Me sharrue nder ujq e Shkjé ? 660
Veç rreziku, lum kumara !
Persè sod, me kênë e mara,
Un me u gjetun në Shqypni
M’ okë e m’ copë, e m’ plang e shpi,
Kû m’ la Zoti e t’ Parët e mí. 665
Por shka se rreziku i zí
M’ çoi me u vrá me do shokë t’ mi,
Edhè dola e ràsh n’ Mal t’ Zi,
Kû vendue kjeçë me ‘i zotni
E kû shkue e paçë do mot… 670
Shkue do mot, eh ! ndihmo, Zot !
Por as teper keq, me thânë…
Veç sa mos me mbetë pa ngrânë.
Kur, qe, tash, qi lufta u ndezka,
Vin e m’ kapin rrezga – bjezga, 675
Edhè m’ vênë per mbas urdis,
Per me çue zahire ushtris:
Nata e dita mue me m’ shkue,
Si po m’ shef, me kosh ngarkue.
Miré, po, sende un hikë u kam, 680
Jo pse lodhë e merzitë jam;
Edhè mârrë kam gúr e shkam
E pershkue jam nper kto rrmore
Porsi iriqi neper shkorre,
Veç per t’ ardhë e me u diftue. 685
Si Shqyptarë qi kem’ qillue:
Se jue Shkjau âsht tue u rrethue:
Per mbas beset qi kje vû.
Per të dekun e t’ varrue.
Mark Milani urdhen ká dhânë 690
Qi me ‘i herë ushtrija e tânë
Me u dyndë sande prej Sutjesket;
E tue u shtrimun per rrânzë bjeshket,
Para dritës me ndjehë n’ Nokshiq,
Per me u shti mandej n’ kariq. 695
Prande’, ashtû si m’ duket mue,
Duen Thekë kambët edhè shpejtue,
Punen Krenve m’ u a diftue;
Perse ndryshe, vetë po drue.
Se me shkue puna fort vonë 700
Mund t’ sharrojë kjo ushtrija e jonë.
Kshtû tha Marku. Me shosho’ in
At herë trimat bisedojn,
Edhe dájn qi Marku e Beci,
Zhukë Isufi e njaj Stakë Breci, 705
T’ lêjshin shokët me plaçkë permbrapa.
E t’ u nisshin me t’ mdhej hapa
Per Sutjeskë, e ket dredhi
T’ Komandarit t’ Malit t’ Zi
T’ i a diftojshin me nji herë 710
Ali Pashës e Krenve tjerë.
E pse Marku s’ kishte pushkë:
E pa pushkë, si n’ mal, si n’ fushë,
Sidomos në kohë të luftës,
Punë e vshtirë âsht me shkue rrugës, 715
Kshtû i ep staku njat zdragushë
Me fyshekë e njat patllake.
Qi ‘i herë Shkjaut per nen rradake
I a muer Beci edhe u dha krah
Por qi Staku n’ ferrë s’ i la: 720
Pse, tue u nisun shokët me berre,
Pushkë e allti aj zier prej ferre,
Kû ato Beci ‘i herë i treti,
Edhe i mêrr t’ dyja me veti:
Pushken n’ krah, alltin n’ sylah. 725
Marku at heré hjedhë koshin n’ tokë,
Edhe niset me tjerë shokë,
Neper bjeshkë, me dalë n’ Sutjeskë.
Kur n’ Sutjeské trimat kan mrri
Te Ali pasha fill kan hî 730
E i diftojn si Mark Milani
Ushtris s’ vet êmer aj bâni,
Me u nisë naten per Nokshiq,
per me i shti Shqyptarët n’ kariq,
Rruga e shtiqe tuj u zânë, 735
Tu’ u a shti rrethin âné e m’ ânë.
Ali Pasha m’ kambë âsht çue
Krén e t’ Parë aj ká bashkue
E t’ kan nisë me kuvendue:
Si m’ i a bâ e tek m’ i a bâ, 740
E ne e mbramet edhe kan dá,
Per Nokshiq ata me çá;
Por tue e lânun nji forcade
Treqind vetësh n’ Sutjeskë dér n’ nade,
Me Prêlë Tulin, Komandár: 745
Terri i natës, thonë, âsht trathtár !
Kështû punen dau Parija,
Edhe naten vija – vija
Per Nokshiq u nis ushtrija.

 

Qilaret e gjysherve te mi Nga Natasha Pustina

Me kujtohet, ne femijeri,kur benim gabime , na mbyllnin ne qilar.Ky ishte denimi.

Dalengadale , qilari u be miku yne.

Vlen te theksohet se,qilaret e gjysheve ndryshonin nga njeri tjetri.Kujtimet me te hershme i kam nga gjyshja e babait.

Ne shtepite e vjetra beratase,gjysem nen toke, e gjysem kati siper saj,ndertohej qilari.Ndricimi behej nga dritare te vogla, te vendosur siper tokes.

Zakonisht perdoreshin per te ruajtur produktet ushqimore te konservuara,drute e dimrit,ose orendi te tjera.

Keto qilare,shpesh kishin edhe nje dere qe dilte mbrapa ne kopesht,tek ne ishte ullishte.

Ne nje nga keto ditet ,qe isha e detyruar te rrija ne qilar,hapa deren e mbrapme , me veshtiresi e u ndodha perballe nje lope ,qe nuk di nga kish ardhur,por qe une e shihja per here te pare.U tremba tmerresisht dhe fillova te ulerija :-ujkuuu,ujkuuu.Me ishte mbushur mendja qe ishte ujk dhe aq shume u tromaksa ,sa mbaj mend per ate vere shpetova nga qilari,(nuk i shkonte njeriu ne mend te me fuste aty , me)

Nje vere tjeter ishim ne Paftal,fshat ne rreze te Shpiragut,fshat shkembor por shume i bukur.

