Lef Nosi (1877-1945) (lindur Elefter Nosi), nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, patriot, arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar. Njihet si babai i filatelisë shqiptare, personalitet me interesa të gjëra kulturore. Veprimtaria e tij politike-shoqërore ishte pothuajse e pandarë me atë personale. Pranë Arkivit Qendror Shtetëror tërësia e letrave të ardhura në adresë të tij arrin më tepër se 1200, mes tyre edhe me Norbert Joklin, Holger Pedersenin por edhe të rinj që e shihnin me admirim si Qemal Stafa.[1]
Jeta
Lindi në qytetin e Elbasanit më 9 prill të vitit 1877 në një familje të kamur ortodokse[2] në lagjen “Kala”, djali më i vogël i Siljanit dhe Anës ndër tetë vëllezër e motra, në një familje që shquhej për fuqinë ekonomike.[3] Sa i përket origjinës shkruan në një letërkëmbim:
“Gojdhana e familjes thotë se Nost janë t’ardhun nga Greqia. I pari që kishte ardh këtu pasi kishte “ranë më gjak në vendt të vet e kishte qenëi shtrënguem me dalë dheut. Po, sekure ka ardhë nuk dihet mirë pasi në familje nuk ndodhet asnjë dokument i shkruem që tëna e dëftejë. Ky fis me kalim të kohës ashtë shtue e ashtë ndamë në tri dega të ndryshme nga të cilat vetëm njana e ruejti mbiemrin e vjetër e dy të tjerat e ndërruan tuke marrë njana mbiemrin “Shuteriqi” e tjetra “Marku”. E shumta e emnavet që u ngjisnin fëmivet këta tre barqe janë po ato. Përshembull sot kanë: Anastas, Beniamin, Jakob, Gregor, Basil, Kolë, Dhimitër, Josif etj. Por edhe Shuteriqt e Markajt po kesi emnash kanë. Veç kësajë të tria degat festojnë Shënkollin me tëvetmin ndryshim që Nost e bëjnë festën në verë e Shuteriqt në dimën që të mund kështu të thërresin shishoqin në festë.”
Mbiemnin Kapidani e gjejmë në kodikun e motshëm të kishës së Shën Mërisë në vitin 1784 e faqe 167….
Ashtë edhe në vitet 1812 e 1814 faqe 192 e 193….
… Një gjë që provon që Nost janë t’ardhun nga Greqia asht një ngjarje që më kallzon im vëlla Gregori.
Simon Shuteriqi më thotë se e ka pasë ndigjue nga i ati se i pari i familjes “Nosi” kishte pasë qenë “Kapidani i një anie e pasi kjo i kishte mbytë, nga Korfuzi ishte hudhë e kishte dalë mëktanë. Kishte ardhë e kishte zanë vend ktu n’Elbasan e prandaj i kishin quejtë Kapideni. Mirëpo nuk më gjanë të jetë kështu.
Emri kapidani asht ma fort nji titull nderi të cilin kur ishja më i vogël përdoresh edhe kapidan. U thoshin muhamedanët e Elbasanit të krishtenvet të pasun e me randësi në shoqëni. Edhe në katundin Golomesh të Lushnjës e kam ndigjue…”
Tërthorazi ai zbulon diçka edhe për jetën e tij, ndërsa thotë se mbiemrin “Nosi” e hasi në formën e tij greke, kur në 25.7.1934 udhëtonte bashkë me gruan e vet të sëmurë në Greqi. “Bashkë me time shoqe, gruan e parë që kysha sëmunë në grykë të Salaminës kundrejt Pireut…”.
Ai jep të dhëna më të gjera për familjen Nosi. Tregon për dy të afërmit e tij, Jançi e Nosi, “të bijtë e të cilëve nisë tregtinë” dhe “Patën një dyqan në shtëpi e pastaj dolnë në Pazar. Shkonin për mall në Venecia…”.[4]
U arsimua fillimisht në vendlindje e më pas në Athinë. Megjithëse nuk i përfundoi studimet e larta për farmaci (kreu vetëm 2 vjet), pas kthimit në qytetin e tij, iu kushtua me zell të veçantë punës për njohjen e gjërë dhe të thelluar të historisë dhe të kulturës shqiptare. Formimi i shëndoshë intelektual dhe atdheu i tij, qenë shtysat e forta që Nosi të fitonte rolin e merituar të një protagonisti në ngjarjet e stuhishme, që pararendën ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë. Veprimtaria e ngjeshur kombëtare e bëri shumë shpejt Lef Nosin objekt ndjekjeje për autoritetet osmane. Në 1902 shpëtoi pa u dënuar sepse nuk iu provua fajësia.
Ideja e Lef Nosit për Shtetin e Ri Shqiptar mori formë në programin politik që së bashku me Faik Konicën shtypën në Londër më 1907. Lëvizja politike do të quhej Ana Kombëtare dhe programi i saj përmbante 24 pika. Forma qeverisëse do të ishte monarkia. Shteti i ri shqiptar do të kishte në përbërjen e tij katër vilajetet e perandorisë osmane: Janinës, Kosovës, Manastirit dhe Shkodrës. Shteti shqiptar ishte një shtet laik. Pikat e tjera të programit tregojnë se për organizimin e brendshëm, me zgjedhje, përfaqësues dhe administratë, programi ishte mbështetur gjerësisht në traditën e popullit shqiptar[1]. Në shërbim të çështjes shqiptare, arsimit dhe kulturës kombëtare Lef Nosi, ndërmerr një udhëtim në SHBA, Filadelfia, në maj 1908.[3] Më 1909, ai u zgjodh kryetar i Klubit “Vllaznia” në Elbasan.
Merr pjesë në Kongresin e Manastirit; historiani Kujtim Bevapi shton se Lefi ka qenë partizan i Dom Mjedës, Atë Gjergj Fishtës, në variantin shkodran të hartimit të alfabetit gjuhës shqipe. Si kryetar i shoqërisë “Afërdita” në Elbasan (1909), Lef Nosi kërkoi që Kongresi i Manastirit të mbahej në Elbasan, por nuk u pranua. Vajti gjithsesi në kongres, por pa të drejtë vote.[5] Kjo shoqëri krijoi edhe bandën muzikore të Elbasanit me emrin e shoqërisë në fjalë, çfarë ndikoi në gjallërimin e jetës qytetare. Një vit më vonë, botoi gazetën “Tomorri” ku ka përkrah Aleksandër Xhuvanin, Luigj Gurakuqin, Simon Shuteriqin, Kristo Dakon (25 III 1910). Ishte një nga figurat qëndrore që kontribuan në organizimin dhe zhvillimin e Kongresit Arsimor Kombëtar të Elbasanit (tetor 1909) si edhe të çeljes të së parës shkollë normale në vend (1 dhjetor 1909). Në këtë kohë ai ishte mësues i shkollës shqipe të mbrëmjes. Gazeta “Liria” e Selanikut, ku ai ishte korrespondent që nga viti 1908, shkroi: “U hap një mësonjëtore nate dhe mësimi po ecën rregullisht. Mësimet e natës janë këto: mësim gjuhe, histori dhe shkronjë, letërkëmbim, e cila mësohet nga ana e z. Lef Nosi, Fot Papajani dhe Josif Haxhimima”. Pikërisht në këtë kohë u bë i njohur për shkrimet e spikatura dhe artikujt e përkthyer nga shtypi europian, ku fokusoheshin çështjet e aktualitetit dhe interesat kombëtare shqiptare. Dy artikuj të përkthyer nga shtypi francez “Koha” dhe “Turqia”: “Austro-Hungaria dhe besëlidhja ballkanike”, “Përshtypjet e një korrespondenti mbi ngjarjet në Shqipërinë e Sipërme”[6] bëhen shkak që turqit e rinj ta arrestonin dhe t’i jepnin dënimin kapital.[5] Drejtori i Shkollës Normale u kap paraditen e 7 gushtit 1910 në Elbasan nga ekspedita ndëshkimore e Shefqet Turgut pashës që kishte vepruar në gjithë Gegninë. Katër ditë më vonë dënohet nga një gjykatë ushtarake dhe internohet në Bursë të Turqisë. Ndërkohë qeveria e re e xhonturqve kishte nisur një fushatë kundër çdo gjëje që shprehte lëvizje për pavarësi, sidomos ndaj atyre që shpreheshin në gjuhën shqipe. Përballë këtyre sulmeve u gjend dhe Normalja e Elbasanit të cilën qeveria osmane e mbylli në tetor të vitit 1910. Përballë kësaj situate Fan Noli nga Bostoni i shkruante Lef Nosit në Elbasan që do të ishte mirë dhe njëkohësisht një goditje për qeverinë osmane që Normalja të transferohesh jashtë tokave shqiptare në ndonjë shtet të Europës.
“Bisedojeni ketê çeshtje me miqt’ e atjeshme dhe shkruamëni që të di. Jam gatî dhe unë dhe z. Faik bej Konitza të vemi të gjithë në Svicerë dhe të bêhemi të gjithë profesore atje dhe të gatitim një racë te ré për Shqipërine e nesërme.”
Shkolla nuk u transferua jashtë por qëndroi mbyllur afro 18 muaj për t’u hapur nga marsi i vitit 1912. Për rikthimin e tij nga internimi do të angazhoheshin pothuajse të gjithë miqtë e tij. Do të lirohej nga internimi 9 muaj më vonë për t’u gjendur përsëri në Elbasanin e tij në mesditën e 9 prillit 1911.[1] Në maj 1911 A.Xhuvani do t’i shkruajë atij nga Kajroja se duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe nëse do të merret me gazetën “Tomorri” duhet të largohet nga Elbasani. Por, Lef Nosi nuk tërhiqet nga rruga e nisur. Me forca të reja i hyn punës së tij fisnike të mbledhjes, gjurmimit të dokumenteve historike, antikave, koleksioneve të rralla, filatelisë, materialeve folklorike, etnografike, botimeve me vlera albanologjike dhe ballkanologjike. Në mënyrë të veçantë mbledh një material të pasur folklorik, si Cikli i Kreshnikëve, këngët legjendare, baladat etj.[3] Shtoi bashkëpunimin me klubet atdhetare të kolonive shqiptare të Janinës, Stambollit, Manastirit, Bukureshtit dhe klube të tjera brenda trojeve amtare. Në vijim punoi dhe hartoi “Abetare për shkolla fillore meshkujsh e femrash”, të cilën e botoi në bashkëpunim me klubin e Manastirit.
