VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 6 shtator 1925 lindi shkrimtari i shquar italian Andrea Camilleri

By | September 6, 2019

Komentet

ENEIDA – Kënga I, II, III nga poema e Virgjilit – Përktheu Henrik Lacaj

Kënga I
(Vargjet 1-56)

Unë armët po këndoj dhe atë burrin,

i cili mu prej viseve të Trojës

mori arratinë, se ashtu, pra, deshi fati

dhe i pari vajti e doli n’Itali

në brigjet e Lavinit; ç’e përplasi

për toke edhe për det forca hyjnore,

sepse Junone mizorja ishte zemëruar;

shumë hoqi ai burrë nga lufta deri sa arriti

të ngrinte një qytet,

të sillte në Laciu hyjnitë e veta,

nga pastaj na dolën

fisi latin dhe etërit albanë

dhe ledhet e vetë Romës madhështore.

Tregoma ti, o Muzë, gjithë historinë,
kush ish ai hy që mbeti aq i fyer,
tregom përse mbretëresha e hyjnive
plot me zemrim i solli atij farë burri,
që ish në shenjë aq shumë për urtësi,
gjithë ato vuajtje e gjithë ato të zeza.

Oh sa i fortë qenka mllefi i Qiellorëve!

Ballë Italisë, shumë larg nga gryka e Tibrit
ndodhej qyteti i moçëm, Kartagjena;
kolonët tirianë e patën themeluar;

qyteti i fortë nga pasuria e madhe,

qytet i tmerrshëm në mjeshtërinë e luftës.

Thonë se Junona vetëm këtë vend

e paska dashë më fort se çdo vend tjetër
edhe më fort se ishullin e Samos.

Armët e veta ajo atje i kishte,

atje koçinë; që atëherë mbretëresha

synonte që atje t’ish mbretëria

e botës mbarë, po ta lejonte fati,

këtë dëshirë ushqente. Mirëpo ajo

kishte dëgjuar se nga gjaku i trojsve

një fis po dilte që dikur do shembte

qytezën e Tirianëve; bash ai popull,

që zot do të bëhej në çdo anë të botës

dhe i rreptë në luftë, mu prej andej do dilte

për t’zezën e Libisë: për këtë punë

po dredhnin Parkat ndër ato bashtë t’veta.

Bija e Satumit këtë kishte frikë

Dhe iu kujtua lufta e dikurshme

që ajo vetë e para e kishte ndezur

pranë Trojës për atëArgun e hartuar.

S’i kish harruar shkaqet e zemrimit

dhe brengat që e brenin; aty n’zemër

ishte ngulur thellë kujtimi i Pardit

dhe dhuna që iu bë bukurisë së saj

dhe urrejtja për atë fis edhe nderimet

që pati Ganimedi i rrëmbyer.

E ndezur flakë nga gjithë këto të zeza,

ajo po i sorollaste larg Laciumit

anekënd deteve veç ata trojanë

që i shpëtuan tërbimit të Danajve

dhe Akilit të pa shpirtë; për vite e vite

ata s’i deshi fati dhe po endeshin

andej-këndej nëpër të gjitha detet.

Kaq ish një punë jashtëzakonisht e rëndë

t’hidhej themeli i kombit të romakëve.

Kwnga II

(Vargjet 1-123)

Heshtëntë gjithë dhe sytë tek ai i ngulën;

atëherë ati Ene në një divan të lartë

zuri të ligjëronte: «0 mbretëreshë,

ti po më bën të përtërij një dhimbje

që s’thuhet dot me gojë, se si Danajt

e shpartalluan krejt fuqinë trojane,

të mjerën mbretëri, çfatkeqësi

të tmerrshme pashë me këta sytë e mi

dhe ç’vuajta unë, më shumë se kushdo tjetër.

Kush është ai Dolop e Mirmidon

apo ushtar i Uliksit shpirtmizorit,

që do t’i mbante lotët, potë tregonte

me gojën e vet atë që pa? Mirëpo tani

nata e lagësht, ja, po zbret nga qielli

dhe yjet në perëndim na ndjellin gjumin.

Megjithatë, po pate aq dëshirë

Të njohësh mirë të gjitha vuajtjet tona

dhe të dëgjosh prej meje shkurtimisht

çastet e fundit të rrënimit të Trojës,

ndonëse kjo zemër ndien trishtim të thellë

duke kujtuar gjithë ato të zeza

dhe plot brenga, bën çmos që t’i harrojë,

prapseprap’do të ta përmbush dëshirën.

Prijësit danaj, të dërmuar krejt nga lufta,

dhe të pafat, pas gjithë atyre viteve,

ndërtojnë me ndihmën hyjnore të Paladës

një kalë, po, sa një mal, dhe të dy brinjët

ia veshin plot me bredh të gërshetuar,

shtiren sikur këtë e bëjnë me kusht

që kthimi për në atdhe t’u vejë mbarë;

kështu, pra, hapet fjala, kurse ata,

një të shtënë short, tinëzisht fusin brenda

 aty në terr një grusht burrash të zgjedhur

dhe barkun kolosal deri thellë ndër skuta

e mbushin me ushtarë të armatosur.

Mu përballë Trojës ndodhet dhe një ishull,

ishulli i Tenedit, tokë me nam,

me njëmijë të mira atëherë kur mbretëronte

Priami, dhe tani si gji ka mbetur,

dhe si liman, ku anijet nuk janë të sigurta.

Atje, pra, ata shkuan dhe u fshehën

në bregun e vetmuar, kurse ne

kujtonim se ata na ishin nisur

drejt e në Mikenë me erë të mbarë në pupa.

Atëherë e gjithë Eukria u çlirua

prej atij ankthi të gjatë; u hapën portat;

sa qejf ishte të veje e të shikoje

kampin dorik, vendet e lëna shkretë

dhe bregun e braktisur. Ja, këtu

qëndronte ajo trupa e Dolopeve,

aty shatoren kishte Akil mizori,

këtu qëndronte flota, kurse atje

përlesheshin ushtritë. Disa mahniten

përpara asaj dhurate aq kobzezë

të Minervës virgjëreshë edhe soditin

kalin – kolos. Aty Timeti i pari

ndoshta për dredhi,

ose pse ashtu ish thënë nga fati i Trojës,

jep mendimin ta futin brenda    mureve,

ta vendosin mu në qytezë. Nga ana tjetër,

Kapi, dhe ata që u treguan shumë më të urtë

na thanë që ajo dredhi, ajo dhuratë

fort e dyshimtë e grekëve, aty në çast

ose të hidhej në det ose t’i vihej zjarri,

ose t’i çahej barku për të parë

se ç’kishte ndër zgavra. Në atë turmë të madhe

e të pasigurt, mendime të ndryshme dalin.

Aty më i pari, para gjithë të tjerëve,

Laokoonti ndizet prej zemërimit

dhe, i ndjekur nga një turmë shumë e madhe,

vrapon tatëpjetë qytezës dhe nga larg

gërthet: «O derë zinj, jeni në vete?

Ç’kujtoni ju? Se armiku iku fare?

Kujtoni se dhuratat e danajve

janë pa dredhi? Kështu e njihni Uliksin?

Ose në këtë dru fshihen akej,

ose gjithë kjo makinë do jetë ndërtuar

për të shembur ledhet tona, për të hetuar

banesat tona e për t’iu ngjitur sipër

qytetit tonë, e ndoshta aty na fshihet

tjetër dredhi; jo, jo, o teuker, jo!

Mos i besoni kalit! Sidoqoftë,

danajve ua kam frikën dhe atëherë

kur vijnë me dhurata» dhe në çast,

me sa fuqi pati, t’i dha heshtës,

që ishte një kiamet, m’u drejt e në barkun

e harkuar të kolosit; edhe heshta

aty ku u ngul u drodh dhe barku u tund,

dhe çfarë oshëtime dha gjithë ajo zgavër!

Sikur hyjnitë të mos ishin kundër nesh,

sikur ajo mendja jonë të mos ishte trullosur,

aty në çast krejt skutat argolike

do i kishim çarë me hekur; dhe ti, Trojë,

sot gjallë do ishe, e fortë do të qëndroje,

o ti, qyteza e lartë e atij Priami!

Kur ja, ç’të shohësh: ca barinj dardanë

me një potere të madhe po na sillnin

një djalë me duar të lidhura prapa shpinës,

që ta çonin drejt e te mbreti. Nuk e njihnin;

ai vetë u kishte dalë atyre para

që ta mbulonte mirë dredhinë e vet

dhe t’ua hapte akejve dyert e Trojës.

Plot me guxim ishte gati për çdo gjë,

ose të zbatonte dinakërinë e vet

ose të vdiste, po ta lypte puna.

Rinia e Trojës, e shtyrë vetëm nga kureshtja,

u sulën aty në masë nga të katër anët,

u futën në mes, e kush e kush më parë

po talleshin me të si rob i kapur.

Dëgjo tani se ç’dinakëri treguan

ata danajtë, dhe vetëm prej një krimi

do të kuptosh se si janë ata të gjithë.

Tek e pa veten mes gjithë asaj turme,

u trondit djali, ngriu aty në vend,

i çarmatosur, vështroi rreth e rrotull

mbi turmat e frigjanëve të grumbulluar

dhe tha: «Medet! A ka gjëkundi, vallë,

tokë ose det që mua të më strehojë?

Apo ç’më mbetet mua derëziut

kur as Danajt s’më qasin pranë tyre

dhe derisa vetë Dardanët e zemëruar

kërkojnë të më dënojnë e të më varin?»

Nga ky vajtim u zbutën disi zemrat

dhe sikur ra ai vajtim i fortë.

Kwnga III

( Vargjet 1-1143)

E kishin parë me vend, pra, perënditë

ta shkatërronin krejt fuqinë e Azisë

dhe kombin e Priamit; pra u shemb

Ilioni madhështor; Troja e Neptunit

e gjitha sot është bërë shkrum e hi,

ndonëse këtë të zezë s’e meritonte;

na detyruan uguret e hyjnive

të mërgonim shumë larg në vise të shkreta,

dhe poshtë Antandrës mu atje rrëzë Idës

ndërtuam një flotë pa qenë aspak të sigurt

ku do të na çonte fati dhe në ç’vise

do zinim vend dhe i mblodhëm luftëtarët.

Sapo kishte dalë pranvera e ati Ankiz

po jepte urdhër t’i lëshonim velat,

të niseshim ngado të na çonte fati,

kur unë me lot ndër sy, pra, u largova

prej brigjeve të atdheut, prej atij limani,

prej fushave të Trojës, që s’është më.

Krejt i mërguar dal në det të hapur

me shokë, me djalin tim dhe me Penatët

e me hyjnitë e mia të madhërishme.

Larg që andej shtrihet një krahinë

kushtuar Marsit, thrakas janë banorët,

atje dikur sundoi Likurgu i rreptë;

ajo krahinë dikur ish mike e Trojës

kur Troja lulëzoi po edhe Penatët

i patën miq. Atje më nxorën erërat

dhe në atë breg plot kthesa, pasi hyra

me këmbë aspak të mbarë, hodha themelet

për një qytet dhe e quajta «Eneadë»

me emrin tim. Një ditë unë po i kushtoja

një fli nënës Dionë edhe hyjnive

që po më mbronin ndër gjithë ato sprova

dhe aty në breg po therrja një mëzat

të bardhë si bora mbretit të madh te hyjnive.

Mu aty pranë na ishte një kodrinë,

e cila në majë kishte ca thana

dhe një mersinë të ngathët dege – dendur.

U afrova e dhashë e mora që të shkulja

nga dheu një shkurre të njomë për të mbuluar

altarët me gjethnaje, kur ja, ç’të shohësh:

më del aty një mrekulli e hatashme,

e pabesueshme; sa u këputën rrënjët,

nga shkurrja e parë që shkula seç kulluan

ca pika gjaku të zi aty për tokë

dhe mbetën njolla; një rëqethje e tmerrshme

ma përshkoi trupin, nga llahtar i fortë

më ngriu gjaku n’vend. Po përsëri

zura të shkulja aty degën e epshme

të një shkurreje tjetër që të mund të hetoja

shkaqet e atij sekreti, por prapë

një gjak i zi kulloi drejt prej lëvorës

së shkurrës tjetër. Shumë, pra, po mendohesha

dhe Nimfave pyjore po u lutesha

dhe vetë Atit Gradiv, vetë kujdestarit

të fushave getike që ai vegim

të dilte këmbë mbarë jo ugurzi.

Mirëpo në çastin që me gjunjë të ngulur

aty përdhe i sulem më me forcë

një shkurreje të tretë që ta çrrënjosja…

(ta them a te mos e them?) nga thellësitë

e asaj kodrine një rënkim shpërthen

shumë i përvajshëm dhe dëgjoj një zë:

«Po pse, o Ene, më shqyen mua të shkretin?

Mëshirë, të lutem, për një të varrosur,

mos i përziej me krim duart e shenjta,

mua Troja më fali jetën bash si ty

edhe ky gjak që po kullon prej trungut,

është i vërtetë. Ah, ik sa më shpejt

nga kjo krahinë mizore, nga ky breg

kaq i pangopur! Unë jam Polidori,

breshër i fortë shigjetash më përshkoi

dhe më mbërtheu këtu edhe pastaj

ato vunë rrënjë dhe dolën shtiza të mbrehta.

Në çast ky shpirti im dyfish u ndrydh

nga tmerri i madh dhe u shtang aty në vend,

m’u ngritën flokët,zëri më mbeti në grykë.

Priami i shkretë, kur pa se Dardanisë

Iu vu rrethimi edhe s’kish më shpresë

Se mund të mbrohej më, atëher ç’bëri?

Të birin Polidorin ashtu fshehtas

e nisi drejt tek mbreti i Thrakisë,

me një sasi të madhe për mbretin,

mirëpo, pasi u kthye fuqia e Trojës

dhe e braktisi fati,

ai i pabesë ndryshoi dhe mori anën

e Agamemnonit, të armëve fitimtare

dhe shkeli çdo të drejtë: vrau Polidorin

dhe, përdhunisht, shtiu në dorë të tërë floririn.

O etje e mallkuar e floririt,

ku nuk e shtyn ti shpirtin e njeriut?

Pasi më iku tmerri që më kishte zënë,

vete dhe ua tregoj krerëve të parë

dhe prindit tim të parit mrekullinë

hyjnore që aty pashë edhe prej tyre

kërkoj se ç’mendim kishin, dhe të gjithë

ishin të mendimit të iknim sa më parë

prej atij dheu të mallkuar, ta braktisnim

atë vend ku u dhunua vetë mikpritja

edhe t’i hapnim velat për t’u nisur.

Ia bëjm pra salikimin Polidorit:

një grumbull dheu i madh i mblidhet sipër,

ngrihen disa altarë pikrisht për Manët,

altarë të stolisur zymtë me lidha të errëta,

me t’zezëtqiparisa aty përreth

vajtojnë sipas zakonit gratë e Ilionit

më flokë të lëshuar, aty sipër zbrazim

ca enë me qumësht të vakët dhe gjithë shkumë

edhe ca kupa plot me gjak therorësh,

shtiem në varrë atë shpirt; me zë të lartë

i themi lamtumirë për herë të fundit.

Porsa na dha shpresë deti, edhe erërat

i lanë të qeta valët edhe Austri

me të ëmblën shushritje po na ftonte

të dilnim në det të hapur, shokët tanë,

të mbledhur tok në breg, i nxjerrin në det

anijet dhe nisemi nga porti,

dhe shkojnë duke u zhdukur prapa nesh

toka e qytete. Atje në mes të detit,

ndodhet një tokë e shnjtë që shumë e duam

Neptuni Egje dhe nëna e Nerejdave;

këtë ishull; pra, që endej rreth e rrotull

nga bregu në breg ai hyu Harkambartësi

mirënjohës mori e nguli mu ndërmjet

të ishullit të Giarit dhe të Mikonit

dhe e bëri të qëndronte i palëvizur

dhe t’mos ia dinte fare çdo lloj ere.

Aty u drejtova; porti i këtij ishulli

krejt i ngurtë na priti n’qetësi

të jashtëzakonshme, ishim të rraskapitur.

Aty u shkarkuam, plot nderim përshëndetëm

qytetin e Apollonit.mbreti Anius,

mbreti i asaj toke, po dhe prift i Febit

na del përpara: kishte vënë në ballë

kordelet dhe dafinën e shenjtëruar,

e njohu Ankizin, mikun e dikurshëm.

I shtrënguam dorën fort njëri – tjetrit

në shenjë mikpritjeje e hym në pallatin e tij.

Në tempullin e hyut, punuar në gur,

në gur antik, plot me nderim u luta:

«O ti Timbre, na jep, pra, një banesë

njëherë e mirë dhe një qytet me ledhe,

me një brezni të re, sepse u dërmuam.

Na ruaj këtë Trojë të re, që u shpëtoi

thonjve të Danajve dhe të Akil mizorit.

Pas kujt të shkojmë? Ku thua ti të vëmi?

Ku të zëmë vend? Na jep, o atë, një shenjë

të vullnetit tënd hyjnor dhe frymzona».

Ende nuk kish marrë fund kjo fjala ime,

kur pashë se aty rreth nesh në çast u drodhën

portat e tempullit dhe lari i hyut,

dhe mali aty përreth i tëri u tund

dhe, një të hapa të gjitha ato kthina,

trpodi dha një oshëtimë të madhe.

Ne ramë përmbys edhe dëgjuam një zë:

«O dardanë të vuajtur, mu ajo tokë

që e para ju ka nxjerrë nga trungu i të parëve

po prap ajo, kur rishtas do të ktheheni,

në gjirin e vet pjellor ju do t’ju presë.

Kërkoni, pra, atë nënën tuaj të lashtë.

Atje shtëpia e Eneut do të zotërojë

mbi botën mbarë me nipa dhe stërnipa».

Kështu tha Febi e mes asaj rrëmuje

shpërtheu një entuziazëm i paparë;

të gjithë po pyesin: cili, vallë, mund të ishte

ai qytet ku febi na thërriste

dhe na urdhëronte të ktheheshim sërish

neve që mbetëm duke u endur rrugëve?

Atëherë im atë, ndërsa po sillte n’mendje

kujtimet dhe traditat e dikurshme:

«Dëgjoni – tha -një herë, o krerë të Trojës

dhe t’i kuptoni mirë ju shpresat tuaja.

Në mes të detit ndodhet dheu i Kretës

ishull i madh i Jovit, ku lartohet

ai mali Ida, e djepi i racës sonë.

Njëqind qytete janë që e popullojnë

atë mbretëri jashtëzakonisht pjellore.

Me sa më kujtohet, nga sa kam ndëgjuar,

bash prej andej ai kreu i fisit, Teukri,

kishte ardhur i pari në brigjet e Reteut

dhe atë vend caktoi për mbretërin e vet.

Ende nuk ekzistonte Ilioni

as edhe Pergami: njrëzit banonin

në thellësi luginash. Prej andej,

na erdhën neve kulti i vetë Cibelës

dhe bronxet koribancie e pylli i Idës

dhe heshtja e thellë në ritin e therores

edhe zakoni për të vënë nën zgjedhë

luanët te koçia e vetë hyjneshës.

Atëherë o burrani, të ndjegim rrugën

që na tregojnë hyjnitë! T’i paqtojmë erërat

edhe të çajmë drejt mbretërisë së Gnozit,

s’e kemi larg; ndihmën e Jovit paçim

se bash ditën e tretë kjo flota jonë do

jetë tek bregu i Kretës». Kështu foli

dhe në altar flijoi ç’duhej flijuar:

një dem për vetë Neptunin dhe një dem

për ty, o ti i bukuri Apollon,

dhe për Stuhinë një bagëti të zezë

dhe për Zefirët ndihmës një të bardhë.

Hapet një fjalë se kreun Idomene

e kishin hequr nga froni dhe kish ikur,

se kishin mbetur shkretë brigjet e Kretës,

se në pallat nuk ndodhej më ky armik

dhe se selia e tij ishte braktisur.

Atëhere e lamë në portin e Ortigjisë

dhe fluturim nëpër det i shkojmë përbri

Naksit, në majën e të cilit lutet Baku,

i biem përbri Donuzës plot blerime,

Olearit edhe Parit bardhë si bora

dhe të tjerave Ciklada të shpërndara

atje në det dhe biem në disa shtigje

që janë të ngudhta ndonëse më me dallgë.

Detarët në garë mes tyre, në punë e sipër,

bërtasin nga gëzimi edhe shokët

na nxisin të vrapojmë fill e në Kretë,

tek toka e të parëve. Era fryn te kiçi,

na shoqëron në udhëtim edhe së fundi

arrijmë tek të lashtat brigje të Kuretëve.

Unë si i shastisur zë t’i ndërtoj muret

e një qyteti aq të dëshiruar

dhe Pergamë e quaj dhe me këtë emër

kënaqen të gjithë dhe i këshilloj t’i duan

vatrat e veta e të ngrenë edhe qytezën.

Edhe tashmë pothuajse të gjitha anijet

i kishin nxjerrë n’të thatë aty në breg,

rinia po martoheshin dhe me shpirt

po jepeshin pas punës në ara të reja;

unë po caktoja ligjet edhe vendet

për çdo banesë, kur ja aty pa papritmas

na prishet ajri: një epidemi

shkatërrimtare dhe vërtet e tmerrshm

e pllakos mbi ne, mbi pemë e mbi të mbjellat:

stinë vdekjeprurëse; aty njerëzia

ndeheshin prej së ëmblës jetë apo të sëmurë

tërhiqeshin krejt zvarrë; përveç kësaj

Sirius po i përvëlonte arat shterpë:

po thahej bari e toka ashtu e sëmurë

s’po jepte fryt. Atëherë im atë na thotë

t’i binim detit prap’ edhe të shkonim

tek Orakulli i Ortigjisë, po drejt te Febi,

të kërkonim nder edhe ta pyesnim mirë

si do t’u jepte fund të zezave tona,

nga ta kërkonim një derman për vuajtjet,

nga ta drejtonim hapin. Ishte natë:

çdo gjë e gjallë mbi tokë kish rënë në gjumë.

Në çast aty në gjumë më dalin përpara

të shenjtat figura të hyjnive tona

ashtu edhe Penatet e Frigjisë,

që i kisha marrë atje në mes të zjarrit

kur u dogj Troja edhe i dallova mirë

nga drita e fortë që nëpërmjet dritareve

të hapura shpëmdante hëna e plotë:

ma hoqën brengën me të tilla fjalë:

«Atë që Apolloni do të na thotë

po shkove në Ortigji, ta thotë këtu,

dhe ja, bile na dërgoi ne tek ti.

Ne që të ndoqëm ty dhe armët e tua

pas djegies së Dardanisë, ne që përshkuam

me flotat tona detin plot stuhi

nën udhëheqjen tënde, pikërisht ne

do i gremë në qiell stërnipat që do vijnë

edhe qytetit të tyre do t’i japim

sundimin në botë. Ti duhet të përgaditesh

ledhe të mëdha, po, për një shtet të madh;

pra mos iu shmang mërgimit që ke nisur,

ndonëse do vuash për një kohë të gjatë,

tjetër seli do zgjedhësh. Këto brigje

s’t’i ka caktuar ty Apol Deliani,

as të urdhëron të ngulësh vend në Kretë.

