VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

50 aforizma nga Mit’hat Frashëri (25 mars 1880 – 12 maj 1949)

By | June 3, 2016

Komentet

Aforizma nga Honoré de Balzac (Honore dë Balzak; 20 maj 1799 – 18 gusht 1850)

• Lavdia është një helm që duhet marrë me doza të vogla!

• Ligjet janë rrjeta ku mizat e mëdha kalojnë lehtësisht, ndërsa mizat e vogla ngelin të mbërthyera!

• Prapa çdo pasurie të madhe, fshihet një krim i madh!

• Zemra e një nëne është një humnerë e thellë, në fundin e të cilës do të gjesh faljen!

• Një grua e njeh fytyrën e njeriut që dashuron, ashtu si marinari njeh detin e hapur!

• Një bashkëshort i mirë nuk shkon kurrë të bjerë për të fjetur i pari natën dhe nuk zgjohet kurrë i fundit në mëngjes!

• Lumturia e një nëne është si një rreze drite, ajo ndriçon të ardhmen, por reflektohet gjithashtu në të kaluarën, në formën e kujtimeve të bukur!

• Kur gratë na dashurojnë, ato na falin për gjithçka, edhe për krimet tona; kur nuk na dashurojnë, nuk na njohin meritën për asgjë, as edhe për virtytet tona!

• Dashuria është poezia e shqisave!

• Kur zhytemi në thellësitë e kënaqësisë, ne nxjerrim lart më shumë llum, sesa perla!

• Ndoshta virtyti nuk është asgjë më shumë, se sa mirësjellja e shpirtit!

• Kur ligji bëhet despotik, morali dobësohet, dhe anasjelltas!

• Pasioni është humaniteti universal. Pa të, feja, historia, romanca, arti do të ishin të kotë!

• Një burrë është një krijesë e gjorë, krahasuar me një grua!

• Vetmia është e mirë, por gjithsesi të duhet dikush, që të të thotë se vetmia është e mirë!

• Mençuria është kuptimi i atyre gjërave hyjnore, tek të cilat shpirti ngjitet përmes dashurisë!

• Në atë kohë, vetëvrasja ishte në modë në Paris: e çfarë çelësi më të përshtatshëm mund të kishte, për të zbërthyer misterin për një shoqëri skeptike?!

• Armiqtë tanë më të mëdhenj janë të afërmit tanë. Mbretërit nuk kanë vëllezër, nuk kanë bij, nuk kanë nëna!

• Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron!

• Lumturia është poezia e gruas!

• Të pakuptuarit përfshihen në dy kategori: femrat dhe shkrimtarët!
• Fama tepër e dëshiruar është pothuaj gjithmonë një prostitutë e pashpallur!
• Kritika është një furçë që nuk mund të përdoret mbi stofra të buta, ku mund të rrënojë gjithçka!

• Martesa është një betejë deri në vdekje, para së cilës bashkëshortët ia kërkojnë qiellit bekimin e tij!

• Besojini gjithçka që dëgjojini të flitet për të tjerët, asgjë nuk është aq e shëmtuar sa të jetë e pamundur.

Aforizma nga WHITNEY HOUSTON (Uitni Hjuston, 9 gusht 1963 – 11 shkurt 2012)

VOAL – Vendosa shumë kohë më parë kurrë të mos ecja në hijen e askujt; nëse dështoj, ose nëse kam sukses të paktën kam bërë ashtu siç besoj.

Unë jam ose miku im më i mirë ose armiku im më i keq.

Që në fillim, kamera dhe unë ishim miq të shkëlqyeshëm. Ajo më do, dhe unë e dua atë.

Kur vendosa të bëhem këngëtare, nëna ime më paralajmëroi se do të isha shumë e vetmuar. Në thelb të gjithë jemi të vetmuar. Vetmia vjen me jetën.

Ju mund të mashtroni njerëz. Ju mund të mashtroni këdo në çdo kohë të ditës, por nuk mund të mashtroni veten. Natën, kur shkon në shtëpi, duhet të përballesh me veten.


Kam disa shenjtorë të mirë atje jashtë – ashtu është – që luten vazhdimisht për mua. Duhet patjetër t’i kesh ata. Dhe i kam.


Unë jam një person që kam jetë dhe dëshiron të jetojë, dhe gjithmonë dua të jetoj.


Më pëlqen të jem një grua, madje edhe në botën e burrave. Mbi të gjitha, burrat nuk mund të veshin fustane, por ne mund t’i veshim pantallonat.


Do të qëndroja në dhomën time për ditë të tëra, vetëm për ta mbledhur veten, për të ditur se cila do të ishte faza ime tjetër.

MENDIME E KSHILLIME TË MËDHAJSH – zgjedhë e shqipërue nga Mustafa Kruja

 

I

            E kërkova qetsinë t’eme gjithkund, dhe e gjeta vetëm në nji skutliq me nji libër të vogël.  – Sh. Françesku i Sales – it, në “Introduction à la vie dévote”.

Këndimi âsht gjymnastika e mêndes. – Steele, në “Tatler”

Ai qi s’ka vetë fé pjese në muzikë e as nuk mallëngjehet nga harmonia e tingujve t’âmbël të saj, ai mundet edhe me tradhtuem, me mashtruem e me grabitun. –       Shakespaere, në “Merchant of Venice”

Fjala “Ubi bene, ibi patria” âsht pohim’i zi i nji materializme shtâzore pa ideal ; buk’e krypë ngrânë n’atëdhe kanë mâ lezet se âmbëlsina përjashta.

Dag. Von Gerhardt – Amintor, në “Der Plauderer”

Sikur mos t’ishte poezija, jeta do të kishte kulluem gjak pa i a damë. Ajo na jep ça na mohon natyra : nji moshë t’artë qi nuk plaket, nji prendverë qi s’i bier kurrë lulet, nji lumní pa rê e nji të ri të përjetshme. – Ludwig Börne, në “Denkrede auf Jean Paul”.

Nji poezi, ndo duhet të jetë e shkëlqyeshme ndose mos të jetë fare.

