VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut – Nga Nue Oroshi

By | June 15, 2021
blank

Komentet

blank

Vetëm 21 vjeçe, kush është vajza që synon të bëhet deputetja e parë shqiptare në Bundestagun gjerman

Dafina Berisha, 21 vjeçarja nga Kosova dëshiron të bëhet e para shqiptare në Bundestagun gjerman.

Ajo garon si kandidate nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe premton se krahas objektivave të partisë, ajo premton të jetë zë i të drejtave të shqiptarëve në parlamentin gjerman.

Studentja e drejtesise thotë se ka qenë gjithmonë ambicioze për sukses si politikane dhe që nga mosha 17 vjeçare ajo ka hyrë në SPD si aktiviste.

“Kemi 9 mijë shqiptarë që kanë të drejtë vote në Hamburg dhe prapë se prapë asnjë shqiptar nuk është pjesë e parlamentit gjerman. Unë dua të jem shqiptarja e parë në Bundestag për të promovuar edhe të drejtat e shqiptarëve në Bundestag, por edhe të të rinjve”- u shpreh ajo.

Berisha u shpreh kritike për mosorganizimin e shqiptarëve në Gjermani edhe pse thotë se në numër janë rreth 400 mijë që jetojnë në krejt Gjermaninë.

blank

Meta takon përfaqësues të komunitetit Arbëresh: Kjo pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë, meriton të mbrohet e promovohet

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme përfaqësues të komunitetit Arbëresh. Me një postim në Facebook Meta shkruan se gjatë takimit me kryetarin e Komunës Arbëreshe San Cosmo Albanese, Kalabri, z.Damiano Baffa ka theksuar nevojën për të mos i ndalur përpjekjet për ripërtëritjen dhe fuqizimin e lidhjeve tona, veçanërisht mes brezave të rinj, në të dy anët e Adriatikut/

Ai shprehu nevojën e trashëgimit të gjuhës Arbëreshe, që flitet prej shekujsh e brez pas brezi, të vazhdojë të jetojë.

blank

Situata katastrofale në Gjermani, mes qindra viktimave edhe një çift shqiptar nga Kosova

Numri i viktimave nga përmbytjet e fundit në Gjermani po vazhdon të rritet çdo ditë e më shumë.

Në mesin e viktimave fatkeqësisht janë edhe një çift nga Kosova, të cilët jetonin në Gjermani.

Trupi i pajetë i burrit është identifikuar, ndërsa gruaja vazhdon të jetë nën gërmadha.

Burimet bëjnë me dije se ky çift është më prejardhje nga komuna e Pejës, njofton Botasot.

Të paktën 183 persona kanë vdekur në Gjermani, në atë që është përshkruar si përmbytjet më të këqija në historinë e këtij shteti, ndërsa mijëra të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur.

Përveç Gjermanisë, me këtë situatë po përballen edhe Luksemburgu, Belgjika, Austria dhe Zvicra.

blank

Përmbytjet në Gjermani, merr fund ankthi për babain shqiptar, gjen shëndoshë e mirë dy vajzat e humbura prej së mërkurës

Lajme të mira vijnë nga familja Hyseni në Gjermani. Mësohet se babai shqiptar, Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të gjente dy vajzat e tij, të cilat kishin humbur kontaktet pas përmbytjeve në Gjermani.

Ai arriti që të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishte shpëtuar një helikopter. Shqiptari për orë të tëra nuk e dinte asgjë mbi fatin e dy vajzave të tij, ndërsa më herët lëshoi thirrjen për ndihmë në media. Ai tha për BILD se; “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë!”, -tha 46-vjeçari që vrapoi menjëherë në shtëpi.

Por kur ai arriti nuk kalonte dot më – uji ishte kudo! “Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”. Pasi u takua me dy vajzat e tij, babai tha se të gjithë kishin qarë kur ishin përqafuar. “Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri-tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë.”, tha ai.

blank

blank

blank

Shoqata “Trojet e Arbrit” përmbyll me një sukses të jashtëzakonshëm përgatitjet për sesionin shkencor gjithëkombëtar që do të mbahët më, 18 korrik 2021 në Skënderaj

 

Shoqata”Trojet e Arbrit” njofton të gjithë opinionin shqiptar se ka përmbyllur më shumë sukses përgatitjet gjashtëmujore për mbajtjën e sesionit shkencor gjithëkombëtar me temën bosht: “Masakrat dhe krimet serbe,malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912 -1999 “. Këshilli organizativ së bashku me kryesinë i ka pranuar 83 tema për këtë sesion shkencor.Meqë periudha historike ka qenë e gjatë temat janë renditur në bazë të periudhave historike ku janë ndarë në tre pjesë: Masakrat gjatë viteve 1912-1945, Masakrat gjatë viteve 1945-1989 dhe Masakrat gjatë viteve 1989-1999.Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm për këtë sesion të parë shkencor gjithëkombtar që ka të bëj me Masakrat në të gjitha trojet shqiptare 1912-1999.Jemi të vetëdishëm se ka edhe me tepër ngjarje dhe masakra që nuk janë të përfshira në program në mungesë të studiusve që të ndriçojnë edhe Maskra tjera por kur të përgatisim tri botimet enciklopedike pas sesionit shkencor do ti përfshim te gjitha masakrat që kanë ndodhur në trojet shqiptare.

Njoftojmë të gjithë studiuesit si dhe mjetet e inforimimit por edhe të ftuarit me ftesa që ta konfirmojnë pjesëmarrjen në këtë sesion shkencor gjithëkombëtar.Po ashtu ftojmë edhe mediumet e shkruara,si dhe Televizionet, në të gjitha trojet etnike shqiptare që ti japin hapësirë këtij sesioni të parë shkencor gjithëkombëtar që mbahet për masakrat që kanë ndodhur nga fqinjët tanë në të gjitha trojet shqiptare.