Është një krahinë që grekët «Hesperie» e quajtën,

tokë shumë e lashtë me trima e burra të fortë,

një tokë pjellore ku kanë qenë Oenotrët

dhe tani thonë se pastaj vetë stërnipat

e quajtën Itali, në emrin e të parit,

ja, pikërisht kjo do të jetë selia jonë

atje ka lindur Dardani dhe Jasi,

prej këtij trungu kemi fisin tonë.

Hajde, pra, ngrehu dhe ashtu shend e verë

ik e thuaj plakut tënd këto që të thamë,

janë të vërteta; ta kërkojë Koritin

dhe Auzoninë, ty Jovi s’të lejon

që të qëndrosh në tokat diktejane».

Nga ky vegim dhe nga ky zë hyjnor

Mbeta i mahnitur – s’isha krejt në gjumë,

më dukej sikur kisha aty ndër sy

vetë perënditë: fytyrë e flokë rrethuar

me ca kordele, pamje krejt reale,

një djersë e ftohtë më rridhte nëpër trup –

hidhem nga shtrati dhe shtrij duart nga qielli

lutem me zë të lartë dhe shtrij duart nga qielli

lutem me zë të lartë dhe hedh në zjarr

ca verë safi. Pasi krejt shend e verë

e kreva këtë fli, ika e njoftova Ankizin

dhe i tregova gjerë e gjatë

se ç’kishte ndodhur. Ankizi e pa shumë mirë

se fisi ynë ishte i dyshimtë, se kishim

dy krerë, se kishte mbetur i gënjyer

nga një gabim në çështjen e dy vendeve

të lashta dhe pastaj më thotë: «O bir,

që të dërmoi ky fat i zi i Ilionit,

vetëm Kasandra m’i profetizonte

të tilla ngjarje. Oh, tani më kujtohet

se ajo këto ndodhi i parashikonte

si të caktuara për fisin tonë,

dhe shpesh ajo përmendte Hesperinë,

përmendte shpesh mbretërinë e Italisë.

Po kush do ta besonte se trojanët

do të kishin në brigjet e Hesperisë?

Kush u besonte atëherë fjalëve të Kasandrës?

T’i bindemi, pra, Febit dhe të udhëzuar

vetëm prej tij, të ndjekim fat më të mirë».

Kështu ai foli dhe të gjithë sa ishim

me duartrokitje i pritëm ato fjalë.

Ikëm dhe prej andej, dhe pasi lamë

aty ca vetë, u dhamë, pra, rrugë anijeve

me vela nderë dhe i ramë detit gjerë.

Dhe kur anijet dolën në det të hapur

dhe s’shihte syri tokë, por nga të shikoje

kishte veç qiell e ujë, një re e zezë

qëndroi mbi kokën time edhe solli

errësirë edhe stuhi dhe aty në terr

u zhubros deti e në çast krejt u përzie

prej erërave dhe u ngritën dallgë të mëdha;

seç hidheshim shpërndarë mbi atë hon të thellë.

Prej reve të dendura nuk kish më ditë,

prej territ të lagësht nuk shihej më as qielli,

pareshtur vetëtimat shqyenin retë.

E humbëm krejt drejtimin dhe po endeshim

andej – këtej mbi ato valë të errëta.

Vetë Polinuri thoshte se s’po dinte

a ishte ditë a natë dhe aty mes dallgëve

nuk po i kujtohej më drejtimi i duhur.

Pra, plot tri ditë pa diell, tri net pa yje,

pa i dalluar hiç, u sollëm detit.

Në fund, ditën e katërt, për herë të parë,

pamë tokë me sy, sikur prej ujit doli;

ca male u ngritën lart, pamë fjolla tymi

i ulëm velat poshtë, rrëmbyem lopatat,

detarët në çast me sa fuqi patën

u ranë valëve shkumore e çanë përpara.

Pasi iu shpëtuam dallgëve, më së pari

dolëm të gjithë në brigjet e Strofadave.

Strofada i quajtën grekët ata ishuj

që ndodhen në të madhin detin Jon;

aty banon Celena ajo mizore,

bashkë me Harpitë e tjera qysh atëherë

që i mbyll për to pallati i Fineut

edhe nga frika i lanë sofrat mbretërore.

Prej ujërave të stigjit kurrë s’ka dalë

përbindësh më i zi, murtajë më e llahtarshme

se ato Harpi, mallkim i perëndive.

Janë shpendë që kanë fytyrën e një virgjëreshe

një t’shkuar barku jashtzakonisht të poshtër,

duar të kërrusura, fytyrë të zbehtë

nga uria. Dolëm, pra, në atë liman,

kur ja, ç’të shohësh: atje nëpër fusha

shpërndarë andej – këtej ca tufa qesh

të majme dhe tufa dhish nëpër kullota

pa asnjë bari. U sulemi me armë,

thërrasim perënditë edhe vetë Jovin

të mermin pjesë në atë pre, pastaj gjatë bregut

formojmë me plisa dheu disa si shtretër

edhe t’ia shtrojmë: ish një gosti madhështore.

Kur ja aty, papritur e pa kujtuar

t’sulen hyjnitë prej malesh, fluturim

i tmerrshëm, duke rrahur ato flatra

me klithma të potershme e na rrëmbejnë

çfarë kishte sofra ose na i ndyjnë të gjitha

edhe në atë erë të rendë lëshojnë një zë

krejt ugurzi. Për herë të dytë ne futemi

thellë nën një shkëmb të zgavërt edhe aty

shtrojmë sofrat tona e ndezim përsëri

zjarrin e altarëve, mirëpo prapëseprapë

nga një anë tjetër dhe prej skutash të errëta,

vjen turma plot potere dhe me ato këmbë

të kërrusura na sillen rrotull sofrës,

na i prekin dhe na ndyjnë të gjitha gjellët.

Atëherë u jap urdhër shokëve të rrokin armët:

duhej luftuar me atë racë mizore.

Një të marrë urdhër, shpejt ata rrëmbejnë

dhe shpatat dhe mburojat edhe i fshehin

aty nën bar pranë vetes dhe pastaj,

porsa Harpitë lëshohen fluturim

me një potere aty nëpër bregore,

Mizeni nga një shkëmb jep sinjalin

me borinë e vet dhe shokët hidhen në sulm,

zhvillojnë një luftë të një tipi krejt të ri

edhe bëjnë çmos t’i sakatosin fare

shpendët e pistë të detit. Mirëpo prap’

puplat e tyre s’duan t’ia dinë hiç hekurit

edhe në trup nuk marrin asnjë plagë,

dhe vetëtimë marrin hov shumë lart

edhe e lënë gjellën ashtu gjysmë të ngrënë,

lënë edhe ca ndysirë. Vetëm Celena

kjo parafolëse gjithnjë ogurzezë

shkon e zë vend në majën e një shkëmbi

edhe i shpërthejnë nga gjoksi këto fjalë:

«O bijtë e Laomedontit, pasi bëtë

gjithë atë kërdi në që edhe në dema

tani po dashkeni dhe të na luftoni?

Të na luftoni? Ju Harpitë t’i zboni

pa asnjë faj prej pronës atërore?

Dëgjoni, pra, dhe nguleni mirë në mendje

Çfarë po iu them: Ato, që i parafoli

ai Ati ynë i gjithpushtetshëm Febit,

vetë Feb Apoli m’i ka thënë dhe mua

që jam më e tmerrshmja nga Furitë, dhe unë

nga ana ime po ua shpall dhe juve.

Ju Italinë kërkoni dhe me ndihmën

e erërave drejt në Itali do shkoni

dhe do t’ju lenë të hyni në limane,

por para se me ledhe ta rrethoni

qytetin e premtuar, një uri,

një zi e madhe për atë që bëtë,

që të na shfarosnit, do t’ju detyrojë

të kafshoni me ato nofulla gjithë gjellët

të mbetura përgjysmë». Kështu, pra, foli

dhe u ngrit me fletë dhe vajti e u fut në pyll.

U ngriu gjaku shokëve nga llahtari,

u ra morali dhe jo më me armë

por veç me kushte dhe me lutje donin

të pajtoheshin, kushdo që të ishin,

hyjni apo ca shpendë mizorë e të ndyrë.

Dhe ati Ankiz aty në breg me duar

drejt qiellit i thërret hyjnitë e larta

dhe urdhëron të bëhen dhe kurbanet.

«O perëndi – bërtet – mjaft me kërcënime!

Oh, pritnani rreziqet, o hyjni,
dhe zemërmirë siç jeni, oh, shpëtojeni

këtë popull të urtë!». Pastaj prap ai jep urdhër

t’shkoqet litari bregut dhe të zblidhen,

të zgjidhen, pra, tërkuzat e anijes.

Hapen dhe velat nën erërat e jugut:

dhe po kalonim mbi ato valë shkumore,

ku kish drejtimin era e timonieri.

Tashmë në mes të valëve na del para

Zaqinti plot me pyja edhe Duliki

dhe Sami dhe shkëmbinjt’ e lartë të Neritit.

U shmangemi shkëmbinjve të Itakës,

krejt mbretëri e Laertit, dhe e mallkojmë tokën,

ku u lind Uliks shpirtmizori.

Edhe në atë çast na dalin aty para

majat me re të malit të Leukades

dhe tempulli i Apolonit. Shumë të lodhur

dalim n’atë breg që i tremb sa s’ka detarët

dhe hyjmë aty në qytezë, hedhim spirancën

dhe kicat rrijnë me rradhë aty nga bregu.

Kështu së fundi vemë këmbët në një tokë

për të cilën s’kishim shpresë dhe aty pastrohemi

duke i bërë fli Jovit dhe mes lutjesh

djegim therorët prapë nëpër altare

dhe aty në brigjet e Akcit zemë të japim

lojrat trojane. Shokët, fare zhveshur,

lyhen me vaj dhe bëjnë ushtrime mundjeje

sipas zakonit të vendit, plot haré

që shpëtuam mirë nga sa qytete greke

dhe kaluam pa dëm përmes armiqve.

Dielli ndërkaq po e kryente rrotullimin

përqark rrethit të vitit, dimri i ngrirë

po i turbullonte valët me Akuilonat.

Te dyert e tempullit unë marr e var

mburojën bronxi, që dikur e mbante

i madhi Abant dhe si kujtim të ngjarjes

shkruaj kështu: «Eneu këtë mburojë

ua hoqi duarsh grekëve fitimtarë».

Pastaj jep urdhër të braktiset porti

dhe voztarët të ulen nëpër banga.

Shokët, se kush më parë, u bien dallgëve

dhe çajnë përpara edhe menjëherë

na ikin sysh krejt malet e Feakëve,

kalojmë në fund brigjeve të Epirit

dhe hyjmë pastaj në portin e Kaonisë

dhe jemi pranë qytetit të lartë Butrint.

Aty dëgjojmë diçka të pabesueshme;

na thonë se vetë Heleni i Priamit

po mbretëronte ndër qytetet greke,

se kishte shtënë në dorë nusen dhe skeptrin

e Pirro Eakidit, se Andromaka

prap kishte marrë një burrë nga vendi i vet.

Unë mbeta i shtangur edhe mezi ç’po prisja

ta shihja atë burrë edhe prej tij të dëgjoja

të gjitha ato çudira. Le në breg

anijet dhe largohem shpejt nga porti

dhe ec e ec, kur ja: përballë qytetit

në një korie të shenjtë aty buzë lumit

të Simoentit tjetër, Andromaka

po i blatonte hirit të Hektorit

një fli solemne dhe dhunti t’përmortshme.

Thërriste manët pranë një varri të zbrazët

që e kishte veshur me plisa krejt të njomë

dhe derdhte lot përballë të dy altarëve.

Tek më pa se i dilja para krejt i ngjeshur

me armë trojane, mbeti e mahnitur,

i hyri tmerri prej asaj çudie,

ngriu në vend para asaj skene,

u ftoh krejt trupi i saj dhe i ra të fikët

dhe pas një kohe të gjatë mezi më foli:

«Vërtet ti je? Vërtet me diçka të re

më vjen, o djalë hyjneshe? Gjallë ti qenke?

Apo, në të pastë djalë ai shpirt i bardhë

ku është Hektori?» Pas këtyre fjalëve

u mbyt ndër lot edhe aty me të madhe

ia dha të çarit. Unë mezi i përgjigja,

ishte bërë si e çmendur; fare i turbulluar

mezi i nxjerr ca fjalë: «Po po, gjallë jam,

dhe çfarë rreziqesh jam duke kaluar!

Hiç mos dysho, je para së vërtetës

Medet! Ç’të gjeti ty, pasi e humbe

atë farë burri? Apo çfarë fati pate?

Pate një fat ashtu si e meritoje?

Gruaja e Hektorit je, apo e Pirros?»

I uli sytë dhe foli me zë të lehtë.

«Oh lum si Poliksena e Priamit,

e vetmja vashë fatbardhë mes vashash të tjera,

që u dënua të vdiste përmbi varrin

e një armiku te të lartat ledhe

të Trojës, që s duroi të hidhej shorti

as si robinjë të bëhej shoqe shtrati

e një padroni fitimtar. Po unë?

Unë, një t’u djegur Troja, det në det,

si u bëra me fëmijë në robëri,

durova shumë sa herë që më përbuzi

fisi i Akilit, e durova atë djalë

krenar, që pastaj, pasi iu qep

Hermionës së Ledës dhe u martua në Spartë,

më la mua skllaven në duart e Helenit,

dhe ky një skllav i tij. Mirëpo Oresti

i djegur nga dashuria për nusen e vet

që ia rrëmbyen, Oresti, që po e ndiqnin Furitë

për krimin e kryer, e zuri djalin

befas dhe e therri tek altari i prindit.

Me vdekjen e Neoptolemit, pra, një pjesë

e mbretërisë kaloi nën zotërimin e Helenit

që bash prej emrit të Kaon Trojanit

i quajti Kaoni këto krahina

dhe ndërtoi mbi këto lartësira

Pergam të ri, tjetër qytezë iliake.

Po ç’erëra dhe çfarë fatesh të kanë drejtuar

në udhën tënde? Cili qe ai hy

që të solli në këto brigje, kurse ti

asgjë s’po dije? Ç’bën Askani i vogël?

Është ende gjallë? A rron në botë ai djalë

që ty vetë Troja… ai djalë, vallë, a ndien dhimbje

për nënën që e humbi? I ati Eneu

ashtu daja Hektor, vallë, e kanë bërë

një trim si motet edhe burrë të fortë?»

Kështu ajo me lot në sy po fliste

edhe më kot vajtonte dhe dëneste,

kur ja po vjen heroi Helen Priamidi

prej ledhesh me shumë vetë që e shoqëronin,

i njeh bashkëqytetarët dhe kënaqet

dhe na drejton fill tek pallati i vet;

s’bën tjetër veçse: thuaj një fjalë e qaj.

Pra, duke ecur shoh një Trojë të vogël

dhe një Pergam n’gjasim të atij të madhit

dhe një përrua të thatë të quajtur Ksanth

dhe aty në prag puth edhe portën Ské.

Edhe trojanët bashkë me mua kënaqen

me një qytet vëlla, kurse vetë mbreti

po i priste aty nën portikën e gjerë.

Në mes të oborrit ku na ishin shtruar

ca gjellë në enë floriri, po i blatonin

Bakhut ca verë dhe në dorë i mbanin kupat.

Kaloi një ditë, kaloi edhe një tjetër

dhe erërat e mbara na thërrisnin:

po fryente Austri, fryheshin dhe velat.

Atëherë unë i drejtohem fill Helenit

si parafolës edhe i bëj një pyetje:

«O Trijugen, interpretues hyjnish,

ti që e njeh mirë vullnetin e Apolonit,

tripodat dhe dafinat e atij Klarit,

yjet dhe gjuhën e gjithë fluturakëve

dhe atë ugur të fletëve të tyre të shpejta,

oh, fol, të lutem, se një ugur i mirë

më ka folur mjaft gjatë gjithë udhëtimit tim

dhe gjithë hyjnitë me autoritetet e veta

më këshillojnë të drejtohem në Itali

dhe t i kërkoj gjithë ato toka të largëta.

Vetëm Harpja Celenë më parafoli

diçka të re që s’thuhet dot me gojë,

më lajmëroi për një inat të tmerrshëm,

për një uri të llahtarshme, pra tregomë:

cilit rrezik t’i shmangem unë më parë?

Ç’të bëj? Si t’i përballoj këto të zeza?».

Atëherë Heleni, pasi therr më parë

ca dema të njomë ashtu sipas zakonit

kërkon me lutje ndihmën e hyjnive,

ia heq kordelet kokës së shenjtëruar

edhe më merr për dore prifti Feb,

ndërsa po dridhesha nga gjithë ai nder

kundrejt hyjnive; pastaj ai si prift

shqipton këto fjalë:

«O djalë hyjneshe, e shoh fare të sigurt

se do t’përshkohesh nëpër det të hapur

me ugure më të mëdha, pikërisht kështu

i drejton fatet mbreti i perëndive

edhe cakton se çfarë do vijë më vonë,

s’ndryshon ky rend; atëherë pra me qëllim

që të përshkohesh më me siguri

nëpër ca dete, që të të presin mirë,

dhe të mund të dalësh në portin e Auzonisë,

ç’mund të thuhej me shumë fjalë, unë do ta them

përmbledhtas: pra, ta dish ti fare mirë

se Parkat kurrë nuk lejojnë që ai Heleni

t’i dijë të gjitha e vetë Junone Saturnia

ia ndalon të flasë. Më së pari Italinë,

që të duket ty aq afër, dhe limanet,

ku ti, pa ditur asgjë, kërkon të futesh,

i ndan një rrugë e gjatë nga këto vende,

irugë e pa rrugë. Po ti duhet t’i biesh

dhe valës trinakriane dhe të kalosh

me anije nëpër ujërat e Auzonisë,

nëpër liqene t’ferrit të kapërcesh

dhe ishullin e Circes më përpara

se të themelosh ti një qytet të ri

në një tokë të sigurt. T’i jap unë shenjat ty

dhe nguli mirë në tru: Atë ditë që ti

plot ankth mu buzë një lumi të braktisur

do gjesh një dosë jashtëzakonisht të madhe

nën ilnjë t’bregut me tridhjetë derkuca,

një dosë të bardhë, të shtrirë aty përdhe,

të bardhë dhe dhjetë derkuca mu te sisat,

pikërisht aty do të jetë vendi i qytetit,

aty do të marrin fund vuajtjet e tua.

Ti mos u tremb aspak nga ato kafshime

që do të pësosh ndër sofra, sepse fatet

do marrin mbarë, do të jetë edhe ndihma e Apolit.

Por ik nga këto toka, nga kjo anë

e bregut italik, që këtu afër

laget gjtihnjë prej dallgës së detit tonë-

ndër të gjitha ato qytete e kanë banesën

te pabesët grekë; lokrianët nga Naricia

kanë ngritur ledhe atje; Idomeneu

nga Likti ka pushtuar me ushtri

krejt fushat salentine; prap atje

ai Filokteti, mbreti i Melibesë,

forcoi me mur atë Petelinë e vogël.

Kur të kalosh me flotë atje tej detesh

dhe të ndalosh në vend e të ngresh altarët

edhe t’i zgjedhish kushtet në bregore,

mbuloje kokën me një vel të purpurt

se mos ndonjë fytyrë, armik me ty,

të del përpara e të turbullon uguret

mes zjarrit të shenjtë për nder të perëndive.

Këtë zakon fetar duhet ta mbajnë

shokët e tu, duhet ta mbash dhe ti;

dhe brezi i ardhshëm plot përshpirtëri

duhet ta ruajë një kult të tillë solemn.

Mirëpo, kur ty era do të shpjerë

pranë bregut të Sicilisë dhe do të hapet

ngushtica e Pelorit, ti ktheu majtas

dhe në një rreth të gjatë duhet të ecësh

për toke edhe për det gjithnjë nga e majta,

mos merr nga e djathta në tokë dhe në det;

dikur ato krahina, me sa thonë,

rëndë u lëkundën prej një force të madhe

dhe u çanë me një potere vërtet të llahtarshme.

Se ç’fuqi paskan këta shekuj të gjatë

për të sjellë kaq ndryshime! – Të dy viset

deri atëherë një kontintent formonin;

deti me vrull u fut aty në mes

edhe me valën e vet ndau Hesperinë

prej Sicilisë dhe nga të dyja brigjet

me një vërshim të fortë edhe të ngjeshur

lagu qytete e fusha krejt të ndara.

Nga e djathta qëndron Skila kurse majtas

qëndron Karibda, që nuk ngopet kurrë:

tri herë në ditë pingul i gëlltit valët

aq të potershme aty në hon të thellë

edhe sërish tri herë i ngre përpjet

dhe vala arrin të përplaset deri tek yjet.

Skila përkundrazi, mbyllur në një shpellë,

ndër skuta të errëta, e nxjerr përjashta kokën

edhe i shkapet anijet nëpër shkrepa.

Në fytyrë është si njeri me gjoks të bukur

si të një vashe, në pjesën tjetër të trupit përbindësh

– kolos dhe barku i saj si i ujkut

shkon edhe sos si bishti i një delfini.

Më mirë ia vlen t’u biesh gjërësisht kufijve

të Pakinit Trinakrian dhe të rrotullohesh

në udhëtime të gjata se sa të shohësh

qoftë edhe një herë atë Skilën e përbindshme

nën atë shpellë të potershme edhe shkëmbinjtë

që shungullojnë prej qenve në ngjyrë të kaltër.

Përveç kësaj, në qoftë se pra, Heleni

parashikon diçka, në qoftë se i besohet

një parafolësi, në qoftë se Apoloni

e rresh në shpirt me gjëra të vërteta,

unë ty vetëm një gjë, o djalë hyjneshe,

para së gjithash ty vetëm një gjë

të porosit dhe do ta porosis

kushedi sa herë: Më së pari ty të duhet

t’i lutesh fort të madhes hyjneshë Junonës,

Junonës do t ia shfaqësh me gjithë zemër

dëshirat, ty të duhet që ta bindësh

atë zonjë të fuqishme me dhurata e lutje;

kështu, në fund, një të dalë nga Trinakria,

ti ngadhnjyes do arrish drejt në Itali.

Kur të dalësh në ato brigje dhe t’i afrohesh

qytetit të Kumes dhe liqeneve të shenjtë

dhe pyjeve të Avemit plot oshëtimë,

do shohësh parafolësen e shastisur,

që brenda shpellës së vet ta tregon fatin;

përgjigjet profetike ajo i shënon

ndër gjethe, dhe çdo orakull, që ajo vashë

shënon aty, e vë në rradhë siç duhet,

dhe e mban të fshehur aty brenda shpellës;

orakujt aty mbeten pa lëvizur

edhe qëndrojnë ashtu siç janë vendosur.

Por në qoftë se rrotullohet thithi i derës

dhe fryn një erë e lehtë dhe i merr me vete

gjethet e lehta e fare i ngatërron,

në atë rast Sibila nuk kujdeset më

t’i mbledhë rishtas gjethet e shpërndara

aty në shpellë dhe t’i rradhisë në rregull

ose t’i ribashkojë ata orakuj

ikin njerëzia, pra, pa asnjë përgjigje

duke e mallkuar atë vend të Sibilës.

Ti mos shiko sa kohë atje do humbësh

dhe, ndonëse shokët do të bëjnë potere,

edhe nevoja e udhës do të kërkojë

të ndehen velat për në det të hapur

që të kesh se si të lundrosh me erë në pupa,

duhet patjetër ta takosh Sibilën

edhe me lutje t’ia kërkosh orakujt;

dhe ajo vetë të flasë dhe me gjithë zemër

për ty ta hapë atë gojë, ta nxjerrë zërin.

