VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 8 gusht 1981 lindi Roger Federer, kampioni më i famshëm zviceran i sporteve në botë

By | August 8, 2018
1 Comments
  • author avatar
    Fritz Radovani 4 months ago Reply

    Edhe 100 vjet te tjera per Yllin e Tenisit Botnor.
    Ju pershndes per materialin e plote te Zvicerrianit pazevendsueshem.
    Me respekt F.Radovani.

Komentet

TË KRAHASOSH ZVICRËN ME SHQIPËRINË NGA ELIDA BUÇPAPAJ

Të krahasosh Shqipërinë me Zvicrën! Je çmendur, do të thotë dikush! Ngjan krahasim absurd! Por le të urojmë që një ditë të bëhet realitet!

Duke nisur nga relievi alpin dhe natyra magjike gjen shumë ngjashmëri mes dy vendeve, shqiptarët dhe zviceranët janë popull alpin.

Shqipëria do të ishte Zvicra e Ballkanit sipas vizionit të Rilindasve!

Sami Frashëri thosh: “Ta bëjmë Shqipërinë një Zvicër të dytë!”

Elena Gjika ose Dora D’Istra ka jetuar në Zvicër. Andon Zako Çajupi erdhi në Zvicër, ku kreu studimet e larta dhe mori titullin e doktorit për drejtësi. Gjatë luftës së Parë Botërore, Mid’hat Frashëri jetoi për një kohë në Zvicër, Faik Konica po ashtu!

Shqipëria do të ishte Zvicra e Ballkanit sipas Rilindasve, por vizioni i Rilindasve ishte 180 gradë ndryshe me atë të diktaturës mizore gjysmë shekullore të Enver Hoxhës, që shtypi me dhunë çdo të drejtë njeriu, duke instaluar një sistem barbar izolues që do të shfaroste elitën, do të shtetëzonte pronën private, do të eleminonte tregun e lirë dhe inisitivën e individit.

Edhe tranzicioni 27 vjeçar është inerci e diktaturës larg ëndërrës Rilindase. Shteti nuk garanton sistemin, duke ia mohuar qytetarit shtetin e së drejtës dhe të mirat që rrjedhin prej tij, duke nisur prej pronës private deri tek energjia elektrike, uji, siguria, sistemi mjekësor dhe shteti social;

Edhe qytetari sipas proverbit “sipas kokës kapelën” përgjigjet në mënyrën e tij, duke mos paguar faturat edhe kur ka mundësi të paguajë, duke korruptuar policinë rrugore, kur shkel rregullat e qarkullimit apo punonjësin e administratës, për të fituar një vend pune, duke shitur votën për një copë bukë, duke mos ndihmuar atë që është në nevojë, duke mbajtur një qendrim armiqësor për vëllain, mikun apo komshiun që voton jo për partinë e tij dhe më thelbësorja duke qendruar indiferent ndaj mungesës të shtetit ligjor dhe diktaturës të varfërisë që e ka zhdukur nocionin e “një jete me dinjitet”.  Krejt ndryshe nga Zvicra referendare, që vendos përmes referendumeve, një instrument efikas i demokracisë direkte.

Në Shqipëri ka vjedhje në çdo sektor të jetës, nga shteti tek qytetari, por viktima mbetet qytetari. Shqipëria edhe sot e kësaj dite e ka problem furnizimin me energji elektrike, ujë të pijshëm, por problemin më të madh e ka me informalitetin. Vjedhjen që i bëhet shtetit në bashkëpunim me shtetin. Thënë ndryshe shteti vjedh veten! Sipas statistikave, informaliteti në Shqipëri shkon nga 60-70 % dhe dihet risku që krijon ekonomia informale, gri apo e zezë, e cila gëlon kur nuk ekziston kultura e ndëshkimit. Sepse shteti nuk e ndëshkon deputetin apo ministrin e korruptuar që jep tendera duke mbushur xhepin e tij dhe duke e zbrazur arkën e shtetit. Në rastin konkret shteti është në krah të informalitetit. Atëherë ekonomia e vendit kthehet në ekonomi mafioze. Në këtë prag gjendet Shqipëria. Shumë ekspertë të fushës thonë se Shqipëria është shtet kuazi mafioz pa sistem drejtësie. Drejtësia vetë është nën Vetting por pa asnjë rezultat. Për të qenë optimistë, rezultat mund të quhet largimi i gati pjesës më të madhe të atyre që e kaluan këtë proces pasi kishin pasuri të pajustifikuar, dmth të krijuar nga vjedhja duke zhdrejtësuar.  I larguan por nuk i ndëshkuan për vjedhjen as viktimave të tyre nuk u dhanë drejtësinë ! Të mos harrojmë pastaj se drejtësia është produkt i elitës politike të këtyre 27 viteve tranzicion.

Në Ballkan janë arrestuar presidentë, kryeministra e ministra, ndërsa në Shqipëri politika funksionon si piramidë, politikanët mbajnë njëri-tjetrin paçka se shahen e urrehen! Po të hiqet një tullë, piramida shembet e gjitha!

Ndryshe në Zvicër, ku qytetari dhe shteti janë një binom i pandashëm, për të forcuar e ndihmuar njëri tjetrin, shteti garanton me detyrimet e veta dhe qytetari e mbron shtetin duke respektuar ligjin.

Konfederata Helvetike nuk është pjesë e BE, por, megjithatë, nga thelbi simbolizon Perëndimin, sepse i garanton të gjitha liritë e individit dhe krijon kushte optimale për liri tregu dhe një jetë me dinjitet.

Kush vjen në Zvicër për herë të parë dhe kërkon këshilla, një mik i mirë do t’i thotë, “kujdes me taksat dhe faturat”. Që do të thotë asnjë faturë apo taksë të mos mbetet pa paguar. Kur je në kërkim të një vendi pune, qofsh zviceran apo me leje qendrimi, përveç kompetencave, aftësive, CV dhe edukimit, punëmarrësi të kërkon që të jesh patjetër me “Leumund”- reputacion të pastër. Për këtë duhet të paraqitësh nga Departamenti Federal i Drejtësisë në Bernë një dokument – Excerpt from the swiss criminal record – Auszug der Strafregisterauszug – ku vërtetohet se je njeri i pastër, pa precedentë penalë. Që përkthehet, veç të tjerave, që t’i kesh kryer të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Nëse kërkon banesë, qiradhënësi, veç të dhënave të të ardhurave, të kërkon po ashtu një dokument, lëshuar jo më larg se tre muaj, nga Betreibungsregisterauszug – the Debt Enforcement Office – Zyra e Përmbarimit ku vërtetohet se nuk ke borxhe ndaj shtetit apo enteve private.

Në Zvicër çdo qytetar është shumë i kujdesshëm të respektojë ligjin. Respektimi i ligjit është kulturë, është instikt i edukuar, është tipar i identitetit. Që fillon tek oraret punktuale të trenave, trameve dhe busëve që nuk i njohin vonesat tek klaksonët. Në Zvicër nuk dëgjon klaksonë veturash.  Në apartamente nuk dëgjon ahengje, muzikë me volum të lartë, sepse shqetëson fqinjët. Kush ka jetuar në Shqipëri, e di se aty ka qenë kulturë që plehrat të hidheshin nga dritaret. Nëse dikush e bën këtë shkelje në Zvicër paguan gjobë, por nëse nuk paguan taksat, ke kryer krim për të cilin dënohesh sipas shkallës. Edhe nëse nuk paguan faturat, ke kryer krim dhe problemet janë të pafundme. Pra në Zvicër nuk ka qytetarë apo biznese që nuk paguajnë energjinë, ujin, ngrohjen apo detyrimet. Kush nuk paguan, penalizohet. Sipas ligjeve të Zvicrës, faturat duhet të likuidohen përgjithësisht brenda afatit mujor. Nëse nuk paguhen, të vijnë tre Mahnung-e – kujtesa, e para pa gjobë plus, e dyta dhe e treta me gjoba në rritje dhe nëse nuk i likuidon edhe pas këtyre tre paralajmërimeve, atëherë të çojnë direkt në Betreibungsamt, autoriteti kantonal i zbatimit të ligjit për ndjekjen penale të borxhliut. Për borxhliun atëherë nisin hallet. Nëse je në kërkim të shtetësisë dhe ke borxhe të palikuiduara, harroje atë punë, nuk e merr shtetësinë, sepse nuk je qytetar i denjë.

Siç e thashë që në krye, shteti ligjor kërkon respektimin e ligjeve, por, së pari, ia garanton qytetarit liritë dhe kushtet për të jetuar. Në këtë kontekst, Zvicra është një nga vendet model në rrang botëror për t’u marrë si shembull, ku shteti i së drejtës funksionon si sahati Omega, ku ka liri tregu, shtyp të lirë, ku korrupsioni është një fenomen që luftohet dhe, sipas Transparency International (TI), Zvicra është gjithmonë në top vendet e para, ndryshe nga ndërsa Shqipëria e Kosova që ndajnë vendet nga fundi.Po ashtu sistemi i shëndetësisë është njëri nga më të mirët në botë. Me pagesë natyrisht, por shtetasi ka mundësi të paguajë me rrogën që merr. Kur s’ka, ia plotëson shteti social.

Edhe në periudhat e krizave për Europën dhe botën, papunësia në Zvicër nuk i kaloi 3% dhe shteti është gjithmonë në kërkim të mënyrave për ta ulur edhe më tepër këtë nivel, duke hapur tregje pune, duke krijuar siguri për investime dhe mundësi kualifikimi sidomos për rininë. Në Zvicër biznesit i krijohen kushte optimale për të investuar, ndërkohë shteti, përmes ligjit, i shpall luftë informalitetit.

Në Zvicër po ashtu funksionon shteti social, për të papunët dhe sidomos për shtresat vulnerabile. Zvicra nuk ka varfëri apo drama sociale si ato të Shqipërisë, ku mjerimi migjenian bashkë me mungesën e shtetit ligjor mbetet diktatura më e egër e shoqërisë. Pra Zvicra i krijon të gjitha mundësitë që qytetari të mos bëhet shkelës ligji, por kush e shkel ligjin, ndëshkohet pa dallim.

Në Shqipëri është një hendek i madh mes shtetit dhe qytetarit, sepse shteti nuk ia garanton liritë elementare, sikur janë siguria, tregu i lirë, mundësia për punësim, ndërsa qytetari ose reagon duke u konformuar përmes anëtarësimit nëpër parti, ose ul kokën kur është i varfër, ose ikën kur e sheh se nuk i bihet murit me kokë dhe nuk ka nga t’ja mbajë sepse askush nuk i jep zgjidhje.

Rrugëzgjidhja do të qe kur qytetari të luftojë për të drejtat e tij deri sa t’i fitojë, për të vendosur një raport loyal dashurie mes shtetit të së drejtës dhe qytetarit.

Në fund po ju sjell një sentence të Graham Green-it që ka jetuar dhe prehet këtu në Zvicër. Sepse mund të mësojmë prej saj nëse duam. E kam përdorur edhe në një intervistën time, por ia vlen të përsëritet.

Graham Green thoshte se “Zviceranët kanë dashuri vëllazërore me njëri-tjetrin, ata kanë 500 vite demokraci dhe paqe dhe e dini se çfarë prodhojnë? Orën me ku-ku!!”.

Humor tipik anglez. Sepse ajo që kanë krijuar zviceranët është 500 vite demokraci dhe paqe. Por unë ju ftoj le ta aplikojmë këtë deduksion të Green-it në raport me veten tonë, le të fillojmë duke thënë se ne shqiptarët kemi dashuri vëllazërore për njëri-tjetrin… Humor tipik anglez edhe ky!

Deri tani nuk jemi dëshmuar se duhemi, përkundrazi, pasi diktatura u ngrit mbi themelet e urrejtjes. Prandaj duhet rrëzuar diktatura me themele e mbetje. E të nisi era e dashurisë ndërshqiptarë! Që të duhemi tash e mbas me dashuri vëllazërore për njëri-tjetrin për 500 apo 5000 vjet sikur zviceranët!