Konfirmimin për pjesëmarrje e bëni në këtë adresë emaili: nue_oroshi@yahoo.de

Ju mirëpret Kryesia e Shoqates “Trojet e Arbrit “

Programi i sesionit të XVI-të shkencor me temën:

 “Masakrat dhe krimet serbe,malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912 -1999

Masakrat gjatë viteve 1912-1945

1.Prof.dr.Jahja Drançolli:”Masakrat dhe krimet malazeze në Rrafshin e Dukagjinit 1912-1914″

2.Prof.dr.Muhamet Shatri:”Masakrat dhe krimet serbo-malazeze dhe maqedone në fund të luftës se dytë botërore në viset shqiptare”

3.Fazli Hajrizi:“Masakrat e ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe mbi popullatën e fshatrave Radishevë e Kotor-1919”

4.Dr.sc.Qazim Namani: „Masakrat në fshatin Prapashticë sipas burimeve historike dhe rrëfimet nga familjarët e mij“

5.Prof.dr.Nexhmedin Bardhi:”Masakra e Lubishtës se Vitisë 1912-1913″

6.Ahmet Mehmeti:”Gjenocidi i pandeshkuar grek në Çamëri”

7. Tomë Mrijaj:”Plani shovinist i qeverisë serbe në periudhën mes dy luftërave botërore për kolonizimin e Kosovës gjatë viteve 1918-1941″

8.Mark Palnikaj:”Vështrim historik mbi masakrat serbe dhe qëndresën e Dukagjinit në luftën e vitit 1915″

9.Dr.Rovena Mikeli Vata:”Coptimi kulturor i trojeve shqiptare”

10.Dr.sc.Ilmi Veliu:”Masakrat në Kërqovë që i bëri Bullgaria ndaj shqiptarve të Kosovës 1915-1918″

11.Mr.sc.Halil Ahmeti:”Masakra e Ponoshecit e vitit 1913″

12.Mr.sc.Nue Oroshi:”Masakra  serbe  e vitit 1913 në Nashec të Prizrenit dhe masakra e Rugovës 1941″

13.Dr.sc.Fitim Rifati:” Krimet serbe në Moravë të eperme në fund të vitit 1913″

14.Adem Ajvazi:”Masakrat serbe në Llap 1912-1999″

15.Mr.sc.Kastriot I. Veselaj:”Disa nga krimet e Mbretërisë SKS dhe Jugosllave ndaj shqiptarëve të prezentuara nga  intelektualët shqiptar në Lidhjen e Kombëve midis dy luftërave botërore “

16.Adem Hajnuni:”Masakrat serbe në rrethin e Lipjanit në fund të tetorit 1912″

17.Abas Fejzullahi:”Llojet e gjenocidit të fshehur në Kosovë 1912-1999″

18.Prof.Rexhep Dedushaj:Ndërrimi i fesë në Plavë e Guci dhe masakra e Previsë 1913

19.Qazim Kabashi:”Masakra e Kabashit e vitit 1913″

20.Enver Zhinipotoku:”Rrëfime gojore për masakrën e Sazlisë se Ferizajit 24-25 tetor 1912″

21.Bedri Tahiri:” Hakmarrja serbe në shqiptarët e pafajshem pas  Betejes  se fundit të Azem Galicës”

22.Dr.Nikollë Loka:”Dhuna serbe ndaj organizatës politike “Xhemijeti”

23.Mr.sc.Hysen Azemi:”Masakra e Tivarit dhe e Bihorit”

24.Prel Milani: “Masakrat në territorin e Dukagjinit në vitin 1941 dhe lufta antijugosllave”

25.Mr.sc  Muhamet Shabani: “Masakrat serbe në Ferizaj 1912 dhe rezistenca shqiptare”

Masakrat gjatë viteve 1945-1989

26.Ndre Molla: “Masakrat e komunistëve në Mirditë 1945-1952”

27.Mr.sc.Rezehana Hysaj: “Masakra e Tivarit”

28.Preng S. Gjikola : “Zhdukja e  50 burrave nacionalist shqiptar në kufirin jugosllav(Kosovë) Shqipëri në nëntor të vitit 1948”

29.Petrit Palushi :”Masakrat e Shefqet Peçit në Lumë”

30.Mikel Spaqi: “Të masakruarit nga Famullia e Velezhës në Masakrën e Tivarit 1945”

31.Prof.dr.Zeqir Kadriu: “Masakrat sllavo-maqedonase gjatë periudhës se komunizmit”

32.Hyzri Salihu:”Shpërnguljet e dhunshme dhe spastrimet etnike të shqiptarëve nga sllavët”

33.Ermonda Foniqi & Leonora Berisha: “Masakra  në Kullën e Popit në Istog 1945”

34.Naim Berisha:”Krimet e Brigadës  se Bokes (Bokeshka Brigada)në Drenicë dhe Dukagjin”

35.Dr.sc.Jeton Idrizi:”Masakrat bullgare në Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore”

36.Dr.Haxhi Ademi: “Masakra e Tivarit 1945”

37.Dr.Ermelinda Kashah:Vrasja dhe përsekutimi i diktaturës komuniste në familjen Kashah në Gjirokastër

38.Msc.Leonora Laçi:”Zhdukja pa gjurmë e nacionalistit pukjan Imer Thaqi në burgjet Jugosllave”

39.Ismet Azizi:Ekzekutimi i Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit nga Ozna në vitin 1945 në Pazar të Ri

40.Muhamet Mjeku: “Masakrat komuniste në Drenicë dhe qëndresa e Shaban Polluzhës viganit që për 50 vjet u anatemua “

41.Lekë Mrijaj: “Të dhëna të maskrave serbe mbi shqiptarët në mes të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore “

42.Klajd Kapinova: “Përsekutimi i Klerit Katolik në Shqipëri 1944-1990”

43.Rrustem R. Berisha: “Aksioni i armëve në vitet 1956-1958 projekt i vazhdimsisë së politikës gjenocidiale serbe “

44.Zymer Bardhecaj:”Drama e përgjakshme në familjen Bardhecaj në Muzhevinë (Muzakaj) të Istogut (Janar 1945) “

45.Isuf Bajraktari: “Gjenocidi dhe trysnia komuniste mbi intelektualët dhe familjet atdhetare të paraqitura në librin e Tomë Mrijajt për Monsinjor Zef Oroshin”

46.Arbreshë Berisha: “Bashkëpunimi i politikës serbo-turke në konvertimin e shqiptarëve të Prizrenit me rrethinë në turq dhe boshnjak”

47.Jahir Bejta: “Ushtarët shqiptar që u vranë dhe u masakruan në ish ushtrinë Jugosllave”

 

 

Masakrat gjatë viteve 1989-1999

 

48.Altin Ademi: “Masakra e ushtrisë serbe më, 5-7 mars 1998 në familjen Jashari në Prekaz dhe qendresa heroike e familjes”

