VOAL

VOAL

50 fakte të rralla nga jeta e Sokol Olldashit

November 22, 2015
1 Comments
  • author avatar
    ish veterean 6 years ago Reply

    Ju lutem na tregoni pse e vrane Sokol Olldashin une kam pare foton haour koken deri te mjekra

Komentet

Iniciativa e BE-së për t’i dërguar paratë ruse në Ukrainë

Një ushtar ukrainas shihet i ulur në një stol teksa një banore pastron shkatërrimin që ka afër vetes pas një sulmi ajror rus në rajonin ukrainas Zaporizhja. 5 prill 2024.

 

Rikard Jozwiak

Bashkimi Evropian është duke iu afruar një vendimi historik që parasheh shfrytëzimin e aseteve të ngrira ruse për t’i ndihmuar Ukrainës.

Asetet e Bankës Qendrore të Rusisë janë ngrirë pak pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022 dhe ashtu vazhdojnë të jenë.

Letrat me vlerë dhe paratë e gatshme që janë ngrirë në shtatë vendet më të industrializuara në botë (G7) dhe në Bashkimin Evropian e Australi, besohet se e kanë vlerën e 260 miliardë eurove.

Asete në vlerë të 210 miliardë eurove janë në BE, kryesisht në Belgjikë, shtëpinë e Euroclear, kompanisë për shërbime financiare, e specializuar në transaksione të letrave me vlerë.

Në shkurt është bërë hapi i parë prej Brukselit në këtë drejtim, duke i lënë anash fitimet e grumbulluara nga asetet e ngrira. Më 20 mars, Komisioni Evropian e ka propozuar inicimin e një hapi të dytë dhe final për të dërguar para të gatshme në Ukrainë.

Diçka e tillë është shtyrë përpara kohëve të fundit nga disa ministra të Jashtëm të vendeve të BE-së, të cilët kanë kërkuar nga kryediplomati evropian, Josep Borell që të dalë me një propozim për jetësim të kësaj ndihme.

Asnjëra prej 27 vendeve anëtare nuk ka kundërshtuar propozimin e Borrellit, ndonëse puna nuk është kryer ende.

Liderët dhe zyrtarët e vendeve anëtare të BE-së ende do të duhet të studiojnë propozimin e Komisionit Evropian dhe t’ia japin unanimisht dritën jeshile.

Zanafilla e gjithë kësaj

Në propozim – që e ka parë Radio Evropa e Lirë – hapi i parë i procesit, lënia anash e fitimeve, ka nisur më 15 mars të këtij viti.

“Depozituesve qendrorë të letrave me vlerë u ndalohet të kenë qasje në këto fitime, apo t’ua shpërndajnë fitimin aksionarëve, derisa Këshilli Evropian të vendosë për kontributin financiar që do të mblidhet për t’i ndihmuar Ukrainës”.

Depozituesit qendrorë të letrave me vlerë janë institucione, sikurse Euroclear, që mbajnë dhe administrojnë letra me vlerë dhe mundësojnë kryerjen e transaksioneve me to.

Ky hap besohet se e ka rritur fondin në mes të 2.5 deri në 3 miliardë eurove.

Komisioni Evropian shpreson që këto para do të mund të dërgohen në Ukrainë deri në korrik, në rast se të gjitha vendet anëtare janë të pajtimit.

Ekzistojnë shpresa në Bruksel që shuma të ngjashme të mund të dërgohen çdo vit në Kiev, varësisht prej normave vjetore të interesit.

Në propozimin e Borrellit ekzistojnë një numër “garancish” për vendet anëtare, të cilat shqetësohen se ky hap mund të konsiderohet konfiskim i pronës private – pasi pronësia private është e drejtë themelore brenda bllokut evropian – apo do të mund të dëmtojë valutën e përbashkët të bllokut, euron.

Në dokument përmendet se “gjenerimi i të hyrave të papritura dhe të jashtëzakonshme, nuk janë pronë e Bankës Qendrore të Rusisë, pasi nuk ekziston asnjë dispozitë ligjore që interesi t’iu paguhet pronarëve. Meqë të hyrat ekzistojnë vetëm si rezultat i masave kufizuese, nuk duhet të ekzistojë asnjë pritshmëri që ato të mbeten të depozituesit qendrorë të letrave me vlerë dhe aksionarët e tyre”.

Në propozim, po ashtu, është thënë se nuk mund të pranohet asnjë pretendim retroaktiv nga ana e Moskës.

“Të hyrat e papritura dhe të jashtëzakonshme nuk duhet të jenë të qasshme për Bankën Qendrore të Rusisë, edhe nëse pezullohet ndalesa në transaksione. Prandaj, rregullat që mbrojnë asetet sovrane nuk janë të zbatueshme për këto të ardhura”.

Çfarë do të thotë krejt kjo?

Ekzistojnë disa “të mira” mbrapa propozimit, nëse vendet e miratojnë atë: pritet që 3 për qind e fitimeve nga asetet e ngrira të mbeten te depozituesit qendrorë të letrave “për të garantuar efikasitetin e punës së tyre”.

Në të ardhmen, kompanitë për shërbime financiare do të mund të sigurojnë 10 për qind të fitimeve për t’i mbuluar tarifat e mundshme ligjore, pasi ka shumë mundësi që Rusia do ta çojë rastin në gjyq.

Disa zyrtarë të BE-së, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, e kanë hedhur poshtë mundësinë e dëmtimit të pozitës së euros.

Fakti që Brukseli është marrë me këtë gjë për shumë muaj, pa pasur ndonjë ndikim në valutën e përbashkët, po përmendet si argument për të ecur përpara me planet.

Një tjetër argument në mbështetje të propozimit është shtetet e G7-s janë duke hartuar plane të ngjashme, andaj ka mundësi që të mos jetë euroja valuta e vetme që ekspozohet.

Lidhur me këtë ekziston edhe një propozim i Komisionit Evropian për mënyrën e shpenzimit të parave, çka u ofron vendeve anëtare edhe më shumë potencial për vëzhgim, por edhe mundësi për veto.

Fillimisht ishte menduar që paratë e gjeneruara prej fitimeve do të ndaheshin për rindërtim të Ukrainës.

Mirëpo me vazhdimin e luftës, askush nuk pret ndonjë shkallë të madhe rindërtimi të këtij vendi, andaj BE-ja ka propozuar që 90 për qind e parave të shkojnë për furnizim të Kievit me pajisje ushtarake dhe pjesa tjetër, 10 për qind, në ndihmë të rregullt financiare.

Shuma prej 10 për qind do të ndahej përmes buxhetit të rregullt të BE-së, andaj nuk do të ketë nevojë për ndonjë unanimitet prej vendeve anëtare.