Ishte periudhe e vjeljes se rrushit.

Ne femijeve , na hipnin ne kuaj ose mushka brenda ne kosha qe lidheshin te samari i kafsheve.

Vreshtat tona ishin shtreter te ulet ,qe arrinim edhe ne femijet te kepusnim vilet e rrushit.

Kete pune e benim me kenaqsi.

Rrushi i vjele dergohej ne nje qilar ,qe ishte ngjitur me dhomen ku jetonim ,sepse nje te tille kishim.Aty gjyshja mblidhte gjithe niper e mbesa ,qe veronin bashke me te.

E kisha fjalen tek rrushi,te cilin kishim mesuar ta ndanim sipas llojit ( i kuq ose i bardhe), e futnim ne disa kade dhe fillonim ta shtypnim.Ne femijet ishim shume te pershtatshem per kete pune.Aty per rreth ishin vendosur fucite e fermentimit dhe kazani i distilimit te rakise dhe gjithe damixhanet, per raki dhe vere.

Nga rrushi me kokra me te zgjedhura dhe me te embla,gjyshja bente rrecel dhe pekmes.

Ne qilar vendoseshin edhe frutat dimerore , si molle,ftonj,dardha,gorrica,arra e bajame.

Te gjitha keto operacione pune i drejtonte gjyshja ime, e ndihmuar nga nusja e xhaxhait dhe ndonje mikeshe e saj.

Aty ne nje qoshe te qilarit flinte edhe Spirua, nje kushuri i yne,pak me i larget , i cili mezi fliste dhe ne e kishim frike .

Atij i ishte mbushur mendja te martohej dhe ne nje arke te mbyllur me kyc, ne te cilen ruante me fanatizem disa gjera per tia dhene nuses se ardheshme.

Nje here,une me njerin nga djemte e xhaxhait,qe ishim me kurioze,arritem ti merrnim celsin e arkes, dhe kur ai nuk ishte ne shtepi e hapem.

Atje ishte nje dyqan i tere me copa fustanesh,disa bizhuteri te lira,bojra te ndryshme,fruta te mira dhe arra e bajame te qeruara.E c nuk kishte aty.Mbushem duart me arra e bajame dhe mbyllem arken.Sado u munduam te mos linim gjurme , Spirua e kuptoi dhe denimin e morem nga gjyshja, e cila na nderpreu per disa nete me rradhe, historite rreth zjarrit.

Cdo darke na tregonte histori te bukura nga librat qe lexonte,sepse edhe me shume pune e miq, gjyshja jone gjente kohe te lexonte per vete dhe na tregonte edhe ne.

Qilaret e gjysherve nga nena ishin me hije rende.

Raftet ku ishin sistemuar produktet ngriheshin deri lart ne tavan,aty ishte edhe nje tavoline e vogel e nje karrike.

Nje here kisha thyer nje gote te nje servisi,e ime me me kishte mbyllur ne qilar.Atje fillova te cfletoja disa fletore llogarish qe nuk me terhoqen vemendje,pastaj ishin disa letra dhe kartolina me pulla te vendeve te huaja,mbaj mend disa turke, greke dhe amerikane.

Gjyshi im ishte koleksionues i tyre dhe mbi tavoline kishte gjithfare revistash ne gjuhe te huaj ,sidomos greke dhe amerikane(ai kish emigruar 9 vjet ne Amerike).

Gjeja qe me terhiqte vemendjen ishin revistat e ilustruara, i cfletoja dhe nuk e ndjeja qe koha kalonte aty ne qilar.

Perseri u ndesha me qilarin e gjysherve kur isha ne klasen e 5 dhe te gjashte.

Qilari ishte perseri gjysem nentoke por i sistemuar me ndryshe;
Bashke me gjysherit , jetonte edhe nje tezja ime,ose me mire ,ne jetonim tek ajo.

Ne qilar , vendin kryesor e zinte garderoba dhe kupucet e saj qe nuk perdoreshin,ose kishin dale jashte mode.Une provoja aty te gjitha gjerat dhe argetohesha me to.
Perseri aty shiheshin revistat dhe gazetat qe kish koleksionuar gjyshi.

Afer shtepise sone ishte kinema Republika dhe nje shites geshtenjash ,qe ishte gjithmone ne krize per letrat e kausheve.Une dhe Marta,qe ishim shoqe e nuk na ndante gje,disa here u vume ne ngasje,donim te shkonim ne kinema,si tani kujtoj,filmin Doni i qete ,me dy seri dhe nje tjeter ,qe nuk me kujtohet, por nuk kishim leke,atehere biseduam me shitsin e geshtenjave ,sa leter i duhej per biletat dhe nga nje kaush geshtenja te pjekura.

Natyrisht burimi ishte tura e gazetave te gjyshit.

Kete nuk e zgjatem shume sepse ishim aq te rritura sa te kuptonim se mund te benim dem.

Qilari me ka ndjekur edhe me e rritur, kur ndihmoja babane tim te bente vere te kuqe me rrush aromatik, te zgjedhur,dhe fruta te thata,kumbulla,fiq,rrush dhe te hapnim kosheret e bleteve.Im ate ishte agronom dhe kishim rreth shtepise nje kopesht me te gjitha llojet e frutave.

Nuk e di ç’ishte kjo qe shkrova keto kujtime!

Në Formën Politike – Esé nga Mustafa Xhepa

 

U mblodhëm tek klasa me diell në katin e parë. Shkollë me emër të mirë në qytet, historike, ndër të parat, mbante emrin e një poeti që çensura e kishte pranuar si rilindas. Nëpër hollet e saj citatet e Hoxhës zbukuronin muret. Asgjë nga poeti. Por nuk e kishte harruar klasa punëtore, pararoja e shoqërisë. “Kllasa”, e thërriste Hoxha. Ajo nën zë këndonte vargjet e poetit, bile i kishte shtuar edhe një varg. Rimonin.