Më 28 nëntor 1912, Lef Nosi ishte njëri nga delegatët e Elbasanit për në Kuvendin e Vlorës, së bashku me Mit’hat bej Frashërin, Shefqet bej Daiun dhe Qemal Karaosmanin. Më 25 nëntor 1912, delegacioni i Elbasanit, së bashku me një pjesë të delegacionit të Kosovës, iu bashkuan delegacionit e prijësit të historisë, Ismail bej Vlorës, te lundra e Petovës, në afërsi të Fierit. Në 28 nëntor, Lef Nosi dhe Shefqet bej Daiu shkëmbyen disa telegrame me Elbasanin, duke i nxitur që dhe ata, ashtu si Durrësi, të ngrinin flamurin. “Ngrini-e sa ma shpejt. Mbë nj’anë i dërgoni ushtëriës serbe komision të posaçëm e më tjetërt anë flamurin nuk e ngrini. Si bahet kjo punë?!”, – pyeste telegrami i Lef Nosit. Ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe anëtar i kabinetit të Ismail Qemalit. Në 4 dhjetor, me votimin me dytë, ku mori 37 vota, Lef Nosi u zgjodh anëtar i qeverisë si Ministër i Post-Telegrafit. Sipas baroneshës Marie Amelie Freiin von Godin, dëshmitare okulare e ngjarjes së shpalljes të pavarësisë, Lef Nosi “dallohej për një atdhetarizëm të padyshimtë”.[7] Sipas arkivave të mbajtura nga Qeveria e Përkohshme e Vlorës, ishte një nga nismëtarët themeltarë për vendosjen e një sherbimi informativ (rrjet spiunazhi)
Lef Nosi në vitet e para të shek.XX
ku me «urdhnin e ditës të 4 shëndre 328/912, pika 6 thuhet: “Të organizohet nji Shërbim i Msheftë për viset e shkeluna të Shqipnis.” […] ene Lef Nosi për m’u marr vesh me Dibrën».[8]
Nën drejtimin e tij Qeveria e Vlorës nxori gjashtë emisione pullash ndër të cilat padyshim më interesanti është Emisioni i Tretë. Ky emision përbëhet nga pullat turke të kohës të vulosura me shqiponjën dykrenore dhe shkrimin Shqipënia. Pulla me vlerë 50 piastër, nga e cila janë emetuar vetëm 16 copë, është shitur në ankandin Chrystone të pullave të rralla 26.000 euro në vitin 2008.[5] Më 28 nëntor 1913, ditën e përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë, nga Vlora iu drejtua nëpunësve të zyrave “Postare e Telegrafike” të Beratit, Fierit, Lushnjës, Skraparit, Mollasit, Elbasanit, Qukësit, Starovës, Lezhës, Shëngjinit e Shkodrës: “Dita e sotme e indipendencës tonë kombëtare të cilën të huajt na e kishin grabitun që nga sot pesëqind vjet asht me e shenjta e ma e lumëta ditë për gjithë kombin shqiptar. Sot stërgjyshënit tonë qi derdhën gjakun pa kursim për të mos humbur atë, çojnë kryet nga varret edhe marrin pjesë në këtë kremtim të ngazëllyem, edhe vlleznit tonë qi mbetën ndën zgjedhën e anmiqëvet, kremtojnë me zemër bashkë me ne tyke pritur qi sot mot mot të jenë bashkuar me amën Shqipënië. Tyke i lutun Zotit qi të mbushi gjithë shpresat e dëshirët tona ju uroj mot gëzuar ditën e sotme”.[9] Nga ish-qeveritarët e përkohshëm në delegacionin prej 34 shqiptarëve, që morën pjesë në përmortjen e Franc Jozefit kanë qenë: Imzot Nikollë Kaçorri-përfaqësues i Durrësit; Lef Nosi-përfaqësues i Elbasanit, Hasan Prishtina përfaqësues i Durrësit. Po kështu, Elefteri ka qenë delegat i Elbasanit në grupin e shqiptarëve që shkuan në Nojvid, të mbreti (16 vetë), për të takuar princ Wied-in dhe uruar me rastin e caktimit të tij princ i Shqipërisë, ku ishte edhe ish-qeveritari tjetër i Vlorës, Hasan Prishtina, si përfaqësues i Durrësit. Lef Nosi, më 1914 ka burgosur në Durrës, ndihmësin e tij, Xhemal Deliallisi, caktuar pranë tij nga qeveria e Vlorës. Ka qenë në delegacionin e Elbasanit që u caktuan për pritjen e princ Wied-it, kur erdhi në Durrës, në mars 1914. Pas largimit të princit dhe zhurmës që po krijonte Esad Toptani, ka shkuar në Shkodër më 1914, ku ishte edhe Aqif pashë Elbasani, për arsye të rrezikimit të jetës nga kryengritja e Shqipërisë së Mesme por dhe nga represioni serb. Më 26 shkurt 1918 ka nënshkruar dokumentin e protestës kundër Dr. Rizofit, ministër i Bullgarisë në Berlin, i cili në një libër që botoi shkaktoi trazim të madh për copëtimin e Shqipërisë. Në 25 dhjetor 1918, Lef Nosi ishte delegat i Elbasanit në Kongresin e Durrësit së bashku me Shefqet bej Vërlacin dhe Ahmet Daklin. Propozoi t’i dërgohej një përshëndetje falënderimi qeverisë italiane “për ndihmë qi asht tyke i bamë Shqipnís”.[7] Në 1919 zgjidhet si një nga delegatët për në Versajë, perkrah me Mehmet bej Konicën, Luigj Gurakuqin, Mustafa Krujën, Imzot Luigj Bumçin etj.
Në vitet 1918-1919 Lef Nosi ishte një nga drejtuesit e të përkohshmes “Kopështi letrar”, e cila dilte në Elbasan. I ndodhur jashtë vendit përshëndet me telegram Kongresin e Lushnjës.[7] Mbërriti në Durrës më 14 maj 1920 dhe prej aty ka shkuar në Elbasan më 18 maj, së bashku me Mehdi Frashërin që kishte familjen te Dervish bej Biçakçiu. Ka përkrahur Aqif pashën, së bashku me Ahmet Daklin gjatë gjithë kohës. Edhe më 1922, pas rrëzimit të kabinetit qeveritar të Hasan Prishtinës, kur Ahmet Zogu urdhëroi dëbimin në emigrim të pashës dhe shpërndarjen e fuqisë së tij të armatosur, Nosi i qëndroi përkrah, si këshilltarë i përhershëm i tij. Në vitet 1921-1923 ka bashkëpunuar me miqtë e tij, në federatën “Atdheu”, ku bënin pjesë Ahmet Dakli, Avni Rustemi, Halim Xhelo, Karl Gurakuqi, Koço Grameno dhe kosovari Bedri Pejani. Lef Nosi, me mikun e tij, Ahmet Daklin, kanë qenë në grupin politik “As i beut as i pashës”, të cilët dështuan në zgjedhjet e viti 1923, Me Revolucionin e 1924, caktohet kryetar bashkie i Elbasanit. Kryeministrin e gjysmës së dytë të atij viti, Fan Nolin, e kishte mbështetur që kur u bë prift që të hidhte themelet e Kishës Autoqefale me të në krye.[10] Fan Noli, i pati dhuruar Lef Nosit violinën e Fishtës dhe qenin e tij, para largimit nga Shqipëria. Tërhiqet nga jeta politike me “Fitoren e Legalitetit” në dhjetor të 1924 dhe i kushtohet studimeve gjuhësore, historike, etnografike, albanologjike, si dhe fushave të filatelisë, numizmatikës e mbledhjes së shprehjeve e fjalëve të urta, dokumenteve e librave të rrallë me vlerë për historinë e popullit tonë.[5]
Më 18 dhjetor 1934, ministri i Arsimit Ivanaj me ndërmjetësinë e Inspektorisë së Arsimit i kërkonte Nosit të përshkruante hollësisht flamurin e ngritur më 28 nëntor 1912. Në përgjigjen e tij mbas dy ditësh Nosi shkruante se “flamuri ishte prej stofi të mëndafshtë, që në tregti quhet atllas, në ngjyrë të uthullës. Shqiponja asht si e sotmja, me dy krena e me dy krahë të ndemë, premë nga nji copë sateni të zi dhe ngjitun për flamur.[11] Botoi revistën historike “Dokumenta historike për t’i sherbye histories tonë kombëtare” dhe në 1937 një fletëpalosje me Aktin e Pavarsisë të vj.1912, me rastin e 25 vjetorit. “Rastet e mira dhe kujdesi qi kam pasun, u banë shkak me futë në dorë dal nga dalë, nji numër të math dokumentash, të cilët janë një visar i paçmueshëm i Rilindjes tonë Kombëtare”, shkruan Nosi në parathënien e botimit të parë të revistës. Botimi i dokumentave u nxit nga shqetësimi i tij se mos i humbiste ose nga droja se mos dëmtoheshin. Revista (Fletorja e quante Nosi) ishte e përmuajshme. Me anën e saj, ai synonte të nxiste dhe botimin e dokumenteve të tjera, të cilat mund t’i zotëronin njerëz që ua kishte “sjellë puna me u ra në dorë”. Shumica e dokumenteve ishin në gjuhën osmane. Ai botoi vetëm përkthimin e tyre me shpresën se në të ardhmen mund të realizonte botimin e origjinaleve në një libër të veçantë. Ky botim që nuk u realizua, për shkak të historisë së trazuar të Shqipërisë dhe fatit të tragjik të Lef Nosit. Ishte botuesi i parë i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, e cila ishte nënshkruar nga delegatët. Origjinali i dokumentit që duhet të kishte indeksin “Fondi 1, Viti 1912, Dosja 1, Fleta 1”, nuk gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit. Nuk dihet ku është. Në arkivë ndodhen vetëm kopje të tij. Mendohet që origjinali të ketë qenë pjesë e koleksioneve të Lef Nosit, fati i të cilave është gjithashtu ende i pasqaruar. “Një pjesë u vodh. Studiues që sot mbahen “profesorë” në kohën kur nuk lejohej njeri t’i prekte studimet e tij, i vodhën ato dhe morën tituj të pamerituar”, shkruan historiani Kastriot Dervishi.[7] Ka pasë një letërkëmbim të pasur me personalitete të njohuna të politikës ndërkombëtare, albanologjisë, gjuhësisë e historisë; ndër këto personalitet qe dhe studiuesja skoceze Margaret Hasluck. Qëndroi në Shqipëri nga 1923-’39, duke përshkuar viset e skajshme të vendit për 13 vjet e apasionuar mbas folklorit e traditave shqiptare. Personalitetet e kohës, sikundër dhe miku i saj më i afërt, Lef Nosi, e kanë cilësuar si gjeografe, gjuhëtare, epigrafe, arkeologe, dijetare, etnologe e kulturës shqiptare. Margaret Hasluck në vitin 1932 botoi librin “Albanian – English Reader”. Në të përmblidheshin 16 histori folklori të përkthyera me dy gramatika dhe fjalorë.[12] Në kujtimet e Margaret nënvizohet se “pa përkrahjen e Lef Nosit nuk do të mund të kishte nxjerrë në dritë shkrimet e saj”.[5] Dorëshkrimi Elbasanas i Ungjijve (1761) i njohur ndryshe si Anonimi i Elbasanit vjen nga manastiri orthodoks i Shën Jon Vlladimirit në fshatin Shijon të Elbasanit. E mori në pronësi para ose gjatë Luftës së Dytë Botërore.[13]
Gjatë Luftës së Dytë Botërore
Me pushtimin fashist, Nosi u internua në Itali me Mehdi Frashërin dhe Rauf Ficon, ku nuk e ndërpreu aktivitetin e tij në dobi të vendit. Kthehet n’atdhe me 1942, ku takohet me Ali Këlcyrën, Mit’hat Frashërin, etj. për të shuguruar lëvizjen e Ballit Kombëtar,[14] me bashkëdrejtuesit e të cilit do kishte edhe mosmarrëveshje.[15] Më 14 shtator 1943 mori pjesë në Kuvendin Kombëtar që e shkëputi Shqipërinë nga Italia e e shpalli shtet të pavarur dhe neutral. Erdhi të banonte në Tiranë, në hotel “Dajti”. Mbasi një mik i tij, Hafiz Musa Basha e ka pyet se ç’e shtyu në atë moshë me u marrë me politikë, thuhet të ketë thënë mes miqsh “Merrem me politikë se çunat janë të rinj e nuk e dinë se serbi ia ka me hile”.[16] Për këto pjesëmarrje Balli Kombëtar e përjashtoi nga organizata, tok më Ismail Sefën.[15] Në vitin 1943 u bë kryetar i Asamblesë Kombëtare, tetorin e po atij viti, ishte anëtar i Këshillit të Regjencës, institucioni i mbretit në mungesë të trashëgimtarit, në një shtet shqiptar që i ishte kthyer pavarësia që i morën fashistët. “Regjenca nuk ka patur lidhje me gjermanët”, deklaroi në gjyq Lef Nosi. Sipas tij, politika e Regjencës ishte ruajtja e pavarësisë së Shqipërisë dhe ikja e pushtuesve. Kundrejt aleatëve Regjenca mbante qëndrim asnjanës. Ndihmon në shpëtimin e hebrenjve nga kërkesat e gjermanëve. Institucioni Yad Vashem i ka njohur më 1992 këto anëtarë të familjes Nosi si Fisnikë të Kombeve.[17] Mbasi u tërhoqën gjermanët e komunistat avanconin shkoi të fshihej me Atë Antonin ndër malet e veriut, i veshur si frat. Në tetorin e ’44 ndodhej në Kuvendin Françeskan. Duke mos mundur të jetonte ndër malet e Pultit e çuan me jetue në fshatin Kir, ku u zbulua shpejt se s’ishte frat. Sipas rrëfimit të nipit të tij, Lef Nosi, gjatë kohës që ishte në arrati, mbante në dorë një bllok ku kishte të shkruar të gjithë biografinë e tij.[7] E përcollën për në Tiranë,[18], gazeta “Bashkimi” njoftoi se më 1 fruer 1946 hapet gjyqi kundër regjentëve dhe kryeministrit, duke përmendur Patër Anton Harapin, Lef Nosin dhe Maliq Bushatin. Gjyqi u zhvillua në sallën e kinema “Kosova”, i cilësuar “gjyq ushtarak i Tiranës” edhe pse të akuzuarit nuk ishin dhe nuk kishin qenë kurrë ndonjëherë, asnjëri, ushtarakë. Të tre të akuzuarit u thirren “kriminelë të luftës” dhe “armiq të popullit”. Trupi gjykues kryesohej nga major Irakli Bozgo, pati në përbërje: major Gjon Banushi, major Tonin Jakova. Mikja e tij skoceze i shkruan një letër Enver Hoxhës”,
“Jam gati me u-prezantue si dishmitare përpara çdo gjyqi shqiptar për me i kallzue punët e tij, vetëm se edhe nuk u-shërova prej nji sëmundjeje fort të keqe qi më ka ra vjet në Cairo, e doktori nuk më ep leje qi t’udhëtoj…. Guxoj me ju shkrue ashtu, shkëlqesi, si mikesha e Shqipnisë qi jam dëftye gjithmonë, kur të vij në Shqipni, po të më epni leje, do të ju dëftej ca letra prej Shqiptarëve që thojnë se unë jau mora sigurimin zyrtar e indipendencës së Shqipnisë në shendre 1942. Pa zotin Lef s’un plotësoj mirë librat që jam tue shkrue përmbi Shqipninë…. Ashtu ju shkruaj kët letër si private. Në qoftë se do të keni mirësinë me pranue kët lutje, do të jau di për nder gjithmonë.
