VOAL

VOAL

Revolta e Spaçit u organizua nga të burgosurit e këtij burgu në datat 21-23 maj 1973 – Nga Marenglen Kasmi

May 23, 2018

Komentet

Po  me  Ty  çka  patne  tek  Shpella  e  Dragobisë, O  BAJRAM  CURRI ?- Nga Fritz RADOVANI

Shpella e Dragobisë                        BAJRAM  CURRI

29 MARS 1925…

OOOOO KUSHTRIM BRE BURRA, SOT NA U VRA EDHE TRIMI TEK SHPELLA N’ DRAGOBI, BAJRAM CURRI !!

Shpella e Dragobisë asht nxi rretherrotull, e pasha një rreze dielli nuk rrah nder shkambijt’ e saj. Gjithkah vransinë!

Edhe e bukra hanë sande nuk shifet në Shqipni… Asht mblue me vel t’ zi ç’ prej asaj ditë të 2 Marsit 1925, kur në Bari t’ Italisë u rrëzue tradhtisht përdhe Trimi i Shkodres sonë, i madhi Luigj Gurakuqi. E mbas Tij, sot, gurt’ e Dragobisë u rropaten posht’ e në lum per Ty, o Bajram Curri!..

Shqipnisë së Gjergj Kastriotit i mungojnë pergjithmonë edhe Dy Burra, Dy Vllazen Trima dhe Dy Heronjë: Bjram Curri dhe Luigj Gurakuqi!

Ata ishin Dy Krena t’ Shqipes s’ Atij Flamurit të Pamvarsisë Kombtare!

Shqiptarët i kanë Ata në gjokset e veta per në kohë paqet e luftet…

E, edhe Ai Flamur i ngritun me 28 Nandor 1912 në Vlonë, ka ra n’ gjysëm shtize! Nuk e dij as sot se deri kur?!

Ndoshta… Edhe pergjithmonë! Shqiptarët as sot nuk e shohin një rreze dritet mbi qiellin e Asaj të ngratës Shqipni!

Atdheu gufon vetem Gjak! Gjak të paster e të kulluem Atdhetarësh trima!

Beogradi e Tirana janë tash sa vite në festë… Biellogardistët, komshijtë tonë, vazhdojnë tash sa vite të shkrepin gotat nga gzimi. Janë n’ festë!

Pashiqi veshtron nga Tirana dhe “lot gzimi i rigojnë”, kah ndigjon një za:

“Tash nuk drue ma kënd!..” Asht zani i mikut tij… Asht zani i nipit Esad Pash Toptanit… Vorrin e të cilit, e kanë atje afer n’ oborr të pallatit tyne.

E sternipat e vet edhe sot vazhdojnë me vue lule nder ato gropa plehu.

 BAJRAM CURRI (1862 – 29 MARS 1925): 

 

SHQIPNIA NË ZI.

 

E këte Shqipni, nuk e kam gjetë kund ma sakt se tek Don Lazer Shantoja.

 

“Nji plakë dhe nji gocë kjajnë përditë në Shkoder… Nji Nanë dhe nji bijë!

Nana kjanë djalin ma të madh dhe bija baben ma të mirë të Shqipnisë së shkretë. Lotët e plakës shkodrane e të gocës kosovare janë lotët e të tanë Shqipnisë së sotme.

Edhe kjo e ndrydhun, e poshtnueme, e vorfnueme, e shitun, e coptueme dneson perditë per të vdekunit e mëdhaj qi humben dhe per të gjallët e mjerë qi po humbin. Populli asht në kulmin e deshprimit.

I vetmi ngushllim qi i ka mbetë, në kjoftë se ngushllim mund të quhet, asht enè vaji: Lodja qi kje perherë shujta e idhët e Popullit Shqiptar.

Nder shpellat e largëta të bjeshkëve kreshnike të Krasniqes ky popull i mjerë pat nji Babë: Ia mbyten!

Nder korridoret e errta të diplomacisë së jashtme ky popull i vorfën pat nji Pris: Ia vranë!

Me humbjen e Bajram Currit e të Luigj Gurakuqit mbyllet nji Epopè e madhnueshme e këputet pergjysë nji hymn i naltë! Epopènë e mbylli Plaku; hymnin do t’a vijojmë na!

Na kjajmë si per njenin ashtu edhe per tjetrin.

Ferku asht vetem ky: Lodja qi derdhim mbi emnin e Luigj Gurakuqit asht edhe lodja e deshprimit. Bajram Curri vdiq me të tana rrethanat e heroizmes: Lindi në mal, jetoj në mal, luftoj në mal e vdiq në mal.

Vdiq me armë në dorë, ndermjet të Shqipnisë së robnueme e të Shqipnisë së lirë.

Vdiq si meritonte të vdiste Bajram Curri!

Të kishte vdekun në sallen e ndoj klinikës europjane, jetës së Bajram Currit, i ishte hjekun kapitulli ma i bukur.  

Perkundrazi si vdes Luigj Gurakuqi?

Vritet në dhe t’huej, vritet tinzisht mbas dere të nji hoteli, vritet prej nji krimineli vagabond…

Bajram Curri nderohet edhe prej t’ huejvet, deri prej anmiqvet të tij të perjetshem…

Luigj Gurakuqi shnderohet jo vetë, por mbytet për së dyti shi prej asaj qeveri për të cilen, i shuemi, kje gjithmonë i akuzuem se ushqente ndjesina ma se miqësore.

Gjyqi i Tranit – shembull klasik paturpësie cinike në gjyqet botnore – na difton sheshasit se diktatori i Romës desht me e krye vepren e diktatorit të Tiranës, të Zogut.

Ky njeri nuk asht ma!

Trupi i tij rrxohet i pergjakun tek dera e Hotel Cavour, dhe kur ndihet krisma katastrofale e armës së trathtisë e kur merret vesht se tre plumat e revolverit të tiranvet kishin shpue zemren e Luigj Gurakuqit, ndersa atje në shpellat e Krasniqes jehon nji gjamë. Plaku i Kosovës njynë pecen në voj me fshi për të mramen herë armët sa herë ngadhnjyese, del prej shpellet, ban sulmin e mramë e vdes!

Në nji pallat të Tiranës Ahmet Zogu me nji të zgedhime satanik u qet me pi satelitvet  të gëzueshem tue u thanë: “Tash nuk drue ma kend!”

Po; n’ Dragobi ?

 

Plakun do t’ gjejmë tue kjamun per Shqipëni…

Me t’ gjallë ma fjalë nuk kemi: Asht kot me pritë:

Pleqt u faruen e s’ kan pse plaken t’ ritë!

Sot mbasi t’ gjallët nuk janë tue luejt per t’ gjallë

Lè t’ shkojmë na t’ vdekunit Shqipenin me ngjallë!..

Këndojnë Zanat…

Vigajt vdiqen, mbaruen trimat,

Vdiqen t’ gjith burrat e dheut;

Sot n’ Shqipëni sundojnë kulimat

Mbi fron Shejt të Skanderbeut.