49.Dr.sc.Besim Morina: “Vrasjet e ushtrisë serbe të kryera në fshatin Qikatovë e vjetër gjatë viteve 1998-1999”

50.Mr.sc.Engjell Berisha: “Masakra e Korenicës  dhe Mejës 376 shqiptar të vrarë  e të zhdukur brenda një dite më 27 Prill 1999”

51.Dr.Lulzim Nika:”Masakra e Reçakut dhe ndikimi i saj në vendimet e diplomacisë ndërkombëtare për Kosovën”

52.prof.dr.Ragip Gjoshi:”Pokleku vendi ku u vranë e u dogjen nga forcat serbe shkrimtari,foshnja gjashtë muajshe dhe plaku 75 vjeçar 1999″

53.Mr.sc.Kristine Oroshi: ” Masakra e Kralanit në vitin 1999″

54.Dr.sc.Bedri Muhadri:”Masakra dhe gjenocidi serb në Has (1998-1999) “

55.Prof.dr.Teuta Shala-Peli“Gjenocidi serb në Komunën e Pejës 1998-1999 në kujtesën e të mbijetuarve”

56. Habib Zogaj:”Faktimi i krimit në vendin e ngjarjes (Masakra e Burimit dhe Turjakes) “

57.Skënder Zhitia:”Gjenocidi serb në zonen e Llapit 1998-1999″

58.Ruzhdi Jashari:”Masakra e Reçakut 1998″

59.Sefer Tasholli: “Masakrat serbe në Komunën e Lipjanit në Prill të vitit 1999”

60. Argjira Ukimeri: “Masakra e Korishes se Prizrenit 1999”

61.Isuf Bajrami:”Masakrat dhe krimet serbe  në Gjilan e rrethinë gjatë viteve 1998-1999″

62.Qazim Thaqi: “Masakrat dhe vrasjet serbe në Komunen e Prizrenit 1998-1999”

63.Dr.sc.Zog Çoçaj: “Masakrat në Has gjatë viteve 1998-1999”

64.Jeton Mrasori: “Krimet serbe në Komunën e Rahovecit 1998-1999”

65.Ma Lirie Kurtishaj Ademi:”Dhunimet seksuale gjatë luftës se fundit në Kosovë 1998-1999″

66.Sabit Muqaj: “Krimet serbe në rajonin e Hasit 1989-1999

67.Prenk Gjetaj:Te zhdukurit në Kosovë nga lufta e fundit 1998-1999

68.Hysni Berisha: “Masakrat serbosllave në Komunën e Suharekës të luftës se fundit”

69.Mr.sc.Ramadan Mehmetaj:”Të zhdukurit në Pejë dhe rrethinë në luftën e fundit”

70. Hysen Ibrahimi: “Sulmi serb i vitit 1991 në familjen Ukaj për të masakruar dhe  trimëria e Avdyl Ukajt

71.Dr.sc.Besim Morina & Bujar Tahiri: “Masakrat e 28 shkurtit të vitit 1998 në Likoshan dhe Qirez”

72.Xhemë Elshani: “Disa raporte të autorve të huaj rreth masakrave serbe të kryera ndaj popullsisë shqiptare”

73.Ma.Agim Hyseni: “Masakrat e kryera serbe në Izbicë në vitin 1999”

74.Izet Abdyli: “Krimet serbe në Dobrashec 1998-1999”

75.Afrim Hyseni: “Masakra mbi Delijat e Abrisë së Epërme në shtator të vitit 1998”

76.Naim Veliu: “Masakrat serbe të kryera në Shtuticë gjatë viteve 1998-1999”

77.Ilir Nika: “Terrori i ushtrisë serbe ndaj banorve të Gllanasellës në vitin 1998-1999”

78.Sheremet Prokshi: “Vrasjet masive të kryera ndaj civilve shqiptar në Vërboc gjatë vitit 1999”

79.Mr.sc.Ismet Haskaj: “Masakrat në komunen e Deçanit 1998-1999”

80.Bujar Tahiri: “Vrasja e popullsisë civile në Likoshan gjatë vitit 1998-1999”

81.Rexhë Arifaj: “Masakra në  Kaliqan të Istogut (Burimit) më 1999”

82.Mr.sc.Ajet Leci: “Krimet serbe në Gradicë gjatë viteve 1998-1999”

83.Emin Sallahu: “Masakra e Makocit, prill 1999“

blank

Kosovari në Bruksel, mbajtës i sekretit të patateve të skuqura të famshme të Belgjikës

Bruksel

ÖMER TUĞRUL ÇAM

Një kosovar me vite i ushqen belgët me patatet e skuqura të famshme të Belgjikës.

Kemal Vuciterna, i cili drejton një nga dyqanet më të vjetra të patateve të skuqura në kryeqytetin Bruksel për 33 vjet, tregoi se sekreti për patateve të mira të skuqura qëndron në llojin e patates, vajin e përdorur dhe teknikën e gatimit.

Vuciterna, dyqani i të cilit gjendet menjëherë pranë Kishës historike Notre Dame në zonën turistike të Brukselit Sablon, tashmë 33 vite përgatit patate të skuqura.

Vuciterna, një nga përgatitësit më të vjetër të patateve të skuqura në Bruksel, sekretin për përgatitjen e patateve të skuqura dhe historinë e tij e ndau me Anadolu Agency (AA).

I lindur në qytetin e Prizrenit, ai ka jetuar në Kosovë deri në moshën 15-vjeçare, ndërsa në vitin 1980 ka ardhur në Bruksel, me çka ka filluar historia e tij tek dyqani për patate të skuqura, të cilin xhaxhai i tij e kishte hapur para 47 viteve.

“Shkollën fillore e kam kryer në Kosovë. Kam mësuar turqisht. Pastaj në moshën 15-vjeçare erdha këtu te xhaxhai im. Kur erdha këtu, xhaxhai im punonte me një grek. Këtu mësova tre vite. Pastaj fillova të punoj këtu. Kur nuk kisha shkollë, vija këtu për të punuar. Historia ime filloi këtu. Unë nuk di gjë tjetër”, u shpreh ai.