“Naim Bej të ishe vetë, ta provoje turnin e tretë”.

Pra, në klasës plotë drtë, me ngrohje natyrale, sepse shkolla, ndonëse e kthyer në qendër turistike, ku herë pas here sillnin miq të partisë nga bota kapitaliste për të parë, pse jo dhe të mësonin prej saj, nuk kishte sistem ngrohje. Sobat llamarine me tubë të gjatë për të përcjellë sa më shumë nxehtësi, ndizeshin vetëm kur sigurohej sasia e mjaftueshme druri. Jeta si në rrethim i kishte kalitur edhe nxënësit minorenë.

Zunë vend mësuesit. Në bankën e parë sekretari i partisë, gjithnjë fytyrë ngrysur. I shkurtër, i fortë, ndjehej i kënaqur kur të shtrëngonte dorën, si darë. Për të thuhej se ishte përjashtim i fisit tij. Ishte i paspjegueshëm zelli partiak i Dervishhasanit. Familje e mesme elbsanase, me pasuri e mirëqenie ndër shekuj, por ja që Dervishi kishte dalë jashtë rreshtit, ishte indoktrinuar nga Hoxha.

Radha ime. Duhej të kisha konspektuar një pjesë nga vepra e fundit e Hoxhës. Do të merrnim formë nga njeriu pa formë. Hoxha nuk kishte dhënë as edhe një provim, kur kishte qenë student. Jo ngaqë e kishin penguar të vazhdonte studimet, përkundrazi Mbreti i kishte akorduar bursë. Eh Mbreti, ta dinte se kujt po i paguante shkollën! Hoxha nuk la intelektual të mbretërisë pa vrarë e burgosur. Kur mbaroi punë me ta, iu lëshua fshatarëve që kishin shprehur simpati për Mretin dhe i degdisi në kampet e shfarosjes. Bëri gjithçka të vriste edhe vetë Mbretin, urdhërin e mori nga Stalini, babai i tij shpirtëror. Në një tubim në Nju Jork disa bashkëluftëtarë të Mbretit ishin të revoltuar me nipin.

“Nuk mori një nga vajzat tona”! Thoshte djali i nje luftëtari.

“Epo ç’e donte, ato u rritën kanaleve, të persekutuara”. U përgjigj ai që i rrinte pranë.

“Ka menduar për pajtimin kombëtar, fillon me krevatin”. Vazhdoi, po ai, me shpoti.

Veprat e Hoxhës. Haluçinacionet e një të marri, i hidhnin në letër një taborr kalemxhinjsh. Pastaj ato shpërndaheshin me detyrim. Mësuesve ia mbanin paratë nga rroga.

“T’i konspektoni dhe diskutoni në format politike”, kishte urdhëruar Hoxha.

“Flet frengjishte të kulluar”. Përhapnin fjalë dervishët e partisë.

Disa dervishë më të kualifikuar që punonin tek Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, shkonin edhe më tej.

“Udhëheqësi i mahnit francezët kur flet me ta. Frengjishtja e tij tingëllon më e bukur se e vetë francezëve”.

Berti, Albert Doja, miku im i vjetër i fakultetit, njëri nga të pakët miq që flisnim hapur, student shumë i mirë i gjuhës franceze, kur e dëgjoi fjalimin e Hoxhës tek piramida, më foli me neveri për të.

“Të vjen krupë të dëgjosh atë në frengjisht”, tha Berti.

Zura vend tek tavolina mbi pod. Hapa Gazetën Mësuesi. Dervishi vështroi me sy të picërruar. Dyshoi. Unë nuk kisha fletore konspekti, as edhe vepër të Hoxhës me vete. Sapo kishte filluar viti i ri shkollor. Më kishin ndaluar të vazhdoja studimet e larta, por jo të jepja mësim. Kur kishin nevojë i thyenin rregullat që kishin vendosur. Nuk kishin ndryshuar, ishin bërë vetëm më të sofistikuar. Kështu kishin vepruar edhe kur erdhën në pushtet. Mburreshin – me grykën e pushkës. I kishin mbajtur në punë njerëzit që kishin studiuar në universitetet më të mira të Evropës, por vetëm për pak, sepse kur përgatitën brezin e antinjerëzve, i flakën rrugëve, i burgosën, i vranë. Një kushuririn e afërt të nënës sime, inxhinier Selim Zymën e pushkatuan. Pastaj shkuan t’i komunikojnë pafajsinë gruas tij. Gruaja austriake nuk i pranoi as tek dera e barangës, ku e kishin izoluar.

“Ndryshe nga herët e tjera”, fillova unë, “sot do të lexoj një artikull të plotë të Gazetës Mësuesi”.

Dervishi u vrenjt. Disa kolegë ulën kokën, i shmangeshin shikimit tim. Gjendje jo e zakontë u krijua. Unë isha privuar nga e drejta e studimit dhe ajo nënkuptonte, i papërshtatshëm për shkollën me emër të mirë.

“Artikulli trajton gjendjen e rëndë të klasës punëtore në angli”, vazhdova unë, “në veçanti trajton privimin që u bëhet fëmijëve të klasës punëtore. Ato nuk lejohen të vazhdojnë studimet e larta që të mos rrezikojnë pushtetin e borgjezisë”.

Heshtje varri ra në klasë. Dervishi shtrëngonte nofullat. Fillova të lexoj artikullin, ngadalë, aty-këtu me ton. Pa mbaruar mirë, Dervishi u ngrit, u afrua tek pudiumi, duke u drejtuar nga mësuesit tha.

“Mendoj se nuk ka vend ta diskutojmë artikullin, kërkoj nga ju të vazhdojmë javën tjetër me konspektim, siç e kemi krijuar traditën”.