Goethe, në “Wilhelm Meisters Lehrjare”

Kurrgjâ s’din kush din qi din ;

            Por kush din qi asgjâ nuk din,

            Ai din mâ shum se ai qi din. – (Lojë fjalësh anonyme përkthyem nga italishtja).

Nuk mjafton me qênë i dijshëm ; dijen duhet edhe me e shtîmë në punë.

Ciceroni, në “De finibus”

Ditunija pa vërtyt âsht e dâmshme e e rrezikshme.

  1. Starkey, në “ England in the reign of Henry VIII ”.

E vërteta âsht Zoti. Me dashun Zotin e me dashun të vërtetën âsht e njâjta gjâ.               S.Pellico, në “I doveri degli uomini”.

Me qênë i pakuptuem shi prej atyne qi duem fort, asht gota e idhët e kryqi i jetës s’onë. Prandej njerzve të naltë u sheh ndër buzë nj’atë nënqeshje plot dhimbë e zymtí qi na çudit aqë fort. – F. Amiel, në “Journal intime”.

Na s’e masim jetën e njerzvet me kohën qi ajo ka ngjatun, por me mënyrën se qysh âsht përdorë.  – Frederiku i Madh, në “Lobschrift auf den Prinzen Heinrich”.

Vetëm ndîesit’e mira munden me na lidhun shoq me shoq, se interesa s’ka prodhuem kurrë nji miqsí të qëndrueshme. – Auguste Comte.

Të mûjtunit s’kanë miq. – Southey

Sado i madh qi të jetë arti në trûtë e tua, ai ka me qênë gjithmonë nji gjâ qesharake në qoftë se njerzija s’ka ndonji dobí prej sij.  – Christian Fürchtegott Gellert.

Le të jeshë aq’i papërlyem sa akulli, aq’i pastër sa bora, prap se prap nuk mundesh me i shpëtuem shpifjes. – Shakespaere në “Hamlet”

Un u qajsha se s’kisha këpucë ; por tue kaluem para derës së xhamisë së Damaskut pashë dikê pa kâmbë : prâna s’u qami e së murmuruemi prej fatit. – Saadi.

E para gjâ qi na ndalon me ramë ndër vese të liga asht feja , e dyta nderim’i vetvetes. – Bacon.

Rruzullimi s’âsht tjetër veçse nji shemëlltyrë e madhe e Perëndisë. – Carlyle.

            Mund t’a harrojmë Zotin kur jemi të lumtun ; por me t’i a zânë vêndin lumnisë mjerimi, gjithmonë ke Zoti duhet me kthyem. – A. Dumas, atë.

Sytë nuk e shohin mirë Zotin veçse kur i kanë mbuluem lotët. – V. Hugo.

Âsht nevojë e domosdoshme qi të na mbushet mêndja se ka nji Zot ; por nuk âsht gjâ e nevojshme me e provuem se ka. – Kant.

Na besojmë në nji Zot të vetëm, Krijues i Gjithësisë, Mendim i gjallë, absolut ; e bota e jonë âsht nji rreze e Tij dhe rruzullimi asht mishnimi i Tij. – G. Mazzini.

Âsht zêmra qi e ndien Perëndinë, jo arsyeja. – Pascal.

Kurrgjâ nuk duhet të jetë aq’e fortë sa me e larguem nji njeri të ndershëm prej detyrës qi i përket. – Frederiku i Madh.

Çdo gjâ qi ndrydh individuálitetin âsht despotizëm, me çdo farë emni qi të thirret. – J.S.Mill.

Bota s’ka asnji lule n’asnji trevë të saj, dhe deti asnji margaritar n’asnji gjî të tij, qi t’i ngjajë njaj foshnje në prehën të s’amës. – Swinburne

Kush âsht i mirë në familje asht edhe shtetas i mirë. – Sofokliu

 

Mendime zgjedhë e shqipërue nga Mustafa Kruja

“Shêjzat” N. 3 – 4  1963

Aforizma nga ISABEL ALLENDE (2 gusht 1942)

“Ne nuk e dimë asnjëherë se sa të fortë jemi, derisa detyrohemi ta nxjerrim gjithë fuqinë brenda nesh. Në kohë tragjedish, luftërash, nevojash, njerëzit bëjnë gjëra të mahnitshme. Aftësia njerëzore për mbijetesë është e mahnitshme”.

“Asnjëherë nuk kam thënë se doja një jetë të lumtur, por një jetë interesante. Nga ndarja e deri tek humbja e një personi, unë kam mësuar shumë. Jam bërë më e fortë, siçc ndodh me çdo qenie njerëzore që përballet me jetën dhe botën”.

“Unë i trembem pushtetit të arritur me mungesë ndershmërie. I trembem abuzimeve për pushtet dhe pushtetit për të abuzuar”.

“Jam më e lumtur kur dua, sesa kur më duan. E dua bashkëshortin tim, djalin, nipin, mamanë dhe qenin tim. Nuk e di nëse ata më duan po njësoj, por kujt po ia ndjen? T’i dua ata është kënaqësi për mua”.

“Unë përpiqem të shoh të përbashkëtat tek njerëzit, jo dallimet mes tyre”.

“Çdokush ka humbje në jetë. Të ndajmë dhimbjen me të tjerët, është shëruese”.

“Femrat kanë qenë përherë guximtare. Ato nuk kanë frikë, kur vjen puna tek mbrojtja e fëmijëve dhe në shekullin e shkuar, ato janë ngritur pa frikë edhe për të drejtat e tyre”.

“Kam udhëtuar në mbarë botën dhe ajo që më mahnit, është se mund të komunikoj me njerëzit. Historia ime është e ndryshme, por nga ana emocionale ne jemi të gjithë njësoj”.

“Zemra është ajo që na udhëheq dhe përcakton fatin tonë”.

“Unë jam e sigurtë se femrat së bashku – të bashkuara, të informuara dhe të edukuara – mund të sjellin paqe dhe progress në këtë planet të braktisur”.