Mirëpo pjesa tjetër, 90 për qind, duhet të kalojë përmes një mekanizmi të BE-së për buxhet – i vetmi që i mundëson Brukselit të dërgojë para në Ukrainë për blerje armësh.

Në dy vjetët e fundit, BE-ja ia ka dërguar Kievit 5.6 miliardë euro për blerje të armëve dhe artilerisë, pikërisht përmes mekanizimit të bllokut për buxhet, mirëpo në 10 muajt e fundit ka dështuar të nënshkruar një marrëveshje prej 500 milionë eurove për ndihmë për Kievin, si pasojë e vetos së Hungarisë.

Vetoja e Budapestit është rezultat i një mospajtimi mes Hungarisë dhe Ukrainës lidhur me një listë të përpiluar prej Agjencisë Kombëtare të Ukrainës për Parandalim të Korrupsionit.

Banka Hungareze, OTP, ka qenë në listë të zezë dhe është shpallur “sponsore ndërkombëtare e luftës”, pasi i ndihmon Rusisë në bërjen e biznesit.

Ndonëse banka është hequr prej listës qysh në vjeshtën e vitit të kaluar, Budapesti ka kërkuar garanci që diçka e tillë nuk do të ndodhë në të kaluarën.

Kjo do të thotë se vetoja hungareze, apo e ndonjë vendi tjetër, do të mund të zgjasë kohën e dërgimit të ndihmës së BE-së në Ukrainë të paktën deri në verë. Radio Evropa e Lirë

Përgatiti: Krenare Cubolli

“The Telegraph”: Ja se si policia e Kosovës mbron kufirin me Serbinë

Përpara se policia kosovare të fillojë patrullimin e saj në kufirin me Serbinë, ata e ngarkojnë makinën me armatim: AK-47 janë të ngjitura në pjesët e pasme të ulëseve të veturës, pistoletat i hedhin në pjesën e përparme të ulëseve, te këmbët e tyre, dhe dronët dhe jelekët antiplumb i vendosin në bagazhin e Land Rover-it.

Ky është tani protokoll standard në një nga kufijtë më të paqëndrueshëm në kontinentin evropian, raporton media prestigjioze britanike “The Telegraph”.

Kur njerëzit e pyesin Veton Elshanin, zëvendëskomandantin e policisë në veri të Kosovës, se si është situata, ai thjesht u tregon përgatitjet që bën për patrullë. “I shihni armët?”, tha ai, para se ta dërgonte ekipin e “Telegraph”-it në kufi, “këto janë për t’i mbajtur policët. Situata nuk është e mirë”.

Që kur Kosova fitoi pavarësinë nga Jugosllavia në një luftë që përfundoi në vitin 1999, në pjesën veriore të vendit, që është rajon kufitar, ka mbetur një komunitet i vogël serbësh etnikë. Tensionet me shumicën etnike shqiptare janë rritur së fundmi. Alleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka lënë të kuptohet për një pushtim – nacionalistët i kërkojnë atij që të veprojë për të “mbrojtur” serbët e detyruar të jetojnë nën sundimin kosovar.

Frika e një lufte të re u rrit në vitin 2023 kur një grup i armatosur serbë sulmuan përtej kufirit në fshatin verior të Banjskës dhe u barrikaduan në manastirin e tij. Tre nga 30 militantë të dyshuar u vranë në një shkëmbim zjarri. Një nga njerëzit e komandant Elshanit humbi jetën nga shkëmbimi i zjarrit.

Që nga ajo ditë, oficeri dhe ekipi i tij kanë kryer patrulla ditore në rajonin kufitar të dominuar nga serbët, duke kërkuar rrugë të paligjshme për në Serbi të llojit të përdorur nga personat e armatosur në sulmin e tyre.

“Ne i njohim këto rrugë më mirë se kushdo”, tha komandant Elshani për “The Telegraph” ndërsa patrulla përshkoi rrugën e saj nëpër male.

“Serbët nuk mund të bëjnë një rrugë që ne nuk do ta gjejmë”.

Në numërimin e fundit, policia identifikoi 65 rrugë të paligjshme, të cilat të gjitha janë bllokuar.

Edhe 10 rrugë të tjera mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm, kryesisht nëpërmjet dronëve.

Prezenca e vazhdueshme në rajonin me shumicë serbe i dërgon një mesazh Beogradit se Kosova po i mbron kufijtë e saj, tha komandanti Elshani.

“Banjska ndryshoi lojën, e vendosi lojën në një nivel tjetër për shkak të vdekjeve”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

“Kur gjaku derdhet, atëherë është problem”.

Analistët paralajmërojnë se propaganda e Kremlinit po nxit trazira në veri në një vend ku 93 për qind janë shqiptarë dhe 4 për qind serbë. Shumica e serbëve në Kosovë ende e konsiderojnë Beogradin, i cili kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si qeverinë e tyre.

Pas rrethimit, autoritetet zbuluan një depo të madhe armësh që sulmuesit kishin fshehur në ndërtesat e papërdorura përreth fshatrave veriore. Vetëm pak javë më parë ata zbuluan pesë raketahedhës të tjerë, një shenjë e shkallës së sulmit të planifikuar.

Në një intervistë për “The Telegraph”, Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, paralajmëroi se presidenti i Serbisë, Alleksander Vuçiq, kishte në plan invadimin pushtonte. Ai tha se Serbia kishte ndërtuar baza operative përpara rreth kufirit në një “formë patkoi” për të “mbrojtur Beogradin dhe sulmuar Kosovën”.

Image

Shpërqendrimi nga lufta në Ukrainë

Bazuar në fjalët e vetë presidentit Vuçiq, Kurti beson se presidenti serb po kërkon kohën e tij për një mundësi për të invaduar.

Miqësia e presidentit Vuçiq me Vlladimir Putinin është e njohur dhe Kurti beson se është në interesin e liderit rus që Serbia të invadojë Kosovën, pasi kjo do të largonte vëmendjen nga lufta e tij në Ukrainë.

Me t’u kthyer nga mali, te Ura e Mitrovicës, e cila përshkon lumin Ibër, flamuri i Serbisë me ngjyrë të kuqe, të bardhë dhe blu valëvitet gjithandej. Dikur kjo urë ishte një “pikë e nxehtë” – një ndarje joformale midis rajonit kufitar verior të Kosovës dhe jugut etnik shqiptar. Gjërat duken paqësore ndërsa këmbësorët ecin lirshëm midis dy anëve.

Por ka një rrymë nën tension. Disa banorë etnikë serbë nga veriu e shohin këdo që kalon në jug si një tradhtar që tradhton plagët e pashëruara nga gjakderdhja e viteve 1990.

Makinat ende nuk lejohen të kalojnë mbi urë, të penguara nga një bllokadë dhe nga prania 24/7 e dy Land Rover-ëve policorë, njëri i parkuar me pamje nga jugu dhe tjetri nga veriu.