Në korridor mësuesit më shmangeshin, të parët ato me biografi si e imja. Vetëm njëzet e katër orë kaluan, kur Dervishi thirri me urgjencë kolektivin. Në të njejtën klasë.

“Komiteti i Partisë ka kërkuar që dikush nga ne të shërbejë ne Valësh të Gjinarit. Unë Kam menduar të dërgojmë Xhepën. Keni kundërshtim”? Heshtje.

Shollzenicini tek Arkipelagu Gulag shkruan

“… gjatë periudhave të goditjeve masive,…  njerëzit nuk duhej të rrinin ulur ne dhomë të zverdhur dhe të dridheshin me tmerr nga çdo trokitje dere poshtë tyre apo çdo hapi në shkallë, por duke e ditur se nuk u kishte mbetur gjë për të humbur, me guxim duhej të mbroheshin duke zënë pritë të gjithë sëbashku tek hyrja e katit parë…”.

Atë pasditë, pranë kthesës së klubit Dinamo, vajza me biçikletë, nxënësja ime, më e mira e gjuhës angleze, ndaloi në trotuar. Dy lotë u formuan në sytë e saj të bukur që nuk i la të bien. Metaforë mirënjohje.

 

Më 10 nëntor 2016 u nda nga jeta Leonard Cohen, këngëtar, kompozitor dhe poet i shquar kanadez

VOAL – Një këngëtar, por edhe një autor këngësh dhe poet i shquar kanadez Leonard Cohen ka lindur në Montreal, Quebec, më 21 shtator 1934.

Pas përfundimit të studimeve ai u transferua në Nju Jork. Ai pastaj u zhvendos në Greqi dhe në fillim të viteve 60 botoi dy romane, “The Favorite Game” (1963) dhe “Losers Beautiful (1966). Vazhdon të shtëtisë botën: kalon disa vjet në një manastir budistik kalifornian duke marrë emrin Jikan, që do të thotë “i heshtur”; ai jeton në Kubë gjatë periudhës së revolucionit; pastaj kthehet në Nju Jork.

Në librin e tij të poezive “The Parasites of Heaven”, “Parazitët e Qiellit” shfaqen disa tekste (duke përfshirë “Suzanne”) që më vonë do të bëhen këngë. Vetëm në vitin 1966 falë këngës së tij “Suzanne” fillon të njohë suksesin në një nivel muzikor.

Falë inkurajimit të këngëtarit dhe kompozitorit të tij, Judy Collins, ai vendosi të publikojë albumin e parë. Është viti 1968 dhe albumi thjesht quhet “Këngët e Leonard Cohen”: albumi menjëherë pati një sukses të mirë.

Veprat e mëposhtme janë “Songs from a Room” (1969), “Songs of love and hate” (1971) e “Live songs” (live), respektivisht “Këngët nga një dhomë” (1969), “Këngët e dashurisë dhe urrejtjes” (1971) dhe “Këngët live” (live). Pastaj ai hyn në një periudhë krize personale nga e cila del pak vite më vonë me botimin e “New skin for the old ceremony”,  “Lëkura e Re për Ceremoninë e Vjetër” (1974).

Në fund të viteve 80 ai jeton në Kaliforni, në Los Anxhelos. Pas apokaliptikës “The Future”, “E ardhmja” (1992) Cohen vendos të tërhiqet përsëri në një manastir budist në Kaliforni; ai kaloi një periudhë të meditimit dhe u kujdes për të moshuarin maestro Roshi, nga viti 1993 deri në vitin 1999.

Pas gati dhjetë vjet heshtje kompania e tij muzkore publikon “Cohen live” disqe (1994) dhe “Field Commander Cohen” , “Fusha e Komandant Cohen” (2000, regjistrimet e koncerteve të 1978), dhe “More Greatest Hits” , “Më shumë hite të mëdha” (1997).

Pas vitit 2000 ai kthehet për të punuar me bashkëpunëtorin e tij të vjetër Sharon Robinson dhe publikon në moshën 67 vjeç albumin “Ten New Songs” (2001).

Ndër pjesët më të famshme nga Cohen përfshijnë: “The famous blue Raincoat”, “Mushamaja e famshme blu”, “The Partizan”, “So long Marianne” – “Për sa kohë Marianne”, “Chelsea Hotel # 2”, “Sisters of Mercy” – “Motrat e Mëshirës”, “Hallelujah” (bërë edhe më i famshëm nga mbulesat e shumëfishta, dhe në veçanti atë të Jeff Buckley) dhe “Bird on a Wire”.

Dikush e ka përcaktuar zërin e ngrohtë dhe të pagabueshëm të Leonard Cohen si zërin e një brsiku rroje të ndryshkur. Cohen është autor i teksteve prekëse dhe aranzhues eklektik. Për disa, ai madje ka revolucionuar figurën e këngëtarit-kompozitorit që po i afrohet poetit.

Që nga vitet ’60 ai punoi si kompozitor për filma dhe industri televizive: bashkëpunimi i tij më i rëndësishëm ishte “Natural Born Killers” (Vrasës të lindur natyralë, 1994), për regjisorin Oliver Stone.

Leonard Cohen përpara lidhjes me aktoren e njohur Rebecca De Mornay, ka pasur nga artistja Suzanne Elrod, djalin Adam në vitin 1972, i cili pasoi hapat profesionale të babait të tij duke u bërë një këngëtar dhe Lorca, i lindur në vitin 1974, i quajtur kështu nga dashuria për poetin Federico Garcia Lorca.

Ai vdiq në moshën 82 vjeç në Los Anxhelos më 10 nëntor 2016.

Më 10 nëntor 1483 lindi Martin Luther, poet dhe reformator i madh fetar

Martin Luther (shqipërimi: Martin Luteri) lindi në qytetin Aisleben të Gjermanisë më 10 nëntor 1483. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Më vonë studioi Filozofi në Erfurt. Për Teologji nuk kishte ndonjë prirje të thellë. Në vitin 1507 u bë prift. Ne vitin 1512 u bë doktor i Teologjisë dhe pedagog i interpretimit të Dhiates së Re në Vitemberg.