Me nderime të nalta, shkëlqés
Margaret Hasluck “[5]
Pavarësisht presioneve e përuljeve që i bëheshin nga trupi gjykues “gjatë okupacionit italian, në bashkëpunim me Mustafa Krujën, ka qenë kryetar i komisionit të Elbasanit për mbledhjen e ndihmave të leshit, për ushtarët e Italisë fashiste; ka qenë kryetar i Komitetit Qarkor të Ballit për Elbasanin; përgjegjës për krijimin e çetave bashibozuke të Ballit, në prefekturë (jepen emrat e vendeve ku janë krijua çetat balliste sipas rretheve); ka qenë nisiator, pas kapitullimit të Italisë fashiste, për krijimin e Komitetit Ekzekutiv Provizor Kuisling, për krijimin e Asamblesë Kombëtare; anëtar i Regjencës; ka inspiruar, urdhëruar e ndihmuar okupatorin në veprimet kriminale, vrasje, tortura, arrestime, burgime, internime e shpërngulje të popullatës në kampet e shfarosjes; ka bashkëpunuar me konsullin Von Scheinger; ka inspiruar dhe ndihmuar organizatat tradhtare të Ballit Kombëtar e Legalitetit; ka qenë vegël e ndigjueshme e okupatorit , etj. shpjegon dhe dallimin mes gjeneralit francez që u dënua si kolaboracionist dhe anëtarëve të regjencës.” ai u shpjegoi se ka qenë i internuar shtatë muaj në Romë nga Italia fashiste; se ka qenë i njohur dhe madje mik me Mit’hat Frashërin për shkak të prirjeve në fushën e letrave; se u bashkua me Ballin Kombëtar, mbasi ajo organizatë iu afrua më herët se lëvizja komuniste në Shqipëri dhe se për krimet e bëra kur ai ka qenë regjent, faji nuk është as i Nosit e as i Regjencës, por i Qeverisë dhe posaçërisht i Xhafer Devës. Justifikimin e fundit e ka përdorur gjerësisht në përgjigjet e pyetjeve për kohën që ka qenë në Këshillin e Regjencës, duke shtuar: “ne i hiqnim vërejtje qeverisë”. “Pëteni në Francë kishte bamun aleancë me gjermanët. Regjenca nuk mori ushtri t’ua dërgonte gjermanëve për të luftue aleatët“, – tha Lef Nosi në Gjyq.[7] Në gjyq u mbrojt nga avokati Zoi Xoxe, i cili paraqiti mbrojtjen më 12 shkurt 1946, duke u përballur me akuzën që dha pretencën “dënim me vdekje, pushkatim”, më 20 shkurt. Edhe mbrojtja nuk pati fuqi ta shpëtonte nga ndëshkimi i parashkruar e i paravendosur, vendim që u shpall më 13 fruer 1946, për ekzekutim me pushkatim.[19] Me aprovimin e akt-gjykimit nr.24 të Gjykatës Ushtarake Tiranë, e pushkatojnë te “Kodra e Priftit” (ose te Kodra e Kryegjyshatës Bektashiane sipas një versioni tjetër) me Maliq Bushatin e Atë Anton Harapin.
Trashëgimia
Njohës i gjuhëve turqisht, greqisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht. Nga bashkëkohësit thuhet se Lef Nosi kishte bibliotekën e dytë të Shqipërisë, pas bibliotekës së Mit’hat bej Frashërit. Bërthama e fondit të albanologjisë dhe ballkanologjisë në bibliotekën publike “Qemal Baholli” në Elbasan mban vulën personale të Lef Nosit. Myrvet Dhono, specialiste e fushës së albanologjisë, thotë: “Lef Nosi ka dhënë një kontribut shumë të madh në bibliotekën “Qemal Baholli” të qytetit, që në themelimin e saj, duke qenë edhe në këshillin shkencor të bibliotekës së asaj kohe. Si njohës mjaft i mirë i disa gjuhëve të huaja dhe studiues i vlerave dhe historisë së Shqipërisë, ai blinte rregullisht libra të shkruara për vendin tonë dhe ia dhuronte bibliotekës. Një ndër to është libri në gjuhën frënge me titull “Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë së vjetër të veriut, gegërisë”. Sipas Dhonos, “ky libër i dhuruar nga Lef Nosi ka për autor Hyacinthe Hecquard, asokohe konsull në Shkodër, kavalier i legjionit të nderi, etj. Në të ka 516 faqe të shoqëruara me hartë, ku ekzistojnë katër vilajete. Kryesisht bëhet përshkrimi i vilajetit të Shkodrës e Tivarit. Në këtë libër flitet gjatë edhe për Elbasanin. Pasionin e Nosit për librat e përshkruan me hollësi Dora d’Istria në librin “Gli Albanesi in Rumenia”. Në fondin e Nosit në bibliotekën “Qemal Baholli” gjendet edhe libri me titull “Banka Kombëtare e Shqipnis”, çfarë dëshmon faktin që Lef Nosi ishte një studiues i mjaft fushave”. Në morinë e librave me vulën e tij mund të përmenden veprat me tituj, “Albania the master Key to the Near East”, shkruar nga Kristo Dako, president dhe drejtues i Partisë Nacionale Shqiptare, me vit botimi 1919, libri “The Balkan Peninsula”, me autor Frank Fox, botuar në vitin 1915, e shumë të tjerë. Sipas studiueses Dhono, një vlerë të madhe të këtij personaliteti paraqet sistemi i dokumenteve historike përmbledhur në një vëllim të madh, ku trajtohen probleme të historisë sonë kombëtare, botim i vitit 1924. Në të ka dokumente që i përkasin harkut kohor 1912- 1918, si telegrame, letërkëmbime, fonograme, shkresa, kujtime etj. Aty pasqyrohen shpallja e pavarësisë kombëtare, krijimi i qeverisë së Ismail Qemalit, luftërat ballkanike, periudha e Princ Vidit etj.[5]
Nderime
Pas vitit 1990, u nderua si patriot i shquar, në një ceremoni organizuar në vendlindjen e tij, me pjesëmarrjen e veçantë të familjes Nosi, mbesës së tij, Adelina Kosturi (Nosi) dhe birit të saj, Skënder Kosturi. Në vitin 2004 titullohet “Qytetar Nderi” i Elbasanit. Një rrugë në Elbasan mban emrin Lef Nosi. Një shkollë e mesme në Prizren mban emrin e tij. Në vitin 2007, dekorohet me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Është cilësuar nga miq e të afërm të tij “akademik” dhe “personalitet kombëtar”, më shumë një “filolog” se sa një “politikan”. Nën kujdesin e lartë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës prof. dr. Myqerem Tafaj, në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Universiteti i Elbasanit “A. Xhuvani”, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe me bashkinë e qytetit të Elbasanit, organizojnë sesionin shkencor “Lef Nosi, figurë qendrore e historisë dhe kulturës shqiptare.” Në seancën plenare të këtij paneli u zhvillua një fjala e hapjes u bë nga prof. dr. Liman Varoshi, Rektor i Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”. Më pas, fjala përshëndetjes ishte nga prof. dr. Ardian Marashi, Drejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike. Më pas, përshëndeti prof. dr. Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit dhe i Shkencës, ashtu siç edhe ishte fjala përshëndetëse e kryetarit të bashkisë së qytetit të Elbasanit, Qazim Sejdini.[20]
Burimet
^ abcBoçe A., “Lef Nosi, një guru për pavarësinë”, Shekulli (gazetë), 16 prill 2012.
^(Anglisht)Elsie R., Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Marrë më 22 prill 2012.
^ abcDr. Bevapi K., Koha e Nosit : [Lef Nosi, në 130 – vjetorin e lindjes], gazeta Standard, – Nr. 474, 5 prill, 2007, f. 20.
^Goce B., Lef Nosi: Botohet për të parën herë letërkëmbimi me nënën dhe vëllain, Gazeta Metropol.
^ abcdefgSadiku M., “Dokumentet, si u pushkatua Lef Nosi…”, Gazeta “Panorama” më 31/01/2012
^Murati V., Besëlidhja ballkanike. Lef Nosi/ Si dështoi projekti sllav, për zhdukjen e shqiptarëve, gazeta Standard, 20 shtator 2012.
^ abcdefHoxha Ç., “Lef Nosi: Kujtesa e kombit”, gazeta “Standard”, 15 shtator 2012.. Shënim: Për këtë artikull janë konsultuar disa burime. Në variantin origjinal të shkrimit janë specifikuar hollësisht referencat e sakta. Burimet e konsultuara janë: Lef Nosi, Dokumente historike 1912-1918, Shtypshkronja Nënë Tereza, Tiranë; AMPB, Dosja N1086-A; AQSH, Fondi MSHPKP, V 1945, Dosja 126; Nevila Nika, Përmbledhje dokumentesh mbi kryengritjet shqiptare, 1910-1912, botim i Institutit të Historisë-Prishtinë, 2003; Marie Amelie Frein von Godin, Nga Shqipëria e re, Botimet Koçi, Tiranë, 2007; Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Fjalor enciklopedik shqiptar”, tre vëllime, Tiranë, 2008; gazeta Arbënia, Nr. 427, 28 nëntor 1936; Gazeta 55, 28, 29, 30, 31 mars 2008.
Duhet shtue: Lef Nosi nga fshati Kir i Dukagjinit asht largue ne drejtim te Milotit, ne nje kohe permbytjesh nga lumi i Drinit dhe asht percjelle me porosi te At Frano Kirit, i ngarkuem nga Provinciali At Mati Prennushi, prej dy shkodranve besnike. Kujtoj emnin e njenit prej Tyne: Mesuesin Preke Kcira. Keta e kane dorzue ne Milot te veshun fshatar dukagjinit, tek dy nga kushrijte e Lef Nosit. Kete deshmi e kam nga At Konrrad Gjolaj ne 1996.
VOAL – Pablo Emilio Escobar Gaviria i lindur më 1 dhjetor 1949 në Rionegro, Kolumbi. Pablo është i treti nga shtatë vëllezërit, djali i një mësueseje të shkollës fillore, Hermilda Gaviria, dhe një fermeri, Abel de Jesùs Escobar Echeverri. Duke u rritur në rrugët e Medelinit, që kur ishte djalë ai filloi një karrierë kriminale, duke vjedhur dhe bashkëpunuar me kontrabandistët.
Vitet 70 dhe ngritja
Në 1975, së bashku me Gustavo Gaviria, kushëririn dhe krahun e tij të djathtë, ai filloi të tregtojë kokainë. Në të njëjtin vit ai pa që fama e tij të rritet pas vrasjes së Fabio Restrepos, një tregtar droge nga Medelìni i vrarë (mbase nga vetë Pablo Escobar) pasi kishte blerë disa paund drogë. Që nga ai moment, në të vërtetë, burrat e Restrepos fillojnë të punojnë për Pablon, biznesi i të cilit me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më i famshëm, deri në atë pikë sa e bën atë të bëhet i njohur ndërkombëtarisht.