E patundun tiranija

Po mbretnon e kush s’ po lot;

Shqiptar ma nuk ka Shqipënija

Nuk ka Shqipja flamur sot.  

Shkelë asht ndera e Shqipenis

N’ t’ tana viset si mos kurr:

Kjajë mbi bjeshkët e Dragobis

Kjajë, po, kjajë, o Bajram Curr!

 

Shenim nga F.Radovani: Poezia asht marrë nga “Kuvendi i Deshmorvet”, tek libri “Vepra” e Don Lazer Shantojës. Shkoder 2005.

***

Shqiptarë! A e dini se Shqipnia ka vetem një Zot?

E se, të gjithë jemi Vllazen!

Keni harrue themelin e të Parëve, themelin per të cilin:

“Vonë ka me u kuptue se, të dy ishin Bijt’ e Një Nane, Nanës sonë të nderueme Shqipni, që as sot nuk po dijnë me i prâ lotët !!”

Po persëris:           

Vigajt vdiqen, mbaruen trimat,

         Vdiqen t’ gjith Burrat e dheut;

         Sot n’ Shqipëni sundojnë kulimat

         Mbi fron Shejt të Skanderbeut.

 

                         Melbourne, 28 Mars 2024.

 

“Kujtoj me dhimbje shoqëruesin e grupit tonë, që e zhduku Sigurimi”- Dëshmia e rrallë e marksistit italian

Intervistoi Roland Sejko

“Stalinistë të papërkulur të të gjithë botës, bashkohuni. Adhurues të diktaturës të proletariatit, marksistë-leninistë (me vizë në mes) të paepur, luftëtarë të revizionizmit sovjetik e, fundamentalistët të Partisë Komuniste Italiane. Të gjithë në Shqipëri. Për të parë arritjet e marksizmit të kulluar dhe stalinizmit të qëruar”. Vinjetisti i famshëm Italian, Sergio Staino, baba i Bobo-s, zëri kritik i së majtës në faqet e ‘Unita’-s dhe dhjetëra gazetave italiane, rrëfen se si nga viti 1968 deri më 1978, shoqëronte grupet radikale komuniste italiane në Shqipërinë socialiste. “Grupimi ynë komunist, i ashtuquajturi i linjës së zezë, ishte i vetmi që njihte Enver Hoxhën si lider të komunizmit në Europë. Për shpërblim, edhe Enver Hoxha, vetëm ne na njihte si bashkëbisedues në Itali” rrëfen Staino, sot marksist i penduar. “Gjithë të tjerët, nga Berlingueri e poshtë, deri te grupet extra parlamentare më ekstremistë, nuk quheshin të besuar”.

Si i besuar, Staino organizonte qëndrimin e shtegtarëve marksistë që donin të preknin me dorë mrekullitë e socializmit shqiptar. Çdo vit i njëjti program, nisje me traget nga Bari, mbërritje në Budvë të Malit të zi, autobuz deri në kufirin shqiptar, i cili kapërcehej më këmbë, me valixhet në dorë, përgjatë dy kilometrave të brezit kufitar, tokë e askujt që ndante Shqipërinë me Jugosllavinë. E pastaj hyrja triumfale në tokën e premtuar, vizita të shoqëruar në fabrika e uzina, kurse mbi mendimin teorik të Hoxhës, takime me zyrtarë të lartë, itinerarë kulturorë.

Me mbarimin e verës, shtegtarët ktheheshin e nisnin veprimtarinë e tyre revolucionare në Itali në pritje të verës tjetër të stazhit komunist. “Mu deshën vite të kuptoj se në ç’lemeri kisha rënë” thotë sot Staino, i përzënë nga Shqipëria më 1978-ën për të mos u kthyer më kurrë. Me kthimin në Itali atë vit, do të shpikte personazhin e tij më të rëndësishëm të vinjetave, Bobo-n, gjallë e shëndoshë sot si kurrë më parë, me thumbat e veta satirike çdo ditë, në faqet e para të ‘L’Unita’-së.

Zoti Staino, ju e keni prekur me dorë mashtrimin mbi të cilin ndërtohej sistemi komunist. Duke filluar nga mënyra si ju paraqisnin në mbledhjet e partisë: ju ishit “karikaturisti që e bën borgjezinë të dridhet”?!

Eh, po. Informacioni në Shqipëri ishte një gjë e veçantë. I shpiknin të gjitha lajmet që i jepnin për të ngrënë popullit. Një herë madje, gjeta një gazetë, ku për të treguar krizën që theksohej gjithmonë të sistemit kapitalist perëndimor, kishin botuar si foto aktuale, pra në vitet ’70-të, një foto tejet të famshme që e njohin të gjithë, të njerëzve në radhë, në Nju Jork në 1929, në momentin e krizës së madhe. Një gjë e 1929-ës shitej si të kishte ndodhur 50 vjet më pas. Unë nuk bëja përjashtim nga kjo lloj logjike.

Nomenklatura e partisë kishte nevojë t’i paraqiste popullit marrëdhëniet e veta ndërkombëtare, dhe kështu unë isha shndërruar në një karikaturist, që çdo mëngjes bënte borgjezinë t’i dridheshin leqet e këmbëve, me laps në dorë. Kini parasysh që unë botoja karikaturat e mia herë pas here, në një gazetë që quhej “Nuova Unità” dhe që dilte një herë në javë, dhe jo përditë, dhe që e lexonin në rastin më të mirë 1000 veta, pra imagjinoni ç’frikë më kishte borgjezia!

Ju ishit komunist italian. Përse shkonit në Shqipërinë socialiste? Ç’prisnit të gjenit?

U lidha me Shqipërinë gjatë krizës me Partinë Komuniste italiane, sepse unë si shumë të rinj të tjerë, (e jo vetëm të rinj), nuk e pamë me sy të mirë revizionizmin që kishte filluar brenda partisë komuniste, për parimet marksiste-leniniste, dhe rreth zbatimit të tyre, veçanërisht në Bashkimin Sovjetik. Duke mbrojtur vlefshmërinë e ideologjisë marksiste-leniniste dhe staliniste, kundër një zbatimi që objektivisht, linte për të dëshiruar.

Dy partitë që u ngritën në nivel ndërkombëtar kundër këtij revizionizmi, që përshkonte gjithë lëvizjen komuniste, qenë Partia Komuniste Kineze dhe Partia e Punës së Shqipërisë. Të gjithëve na mori vala filo-kineze, sepse natyrisht ishte partia më e madhe, më e rëndësishme, dhe nga pikëpamja e produktit publicistik, ishte më e pranishmja në tavolinat tona. Por Shqipëria kishte avantazhin, që ishte më afër nesh.

Kështu që u duk e udhës në atë moment të përmirësonte marrëdhëniet me revolucionarët e vërtetë italianë, që ishin më të bindurit për ndarjen e Partisë Komuniste ortodokse, dhe për formimin e një partie të re, që të kthehej në fillesën e saj të shëndetshme staliniste. Ndarja e vitit ‘66, qe një ndarje e sponsorizuar nga Tirana, nga Enver Hoxha personalisht. Unë në këtë parti hyra në 1969, dhe për pothuaj dhjetë vjet të jetës sime, kam qenë militant shumë i pasionuar, në mes kontradiktash të panumërta, pra m’u desh shumë për ta kuptuar, në ç’lloj vorbulle kisha hyrë.

