VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

500 tifozë shqiptarë në Skoci, ja çmimet e biletave

By | September 10, 2018
blank

Komentet

blank

“Vajzat e arta”, mrekullia e Kosovës në “Tokyo 2020”, lënë pas 200 shtete, renditen në top 10-shen e parë

Mrekullia e Kosovës në “Tokyo2020” është aq e madhe sa ka kaluar çdo kufi, një paraqitje historike e dardanëve që po përkthehet në ar. Një vend aq i vogël sa Kosova, por me një shpirt të aq të madh luftarak, ka bërë që e gjithë bota të flas për shtetin më të ri. Nuk ka ambasadorë më të mirë për njohjen e këtij vendi se sa Nora dhe Distria, dy “vajza të arta”, që kaluan çdo limit duke i dhuruar vendit dy medalje ari. Kosova gjithashtu është një model frymëzimi për çdo vend, është model frymëzimi është për Shqipërinë që në 109 vite shtet nuk ka arritur kurrë të shijojë një medalje olimpike.

blank

Me shumë punë dhe përkushtim, Kosova e kthyer xhudon në art më vetë, duke triumfuar në shtëpinë e tyre që konsiderohen mjeshtër të këtij sporti. Në harkon kohorë të 5 viteve, Kosova ka arritur të sigurojë 3 medalje ari në këtë disiplinë. Paraqitja e Kosovës në këto Lojëra Olimpike është më të vërtete mbresëlënëse, me dy medalje ari të sigurua brenda pak ditësh, Kosova renditet e teta në “Tokyo2020” duke lënë pas 200 shtete të tjera, shtete si Italia, Franca, Gjermania etj.

blank

Kjo është thjeshtë një mrekulli, një paraqitje historike që do të kujtohet ndër breza por dardanët nuk dëshirojnë të ndalen këtu, për ta ky është thjeshtë një fillim i artë.

blank

Gabimi i rëndë për të cilin francezja Cysiquen u diskualifikua në finale kundër Nora Gjakovës

Nora Gjakova e fitoi medaljen e artë olimpike, pasi triumfoi ndaj Sarah Leoine Cysiquen në finale të hënën, duke ia siguruar Kosovës medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.

Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë, raporton Gazeta Express.

Finalja nuk zgjati shumë pasi një gabim trashanik i kushtoi francezes me diskualifikim dhe kosovares me fitore.

Në përpjekje për t’ia humbur baraspeshën Gjakovës me aftësitë e saj të njohura për të lëvizur shpejt nga krahu i majtë në të djathtin, Cysique e bëri një gabim të papritur që i kushtoi me titull olimpik. Në tentim për ta hedhur kosovaren, ajo ra me kokë në tapetë, gjë që është e ndaluar në xhudo.

Gjyqtari e ndali luftën dhe e kërkoi konfirmimin nga përsëritja dhe mbikëqyrësit. Gabimi i saj ishte i qartë dhe Crysque u diskualifikuar. Një lëvizje e tillë është e ndaluar në xhudo për ta ruajtur mirëqenien e atletëve, pasi rënia me kokë në dysheme rrit rrezikun e lëndimeve të rënda.

Triumfi i 28-vjeçares nënkupton se Kosova i ka fituar tashmë dy medalje të arta në Tokio 2020 dhe tri të arta në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të rija në xhudo.

Është një histori olimpike për sportin kosovar që po shkruhet nga vashat, sepse pas medaljes së parë olimpike në historinë e Kosovës të fituar nga Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i ndoqën hapat e saj në Japoni.

Për të arritur deri këtu, ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, para se t’i mposhte me lehtësi Sanne Verhagen në rrethin e dytë, sllovenen Kaja Kajzer në çerekfinale dhe Tsukasa Joshidan në gjysmëfinale.

Triumfi ndaj japonezes në gjysmëfinale ishte më i vështiri dhe i veçantë në mëngrën e vet, pasi Joshida e kishte mposhtur Norën në katër përballjet e kaluara.

28-vjeçarja e përsëriti suksesin e Majlinda Kelmendit në Rio 2016 dhe të Distria Krasniqit në këto lojëra duke e fituar medaljen e artë olimpike.