Pablo Escobar, Mbreti i Kokainës
Me nofkën “Mbreti i Kokainës”, me Kartelin e tij të Medelìn ai arrin të kontrollojë shumicën e drogave që vijnë nga Spanja, Republika Dominikane, Venezuela, Porto Riko, Meksika dhe Shtetet e Bashkuara. Por kokaina e tij mbërrin edhe në shumë vende të tjera, jo vetëm në kontinentin amerikan, por edhe në kontinentin evropian, përmes Spanjës.
Më 1977 lindi djali i tij Sebastián Marroquín. Në të ardhmen ai do të bëhet arkitekt dhe do të shkruajë një libër mbi historinë e babait të tij, “Pablo Escobar, mi padre” (2016).
“Unë isha tetë vjeç kur ai më mori mënjanë dhe më mbajti një fjalim për drogën. Ai pranoi se kishte provuar pothuajse të gjithë, përveç heroinës. Por më pas ai më paralajmëroi “burrit të vërtetë nuk i duhen ato mutra“. (Sebastián Marroquín Escobar)
Pablo dhe partnerja e tij Maria Victoria Henao, bëhen prindër përsëri më 1984 kur lindi Manuela Escobar.
Karriera politike
Në vitin 1983 Pablo Escobar gjithashtu tenton një karrierë politike. Një përkrahës i fortë i Partisë Liberale, ku është anëtar aktiv, ai aplikon në Dhomën e Ulët për partinë, dhe zgjidhet deputet. I vendosur për të vrarë personalisht ushtarakët që nuk duan të bashkëpunojnë, Escobar korrupton shumë politikanë dhe gjyqtarë, si dhe zyrtarë qeveritarë. Shkurt, frikësimi dhe korrupsioni që karakterizojnë modus operandi të tij në të vërtetë bëhen një konstante në të gjithë sistemin kolumbian.
Strategjia e Pablos është ajo që në spanjisht njihet si “plomo o plata” (plumb ose para). Në thelb, ai propozon të bashkëpunojë me të në rrugën e tij, dhe pastaj të jep ryshfet për të lënë fushën e hapur, për të mos vdekur.
Në vitin 1985, Pablo Escobar është i përfshirë gjithashtu në sulmin e bërë në Gjykatën Supreme të Kolumbisë nga guerilistët e majtë, për shkak të të cilit vdesin disa gjyqtarë të gjykatës.
Vitet ’90
Me fillimin e viteve 1990, Escobar ka një pasuri të vlerësuar prej më shumë se gjashtëdhjetë miliardë dollarë. Kur perandoria e tij arrin pikën e zgjerimit maksimal, ai është – sipas llogaritjeve të revistës “Forbes” – një nga burrat më të pasur në botë (në vendin e shtatë në këtë renditje speciale), falë aftësisë së tij për të kontrolluar 30% e armëve që qarkullojnë në mënyrë të paligjshme dhe katër të pestat e kokainës në të gjithë botën.
Edhe pse i përfshirë në një luftë të përgjakshme me kartelin Calì, Escobar mund të mbështetet në një organizatë të bazuar në anije dhe flotat e avionëve, si dhe në parcela të mëdha toke dhe prona të pasura. E gjithë kjo kontribuon në një fitim prej gjashtëdhjetë milion dollarësh në ditë, për gjithsej njëzet e pesë miliardë dollarë në vit.
Pablo Escobar, hero i popullit
Pavarësisht sjelljes së tij të dhunshme, megjithatë, për shumë banorë të Medelìnit Pablo Escobar është një hero i vërtetë, deri në atë pikë sa të konsiderohet bamirës. Falë marrëdhënieve me publikun, për të arritur konsensus politik, ai merr përsipër të akreditohet si një bamirës i të varfërve. Gjithçka, natyrisht, ndihmon për të rritur dhe konsoliduar fuqinë e tij.
Në momentin në të cilin Escobar arrin të shpërndajë para në sektorët më të varfër të popullsisë, në fakt, ai pretendon të paraqitet si një Robin Hood i Amerikës së Jugut vetëm për të blerë besnikërinë e një numri gjithnjë e në rritje të njerëzve. Krimineli kolumbian madje ndërton spitale dhe shkolla, si dhe sponsorizon ekipe vendase të futbollit dhe inkurajon krijimin e stadiumeve, gjithmonë për të punuar në imazhin e tyre.
Ai kështu ka mundësinë që të bëhet edhe më i pasur dhe i respektuar, me popullatën e Medelìnit që nuk bashkëpunon me policinë dhe autoritetet, por fsheh informacione dhe mbulon Escobarin kurdo që të jetë e mundur. Ai bëhet, me pak fjalë, një mit i vërtetë, shumë i frikësuar si i dashur, pavarësisht se është përgjegjës për masakrat jo vetëm të ushtarëve dhe policëve, por edhe të civilëve, me një numër të paparë vrasjesh.
Ai ishte një njeri plot kontradikta. Ai e donte familjen e tij në mënyrë të çmendur. Ai kishte ndërtuar një hacienda për ne, Nápoles, dhe e kishte mbushur atë me kafshë ekzotike për të na argëtuar. Por në të njëjtën kohë ai urdhëroi vrasje dhe vrarë, pa menduar për pasojat. Ai tregtonte drogë, megjithatë ai më këshilloi që të mos e përdorja atë, pa e ndaluar atë sepse ai dinte efektet e ndalimit në treg. Ai e donte nënën time, por ai e tradhtoi atë. (Sebastián Marroquín Escobar)
Arrestimi
Në 1991, për të shmangur ekstradimin e kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, Pablo Escobar vendos t’i dorëzohet autoriteteve kolumbiane në mënyrë spontane. Që nga ai moment ai ishte mbyllur në burg, por në të vërtetë ishte vetëm sa për të thënë. Për t’u vendosur, atij iu dha mundësia të ndërtojë La Catedral, një vendbanim luksoz, ku ai mbetet “i burgosur”. Gjithçka është falë një marrëveshje të arritur me qeverinë kolumbiane, në funksion të së cilës krimineli, në këmbim të mos ekstradimit, pranon një kufizim të detyrueshëm prej pesë vjetësh.
Sigurisht që burgu i tij nuk është i tillë. Jo vetëm sepse ai jeton në një kështjellë me të gjitha komoditetet e imagjinueshme, por edhe sepse Escobar vazhdon të shkojë si dhe kur dëshiron, duke marrë pjesë në ahengje, duke bërë pazar dhe duke parë ndeshje futbolli. Ai madje e fton ekipin kombëtar të futbollit të vendit të tij për të luajtur një ndeshje në fushë përkrah La Catedral.
Vitet e fundit
Më 1992 qeveria kolumbiane vendos ta transferojë trafikantin e drogës në një burg më pak luksoz dhe më konvencional. Pasi mësoi këtë qëllim, Escobar shpëton duke u arratisur me helikopter. Më pas, Delta Force, departamenti special i ushtrisë amerikane dhe Marina e Vula, që është Marina e SHBA, përdoret për kapjen e tij.
Pablo Escobar vdiq në 2 dhjetor 1993 në Medelin, në moshën 44 vjeç, kur ai u vendos në një lagje borgjeze të qytetit të tij falë teknologjisë së trekëndëshimit të radios që Shtetet e Bashkuara vunë në dispozicion të Kolumbisë. I identifikuar nga një ekip elektronik i mbikëqyrjes, në përfundim të një ndjekje ai vritet në një shkëmbim zjarri, në të cilin goditet në pjesën e prapme, nënjërën këmbë dhe pas veshit.
Për mua ndryshon pak se si ai vdiq. Por familjet e viktimave të trafikut të drogës kanë të drejtë të dinë të vërtetën. Babai im gjithmonë më thoshte se kishte 15 plumba në Sig Sauer të tij: 14 për armiqtë e tij dhe një për vete. Kështu që sapo e kuptoi se ishte i vdekur, vendosi të qëllojë veten në veshin e djathtë. Në raport, i cili flet për një goditje “në pjesën e sipërme të auricle të djathtë, me vrimë daljeje në nivelin e veshit të poshtëm të veshit”, nuk është specifikuar kalibri i plumbit. Jam i sigurt që ajo goditje u qëllua nga babai im. (Sebastián Marroquín Escobar)
Në vitin 1994, portieri i ekipit kombëtar të Kolumbisë René Higuita u detyrua të humbasë Kupën e Botës të mbajtur në Shtetet e Bashkuara, sepse ai u shpall fajtor për nxitje prostitucioni. Ai është një nga njerëzit që e paguan miqësinë e tij me Pablo Escobar më shumë./Elida Buçpapaj
VOAL – George Herbert Walker Bush (nganjëherë i referuar si George Bush senior), presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lindi më 12 qershor 1924 në Milton, Massachusetts. Babai i tij, Prescott Sheldon Bush, një menaxher i bankës, u zgjodh si senator i Konektikatit në vitin 1952. Si rezultat, Bush menjëherë ndjeu nevojën për t’u angazhuar në mënyrë aktive në realitetin politik amerikan për të dhënë kontributin e tij. Ai merr pjesë si një aviator i marinës në Luftën e Dytë Botërore dhe merr një medalje për vlerën. Kthehu në shtëpi, ai përfundoi studimet e tij duke u regjistruar në Yale, dhe në janar 1945, pas përfundimit të luftës, u martua me Barbara Pierce, ai kishte gjashtë fëmijë.
Prej këtij momenti ai filloi të ngjitej në botën e politikës amerikane. Kongresmeni i Kongresit për dy mandate, ai përpiqet të hyjë në Senat pa sukses. Ai është emëruar ambasador i Kombeve të Bashkuara, president i Komitetit Kombëtar Republikan, kreu i zyrës së Kombeve të Bashkuara për marrëdhëniet me Kinën dhe gjithashtu drejtor i zyrës së Agjencisë së Inteligjencës (CIA).
Falë karrierës së tij të jashtëzakonshme politike dhe pasurisë së tij personale ekonomike, të fituar me një investim të favorshëm të naftës në Teksas, ai mund të lejojë që të aspirojë presidencën e Shteteve të Bashkuara. Përpjekja e parë, në vitin 1980, dështon. Ronald Reagan është kandidati republikan fitues dhe Bush bëhet nënkryetar. Me këtë rol, nga viti 1980 deri më 1988, ai është i interesuar në shumë çështje të brendshme: ai nënshkruan programe për të parandaluar kontrabandën e drogës në Floridën e Jugut, viziton më shumë se pesëmbëdhjetë vende si përfaqësues i Reaganit dhe ndërmerr beteja të ashpra kundër terrorizmit.
Në vitin 1988, George Bush u bë presidenti i dyzet e parë i Shteteve të Bashkuara, duke mposhtur guvernatorin e Masaçusetsit Michael Dukakis. Përcakton James Danforth Quayle si zëvendës të tij. Bush ishte zëvendëspresidenti i parë, pas Martin Van Burer në 1836, për të arritur në dhomën e ovale. Orientimi i tij në politikën e brendshme nuk ndryshon në lidhje me atë të paraardhësit të tij Reagan. Në politikën e jashtme, nga ana tjetër, ai dëshmon ndryshime të rëndësishme epokale: përfundimi, pas dyzet viteve, të Luftës së Ftohtë; rënia e komunizmit; shkatërrimin e Murit të Berlinit dhe fundin e Bashkimit Sovjetik me braktisjen konsekuente të presidencës nga Mikhail Gorbaçov.
Në vitin 1989 ai dërgoi trupa amerikane në Panama për të përmbysur regjimin e Gjeneralit Manuel Antonio Noriega i cili kërcënon sigurinë e Kanalit dhe amerikanëve që jetojnë atje.
George H.W. Bush në vitet ’90
Në gusht të vitit 1990, kur Iraku pushtoi Kuvajtin, Bush vendosi të ndërhyjë. Pas përpjekjes për të bindur presidentin iranian Saddam Hussein të tërhiqet, ai vendos të sulmojë Irakun. Ai sjell Kombet e Bashkuara së bashku dhe mbledh së bashku koalicionin më të madh të vendeve aleate të mbledhura që nga Lufta e Dytë Botërore për të ndaluar pushtimin e vendit saudit.
Operacioni quhet “Desert Storm”. Në natën midis 16 dhe 17 janarit 1991, më shumë se 500,000 ushtarë nga të gjitha kombet aleate janë dërguar, dhe 425,000 janë amerikanë. Pas javëve të luftimeve të përgjakshme, duke përfshirë edhe përmes bombardimeve ajrore të synuara, lufta përfundon me humbjen e Irakut dhe pavarësinë e Kuvajtit.