E atëherë Shqipëria do të jetë bërë “Zvicra e Ballkanit”!

Në Liechtenstein, fqinjin e vogël të Zvicrës, në vitin e tij të 300-të – Reportazh nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Udhëtimi ynë në Liechtenstein (Lihtenshtajn), më shumë se për kërshërinë dhe kënaqësinë tonë, është për hir të lexuesve tanë.

Me një ultësirë të butë, me një pllajë të bukur dhe një sfond madhështor shkëmbinjsh, është fare e thjeshtë ta krahasosh Lihtenshtajnin me Thethin tonë, në skajin verior të Shqipërisë. Edhe këtu, nga Rini i kaltër deri në qiellin e kaltër mbi Alpe, ajri është më i kulluar se loti dhe të afron tek sytë çdo pamje, sa të duket se për t’i prekur mjafton të zgjatësh pak dorën.

Ky fqinj i vogël, ngjason në shumëçka me Zvicrën, madje duket si përkryerje e mëtejme e së përkryerës, por nuk është maket i shkallës 260 me 1 i fqinjes së tij.

Është një ndër vendet më të vogla të botës; pas Vatikanit, San Marinos dhe Monakos është vendi me territorin më të vogël në Evropë. Është, si Zvicra, një ndër 44 vendet e botës pa dalje në det; është një ndër 41 nga këto vende me vetëm dy fqinj.

Si e ndihmoi fati Lihtenshtajnin dhe si e ndihmoi Lihtenshtajni fatin

Themelet e Lihtenshtajnit ndodhen mjaft larg prej këtu, në Austrinë Jugore, ku familja që më vonë do ta themelonte këtë principatë, kishte Kështjellën Liechtenstein, Kështjellën e Gurit-që-bën-dritë. Kështjella ishte e ndërtuar prej gurësh të bardhë, dhe meqë e bardha është sinonim i dritës, nga shpjegojnë mikpritësit tanë, ajo mori këtë emër. Emrin e kështjellës pastaj e trashëgoi familja e mëvonshme princërore dhe, prej tyre, e mori pastaj emrin ky vend, Principata e Lihtenshtajnit.

Familja Lihtenshtajn kishte çifligje dhe kështjella në Austri, Moravi, Silezi, Sllovaki e tjerë. Ajo kishte mbajtur marrëdhënie të mira dhe iu kishte bërë shërbime të vyera Perandorisë së Habsburgëve dhe Perandorisë së Shenjtë Romane të Gjermanisë. Në fillim të Shekullit XVII, për këto arsye, Karli I i Lihtenshtajnit, u shpall princ nga perandori i Mathias dhe u lejua të blejë çifligun Schelenberg dhe çifligun e Vaduzit. Më 23 janar 1718, Karli VI, Perandori i Perandorisë së Shenjtë, deklaroi bashkimin e dy çifligjeve dhe hapësirën e përbërë prej tyre e shpalli principatë, si shpërblim për shërbëtorin e tij besnik Anton Florian të Lihtenshtajnit. Principata, në këtë datë, u bë shtet sovran brenda Perandorisë së Shenjtë.

Ne pamë në Muzeun Shtetëror të Lihtenshtajnit fotokopjen e dokumentit origjinal të shitblerjes së çifligut të Shelenbergut. Por ky akt nuk është certifikata zyrtare e lindjes së Lihtenshajnit. Ditëlindje e tij njihet 15 Gushti, kur hyn në fuqi Kushtetuta e shtetit sovran të Lihtenshtajnit. Mikpritësit na e kujtojnë shpesh se jemi pjesë e atmosferës së festimeve të vitit të 299 të Principatës, që u shënua më 15 Gusht 2018, dhe jubileut të madh të vitit të 300 të saj, që do të shënohet më 15 Gusht 2019. Nga kjo datë, pavarësisht trazimeve të mëdha të historisë, Lihtenshtajni, nëpërmjet shumë kompromiseve dhe aleancave arriti ta ruajë sovranitetin e tij të paprekur.

U deshën 100 vjet që një princ të shkelte Principatën. Me pushtimet napoleonike, u krijua Konfederata e Rinit, ku princi ishte vasal i Napoleonit. Në vijim Principata do të ishte pjesë e Konfederatës Gjermane të kryesuar nga Perandori i Austrisë.

Elisabeth von Gutmann

 

Ndërmjet dy luftërave botërore, ndodhin ndryshime edhe brenda familjes princërore dhe në raportet e saj me Principatën. Më 1929, Princi Franc I, vjen në fron. Ai sapo është martuar me Elisabeth von Gutmann, lindur në Vjenë  (1875-1947 ) e bija e një biznesmeni hebre të fuqishëm nga Moravia. Megjithëse e konvertuar në katolike, elementët nazistë në Lihtenshatjan e shikojnë hebrejen si një problem për vendin. Në mars 1938, pas aneksimit të Austrisë nga Gjermania, Princi Franc I emëron trashëgimtar nipin e tij 31 vjeçar Franc Jozef II. Në korrik të atij viti Franci I vdes dhe vjen në fron Franc Jozefi II. Pak ditë pas aneksimit të Austrisë, Princi Franc Jozefi II vjen përfundimisht të banojë në Vaduz. Ky është akti tejet vendimtar në fatin e mëtejshëm të Principatës. Veprimi tjetër: Lihtenshtajni mban qëndrim neutral gjatë Luftës së Dytë Botërore, kërkon ndihmë e mbështetje ga Zvicra fqinje, familja princërore merr të gjithë thesarët nga çifligjet dhe pronat e saj nga Bohemia, Moravia dhe Silezia e i vendos në Vaduz.

Lihtenshtajni, një sukses ekonomik

Deri në vitet e Luftës së Parë Botërore, Lihtenshtajni mbante lidhje të ngushta me Perandorinë e Austrisë dhe me Perandorinë e Austro-Hungarisë. Rrënimi që solli lufta, e detyroi, më 1924, Principatën të bënte bashkimin doganor dhe monetar me fqinjen tjetër, Zvicrën. Kjo periudhë shënon hopin ekonomik që vijon edhe në ditët tona.

Ne jemi këtu me një grup gazetarësh të APES (Asosacioni i Gazetarëve të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtajn) që kryesohet nga presidenti i shoqatës tonë Jean Musy. Dhe është e kuptueshme që të kemi mes nesh edhe mjaft gazetarë të profilit ekonomik. Në darkën që qeveria shtron për nderin tonë në Restaurant Park-Hotel Sonnenhof janë të pranishëm Dr. Daniel Risch, nënkryeministër dhe ministër për Ekonominë, Infrastrukturën dhe Sportin i Lihtenshtajnit dhe disa nga zyrtarët më të lartë të ekonomisë dhe finacave të këtij vendi. Janë të gjithë në moshë të re dhe relativisht të re. Të nesërmen në kohën e drekës ndërsa shëtisinim në rrugën kryesore do ta shihnim nënkryeministrin Dr. Daniel Risch, se si shkonte e vinte nga shtëpia në zyrë në kohën e drekës me biçikletë dhe për paralele sjellim ndërmend lluksin dhe korrupsionin e zyrtarëve më të lartë shqiptarë në Shqipëri e Kosovë, ku varfëria dhe papunësia është plagë e rëndë shoqërisë. Zyrtarët më të lartë të shtetit të Lihtenshtajnit janë modestë si të një vendi kaq të vogël, por krenarë se janë të vetëdijshëm për stadin e përparuar ku ka arritur vendi i tyre dhe për përgjegjësitë e mëtejshme. Ata janë të hapur për pyetjet tona të pafundme dhe krejtësisht të drejtpërdrejta.

Tradita bankare e Lihtenshtajnit fillon më 1861, kur këtu hapet Banka e Kursimeve dhe e Pagesave. Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, familja princërore filloi shitjen e stolive dhe objekteve të çmuara artistike, duke krijuar një bazë të shëndoshë financiare. Tarifat e ulëta të shërbimeve zgjeruan interesimin e kompanive nga e gjithë bota për t’i depozituar paratë këtu dhe, nga fundi i viteve 1970, Lihtenshtajni shndërrohet në një nga qendrat e fuqishme financiare të botës dhe bëhet një nga vendet më të pasura në botë. Më 2008 vendi u vu në qendër të vëmendjes së opinionit publik ndërkombëtar, sepse kompani dhe individë të ndryshëm nga gjithë bota përfitonin duke bërë depozitimet e tyre këtu dhe duke fshehur taksat në vendet e tyre. Në vitet vijuese Lihtenshtajni u tregua i vendosur të bashkëpunojë me qeveritë e vendeve të tjera duke dhënë informacionet e duhura për të gjitha rastet e pastruesve ndërkombëtarë të parave dhe për të promovuar imazhin e vet si qendër financiare botërore. Më 2015 u nëshkrua një marrëveshje taksash me BE-në për shkëmbimin automatik të informacioneve. Mario Gassner, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Tregut Financiar të Lihtenshtajnit, na tregon se vetëm dy javë pas ardhjes së tij në këtë detyrë,  mësoi në ekranin e tv-së kryetitujt e mediave botërore që jepnin lajmin e arrestimit të paraardhësit të tij në këtë detyrë. Zotëri Gassner i siguron bashkëbiseduesit gazetarë se gjithçka tashmë është vënë mbi shina të reja.

Me gjithë shkëlqimin e veçantë në sektorin e shërbimit financiar, Lihtenshtajnit nuk ka lejuar një ekonomi të njëanshme. Vendi, sipas statistikave të vitit 2016, ka 4567 sipërmarrje të regjistruara, pra një kompani për çdo 8 banorë, një primat botëror ky. Peshën e ekonomisë e mbajnë industritë e prodhimeve dhe të shërbimeve. Industritë janë: elektronikë, tekstile, instrumente precize, përpunim metali, farmaceutikë, e tjerë. Vendi prodhon grurë, misër, patate, verë e tjerë. Edhe turizmi zë peshë të veçantë. Mbi 90 për qind e prodhimit eksportohet.

Të flasësh për ekonominë e Lihtenshtajnit dhe të mos përmendësh industrinë e verës është e pamundur.  Principata e Lihtenshtajnit është një prodhues i verës. Vendi ka një klimë të përshtatshme për kultivimin e rrushit në shpatet malore, tokat gëlqerore me një mesatare prej 1,500 orësh me diell në vit. Ka mbi 100 vreshtarë në Lihtenshtajn që prodhojnë verëra të kuqe dhe të bardha në të cilat të varieteteve më të rëndësishme. Lihtenshtajni është pjesë e sistemit evropian të cilësisë së verës dhe klasifikimit ndërkombëtar të AOC. Kantinat më të famshme të verës janë “Hofkellerei des regierenden Fürsten von Liechtenstein”, të Princit të Lihtensteinit. Ne patëm fatin që të vizitonim edhe vreshtat, edhe kantinat në pronësinë e Princit dhe të shijonim lloje të ndryshme vrërash të mrekullueshme.

Një pjesë e madhe e kompanive lihtenshajnse veprojnë jashtë vendit. Lihtenshtajni punëson më shumë njerëz se numri i banorëve të tij. Të huajt e punësuar nga Lihtenshtajni, 20 239 veta (sipas statistikave të vitit 2016) janë kryesisht zviceranë, gjermanë dhe austriakë. Pra, gjysma e atyre që punojnë në Lihtenshtajn nuk janë banorë të tij.

Ne vizituam një nga kompanitë më të mëdha të këtij vendi, Ivoclar Vivadent AG, në Schaan, në fshatin më të madh të Principatës. Kjo kompani vepron me shumë filiale të saj në kontinente të ndryshme të botës dhe ka synim zbulimin e teknologjive të reja dhe prodhimin e lëndëve e pajisjeve të reja në industrinë dentare, duke u bërë kështu faktor botëror në këtë fushë. Qendra e kësaj kompanie është një kombinat i vërtetë, ne qëndruam aty një orë e gjysmë, por do të duheshin ditë të tëra për ta vizituar dhe për të pasur një ide të plotë për të.