Thatë se ndarja e 1966-ës, u drejtua nga Hoxha, nga komunistët shqiptarë, brenda partisë italiane?

Po! Kështu ndodhi. Qenë ata që shtynë më shumë për këtë çarje. Qenë ata që vunë në dukje më shumë ndarjen, ftuan menjëherë drejtuesit e partisë në Shqipëri, i nderuan, dhe lindi një miqësi personale, midis sekretarit tonë që quhej Fosco Dinucci dhe vetë Enver Hoxhës.

Si ishte një vizitë tipike e një delegacioni të partisë marksiste-leniniste në Shqipëri?

Herën e parë në Shqipërinë socialiste, shkova me një delegacion të vogël, ishim katër italianë, katër drejtues të shoqatës Italia-Albania. Mbërritëm me avion nga Bari, me një fluturim Bari-Tirana, me një “Foker” që kryente këtë shërbim. Na pritën në mënyrë mjaft të qetë dhe tradicionale, drejtuesit e ministrisë së Jashtme, na çuan në hotelin më të bukur të Tiranës, që ishte një hotel i ndërtuar nga Ciano, gjatë pushtimit italian, Hotel “Dajti”.

Mbaj mend që na çuan të shihnim gjëra artistike, arkeologjike si rrënoja romake, etj. Ajo që vura re, e ndodhte gjithnjë kështu, ishte vështirësia për të hyrë në kontakt me njerëzit e thjeshtë, vështirësi që diktohej nga fakti që dukej sikur asnjë, nuk fliste italisht. Më vonë mora vesh që shumica fliste italisht dhe që shikonte fshehurazi televizionin italian, mirëpo nuk e jepnin veten se dinin italisht, për të mos krijuar probleme me policinë sekrete (Sigurimin e Shtetit).

Çfarë ju goditi më shumë, në ardhjet tuaja të para në Shqipëri?

Një gjë që më bëri shumë përshtypje: duke vizituar vendin, në disa qytetet më pështynë, dhe unë nuk kuptoja pse. Shoqëruesit më kërkonin falje dhe më shpjegonin se disa të rinj nuk e kuptonin faktin pse mbaja mjekër, pasi në Shqipëri, kishte pasur një fushatë të madhe kundër degjenerimit borgjez, që kalonte edhe nga mjekra. Ajo shihej si diçka tipike e priftërinjve ortodoksë dhe myslimanë, që në Shqipëri ishin shpallur të jashtëligjshëm, sepse Shqipëria ishte shteti i parë ateist. Pra kishte ngatërresa të tilla, ndaj më kërkohej t’ua falja.

Ishte ndryshe situata kur shkova në rrugë tokësore, për të shoqëruar disa grupe në Shqipëri, duke i rënë nga Jugosllavia. Ishte një gjë e çuditshme sepse, më përpara keqtrajtoheshe nga jugosllavët, kur merrnin vesh se duhet të shkoje në Shqipëri. Në Mal të Zi, të vidhnin gjërat, të zvarritnin për arsye burokratike, me pak fjalë na trajtonin sikur të ishim budallenj.

Na thonin: “Çdo bëni në Shqipëri?! E meritoni keqtrajtimin”! Kurse pasi mbërrinim në Shqipëri, duhej të kamufloheshim. Delegacioni që mbërrinte, ndoshta pikërisht për të mos u përsëritur keqkuptimi që kisha pasur unë për shkak të mjekrës, duhet të kishte një imazh, që të përkonte me atë që regjimi shqiptar kishte ndërtuar për revolucionarin e vërtetë.

E si paraqitej ky imazh?

Kishte pankarta në Shqipëri ku tregohej si duhej dalluar një mikroborgjez i degjeneruar. Ai kishte flokë të gjatë, mbante mjekër, mbante xhinse kauboj, kishte këpucë me taka të larta, kishte në një dorë saksofon dhe në një tjetër një revole. Ky ishte portreti tipik, ndaj të gjithë ata që do të hynin me delegacione miqësore, nuk duhet të kishin asgjë të përbashkët me ato pankarta. Për të arritur këtë gjë zbuluam që në kufi, kishte një ushtarak rrobaqepës, një ushtarak berber, të cilët merrnin një nga një anëtarët e delegacionit dhe i “ri-vishnin”.

Mua më rruan mjekrën, por dhe shumë të tjerëve. Madje edhe një partizani napolitan që kthehej në Shqipëri, për të parë tokën për të cilën kishte luftuar; edhe me të qenë të pamëshirshëm, ia prenë mjekrën spic, që kishte mbajtur për gjithë jetën. Ata që kishin pantallona kauboj, ua prisnin, ua ngushtonin poshtë, duke ua kthyer në pantallona tub të zakonshme. Grave u zgjasnin mini-fundet. Kam parë delegacione marksistë-leninistësh suedezë e finlandezë, me flokë shumë të gjatë, si shenjë rebelimi ndaj rregullave perëndimore, dhe me të mbërritur në kufi i qethnin zero, sepse duhet të hynin në Shqipëri si marksistë-leninistë, sipas stilit shqiptar.

Kjo ishte pritja. Pastaj kishte shumë kontroll nga policia, vështirësi për të shëtitur vetëm sipas dëshirës, për të folur me njerëzit, dhe shumë, shumë zhgënjim, kur nëpër fjalimet zyrtare, dëgjoje të flitej për disa parime që nuk kishin asgjë të përbashkët me marksizëm-leninizmin, përkundrazi që shpesh i takonin qarqeve të të djathtës më reaksionare, apo madje të Kishës Katolike.

Për ju që keni qenë një ndër të paktët perëndimorë që arrinin të hynin në Shqipëri, si mund të përkufizohet komunizmi shqiptar në vetvete, në këndvështrimin e atëhershëm dhe të tanishmin?

Komunizmi shqiptar, kam zbuluar më vonë, ka bërë një përzierje të çuditshme, ndërmjet aspekteve më dogmatike të filozofisë komuniste, pra të “Manifestit të Partisë komuniste” të Marksit, dhe të mendimeve të Leninit, dhe pastaj atyre të Stalinit, por duke i shkrirë me atë ligj të njohur mesjetar të Lekë Dukagjinit, që ishte në fuqi në Shqipërinë malësore, fshatare e baritore, që bazohej kryesisht mbi trashëgiminë dhe gjakun. Kështu krijonte situata ku elementet e një padrejtësie, bazoheshin në përkatësinë në një familje të caktuar, në përkatësinë në një gjenealogji të caktuar.