Në vitin 1992 ai përpiqet të zgjidhet për mandatin e dytë presidencial, por kandidati demokrat Bill Klinton fiton. Arsyet për këtë humbje: vëmendje e vogël ndaj problemeve të brendshme, rritjes së dhunës në qytete dhe krizës ekonomike.
Mikhail Gorbaçov tha për të:
Më kujtohet kur, pas Presidentit Reagan, ishte George Bush Senior i cili hyri në Shtëpinë e Bardhë, nuk duhej të prisnim pak para se të shkonim në rrugën e dialogut dhe të ishim në gjendje të ballafaqohemi me kërkimin e horizonteve të reja në drejtim të sigurisë dhe reduktimit të armët bërthamore strategjike. Ne patëm përshtypjen se lidershipi i ri amerikan ishte me vetëdije, në mënyrë të arsyeshme, duke u ngadalësuar.
George H.W. Bush me djalin e tij George W. Bush
Mandati i tij si president zgjati nga 20 janari 1989 deri më 20 janar 1993. George Bush është babai i George W. Bush, president i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
George Bush Senior vdiq më 30 nëntor 2018 në Houston, në moshën 94 vjeçare.
Aderina Kabili ishte vetëm 21-vjeçe. Ajo punonte në fasoneri dhe çdo ditë në orën 05:30 të mëngjesit nisej për në punë. E reja nga Thumana shkoi për të fjetur mbrëmjen e së hënës, pa e ditur se të nesërmen në mëngjes nuk do të zgjohej më.
Në moshën më të bukur dhe me një të ardhme përpara, Aderina u shua tragjikisht nga tërmeti i së martës. Ajo ishte në gjumë. Babai i saj, Haxhi Kabili kishte shkuar ta zgjonte përpara lëkundjeve vdekjeprurëse të orës 03:54 minuta, por Aderina, ndoshta e lodhur nga një ditë më parë, nuk u zgjua.
Në një rrëfim të dhënë për tvklan.al vetëm pak përpara se trupi i saj i pajetë të gjendej poshtë rrënojave, babai i saj 52-vjeçar tregoi se kur kishte hapur derën ku flinte e bija, gjithçka kishte përfunduar.
Haxhi Kabili arriti të shpëtonte bashkëshorten dhe një fëmijë të fqinjëve, por jo vajzën e tij. Vetëm pak çaste pas tërmetit ai kërkonte i dëshpëruar për të bijën, ashtu sikurse edhe një ditë më pas, por këtë herë i dorëzuar me faktin se e bija nuk jetonte më.
Trupi i Aderinës u gjet orët e vona të së mërkurës nga gërmadhat e pallatit 5 katësh, ndërsa këtë të enjte në orën 14:00 ajo u përcoll për në banesën e fundit.
Kjo vajzë e re e plot jetë u shua sëbashku me dhjetëra të tjerë, nga lëkundjet tragjike të 26 Nëntorit./tvklan.al
Kjo buqete me lule te fresketa qe Sabrieja ka sjellë nga baçja e vet ne Malin e Shengjinit eshte nje dhurate kuptimplote qe sidomos babe Martinin tash 82 vjeçarë e gezon shumë.
——————-
Kete foto te babe Martin Kapllaj-t, e kam realizuar une (Z. L.), me daten 9 Maj te sivjetshem, ne naten e festes se Shenkollit te Veres ne familjen Kapllaj te Dedajve te Mbi-Shkodres por tash sa vjet me banim ne Ishull Lezhe. Te ftuar edhe ne kete feste ne familjen Kapllaj bashkshortja ime Sabrieja tha se babe Martinit do i coj nje tufe lule nga bacja jone…
Na priten ne oborrin e bukur te viles qe ne ate nate feste shendriste edhe me shume. U pershendetem e perqafuam me te gjithe sa ishin ne at verande por me shume u ndalem me te zotin e shtespise, burrin e mire e te dashur Martin Kapllaj. I uruam festen, i dhuruam buqeten me lule dhe une fiksova kete foto te cilen doktoreshe Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj) nusja e Arbenit, djalit te madh te Martinit e botoi ne ZemraShqiptare me titull: SONTE SHENKOLLI I VERES DHE RAMAZANI FESTOJNE BASHKE.
…!
Qe nga ajo dite e festes se Shenkollit, sot hyme ne at oborr dhe u ulem pikrisht aty ku rrinte zakonisht babe Martini…! Por sot, nuk na priti Martin Kapllaj. Sot na priten koke-ulur e ne pikllim djemte Arbeni e Aleksi, vajzat e tij, nipa e mbesa, shoke e miq te shumte prej kahmosit qe i kishte mbledh lajmi i ndarjes nga jeta te ketij burri te nderuar si dhe bashkshortja fisnike bije e Selces legjendare nane Prenda.
Eeeh sot! Sot nuk ishte feste, sot ishte mort.
-Zoti ju lashte shendosh! I paste me jete gjithe sa ka lane mbrapa! Per te mira mbas-sodit…,-ishin fjalet vizitoreve te shumte qe hynin e dilnin sot ne at prak.
Mbasi kryem nderimet si ne te tilla raste u kthyem ne shtepi bashk me mikun e dashur nga Micigeni i USA, Lul Zef Gjerkaj qe rastesisht u ndodh sot ne Lezhe per te pire nje kafe per qefe tek une dhe sa e mori vesh lajmin me tha: – Me prit Zeqir se erdha per 10 minuta e po shkojme bashke. Kapllajt jane edhe miqt e mi dhe te familjes time…
…!
Po shfletoja ZemrenShqiptare dhe iu riktheva shkrimeve per kete familje, per kete njeri. Me mbeten syte tek kjo foto. Pse do te thoni ju. Se si mu duk babe Martini ne kete foto me buqeten e luleve mbeshtetur te zemra e me doren qe na pershendet aq sinqerisht, si nje engjell…
Ndoshta, te perfshire nga hareja e festes, nuk e lexuam mire at pershendetje, dicka si hyjnore!!
Ndoshta at nate te Shenkollit te Veres ai na tha: -Faleminderit! Kaloni gezuar. Ky eshte Shenkolli i fundit per mua…
-Pac bekimin e Perendise o babe Martini. Nen kujdesin e Zotit kalofsh ne jeten e pasosur te pertej-varrit!
Qysh sonte, 20 Nentor 2019, Dedajt e Shkoders dhe Ishull Lexha e kan nje burr te mire me pak!
28-vjeçarja Eviola Broshka është e reja që humbi jetën nën rrënojat e hotelit “Mira Mare” në Durrës. Të afërmit e saj kanë dërguar informacione dhe mesazhe në redaksinë e “JOQ”, ku tregojnë se e reja punonte balerinë dhe me emrin e artit njihej si “Evi Kardashian” dhe e paragjykonin shumë njerëzit për faktin se kërcentë në tallava.
E afërmja shton më tej në mesazhe se e reja me origjinë nga Elbasani, e bënte këtë punë pasi kishte të ëmën e sëmurë dhe donte ta kuronte, por rrënojat ia ndërprenë gjithçka në mes.
“Pershendetje te gjithe shqiptareve! Dhimbaja eshte e krejt Shqiptarise! Zoti eshte ai qe cakton fatet tona i lutemi zotit qe te bej mrekullirat e jo trazira! Dua t’ju informoj mbi vajzen me emrin “Evi Kardashian”! Vajza quhet Eviola Broshka nga Elbasani e vetme ne tirane pasi ka vetem te emen e cila eshte e semure! Evi punonte per te kuruar te emen por nuk ja doli dot ! Punen e saj te gjithe e paragjykojen por shpirtin askush nuk ja gjykon dot. Me dhimbje per gjithe Shqiptaret ti lutemi zotit qe jetet e humbura te prehen te qeta ne parajs ! Durim per te gjithe Shqiptarine!”– shkruhet në mesazh.
Trupi i Evit u nxorr i pajetë një ditë më parë nga rrënoja te hotelit “Mira Mare” që u shemb krejtësisht.
32 viktima, 658 të lënduar, 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit të djeshëm, që e ka futur vendi në zi kombëtare dhe ka detyruar autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Ende vijojnë kërkimet në Thumanë dhe Durrës pas tërmetit, pasi mbi 25 persona janë ende të humbur nën rrënoja, dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre. 62 persona po marrin mjekim në spitalin e Traumës.
Bukuroshja 22-vjeçare Maria Vasilevich, e cila së fundi shoqërohet me presidentin e Bjellorusisë Alexander Lukashenko është zgjedhur deputetja më e re e Parlamentit të këtij shteti, por me vota të falsifikuara.
Që kur u zgjodh Miss Bjellorusia, 22 vjeçarja ka shoqëruar në publik Presidentin 65-vjeçar të Bjellorusisë.
Ajo së fundmi është bërë edhe deputetja më e re e vendit mes pretendimeve për zgjedhje të pandershme.
Lukashenko, një bos dhe ish-fermer nga epoka Sovjetike, i cili është quajtur “diktatori i fundit i Evropës” ka qeverisur Bjellorusinë që prej vitit 1994.
Politikanët e opozitës janë ndëshkuar ashpër për organizimin e protestave kundër regjimit.
Rezultatet e publikuara të hënën treguan se asnjë kandidat i opozitës nuk kishte fituar një vend në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën gjatë fundjavës së kaluar, megjithëse Vasilevich, e cila nuk ka patur përvojë dhe as ka marrë pjesë në fushatë ka fituar një vend në Parlament si deputete.
VOAL – Edison filloi karrierën e tij si një shpikës në Newark, New Jersey, me përsëritësin automatik dhe pajisjet e tjera të tij të përmirësuara telegrafike, por shpikja që e fitoi për herë të parë një njoftim më të gjerë ishte gramafoni më 1877. Kjo arritje ishte aq e papritur nga publiku në përgjithësi sa të dukej pothuajse magjike. Edison u bë i njohur si “Wizard of Menlo Park” (Magjistari i Menlo Park) New Jersey.
Fonografia e tij e parë ishte e regjistruar në pllaka rreth një cilindri të mbështjellë. Megjithë cilësinë e tij të kufizuar të tingullit dhe që regjistrimet mund të luheshin vetëm disa herë, gramafoni e bëri Edisonin një person të famshëm. Joseph Henry, presidenti i Akademisë Kombëtare të Shkencave dhe një nga shkencëtarët më të njohur elektrikë në SH.B.A., e përshkroi Edison si “shpikësi më i zgjuar në këtë vend … ose në ndonjë tjetër”. Në prill 1878, Edison udhëtoi në Uashington për të demonstruar gramafoni ërpara Akademisë Kombëtare të Shkencave, Kongresmenëve, Senatorëve dhe Presidentit amerikan Hayes.
Washington Post e përshkroi Edisonin si një “gjeni” dhe prezantimin e tij si “një skenë … që do të jetojë në histori”. Megjithëse Edison mori një patentë për fonografin në 1878, ai bëri pak për ta zhvilluar atë derisa Alexander Graham Bell, Chichester Bell dhe Charles Tainter prodhuan një pajisje në vitet 1880 që përdorte cilindra kartoni të veshur me dyll.
Lindi François-Marie Arouet emri i penës, Volter; përfaqësues kryesor i Iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar vepra në pothuajse çdo formë letrare: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore. Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi 2 mijë libra dhe pamflete. Volteri ishte mbrojtës i hapur I lirisë së shprehjes, përkundër pasojave nga ligjet dhe censura e rreptë e kohës. Për shkrimet e tij satirike, ai shpesh u dënua me burgim ose mërgim. Volteri ishte kritik i ashpër i traditës fetare, që pengon lirinë individuale të besimit – por ai nuk thoshte se ishte kundër idesë së një qenie supreme. Volteri arsyeton se ekzistenca e Zotit nuk është çështje besimi, por arsyeje, dhe se të gjithë njerëzit janë vëllezër, ndërsa janë krijesa të njëjta nga i njëjti Zot. Sa për skllavërinë, Volteri e kritikoi ashpër, por në anën tjetër, u përpoq të shpjegojë se racat e ndryshme kishin origjina të veçanta prandaj nuk mund të ishin të njëjta ose të barabarta. Volteri shpesh është akuzuar për anti-semitizëm edhe pse shumica e kritikave të tij në fakt i drejtohen Biblës, dhe jo Judaizmit në veçanti. Volteri gjithashtu shkroi drama, prozë dhe poezi. Kandidi është puna e tij më e famshme në prozë, ku ai kritikon filozofinë e Gottfried Wilhelm Leibnizit mbi optimizmin metafizik nëpërmjet naivitetit të Kandidit, personazhi kryesor, i cili pas përjetimit të një fatkeqësie, refuzon të jetë optimist pa patur arsye për të qenë I tillë. Duke shkruar për historinë, Volteri sfidoi konceptin mbizotërues të kohës së tij, se historiografia duhej të merrej me ngjarjet e mëdha politike, ushtarake dhe diplomatike; Volteri thotë se theksi duhet vënë në kulturë, art, shkencë, zakone – dhe u përpoq për të shkruar një histori të botës mbi këto baza. Kjo vihet re edhe në “Ese mbi edukatën dhe shpirtin e kombeve” lidhur me heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbe, për të cilin Volteri shprehet me konsideratat më të larta, duke thënë se nëse perandorët byzantinë do të kishin vepruar si Skënderbeu, rënia e Kostandinopojës nuk do të kishte ndodhur. Në esenë e tij, Volteri analizon rezistencën çerek shekullore të shqiptarëve kundër perandorisë osmane; dhe argumenton se faktorët themelorë të fitoreve të Skënderbeut janë dy; 1) shqiptarët janë popull luftarak. 2) Shqipëria është vend malor dhe se mos-përulja është veçori e banorëve të maleve.
