Përderisa shumë vende të botës po administrojnë vaksinat kundër koronavirusit të ri, jo të gjitha grupet shoqërore mund ta marrin atë.
Për gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse, marrja e vaksinës do të varet nëse shtetet ku ato jetojnë do ta lejojnë apo ndalojnë një gjë të tillë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, rregullatorët shëndetësorë kanë vendosur, që për shkak të mungesës së të dhënave mbi efektet e vaksinës ndaj grave shtatzëna, ato nuk do ta marrin atë. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqim dhe Barna, ka thënë se janë gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse që do të vendosin nëse duan ta marrin apo jo vaksinën.
Në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëri të Bashkuar, shtetet e Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera të botës, ka nisur administrimi i vaksinës kundër koronavirusit, të krijuar nga Pfizer dhe BioNTech, kompani të cilat, gjatë fazave testuese, nuk kanë përfshirë gratë shtatzëna dhe gjidhënëse në studimet e tyre.
Ndërkaq, Agjencia Evropiane e Barnave, tha se administrimi i vaksinës së Pfizer/BioNTech ndaj grave shtatzëna, duhet të shqyrtohet për secilin rast veç e veç. Megjithatë, kjo agjenci tha se mund ta ndryshojë rekomandimin për vaksinat ndaj grave shtatzëna, nëse ka të dhëna të reja.
Doktoresha Ruth Faden nga Universiteti Jons Hopkins thotë se “nuk ka të dhëna”, nëse vaksina është e rrezikshme për gratë shtatzëna, shkruan BBC.
Por, Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) me bazë në SHBA, thonë se ka pak gjasa që vaksinat kundër koronavirusit të kenë ndikim negativ te gratë shtatzëna.
“Përderisa studimet ende nuk janë bërë, bazuar se si funksionojnë vaksinat (me teknologjinë) mRNA, ekspertët besojnë se ka pak gjasa që ajo të ketë rrezik ndaj grave shtatzëna”, thotë CDC.
Teknologjia mRA është përdorur në prodhimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech dhe asaj të kompanisë Moderna. Kjo teknologji përpunon kodit gjenetik të virusi.
“Vaksinat mRNA nuk përmbajnë virusin që e shkakton sëmundjen COVID-19, prandaj nga marrja e vaksinës askush nuk do të infektohet me koronavirus. Megjithatë, rreziqet potenciale ndaj grave shtatzëna dhe fetusit të tyre janë të panjohura sepse këto vaksina nuk janë studiuar në gratë shtatzëna”, thotë CDC.
CDC po ashtu thotë se nuk ka të dhëna lidhur me ndikimin që mund të kenë vaksinat ndaj COVID-19, për nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji.
Efektet anësore të vaksinës
Vaksinat kundër koronavirusit, që tashmë janë aprovuar për përdorim, siç është vaksina e Pfizerit dhe kompanisë Moderna, kanë efekte anësore.
Po ashtu, në Britani dhe Indi është miratuar vaksina e krijuar nga Astrazeneca dhe Universiteti i Oxfordit.
Shembull, disa persona, në Britani dhe SHBA, kanë pasur reaksione alergjike, pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech. Përderisa, Britania ka rekomanduar që personat që kanë histori të alergjive ndaj barnave dhe ushqimeve të mos e marrin vaksinën, Administrata për Ushqim dhe Barna (FDA) në SHBA ka rekomanduar se shumica e amerikanëve që vuajnë nga alergjitë janë të sigurt që ta marrin vaksinën.
Por, FDA – që tashmë ka nisur të hetojë rastet e raportuara të alergjive – ka rekomanduar se vetëm personat që në të kaluarën kanë pasur reaksione të rënda alergjike ndaj vaksinave apo përbërësve që janë përdorur në vaksinën e Pfizerit, duhet të mos e marrin atë.
FDA ka thënë se beson që kimikati i quajtur polietilen glikon (PEG) – që është përdorur nga Pfizeri, por edhe nga kompania Moderna – mund të jetë “fajtori” për reaksionet alergjike.
Përveç reaksioneve alergjike që janë raportuar, nga vaksina e Pfizerit njerëzit kanë pasur edhe efekte të tjera anësore, të cilat zakonisht kanë zgjatur për disa ditë, të tilla si dhimbje në vendin e marrjes së vaksinës, lodhje, kokëdhimbje, dhimbje muskujsh, ethe, dhimbje të kyçeve dhe temperaturë.
Vaksina e Pfizerit administrohet përmes dy dozave, në një diferencë kohore prej 21 dhe 28 ditësh, nga doza e parë në të dytë. FDA thotë se nga studimet e kryera, njerëzit kanë më shumë të ngjarë të përjetojnë efekte anësore pas marrjes së dozës së dytë.
Fotogaleri
Shtatzënia dhe gjidhënia për gratë e prekura me COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë disa këshilla për gratë që janë shtatzëna në kohën e pandemisë së koronavirusit. Kjo organizatë po ashtu tregon se si duhet të veprojnë gratë e prekura nga sëmundja COVID-19, të cilat ushqejnë me gji fëmijët e tyre.