Policia tha se këto masa paraprake ishin thelbësore për të ruajtur stabilitetin në zonë.

Thashethemet qarkullojnë se Putini ka rekrutuar serbë për të luftuar në ushtrinë e tij kundër Ukrainës dhe ndërsa “The Telegraph” udhëtonte në veri, solidariteti me Rusinë ishte i gjithëpranishëm.

Shkronja “Z” ishte grafituar në anët e dyqaneve, kafeneve dhe shtëpive lokale.

Image

Kryeministri Kurti tha: “Kjo është pishina nga ku ata [Rusia] do të rekrutojnë paraushtarakë të ardhshëm të Wagner-it për Ukrainën dhe Ballkanin”.

Në një tabelë rrugore, dikush kishte shkruar fjalët “F—  You Nato”, një paralajmërim për praninë paqeruajtëse të bllokut të KFOR-it, i cili është stacionuar në Kosovë që nga viti 1999.

Ashtu si policia, ata kryejnë patrulla, duke mbajtur një sy në atë që ata i quajnë si vija kufitare administrative, një shtrirje prej 237 miljesh e tokës që ndan Kosovën dhe Serbinë.

Togeri i parë Caldwell i Gardës Kombëtare të Xhorxhias, i cili përbën kontributin e Amerikës në KFOR, tha se detyra e tyre ishte të zbulonin këdo që synonte të ndiqte veprimtari armiqësore.

Ai theksoi rëndësinë e “prerjes” së rrugëve ilegale për të ndaluar kalimin e kontrabandistëve në Kosovë. Ai tha se edhe shumë të tjera po ndërtoheshin sa herë që ishte e mundur. Për Elshanin, njerëzit e tij janë në stërvitje për sulm.

“Nuk është surprizë që Vuçiqi dëshiron të invadojë”, tha ai. “Ata mund të na qëllojnë, por nuk mund të na trembin”.sn

Sondazhi në BalkanWeb- Shumica e shqiptarëve të shqetësuar nga amnistimi i shpërndarësve të drogave pranë shkollave

BalkanWeb ka zhvilluar së fundmi një sondazh online me mbi 2 mijë të anketuar që kanë shprehur opinionet e tyre.

Pyetja ishte: A mendoni se amnistia e shpërndarësve të vegjël të drogave do ta ulë suksesin e operacionit “Tempulli” për sigurinë rreth shkollave?

47.75% e të anketuarve në sondazh ose 1050 prej tyre mendojnë se amnistia do të ndikojë negativisht në suksesin e operacionit të Policisë së Shtetit “Tempulli” sa i përket sigurisë rreth shkollave në vend.

  • foto galeri

Nga ana tjetër 44.57% e të anketuarve, ose 980 prej tyre mendojnë se amnistia nuk do të ndikojë në uljen e rezultateve positive të operacionit policor për sigurinë rreth shkollave.

Sakaq, 7.68% e të anketuarve nuk kanë një përgjigje.

Mëshqerrat bojgjake (Mbi lajmërinë e tyre)- Nga REX KASUMAJ

Mars, 2024

 

1.
Pas pritjes së lodhshme kohëgjatë, në horizontin e rënduar nga ré shiu duket hijadhë një kumt i paralajmëruar shenjtor.

Ato tashmë kanë mbërritur. Gjenden aty, pararojë misionare në tokën hebreje.

Ishte vështirë për t’i gjetur. Konditat gati të pamundura. Por në tokën e largët të Teksasit profecia kishte rezervuar Orën e saj…

Mitologjia çifute ndjen e përcakton lashtësie se mëshqerrat duhej të ishin bojëgjaku, pa asnjë fije të vetme me ngjyrë tjetër.

Pastaj që s’ishin ngarkuar në qerre tërheqëse e, njëherësh, t’mos kenë qenë kurrë të mbarsura apo adulterike.

Dhe, poashtu, as të mjelura ndonjëherë…

2.
Ishin romakët që, 2000 vjet më parë, kishin shkatërruar tempullin e fundit, aty ku pati një Zot që do të kthehet sërish.

Ndaj dhe Libri i numrave të Biblës, urdhëron që një ditë, pas mijëra vjetësh të ikura, të ringrihet tempulli i ri (pas atyre të Solomonit e Herodit, viti 957 p.e.së re) në themelet e Xhamisë Al-Aksa, përballë Malit të ullinjëve në Jerusalem.

Dhe pararendëse e kësaj ditëbardhe do të jenë dy mëshqerra të kuqe. Ardhja e tyre do të ishte, pra, filli i përmbushjes mitike të profecisë.

Ndaj dhe, si një uvertyrë shenjëzuese, do të plaste lufta e madhe, rrënimi i Faltores së kaltër dhe, mbi rrënojat e saj, rindërtimi i tempullit të tretë, i munguar shekujsh.

Dhe atëherë, pikërisht atëherë, i lutur ngulthi e përlotshëm, do të zbriste qiellit Mesia i gjatëpritur që do të shpëtonte botën.

3.
Cila është, që këtej, paraskena e besuar?

Pak para se të niste plojësulmi i tetorit, foltari i Hamasit, Ubaida, thërriste: po, po, i kanë prurë ata dhe mëshqerrat kuqloshe…

Tani lufta në Dhéun e judenjëve ka shpërthyer më e përgjakshme se kurrnjëherë.

E Xhamia e kaltër dridhet mbi truallin e një tempulli tjetër të rrafshuar qysh kur ndjekësit e tij kishin tretur botës.

Mandej, gjithnjë pjesë e skemës, Morti dhe Eksodi kolektiv, tashmë i një populli tjetër, shfaqet mjegullinës biblike.

Dhe, tutje përmbyllësisht, mëshqerrat e allta teksasjane duke qenë ogur i lajmërisë, gjenden brenda çastit hyjnor të shërbesës së tyre.

4.
Natyrisht, nuk e marr të mirëqenë këtë histori errësore. Më kujtohet kur, viti 2000, njerëzia anëpërtej botës kishin vajtur të galduar e me shpirt fluturak në Jerusalem.

Ishte ndërrimi i moteve
dhe, muaj të tërë më parë, përflitej kudo, tempujsh të ftohtë a udhësh të gjalla, se në mesnatën e madhe do të zbriste Jezui në kalë të bardhë.

Por, mjerisht, nuk erdhi. Ai e di kohën e vet…

Porse le t’a çlirojmë, për një çast, fantazinë duke iu përulur sagës së mëshqerrave all të kuqe.

Dhe të pyesim: si do t’i gjejë shqiptarët ky takim me Qiellin?

Pyetja, në fakt, duket e harxhuar sepse atëherë, mesianisht, e gjithë bota do të jetë shpëtuar.

Mirëpo unë, përsëri, do të thoshja: më mirë se dje, e, dozoti, jo më mirë se nesër!

r.