Një portret kushtuar Gjergj Kastriotit Skënderbeut me autor shkrimtarin, filozofin, dijetarin, humoristin dhe enciklopedistin francez, François Voltaire…
Shkrimtari, filozofi, dijetari, humoristi dhe enciklopedisti francez, François Voltaire (Volter) 1694-1778, ka qenë një nga iluministët e shquar, të cilët besonin se me anë të dijes, shoqëria njerëzore do të shëronte plagët që e mundonin. Ai e çmonte historinë si pjesë përbërëse të njerëzimit, kundër rrymave të shek. XVII, sidomos shkencave ekzakte, matematikës e fizikës, të cilat e shpërfillnin si diçka të vdekur e pa vlerë.
“Nuk mund të mos e duam historinë,” shprehej Volteri. Për t’iu përgjegjur Zonjës du Shatëlé, e cila e përçmonte historinë, Volteri shkrojti një ese të historisë së përgjithshme me titull “Ese mbi zakonet dhe shpirtin e kombeve dhe për faktet kryesore të historisë që nga Sharlemanje (Charlemagne) deri te Luigji XIII.” Te vëllimi I, ribotuar më 1963 në Paris nga Vëllezërit Garnier, ka edhe një kapitull të shkurtër për heroin tonë kombëtar Skenderbeun.
Volteri përsërit gjëra të njohura, aq sa nuk mund të pohojmë se shkrimi i tij pasuron të dhënat për Skenderbeun, por rëndësi të veçantë ka fakti që Volteri, personalitet i shquar francez, shkruan për Skenderbeun, çka tregon se figura e heroit tonë kombëtar kishte marrë përmasa europiane qysh në shekullin e 18-të. Prof. Saimir Lolja, me banim në Otranto, Kanada, e zbuloi këtë shkrim dhe sugjeroi të përkthehej shqip në mënyrë që ta lexojnë edhe bashkatdhetarët tanë. I jemi mirënjohës.
KAPITULLI XC – PËR SKENDERBEUN faqe 814-815 Një luftëtar tjetër i famshëm, të cilin nuk di si ta quaj, osmanli apo të krishter, pengoi përparimin e Muratit dhe prej kohësh u bë ledhi i të krishterëve kundër fitoreve të Muhametit II: flas për Skenderbeun, lindur në Shqipëri, pjesë e Epirit, vend i shquar që nga kohët e quajtura heroike, dhe nga kohët vërtet historike Romake. Emri i tij ishte Jean (Gjergj) Kastriot. Ishte djali i një despoti, ose i një gospodari (princi) të këtij vendi, domethënë i një princi vassal; sepse fjalë për fjalë despot do të thotë zot shtëpie; madje është paksa e habitshme, se si kjo fjalë prej kohësh e ndryshoi kuptimin në despotik, çka u vishet sundimtarëve që bëhen absolutë.
Gjergj Kastrioti ishte ende fëmijë kur Murati, shumë kohë përpara betejës së Varnës, për të cilën do të flas, u mor prej Shqipërisë, pas vdekjes së atit të tij Kastriot. Ai e rriti këtë fëmijë, i vetmi që mbeti nga katër vëllezërit. Analet turke nuk thonë asgjë që këta katër princër u therorizuan prej Muratit për hakmarrje. Nuk është për t’u habitur që mizori të tilla ishin në karakterin e një sulltani që abdikoi dy herë kurorën dhe nuk ka të ngjarë që Murati t’i kushtonte dhembshuri dhe besimin e tij atij për të cilin ushqente një mëri të paqetësueshme. Ai e sajdiste atë dhe e mbante pranë tij gjatë betejave. Gjergj Kastrioti u dallua aq tepër sa sulltani dhe jeniçerët i dhanë emrin Scanderbeg, që do të thotë Aleksandri i Madh, (le seigneur Alexander).
Së fundi miqësia fitoi mbi politikën. Murati i besoi komandën e një ushtrie kundër despotit të Serbisë, që ishte radhitur me të krishterët duke i shpallur luftë sulltanit, dhëndërrit të tij; kjo përpara abdikimit të tij. Skenderbeu që në atë kohë s’ishte veçse njëzet vjeçar, shestoi planin të mos kishte më zot mbi kokë dhe të mbretëronte. Qëlloi të kalonte pranë fushimit të tij sekretari që mbante vulën e sulltanit. Ai e ndaloi, i vuri hekurat dhe e shtrëngoi të shkruante e të vuloste një urdhër për sundimtarin e Krujës, kryeqytet i Epirit, që t’ia dorëzonte qytetin dhe kështjellën Skenderbeut. Pasi siguroi urdhërin, e vrau sekretarin dhe suitën e tij. (1443) Marshoi mbi Krujë; sundimtari ia lëshoi postin pa vështirësi. Po atë natë ai u tha trupave shqiptare me të cilët mbante lidhje të fshehta, të afroheshin.
Sundimtarin dhe garnizonin e theri. Me luftëtarët e vet ai e fitoi gjithë Shqipërinë. Shqiptarët mbahen si luftëtarët më të mirë të këtij vendi. Skënderbeu i udhëhoqi me zotësi dhe diti të krijonte avantazhe nga terreni i thyer dhe malor, aq sa me pak trupa ia doli të ndalonte çdo herë ushtritë e shumta turke. Myslimanët e shihnin si besëthyes; të krishterët e adhuronin si hero, i cili duke mashtruar armiqtë dhe zotërit e tij, rimori kurorën e babait të vet, çka e meritoi me guximin e tij. (E përktheu nga frëngjishtja Naum Prifti)
Gjithmonë njerëzit e mëdhenj të çdo kombi qofshin karakterizohen nga thjeshtësia dhe janë tepër komunikues me njerëzit e çdo moshe dhe kategorie shoqërore.
Unë kam pasur fatin gjatë jetës sime të kem pranë figura të tilla të shquara të gjuhësisë, profesor Mahir Domi i cili më ndihmonte me zemërgjerësinë dhe thjeshtësinë që e karakterizonte, si edhe tim atë, për të ecur në rrugën e gjatë dhe të vështirë të publiçistikës dhe letërsisë.
I tillë ishte edhe « xhaxhi » Bedriu për mua, siç i thërrisnim ne, që herë pas here shihte shkrimet e mija para se t’i botoja.
Ai më dha kurajo gjatë jetës sime, sidomos pas vdekjes së tim eti .
Me fjalët e tij të urta të një psikologu e pedagogu të shquar, më shtynte të shkruaja, si një terapi e mirë pas lodhjes së ditës, më dërgonte herë pas here letra, më telefononte apo më vinte dhe i shkoja për vizitë në Gjenevë apo Nëshatel, për të botuar në një vëllim refleksionet e mija tek të cilat ai nuk donte të vinte asnjë presje.
Botuam së bashku « Përrallat e Zvicrës » dy gjuhësh shqip dhe frëngjisht të cilat lexohen jo vetëm në Shqipëri por edhe në Zvicër dhe gjetiu.
I kam përkthyer disa artikuj të tij në frëngjisht me » postulata » domethënëse për të rinjtë nga Kosova dhe Shqipëria që jetojnë në Zvicër, për sjelljen e tyre të edukuar në një vend që i kishte pranuar në gjirin e tij. Vitin e Ri të fundit, para vdekjes së tij e kaluam sëbashku familjarisht në Nëshatel të Zvicrës ku banon e bija.
Aty kishte ardhur dhe i biri, Taulanti dhe të afërm të tjerë. Kujtuam të kaluarën se sa ka bërë ai dhe e shoqja e përkushtuar, Pandora, për të ndihmuar nipër e mbesa që të merrnin sidomos rrugën e artit etj. Gazeta zvicerane «Le quotidien Jurassien» e Zvicrës e ka cilësuar Bedri Deden si personalitet shqiptar me zë. Vitet ikin dhe ai sot do të kishte 89 vjet.
Më poshtë po jap për lexuesit një shkrim të Agim Devës, në përkujtim të Akademikut Bedri Dedja. Alfred Papuçiu, Gjenevë, më 20 nëntor 2019
Agim Deva – “Bedri Dedja, baba i modernitetit në letërsinë tonë për fëmijë” – Kujtesë…
Bedri Dedjen (1930-2004) do ta nderojmë për kohe të gjatë, sepse puna e tij shënon një epokë kthesash të mëdha. Prej tij kemi mësuar se letërsia mund të shkruhet edhe ndryshe…
Kam përshtypjen se prof. Bedri Dedjes, këtij kolosi të kulturës sonë, i kemi mbetur borxh të gjithë nga pak : edhe kohërat që i kishte kaluar me të gjitha ngjyrimet e mundshme, edhe organet dhe institucionet social-kulturore, edhe rrjedhat e reja që hynin pamëshirshëm në gërshërë me ato të vjetrat, e ku prof. Dedja si rrallëkush realizonte intelektin e vet në mënyrën më dinjitoze : i kemi mbetur borxh prof. Bedri Dedjes edhe ne këtu në Kosovë, edhe për së gjalli, por edhe pas vdekjes së tij.
Mos ndoshta, të gjitha këto borxhe ndaj këtij bardi të kulturës sonë, na shpiejnë në fjalët e Tolstojit të madh kur thotë se « ndërgjegja është zëri i shpirtit.. » ?
Shfletoj librin me kujtime « Nëpër ravat e jetës » (Tiranë 2001), ku Bedri Dedja qysh në hyrje të tij, midis të tjerash, jep një sqarim të shkurtër, por esencialisht domethënës dhe simbolik : « …Fjala ravë ka kuptimin e rrugëve të dhive në mal, ose të gjurmëve në dëborë. Më është dukur se rrugët e mia të jetës ngjasojnë më shumë me ravat.. »
Dhe po të rrëshqasim, qoftë edhe shumë përciptazi nëpër jetën e prof. Bedriut (gjë që ai nuk e meriton një qasje të këtillë sipërfaqësore), do të shohim se nga viti 1930 kur erdhi në jetë e deri më 2004, kur ma dërgoi romanin e tij « Sikuriada », që realisht ishte pjesa e tretë e romanit « Kalamajtë e pallatit tim » (roman i një lloji të ri – roman manifest), dhe iku nga kjo botë, duke marrë me vete shumëçka, që po të na linte në një formë apo në një tjetër, do të kishim një dobi shoqërore shumë më karakterogjene, se tani kur gjëndemi pa të.