Pavarësisht se zbulimi i vaksinave kundër koronavirusit të ri ka rritur shpresat që mund të përshpejtojë dhënien fund të pandemisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se vetëm vaksina nuk do të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë.
“Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t’i zëvendësojë ato”, ka thënë drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus më herët, duke porositur njerëzit që të vazhdojnë të mbajnë maska, të ruajnë distancën dhe higjienën personale.
Wenn Sie Spezialisten benötigen, die dieses Problem beheben können, die sich an auto schlüsseldienst St. Gallen wenden können, wird er das Schloss für wenig Geld schnell und effizient für Sie ändern. Diese Spezialisten sind sehr erfahren und wissen viel über ihr Geschäft. Ich denke, Sie werden mit dem Ergebnis ihrer Arbeit zufrieden sein … Informationen zu diesem Büro finden Sie auf ihrer Website. Ich rate Ihnen, sich damit vertraut zu machen.
Nis faza e parë e eksperimentit të vaksinës krejt italiane nga Rottapharm Takis, e cila është dhënë një vullnetari 21-vjeçar në spitalin San Gerardo në Monza. Produkti do të testohet gjithashtu në Spallanzani në Romë dhe në Institutin Pascale në Napoli pas autorizimit të marrë nga Aifa dhe Komiteti Etik i Spallanzanit. Një djalë 21 vjeç do të jetë vullnetari i parë të cilit do t’i jepet një dozë 0,5 mg ‘e-Vax’ sot.
Pas vaksinimit të parë do të pritet dy ditë për të parë nëse ka ndonjë efekt anësor. Më pas dy vullnetarë të tjerë do të vaksinohen dhe pas dy ditësh, tre të tjerë. Njëzet vetë gjithsej.
Ndërkohë, shumë rajone në Itali ndryshojnë ngjyrën, me Lombardinë, Marche dhe Piemonte në portokalli dhe Basilicata dhe Molise me të kuqe. Dhe Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza paralajmëron, kurba e infektimeve po rritet ndjeshëm.
Ndërkohë AstraZeneca është e gatshme të “heqë dorë nga licencat e prodhimit për vaksinën anti-Covid në mënyrë që të mund të përshpejtohet. Kjo është ajo që ne kemi bërë në muajt e fundit: 20 impiantet e prodhimit nuk janë vetëm tonat”, deklaron Lorenzo Ëittum, CEO i AstraZeneca në Itali.
“Ne kemi nevojë për një partner të aftë për të menaxhuar këtë proces prodhimi – shtoi ai – sepse transferimi i teknologjisë nuk është aspak i lehtë dhe që të ketë kapacitete prodhimi prej dhjetëra miliona në muaj”.
Speranza: Javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta
“Kurba e infektimit po rritet ndjeshëm dhe ne ende duhet të luftojmë. Javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta: është detyra e politikës dhe institucioneve të thonë të vërtetën”. Kështu deklaroi Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza duke folur në prezantimin e Planit Kombëtar të Rezultateve (vlerësimi dhe monitorimi i ndihmës klinike) të Agenas (Agjencia Kombëtare e Shërbimeve Rajonale të Shëndetit). “Duhet t’u kërkojmë sërish qytetarëve rigorozitet, respekt, vëmendje ndaj rregullave. Ky virus është tinëzar dhe i ndërlikuar dhe nuk mund të mposhtet me urdhëresa ose dekrete. Ne duhet të ndiejmë sensin e një sfide kolektive”, tha ai.
Vaksina e kompanisë Johnson & Johnson e cila merret me një dozë të vetme mbron nga COVID-19. Kjo thuhet në një analizë të enteve rregullatore amerikanë të bërë publike të mërkurën, e cila hedh bazat për një vendim përfundimtar për miratimin e një vaksine të re edhe më të lehtë për t’u përdorur, e cila do të ndihmojë në zbutjen e pandemisë.
Shkencëtarët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave konfirmuan se në përgjithësi vaksina është rreth 66% efektive në parandalimin e rasteve të lehta si dhe ato të rënda të COVID-19-s. Agjencia tha gjithashtu tha se vaksina që merret me një dozë të vetme e kompanisë J & J, mund të ndihmojë në shpejtimin e procesit të vaksinimit dhe është e sigurt për t’u përdorur.
Tashmë vaksina ndodhet vetëm një hap nga miratimi, duke e shndërruar atë në vaksinën e tretë që pritet të miratohet për përdorim emergjent në SHBA. Të premten, këshilltarët e pavarur të agjencisë do të debatojnë nëse provat janë mjaftueshëm të forta për të rekomanduar dhënien e autorizimit që pritej prej kohësh. Më pas FDA-ja pritet të marrë një vendim përfundimtar brenda disa ditësh.
