VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Afera Yukos: Gjykata e urdhëron Rusinë të paguajë miliarda dollarë kompensim

By | February 18, 2020

Komentet

Edhe sekretari britanik i Shëndetësisë i prekur nga koronavirusi

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.

BBC raporton se ai është vetizoluar në shtëpi dhe se simptomat e tij janë të lehta.

Pak orë më herët është bërë e ditur se edhe kryeministri britanik është infektuar me koronavirus.

Në një video të postuar në Twitter, Johnson ka thënë se ka simptoma të lehta dhe se planifikon të vazhdojë me udhëheqjen e qeverisë.
Më 26 mars, autoritetet shëndetësore në Britani kanë raportuar për 40 vikima të reja nga koronavirusi, të cilat e kanë çuar në 144 numrin total të tyre.

Numri total i të infektuarve të konfirmuar në Britani ka qenë 3 269 më 26 mars. rel

Kryeministri britanik Boris Johnson rezulton pozitiv për koronavirusin

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha të premten se kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin dhe po vetëizolohej, por se do të vazhdonte të drejtonte qeverinë në përgjigje të epidemisë.

Një zëdhënës i tij tha se 55 vjeçari Johnson, kishte pasur simptoma të lehta të enjten, një ditë pasi mori pjesë në një seancë pyetje-përgjigjesh në Dhomën e Komuneve.

Nuk është ende e qartë se sa anëtarë të stafit të tij dhe ministra do të duhet të izolohen, duke pasur parasysh se shumë prej tyre kanë pasur kontakt me zotin Johnson gjatë ditëve dhe javëve të fundit.

Kur britanikët nderuan me duartrokitje punonjësit e shëndetësisë të enjten në mbrëmje, zoti Johnson dhe Ministri i tij i Financave

Rishi Sunak, dolën nga dy hyrje të ndryshme të rezidencës qeveritare dhe nuk patën kontakt me njëri-tjetrin.

Deri tani, 578 vetë në Mbretërinë e Bashkuara kanë vdekur nga koronavirusi dhe numri i rasteve të konfirmuara ka arritur në

11,658. Britania radhitet e shtata në botë për nga numri i rasteve, pas Italisë, Spanjës, Kinës, Iranit, Francës dhe Sheteteve të Bashkuara.

Princi Charles,71 vjeç, trashëgimtari i kurorës, rezultoi pozitiv për koronavirusin, por është tani në gjendje të mirë dhe po vetëizolohet në rezidencën e tij në Skoci me simptoma të lehta së bashku me gruan e tij, Camilla e cila ka rezultuar negative ndaj virusit. zëri i amerikës

Putin shtyn votimin e ndryshimeve kushtetuese për shkak të koronavirusit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka shtyrë votimin për ndryshimet kushtetuese, që do t’i mundësonin atij qëndrim më të gjatë në pushtet, për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

Ai tha se votimi, i paraparë të mbahej më 22 prill, do të shtyhet për “një datë të mëvonshme”.

Mandati aktual i Putinit – i dyti i njëpasnjëshëm gjashtëvjeçar – ka qenë e paraparë të përfundojë në vitin 2024.

Kushtetuta e deritashme ia ka ndaluar të garojë për mandatin e tretë radhazi.

Por, me ndryshimet e fundit, Putin mund të garojë edhe për një mandat më 2024, edhe për një tjetër më 2030.

Të mërkurën, Putin po ashtu tha se rusët nuk do të punojnë javën e ardhshme “për të ngadalësuar shpejtësinë” e koronavirusit.

Rusia, aktualisht, ka 658 raste të të infektuarve me koronavirus, ndërsa një pacient atje ka humbur jetën. rel

Mbi 18.900 të vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në të gjithë botën ka shkuar në mbi 18.900, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit “Worldometer” ku përditësohen të dhënat lidhur me rastet e reja në vendet dhe rajonet ku është përhapur Covid-19, ka përditësuar në 18.905 numrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas të dhënave thuhet se Italia është renditur në vendin e parë ku kanë ndodhur më shumë vdekje nga koronavirusi me 6.820 vdekje.

Ndërsa pas Italisë në vendin e dytë renditet Kina ku është shfaqur epidemia Covid-19 dhe në të cilën janë shënuar 3.281 vdekje.

Në vendin e tretë me më shumë vdekje është renditur Spanja ku kanë humbur jetën 2.991 persona.

