VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 5 janar 1921 lindi Friedrich Dürrenmatt, shkrimtar, dramaturg dhe piktor zviceran

By | January 5, 2019

Komentet

FRAGMENT I SHKURTËR NGA LIBRI “NJERIU ‘PA’ VENDLINDJE” – Nga Sejdi BERISHA

MADHËSHTIA E GJIRIT TË NËNËS MË BEKOI QË TË JAM I LUMTUR DHE PËRHERË TË JETOJ ME KRENARINË, ME PESHËN E LOTIT DHE TË MALLIT TË SAJ DHE TË TOKËS SONË…

 

Vizituam fshatin Prapaqan dhe tokën ku kishte derdhur djersë gjyshi e babai, e që pushtuesi nuk na la ta shijojmë atë që edhe sot rri me lot dhe e etur për dashurinë dhe për përkëdheljen e dheut me djersën dhe mundin e babait tim

 

 

…E përmendem fshatin Prapaqan, edhe shtëpinë dhe tokën tonë aty. Kisha dëshirë të mësoja më shumë për këtë histori rrëqethëse, por, në të njëjtën kohë, edhe nuk kisha dëshirë që të merresha me këtë temë e problem, të cilit dot nuk i gjeja zgjidhje…

…Ia kthyem shpinën këtij fshati, kurse toka, bahçja, shtëpia, bunari dhe qershitë, mollët e kumbullat, sikur u zhgrehen në vajë, që edhe në këtë rast i lamë si në pranga. E rëndë, e pashpjegueshme, ishte kjo…!

 

*    *    *

 

Sepse, nëna më rrëfente për gjithçka. Kështu edhe ishte shumë mirë që njoftohesha me jetën e saj, me përplasjet krenare të tërë familjes. Kishim për çfarë të bisedonim. Jeta, deri në atë moment, i kishte, por, edhe mua më kishte shkuar duke jetuar herë në një, e herë në tjetrin fshat. Sepse, tokën dhe shtëpinë që i kishim pasur në fshatin Prapaqan të Deçanit, nuk i kishim! Ishin bërë pronë e kolonizatorëve. Andaj, më të vërtet isha njeri “pa” vendlindje!

Njëherë, duke biseduar, se, për ç’arsye kishim ngelur kështu, u hap llafi për shumëçka; për historinë edhe të familjes, por, edhe për reprezaljet e mëdha të kohës. E përmendem fshatin Prapaqan, edhe shtëpinë dhe tokën tonë aty. Kisha dëshirë të mësoja më shumë për këtë histori rrëqethëse, por, në të njëjtën kohë, edhe nuk kisha dëshirë që të merresha me këtë temë e problem, të cilit dot nuk i gjeja zgjidhje. Duke biseduar kështu, nëna më tha se a kisha dëshirë që ta vizitoja Prapaqanin dhe shtëpinë e tokën tonë, ku ka qenë atje? I thash se, po!

Shkuam. Por, ky fshat më dukej aq i ftohtë, aq refuzues, sa nuk di as tash ta përshkruaj. Edhe kësaj radhe udhëtuam këmbë. Nëna m’i tregonte gjurmët dhe mezhdat e tokës, edhe vendin ku ka qenë shtëpia, mu në mjedis të bahçes. Përpara, më kishte shpjeguar edhe për afro njëzetë trupa qershish, që pothuaj se të gjitha ishin por të “plakura”! Ma tregoi edhe bunarin në mes të oborrit. U ndala për një çast. M’u duk se aty më zuri dhe me kaploi djersa e babait, e cila, edhe tash, sikur e ujiste tërë atë tokë, që më dukej e “nemun”. Më doli para ajo fotografia e nënës dhe e babait, që më kishte rrëfyer kur kishin qenë duke lëvruar arën: ajo duke u prirë qeve e babai duke e mbajtur plugun e duke e hapur brazdën për bereqetin e ri!

M’u bë se tërë ai vend u rrokullis mbi kokën time, dhe më rrodhën lotët e etjes, të mallit, të urrejtjes e të rinisë. Të gjithë ishin bërë së bashku, që më kishin krijuar nebulozë jete. U ktheva kah nëna, dhe i thash që të ktheheshim. Edhe ajo e diktoi se isha tej mase i mërzitur, dhe m’i përkëdheli faqet, edhe ajo gjithnjë duke qarë.