Lihtenshtajni, një sukses diplomatik

“Këtu Shqipëria na mundi ne në futboll,” na tregon duke qeshur shoqëruesi ynë Joël Grandchamp, kur kalojmë pranë fushës së futbollit në Vaduz. 180 herë më i vogël se Shqipëria, Lihtenshtajni, me një sipërfaqe 160 km2, kryesisht malore dhe shkëmbore, ka një Prodhim të Përgjithshëm Vjetor sa gjysma e Shqipërisë.

Vendndodhja gjeografike, që, në rastin më të mirë, edhe mund ta kishte eklipsuar, dhe, në rastin më të keq, edhe mund ta kishte fshirë si nocion, është një faktor vendimtar për suksesin e Principatës. Në lindje dhe në veri, për 37 kilometra kufij, ka fqinje Austrinë; në jug dhe në perëndim, për 41 kilometra kufij ka fqinje Zvicën. Në gjithë perëndimin, është lumi Rin, ai që e ndan dhe prej vitit 1886, nëpërmjet dy urave, e bashkon me Zvicrën. Vetëm në fillim të vitit 1928 ky lum u tregua armiqësor ndaj Principatës, duke vërshuar dhe duke e mbuluar me gurë, drurë dhe baltë një pjesë të ultësirës perëndimore. Nga prilli deri në tetor të atij viti, me qindra vullnetarë, kryesisht nga Zvicra, Austria dhe Gjermania, punuan këtu bashkë me vendasit deri në shërimin e plotë të pasojave të vërshimit.

Duke ruajtur fqinjësinë e mirë me Austrinë, Principata i dha përparësi vendimtare fqinjësisë me Zvicrën. Ky fakt do të ndikonte fuqishëm në përcaktimin e identitetit të Principatës. Raportet e familjes princërore me qytetarët e saj, të karakterizuara nga besnikëria e ndërsjellët, kultivuar me të njëjtin kujdes, zell e zgjuarsi prej tyre, përbëjnë një faktor tjetër në përcaktimin e këtij identiteti. Bujqët e thjeshtë të çifligjeve, me zanafillë të hershme helvete, që krijuan Principatën, u bënë sipërmarrës, qeveritarë, ekonomistë, diplomatë, punonjës, qytetarë të suksesshëm të Principatës. Raportet me katolicizmin, fe zyrtare në Kushtetutë, dhe raportet e kësaj me fetë e tjera të qytetarëve dhe banorëve të Principatës, do të ishin gjithashtu përcaktuese të identitetit shtetëror dhe qytetar lihtenshtajnas. Në këtë vend, rreth 33% e popullsisë është me prejardhje të huaj, nga këta janë edhe 460 shqiptarë nga Kosova dhe 1 shqiptar nga Shqipëria. Principata e Lihtenshtajnit ka një qeveri pesë anëtarëshe dhe një parlament me 25 vende, që përfaqësojnë të zgjedhurit e popullit nga katër parti politike. Në zgjedhjet e ardhshme do të jenë në garë 5 parti sepse njëra sapo ishte formuar kur e vizituam ne principatën.

Lihtenshtajni do të ndiqte në shumëçka shembullin e Zvicrës. Por më 1990, kur anëtarësohej në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Lihtenshajni i paraprinte Zvicrës. Ndërsa më 1995, kur fqinja bënte referendum për anëtarësim ose jo në BE, Lihtenshtajni ishte aspak dyshues në zgjedhjen e tij: Ne jemi një shtet aq i vogël sa nuk mund të kemi ndonjë rol në gjirin e BE-së. Por atë vit u anëtarësua në EFTA (Shoqëria Evropiane e Tregut të Lirë) dhe në EEA (Hapësira Ekonomike Evropiane), më vonë në Hapësirën Shengen.

Në pritjen e saj në sallën kryesore të qeverisë, ministrja e Jashtme Dr. Aurelia Frick, që kishte studjuar në Universitetin e Fribourg dhe dokorua në Basel, ishte emëruar ne moshën 34 vjeçare ministre e Drejtësisë, e Punëve të Jashtëme dhe Kulturës,  u përqëndrua pikërisht në vizionin dhe përkushtimet e diplomacisë së Principatës. Në paraqitjen dhe në përgjigjet ndaj pyetjeve të shumta ajo dëshmoi qartësinë dhe zgjuarsinë me të cilat vendi i saj i ndjek zhvillimet ndërkombëtare dhe luan rolin e tij.

Zonja Doris Frick, ambasadore e Lihtenshtajnit në Bernë, një zonjë e mrekullueshme , e cila, bashkë me ambasadorin lihtenshtajnas në Gjenevë z. Peter C. Matt, na shoqëruan pothuaj kudo gjatë qëndrimit tonë në këtë vend, na thotë se Principata ka vetëm 8 ambasada dhe përfaqësi të përhershme, çka flet rreth përparësive diplomatike të Principatës. Ato janë: në Bernë, në Berlin, në Uashington, në Nju Jork, në Gjenevë, në Bruksel, në Strasburg, në Vjenë. Përveç ambasadave, Principata ka edhe Mision në BE, si dhe Përfaqësi të Përherëshme pranë OSBE-së dhe OKB Vjenë, në Gjenevë, OKB në New York, si dhe Strasburg. Në vendet e tjera shërbimet konsullore të Principatës i përfaqëson Zvicra.

Paqja është përmasë e përhershme e lihtenshtajnasve. Në gjithë historinë e kësaj hapësire nuk shënohet ndonjë betejë, përpjekje apo ndeshje me armë. Më 1868 Ushtria e Lihtenshtajnit, e përbërë nga 82 vetë, e cila nuk kishte marrë kurrë pjesë në ndonjë luftim, u shpërbë. Principata ka vetëm një trupë prej 82 policësh. Kriminaliteti është tejet i ulët dhe kryesisht i natyrës ekonomike. Vendi ka vetëm një burg. Të dënuarit me më shumë se dy vjet, mbi bazën e një marrëveshjeje, e vuajnë dënimin në burgjet e Austrisë. Në Lihtenshtajn flihet me derën hapur!

Lihtenshtajnasit janë njerëz paqësorë. Edhe natyra është paqësore me lihtenshtajnasit. Megjithëse kryesisht malore, Principata ka klimë të butë, me verë jo të nxehtë dhe me dimër jo të ashpër, ngaqë këu, në këtë stinë, nga Alpet fryn era e ngrohtë Föhn.

Një faktor kryesor për përparimin e gjithanshëm të vendit, shprehin bindjen mikpritësit tanë, është arsimi. E gjithë popullsia (pra 100%) mbi moshën shkollore e lart është e mirarsimuar. Shkollat fillore dhe të mesme lihtenshajnasit i ndjekin këtu, ndërsa arsimin e lartë e kryejnë kryesisht në Zvicër, në Gjermani dhe Austri. Prej disa vitesh vendi ka edhe Universitetin e tij publik me fakultetin e arkitekturës dhe atë të biznesit. Ka edhe një universitet privat me drejtim mjekësinë, si dhe një institut të lartë.

Principata ka një infrastrukturë tejet të zhvilluar rrugore. Prej vitit 1872 përshkohet nga linja hekurudhore që lidh Zvicrën me Austrinë. Në Lihtenshtajn janë katër stacione treni. 11 fshatrat e tij lidhen me linja autobusësh. Principata ka më shumë automjete se banorë. Tri të katërtat e tyre janë vetura dhe automjete për pasagjerë, çka përbën një tjetër primat botëror.

Primati botëror më i spikatur është ai i mirëqenies së popullsisë. Me Prodhim të Përgjithshëm Vjetor rreth 6 miliardë dollarë dhe një popullsi prej rreth 38 mijë banorësh Lihtenshtajni është vendi me mirëqenien më të lartë në botë. Ndërsa, nga përllogaritjet mbi bazën e fuqisë blerëse, të cilën në Vaduz e marrin si përcaktuesin e saktë, Lihtenshtajni është një ndër vendet me mirëqenien më të lartë në botë.

Vizitës tonë po i vinte fundi

Pierre-Michel Virot

Photography

Foto e ditës: Patrulla ajrore zvicerane

Copyright Schweizer Luftwaffe/ZEM/Y. Barthe

Patrulla e Zvcrës u themelua më 22 gusht 1964. Ideja e krijimit të një ekipi demonstrues i përbërë nga pilotë profesionalë daton që nga viti 1959. Në atë kohë, Ekipi Mbikëqyrës (Sq VV) u emërua në fakt nga Departamenti Federal i Ushtrisë (DMF) për të trajnuar një patrullë të dyfishtë të përbërë nga katër avionë për qëllime demonstrimi. Formacionet e para fluturuan mbi avionin luftarak britanik Hawker Hunter Mk 58.

Shoqata Zvicerane e Aeronautikës  dhe Hapësirës i ka dhënë Patrouille Suisse AEROSUISSE AWARD 2017, një mirënjohje për meritat e mëdha për botën e aviacionit zviceran dhe hapësirës. “Si një ambasador i vlerave zvicerane dhe vetë Konfederatës Zvicerane, Patrouille Suisse promovon magjepsjen e fluturimit, shërben si një shembull dhe jo më pak përforcon imazhin pozitiv të Forcave Ajrore”: Kështu juria e motivoi dhënien e çmimit.

 

 

Më 8 gusht 1981 lindi Roger Federer, kampioni më i famshëm zviceran i sporteve në botë

VOAL – I lindur në Basel (Zvicër) më 8 gusht 1981, Roger Federer është kampioni më i famshëm zviceran i sporteve në botë. Në fushën e tenisit është gjithmonë e pamposhtur.

Tenisti zviceran filloi karrierën e tij profesionale duke u bashkuar me ATP në vitin 1998, në moshën 17 vjeçare.

Roger Federer është vetëm njëzeç kur arrin në çerekfinale të French Open dhe Wimbledon.

Në Angli në çerekfinale ai madje mundi përbindëshin e shenjtë Pete Sampras, duke iu dhënë fund rekordeve të tij të 31 fitoreve radhazi në Wimbledon. Prej këtu, imazhi i Federerit është projektuar në tenis në mbarë botën.

Në vitin 2003 ai fitoi katër ndeshje Davis Cup për Zvicrën pa humbur kurrë një set. Megjithatë, ai u mposht nga Lleyton Hewitt në sfidën vendimtare për aksesin në finale.

Para se të merrte pjesë në Wimbledon, zvicerani gjithashtu fitoi katër turne ATP.

Dhe më 6 korrik 2003 ka një arritje historike: ai është i pari zviceran të fitojë garën individuale të meshkujve në Wimbledon, duke mposhtur australianin Mark Philippoussis (Vota: 7-6, 6-2, 7-6).

Në fillim të vitit 2004 vjen titulli i dytë Grand Slam në Australian Open. Në korrik ai fiton përsëri në Wimbledon, duke mposhtur Andy Roddick (4-6, 7-5, 7-6, 6-4) të talentuar. Në të njëjtin vit fituar US Open, duke mundur Hewitt (6-0, 7-6, 6-0), duke u bërë kështu lojtari i parë në histori të fitojë katër finalet Grand Slam brenda vitit. Që nga viti 1988, me Mats Wilander, askush nuk kishte mundur të fitonte tre tituj Grand Slam në një vit të vetëm.

Loja e gjithanshme, e bërë nga të shtëna të fuqishme dhe të sakta, të aftë për të sulmuar si të zbresin në rrjetë në fluturim, e bën Federerin një nga atletët më të mirë të këtij sporti.

Në vitin 2005 Roger Federer fitoi shtatë tituj, duke përfshirë 4 Master Series (Hamburg, Indian Wells, Miami dhe Cincinnati), Wimbledon (për herë të tretë në një rresht) dhe US Open. Kështu numri i titujve të Slamit të pushtuar është 6. Të katër Master Series fitoi në të njëjtën sezon janë një rekord të përbashkët me spanjolli Rafael Nadal, një tjetër kampion antagonist tij bashkëkohore dhe shefi në fushë vetëm në të cilën Federer nuk duket të jetë në gjendje të shkëlqejnë: balta.