Ajo me ty do flasë, pra, gjerë e gjatë

për popujt e Italisë edhe për luftra

që do shpërthejnë ashtu, në çfarë mënyre

t’i shmangesh dhe të kalosh çfarëdo rreziku,

meqenëse ti e nderon, ajo do bëjë

që në udhën tënde të dalësh faqebardhë.

Kaq mund të të jepja ty si udhëzim.

Hajde pra, nisu dhe me veprën tënde

lartoje deri në qiell lavdinë e Trojës».

Pas gjithë këtyre fjalëve dashamirëse,

Heleni urdhëron të çohen tek anijet

dhurata të rënda ari dhe fildishi

edhe ngarkon në anije një sasi

të madhe argjendi edhe enë Dodone,

dhe një parzmore me zingjirë floriri,

thurur trefish, edhe një përkrenare

vërtet të shkëlqyeshme me një xhufkë madhështore:

armët e Neoptolemit. Pra dhe im atë

u bë pjestar i të tilla dhuratave,

Heleni, veç këtyre, shtoi dhe kuaj

dhe karrocierë, pastaj ai plotësoi

dhe numrin e voztarëve e për më tepër

shokët m’i fumizoi edhe me armë.

Ndërkaq, Ankizi jepte porositë

për ta pajisur flotën shpejt me vela

të përfitonin shpejt nga era e mbarë.

Shpjeguesi i Apolonit plot nderim

kthehet drejt plakut edhe i thotë: «Ankiz,

që në sajë të Venerës u bëre i denjë

për atë bashkim të lartë pikrisht me të,

që aq fort të duan hyjnitë dhe që dy herë

ty të shpëtuan në shembjen e Pergamit;

ja toka e Auazonisë, vrapo me vela.

Por prapë duhet patjetër ta kalosh

dhe atë krahinë për det, sepse është larg

ajo anë e Auzonisë që ta ka caktuar

Apoli vetë. Pra nisu, i thotë, o i bardhë,

në sajë të dashurisë së djalit tënd.

Pse zgjas me fjalë? Përse ju mbaj me llafe

tani që po fryejnë erërat?» Gjithashtu

dhe Andromaka e zymtë, për lamtumirën

e fundit i sjell ca stofra të qëndisura

me fije ari edhe një klamide

Askanit mu ashtu si e meritonte,

i jep dhe shumë pëlhura si dhuratë

dhe i thotë: «Ja, merri o djalë, dhe këto plaçka,

t’ i kesh kujtim si punë e duarve të mia,

dhe të jenë dëshmi e gjallë e dashurisë

që Andromak, nusja e vetë Hektorit,

ushqen për ty; po, merri këto dhurata,

të fundit janë, o e vetmja shëmbëllesë

e Astinaksit tim, veç ti më ke mbetur:

bash këta sy ai kishte, këto duar,

këtë fytyrë; ai tani do të ishte

kështu si ti në lulen e rinisë».

Dhe unë me lotë në sy, duke u nisur

po u thosha: «ju uroj një jetë të lumtur,

se tanimë u pa ky fati juaj,

e kurse ne na presin të tjera fate

njëri pas tjetrit, ndërsa ju tashmë

gëzoni rehatinë; ju asnjë det

s’do të përshkoni më as do t’u bini

fushave të Auzonisë, që shkojnë gjithnjë

duke u zhdukur. Ju këtu ndër sy

keni një imazh të Ksantit dhe të Trojës,

që e bëtë me duart tuaja dhe uroj

ta keni bërë me ugure më të mira

dhe mos u rëntë në dy aq fort më grekëve.

Në qoftë se unë një ditë do të hyj në Tiber

edhe ndër fusha, që buzë Tibrit shtrihen,

në i pafsha, pra, të ngritura ato ledhe

që i janë premtuar fisit tim,

atëherë do bëjë në mënyrë që këto dy qytete

dikur, pra, farefis dhe së bashku në vuajtje,

njëri në Epir dhe tjetri në Hesperi,

dhe që si kryefis kanë vetë Dardanin,

do bëjë, thashë, në mënyrë e shpirtërisht

të formojmë një Trojë të vetme, një qytet:

kjo miqësi qëndroftë, pra, brez pas brezi».

Edhe i biem detit aty pranë Keraunies

nga fare lehtë kalohet në Itali,

se rruga është shumë e shkurtër. Ndërkaq Dielli

po përëndonte;malet po i mbulonte

një hije shumë e dendur. Shtimë, pra, short

për të nxjerrë voztarë të tjerë, pastaj i shtrimë

buzë detit krejt përtoke, që e dëshironim

dhe, të shpërndarë aty në bregun e tharë,

zumë të pushojmë; se ç’ëmbëlsi i dha gjumi

tmpit të lodhur. Nata, e prirë prej orëve,

ende nuk kishte arritur në gjysmë të udhës,

kur ngrihet Pelinuri shumë i zellshëm

nga shtrati i vet edhe i shqyrton gjithë erërat

dhe vë veshin mirë se nga fryen era

dhe i heton gjith yjet që lëvizin

 në qiellin e heshtur, vështron mirë Arkturin,

Hiadat plot me shi dhe dy Trionët

dhe Orionin të armatosur me flori.

Pasi shikon se atje në qiell të kthjellët

ç’do gjë qëndronte në rregull, drejt nga kiçi

jep një sinjal të fortë — të fortë për nisje,

ua hapim velave të gjitha flatrat

dhe nisemi e çajmë gjithnjë përpara.

Aurora, një të vënë n’të ikur yjet,

Po skuqej horizonti, kur ja, ç’të shohësh!

Duken larg kodrat që mezi dallohen,

ashtu dhe Italia buzë detit.

Oh, Italia, thërret Akati i pari;

Oh, Italia brohorasin shokët

plot entuziazëm; baba Ankiz në çast

merr një kupë të madhe, e vesh me një kurorë

dhe e mbush me verë – safi, në këmbë të kiçit

u lutet perëndive: «O ju hyjni,

zotër të detit, të dheut dhe të stuhive,

na e lehtësoni udhën me erë të mbarë!»

Dhe ashtu si i deshëm, pra, u ngritën erërat,

u duk dhe porti afër, në qytezë

na doli edhe tempulli i Minervës.

U mblodhën velat, kiçat u radhitën

nga ana e bregut. Porti andej nga Lindja

me formën e një harku; ca shkëmbinj

mu përballë detit bëhen plot me shkumë

nën përplasjen e valëve, aty nuk duket porti:

dy shkrepa si dy kulla shtrihen anash

si mur dyfish dhe s’lenë të shihet tempulli.

Aty si ugur të parë pashë katër kuaj

të bardhë si bora, që kullotnin bar

 në gjithë atë fushë dhe atëherë gërthiti Ankizi:

«Mirë po na pret, moj tokë, po ndillke zi;

për luftë kuajt armatosen, ndjellin zi;

mirëpo ndonjëherë kuajt i mësojmë

dhe i mbrejmë në koçi, i vemë aty nën zgjedhë

me frerë të përbashkët, pra prapë – thotë Ankizi –

shpresojmë dhe paqe». Atëherë ia drejtojmë lutjet

hyjnisë së shenjtë të Paladë armëushtueses,

që e para aty na priti triumfues;

përpara altarëve vemë mbi kokat tona

velin frigjan dhe, sipas porosive,

që na kish dhënë Heleni

si gjënë më të shenjtë

plot devocion i bëjmë flinë e duhur

Junonë Argivës, dhe nuk humbim kohë;

si i kryejmë ritet fetare, pas zakonit,

në çast i kthejmë anijet drejt nga deti

dhe i lemë gjithë ato vende të dyshimta,

ku bijtë e grekëve kishin ngulur banesën.

Që andej, dallohej gjiri i Tarentit

që, me sa thonë, e themeloi Herkuli.

Aty përballë lartohet edhe tempulli

i vetë Hyjneshë Lacinies, gjithashtu

ato të lartat ledhe të Kaulonit

dhe Skilaceu, që t’i përplas anijet.

Pastaj dallohej larg prej valëve të detit

dhe Etna Trinakriane edhe dëgjojmë

një gjëmë të madhe që jep deti së largu,

përplasjen e çdo dallge pas shkëmbinjve,

krismën e tyre të fortë atje tek bregu;

sa fort lëkundej deti te bregorja,

seç turbullohej rëndë me gjithë atë erë.

«Po, sigurisht, atje do të jetë Karibda –

gërthiti baba Ankiz – ja, pra, shkëmbinjtë,

ja shkrepat e llahtarshëm, për të cilët

na fliste vetë Heleni. Të ikim, shokë,

t’i rrokim, pra, lopatat, të gjithë së bashku!»

Si thanë ashtu u bë, dhe Palinuri

i pari e ktheu aty nga e majta kiçin,

që dha një krismë, pastaj edhe krejt flota

mori nga e majta, se vepruan lopatat

ashtu dhe erërat. Dhe dallga e madhe

në formë harku herë na ngrinte lart

dhe herë sapo tërhiqej, binim poshtë

te Manët atje thellë. Tri herë shkëmbinjtë

lëshuan një klithmë mes shkrepave të zgavërt,

edhe tri herë pamë shkumën që po hidhej

dhe yjet që kullonin. Në përëndim ra era;

krejt të lodhurdhe pa ditur se nga po mbanim,

dolëm te Ciklopët.

Ndodhet atje një port krejt i sigurt

nga erërat dhe i gjerë, por aty pranë

bubullon Etna me ca shembje të tmerrshme

edhe herë – herë vjell me një vrull të potershëm

deri në qiell.,shtëllunga tymi të zi,

të zi – katran, përzier me zjarr të fortë,

dhe ngre përpjet aty ca lëmsha flakësh

që arrijnë deri tek yjet; dhe herë – herë,

në vjellje e sipër, flak me forcë shkëmbinj

dhe blloqe të shkulura nga gjiri i malit

dhe me oshëtimë lëshon aty përjashta

plot gurë të shknrë dhe zien atje në humnerë.

Thonë se pikrisht mbi trupin e Enkeladit,

që është gjysmë i shkrumbuar prej rrufesë,

rëndon krejt pesha e Etnës së potershme

mu sipër tij dhe aty përmes krateresh,

ajo nxjerr flakë dhe gjithsaherë që ai

kthehet nga ana tjetër, i dërrmuar,

mbarë Trinakria dridhet plot oshëtimë

dhe qiellin anembanë e mbulon tymi.

Atë natë, të futur në pyll, seç i duruam

të tilla dukuri kaq të llahtarshme

pa vrejtur se cili ishte shkaku

i gjithë asaj potere; se në fakt

nuk ndrinte asnjë yll, s’kishte dritë në qiell,

në të errtën hapsirë kishte vetëm re,

nata plot terr e kishte fshehur hënën

atje pas reve të zeza. Dhe të nesërmen,

Aurora andej nga lindja po fillonte

të ngrihej dhe po e zhdukte errësirën

plot lagështirë të natës, kur papritmas,

na del aty nga pylli një njeri

krejt i panjohur, me fytyrë të çuditshme,

i thatë: kockë e lëkurë dhe në një gjendje

krejt të mjerushme, edhe duke u lutur

i mbante duart shtrirë këtej nga bregu.

Ia ngulëm sytë: ishte fare i palarë

në mënyrë të leveritshme, mjekra e gjatë,

në shtat kish një mbulojë të mbërthyer me gjëmba,

në pamje dukej grek, atë dikur

e kishin sjellë në Trojë me ushtrin e vendit.

Dhe ai, tek pa nga larg veshje dardane

dhe armë trojane, u tremb prej pamjes sonë

dhe e mbajti hapin pak, pastaj me vrap

u sul drejt bregut, qante dhe na lutej:

«pash ato yje, pash hyjnitë e larta,

pash këtë dritë të qiellit që na ngjall,

më hiqni këtej, o teukër, dhe më çoni

në një vend tjetër, ku të doni ju,

kjo më mjafton; e di, jam një nga ata

të flotës së danajve, nuk e fsheh;

erdha të luftoj kundër Ilionit;

pra në qoftë se krimi im është aq i madh

për dhunën që ju bëra, më hidhni në ujë,

më zhytni mirë në detin e pamasë.

Po të më vinte vdekja nga vetë njerëzit,

atëherë do të ishte kënaqësi për mua».

Ndër këto fjalë na rrokte fort në gjunjët,

dhe s na ndahej duke u përpëlitur.

I thamë të na tregonte se kush ishte,

se i ç’fisi ishte pastaj të na rrëfente

pse ishte katandisur në atë gjendje.

Vetë baba Ankiz, që s’po duronte më,

i jep djaloshit dorën dhe kështu

e inkurajon me këtë peng mirësie.

Atëherë ai, si iu largua frika,

zë dhe na thotë: «Itaka është vendi im,

jam një nga shokët e fatziut Uliks;

më quajnë Akemenid, ai im atë,

që quhej Adamast ish mjaft i varfër,

prandaj ika në Trojë. (Medet! Sikur

të kisha mbetur gjithnjë në atë gjendje.)

Shokët e mi në çastin që po dilnin,

duke u dridhur, nga ajo derë mizore,

më lanë krejt vetëm në atë shpellë të potershme

të Ciklopit, më harruan aty brenda.

Ish një banesë sa një kjamet e madhe,

krejt errësirë, plot mbeturina të pista,

zhyer me gjak. Ai vetë me atë shtat vigan

kupën e qiellit prekte – seç kiamet!

Zoti na ruajtë prej një përbinëdshi të tillë!

S’guxon t’ia hedhësh sytë, as duron fjalë;

ushqehet me përbrendësat e njeriut

me gjakun e fatziut. Vetë e kam parë

me këta sy kur mu në mes të shpellës,

i përkulur dyfish, shkapeti aty pas shkëmbit

dy vetë nga grupi ynë, që i kishte rrokur

me goxha dorë, toka krejt u ndrag

me gjithë atë gjak njeriu. E kam parë

kur po kafshonte gjithë ato gjymtyrë

që gjak të zi kullonin, copa mishi

të freskët dridheshin në dhëmbët e tij;

por e pagoi shumë shtrenjtë, sepse Uliksi

gjithë këtë mizori s’e duroi dot:

Itaku në atë gjendje të rrezikshme,

mirë u kuptua se sa i zoti ishte.

Dhe në të vërtetë, në çastin që Ciklopi,

i ngopur mirë me gjellë dhe i zhytur në verë,

një të ulur kryet, u shtri aty në shpellë

sa një kiamet, ndërsa aty në gjumë villte handrak

ashtu dhe copa mishi gjithë gjak e verë,

ne të gjithë, pasi iu lutëm hyjnive t’larta,

pasi shtimë dhe short se ç’punë do bënim,

të gjithë ashtu së bashku mirë e rrethuam

dhe me një hu të mprehtë

nisëm t’ia shponim atë sy të hatashëm,

që e mbante fshehur nën atë ballë të vranët:

atë sy sa vetë mburoja argolike apo sa disku i Febit;

pra, së fundi krejt shend e verë ua morëm hakun shokëve.

Por ikni, o fatzinj, oh, ikni shpejt,

hiqni litarin nga bregu se, ta dini,

sa është me trup i madh vetë Polifemi,

që i ka futur delet aty brenda në shpellë edhe tani po i mjel,

aq janë të mëdhenj njëqind Ciklopë të tjerë vërtet të tmerrshëm,

që të shpëmdarë banojnë pranë këtij bregu

dhe gjithnjë enden nëpër male të lartë.

U bënë tri herë që ndriti hëna e plotë,

që kur po e çoj unë jetën nëpër pyje

në banesa të shkreta e strofka bishash të egra;

nga maja e një shkëmbi nuk shoh tjetër veçse Ciklopë të potershëm:

më fort dridhem nga krisma e këmbëve dhe nga britma e tyre.

Si mos më keq ushqehem me degë pemësh,

me fryte edhe me thanë të forta – gur;

më ushqen edhe bari i shkulur krejt me rrënjë.

Ndërsa po vëreja gjithë sa ju përmenda,

më ra në sy më së pari, flota juaj që vinte nga ky breg,

çfarëdo që të ishte, te ajo u mbështeç, mjaft, pra;

që shpëtova prej asaj race vërtet të mallkuar.

Ma mermi shpirtin me çfarëdo torture!»

S’kishte mbamar fjalën, kur ja, ç’të shohësh?

Bariu Polifem në majën e malit me atë dem —

kolos po ecte mes bagëtive dhe po drejtohej fill e te bregorja:

përbindësh i tmerrshëm, fare i shëmtuar,

goxha kolos që kishte mbetur pa sy;

mbante në dorë një pishë të zhveshur degësh me të drejtohej,

siguronte hapin, delet i shkonin pas, për të ato ishin i vetmi qejf,

i vetmi ngushëllim në rrezikun që e kishte zënë.

Tek kapi bregun, u fut në valët e detit deri thellë,

pastaj ashtu krejt qorr lau edhe syrin, që po kullonte gjak,

dhe kërcëllinte duke gjëmuar rëndë dhe i binte

detit mu aty përmes dhe uji ende s’i aninte

as deri tek ijet që i kishte ngritur.

Ne duke u dridhur po shpejtonim të iknim larg prej andej,

si e kishim marrë me vete njeriun që na u lut,

se në të vërtetë e meritonte;

shpejt e shpejt në heshtje këputëm dhe litarin;

u përkulëm edhe, se kush më parë,

me ato lopata po i binim detit.

U kujtua Ciklopi edhe e ktheu hapin drejt asaj rrëmuje.

Mirëpo, derisa nuk pati mundësi të na kapte as qe i zoti të na ndiqte.

me shpejtësinë e rrymës së detit Jon,

nxori një klithmë deri në kupë të qiellit,

sa i mbarë deti me të gjitha valët e dridh shumë rëndë

dhe toka e Italisë u llahtaris deri thellë në gjirin e vet,

ushtoi edhe Etna nëpër të thellat shpella.

Nga gjtihë ajo britmë, Ciklopët gjithë sa ishin dolën

nga pyjet dhe nga të lartat maja u dyndën drejt te porti: e mbushën bregun.

I pamë, pra, bijtë e Etnës që po ninin duke na vërejtur kot me sy të shtrembër;

kokat e tyre arrinin deri në qiell, një turmë vërtet e tmerrshme:

si atëherë kur lisat madhështore ose qiparisat plot gogla rrinë në këmbë me majën lart:

një pyll i Jovit, një korie e Dianës.

Një tmerr i madh atëherë na detyron të ikim sa më shpejt,

t’i ngrejmë litarët në çdo anë, t’i hapim velat me erë në pupa.

Nga ana tjetër porositë e dhëna prej vetë Helenit

na kujtohen mirë «anijet në udhëtim të mos i afrohen

as Skilës as Karibdës, se për pak je mu te gryka e varrit»

edhe atëherë marrim vendim të largohemi nga bregu.

Kur ja: bash prej ngushticës së Pelorit vjen Borea

dhe e kalojmë më së pari grykën e Pantagisë,

vërtet një shkëmb i gjallë, dhe gjirin e Megarës

edhe Tapsin, që është sa niveli i detit.

Duke ecur në drejtim të kundërt, ai Akemenidi,

shoku i fatziut Uliks, po na i tregonte brigjet ku kish kaluar kohë më parë.

Përballë gjirit sikan ndodhet një ishull kundrejt Plemurit,

ku përplasen dallgët, banorët e parë e quajtën Ortigi.

Thonë se Alfeu, ai lumi i Elidës mu këtë rrugë

kishte rrahur tinëz në det, edhe tani, përmes grykës tënde,

0  Aretuze, ai shkon e derdhet drejt në detin sicilian. Ne, sipas urdhrit,

1  adhuruam hyjnitë e larta të vendit, dhe prej andej i shkuam

krejt përbri tokës pjellore, që Helori e majm me ujërat amull.

Prej andej pastaj, kaluam përbri shkrepave të lartë

edhe shkëmbinjve të dalë të Pakinit; nga larg na doli para Kamerina,

që fati e caktoi kurrë të mos lëvizte nga vendi gjithashtu ne pamë së largu fushat e Geliës dhe kolosin Gelë që e mori emrin drejt nga lumi i vet.

Që andej ne pamë dhe të lartin Agragant me ato ledhe çuditërisht të mëdha, që dikur nxori goxha kuaj fisnikë.

Një të fryrë era e mbarë, unë u largova edhe prej teje, o moj Selinuntë, e pasur plot me palma; unë kalova edhe nga zona e cekët e Lilibeut plot me rreziqe nga shkrepat e nënujshëm. Dhe pastaj dola në portin e Drepanit dhe në ato brigje vërtet ogurzeza.

Se mu atje, pas sa e sa stuhive

që më zunë në det, më vdiq, medet, im atë

Ankizi, që e kisha ngushëllim

në të gjitha vuajtjet dhe fatkeqësitë;

atje ti, pra, më le, o atë i dashur;

oh sa të lodhur më le, se kot shpëtove

nga gjithë ato rreziqe aq të mëdha.

Heleni parafolës, kur më foli për gjithë ato të zeza, s’ma përmendi gjithë këtë zi dhe as Celena jo, ajo mizore. Kjo qe pra, vuajtja e fundit, dhe ky qe caku i keq udhëtimeve të gjata.

Si u nisa andej një perëndi më solli drejt këtu në brigjet tuaja».

Kështu Eneu, në mes të gjithë asaj heshtjeje, tregonte historinë e fatit të vet dhe arratitë e veta dhe së fundi, pushoi edhe i dha fund gjithë historisë.

Kënga VI (Vargjet 1317-1464)

Kthe sytë tani këtej nga ana tjetër, shih këta njerëz dhe Romakët e tu.

Ja, pra, Cezari edhe i gjithë brezi i Julit,

që do të vijë nën të madhen kupe të qiellit; ja ja, ai burri, ai është Cezar Augusti, djali i Hyjnorit, që ta kanë premtuar, siç ke dëgjuar vetë, ai, pra sërish ka për të sjellë kohën e artë në Lacium, ndër fusha ku dikur sundoi Satumi; ai do ta shtrijë sundimin shumë më larg, tej Garamantëve dhe tej Indianëve (jashtë yllësive shtrihet ajo tokë, jashtë rrugëve të vitit dhe të diellit, ku Atlasi, ai qiellmbartësi, rrotullon aty mbi shpatullën e vet boshtin e qiellit, stolisur plot me yje të shkëlqyer).

Në pritje të ardhjes së tij, pra, që tani dridhen mbretëritë e Kaspit, kur dëgjojnë përgjigjet e hyjnive; sa fort dridhet dheu meotik, tmerrësisht të turbullohet krejt gryka e Nilit, gryka me shtatë degë.

Jo, as Alkidi s bëri gjithë atë rrugë, megjithëse tejpërtej e çpoi drenushën, me këmbë prej bronxi, edhe i siguroi pyjet Erimantit dhe me hark i kalli tmerrin Lemës; gjithë atë rrugë s e bën as Bakhu, i cili ngadhënjyes, drejton koçinë e vet me frerë raskalli, kur i nget tigrat poshtë nga qafa e Nizës.

Dhe ne do të ngurojmë? Nuk do ta rrisim

lavdinë me veprat tona? A mos frika

do të na pengojë të rrimë në dheun e Auzonies?