Media e njohur franceze: Erion Veliaj në zemër të skandalit të ri korruptiv që ka tronditur Shqipërinë

Courrier des Balkans

Një kompani në pronësi të fshehtë të drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, manipuloi thirrjet për tendera për t’u pasuruar vetë… Një skemë klasike, por që godet kryebashkiakun e kryeqytetit shqiptar, Erion Veliaj, pranë kryeministrit Edi Rama

Kompania quhet 5D Konstruksion. Ajo fitoi prokurime të shumta për tenderat e nisur nga Bashkia e Tiranës, duke grumbulluar miliona euro. Pronari ligjor i saj ishte një bukëpjekës nga Tirana, i cili merrte rrogë nga kompania “e tij”, e cila në realitet i përket dy drejtorëve të administratës bashkiake të Tiranës: Redi Molla dhe Mariglen Qato, të arrestuar javën e kaluar nga prokurorët e SPAK-ut, bashkë me gjashtë punonjës të tjerë bashkiakë.

120 faqet e dosjes së hetimit detajojnë mënyrën se si Redi Molla dhe Mariglen Qato përfitonin dividentë nga 5D Konstruksion, si dhe shkeljet e shumta të ligjit të kryera gjatë dhënies së kontratave për punë publike kësaj kompanie të sapokrijuar, pa asnjë përvojë të mëparshme në këto fusha.

Përgjimet e bisedave telefonike mes disa punonjësve të kompanisë sugjerojnë qartë se pronësia e vërtetë e kompanisë ishte një sekret i hapur, ose të paktën se kishte pak përpjekje për ta fshehur atë. Përgjimet zbulojnë gjithashtu një mjedis pune të dominuar nga konflikti dhe presioni, me punonjësit që merrnin qetësues për t’i ndihmuar të flinin, si dhe një kontroll të çuditshëm tatimor në të cilin inspektorët tatimorë “panë diçka që nuk duhej ta kishin parë”.

Sipas SPAK, suksesi i 5D Konstruksion është për shkak të pozicionit të pronarëve të tij sekret. Kompania ka fituar shumë tendera të nisur nga Bashkia e Tiranës, por asnjë nga institucione të tjera publike nën kontrollin e Partisë Socialiste.

Erion Veliaj në zemër të skandalit

Nga hetimi rezulton gjithashtu se paratë e mbledhura në këto tendera të montuar, të ardhura nga taksapaguesit shqiptarë, janë investuar në pasuri të paluajtshme, përfshirë ndërtesa banimi dhe një hotel në Durrës. Megjithatë, për këtë hotel kompania përfitoi një status të posaçëm përjashtimi nga taksat, të dhënë nga qeveria e kryeministrit socialist Edi Rama. Sipas një bisede të përgjuar nga një punonjës i 5D Konstruksion, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është vetë një aksionerët e fshehur pas hotelit të Durrësit.

Do të ishte “naive të besohej se kryebashkiaku Erion Veliaj nuk ishte në dijeni të kësaj afere”, tha gazetarja Ola Xama në Lapsi.al. “Përgjegjësia e tij e parë qëndron në pozicionin e tij duke e bërë atë mbajtës të autoritetit kontraktor për tetë thirrjet për tenderat e dhëna për kompaninë 5D Konstruksion”.

“Sido që ta ktheni këtë histori, ose përfitimet e paligjshme janë bërë me bekimin e tij ose institucioni që ai drejton ka dështuar. Në rastin më të keq është bashkëpunëtor, në rastin më të mirë është i paaftë për të drejtuar bashkinë”.sn

Retë e pluhurit të Saharasë ‘jashtëzakonisht intensive’ godasin Evropën. Ja kur pritet të mbarojë

Një re pluhuri “jashtëzakonisht intensive” nga Sahara po vazhdon rrugëtimin e saj nëpër Evropë. Shtëllunga e madhe e pluhurit ka udhëtuar në pjesën më të madhe të Spanjës për të arritur në Francën juglindore, Gjermani dhe cepin juglindor të Britanisë.

Ajo solli qiej të mjegullt dhe perëndime shumëngjyrëshe në shumë rajone, duke lënë depozita pluhuri në makina dhe dritare. Por, ajo solli gjithashtu ndotjen e ajrit nga grimcat e vogla “PM10” – të cilat janë mjaft të vogla për t’u thithur – duke shkelur pragun e sigurt të BE-së në disa rajone. Njerëzit në Spanjën jugore dhe lindore thithën ajër veçanërisht të ndotur, me disa stacione që regjistronin përqendrimet e PM10 katër herë mbi kufirin e lejuar.

Episodi i fundit, i cili ka nisur që nga 6 prilli, është i treti i këtij lloji që arrin Evropën javët e fundit. Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës së BE-së Copernicus (CAMS) e quajti renë aktuale të pluhurit “jashtëzakonisht intensive”. Dy retë e mëparshme të pluhurit qëndruan kryesisht më në jug, mbi Mesdheun dhe Evropën Jugore, megjithëse disa mbetje u gjetën në makina deri në veri deri në Skandinavi në mars.

Mark Parrington, shkencëtar i lartë në CAMS, tha se reja aktuale e pluhurit është pjesë e të njëjtit model të motit të ngrohtë që solli gjithashtu temperatura të larta në Evropën Perëndimore ditët e fundit.

“Ndërsa nuk është e pazakontë që shtëllungat e pluhurit të Saharasë të arrijnë në Evropë, ka pasur një rritje në intensitetin dhe shpeshtësinë e episodeve të tilla vitet e fundit, të cilat mund t’i atribuohen ndryshimeve në modelet e qarkullimit atmosferik.” Episodi pritet të përfundojë në mënyrë progresive të martën, duke arritur në Suedi, Finlandë, Balltik dhe Rusinë veriperëndimore, tha CAMS.sn

Mik i Putinit dhe i popullit kinez, Gerhard Schröder, ish-kancelari “non grata”

Gerhard Schröder, ish-kancelari i Gjermanisë feston ditëlindjen e tij të 80-të. Por ai është i diskutueshëm për shkak të miqësisë së tij me Putinin.

Një nga dy ish-kancelarët e gjallë gjermanë mbushi 80 vjet më 4 prill 2024. Normalisht do të ishte kjo një mundësi e mirë për të uruar publikisht një person kaq të rëndësishëm, për të nderuar meritat e tij – por fjala është për Gerhard Schröderin e diskutueshëm.

Asnjë ish-kancelar nuk është kritikuar më shumë se ai. Mund të thuash se ai u bë persona non grata. Në festën e ditës së ribashkimit të Gjermanisë më 3 tetor të vitit të kaluar, në mesin e të ftuarve ishte edhe Schröder, por ai ishte vendosur diku prapa, që të mos e kapnin kamerat në transmetimin e drejtpërdrejtë. Ka një diskutim në tabloide – nëse është e nevojshme t’i jepet dora atij.