Në vitin 2006, Federer fitoi Australian Open, titullin e tij të shtatë Grand Slam, duke mundur qipriotin Markos Baghdatis surprizë (5-7, 7-5, 6-0, 6-2) në një lojë nga 2 orë dhe 48 minuta. E 14 majit arriti në finale në turneun ATP në Romë: në një lojë të mrekullueshme ku ju merrni të ketë në dispozicion pikën e tretë të ndeshjes, Federer humb të rivale Rafael Nadal në ndeshjen e gjatë zgjati pesë orë dhe përfundoi vetëm në shkrirje pushim prej 5 shtatorit .

Nadal takohet përsëri në finale në Wimbledon dhe e rreh atë në 4 grupe (6-0, 7-6, 6-7, 6-3). Fitues kundër Richard Gasquet në raundin e parë të Wimbledon 2006 Federer çoi në 42 fitore të tij të njëpasnjëshme në bar, duke tejkaluar Bjorn Borg suedez. Record e cila më pas është përmirësuar si fitues të turneut Federer barazuar rekordin si dhe nga 4 English bar tituj radhazi Wimbledon, Bjorn Borg (1976-1979) dhe Pete Sampras (1997-2000), duke arritur një total prej 8 Slam fituar .

I nënti gjithmonë arrin në vitin 2006, në fillim të shtatorit, duke rrahur në SHBA. Hapni indigjene Andy Roddick. Federer bëhet i pari në histori për të arritur dy treshet e njëkohshme në Wimbledon dhe në SHBA. Hapur, i pari edhe në gjendje për të fituar dy herë të paktën 3 slams për sezonin (në 2004 dhe 2006).

Në vitin 2007, ai kapërcen Nadal në pesë grupe, duke barazuar rekordin e Borg në Wimbledon.

Vitin e ardhshëm Wimbledon do të jetë skena e një finale epike: edhe një herë Federer lufton me kundërshtarin spanjoll. Pas pesë tituj të njëpasnjëshëm, zviceranët humbur për Nadal në një ndeshje pezulluar nga shiu ndonjëherë, zgjati 4 orë e 48 minuta: Federer humbi dy grupe e parë, rikthim, anulon tri pikë ndeshje, pastaj në fund të rrahur 9-7 në setin e pestë.

Në prill 2009 ai njoftoi se gruaja e tij Mirka (ish-lojtare, menaxheri i burrit të saj) është shtatzënë: gjatë verës ai do të bëhet një baba. Ndërkohë, në fillim të qershorit, Roland Garros fitoi për herë të parë, duke mundur Soderling të Suedisë në finale (i cili kishte rrëzuar Nadal në befasi); me këtë turneu të 14-të Slam, zvicerani thyen rekordin e Pete Sampras. Ai tejkalon në fillim të korrikut, kur fiton Wimbledonin duke mundur amerikanin Andy Roddick në një nga më të gjatë në historinë e fundit të turneut (përfundon 16-14 në setin e pestë). Në fund të muajit lindin dy binjakë: Myla dhe Charlene.

Roger Federer në vitet 2010

2011 është një vit i errët, megjithatë në fund të nëntorit është fitues për të gjashtën herë i Masters në Londër, ai vendos një rekord historik duke tejkaluar numrin e fitoreve në këtë turne, çka ishte ndarë me Ivan Lendl dhe Pete Sampras. Dhe emri i Federer bashkohet përsëri për Sampras në korrik të vitit 2012, kur ai ishte i barabartë me rekordin e shtatë fitoreve të Wimbledonit: tridhjetë vjeç, kampioni zviceran gjithashtu kthen numri 1 në renditjen ATP.

Në Lojërat Olimpike të Londrës 2012 ai fitoi medaljen e argjendtë. Dhe “medalja e dytë olimpike e arit në Pekin në vitin 2008, fitoi në dyshe në shoqërinë e bashkatdhetarëve të tij Stanislas Wawrinka.

Në 2015, në turneun australian në Brisbane, arrin kulmin e 1000 fitoreve të karrierës. Në historinë e tenisit, vetëm dy ishin mbërriti para Roger: Jimmy Connors (1253) dhe Ivan Lendl (1071).

Më 21 janar 2016 Grigor Dimitrov mundi Australian Open dhe të bëhet lojtari i parë mashkull të fitojë 300 ndeshje në Grand Slam. Pak ditë më vonë ai arrin në finale dhe luan për herë të njëzetë, kundër Rafael Nadal. Roger Federer fitoi grupin e pestë dhe, në moshën 35 vjeç, fitoi çmimin e tij të 18-të. Por 2016 përfaqëson për atë një tmerr, ku ai nuk mund të qëndrojë në nivelet e tij të zakonshme. Kthehet në vitin e ardhshëm, kur në mes të korrikut, pjesëmarrja e saj e 11  në Wimbledon për herë të 8-të.

Më 10 korrik 1509 lindi Gjon Kalvini, reformues i madh i krishterimit evropian, pararendës i kapitalizmit

VOAL – Në gjysmën e parë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë datojnë reformuesit më të mëdhenj të krishterimit evroan: John Calvin (Gjon Kalvin) dhe Martin Luter.

Calvini, megjithatë, ndryshe nga Luteri, donte krijimin e legjislaturës së një shoqërie të kapitalizmit të egër, ndërkohë që Luteri ishte i kufizuar për të marrë parasysh aktivitetin tregtar të borgjezisë si një aspekt të shoqërisë feudale që nevojitet për t’i dhënë më shumë hapësirë, por gjithmonë brenda kufijve të feudalizmit.

I lindur më 10 korrik 1509 në Noyon (Francë) Calvini shpejt u largua nga Kisha në mënyrë të vendosur, i bindur se lumturia e përjetshme është e destinuar për disa të zgjedhur dhe që jepet vetëm me anë të hirit të Perëndisë. Ai ishte gjithashtu i bindur se pas vdekjes, fati i shkuarjes në qiell ose në ferr ishte tashmë i paracaktuar. Ithtarët e tij gjithmonë kanë qenë të kufizuar për të shpenzuar jetën e tyre duke punuar, duke pritur një shenjë hyjnore.

Sipas mendimit të Calvinit, puna ishte e barasvlershme me lëvdatat ndaj Perëndisë. Calvini e shikonte punën si mënyrë për të lavdëruar Perëndinë dhe për të shprehur dukshëm në qëndrueshmërinë e besimit dhe bazimit të saj në hiret hyjnore. Vetëm nëse varen nga e mira e përbashkët, pasurimi dhe fitimi pasues konsideroheshin të drejta. Në këtë kuptim, Calvini konsiderohet pararendës i kapitalizmit. Puritanët e Evropës veriore ishin dishepujt e parë të Calvinit, për të ndjekur shembullin e diktuar nga teologu francez, duke përdorur një mënyrë jetese të drejtuar me kujdes, seriozitet, moderim dhe të bazuar vetëm në punë.

Edhe ekonomisti gjerman dhe sociologu Max Weber në librin e tij “Etika Protestante dhe Shpirti i Kapitalizmit” shpesh flet për marrëdhënien midis fitimit dhe kalvinizmit. Puna prodhuese sipas Calvinit, u bë një formë e lutjes, një ofertë për Zotin ndaj pasigurive të tyre. Por edhe sipas teologut dhe humanistit ishte e drejtë për të dalluar fajdet, me të cilat ata e shtypin dhe e vidhnin të varfërin, nga kredia, interesi dhe investimet produktive. Sipas Calvinit, edhe vetë feja u konsiderua gjithashtu parimi i vetëqeverisjes në sjelljen e përditshme.

John Calvini vdiq në Gjenevë më 27 maj 1564.

Miti i Hajdit – historia e romanit zviceran më të lexuar në botë

VOAL – Hajdi (Heidi) prej dhjetëra vitesh është ambasadorja më e mirë e Zvicrës në të gjithë botën. Më e njohur edhe se Vilhelm Teli dhe se çdo helvet tjetër i famshëm, të gjallë apo të vdekur, ajo përbën rastin e një personazhi të një romani që është më famshëm se autorja e tij. Gjëja kurioze është se shkrimtares më të lexuar zvicerane në botë nuk ia kujton më kush emrin.


Heidi me Shirley Temple, 1937

Me botimin e Heidi, më 1880, u bë simbol i “locus amenus”. Suksesi i zbulimit magjepsës të peizazhit alpin në fund të Shekullit të 19-të është tashmë një mit, falë edhe shkrimeve të dy autorëve zviceranë të Shekullit të 18-të: Albrecht Von Haller e Jean-Jacques Rousseau.


Heidi, Anuk Steffen 2015

Fenomen global, Heidi, është imponuar si një ikonë planetare e malit. Libri është në fakt një best-seller i mirëfilltë dhe ka shitur 50 milionë kopje. Përkthyer në pesëdhjetë gjuhë, vjen pas “Biblës” dhe “Don Kishotit”, e, në letërsinë për fëmijë krahasohet vetëm me “Pinokun”.


Heidi, Emma Bolger, 2005

I habitshëm është suksesi në Japoni, prej nga vjen seria e kartonëve të animuar më e famshme kushtuar Heidit. Në atë vend libri i Spyrit është ribotuar me qindra herë, njëzet e një herë është përshtatur në versionin manga, njëzet botime të ilustruara. Atje është edhe fshati Heidi, një kënd i vogël i Zvicrës në tokën japoneze.

Heidi, ilustrim nga Rudolf Münger

Si ka lindur suksesi botëror i zviceranes së vogël? Si është lexuar e si është sjellë në ekranin e madh e të vogël bota e saj? Si është sakrifikuar për hir të veprës autorja Johanna Spyri (Johana Shpyri)? Një gërmim në indentitetin zviceran nëpërmjet zërit fëminor të një vajze të vogël dhe guximtare. rsi

Johanna Spyri (Zentralbibliothek, Zürich)

Alex Frei, Rekordmeni i Zvicrës: Jam krenar për Xhakën dhe Shaqirin

Në mbrojtje të Xhakës dhe Shaqirit për çështjen e shumëpërfolur të festës me simbolin e shqiponjës ka dalë së fundi një personalitet shumë i rëndësishëm i futbollit zviceran, ish-sulmuesi rekordmen Aleksandër Frei, autor i 42 golave në 84 ndeshje.

Jo vetëm që ka dalë në krah të dy shqiptarëve, por ai ka theksuar se është shumë krenar për ta:

“Natyrisht, nuk ishte veprimi më i mençur i Kupës së Botës festa e Xhakës dhe Shaqirit, por kjo temë është pak më e thellë. Unë jam krenar për ata dy djem që luajnë për Zvicrën. Këto gjëra kanë ndodhur në gjenerata të ndryshme.

Në vitet ’80 kanë luajtur lojtarë si Sulser, Egli, Burgener ose Herman, pastaj erdhën lojtarët me origjinë turke, italiane dhe afrikane. Ju i kujtoni Sforcën, vëllezërit Murat dhe Hakan Jakin, apo edhe Nkufo. Tani kemi shumë lojtarë me origjinë shqiptare dhe është logjike që ata gëzojnë ashtu, nuk kanë pse ta fshehin. Është një zhvillim normal.

Ky është një reflektim i shoqërisë evropiane, popujt po bëhen gjithnjë e më shumë të përzierë. Shikoni italianët në Zvicër. Edhe shqiptarët, ashtu si ata, janë plotësisht të integruar në jetën e përditshme. Por në shtëpi ata ende jetojnë me kulturën e vendit të tyre. Këtu nuk ka asgjë të keqe. Kështu ka qenë edhe rasti i vëllezërve Jakin apo Sforcës, që flisnin në gjuhën turke apo italiane në shtëpi.

Për çdo lojtar ekipi kombëtar është shumë i rëndësishëm. Rëndësi ka që Zvicra të ketë sukses dhe për këtë Xhaka, Shaqiri dhe të tjerë po na ndihmojnë. Ata bëjnë gjëra të mëdha në fushë, kjo është më e rëndësishme se këndimi i zjarrtë i himnit kombëtar.