Na panë disa banorë të fshatit, por nuk na njihnin dhe as nuk e dinin se për çfarë kishim ardhur. Kur u treguam se biri i kujt isha dhe se kishim ardhur këtu tek toka jonë, me një qëndrim akull na thanë: po, po. Kjo ka qenë toka e juaj! Thanë se ishte toka jonë, por tash ishte e njëfarë Mirashit… Pra, toka jonë ishte, sepse, nuk ishte! Nuk kishim as shkrim as tapi me emrin e babait, as të gjyshit. Kjo, ngase, pushteti i atëhershëm dhe kolonët, ishin interesuar të zhduknin çdo gjurmë që dëshmon me tapi!

Prapë, kur e shikova gjer e gjatë atë tokë të bekuar e të mallkuar në të njëjtën kohë, u zemërova. Para meje më dolën shumë barrikada, jo vetëm të pushtuesit dhe armikut! M’u ngulit ajo pamje e bahçes me qershia, me molla e me kumbulla, që kishin nxjerrë sythë bereqeti ndoshta e hidhërimi. U pashë me tokën plotë gjelbërim, e cila dikur me decenie e shekuj ishte ujitur me djersën e gjyshit dhe të babait, me mundin e nënës dhe të motrave të mia. Gjithnjë, edhe sot më bëhet se ajo tokë e ai truall, qëndron si oazë shkretëtire, që flet e heshtë në të njëjtën kohë. Që thotë e flet shumëçka, edhe për atë fshat, i cili i ka shumë karakteristika…, të cilat, tash as nuk do t’i theksoj…!

Edhe këtu isha njeri “pa” vendlindje! Nënës nuk i thosha gjë, nuk i tregova as për zemrën, e cila desh nuk më dilte vendit.

Ia kthyem shpinën këtij fshati, kurse toka, bahçja, shtëpia, bunari dhe qershitë, mollët e kumbullat, sikur u zhgrehen në vajë, që edhe në këtë rast i lamë si në pranga. E rëndë, e pashpjegueshme…!

 

PERSONALITETI BIOLOGJIK DHE KOZMIK I SHQIPËRISË – Nga ATDHE GECI

Ne s´kemi nevojë ta qepim hartën e atdheut tonë me Çamërinë, kur atë e ka qepur vet përëndia, – Shqipëria deri në Prevezë. ( A. G. )

“Lidhja me Çamërinë më vjen nga zemra, nga shpirti, nga varri i gjyshërve dhe stërgjyshërve, nga brigjet me det, kopshte dhe male, nga i tërë Epiri shqiptar. Unë në Çamëri kam dashurinë time të heshtur e të paheshtur, zemrën e tokës së babait dhe të gjyshit. Çamërinë unë e dua edhe kur më dhunon, edhe kur më vret, edhe kur më poshtëron. Jam çam, jam bimë e gjakut pellazgo- shqiptar.

Lidhja ime me Çamërinë është lidhje e gjakut, e gjuhës, e flamurit, e dheut të përjetshëm. Çamëria është bota ime e dashurisë dhe e krijimit”,- shprehet Epiri nga Preveza.
Eh, sa i dua këngët çame, poetikën e valleve, veshjet, doket dhe zakonet e shqipeve – të folmen shqipe të vendit tim. Vëllezër dhe motra, juve mund t´ju duket pak sa e çuditshme, por, Shqipëria në Greqi ka 2 dete, një tokë me një sipërfaqe prej 17 mijë e 500 kilometrash katrorë tokë dhe 6 mijë kilometra katrorë sipërfaqe ujëra dhe det, dmth. Gjithsejt; 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë tokë dhe det.

Në tërë hapësirën e vet Çamëria ka mbi 4 milionë banorë çamë dhe arvanitë. Epiri i Ilirisë- Çamëria, ka shtrirje të gjerë në Greqi, në tërë teritorin e saj. Çamëria, është identiteti im shqiptar, gjak i pandërprerë i kombit dhe atdheut tim. Të gjitha monumentet në Çamëri e gjithandej Epirit, janë prodhim shpirtëror pellazgo-iliro-shqiptar. O më të mirët e vendit tim, Dodonë, Akropol, Pargë e qindra monumente të tjera nëpër tërë Greqinë, janë ndërtime dhe krijime shqiptare.

Dardan, jam popull gjysh i Evropës. I lashtë, kur s´kishte Athinë. I lashtë, kur s´kishte Greqi. I lashtë, kur s´kishte asnjë grek. Prandaj, kjo është arsyeja pse unë e dua dhe i këndoj aq shumë Çamërisë. Çamërinë e dua sepse jam qytetar i parë i tokës në kontinent. Atdhe, unë do të punoj që ti të jesh i fortë dhe Greqisë t´i thuash guximshëm: Liroma tokën time, o unë gjallë s´hiqem nga toka 15- mijëvjeçare e stërgjyshërve të mi.