“Biblioteka banohet prej shpirtërave që dalin nga faqet e librave gjatë natës”

“Shkruaj atë që nuk duhet harruar”

“Sa më shumë jetoj, aq më e painformuar ndihem. Vetëm të rinjtë kanë një shpjegim për gjithçka”

“Pranoni fëmijët ashtu si pranojmë pemët – me mirënjohje, sepse janë një bekim – por mos kini pritshmëri apo dëshira. Nuk mund të presësh që pemët të ndryshojnë, ju i doni ashtu si janë”

“Nuk ka vdekje, bijë. Njerëzit vdesin vetëm kur ne i harrojmë”, më shpjegoi shkurt ime më, para se të ikte. “Nëse më kujton, unë do të jem me ty gjithmonë”

“Ne kemi vetëm atë që japim”

“Frika është e pashmangshme, këtë më duhet ta pranoj, por nuk mund ta lejoj që të më paralizojë”

“Nuk mund ta gjesh dikë, që nuk dëshiron të gjehet”

“Burri bën atë që mundet; gruaja bën atë që burri s’mundet ta bëjë”

“Fjalët nuk janë shumë të rëndësishme, kur dallon qëllimet”

“Ndoshta jemi në këtë botë për të kërkuar dashurinë, për ta gjetur dhe humbur, sërish e sërish. Me çdo dashuri, ne rilindim, dhe me çdo dashuri që merr fund, kemi një plagë të re. Unë jam e mbushur me plagë krenare”

“Ju jeni rrëfimtari i historisë tuaj, dhe ju mund të krijoni, ose jo, legjendën tuaj”

“Të shkruarit është një proces, një udhëtim në kujtesë dhe në shpirt”

“Kjo është për të qetësuar ndërgjegjen tonë, e dashur”, i shpjegoi ajo Blancas. “Por nuk i ndihmon të varfërit. Të varfërit nuk duan bamirësi; ata kanë nevojë për drejtësi” (Nga SHtëpia e shpirtrave)

“Nëse shkruaj diçka, kam frikë se do të ndodhë, dhe nëse dashuroj shumë, kam frikë se do ta humbas atë person; megjithatë, nuk mund të pushoj së shkruari, apo dashuruari…”

“Heshtje para se të lindësh; heshtje pasi vdes. Jeta është veçse zhurmë, në mes dy heshtjeve të padepërtueshme”.

Aforizma nga George Bernard Shaw (Xhorxh Bernard Shou, 26 korrik 1856 – 2 nëntor 1950)

Të jesh në gjendje të durosh vetminë dhe gjithashtu ta shijosh atë, është një aftësi e madhe.

Dënimi i një gënjeshtari nuk është se e nuk besojnë atë, por se ai nuk mund t’i besojë askujt.

Njerëzit që ecin përpara në këtë botë janë ata që ngrihen dhe kërkojnë për rrethanat që ata duan, dhe kur nuk i gjejnë, i krijojnë.

Fakti se një besimtar është më i lumtur se një jo-besimtar, është më i besueshëm se fakti që një i dehur është më i lumtur se një i pa-dehur.

Liri do të thotë përgjegjësi. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz e kanë frikë atë.

Heshtja nuk bën gabime.

Nuk kemi të drejtë të konsumojmë lumturinë, kur nuk e prodhojmë.

Është e rrezikshme të jesh i sinqertë, me përjashtim nëse je dhe idiot.

Shkaku i shkurorëzimeve pranuar nga shoqëria është qesharak, një karakter i keq është shumë më serioz se shkaku i pabesisë martesore.

Disa njerëz mendojnë për gjërat ashtu si janë dhe pyesin ‘pse’. Unë i ëndërroj ashtu si dëshiroj të jenë dhe mendoj ‘pse jo’.

Një jetë e kaluar në gabime është shumë më e lavdërueshme dhe shumë më e dobishme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë.

Patriotizmi është bindja se ky vend është superior për të gjithë të tjerët, sepse ju keni lindur në të.

Mos u bëni të tjerëve atë që ju nuk do të dëshironit të ta bëjnë ty. Shijet e tyre mund të ndryshojnë nga tuajat.

Në qiell, një engjëll është një njeri i zakonshëm.

Të logjikshëm janë ata që përpiqen për të përshtatur veten e tyre me botën. Të paarsyeshëm janë ata që përpiqen për të përshtatur botën me veten e tyre. Prandaj, e ardhmja e njerëzimit varet nga absurdi.

Një njeri që ka mend dhe e di, mund të mundi dhjetë që nuk kanë dhe nuk e dinë.

Mos e humbni kohën tuaj me anketat sociale. Ajo që u intereson të varfërve, është varfëria. Ajo që u intereson të pasurve, nuk na intereson.

Marrëdhënia seksuale nuk është një marrëdhënie personale. Mund të jetë e shfrenuar dhe e pasionuar në mes të dy personave të cilët nuk mund të përballojn njëri-tjetrin as dhe një ditë në çdo lloj marrëdhënie tjetër.

Ka dy tragjedi në jetë: Njëra është dështimi për të përmbushur dëshirat tona. Tjetra është përmbushja e të gjitha dëshirave tona.

Kur dikush bën diçka nga e cila ndjen turp, deklaron se ai bëri detyrën e tij.

Faleni kur beson se zakonet e racës së tij janë ligjet e universit.

Instinkti i nënës e bën gruan të preferojë një të dhjetën e një burri të kategorisë së parë, nga ekskluziviteti i një burri të kategorisë së tretë.

Të gjitha idetë e mëdha filluan si sekt.

Artist amator është ai që ushqehet nga një punë tjetër. Artist profesionist është ai që ushqehet nga gruaja e tij.

Një qeveri që ka si politikë të vjedh Pjetrin për të paguar Palin, mund të bazohet në mbështetjen e Palit.

Ideolog është dikush që ka vënë si qëllim për ta bërë njeriun më të mirë se njerëzimi.

Ptolemeu krijoi një univers që zgjati 1000 vjet. Koperniku krijoi një univers që zgjati 400 vjet. Einstein krijoi një univers që nuk mund t’ju them se sa do të zgjasi.

Gënjeshtrat optimiste kanë një vlerë të madhe terapeutike, ku mjeku i cili nuk di ta thotë në mënyrë bindëse, ka zgjedhur profesionin e gabuar.

