VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Adem Demaçi u lirua para 28 vjetëve – akademik Mark Krasniqi më vonë tha se më mirë të kishte vdekur

By | April 21, 2018

Komentet

Debati për Kushtetuesen, Parlamenti voton 2 anëtarët e rinj (video)

Armand Mero

Në Shqipëri, parlamenti votoi sot për dy nga tre anëtarët e Gjykatës kushtetuese që i takojnë atij t’i emërojë. Me një shumicë prej 105 votash u përzgjodhën Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Vendimi u kritikua nga Partia Demokratike e cila foli per shkelje të kushtetutës. Ndërsa përmes deklaratave të veçanta, Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit europian në Tiranë, e përshëndetën vendimin e sotëm të parlamentit.

Votimi në parlament, u zhvillua në sfondin e një debatit të ndezur që prej javës së shkuar, kur presidenti Ilir Meta, në limitin e afatit kohor për emërimin e kandidatit të dyte prej tij, deklaroi se kishte pezulluar procedurën, duke qenë se sipas tij Kushtetuta përcakton një radhë në emërimin e anëtarëve, dhe se ai do të duhej të vepronte pasi parlamenti nga ana e tij të zgjidhte anëtarin e një prej dy vakancave të shpallura nga ky institucion.

Por, ashtu si dhe gjatë këtyre ditëve, edhe sot në sallë, përfaqësuesit socialistë folën për një përpjekje, sipas tyre, të Kreut të Shtetit për të bllokuar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. “Radhën e ka përcaktuar Kushtetuta, për të shmangur konfliktin institucional mes tre organeve që përfshihen në kompozimin e Gjykatës kushtetuese, sepse një e treta anëtarëve rinovohen çdo tre vjet. Por radha nuk përcakton veprimin kohor, se cili vepron i pari e cili vepron i treti, sepse secili nga tre organet e ushtrojnë këtë kompetencë kushtetuese në mënyrë të pavarr nga njëri tjetri. I vetmi kufizim kohor që ka kushtetuta dhe ligji është afati 30 ditor”.

Nga ana e tij kryetari Gramoz Ruci tha se si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ashtu dhe Këshilli i Legjislacionit i vetë parlamentit kanë vlerësuar plotësisht në respekt të Kushtetutës vijimin nga ana e këtij institucioni me emërimin e dy anëtarëve nga vakancat e veta.

Parlamenti zgjodhi me 105 vota kandidatet Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Vendimi i Parlamentit duket i sforcuar, duke qenë se ai nuk pati mundësi të zgjedhë mes tre kandidaturave, por në të dy rastet kishte vetëm një mundësi për të zgjedhur. Dhe menjëherë pas votimit, Partia Demokratike foli për shkelje të Kushtetutës. “Për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, nuk kishte 12 kandidatë siç kërkon Kushtetuta, por vetëm 4 kandidatë të vlefshëm për përzgjedhje. Këta janë të njëjtët emra si për Presidentin, ashtu edhe për Kuvendin. Kjo do të thotë që për 1 vend në Gjykatën Kushtetutese, kishte vetëm 1 kandidat, dhe jo 3 siç e detyron Kushtetuta, duke paracaktuar anëtarët dhe duke e bërë votimim fiktiv. Kjo është shkelja e parë e Kushtetutës”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, duke mbështetur më pas dhe arsyetimin e bërë nga presidenti Ilir Meta për këtë çështje.

Nga ana e tyre, Ambasada amerikane dhe Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, përshëndetën vendimin e parlamentit. “Votimi i sotëm, çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”, thekson ambasada amerikane. Ndërsa Delegacioni i BE-së deklaroi se e mirëpret këtë vendim dhe se pret krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. “Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, përfundon deklarata.

Situata e krijuar do të vijojë të ushqejë debate. Në Fletoren zyrtare të shtunën u botua vendimi sipas të cilit kandidatja Arta Vorpsi, e cila renditej e para në listën ku duhet të përzgjidhte presidenti, shpallet anëtare e Gjykatës, duke vlerësuar se kreu i shtetit nuk e kishte shfrytëzuar kompetencën e tij, brenda afatit 30 ditor. Mbetet për t’u parë nëse zonja Vorpsi, do të mund të nisë apo jo punën, duke qenë se më parë do të duhet të bëjë betimin, pikërisht para presidentit. Zoti Meta njoftoi sot se do të shprehet në ditët e ardhshme, ndërsa përmes zëdhënësit të tij u shpreh pak pas votimit në parlament se “asgjë e re nga fronti i Ramaformës”, cilësimi me të cilin presidenti përkufizon Reformën në Drejtësi e cila siç ka theksuar në mënyrë të përsëritur është kapur nga kryeministri Edi Rama.

Rrugëtimi i pazakontë në muzikë i Edon Mollës

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo rrallë herë suksesi është i lidhur edhe me fatin. Këtë e dëshmon rrugëtimi në muzikë i 25 vjeçarit nga Kosova, Edon Molla. Ai kishte ëndërra të mëdha në basketboll dhe marketing për çka edhe mbaroi studimet, ndërsa muzikën e kishte filluar vetëm si aktivitet për të larguar stresin nga këto të dyja. Por një takim i rastësishëm dhe i shkurtër në ashensor me yllin e muzikës Roberta Flack, i ndryshoi jetën. Kolegu Burim Goxhuli, na sjell në vazhdim historinë interesante të suksesit të Edon Mollës.

Para pak muajsh këngëtari i ri Edon Molla nxorri në treg albumin e tij të parë të titulluar “Alone”. Përfundimi i këtij projekti, kërkoi punë, vullnet dhe fat.

Historia e Edonit nisë në qytetin e Prizrenit. Kur ishte dy vjeç, familja Molla vendosi të emigrojë drejt Nju Jorkut.

“Kishim shumë vështirësi sa ishim në Kosovë” thotë Edon Molla në intervistë për Zërin e Amerikës, duke shtuar se erdhën në Amerikë që të kishin më shumë mundësi në jetë.

Edoni vazhdoi shkollimin në Nju Jork. Mënyra e jetesës në qytetin që nuk fle kurrë, e bëri atë shumë ambicioz. Në moshë të re ai luante basketboll dhe synonte arsimin në universitete të njohura amerikane.

“Shkollimi ishte qëllimi kryesor” thotë ai, teksa tregon se luante basketboll që të fitonte bursë për studime universitare. “Nuk dëshiroja që prindërit të më paguanin shkollën”, thotë ai.

Por, me kalimin e viteve, basketbolli zuri vendin kryesor në jetën e Edonit.

Deri në moshën 18 vjeçare, Edoni e mendonte të ardhmen e tij në sport. Por një punë sezonale si pastrues në Manhattan verën e vitit 2016, i ndryshoi jetën.

Kur ishte 18 vjeçar, ai filloi punën si pastrues në një ndërtesë të quajtur Dakota. Ai thotë se ndërtesa “është vendbanim i të pasurve”.

Thotë se ndihej i nevrikosur pasi ishte refuzuar nga një kompani për punë praktike.

Por, disponimi i tij ndryshoi kur pa se në ndërtesën që e pastronte, jeton ylli I muzikës, Roberta Flack.

Mjaftoi një interpretim i shkurtër në ashensor i Edonit, që autorja e hitit të njohur “Killing me Softly” të spikasë talentin e të riut nga Kosova.

Ai thotë se atë verë “më nuk punova si pastrues” pasi këngëtarja e njohur e ftoi që ta ushtrojë të riun nga Kosova.

“Nuk kam parë një 18 vjeçar që këndon dhe shkruan këngë si këto që bëni ju pa ndihmën e askujt” i kishte thënë ajo, derisa e këshilloi që të merrej me muzikë “sepse aty e ke të ardhmen”.

Megjithatë, në industrinë amerikane të muzikës, veç punës kërkohet edhe durim.

“Në koncertin e parë nuk erdhi askush” thotë Edoni teksa tregon për sfidat që i kaloi derisa njerëzit filluan të pëlqejnë muzikën e tij. Kur publikoi albumin ai u ftua të këndojë në “Rockwood Music Hall”, që është njëra nga sallat më të njohura të muzikës në Nju Jork.