Ndërsa vendi ka shënuar më shumë se 500,000 vdekje të lidhura me virusin që nga fillimi i pandemisë, procesi i vaksinimit ka qenë më e ngadaltë nga sa shpresohej, penguar nga çështje logjistike sikurse vonesat e shkaktuara nga moti i keq. Deri më tani, rreth 65 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së Pfizer-it ose Moderna-s, të cilat merren me dy doza dhe me distancë disa javëshe nga njëra-tjetra për të garantuar mbrojtje të plotë.
J&J testoi vaksinën e parë me dozë të vetme tek 44,000 njerëz në SHBA, Amerikën Latine dhe Afrikën e Jugut. Për shkak të varianteve të ndryshme të virusit, që po qarkullojnë në vende të ndryshme, studiuesit analizuan rezultatet gjeografikisht. J&J njoftoi më parë se vaksina funksionoi më mirë në SHBA duke garantuar një efektivitet prej 72% ndaj rasteve të lehta e të rënda të COVID-19-s, krahasuar me 66% në Amerikën Latine dhe 57% në Afrikën e Jugut.
Megjithatë në çdo vend vaksina dëshmoi se ishte shumë efektive kundër simptomave të rënda dhe rezultatet e hershme të studimit treguan se nuk kishte asnjë shtrime në spital ose vdekje duke filluar 28 ditë pas vaksinimit.
Ende nuk duket fundi i pandemisë. Por ka shpresa pas studimit nga Izraeli mbi transmentimin e virusit pas vaksinimit me vaksinën e BioNTech.
Studimet e fundit në Izrael për efektshmërinë e vaksinës BioNTech janë shpresëdhënëse. Në këto studime paraprake është provuar, se nga vaksina e BioNTech dhe partnerit amerikan, Pfizer mund të pengohet ecuria e rëndë e sëmundjes Covid-19 në afër 99% të rasteve, ka bërë të ditur Ministria izraelite e Shëndetësisë.
Por edhe një lajm tjetër i mirë vjen nga Izraeli: Në një studim vëzhgues ende të papublikuar të prodhuesit të vaksinës dhe ministrisë izraelite, me gjasa vaksina pengon deri në 90% transmentimin e virusit e me këtë edhe infektimin e një personi tjetër. Deri tani ishte e paqartë, nëse vaksina mbron vetëm të vaksinuarit apo edhe njerëzit përreth. Studimi në Izrael sipas raportimeve në media bazohet në të dhënat e 1,7 milionë të vaksinuarve dhe së shpejti do të publikohet me të ashtuquajturën procedurë “Preprint” në një revistë shkencore.
Eksperti gjerman i shëndetësisë dhe politikani socialdemokrat, Karl Lauterbach është shprehur për gazetën “Bild” pas publikimit të lajmit, se “këto vlerësime janë me rëndësi të madhe”. Vaksina vërtet me këtë mundëson një imunitet të tufës dhe mundëson kthimin në jetën normale. Në Izrael e kanë marrë vaksinën gati gjysma e 9,3 milionë izraelitëve. Ky vend është vendi i parë në botë që ka kryer më shumë vaksinime dhe është i përshtatshëm për vëzhgime shkencore në masë./DW
Qumështi i shqemes është qumësht që prodhohet duke përdorur arrat e shqemes dhe ujë.
Ky qumësht është i pasur me vitamina, minerale, yndyrna të shëndetshme dhe përbërës të tjerë të dobishëm.
Ai është gjerësisht i njohur për vegjetarianët dhe individët që janë intolerantë ndaj laktozës.
Qumështi i shqemes mund të përdoret gjithashtu për të zëvendësuar qumështin e lopës në receta të ndryshme gatimit, si dhe të përdororet për konsum të përditshëm dhe për të bërë pije të nxehta.
Në këtë artikull, AgroWeb.org ka evidentuar të gjitha përfitimet shëndetësore të qumështit të shqemes.
Është I Pasur Me Nutrientë
Lëndët ushqyese që ai përmban janë proteinat, yndyrnat e shëndetëshme, vitaminat dhe mineralet.
Yndyrnat e shëndetëshme që përmban ky qumësht, ndihmojnë në mirëqenien e zemrës.
Ndërsa magnezi ka një rol thelbësor në qarkullimin e gjakut, mirëqenien e zemrës dhe sistemit nervor.
Redukton Peshën Trupore
Njerëzit që duan të bien nga pasha mund të përfitojnë shumë nga ky qumësht nëse e bëjnë pjesë të regjimit ushqimor.
Duke qënë i pasur me fibra, ky qumësht mund të bëjë të ndiheni të ngopur për më gjatë, kështu mund të zvogëloni dëshirën për të ngrënë gjatë ditës.
Përmirëson Shëndetin E Syve
Meqenëse shqemet përmbajnë agjentë parandalues të kancerit, konsumi i rregullt i qumështit të shqemes, mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit e qelizave, të shkaktuara nga radikalet e lira në sy.