Sekreti i patates së skuqur të mirë

Kemal Vuciterna dha recetën se si të bëhen patate të skuqura të mira që duken si të thjeshta. Ai theksoi se është i rëndësishëm lloji i patates, vaji i përdorur dhe teknika e gatimit për patate të skuqura të mirë, duke treguar se pse patatet e skuqura të Belgjikës janë të famshme:

“E para, lloji i patates. Kësaj i thonë Bintje. Është patatja më e mirë për të bërë patate të skuqura. Këtu kultivohet. Kultivohet edhe ne Holandë, Luksemburg. Patatet e skuqura më të mira bëhen nga këto. Përdorim vaj misri. Me atë bëhet mirë patatja. Ndonjëherë kur unë i përgatiti i shtoj vaj ulliri. Shtoj prej asaj me kualitet. I jep shije pikante”.

Pas llojit të patates dhe vajit që përdoret, Vuciterna foli edhe për teknikën e skuqjes. Ai tha se përdor patate të freskëta dhe jo të ngrira.

“Patatja skuqet dy herë. Herën e parë e skuqim pak. Bëhet gjysmë i pjekur. Në skuqjen e parë zbutet. E nxjerrim pasi të jetë gjysmë e skuqur në 125 gradë. Pasi i nxjerrim të pushojnë. Kur vijnë myshterijntë, hedhim një ose dy pako. Atëherë nxehtësia më e madhe. Mund të jetë prej 170 deri në 173”, tha Vuciterna.

Për një patate të skuqur të mirë, sipas tij, është e rëndësishme edhe si të prehet patatja dhe se sa milimetra e trashë duhet të jetë.

“Duhet të jetë 12 milimetra e trashë. Pasi të skuqen, kur ua japim myshterinjve, mbeten 7-10 minuta të nxehta. Jashtë bëhet krokante, brenda e butë. E shijoni pataten”, tha Vuciterna.

“Në familje flasim edhe shqip, edhe turqisht”

Kemali në javë çdo ditë punon nga 12 orë, ndërsa pushimet verore patjetër i kalon në Kosovë. Ai nuk dëshiron t’i ndërpresë lidhjet me Kosovën ku vëllezërit e tij jetojnë, ndërsa gjithashtu dëshiron të mbrojë gjuhën dhe kulturën.

Edhe pse asnjëherë nuk ka jetuar në Turqi, ai e flet mirë turqishten.

“Ne në familje flasim edhe shqip, edhe turqisht”, thotë ai.

Pasi të dalë në pension, ai planifikon të vendoset në Kosovë.

“Gjatë gjithë jetës kam punuar që të bëj një shtëpi të vogël, që edhe fëmijët e mi të vendosen andej. Më merr malli shumë për vendin tim. E dua shumë atdheun tim”, theksoi Vuciterna.

blank

KRYEREDAKTORI ALI DACI I DORËZOI “MIRËNJOHJE” VEPRIMTARIT REXHEP NIKÇI I MËRGATËS SHQIPTARE NË GJERMANI

 

blank

Kryeredaktori i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, publicisti, poeti, studiuesi, veprimtari politik e shoqëror, Ali DACI, këto ditë fundqershori, në studion e tij bibliotekare e të punës në Rrozhajë, ia dorëzoi veprimtarit të shquar Rexhep Nikçi “Mirënjohjen” e dhënë nga “Takimi i Gjakovëds, 2021”/ “Gazeta e Alpeve” me motivacionin përkatës “Për kontributet në promovimin, përhapjen e propogandimin, dhe abonimet e shumta të kryera në “Gazeta e Alpeve” në Bavari e Epërme dhe në Gjermani”.

 

Me këtë rast, z. Ali DACI, Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi e Sanxhak, ia dorëzoi z. Rexhep Nikçi në studion e tij në Rozhajë (Sanxhak/Mali i Zi) edhe Çmimin “Pena Alpine” dhënë nga “Takimi i Gjakovës, 2021”/“Gazeta e Alpeve”, për gazetarin veteran, studiuesin e veprimtarin e njohur Maxhun Smajli, me motivacionin: ““Për kontributet shkrimore në pasqyrimin mediatik të Mërgatës Shqiptare në Gjermani në “Gazeta e Alpeve” dhe revistën “Marshi i Mërgimtarit” si dhe për punën me Bibliotekën Publike Shqiptare “Akademik Mark Krasniqi” në Gjermani”.

 

  1. Ali DACI është publicist, analist, studiues, veprimtar politik e shoqëror, nga Rrozhaja në Malin e Zi/Sanxhak/ njiherit edhe drejtor i Manifestimit Tradicional Kulturor PanShqiptar “Ora e Maleve” (XII) në Rrozhajë; Nënkryetar i Shoqatës Kombëtare “Kosova për Sanxhakun”; “Qytetar Nderi” i Pejës në Kosovë; nënkryetar i të pares parti shqiptare-LDSH në Malin e Zi; i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta me Urdhrin e lartë “Naim Frashëri të Artë”; autor me libra poetik, studimor e publicistik si monografia “Shtigjet e Përgjakura”, vëllim me poezi “Shtigjeve të rinisë”, etj., i nderuar dhe me disa çmime lokale, rajonale e (ndër)kombëtare.

 

Personaliteti i njohur i Mërgatës Shqiptare, z. Rexhep NIKÇI, duke pranuar “Mirënjohjen” e tij dhe Çmimin  Pena Alpine’ për mikun e tij gazetar e veprimtar në Gjermani, për z. Maxhun Smajli, shprehu falenderime e vlerësime për “Takimi i Gjakovës, 2021”, për “Gazeta e Alpeve”-(gazetë Rajonale-PanShqiptare-NdërBallkanike) dhe premtoi për angazhime e suksese në veprimtarinë e tyre e të Mërgatës Shqiptare në Gjermani për interesat kombëtare shqiptare, për shqiptarët në Rajonin Ballkanik Shqiptar, për komunitetin shqiptar në Gjermani.

 

Ramiz LUSHAJ

 

Tiranw, 3 korrik 2021

blank

Nga emigrant në një investitor milionash

Luljeta Krasniqi – Veseli

Ukë Blakaj nga Komuna e Istogut ishte vetëm 19-vjeçar, kur së bashku me familjen e tij, emigroi në Gjermani. Sot ai është duke investuar miliona euro në hapjen e një fabrike. Ai thotë se rruga deri te ky sukses, nuk ka qenë e lehtë.

Nga viti 1996, familja e tij gjatë kishte bërë lëvizje të shpeshta Kosovë-Gjermani, derisa në vitin 2008 familja Blakaj, mori dokumentacion të rregullt në shtetin gjerman dhe u vendos aty përgjithmonë.