Interpretimi në këtë sallë i hapi dyert e suksesit, pasi çdo ditë po rritet numri i të interesuarve për albumin e tij të të parë.

“ 45 mijë njerëz morën albumin tim”, thotë artisti në intervistë për Zërin e Amerikës.

Pjesë e albumit të tij është edhe kënga me titull Olivia, kushtuar një vajze të prekur nga sëmundja e kancerit, e të cilën e takoi në një vizitë të tij në një klinikë ku trajtohen persona me këtë sëmundje.

Po kjo këngë ishte edhe muzika simbol e maratonës së Nju Jorkut, që është maratona me pjesëmarrjen më të madhe në botë. Ashtu siç me këngën e tij Edoni motivoi mbi 50 mijë vrapuesit, ai këshillon të rinjtë që suksesin e tyre të mos e mbështesin tek të tjerët.

Pavarësisht largimit në moshë të re dhe mundësive të mëdha në ShBA, artisti e ndjen mallin e vendlindjes.

“Shtëpia është Kosova… është Shqipëria” thotë Edoni ndërsa shton se i mungojnë familjarët.

Edoni planifikon që të krijojë një këngë edhe në gjuhën shqipe.

Zëri i Amerikës: Me piktorin Nazmi Hoxha – përvoja e artistit në Nju Jork (video)

Me piktorin Nazmi Hoxha

Një piktor shqiptar në Bronks të Nju Jorkut e ka kthyer shtëpinë në studio, ku ushtron artin për kënaqësinë e tij dhe jo për të fituar. Kolegu ynë Ilir Ikonomi ishte në shtëpinë e piktorit Nazmi Hoxha dhe bisedoi me të për eksperiencën e tij amerikane.

Nazmi Hoxha erdhi në Amerikë nga Shqipëria para 11 vjetësh dhe që nga ajo kohë nuk ka rreshtur së eksploruari atë që gjeti të re në këtë vend.

Ai thotë se Amerika është një vend me një hapësirë të jashtëzakonshme. Dhe piktura menjëherë, nga vertikale që e kishte për natyrën në Shqipëri, në hapësirën amerikane merr më shumë një dimension horizontal.

Rezultat i këmbënguljes së tij janë qindra piktura që rrinë si në një magazinë arti, një pjesë në mure, një pjesë në dysheme. Në fakt është shtëpia e tij, dedikuar e gjitha pikturës.

Amerika i shtoi tema dhe subjekte punimeve të tij.

Nazmiu e zotëron ngjyrën, e vesh atë me dritë, luan me energjinë dhe misterin e saj. E sidomos lufton të jetë i veçantë.

Intervista – Haki Abazi: Qeveria Kurti, jo qeveri me njerëz të njollosur (video)

Shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve i hap rrugë procesit të formimit të qeverisë së re. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja demokratike e Kosovës janë përfshirë prej disa kohësh në diskutime mbi programin e qeverisë së ardhshme, por rezultati përfundimar e fut procesin në një fazë të re atë të diskutimit mbi emra konkretë. Deputeti i zgjedhur Haki Abazi i Lëvizjes Vetëvendosje, beson se nuk do të ketë asnjë pengesë në formimin e qeverisë së re. Përzgjedhja sipas tij duhet bazuar tek stardardi që vendos figura e vetë kryeministrit Albin Kurti, një emër i panjollosur dhe e që vendos në krye të axhendës së tij, interesin e qytetarëve. Me zotin Abazi bisedoi kolegia Menada Zaimi.

Zëri i Amerikës: Zoti Abazi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe partia juaj, Lëvizja Vetvendosje, është forcë e parë politike. Tashmë është radha e ngritjes së institucioneve të Kosovës. Kur mund të ketë Kosova një qeveri të re?

Haki Abazi: Mendoj se shumë shpejt, meqë sovrani ka vendosur një qartësi të plotë në kuptimin e fituesve. Kjo çështje është e kristalizuar në kuptimin që kryeministri tashmë është i ditur, sepse sovrani ka vendosur, është çështje e përgatitjeve dhe e marrëveshjeve që duhen bërë për shkrirjet programore që janë gjithashtu diskutimet që po vazhdojnë ndërmjet Lëvizjes Vendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe duke pasur parasysh energjinë e madhe pozitive që kanë shkaktuar këto zgjedhje, sidomos te qytetarët dhe mërgata jonë, atëherë mendoj që asnjë zhagitje nuk do t’i bëjë nder asnjë partie dhe asnjë subjekti politik për shkak se pritjet e qytetarëve janë që përveçse janë kryer zgjedhjet, të fillohet me punën dhe adresimin e çështjeve kritike sa me shpejt që është e mundur.

Zëri i Amerikës: Ju e thatë, ka diskutime programore mes dy partive deri në këtë moment. Më pas do të diskutohet me emra konkretë se kush do të jenë anëtarët e ardhshëm të qeverisë. Do të ketë probleme në këtë proces?

Haki Abazi: Nuk parashikoj meqë mendoj këto zgjedhje nuk kanë qenë vetëm zgjedhje të zakonshme, kanë qenë edhe një referendum i përzgjedhjes së qytetarëve të Kosovës dhe mërgatës mes së keqes që kishim për më shumë se 20 vite, mentalitetit qeverisës me privilegje dhe përfitime për bartësit e institucioneve në Kosovë, kundrejt opsionit i cili është qeverisje me llogaridhënie dhe hapjen me interesin e qytetarëve në qendër. Atëherë besoj se kjo në një farë forme përcakton edhe parimet dhe kritiret se kush mund të jetë në pozita kryesore në qeveri. Mendoj që pastërtia e kryeministrit, konsistenca e kryeministrit domosdo përcakton një standard të ri edhe për ministrat e të dyja subjekteve politike, të cilët duhet të jenë njerëz që nuk kanë të kaluar të njollosur dhe kanë determinimin, njohurinë dhe përcaktimin për të realizuar konceptin qeverisës dhe programin qeverisës, i cili përfundimisht do ta dërgojë në të kaluarën idenë e një zbrapsjeje apo manipulimi të qytetarëve për interesat e individëve. Do të jetë e kundërta. Kemi thënë që çkapja e shtetit është prioriteti numër që do të thotë: ligj dhe rend në vend, askush mbi ligjin. Mandej, realizimi i së drejtës për arsim cilësor, i cili do t’i bëjë qytetarët e Kosovës të aftë që të jenë pjesë e tregut dhe të realizojnë të drejtat e tyre në Kosovë.

Zëri i Amerikës: A mund të themi që puna e koalicionit është e kryer?

Haki Abazi: Unë mendoj që për Vetvendosjen është dosido e kryer. Dhe mendoj që edhe për Lidhjen Demokratike, duke qenë se vendimi për të mos hyrë në koalicion parazgjedhor ishte pikërisht marrëveshja që secili subjekt politik të shkojë një nga një në zgjedhje dhe kjo bëri matjen e fuqisë kundrejt elektoratit. Dhe tanimë, siç e thashë, elektorati ka dhënë fjalën e tyre. Cfarëdo tentimi për këdo, qoftë individ, qoftë subjekt që të devijojë nga përcaktimi i sovranit do të ishte dëmtim i reputacionit dhe kredibilitetit e që ne e pamë që në fakt votuesi kosovar është shumë i mençur dhe shumë i përgatitur sepse ata që tradhtuan votën e tyre dhe determinimin qytetar për një Kosovë ndryshe dënohen me votë gjithsesi. Unë mendoj që askush nuk do të marrë rrezikun për të bërë një gjë të tillë.

Zëri i Amerikës: Zoti Abazi, qeveria e re që pritet të drejtohet nga Albin Kurti do të përballet me shumë sfida dhe një nga sfidat është përtëritja e dialogut me Serbinë. Për këtë është kërkuar pezullimi ose heqja e tarifave. posaçërisht në gjetjen e një rruge për të ripërtërirë bisedimet me Serbinë. Do ta bëjë qeveria Kurti këtë?