Kjo mendoj se ishte gjëja më e frikshme që krijonte padyshim situata të trishta. Një herë shkova në Shqipëri me një shok, i ati i të cilit ishte shqiptar, i lindur në 1943-shin në Shqipëri, nga nënë italiane dhe baba shqiptar. Në vitin 1945, e ëma ishte kthyer në Itali, sepse i ati ishte zhdukur, kishte vdekur por askush nuk dinte si kishte ndodhur e, ku kishte përfunduar. Mikut tim i kishte mbetur dëshira për të zbuluar kush ishte i ati, çfarë kishte bërë, dhe pse kishte vdekur.

Kishte një dyshim. E ëma nuk i kishte folur kurrë për vdekjen e të atit, sepse ishte sëmurur rëndë, ishte çmendur plotësisht. Kështu e ndihmova të vinte me ne, për të gjetur rrënjët e tij. Dhe shqiptarët na informuan brutalisht, se i ati kishte qenë drejtor i një ndërmarrjeje bujqësore shumë të madhe në Durrës, nën regjimin fashist, se ishte pushkatuar nga partizanët, pasi e kishin marrë natën nga ndërmarrja. Për këtë arsye, mikut tim i thanë se prania e tij në Shqipëri, ishte një fyerje për të gjithë martirët e revolucionit, dhe se duhej të largohej brenda 48 orësh.

Unë u përpoqa t’u shpjegoja se ai nuk kishte të bënte aspak me të atin, se kishte ikur nga Shqipëria, kur ishte vetëm 2 vjeç, se ishte komunist dhe ishte i mirë, bujar…por asnjë rezultat. Fakti që ishte i biri i një fashisti, e bënte pa më të voglin dyshim edhe atë vetë fashist, dhe kur unë u thashë; “Shiko se ky nuk është fashist”, ata m’u përgjigjën: “Atëherë do të thotë se i është rebeluar gjakut të tij, do të thotë se ka tradhtuar të atin, dhe si i tillë, nuk mund të qëndrojë në Shqipëri”. Nuk kishte rrugëdalje, sepse kishte dy shtylla mbajtëse: ideologjia dhe gjenealogjia, dhe as gjenealogjia, nuk i lejonte të qëndronte aty.

Po juve, delegacioneve perëndimore, ju të “privilegjuarve” të themi, që mund të hynit në një vend që ishte plotësisht i mbyllur, a s’ju kish shkuar ndonjëherë në mendje, se ajo që ishte ndërtuar në Shqipëri, ishte një diktaturë?

Ishte diktaturë, e dinim. E teorizonim edhe ne sepse pranonim diktaturën e proletariatit. Por me kohë kuptova, vendosa të dal nga vorbulla dhe të denoncoj, se ajo nuk ishte një diktaturë proletariatit, – nëse një e tillë mund të ekzistonte, personalisht nuk besoj më se një gjë e tillë, është e mundur. Shpresoj që askush tjetër, të mos provojë ta ndërtojë përsëri, sepse kjo diktaturë e proletariatit, përputhej plotësisht me çfarëdolloj shteti policor, pra një shteti policor në shërbim të një grupi të vogël drejtuesish, i cili mbante pushtetin politik e ekonomik, dhe e përdorte në mënyrë kërcënuese, me të gjitha mjetet tipike, të shtypjes policore.

Kjo shtypje policore shihej, veçanërisht, në praninë e Sigurimit që praktikisht ishte gjithandej. Ju a keni pasur mundësi ta ndienit, rreth jush apo tek njerëzit e tjerë?

Është gjëja më e trishtë e vendeve socialiste. Ndihej në Shqipëri, siç ndihet prej vitesh dhe sot e kësaj dite në Kubë. Mund të arrije të flisje me njerëzit, nëse i gjeje të izoluar në një moment të qetë e të sigurt, përndryshe nuk kishte mundësi dialogu, sepse gjithçka ishte e kontrolluar. Por gjëja më e tmerrshme, ishte zhdukja e njerëzve. Njihje dikë që ndoshta ishte shkrimtar apo poet, bëje miqësi me të, flisje, e takoje prapë vitin tjetër, vije re që nuk ishte si gjithë të tjerët, që kishte idetë e veta, që kishte një tru që funksiononte, kishte njëfarë shpirti të pavarur…!

Ktheheshe vitin e tretë dhe ky ishte zhdukur. Pyesje: Po filani ku shkoi?! Të përgjigjeshin: “Kush? Për kë e ke fjalën”?! Asnjë nuk e njihte më. Po Filani, Fisteku…?! Të përgjigjeshin: “Ah po… ndoshta ishte këtu, por ndoshta ka ikur me punë…”! Po Ku? “Nuk e dimë…”! Me siguri përfundonin në kampe përqendrimi, apo i eliminonin, i pushkatonin, dhe kjo ishte e zakonshme, ndodhte në të gjitha vendet komuniste.

Ndaj kur edhe sot dikush mbron atë çka ka mbetur nga vendet komuniste, duke filluar nga Kuba, më ngrihen qimet përpjetë. Gjëja më e shëmtuar e negative e komunizmit është fakti, që ka shkaktuar padrejtësi dhe gjëra të tmerrshme ndaj popullsisë, po aq sa ka bërë edhe kapitalizmi, në fazën e tij fillestare. Shfrytëzimi i njeriut që ka ushtruar komunizmi, është i ngjashëm me atë që në shekullin XIX-të bëri kapitalizmi, kur futi minierave edhe fëmijët, kur shfrytëzoi njerëzit, duke i vënë të punojnë nga 14-16 orë në ditë.

Me dallimin që kapitalizmi e bënte në emër të pasurimit, pa e fshehur asnjëherë qëllimin e vet, që ishte pasurimi material. Ndërsa komunizmi e bënte në emër të drejtësisë shoqërore, të dashurisë, vëllazërimit, solidaritetit. Dhe padrejtësia e rëndë e ushtruar me këtë moto, shkatërroi shpirtin e njerëzve.

Zoti Staino, kur lind një diktaturë sipas jush, kur lind stalinizmi?

Kam arritur në përfundimin që stalinizmi lind në çastin kur dikush thotë, se ka ndodhur kjo e kjo tjetra, por që më mirë të mos merret vesh, pasi të tjerët mund të nxjerrin përfundime të gabuara, ndaj më mirë të fshehim të vërtetën. Ja ky është fillimi i stalinizmit. Kur unë bëj një karikaturë, më ka ndodhur në të shkuarën, që ndonjë të më ketë thënë: “kjo karikatura është e vërtetë, por bën mirë të mos e bësh, sepse nuk është me vend, politikisht”.

Atëherë nxehem dhe vendos ta bëj patjetër, pasi nuk ekziston oportunitet politik në informacion. Informacioni duhet të jetë i lirë dhe i plotë. Nëse ndodh një gjë dhe e mbaj të fshehur, sepse oportunizmi politik më këshillon kështu, kjo nuk është tjetër, veç fillimi i stalinizmit.

Stalinizmi në Shqipëri, ndryshe nga ai në vendet e tjera, shihej, prekej me dorë. Po një perëndimor që besonte në teorinë marksiste, ç’përshtypje i bënte?