Kjo do të thotë tri medalje të arta olimpike për Kosovën në historinë e saj dhe të trija në xhudo.

Ndërkohë, paraprakisht, Akil Gjakova, vëllai i Norës, humbi në luftë për medaljen e bronztë.

Kosovës i ka mbetur edhe një xhudiste në garë për medalje në Tokio 2020, Loriana Kuka, e cila garon të enjten në kategorinë 78 kilogramë. /Gazeta Express/

blank

Zëri i Amerikës: Nora Gjakova nga Kosova fiton medalje të artë në Lojërat Olimpike

Leonat Shehu

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio. Ajo mundi të hënën në finale francezen Sarah-Léonie Cysique, duke i siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë në këto lojëra.

Nora Gjakova u shpall fituese në kategorinë deri në 57 kilogramë. Kjo është medalja e dytë olimpike për Kosovën në Lojërat e Tokios.

Të shtunën, një tjetër xhudiste nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë duke mundur në finale japonezen Funa Tonaki, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në lojërat e sivjetme Kosova merr pjesë në garat e xhudos, mundjes, notit dhe atletikë. Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014. Që nga anëtarësimi i saj, Kosova ka fituar gjithsejt tri medalje në Lojërat Olimpike.

Lojërat Olimpike Verore të Tokios, ishin paraparë të mbaheshin në verën e vitit 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19.

blank

Një tjetër kosovare triumfon në ‘Tokio 2020’, xhudistja Nora Gjakova kalon në gjysmëfinale të Lojërave Oplimike

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka arritur të fitojë ndaj kundërshtares Kaja Kajzer nga Sllovenia, duke arritur kështu të shkojë në gjysmëfinale.

Ajo ka arritur të fitojë me Ippon. Gjakova fillimisht mori një waz-ari, kurse më vonë e përfundoi ndeshjen me Ippon për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndërkohë, më herët ka mundur edhe holandezen, Sanne Verhagen, në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Nora Gjakova është xhudistja që synon medalje në këto lojëra olimpike, pasi është edhe medalja e vetme që i mungon. Ajo garon në kategorinë -57 kg.

blank

Eda Zeqiri del e para në grupin e saj në 400 metra stil i lirë, por nuk kualifikohet në finale

Notarja 16-vjeçare nga Kosova, Eda Zeqiri ka dalë e para në grupin e saj në 400 metra stil të lirë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ajo arriti ta përfundonte garën me kohë 4:38.02, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, koha e saj e regjistruar nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në finale.

Grupi ku bëri pjesë Eda Zeqiri ishte më i dobëti dhe fatkeqësisht ajo nuk ka arritur të sigurojë vendin në finale të kësaj discipline.

Sot në lojërat olimpike garuan edhe Majlinda Kelmendi dhe Drilon Ibrahimi të cilët nuk arritën të sigurojnë medalje olimpike në Tokio 2020.

blank

Xhudistja Majlinda Kelmendi ndalet në rrethin e parë të garës në Tokio

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, është ndaluar në rrethin e parë të garës në Lojërat Olimpike të Tokios.

Ajo ka garuar të dielën në kategorinë deri në 52 kilogramë, kundër hungarezes Reka Pupp, e cila e ka mposhtur xhudisten kosovare.

Në Lojërat Olimpike Rio 2016, Kelmendi pati fituar medalje të artë në xhudo, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij lloji.

Përgjatë karrierës së saj, ajo është shpallur Kampione Evropiane dhe Botërore.

Trajneri i saj, Driton Kuka, e ka falënderuar Kelmendin për gjithë punën që ka bërë ajo përgjatë viteve.

“Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke derdhur për veten tënde, për mua, familjet tona, popullin shqiptar, të është shpërblyer gjatë karrierës”, ka thënë ai.

Një ditë më parë, xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë olimpike në Tokio, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

“Po ndihem shumë e lehtësuar, pasi një ëndërr që kam pasur që në fëmijëri, e kam realizuar”, ka thënë ajo para mediave, pas fitores.
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, duke pranuar medaljen e saj të artë në Tokio.

Këtë herë, Kosovën në Lojërat Olimpike e përfaqësojnë 11 sportistë, në gjashtë sporte.