Ukë Bejta në fillim të vitit 2010 filloi afarizmin e tij në shtetin e Gjermanisë, ku krijoi kompaninë Wolf GmbH, e cila merret me shërbime ndërtimore dhe në fokus ka prodhimin e shtëpive të parafabrikuara.

Rrugëtimi i tij si një emigrant nga Kosova në Gjermani, thotë se nuk ishte aspak i lehtë.

“Krijimi i një biznesi ishte shumë i vështirë, ka të bëjë me gjuhën, me mentalitetin, me disiplinën e punës. E lehtë nuk është, por me kohën jemi përshtatur edhe kushteve, edhe rregullave ligjore, dhe rregullave tjera dhe kemi arritur një sukses deri këtu ku jemi”, thotë Blakaj për Radion Evropa e Lirë.

Kompania Wolf GMNH në Gjermani aktualisht numëron mbi 120 punëtorë. Kryesisht, tregon Blakaj, punëtorët janë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, por ka edhe gjermanë dhe të nacionaliteteve të tjera.

Kur kompania e tij në Gjermani po zhvillohej dhe afarizmi i saj po tregohej i suksesshëm në tregun e Gjermanisë, Blakaj filloi të mendonte për investime në Kosovë.

Fillimisht, ai hapi një lokal në fushën e gastronomisë në vendin e tij të lindjes, në Istog, për t’u zgjeruar më pas në ndërtimin e një fabrike të ngjashme me atë që tani ka në Gjermani.

Produktet “Made in Kosova” në Gjermani

Në vitin 2020, tregon Blakaj, nisi ndërtimi i fabrikës në Istog dhe me prodhimi do të nisë në shtator të këtij viti.

Produktet e prodhuara në Kosovë do të eksportohen në Gjermani, pasi, siç thotë Blakaj, tregu i Kosovës është i vogël, derisa kapacitetet prodhuese të fabrikës së tij pritet të jenë të larta.

Blakaj thotë se ka arritur të nënshkruajë kontratë me një kompani në Gjermani për shitjen e produkteve që prodhohen në Kosovë.

“Po të kisha investuar me këtë fabrikë në Gjermani, do ta kisha pasur më të lehtë dhe do të kisha pasur mundësi më të mëdha. Angazhime do të kisha pasur më pak, pasi që jetoj atje. Në Kosovë ka shumë procedura, por dëshira për të bërë më shumë për familjen dhe vendin tonë do të vazhdojë dhe kjo nuk do të ndalet. Kemi vështirësi dhe do të ketë vështirësi. Këtu në Kosovë flitet për ndryshime, por ndryshimet vijnë ngadalë”, thotë ai.

Investimi milionësh për ndërtimin e kësaj fabrike, sipas Blakajt, nuk është përkrahur nga institucionet qendrore. Të vetmen përkrahje që ai ka pasur ka qenë nga Komuna e Istogut, që ia ka lëshuar me qira tokën ku po ndërtohet fabrika.

“Qëllimi ynë është që të mos ndalemi vetëm me këtë fabrikë. Kjo është e rëndësishme, jo vetëm që të punësojmë punëtorë, por edhe bizneset e vogla apo bizneset familjare, që në Kosovë punojnë me mobile, punojnë kuzhina, dyer e të tjera, është mundësia që t’i organizojmë të gjitha këto produkte, t’i marrim nga Kosova dhe t’i shesim në Gjermani. Nëse ne arrijmë të shesim një shtëpi, atëherë ne, çdoherë do të shkojmë nga kjo që edhe gjërat e tjera përcjellëse që nevojiten, të jenë produkte nga Kosova”, thotë Blakaj.

“Të punësojmë të rinjtë që të mos të ikin nga Kosova”

Investimi në shkollim që bëjnë familjet, por edhe shteti, për të rinjtë në Kosovë, sipas Blakaj është humbje kur këta të rinjtë ikin nga Kosova.

Ai thotë se synimi i tij është të punësojë të rinjtë, në mënyrë që ata të mos largohen nga Kosova.

Blakaj shton se fuqia punëtore në Kosovë, pavarësisht se është më e lirë se në Gjermani, megjithatë nuk e ka përgatitjen e duhur dhe sipas tij, duhet që kompania t’i trajnojë për ta kryer një punë të caktuar.

Diaspora e Kosovës me ndikim të madh në ekonomi

Përgjatë viteve, mjetet e dërguara në Kosovë nga qytetarët e saj që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botë, në vit kanë qenë në mbi gjysmë miliard euro.

Për 13 vjet, Kosova ka pranuar afër nëntë miliardë euro remitenca.

Këto mjete paraqesin kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore në Kosovë.

Qeveria e Kosovës në planin qeverisës katërvjeçar ka paraparë që nëpërmjet krijimit të instrumenteve për investim, kapitali i diasporës të kanalizohet në investime që krijojnë vende pune.

blank

Nacionalizmi shqiptar është nacionalizëm mbrojtës-shqiptarët nuk duhet të kenë frigë nga ai por duhet ta ujisin e ushqejnë sa ma mirë