Stalinizmi ishte i dukshëm, i prekshëm, por fshihej, sepse siç e thashë ishim aq të përfshirë nga dëshira, për të parë diçka që u përgjigjej parimeve për të cilat kishim lindur, sa minimizonim të gjitha sinjalet që na vinin si stalinizëm. Ndokush edhe i ka favorizuar. Unë kujtoj me dhimbje Myftar Viganin, kam qarë më pas për të, një person shumë të dashur, që ishte shoqëruesi ynë gjatë vizitave të para. Ishte njeri i thjeshtë, që ç’nuk ka kaluar, u bë martir i një shoqërie.

Nuk ndihej shumë komunist, si të thuash, i pëlqente të rrinte në shoqëri, lumturohej me pak. Ne arrinim në Shqipëri të veshur mirë, me të mira materiale që atij i mungonin, ndaj kënaqej shumë kur dikush i dhuronte një palë çorape, apo këmishën. I pranonte dhuratat e falënderonte me zemër, natyrisht duke thyer një rregull të hekurt të regjimit, që detyronte të gjithë popullin shqiptar, të mos pranonte asnjë dhuratë nga perëndimorët, pasi çdo shqiptar duhet të tregonte, që i mjaftonte ajo që kishte, nuk i mungonte gjë.

Një ditë një nga anëtarët e delegacionit, njëfarë Menegatti e denoncoi. Shkoi nga shqiptarët dhe u tha: “E dini që shoqëruesi ynë Myftar Vigani, ju bën me turp, sepse pranon dhurata nga persona të delegacionit, duke dhënë përshtypjen se keni nevojë”?! Natyrisht Myftari u zhduk, nuk na shoqëroi më. Dhe më vjen turp e keq, se qe një maskarallëk i bërë nga një italian i grupit tonë…!

A e vinit re që në Shqipëri, përveç kultit të Stalinit, ishte lartuar një një tjetër kult, ai i diktatorit Enver Hoxha?

Kulti i Enver Hoxhës, ishte në nivel të paimagjinueshëm. Siç ju thashë kur shkoja në Shqipëri, më duhej të hiqja mjekrën, dhe e keni parasysh që menjëherë më pas lëkura nën mjekër, del disi e zbehtë dhe e fryrë. Kur mbërrija në Shqipëri, më thoshin që i ngjaja Enver Hoxhës, ishte kompliment i madh. Në fakt kujtoj njëherë, kur kam qenë në maternitetin e Tiranës, të gjitha doktoreshat m’u afruan e buzagaz më thoshin “Ah! Sa shumë i ngjan Enver Hoxhës”?!

Njëherë edhe e “përdora” ngjashmërinë me Enverin. Na çuan në Elbasan, për të parë Kombinatin Metalurgjik, që ishte krenaria e industrisë shqiptare. Në restorant kërkova të provoja tavën e kosit, e më thanë: “Nuk e parashikon menyja, por po të duash shko në kuzhinë dhe fol me kuzhinierin. Meqë i ngjan Enver Hoxhës, zor se ta prish qejfin”. Shkova në kuzhinë duke qeshur e duke besuar se po talleshin me mua, por kuzhinieri me të më parë mbeti gojëhapur: “Ua! Po ti qenke kopje shoku Enver”?! Kur e pyeta nëse na e përgatiste atë pjatë, ma ktheu: “Natyrisht! Për shokun Enver, tavën me kos e, ç’t’i dojë zemra”! E me këtë dua të them që kulti i Enver Hoxhës, ishte aq i fuqishëm, sa i transmetohet edhe atyre që ngjanin me të.

Si njohës nga afër i diktaturës, a mund të thoni sot se regjimi komunist në Shqipëri, ka qenë një ndër më të egërit e Evropës Lindore?

Këtë nuk e di. Nga ç’kam lexuar edhe në Rumani, Bullgari e në vetë Bashkimin Sovjetik, kanë hequr goxha. Nuk jam në gjendje të bëj një bilanc edhe për faktin që kur diskutohet për vuajtje, është vështirë të matet shkalla e vuajtjes. E në vendet komuniste, ka pasur shumë vuajtje e padrejtësi, që më shkaktojnë dhimbje edhe vetëm t’i mendoj, sepse me vetëdije apo pa vetëdije, kemi përgjegjësi edhe ne, për gjithë këto gjëra të tmerrshme.

Ndoshta po të kishim më pak dëshirë për mbrojtjen e ideve e, më shumë dëshirë shkencore për të kuptuar vërtet realitetin, mund të kishim denoncuar kohë më parë këtë gjë, apo të paktën të mbështesnim veprimtarinë e Partisë Komuniste italiane, që në këtë aspekt ka qenë mjaft e guximshme. Me Berlinguerin, diti të largohet dhe të denoncojë padrejtësitë e shumta.

Natyrisht Shqipërinë e njoha nga afër, por nuk ka qenë realiteti që kam dashur më shumë. Si gjithë brezi im, jam dashuruar me revolucionin në Kubë, që ka qenë i vetmi revolucion, që kemi parë drejtpërdrejt. Sigurisht ishte i egër, për mënyrën si asgjësoheshin kundërshtarët, si shkeleshin të drejtat e njeriut, si shtypej çdo formë disidence, si justifikoheshin aksionet absurd, me motivime politike. E si mund të masësh shkallën e dhunës? Unë e kam tepër të vështirë.

Zoti Staino, pse dështoi komunizmi, në gjithë vendet ku u përpoq të ndërtohej?

Në realitet, padrejtësitë e mëdha të bazuara mbi gënjeshtra, duhet të bien herët e vonë, siç ra fashizmi, nazizmi. Jam më i prirë të kuptoj arsyet e fashizmit e të nazizmit, sepse lindin nga vullneti i keq, i mallkuar i një grupi të vogël, për të shfrytëzuar dhe pasur privilegje nga shtypja e popullit. Ky është fashizmi e nazizmi. E për të bërë këtë, nuk e fshehin, e thonë hapur: “Ne jemi racë e epërme, duhet të ngremë një botë të epërme e, për këtë kemi nevojë të shfrytëzojmë e të zhdukim të gjithë ata që na pengojnë, në realizimin e kësaj ideje”. Është një egërsi e hapur.

Në socializëm nuk është kështu, e njëjta egërsi dhe të njëjtat objektiva interesash të një grupi, fshihen pas sloganesh solidariteti. E konsideroj një fat të madh, rënien e sistemeve komuniste, por mendoj se dëmet e shkaktuara, ende nuk kanë sosur, përkundrazi, dëmet e komunizmit do të kushtëzojnë akoma për shumë kohë, zhvillimin e shoqërisë në mbarë botën. E them këtë duke pasur parasysh Kinën, Bashkimin Sovjetik, të gjitha ato forca politike në Evropën e sotme, që besojnë akoma në komunizëm, që e mbajnë si element karakterizues të ideve të tyre. Mendoj se duhet të ri-mendojmë thellë gjithçka, pikërisht në emër të atyre vlerave që, përmes komunizmit, dëshironim të vinim në jetë.