Parajsa, siç përshkruhet konvencionalisht, është një vend kaq i kotë, kaq indiferent, kaq e padobishme, kaq e mjerueshme që askush kurrë nuk ka provuar ndonjëherë për të përshkruar një ditë të tërë në parajsë, edhe pse shumë kanë përshkruar një ditë në bregdet.

Dashuria e parë: pak marrëzi dhe shumë kureshtje.

Anglezët mendojnë se kur i imponojnë vetes së tyre mungesën e rehatisë, ndjekin një rregull moral.

Këshillat janë si puthjet: asgjë nuk kushtojnë dhe të shkaktojnë kënaqësi kur i jepni.

Shumë pak njerëz mendojnë më shumë se dy ose tre herë në vit. Unë kam fituar një reputacion ndërkombëtar duke menduar një herë ose dy herë në javë.

Në një botë të shëmtuar dhe të mjeruar, madje edhe më të pasurit nuk mund të blejnë veçse shëmtinë dhe mjerimin.

Anglia dhe Amerika janë dy shtete që ndahen nga e njëjta gjuhë.

Specialiteti im është që të kem të drejtë kur të tjerët janë gabim.

Nuk di asgjë dhe mendon se ai e di çdo gjë. Kjo tregon qartë se është i destynuar për karrierë politike.

Krishti vdiq, Muhamedi vdiq, Napoleoni vdiq dhe unë kohët e fundit nuk ndihen mirë.

AFORIZMA NGA YEVGENY YEVTUSHENKO (Jevgeni Jevtushenko, 1932-2017)

VOAL – Zilia është fyerje ndaj vetvetes.

Koha gjithsesi ka dëshmuar se më kryeneçët janë më inteligjentët.

Përkthimi është si një femër. Nëse është e bukur, nuk është besnike. Nëse është besnike, sigurisht se nuk është e bukur.

Biografia e një poeti është poezia e tij. Të gjitha të tjera janë poshtëshënime.

Pikëllimi ndodh, vuajtja ndodh, në ferr shkofshin, ai që nuk e njohu ndonjëherë çmimin e lumturisë, nuk do të jetë kurrë i lumtur.

Poezia është si një zog, ajo i shpërfill të gjithë kufijtë.

Drejtësia është si një tren që është pothuajse gjithmonë i vonuar.

Unë e dua sportin, sepse i dua jetën; dhe sporti është një nga gëzimet bazë të jetës.

Në Rusi të gjithë tiranët besojnë se poetët janë armiqtë e tyre më të rrezikshëm.

Vetëm atje ku ndjesia e dhimbjes për të tjerët fillon, atje filln poeti.

Letërsia shërben si një kontroll moral ndaj politikës.

Kur e vërteta është e zëvendësuar me heshtjen, atëherë heshtja është një gënjeshtër.

Koha ka një mënyrë për të treguar se më kokëfortët janë më inteligjentët.

Kur fillon e ndjen dhimbjen e të tjerëve, atëher lind njeriu/ELIDA BUÇPAPAJ

Aforizma nga Donald Trump (Donald Tramp, 14 qershor 1946)

VOAL – Së bashku, Ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të fortë. Ne do të bëjmë të pasur përsëri. Ne do ta bëjmë Amerikën përsëri krenare. Ne do ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt. Dhe, po së bashku, do ta bëjmë përsëri Amerikën të madhe. Faleminderit. Zoti ju bekoftë. Dhe Perëndia e bekoftë Amerikën.


Kur e hap zemrën ndaj patriotizmit, nuk ka vend për paragjykime. Bibla na thotë: ‘Sa e mirë dhe e këndshme është kur njerëzit e Perëndisë jetojnë së bashku në unitet’.


Ajo që ndan fituesit nga humbësit është se si një person reagon ndaj çdo kthese të re të fatit.


Një pjesë e të qenit fitues është të dish se kur mjafton. Ndonjëherë ju duhet të hiqni dorë nga lufta dhe të largoheni, dhe të shkoni në diçka që është më produktive.


Ne nuk do t’ia dorëzojmë më këtë vend apo popullin e saj këngës së rreme të globalizmit.


Kur dikush ju sfidon, luftoni përsëri. Jini brutalë, jini të ashpër.


Pra, për të gjithë amerikanët, në çdo qytet afër dhe larg, të vogël dhe të madh, nga mali në mal, dhe nga oqeani në oqean, dëgjoni këto fjalë: Ju kurrë nuk do të injorohen përsëri. Zëri juaj, shpresat tuaja dhe ëndrrat tuaja do të përcaktojnë fatin tonë amerikan. Dhe guximi, mirësia dhe dashuria juaj do të na udhëheqin gjatë gjithë rrugës.


Dekadat e emigracionit rekord kanë prodhuar paga më të ulëta dhe papunësi më të lartë për qytetarët tanë, veçanërisht për punëtorët afrikano-amerikanë dhe latinë. Ne do të kemi një sistem emigracioni që funksionon, por atë që punon për popullin amerikan.


Unë përpiqem të mësoj nga e kaluara, por unë planifikoj për të ardhmen duke u fokusuar ekskluzivisht në të tashmen. Këtu është mrekullia.


Babai im ishte shumë energjik; nëna ime ishte shumë energjike. Ai jetoi në një moshë shumë të vjetër, ashtu edhe nëna ime. Unë besoj se kam shumë nga babai im, nga prindërit e mi. Ata kishin energji të mrekullueshme.


Çdo gjë në jetë është fat.


Ne do të jemi një vend bujarie dhe ngrohtësie. Por ne gjithashtu do të jemi një vend i rendit dhe ligjit.


Dhe nëse një fëmijë lind në shtrirjen urbane të Detroitit ose në rrafshinat e Nebraskës, ata shikojnë në qiellin e njëjtë të natës, mbushin zemrën me të njëjtat ëndrra dhe mbushen me frymën e jetës nga i njëjti Krijues i gjithëfuqishëm.