Haki Abazi: E para, mendoj që një numër i madh i sfidave të cilat janë përcaktuar në raportin e dialogut me Serbinë janë ndërtuar në mënyrë artificiale për të fshehur dështimet e qeverisjes brenda Kosovës. Dhe duhet kuptuar që prioriteti i qeverisë Kurti do të jetë pikërisht në kryerjen e detyrave dhe obligimeve për qytetarët e Kosovës. Në anën tjetër, çështja e tarifave të mallrave serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës është vendosur me shpejtësinë, me të cilën është vendosur dhe ajo që është thënë gjatë gjithë kohës së diskutimeve, përfshirë edhe fushatën elektorale ka të bëjë me zëvendësimin e tarifave me masat e reciprocitetit që janë praktika të njohura ndërkombëtare të dy shteteve, të cilat mund të kenë çështje të pazgjidhura, apo refuzim të njërës anë, që në këtë rast Serbia për më shumë se 20 vite refuzon mallrat dhe lirinë e lëvizjes dhe të gjitha format e marrëdhënieve normale. Nëse është quajtur dialog për normalizimin e marrëdhënieve ashtu siç ishte nisur në dialogun teknik, atëherë duhet të kthehemi te normalizimi që do të thotë reciprocitet i plotë. Nëse Serbia nuk pranon tabelat e, ta zëmë, automjeteve me shenjën e Republikës së Kosovës, nuk duhet të jetë ndryshe edhe për ato që kanë shenjat e Republikës së Serbisë në Kosovë. Dhe format e tjera të prodhimeve – kodi i produkteve të Republikës së Kosovës duhet patjetër të pranohet edhe brenda marrëveshjes së CEFTA-s. Dhe mospranimi nga ana e Serbisë do të detyrojë, jo për qef por për shkak se ne duhet patjetër të mbrojmë interesin kombëtar të Kosovës dhe kjo do të bëhet nëpërmjet reciprocitetit që, siç e thashë, janë praktika që përdoren gjithkund në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Ky moment vjen në tryezë diskutimesh. Përpara se të mbërrijë ky moment, do të hiqni tarifat? Po ose jo?

Haki Abazi: Siç e thashë, gjithçka do të jetë në vijën e planifikuar të veprimeve. Tarifat do të jenë pjesë e procesit të vendosjes së reciprocitetit të plotë me Republikën e Serbisë.

Zëri i Amerikës: Zoti Abazi, brenda një kohe të shkurtër Kosova u vizitua nga dy të dërguar të SHBA. Cilat janë gjasat që çështja e marrëveshjes së normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë të marrë zgjidhje brenda mandatit të Presidentit Trump?

Haki Abazi: Mendoj që është e frytshme që zyrtarë të lartë amerikanë nga afër dhe drejtpërsëdrejti janë duke parë situatën në Kosovë. Gjithmonë angazhimi amerikan në Kosovë ka qenë i mirëseardhur dhe do të vazhdojë të jetë i mirëseardhur. Takimet e udhëheqësit të Lëvizjes Vetvendosje — kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, zotit Kurti me zyrtarët amerikanë, ambasadën amerikane janë të rregullta. Mendoj se presioni kohor jo gjithmonë është ai që determinon kualitetin e marrëveshjeve. Dhe unë mendoj që tanimë jemi në poziocionin kur është krijuar hapësirë e mirëkuptimit se po deshëm që këtë çështje përfundimisht ta bëjmë si duhet, duhet të bëhen parimet dhe duhet diskutuar aspekti i përmbajtjes, kualitetit dhe marrëveshjes së qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe kjo është gjë e mirëpritur nga të gjitha qarqet, sepse përvoja na tregon që shpejtësia jo gjithmonë është faktori kryesor që sjell deri tek përfundimi. Ne kemi një proces që ka filluar që nga viti 2011 dhe nuk ka prodhuar asnjë gjë. Në fakt ka prodhuar një numër të madh marrëveshjesh që nuk janë implementuar fare apo e kanë komplikuar edhe më tutje çështjen e raportit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Nuk e besoj që askush është i interesuar të bëjmë një marrëveshje, e cila shpejt e shpejt do të nënshkruhej nga kushdo, por që do të shkaktonte probleme të mëtejshme për të gjitha palët, përfshirë Serbinë dhe Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare. Kështu që aspekti kohor mendoj që është duke humbur në rëndësi dhe është duke u vendosur në plan të parë çështja përmbajtësore dhe qëndrueshmëria e marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila është gjithashtu jo e rëndësishme vetëm për këto dy vende, por është e rëndësishme për të gjithë rajonin, përfshirë edhe Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Zëri i Amerikës: Zoti Abazi, partia juaj e ka përjashtuar mundësinë e diskutimit për ndryshim të kufijve mes dy vendeve. Megjithatë, çfarë formule kompromisi ofroni ju se duhet të ketë një formulë kompromisi e cila të mund të çojë më pas në një marrëveshje normalizimi mes dy vendeve.

Haki Abazi: Llogaritni sa paradoksale është ideja që kompromisi dhe kufijtë të vendosen përbrenda një togfjalëshi në Ballkan. Kompromiset, lëvizjet me kufij asnjëherë nuk kanë përfunduar në situata paqësore në Ballkan. Ju keni parë se sa problematike ka qenë çështja e demarkacionit ku i janë dhënë mbi 8000 ha të Kosovës Malit të Zi dhe çfarë ka ngjallur një gjë e tillë. Cështja e ndryshimit të kufijve në Ballkan ka përfunduar, përndryshe gjithmonë do të ketë faktorë, të cilët mund ta përdorin një çështje të tillë për të hapur edhe çështje të tjera, të cilat janë vendosur pa marrëveshje, apo në mënyrë të sforcuar brenda Ballkanit. Kur flisni për kompromisin, unë mendoj që duhet t’i kthehemi aspektit kronologjik të çështjes së marrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Kosova ka bërë kompromisin e madh. Problemi është që politikanët që po ikin tani nga fuqia politike nuk kanë qenë konsistentë në llogarinë dhe listimin e këtyre kompromiseve. Ahtisari ka qenë kompromisi i madh i shpalljes së Republikës së Kosovës dhe pavarësisë së saj. Të gjitha bisedimet e Vjenës që janë bërë kanë qenë kompromise të jashtëzakonshme që ka bërë Kosova për të akomoduar të drejtën e votimit të dyfishtë: ulëseve të rezervuara në parlamentin e Kosovës për komunitetin serb, kompetencat të cilat u janë dhënë komunave, përfshirë edhe ligjin për amnistinë e të gjithë atyre që mund të kenë qenë të përfshirë në luftën e Kosovës nga pala serbe, qofshin ato formacione të rregullta apo formacione paramilitare në Kosovë. Domethënë janë bërë kompromise të jashtëzakonshme, por fakti që Serbia ka ndërruar liderët sepse është pritur që Kostunica do ta kryejë, me premtimin e tij në fakt është biseduar që do të bëhej njohja e pavarësisë. Nuk e bëri. Mandej Presidenti Tadic dha premtimin që do ta bënte. Nuk e bëri. Tani kush garanton se çfarëdolloj kompromisi që mund të paraqitet, se Vucic do të bëjë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kështu që mendoj se tanimë ka ardhur momenti se Serbia duhet të ballafaqohet me vetveten, të kuptojë se çfarë ka ndodhur në fakt me pesë shtetet ballkanike ku ka filluar luftrat, të pastrohet me çështjen e reformimit të brendshëm, i cili e mban të kapur peng shtetin e Serbisë, e cila kërkon realizimin e projekteve të Millosheviçit në Ballkan me mjete të tjera, se sigurisht lufta nuk është më metoda me të cilën mund të bëjnë presionin për të ndryshuar kufijtë ose për të kërcënuar sigurinë e Bosnjes, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut apo Kosovës, dhe në fund mendoj që ka ardhur koha që ne, në anën tonë, në Kosovë, me konsistencë të kërkojmë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe pesë vendet e BE, pikërisht mbi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në mënyrë të qartë, të drejtpërdrejtë i ka kthyer përgjigje Serbisë në pyetjen e saj nëse shpallja e pavarësisë ka qenë shkelje e ligjit ndërkombëtar, kornizës kushtetuese apo Rezolutës 1244. Kjo çështje është e përfunduar. Mirëpo fatkeqësia është që politikanët, udhëheqësit e Kosovës që ishin deri dje, kanë lejuar që të kompromentohet procesi dhe për shkak të kalkulimeve që ata i dinë, kanë rikthyer Serbinë si pjesë e barabartë në tavolinën e dialogut me Kosovën, pa dhënë llogari për atë që Serbia ka bërë në Kosovë. Domethënë kompromiset e mëdha janë bërë, pavarësia e Kosovës është kompromisi për shqiptarët në Kosovë. Unë mendoj që pikënisje tjetër nuk ka, përveçse marrëdhënie ndërfqinjësore me Serbinë, ashtu siç jemi, brenda kufijve me të cilët Kosovën e kanë njohur mbi 110 vende të bashkësisë ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Kadri Veseli – thirret në Hagë (video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha të enjten se është thirrur për t’u intervistuar në Dhomat e Specializuara në Hagë, që trajtojnë pretendimet për krime lufte dhe të pasluftës në Kosovë.