Ky organizim është shtyrë nga vitit 2020, për shkak të pandemisë së koronavirusit. rel

blank

Prishtina feston fitoren e Distria Krasniqit, KOK-u pret medalje edhe nga sportistët e tjerë

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së Komunës së Prishtinës, kanë organizojnë festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë në nder të fitores së medaljes së artë të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Musa Selimi anëtar i Bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës, tha se pas Majlinda Kelmendit, tanimë po shndrisin edhe sportistë tjerë kosovarë.

Ai tha se nga Tokio 2020 presin edhe medalje tjera, ndërsa uroi të gjithë shqiptarët për triumfin e Distria Krasniqit.

“Pas Majlindës po shndrisin edhe yjet tjerë. Po shndrit një yll i cili sot i dha botës një kampione të vërtetë. Presim podium edhe Majlindën, Norën, Lorianën, Akilin, Egzon Shalën, Musa Hajdarin, Donjeta Sadikun dhe shpresojmë të kthehemi me numër më të madh të medaljeve pas disa ditëve. Vlerat olimpike po shndërrisin në Kosovë, rinia jonë e shkëlqyeshme po demonstron që shteti jonë, Kosova jonë e dashur ka yje, ka njerëz me zemër të madhe që po na përfaqësojnë denjësisht. Urime Prishtinë, urime Kosovë. Faleminderit për këtë pjesëmarrje masovike. Urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, tha ai.

Edhe Fitim Rexhaj nga drejtoria e departamentit të Kulturës nga Komuna e Prishtinës, tha se presin nga sportistët tjerë rezultate të njëjta si të Distria Krasniqit. Edhe ky uroi të gjithë shqiptarët për këtë fitore historike.

“Ne presim rezultate të mira edhe nga sportistët tjerë, ku Prishtina përfaqësohet me tre sportistë. Ndërsa ne i përkrahim të gjithë sportistët kosovarë pa dallim dhe urojmë që nesër edhe Majlinda të sjell një rezultat të ngjashëm dhe të na gëzojë e të na bëjë krenar. Urojmë Distrian për këtë rezultat dhe shpresojmë që edhe sportistët e tjerë të na gëzojnë kështu. Gëzuar për të gjithë”, tha ai për kp.

Në këtë mbrëmje ku pjesëmarrja ishte e madhe u ekspozuan spote nga garat e Distria Krasniqit në Tokio 2020, ndërsa u hodhën edhe fishekzjarrë të shumtë.

Më pas mbrëmja vazhdoi me interpretimin e këngëve nga disa bende të njohura muzikore.

blank

blank

Meta uron Distria Krasniqin dhe ekipin e saj pas triumfit në “Tokio 2020”: “Më e mira e botës”!

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, uron Distria Krasniqin, pas triumfit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ku ja doli të fitonte medalje ari në xhudo. Meta e cilëson Krasniqin si më të mirën e botës, ndërsa përgëzon edhe ekipin e saj, që sipas Kreut të Shtetit Shqiptar, kurrë nuk zhgënjen.

 “Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës! Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen! ❤️”, shkruan Meta.
blank

Ligjvënësit amerikanë kërkojnë që Olimpiada më 2022 të mos mbahet në Pekin

RFE/RL

Një grup i ligjvënësve amerikanë, i ka bërë thirrje Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, që të shtyjë Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022 dhe të ndërrojë vendin e organizimit, nëse Kina nuk iu jep fund “abuzimeve më të drejta të njeriut”, ndaj ujgurëve dhe grupeve tjera myslimane që janë minoritete.

Ligjvënësit kanë thënë në letrën dërguar udhëheqësit të Komitetit Olimpik, Thomas Bach, se asnjë Olimpiadë nuk duhet të mbahet në një shtet, qeveria e të cilit “po kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit”.

Ligjvënësit kanë thënë po ashtu se mbajtja e Olimpiadës në Pekin do të reflektonte keq në organizim dhe shtyrja nga shkurti i 2022-ës, ashtu sikurse lokacioni, do të jenë në interesin më të mirë të atletëve.

“Për neve është e padrejtë që Komiteti Ndërkombëtar Olimpik t’i shtyjë atletët që të sakrifikojnë ndërgjegjen e tyre për të arritur qëllimet e tyre në gara, ose anasjelltas”, kanë thënë ata.