Ekzaminime të ndryshme kanë demonstruar se konsumi i ushqimeve të pasura me zeaksantinë dhe luteinë mund të ndihmojë në zvogëlimin e mundësisë së degjenerimit makular (AMD), i cili mund të shkaktojë humbjen e shikimit.
Nivelet e larta të këtye agjentëve, mund të ulin rrezikun e kataraktit tek njerëzit e moshuar.
Ka Efekt Antikancerogjen
Studime të ndryshme ku AgroWeb.org mbështetet, kanë treguar se konsumimi i vazhdueshëm i produkteve të shqemes, mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të disa qelizave kancerogjene.
Forcon Sistemin Imunitar
Qumështi i shqemes është i pasur me zink dhe antioksidantë të cilët ndihmojnë në forcimin e imunitetit.
Meqenëse është i pasur me agjentë parandalues të kancerit, studimet kanë treguar se mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit në trup duke përmirësuar imunitetin.
Zvogëlon Rrezikun E Sëmundjeve Dhe Goditjeve Në Zemër
Qumështi i shqemes përmban acide yndyrore të ngopura dhe të pangopura, të cilat ndihmojnë në rritjen mirëqënies së zemrës.
Gjithashtu qumështi i shqemes përmban magnez dhe kalium, elementë që kanë një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve koronare dhe uljen e rrezikut nga goditjet në zemër.
Forcon Kockat
Për shkak të pranisë së lartë të magnezit, kaliumit,kalciumit dhe vitaminës K, ky qumësht ndihmon në forcimin dhe mirëmbajtjen e kockave.
Duke pasur kocka sa më të shëndetëshme do të keni më pak rrezik të pësoni fraktura në to.
Një studim i ri do të kryhet për të parë se si vaksina kundër koronavirusit e Universitetit të Oxford-it dhe kompanisë AstraZeneca funksionon te fëmijët.
Rreth 300 vullnetarë do të marrin pjesë në studim, që pritet të nisë në fund të muajit shkurt, transmeton BBC.
Vaksina e AstraZenecas po përdoret në Britani dhe vendet e Bashkimit Evropian, së bashku me vaksinat e Pfizer/BioNTech. Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar që vaksina e AstraZenecas të përdoret. Kjo vaksinë thuhet se ka efikasitet 63.9 për qind ndaj sëmundjes COVID-19.
Në studimin që do të kryhet, 240 fëmijë do ta marrin vaksinën e AstraZenecës, ndërkaq disa të tjerë do të marrin atë për kontrollin e meningjitit.
Në studimet paraprake të kryera nga Oxford-i dhe AstraZeneca, fëmijët nuk kanë qenë të përfshirë.
Andrew Pollard, profesor i infeksionit dhe imunitetit pediatrik, njëherësh kryeinspektor i provave klinike të vaksinës së Oxford-it ka theksuar se shumica e fëmijëve nuk preken nga COVID-19 dhe ka pak gjasa, që ata që preken, të kenë sëmundje të rëndë.
Por, ai tha se është e rëndësishme që të kuptohet siguria dhe përgjigja imunitare nga vaksina te fëmijët dhe adoleshentët, pasi sipas tij, fëmijët po ashtu mund të përfitojnë nga vaksinimi kundër koronavirusit.
Vaksina e AstraZencas aktualisht është miratuar që të përdoret te personat mbi 18 vjeç.
Doza të kësaj vaksine pritet të marrë edhe Kosova, nga programi COVAX i OBSH-së, që ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave te vendet e varfra.
Nga COVAX-i, Kosova pritet të marrë 100,800 doza të vaksinës së AstraZenecas. Dozat e para, sipas zyrës së OBSH-së në Prishtinë, pritet të arrijnë në gjysmë e shkurtit apo në javën e tretë të shkurtit. rel
ISHP raporton se numri i të infektuarve ka shkuar në 6 dhe se virusi me shumë siguri është sjellë nga Italia, pasi dy prej personave të prekur kanë pasur histori udhëtimi me këtë vend.
Në Evropë, por edhe në vendin tonë në muajt e fundit janë identifikuar disa variante të reja të COVID-19. Por cilat janë këto variante që po zgjerohen kudo dhe po tregojnë një intensitet të ri të sëmundjes?
Një nga variantet e para që është përhapur më shpejt dhe gjerësisht është ai i Mbretërisë së Bashkuar një variant që është quajtur B.1.1.7. Ky variant është zbuluar në vjeshtën e vitit 2020. Të dhënat e deritanishme tregojnë se ky mutacion transmetohet më lehtë dhe më shpejtë se variantet e tjera. Sipas studimeve të deritanishme ky variant është 70% më infektues. Ekspertët kanë raportuar në janar të vitit 2021 se ky variant ka rrezik më të lartë të vdekshmërisë, megjithatë nevojiten studime të mëtejshme.
Për mutacionin britanik ka dhënë një informacion të detajuar edhe shkencëtarja Detina Zalli, e cila shprehet në një lidhje të drejtëpërdrejtë me Euronews Albania, se varianti i ri britanik po prek gjerësisht moshat e reja.