Zoti Veseli tha në një konferencë me gazetarë se në Hagë do të jetë më 4 dhjetor të këtij viti.

Ai tha se lufta e drejtë e popullit shqiptar për liri ka qenë e sulmuar vazhdimisht dhe që nga paslufta, ky është procesi i pestë i drejtësisë – të cilit i nënshtrohet kjo luftë.

Ai tha se në historinë e lëvizjeve çlirimtare nuk ka pasur një shembull të tillë, por edhe ky proces duhet të ketë një përfundim duke u bazuar në të vërtetën, faktet e drejtësinë, dhe që nuk e dëmton shtetin e Kosovës në pafundësi.

Ai shprehu bindjes së siç tha, edhe kjo gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe që do t’i ndalë goditjet ndaj të vërtetës së popullit dhe kësaj ushtrie.

Zoti Veseli një nga udhëheqësit e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, është një nga zyrtarët më të lartë të thirrur për t’u paraqitur në Hagë, ku deri tash janë paraqitur mbi 100 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 19 korrik, atje qe thirrur edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 6 tetor.

Gjykata e Posaçme e cila me emrin dhomat e specializuara do të veprojë në Hagë, me ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë, u miratua në fillim të muajit gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Hetimet sikurse e dhe ngritja e gjykatës kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Avni Delvina në një ekspozitë si përfaqësues i artit që jep shpresë – Nga Jozef Radi

Fjala e Jozef Radi në hapjen e ekspozitës “Notre Drame de Tiran!” me 2 nëntor 2019

Falenderoj gjithë autoritetet dhe gjithë dashamirët e artit që na kanë nderuar me praninë e tyre këtë ekspozitë të dytë të piktorit Avni Delvina në harkun e një viti, falenderoj autorin që me shpirtin e tij artistic na ka mbledhur bashkë prej botës virtuale në botën reale; falenderoj zonjën Adriana Kalaja që i vuri ngut dhe seriozitet kësaj ekspozite, por mbi të gjitha dëshmoi se vullnetet pozitive jetojnë dhe veprojnë përtej fjalëve, por më duhet të falenderoj edhe të gjithë ata që janë vendosur si rrënues me mosdobishmërinë e këtij Teatri. Kjo ekspozitë, ky shpirt mbështjeje dhe ky solidaritet qytetar do të ishte i munguar pa vullnetet e tyre rrënuese, edhe kjo protesta qytetare gati dyvjeçare do t’ishte ca më e përfjetur në misionin e saj.

Avni Delvina është prej atij brumi artistik që s’lodhet së kërkuari mjete shprehëse e forma të reja komunikimi të artit. Dy ekspozitat e fundit në Tiranë, “The Donald” (17-23 shkurt 2019), dhe “Notre Drame de Tiran” (2-12 nëntor 2019), pasqyrojnë më së qarti këtë frymë kërkimesh e realizimesh artistike. Të dyja këto ekspozita dallojnë qartë si teknikat artistike, mjetet shprehëse, idetë sociale dhe ato politike, riciklimet e tabllove të njohura klasike dhe devijimet artistike, deheroizimi i skulpturës monumentale, çvendosja e së vërtetës në kohë e hapësirë, përzgjedhja e kujdesshme e personazheve dhe maskave tyre, duke i përcjellë t’ishte fjala për një Karuzel Karnevalesh… Kjo është në vija të përgjithëshme fryma që përcjell autori, duke qepur artistikisht gjithkund dhe gjithkah me fillin e hollë të një ironie qësendisëse e një sarkazme të pamëshirë, çka na shtyn të mendojmë se ai me lehtësi e braktis penelin dhe u jep tjera trajta kërkimeve të veta artistike…

Delvina mbivendoset shpesh mbi vepra të rëndësishme të pikturës botërore, pa pretenduar t’i tejkalojë apo t’i çvleftësojë këto vepra mbi të cilën ndalet! Jo! Ai vendos shenja, kode dhe simbolika të reja; çvendos përmasën e kohës dhe kumtet fillestare të saj, dhe vendos lexime të reja me këto mbi vepra, duke kërkuar të mbrrijë te një shikues i kultivuar, dhe në mos, t’i kultivojë dashamirësit e artit përmes këtyre mesazheve të reja. Me këto përjetime dhe përjetësime mbivendosjesh, veprat bëhen produkt i artit të tij.

Kështu ai krijon raport të reja me kryeveprat dhe me kohën së cilës i përket, përmes çvendosjes së personazheve, çmontimit të heroikës dhe paraleles së ideve, formimin e planeve paralele, ku rikonceptimi përmes frymës ironike, deformimit, riformatimit dhe çvendosjes në kohë e hapësirë rikrijon një vepër të re…

Ky vullnet i admirueshëm, kjo energji vagante dhe kjo fantazi e “dalur binarësh” ka sjelle që në harkun e tetë muajve, Avni Delvina të jetë promovues i dy Ekspozitave të Artit Ndryshe…

Lëvizja për Mbrojtjen e Teatrit që mbart heroikën e një kauze që ka bashkuar mjaft njerëz jo vetëm këtu po edhe në botë. Por kjo “heroikë” në thonjëza, ka ndarë ata, që janë tejet vulnerabël ndaj pushtetit, ndaj atij pushteti që e tepron me forcën e tij, e që na shfaqet herë si “dorë e ngrohtë” e herë si “strehë e sigurt”…

Jo rastësisht nji nga piktorët më të dashur të Avni Delvinës është Pablo Pikasso. Ka një periudhë të krijimtarisë së tij ku kubizmi i Pikassos ndjehet mjaft në frymën artistike të Delvinës, përmes trajtimesh grafike të admirueshme. Fakti që Pablo Pikassos krahas talentit të jashtëzakonshëm ishte edhe pak artist spekullant, sepse krijonte edhe duke vjelur idetë përreth… veçse duke e filtruar në fantazinë e tij mahnitëse dhe gjithçka merrte vulën e tij. S’di sa i drejtë mund të jetë një krahasim i tillë, por ndërsa vëzhgoja Guernikën e Teatrit tabllo e Delvinës, e para ide që më erdhi ishte pikërisht ky shpirt paralel… Delvina përmes kësaj ekspozite na dëshmon se Teatri Kombëtar, që sot mbrohet për njëmijë arsye, dikur ka shërbyer për goditjen dhe eleminimin e pjesës më intelektuale të këtij vendi, prandaj midis një qielli të mbushur me sagoma të varura dhe një sheshi të mbushur me varre të akullt, ndërfutet edhe Guernika e tmerreve të Luftës së Dytë Botërore, kështu që hija e Picassos, edhe përmes fqinjësisë artistike s’kishte si të mungonte kësaj ekspozite…

Nëse flasim për heroiken dhe deheroizimin, për madhështinë dhe tjetërsimin, është e pamundur mos të cekim edhe dy-tre kuadro të kësaj ekspozite, të cilat vijnë prej kryeveprash si fjala vjen “Mendimtari” i Rodenit”, “Mëshira” e Mikelanxhelos, “Monaliza” e Leonardos, “Napoleoni” i Jacques Luis Davidit e mjaft të tjerave, ku vërejmë se çdo kryevepre duke iu këmbyer personazhi i këmbehet edhe mesazhi.