Nue Oroshi

Kohëve të fundit në botë e posaçërisht në Evropë, rrahen shpeshherë temat që kanë të bëjnë me nacionalizmin.Nacionalizmi nuk është i njëjtë tek të gjitha kombet dhe shtetët në përgjithësi.Ai ndryshon nga një komb tek kombi tjetër.Gjatë historisë kemi shumë lloje të nacionalizmave.Tek shtetet të cilat kanë sulmuar që të bëjnë zgjerimin e territoreve të tyre ata kanë pasur një nacionalizëm sulmues apo siç njihet në histori nacional-shofinizëm.Ky nacional-shofinizëm është përdorur shpeshherë në Evropën Juglindore nga fqinjet tanë të cilët u zgjeruan në favor të tokave shqiptare.Ky zgjerim në periudhën kohore 1876-1999 na shkaktoj një humbje të madhe të terrioreve shqiptare, si dhe Masakra të papara ku u vranë pleq, të rinj, gra e femijë të pafajshëm, faji i vetëm i tyre ishte se ishin shqiptar dhe që jetonin në tokën e tyre shekullore.Gjatë gjithë kësaj periudhe kohore çdo kryengritje shqiptare që ishte zhvilluar ishte kryengritje dhe luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare.Më këtë shihet çartë se çdo mobilizim që është bërë që të mbrohen tokat tona ka qenë mobilizim për të kryer një luftë mbrojtëse.Tentimi i fqinjëve tanë për ti zgjeruar kufijtë e tyre në kurriz të kufijëve të tokave shqiptare ka sjellur masakrat dhe gjenocidin serb,malazezë, grek dhe gjenocide të tjera në tokat shqiptare.Një lloj i gjenocidit i paparë deri më tani për shqiptarët ka qenë gjenocidi komunist.Ky lloj gjenocidi ishte gjenocidi më i tmerrshëm për shqiptarët.Ishte gjenocid i tmerrshëm për faktin se një pjesë e shqiptarëve që vetën e quanin komunist luftonin kundër ideve perëndimore shqiptare,kundër atdhetarizmit dhe nacionalizmit mbrojtës shqiptar, duke e vrarë dhe masakruar atë, për hirë të një ideologjie pansllaviste ruso-serbe.Edhe në këtë luftë shqiptarët e vërtetë dhe atdhetar bënë luftë mbrojtëse, por siç thuhët një shprehje popullore shqiptare se është më e dhimshme  për lisin që prihet dhe qahet nga pykat e veta.Ky ishte një bashkëpunim i hapur i komunistëve shqipfolës me armiqët shekullor të shqiptarëve.Edhe sot e asaj dite politikanët shqiptar në të gjitha trojet etnike shqiptare kanë një lloj frike nga nacionalizmi shqiptar.Atyre aq ju ka hyrë frika dhe frikësohen nga politikanët perëndimor saqë janë të gatshëm të heqin dorë edhe nga historia shqiptare vetëm e vetëm t´iu shkojnë për shtati disa ideve të majta internacionaliste që dorën në zemër nuk i pranon as Evropa demokratike.Çfarë duhet të bëjmë ne shqiptarët ,me nacionalizmin tonë mbrojtës.Atë duhet ta ujisim e ushqejmë, si dhe duhet t´iu bartim gjeneratave të ardhshme.Duhet të mësojmë rininë tonë nëpër shkolla se ne shqiptarët historikisht kemi bërë luftë mbrojtëse.E luftën mbrojtëse gjithmonë është e lejuar edhe nga drejtësia e cila në nenet e saj e ka të shkruar mbrojtjen e detyrueshme, por edhe nga njerëzia që thotë se dy duar janë për një kokë.Kështu që pavarsishtë rrethanavae politike shqiptarët duhet ta ruajnë, ujisin dhe mbrojnë me çdo kusht nacionalizmin mbrojtës shqiptar, i cili është një lloj nacionalizmi detyrues për të mbrojtur atdheun.Çdo përpjekje e klaneve sorosiane, klaneve vuçiçiane, apo klaneve erdogane për ta dobësuar nacionalizmin mbrojtës shqiptar janë të pa suksesshme.Janë të pasukseshme sepse çdo herë në krye të shqiptarizmit gjatë gjithë periudhave historike kanë dalur atdhetarët shqiptar që i kanë prirë kombit shqiptar në luftën e dritës.Lufta e dritës gjithmonë ka qenë pëngesë për luftën e territ dhe ka ngadhënjyer gjithmonë.Sepse ka qenë luftë e cila ka buruar nga gjiri i kushtrimit shqiptar për jetë a vdekje.

blank

“Eleganca e një gruaje arbëreshe”, fotografi i famshëm mahnitet nga bukuria shqiptare

Fotografi i njohur nga Peruja, ikonë e modës, Mario Testino ka përjetësuar përmes aparatit të tij bukuritë shqiptare të arbëreshëve të Italisë. Pak kohë më parë fotografi i njohur me origjinë peruane, imazhet e të cilit janë publikuar në kopertinat e revistës Vogue, Elle, Vanity Fair etj, vizitoi Horen e Arbëreshëve për të parë nga afër kulturën e shqiptarëve të larguar nga atdheu i tyre shekuj më parë.

Në profilin e tij në Instagram, që ndiqet nga miliona njerëz nga mbarë bota, Mario Testono ka ndarë foton e një vajze të veshur me kostum tradicional arbëresh. Kjo është fotografia e parë që Testino ka shkrepur gjatë vizitës në zonat e arbëreshe.

blank

Në përshkrimin e fotos, fotografi shkruan se arbëreshët nuk i kanë harruar kurrë traditat shqiptare dhe i kanë ruajtur gjithmonë lidhjet me vendin e të parëve. Ndër të tjera ai thotë se takimi me ta i kujtoi se ai si në djalë nga Peruja se nuk duhet ta harrosh kurrë se nga vjen.

“Elegance, gruaja Arbëreshe. Vitin e kaluar pata mundësinë që të fotografoj popullin Arbëresh me prejardhje shqiptare që mbërriti në Sicili disa shekuj më parë duke u bërë pjesë e Italisë, por duke mos i harruar kurrë traditat dhe lidhjet e tyre me vendin e të parëve.Takimi me ata ishte një eksperiencë e mahnitshme dhe më kujtoi mua si një Peruan se të largohesh nga vendlindja nuk do të thotë të humbasësh atë që ti je”, shkruan Testino në foton e shkrpeur nga dora e tij.

blank

75 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Kapidan Mark Gjon Markut – Nga Nue Oroshi