Pas variantit britanik, kemi dhe atë të shfaqur në Afrikën e Jugut (B.1.351) po në muajt e fundit.
Ky variant është shfaqur në mënyrë të pavarur nga mutacioni britanik, në fillim të muajit tetor 2020. Të dhënat tregojnë se ky mutacion ndan disa karakteristika me variantin britanik. Sipas informacioneve që kemi deri tani ky mutacion është 50% më i transmetueshëm
Ndërkohë, është shfaqur edhe një variant tjetër që po zgjerohet në botë, varianti i Brazilit (P.1). Ky mutacion është shfaqur tek udhëtarët të cilët vinin nga Brazili në fillim të janarit. Karakteristika e këtij varianti është se përmban një sërë mutacionesh shtesë që mund të ndikojnë në aftësinë e tij për t’u njohur nga antitrupat përgjatë infektimit.
E përbashkëta e këtyre varianteve të reja është se janë përhapur në më shumë se 20 vende të botës.
Nadhim Zahawi, ministër i Zhvillimit të vaksinës anticovid ka theksuar se momentalisht ka rreth 4.000 variante të virusit që shkaktojnë COVID-19 në të gjithë botën.
Simptomat që shfaqin këto mutacione janë të ngjashme me variantin e parë të koronavirusit, ku përfshihen temperaturë e lartë, kollitje e vazhdueshme, humbje e nuhatjes, si dhe skuqje në gjuhë.
Ka edhe variante të tjera por ato që u përmendën më lartë duket se kanë shfaqur një rrezikshmëri më të lartë.
Një anë tjetër e errët është se pandemia e COVID-19 ka shkaktuar edhe probleme në shëndetin mendor. Tashmë që janë shfaqur edhe variante më të rrezikshme pritet që gjendja mendore e individëve të përkeqësohet.
“Në këtë fazë po shohim se sa herë ka një valë të re virusi, sa herë vendosen kufizime të reja, shtohen nevojat e popullatës për kujdesin mendor. Kur ulen ritmet e infeksioneve të reja nuk ka zbutje të ndikimit mbi shëndetin mendor, problemi vetëm akumulohet”- thotë Andy Bell, Zëvendës Drejtori Ekzekutiv në Qendrën për Shëndetin Mendor në Mbretërinë e Bashkuar
Në këtë mënyrë, pavarësisht se çfarë varianti i coronavirusit është në qarkullim, varianti fillestar apo mutacionet e tij, pavarësisht ashpërsimit apo lehtësimit të masave, gjendja mendore nga pandemia do të vazhdojë të jetë në nivele të larta.
Rreth 10 milionë vetë në Britani kanë nevojë për ndihmë me shëndetin mendor, krahasuar me një popullatë prej 60 milionë personash që ka Britania. Ekspertët pohojnë se kjo është një përqindje mjaft e lartë./Burimi:Euro News
Disa muaj më parë, 2020 u parashikua se do të ishte “viti i të punuarit nga shtëpia”. Por edhe ata që ishin më optimistë në këtë drejtim, nuk e mendonin kurrë se një gjë e tillë do të realizohej që në tremuajorin e parë të këtij viti.
Ky ndryshim kaq i rëndësishëm, i të kaluarit nga të punuarit nga zyra në shtëpi, është një proces shumë i ndërlikuar dhe njeriu ka nevojë të barazpeshojë kujdesin për veten, por edhe për punën.
Si Të Përballoni Punën Nga Shtëpia
Puna nga shtëpia ka shumë avantazhe por edhe disavantazhe.
Padyshim që mund tu shmangesh zhurmave, aromave dhe përtypjeve të ushqimit që të pengojnë përqendrimin por puna në shtëpi nënkupton më shumë izolim, shpërqendrim dhe nëse vazhdon gjatë humbje e sensit të vetes.
Ekspertët japin këshillat e mëposhtme për njerëzit që do të punojnë nga shtëpia në këtë periudhë epidemie.
Mos Nis Punën Direkt Sapo Të Zgjohesh
Të hapësh laptopin apo telefonin sapo të zgjohesh nuk është gjëja e duhur që duhet të bësh për veten.
Zgjohu siç duhet,laj fytyrën, dhëmbët, ndërro rrobat e gjumit dhe jepi kohë vetes që të përgatitet për ritmin e duhur.
Hani mëngjes dhe më pas uluni për të punuar.
Nuk duhet të shtriheni në shtrat për të punuar, përndryshe do ju zërë pasditja aty,
Mos e ndizni televizorin sepse ai do tju shpërqendrojë.
Ndërkohë që punoni, ju mund të tregoni kujdes për lëkurën duke mbajtur maska të ndryshme ushqyese.
Mos neglizhoni ndërveprimin social.
Flisni me të tjerët nëpërmjet telefonit apo rrjeteve sociale në mënyrë që mos të ndieni pasojat e izolimit për shpirtin.