Socialdemokratët gjermanë, anëtar i së cilës ai është prej 60 vitesh, donin ta përjashtonin nga partia. Përpjekja dështoi, por ai u fshi nga lista e figurave të rëndësishme të SPD-së. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i tij, tha publikisht se nuk do ta uronte për ditëlindjen. Kancelari Olaf Soltz e uroi – por në mënyrë diskrete, me shkrim.

Pse gjithë kjo? Para së gjithash, sepse edhe pas sulmit rus në Ukrainë, Schröder nuk i dha fund miqësisë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, as lidhjet e tij të biznesit me Gazpromin rus. Dhe kështu prish reputacionin e Gjermanisë.

Vital dhe i lumtur – privatisht

As mosha e tij e madhe nuk e shtyn askënd të tregojë pak konsideratë ndaj tij. Ndoshta arsyeja për këtë është se Schröder nuk duket të jetë fare 80 vjeç. Kjo mund të shihet në filmin dokumentar të shkëlqyer të realizuar nga autori i ri i vlerësuar me çmime Lukas Stratmann për transmetuesin publik gjerman NDR. Filmi fillon me Schröderin që mbërrin në fushën e golfit me makinë, shkarkon vetë pajisjet dhe më pas kalon nëpër fushë. Përballë tij, me një fund të shkurtër të kuq, gruaja e tij 26 vjet më e re (e pesta) Kim. Ajo nuk ndahet për asnjë moment prej tij. Ata janë të martuar prej gjashtë vitesh dhe duket se janë një çift i lumtur.

Duke komentuar këtë film të ri, i cili bazohet më së shumti në shkrimet e mediave me rastin e ditëlindjes së Schröderit, ai shprehet qartë, flet shpejt. Disa thonë se vitaliteti i Schröderit është thjesht i lakmueshëm. Por ky është fundi i çdo gjëje pozitive për ish-kancelarin në këtë pikë. “Për Gerhard Schröderin është folur shumë kohët e fundit, por me të flasim rrallë”, thotë autori i filmit, i cili e “ndoqi” për më shumë se gjysmë viti, nga Hanoveri në Kinë. Ai thekson se Schröderi e lejoi atë ta pyeste çfarë donte.

Për luftën në Ukrainë

“Tani jeni ish-kancelar. Kështu e keni imagjinuar?

“Epo, më pak me këto diskutime që kanë të bëjnë vetëm me këtë luftë që po bëhet dhe që unë e kam dënuar publikisht. Por askujt nuk i intereson kjo”.

Sigurisht, ne po flasim për luftën në Ukrainë. Më vonë në film, Schröder tregon se si u përpoq të përdorte miqësinë e tij me Putinin për të ndërmjetësuar, më 9 mars 2022, menjëherë pas fillimit të luftës. Kërkesa për këtë erdhi nga Ukraina, e avioni u dërgua nga Putini. Fillimisht, në Stamboll, ai u takua me Rustam Umerev, ministrin aktual ukrainas të Mbrojtjes, e më pas në Moskë, ai zhvilloi një bisedë private me Putinin. Kur u pyet nëse ishte e koordinuar me Berlinin, Schröder thotë se nuk ishte: “Kjo do të ishte gabim, sepse e di shumë mirë që jo gjithçka është në rregull dhe nuk doja të rrezikoja misionin”.

Kur u pyet, nëse ai u përpoq të bindte Putinin që t’i jepte fund luftës, Schröder thotë: “Po, sigurisht. Ia bëra të qartë se kjo është e gabuar, se e konsideroj gabim historik”.

I pyetur nëse e pyeti Putinin pse filloi lufta, ai shpërtheu duke qeshur: “Ndalo! Kjo nuk është një përrallë. Kështu nuk zhvillohen negociatat në atë nivel. Nuk ka të bëjë me moralin, ka të bëjë me përfundimin e konfliktit”.

Më pas, në bisedë ai shpjegon mundësitë e tij të kufizuara, pavarësisht afërsisë me Putinin dhe thotë: “Në Evropë, ata që mund të sillnin zgjidhje, jo me mjete ushtarake, të cilat nuk do të ishin për asnjërën palë, ishin Macron dhe Scholz. Por pse nuk deshën, nuk mundën, nuk guxuan…”

Putini dhe demokracia në Rusi

I përballur me deklaratën e tij, se është “i bindur se Putini do të krijojë një demokraci të vërtetë”, Schröder pranon se kjo nuk ka ndodhur. Megjithatë, ai shton se “ka gjëra që janë zhvilluar mirë”. “Ka një formim demokratik të vullnetit të lirë, zgjedhje të lira, që nuk mund të mohohet” – thotë Schröder. Për vërejtjen se nuk ka opozitë të lirë, Schröder përgjigjet: “Por nuk ka ndalim të drejtpërdrejtë”. Të thuash thjesht se nuk ka asgjë nga demokracia është e gabuar, ashtu si të presësh që demokracia në Rusi të jetë Westminster”.

Ndërsa kur gazetari deklaroi se situata nëRusi nuk është përmirësuar në 20 vjet, Schröder u shpejtua përsëri dhe ngriti zërin: “Nuk është më mirë. Por a do të jetë më mirë nëse marrëdhëniet ndërpriten plotësisht? Izolim? (…) Unë jam gjithmonë gati për një bisedë.”

“Një mik i vjetër i popullit kinez”

Ai ishte në udhëtim tre ditor në Kinë, si i ftuar dhe ku ish-kancelari, siç tha me krenari, quhet “mik i vjetër i popullit kinez”. Ai mirëpritet si burrë shteti, sikur është ende në detyrë, sikur është në një mision diplomatik.

Është një rast që gazetari të përmendë ministren e Jashtme gjermane, e cila e quajti kreun e shtetit dhe partisë së Kinës diktator për mediat amerikane. Schröder thotë se nuk donte të përfshihej në debatet për këtë deklaratë të Annalene Baerbock.

Çfarë ka mbetur nga trashëgimia politike e Schröderit?

Schröder kritikon, por ai vetë pranon goditjet. Kështu ishte gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë. Suksesi i tij është i padiskutueshëm – kur refuzoi pjesëmarrjen e Gjermanisë në luftën në Irak. Disa i vlertësojnë reformat e tij sociale, të cilat zgjidhën papunësinë e lartë të vendit dhe lehtësuan buxhetin. Por shumë, veçanërisht në mesin e socialdemokratëve të tij, nuk mund ta falin për këtë. Në Gjermani, ai hapi një hapësirë ​​të madhe për sektorin me paga të ulëta. Ai fajësohet se thelloi hendekun në shpërndarjen e mirëqenies, i cili po bëhet gjithnjë e më i madh. Schröder, natyrisht, e mohon këtë.