Ndërkohë që Irani renditet si vendi i katërt me më shumë vdekje ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën gjithsej 1.934 persona.

Gjithashtu Franca ku kanë humbur jetën 1.100 persona është renditur vendi i pestë ku janë shënuar më shumë humbje të jetëve nga Covid-19.

Kina mund të përballet me shpërthimin e dytë të koronavirusit?

Kina duket se po e fiton luftën me koronavirusin, por një eksperte e mjekësisë mendon të kundërtën.

Mjekja Li Lanjuan, një anëtare e ekipit të virusit në Pekin tha se Kina mund të përballet me një shpërthim të dytë në ditët në vijim.

Ajo tha se është e shqetësuar nga rastet e importuara që mund të sjellin një tjetër epidemi të madhe në vend. Komenti i Li erdhi pasi zyrtarët e shëndetësisë raportuan rastin e parë të një personi që kishte importuar koronavirusin nga një shtet i prekur.

Thuhet që jeta në epiqendrën e shpërthimit, Wuhan po kthehet në normalitet pas 2 muajsh mbyllje totale.

Në një intervistë për China News, profesoresha 71-vjeçare tha se kontrolli dhe parandalimi i rasteve të importuara është një detyrë e rëndë për punonjësit e mjekësisë.

‘Kjo kërkon që ne të vazhdojmë të punojmë pa pushim që të ndalojmë përhapjen e koronavirusit në qytetet e tjera. Me qytete si Pekini, Shangai, Guanzhou, Shenzhen dhe Hangzhou kemi patur komunikime të vazhdueshme’, tha Li.

Ajo ka drejtuar ekipin mjekësor për të luftuar virusin në Ëuhan për më shumë se 50 ditë.

Mjekët në Guangzhou, kanë diagnostikuar një pacient me koronavirus i cili u sëmur pasi kishte kontakte të ngushta me një person që hynte në Kinë nga Turqia.

Mbi 15 mijë të vdekur nga koronavirusi në gjithë botën

Mbi 15.000 të vdekur në mbarë botën nga koronavirusi, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në botë shkon në 100.000, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

“Një gjeneratë po zhduket nga Coronavirus” dëshmia e një kryetari bashkie nga Valseriana, në provincën e Bergamos

Voal.ch – “Ne jemi një qytezë me dy mijë banorë dhe këtë javë kemi pasur 18 vdekje”.

Për kryetarin e bashkisë së Selvino, Diego Bertocchi, kjo shifër është e mjaftueshme për të shpjeguar seriozitetin e situatës në komunën e tij, ku para Coronavirus mesatarisht vdisnin 7-8 persona në një vit.

“Ne kemi një situatë në prag të limiteve edhe nga këndvështrimi i vendeve në varreza”, thotë kryetari i bashkisë, ku në Selvino kremimet dhe varrimet janë ndalur. Nga Bergamo 15 kamionë të ushtrisë duhej të transportonin të ndjerët në provincat e tjera. Njerëzit të cilët “shumë herë vdesin vetëm në spital dhe ku nuk mund t’i shohin as njerëzit e tyre për herë të fundit”.

Dhe në Selvino, si në komunat fqinje përfshirë Nembro, Zegno dhe Alzano Lombardo “një gjeneratë njerëzish që bënë historinë e këtyre vendeve po shuhet”./EB/rsi.ch

Asnjë i huaj nuk lejohet të hyjë në Izrael

Për shkak të pandemisë të koronavirusit, Autoriteti i Emigracionit në Izrael, në vijim të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe rekomandimeve të qeverisë izraelite,

ka vendosur duke filluar nga data 18 mars, që asnjë shtetas i huaj,

nuk do të lejohet të hyjë në Izrael, pavarësisht se mund të ketë një vend rezidence se ku të qendrojë i karantinuar.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në të gjithë botën tejkalon 10 mijë

Numri i të vdekurve nga koronavirusi (Covid-19) në të gjithë botën ka shkuar në mbi 10 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit “Worldometer” ku përditësohen të dhënat lidhur me rastet e reja në vendet dhe rajonet ku është përhapur Covid-19, ka përditësuar në 10.048 numrin e personave që kanë vdekur nga Covid-19 në të gjithë botën.

Sipas të dhënave në faqen e internetit thuhet se Italia është renditur si vendi i parë ku “kanë ndodhur më shumë vdekje” nga koronavirusi me 3.405 vdekje.