Më 21 janar 2017, një ditë pas marrjes së betimit, amerikanët më në fund do të zgjohen në një vend ku zbatohen ligjet e Shteteve të Bashkuara. Ne do të jemi të vëmendshëm dhe të dhembshur për të gjithë. Por mëshira ime më e madhe do të jetë për qytetarët tanë që po luftojnë.


Çdo gjë që bëj në jetë është i përshtatur nga pikëpamja e një biznesmeni. Ky është instikti im. Nëse shkoj në një farmaci për të blerë krem ​​rroje, atëherë unë do të kërkoj më të mirin.


Një nga arsyet që u bë Nju Jorku ishte se kishte shumë lumenj dhe rrugë të ndryshme. Ju keni Oqeanin Atlantik lidhur pothuajse drejtpërdrejt me të, dhe është Lumi Lindor dhe Lumi Hudson dhe shumë degë.


Ronald Reagan u bë, ju e dini, jo vetëm një republikan republikan, por një republikan shumë konservativ – jo më së shumti. Por një republikan mjaft konservator. Dhe ai është dikush që unë në fakt e njihja dhe e pëlqeva. Dhe më pëlqeu mua. Dhe unë punova me të dhe e ndihmova.


Ndonjëherë investimet tuaja më të mira janë ato që nuk i bëni.


Shumë pajtohen se gjëja më e keqe që mund të ndodhë ndonjëherë është nëse Rusia dhe Kina do të afrohen.


Nëse njerëzit mund të vërshojnë në vend ilegalisht, atëherë ju nuk keni një vend.

Më 28 mars 1994 u nda nga jeta shkrimtari i shquar frenko-rumun Eugène Ionesco

VOAL – Eugène Ionesco (Eugjen Jonesko) lindi më 26 nëntor 1909 nën emrin Eugen Ionescu në Slatinë të Rumanisë, tek një baba rumun dhe një nënë franceze.

Transferuar një vit më vonë në Paris me prindërit, pas Luftës së Parë Botërore ai u shpërngul në Majenne, në fshatin e vogël Chapelle-Anthenaise, edhe për shkak të anemisë së tij.

Kthehet në Paris dhe shkruan një dramë patriotike, vepra e tij e parë, në kulmin e adoleshencës. Më vonë prindërit e tij u divorcuan: më 1925, Eugene u kthye në Rumani, ku kryen arsimin e mesëm dhe mëson rumanisht.

Në vitin 1929, ndonëse dëshira e tij ishte të bëhej aktor, me impulsin e babait të tij, ai u regjistrua në Universitetin e Bukureshtit.

Vitet 1930

Në vitet në vijim ai iu kushtua shkrimit, artikujve kritikë dhe vargjeve poetike; në kritikën e tij letrare, në mënyrë të veçantë, ai vërsulet kundër romancierit Camil Petresco dhe kundër poetëve Ion Barbu dhe Tudor Arghezi, shkrimtarët më të rëndësishëm të Rumanisë, të cilët ka për t’i lartësuar më vonë: çka e provon në esenë “Nol”,  ku shpalos mundësinë e mbështetjes së dy tezave kundërshtare në të njëjtën kohë.

Dalluar në gjysmën e parë të viteve tridhjetë si një eksponent premtuese i avant-gardës rumune, në vitin 1934 Eugène Ionesco publikon esenë “Nu”. Dy vjet më vonë ai u martua me Rodica Burileano.

Jep pedagogji në një shkollë të mesme në Bukuresht; pastaj merr nga Qeveria rumune një bursë që i lejon atij për të shkruar një tezë në Paris dedikuar temave të mëkatit dhe vdekjes në poezinë franceze pas Bodlerit, ai u kthye në kryeqytetin francez në vitin 1938.

Vitet 1940 e 1950

Midis 1941 dhe 1944 (kur ai u bë baba i Marie-France) ai ishte i punësuar nga ambasada Rumune në qeverinë kolaboracioniste të Vichy. Në vitin 1950 ai përfundoi dramën e tij të parë, me titull “Këngëtarja tullace”, e cila u vu në skenë për herë të parë në maj të atij viti në Teatrin des Noctambules: punën, ndërsa intrigoi kritikën, vepra ishte e pasuksesshme për publikun.

Megjithatë, autori nuk trembet, shkruan disa drama të tjera: në mesin e tyre drama komike “La Leçon”, “Les Chaises”, “Disartikulimi i gjuhës”, “Përhapja e objekteve”, “Përshkrimi një botë shqetësuese dhe absurde”dhe “Amédée, ou comment s’en débarasser”, e cila ka në qendër një çift në krizë që nuk është në gjendje të pranojë se dashuria ka vdekur.

Në gjysmën e parë të viteve pesëdhjetë shruan edhe “Vizioni ëndërror i realitetit” dhe “Introspeksion shumë i thellë psikoanalitik”. Në këto vepra të hershme, Ionesco ka për qëllim veçanërisht në publikun e Rive Gauche (Bregut të Majtë); në vitin 1955, megjithatë, vjen me “Improptu de l’Alma”, në të cilën autori del personalisht në skenë, të përpiqet për të kënaqur publikun e Rive Droite (Bregun të djathtë), duke u shfaqur në Studio des Champs-Elysees.

Ndërkohë, Ionesco ka një sukses i madh në sajë të “Këngëtares tullace”, ndërkohë shfaq veprat në mënyrë të vazhdueshme në një teatër të lagjes latine, Theatre de la Huchette.

Në vitin 1958 autori boton dramën “The Rhino” (Rinoceronti), e cila, nga njëra anë, i siguron një sukses të jashtëzakonshëm, por nga ana tjetër, përballet me kritika të rënda dhe akuza për konformitetit: vepra ka protagonist Bérenger, një zyrtar i vogël, i cili përpiqet për të kundërshtuar rhinos (simbol i regjimeve totalitare që imponojnë veten me fuqinë e tyre dhe sigurohuni që qytetarët nga ana e tyre të marrin shfaqjen e kafshëve) pa pasur sukses.

Nga vitet ’60 e tutje

Ionesco është zbuluar në vitet e ardhshme si një autor pjellor: në mes të 1960 dhe 1963 shkroi “Apprendre à marcher”, L’oeuf dur”, “Délire à deux”, “L’avenir est dans les oeufs”, “Le roi se meurt”, “La photo du colonel”, “La colére” e “Le piéton de l’air”.