Nëse te “Mendimtari” i Rodenit ka vendosur shpirtin më përfaqësues të betejës për mbrojtjen e Teatrit, në sfondin më të laskaruar të këtij objekti për të dëshmuar dëshpërimin dhe braktisjen po edhe stoicizmin intelektual; të figura e Napoelonit e Jaques Luis Davidit, ai e madhështon artistin që fillimisht qe dalazotas i Teatrit… por që më pas e e shaloi Tetarin për betejat e ndërgjegjes së tij. Ndërsa te “Mëshira” e Mikelanxhelos zgjedh për Shënmëri një ikonë të Teatrit dhe Filmit, në vend të djalit të vdekur i ka vënë në prehër Teatrin si dhimbje po edhe si shpresë mbijetese. Nëse te figura e Monalizës ka transportuar një figurë europiane, në vend të misterit të buzëqeshjes i ka gdhendur përmes detajesh të rafinuara, hipokrizinë e saj si një tallje të madhe…

U ndala në këto katër ikona artistike, për të dëshmuar se piktori nuk karikaturon, por jep kode të tjetërsimit të këtyre veprave, dhe leximeve ndryshe të tyre, për të mbrritur ai vetë dhe secili prej nesh në raporte të reja komunikimi.

E kam mjaft për zemër kuadrin Dy Gjergjat Kombëtarë dhe Teatri Kombëtar… ku në sondin e rrënuar të kësaj godine shfaqen dy personazhe tona historike ku në kthimin e kohës pas na shfaqen si Don Kishoti me Sanço Pançën, dy idealistët e famshëm të kësaj bote, që kërkonin të kthenin kohrat e arta të dashurisë për atdhe. Kontrasti midis deheroizimit të tyre dhe lindjes së një heroike të re, e bën kët vepër për nga pesha e dhimbjes madhështore e për nga pesha e kthimit të kohës pas të dhimbshme.

Një kuadër tjetër që ka disa rrafshe leximi ështe Trapi i Meduzës e Theodor Zherikos. Eshtë historia tragjike e një anije franceze të mbetur në cektina të një ishulli për faj të komandantit. Autoritetet e anijes vendosen në varkat e anijes dhe për pjesën e mbetur bëhet një trap i cili braktiset e të mbijetuarit mbrrijnë në kufijtë e kanibalizmit, e shumica e tyre vdesin. Këtë histori u dha urdhër të mos e publikonte askush. Piktori 21 vjeçar Theodor Zheriko, e merr vesh këtë tragjedi dhe si artist merr përsipër të dëshmojë atë përmes artit. Vepra ka një sukses të jashtzakonshëm dhe drejtuesit e anijes u dënuan… Ndërkohë veprën Trapi i Meduzës, Delvina e vendos në një rrafsh mjaft provokues. Ai na shfaq mjaft figura të medias së këtyre 30 viteve, që në dukje i ka bërë pjesë të heroikes, po në thelb u ka lënë peshën në ndërgjegje të mosthënies të së vërtetës apo edhe më keq: të fshehjes së saj… Pikërisht, ky dualitet i leximit të së vërtetës përmes këtij kuadri të ri, simbas mendimit tim, bëhet po aq i vlefshëm sa origjinali…

Më duhet ta theksoj se arti që ndërton Delvina sot, të jep përshtypjen se është lehtësisht i realizueshëm. Unë nuk mendoj kështu, sepse besoj që akumulimi i një artisti dhe fantasia e tij janë frut kërkimesh, studimesh, refleksionesh e komunikimesh të vazhdueshme. E ndërsa vendosemi përballë këtyre kuadrove duhet të kuptojmë se krahas idesë fillestare, kjo mbivendosje krijon asocim ideshë, ku në autorësi mund të jemi edhe ne vetë, nëse brenda nesh ekziston kodi i ri i leximit të tyre mbetet brenda nesh…

Ndaj mund të them se Artisti Avni Delvina ka meritë që e bëri pikturën të komunikueshme si poezia, e ironizoi keqas të Keqen, ia vuri në duar pasqyrën së Shëmtuarës, i dha artit moralin që shpesh ne na mungon, i dha guxim e krahë Qytetarit, i dha 4G Komunikimit virtual, netët e punës së tij i ktheu në buzqeshje mëngjesi te shumë prej nesh, Pushtetin e trajtoi si një Artist e trajton, iu kundërvu artistikisht plagëve të së tashmes pa e lënë jashtë vëmendjes së shkuarën, po as edhe kohën si vazhdimësi… Në fund të fundit si artist, ai i bën gjitha kohët bashkë, dhe i vë në shërbim të fantazisë dhe artit të vet.

Në mbyllje do të shtoj, se në kohrat që vijnë, kur shumë prej nesh të mos jemi, e kur të ardhurit mbas nesh të shqetësohen e të pyesin se çfarë bënin artistët në kohën e rrënimeve të mëdha, të parët do dalin ata që për atavizëm do të thonë: “Ashtu ishte koha…”, po do të dalin edhe të tjerë që do t’i risjellin në kujtesë këto kuadro e do të thonë se “Ka pasur edhe artistë si Avni Delvina, që e përballën Kohën e tyre, me artin e tyre.!”

Ju falenderoj për durimin tuaj në ndjekjen e kësaj ligjërate…

 

 

(Video) Zëri i Amerikës: “Drama jonë e Tiranës”, një ekspozitë revoltë në kryeqytet

Ilirian Agolli

Artisti i njohur shqiptar Avni Delvina çeli sot në Tiranë ekspozitën e tij “Notre Drame De Tirane” – “Drama Jonë e Tiranës”. Kjo sipas tij është një mënyrë e veçantë për të shprehur revoltën e artistit ndaj cënimit të institucioneve demokratike dhe planeve për të shembur Teatrin Historik Kombëtar të Shqipërisë.

Artisti i njohur shqiptar Avni Delvina paraqiti në Tiranë një seri veprash, ku gërshetohen imazhe nga diktaturat komuniste dhe kryengritjet e qytetarëve kundër regjimeve të dhunshme.

Ai qëllimisht i ekspozoi ato në hollin e Teatrit Kombëtar, i cili sipas tij, është epiqendra e dramave të kryeqytetit dhe e rezistencës qytetare ndaj korrupsionit.

Ekspozita me grafika është vetëm një pjesë e një galerie të gjerë me mbi 80 vepra, që i kushtohen mbrojtjes së Teatrit Kombëtar, nderimit për artistët që për mbi 80 vjet aktruan aty dhe kundërshtimin e projekteve për ta rrëzuar ndërtesën historike.

Artisti Avni Delvina thotë se nuk mund të mungonte në Tiranë me veprat e veta në këto kohë protestash qytetare ndaj abuzimeve të administratës në çdo nivel dhe dhunimit të demokracisë në çdo institucion. Nëse njeriu mungon në këto protesta për demokraci, atëherë mohon veten e vet, theksoi ai.

Në veprat e kësaj ekspozite autori ka përfshirë shumë dhunë dhe armë, shkatërrime, betonime dhe inerte, të cilat ai thotë se dëshiron t’ia parandalojë Tiranës.

Autori Avni Delvina e vlerëson shumë faktin që ekspozita u çel pikërisht në hollin e Teatrit Kombëtar dhe konsideron veten si një qytetar protestues në mbrojtje të ndërtesës historike.

Avni Delvina ka mbetur i njëjti njeri modest në sjellje e shprehje, siç ishte në vitet 90, një rebel kundër diktaturës. I vetëdijshëm për fuqitë dhe cilësitë e veçanta të veprave të tij, që lartësojnë vetëm demokracinë dhe vlerat njerëzore, ai është gati të rebelohet sa herë që ato cënohen .