Vallë, kush do të jetë ai tjetri pak më larg

me një kurorë ulliri, që ka në dorë

objekte të shenjta? I njoh shumë mire unë flokët

dhe mjekrën plot me thinja të atij mbreti,

68

që prej një dheu të varfër do të dalë në një mbretëri të madhe e do t’i japë ligjet qytetit për të parën herë.

Tuli do të vijë pas tij, ky do ndërpresë paqen e atdheut të vet dhe do të thërrasë nën armë burra të qetë ashtu edhe aradhë që s’janë mësuar kurrë më me triumfe.

Pas tij vjen Anku, pak më i kapardisur,

i cili që tani është i kënaqur

dhe tepër për përkrahjen popullore.

A dëshiron t’i shohësh edhe mbretërit Tarkuinë dhe gjithashtu shpirtin krenar të Brutit hakmarrës, ashtu edhe fashet që u fituan sërish? Ky, pra; do të jetë i pari që do t’marrë barrën e konsullit dhe gjithashtu sëpatat e llahtarshme e, ndonëse prind, në vdekje do t’i shpjerë i ziu’ ai, për të bukurën liri, fëmijët e vet, frymëzuesit e kryengritjes. Sido që ta gjykojnë brezat e ardhshëm këtë veprim, gjithmonë do triumfojë vetë dashuria e atdheut edhe lakmia e pakufi e lavdisë. Shih atje larg Decët dhe Druzët, ashtu edhe Torkuatin, sëpatën kërcënuese, dhe Kamilin rishtas me flamuj në dorë. Dhe ata shpirtra, qe sheh se ndrisin të gjithë njëlloj me armë dhe në harmoni tani në mes të errësirës, seç luftra e seç beteja do të ringjallin e kushedi se dhe ç’kërdi do bëjnë, në rast se do dalin në dritë atje mbi dhë, kur vjehrri të zbresë nga qafat alpine ashtu edhe nga gadishulli i Monekut

dhe dhëndri të vijë me një ushtri të mbledhur ne Lxndje, atje përballë. O bijt e mi, jo, mos e ktheni forcën tuaj të madhe kundër atdheut! Dhe ti, o gjaku im, që zbret nga Olimpi, bindu ti më i pari; oh shporru armësh, hiqi duarsh armët!

Ai tjetri atje, pasi ta-shembë Korintin, si të fitojë nam ma dërrmën e akejve ngadhënjyes dhe triumfues në koçinë e vet d° ngjitet atje lart në Kapitol.

Kurse ai tjetri do ta shkatërrojë Argun, Mikenën Agamemnoniane dhe vetë Eakidin, racën e Akilit të fortë për armë, duke ua marrë hakun të parëve të Trojës gjithashtu dhe tempullit të dhunuar të Minervës.

Po kush do të mbetej pa të përmendur ty,

o ti Katon i lartë dhe ty, o Kosus?

at0 fami]Je të Grakut? Po Skipionët, dy rrufe lufte, një kërdi e Libisë?

P° ty’ o Fabric, i pasur në varfërinë tënde, dhe ty, o Serran, që hedh farën në brazdë?

Ku po më tërhiqni, o Fabë, tani që u lodha?

Ti je, po, ai Maksim që, duke shtyrë nga dita në ditë, ke për të qenë i vetmi që do e shpëtosh patjetër shtetin tonë.

ketë të tjerë që do e punojnë më hollë bronxin, që thua se është vërtet i gjallë (këtë e pranoj), do nxjerrin prej mermerit fytyra të gjalla, mbrojtjet atje në gjyq d°1 bëj më mirë, të tjerë do të shënojnë rrugën e yjeve me anën e kompasit dhe do të parashikojnë ngritjen e tyre:

70

ti, o Romak, duhet të sundosh mbi popuj, këtë mbaje mend (do të jetë kjo shkenca jote), kushtet e paqes ti do t’ua diktosh, t’i falësh të mundurit dhe në anën tjetër do t’i nënshtrosh ata që ngrenë krye».

Çuditen ata të dy nga këto fjalë të atit Ankiz, i cili prapë vazhdon:

«Shihe Marcelin si marshon përpara

krejt i dalluar me atë pre të majme

dhe, ngadhënjyes, me shtat del mbi gjithë burrat.

Ky do ta mbajë në këmbë shtetin romak

të kërcënuar prej një lufte të madhe

dhe, si kalorës, do t’i shpartallojë

kartagjinezët, Galët kryengritës;

plaçkat e treta, që do të jenë të majme

plot aromë, di t’ia kushtojë atit Kuirin».

Aty Eneu (pasi po shihte mirë se atë burrë e shoqëronte një djalosh jashtëzakonisht i hijshëm dhe i stolisur me një armaturë të shkëlqyer, por në fytyrë jo aq i qeshur dhe me sy përdhë):

«0 atë, kush është ai djalë që e shoqëron burrin Marcel? Do t’jetë i biri apo ndonjë nga i larti fis i brezit të tij?

Seç turmë të madhe paska rreth e rrotull!

Mirëpo një hije e zezë, e zezë skëterrë po ia mbuloka kokën». Edhe atëherë baba Ankiz me lot ndër sy ia priti:

«Mos pyet, o bir, sepse një zi e madhe do bjerë mbi brezin tend. Pra, këtë djalë fati ka për ta sjellë atje mbi tokë, por për pak kohë, sepse s’do ta lejojë të qëndrojë më gjatë, se juve, o perëndi, sikur ju duk se kombi i Romakëve do të kishte qenë, pra, tepër i fuqishëm, po ta kishte pasur këtë dhuratë të madhe!

Sa gjëmë të madhe do t’japë i gjithë ai kamp Përbri qytetit të madhërishëm të Marsit, seç salikim, o Tiberin, do të shohësh, kur të kalosh para një varri të ri!

Jo, asnjë djalë prej fisit të trojanëve nuk do të jape kurrë shpresa kaq të mëdha pranë të parëve latinë se sa ky djalë, as toka e Rëmulit kurrë s’do të mburret aq fort për tjetër djalë.

Kënga X (Vargjet 429 – 635)

Më së pari Eneu u urdhëron gjithë shokëve të mblidhen rreth flamujve, ta ngrejnë moralin, edhe të jenë të gatshëm për të luftuar.

Ai tanimë, në këmbë aty te kiçi; i sheh mirë tëukrët gjithashtu dhe kampin, pastaj me të majtën ngre përpjetë mburojën që vezullonte, atëherë gjithë dardanidët nga muret brohorasin në kupë të qiellit, u rritet shpresa, dhe merr hov zemërimi, armët e tyre derdhën mu si breshëri, siç ndodh nën retë e zeza kur korrilat strimonie japin shenjën e largimit; me klithma përshkojnë ajrin dhe ikin prej Notit me britma të hareshme.

Mbreti i rutulëve e krerët auzonianë çuditen shumë për gjithë atë entuziazëm,

derisa, duke vështruar aty nga pas, shohin se anijet kthehen mu drejt bregut dhe se një flotë e tërë po i binte detit. Tarogza Eneut i ndriste përmj^i kokë edhe nga maja xhufka flakë i nxirrte, mburoja e artë lëshonte rreze të forta pikërisht si një kometë shumë ugurzezë atëherë kur skuqet në një natë të kthiellët dhe merr ngjyrë gjaku apo si Siri i zjarrtë, që, duke i sjellë njerëzimit të shkretë, etje e sëmundje, shfaqet atje lart edhe me të zezën dritë trishton mbarë qiellin. Por Tumi guximtar s’e humb dot shpresën që ta pushtonte bregun dhe ta zbonte armikun nga ajo tokë; dhe të gjithë shokëve ua ngre moralin edhe u flet me të madhe:

«0 burra, erdhi çasti i dëshimar

të bëni kërdinë me atë të djathtën tuaj;

në dorë e kemi Marsin, dhe tani

secili të kujtojë nusen e vet,

vatrën e vet, secili të sjellë ndër mend

të lartat heroizma dhe lavdinë

e të parëve tanë, t’u dalim para vetë

atje në breg, derisa, duke zbarkuar

të jenë në rrëmujë, kështu edhe këmbë e tyre

të jetë e pasigurt në tokën që shkelin.

Po qe i guximshëm, të ka ndihmuar fati». Ndër këto fjalë mendonte kë do shpinte kundër armikut edhe kë do linte te muret në rrethim. Ndërkaq Eneu ul urat shpejt nga lartësia e kiçit dhe zbarkon shokët; disa presin çastin të tërhiqet dallga dhe me një kërcim

të hidhen mbi rërë; ca shkasin mbi lopatat. Tarkoni aty në breg heton të gjejë një vend ku nuk ziejnë valët, plot potere një vend ku deti s’gjen asnjë pengesë dhe e shtrin valën e fryrë aq lehtë te bregu, në Çast kthen bashin dhe shokëve u thotë: «Përkuluni tani mbi ato lopata se të forta i kani, o ju ajka e trupës; t’u jepni mirë anijeve, t’i ngrini, ta çani me ato shpore këtë tokë armike dhe ta hapë shtreza një zgavër.

Pa le të bëhet copë anija ime, mjafton që tokën unë ta shtie në dorë një herë e mirë». S’e zgjati më Tarkoni edhe t’u ngritën shokët mbi lopata dhe anijeve shkumuese u dhanë përpara mu drejt bregut latin edhe shporet në fund ngulin në të thatë edhe të gjitha anijet zënë vend pa u dëmtuar, kurse e jotja nuk zuri vend, Tarkon, sepse u flak mbi një shtresë rëre edhe mbeti pezull sipër një shkëmbi, i cili s’ishte i sheshtë; luhatej vazhdimisht aty anija dhe kot po rrihnin nëpër valë lopatat derisa u bë copë-copë dhe i hodhi njerëzit në mes të valëve, ata u penguan shumë keq nga copat e lopatave edhe nga bangat, që rrinin përmbi ujë po njëkohësisht dhe dallga po i tërhiqte andej nga bregu.

Por edhe Tumin nuk e zinte vendi;

i   ndezur zjarr rrëmben tmpën e vet kundër trojanëve edhe e vendos te bregu ballë tyre dhe boritë japin sinjalin.

Eneu i pari u hodh në trupat latine të fshatit dhe i dërmoi: qe ugur i mirë, si vrau edhe Teronin, trim mbi trima, që i ishte sulur Eneut nga ana e vet;

Eneu në ije të zbuluar ia nguli shpatën mu aty ku lidhet mire panciri prej bronxi edhe përmes tunikes në ar qëndisur.

Pastaj plagosi Likën, që me prerje e kishin nxjerrë nga barku i nënës së vdekur, dhe që pastaj ty ta kushtuan, o Feb. sepse në foshnjëri ai pati fatin të shpëtonte mirë mu prej rrezikut të thikës.

Dhe pak më larg Eneu shtriu përdhë

Cisenë e fortë edhe kolosin Gija

që me mëzdrak dërrmonte trupa të tëra;

asgjë s’u vlejtën armët e Herkulit

as forca e krahëve të tyre, as Melampi,

babai i tyre, shok besnik i Alkidit

gjatë kohës që i dha dheu mundime të rënda.

Dhe ndërsa Fari nxjerr ca fjalë të kota,

ja se Eneu ta vringëllon shigjetën

dhe t’ia ngul Farit thellë në gojën e hapur.

Dhe ti, o Kidon i mjerë, që shkon pas Klicit, pas djalit me pak qime bionde në mollëza, një mik i ri, do të ishte shtrirë përdhë prej dorës së Dardanit pa çarë kokën për dashurinë që të rinjtë kishin për ty,

o mor i shkretë, sikur një trupë e ngjeshur vëllezërish, të gjithë fëmijë të Farkut, të mos i kishin dalë përpara Eneut.

Ata janë shtatë edhe e gjuajnë me shtatë shigjeta. Një pjesë kërcejnë pa efekt përmbi tarogzën dhe mbi mburojën e Eneut edhe një pjesë

perreshqit trupit mu në çast dredhoinë- e bëri vetë e bardha Venus Ateherë Eneu i thotë Akat besnikut «Neme nga ato shigjetat, që i kam lyer me gjakun grek ndër fushat e Ilionif kjo dorë asnjë prej tyre s’do ta hedhë me kot kundrejt rutulëve» dhe në çast

flhfSh-‘edhejePforcc dhe heshta fluturim vete e përshkon

mburojën e Meonit mu te bronxi dhe ia copton pancirin me gjithë gjoks.

e çast 1 shkon në ndihmë vetë Alkanori vellai 1 tij, ta mbante se po binte- një heshtë e dytë e flakur në atë drejtim vete e përshkon bash krahun e Alkanorit he lken flutunm krejt e përgjakur; dhe dora e djathtë e vdekur mbetet varur nga supi nëpër pejza. Numitori, tjetër vëlla, ia heq Meonit heshtën e gjuan Eneun me të, mirë po ç’e do se s ishte thënë t’i ngulej, pra, Eneut, por shkoi dhe e kapi pak të madhin Akat te kofsha. Atëherë aty t’ia behë ai Klauzi, ardhur nga Kun, kishte shumë besim ne nnmë e vet dhe me një heshtë të forte gjuan nga larg Driopin; heshta ngulet

edhe ia pret Dnopit fjalën në gojë

dhe e lë pa frymë dhe ai aty përplaset

pr^n. ‘e, perdhKë dhe vJ’e11 Plot gulfa gjaku. rape Klauzi, bjer këtej e bjer andej,

11 shtrm përdhë tre trakas të fisit të lashtë

Borese dhe tre të Uerë, djemtë e Idatif

atdheu i tyre Ismara i kish shoqëruar.

Aty vjen vrap Kalezi bashkë me trupën aurunke, vjen dhe djali i vetë Neptunit,

Mesapi, në krye të kalorësve të shkëlqyer;

edhe sulmon herë njëra palë, herë tjetra

dhe prapsin njëra-tjetrën, lufta bëhet

në pragun e Auzonisë pikërisht si erërat

e kundërta kur ndeshen dhe luftojnë

në hapësirën e qiellit me fuqi

dhe vrull të barabartë, as ato vetë

as retë as deti kurrë nuk i lëshojnë

vend njëri-tjetrit dhe nuk dihet fare

si do të përfundojë ajo përleshje;

gjithë elementët fare nuk përkulen

ballë njëri-tjetrit, pikërisht kështu

trupat trojanë dha trupat latinë

përleshen këmbë për këmbë dhe gjoks për gjoks.

Nga ana tjetër bash ku një përrua

kishte rrokullisur ca shkrepa dhe lëndë druri

të shkulur mu te bregu, ata arkadët,

të pa stërvitur nga natyra e ashpër

e vetë terrenit, t’i braktisnin kuajt

për të luftuar në këmbë për herë të parë;

t i mbathin mu aty përballë latinëve

të gatshëm për t i ndjekur; i pa Palanti

edhe, pasi në atë gjendje shumë kritike,

vetëm një shteg i mbeti, herë me lutje

e herë me britma atyre ua ngre moralin

edhe u gërthet: Ku veni, more shokë?

Pash jetën tuaj, pash heroizmat tuaja, pash emrin e Evandrit, prijësit tuaj,

Pash gjithë ato fitore, që ai ka korrur,

Pash shpresën time, e cila sot po ngrihet

plot me zili kundrejt lavdisë atërore, mos u besoni këmbëve, me hekur duhet të hapet shtegu mes armiqve; aty ku trupa armike është e dendur sa s’vete më, pikërisht aty ju lyp ju dhe prijësin Palant atdheu fisnik.

Asnjë hyjni s’na ndjek, ne njerëz jemi por njerëz janë dhe armiqtë, që na sulmojnë, shpirt kanë dhe ata po ashtu dhe ne.

Ja pra, nga njëra anë na ka zënë rrugën deti i pamasë, as tokë s’kemi t’ia mbathim. Të hidhemi në det apo në Trojën e re?»

S’e zgjati dhe u flak në mes të armikut.

Më i pari aty përballë i doli Lagu për fatin e vet të zi. Ndërsa ky po ngrinte lart një gur, sa një kiamet,

Palanti e gjuan atë me një shigjetë në vendin ku kurrizi ndan dy brinjët edhe pastaj shkul hekurin e ngulur deri ke kockë. Hisboni s’e zë dot në befasi Palantin të përkulur, ndonëse shpresonte shumë, se kur Hisboni po sulej me turi edhe i trullosur nga vrasja aq mizore e shokut të vet,

Palanti i dredhoi mirë dhe i nguli shpatën në mushkëritë e fryra prej zemërimit.

Kënga XII (Vargjet 278-481)

Nga ana tjetër po dilte prej shatorreve ati dhe trungu i vetë fisit romak:

Eneu, që po shkëlqente mu si yll 78

me atë mburojë dhe me ato armë qiellore edhe pranë tij Askani, një shpresë tjetër e Romës madhështore. Kryeprifti, veshur me petk të bardhë, kish një derrkuc, pjellë e një dose të kreshtë, edhe një dele dy vjeçe të paqethur, dhe të dyja flitë i shpie tek altarët ku ishte ndezur zjarri.

Të dy mbretërit me sy të drejtuar në lindje, nga dilte dielli, marrin dhe shpëmdajnë me dorën e vet ca miell dhe ca kripë, këpusin qimen bash te balli i flive dhe zbrazin kupat për të njomur altarët. Atëherë i urti Ene, me shpatë të zhveshur, bën këtë lutje: «0 Diell dhe ti, moj tokë Lacium, për të cilën kam dumar të zeza shumë të mëdha, dhe ti, o atë

i    gjithpushtetshëm, edhe ti, Junonë, bija e Satumit, o moj ti hyjneshë, që po të lus të më ndihmosh më shumë, dhe ti, o i famshmi Mars, o ati ynë, që i ke aty në dorë të gjitha luftrat, dhe ju, lumenj e kroje e ju o hyjni, që jeni atje lart në viset qiellore dhe ju që jeni atje në detin e kaltër, ju ftoj si dëshmitarë: në qoftë se ndodh që e korr fitoren Tumi auzoniani, për të mundurit atëherë nuk mbetet tjetër veçse të tërhiqen te qyteti i Evandrit, edhe që andej e tutje eneadët kurrë më s’do rrokin armë për luftë të re dhe s’do ta turbullojnë këtë mbretëri me anën e hekurit. Nga ana tjetër, në qoftë se neve na shkon lufta mbarë

dhe na buzëqesh Fitorja – siç shpresoj, dhe Perënditë e dhënshin – atëherë unë nuk do lejoj që popujt italikë t’u shtrohen teukrëve por edhe as unë s’kërkoj mbretëri për vete, veç të dy kombet fare të mposhtur të lidhen së bashku me ligje të barabarta, me aleancë që e përjetshme të jetë. Do shtie në Lacium hyjnitë dhe kultin tonë edhe Latini im vjehërr të marrë pushtetin ushtarak dhe atë civil. Trojanët do më ndërtojnë ca ledhe dhe Lavina do t’i japë emrin qytetit të ri»; kështu, pra, foli Eneu i pari dhe pastaj Latini me sy nga qielli dhe me dorën të shtrirë drejt yjeve u shpreh me këto fjalë:

«Dhe unë, o Ene, betohem për këtë tokë,

Për det e yje, për ata dy bij të Latonës dhe për Janin

me dy ballë dhe për pushtetin e hyjnive të ferrit

dhe për selinë e shenjtë të Ditit të rreptë:

ai Atë, që mfe rrufe i sanksionon marrëveshjet,

më dëgjoftë ç’po them tani: betohem për altarët, që po prek,

Për këto zjarre të shenjta e për hyjnitë,

nuk do ta thyejnë këtë besë e aleancë;’

s ka forcë që të më bëjë të heq unë dorë

kundër vullnetit tim, sikur dhe toka

nga një përmbytje e tmerrshme të zhdukej nën ujëra,

sikur dhe Olimpi të binte poshtë në Tartar;

me sa mund të thuhet se edhe ky skeptër –

se në të vërtetë ai kishte skeptrin në dorë –

d° të nxjerrë filiza e fletëza hijezuese,

80

pasi u këput një herë përposhtë një trungu

atje në pyll dhe u nda prej nënës së vet

dhe hekuri ia humbi flokë e krahë:

dikur që dru i njomë dhe dora e artistit

pastaj e zbukuroi me një rreth bronxi

dhe e dha t’u sillej etërve latinë».

Pra me betime të tilla ndërmjet tyre

Po e përforconin lidhjen mu ndër sy të krerëve të tjerë,

pastaj, sipas zakonit, therin kurbanet,

që do të digjen në zjarr dhe thuajse ende për së gjalli

u nxjerrin jashtë gjithë rropullitë dhe i mbulojnë

altarët me pjata të mëdha të mbushura plot.

Ndërkaq rutulët panë se ajo përleshje

nuk kishte barazim dhe zemra e tyre

po shqetësohej mes ndjesish të ndryshme

dhe aq më tepër kur vështrojnë më afër

dhe shohin se fuqitës’janë të barabarta.

Më fort u shtohet frika kur shikojnë vetë Tumin

që me hap të heshtur ecte edhe me sy përdhë ai po përulej

aty përpara altarëve duke u lutur;

mollëzat të thara i kishte ai farë djali, fytyrën të zhehtë.

Porsa Jutuma, e motra, pa mirë se përshpëritja gjtihnjë shtohej

dhe se ajo turmë ngurronte dhe lëkundej,

hidhet mu në mes të aradhëve me pamjen e vetë Kamertit,

luftëtarit të dalë bash prej një fisi të lashtë, bash prej një babe,

që kishte lënë shumë nam për trimëri po dhe ai vetë

një trim mbi trima ishte; ajo e kupton shumë mire

gjendjen e atyshme edhe aty përhap, pra, fjalë pas fjalësh

edhe gërthet: «Rutulë, si s’ju vjen turp

të rrezikojë jetën vetëm një njeri për të gjithë ju?

Mos, vallë, ne jemi pak? Thua s’qenkemi aq trima sa armiku?

Ja, pra, ku i kemi të gjithë: trojanë e arkadë

edhe kobzezat radhë të këtyre etruskëve armike të Turnit;

po të fillojmë me sulmim, secilit prej nesh

mezi që do i takonte, të përleshej me një armik.

Nuk ka dyshim se deri te perënditë do shkojë

lavdia e këtij farë heroi, që para altarëve po e bën fli jetën

dhe ai nami i tij gojë më gojë do të kalojë për jetë të jetës,

dhe ne, pasi të mbetemi pa atdhe, do të detyrohemi

ta ulim kokën para zotërinjve kaq mendjemëdhenj,

kurse tani qëndrojmë si spektatorë ndër fushat tona».

Prej këtyre ijalëve ndizen fort zemrat e të rinjve,

një mërmërimë gjarpëron nëpër aradhë,

në çast ndërrojnë laurentë dhe latinë

që deri atëherë po prisnin të pushonin,

të mbaronte lufta e të shpëtonte vendi,

tani duan armë dhe duan që marrëveshja të mos përfundojë

dhe e qajnë aty me lot fatin e zi të Turnit.

Veç kësaj Juturna shton dhe argumente të tjerë dhe më të forte;

ajo, pra bën të duket në qiell një mrekulli:

mendja e italikëve kurrë ndonjëherë nuk u turbullua

kaq prej fenomenit të tillë, që ata i gënjeu.

Dhe në të vërtetë shpendi kuqalosh i Jovit,

duke fluturuar në ajrin e përflakur,

po i shpartallonte shpendët e bregores,

s’i ndahej asaj turme fluturake që po këlthiste.

Kur ja se papritmas aty ai shpend i prapë bie plumb

mbi ujëra edhe me thonj të kërrusur

të rrëmben me mjellmë të mrekullueshme.