Do të luftoj një shekull, dy shekuj e ma shumë, për tokën time, Çamërinë. Epiri i Ilirisë – Çamëria i dha botës Njëperëndinë, i dha papë e figura të çmuara. O ma të dashurit e mi, të gjakut e kam Hoxha Tahsinin, Elena Gjikën, Muharrem Rushitin, Alush Taken, Abedin Dinon, Rexhep e Musa Demin, Kolë Idromenon, Faik Konicën, Abaz Dojakën, Niko Stillon, Bilall Xhaferrin e sa e sa të tjerë.

Në Evropë nuk ka një popull të dytë, sa populli shqiptar, që të ketë aq histori të pasur dhe njëherit dhe aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e vet sa “Epiri i Ilirisë – Çamëria. “Çamëria është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë”, shkruan, Straboni. Qysh në paleolitin e hershëm, në Gadishullin Ballkanik, pellazgët qenë i vetmi popull qytetërues, për më se 15 mijë vjet.

Dokumentet arkeologjike, por edhe mitologjia flasin se pellazgët qenë “njerëzit e parë” në këto troje. Pra, shqiptarët e lashtë, pellazgët, gjuhë të tyre e kishin gjuhën shqipe. Bile edhe helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten e tyre, për pellazgët përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi” (parahënësorë), pra më të vjetër se vetë Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër elokuente për lashtësinë tonë. Fijet e misterit pellazg ndërthuren në kohëra, gjersa në histori përmenden ilirët, si një popull kryesor, si një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë, L.G.Thunman.

Ilirët e Ilirisë dhe fisi i tyre i Dardanëve, morën pjesë në të gjitha proceset shoqërore, kulturore dhe në ngjarjet kryesore politike që e përshkruan botën antike të Mesdheut. Shqiptarët në raport me ngjarjet dhe historinë, nuk u ngurtësuan në relikt muzeor. Por
përmes dinamizmit të tyre të gjuhës dhe të kulturës bënë Metaforën e Pavdekshme të rezistencës dhe të mbijetesës.

Me emrin Epir, në kohët e lashta quheshin krahinat në Jug të Ilirisë. Mbretëria e Mbretit Pirro, të Epirit, kishte shtrirje shumë të gjerë, në tërë Maqedoninë dhe gjithandej Greqisë. “Epir i Ilirisë – Çamëria, -shprehet biri i saj, po me emrin Epir, betohet, se më keni luftëtar në fushë të betejës, aty ku mbrohet dhe fitohet Çamëria!…

Populli im, Shqipëria deri në Prevezë është Shqipëria. Dashuria e dhimbja janë shoqet më të pandara. Ato brenda vetes kanë dëshirën, qëllimin, veprimin, ëndrrën e së bukurës, mendimin e veçantë historik e artistik të qenies sonë, krijimin e heshtur të shijes, personalitetin biologjik dhe kozmik të katër Vilajeteve në një Bashkështet Shqiptar. Shqipëria është tepër e vogël për të falë një sipërfaqe toke sa Çamëria.

Atdhe Geci – Dortmund, 23.07.2019

VRAPON VALA – Poezi nga OSIP MANDELSTAM (1891-1938) – Përktheu FASLLI HALITI

 

Osip Emilyevich Mandelstam [1] (Rusisht: Осип Эмильевич Мандельштам, IPA: [osʲɪp ɪmʲilʲjɪvʲɪtɕ məndʲɪlʲʂtam]; 14 janar [O.S. 2 Janar] 189127 Dhjetor 1938) ishte një poet hebre dhe eseist rus.

 

VRAPON VALA

 

Vrapon vala me valën në valën duke thyer kreshtën,

duke u lëshuar drejt hënës me ankthin e skllavit,

dhe humnera e re e jeniçerëve,

metropole valësh papushim,

tundet, përdridhet dhe gërmon gropa në rërën e bregut.