Shtëpia është e mikut dhe e Zotit kurse armiku që vjen për ta pushtuar tokën don plumb ballit.Këtë thënie e kishte ndegjuar sa e sa herë Kapidan Dr.Mark Gjon Marku në kullën e Kapidanëve të Mirditës në Orosh në qendrën e shqiptarizmit,në vendin ku shekuj me radhë ipej kushtrimi për kryengritjet shqiptare.Ishte rritur dhe burrëruar me tiparët e nderit,besës dhe burrërisë.Kishte vazhduar dhe kryer studimet në Itali por si një shqiponjë dykrenare iu kthye trojeve arbërore.Ai ishte djali i madh i Kapidan Gjon Marka Gjonit.Atij i takonte më Kanun ta vazhdoj trashegiminë qe ti prij Mirdites si në paqë ashtu edhe në luftë. E kreu detyrën me përgjegjësinë më të madhe kombëtare.Iu priu Mirditorve në luftë kundër ideologjisë ruso-serbe dhe luftoi ballë përballë me oficerët rus e serb, si dhe klyshtë e miskovit me emra shqiptar.Kapidani e zbatoj atë moton e rilindasve shqiptar se Dielli lind në perëndim.Ai dhe shokët e luftës që e ndjekën me përkushtim ishin rrezja me e madhe e ndriçimit të diellit shqiptar në botën perëndimore.Kapidan Marku  ishte komandanti legjendar i mbarë nacionalizmës shqiptare,kot kërkohet te gjindet e të fabrikohet një i dytë sepse nuk egziston.Ai kishte bërë plan për një Shqipëri etnike dhe demokratike.Thoshte shpesh se Shqiperia pa Kosovën gjithmonë ka me qenë e sakatume.Princi i Mirditës e mori me përkushtim dhe me një krenari që edhe në momentet e luftës ta udhëheq Mirditën deri sa ra heroikisht në natën në mes të 13 – 14 Qershorit.Kapidani ra heroikisht për Shqiperinë Etnike dhe Demokratike.Sot që është 75 vjetori i rënjes së ti dhe nëse kthehemi në retrospektivë athua se si do të dukej sot Shqipëria sikurse të ishte realizuar ideja e Kapidan Mark Gjon Markut për bashkimin e trojeve Shqiptare.Shqipëria do ishte një shtet supërfuqi në Evropën juglindore.Por Kapidan na falë se klyshtë e Miskovit na kanë lanë ideologjin e tyre dhe ende një pjesë e mirë e shqiptarëve nuk janë liru nga kjo ideologji.E Kapidan edhe Mirdita jonë ende nuk janë liruar nga kjo ideologji e Miskovit.Mirdita i bëri ballë 500 vjet robërisë Otomane por pas vitit 1952 nuk mundi ti bëj ballë ideologjisë komuniste.U shkri u zvetnu dhe është e trishtushme dhe tepër tragjike kapidan Mark se sot me rastin e 75 vjetorit të rënies tënde heroike asnjë institucion as në Mirditë,Lezhë e as në Shkodër nuk e bënë qoftë edhe një akademi përkujtimore për ta kujtuar veprimtarinë tënde atdhetare.Është e trishtushme dhe tepër jo burrnore që edhe pas 30 viteve të ardhjes së Demokracisë në Shqipëri emri yt dhe emri i kapidan Llesh Gjon Markut nuk është i shënuar në asnjë rrugë,në asnjë shesh dhe në asnjë shkollë të Mirditës,Lezhës dhe Shkodrës.Edhe veprimtarisë se Kapidan Prenkë Bibë Dodës i cili udhëhiqte 60 % të ushtrisë shqiptare të Lidhjes se Prizrenit ju deshtë institucioneve shqiptare 100 vjet pas vrasjes ta shpallin nderi i kombit,e ai ishte nderi i kombit që nga rënia heroike, edhe ti dhe kapidan Llesh Gjon Marku jeni nderi i kombit mu nga momenti që ratë heroikisht për mbrojtjen e Shqipërisë nga klysht e miskovit.Kapidan ende nuk është liruar Shqipëria nga ideologjia komunsite.Ende në Shqipëri udhëheqin bijtë dhe bijat e atyre që dhanë urdhër që të vritet atdhetarizma shqiptare.E sot Shqipëria është duke vuajtur nga sëmundja e harreses së qëllimt.Ende nuk e kanë kuptuar mirditorët tanë se pa historinë e Derës se Gjomarkajve nuk mund të shkruhet historia e Mirditës dhe as ajo e Shqipërisë.

Kot bëjnë plane historianët ta shkruajnë historinë e Shqipërisë, nëse nuk është e përfshirë historia e Derës së Gjomarkut, sepse ajo histori prap do të mbetët e cungume dhe e sakatume.Nuk e di se edhe sa vite do t´iu duhen shqiptarëve të vetdijësohen dhe të fillojnë që ti njohin heronjtë e vërtetë të kombit shqiptar.Kapidan edhe në Dardaninë tonë janë përzier shumë rryma politike dhe ideologjike,por një gjë është kryer me sukses.Është bërë njohja e luftës së Nacionalizmes shqiptare dhe shumë sheshe e rrugë dhe monumente janë ndërtuar me emrat e nacionalistëve shqiptar, e shumë shkolla mbajnë emrat e tyre.Kapidan edhe pse kanë kaluar 75 vite që ti ke bërë rënien me heroike që mund ta këtë bërë një komandant legjendar emri yt ende sot e asaj dite ju sjellë tmerr atyre që nuk e deshtën dhe nuk e donë Shqipërinë me Perëndimin.Kur djemtë e Oroshit dhe të Mirditës të vetëdijësohen një ditë ata jo vetëm që do ta ngrisin ty dhe kapidan Lleshit një monument të madh ,por do ta ndërtojnë edhe kullën heroike që duhet të shënderrohet në një muze kombëtar për tërë Shqipërinë.Për këtë jemi duke punuar në vazhdimësi.Historia e derës së Kapidan Gjon Marka Gjonit nuk është histori prej akullit që kur të bien rrezët e diellit shkrihet e tëra siç  është shkrier historia e fallsifikuar e komunistëve, por është një histori e cila është  e arkivuar nëpër arkivat me prestigjioze të botës, është histori e cila ka mbetur në mendjën shpirtin dhe mbamendjen e nacionalizmës shqiptare.Dhe kur një fllad i verës e ka kapluar Oroshin edhe sot e asaj dite shqiponjat dhe bilbilat në Orosh i përserisin si në kor fjalët e poezisë së Kapidan Markut të shkruar në malët e Mirditës: ” Shqiptar,shqiptar mos harro fenë,nderin ta mbash ta ruash atdhenë,sot komunizmi don me të koritë të sllavi tokën ty ta ka shit. “Kapidan edhe sot kemi punë me serbët se ata që i luftove ti me shokët e tu e falën Kosovën dhe viset e tjera shqiptare miqve të tyre serbëve.E u dashtë që Kosova ti jap edhe 14.000 dëshmor dhe viktima që të vjen liria.Kur gurgullimat e ujit të Oroshit ndëgjojnë jehun e tingllimave të maleve të bardha të grykës së Oroshit, një zë jehon se bashku më krismën e pushkës.Unë thotë jam zëri i Kapidan Mark Gjon Markut: ” More të ligë pse mi gjuajtët eshtrat “.Nuk ka qenë asnjëherë në traditën e shqiptarit që të hudhën dhe humbën eshtrat e kundërshtarit, me Kanun të Lekë Dukagjinit kur vret kundërshtarin, i kthehet mbarë trupi dhe i qohet fjalë familjes se të vrarit.Kurse ju morët familjet e pambrojtura dhe i burgoset dhe i internuat në Tepelenë,Spaq e kampe tjera të përqendrimit, ku vdiqën me mijëra e mijëra gra e fëmijë të pafajshem.E ju nuk i humbët vetëm eshtrat e mi por edhe At Gjergj Fishtën e latë pa varr.Edhe 47.300 shqiptar atdhetar që u vranë nga ju komunistët pansllavist i latë pa varre.Ju ne na latë pa varre por ne kemi hyrë sot si fitimtar në çdo shtëpi atdhetare shqiptare ku i thuhet bukës-bukë e ujit-ujë.Ndërsa ju tradhëtar të Shqipërisë keni mbetur të groposur thellë në tokën e Shqipërisë Etnike edhe pse nuk e meritoni ti keni varrët në tokën Arbërore, ju jeni të harruar.