Italikët atje i ngulin sytë dhe të gjithë shpendët – të shikosh çudi me sy –

në gjithë atë ikje ndërrojnë drejtim duke gërthitur fort,

edhe me flatra e nxijnë atë anë të qiellit, edhe si një re e dendur nëpër ajër

i  vihen në shpinë armikut derisa shpendi

i   mundur nga ajo turmë,

i humb fuqitë edhe nga pesha e rëndë

në fund e lëshon nga kthetrat përmbi lumë

gjithë atë prë edhe vetë ikën, zhduket nëpër re.

Atëherë rutulët plot me brohoritje

e përshëndesin atë gur të mirë

dhe përgaditen për të rrëmbyer armët.

Tolumni, parafolësi, foli i pari:

«Kjo ish dëshira ime, po, kjo ishte,

këtë kushedi sa herë unë kam kërkuar,

e pres me zemër; këtu shoh hyjnitë.

Ejani pas meje, rrokni armët

ore dorëzinj, një i huaj, njeri i prapë

po ju tmerron me luftë mu sikur të ishit

ca shpendë edhe të gjithë bregoren

me forcë po jua plaçkit; ai pa tjetër

ka për t’ia mbathur shpejt edhe kështu

sërish do t’i nderë velat nëpër det:

shtrëngoni rradhët të gjithë një mendje e zemre

edhe ta mbroni mirë me armë në dorë

mbretin që dëshirojnë t’jua rrëmbejnë».

Ndër këto fjalë vërsulet më përpara

dhe i jep shigjetës fort kundër armikut,

shigjeta fishkëlluese, e sigurt,

çan ajrin dhe në cast shpërthen një klithmë,

klithmë e potershme e atëherë të gjitha aradhët

të shkunden mirë dhe në gjithë atë rrëmujë

seç ndizen zemrat, dhe në cast shigjeta

shkon vrik aty, ku ishin grumbulluar

plot nëntë vëllezër; s’kish djem më të pashëm:

gjithë djemtë e atij Gilipit arkadianit,

që i kishte pasur nga gruaja e vet besnike,

një tirreniane; aty njeri prej tyre

goditet rëndë te beli mu te vendi

ku togza lidh ato dy skajet rrypi;

shigjeta tej për tej kalon mes brinjëve

të atij farë djali, që dallohej shumë

Për hijeshi, për armët e shkëlqyeshme

edhe në çast përdhë përplaset djali.

Vëllezërit e tij, falangë trimëreshë,

të ndizen flake nga dhimbja

dhe një pjesë shtrëngojnë shpatat ndër duar,

pjesa tjetër rrëmbejnë shigjetën, sillen si të tërbuar.

U dalin në ballë aradhët laurenciane;

nga tjetra arië vërshojnë po përsëri trojanët turma-turma

dhe agjilinët dhe arkadët me mburoja lara-lara.

Të gjithë kanë një dëshirë: duan të luftojnë.

I   shpartallojnë altarët, nga çdo anë

të ngrihet një stuhi e zjarrtë shigjetash

dhe shtizat bien aty tamam si breshëri,

flaken mangalla e kupa të mëdha.

Latini vetë ia mbath dhe merr me vete hyjnitë

që u dhunuan, se u pre marrëveshja.

Disa mbrehin kuajt, disa kërcejnë mbi kuaj

dhe zhveshin shpatat të gatshëm për të luftuar.

84

Fjalori i emrave

Abanti – luftëtar, njëri prej shokëve të Eneut;

Agamemnoni – biri i Atridit, bashkëshorti i Klite- mnestrës, mbreti i Argut dhe i Mikenës, komandanti sup- rem i ushtrive greke në Luftën e Trojës.

Akci – qytet në Akamani, krahinë në mes të Etolisë dhe Epirit, ku e kishte tempullin Apolloni;

Akili – biri i Peleut dhe Tetidës, babai i Neoptolemit, mbreti i mirmidonëve dhe prijësi i tyre në Luftën e Trojës, dhe trimi më i madh në këtë luftë;

Alfeu – lumë në Peloponez, në krahinën e Elidisë;

Alkidi – mbiemër i Herakliut, sipas gjyshit të tij Al- keut;

Andromaka – bashkëshortja e Hektorit, komandantit të ushtrisë trojane, kurse më vonë (në Eneidë) bashkësho- rtja e Helenit në Butrint;

Apolloni – biri i Jupiterit i Latonës, perëndia i dritës dhe i arteve të bukura;

Argu – kryeqytet i krahinës greke të Argolidës në Peloponez dhe seli mbretërore e Agamemnonit;

Askani – biri i Eneut dhe Kreuzës, i cili në Eneidë paraqitet edhe me emrin Jul;

Atlasi (Atlanti) – biri i Japetit dhe Klimenës, vëllai i Prometeut, titan i cili mbi supet e veta mbante kupën e qiellit si denim pse iu kishte kundërshtuar Jupiterit

Miti i manipuluar i Eneas në Butrint – Nga MOIKOM ZEQO

E kam takuar dy herë arkeologun anglez Oliver Gilkes në Butrint dhe në Tiranë. Kemi biseduar për arkeologjinë dhe posaçërisht për Butrintin. Oliver Gilkes është kërkues shkencor në Institutin e Arkeologjisë Botërore në Norwich të Anglisë. Oliveri ka mbi 10 vite që punon në ekspozitat arkeologjike në qytetin e madh antik të Butrintit. Ai trajnon në mënyrë konceptuale arkeologët dhe studentët e rinj.

Oliver Gilkes gjithashtu ka shkruar sintezat e tij shkencore për gërmimet në Butrint, për metodat moderne të arkeologjisë dhe të leximit të qartë të relikteve dhe dëshmive historike. Mitizimi shpesh edhe politik i historisë së Butrintit duhet ballafaquar me shkencën rigoroze, – kjo pikë inkandeshente e bën arkeologun një dijetar të pavarur, me dyshim dekartian, dhe me maturi arsyetimi dhe optikë të patjetërsueshme zbulimi.

A është Butrinti Troja e Re? Përse Virgjili e përfshin Butrintin në rrëfenjën e tij si strukturë vizionare perandorake romake të Oktavian Augustit?

 

Para unë eci e shoh një Trojë ndërtuar sipas shembullit të së madhes,

Një Pergam dhe një përrua të thatë me emrin e Ksanthit,

Duke hyrë putha pragun e portës Skea.

(Virgjili “Eneida” III 346-351)

 

Nga emocionet që përftohen duke parë Bradd Pitin në prodhimin hollivudian “Troja”, shumëkush mund të harrojë që Troja e dytë shtrihej në Butrint, në Shqipëri. Për shekuj me radhë, rrëfimi i Virgjilit se si Enea i shpëtoi rënies së Trojës, ka shërbyer si burim frymëzimi për studentët e botës klasike. Kështu me radhë nga Qirjaku i Ankonës, humanisti i shekullit të 15 që vizitoi Butrintin, te vizitorët e mëdhenj që vizituan Shqipërinë dhe Greqinë në shekullin e 19, e deri te Heinrich Shlieman. Këtë të fundit, mbresat e pashlyeshme, qysh nga fëmijëria e hershme, nga një imazh i Eneas duke shpëtuar nga qyteti i shkatërruar, e frymëzuan vite më vonë për të kërkuar qytetin e lashtë.

Poema e Virgjilit, “Eneida”, ndjek gjurmët e heroit trojan gjatë rrugës që ai bën për të plotësuar misionin e tij historik, për themelimin e Romës. Përgjatë rrugës, ai dhe shoqëruesit e tij patën shumë aventura, iu desh t’u bënte ballë shumë tundimeve që i viheshin qëllimisht përpara për ta shpërqendruar nga misioni i tij i vërtetë. Një nga këto ishte dhe ndalesa në Butrint, ku ai gjeti një koloni të vogël refugjatësh trojanë midis të cilëve gjendeshin dhe Helenusi, djali i mbretit Priam si dhe Andromaka, gruaja e Hektorit. Përse atëherë Virgjili e përfshiu Butrintin, historia dhe arkeologjia e të cilit flasin për një qytet jo shumë të madh, në rrëfenjën e tij?!

Shpjegimi është i lidhur me shumë arsye më të gjera që lidhen me faktin që Virgjili nuk ishte thjesht një poet, por një fenermbajtës për programet e Oktavian Augustit në fund të shek. I p.K. Augusti kishte arritur vendin e parë në Shtetin Romak pas një sërë luftërash të përgjakshme civile që u zhvilluan pjesërisht edhe përgjatë bregdetit shqiptar.

Detyra e tij kryesore ishte të siguronte stabilitet dhe një “epokë të re të artë” si dhuratë për Mesdheun. Virgjili ishte vetëm njëri nga një rreth shkrimtarësh ku bënin pjesë dhe poetët Ovidi dhe Horaci si dhe historiani Livi, që gëzonin përkujdesjen e Augustit në përpjekjen e përbashkët për të hedhur themelet e një Rilindjeje Kulturore.

Në poemën e Virgjilit, udhëtimet e Eneas paralajmërojnë fundin e periudhës Perandorake të Romës. Virgjili zgjodhi si një nga vendndodhjet e ngjarjeve të tij Butrintin dhe Epirin për shkak të lidhjeve midis Augustit dhe fitores së tij mbi Antonin dhe Kleopatrën në Aktium, për shkak të marrëdhënieve shumë të afërta që kishte në atë kohë midis Epirit dhe Italisë për mëse një shekull. Roma pat vendosur një farë niveli kontrolli politik gjatë luftërave me Mbretërit Maqedonas, Filipi V dhe Perseu, gjatë të cilave seksione të tëra të Epirit (me përjashtim të rajonit të Butrintit) shtriheshin të pashfrytëzuara.

 

Gjithnjë e më tepër Butrinti filloi të bëhej një vend i modës për aristokratët romakë për të gjetur kënaqësitë pastorale të fshatit dhe shijuar kulturën e helenizuar. Oktavian Augusti vetë studionte për filozofi në shkollat e Apolonisë deri sa vrasja e Cezarit, ungjit të tij, e detyroi të hynte në punët publike. Edhe i famshmi Pompon Atiku, miku dhe letërkëmbyesi i Ciceronit, zotëronte toka pranë Butrintit dhe filloi të interesohej shumë për punët e qytetit dhe të punonte në emër të tij, në kohën kur aty u ngrit një koloni nga Cezari dhe Augusti. Miti i Eneas shpjegon edhe pjesën më të madhe të interesit të treguar për Butrintin, por vetëm në vitin 1930, u bë një përpjekje për ta provuar këtë shkencërisht duke aplikuar teknikat arkeologjike. Në vitin 1928 një Mision Arkeologjik italian u dërgua nga Musolini, ekipi drejtohej nga Luigi Ugolini. Qëllimi i vërtetë ishte të ngrihej në Shqipërinë e Jugut një prezencë Italiane si pjesë e një programi politik dhe penetrimi ekonomik. Ekzistonte gjithashtu një justifikim më filozofik, fashistët kthenin kokën mbrapa te një Romë mitike dhe Perandorake si paraardhëse të tyre.

Mussolini e shihte veten e tij si kulminacionin e vazhdës së gjatë të heronjve romakë që zinin fill me Enean për të vazhduar te Romuli e Augusti.

Ugolini ishte dërguar për të gjetur gjurmët e Eneas.

Në 15 vite gërmimi, shumë monumente madhështore u zbuluan në Butrint, shumica datonin në periudhën e mbretit Pirro ose dhe më vonë. Ndërmjet këtyre ishin rrethimet e mureve të qytetit me portat e hyrjeve, një nga të cilat e njohur si Porta e Liqenit, është një shembull i shkëlqyer i ndërtimit helenistik të shek. VII p.K. I shtyrë nga dëshira për të gjetur dëshmi të ndalesës së Eneas në Butrint, Ugolini e pagëzoi këtë portë si Porta Skea, dhe argumentoi që Heroi Trojan hyri që këtu për në qytet për të takuar Mbretin Helenus. Kjo u përdor si një mjet i fuqishëm propagande me rastin e përvjetorit të 2000 të ditëlindjes së Virgjilit, në vitin 1931, dhe u prodhua një pullë që tregonte portën Skea prej nga ku Helenusi përshëndeste me dorë Enean në anijen e tij, që përngjasonte shumë me përshëndetjen e njohur fashiste.

 

Thellë brenda vetes, Ugolini megjithatë nuk besonte që Butrinti ishte pikërisht vendi ku kishte ndaluar Enea. Fare qartë ai besonte që legjenda e kishte një bazë të vërtetë, por mendonte që Enea pat ndaluar në Kalivo, në një qendër të Periudhës së Bronzit që shtrihet në bregun Jugor të Liqenit të Butrintit. Ai argumentonte që ky vend ngjante më shumë me përshkrimin e Virgjilit për “qytetin e lartë Buthrot”.

Ugolini gërmoi aty, por vdiq në vitin 1936 përpara se të botonte tërë rezultatet e gërmimit të tij.

Cila pra është e vërteta e Trojës së Re?

Që në vitet 50 arkeologët që kanë gërmuar nëpër varreza në Iliri dhe Epir kanë zbuluar një sërë objektesh artizanati, qeramike dhe metali, shpata, etj. që ose ishin të importuara ose të inspiruara nga Bota Homerike e Egjeut. S’kishte trojanë atëherë, por shumë romakë. Nga qyteti i Butrintit ka mbishkrime që dëshmojnë bujarinë e familjes së Atikut dhe padronëve të tjerë të kolonisë romake. Gërmimet nga Instituti i Arkeologjisë dhe Fondacioni Butrinti në vilën në Diapor përtej Liqenit të Butrintit kanë zbuluar diçka nga bota e Virgjilit dhe Augustit. Drejtorët e gërmimit të Diaporit, Luan Përzhita dhe Will Bowden kanë zbuluar një vilë të madhe, një nga të parat e zbuluar me teknikat moderne në gadishullin e Ballkanit, me një histori të gjatë. Zhvillimi i saj i mëtejshëm ndodhi më vonë në gjysmën e dytë të shek. I p.K., kur banjat, dhomat e ngrënies dhe banesat elegante mbulonin një seri tarracash përballë.

Butrintit, përgjatë ujit. Shumë më vonë, në ditët e vdekjes së botës antike, rreth 480 p.K. një kishë dhe një manastir i vogël u ndërtuan në gërmadhat e Kompleksit Romak. E gjithë kjo strukturë, nën të, përshkohet nga fragmentet e një kompleksi vilash që datohen në kohën e Ciceronit dhe Atikut, në shek. I p.K. Gërmimet këtu, synuan për të eksploruar më tej këto fragmente për t’ia shtuar grupit të vilave të kësaj date që rrethojnë Butrintin.

Legjenda e Eneas, megjithatë nuk përbën vetëm një mjet të propagandës romake, megjithëse qytetarët antikë të Butrintit krenoheshin me prejardhjen e tyre.

Në mes të monedhave të prodhuara në Butrint, si një vend aleat i Romës, ishte një monedhë e vogël bronzi e gjetur në Diapor në vitin 2003 që është unike.

Megjithëse shumë e konsumuar ajo tregon Enean dhe mikun e tij Ulas duke mbajtur Paladiumin e shenjtë të shpëtuar në Trojë.

Që tregon se si bashkëkohësit e Atikut përpiqeshin t’i shfrytëzonin sa më mirë mitet dhe legjendat e tyre.

 

***

Kaq i qartë është Oliver Giles sa mund të thuash sa e hedh tutje grimin dhe makiazhin mitologjik për të zbuluar fytyrën e vërtetë të Butrintit.

Mistifikimi si manipulim politik është i dyfishtë: në antikitet, në shekullin augustian dhe në shekullin XX. Oktavian Augusti zgjodhi Virgjilin.

Në shekullin XX fashisti Benito Musolini zgjodhi Luigi Ugolinin.

Është e pabesueshme që edhe “Eneida” e Virgjilit u instrumentalizua banalisht si parafjalë e pushtimit fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939.

Miti se princi Enea i Trojës erdhi në Butrint s’ka asnjë bazë historike. Lufta e Trojës ka ndodhur në shekullin XIII para Krishtit. Pse edhe Enea qe i këtij shekulli, në atë kohë Butrinti nuk ekzistonte fare.

Ugolini e ka ditur këtë, prandaj mendoi të kërkonte arkeologjikisht në një stacion të bronzit në Kalivo, në bregun jugor të liqenit të Butrintit.

Pra emërimi i Portës Skea qe një falsitet, një mashtrim banal shkencor. Por megjithatë puna disavjeçare e Ugolinit për zbulimin e Butrintit kërkon një vlerësim pozitivist të kondicionuar historikisht, por edhe si dëshmi arkeologjike.

Iliada dhe Eneida-Pse Enea mburret se është pasardhës i drejtpërdrejtë i Dardanit – Nga Arsim Spahiu

Lexuesit e rinj shqiptarë, të shumtën e herës i kanë në bibliotekat e tyre Iliadën e Homerit dhe Eneidën e Virgjilit por sikur nuk i lexojnë, ose u hedhin një sy pa u thelluar në to. Me sa duket ata janë më të interesuar për letërsinë bashkëkohore. Të  mos ishte kështu, nuk do t’i rrihej them ndokujt pa e ngritur zërin për të parët e tyre të largët të nëpërkëmbur. Ka dhe nga ata intelektualë sigurisht, që e dinë fare mirë se të ç’rëndësie janë të dhënat e këtyre dy kryeveprave të letërsisë greko-romake mbi dardanët e Ilirisë e të Trojës, pellazgë për disa historianë, ilirë për autorë të tjerë, por nuk e bëjnë qejfin qeder për t’iu kundërvënë p. sh. Akademik Vllazhe ose Bllazhe Ristevskit që, në Enciklopedinë e Maqedonisë i bën shqiptarët e Maqedonisë si pasardhës të shqiptarëve, të cilët dy-tre shekuj më parë kanë vërshuar nga vise malore të Shqipërisë së sotme. Intelektualëve të sotëm shqiptarë s’u bëhet vonë e bëjnë sehir pse grekë e sllavo-maqedonas grinden për emrin ilir alias pellazg të shtetit maqedonas dhe për bustin e Lekës së Madh.

Këto janë shkaqet pse ka shumë shqiptarë që nuk dinë nëse Enea ka qenë ilir ose helen. Siç dihet nga mitologjia, pas Hektorit – kushëririt, Enea mbahet si më trimi ndër trojanë. Ky i fundit vërtet s’i përket shtëpisë mbretërore të Trojës, por parashikimet e hyjnive i premtojnë pushtetin në një të ardhme të afërt. Në fakt Posejdonit – perëndi i kujtohet fare mirë profecia e perëndeshë Afroditës, që parashikon se s’ishte e largët dita që Enea dhe pasardhësit e tij do të sundonin. Për më tepër, siç thotë P. Grimal, të gjitha këto elemente të Iliadës merren nga Virgjili e futen në eneidë për t’u interpretuar gjithashtu në kuadrin e legjendës romake. Por gjë për t’u çuditur, pas rënies së Trojës zë e ngrihet rëndësia e qytetit: Enea merr malet me të anë, Ankisin në kurriz, Askanjin e vogël për dore – djalin e vetëm dhe, me bashkëshorten Kreusë, me shpresën e madhe te perënditë më të shenjtat e Trojës, si dhe te Penetët me Paladionin. Në këtë mënyrë Enea zë vend në Ida ku, siç tregohet, mblidhen trojanët e shpërndarë, që i kishin shpëtuar masakrës. Aty themelohet një qytet i ri, ku Enea mbretëron, duke e justifikuar kështu parashikimin e Afroditës, që e kishte provokuar luftën e Trojës për t’i marrë Priamit pushtetin mbretëror që t’ia jepte Eneas, racës së vet[1](sic).

 

Në vargjet 215-241 të këngës XX të Homerit paraqitet nga Enea vetë pema e gjenealogjisë mbretërore mitike e Priamit dhe e Ankisit : « Eshtë Zeusi, mbledhësi i reve të mëdha, që së pari e përftoi Dardanin. Ky themeloi Dardaninë. Atëherë Ilioni i shenjtë nuk ngrihej në fushë si qytet: burrat banonin ende në shpatet e Idës me një mijë burime. Pastaj Dardani pati për djalë mbretin Erikton që, pa dyshim qe më i pasuri ndër njerëz… Eriktoni qe i ati i Trosit, (heroit eponim të Trojës), mbretit të trojanëve ; pastaj Trosit i lindin tre djem të përmendur, Ilin, Asarakun dhe Ganimedin e ngjashëm me zotat, më të pashmin ndër burrat vdekatarë, të cilin perënditë e ngritën nga toka, që t’i shtinte verë Zeusit të pinte dhe që vazhdoi të jetonte me të pavdekshmit. Kurse Ili pati për djalë Laomedonin, të paqortueshmin dhe Hiketaonin, djalin e Aresit. Asaraku vetë pati për djalë Kapisin dhe Kapisi Ankisin. Ankisi më solli në jetë mua, ndërsa Priami Hektorin Hyjnor. Ja raca, gjaku nga të cilët mburrem se jam lindur». Por kulmi, Enea pse mburret se është pasardhës i drejtpërdrejtë i Dardanit dhe i breznive të tjera pellazge, lexuesit që nuk thellohen në iliadë, i bien shkurt: Enea është grek! Këtë fakt të padëshiruar e kam mësuar në Paris dhe në Tiranë.

Legjenda më e njohur e Eneas, ajo me të cilën lidhet poema e Virgjilit, është rrëfenja e udhëtimit të gjatë të Eneas. Ky hero, më gjatë se kudo qëndron në Maqedoni. Në gadishullin maqedonas të Kalsidikës Enea themelon qytetin që mban emrin e tij[2]. Pastaj heroi trojan  vazhdon rrugën për në perëndim. Ai ndalet në Butrint, ku takohet me Helenin, kushëririn e vet – princin trojan dhe me Andromakën. Në Epir Enea, në çastin që niset nga brigjet e Epirit, thotë : « dua që këto qytete aleate e këta popuj kushërinj të Epirit dhe Hesperias, që kanë të njëjtin themelues, Dardanin, të kenë në zemër vetëm Trojën (Virgile, Enéide, III, v. 502 sq) ».  Pastaj, t’i biem shkurt, Enea me luftëtarët e vet trojanë shkojnë në Italinë e jugut. Ata zbresin në Drepanon, ku Ankisi vdes. Tekefundit, t‘i biem dhe më shkurt, Enea e vret në dyluftim armikun e vet, Turnusin. Me këtë fitore të Eneas dilet  në fund të poemës së Virgjilit.
Virgjili, autor i madh romak «nuk i përshkruan të gjitha ngjarjet e pastajme që historianët tregojnë: themelimin e Laviniumit, luftërat kundër popujve të ndryshëm; zhdukjen e përkohshme të Eneas gjatë një shtrëngate të fortë; pasardhësin e Eneas, Romulusin që do të themelonte Romën; djalin e vet, Askanjin ose Julen, i cili do të ngrente Albe-la-Longue-ën, metropolin e Romës; legjendën e para kohës së Virgjilit, etj. Disa tradita të vjetra romake e bëjnë Enean themeluesin e drejtpërdrejtë të Romës; të tjera ua atribuojnë të katër djemve të Eneas : Askanjit, Eurileonit, Romulusit dhe Remusit. Në këtë mënyrë versioni virgjilian u është imponuar të gjithë shkrimtarëve të pastajmë dhe mbetet i vetmi që përdoret pas shekullit I të e. sonë. Legjenda e Eneas kishte meritën t’i jepte Romës disa tituj fisnikërie, duke e kthyer mbrapsh në kohë racën e themeluesve me prejardhje dardane në kohët historike dhe, duke i atribuar Romës prejardhës hyjnorë : Zeusin dhe Apolonin. Në fakt, madhështia e Romës dukej e parashikuar dhe nga vetë Homeri »[3].
Më vonë, në sh. II para e. s., fisi i Julianëve me Jul Cezarin në krye, mëtonte se rridhte nga Jule, emërtim tjetër ky i Askanjit të Eneas dhe Afroditës (Venusit romak). Jul Cezari e shfrytëzonte prejardhjen nga Enea dhe Venusi për të gëzuar sa më shumë ndikim politik. Virgjili, duke kremtuar në eneidën e vet pararendësin trojan të Oktavit, birit të Jul Cesarit, dhe perandorin e ardhshëm – Augustin, e rivendoste Enean në rolin e vet të heroit kombëtar romak. Enea paraqitet nga Virgjili si pius, i përshpirtshmi, i devotshmi. I bindur para vullnetit të perëndive, ai është i vetëdijshëm dhe për fatin e Romës, si themelues i saj dhe për përgjegjësinë që kishte si shef i trojanëve të vet ; ai është po aq i devotshëm si baba sa si bir[4].