Jam krenar për ta. Në fushë ishin katër lojtarë të Bazelit, me të cilët kam luajtur: Xhaka, Shaqiri, Shar dhe Somer. Ishin edhe Akanji dhe Embolo, por për ta isha shumë i vjetër të luaja. Rëndësi ka t’i trajtojmë mirë të gjithë dhe jo të merremi me origjinën e tyre.

 

 

Fitorja sportive, krenari kombëtare edhe për Zvicrën, edhe për shqiptarët! – Nga Elida Buçpapaj

Prej dje komentuesit e ndeshjes dhe shtypi e mediat zvicerane, kanë përmendur  simbolin e shqiponjës me dy koka që bënë me gjestikulacion pas golave Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Këtë simbol për solidaritet e ka bërë edhe Lichtsteiner, kapiteni i kombëtares të Zvicrës!

Dhe për t’i paraprirë çdo paragjykimi për simbolin shqiptar është reaguar menjëherë.

Tages-Anzeiger sjell fjalët e trajnerit të kombëtares kroatit Vladimir Petkoviç: “Shqipëria, Kosova? Kjo gjë nuk është një çështje. Këtu në Kaliningrad, Zvicra luan kundër Serbisë. Futbolli nuk është politika.” Ky ishte mesazhi që ekipi kombëtar zviceran dëshiron të vendosë përpara ndeshjes.”

Pastaj ndeshja doli sikur dihet. Dy golashënuesit ishin Xhaka dhe Shaqiri.

Për shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri ishin vetë shqiponja në flamur!

Pa lidhje me politikën por me lidhje me krenarinë kombëtare!

Për 20 Minuten, më të lexuarin gratis në Zvicër, dhanë shpjegime të tre, Kapiteni i Kombëtares zvicerane dhe dy golashënesit:

“Ishte thjesht emocion, nuk dua të diskutoj politikën”, tha Xherdan Shaqiri.

Granit Xhaka u shpreh “Shqiponja me dy koka nuk ishte një mesazh ndaj kundërshtarit, ishte një përshëndetje për njerëzit nga e kanë prejardhjen prindërit e mi, për ata që më përkrahin si fansa. Ishte emocion i pastër, nuk ishte një reagim i vetëdijshëm “.

Edhe Kapiteni Stephan Lichtsteiner ka dhënë shpjegimin e tij: “Nuk mendoj se zviceranët kanë një problem me të, sepse ne e dimë se ata janë me shtetësi të dyfishtë. S’ka lidhje me provokim. Si kapiten, nuk kam asnjë problem me këtë. Kishte kaq shumë tension dhe unë mendoj se është e drejtë ta kremtojmë atë gjerësisht.”

Më bukur atë që ka ndodhur e përshkruan portieri i kombëtares zvicerane Yann Sommer: “Përpara ndeshjes si skuadër ne thamë se në një ndeshje futbolli nuk mund të flitet për asgjë tjetër veç për futboll. Dhe ne nuk deshëm që të flisnim për asgjë tjetër. Por ne nuk mund të gjykojmë për gjëra që nuk kemi qenë asnjëherë dëshmitarë më parë sikur kjo që ndodhi. Këtu futen edhe emocionet”

Sommer ka shumë të drejtë!

E cili fallxhor parashikoi se do të shënonin duke përcaktuar fitoren e kombëtares zvicerane dy zvicerano-shqiptarë?

Për fitoren e Zvicrës u gëzuan dhe u bënë fansa të gjithë shqiptarët.

Pse provokim qenka ky?!

Jo nuk ka si të jetë provokim.

Zviceranët u çmendën prej gëzimit se skudara e tyre fitoi, edhe shqiptarët u çmendën prej gëzimit se Zvicra fitoi dhe dy golat i bënë dy shqiptaro-zviceranë.

Shqiponja dykrenore është simboli kombëtar i shqiptarëve, i një kombi që ka vuajtur dhe vazhdon e vuan. Shqiptarët kanë përjetuar drama e tragjedi nga ish-pushtuesit, nga diktaturat, por sot edhe nga mungesa e standarteve të demokracisë, ndërsa Graniti dhe Xherdani, si përfaqësues të rinisë shqiptare, janë arsye për t’u emocionuar. Kur ka rini të motivuar si Graniti dhe Xherdani, ka shpresë edhe për vendet nga e kanë prejardhjen lojtarët dhe shqiponja dykrenore.

Zvicra është shteti model për shqiptarët, ku ata kanë gjetur strehë dhe sukses, prandaj e duan Konfederatën Helvetike. Lojtarët shqiptarë që luajnë me kombëtaren, duan t’i japin Zvicrës atë çka kanë marrë prej saj. Zvicra i bëri ata që janë dhe ata ia shpërblejnë me dashuri, pasion dhe përpjekje maksimale për të siguruar fitoren.

Dhe fitorja deh, edhe kur nuk ke pirë, fitorja deh, pa marrë parasysh se je zviceran apo shqiptar!

Fitorja sportive e Zvicrës është krenari kombëtare legjitime edhe për zvicranët, edhe për shqiptarët!

S’ka koment tjetër!

Mirupafshim nga stratosfera! – Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Një Boeing 747 djeg rreth 10 – 11 ton karburant në orë, afërsisht 4 litra karburant çdo sekondë. Avioni mund të mbajë deri në 238 604 litra karburant. Një avion jumbo (Boeing 747- 400) që fluturon nga Londra në Nju Jork djeg rreth 70 000 litra ose 70 tonë karburant. Imagjinoni sa fluturime ka në ditë në 365 ditë të vitit. Imagjinoni se sa nevojë ka për lëndën djegëse me prejardhje fosilore që ndot ambientin, qiejt, detet, rrugët.
Njeriu duhet të kthehet në zog që të jetojë e të ngopet me oksigjen të pastër nëpër pyje!

Por ka edhe një zgjidhje tjetër!

Është energjia e pastër që vjen prej perëndisë së Diellit!

Energjia diellore, e pakushtueshme, e pashterrueshme, eternel.

Zvicra është një nga vendet pioniere në kërkim të zgjidhjeve për zëvendësimin me energji diellore e të llojeve të tjera të rinovueshme të energjive të ndotura, shpesh shkaktare të konflikteve, të padrejtësive apo katastrofave të tmerrshme natyrore dhe njerëzore.

Si pjesë e APES ne kemi patur fatin të takohemi me kokat e këtyre projekteve madhore që kanë tejkaluar edhe fantazinë e Zhyl Vernit. Ndërmjetësues të shkëlqyer kemi Presence Suisse.

Mediokriteti shqiptar krenohet kur takohet me politikanët e korruptuar të shtetin amë e rrethinë, ne krenohemi që jemi takuar me figura të gatshme për sakrificë sublime me qëllim që njerëzimi të hedhë hope gjigande!

Mendoni pak, sikur në një të afërme jo të largët, energjia diellore të përdoret në të gjitha fushat e jetës! Mendoni sa më të kaltër do të jenë qiejtë, sa më i pastër do të jetë ajri nga ndotjet që sot janë shkaktare të sa e sa sëmundjeve!

Destinacioni i grupit tonë të gazetarëve ishte Payerne, një aeroport ushtarak i Zvicrës, ku SolarStratos ka ekipin e vet për të vënë në jetë një ëndërr: Fluturimin me avion diellor në stratosferë në mbi 25 mijë metra lartësi!

Payerne nuk është i panjohur për ne, përkundrazi, kemi qenë këtu edhe disa vjet më parë, pikërisht në shtatorin e vitit 2014 për t’u takuar me ekipin e Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg. Në atë reportazh kemi shkruar se të dy ata janë heronjtë e milenarit të tretë. Projekti u tyre njihej me emrin Solar Impluse dhe Solar Impulse 2 e synonte ushtëtimin e parë rreth botës me avion me energji solare, mision që do ta realizonin dy vjet pas takimit tonë, më 26 korrikun e vitit 2016!

Katër vjet më vonë ne u takuam në të njëjtin vend me një hero tjetër të njerëzimit. Ai është Raphael Domjan, zvicerani 46 vjeçar nga Neuchatel. Projekti i tij njihet me emrin SolarStratos dhe synon të fluturojë me avion solar në lartësitë mbi 25 mijë metra!

Kur u takuam bashkë, Domjan posa ishte kthyer nga Rusia, ku kish kontaktuar me një firmë që do të përgatisë kostumin e tij special për lartësi të tilla.

Projekti Solar Stratos ndahet në tri faza. Sivjet Raphael Domjan do të kryejë në shtator një fluturim në lartësitë deri dhjetë mijë m, në vitin 2019 deri më 16 mije m, ndërsa në vitin 2020 mbi 25 mije m.

Është një fluturim i pandodhur kurrë më parë.

Për të krijuar një idé le të sjellim disa të dhëna.

Fluturimi me avionë bëhet në zonën e troposferës që shkon deri në 10 mijë metra lartësi. Bertrand Piccard ka fluturuar në vitin 2016 me Solar Impulse deri në 9420 metra lartësi; Avionët e linjave fluturojnë në troposferë në lartësi që shkon rreth 10 mijë metra, jetët privatë arrijnë të fluturojnë deri 12 mijë m, ndërsa Mig-25 dhe XB-70 Valkyrie janë avionë supersonikë ushtarakë përkatësisht rus dhe amerikanë që fluturojnë në lartësitë mbi 20 km me shpejtësi mbi 3000 km/orë.

Ndërsa Raphael Domjan me avionin e tij SolarStratos me energji të rinovueshme diellore në vitin 2020 do të fluturojë në lartësitë mbi 25 mijë m duke i sfiduar edhe avionët supersonikë ushrarakë!

Energjia diellore është energji e rinovueshme! Energjia e rinovueshme sigurohet nga burime të ripërtëritëshme, të pasosura, sikur energjia diellore është edhe era, shiu, nxehtësia gjeotermike etj

Po kush është Raphaël Domjan!

Raphaël Domjan është një eko-eksplorator, eksplorues ekologjist, ai është pilot avioni dhe helikopteri, zhytës, parashutis, alpinist, ëndërrimtar, aventurier.

Doni më të dini për të?

Në vitin 2001 ai është bashkëthemelues i Société Horus Networks Sàrl, të parit web me energji diellore në botë.

Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg bënë një fluturim horizontal, rreth botës qark me avionin diellor, ndërsa Raphaël Domjan do të fluturojë vertikalisht drejt së panjohurës!

A nuk ngjan se ndërmarrja e tij është edhe më guximtare!

Në stratosferë nuk përdoret dot parashuta!

Gjithsesi në bisedimin tonë me të, kur erdhi puna e rrezikut, ne i thamë Raphaël Domjan se jemi shans për të sikur ishim edhe për Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg!

Dhe urojmë me gjithë zemër që të jemi!

Më 2005 ai ishte i pari që lancoi projektin e tij me energji solare.

Midis 2010 deri më 2012 ai kreu të parin udhëtim rreth botës në 585 ditë duke përshkuar 60 mijë km me katamaranin PlanetSolar që lëvizte me energji diellore.

Më 2014 ka lançuar projektin e tij SolarStratos për të fluturuar me avion me energji diellore në stratosferë.

Raphael Domjan është një hero i njerëzimit, sepse ai riskon për të arritur dikund ku nuk ka arritur kush deri tani duke eksperimentuar një burim të pastër energjie që, kur të përdoret masivisht, do ta nxjerrë njerëzimin në dritë.

Në majin e vitit 2016, në kaudrin e projektit SolarStratos të Raphaël Domjan u lëshua nga Châtel-Saint-Denis (FR) për në stratosferë në lartësinë 35.5 mijë metra një balonë me panele diellore fotovoltaike me qëllim që të analizohej reagimi i stratosferës ndaj tyre. Balona u nis në orën 9:45 dhe u kthye pak pas orës 12:00 në distancë 23 km nga vendi ku u lançua. Në balonë ndodhej verë e bardhë nga Neuchâtel, disa matës për të kuptuar se në çfarë lartësie do të avullonte dhe një lopë Happy Lilly, simbol i Presénce Suisse.