Në vitin 1964, Eugène Ionesco mbaroi “Exercices de conversation et de diction française pour étudiants américains” e “La soif et la faim”, ndërsa një vit më vonë daton “Pour préparer un oeuf dur””. Më pas: midis 1966 dhe 1975 janë botuar”La lacune”, “Jeux de massacre”, “Macbett”, “Ce formidable bordel!” e “L’homme aux valises”; më 1980 “Voyage chez les morts”.

Në vitin 1989, Ionesco inauguroi seancën publike që Parlamenti Europian organizoi në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut të kryera gjatë regjimit komunist në Rumani; tre vjet më vonë ai u regjistrua në Partinë Radikale Transnacionale, me ftesë të Marco Pannellas.

Eugène Ionesco vdiq më 28 mars 1994 në Paris në moshën 83 vjeçare: trupi i tij është varrosur në varrezat e Montparnasse.

Aforizma nga Virginia Woolf (Virgjinia Vulf, 25 janar 1882 – 28 mars 1941)

VOAL – Kush mund ta matë zellin dhe dhunën e zemrës së një poeti kur kapet dhe bie në kurth në trupin e një gruaje?

Kam pasur një moment paqeje të madhe. Ndoshta kjo është lumturia.

Nuk ka kangjel, asnjë dry, asnjë rrufe që mund të përshtaten me lirinë e mendjes sime.

Çdo valë e detit ka një dritë të ndryshme, ashtu si bukuria e atyre që duam.

Pse jeta është kaq tragjike; aq e ngjashme me një rrip të trotuarit që shkon përgjatë një humnere. Unë shoh poshtë; ndihem e trullosur; Pyes veten se si do të shkoj në fund.

Perëndi, si vuaj! Çfarë aftësie e tmerrshme për t’u ndjerë intensivisht, imja!

Po sikur t’ju them se unë nuk mund ta toleroj zemrën time?

Më pëlqen të shkoj nga një dhomë në një tjetër; ky është truri im për mua, dhoma të ndezura; dhe shëtitjet në fusha janë korridoret … Dhe sot jam shtrirë për të menduar.

Lumturia është të kesh një fije për të varur gjërat në … Fije që, e zhytur në thesarin e valës, do të kthehej në sipërfaqen e mbuluar me perla.

Më duhet një pjesë e gjuhës që përdorin të dashuruarit.
Nuk kam nevojë për fjalë. Asgjë specifike.
Kam nevojë për një ulërimë, një britmë.

Pse gratë janë shumë më interesante për meshkujt sesa burrat për gratë?

I dua frazat që nuk do të lëvizin një inç edhe nëse përballen me një ushtri.

Ndonjëherë mendoj se qielli duhet të lexojë vazhdimisht, pa fund.

Megjithatë, e vetmja jetë emocionuese është ajo imagjinare. Sa më shpejt që unë të fillojë rrotat në kokën time unë nuk kam nevojë për shumë para ose rroba.

Gjithkush ka të kaluarën e tij të mbyllur si faqet e një libri të mësuar nga zemra dhe nga të cilat miqtë mund të lexojnë vetëm titullin.

Pamja jonë, tiparet që na dallojnë, janë thjesht gjëra fëminore. Nën to gjithçka është e errët, çdo gjë zgjerohet, ka një thellësi të padepërtueshme; por herë pas here ngrihemi në sipërfaqe dhe kjo është ajo që të tjerët e dinë për ne.

E çuditshme se si fuqia krijuese menjëherë e vë gjithë universin në rregull.

Përplasje kundër stuhisë duke besuar se dielli shkëlqen pas këtij rrëmuje.

Por njerëzit që më pëlqejnë janë gjithmonë të shpërndarë këtu dhe atje; ata janë të vetmuar … Vetëm ata e njohin njëri-tjetrin sa më shpejt që të jenë së bashku.

Qeniet njerëzore nuk vazhdojnë të mbajnë duart gjatë gjithë udhëtimit të jetës. Ekziston një pyll i virgjër në secilin prej nesh, një fushë e borës ku edhe pamja e putrave të shpendëve është e panjohur. Këtu shkojmë vetëm dhe ne preferojmë që të jetë kështu. Gjithmonë duke pasur solidaritet, gjithmonë të shoqëruar, gjithmonë duke u kuptuar, do të ishte e patolerueshme.

Ai kishte disa momente të zhveshur, në të cilën ai dukej se ishte një shpirt i palindur, një shpirt i shqyer nga trupi, duke hezituar në një majë me erë dhe të ekspozuar pa mbrojtje për të gjitha gusts e dyshimit.

Është një gjë e çuditshme, heshtje. Mendja bëhet si një natë pa yje.

Jeta është një ëndërr nga e cila ju zgjoheni duke vdekur.

Dashuria shkatërrohet gjithashtu. E gjithë kjo ishte e bukur, gjithçka që ishte e vërtetë, mbaroi.

Më ndodh që ky shtet, gjendja ime e depresionit, është gjendja e zakonshme e shumicës së njerëzve.

I ngurtë, skeleti i zakonit mbështet vetëm strukturën njerëzore.

Fryma ime është e pangopur vetëm nga fushat e gjelbra, nga dielli, nga vera; për t’u ulur dhe për të bërë asgjë.

Unë do të vazhdoj të guxoj, të ndryshoj, të hap mendjen dhe sytë, duke refuzuar të le veten të pëllumbur dhe të stereotipizuar. Ajo që ka rëndësi është lirimi i vetes: le të gjejë dimensionet e saj, që nuk ka kufizime.

Një libër, për të vazhduar të jetuarit, duhet të ketë fuqinë për të ndryshuar ndërsa ndryshojmë.

Çfarë burim i pafund kënaqësie janë librat për mua! Unë besoj se mund të jetoj këtu me lumturi, duke lexuar përgjithmonë.

Ai kurrë nuk gjeti pushim kur ai ishte vetë, por vetëm kur ai ishte një bërthamë e errësirës. Humbja e personalitetit të dikujt, shqetësimet, nxitimi, agjitimi u humbën gjithashtu.