Dardanët, ky fis ilir kaq i përmendur na bën kushkurë (kuriozë) të dimë diçka mbi prejardhjen dhe historinë e tyre të lavdishme në Ballkanin Qendror e në Maqedoni, Trojë, Epir dhe Romë. Në ditët tona, në përgjithësi historianët modernë më të njohur pranojnë se, që në krye të herës, kur fiset ilire dynden nga Evropa Qendrore në Ballkan e më gjerë, fisi i madh i dardanëve zë vend në shpatet veriore e lindore të vargmalit të Sharrit[5]. Me kohë ata përhapen  sidomos drejt veri-lindjes dhe jugut. Ata dynden deri në brigjet e detit Egje dhe, prej aty dalin në Samotrakë e zënë vend në pjesën veri-perëndimore të Azisë së Vogël. Kjo është arsyeja pse dardanët e Rrafshit të Dukagjinit mbajnë të njëjtin emërtim etnik si dardanët e Trojës dhe Romës[6]. Kështu mendojnë dhe historianë të tjerë të njohur. J. Wilkes shpreh sigurinë se dardanët e Ilirisë Lindore, pra dardanët e Rrafshit të Dukagjinit lidhen etnikisht me atë popull që mban të njëjtin emër me ta, por është i vendosur në veri-perëndim të Azisë së Vogël, ku kanë përjetësuar emrin e tyre me Grykën e Dardaneleve. Ai shton se Dardani është themeluesi i familjes mbretërore të Trojës, fakt ky mjaft i rëndësishëm sepse « Epiri, Maqedonia dhe Roma reklamojnë me krenari një prejardhje trojane »[7]. Ndërsa W. Burkert parashtron se Dardani, pasi qëndron do kohë në ishullin e Samotrakës, ngrihet që aty dhe del në Anatolinë Veri-perëndimore për t’u bërë më vonë stërgjysh i mbretërve të trojanëve. Ai shton se nuk ka kurrfarë dyshimi mbi lokalizimin e mitit të Dardanit. Ai (W. Burkerti) e përfytyron botën homerike nëpërmjet mitit të Dardanit, të cilin e merr si sistem reference, si një botë që grekët e vërejnë nëpërmjet poezisë epike, «ku banorët jo grekë luajnë rol të rëndësishëm, madje rol fisnik. I këtillë është statusi i trojanëve »[8].
[1] P. Grimal, 1994, p. 137-139.

[2] Livy, 40, 4 ; 44,

[3] P. Grimal, 1994, p. 138-139.

[4] M. C. Howatson, 1989, 357-358.

[5] N. G. L. Hammond, 1981, p. 381.

[6] P. Cabanes, 2001, p. 33.

[7] J. Wilkes, 1992, p. 181.

[8] W. Burkert, 1993, p. 179-481.

Poema “Eneida”, kryevepra e poetit Pubël Virgjil Maroni

Harta e udhëtimit i Ené Ankiziadit.

Eneida (latinisht: Æneis) është një vepër epike latine e poetit romak Pubël Virgjil Maroni  (Publio Virgilio Maroni) e shkruar rreth viteve 29 dhe 19 p.e.s.,[1] që tregon historitë legjendare të Ené Ankiziadit, një princ Dardan i Trojës, që udhëtoi për në Itali, ku u bë dhe parardhësi i Romakëve.

Vepra përfshin 9,896 rreshta në heksametër daktilik.[2] Kjo vepër përgjatë jetës së autorit nuk ka qenë e botuar sepse nuk ishte përfunduar, mirpo pas vdekjes së tij vepra u botua.

Dymbëdhjetë librat e parë të poemës tregojnë historinë e udhëtimeve të Eneut nga Troja në Itali, dhe gjysma e dytë e poemës tregon për luftën fitimtare të Trojanëve mbi Latinët, emri me të cilin Eneu dhe pasuesit e tij të Trojës qenë destinuar të përfshiheshin.

Heroi Ené ishte i njohur tashmë me legjendën dhe mitin greko–romak, duke qenë një personazh e Iliadës. Virgjili mori tregimet e shkëputura të bredhjeve të Eneut, lidhjen e tij të paqartë me themelet e Romës dhe një personazh pa karakteristika të përcaktuara përveç një pietas të ndershëme, dhe e bëri këtë në një mit themelues bindës ose epik kombëtar që menjëherë lidhi Romën me legjendat e Trojës, shpjegoi Luftërat Punike, lavdëroi virtytet tradicionale romake dhe legjitimoi dinastinë julio-klaudiane si pasardhës të themeluesve, heronjve dhe perëndive të Romës dhe Trojës.

Eneida konsiderohet gjerësisht si kryevepra e Virgjilit[3][4] dhe një nga veprat më të mëdha të letërsisë latine.[5][6]
Referimet

^ Magill, Frank N. (2003). The Ancient World: Dictionary of World Biography, Volume 1. Routledge. f. 226. 1135457409.
^ Gaskell, Philip (1999). Landmarks in Classical Literature. Chicago: Fitzroy Dearborn. f. 161. 1-57958-192-7.
^ “History of Latin Literature”. HistoryWorld. Marrë më December 5, 2016.
^ Aloy, Daniel (May 22, 2008). “New translation of ‘Aeneid’ restores Virgil’s wordplay and original meter”. Cornell Chronicle. Marrë më December 5, 2016.
^ Damen, Mark (2004). “Chapter 11: Vergil and The Aeneid”. Marrë më December 5, 2016.
^ Gill, N. S. “Why Read the Aeneid in Latin?”. About.com. Marrë më December 5, 2016.

Më 21 shtator të vitit 19 para Krishtit u nda nga jeta poeti shumë i shquar latin Virgjili

VOAL – Publio Virgilio Marone lindi në Andes, afër Mantua, më 15 tetor 70 para Krishtit. Babai është Stimicone Virgilio Marone, një pronar i vogël i tokës, ndërsa nëna e tij është Polla Magio, vajza e një tregtari të njohur. Publio Virgilio i ri studioi në Kremona në shkollën gramatikore. Ai u transferua në Milano, ku studioi retorikë dhe më pas në 53 a. C. në Romë, duke iu përkushtuar studimit të greqishtes, latinishtes, matematikës dhe mjekësisë.

Në Romë ai ndoqi shkollën e mjeshtrit të famshëm Epidium, duke iu përkushtuar studimit të elokuencës që do t’i kishte shërbyer për të ndërmarrë karrierën profesionale të avokatit. Sidoqoftë, me rastin e fjalimit të tij të parë publik, Virgilio, duke pasur një karakter shumë të rezervuar, nuk mund as të shqiptojë një fjali. Duke pasur defekte në shqiptim, ai vendos të braktisë studimet e tij në oratori, por duke vazhduar ato të mjekësisë, filozofisë dhe matematikës.

Virgilio jeton në një periudhë shumë komplekse historike, në fakt, në 44 a. C. Giulio Cesare vdes në një komplot, atëherë vjen rivaliteti midis Marco Antonio dhe Octavian. Me betejën e Filippit të 42 a. C. në të cilën përplaset ushtria e Octavian dhe Forcat e Brutus dhe Cassius, Virgil humbet shumë prona që ai zotëron në zonën Mantuan dhe që i dorëzohen veteranëve të Octavianit. Humbja e pronave Mantuan e rëndon atë shumë, duke i kujtuar gjithmonë ato me një nostalgji të madhe. Me rastin e kthimit të tij në Ande, pas shumë vitesh poeti takon mikun e tij Asinio Pollione, i cili duhet të shpërndajë tokat e Mantua te veteranët e Otavianos.

Pavarësisht se është përpjekur të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbajtur pronat e tij, Virgilio dështon, duke u rikthyer në Romë në 43 a. C. Një vit më pas, së bashku me babanë e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes, ai u transferua në Campania, Napoli. Megjithë mikpritjen e ofruar nga Augustus dhe Patron Illustri of Rome, Virgil preferon të jetojë një jetë të qetë në Italinë Jugore. Në qëndrimin e tij në Napoli ai ndoqi shkollën Epikuriane të filozofëve të famshëm Filodemo dhe Sirone.

Gjatë mësimeve të mbajtura në shkollë, ai njeh shumë intelektualë, artistë dhe politikanë. Me këtë rast që ai takohet Orazio (Horaci). Duke iu përkushtuar vetes leximin e “De rerum natura” nga Lucrezio, ai nuk ndan konceptimin se pavdekësia e shpirtit duhet të mohohet.

Falë Mecenate ai u bashkua me rrethin e tij letrar, duke u bërë një poet shumë i shquar në epokën perandorake. Vepra e parë e Virgjilit është “Le Bucoliche”, shkruar në Napoli. Në këtë përbërje letrare poeti tërheq frymëzimin nga parimet epikuriane. Në veprën ai duket se dëshiron të përfaqësojë, përmes personazheve të tij, dramën që shënoi jetën e tij, ose shpronësimin e pronave të tij Mantuan pas betejës së Filippi.

Midis 36 dhe 29 a. C., gjatë qëndrimit në Napoli, kompozoi një tjetër nga kryeveprat e tij letrare: “Le Georgiche”. Në këtë punë, të ndarë në katër libra, përshkruan punën në fusha, përshkruan veprimtari të tilla si edukate, bujqësi dhe bletari. Në këtë poezi ai gjithashtu dëshiron të tregojë modelin ideal të shoqërisë njerëzore. Të katër librat përmbajnë gjithnjë një shtypje historike: për shembull, në librin e parë, ai rrëfen episodin e vdekjes së Cezarit, i cili u zhvillua më 15 Mars 44 a.s. C.

Në 29 a C. në shtëpinë e tij në Campania, poeti pret Augustus i cili po kthehet nga ekspedita ushtarake e Actium kundër Marcus Antonius dhe Cleopatra. Virgil, me ndihmën e Maecenas, lexoi Augustin vepren e tij poetike, “Le Georgiche”. Kështu ai u bë një nga poetët e preferuar të Augustit dhe të gjithë Perandorisë Romake.

Vepra e fundit letrare e shkruar prej tij është “L’Eneide” e kompozuar midis 29 a. C. dhe 19 a. C. në qytetin e Napolit dhe në Siçili. Në Eneid tregohet tregimi i Eneas, i përfaqësuar si një njeri i devotshëm, kushtuar zhvillimit të vendit të tij. Enea, me pietat e tij, më pas arrin të gjejë qytetin e Romës, duke e bërë atë të lavdishëm dhe të rëndësishëm. Poema synon të kujtojë madhështinë e Julius Cezarit, djalit të tij të birësuar Cezar Octavian Augustus dhe pasardhësve të tyre. Në fakt, Virgil e quan Ascanio, djalin e Eneas, Iulus duke e konsideruar atë si një nga paraardhësit e Gens Iulia të lavdishëm.

Për më tepër, në punën e tij, me zgjuarsinë e tij të madhe letrare, ai imagjinon se Trojans janë paraardhësit e Romakëve, ndërsa Grekët përfaqësohen si armiq, të cilët më pas do t’i nënshtrohen Perandorisë Romake. Megjithë nënshtrimin e popullit Grek, Romakët respektojnë kulturën dhe civilizimin e tij.

Në vitin 19-të a. C. Virgilio kryen një udhëtim të gjatë midis Greqisë dhe Azisë me qëllim të njohjes së vendeve që ai përshkruan në Aeneid dhe për të rritur kulturën e tij. Në qytetin e Athinës poeti takohet me Augustin i cili në atë moment po kthehet nga udhëtimi i tij në Provincat Lindore të Perandorisë. Me këshillën e perandorit, ai vendosi të kthehej në Itali për shkak të kushteve të tij të dobëta shëndetësore.

Pas vizitës në Megara, Publius Virgil Marone vdiq në Brindisi në 21 shtator të po këtij viti për shkak të një goditje dielli, ndërsa ai po kthehej nga udhëtimi i tij i gjatë. Poeti, para se të vdiste, u kërkon shokëve të tij Varus dhe Tucca që të digjen dorëshkrimin Aeneid, pasi poema ende nuk ka mbaruar dhe i nënshtrohet revizionit.

Eshtrat e tij transferohen më vonë në Napoli, ndërsa Augustus dhe Maecenas kanë botuar Aeneid, duke i besuar detyrën studentëve të tjerë të Virgilit. Në kohërat mesjetare mbetjet e Virgilit humbasin. Në varrin e tij shfaqen frazat e mëposhtme latine: “Mantua me genuit, Calabri rapuere, tenet nunc Parthenope, cecini pascua, rura, duces”./Elida Buçpapaj

 

 

 

YLBERI I NEOLITIT – Poezi nga VESELKO KOROMAN

Në Lisiç te Konjica

 

sopata guri

kurrizi i maleve

qerre e përgjakur

 

parzmore guri

orë guri

 

Vazo të bardha

rërë e bardhë

argjil i bardhë

 

Shkëlqejnë valët

 

Janë edhe mëngjeset

 

nën kupolën e kaltër

në rrymimin kaltëror

 

Askund ndalim

 

stralli ngjyrë hiri

dhëmbë e dhëmbëza stralli

gdhendëse stralli

 

Qetësi ngjyrë hiri

 

Çfarosje

 

Shuplakë e kaltër

shpirtra të kaltër

terr i kaltër

 

Në Lisjiçiç te Konjica

 

(Përktheu Fatime Imeraj- Zeqiri)

 

 

 

THËRMIJAT – Poezi nga VESELKO KOROMAN

Nuk ka këngë të plotë

 

Këngë e plotë janë fragmentet

 

e erës

shiut

dhe pluhurit

 

Dy thërrime buke në tavolinë

Luleshpate

 

Nuk ka këngë të plotë

 

Bjeshkët janë ndarë

 

me ditë

me zjarrin

me frymëmarrjen

 

Në mesin e të gjithave është rrjedha

Dhëmbëzorët rrëshqasin në mes zërave

rrotullohet vijë e qartë

 

e rrënojave

 

Shpejt del drita në fjolla bore

së shpejti bollëku i gjërave të mira

 

Fluturat në kishë

 

Leshi në shalë

Daullet

 

Dridhen ndryshimet në farën e jetës

Në vesë zbrazëtira

 

E si ta këndoj tërësinë?

(Përktheu Fatime Imeraj – Zeqiri)

BRIRI – Poezi nga VESELKO KOROMAN

Dikush shikon dy shegë

që rrokullisen mbi tavolinë

 

Mua më intereson lëvozhga e rrezeve

që vrapon pas tyre

 

kjo çerdhe e zbrazëtirës

zhurmë e errët e rrumbullakët e asgjësë

(Përktheu Fatime Imeraj – Zeqiri)

RRUGËS SË VOGËL DERI NË TË PASTËR – Poezi nga VESELKO KOROMAN

Gishtat e mi kanë lagështirë

Flokët e mi i shpupurit era

 

Atje poshtë te ajo lule

Atje poshtë te mimoza

 

Copëtohet trupi im

Dëgjohet se si copëtohet

Ngjashëm me daullen e hedhur

Ngjashëm me fluturën e sëmurë

Nga dita në ditë

Nga ditë në ditë

 

Nxito te unë valë e detit

Më arrij në purpur drite

NËSE MUNDESH MË ARRIJ

 

Kot i turpëron paraardhësit e tu

Kot gjuan rreth oborrit

Ku bluajnë kallot e duarve

Ku vitet hiqen zvarrë

 

Hija ime LOJË FORMASH

RRUGËS SË VOGËL DERI NË TË PASTËR

Dhe së ëmblës rrugë flokëbardhë

ASNJËHERË S’DO TË MË ARRISH

(Përktheu Fatime Imeraj – Zeqiri)

FUNDSHTATORI – Poezi nga LULZIM LOGU

 

H.

Kësaj pasditeje, në ndrrim stinësh

Dhemb loja e ngjyrave në logun e qiellit

Dhe e mungesave në truallin e zemrës

Të rrahurat të trembura si zogjtë

Me ritëm të çakorduar si valët e lumit

Gjoksi si breg i hazdisur gati sa s’bie

E mbajnë gishtat e tu që po mplaken

Por prapë kanë magjinë e dridhjes

Kudo ku prekin zgjojnë tone drite

Bëjnë pauzë vuajtjen dhe dhimbjen

Trishtimit i japin lamtumirë

Dhe të nesërmes shpresë…

 

Eshtë tridhjetështator erëza ime e vetme

Një gjethe e gjelbër në formë zemre

Që mbetesh pafishkur nga ritme stine

Ora ime biologjike pa kronometër

A do të mbetemi përjetë skaj njeri tjetrit

Akrepa që tregojnë veç mirësi dashurie

Puthin njëri tjetrin në kaleidoskopin e kohës

Besnikë  dhe bashkëjetues të ëndrrës

Të nisur tridhjetë vite më parë…

 

Kësaj pasditeje në ndrrim stinësh

Dhemb loja e ngjyrave në logun e qiellit

Dhe e mungesave në truallin e zemrës

Trembem ndonjëherë se bie e s’je pranë

Ta shkruaj të vetmin amanet pa fjalë

Veç me prekje e lëngun e syve si shi

Që shënon një kufi të së vërtetës

Gjithmonë të kam dashur edhe pa lindur

Akoma pa të njohur fytyrën e ëmbël

Duke rezistuar çdo joshje dhe tundim

Në pritjen e çuditshme të pashpallur

Shpaguar nga fati, mikluar nga e ardhmja

Dy gurë të një vatre që s’fik kurrë zjarrin

Sinjale të njëpasnjëshme të farit breg ëndrre

T‘ju rrëfejë tharmin e jetës fëmijëve tanë…

 

Është tridhjetështator emblema ime fisnike

Mbi derën e grunjtë të mallit dhe pezmit

Luhatemi me ritëm marrëmëndës

Ndonjëherë edhe të frikshëm

Në lisharsin e moshës dhe dilemave

Por kemi njeri tjetrin që e gjetëm një ditë

Fundshtatori, ndrrim stine

Dhe farën që hodhëm në tokën e druajtur

E marrim si dashuri të pakushtëzuar

Në bebëzat dhe doçkat e atyre që po vijnë pas nesh

Si vazhdimi, si loja e pakryer e stinëve…

 

Kësaj pasditeje më shumë të kam dashur

Ndërsa shkoj përpara teje në logun e qiellit

Dhe ndjej më shumë mungesat në truall zemre

Njeriu nuk vdes kur s’ka pendime

Njeriu rishkruhet në përvjetorë

Duke shtuar ngjyra drite në kodin e tij gjenetik…

 