Megjithatë, nuk ka dyshim se reputacioni i Gerhard Schröderit në Gjermani në këtë moment është dëmtuar shumë. Trashëgimia e tij politike si kancelar, si socialdemokrat, është shkatërruar. Koha do të tregojë nëse do të mbetet kështu…

Dhe së fundi, por jo nga rëndësia: As gjatë filmit një orësh por as në reagimet e shumta nuk përmendet roli i Gerhard Schröderit në bombardimet e NATO-s kundër Republikës Federale të Jugosllavisë. Gjatë këtyre bombardimeve Gjermania u përfshi për herë të parë në një luftë jashtë vendit, që nga Lufta e Dytë Botërore./ DW

BIRN: Kush po i sulmon në Instagram, faqet kritike ndaj Veliajt dhe Ramës?

Profileve zyrtare në Instagram të ‘Lëvizjes Bashkë’, ‘Citizens Channel’ dhe ekspertit të IT-së, Gent Progni i janë shtuar gjatë një periudhe të shkurtër dhjetëra mijëra ndjekës, të cilët dyshohen si profile të rreme.

Nga Nensi Bogdani-BIRN

Paraditen e së hënës, faqet zyrtare në Instagram të medias online komunitare ‘Citizens Channel’, të lëvizjes politike ‘Lëvizja Bashkë’, si edhe të ekspertit të teknologjisë, Gent Progni raportuan një rritje prej dhjetra mijëra ndjekësish, në dukje të rremë.

Gazetarët e Citizens Channel i thanë BIRN se të hënën ata janë zgjuar me rreth 45 mijë ndjekës më shumë se një natë më parë.

‘Sulmi i organizuar kibernetik ndaj Citizens Channel nuk ndalet. Sot u zgjuam me 45 mijë ndjekës në Instagram, nga 5 mijë që kishim. Ishin të gjithë të huaj, dhe dukeshin që ishin të rremë’, i tha BIRN një prej gazetareve të Citizens Channel.

Ndjekësit e rremë kanë një ndikim negativ në shikueshmërinë dhe besueshmërine e një profili në Instagram. Një rast i ngjashëm është regjistruar në vitin 2022, kur grupe për të drejtat e grave iraniane u shenjëstruan nga një numër i ngjashëm profilesh të rreme në Instagram.

Pak ditë më parë, media online e Citizens Channel u përball me një fushatë të koordinuar raportimesh të rreme në Facebook, ku si pasojë u fshinë me dhjetëra raportime nga platforma e tyre.

Po ashtu, edhe një prej aktivistëve të Lëvizjes Bashkë konfirmoi për BIRN të njëjtin fenomen të shtimit të ndjekësve të rremë në Instagram mëngjesin e së hënës.

‘Nga ora 05:00 e mëngjesit kemi parë se ishin shtuar 50 mijë-51 mijë ndjekës’, tha njëri prej aktivistëve të Lëvizjës Bashkë.

Si pasojë, aktivistët e kësaj lëvizje janë detyruar që ta kthejnë profilin e tyre në privat, për të parandaluar ‘sulme’ të tilla.

Edhe Gent Progni, ekpert i IT-së në Shqipëri, raportoi të dielën në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale një aktivitet të tillë, ku ndjekësit e tij në Instagram janë shtuar me 37 mijë brenda pak orësh.

Progni shkruan se ai e ka raportuar rastin tek kompania META, përgjegjëse për platformat e rrjeteve social Facebook dhe Instagram, dhe do e ndjekë në vazhdim.

‘Do më duhet të bëj një bisedë 10 minutshe me META për të rikthyer profilin tek 1.5 mijë ndjekësit e vërtetë’, shkruan ai.

Gjithashtu edhe Lëvizja Bashkë e ka raportuar këtë episod tek kompania META.

‘Kemi bërë një aplikim tek META dhe presim përgjigje, nëse na kanë ndikuar tek aktiviteti i faqes’, i tha BIRN aktivisti i Lëvisjes Bashkë.

Lidhur me autorësinë e këtyre ‘sulmeve’ me mijëra ndjekës të rremë, subjektet e prekura shprehen se sipas tyre prapa këtyre aktiviteteve fshihen eksponent politikë.

‘Qenkan mërzit patronazhistët me mua dhe po më shtojnë ‘fake folloëers’ në Instagram’, shkruan Gent Progni në reagimin e tij.

Nga ana tjetër, edhe Lëvizja Bashkë ka reaguar në lidhje me autorët e dyshuar të fushatës së ndjekësve të rremë.

‘Besoj këto sulme vijnë prej fushatës që kemi nisur, lidhur me kullat, cilësinë e ajrit në Tiranë, dhe inceneratorët’, tha për BIRN aktivisti i Lëvizjes Bashkë.

‘Rrjetet sociale modeste që kemi tentojnë të na i mbyllin herë pas here, por përsëri ne do të jemi në rrugë për të folur me njerëzit’, përfunduan aktivistët.

VIDEO: Shpendët shtegtarë anashkalojnë Shqipërinë e nxehtë

E konsideruar prej kohësh si parajsë për shpendët shtegtarë, Laguna e Vainit, përgjatë bregut verior të Shqipërisë, po braktiset gjithnjë e më shumë nga një varg speciesh, teksa rritja e temperaturave po shkreton ligatinat e vendit. Miliona shpendë shtegtarë kalojnë nëpër qiejt e Shqipërisë çdo vit, teksa lëvizin drejt veriut në kërkim të ushqimit dhe një klime më të ngrohtë. Por, tani më pak zogj po shtegtojnë nëpër Shqipëri, teksa ligatinat e saj po bëhen shumë të nxehta dhe shumë të ndotura. (Përgatiti: Trim Haliti)

5 argumente pse masa ndaj Sali Berishës është e paligjshme – Nga Eduard Halimi

5 arsye pse vendimi pë3r ndalimin e komunikimit për Sali Berishën është në kundërshtim flagrant me KEDNJ, vendimet e GJENDJ, Kushtetutën , KPP dhe rrjedhimisht masë e paligjshme!

Në datë 30 dhjetor 2023, GJKKO njoftoi publikisht vendimin ndaj Sali Berishës duke e vendosur atë në “Arrest shtëpie” dhe duke i ndaluar KOMUNIKIMIN me çdo person tjetër, përveç atyre që bashkëjetojnë me të.