Staino, më shumë se një disenjator…?!

Sergio Staino, është shumë më tepër se një vinjetist i thjeshtë. I diplomuar në arkitekturë, Staino ka bashkëpunuar me gazetat më të rëndësishme italiane, dhe është themelues i gazetës satirike “Tango”. Në vitet ’80-të, bashkëpunon me televizionin me emisionet e famshme të Drive In-it, ndërsa më 1993-në RAI, drejton “Cielito Lindo”, duke i paraprirë asaj që do të bëhej Zelig. Bashkëpunon me teatro të ndryshëm, për një kohë të gjatë ka qenë drejtor artistik i Teatrit “Puccini” të Firences dhe i veprimtarisë së madhe; Estate Fiorentina. Është njëkohësisht regjisor i dy filmave artistikë; “Cavalli si nasce” dhe “Non chiamarmi Omar”. Memorie.al

“Burrat shqiptarë të pashëm e të egër nga mustaqet e zeza, kishin një zakon të veçantë e simpatik”- Vizita e gazetarit britanik në Shqipëri

Nga James Cameron

Shqipëria, “Parajsa” e fundit marksiste

Botuar në revistën “The Atlantic” 1963
I lindur në Skoci, i shkolluar në Francë dhe Angli, James Cameron ka qenë reporter për më shumë se njëzet e pesë vjet. Si krye-korrespondent i huaj për ‘London News Chronicle’, ai ishte një nga vëzhguesit e parë perëndimorë që udhëtoi lirshëm në Kinën e Kuqe të Mao Ce Dunit dhe rrëfimi i tij për atë që po ndodhte brenda këtij vendi komunist, u parashtrua në librin e tij ‘Red Mandarin’, botuar në 1955. Tani ai na tregon, se si arriti të depërtonte në Shqipëri.
Turist në Tiranën e viteve ’60-të

Vështirë se pritej që rrugët e Tiranës të jehonin tani në klithmat e djemve me veshje të shtrenjta dhe kuadrove që flisnin gjuhën mandarine, me kostume doku ngjyrë blu. Megjithatë sapo kisha dëgjuar se dy avionë të rinj me specialistë kinezë, kishin fluturuar së fundi në vend për të bërë spërkatje nga ajri me pesticide, mbi fushat e mbjella dhe plantacionet e ullinjve. A mund t’i këshillonin kinezët shqiptarët, për vjeljen e ullirit, ku ajo pemë rritej aty në atë klime mesdhetare, prej më shumë se dy mijë vitesh?!

Fakti ishte se disa qindra kinezë në Shqipëri, po silleshin aty ashtu si rusët silleshin në Kinë, tetë vjet më parë: duke mbajtur kokën ulur, nga sytë të kureshtarëve. Vetëm një herë, në ditën time të dytë në Tiranë, gabova rastësisht në seksionin e gabuar të restorantit, dhe aty ishin, nja dy duzina kineze, duke ngrënë në një ndarje të përcaktuar për ta. Ata ngritën sytë në një mënyrë shumë të befasuar dhe unë u tërhoqa në siklet.

Për dy ditë, pra, para se të bëja gafën time të pandreqshme, pata lirinë të shëtisja nëpër Tiranë, ku vura re se ishte një qytet që të zhgënjente me pamjen e tij. Kjo ishte më shumë për shkak të së vjetrës, sesa të resë. E reja ishte me të vërtetë banale: një model rrugësh të gjera, madje madhështore, të veshura me ndërtesa të vjetra në stilin italian, me një bulevard mjaft të gjerë, për të marrë disa linja trafiku, që ishte për 80 përqind të ditës, krejtësisht bosh.

Shkretimi i rrugëve ishte i frikshëm. Në çdo kryqëzim qëndronte vigjilent një polic rrugor me uniformë të bardhë, i gatshëm për të drejtuar një fluks automjetesh, që nuk vinin kurrë. Një herë në çdo pesë minuta, ndoshta, një kamion i vjetër ngjyrë të gjelbër, që kalonte rrallë në krahët e tij, do të shfaqej duke kërcitur dhe gërhitur në rrugë; polici i trafikut do të tërhiqte vëmendjen, ndërsa shfaqej në horizont dhe do ta tundte tabelën që mbante në dorë me vullnet të madh, duke mos pasur asnjë shenjë kundërshtimi. Në intervale edhe më të rralla, do të shfaqej një auto-veturë ngjyrë të errët “Zim”, me perde të mëdha, që lëvizte me ndonjë detyrë zyrtare, misterioze. Në të gjithë Shqipërinë sot, siç më thanë zyrtarisht, nuk ekzistonte asnjë automobil privat.

Poshtë Bulevardit “Shqipëria e Re”, poshtë Sheshit “Skënderbej”, ku statuja e madhe e Stalinit shkëlqente nga ndriçimi i llambave e pankartave ku shkruhej; “jetë të gjatë” për udhëheqësin kryesor Enver Hoxha, që drejtonte shtetin e punëtorëve, dukej se Tirana kishte rënë në një udhëkryq, ku sundonte një varfëri gjithnjë në rritje. Atje, ku teneqexhinjtë rrihnin tenxheret dhe kazanët e tyre, shëtisnin ata shqiptarë të varfër, që nuk mendohej të shkëputeshin kurrë, jashtë asaj jetese folklorike dhe fetare gjithashtu.

Gjysma e popullit vishej me stilin e zbehtë të një proletariati normal urban, por gjysma tjetër, pa asnjë lloj vetëdije, vërshonte në veshjen e bardhë si maqedonasit, xhubletin e qëndisur dhe pantallonat gjigande të gjera, të malësorit mysliman. Shqipëria duhet të jetë një nga vendet e pakta të mbetura, ku ajo që njihet si kostumi popullor, vishet në fakt vetëm nga fshatarët.

Këta burra të pashëm në dukje e të egër, kishin një zakon të veçantë e simpatik: atë të mbajtjes së luleve në gojë, siç veshin të tjerët butoniera. Shumë herë dikush do të ndeshej me tipa me portrete të egra, me mustaqe të errëta, nga buzët përbuzëse të të cilit, dilte një trëndafil ose, një spërkatje dorëzonjë. Edhe ushtarët vigjilente dhe të rraskapitur, e shpenguan vëmendjen e tyre, me këtë zakon të çuditshëm. Një herë, jashtë Tiranës, pashë një rojtar të turbullt në një gardh me tel, i cili kishte futur një tufë lulesh fushore, në grykën e “Karabinës” së tij.

Problemi i parë dhe shumë serioz me të cilin hasa, ishte ai i komunikimit. Shqiptarët flasin një gjuhë, që më dukej shumë e vështirë dhe e pakapërcyeshme; një lloj turqishteje të torturuar me komplikime të rënda sllave, në asnjë mënyrë për t’u marrë vesh brenda natës. Ajo ka një alfabet prej tridhjetë e gjashtë shkronjash, me shtatë zanore dhe njëzet e nëntë bashkëtingëllore.