Shtator  2019,

pasdite, ndrrim moti dhe Xhon Lenon…

VARGMALET E DHIMBJES – Nga PIRRO LOLI

Ese jo vetëm për poezit e Ton Zmalit
Që në takimin e parë me Ton Zmalin, në një ditë qershori të 1999 -ës në një klub në Athinë, ai mu prezantua me diçka nga malet. ”Pasha zotin më tha – jam krenar që e kam me vete” .
(Zmali = Za mali). Pastaj po të dëgjonte njeri bisedën tonë do të na merrte për të lajthitur:
– paske zbrit nga malet për tu bërë poet, o Ton Zmali?!
– Se mohoj! Nëse kam diçka të bukur në poezit e mia, dhe në karakterin tim, ktë e kam nga malet. Pastaj edhe ti nga malet vjen, apo jo.
– Po, i thash po unë jam zemërur me malet.
– Pse?
– Sepse kan shumë erë, sepse janë kryeneçë e të egër, sepse Dhembeli im, thotë se është lartësuar nga dhimbja……(Dhembel e dhembje)
– Sidoqoftë ,….
– Jo, Ton ! S’ka përse të mburremi me malet. Ata nuk i ka bërë njeriu.
– Sidoqoftë janë strehë e baladave, e orteqeve ;…janë të larta dhe…
– Se jemi ushqyer me baladat, prandaj jemi mjegullorë e kryelartë ?!
Toni e mori për lëvdatë e unë vazhdova:
– Nëse duhet të krenohemi sepse kemi lerë në male, në Dukagjin, në Dhembel, në Sopot, a në buzë të Drinit, kjo ska të bëjë me vlerat. Megjithatë dekorin malor e poetik të maleve tona, kjo ska të bëjë as me lartësit e poezise as të karaktereve. Disa metra mbi nivelin e detit është thjeshtë një kordinatë gjeografike. Poetët kanë të drejtë të lindin kudo nëse vërtet jan poetë, u japin edhe maleve emrin e tyre .
– Atje merr dritë syri, jep zë fjala e qyqet qeshin… recitoi Toni.
– Le të krijojm ”malet tona” i thash – tonat ; dhe një kodrinë, dhe një lule, një pemë a një puthje! Po të jetë orgjinale mbetet. Dhe nga pozicioni i fushës mund të lartësohesh. Por Ton Zmali nuk donte të zbriste nga malet. Më detyroi t’ia lexoj të dyja vëllimet me poezi, “Lulet e Ksenit” dhe “Dashuri të pashijuara’’. Kemi dy vjet që diskutojm, që grindemi e kritikojme njëri-tjetrin si miq të mirë. Na bashkon poezia, jo malet. Cikli i fundit i tij, botuar në gazetën e Athinës,”Malet e bardha”, nga vëllimi i tretë që po përgtit, më ngacmoi e më bindi që ky poet, larguar në fakt 900 kilometra nga malet e tij, sdo që sdo të zbres nga malet! Dhe s’do të kuptoj muzgun e simboleve. Më mori prej dore e më çoi në malet e tij. Frynte shumë erë mu vranë gjujët në shkrepa të thepisur; pashë humnera të frikshme. Mu duk vetja i lehtë si shpend e mushërit i ndera në ballkonet e qiellit. Ishte ajri i poezive që, sidoqoftë më mbushte mushkëritë…
Mali prej xhami
Është fjala për malin e ylbertë, krijimin poetik. Lënda është fjala, hiperbola “mashtruese” që ashpërsinë, madhështinë, egërsinë e malit nuk e sheh. Syri i poetit e përfytyron prej xhami.
“Dhe tokën, dhe shkëmbin, dhe shpendin prej kristali”. Shpirti i poetit është transparent, delikat prej xhami. Zmali ia ka hipur muzës poetike dhe retinat e syve i ka mbushur me tjetër dritë; ka membrana dielli e hane, e fijet dhe rrezet ndërtojne poezinë e tjetërsojne realitetin; “universin me tharm ëndrrash të tjera”, “miniera zërash” të tjera hine si Dragobia, Dukagjini,Golemi, Zagoria e prandaj te poeti “zemrat ngren kulla prej bore, qielli zgjohet e sytë i lanë”.
Natyrisht me sy të larë me lotë drite, ndriçojne (edhe parajsën ku gëzojne ëngjëjt) edhe shëmtitë; me sy të larë drite, bebja e syrit është më e mprehtë, por Toni u shmanget, u anshkalon honeve e hijeve të terrta. Është e drejta e tijë të krijojë realitet të tjera.” Mali prej xhami” është lehtësisht i thyshëm, por duhet të thyhesh shpirtin e poetit,! Me duket, mali e njeh tonin që në pelena, i ka dhënë emrin, zërin, forcën, e ka përkundur dhe e ka bekuar : “mbaje emrin tim, pije qumështin e borërave të mia, mitin e baladat e krahëhapur presin orteqet”.
Por poeti s’mund të ndalet pa kthimin në objektin e tij, “mali” e sapo zgjohet nga ëndërra si një domosdoshmëri, që të marrë forcë të re si Anteu, “fap” shkrepëtin, befasues e i trishtuar te, “Panteoni i gjallë i yjeve, meteorë mbi varre djeg”. Si shumë lartë më kishte çuar ëndërra, tepër qiellor e fluid mu bënë kta ëndërrime “malkrijesa margaritarësh” në vitrina ajrore, ndriçuar nga drita. Dhe befas, sikur vë dorën në sy të mbrojë atë, “syrin e lartë”, se vetë krijo një ëndërr me stuhi drite që e rrezikon me verbim. Ëndërra iku, pikë. Optika plastike, pikë. Në fund, si në hon të syrit mbetet trishtimi, trishtim poetik, i vetmi që ndërton ëndrra realiste, dmth. poezinë. Dhe megjithatë, edhe kur ndërton ëndërra të tjera, kudo te Ton Zmali, gjen erë malesh, kulla bore, shira e ylberë, gjithnjë hipur në ballkone bjeshkësh me ngjyra të ndezura, pa nuanca të ndërmjetme. Dhe zbriti prej tyre të bëhet poet!! Unë këmbëngul tek zbrija e Tonit, te e prekshmia, realiteti, te domosdoshmëria e ikjes nga parajsa e paqenë e nga vitrinat e ndritshme të iluzioneve romantike.
” Majat e hekurave”
Që në strofrën e parë skicohet portreti dhe toponomia e katundeve të gurta. ” Unë i përfytyrova prej mjergulle varur në një diell që fort po ndrin e pak po nxe” . Katunde të vjetra kockore -” moshë- tokë mbirë në qerpikë të malit “, ngrhina shkëmbi “me varre bajlozësh mbretërish, Sulltanësh, krajlësh “. Ky mal është ndryshe nga malet e tjera të Tonit.( Ktu Toni ka zbritur, fatmirësisht !). Është një mal i ngjeshur me mbeturina gjylesh topi. Shpellat ulurijne, zëri i tokës shkëmb, përtyp nga vetja e dot s’i tret. Shpella ulurijne, zëri i tokës shkëmb, përtyp nga vetja e dot s’i tret… Është një aliazh i patretshëme; ajo pjesa e mishit, indet e jetës, mishi i varreve, i patretshëm as në elegji?… Ç’ ka ngrënë ai syri i jeshilt nga uria e s’e tret dot?!…
Poeti vazhdon të zgjeroj kompozicionin epik me një dekor të përhershëm, të lashtë sa toka që dhe datat e ngjarjeve janë fosilizuar në rrathët e lisit të moçëm, e vitet s’kan kalendarë. Jemi në trojet e eposit; stinët e dimrat zgjasin shumë, por e thash këtu gjithçka e mishtë, jetsore vjen e ngurtësohet, kalcifikohet, materializohet. Ky dheu epik thith plumba e gjyle, hap skena pjerrimash bjeshkësh si muze i përhershëm, ku lëviz trupa ushtarësh te gjitha markat, arkat e plumbave e gjyleve që ka krijuar Evropa; gëzhojash si në poligone pasbetejash janë jashtë plumbat brenda, në nëndhe, në mish. Ky nëndheu ynë mallkim i zi, tërheq gati me forcë graviteti plumbat e vdekjes. Rezultati ?… I njëjtë kudo e kurdoherë: Janë thyer brijët e maleve nëpër flakë lufte; kudo e kurdoherë gropa.(Gropa dhe karaktere, zakone, kulturë, gropa në zyrat e shtetit që kurrë s’e panë si rregullatorë por forcë të verbër mbi ne). Dhe poeti ka të drejtë të dalë në përfundimin absolut :Malet kan ngrën hekur edhe rritën lartësitë heroikisht e pollën ”Majat e hekurave”. Kur doli në skenë hekuri e plumbi mbaroi eposi. Muji e Halili u mbyllën në një shpellë e nuk dolen më. Iku trimëria. Tani mund të shtroi edhe një copë plumbi sa thoji s’kemi emra herojsh, vetëm pasoja heroike, katastrofale deri në fatalitete. Mali rritet dhe pjell maja hekurash ! Fataliteti na është bërë toponimi, gati gati organik. Mali e ka të keqen në gjak, në genet e ushqyera në jeten e vet me lëndën e ashpër të vdekjes.
Mali i vetetimes – guri i rrokullimes…
Binomi interesant, realist. Letërsia dhe zbritja, maja dhe humnera. Një jetë në pjerrinë, në lëvizje drejt ndryshimeve të domosdoshme për të mirë e për të keq! Një jetë, jeta jonë në kërkim, në rritje. Një jetë në lëvizje, jo brenda ligjeve të rritjes nga poshtë lartë, por nga lartë poshtë. Ndoshta pozicioni i majave ka qenë ireal, romantik për ne shqiptarët që na ka pëlqyer dhe kryelartësia boshe. Në këtë poemë Zmali i ç’vlerson malet e tij, madje edhe ”Malin e vetmisë”, lartë në qiell atje ku retë ndezon e shkrepin rrufe. ”Gurët dhe karakteret po rrokullisen. Copa mali e shkëmbi kan nisur të thyejn qafën, rrokullisjen.Në fillim u trembën zogjt e braktisën folenë, ”nata ishte terr e shtëpia pa çati”.Është e çditëshme. Momenti i ikjes. Sa kontradiuktorë, absurd dhe i domonsdoshëm !(Ne, të mbyllur hermetikisht nën diktaturën 50 – vjeçare, kur diktatura ra, ikëm nga sytë këmët! Ligjet e ekzistencës paskan qenë më të fuqishme nga ligjet që na afronin me atdheun, gjthësesi me atë atdhe që e kishim krijuar edhe në këngë, irreal e jashtë nga vetja se kryeqyteti na mungonte; ai është diku në Stamoll, Moskë, Beograd apo Pekin! Dhe mungesa e një qendre, ku të ndenim duart për ngrohje na centripëtojë; na hodhi në rrugët e lëvizjeve dhe ndryshimeve dramatike).
Fusha e dramës s’është shesh, s’është e qëndrushme, por pjerrin që vjen e bëhet thikë e dramaciteti rritet dhe guri është i pandalshëm. Guri përfundon diku në honë, me krishjen dhe spërbërjen fatale të tjetërsimit ”dialektik” (jo nga gurë në mal por nga e kundërta).Është një skenë madhështore kjo e rrokollisjes së malit, e denjë për të luajtur aktorë e herojt e tipit të eposit, megjithatë poeti sikur s’mbushet. Ai vazhdon sa ma shume analizën, i shoqëron gurët jo vetëm gjatë rënies, por dhe atje poshtë në humnerë…
Atje,”ca muratorë dalngadalë me çekiçë e daltë, gurët i bën urë e murë ”pra lëndë për ndërtim. ”Ata të rëndët gurë ”, ata mqë kanë cilësira të tjera e bukurinë ( mermerin , diamantin, arin )” në errësirë i zgrapsen ca kuarë”. Grabitje dhe në rënje dhe në udhë, grabitje vlerash edhe në hon! Shikoni si ndritin vitrinat e kusarve!…
Nëse nuk i gjen dotë, kërkoni adresat e deputetve, ministrave!
Edhe në rënie diferencohen karakteret. Ka dhe të pathyeshem ata që nuk i njohin ligjet e shtypjes, që mundohen të ruajnë esencat ekzistenciale, vlerat. Këta ”përroi i marrë i përplasi kokë më kokë me zallishten e bardhë”. Dhe në honet e fatit paska desidencë! Por fundi është moçali i baltovinave…
Por Zmali nuk është autori i ”prishjeve”të mëdha, paçka se herë herë në shumë poezi, vrapon shesheve të dramës deri në fund.
Ka një moment kulminat kjo poezi, se autori gati e nënvlehtëson këtë që tha, rrokullimën. E me shpirtë edhe të trishtuar edhe krenarë, na thotë: Edhe mund të biem ne shqiptarët, edhe mund të na poshtërojnë, edhe mishion mund të na e bluajn, por kockën jo , dreqi ta hajë,! Shpirtin jo! ”Unori zjarrndezës” i takon origjinës, pra andej nga ka ardhë, prej andej nga ka rënë, nga mali i Vetëtimës, nga Labëria e Myzeqea, nga Bjeshkët e veriut apo bregdeti. Se sa e vërtetë është kjo poezi disi heroike është punë e autorit ; mua më pëlqen të theksoj mesazhin poetik aq të realizuar, njeriun e paepur shqiptarë , atë që di të humbasë dhe të fitojë, i gatshlm te ngrihet dhe nga baltovinat se ka një gen rebel që i qarkulon në gjak, shpirtin, produkt i shkrepjeve të mëdha andej nga ndez vetëtima,në mal: Me plumçin metalik në karakter, ngjizur në breza si aliazh metalik; me atë gurin prej stralli, që nga ç’do fërkim, përshkënditen e ndez se është shkëndi nga flakërima e vetëtimës.
Dhe mos u trembëni kur kta gurë i shohim rrokullimës. Ai është i fuqishëm, stoik e dinjitoz deri në dhimbje, i pamort edhe kur ligjet e tjetërsimit janë të egra edhe të kërkojnë edhe kokën….
Malet e qyqeshit…
I ka shkrepur Ton Zmalit të ndërtojë ”malet” e veta dhe hipën e zbret nëpër male. Është rruga e poezise. E pjerrët , thikë; ujë rrugë që shket e shket. Edhe kur bie edhe kur hipën nuk u ndahet maleve. I pëlqejn dekoret e të madhërishmes, lartësitë dhe bora, dhe orteqet, dhe ylberët që e hapin harkun nga një mal në tjetrin …
Paska një mal atje në veri, gati të pabesushëm e unik . Jo mali i zogjve, i thëllëzave, a i arijve të bardhë, por mali i Qyqeve…Menjëherë të krijon përshtypjen e malit kob, e malit që vajton , se qyqet me sqep morti kudo që janë qajnë. Por paska dhe qyqe që qeshin dhe qeshin kaq shumë atje, sa i gjithë vargmalit i kan dhënë emrin e qeshjes së qyqes- ”Qyqësh’…’
Nuk e di sa i vërtetë është ky toponim. Le të merren etimologët me të. Kur flasim për poezi e poetë, e fundit gjë që më shkon nërmend është e vërteta. Poezia merret me shenjat e kësaj bote, me pjesën ajrore të realitetit. Kurrësesi poezia s’mund tu përgjigjet enigmave të pamata të botës, ajo s’është adeguate si shkenca. Pokuptimet po përmbajtjet mund të pyesi dikush me të drejtë ? Realiteti (bota) është komplekse, madje e komprementuar në kuptimin e saj,e zhgënjyer me të vërtetat. Kjo thjeshtë se të vërtetat jan relative dhe të paplota. Kështu poezia kap e skripton, kap e seleksionon shenjat,; ajo luhatet mes aluzionesh dhe iluzionesh, prandaj edhe më i largohet realitetit.
Lënda e saj është fjala e zgjedhur, i gjithë figuracioni poetik, që emërton sendin, cilësin dhe veprimin indirekt. Këtu nisin enigmat e bukura të poezisë pra, tek ” shtrëmbërimi semantik i realitetit. F. Kafka thotë: ”Arti varet nga e vërteta, por e vërteta duke qenë e padashme, nuk mund të njihet” . E më tej : ”Të thuah të vërtetën dmth, të gënjesh. Shkrimtari është i vërtetë. Kur flet ai ”gënjen” .
Le të njohim tani nga afër gënjeshtrën e bukur të ”Maleve të Qyqshit”: T.Zmali ka hipur në një qilim fluturues e është nisur drejt vendëlindjes. ( E kush nuk i ka hipur ktij qilimi e kush nuk i ka zbritur në obirrin e shtëpis së vet?!) Rruga është ajrore qilimin e shtynë era. Gjithçka si në përralë. Atje, natën yjet ndezin abazhurë të kaltër e të gjelbër, ” shkëmbijt janë shtëllunga të bardha reshë …. ujëvarat kacaviren në sy, ylberët e qëndisur bien flurore mbi kulla, stane e çati ….; atje e prej andej, nga muzat e artgjendëta të hënës dhe bimët dhe lulet , dhe toka vijnë e bëhen këngë; atje dhe vetëm atje, ”mbi brirët e kaprojve thëllëzat ngrenë folenë, mbi nektarin luleborë, atje dhe vetëm atje, gumuzhijnë ndryshe bletët, lugjet e Drinit ( dhe të zagoris sime) ndrijnë e fustanet e vashave janë të thurura me fije të kaltëra rrezesh qiellore a pëlhura të holla, prerë nga gjelbërimi; atje, atje dhe vetëm atje ”çikat nën ruba ”
te mërrizi i lajthishtes, fshehin syrin e bukur si të drenushës …
Në këtë akuarel të ndezur, prerë nga koshti i Parajsës, nuk ka mundësi që qyqet të qajnë ! Është fjala për hapsirat e dashurise, për vendëlindje…
Kjo është gjuha e romantizmit, gjuha e ”zbukurimeve ” të tejkaluara, gjuha e dashurive të bardha, por… gjuha e mos realizimeve, e dashurive të zhgënjyera të thyera. ( Dhe dashurit Toni i a të pashijuara!). Mbi ktë bazën te shtresës nën lulore nis e rivijëzohet trishtimi i poetit, trishtimi i përhershëm i poetëve. Për një çast andej nga fundi i përrallës poeti rrëzohet nga qielli shumë ngjyrësh ( me siguri me bërryla të plagosur), merr një poezi didaktike, bie në gjunjë e falet, falet si para Krishtit: ” O malet e Qyqeshit, që mbi ju qeshin qyqet, falmëni magjitë tuaja hyjnore …ikona drite!” falmëni unë ju dua me gjithë shpirtë dhe dua tu them gjithë bashkëqytetarve të mi, plagprishësve, snobëve , e profanëve, mendjelehtëve, zemërkuletave, të gjithve, të besojne se unë vërtetë kam zbritur andej nga qeshin qyqet….
Unë besova. Qyqet kanë punën e tyre. Le të qajnë ata nëpër blina e qipariz të zinj ! Qyqet e poetit qeshin! E më vjen e kumbon në vesh, si një tel i trishtuar violine, vargu aq domethënës për punët e fatet e shqipëtarve:
”S’ta dal dot me qa, moj Lale
Po me të këndu!”
Dhe mali me gropa…
Tjetër mal ky. Jo i lartësive, por i gropave. I gropave varre. ” Mali i varreve!” Një mal ka ngrën vetëveten, ka kafshuar mishrat e vet! I janë ulur supet e mori emrin e gropave, varreve! Ndoshta i kanë rënë vetëtimat e mallkimit dhe e kanë rrafshuar! Se rrufetë e mallkimit; athet drithëruase të nënave e motrave tona janë të shumta e ulin maja malesh….
Ktu ka kocka të paidentifikuara djemsh! Mallkimi gërryen malin prej majës rrëzon Zeusat e zinj. Vetëm kënga i rrëzon Zeusat e zinj. Vetëm kënga i rrëzon zeusat jashtë parlamentëve, vetëm kënga di të penalizojë pa apelim.
Dhe ky mal me gropa , dhe zeusi i zi është i yni.
Paskemi atje a këtu një mal akuzues, një mal me gropa krimi e turpi që se lajne dot shirat e dimrit. Thonë se ky mal është afër kryeqytetit, thonë se qe një varrezë masive a një fushë e mbjellur me kocka…. Natyrisht, këta djem nuk na u vranë në luftë, që t’ua bëjm hallall gjakun … E gropa të tilla të veçuara , hapën ndanë rrugve të atdheut, plot edhe më 1997-ën. Zeusi i zi ,majave të pushtetit u bë numër shumës ! Varre në kohë paqie! Dhe tiranët s’kanë dhene shpjegim! Ndoshta, këtë ka parasysh Fatos Arapi, poeti i dashurive të vrara, kur thotë : ”Në Tiranë ka vetëm tiranë!” . Ndoshta ktë ka parasysh dhe poeti i luleve dhe simboleve të trishtuara, Ton Zmali kur thotë :
” Mos më dënoni për ata që nuk thashë
Hijet e zeza si vampirë më ndjekin nga pas”…
Dikush pret te bregu tjetër
Letërsia shqipëtare e emigracionit kryesisht poezia, ia ka shtuar dukshëm vlerat letërsis kombtare, të paktën në njëqind vitet e fundit. Pjesa dërrmuse e poetëve kan emigruar. Të jetosh në një breg tjetër, në kërkim të një limiti shpëtimtarë e të jetosh orë e çastë me kujtesën e bregut tënd që ke braktisur! Nuk është për tu çuditur, Kseni është sinonim i mallit. E çuditshme është se ai bregu ytë i dashur, kur ishte atje ishte si i huaj (ksen) e shpesh herë dashakeqës dhe asfiksuaes. Pra, në këtë kuptim, poeti i ikur, jeton e këndon midis dy brigjesh kseniktie. Jeton në hapsirat midis dy dramave e prandaj edhe poezia është dramatike e fijet e mallit dukshëm duken mbi copezën e qëndisur.
Midis brigjeve (të ksenit dhe të ”ksenit” ) shtrihet hapsira e pa matë e lirizimit poetik aq e trazuar. Tensioni dhe shkreptimat e poetit, midis tij dhe dy brigjeve, midis tij dhe njerzve të njohur nga njëra anë e midis tij dhe njerzve të bregut ksen, përbën tematikën dhe problematikën e artit, të prirur për risi.
Në këto hapsira si të gjithë ne, i mbjell këngët e tij edhe Ton Zmali. E thash diku, me sa duket, ky djalë që nuk pati rininë krijuse në malet e tij, duhet të largohej prej tyre që me gjakftohtës,të shikonte më qrtë bukuritë e bregut që la. Shkurt për tu bërë poet si Naimi, Çajupi, M. Camaj etj etj, pse jo si arbëreshët dhe aravanitët , si dhjetra e dhjetra krijues të tjere, mërguar vjetët e fundit ! (Shumë herë ka ndodhur në historinë e shqipëtarve që nisen nga vendi i tyre vocërrakë ose ushtarë e larg, në një breg tjetër bëheshin gjeneralë).
Por gjetkë e kam fjalën : Mesi i botës për gjithë poetët mbetet vendlindja e tyre …., brgu që s’i njohi dhe s’i deshi; mesi i botës, me gurrat e frymëzimit ishte Frashëri, Sheperi, Shkodra dhe Kokëdoda e Tonit apo Zagoria ime… E kështu, të gjitha thëllëzat që gjen udhëve të largëta të ksenit, edhe Toni ua kthen fluturimin në Brgdrin; edhe ndonjë greke të bukur ” syzezë e vetullkurorë” e vesh apo zhvesh sipas shijeve baritore të bregut të tij.” Të kërkova në tokë e në hënë, krua më krua e lëm më lëm”. Dhe rreth ” Milosaos ,Ton”, që nuk këputet nga vendëlindja që tërhiqet e tërhiqet në anën tjetër, mblidhet e bëhet lëmshi i mallit dhe i mungesës së vetvetes. Atje, dhe pikërisht atje çel pema; atje, lugjesh të verdha ku shkrin bora, ku vertik niset orteku, ku nga vesa çel ylberi….
Edhe ajo furka e shpirtit atje, që kurrë s’ka për të mbaruar, ato fijet shumëngjyrshe të dashurisë për njerzit e tu , tirren të pamasë tek mrizat, lajthishtet, tek flladet e dherve , tek uji i borës, tek ciu – ciu i zogjve.
Atje gjithmonë e gjithmonë dikush pret !
Ndoshta nëna e babai! Ndoshta motra halleshumë, a ndoshta një varrë që pret një tufë lulesh ! Gjithmonë atje dikush pret ! Ndoshta muri i shtëpisë i përgjysmuar a hardhitë krahëplakura që s’ka kush ti presë, të derdhin një lotë! E në arat lëndinë ku e ftohtë frynë era , edhe ku përmallushëm këndon mëllenja në barë…
Më ka trishtuar poezia e Tonit, ”Pret shtëpia”, ajo është shtëpia e gjithë emigrantve . E vetveti jeq shpirtë e psherëtin, kujton; dhe shpirtë e trup bëhesh atje e ngrihesh si sonambull e prek me duar sendet e dashura të shtëpisë, shkallën , portën, thikën e ndryshkur të bukës, ajrit që ka mbetur ashtu pa lëvizur me frymën tënde…Por të gjitha kanë ngrirë; të gjitha i pi dhe i ha pluhuri i harresës e i vetmisë.
Nëpër ”teshat tua gjallë është vetëm mola e tenja”. Dritat fikur…,” kacavirren në streh lakuriqët e natës”, boçe hapur qajnë gështenjat e bien në tokë si lot kokërrmadh.Në shtëpinë e Tonit (dhe timen dhe tënden ) merimangat endin pëlhurë me nge e çelsat e dyeve po ndryshken.
Dhe megjithatë kjo shtëpi e vjeter e varfëra, e heshtura , kaq e kaq herë lahet e ndriçohet ” në argjendin e lotëve tona ”.
Por, oh! ”Orkestra zogjesh të uritur presin nën çati”.
Ky fakt tragjik i fik dritat e dëshirave të bregut tonë, atje bjerret trimëria dhe mençuria si te malsori legjendarë i Migjenit për një kokërr misër;dhe pushka ndryshk, e tek çarku i lahutës, atje shkrep, atje ku shkrepte çarku i këngëve, minjët e uritur ngrenë folenë…
Këtu Ton Zmali s’është më poeti i luleve, i ylbereve e i ujëborave…
Romantiku ka vdekur! ( Rahmet paçin romantikët!).
Muzgu i simboleve
Ton Zmali me zemër romantiku nuk ka kuptuar ose nuk do të kuptoj muzgun e simboleve. Ai e ka vështirë të ndahet prej tyre, megjithse vetë ato të (ndriçuara nga poetët) nuk duan të dinë për poetët.. Poeti ka qef të pie të ngopet me qumështin e eposit, ka mbi 500 vjet që është mbyllur në shpellë. E kështu poeti herë fluturon me kokë shqiponje e herë bie trishtuar nga bregu tjetër e këndon si ksen, ku vetëm lulet nuk e njohin si ksen,.. O Ton edhe lulet buzë dritaresh të huaja, sikur nuk kanë aromën e duhur! Mund të flakërojn nga ngjyrat por për poetët ato ndezin kujtime të trishtuara. Gjithçka mbi ksenti mbiu mbi shkreti! E ky bregu ”shpëtimtarë ”tokën e ka ndryshe dhe ajrin dhe lulet! Dhe lulet sikur s’bijnë në zemra dashurish sikur janë jashtë zemrave të nënave tona. Prandaj zemrat e poetve të kseniti është e mbathur me trishtim e prandaj Toni mbush boshllëkun me jehonën e tijë, me simbolet e vendit të vetë. Nuk është vetëm drama e tij personale kjo. Njeriu jeton edhe iluzione.Poetët jetojn vetëm me iluzione. Toni jeton vetëm me të kaluarën buçoifryrëse të heroikes.
”Kanuni i Lekës me qiell të lirë në sy
Sado që ikën larg nuk e di përse shkoj pas tij”….
Dhe unë nuk çuditem që ky burrë reth të pesëdhjetave, kujton ninullat që i këndonin kur ishte në djep. Vini re sa i sinqertë dhe i brendshëm është në këngën e tij e sa jashtë dite pozon për të tjerët.
Bacëgjyshi: ” Në djep t’vogël me dru a kashtë , përkund baca
diell, hënë e yje bashkë…”
Lokemadhje: ” Në këmishë dragoi ty të vesh dada, në dorë
të paçin orë e zana…”
Baba: ”Sot përkund baba në djep, majë lisit në trung të vet”.
Ndoshta kënga e babait është lajtmotiv i trashgimisë, i trimërisë e i simboleve të goditura, trung, lis, majë.. E vjen pastaj ninulla e nënës, e gjerë e qetë, spontane, gjumëndjellëse: ” Porsi e merr pranvera malin, eja gjumë e merrma djalin”.
Ky poeti i prerë për dashuri e mirsi, i shikon me nostalgji reliket e së kaluarës , i bën pjesë të shpirtit… Punë e tij, dëshirë e tijë!
Ka një problem këtu : Ajo shtresa e fllorijtë e simboleve me emra të mëdhenj, ” atdhe , flamurë , shqiponjë, mal, etj etj, presin të ridimensionohen nga poetët. Nëse s’marrim simetrikën reale të jetës së njeriut të shekullit të ri, poetët do treten në anonimatin e vargut popullor, do të bëjnë rradhë të gjata e do të jenë gjthnjë të kërcënuar nga tabutë. Poetët mos i kërkoni në rreshtë! Librat që pëlqehen lehtë janë të rrezikuar. Rrugët e pashkelura në poezi, që nuk shkojnë në rrugën e pleqve të poezise, pra, dhe të folklorizmave bajate, por ndesh me ta në të tjera shtigje, janë rrugët e novatorizmit poetik.
Proçesi poetik
Proçesi poetik është reptësisht personal, reptësisht vetiak e thonë se këtu lindin shkënijat e para të një gjetje, të një figure, të një subjekti, është njëlloj me aktin fekundues, që është akt hyjnorë. Akti poetik që nga ”shkëndizat” e para që të vetëtijne në tru, deri në variantin e fundit, kalon në një proçes labratorik, që disa herë ne e nënvlersojmë.Gjithësesi, në të gjithë metamorfozën e poezise kemi të bëjmë me betejën për të gjetur Fjalën. Një grumbull materialesh (gurë,llaç, çimento, hekur) nuk është akoma pallat. Miliona fjalë si kokrrat e rërës duhet të kalojn sitën labratorike të poetit për të gjetur kokrrat e arit.
Unë ia them këto vetes dhe Ton Zmalit, prandaj nuk po ndruhem e po vazhdoj monologun. Akti poetik është koncentrat i fokusuar nga poeti, është njëlloj si lentja konkave apo konvekse që po nuk i gjete distancën dhe këndin përkatës, bën lëm drite, por akoma jo atë qendrën që ndez dhe gurin….
T. Zmali i ka të mbushura tubat e ngjyrave, madje të cilsisë së lartë, por piktorin se bëjne të tillë ngjyrat, deri te realizmi e telajo ka shumë punë. Vë re se në poezitë lirike Tonit i pëlqen akuareli, kërkon pranëvënie me kontrastin panaromik, tush mbi tush, ngjyrim mbi ngjyrim. Këtij i pëqen piktura që shijohet edhe me syrin e gishtave, relievet. Pas Rembrandit, që përfaqsonte këtë shkollë, qindra pikturistë të tjerë nuk e arritën linjën e ustait. Shumë poezi të Zmalit portrete nusesh dardane, të veshura me xhubletë apo me relike të tjera kombëtare, përgjithësisht shumëngjyrshe. Por vajzat e sotme, i dashur preferojne elegancën, deri në lakuriqsi. Seriozisht e kam proçesi poetik i ngjanë proçesit të ”Miseve” në skenë; nga fragmentet e veshjeve të rënda deri në lakuriqësi me dy gajtanë të hollë lartë e poshtë….
Përsëri te fjala. Italo Calvino ka paralajmeruar për murtajën e gjuhës jo vetëm në politikë, ideologji, masmedia, por edhe në letërsi. Letërsia (në veçanti poezia ) është toka e premtuar”, ku gjuha ” kthehet në atë ç’ka duhet me qenë vërtetë”.
Antikorpet kundër murtajës së gjuhës i prodhon vetëm letërsia. Fjala bruto, inflacion i fjalës shfaqet në veprat tona si humbje force njohëse, automatizim slloganesh e rimash që priren të rrafshojn shprehjen, të zbardhin kuptimet, të topitin pika shprehëse. Poezia filllon ku fjala takohet me vetëveten në rrethana të tjera. Unë mendoj se nëse fjala s’ndërtohet në emërtime, cilësi e veprime nga “natyra morte” në gjithçka njerëzor, që ka të bëjë me dashurinë apo urrejtjen, jemi ne trojet e të vërtetave të gjuhës poetike, të saktësis së fjalës. Kulmi i saktësisë, afrohet kur prek abstrakten; pra fjala e astrakuar ka potenciale të pakufijshme semantike, deri te tregimi i hiçit si substancë e fundit e botës. Në këtë proçes fjala lidh gjurmët e dikurshme me ato të padukshme. Në këtë proçes kultura nerëzore ruan rolin e vet , bashkon e ndanë vlerat. Fjala është ura e brishtë për të bashkuar brigjet e së bukurës, e aftë për të hedhur harqe edhe në boshllëk.
E torra pak idenë e proçesit të vështirë poetik për ti thënë Tonit dhe miqve të mi, të vjetër të rinj, se rruga e poezise është përpjetë thikë. Kush e merr të lehtë këtë rrugë nuk lodhet, por harrohet. Toni punon, kërkon; nganjëherë mbledh me rruspë ç’i del përpara e nxitohet në; proçesin e shkurtimit e të seleksionimit. Nganjëherë të krijon përshtypjen se në të njëjtën telajo provon të gjitha shkollat dhe ngjyrat e pikturës ; nganjëherë poezitë e tij janë si bajamet me dy e tre bërthama. Këto janë karakteristika të proçesit krijues, por mania e poetizimit shpesh e fokuson midis traditës( konceptit folklorik)dhe modernizmit. Të qenit në kapërcyllë e detyron atë të rrijë i qetë në mes, por edhe të pajtojë ekstremet.
Në të dy librat poetik dhe në të tretin që e ka në proçes e takoj Tonin edhe nostalgjik ndaj temave e simboleve të rëna edhe kritik të rreptë e goditës deri në mohim. Poeti vuan, vuan midis ëndërrimeve, dëshirave të bukura dhe realiteteve të egra. Ai preferon ëndërrën. Le të jetë besnik i vetëvetes!
Nobelisti Marke**s këshillon veten me këto fjalë:” Etika ime është autokritika ndaj punës që bëj, prandaj ndjej një gëzim të madh kur e korrigjoj veten”.