Është e tepërt të thuhet që Luteri i përkiste Kishes së Romës. Qysh me 1054, kur Kisha e Vetme e Krishtit u nda në Lindore dhe Perëndimore, u krijua një hendek i madh midis tyre, për shkak të pikëpamjeve egoiste dhe absolutiste të krerëve kishtarë të Romës së Vjetër. Këto veprime të pahijshme, mashtrime dhe abuzime, Luteri donte t’i shpallte në popull dhe t’i dënonte. Indinjata e tij arriti kulmin nga novacioni i çuditshëm i Papa Leonit X. Ky i fundit, duke qenë shumë i dashuruar pas parasë, mendohej se si të grumbullonte sa me shumë. Ai filloi të botojë Letra Faljeje, me të cilat “falte” mëkatet e të gjallëve dhe të të vdekurve. Ai thoshte se këtë pushtet e kishte ngaqe ishte misionar i Krishtit në tokë dhe pasardhës i apostull Pjetrit. Thoshte që paratë e grumbulluara shkonin për ushtritë e Kryqëzatave që

luftonin për çlirimin e Vendeve të Shenjta, por në fakt, për plaçkitjen e thesareve të Kishes Ortodokse të Lindjes. Shpallte me siguri se, ai që jepte para për shpenzimet e një ushtari për një vit, ka të drejtë të mëkatojë për pesë vjet. Thoshte gjithashtu se mëkatet falen më lehtë kur i interesuar kryen një meshë. Pra, kur çdo njeri kryen meshë, merret me mend se çfarë sasie e madhe parash gjendej ne Arkat e shumta te Vatikanit.

Këto letra faljeje iu jepeshin predikuesve të cilët mblidhnin paratë. Luteri, duke qenë predikues, dhe duke parë që po i shpetonte nga dora kjo pune fitimprurëse, filloi të predikonte kundër këtyre letrave dhe pushtetit të Papës.

Fjalet e tij të rënda kundër Papës, dëshmojnë jo vetem për fanatizmin e tij për edhe për urrejtjen e pashuar kundër Papës. Luteri thoshte se Papizmi u krijua në Romë nga Djalli. Djalli e tërhoqi Papën nga gryka e pafund të Ferrit. E pikturoi Papën e shkretë herë me kokë gomari, herë hipur mbi një dose. Ai thoshte: “Unë, sa të jem gjallë, nuk do të pushoj së predikuari kundër Papës dhe Turqëve”. Ne librin e tij “Kunder Papizmit” ai shkruante: “Hajde këtu, papagomar, me veshët e gjata dhe me gojen e mallkuar për rrenat e tua”. E quan “prijës të të ligjve, derr të djallit, bashkepunëtor të tij dhe Antikrisht”. Para se të vdiste, me doren gjysem të paralizuar, shkruajti ne murrin e shtepisë: “Për ty papë i gjallë isha murtajë, i vdekur do të bëhem vdekja jote”. Ky mllef i tij kundër Papës, bile edhe ne çastet e fundit të jetës së tij, tregon se në ç’gjendje të çrregullt shpirtërore ndodhej, sa mosbesim tregonte kundër kishës dhe përfaqesuesve të padenjë, ndoshta, të saj.

Praktikisht kishte edhe më përpara disa figura të shquara të teologjisë krishtere, të filozofisë dhe të rilindjes evropiane të cilët me një mënyrë ose tjetrën i kishin shfaqur protestat e tyre kundër dogmatizmit katolik të asaj kohe, por ishte vetëm Martin Luteri ai i cili me anë të 95 tezave të tij të famshme doktrinalisht po jepte përgjigje për të gjitha devijimet e krishterimit mesjetar. Martin Luteri pasi i vendosi këto teza në kishën e qytetit të Vitenbergut, atëherë la porosinë se do të kthehej pas tri ditësh që do t’i mbronte publikisht këto teza. Tri ditët ishin simbolikë biblike, dhe kishte kuptimin e ditëve të ringjalljes së Krishtit, me këtë anologjia ishte në ringjalljen e kishës së vërtetë krishtere në parimet ungjillore dhe në parimet e kishës së hershme krishtere, para se ajo të romanizohej (katolocizmi) ose të helenizohej (ortodoksizmi).

Kur teologu papist ECK i denoi reformat e Luterit dhe pastaj akuzoi Ortodoksët si heretikë ngaqë nuk i njohin parësinë Papës, Luteri, në një konferencë publike në Lajpcig, tha: “Do të dëshiroja t’i lutesha doktor ECK që të flasë me respekt më të madh për kaq mijëra dëshmorë që ka kisha Ortodokse, e cila ekziston dhe do të ekzistojë …. Është turp dhe padrejtësi që të hedhim poshtë një kishë me kaq shenjtorë të cilët jetuan në gjirin e Kishës Orthdodhokse për 14 shekuj, dhe tani duam t’i debojmë ata që mbreterojnë në qiell. Kisha Ortodokse e Lindjes ekziston para se të ekzistojë Kisha Romake”. Dhe e mbyll ketë pohim të drejtë: “Jam plotësisht i bindur se as Papa i Romës dhe lajkat e tij nuk do të mundin ndonjeherë të përjashtojnë nga qielli numrim e madh të shenjtorëve të cilët asnjëherë nuk iu nënshtruan forcës së Kishës Romake”. Por, këtu ishte gjëja tragjike e Luterit. Ndërsa e njihte Kishën Ortodokse si Ëma e gjithë Kishave, nuk mundi të pranojë doktrinën e saj, për shkak të egoizmit të vet. Përfundimisht, pasi krijoi kishë të tij e luftoi Ortodoksinë dhe vetë përfundoi në kaos së bashku me pasuesit e tij. Kështu ai dështoi të dalë një reformator i madh i Evropës, që do ta pastronte Kishen nga kalbesira e atehershme papiste dhe do ta rikthente në livadhet e fresketa të Kishës së Parë dhe të Lashtë.