Sipas saj, baza për këtë është neni 237/2 i Kodit të Procedures Penale.(KPP)

Vendimi i GJKKO ka dhe mundet të ketë edhe shumë problematika të tjera që jam i bindur se avokatët e z. Berisha i kanë ndjekur dhe i ndjekin me vëmendje në shkallët e gjykimit, por unë dua të fokusohem në këtë analizë të shkurtër vetëm në njëren prej tyre e analizuar në 5 pika që lidhen me njohuritë e mia mbi të drejtën publike dhe atë private, pika të cilat dhe që kanë lidhje me standartet e Konventës Europiane (KEDNJ) dhe Gjykatës së Strasburgut (GJEDNJ)

Ky vendim i paprecedentë (ndalimi i komunikimit) edhe për personat e vendosur në “arrest me burg” apo dhe ata të akuzuar për krime lufte edhe nga Gjykata e Hagës (të cilët mund të komunikojnë dhe takohen me njerëz të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë) ka disa shkelje të rënda të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, Kushtetutës dhe KPP duke e bërë këtë një masë të paligjshme.

1. Ndalimi i komunikimit të Sali Berishës është bërë nga GJKKO në vitin 2023 është një masë e paligjshme pasi ajo bazohet në një dispozitë TË SHFUQIZUAR në vitin 2017 (pra 6 vjet më parë) dhe si tillë ky ndalim është bërë “pa ligj” duke shkelur rëndë Kodin e Proçedurës Penale (KPP). (Shih screenshot nga të dy KPP)

Vendimi i GJKKO për ndalimin e komunikimit mbështetet në nenin 237/pika 2 i KPP (viti 1994) i cili parashikonte si masë “ndalimin e komunikimit për të arrestuarit në shtëpi”. Ky nen, kjo dispozitë, 237/2 është shfuqizuar në Kodin e Procedurës Penale në vitin 2017 me ligjin 35/2017 date 30.03.2017.

“Kufizimi i të pandehurit për të komunikuar me persona të tjerë me përjashtim të atyre që banojnë me atë”, nuk ekziston më në ndonjë ligj shqiptar që prej datës 30 mars 2017 kur u miratua ligji 35/2017. I vetmi ligj që e parashikonte ishte Kodi i vjetër i Procedurës Penale (KPP) dhe prej 2017 NUK EKZISTON NË ASNJË LIGJ.

Rjedhimisht masa e sigurimit është dhënë në mungesë të një ligji dhe është dënim/sanksionim pa ligj, dhe në kundërshtim flagrant me Kodin e ri të Procedurës Penale i cili ka qënë në fuqi (dhe është ende) në datën 30 dhjetor 2023 kur është dhënë vendimi. Për ilustrim analogjia do ishte njëlloj sikur Gjykata të dënonte në 2024 dikë me vdekje, ndërkohë që ky dënim nuk ekziston më në Shqipëri prej Ratifikimit të protokollit 6 dhe 13 të KEDNJ, respektivisht në 2000 dhe 2007. Ndaj ashtu si nuk ezkiston më dënimi me vdekje si më sipër, nuk eksiston më as “Ndalimi i Komunikimit” të personit nën hetim apo mase sigurimi personal!

2. Vendimi shkel rëndë nenin 17 dhe 22 të Kushtetutës.

Vendimi për ndalimin e komunikimit të një personi përbën kufizim të lirisë së shprehjes sipas nenit 22 të Kushtetutës dhe për rrjedhojë, si çdo kufizim tjetër, duhet të jetë, së pari, me ligj, dhe së dyti, të plotësojë kriteret e nenit 17 të Kushtetutës. Kur ndalimi bëhet “pa ligj” pasi Kodi i Procedurës Penale e ka shfuqizuar ne 2017 dispoziten 237/2 dhe nuk e ndalon më komunikimin e subjektit, atëherë automatikisht si një vendim “pa ligj” ai bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë [Nenet 17 dhe 22 të Kushtetutës].

3. Vendimi shkel rëndë nenin 10 të Konventës Europiane (KEDNJ)

Ndalimi i komunikimit të personit, ndaj të cilit është caktuar masa e arrestit në shtëpi, kur bëhet pa ligj shkel nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ky qëndrim është mbajtur nga Gjykata e Strasburgut në çështjen N. kundër Rusisë (nr. 2). Ligji shqiptar nuk e parashikon ndalimin e komunikimin, ndaj një masë e tillë e dhënë nga gjykatat shqiptare ngelet masë e dhënë “pa ligj”, rrjedhimisht KEDNJ e kualifikon automatikisht si shkelje të nenit 10 të saj.

4. Vendimi bie ndesh me vendimet e Gjykatës së Strasburgut përsa i përket kufizimit të komunikimeve

Në çështjen N. kundër Rusisë (nr. 2), Gjykata e Strasburgut u shpreh se: “rreziku për t’u arratisur dhe kufizimi i lirisë së shprehjes nuk kanë lidhje mes tyre, dhe për rrjedhojë ndalimit të komunikimit i mungon një qëllim legjitim duke ardhur kështu në kundërshtim me nenin 10 të Konventës”.

Për t’u kthyer në rastin konkret, rreziku për t’u larguar nga vendi dhe kufizimi i komunikimeve nuk kanë lidhje fare mes tyre. Mjafton të kujtojmë këtu se madje edhe të dënuarit me burg për krime të rënda në Shqipëri, apo edhe të pandehurit për krime lufte në Gjykatën e Hagës, komunikojnë jo vetëm me ata që bashkëjetojnë por me shumë vizitorë të tjerë përfshi edhe kryeministrin shqiptar, apo politikanë të tjerë të rajonit.

5. Vendimi bie ndesh me nenin 18 të KEDNJ dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut lidhur me pluralizmin dhe demokracinë politike funksionale

Sali Berisha ishte deputeti më aktiv opozitar i Kuvendit deri në datë 31 dhjetor 2023 dhe prej kësaj mase sigurimi të paligjshme atij i ndalohet të kontribojë në debatin parlamentar, apo konferenca shtypi në selinë e Kuvendit, apo të subjektit politik që është kundërshtar me qeverinë. Sipas Strasburgut (GJEDNJ) “Kur caktimi i masës së sigurimit është i paligjshëm, dhe ndalimi i komunikimit nuk ndjek një qëllim legjitim, por i shërben shtypjes së pluralizmit të mendimit politik, ka cënim të nenit 18 të Konventës për të Drejtat e Njeriut [N. kundër Rusisë (nr. 2)]

Në përfundim: një masë sigurimi e cila është dhënë “pa ligj” bie në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, KEDNJ, Vendimet e GJEDNJ, Kodin e Procedurës Penale në fuqi, dhe automatikisht është një masë sigurimi e paligjshme!

Lista Serbe kundër votimit të 21 prillit, Knaus: Strategjia ndërkombëtare dështoi, nëse BE s’zgjohet, do të ketë luftë

Gerald Knaus nga Iniciativa Europiane për Stabilitet thotë se kriza në Kosovë që e nxiti dhunën në veri “do të vazhdojë”, se kjo “nuk mund ta befasojë askënd” dhe se nëse Gjermania, Franca, BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja, raporton Gazeta Express.