Duke i rënë pas lumturisë Tek Xhorxhi Nga Maira Kalman Komenti dhe shqipërimi nga Elida Buçpapaj

“Tek Xhorxhi„ është shkruar nga Maira Kalman, autore, artiste dhe dizajnere Amerikane. Ka lindur në 1949 në Tel Aviv dhe ka ardhur me familjen e saj në New York kur ishte 4 vjeçe. Është autore e një serie librash për fëmijë të cilët kanë në qendër Max Stravinsky-in, qenin-poet. Ajo ka dizajnuar shpesh edhe kopertinën e The New Yorker.

 Kalman është e njohur gjithashtu për ilustrimet e saj në guidën e 2005 të stilit të të shkruarit „Elementët e Stilit“ The Elements of Style, nga William Strunk dhe E.B. White.

Zonja Kalman ka botuar për një vit rresht blogun e përmuajshëm të ilustruar që titullohej “Parimet e Pasigurisë„ (The Principles of Uncertainty ) për The New York Times që përfundoi në prill 2007. Blogu u botua në një libër me të njëjtin titull. Në fillim të vitit 2009 Maira filloi një tjetër blog të ilustruar po për New York Times  të titulluar „Dhe duke i rënë pas lumturisë“ (And the Pursuit of Happiness )rreth demokracisë Amerikane. Kronika e parë e këtij blogu botuar më 30 Janar 2009 lidhet me vizitën e saj në Washington D.C. në ditën e fillimit të mandatit të Presidentit Obama.

Lexuesit po i sjellim sot pjesën e fundit të këtij blogu botuar më 31 Dhjetor që titullohet “Tek Xhorxhi„. Me këtë tekst të ilustruar e nisa ditën e parë të vitit të ri 2010 duke përjetuar një emocion të madh. Ishte një mrekulli. E shkruar me një naivizëm infantil, me një semplicizëm një milimetër larg vulgaritetit, por gjithnjë brenda asaj që quhet art i pastër dhe i kulluar, që gjithsesi si çdo art i vërtetë nuk mund të jetë indiferent nga bota që e rrethon. Duke lexuar tekstet e thjeshta që iu japin jetë ilustrimeve menjëherë më shkon mendja tek varfëria që po kalon kultura shqiptare, e cila ka mbetur peng i tranzicionit. Mjerisht kemi një kolerë botimesh, por nuk kemi art. Jemi duke përjetuar një krizë identiteti dhe askush nuk çan krye për këtë. Ka një tërbim për të përvetësuar emrin e krijuesit me metodat të pështira njëjtas si të politikanëve shqiptarë që i vjedhin votat e popullit. Prandaj po i sjellim lexuesit këtë tekst që duket sa i thjeshtë, aq elegant dhe i pafajshëm si fëmija, që t’i japim të kuptojë si tingëllon arti i vërtetë, dhe sa nevojë kemi për të. Aq më tepër ne shqiptarët.

Elida Buçpapaj

Duke i rënë pas  lumturisë

Tek Xhorxhi

 

Xhorxhi.

Xhorxh Washingtoni.

Ai është

kudo.

 

Në  një çajnik.

 

 

Edhe në një mbajtëse bonbonesh

së bashku me Martën e tij.

 

Ai është edhe në vitrinën

e një dyqani me antikuare.

 

Ai është edhe në një leka-leka, një sheqerkë lëpirëse për fëmijë.

 

Këtu është ai një bllok

poshtë apartamentit tim.

Këtu ai është

në një verandë në Romë.

Jo, prisni pak. Ajo është Sara,

nëna ime. Por unë mendoj se ju

do të jeni dakord me mua

kur them se ngjan shumë me Xhorxh Washingtonin.

 

 

Kush ishte ai ?

Çfarë dimë ne ?

Çka më e famshme është,

të gjithë e dimë se nuk është e vërtetë.

 

 

Historia për drurin e vishnjes që nuk mund të thotë një rrenë

është vetëm një fabrikim biografësh.

Prandaj unë besoj se Washingtoni

ishte një burrë me shumë moral

që nuk i honepste rrenat dhe ia kishte ënda tortën me vishnje.

 

Gjëja tjetër se ai vuante shumë

prej dhëmbëve të tij është e vërtetë.

Njëri pas tjetrit i ranë të gjithë, deri

Sa më në fund i mbeti

Vetëm një dhëmb i trishtë.

Protezat ishin të rënda dhe

të bëra me fildishin e hipopotamëve me lidhëse hekuri.

Uh ! Dhe ato ishin tepër të mëdhaja.

Ai ngjante sikur të kishte kapërdirë mollëzat e faqeve.

 

 

Ai aspironte të bëhej një xhentëllmen,

andaj kur ishte vetëm një adoleshent, shkroi

“Rregullat emancipuese

dhe sjelljet e denja në shoqëri dhe bisedë

të  Xhorxh Washingtonit.”

*
Rregulli numër 1: Çdo veprim i bërë

në shoqëri duhet

të bëhet në shenjë respekti

ndaj të pranishëmve.

*
Rregulli 100: Mos i pastro dhëmbët

me mbulesën e tavolinës

*
Ai ishte një hero dhe u bë

i famshëm që kur ishte 22 vjeç, duke luftuar

për britanikët kundër francezëve

dhe indianëve.

 

 

I zhgënjyer nga britanikët,

ai u bë gjeneral

i Ushtrisë Kontinentale,

duke i udhëhequr 13

kolonitë në luftën

për Pavarësi.

 

Ky ishte flamuri
që mori me vete në beteja.

 

Siç ka thënë ai,

„Le të ngremë një standard

Ku mençuria dhe ndershmëria

plotësojnë njëra-tjetrën“

*

Përse ngulmonte ai dhe nga frymëzohej

për të bërë të mundur për gjashtë vjet krijimin

e një ushtrie nga rradhët e vegjëlisë?

Amerikanët besonin

Në kauzën e tyre.

Dhe kjo kishte ndihmuar.

Francezët i urrenin britanikët

Duke iu ardhur në ndihmë kolonive.

 

 

Beteja fisnike frymëzoi Markezin De Lafajet (de Lafayette)

në atë kohë 19 vjeçar (motoja e familjes të të cilit ishte „Përse jo“)

të linte gruan e tij 16 vjeçare, Marie Adrienne Francoise de Noailles

dhe t’i bashkohej kauzës në Amerikë.

Washingtoni e adhuronte Markezin Lafajet,

dhe kjo ndjenjë ishte reciproke

pasi Lafajeti të birit

ia vuri emrin e Xhorxh Washingtonit.

 

 

Në familjen tonë nuk mungonte afeksioni për

Lafajetin. Prindërit e mi

E admironin Markezin dhe ne

E festonim ditëlindjen e tij

çdo vit

me një tortë limoni

shumë të mirë .

 

 

Dhe  cila ishte jeta private e Xhorxh Washingtonit ?

Unë vizitoj Mount Vernon, shtëpinë e tij

Mbi një kodër nga shihet Lumi Potomak

Në Virxhinia.

Ai e kishte projektuar dhe riprojektuar shtëpinë

Ndërsa ishte duke punuar mbi projektet e

Kryeqyteti Kombëtar.

Shtëpia nuk është e madhe

Dhomat janë të thjeshta por elegante.

Dhe ngjyrat shpërthyese kur i  sheh.

 

 

Askush nuk mund të thotë se Amerikanët

Kanë qenë të frikësuar prej ngjyrave.

 

 

Bënin një jetë të emancipuar. Xhorxhi dhe Marta (bashkëshortja e tij – shënim imi E.B.)

Dëfreheshin vazhdimisht.

Marta vishte këpucë të modës. Ata e donin

shumë njëri-tjetrin. Marta shkonte mbas tij gjatë dimrit

në fushatat e luftës.

 

 

Ata mbanin shumë qenë. Njëri prej tyre

quhej  Buzëmbël.

Kur lufta më në fund mbaroi,

Xhorxhi u kthye në shtëpi për t’u këndellur “nën hijen

e hardhisë dhe fikut,“

i kënaqur duke punuar në fermën e tij.

Ai ishte një sipërmarrës.

Duke shitur harenga të tymosura dhe duke pasur në administrimin e tij një distileri vere.

 

 

Duke ndërtuar një Mulli, të cilin ju mund

ta vizitoni sot

nga ku ju

mund të blini edhe

miell

për të bërë pastaj një bukë gruri të hatashme.

 

 

Ai ishte gjithë mënçuri dhe përkujdesje. Ai nuk ishte një intelektual,

por ai e vlerësonte shumë bibliotekën e tij.

(në foto jeni duke parë një kopje të Don Kishotit, që e lexonte Xhorxh Washingtoni – shënimi im E.B.)

 

 

 

Ai nuk dëshironte të mbetej

në postin e tij.

Xhorxh Washingtoni ishte i respektuar.

Ai ishte me dinjitet.

Pasi qëndroi President për tetë vjet, si

nuk e pranoi mandatin e tretë,

dhe u kthye në Mount Vernon,

në shtëpinë dhe pronat e tij.

Tomas Xheferson, që më vonë do të bëhej

Kundërshtari i tij

thoshte se nuk do të kishin qenë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës

pa Xhorxh Washingtonin.

 

 

Ai jetoi vetëm tri vjet në paqe.

Ai vdiq nga komplikacionet e shkaktuara nga një e ftohur në

moshën 67 vjeçare. Dhe ja ku është shtrati ku ai flinte

dhe ku vdiq.

 

 

Shikoni dhe ju disa nga të njëjtat pamje që ai pa.

 

 

Ne duhet të falenderojmë Shoqatën e Zonjave të Mount Vermont. E themeluar më 1853, kur familja nuk mund ta administronte më pronën e Presidentit

(dhe Qeveria Federale nuk mundi ta blinte !)

një grup grash të mrekullueshme, të cilat

e blenë pronën e Washingtonit

për të ruajtur

dhe mbrojtur

vizionin dhe

legjitimitetin e tij.

 

 

Ju mund t’i vizitoni kopshtet, ku

300 000 bletë e bëjnë mjaltin e tyre. Ju mund

të shihni drurët e fiqve të mbushur me fiq.

Në hollin e hyrjes

është një çelës i Bastijës,

i cila i është dhënë Washingtonit nga Markezi Lafajet më 1790.

Ai ka mbetur aty ku ishte vendosur

atë ditë.

 

 

Më jepni leje i dashuri Gjenerali im,

t’ju paraqes…

çelësin kryesor

të Fortesës të Despotizmit.

Është një nder për mua,

Si biri i atit tim adoptiv,

si një ushtar,

i Gjeneralit tim,

si një

Misionar i Lirisë

Patriarkut të Tij.

Marquis de Lafayette – (Markez De Lafajet) 

 

 

Një vizitë e shkurtër në

Shtëpinë e Bardhë

Ishte duke rënë shi në Washington.

Pemët e blireve ishin të gjitha kërcunj të zinj

dhe gjethe të verdha

 

 

Shtëpia e dritëshme nën një mjergull të qumësht.

 

 

Dhe brenda saj,  shpërthim ngjyrash. Përsëri. Dhoma e kuqe.

 

 

Dhoma e Gjelbër, me një kolltuk të kuq.

 

 

Dhe jashtë saj – një fermë (pothuajse)

Kopshti ka perime dhe pemë frutore

dhe 60 000 bletë bëjnë mjaltë.

Xhorxh Washington nuk jetoi kurrë në këtë shtëpi.

Por imazhi, figura e tij është kudo. Po kështu

Edhe Lafajeti.

Dhe mund të ndodhë që edhe

President aktual dhe gruaja e tij të kenë

Të njëjtin integritet ashtu si Presidenti i parë dhe

Bashkëshortja e tij. Ka mundësi.

Dhe unë e fantazoj, se si një rast

festiv, familja e parë do ta

kremtojë me një Tortë të hatashme me Limon.

 

 

Kjo është lumturia vetë. Ishte duke rënë shi mbi New York.

 

 

Pemët ishin të lagura dhe të zeza dhe

njerëzit  shëtisnin në Aveniunë e Pestë

 

 

Ku është lumturia?

Çfarë është lumturia?

E çfarë do të thotë Thomas Jefferson me

Të ngulmosh për lumturinë?

Unë i bëra një vizitë Dr. James Watson.

Ndoshta ekziston një shpjegim

Gjenetik për lumturinë?!

 

 

Dhe gjithçka që ne duhet të bëjmë është

Të marrim një recetë

Dhe ta vëmë atë në veprim.

Unë e pyeta atë.

Ai nuk mundi të më tregonte mua, sepse

Askush nuk e di këtë gjë.

Dhe kurrsesi ndokush ka për të qenë

Pjesë e trishtuar e kohës

Përndryshe ju do të ishit i çmendur.

Unë e vështrova atë.

Ai fillon të shëtisë. Luan tenis.

Ai punon.

Ai vëzhgon pemët.

Këto janë rrugët më të mira për ta gjetur lumturinë.

Për të gjetur paqen e shpirtit.

Unë punoj. Dhe shëtis.

Dhe shkoj të vizitoj muzeumet.

 

 

Dhe shikoj Infanten e Velasquez.

 

 

Unë shikoj një

Grua në

Një fustan të kuq

Me flokët e mbledhura me karficë

Që i ngjan

Infantes

Së Velasquez-it

Më vonë unë e pashë

Atë duke shkuar në shtëpi

Me pallton e saj

Të kuqe

Jo Infaten. Gruan.

 

Kur ja, një dhuratë ia mbërrin.

 

 

Është një libër i shkruar nga Vladimir Nabokov

I cili nuk jeton më.

 

 

Janë shumë njerëz për të cilët unë kam mall.

Oh Vladimir.

Oh Sara.

Oh, Xhorxh.

Oh, Markiz de Lafajet.

Ku jeni ju të gjithë ?

Kjo nuk është një pyetje për t’u bërë

Nëse ju dëshironi të jeni

I lumtur.

 

Unë e pastroj shtëpinë time

 

Marr mësime se si t’i palos picetat

 

Bëj plane

Për udhëtime në kopshte

Ku do të ulem, ku do të vizatoj dhe ku do të ha

meringë dhe do ta shijoj momentin

Tek Xhorxhi !

Kjo është e tëra.

Shijoje momentin.

 

 

Në familjen time ne nuk

Themi «Mirupafshim».

Ne themi

“Deri atëher’”.

*

Kjo është finalja

e “Dhe në kërkim drejt lumturisë”.

Që do të shfaqet në një libër

Në tetor të 2010-ës

Përse jo?

Shqipëroi: Elida Buçpapaj

 ——

Marie-Joseph Paul Yves Roch Gilbert du Motier, Markezi De La Fayette (1757-1834) ishte një aristokrat, gjeneral dhe politikan francez, i quajtur „heroi i dy botëve“, pasi ka qenë protagonist edhe në Revolucionin amerikan dhe në atë francez. Ishte mik i George Washingtonit, shërbeu në Ushtrinë Kontinentale të tij, të cilin e pati edhe si model në jetë. Kur  më 20 Maj të 1834, Lafayette vdiq, Presidenti Amerikan Andrew Jackson urdhëroi që  Lafayette-it t’i bëhen të njëjtat ndere sikur Presidentëve John Adams dhe George Washington. Me këtë rast ai u nderua me nga 24 të shtëna topi nga çdo post ushtarak apo anije që përfaqëosnte shtetin Amerikan. Flamuri u ul në gjysmë shtize për 35 ditë dhe ushtarakët mbajtën rrobat e zisë për gjashtë muaj dhe Kongresi i kërkoi popullit të vishte rrobat e zisë për 30 ditë. Rresht. Parku Lafayette që ndodhet në veri të Shtëpisë së Bardhë është në nderim të Markezit që luftoi në Revolucionin Amerikan.