Fjalët për “po” dhe “jo”, janë “po” dhe “jo”, por kjo nuk duhet të bëjë që askush të nënvlerësojë ndërlikimin e saj. Shumë shpejt zbulova, për shembull, se Shqipëria, në gjuhën e saj, nuk e quan veten fare Shqipëri, por “Shqipëri”, gjë që disi më dukej si e paarsyeshme.

Edhe pse shqipja mund të jetë befasuese, pak njerëz dukej se flisnin shumë më tepër. Meqenëse grupi ynë turistik kishte origjinën nga Gjermania (dhe ishte kryesisht gjerman), përkthyesi i ofruar, fliste gjermanisht, gjë që nuk ishte e dobishme për mua, pasi gjermanishtja ime, nuk është aspak e mirë. Nuk takova asnjë që fliste një fjalë anglisht. Kur ndodhën përbuzjet e mia, duke u përfshirë një diskutim mjaft të ashpër dhe të ndërlikuar, ai u përkthye nga shqip në rusisht, nga rusisht në gjermanisht dhe nga gjermanisht, në frëngjisht.

Kjo vështirësi e vogël lokale, do të ishte më mirë të tregohej tani, pasi ndryshoi plotësisht karakterin e një ekspedite tashmë disi pa formë. Mund të shihja se autoritetet shqiptare (që në fakt nënkupton të gjithë, me të cilët ne ramë në kontakt) ishin tronditur nga natyra transparente profesionale e grupit tonë turistik, megjithëse më dukej se reagimet e tyre, kishin qenë të papritura, por me mirësjellje. Prandaj, një ditë pas mbërritjes sonë, i dërgova një telegram shumë të shkurtër gazetës në Londër, në të cilën po kontribuoja.

E dërgova në mënyrë të zakonshme, përmes tavolinës së hotelit, dhe ndërsa qëllimi i tij kryesor, ishte thjesht të jepte adresën time, mendova se nuk mund të bënte ndonjë dëm të veçantë, nëse do të ishte e shtruar në terma që Republika Popullore e Shqipërisë, nuk mund ta kundërshtonte atë. Mbi të gjitha, kishte një vlerë lajmi, në ardhjen e të huajve perëndimorë në Shqipëri dhe kjo ishte pikënisja ime. “Kjo Republikë e vogël, krenare, e izoluar, e cila ka sfiduar me trimëri Lindjen dhe Perëndimin”, shkrova unë, “ka hapur dyert”, etj., etj. Nëse kisha ndonjë dyshim për formulimin, ishte se ishte pajtues deri në atë pike, sa të ishte i plotë; mund të fitojë përbuzjen e çdo censori shqiptar, për mënyrën e jetesës.

Ajo që nuk e kisha parashikuar, ishte reagimi i jashtëzakonshëm i tyre. Nganjëherë më kërkonin një grup i vogël funksionarësh fjalëpakë, por qartësisht në një mendje të theksuar armiqësore. Pas një komunikimi shumëgjuhësh, më dhanë të kuptoja se telegrami im, ishte konsideruar i pakëndshëm, jomiqësor, përçmues, se kishte nëntekste me frymë fashiste, gjë e cila ishte një shkelje e patolerueshme, e statusit tim si vizitor.

Mua më dukej kaq befasuese, sa arrita në përfundimin e një keqkuptimi të pakuptueshëm. Për çfarë konkretisht kundërshtuan ata?! Termat që përshkruajnë Republikën Popullore të Shqipërisë, natyrisht, ishin mjaft fyes. Por, unë protestova me njëfarë mosbesimi, fjalët që përdora në përgjithësi, nuk u konsideruan si armiqësore; “garant”, “i vogël”, “krenar”, “i izoluar…”! Kjo është ajo, që ata i kishte skandalizuar, pra fjala që kisha përdorur; “të izoluar!”

Kush tjetër përveç një “lakei perëndimor”, do të përdorte një fjalë kaq të hidhur, kaq të pasaktë?! Duke u ndjerë tashmë thellë në vendin e Alice in Wonderland, protestova duke thënë se; fjala “i izoluar”, nuk ishte një term qortimi. Pse, thashë, jo shumë vite më parë, në ditët e para të luftës, ne në Britani, mburreshim se ishim të izoluar. “E drejtë”, thanë ata, dhe kështu ishte; kështu që ju ndoshta jeni akoma, por Shqipëria, nuk është! Termi i përdorur, është mizor.

Në këtë kohë, biseda po shkonte drejt absurditetit. “Në rregull, – u thashë, – keni të drejtë, kështu që e pranoj se e kam pasur të pavend, mesazhin që kam dashur të përcjellë”. “Aspak, – u përgjigjën ata që më survejonin e kontrollonin; gjithçka që kishte ndodhur, ishte se punonjësit e Postë-Telegrafës që lexuan telegramin, me vigjilencën e tyre, ishin aq të indinjuar nga teksti i tij, saqë refuzuan ta transmetonin atë. Për më tepër, më mirë të mos më kapnin, duke u përpjekur të dërgoja më telegrame, të mira apo të këqija. Dhe për më tepër, me të vërtetë, ata kishin vendosur një vizë daljeje në pasaportën time dhe nuk u interesonte fare, se sa shpejt e përdora atë.

Në këtë pikë, megjithatë, doli ajo që, nga këndvështrimi i tyre, ishte një pengesë shumë e sikletshme dhe e turpshme. Është shumë mirë të bësh gjestin e madh, të hapësh derën e përparme dhe të thuash Begone, por kulmi humbet diçka nga dramaturgjia e tij, kur del se nuk ka ku të shkosh. Tirana është larg të qenit udhëkryq, trafiku i Evropës Lindore.

Aeroporti i tij dërgon rreth dy avionë, çdo pesëmbëdhjetë ditë. Rrugët kufitare u prenë dhe hekurudha nuk funksionoi. Meqë nuk më hodhi në fund të skelës, nuk kishte asnjë mënyrë praktike për të më hequr qafe, për të paktën dhjetë ditë. Zyrtarët përkatës dukej se e vlerësuan këtë me shumë vonesë dhe u larguan, pas disa shtrëngimeve duarsh të ftohta dhe të sjellshme përreth, për të shqyrtuar situatën ku ndodhesha.

Kështu mbeta vetëm për një ditë tjetër, ndërsa autoritetet kompetente të Republikës Popullore të Shqipërisë, reflektuan për hapin tjetër që u duhej të ndërmerrnin. Më dukej se situata ime, nuk ishte aspak e bezdisshme. Si fillim, pyeta nëse grupi ynë turistik, mund të hidhte një sy përreth Universitetit të Tiranës dhe kjo u ra dakord, me një gatishmëri befasuese. Universiteti ishte, në fakt, ndërtesa më imponuese në qytet dhe u përshkrua me njëfarë krenarie, si një monument për Demokracinë Popullore që ishte vendosur në këtë vend që nga mbarimi i Luftës.