Mos u stresoni nëse ju duket e vështirë. Të punosh nga shtëpia nuk është aq e lehtë sa të jesh në zyrë.
Përballuni me faktin që në shtëpi keni më pak produktivitet, por në këtë situatë është e kuptueshme.
E fundit por jo për nga rëndësia është që të vendosni një orar pune dhe të mbyllni kompjuterin kur të keni mbaruar.
Duke qenë se duhet të tregojmë kujdes me ambientet e jashtme, në shtëpi ka shumë gjëra për të bërë që të jeni aktivë.
Mund të nisni duke kryer punët e shtëpisë, duke gatuar e duke kërcyer në mënyrë që të jeni në lëvizje dhe mos të bini pre e plogështisë./AgroWeb.org
Ekzema është një inflamacion kronik i lëkurës që e lë atë të tharë përtej normales dhe shkakton kruarje. Foto: Flickr
Studimet mjekësore thonë se një në dhjetë njerëz në botë vuajnë nga ekzema.
Edhe në Shqipëri rastet e personave që vuajnë nga ekzema janë të shumta.
Bëhet fjalë për një inflamacion kronik të lëkurës që e lë atë të tharë përtej normales dhe shkakton kruarje.
Njerëzit që preken nga format më ekstreme të ekzemës vuajnë nga plasaritje të ashpra të lëkurës që lënë gjurmë afatgjatë.
Një studim i kohëve të fundit të cilit i referohet AgroWeb.org, thotë se njerëzit e lartpërmendur janë më të rrezikuar nga një atak në zemër apo ishemi.
Në studim, shkencëtarët analizuan të dhënat e plot 385,000 njerëzve të prekur nga ekzema.
Pas një mbikqyrjeje pesë vjeçare, shkencëtarët zbuluan se njerëzit që vuanin nga ekzema e intensitetit të lartë ishin 40-50 përqind më të rrezikuar nga një atak në zemër.
Për më tepër, ata ishin gjithashtu 20 përqind më të rrezikuar nga ishemia.
Studimi sugjeron se njerëzit që vuajnë nga kjo lloj ekzeme duhet të kryejnë analiza mjekësore për kolesterolin, tensionin e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.
Kura Natyrale Kundër Ekzemës
Përveç ndryshimeve rrënjësore në regjimin ushqimor, sipas të dhënave të AgroWeb.org rekomandohen kurat e mëposhtme natyrale kundër ekzemës.
Vaji I Arrës Së Kokosit
Ky vaj është shumë i mirë kundër këtyre problemeve me lëkurën dhe dhimbjet.
Me të, ju mund të lyeni zonat e prekura të lëkurës për t’i ushqyer dhe zbutur ato.
Probiotikët
Probiotikët ndikojnë për mirë në shëndetin e stomakut duke rikthyer ekuilibrat e baktereve të mira dhe të këqija në stomak.
Konsumoni ushqime me probiotikë.
Probiotikët, bëjnë një ndryshim të qartë në shëndetin e lëkurës.
Vaji Esencial I Lavandës
Ky vaj zbut simptomat e ekzemës dhe shëron lëkurën e thatë.
Hidhni 10 pika me vaj esencial në një enë ku keni shtuar pak vaj të arrës së kokosit dhe lyeni zonën e përtharë të lëkurës./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
VOAL – Hulumtimet e kryera deri tani në koronavirus sugjerojnë se ai ka një origjinë “shtazore” por nuk është e qartë se cili është ekzemplari “mikpritës”. Profesori Lian Wannian, kreu i delegacionit prej 17 ekspertësh kinezë që mbështetën misionin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e tha këtë në një konferencë shtypi në Wuhan.
“Lakuriqët dhe pangolingët janë kandidatët më të mundshëm për transmetim, por mostrat e koronavirusit të gjetura në ato specie nuk janë identike me Sars-Cov-2,” shtoi ai. “Nuk ka gjurmë thelbësore të përhapjes së koronavirusit në Kinë para fundit të vitit 2019. Dhe nuk ka asnjë provë se ai qarkulloi në Wuhan para dhjetorit 2019,” tha Lian Wannian.rsi-eb
Izraeli mund ta tejkalojë krizën me koronavirus, vetëm kur një e treta e popullsisë të vaksinohet, tha një zyrtar të dielën. Ky parashikim do të thotë se Izraelit do t’i duhet më shumë kohë që të krijojë imunitet në mesin e popullatës së saj sesa ishte menduar më herët.
Izraeli është vendi që po kryen vaksinimin e popullatës më së shpejti në botë. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu më 19 janar deklaroi se kur të vaksinohet pjesa më e ndjeshme e popullatës apo rreth 24 për qind e 9 milionë banorëve, atëherë do të mund të rihapej ekonomia. Ai kishte parashikuar se rihapja mund të ndodhë në muajin shkurt.