I pari që i pa me neveri dhe skepticizëm frytet e përpjekjeve të tij reformiste ishte vetë Luteri. Ai e pa që njerëzit po bëheshin dita ditës me të keqinj. Besimi i tyre ndaj ligjit ungjillor po tronditej. Ata jepeshin pas qejfeve, vjedhjeve, shfrytezimit sepse ata besonin se nuk përgjigjeshin për veprat e tyre. Kudo trumbetohej se mjafton vetëm besimi për shpëtim, sepse kështu i kishte mesuar kryetari i tyre. Ja se si e pershkruan situaten e atehershme një bashkokohës dhe mik i Luterit: “Gjermania e asaj kohe ishte zhytur në grykësi të papërshkruar, në alkoolizëm, në rendje pas parasë dhe qejfeve, dhe se besimtarët e Luterit nuk u kushtonin asnjë rëndësi ligjeve të ungjillit”. Ndërsa miku i tij i ngushtë, Melangtoni, shkruante: “Shikojeni këtë shoqëri ungjillore! Sa batakçinj dhe pijanecë dhe kumarxhinj, sa të shthurrur dhe vulgarë! Studiojini doket familjare. A janë më të pastra nga jeta e paganëve? Dhe përfundon: Më shumë se edhe ujërat e lumit Elba do të ishin lotët që do të derdheshin për të keqën që solli Reforma.

Luteri tashmë e kishte kuptuar qartë që për shkakun e tij ky popull gjendej në një mjerim të tillë moral; e kuptonte se kishin të drejtë ata njerëz që e akuzonin se formoi një brez njerëzish arrogantë, anarshistë dhe brutalë. Sa herë që ai guxonte të keshillonte idhtarët e tij, ata i përgjigjeshin: “Ti nuk na mësove se njeriu është i pazot për të bërë vetë të mirën dhe të justifikohet para Perendisë? Kur i permendnin skandale të tjera, ai i dëshpëruar dhe me nje ironi të hidhur therriste: “Rroftë kurvëria e fshehtë, gratë e gjermanëve janë dosa të paturpshme”. Qyteti i Vitembergut ku u zhvilluan këto reforema të çakërdisura, ishin bërë Sodoma dhe Gomorra. Ndërsa banorët e tij në “kafshe mosmirenjohëse, vjedhës, hajdutë dhe fajdexhinj”.

Këto rezultate e mbanin Luterin në tension të vashdueshem dhe melankoli dhe shpeshherë pushtohej nga një zemerim i papermbajtur. Ai parashikonte se do të ndodhnin përçarje të mëdha tek idhtarët e tij. Mikut të tij Melangton i thoshte: “Sa e sa mësues të ndryshëm do të paraqesë shekulli i ardhshëm. Konfuzioni do të arrijë kulmin. Asnjë nuk do të dojë t’i nënshtrohet mendimit dhe pushtetit të tjetrit. Secili do ta prezantojë veten si mesuesin e vetem”. Dhe ky parashikim u realizua shumë shpejt. Madje që kur ishte gjallë nxënës dhe ishidhtarë të tij e mohuan, e shpallen si të gënjyer dhe e besuan veten e tyre si mesues të pagabueshëm të së vërtetës.Nje ishidhtar i tij, Thomas Myshter, griti krye dhe plasi lufta civile. Luteri i zemeruar dhe i tronditur urdheroi idhtarët e tij: “Godisni, vrisni, therrni, fshehtas apo hapur, pa harruar asnjeherë se asgjë nuk është kaq helmues, i dëmshëm dhe djallëzor se sa revolucionari. Është njësoj si ai që vret një qen të tërbuar, po te mos e godasesh, do të të godasë ai i pari dhe bashkë me ty gjithë token rreth e rrotull”.

Mbas gjithe këtyre ai e humbi qetesinë shpirtërore dhe frikën e Perendisë. Ai nuk qetësohej nga shoqëria e askujt, as të bashkëshortes, as të miqve të tij apo idhtarëve të tij të ngushtë. Të gjithëve, katolikëve dhe ishidhtarëve të tij ai u versulej me fjalë banale.

Gjatë natës së 17 dhe 18 shkurtit të vitit 1546 pati një hemiplegji akute dhe bllokim të mushkërive. Mjekët nuk kishin mundësi për të bërë asgjë. Në orën tre pas mesnate ai ia dorëzoi shpirtin Gjykuesit të Drejtë duke thënë këto fjale: “Perendia aq shumë e deshi botën, sa dha Birin e Tij të Vetëm që kushdo që beson në Te të mos humbasë por të ketë jetën e përjetshme”.

Kjo ishte shkurtimisht jeta e trazuar e themeluesit të Reformës së shekullit XVI, Martin Luterit. Ai fatkeqësisht luftoi me shumë vetëbesim, prandaj dhe bëri gjithë ato gabime. Ai e ndjeu vetën e tij të shkeputur nga Kisha dhe me frikë pyeste veten: “Zemra po më dridhet dhe pyes veten: Vetem ti ke të drejtë dhe gjithë të tjerët gabohen? Edhe sikur të kesh çuar drejt dënimit kaq shpirtra?”Ai i tronditur përpiqej të bindte veten se kishte të drejtë. Përfundimisht ai kishte të drejtë dhe u bë kryetari i miliona njerëzve sot që kanë doktrinën e njejtë me të.