Ndërsa pas Italisë në vendin e dytë renditet Kina ku është shfaqur epidemia Covid-19 dhe në të cilën janë shënuar 3.248 vdekje.

Ndërkohë që Irani renditet si vendi i tretë me më shumë vdekje ku për shkak të koronavirusit kanë humbur jetën gjithsej 1.284 persona.

Shpërthen artisti: Papa Francesk “Faleminderit për lutjet, por ne kemi nevojë për respiratorë dhe maska!”

Një thirrje drithëruese vjen nga Italia, teksa artisti  Tonino Alfonso ka shpërthyer ndaj kishës Katolike dhe Papa Franceskut. Ky i fundit, gjatë këtyre ditëve ka zgjedhur fjalët e bekimit për t’u lutur për popullin italian dhe popujt e botës, por ka qënë kjo sjellje që ka nxitur shpërthimit e artistit të moshuar.“Faleminderit për lutjet, por ne kemi nevojë për respiratorë.  Keni qindra tonelata ari. Unë nuk shkel më në kishë nëse nuk blini respiratorë dhe maska. Unë të doja kur të pashë të luteshe, por nuk më mjaftojnë ato lutje për njerëzit që po vdesin. Njerëzit duhen kuruar në shpirt dhe në trup. Keni 10 miliardë  euro, tonelata ari. E thonë të gjithë. Përse të shërben ky ar Papa Francesko. Merri ato para, jepja popullit. Mjaft me lutjet! Fjalët nuk vlejnë më. Shpëto jetë! Mjaft më me fjalët”, është zëri shpërthyes i Tonino Alfonsos.

Për herë të parë Kina nuk raporton asnjë rast me Covid-19 me origjinë nga vendi

Pekin

Kina ka njoftuar se për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit të ri (Covid-19) nuk është raportuar asnjë rast i këtij virusi me origjinë nga vendi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë tha se dje në vend u raportuan 34 raste të reja me koronavirus, por theksoi se të gjitha rastet ishin infektuar jashtë vendit.

Zyrtarët e komisionit thanë se për rastet e zbuluara gjatë ditës së djeshme, 21 ishin në Pekin, dy në Shanghai, nëntë në provincën Guangdong, një në provincën Heilongjiang dhe një provincën Sichuan.

Zyrtarët shtuan se numri i përgjithshëm i rasteve të importuara aktualisht është 189.

Bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), që kur u zbulua për herë të parë në Wuhan të Kinës, koronavirusi i njohur zyrtarisht si Covid-19, në mbarë botën ka marrë mbi 7.800 jetë.

Sipas OBSH-së, mbi 194 mijë raste të virusit janë konfirmuar në të paktën 164 vende dhe territore, me Evropën si epiqendër të re të pandemisë.

Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, shumica e personave që infektohen vuajnë nga simptoma të buta dhe shërohen.

Njeriu më i urryer i futbollit gjerman: Kam gati vaksinën kundër Koronavirusit

Njeriu më i urryer i futbollit gjerman, ka zbuluar lajmin se kompania e tij farmaceutike ka arritur të krijojë vaksinën që lufton Koronavirusin. Presidenti i Hofenhaimit, Ditmar Hopp, i cili është një figurë e urryer mes tifozerisë tradicionale të Bundesligës, për shkak se i lejohet të investojë pa limit në klubin e tij, beson se kompania e tij e prodhimit të barnave “CureVac” ka arritur të zbulojë vaksinën kundër Covid-19.

 

Kompania me bazë në Tubingen po zhvillon kërkime për gjetjen e vaksinës që lufton epideminë që ka shkaktuar me mijëra viktima deri në këto momente në botë.

“Mendoj se vaksina jonë e re kundër Koronavirusit duhet të jetë gati në vjeshtë, në kohë për valën e ardhshme të mundshme të infektimeve. Janë kryer testet e para të saj te kafshët dhe më pas te njerëzit. Data e lëshimit të saj në varet nga Instituti Kombëtar Gjerman i Vaksinave ‘Pol Ehrliq’”, tha 79-vjeçari i cili pak javë më parë u shndërrua në shënjestrën e tifozëve të Bajernit të cilët shpalosën banderola kundër tij me fjalët e rënda: “Ditmar Hopp, bir k…” Ndeshja Hofenhaim-Bajern u ndërpre dy herë.

PANORAMASPORT.AL