 

VIDEO- Makina e prokurorit Arjan Ndoj përfundoi jashtë rruge, një i vdekur ende në automjet, çfarë ndodhi në pak minuta në Durrës

DURRËS

Detaje të reja dalin minutë pas minute për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në orën 16:30 pranë Mbikalimit të Shkozetit, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos prokurori i shumëpërfolur Arjan Ndoj.

Nga pamjet e para të siguruara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për “BalkanWeb” shihet se makina me të cilën lëvizte Ndoj ka përfunduar disa metra larg nga autostrada. Ndërkohë raportohet se personi që ka mbetur i vdekur ndodhet ende në automjet.

Dyshohet se makina me të cilën lëvizte prokurori është qëlluar nga një automjet tjetër që ka ndjekur nga pas shënjestrën dhe pasi është afruar ka qëlluar disa herë. Nuk dihet nëse nga ana e mjetit ku ndodhej prokurori Ndoj është qëlluar me armë.

Intervista – Reeker: Ne nuk jemi të përqëndruar në çështjen e kufijve (video)

Valona Tela

Shtetet e Bashkuara nuk janë të përqendruara në idenë e ndryshimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duan që Kosova dhe Serbia të gjejnë një rrugë përpara, që “do të sillte mundësi më të mira për njerëzit në Serbi, për njerëzit në Kosovë dhe për të gjithë rajonin”. “Nëse nuk ka marrëveshje, nuk lëvizni përpara”, paralajmëron Reeker.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Reeker, të nisim me dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara janë duke treguar një rol dhe interes të shtuar në këtë dialog. Çfarë dimensioni të ri mund t’i japin këtij procesi diplomatët Mathhew Palmer dhe Richard Grenell?

Philip Reeker: Siç e dini, ne e kemi mbështetur dialogun Kosovë-Serbi nga fillimi. I kemi mbështetur përpjekjet e Bashkimit Evropian. Kemi tentuar të jemi partnerë në ato përpjekje. Dhe, mendoj se sekretari (amerikan i Shtetit, Mike) Pompeo e ka dëshmuar këtë me emërimin e Matthew Palmerit – një nga zëvendësit e mi – përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, për t’u përqendruar direkt në këtë çështje.

Presidenti (amerikan, Donald) Trump e ka mbështetur këtë me emërimin e ambasadorit tonë në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të posaçëm të presidentit për negociatat paqësore midis Serbisë dhe Kosovës, për t’i shtuar dimension politik, për të treguar se ne besojmë se ky është një proces i rëndësishëm dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka të mundur për ta ndihmuar këtë proces.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni qenë për kohë të gjatë i përfshirë në procesin e ndërmjetësimit midis Kosovës dhe Serbisë. Sa reale janë gjasat që këto dy vende të arrijnë marrëveshje paqësore?

Philip Reeker: Besojmë se shanset janë reale. Besojmë se ka vullnet te të dyja palët. Më e rëndësishmja, ka një dëshirë të madhe te të gjithë njerëzit në rajon që të jetojnë në paqe, të gjejnë mënyra për të ecur përpara, me synimin për integrim të plotë në institucionet evropiane dhe transatlantike dhe për të gjetur mënyra për siguri më të mirë, për stabilitet dhe mirëqenie për të gjithë njerëzit në rajon. Unë besoj se kjo është ajo që duan ta shohin edhe udhëheqësit në Serbi, edhe në Kosovë. Çështja është gjetja e dinamikës së duhur, gjetja e zotësisë për të ecur përpara. Dhe, me këtë ka të bëjë e gjithë diplomacia.

Radio Evropa e Lirë: Për më shumë se një vit tani, ideja e ndryshimit të kufijve është përfolur shumë në Kosovë. Sa është reale të pritet që Kosova dhe Serbia të pajtohen për kufi të ri?

Philip Reeker: Unë mendoj se ato duhet të shohin se çfarë mund të bëjnë për të lëvizur përpara – jo të shkojnë me ndonjë nocion të paracaktuar – se si mund të jetë një marrëveshje e gjerë për paqe, si mund ta njohin njëra-tjetrën, si mund të punojnë për të gjetur mundësi më të mira për njerëzit e tyre. Kjo i përfshin mundësitë ekonomike që do të vijnë nga tejkalimi i dallimeve të caktuara, nga gjetja e mënyrave për të rritur tregtinë dhe për të tërhequr investime nga jashtë në rajon, edhe më shumë. Kjo është e ardhmja për të gjithë këta njerëz. Kjo është ajo që duan të mbështesin Shtetet e Bashkuara, (pra) atë që dy vendet mund ta bëjnë së bashku për të gjetur rrugën përpara, pa parakushte.

Radio Evropa e Lirë: A e mbështesin Shtetet e Bashkuara idenë e ndryshimit të kufijve?

Philip Reeker: Shtetet e Bashkuara e mbështesin bashkëpunimin e dy vendeve përmes dialogut, për të gjetur një rrugë përpara, që do të sillte mundësi më të mira për njerëzit në Serbi, për njerëzit në Kosovë, për të gjithë rajonin. Dhe kjo, sinqerisht, është mirë për Evropën dhe pastaj është mirë për ne, për familjen tonë të gjerë transatlantike, për të qenë në gjendje për të vazhduar (angazhimin) në një situatë më të qëndrueshme, më të sigurt. Kjo ka të bëjë me të ardhmen e të gjithë njerëzve në rajon dhe me brezat që do të vijnë.

Radio Evropa e Lirë: Por, a jeni i shqetësuar me paralajmërimet se ndryshimi i mundshëm i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë mund të ketë efekt domino në rajon?

Philip Reeker: Mendoj se po këmbëngulni në idenë e ndryshimit të kufijve. Ne nuk jemi të përqendruar këtu. Jemi të përqendruar në atë që dy vendet të gjejnë rrugë përpara dhe të paracaktojnë ide për gjetjen e zgjidhjes. Nuk ka rrugë për ta bërë atë.

Mendoj se është një justifikim i të tjerëve për të mos ecur përpara, kur ata fokusohen në gjëra që imagjinojnë përpara se të ndodhin. Negociatat janë negociata. Dhe ky është kuptimi i dialogut: të ulesh dhe të bisedosh për mundësitë, për ndërtimin e besimit midis dy vendeve. Andaj, ne i kemi ofruar zyrat tona diplomatike, përfaqësuesin e posaçëm, të dërguarin e posaçëm të presidentit, për të ndihmuar në ndërtimin e kësaj dhe për të punuar me kolegët tanë evropianë, për ta lëvizur gjithë procesin dhe rajonin përpara, për një të ardhme më të mirë për secilin atje.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Reeker, ka spekulime për një lloj konference për paqe midis Kosovës dhe Serbisë, të organizuar nga Shtetet e Bashkuara. A po planifikon Uashingtoni diçka të tillë?

Philip Reeker: Nuk jam në dijeni për ndonjë plan specifik. Varet nga dy palët se çfarë mund të bëjnë për të punuar së bashku. Së voni i kemi pasur zgjedhjet në Kosovë. Jemi duke pritur krijimin e qeverisë atje. Ky është qartazi një hap i rëndësishëm në hapat e ardhshëm të procesit. Procesi i dialogut ka qenë shumë i rëndësishëm në të kaluarën, për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve të caktuara. Duam t’i shohim të dyja vendet që kthehen në tryezë së bashku, në dialog.

Radio Evropa e Lirë: A mund të presim ndonjë takim në Uashington?

Philip Reeker: Nuk jam në dijeni për ndonjë takim në Uashington tani. Kam shumë takime në Uashington gjithë kohën. Ajo çfarë duhet të bëjnë dy palët, është të vendosin se si mund të lëvizin përpara. Ne po i ofrojmë zyrat tona dhe mbështetjen e diplomacisë amerikane, së bashku me Bashkimin Evropian, në mënyrë që dy vendet të lëvizin përpara në një agjendë që ato e kanë bërë prioritet.

Radio Evropa e Lirë: Duket pak hipotetike, por nëse marrëveshja bllokohet, cilat do të ishin pasojat e vazhdimit të një lloj status quo-je në marrëdhëniet Kosovë-Serbi?