Autoriteti i tij qe ndërtuar gjithnjë me sakrifica natyrash të ndryshme. Vetë prezenca e tij në një konsultë, program kulturor, simpozium, mbledhje, etj. e kishte peshën e vet dhe karakteri i tij, gjithnjë stabël, të imponohej me një qetësi impozante, me një urtësi antike, me një kriter të formësuar e të shumë kohezional, që ishte rezultat i dijes, i përvojës së tij shumëvjeçare në shumë fusha të artit, të kulturës, të arsimit, të shkencës. Këtë përshtypje e kisha edhe në vitin 1973, kur për here të pare u takova me të në Tiranën “misterioze”, dhe qysh atëherë më duket se kisha takuar një njeri, që kishte lindur nja tridhjetë vjet më herët, sepse vetë shkalla e tij e inteligjencës, fjalori i komunikimit, horizonti i tij kulturor që gravitonte nga Europa, qetësia me të cilën të dëgjonte dhe këshillat e tij assesi të imponuara si domosdoshmëri, mirësjellja e tij në interpretime shkencore, kishin tipare të një pedagogu e psikologu me experience, prej të cilit mund të mësonim shumë të gjithë ne, që kishim fatin të rrinim me të. Një tip recent, një mëndje e ndritur, që herë-herë m’i përkujtonte rilindasit tanë. Korçari sharmant, studenti i dalluar i Universitetit të Moskës, pedagog shumëvjeçar në Universitetin e Tiranës, shkencëtar i dalluar, sidomos në fushat e psikologjisë, letërsisë për fëmijë dhe pedagogjisë, organizator i shumë simpoziumeve të ndryshme, krijues i një numri të madh veprash letrare (poezi, tregime, përralla, novela, poema, romane, legjenda, fabuka, përralla mbi kafshët, kujtime, etj.); pastaj, themelues i mendimit teorik-kritik mbi çështjet e ndryshme të letërsisë për fëmijë, autor i veprave letrare kapitale, me të cilat janë rritur gjenerata të tëra fëmijësh e të rinjësh tanë si:
“Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”, “Një udhëtim i rrezikshëm”, “Kapiteni i shtrëngatës”, “Kalamajtë e pallatit tim”(1,2,3), “Republika e 1100 çudirave”, “Nëpër korridoret e thella të Jonit”, “Qyteti me tri kështjella”,
“Përralla njëmbëdhjetëkatëshe”, si edhe dhjetra e dhjetra vepra të tjera, që na bëjnë ta perceptojmë realisht formatin e madh të akademik Bedri Dedjes, pena e të cilit gjurmonte modalitete të reja të shprehjes, deri në ditët e fundit të jetës.
Është vërtet e dhëmbshme kur nëpër mbledhjet komemorative ngrihemi në këmbë për të mbajtur një minute heshtje për kolosët, siç ishte në këtë rast, Bedri Dedja. Një minute heshtje. Më besoni: kurrë nuk kam mundur ta kuptoj domethënien e këtij minuti, sado që edhe vetë jam ngritur shumë here në këmbë për këtë qëllim, për miqtë dhe dashamirët që na ikin – secili në mënyrë të vet. E shpjegojnë si nderim të fundit, që i bëjnë të ndjerit.
Bedri Dedjen do ta nderojmë për kohë të gjatë, sepse puna e tij shënon një epokë kthesash të mëdha: është baba i modernitetit në letërsinë tone për fëmijë. Prej tij kemi mësuar se letërsia mund të shkruhet edhe ndryshe, se edhe të vegjlit janë të detyruar të na kuptojnë edhe atëherë qartë e drejtë. Në botën e librit tone ka sjellë përvoja e modele të reja kreacionale, duke përkthyer vepra të rëndësishme nga letërsitë e huaja.
Vetëm ata që e duan njeriun, mbeten të pavdekshëm. Akademik Bedri Dedja ishte prej atyre që ka rrezatuar me energji positive kudo që ka qënë i pranishëm.
Dikur, në Shqipërinë tonë, ka jetuar një grua e bukur e lindur për të qenë një zonjë e vërtetë, por rrokullisja e fatit e deshi që ajo ta kalonte jetën nëpër internime. Emri i saj i lindjes është Adile Zavalani, e bija e Fehim Zavalanit, aq i njohur nga ne shqiptarët si njëri prej atdhedashësve që u përpoqën aq shumë për ta shkëputur Shqipërinë nga vargonjtë e Perandorisë Turke, për të bërë njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Ai ka dhënë një ndihmesë të paçmuar në mbajtjen e Kongresit të Manastirit në vitin 1908. Vepra e atij Kongresi nuk pati thjesht rëndësi gjuhësore, por ishte një vepër e mirëfilltë politike në bashkimin e të gjithë shqiptarëve, sidomos e atyre burrave që u përpoqën për të bërë Shqipëri.
Adileja u lind në Manastir në vitin 1895, bash po në atë shtëpi ku disa vite më vonë do të mblidheshin patriotët shqiptarë për vendosjen e alfabetit të shqipes. Edhe nëna e saj, Qerimeja, vinte nga familja e shquar e Frashërllinjve. Ajo ishte e motra e patriotit Shefqet Frashëri. Nëna e saj vdiq në moshë të re, kështu Adilesë i ra barra e rëndë për t’u kujdesur për familjen, veçanërisht për të vëllain Tajarin, që mbeti kërthi dhe ajo i dha dashurinë e një nëne. Adileja u martua me Jaup Ypin dhe jetuan së toku në disa vise të Shqipërisë si në Starje të Ersekës, në shtëpinë e tyre në qendër të qytetit të Korçës dhe në Tiranë. Koha e luftës i gjeti në shtëpinë e Thoma Orollogait.
Më vonë pas lufte ndryshuan shumë gjëra. Familjes së tyre ua konfiskuan krejt pasurinë në vitin 1947, për shkakun se dhëndrin e saj, burrin e bijës së saj të vetme, Vera Ypi (Alizoti) pra, Riza Alizotin e dënoi me vdekje dhe e vari në litar pushteti i komunistëve. Këtu filloi njëherë e përngaherë jeta e tyre e mënxyrosur. Ata vijuan që të jetojnë nga një bodrum në tjetrin në rrugën e Kavajës. Siç më ka treguar mikesha ime, mjekja e shquar Adelina Mazreku, gjyshja e saj Helidhona Falli ishte shoqe e rinisë dhe e të gjitha viteve të jetës për Adilenë. Në këtë mënyrë mëmë e bijë (Adileja dhe Vera) mundën që në mirëbesimin e kësaj zonje të fshihnin disa sende të tyret në bodrumin e shtëpisë të saj dhe kur u duheshin për t’i shitur që të mbijetonin, vinin aty mbrëmave nga dera e pasme për të mos i parë njeri, sepse në katin e sipërm të asaj shtëpie banonte me qira një ushtarak e kuptohet se frika asokohe ishte shumë e madhe.
Një periudhë kohe ata jetuan në Durrës ku aty në vitin 1949, ndahet nga jeta bashkëshorti i Adilesë, Jaup Ypi. Paskëtaj tok me të bijën dhe të birin e pamartuar, Seferin si edhe nipin e vogël, enden internimeve të njëpasnjëshme, së pari në kampin e Tepelenës në vitin 1952, më vonë në Xhafzotaj e me radhë nëpër vende të tjera internimi: Shijak, Sallmone, Katër Rrugët, Pat Milot, në Kryevidh të Kavajës dhe atje mbeten përgjithnjë. Janë të detyruar si familje që të paraqiten në apelet e operativit në mëngjes e në mbrëmje e të bëjnë punëra nga më të rëndomtat në bujqësi, duke prashitur e ujitur tokën apo duke korrur misër. Një jetë e tërë e kaluar duke u rropatur nëpër fshatra, në të cilët gjatë dimrit balta shkonte deri në gju, ndërsa gjatë verës zhyteshe në pluhurin e verdhë të arave. Nëpër gjithë këto vite të gjata të kësaj jete kaq të mundimshme Adileja ngahera mbartte me vete një makinë qepëse “Singer”, e cila punonte duke i rrotulluar dorezën me dorë e kështu duke qepur ndonjë rrobe për të tjerët, përpiqej vetëm për bukën e gojës për vete e për fëmijët e saj.
Adileja e piu një kupë plot me helm, kur në shkurt të vitit 1971 e bija, Vera, iku nga jeta për shkak të kancerit. Ajo i shtyu edhe tre vjet jetë skëterre dhe më së fundi, po e internuar, ndërroi jetë më 8 maj të vitit 1974. Ende varri i saj ndodhet atje lart në kodrat e Kryevidhit.
Adileja nuk ishte vetëm e bija e Fehim Zavalanit, por siç e shkrova më lart, edhe e motra e Tajar Zavalanit, shkrimtarit, gazetarit, përkthyesit, historianit e politikanit të shquar, i cili nën ndikimin e babait të tij, Fehim Zavalanit, përktheu e shkroi dhjetëra libra në gjuhën shqipe. I pajisur me kulturë franceze, ai qysh herët u përball me problemet e Shqipërisë, u zgjodh sekretar i Komisionit Shqiptar për Çështjen e Kufijve në vitin 1922. Ai ishte ndër të parët që ra në kontakt me idetë komuniste të kohës duke ushqyer ëndrrën se komunizmi do të ishte rruga e shpëtimit të popullit shqiptar të shumëvuajtur. Vajtja në Rusi në vitin 1925, e zhgënjeu plotësisht dhe po kështu ishte ndër të parët që e kuptoi se çfarë qe komunizmi i vërtetë, prandaj më vonë emigroi në Francë dhe më së fundi vendoset në Angli. Atje në nëntor të vitit 1940-të filloi punën, duke dhënë transmetimet e para në gjuhën shqipe dhe ku punoi gjatë gjithë jetës së tij në Radion e famshme Bi Bi Si (BBC) me detyrën përkthyes dhe folës në Seksionin Shqiptar të Shërbimit për Europën. Tajari u nda nga jeta më 19 gusht 1966.
Tajar Zavalani as që mund ta përfytyronte se në çfarë mjerimi jetonin motra e tij, mbesa dhe nipi, por mundohej të ndihmonte njerëzit e familjes, duke u dërguar herë pas here ndonjë pako, të cilat varej nga situata në ua dorëzonin apo nuk ua dorëzonin njerëzve të tij të dashur. Vëllai tjetër i Adilesë, Dalip Zavalani ishte studiues i agrokimisë, i cili ka mbrojtur disertacionin në këtë fushë mbi problemet e bujqësisë në Shqipëri dhe në Ballkan. Libri i tij në gjuhën gjermane është botuar në Berlin në vitin 1939. Kopje origjinale e këtij libri ndodhet në Bibliotekën Kombëtare Tiranë.
Shkëputur nga libri: “Atdhetari Fehim Bej Zavalani”
Në 63 vjetorin e vdekjes ose të martirizimit, me 21 Nentor 1956
At Klement Miraj lindi në një familje malësore të Malësisë së Madhe në vitin 1885. Sipas të dhënave rrënjët e kësaj familje kishin 2 degë: Njëra që në atë kohë ishte e njohur me mbiemrin Mirashaj dhe e transformuar më vonë në Miraj dhe, tjetra e quajtur Radotinaj e transformuar më vonë në Tinaj. I ati i At Klementit, Luc Prela, pati shumë fëmijë: Zefin, Pjetrin, Palin, Jakun, Ndrekën, Tomën, Franin, Miren dhe Shaqen. Frani, i cili më vonë do të quhej Klement, ishte femija i shtatë dhe me i vogli i djemve. Luc Prela bashkë me të shoqen, Roza, dhe me femijet gjatë dimrit zbritnin nga Malësia e Madhe e dimëronin në Ishull-Lezhë, për të veruar përsëri në bjeshkë, gjatë stinës së nxehtë. Në Malësi, sot e gjithë ditën, thuhet se të shtatë djemtë e Luc Prelës shquheshin për atdhetarë, njerëz të urtë dhe shumë inteligjentë. Mbi të gjithë ata spikaste Frani dhe, që në femijëri shfaqi një dëshirë të madhe për t’u shkolluar, por në ato kohëra shkollimi ishte i veshtirë, sidomos për një familje malësorësh, që në dimër zbriste në Lezhë e në verë ngjitej në Malësi.