Por, pavarësisht fushatës së gjerë të vaksinimit, deri në mesin e janarit nuk ka pasur ndryshim në situatën epidemiologjike. Pavarësisht se Izraeli është në izolimin e tretë mbarëkombëtar, rastet e reja dhe vdekjet po vazhdojnë të rriten, në mesin e popullsisë që nuk është vaksinuar. Për këtë trend negativ, zyrtarët kanë fajësuar variantet e reja të koronavirusit.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Yoav Kisch ka thënë se “qëllimi ynë është të vaksinojmë 5.5 milionë qytetarë, dhe besoj se atëherë do të shohim ndryshimin”.
“Çdo gjë që kryeministri ka parashikuar do të ndodhë, por me gjasë do të ketë disa javë vonesë”, tha ai për radion publike Kan.
Deri të shtunën, 1.7 milion izraelitë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës së prodhuar nga Pfizer dhe BionTech, tha Ministria e Shëndetësisë së Izraelit.
Ndërkaq, 1.3 milion qytetarë kanë marrë dozën e parë dhe presin që t’iu administrohet edhe doza e dytë, tha ministria.
Netanyahu po bëhet gati për rizgjedhje më 23 mars. Ai dëshiron që ta zgjasë masën e izolimit, që mbaron të dielën mbrëma, por po përballet me kundërshti nga partneri i tij i koalicionit, njëherësh rivali politik, ministri i Brendshëm, Benny Gantz.
Fushata e vaksinimit në Izrael nuk përfshin edhe pothuajse 5.2 milionë palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Autoritetet lokale atje kanë organizuar ndaras fushatën e tyre të vaksinimit. rel
“Deri në muajt e verës, mendoj se do të kemi vaksina kundër COVID-19 për 60 deri në 70 për qind të popullatës, që është e mjaftueshme për të ndalur pandeminë, pavarësisht nga problemet aktuale në prokurimin e tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë profesor dr. Andrej Trampuz, drejtor i laboratorit për hulumtimin e sëmundjeve infektive në “Charité – Universitätsmedizin” në Berlin, një nga spitalet universitare më të mëdha në Evropë.
Ai beson se është e mundur që kompanitë që prodhojnë vaksina po përpiqen ta përdorin këtë situatë për të ardhura shtesë, gjë e cila, sipas tij, është “e pamoralshme”.
“Tani jemi në krizën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duhet të bëjmë gjithçka globalisht, kështu që ata që paguajnë më shumë nuk kanë një avantazh, por duhet në të njëjtën kohë të vaksinohen njerëz kudo. Unë mendoj se mënyra e vetme është të shikohet se cilat vaksina të tjera janë në treg, të marrin ato leje për të vendosur konkurrencë midis tyre, në mënyrë që të shmanget një monopol”, thotë Trampuz.
Sipas tij, tani dihet që vaksina jep imunitet më të mirë se imuniteti që fitohet pas infeksionit me koronavirus.
“Kjo është arsyeja pse ne i këshillojmë ata që e kanë kaluar infeksionin të vaksinohen në mënyrë që të forcojnë imunitetin e tyre. Ata që janë vaksinuar me vaksinat e reja (të kompanive) Moderna ose Pfizer/BioNTech kanë, me sa dimë, të paktën një vit imunitet. Por, ndoshta do të jetë më e gjatë. A do të nevojitet imunizimi shtesë dhe kur, do të shohim nëse këta njerëz të vaksinuar infektohen përsëri. Kjo është e nevojshme për shumë infeksione virale”, shpjegon ai.
Profesori Trampuz tregon se vaksina e kompanisë britanike, AstraZeneca, që e ka zhvilluar në bashkëpunim me Universitetin e Oxford-it është 70 për qind efektive dhe madje shfaq më pak imunitet te të moshuarit. Ndërsa vaksinat e Pfizer/BioNTech dhe Modernas sigurojnë 95 për qind mbrojtje nga koronavirusi, por kanë edhe efekte të vogla anësore.
Sipas tij, vaksinat ruse dhe kineze, të cilat janë bërë sipas parimeve standarde, nuk janë aq efektive sa këto të reja të bazuara në teknologjinë mRNA dhe nuk ka të dhëna për sigurinë e tyre.
Me teknologjinë mRNA janë zhvilluar vaksinat e kompanisë Moderna dhe të kompanive Pfizer/BioNTech.
Dr.Trampuz po ashtu shton se të gjitha barnat që janë testuar kundër koronavirusit, siç është remdesivir, nuk kanë rezultuar të efektshme.
“Ne ende nuk kemi ilaçe kundër koronavirusit. Pra, ne mund t’u japim oksigjen të gjithë pacientëve që vijnë në spital, t’i vendosim në njësinë e kujdesit intensiv, por nuk mund të luftojmë kundër vetë virusit. Çdo pacient tjetër që ka një rrjedhë të rëndë infeksioni, i cili ka nevojë për intubim dhe frymëmarrje artificiale, vdes nga ai virus. Pra, qëllimi ynë duhet të jetë parandalimi i ndonjë infeksioni sepse deri më tani nuk kemi ndonjë kurë për koronavirusin e ri”, thotë Trampuz.