Kur jehu i këngës për derën e Gjomarkajve i lëshon zërin aty i thuhet: ” Na prij pra o Mark Gjon Marku se pushkës tande si prishet qarku “.Paq lavdi o Kapidan Mark Gjon Marku se pushka jote dhe e mirditorve që ju keni pri për më shumë se pesë shekuj në luftë kundër osmaneve dhe me pas në luftën kundër  ideologjisë ruso-serbe do të mbetët pushkë kushtrimi për lirinë e Shqipërisë.

blank

Jetullah Islami njëri nder kushtrimtarët e parë të lirisë se Kosovës – Nga Nue Oroshi

  

Në majat e thepisura të jetës ku ndegjohëj zëri i trimave kushtrimtar në fushat dhe kodrat e Shalës së Bajgorës si dhe në rrafshinat e Llapit dhe Gollakut ku shqipët e malit i qojnë fjalë besës së zotit për qëndresën e trimave të Kastriotit që në vitet e hershme shquhet një luftëtar.Ai luftëtar në dritë hijet dhe shtegtimet e jetës kishte bërë një gjakim të gjatë për jetën duke i dalë zot atdheut.Luftëtari që sot po shkruaj jo për të parën herë quhet Jetullah Islami.

Ai gjatë gjithë jetës së tij kishte një shtegtim jetësor në mbrojtje të truallit të arbër dheut.Luftëtari ishte shumë i qetë dhe shumë i afërt me popullin shqiptar.Mundohej të edukonte dhe të këshillonte edhe ata që nuk ishin në rrugën e drejt kombëtare.Prej shteg jetës ku prehen rrezët e diellit e deri në ditët e rënies heroike e kishte një jetë shumë të pasur me atdhedashuri por shumë të vështirë me jetësinë.E them të vështirë se ndiqej këmba këmbës ky luftëtar i orëve të para të luftës së UÇK-së.E kur policia serbe sulmoj Llapin Jetullah Islami e dha kushtrimin mblodhi trimat në Llap që i dolën  zot tokës arbnore ku ikën policia kriminale serbe pa e pritur i pari të mbramin.Pas dhënies së kushtrimit Jetullahu detyrohet ta vazhdoj qendresën në ilegalitët dhe një kohë edhe jashtë Kosovës, por asnjëherë nuk e ndaloj punën për atdheun.

Tash e 22 vjet me parë shtegtari i lirisë ra heroikisht vetëm dhjetë ditë pa ardhë liria e Kosovës.Sikurse në balada të lashta ku heshtja flet me fjalën dhe e jep lajmin se heroi ra heroikisht në beteja dhe nuk është në mesin e të gjallëve.Ra së bashku me kujtimet e luftës që kishte shkruar.Sot e asaj dite nuk u gjend as ditari i cili do të zbardhte një pjesë të mirë të luftës së UÇK-së në Shalë të Bajgorës e në Llap e Gollak.Sikur shqiponjat në lartësinë qiellore e dhanë lajmin se Jetullahu ja kreu obligimin atdheut sikur burrat e dheut, në një skaj të hije jetës ku lidhën detyrimët që kemi për ata që ranë në altarin e lirisë për besën e shqiptarit dhe mbrojtjen e trojeve të parëve tanë, e kemi një obligim moral ti kujtojmë dhe mos ti harrojmë kurrë.

Ashtu siç edhe shumë atdhetar te tjerë që tërë jetën ja kushtuan mbrojtjës së atdheut edhe Jetullah Islami të vështirë e kishte jetën por ai heroikisht e priti vdekjën.Kjo ishte një vdekje që e bëjnë vetëm atdhetarët shqiptar që janë të përgatitur për ta flijuar atë për lirinë e Kosovës.Kur zogjtë e lirisë sot e këndojnë këngën skaj një këndi ku përputhën jetëvdekja me jetëgjatësinë Jetullahu e kishte zgjedhur jetëvdekjen për lirinë e Kosovës.

E sikur zogjtë shtegtar do ta ndalin cicerimën kujtimi për luftëtarin nuk do të shuhet asnjëherë.Sa kalon koha ai vjen e rritët.Kur shqiponjat fluturojnë në qiellin e lirë të Kosovës aty në një pllakë përkujtomore shkruan këtu ra heroikisht heroi i kombit profesor Jetullah Islami.E sot në këtë 22 vjetor të rënies heroike nuk do ti harrojmë asnjëherë trimat e Shqipërisë Etnike.Një zë kumbues edhe sot me jehon dhe më tingëllon si shenjë e një porosie që ma dha heroi.

Nëse shpëtoj do të punoj që Kosova të lulëzojë, por në luftë edhe mundë të vritësh.Nëse vritëm dijani vlerën lirisë së Kosovës.Tash që kanë kaluar 22 vjet kjo porosi më del gjithnjë përpara e cila mi trazon ndjenjat se a i kryem porosinë luftëtarve tanë apo na kaploj lakmia.Edhe njëra edhe tjetra gërshetohen se bashku.Një pjesë të shqiptarëve pas vitit 1999 i kaploj lakmia por është një pjesë bukur e mirë që nuk e keqpërdoren lirinë e Kosovës por i kujtuan dhe po i kujtojnë me sa mundësi që kanë heronjët e kombit.Kur ditën e kapi terri një diell hijerënd i ka përfunduar rrezët e ti në shenjë proteste për të mos shëndritë,për faktin se  në diten e 2 qershorit 1999  heroikishte ra trimi i urtë Jetullah Islami.

blank


Send this to a friend