Në fakt ishte qyteti i Lezhës ai që i krijoi Franit mundësinë e shkollimit në Kolegjin e Franceskanëve. Aty, sipas kodit fetar, atij ju nderrua emri nga Fran në Klement. Emri i ri lidhej, me sa duket, me origjinen e tij nga malësia e Kelmendit. Ne librin e tij “Rrno vetëm për me tregue” At Zef Pllumi e quan atë herë At Kelmend e herë At Klement. At Klementi ndryshoi edhe mbiemrin e familjes, nga Mirashaj në Miraj. At Klementi mbaroi me rezultate të shkëlqyera dhe, në bazë të arritjeve të tij, u dërgua në Shkodër për të vazhduar Shkollën e mesme. At Klementi ishte i etur për dije dhe, duke patur rezultate të shkelqyera të shkollës së mesme, ju krijua mundësia të shkonte për të studiuar Filozofi-Teologji në Universitet, në Graz të Austrise. Atje edhe u diplomua si student honoris. Pas diplomimit, në vitin 1920, u kthye në Shkodër ku filloi apostolatën e vet. Duke qenë njeri i niveleve të larta kulturore, si edhe shumë i apasionuar në arkeologji, ai u emërua drejtor i Koleksionit Arkeologjik të Kolegjit të Franceskanëve, koleksion që At Shtjefen Gjeçovi kishte mbledhur me shumë dashuri e pasion të veçantë. Aty punoi pak vite dhe më pas, me vendim të udhëheqjes së Kuvendit të Gjuhadolit, u dërgua me shërbim në Kosovë si famullitar i Pejës. Atje ai ushtroi një veprimtari të madhe patriotike së bashku me At Shtjefën Gjeçovin. Si pasojë e kesaj veprimtarie të dy bashkë u persekutuan, u burgosën dhe u torturuan nga qarqe antishqiptare serbe. Pasi dolën nga burgu, At Shtjefen Gjeçovi dhe At Klementi, u larguan nga Kosova. Pas kthimit nga Kosova, At Klementi, u emërua famullitar ne Rubik ku punoi edhe aty për pak kohë. At Shtjefen Gjeçovi u rikthye në Kosovë dhe, më pas u vra në Zyme, në afërsi të Prizrenit, në vitin 1930.
Nё Arkivin Qёndror tё Shtetit në Tiranë, ndermjet shumё dokumentave gjёndet nje letёr, nё tё cilin thuhet se mё 13 Korrik 1927, zoti Ugo Sola, Ministёr pranё Ambasadёs Italiane nё Tiranё, disa kopje tё librit tё parё, “Albania Antica”, tё arkeologut Luigi M. Ugolini, ja dhuronte me dedikime personaliteteve shqiptare pёrfshirё Rektorin e Jesuitёve dhe At Gjergj Fishtёn nё Shkodёr, At Shtjefёn Gjeçovin, i cili nё atё kohё ishte nё Kosovё, e tё tjerё. Njё nga kopjet e kёtij libri i ishte dёrguar edhe At Klement Miraj, famullitarit tё Rubikut. Nё Arkiv ruhet letra me konsideratat e mendimet personale qё At Klementi i drejtonte z. Ugo Sola, pasi kishte lexuar me kujdes librin “Albania Antica I” tё Ugolinit.
Nё librin e Ugolinit njё vend mjaft tё rёndёsishёm zinte edhe pёrshkrimi i Seksionit Arkeologjik pranё Muzeut Historiko-Gjeologjik tё Jezuitёve nё Shkodёr, i Koleksionit Arkeologjik tё familjes Vlora ekspozuar nё pallatin e tyre nё Vlorё, si edhe pershkrimi i Koleksionit Arkeologjik te mbledhur me kujdes nga At Shtjefёn Gjeçovi.
Më vonë At Klementi u transferua në Laç të Sebestes. Aty punoi dhe jetoi për shumë vite. Banorët e atjeshëm e donin dhe e respektonin famullitarin e tyre, sepse ai i qëndronte pranë e i donte të gjithë banorët e fshatrave përreth: Laç, Zhej, Mamurras, etj. Ne Laç ai ndërtoi Kishën e re si edhe bëri riparime të shumta në Kishën e Shna-Ndout.
Gjatë kësaj kohe At Klementi, me një kapacitet të lartë, shkruante vazhdimisht në shtypin e kohës artikuj, që ruhen edhe sot e gjithe ditën, të botuara tek revista Hylli i Dritës, etj. Një nga të cilët është për të vërtetën e Kurbinit (1937). At Klementi ishte edhe mbledhës folklori, materiale të cilat ai gjithashtu i botoi në shtypin e kohës.
Në të pestin Provincial Shqiptar, më 17 Qershor 1938, At Klementi u zgjodh një nga 4 Definitorët e Provincës Françeskane, me Provincial At Çiprian Nika.
Viti 1944 At Klementin e gjeti të emëruar famullitar në Bize. Aty ai qëndroi shumë afër banorëve, duke i ushqyer dashuri, paqe e vëllazërim, dashuri për njeri tjetrin, dhe kjo ide e tij ishte jo vetëm per të krishterët, por edhe për ata të besimit musliman.
Gjatë luftës, duke qenë gjermanisht folës, ai arriti të shpëtonte rreth njëzet fshatarë të arrestuar e të dënuar me pushkatim nga pushtuesit gjermanë. Veprimtaria e Fratit të mençur ishte e orientuar në dy drejtime: për Fe dhe për Atdhe.
Biza, Laci, Shkodra e Kosova e kanë nderuar dhe e kanë respektuar At Klementin për shërbesen që ai ju bëri, për devotshmëri e tij në detyrë, per diturinë e miresinë e tij.
Por diktatura komuniste nuk mund ta linte te lire Fratin e nderuar. Me vendim të Gjykatës Ushtarake, Durrës, nr. 62, date 24. 06. 1952, mbështetur në nenin 8 të ligjit nr. 372, At Klement Miraj u arrestua dhe u dënua, për agjitacion e propagandë, me 8 vjet burg.
Çfarë veprimtarie armiqësore kishte bërë ai për t’u denuar? Natyrisht asgjë, përveçse kishte shërbyer me devotshmëri e atdhetari. Natyrisht regjimi komunist nuk i falte priftërinjtë katolike dhe At Klementi, si një nga të shërbimit katolik, u arrestua me një vendim të Gjykatës Ushtarake të Durrësit, Gjykata nxorri vendimin për ta denuar në mungesë për agjitacion e propagandë kur ai ishte në moshën 67 vjeçare. Prangat ju vunë në Bizë të Ishmit nga ish punonjësi i sigurimit të shtetit në Durrës, R. Domi. Gjykata ushtarake e dënoi 8 vjet burg. Ndën pranga Frati i nderuar u dërgua në burgun e Tiranës dhe, pak më vonë, u transferua në burgun e Burrelit, ku edhe vdiq dhe, deri më sot, nuk i është gjendur as varri.
Gjon Vlashi, me profesion avokat, i ka dëshmuar, në Janar të vitit 1994, babës tim shumë të nderuar, Fabjanit, se e ka njohur At Klementin në burgun e Burrelit, gjatë kohës kur kanë qenë të bashkëburgosur dhe, sipas dëshmisë së tij të lënë me shkrim, Patër Klementi ka vdekur me 21 Nëntor 1956. At Klementi vdiq në moshën 71 vjeçare, 4 vjet pasi ishte arrestuar. Nuk dihen shkaqet, por dy janë arësyet e vdekjes: ose duke mos përballuar dot kushtet e burgut ose nga ndonjë rrethanë tjetër. Natyrisht që janë fare të panjohura dhe nuk dihet asgjë për rrethanat e vdekjes së tij. Ai vetë vdiq pa e kuptuar kurrë se përse u denua e përse duhet të vuante në periudhën, që mund të quhet si periudhë e gati pleqerise, kur gjithë jetën e tij ja kishte dedikuar njerëzve, kur kishte punuar vetëm me dashuri, devotshmëri e patriotizëm, për Fe dhe për Atdhe.
Burgu e vdekja e ndanë nga njerezit, por ata asnjëherë nuk e harruan famullitarin e ndershëm, njeriun e mirë e të kulturuar. Me kujtohet, kur isha e vogël në shtepinë tone vinin jo rrallë fshatarë nga Biza për të takuar babën tim, e për t’i sjellë atij, si nipi i At Klementit, natyrisht me zë të ulët, pershendetjet e bashkëfshatarëve në mirënjohje të Fratit të tyre, të cilin ata nuk e harruan asnjëherë. Nga familja e At Klementit kanë dale 4 Fretën Françeskanë, 3 nga të cilet nuk janë më dhe i katërti At Gazmend Tinaj, është në Provincën Françeskane të Zojës Nunziatë, në Shqipëri. At Mhill Miraj, ose Rrok Pjetri siç ishte quajtur në femijëri, Mjeshtër në Klerikat në vitet 1938-1939, professor i matematikës ne Liceun e Shkodrës, njeri i kulturës e dijes, u dënua me 10 vjet burg nga Gjykata Ushtarake, më 13 Janar të vitit 1948 bashkë me 10 Klerikë të tjerë dhe u torturua me mënyrat më çnjerëzore në burgjet e asaj kohe. At Zef Pllumbi, në librin e tij “Rrno vetëm për me tregue”, dëshmon për torturat e rezistencën e At Mhill Mirajt në ato burgje të ferrit komunist.
Baba im, i ndjeri e shumë i nderuari, Fabian Miraj ose Tom Zefi, siç ishte quajtur në fëmijëri, njeri shume i kulturuar, specialist i shkëlqyer në fushen e ndërtimit, të restaurimit të monumenteve të kulturës, ishte gjithnjë i palodhur në punë. Ai në fakt pasi kishte mbaruar Kolegjin e Françeskanëve në Shkodër kishte shkuar për studime në Itali dhe ishte diplomuar për Teologji në Universitetin Antoniana në Romë. Në fund të vitit 1945, menjëherë pas diplomimit, u kthye në Shqipëri, kur ishte vetëm 25 vjeç. Kthimi i tij lidhej jo vetëm me çlirimin e Shqipërise, por edhe me faktin që kishte mbaruar Lufta e Dytë Botërore. Sa herë e pyetnim na thoshte se u kthye nga dashuria e madhe për vendin, për prindërit e të afërmit. Shqipërinë e gjeti ndryshe nga ç’e kishte menduar. Që ne fillim, pasi u caktua Frat në Plan të Dukagjinit, u përball me kurthe, presione e kërcenime dhe pasi u burgos për disa muaj u detyrua që në vitin 1948 të ndërpriste veprimtarinë fetare e të largohej nga rrethi i Shkodres, ku ai njihej si Frat ose si njeri i sherbimit katolik. I ri dhe me vitalitet vendosi të regjistrohej vullnetar në ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Në hekurudhë jeta e tij mori drejtim tjetër. Vendosi të mos kete miq të afërt e të mos flasi me askënd për mendimet e tij ideologjike e politike. Nuk foli as me ne deri kur ndodhën ndryshimet demokratike, sepse mendonte se vetëm duke heshtur do të mbronte vehten, familjen dhe gjithë të afërmit.
Ne 63 vjetorin e vdekjes ose të martirizimit të At Klement Miraj dëshiroj të nderoj edhe të ndjerin At Mhill Miraj, Fabian Miraj si edhe gjithe fisin tim te nderuar, jo vetem ata malësore që jetojnë edhe sot në Kelmend, por edhe ata që kanë zbritur e jetojnë në Shkodër e Lezhe, Laç, Mamurras e kudo qofshin nëpër botë. Një nderim shumë të veçantë për të gjithë Fretnit e Provincës Françeskane të Zojës Nunziatë në Shqipëri, të cilët me përkushtim vazhdojnë rrugën e At Gjergj Fishtës, At Shtjefën Gjeçovit, At Zef Pllumit e të gjithë Fretënve të martirizuar në forma e mënyra të ndryshme nga ai regjim aq i egër, që per fat të keq zotëroi Shqipërinë në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar.
I përjetshëm qoftë kujtimi i At Klement Miraj. I përjetshëm qoftë kujtimi i Fabjan Mirajt dhe At Mhill Mirajt. I përjetshem qoftë kujtimi i të gjithë Fretënve Françeskanë, që ja kushtuan jetën parimit të tyre të bukur e të rëndësishëm: ‘Per Fe e për Atdhe’.
Me ҫfarë shprehje të thjeshtë këndohet ankthi i babait i cili gjeti fëmijën të vdekur nga të ftohtit. Bëri ҫmos që ta sillte në jetë me frymën e tij, por djali mbeti i ngrirë nga të ftohtit. Atëherë babait nuk i mbetet tjetër veҫ të këndojë në çadrën e vet, të këndojë për birin e tij, dhe shkarkoi kështu,dhimbjen.
Duhet shtue: Lef Nosi nga fshati Kir i Dukagjinit asht largue ne drejtim te Milotit, ne nje kohe permbytjesh nga lumi i Drinit dhe asht percjelle me porosi te At Frano Kirit, i ngarkuem nga Provinciali At Mati Prennushi, prej dy shkodranve besnike. Kujtoj emnin e njenit prej Tyne: Mesuesin Preke Kcira. Keta e kane dorzue ne Milot te veshun fshatar dukagjinit, tek dy nga kushrijte e Lef Nosit. Kete deshmi e kam nga At Konrrad Gjolaj ne 1996.