 

Dhe në ajrin e zymtë të zbrazët shfaqen

mëllenjat e një muri të pafilluar kurrë

dhe nga shkallë shkume bien ushtarët

e sulltanëve të dyshimtë – me stërkala, copa

dhe eunukët e ftohtë shpërndajnë helmin

 

 

Përktheu: Faslli Haliti

ARIOSTO – Poezi nga OSIP MANDELSTAM (1891-1938) – Përktheu FASLLI HALITI

Osip Emilyevich Mandelstam [1] (Rusisht: Осип Эмильевич Мандельштам, IPA: [osʲɪp ɪmʲilʲjɪvʲɪtɕ məndʲɪlʲʂtam]; 14 janar [O.S. 2 Janar] 189127 Dhjetor 1938) ishte një poet hebre dhe eseist rus.

 

ARIOSTO

 

Në Europë është ftohtë. Në Itali është errët.

Fuqia është e neveritshme si duart e berberit.

Oh, sikur të hapej së katrash, sa më së shpejt,

një dritare e gjërë në Adriatik.

 

Në myshkun rozë zukatja e një bletë

në stepë në mesditë një kriket muskuloz,

janë të rëndë potkonjtë e kalit me krahë,

klepsidra është e verdhë e praruar.

 

Gjuha e gjinkallave kapet në rrjetë me përzierjen e trishtimit të saj

 pushkinian dhe nxitimin mesdhetar,

si një dredhkë e bezdisshme, që përdridhet e tëra

ai qëndron me guxim, duke i kombinuar ato me Orlando të të gjitha ngjyrave.

 

Klepsidra është e verdhë e praurar,

në stepë në mesditë një bulkth muskuloz,

fluturon drejt në hënë kundër shpatullave.

 

Gentile Ariosto, ambasador dhelpra,

fier në lulëzim, anije me vela, aloe,

ti dëgjoje mbi hënë vargjet e trishtilëve,

dhe në gjykatë ti ishe këshilltar i mençur i peshkut.

 

Oh, qytet hardhucash, në të cilën nuk ka shpirt të gjallë,

nga shtriga dhe nga gjykatësi linde pasardhës të tillë,

Ferrara me zemër guri, në  zinxhir e mbaje:

dhe ylli i intelektit të kuq u ngrit nga pjesa e dendur e pyllit.

 

Ne habitemi me banketin e kasapëve,

e foshnjës që dremit nën një rrjetë mizash blu,

e qengjit në mal, të murgut mbi kërriçin

 

e ushtarëve të dukës, pak i çmendur pas  Perëndisë,

me pirjen e verës, murtajën dhe hudhrën,

dhe me humbjen e fundit, si agimi, habitemi.

 

1933; 1935

 

Përktheu: Faslli Haliti

ATË DITË – Poezi nga NINA NIKOLEVNA BERBEROVA (1901-1993) – Përktheu FASLLI HALITI

 

Berberova (Берберова?), Shën Petersburg, 8 gusht 1901 – Philadelphia, 26 shtator 1993) ishte një shkrimtare ruse.

Nina Berberova me burrin e saj, shkrimtari Vladislav Felicianovič Chodasevič, në Sorrento 1925

 

ATË DITË

 

Atë ditë kishte një perëndim të tillë jashtëzakonisht të zgjatur,

në qiellin e kuq ishin të zeza shtëpitë dhe kopshti ynë i shkretuar.

                

Atë natë zemra nuk e arrinte dot më atë për nga yjet e panumërta.

dhe hapëm dritaret së katrash në natën e nderë tepër të nxehtë.

 

Dhe në mëngjes një erë e lehtë solli freskinë e deteve,

kishte plot ngjyra për shkak të lulevileve dhe trëndafilave në lulëzim.

 

Dhe atë mbrëmje u largova, mendoja për fatin tonë,

mendoja për dashurinë time, përsëri – për mua dhe për ty.  

 

Anthologjia personale. Poezi 1921-1933

KOLOS I RI* – Poezi nga EMMA LAZARUS (22 korrik 1849 – 19 nëntor 1887) – Shqipëroi ASTRIT LULUSHI

*“The New Colossus”, poezi e shkruar në vitin 1883; vargjet e saj janë gdhendur në një pllakë bronzi në piedestalin e Statujës së Lirisë, e vendosur në vitin 1903 në Nju Jork.