Kureshtje nga jeta e Luterit

Tomus secundus omnium operum, 1562

  • Një ndodhi, me 2 korrik 1505, e detyroi të ndjekë me çdo mënyre stadin teologjik dhe priftëror. Çfarë i ndodhi? Një ditë qielli u nxi nga retë, rrufe ndriçonin në horizont dhe shkaktonin tronditje dhe frikë. Luteri, duke qenë jashtë shtëpisë, ra për tokë nga frika dhe duke kujtuar se ishte zemëruar Perendia kundër tij, thirri në ndihmë Shën Anen, mbrojtësen e të jatit dhe gjithë minatorëve, duke thenë: “Më ndihmo Shën Ana dhe unë të premtoj se do të bëhem murg”.Megjithëse nuk pësoi gjë nga rrufetë, e ndjeu veten të angazhuar për premtimin e dhenë. Për më tepër, sjellja e egër deri në rrahjen e së ëmes pa ndonje arsye, e detyruan të mbyllet në legjionin e Augustianëve në moshen 22 vjeçare.
  • Martin Luteri shqetësohej për shpëtimin e vet dhe përpiqej të thellohej në kuptimin e drejtësisë së Perendisë, ku sipas Palit thuhet: Me anë të Krishtit zbulohet drejtësia e Perendisë prej besimit në besim, sikundër është shkruar që i drejti do të rrojë me anë të besimit”.
  • Në fillim fjalën “drejtësi” e interpretonte si denim dhe hakmarrje të Perendisë ndaj njeriut. Kështu, gradualisht, iu formua brenda një ndërgjegjje e trembur dhe frikësuar, ndërgjegje e cila po e kontrollonte edhe për mëkate imagjinare. Mendime dyshimi, mosnënshtrimi apo imoraliteti, po i shkaktonin tronditje dhe i krijonin bindjen se ishte i denuar.
  • Ferrin e konsideronte gjithnjë para tij, gati për ta përpirë. Ai thoshte: “Unë pendohesha, por dëshpërimi nuk më linte”. Me dashje ia imponoi vetes më tepër ushtrime nga sa parashikonte legjioni i tij, kreshmonte jashtë mase, rrëfehej shumë herë në ditë për faje të imagjinatës së vet. Por, nuk ndiente ndonjë paqe shpirtërore, as besonte se mund ta kënaqte Perendinë. Me degjimin e emrit të Krishtit, atë e pushtonte frika, sepse e konsideronte Perendinë të zemëruar kunder tij dhe e quante “armik të njerezve”, “mundues”, që acarohet lehtë për mëkatet me të vogla dhe që dënon mekatarin edhe për gjëne më të vogël. Ky panik po ia trondiste sistemin nervor. Dalëngadalë, besonte se veprat, sado të mira që të jenë, nuk kanë asnjë vlerë, sepse shpëtimi është vepër ekskluzive e Perendisë, i Cili shpëton apo denon çdo njeri, pa mundur ky i fundit të reagojë. Kështu Luteri arriti tek Destinacioni Absolut, sipas të cilit merr fund vullneti i njeriut dhe vetëm Perendia vendos se cilët do të shkojnë në Parajsë dhe cilët në Ferr. Luteri kishte ankth për veten e tij se në cilin grup bënte pjesë.Kjo gjendje e mundoi derisa tashmë, pedagog në Universitetin e Vitembergut, kuptoi se fjala “drejtësi” shpreh veprimin shpëtimtar dhe filantrop të Perendisë. Shprehja “I Drejti do të rrojë me anë të besimit”, e mbushi me optimizëm. Qysh atëherë iu konsolidua ideja se mjafton vetem besimi që të shpetojë njeriu, sepse, ç’ndihmë mund të japin veprat e tij modeste?
  • Në periudhen e mëparshme M.Luteri e shihte Perendinë si dënues dhe hakmarrës, tani e sheh atë shumë të mirë, që nuk dënon dhe nuk hakmerret. Pra, mbivlerësonte dashurinë e Perendisë dhe hidhte komplet poshtë drejtesinË e Tij. Pra ai ndjeu se u çlirua nga dyshimet e frikshme për shpëtimin e tij, se u ndriçua nga dashuria hyjnore dhe iu zhduk pesha e mëkateve që po e shtypte pa mëshirë. Në vitin 1517 shkruante: ” Njeriu është i pazot të shpëtojë veten e tij qoftë edhe nga mëkati më i vogel. Për të vepron vetëm Perendia sepse njeriu pas rënies në mëkat, ka humbur krejtësisht forcën dhe vullnetin për të bërë ndonjë gjë të mirë për shpëtimin e vet”.
  • Martin Luterit dyshimet nuk i kishin mbaruar. Besonte që Shkrimi i Shenjtë është frymësim hyjnor në tërësi, por jo në pjesë të veçanta të tij. Psh, Letrat e Pjetrit dhe Jakovit, meqenëse rekomandojnë krahas besimit, edhe veprat e mira, Luteri nuk i quante të rëndësishme. Jakovi kur thotë: ” Feja që nuk të çon tek vepra është e kotë”, po i shkatërronte Luterit gjithë doktrinën e tij rreth besimit, si mjet i vetëm për shpëtimin. Prandaj e cilesonte letrën “prej kashte”. Apokalipsin e kundërshtonte gjithashtu sepse thotë të njejtën gjë. “Lum ata që do të kryejnë porositë e Perendisë, se do të jetë pushteti i tyre mbi pemën e jetës” (Apokalipsi 22:14), i shkaktonte trazirë. Miku i tij, Melangtoni, thoshte se Luteri nuk mundi kurrë gjatë gjithë jetës së tij, të çlirohej nga ankthi i tmerrshëm që e kishte pushtuar.