Nuk është e ngjashme me leshi pambuku, në të cilën ditët tona janë të mbështjellura. I tërë problemi i ekzistencës konsiston në kapjen e momenteve në të cilat gjërat bëhen transparente dhe gjurma është gjetur. Sikur, për shkak të një shpërthimi të papritur, fundi i të qenit u bë i dukshëm dhe poezia u bë realitet.

Aforizma: çfarë kanë thënë për gruan burrat e famshëm – Përgatiti: Elida Buçpapaj

Nëse Zoti nuk do ta kishte bërë gruan, nuk do ta kishte bërë as lulen.

OSCAR WILDE

 

E dashur grua, nganjëherë ndodh që të jesh shumë grua, shumë e zgjuar, shumë e bukur, shumë e fortë, gjithmonë shumë.
Kjo e bën një burrë të ndihet më pak burrë dhe do të fillosh të ndjesh nevojën për të qenë më pak femër. Gabimi më i madh që mund të bësh është të heqësh bizhuteritë nga kurora jote në mënyrë që një burrë të mund ta mbajë atë me më shumë lehtësi.
Kur kjo ndodh, ti duhet të kuptoni se çfarë të duhet nuk është një kurorë më e vogël, por një burrë me duar të mëdha.

MICHAEL REID

 

Kur të shkruash për gratë duhet ta ngjyesh penën në ylber dhe ta thash fletën me pluhurin e krahëve të fluturave.

DENIS DIDEROT

 

Nga sytë e grave rrjedh doktrina time: ata ende shkëlqejnë nga zjarri i vërtetë i Prometeut, janë librat, artet, akademitë, të cilat tregojnë, përmbajnë dhe ushqejnë botën.

WILLIAM SHAKESPEARE

 

Përkufizimi i gruas? Një sfinks pa sekrete.

OSCAR WILDE

 

Gratë janë bërë për t’u dashur, jo për t’u kuptuar.

OSCAR WILDE

 

Gruaja dëshiron të jetë e dashur pa pse. Jo sepse është e bukur apo e mirë, jo pse është e sjellshme ose e bukur apo e butë, por sepse është grua. Çdo analizë i duket asaj një zvogëlim, një nënshtrim i personalitetit të saj.

HENRI-FRÉDÉRIC AMEL

 

Bota do të ishte e papërkryer pa praninë e gruas.

THOMAS D’AQUINO

 

Kush nuk e do gruan, verën dhe këngën, është i marrë, nuk është shenjt.

ARTHUR SCHOPENHAUER

 

Zemra e dobët nuk e fitoi kurrë gruan.

MIGUEL DE CERVANTES

 

Gruaja që nuk arrin të bëjë magjepsëse gabimet e saj, është vetëm një femër.

OSCAR WILDE

 

Gruaja doli nga brinja burrit, jo nga këmbët për t’u shkelur, jo nga koka për të qenë superiore, por nga ana tjetër, që të jetë e barabartë, të jetë nën krahun e burrit që të mbrohet prej tij, pranë zemrës së burrit për t’u dashur prej tij.

WILLIAM SHAKESPEARE

 

Natyra i ka thënë gruas: ji e bukur nëse mundesh, ji e zgjuar nëse do, por ji e denjë gjithmonë.

BEAUMARCHAIS

 

Në hakmarrje dhe në dashuri gruaja është më barbare se burri.

NIETZCHE

 

Prova më e madhe e dashurisë është t’i bindesh vullnetit të gruas.

MOLIERE

 

Gruaja është shpesh dobësia e të shoqit.

JAMES JOYCE

 

Lumturia është poezia e gruas.

HONORÉ DE BALZAC

 

Gruaja është prej qelqi, prandaj nuk duhet provuar nëse thyhet apo jo.

MIGUEL DE CEVANTES

 

Gruaja e zhveshur është një grua e armatosur.

VICTOR HUGO

 

Gratë, si ëndrrat, nuk janë asnjëherë ashtu si i do ti.

LUIGI PIRANDELO

 

Motorrët janë si gratë, duhet të dish t’i prekësh në pikat më të ndjeshme.

ENZO FERRARI

 

Gratë, kur nuk duan, kanë gjithë gjakun e ftohtë të një avokati plak.

HONORÉ DE BALZAC

 

Gratë nuk kanë asgjë për të thënë, por e thonë aq bukur!

OSCAR WILDE

 

Nëse nuk do të ekzistonin gratë, të gjitha paratë e botës do të ishin pa kuptim.

ARISTOTEL ONASSIS

 

Gruaja do të jetë gjithmonë rreziku i të gjitha parajsave.

PAUL CLAUDEL

 

 

AFORIZMA NGA GABRIEL GARCIA MARQUEZ (Gabriel Garsia Markes, 6 mars 1927-17 Prill 2014)

VOAL – Një burrë e di se kur po plaket, sepse ai fillon të duket si i ati i tij.

Një person nuk vdes kur duhet, por kur mund.

Gjithmonë mbani mend se gjëja më e rëndësishme në një martesë të mirë nuk është lumturia, por stabiliteti.

Një burrë në moshë të re është një bashkëshort i mirë, por një burrë i keq.

Çdo gjë që hyn në gojën time duket se më trash mua, çdo gjë që del nga goja ime më shqetëson mua.

Trillimi u shpik në ditën kur Jonas mbërriti në shtëpi dhe i tha gruas së tij se ishte vonuar tri ditë për shkak se kishte qenë gëlltitur nga një balenë.

Ai që pret më shumë mund të arrijë pak.

Unë nuk besoj në Zot, por kam frikë prej Tij.

Në qoftë se Perëndia nuk do të pushonte dielën, do të kishte pasur kohë për të përfunduar botën.

Nuk ka ilaç të kurojë atë që kuron lumturia.

Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta ne na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.

Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është ajo që të ka ndodhur, por ajo që ti kujton dhe si e kujton atë.

Një mik i vërtetë është ai që nuk ta lëshon kurrë dorën dhe të prek zemrën.