“Megjithatë, prognoza ime është pozitive. Ne kemi treguar se me një mbyllje të mirë mund të parandalojmë përhapjen e virusit dhe shumë shtete e kanë kuptuar këtë. Unë jam gjithashtu optimist sepse kemi një vaksinë shumë të mirë, teknologjia e së cilës është zhvilluar për mbi 20 vjet, vetëm se tani është modifikuar për këtë virus”, shton ai.
Vaksinat ekzistuese, sipas doktorit Andrej Trampuz, ofrojnë mbrojtje edhe ndaj varianteve të reja të sëmundjes COVID-19, që fillimisht janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikë të Jugut.
“Ajo (vaksina) gjithashtu krijon imunitet të mirë kundër këtyre varianteve të reja të virusit ose të atyre që mund të shfaqen në javët e ardhshme. Kështu që mendoj se do të jemi në gjendje ta ndalojmë këtë pandemi dhe t’i kthehemi normalitetit. Nëse 60 për qind e njerëzve vaksinohen, kjo është e mjaftueshme për të parandaluar përhapjen e virusit. Kështu që, unë jam një optimist i madh – ne duhet vetëm të presim edhe pak”, thotë ai.
Trampuz thotë se variantet e reja të virusit që janë shfaqur, janë arsyeja që virusi po përhapet më shpejt. Ai shton se variantet e reja mund të çojnë në mbingarkesën e spitaleve me pacientë.
“(Variantet e reja) Nuk janë më të rrezikshëm në vetvete, por janë të rrezikshëm sepse përhapen më shpejt, do të thotë, do të kemi përsëri rritje eksponenciale, me shumë infeksione të reja, që do të mbushin repartet e kujdesit intensiv në spitale. Kjo do të thotë që tani duhet të marrim masa më të rrepta për të parandaluar përhapjen e varianteve të reja të virusit, që janë më ngjitës, derisa të vijë vaksina. Pra, maskat dhe distanca janë efektive edhe për këto variante të reja”, thekson ai.
Dr.Trampuz po ashtu kritikon Evropën se është vonuar në vendosjen e masave kundër koronavirusit.
“Kur virusi filloi të përhapet në tetor, masat e rrepta duhej të zbatoheshin menjëherë. Dhe së dyti, duhet thënë se cilat maska janë më të mirat. Ne e dimë që maskat FFP2 janë më të mira se ato kirurgjikale, dhe ato kirurgjikale janë më të mira se ato standarde që përdorin njerëzit. Pra, nëse do t’u jepnim të gjithë njerëzve falas këto maska të mira atëherë, do të ishte një masë shumë efektive, por për të cilën tashmë jemi vonë. Maskat e pambukut janë rreth 50 për qind të efektshme, kirurgjikale rreth 70 për qind dhe FFP2 95 për qind”, thotë për REL, Andrej Trampuz .
Sipas një hulumtimi ku janë vëzhguar 2.200 persona në Kinë, u zbulua se gjumi i drekës forcon mendjen, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të “United Press International” (UPI), shkencëtarët në Qendrën e Shëndetit Mendor në Shanghai, kanë zhvilluar një hulumtim për të shqyrtuar ndikimet e gjumit të drekës mbi mendjen.
Në kuadër të hulumtimit janë vëzhguar 2.200 persona në qytetet Pekin, Shanghai dhe Xian.
Sipas kësaj 1.520 pjesëmarrës fjetën më pak se 2 orë në mesditë, ndërsa 680 qëndruan të zgjuar.
Më pas pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve të aftësisë mendore të tilla si aftësitë vizuale-hapësinore, kujtesa afatshkurtër, kohëzgjatja e vëmendjes, zgjidhja e problemeve, vetëdija hapësinore dhe rrjedhshmëria verbale.
Lideri i ekipit hulumtues, Dr. Lin Sun, njoftoi se kishte dallime të konsiderueshme në kujtesë dhe aftësitë e rrjedhshmërisë verbale të atyre që flinin në mesditë në krahasim me ata që nuk flinin.
Ndërsa Dr. Gayatri Devi, neurologia në spitalin Lenox Hill në New York, tha se gjumi i shëndetshëm mbron njerëzit nga demantia, sëmundje e cila prek kujtesën, komunikimin dhe të menduarit. Ajo sugjeroi se duhet të realizohen më shumë studime mbi këtë temë.
Wenn Sie Spezialisten benötigen, die dieses Problem beheben können, die sich an auto schlüsseldienst St. Gallen wenden können, wird er das Schloss für wenig Geld schnell und effizient für Sie ändern. Diese Spezialisten sind sehr erfahren und wissen viel über ihr Geschäft. Ich denke, Sie werden mit dem Ergebnis ihrer Arbeit zufrieden sein … Informationen zu diesem Büro finden Sie auf ihrer Website. Ich rate Ihnen, sich damit vertraut zu machen.