Knaus shkroi kështu në “X” duke marrë shkas nga deklarimi i djeshëm i Listës Serbe, e cila doli kundër votimit të 21 prillit për largimin e mundshëm të kryetarëve shqiptarë nga udhëheqja e katër komunave veriore.

“Duket si një krizë e cila filloi kur kryetarët e komunave nga lista serbe në veri të Kosovës dhanë dorëheqje në fund të vitit 2022, pikërisht në momentin kur Gjermania dhe Franca shtynë për pranimin e propozimit të tyre të normalizimit në Beograd për ‘njohjen de facto’, e cila u thellua kur lista serbe bojkotoi zgjedhjet e reja në vitin 2023, duke synuar krijimin e një vakumi ligjor në veri të Kosovës pa autoritete lokale ligjore fare, që nxiti dhunën më të keqe në një kohë të gjatë… do të vazhdojë. E cila nuk mund ta befasojë askënd”, shkroi Knaus.

Ai shkroi se strategjia aktuale e BE-së dhe SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka dështuar.

“Strategjia aktuale e dialogut të BE-së për Serbinë-Kosovën ka dështuar. Beogradi që në fillim ka hedhur poshtë hapur çdo strategji njohjeje ‘de facto’. Beogradi e përsëriti këtë, përsëri dhe përsëri: nuk ka marrëveshje. Nuk ka pasur kurrë. Strategjia e BE-së (dhe e SHBA-së) bazohet në analizën e gabuar: që procesi aktual i anëtarësimit në BE i jep BE-së ndikim në Serbi”, shkroi Knaus.

“Nuk e bën më. Një arsye e dukshme për kolapsin e levave të BE-së është rënia e çdo politike të besueshme të pranimit në BE për këdo në rajon”, shtoi ai.

“E gjithë kjo bën që ky të jetë momenti më i rrezikshëm në Ballkan që nga viti 2001”, shkruan Knaus.

Ai thotë se “shumë në të gjithë BE-në ende nuk e shohin ose pretendojnë se nuk e shohin këtë”, duke shtuar se kjo nuk zgjidhet me “Planin e rritjes”.

“Në vend të kësaj, lojtarët kryesorë në rajon presin dhunë të re dhe përgatiten për të. Nëse Gjermania, Franca, BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja. Dhe një dështim vërtet katastrofik të BE-së”, shkroi Knaus.

Fundo: Veliajt i është arrestuar i gjithë zinxhiri komandues

Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për deklaratat e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me skandalin 5D që ka përfshirë Bashkinë e Tiranës.

Sipas Fundos, në deklaratën publike të Veliajt, kryebashkiaku mbrojti drejtorët e tij, që ditë e natë organizonin suksese për Bashkinë e Tiranës, suksese të cilat përfundonin me dhjetëra miliona euro me kompani private që i fusnin në xhepat e tyre.

Gjithashtu gazetari theksoi se Veliaj më shumë se sa një kërcënim për Ramën që dukej qartë, pasi ai në deklaratë, duket se e krahason veten me postin e kryeministrit.

Fundo: Nga deklarata e Veliajt, e para është mbrojtja që u bën drejtorëve të tij, mbrojtja që u bënë njerëzve të cilët i ka pasur bashkëpunëtorë të ngushtë, dhe thuaj sa nuk merr përsipër se ata ishin disa individë të ndershëm, punëtorë të palodhur, që ditë e natë organizonin suksese për Bashkinë e Tiranës, suksese të cilat përfundonin me dhjetëra miliona euro me kompani private që i fusnin në xhepat e tyre.

Veliaj më shumë se sa një kërcënim për Ramën që dukej qartë, pasi ai në deklaratë, duket se e krahason veten me postin e kryeministrit. Është e disata herë që ai në media injekton veten me postin e kryeministrit. Në fakt kryeministri është një detyrë krejt tjetër në lidhje me kryetarin e bashkisë, ashtu sikundër barazon nivelin e një ministri apo zëvendësministri me një drejtor. Ministri është një detyrë kushtetuese dhe qeveria funksionon krejt ndryshe nga bashkia, e cila drejtorët i emëron dhe qarkullon Erion Veliaj, i cili këta që i quan fillimisht si ish-drejtorë dhe pastaj e pranon që janë drejtorë, nuk janë as një as dy, por janë më shumë dhe po t’i numërojmë janë rreth 6-7 drejtorë me masa sigurie.

Edhe këtu po gënjejnë, po tentojnë të na shesin sikur se janë një dy ish-zyrtarë të implikuar.

Erion Veliaj dhe mediat e tij strategjikisht po tentonin të thoshin se janë një dy drejtorë, që këtu është një gënjeshtër, por në dijeninë time janë 9-10 vetë, pra i gjithë zinxhiri komandues i bashkisë.

Një kryebashkiak që nuk di çfarë bën zinxhiri komandues i tij çfarë bën në bashki? Për çfarë e paguajnë qytetarët për çfarë e kanë zgjedhur.


Send this to a friend
slot garansi kekalahan pkv games depo 50 bonus 50 depo 25 bonus 25 depo 25 bonus 25 slot depo 10k depo 50 bonus 50 depo 25 bonus 25 depo 20 bonus 20 depo 10 bonus 10 slot garansi kekalahan bonus new member slot77 judi slot triofus mpo bandarqq pkv games dominoqq slot depo 5k bonus new member depo 25 bonus 25 depo 50 bonus 50 pkv games bandarqq dominoqq pkv games dominoqq bandarqq bandarqq dominoqq pkv games depo 25 bonus 25 judi slot triofus pkv games dominoqq bandarqq bocoran slot jarwo mpo pkv games bandarqq dominoqq bandarqq dominoqq pkv games poker qq dominoqq bandarqq pkv games pkv games pkv dominoqq slot depo 5k bandarqq poker qq pkv games dominoqq bandarqq slot depo 5k liga99 priaqq liga99 slot pulsa 5000 pkv dominoqq bandarqq depo 100 bonus 100 pkv games dominoqq bandarqq slot depo 5k depo 25 bonus 25 pkv games dominoqq bandarqq depo 50 bonus 50 bonus new member slot garansi kekalahan poker qq slot77 parlay judi bola pg soft mpo demo slot pragmatic depo 25 bonus 25 slot77 depo 50 bonus 50 https://i9saude.app.br/slot-depo-5k/ slot depo 5k depo 25 bonus 25 liga99 priaqq liga99 priaqq depo 25 bonus 25 slot depo 5k liga99 priaqq halubet76 slot garansi kekalahan bonus new member slot depo 10k pkv games dominoqq bandarqq robopragma slot depo 15k mpo deposit pulsa tanpa potongan liga99 priaqq cafeqq ayahqq bandarqq pkv games dominoqq pkv games bandarqq dominoqq slot depo 5k depo 25 bonus 25 depo 25 bonus 25