Jo si kolos prej bronzi i famës greke,
Pushtues, këmbëhapur nga bregu në breg;
Këtu e larë nga deti, portë muzgu do të qëndrojë
Një grua i fuqishëm me pishtar, flaka e të cilit
Eshtë rrufe e pritur, dhe emri i saj
Nënë e të Ikurve. Me pishtarin në dorë
Me vështrim drejt brigjeve të largta
Në botë shpërndan mirëseardhjen;
Sytë e saj të butë urdhërojnë;
“Mbajini tokat e lashta dhe historitë pompoze!”
– qan ajo me buzë të heshtura;
“Më jep të lodhurit, të pikëlluarit e tu,
Njerëzit që duan të marrin frymë të lirë,
Të pashpresët që mbushin brigjet tuaja
Dërgo, të pastrehët, të hedhurit nga stuhia për mua,
Unë ngre dritën pranë derës së artë! ”

TRUPAT E SULMIT – Poezi nga ERNEST HEMINGWAY (1899-1961) Përktheu: FASLLI HALITI

 

Të lumtur njerëzit shkonin të vdisnin
Por s’ishin ata
Që marshuan
Me vite
Gjer në front.
Këta bën pak udhëtime
Dhe u zhdukën
Duke lënë një trashëgimi këngësh të neveritshme

Paris,  rreth1920

FUSHA E NDERIT – Poezi nga ERNEST HEMINGWAY (1899-1961) Përktheu: FASLLI HALITI


S’është kurrë e bukur vdekja e ushtarëve,
Terreni i shënuar me kryqe,
Kryqe druri aty ku kanë rënë;
Ngulur mbi fytyrat pa zë.
Shembet ushtari, përdridhet dhe pështyn gjak,
Një gjëmim kuqezi është gjithë bota;
Mbytur në kanalin ku dergjet,
Gjatë sulmit duke vdekur.

Çikago,  1920-1921

BASHKË ME ERËN… Nga Inis A. Jorgo

Më prit mos ik
po vij tek ty me erën
dhe retë çuditur e zilepsur
i lë pas

Do të të gjej kudo të jesh
pranë tokës me aromën që ia njoh
në pikëzën e shiut pa shkëputur ende degës
kudo ku mund të të has..

Do të më presësh dhe kur s’më pret
sa here me erën të vij unë
a do më flasësh, a do çuditesh që kam ardhur
kur era të më sjellë ?

Sytë me pëllëmbët e mallit do vi nga pas t’i mbyll
e çfarë lamë pa thënë do të t’i them
pushtuar do të rrimë kështu si jemi,
edhe gjatë..

…….sa here era të më sjellë!

Inis A.Jorgo

 

disfata – Poezi nga CHARLES BUKOWSKI – Përktheu SKËNDER BUÇPAPAJ

dëgjoj Brucknerin në radio

duke pyetur veten pse nuk jam gjysmëçmendur

për ndarjen time të fundit me të dashurën

time të fundit

 

duke pyetur veten pse nuk jam duke ngarë makinën rrugëve

i  pirë

duke pyetur veten pse nuk jam mbyllur në dhomen time të gjumit

në terr

 

në terr të dhimbshëm

për të vrarë mendjen

i bërë mëdysh nga gjysmendimet.

 

ndërmend

se fundja

si një mesoburrë:

kam njohur tepër femra e

në vend që të mendoj pyes veten

kush është duke i shkërdhyer tashi?

mendoj se bash në këtë çast

ajo është duke i sjellë një mori kokëçarjesh

ndonjë tjetri bir kurve të gjorë.

 

të dëgjosh Bruckerin në radio

duket paqësore.

 

kam kaluar nëpër tepër femra

më në fund jam vetëm

pa qenë vetëm.

 

marr një penel Grumbacher

dhe i pastroj thonjtë me tehat e tij të fortë

 

dalloj një prizë në mur.

 

shiko, kam fituar.

 

 

 

 

NJË E MËNGJESIT – Poezi nga CHARLES BUKOWSKI – Përktheu ROLAND GJOZA

 

pres thonjtë e këmbës
në një të mëngjesit
mbërthyer keqas
në një cep të ngushtë të dhomës
ndërsa dëgjoj
Çajkovskin

Çajkovski dhe unë
dukemi njëlloj
të mjeruar
në të njëjtën orë ( ndonëse
ai e shpreh më me ekspresivitet
këtë gjendje)

përpiqem të
qesh ndërsa
pres një copëz
thoi
nga gishti
i madh
i këmbës

tek e fundit
ende nuk jam gati
të pres
fytin

dhe them
i dashur Jesus
më janë dhënë
kaq shumë shanse
për t’i vlerësuar
ose
për të mos
i vlerësuar

ndërsa pres
thonjtë e këmbës
në një të mëngjesit

ndërsa dëgjoj
Çajkovskin
dhe ia jap
një ulërime
patetike

errësirë