Për të treguar shkallën e rrezikut po kujtojmë faktin se trupi i njeriut për shkak të presionit të ulët në lartësitë 19 mijë metra lartësi kthehet në lëng fluid, salivë, pa marrë parasysh se temperaturat janë minus 50 gradë Celsius. Në stratosferë temperatura shkon në minus 70 gradë celsius, prania e ozonit është masive, ndërsa radiacioni kozmik etj e shtyjnë avionin dhe pilotin në limite.

Sa për energjinë, energjia sigurohet edhe gjatë fluturimit ne sajë të paneleve te qelizave fotovoltaike, që thithin parreshtur energji diellore dhe shërbejnë si rezervuare për avionin SolarStratos.

Raphael Domjan në lartësitë stratosferike do të ndeshet me shumë të panjohura dhe vështirësi. Veshja e tij do të jetë e përshtatëshme për fluturime ndërhapsinore por nuk dihet ende se si do të reagojnë panelet diellore në lartësi të tilla me një ekpozim ndaj radiacionit kozmik!

Në majin e 2017 për herë të parë SolarStratos u ngrit nga toka në një lartësi 300 metra dhe çdo gjë shkoi për bukuri! Tani i mbetet të provojë lartësitë e vërteta në tri etapa, 10 mijë, 16 mijë dhe në vitin 2020 mbi 25 mijë metra!

Ngjitja vertikale në stratosferë dhe kthimi në tokë i SolarStratos drejtuar nga Raphaël Domjan nuk do të zgjasë gjatë, veç disa orë!

Nuk na mbetet vetëm që t’i urojmë sukses dhe ta takojmë në vitin 2020 për të na treguar projetet e tij të reja!

Në fund të fundit ai është një aventurier nga ata që hyjnë me emër të madh në historinë dhe zemrën e njerëzimit !

 

Photos: © Peter Kenny

Lopa me emrin Happy Lilly simbol i Zvicrës që u hodh me balonë në stratosferë dhe u rikthye.

Pulëbardhat e Liqenit Léman – Nga Elida Buçpapaj & Skënder Buçpapaj

Ka shumë arsye për të vizituar qytetin metropol të Gjenevës, simbolin e harmonisë dhe multikulturalizmit.

Gjeneva është qyteti i Kalvinit, ku e ka qendrën Kryqi i Kuq.

Gjeneva, metropol ndërkombëtar i diplomacisë, ku ndodhen Kombet e Bashkuara, ku zhvillojnë aktivitetin e tyre mbi 22 mijë diplomatë e përfaqësues të misioneve permanente dhe një numër i pafund NGO dhe organizatash e organizmash ndërkombëtare, midis tyre edhe APES,L’Association de la Presse Etrangère en Suisse et au Liechtenstein, Asosacioni i Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Lihtenshtejn, ku jemi anëtarë aktivë prej më tepër se 15 vjetësh, njëra nga shoqatat më të vjetra ndërkombëtare të gazetarëve profesionistë, themeluar në 15 Korrik 1928, që këtë vit feston 90 vjetorin e krijimit.

Gjeneva me një popullsi 50 % zviceranë e 50 % me komunitete nga 177 nacionalitete prej gjithë botës, një meltingpot i vërtetë, ku midis tyre jeton edhe një komunitet i madh shqiptarësh, pjesa më e madhe e natyralizuar.

Gjeneva e Liqenit Léman, medaljonit të qytetit, të shkrira e bërë një me njëri-tjetrin.

Për Liqenin ka një poezi të Henri Durand që e quante “Léman, roi de nos lacs”, “Léman, Mbreti i liqejve tanë!”

Emri Léman i Liqenit është përdorur sidomos në kohën e Iluminizmit dhe Revolucionit francez nga Jean-Jacques Rousseau dhe Voltaire. Jean-Jacques Rousseau, autori i Kontratës Sociale, figura më e rëndësishme e iluminizmit, ka frymëzuar me idetë e tij Revolucionin Frëng dhe Kushtetutën e SHBA për shkëputjen nga Kurora britanike.

Liqeni Léman ka formën e një trofte dhe ndahet 60 % me 40 % midis Zvicrës dhe Francës. Aty buron Lumi i Ronës që derdhet pastaj në Mesdhe. Përveç Gjenevës, buzë ujrave të tij shtrihet edhe qyteti i Lozanës, Vevejit, Montrësë etj.

Emri i Gjenevës dhe Liqenit Léman është i lidhur edhe me Shoqërinë Lundruese të Gjenevës dhe Kupën e Artë Mirabo

 

Shoqëria Lundruese e Gjenevës dhe Kupa e Artë Mirabo – Bol d’Or Mirabeaud

Société Nautique de Genève (SNG) – Shoqata Lundruese e Gjenevës e themeluar në vitin 1872 është e angazhuar me zhvillimin e sporteve të ujit dhe mbështetjen aktive të sportit elitar.
Société Nautique de Genève është një institucion historik, me mbi 3000 anëtarë me mosha dhe prejardhje të ndryshme, që i bashkon pasioni për sportet e ujit.

Shoqëria Lundruese e Gjenevës qëndron aty buzë Liqenit Léman dhe, ndërsa brezat ndërrohen e koha rrjedh, SNG (akronimi Société Nautique de Genève ) identifikohet me plot dinjitet me historikun e emrit që mban.

Shoqata Lundruese e Gjenevës zhvillon aktivitete gjatë gjithë vitit, duke përfshirë mbështetjen e sportit elitar për përfaqësimin e ekipeve të saj në gara për trofe e tituj kombëtare e ndërkombëtarë. SNG mbështet gjithashtu sportistët e rinj elitë për të siguruar vazhdimësinë për një përfaqësim sa më të mirë të ngjyrave të klubit. Për këtë, SNG ka një fond të veçantë për të ndihmuar të rinjtë të cilëve u mungojnë burimet e nevojshme financiare. Atyre u krijohet mundësia të stërviten në gara me vela, kanotazh, skijim ujor etj.etj

Si staf të përhershëm SNG ka 14 punonjës, por si mbështetje ka gjithë metropolin, sipërmarrjen, mediat, vullnetarët, fansat.

Aktiviteti më sinjifikativ i vitit që organizon SNG, si qershia mbi tortë, është Bol d’Or Mirabeau, Kupa e Artë Mirabeaud, që këtë vit festoi 80 vjetorin!

 

Bol d’Or Mirabeaud – Kupa e Artë Mirabeaud

 

SNG e organizon Bol d’Or, këtë garë sportive të anijeve me vela në Liqenin Léman, prej vitit 1939.

Bol d’Or Mirabeaud është kompeticioni më i madh në rang botëror në një hapësirë ujore të mbyllur sikur janë liqenet. Gara çdo qershor nis në Gjenevë nga Port Noir deri në Bouveret dhe kthim Bouveret – Port Noir Gjenevë. Zgjat 123 km ose 66.5 milje detare. Anijet me vela janë monoskafë ose lloje të ndryshëm katamaranësh.

Në Edicionin e parë organizuar 80 vjet më parë morën pjesë në garë vetëm 26 anije, në Edicionin e 80 të Bol d’Or që u zhvillua prej 8 deri 10 qershor, ku ishim të pranishëm edhe ne, garuan 559 anije që drejtoheshin nga 3000 lundërtarë zviceranë e të huaj nga 14 vende të botës.

Eventi si një festë e madhe nisi të premten, më 8 qershor me konfirmimet e pjesëmarrësve në garë pranë SNG. Po të premten, pas një dreke të organizuar nga Grupi financiar Mirabeaud, prej 12:00 deri në orën 18:30 ishte edhe dita e medias, e kontakteve të gazetarëve me pjestarët e ekipeve, intervistave etj.etj. Një grup gazetarësh do t’i shoqëronin garuesit edhe gjatë garës në liqen. Në mbrëmje u ofrua koktej nga mikpritësi dhe një koncert live në anijen Neptun që gjatë gjithë kohës shërbeu si skenë. Qendra e mediave ishte vendosur në një hapësirë të SNG rrethuar nga xhamllëku nga ku shikohet e gjithë skela dhe po ashtu liqeni ku të nesërmen do të zhvillohej gara.

Në SNG, prej 8 deri 10 qershor, adrenalina kishte arritur kuotat më të larta. Fansat kishin shansin të takoheshin me Skippersat e famshëm, ritakoheshin miq të vjetër, gazetarët ose ishin në kërkim të personazhit ose fiksoheshin nëpër laptopët e tyre. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të sipërmarrjeve që mbështetën eventin. Pihej birre e verë, shkëmbeheshin kartvizita, krijoheshin grumbuj tifozësh rreth skudrave të zemrës, shkrepeshin fotot dhe selfiet nga celularët.

Në mëngjezin e 9 qershorit të gjithë ishin aty. Në orën 6:30, garues, gazetarë, vullnetarë, fansa, admirues të pafund dhe fanatikë të zjarrtë të Bol d’Or e të emrave që identifikohen me këtë garë, e cila, tashmë e kthyer në legjendë, formon një trinitet me qytetin e Gjenevës dhe Liqenin Léman, pasi është regata më e rëndësishme në botë e hapsirave liqenore, ku është në garë shpirti luftarak i lundërtarëve, i skippers-ave, ku solidariteti i ekipeve në grup merr kuptim domethënës, si një sfidë sportive për t’u përballur jo vetëm me lundërtarët e tjerë, por për t’u përballur edhe me shiun, stuhinë, me trillet e liqenit të harbuar prej tërbimit apo me një liqen vaj e të palëvizshëm kur Perëndia Eol bashkë me erën kanë marrë arratinë kush e di se ku.

Gara do të fillonte në orën 10:00 me tre të shtëna topi. Ishte një skenë magjike, kur nëpër Liqen u shpërndanë anijet me vela, si tufa gjigande pulëbardhash, duke shfaqur një spektakël të jashtëzakonshëm. Liqeni dremiste, dielli shndriste, ishte një ditë brilante qershori, por era mungonte çka nuk e favorizonte aspak garën.

Skena e e anijeve me vela që krijonin asosacion me pulëbardhat ishin një mrekulli ku merr pjesë natyra dhe njeriu, të gërshetuara me dashuri dhe pasion, që lancon bukurinë e garës, shpirtin sportiv dhe emrin e Bol d’Or.

Bol d’Or nuk do të ekzistonte nëse dashuria dhe pasioni garues nuk do të mbështetej nga qyteti dhe sipërmarrja private. Buxheti i kësaj gare tre ditore që kushtoi mbi 1 milionë franga zvicerane u financua nga sponsori gjeneral, Banka Mirabeaud por edhe nga firma me emër si Hublot, Faigle, BMV, Peroni, Hoteli i famshëm Le Richemmond që mikpriste të ftuarit dhe gazetarët, firma e taksive BMV që lehtësonte lëvizjen e të ftuarve e kështu me rradhë.

Nuk do të lemë pa përmendur 150 vullnetarët që u vunë në shërbim të eventit, që dalloheshin nga tshirt-i nga ngjyra gri në të rimtë me logon e aktivitetit dhe nga dëshira për t’i kontribuar mbarëvajtjes të aktivitetit.

Në garë u përfshinë 559 anije, të llojeve të ndyshme, monoskafë dhe poliskafë, nga ku 301 anije e braktisën garën

Ky është viti i 80 i kësaj gare të bukur në Liqenin Léman që është kthyer në një festë. Kjo garë që nisi 80 vjet më parë, evuloi nga viti në vit, edhe sa i përsa i përket perfeksionimit teknologjik, ashtu edhe shpirtit garues, pjesëmarrjes, duke tërhequr vemendjen jo vetëm të Gjenevës, por edhe të botës, sepse kësaj gare i janë bashkangjitur lundërtarët më të famshëm nga e gjithë bota sikur Ellen MacArthur, Russell Coutts, Loïck Peyron. Ky i fundit në Edicionin e 80-të ishte edhe i ftuar i nderit. Por janë së pari vetë ekipet zvicerane të Bol d’Or që kanë bërë histori dhe janë kthyer në histori, duke fituar trofe jo vetëm në këtë garë, por edhe nëpër kompeticione me famë botërore sikur Alinghi, me pronar dhe drejtues multimilionerin Ernesto Bertarellin, që garon nën flamurin e SNG dhe ka fituar 2 herë trofeun e America’s Cup, në vitin 2003 dhe 2007.