Letra është nënshkruar nga ligjvënësit: Jeff Merkley, Jim McGovern, Marco Rubio dhe Chris Smith.

Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka aftësi të shtyjë Lojërat për një periudhë kohore, kanë thënë ligjvënësit, duke përmendur shtyrjen e Lojërave Olimpike Verore 2020, të cilat kanë nisur në Japoni.

Ato janë shtyrë nga viti i kaluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo Komiteti Ndërkombëtar Olimpik ka thënë më herët se nuk është “superfuqi qeveritare” që mund të zgjidhë çështjet politike në Kinë.

Kina është kritikuar në nivel ndërkombëtar për ndalim të më shumë se 1 milion ujgurëve dhe minoriteteve tjera myslimane, për punë të detyrueshme dhe abuzime tjera në provincën Ksinjiang.

Departamenti amerikan i Shtetit kanë thënë se këto veprime përbëjnë gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

Kina mohon çfarëdo keqbërje, duke thënë se kampet janë “qendra edukuese”, me qëllim të pastrimit të njerëzve nga terrorizmi.

blank

Distria Krasniqi nga Kosova me medalje të artë në Lojërat Olimpike

VOA

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio. Ajo të shtunën mundi në finale japonezen Funa Tonaki, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë në këto lojëra.

Distria Krasniqi u shpall fituese në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Duke përgëzuar Distria Krasniqin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi ne rrjetet sociale se “ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës”.

Kjo është medalja e dytë e artë olimpike për Kosovën pas fitore së Majlinda Kelmendit po në xhudo në Lojërat Olimpike ne Rio në vitin 2016.

Në lojërat e sivjetme Kosova merr pjesë në garat në xhudo, mundje, not dhe atletikë. Kosova u anëtarësua në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në dhjetor të vitit 2014.

Lojërat Olimpike Verore në Tokio, ishin paraparë të mbaheshin në verën e vitit 2020, por u shtynë për shkak të pandemisë së COVID-19.

blank

Distria Krasniqi: Fitoren ia dedikoj Kosovës

Kampionja olimpike, Distria Krasniqi pasi u stolis me medaljen e artë tha se fitoren ia dedikon Kosovës, trajnerit, ekipit dhe familjes së saj, raporton Gazeta Express.

“Fitoren ia dedikoj vendit tim, trajnerit, ekipit që më ka ndihmuar dhe normal familjes. Në momentin që fitova, nuk kam besuar që do të vijë kjo ditë kaq me rëndësi për mua që e kam pasur ëndërr tërë jetën”, ka thënë Krasniqi.

Ajo tha se shtyrja e lojrave olimpike për një vit ia kanë mundësuar që të humbë peshë dhe të përgatitet më mirë për lojërat.

“Në fillim nuk isha shumë e gëzuar, kisha problem që të hiqja peshë, tani që e mendoj është më mirë për mua që u lojërat u shtyen për një vit sepse u përgatita më shumë dhe më fuqishëm”, tha ajo.

Ajo nuk përjashtoi mundësinë që të garojë edhe në kategorinë -52 kilogramë në të ardhmen në sportin e xhudos.

“Nuk e di akoma por mendoj se po, kam edhe një vit për të vendosur, do ta shohim nëse do të qëndroj në -48 kilogramë apo në -52”, tha kampionja më e re olimpike.

blank

Presidentja Osmani nga Tokio: Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Tokio është shprehur e ngazëllyer për medaljen e artë që xhudistja Distria Krasniqi fitoi sot në Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni, raporton Gazeta Express.

Osmani tha se Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor.

“Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor i dha medaljen e artë olimpike. Jam e bindur që të gjitha vajzat në Kosovë e kanë kuptuar se asgjë s’mund t’i ndalë për të shënuar suksese”, u shpreh Presidentja Osmani.

Ajo ka falenderuar sportistët kosovarë që po e bëjnë të mundur shkëlqimin e Kosovës ndërkombëtarisht.

“Dua t’i falenderoj nga thellësia e zemrës për këtë nder që po ia bëjnë shtetit të Kosovës, duke siguruar që shteti i Kosovës të shkëlqejë ndërkombtarisht”, u shpreh ajo.


Send this to a friend