  • Në jetën e vet familjare kishte gëzime dhe hidhërime. Herë e levdonte dhe herë e nënvleftësonte martesën. Kundërshtonte angazhimet që ligji i Ungjillit i imponon jetës bashkëshortore. Thoshte: “Me të drejtë burrat i lenë grate e tyre dhe shkojne me vajza te reja”. Ai vetë u bë me gjashtë (6) femijë. Para se të lindte femija i parë, me 26 maj 1526, ai i shkruante një mikut të vet: “Do të lindë një fëmijë nga një murg dhe një murgeshë”.
  • Meqenëse Luteri ndoqi vetë pa dashur rrugën e priftit, luftoi për heqjen e mosmartesës së klerit, për të arritur bashkimin me një femer. Ai nuk guxoi të martohej hapur. Parapelqeu të ngrihej kundër normave të Kishes, duke tërhequr një numër të madh besimtarësh të pakënaqur. Ai predikonte se Murgjëria nuk është sipas vullnetit të Perendisë. Vetë kishte vendosur të flakte tej rrobën fetare, të urryer për të. Predikimet kunder Murgjërisë gjeten shumë idhtarë. Kështu Manastiret boshatiseshin njeri pas tjetrit. Tetë murgesha u kthyen në shtëpitë e tyre por ata nuk i pranuan. Kështu kërkuan ndihmën e Luterit i cili i mori në Manastirin e vet. Kontakti i tij me murgeshat e influencoi tëresisht. Në vitin 1524 i dëboi duke mbajtur vetem njëren, Katerina Boren. Mbylli manastirin, ia dha çelsat komandantit civil tç qytetit dhe veshi rroba civile. Tashmë ai filloi të fliste hapur për martesë. Të gjitha këto i shkaktuan komente negative dhe shumë ironi. Si përgjigje ai u thoshte njerezve: “Do ta bëj martesen dhe do të bëj të qeshë gjithe bota”. Dhe vertet, me 11 qershor 1525, në moshën 42 vjeçare u martua me Katerinën; dhe këtë e beri siç thoshte, “për inat të djallit”.
  • Qe atehëre nuk heshti së vuajturi nga ndërgjegja për këtë paligjshmëri dhe nga skandali publik. Predikimet e tij kishin përmbajtje aq paradoksale sa thoshte: “Behu mëkatar dhe bëj shumë mekate, por besoi sa më shumë Krishtit dhe do të shijosh paqen brenda Tij”. Gjithashtu thoshte që vetem mekatarët i fal Perendia. Ata që përpiqen për të mbetur të paster do të bien në fodullëk. Aq shumë i kishte rënë prestigji si njeri i arsyeshem ndasj shoqerisë, sa thoshte: “Me kete martesë e ndiej se kam renë poshtë, jam berë rezil”.
  • Martin Luteri duke dashur të justifikojë para njerëzve absurditetet e veta ai mohoi lirinë vullnetit. Kështu thoshte se veprimet e njerëzve janë të programuara nga Perendia. Pra, Perendia, sipas pikëpamjese së tij të sëmurë, përgjigjej për rëniet e mëdha, dhe jo ai sepse nuk kishte liri vullneti. “Vetëm Perendia, thoshte ai, ka liri vullneti dhe askush tjetër. Njeriu i ngjan kafshës”. Kushdo që t’i hipi sipër, Perendia ose Djalli, e çojnë ku të duan, pa mundur kafsha (njeriu) të kundershtojë. Natyrisht që kjo bie në kundershtim me Shkrimin e Shenjtë. Ai shkel edhe logjikën elementare dhe e paraqet Perendinë si tiran të ashper që disa i zhyt në errësirë, pa u përgjijgur për veprimet e veta, dhe disa i merr në Parajsë, pa bërë ndonjë gjë me vlerë. Aq shumë ishte gënjyer Luteri sa e konsideronte veten e tij si interpretuesin më të aftë të Shkrimeve. Ai krijoi bindjen se kuptimin më të thellë e të brendshëm të Shkrimeve, as Sinodet dhe as Eterit e Shenjtë nuk munden dot ta perceptojnë. Për veten e tij thoshte “se kishte marre direkt Frymën e Shenjtë për të përcaktuar dhe mësuar kuptimet e vërteta të Shkrimeve”.
  • Kërkesat dhe vizioni i Luterit në këtë kohë nuk ishte që të bënte një kishë të re, por që të reformohej kisha ekzistuese, pra kisha romano-katolike. Doli se kjo ishte një përpjekje dhe një proces i kotë pasi menjëherë pas mbrojtjes publike sulmet dhe ekskomunikimi erdhën nga papati. Prandaj kështu u përgatit Kuvendi i cili përfundimisht e shpalli Kishën Protestante në vitin 1524. Kishte edhe shumë figura të tjera të njohura që e vazhduan reformacionin evropian dhe filozofinë e tezave të Luterit, si p.sh. Gj. Kalvini, U. Cvingli, K. Grebel, M.V. Iliriku, F. Melanhton, Xh. Hus, J.A.Komenski, H. Bullinger. Sipas historianit anglez Noel Mallkom, në vitin 1580 në Kosovë ishte një reformator luteran i cili erdhi dhe predikoi mes shqiptarëve ungjillin e Krishtit si dhe shpalosi doktrinën protestante. Është interesante të theksohet se në vitin 1887 themelohet kisha e parë protestante ndër shqiptarët, dhe kjo filloi në Manastir, dhe pastaj në Korçë më 1892 në krye me predikuesin e popullit shqiptar Gjerasim Qiriazi.

Referenca

[1]

Kërkesat Kryesore të Martin Luterit

  • Kisha duhet të jete e thjeshte,pa statuja e piktura,me pak ceremonie pa pasuri.
  • Kisha duhet te jete e lire, e pavarur nga Papati.
  • Shitja e indulgjencave eshte ne tregti e turpshme qe grabit dhe genjen

besimtaret;ajo duhet ndaluar.

  • Shpirtin e besimtarit qe ka bere mekat nuk e shpeton as papa, as prifti por

feja e besimit tek zoti .

  • Prifterinjte mund te martohet dhe te krijojne familjet e tyre.