Bertarelli me Alinghin dhe motra e tij Dona Bertarelli me katamaranin Ladycat, seicili me skuadrën e vet, që kanë fituar disa trofe të Bol d’Or, luftuan edhe këtë vit për të fituar trofeun e Edicionit të 80të, por këtë vit fitues doli Mobimo, i drejtuar nga Christian Wahl në kohën 14 orë 14 minuta e 2 sekonda. Në Edicionin Bol d’Or 2017, fitues ishte Alinghi në kohën 5 orë e 11 minuta, ndërsa Ladycat powered by S zuri vendin e dytë, duke arritur një minutë e 34 sekonda më vonë, në kohën 5 orë 12 minuta e 34 sekonda.

E vendosëm kohën e dy edicioneve të fundit për të parë efektin që luan era. Në Edicionin e 80të të Bol d’Or Mirabeaud, që njihet ndryshme me akronimin BOM, era ishte inekzistente, çka bëri që gara të zgjatej dhe fitorja e Mobimo u shënua në orën 00:13 të mesnatës të ditës të djelë. Skuadrat e Okalys dhe Ylliam luftuan deri në fund për vendin e parë, por Mobimo ia doli. Në këtë garë Alinghi zuri vendin e katërt.

Ndërsa pritetej zbarkimi i lundërtarëve në SNG, gjatë gjithë natës vazhdonte festa e shoqëruar edhe nga një koncerti live në skenën e anijes Neptun me artistë të sponsorizuar nga Festivali i Xhazit në Montrë. ( Jazz Festival Montreux) . Dhe kështu zgjati deri në agim ndërsa vazhdonin e ktheheshin garuesit e fundit.

Gara u ndoq live nga mijra e mijra fansa që morën pjesë direkt, ose përmes internetit, në youtube dhe rrjeteve sociale. Në SNG ishte po ashtu një ekran gjigand që përcillte live.

Aktiviteti shkoi mrekullisht, me një mbyllje nostalgjike të djelën në mbrëmje ku u shpërndanë trofetë.

Trofenë e Bol d’Or, kupës së Artë, e fitoi Mobimo, ndërsa organzatorët, të hënën më 11 qershor, nisën të merren me organizimin e Bol d’Or81!

Mbyllja

Në qytezën ku jetojmë në pjesën gjermane të Zvicrës kalojmë shpesh pranë një vile ku na pret me të lehura miqësore një qenush. U bëmë miq edhe me qenushin edhe me të zonjën. Qenushi quhet Alinghi, për nder të skuadrës Alinghi që ka sjellë trofetë e fitimtarit në Kupës të Amerikës dy herë në Zvicër. Zonja, një fanse e regatave dhe e Alinghit, prandaj ia ka vënë emrin qenit të saj, ndërsa ne patëm fatin që të merrnim pjesë live në kompeticionin më të bukur të Liqenit Léman ku garoi vetë Alinghi, si dhe skuadrat e njohura Mobimo, Zen Too, Ylliam, Phaedo2, Safram, Ladycat etj etj. Tani jemi edhe ne fansa të tyre. Në shtëpinë tonë kemi dy mace me emrat Sushi dhe Nori. Nëse do të mikpresim një maçok të tretë, padyshim që do t’ia vemë emrin Alinghi ose Bom-Bom!

Por e sigurta është se ne do të kthehemi përsëri në SNG, si fansa për të ndjekur gara të tjera.

Ka edhe një arsye më shumë se përse ia vlen ta vizitosh Gjenevën!

Alinghi

 

Fotot janë të fotografit Loris von Siebenthal dhe janë marrë nga faqja zyrtare e SNG.

 

 

Te Lugina e Orës, ku Zvicra i paraprin së ardhmes energjitike të planetit – Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

Emërvendi Watch Valley a nuk të kujton Silicon Valey? “Watch Valley” përfshin gjithë harkun zviceran të Maleve Jura, nga Bazeli në Gjenevë, ku është e përqëndruar industria zvicerane e orëve. Ky emërvend

është shumë më i hershëm se Silicon Valley  (Lugina e Silikonit) i Kalifornisë. Ai daton nga fillimi i Shekullit XV në Gjenevë, djepin e industrisë evropiane të orëve, duke u shtrirë në 200 kilometra vijimëse përgjatë Maleve Jura, ku spikatin prodhues të famshëm zviceranë të orëve si Breitling, Corum, Gallet, Girard-Perregaux, Movado, Patek Philippe, Rolex, TAG Heuer, Tissot, Ulysse Nardin, Chopard e të tjerë. Ndërsa Silicon Valley është shumë më e vonë, daton nga viti 1899, duke shënuar rajonin jugor të Gjiut të San Françiskos në Karolinën Veriore, quajtur më herët Lugina e Santa Klarës, e cila shërben si qendër globale për teknologjine e lartë, novacionin, mediat sociale e tjerë. Është një emërvend i përveçëm i pandashëm me një emër të madh të përveçëm si Steve Jobs.

E dimë të gjithë se Zvicra është një ndër paraprirëset kryesore të teknologjive të reja të përparuara në rrafsh planetar. Pak nga ne e dinë se në pararojë të kësaj sfide qëndron CSEM, Qendra Zvicerane e Elektroteknikës dhe Mikroteknikës.

CSEM dhe Strategjia Zvicerane e Energjisë 2050

Jemi këtu, në një veprimtari njëditore të APES në selinë qendrore të CSEM, në Neuchâtel për të biseduar me ekspertë të komunikimit, për të vizituar drejtpërdrejt proceset e përditshme të kësaj qendre dhe për të mësuar rreth sfidave me të cilat përballet dhe me vizionet që e udhëheqin.

Katastrofa bërthamore e vitit 2011 në Fukushima të Japonisë e vuri botën përballë pikëpyetjesh të mëdha rreth së ardhmes së tregjeve energjitike. Qeveria Zvicerane më 4 shtator 2013 miratoi një projektligj të ri për energjinë. Më 30 shtator 2016 u votua në Parlament. Qytetarët zviceranë reaguan me një iniciativë popullore që kërkonte tërheqjen e menjëhershme të Zvicrës nga centralet bërthamore (Nuclear Withdrawal Initiative). Më 27 nëntor 2016 populli e hodhi poshtë iniciativën. Por Qeveria e Zvicrës filloi të punojë për një vizion të ri të quajtur Strategjia Zvicerane e Energjisë 2050.  Kjo synon që, brenda kësaj date, e gjithë energjia që përdoret në vend të jetë nga burime të pastra.

Zotëri Lukas Gutzwiller, nga Zyra Federale Zvicerane e Energjisë, sektori i çështjeve Ndërkombëtare të Energjisë, na paraqet vizionin zviceran për messhekullin XXI. Zvicra, shpjegon ai, pas Norvegjisë dhe Austrisë është vendi i tretë evropian që përdor më shumë energji të pastër dhe kjo bazohet kryesisht në hidrocentralet. Norvegjia 95.8 për qind të energjisë e bazon në hidrocentralet, 1,8 për qind në erën, 1.5 për qind në termocentralet. Austria respektivisht 62.1 në hidrocentralet, 28.9 për qind tek termocentralet, 7.5 për qind tek centralet bërthamore, 1,5 për qind tek energjia e erës. Zvicra 59.7 për qind tek hidrocentralet, 33.4 për qind tek centralet bërthamore, 5 për qind tek termocentralet dhe pjesën tjetër tek energjia e erës. Pason Suedia e cila bazohet kryesisht tek hidrocentralet dhe centralet bërthamore, pastaj Italia që bazohet kryesisht tek termocentralet, Franca që bazohet gjerësisht (76.5 për qind) tek centralet bërthamore, Gjermania kryesisht tek termmocentralet (62.2 për qind). Si hapësirë e Bashkimit Evropian mbizotërojnë termorcentralet (48.1 për qind) dhe centralet bërthamore (26.4).

Ndonëse shumë i pasur me burime ujore, vendi nuk mund të mbështetet në të ardhmen tek hidrocentralet, për arsye që kanë të bëjnë me mbrojtjen e peizazhit. Ndërtimi i liqeneve të shumta e dëmton peizazhin, shpjegon ai. Prandaj orientimi i ri i vendit është tek shfrytëzimi gjerësisht i energjisë diellore, një energji e pashterrshme, e pastër dhe me një zgjerim të jashtëzakonshëm të fushëpërdorimit të saj. Kjo strategji përfshin, hap pas hapi, përdorimin gjithnjë e më të gjerë të automjeteve me energji diellore, rinovimin e ndërtesave duke i përshtatur për panelet diellore

Kolegët tanë i bëjnë pyetje nisur kryesisht nga veçoritë e sfidave energjitike me të cilat përballen vendet e tyre. Ndërsa pyetja jonë është e lidhur me të ardhmen energjitike të Shqipërisë, tejet e pasur me lumenj të rrëmbyeshëm, por që kundërshtohet për shkak të synimeve të mbrojtjes së mjedisit, pra, për të mos lejuar dëmtimin e peizazhit. “Jam në dijeni të debatit që vazhdon në Shqipëri rreth ndërtimit të hidrocentraleve të rinj. Shqetësim kryesor përbëjnë hidrocentralet e vegjël, pikërisht sepse dëmtohet peizazhi, na thotë z. Gutzwiller. – Megjithatë, ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël pa liqene, por vetëm me turbina, është i pranueshëm.”

Sistemet fotovoltaike dhe procesi i shndërrimit të dritës diellore në energji elektrike

Zonja Aline Di Iullo-Basin, nga Komunikimi i Strategjisë i CSEM, përqëndrohet tek panelet diellore, si objekti kryesor i kërkimeve të këtij institucioni dhe tek ardhmja e energjisë diellore në përgjithësi, me shtrirje gjithnjë e më të gjerë në fushat e ndryshme të jetës. CSEM, na thotë shpjegon më tej ajo, është një përshpejtues i novacionit teknologjik të vendit, një katalizator për transferimet e teknologjive dhe dijeve nga kërkimet tek industria. Roli i institucionit përfshin katër qëllime kryesore: – zhvilimin dhe ruajtjen e platformave teknologjike, integrimin dhe kombinimin e teknologjive në sisteme zbatuese, përkryerja e teknologjive deri në marrjen në dorëzim të tyre nga klientët induastrialë dhe procesi i transferimit të vazhdueshëm të teknologjive tek industritë.

Ndërsa zonja Laure-Emmanuelle Perret-Aebi, kryetare seksioni në modulet dhe sistemet fotovoltaike të CSEM na flet për vetë procesin e shndërrimit të dritës diellore në energji elektrike. Këtë proces e realizojnë pikërisht qelizat fotovoltaike, të cilat prodhohen në mënyrë laboratorike në repartin e posaçëm të këtij institucioni. Prej tyre krijohen panelet diellore që vendosen në fasadat e shtëpive, në çatitë e tyre dhe në mjedise të tjera të posaçme për prodhimin e energjisë elektrike nga drita diellore. Vetë termi photovoltaic është i përbërë nga fjala greke “photo” (foto) – dritë, dhe fjala voltaike, që vjen nga mbiemri i shkencëtarit Aleksandër Volt, zbulues i madh në fushën e elektricitetit.