Philip Reeker: Siç e thatë dhe ju, kjo është hipotetike. Andaj, përse shpenzojmë shumë kohë duke folur për (çështje) hipotetike? Nëse nuk ka marrëveshje, ju mbeteni në status quo dhe nuk lëvizni përpara. Vazhdoni të keni paqëndrueshmëri në një rajon që ka nevojë për më shumë qëndrueshmëri. Vazhdoni të lejoni që historia ta drejtojë të ardhmen, në vend se të shikoni kah e ardhmja dhe të bëni përpjekje të formoni një histori të re për rajonin – gjë që ne mendojmë se është shumë e mundshme.

Mendoj se është koha për të ecur përpara, për të gjetur mënyra, nga të cilat njerëzit në Kosovë, njerëzit në Serbi, njerëzit në gjithë Ballkanin Perëndimor mund të kenë më shumë stabilitet dhe, rrjedhimisht, më shumë mundësi për mirëqenie. Për ta bërë këtë, duhet të keni siguri. Është e rëndësishme që njerëzit e rajonit ta pranojnë se duhet të jetojnë së bashku. Gjeografia është realitet. Fqinjtë janë fqinj. Kjo nuk do të ndryshojë. Kjo ka të bëjë me gjetjen e mënyrave për të lëvizur përpara dhe të shfrytëzohet ajo që po ofrohet, në kuptim të mbështetjes ndërkombëtare, për të gjetur zgjidhje dhe përparim në këtë kontest afatgjatë.

Radio Evropa e Lirë: Le të kalojmë tani te një çështje tjetër – Bosnja dhe Hercegovina. Ky vend ka kaluar tashmë një vit pa qeveri shtetërore. Si mund të bëhet Bosnja shtet funksional?

Philip Reeker: Mendoj se është e rëndësishme që njerëzit e Bosnje dhe Hercegovinës të dëgjohen nga udhëheqësit e tyre. Ata janë zgjedhur për të qeverisur, për të sjellë funksionalitet në Bosnje dhe Hercegovinë. Janë bërë gati 25 vjet prejse Marrëveshja e Dejtonit ka sjellë paqe në një situatë absolutisht të tmerrshme. Njerëzit mund të kenë harruar se sa e tmerrshme ka qenë lufta në Bosnje. Vërtet në zemër të Evropës keni pasur një luftë të tmerrshme, aq shumë vdekje, aq shumë mizori, eksode, migrime masive.

Ne kemi gjetur rrugën për paqe përmes procesit të Dejtonit dhe tani, 25 vjet më vonë, është vërtet koha të lëvizet përpara dhe të bëhet (Bosnja) shtet më funksional. Ky është obligim i udhëheqësve në Bosnje dhe Hercegovinë, i të gjithë atyre. Këtë e mbështesin Shtetet e Bashkuara dhe ne duam të punojmë me partnerët tanë evropianë për ta promovuar këtë.

Radio Evropa e Lirë: Sapo e përmendët Marrëveshjen e Dejtonit. Ajo ka qenë një kontribut i madh amerikan për paqen në Bosnje. Si do t’i komentonit thirrjet për ndryshimin e saj?

Philip Reeker: Marrëveshja e Dejtonit është arritur për të sjellë paqe, për t’i dhënë fund asaj lufte të tmerrshme. Nuk është menduar kurrë të jetë një situatë e përhershme. Ajo çfarë na duhet është një vullnet nga të gjitha palët në Bosnje për të parë se çfarë mund të bëjnë, jo vetëm për ta bërë vendin më funksional, por edhe për të ofruar më shumë stabilitet, më shumë siguri, më shumë mirëqenie. Kjo është ajo që duan njerëzit. Lëvizja përpara në reformat që i ka inkurajuar komuniteti ndërkombëtar, përfitimi nga vullneti i mirë dhe mbështetja që Bosnje dhe Hercegovina ka nga shumë miq dhe partnerë (dhe) refuzimi i ndikimeve keqdashëse që duan të shohin përçarje në rajon, janë hapa të rëndësishëm, në të cilët është e përqendruar edhe diplomacia jonë.

Radio Evropa e Lirë: Viti i ardhshëm do të jetë vit i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut. Vendimi për këto zgjedhje është marrë pasi Këshilli Evropian ka refuzuar të nisë bisedimet e pranimit me Shkupin dhe Tiranën, këtë muaj. Cili do të ishte mesazhi juaj për publikun maqedonas dhe partitë politike atje?

Philip Reeker: Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Në Shtetet e Bashkuara kemi qenë shumë të lumtur javën e kaluar kur kemi parë Senatin amerikan që ka ratifikuar aplikimin e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e plotë e NATO-s. Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të, aleatja e 30-të e organizatës transatlantike. Ky është një hap i jashtëzakonshëm. Ata kanë bërë reforma të mëdha, kanë bërë marrëveshje me fqinjët që u kanë mundësuar të lëvizin përpara.

Ne tashmë i kemi parë rezultatet në Maqedoninë e Veriut, në kuptim të një sensi të ri të stabilitetit dhe sigurisë, që i rrit mundësitë dhe interesimin e investitorëve të huaj. Kjo është e rëndësishme.

Ne jemi zhgënjyer – sekretari Pompeo e ka bërë këtë shumë të qartë – që Këshilli Evropian nuk i ka nisur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Perspektiva evropiane, ideja që njerëzit e këtyre vendeve evropiane duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian, ka qenë një përbërës kryesor i politikës sonë të jashtme. Ne nuk jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, por ne e kemi mbështetur këtë ide. Programet tona të ndihmës, diplomacia jonë i ka mbështetur përpjekjet për reforma që këto vende i kanë ndërmarrë për të lëvizur në atë drejtim. Ne besojmë se kjo është në interesin më të mirë të një vendi të rajonit dhe Evropës.

Është zhgënjyese të shihen udhëheqës të caktuar me një lloj pikëpamjeje të shekullit 19 për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpresojmë të jetë vetëm një pengesë e përkohshme (dhe) vendet do të kenë mundësi në pranverë, siç kanë thënë, për një vendim të ri që do të mundësonte hapjen e negociatave të pranimit. Ky, natyrisht se do të ishte vetëm fillimi i një procesi të gjatë, i një serie kapitujsh, nëpër të cilët kanë kaluar vendet e reja të Bashkimit Evropian, përpara tyre, për të zbatuar reformat e nevojshme, për t’u kualifikuar, për të përmbushur kërkesat e anëtarësisë në BE.

Kam vënë re se Këshilli (Evropian) nuk ka kërkuar hapa të rinj, thjesht e ka shtyrë vendimin. E di se në Maqedoninë e Veriut po bëjnë hapa të mëdhenj në këtë drejtim. Ata janë të lumtur të shohin përparimin në procesin e NATO-s. Ne qartazi do ta njohim këtë kur udhëheqja e NATO-s të takohet në dhjetor dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e tyre, edhe në Maqedoninë e Veriut, edhe në Shqipëri për të lëvizur drejt rrugës së BE-së.

Radio Evropa e Lirë: A mendoni se vendimi negativ i Brukselit mund të ketë efekt negativ në rajon apo t’iu hapë dyert vendeve të tjera?

Philip Reeker: Mendoj se është e rëndësishme që ky proces që Bashkimi Evropian dhe vendet e tij anëtare e kanë inkurajuar tash e sa dekada, nuk duhet të hidhet në dyshim. Këto janë vende evropiane dhe SHBA-ja e mbështet një Evropë të tërë, të lirë, në paqe dhe prosperuese – si pjesë e politikës sonë të jashtme – që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ne po festojmë 70-vjetorin e NATO-s. NATO-ja ka qenë qartazi një çelës i rëndësishëm për arritjen e stabilitetit, fillimisht në Evropën Perëndimore, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, dhe pastaj, pas adaptimit në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, me anëtarë të rinj, me zgjerim të partneriteteve me të tjerë, si aleancë mbrojtëse. Ky ka qenë një çelës i rëndësishëm për të pasur një nivel sigurie, që e ka mundësuar këtë periudhë të paprecedentë të prosperitetit në Evropë. Kjo është një gjë me të cilën krenohemi. Është mirë për Shtetet e Bashkuara, është mirë për evropianët.