Kur të vdes, të vetmen keqardhje do ta kem është nëse në vdekje nuk do të ekzistojë më dashuria.

E nesërmja nuk është e sigurt për askënd, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.

Injeksionet janë gjëja më e mirë e shpikur ndonjëherë për t’i ushqyer mjekët.

Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalen së ndjekuri ëndrrat, ngaqë plaken; ata plaken ngaqë ndalen së ndjekuri ëndrrat.

Nevoja e ka fytyrën e një qeni.

Jo, jo nuk jam i pasur. Unë jam një njeri i varfër me të holla, çka nuk është e njëjta gjë.

Askush nuk i meriton lotët e tu, por ai që i meriton ata, nuk do të të bëjë të qash.

Nevoja ka fytyrën e qenit.

Ajo zbuloi me kënaqësi të madhe se njeriu nuk i do fëmijët e tij vetëm sepse ata janë fëmijët e tij, por për shkak të miqësisë së krijuar duke i rritur ata.

Kujtesa e zemrës e eliminon të keqen dhe e madhëron të mirën.

Ai që pret gjatë, mund të fitojë pak.

Në gazetari vetëm një fakt i rremë, e vë në dyshim të gjithë punën e bërë, ndërsa në fiksion vetëm një fakt i vërtetë e legjitimon të gjithë punën e bërë

Interpretimi i realitetit tonë nëpërmjet modeleve tona e jo nëpërmjet nesh, shërben vetëm për të na bërë gjithnjë e më të panjohur, kurrë më pak të lirë, gjithnjë e më të vetmuar.

Problemi me martesën është se ajo përfundon çdo natë pas së bëri dashuri, dhe duhet të rindërtohet çdo mëngjes para ngrënies së mëngjesit.

Në fund të fundit, letërsia nuk është tjetër vetëm se zdrukthtari. Me të dyja ju keni punë me realitetin, me një material po aq të vështirë sa druri.

Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është ajo që ndodh me ju, por çfarë ju kujtohet dhe si ju kujtohet ajo.
ELIDA BUÇPAPAJ

FJALË, CITIME DHE AFORIZMA NGA VICTOR HUGO (1802 – 1885) – Mblodhi dhe përktheu FASLLI HALITI

Victor Hugo – Viktor Hygo (Besançon, 26 shkurt 1802 – Paris, 22 maj 1885) ishte një shkrimtar, poet, dramaturg dhe politikan francez. Udhëheqësi i Romanticizmit, ai konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj që ka pasur Franca.
***

FJALË, CITIME DHE AFORISMA

1.
Ka një spektakël më të madh dhe se i detit, dhe është qielli; ka një spektakël më të madh se qielli, dhe është brendësia e shpirtit.

(Të mjerët)

2.
Të udhëtosh është e nevojshme që të lindësh dhe të vdesësh në çdo çast.
(Të mjerët)

3.
Jeta është lulja për të cilën dashuria është mjalti

(Mbreti argëtohet)

4.
Lumturia supreme e jetës është që të jemi të dashuruar për atë që është, ose më mirë, të jemi të dashurar për inat të asaj se ç’është njeriu.

(Të mjerët)

5.
Të duash ose të kesh dashur, mjafton: mos kërko gjë më pas. Nuk është e mundur të gjesh margaritarë të tjerë në palat e errëta të jetës: të duash është të jesh i plotë.

(Të mjerët )

6.
Besoni, se jeni të fortë. Dashuroni, që të jeni të lumtur.

(Oqeani)

7.
Gjysma e jetës kalohet duke pritur kush do të na dashurojë dhe gjysma tjetër për të lënë atë që doni.

(Oqeani)

8.
Fikso qeni tënd në sy dhe tento të pohosh akoma se kafshët nuk kanë shpirt.

9.
Shpesh ka më shumë gjëra të mbytura në fund të një shpirti sesa në fund të detit.

(Oqeani)

10.
Një grua që ka një dashnor është një engjëll. Një grua që ka dy të dashur është një përbindësh, një grua që ka tre të dashur është një grua.

11.
Kam takuar në rrugë një djalë shumë të varfër i cili ishte i dashuruar: ai kishte një kapelë të vjetër, xhaketën të vjetruar, uji kalonte përgjatë shollit të këpucëve dhe yjet përmes shpirtit të tij.

***
12.
Shpirti ndihmon trupin dhe nganjëherë e ngre; është vetëm zogu që ndihmon kafazin e tij.

(Të mjerët)

13.
Agimi ka një madhështi misterioze të madhe që përbëhet nga një mbetje ëndrre dhe një princip mendimi.
(Punëtorët e detit)

14.
Jeta s’është veçse një humbje e gjatë e asaj që duhet.

(Njeriu që qesh)

15.
A e dini ç’është miqësia? Po!, të jesh vëlla dhe motër, dy shpirtra që takohen pa u ngatërruar me njëri-tjetrin, dy gishtat e dorës. Po dashuria? dashuri? Oh dashuria, është të qenit dy dhe të mosqenit veçse një person. Një burrë dhe një grua që shkrihen në një engjëll. Është qielli.

(Katedralja e e Parisit)

16.
Dashuria është si një pemë: buis në vetë, hedh thellë rrënjët e saj në të gjithë jetën tonë dhe vazhdon shpesh të gjelbërojë në një zemër në rrënojë.

(Katedralja e Parisit)

17.
Jeta pa butësi dhe pa dashuri nuk ishte veçse një makineri jo e vajosur, plot gërvima dhe lot.

(Katedralja e Parisit)

18.
Mund edhe të besosh as në asgjë, por ka disa çaste në jetë në të cilën lutet perëndia i tempullit që është përpara nesh.

(Katedralja e Parisit)

19.
Të jesh gjysmë i verbër është më keq se të qenit i verbër, sepse shihet ajo që na mungojnë.
(Katedralja e Parisit)

20.
Skepticizmi është kariesi i inteligjencës.

(Të mjerët)

21.
E gjithë historia është vetëm një përsëritje e gjatë: një shekull plagjiat i tjetrit.

(Të mjerët)

21 AFORIZMA
mblodhi dhe përktheu: Faslli Haliti