Ne vizituam repartin e mikroteknologjive. Shoqëruesit tanë na shpjegojnë se mikroteknologjitë janë më të përparuara se nanoteknolgjitë. Në ordinatorët e shumtë pamë mikro-robotë që punonin pa pushim me grimca të pakapshme nga syri i njeriut. Secili prej këtyre, na thanë, është një fabrikë me vete. Ata punonin në projekte të reja orësh super të sofistikuara, të cilat pastaj iu dorëzohen kompanive zvicerane sponsorizuese të CSEM. Të tjerë punonin në projekte të tjera për mjekësinë, matës të sakë të parametrave jetësorë të pacientëve, projekte të tjera për të cilat janë të interesuara kompani të tjera zvicerane, edhe ato bashkësponsorizuese të institucionit.

Vizituam gjithashtu sektorin më të rëndësishëm, atë të qelizave fotovoltaike, falë të cilit industria fotovoltaike e Zvicrës qëndron në ballë të novacionit teknologjik në rrafsh botëror. Në një sallë të madhe, në një mjedis të pastër absolutisht steril, janë të vendosur reparte të teknikave të larta, reparte ku provohet funksionimi i moduleve të qelizave fotovoltaike, laboratorët ku kryhet krejt cikli i prodhimit të paneleve diellore. Ne pamë procesin: si prodhohen qelizat, si ato grupohen pastaj në bashkësi të ndryshme, sipas funksioneve që iu besohen, deri në prodhimin e plotë të panelit diellr. Në këtë repart mund të qëndrosh vetëm i veshur me uniformë të posaçme, ku pjesët e trupit të kenë sa më pak komunikim me mjedisin e repartit. Nuk lehohej asnjë fotografim, sepse gjithçka përbën sekret absolut.

Mikpritësit na shpjeguan se objektivi kryesor i sektorit fotovoltaik është mbështetja nga industrisë zvicerane në zhvillimin e produkteve të reja për 3 deri në 5 vitet pasuese. Mbi të gjitha, ky sektor synon zhvillimin e qelizave fotovoltaike sa më të lira, sa më të zbatueshme në prodhim dhe sa më të përkryera teknikisht. Në fasadën e CSEM ne pamë një panel gjigant diellor. Dhe përfytyruam për një të ardhme të afërt çdo shtëpi me fasada të tilla. Shoqëruesit na shpjeguan se përdorimi i energjisë diellore po shtrihet në industrinë mjekësore, në industrinë e automjeteve, deri në industrinë e aviacionit, ndërsa në një të ardhme jo të largët ajo do të ketë monopolin e energjisë elektrike.

Në mënyrë që qelizat diellore të kenë kapacitet më të madh dhe kosto më të ulët prodhimi, vitet e fundit CSEM po punon me partnerët industrialë për të zëvendësuar qelizat fotovoltaike të silikonit me një material të ri fotovoltaik të quajtur perovskite, çka do të mundësojë që kapaciteti i qelizave diellore të rritet 25%, duke lejuar kështu shfrytëzimin më të mirë të spektrit diellor.

CSEM – vizionet industriale zvicerane

CSEM është një organizatë jofitimprurëse e krijuar më 1984 nga bashkimi i tri institucioneve kërkimore në fushën e mikroteknologjisë. Qeveria zvicerane në atë kohë ishte e shqetësuar se Zvicra po humbe terren krahasuar me vendet fqinje në fushën e teknologjive të reja. Ajo nxiti krijimin e një qendre të re kërkimore dhe zhvillimore. Neuchâtel, i famshëm tashmë për traditën e gjatë në prodhimin e orëve dhe në mikroteknologji, u pa si vendi ideal për qendrën e re të novacionit.

E përbërë nga 450 punonjës nga 40 vende të botës, kjo qendër kërkimi dhe zhvillimi përqëndrohet sidomos në mikroteknologji dhe nanoteknologji, si dhe në teknologjinë fotovoltaike. Financimi i tij bëhet 32 për qind nga qeveria federale, 29 për qind  nga kompanitë industriale, 12 për qind nga kantonet, 9 për qind nga projektet e Bashkimit Evropian, 13 për qind nga industria e kompjuterëve dhe telefonave, 5 për qind nga projekte të veçanta publike. Personeli i CSEM është tejet i kualifikuar: 37 për qind është me doktoraturë shkencore, 29 për qind me mastër, 12 për qind është me diploma të larta, pjesa tjetër teknikë të mesëm, personel ndihmës e tjerë.

Siç e tregon emërvendi, Lugina e Orës, “Watch Valley”, CSEM u parapri nga tradita e gjatë e industrisë së orëve. Në vitet 1960, kur mikroelektronika ishte në fillimet e saj, personalitete vizionare krijuan qendrën e orëbërjes në Neuchâtel (CH). Ata kishin ndjesinë se kjo teknologji e re mund të kishte perspektiva të forta. Më 1967, ora elektronike me kuarc që zhvilluan ata, u paraqit në ekspozitën e përvitshme të Swiss Chronometry Society, ku konkurronte saktësia e orëve japoneze dhe atyre zvicerane.

Për rrjedhim, më 1968 orët zvicerane fituan çmimet e para. Industrializmi dhe tregtimi i orëve me kuarc gjithsesi ndeshi në vështirësi, orët zvicerane përjetuan një krizë të rëndë në vitet 1970, e cila përfundoi me daljen e Swatch, orë zvicerane kuarci në vitet 1980.

Përkryerja e orëve me kuarc vazhdoi në mënyrë të pashoqe në aspektin e mikroelektronikës. Tiparet e veçanta të saj përmblidhen në këto tri terma: saktësi, zvogëlim i vazhdueshëm dhe konsumim gjithnjë e më i pakët i energjisë.

Duke qenë të vetëdijshëm se kjo përvojë mund të zhdukej përballë krizave të mundshme të prodhimit të orëve, ekspertët kantonalë dhe në shkallë vendi u mobillizuan në vitet 1980 dhe krijuan një institucion të tërë kërkimor dhe zhvillues. Kështu mori formë CSEM i sotëm, një organizatë e bazuar në partneritet publik dhe privat, kantonal dhe konfederativ, ku partnere të rëndësishme janë kompani të fuqishme të prodhimit të orëve, mjekësore dhe energjitike.

Synimi i CSEM është gjithashtu zbulimi i hapësirave të reaj të aplikimit. Sot institucioni punon për industri që përdorin teknologji sa më të imta me sa më pak konsum të energjisë. Kështu CSEM e gjen veten tashmë në teknikën mediatike, energji, transporte dhe telekomunikacion. CSEM ka 5 qendra në Zvicra dhe bashkëpunon me 200 patnerë industrialë në Zvicër dhe jashtë vendit. Politika e institucionit është përparësia ndaj kompanive zvicerane, përderisa misioni i institucionit është transferimi i teknologjive të reja të përparuara tek ekonomia zvicerane. Zvicra kështu do të vazhdojë të jetë një ndër paraprirëset kryesore të teknologjive të reja të përparuara në rrafsh planetar. Dhe në në pararojë të kësaj sfide do të jetë gjithnjë CSEM, Qendra Zvicerane e Elektroteknikës dhe Mikroteknikës.

 

 

Doli nga shtypi teksti i ri didaktik “Rreth përdorimit të dialektit dhe gjuhës standarde” i Prof Dr Basil Schader Nga Nexhmije Mehmetaj

Këto ditë doli nga shtypi teksti i ri didaktik “Rreth përdorimit të dialektit dhe gjuhës standarde” nga Prof. Dr. Dr Basil Schader, pedagog i shkëlqyer i disa brezave studentësh në ShLP në Cyrih, udhëheqësi i projekteve, autor tekstesh shkollore dhe shkencëtar i shquar në fushën e didaktikës ndërkulturore. Albanologu zviceran ndihmon pa kursim zhvillimin e mësimit shqip në Zvicër. Nën kujdesin e veçantë të tij shkolla shqipe me mësim plotësues po reformohet me sukses.

Teksti i ri didaktik është rrjedhojë e serisë Doracak dhe libër pune “Materiale për mësimin e gjuhës së prejardhjes”, që përfshin librin “Bazat dhe arsyet “ ka 5 pjesë me lidhje të veçanta Nxitje didaktike dhe tashmë të përdorura nga mësues shqiptarë.

Shkolla shqipe u pasurua edhe me një tekst të frytshëm didaktik, i hartuar mbi bazën e parimeve të gjuhësisë e të didaktikës aktuale zvicerane- evropiane.

Libri i sapo botuar didaktik u vjen në ndihmë mësuesve në punën e tyre të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies dhe nxit efektivitetin e punës në shkollat me mësim plotësues të gjuhës shqipe.

Zbatimi me sukses i kërkesave të mësimit plotësues në kushte specifike me klasë heterogjene, në situata dygjuhësie e tjera, kërkon përgatitje të lartë shkencore, aftësi pedagogjike dhe punë krijuese nga ana e mësuesit.

Detyra kryesore e mësimit të gjuhës shqipe në shkollë është të rritë në nivelin e kërkesave të sotme zotërimin aktiv të gjuhës së sotme standarde nga ana e nxënësve, si dhe t’i pajisë ata me njohuritë bazë të domosdoshme teorike për gjuhën shqipe në përgjithësi. Por kjo nuk është aspak e lehtë!

Rëndësi të veçantë fiton puna me ata nxënës që ndodhen në mjedise familjare e shoqërore ku praktikohet gjuha e folur ( gegërishtja) që nuk përputhet me normën e gjuhës standarde.

Libri i pranishëm do të jetë një udhërrëfyes i dobishëm në këtë punë fisnike me përgjegjësi dhe vlerë kombëtare.

Ky udhëzues synon të sqarojë pikësynimet e përgjithshme dhe të veçanta në temën aktuale nga dialekti tek gjuha standarde.

Teksti didaktik është i ndërtuar në 6 fusha, përkatësisht: Paraprihet nga një parathënie për serinë ”Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes”

Hyrje – Historiku, qëllimi dhe ndërtimi i këtij teksti didaktik.

1. Të zgjohet dhe të zhvillohet ndërgjegjësimi ndaj varietetet dialekt (e) – gjuhë standarde.

2. Situata përmes lojës dhe aktiviteteve krijuese me nxitje ndaj varieteteve dialekt (e) – gjuhë standarde.

3. Të mësuarit zbulues për temën dialekt (e) – gjuha standarde.

4. Reflektim gjuhësor mbi temën dialekt(e) – gjuhë standarde.

5: Pjesa praktike.

6. Propozime për planifikimin mësimor.

Secila nga fushat e mësipërme ka treguesit e saj që mundësojnë të dhëna si: Hyrja, fillimisht ofron informacion të shkurtër përmbajtjesor mbi temën dialekti (et) gjuha standarde dhe shanset, problemet e lidhura me të. Pastaj disa udhëzime që lidhin aspektet pedagogjike dhe didaktike, gjithashtu jepen një seri shembuj konkret mësimor. Hyrja përmbyllet me një vështrim tabelor rreth çështjeve kryesore dhe propozimeve mësimore të lidhura me këtë çështje.

Pjesa praktike përfshin 17 propozime konkrete didaktike, të cilat janë ndarë sipas aspektit tematik në katër grupe. Propozimet mësimore janë paraqitur sikurse në tekstet tjera didaktike fillimisht paraqitet qëllimi i propozimeve. Shpjegime për moshën e përshtatshme, kohën e nevojshme, formën sociale dhe materialin.

Me ndihmën e këtij dokumenti didaktik nxënësi do të përjetojë një përfshirje më të madhe në mësim. Çdo nxitje didaktike, strategji, metodë apo teknik, lehtëson më mirë zhvillimin e aftësisë gjuhësore. Nxënësi zgjeron njohurit në fusha të ndryshme që merren përmes gjuhës amtare shqipe.

Teksti mund të gjendet këtu :

Link: https://phzh.ch/de/Dienstleistungen/internationale-bildungsentwicklung/Lehrmittel-und-Handbucher/Materialien-fur-den-herkunftssprachlichen-Unterricht/ (versionet shqip dhe gjermanisht)
respektivisht. https://shop.ofv.ch/_uploads/misc/9783280041178_unterlagen_54605.pdf (vetë versioni gjermanisht)

Teksti është përkthyer nga Nexhat Maloku