Derisa e festojmë këtë përvjetor dhe kujtojmë se çfarë kemi bërë së bashku, ne besojmë se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Ka të tillë që duan të ndërhyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor, thjesht për të krijuar paqëndrueshmëri. Ka të tillë që nuk duan të shohin stabilitet, sepse i ndikon interesat e tyre negativë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim njerëzit e rajonit që duan të lëvizin përpara për një të ardhme më të mirë.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Palmer ka thënë javën e kaluar se mungesa e vendimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë mund t’ia hapë dyert Rusisë. A jeni të shqetësuar?

Philip Reeker: Mendoj se është shqetësim. E kemi parë ndikimin keqdashës përpara në rajon. Këto vende (në Ballkanin Perëndimor) e kanë deklaruar qartazi se drejtimi që duan të marrin është Perëndimi. Ato janë pjesë e Evropës dhe duan të jenë pjesë e institucioneve dhe e organizatave që e përbëjnë Evropën dhe mundësojnë mirëqenie më të madhe, kohezion më të madh. Ato kanë bërë hapa të rëndësishëm në tejkalimin e dallimeve me fqinjët – ky është hapi i parë – dhe në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për t’u kualifikuar, thjesht për të hapur procesin e pranimit, i cili pastaj do të zgjasë derisa të përmbyllet secili kapitull. Por, ky është proces pozitiv. Ne besojmë se ato meritojnë përgjigje pozitive, pasi të bëjnë saktësisht atë që u është kërkuar të bëjnë dhe t’i përmbushin kushtet e nevojshme për të lëvizur përpara.

Radio Evropa e Lirë: Sipas jush, ku është ndikimi më i madh rus në rajon?

Philip Reeker: Varet nga pikëpamjet e të tjerëve se si duan ta shohin këtë. Rusia është një vend që ka marrëdhënie në rajon dhe ne e pranojmë këtë. Edhe ne duam të kemi marrëdhënie më të mira me Rusinë. Kam qenë në Moskë dhe kam bërë përpjekje të bisedoj për atë se ku mund t’i ndërtojmë marrëdhëniet tona. Kemi shumë sfida.

Një nga vendet më të dukshme, ku shihet ndikimi keqdashës i Rusisë, është Ukraina. Rusia e ka pushtuar këtë vend, ka vazhduar (të mbështesë) vazhdimin e luftës në pjesën lindore të Ukrainës. Mijëra njerëz kanë vdekur. Ata (rusët) kanë ndërmarrë obligime përmes Procesit të Minskut për të gjetur një rrugë përpara dhe nuk i kanë zbatuar. Ne duam ta shohim këtë. Rusët po paguajnë çmim për këtë, për veprimet e qeverisë së tyre. Ky lloj i ndikimit keqdashës është diçka që nuk duam ta shohim në pjesë të tjera të Evropës dhe sigurisht jo në Ballkanin Perëndimor.

‘Po kalonte mbreti me shallvare’ ja pse shpërtheu sërish sot Rezart Veleshnja ndaj Edi Ramës

Aktori i njohur Rezart Veleshnja është një nga të paktët aktorë kritikë të qeverisë së Rama.

Edhe ditën e sotme aktori i njohur Rezart Veleshnja ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama.

Me anë të disa videove në Instastory aktori ka treguar se është bërë vonë për në punë pasi ka qënë i bllokuar në trafik se po kalonte ‘mbreti më shallvare’ kështu e quan ai Edi Ramën.

“34 minuta duke pritur të kalonte mbreti me shallvare. Do ikte në shtëpi mbreti. Ti je më keq se kujtimi Lale për nga truri. Dy budallenjtë nuk bëhen bashkë në një vend. Mos i prish punë populllit, rri i qetë se nuk të ngacmon njeri. Nuk i prekim ne këta me të meta mendore. Me ty e kam, të gjatin,”-thotë aktori.

(Shihni videon) Pas 28 vitesh në Bar Juvenilja, Kadareja u takua me intervistuesin e tij Elez Biberaj

Shkrimtari Ismail Kadare ka qenë ndër të parët që ka kërkuar azil politik në Francë në vitin 1990. Po ato ditë të para të shembjes së regjimit, Kadare dha një intervistë për Zërin e Amerikës, ku tregonte detaje për azilin politik të tij.

Drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj gjatë një takimi me Kadarenë, ka rikthyer edhe një herë në vëmendje këtë intervistë.

“Paska qenë shumë e qartë, s’e di pse më kritikojnë ca tani”, ishte ky komenti i shkrimtarit, pasi dëgjoi ato që kishte thënë 28 vite më parë.

 


“Më 24 tetor 1990, në ora 18.00, gazetari Elez Biberaj, nëpërmjet valëve të “Zërit të Amerikës”, dha lajmin e bujshëm se Kadare kishte kërkuar strehim politik në Francë. Më pas u dëgjua dhe intervista që Kadare i kishte dhënë Biberajt pikërisht për vendimin e tij, për të lënë Shqipërinë komuniste. Njëzet e tetë vjet më vonë, në Bar Juvenilja, Kadareja u takua me intervistuesin e tij dhe biseda miqësore u zhvillua teksa të gjithë dëgjonim regjistrimin e atij emisioni të rrallë, i cili pati një jehonë të jashtëzakonshme tek të gjithë shqiptarët, kudo në botë”, është ky teksti që shoqëron videon.

 

 

Kadare nderohet me Çmimin Pak Kyongni 2019

Zeri Amerikes

Shkrimtari Ismail Kadare u nderua me Çmimin Pak Kyongni 2019. Ceremonia për dhënien e këtij çmimi u zhvillua në Qendrën Kulturore Toji të Koresë së Jugut.

Kryetar i komisionit përzgjedhës Kim Uchang, tha se zoti Kadare është një shkrimtar që do ta ngrerë edhe më lart këtë çmim, tani në vitin e nëntë që nga themelimi. Çmimi u krijua në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji, për të nderuar shkrimtaren e ndjerë koreane Pak Kyongni.

“Jam me të vërtet krenar që marr këtë çmim, që mban emrin e zonjës së madhe të kulturës koreane dhe jo vetëm kaq por edhe të letërsisë, shpirtit dhe moralit të popullit tuaj. Ajo që më prek veçanërisht është dashuria e popullit korean për letërsinë dhe për përfaqësuesen e tij Pak Kyong ni”, tha Ismail Kadare duke marr çmimin.

Misteri më i madh i letërsisë botërore, tha shkrimtari, është fakti se si ajo ka mbijetuar për mijëvjeçarë të tërë, se si populli e ka mbrojtur atë, sepse kundër saj ka patur gjithmonë ushtri armike që kanë dashur ta shkatërrojnë çdo ditë.

“Unë vetë kam jetuar në një regjim shumë të vështirë i cili në kujtesën e njerëzve tani që ai është rrëzuar, ka mbetur si një kujtim i ferrit të Dantes”, tha shkrimtari.

Ka qenë një koincidencë shumë e çuditshme mes dy popujve tanë, popullit tim shqiptar dhe popullit tuaj korean. Sot në botë është shumë e rrallë që të ketë dy shtete që t’i përkasin një kombi. Në Evropë është pikërisht shteti evropian i Shqipërisë dhe shteti tjetër po ashtu evropian dhe ballkanik njëkohësisht.

Pastaj Ismail Kadare iu përgjigj pyetjeve të pranishmëve lidhur me pikëpamjet e tij filozofike për letërsinë dhe lexoi një ese në gjuhën shqipe për Eskilin.

Gjuha shqipe, tha ai, është një gjuhë shumë e vështirë por për shkrimtarin kjo është një gjë e mirë sepse një gjuhë e vështirë shndërrohet në aleatin më të mirë të atyre që bëjnë letërsinë.

Çmimi Pak Kyongni shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej rreth 84 mijë dollarësh. Përzgjedhja e fituesit u bë pasi u shqyrtuan rreth 350 autorë nga mbarë bota, nga të cilët fitoi shkrimtari i njohur shqiptar.