Ishte në fakt, si shumica e pasurive të paluajtshme në Tiranë, një monument në anën e pasme, i ndërtuar rreth njëzet vjet më parë nga Musolini, si “Casa Fascista” e forcave pushtuese. Megjithatë, ishte një çështje e bukur dhe studentët ishin një turmë e fortë dhe e pëlqyeshme. Ata u larguan dhe u futën në grupin tonë, me një lloj kurioziteti vigjilent; për mua ishte si të isha në Moskë, pesëmbëdhjetë vjet më parë.

Në të vërtetë, kishte një pjesë të madhe të Shqipërisë, që ishte si Rusia e viteve të pasluftës, përpara se shpirti i Gjenevës, të hapte kaq shumë gjuhë dhe ta kthente çiltërsinë e mirësinë e kontrolluar, në një virtyt qytetar. Ishte sikur Kina të kishte qenë shtatë vjet më parë, kur unë kisha gjetur në shkolla dhe universitete, komunitete të rinjsh të konsumuar nga impulsi për të komunikuar, por krejtësisht të papërvojë, në teknikën e të bërit këtë.

Problemi kryesor në këto rrethana, përveç gjuhës, pranisë së përhershme të përkthyesve, është se të vetmet pyetje që vijnë në mendje, janë ato të sikletshme. Në një lloj gjuhe franko-gjermane, fillova, minimalisht, të depërtoja, duke i pyetur: “Pse e ndjeni ju personalisht këtë neveri ndaj qeverisë sovjetike”? Ishte një pyetje, por dukej qartë se Hrushovi në një farë mënyre u kishte premtuar grekëve të mbështeste pretendimin e tyre për Epirin e Veriut, që për ta ishte Shqipëria e Jugut, Ai kishte rënë dakord që të mbështeste Titon, dhe të gjithë e dinin se çfarë ishte ai.

Kur Hrushovi kishte vizituar Shqipërinë në vitin 1959, duke mos e fshehur zhgënjimin për sa po shikonte në këtë vend, e quajti Shqipërinë një “kopsht tregu” për agrume dhe frutikulturë. “Shoku Hrushov, – thanë ata, – kishte tradhtuar frymën dhe idealet bazë të marksist-leninizmit, duke përbuzur të drejtën kombëtare të Shqipërisë së lirë, për t’u bërë një fuqi e duhur. Për më tepër, askush nuk dukej në gjendje të shikonte se për momentin, të qenit praktikisht të vetëm në botë, a nuk ishin ata aleatë të pazgjidhshëm me kombin më të madh në tokë, kinezët?

Por, pyeta, – ndërkohë që kinezët ishin një popull i madh dhe i fuqishëm, a nuk ishin shumë larg?! “Jo, – thanë ata, – nuk ishte shumë larg”! A nuk ishte e mundur, pra, në dallimet disi më të mëdha dhe më të ndërlikuara, midis Moskës dhe Pekinit, që Shqipëria të përdorej si marionetë, madje edhe si një frut vjeshte? “Jo nuk ishte” – u përgjigjën ata. A nuk ishte e pashmangshme që herët a vonë, ky komb i vogël i paepur do të duhej të pajtohej me dikë, qoftë edhe për të mbijetuar?! Jo nuk ishte, thoshin ata. Debati fillimisht ishte pa shumë akuza reciproke, por së shpejti u acarua shumë.

Të nesërmen na futën të gjithëve në një autobus, na zbritën në portin detar të Durrësit dhe na lanë atje. Nuk do ta shihja më Tiranën.

DURRES, Durazzo i ditëve italiane, është një nga vendet vërtet të lashta të Evropës. Ishte Epidamnus i grekëve, Dyrrachium i romakëve. Kishte qenë kryeqyteti i dinastisë ilire të Talantinëve; kishte qenë pikërisht zbarkimi nga ku romakët kolonizuan Evropën Lindore, porta për në Ballkan. Pothuajse çdo dorë e huaj e kishte kapur Durrësin, e kishte zhvilluar, e plaçkitur, e kishte lënë, që nga bullgarët, serbët, ostrogotët, spanjollët, venedikasit, turqit, italianët. Tani dukej sikur askush nuk kishte dashur të shqetësohej me të.

Siç doli, do të shihja pak nga Durrësi. Për një ose dy orë, ndaluam rrugës dhe pimë një uzo, në një kafene pranë Portit dhe shëtitëm drejt mureve masive të tejmbushura të kalasë së vjetër bizantine. Një varg i gjatë vajzash të vogla, u ngjit në rrugë për në shkollë, të gjitha të veshura në mënyrë identike, me xhaketa trëndafili, secili fëmijë, duke mbajtur fort skajin e atij që ishte përpara. Dyqanet ishin jashtëzakonisht të zymta, duke ofruar për shitje pak gazeta, revista dhe libra me përmbajtje marksiste-leniniste, si dhe ëmbëlsira të pluhurosura. Pothuajse të gjitha ushqimet, dukej se shiteshin në MAPO, (ekuivalenti shqiptar i dyqaneve të rrjetit ruse Gastronom); dukej se përbëhej kryesisht nga fruta dhe peshk të konservuar.

Vetëm dy gjëra ishin të habitshme. Ndërsa konduktori na nxiti të ktheheshim në autobus, dëgjova një vajtim të lehtë në ajër, një klithmë si ajo e një muezini, dhe kur ngrita sytë, ishte një muezin; lart në minaren e xhamisë së madhe të Durrësit, ai po thërriste besimtarët në lutje, në shtatë emrat e Zotit. Ishte e qartë se këtu, të paktën, si në Republikat Sovjetike Myslimane, komunizmi ishte pajtuar me Islamin. (Kam zbuluar më vonë se si në Durrës, ashtu edhe në Tiranë, kishat ortodokse dhe ato katolike romake qëndrojnë të hapura dhe mbledhin kongregacione të drejta, dhe paputë dhe priftërinjtë tolerohen, nëse nuk inkurajohen.)

Tronditja tjetër momentale, ishte të shkoje në një vitrinë të errët dhe të zymtë dhe të shikoje, rastësisht, mes kartolinave postare të Enver Hoxhës, Leninit dhe Stalinit dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të vegjël të Panteonit Lindor, fytyrën e njohur të ndyrë, të vetmen gjithashtu: Floku i njohur i rrahur i asaj që pa nevojë, u emërtua; “Brixhid Bardo”.

Rreth pesë milje jashtë Durrësit, qëndronte hoteli i ri i plazhit i quajtur “Adriatiku”. Ishte një nga disa hotele që përballeshin me detin në kushte të ndryshme, gjysmë të përfunduara. Të gjitha ishin ngritur qartë nga rusët, për t’u përdorur si resort, dhe kur erdhi përçarja, ata ishin braktisur, pikërisht ashtu siç ishte braktisur ambasada. Vetëm “Adriatiku” ishte funksionale dhe nga treqind dhomat e tij, të vetmet të zëna, ishin tonat.

Ishte projektuar në atë që mund të quhej shija sovjetike e Detit të Zi, domethënë, arkitektura ishte e një përpunimi dhe madhështie që mund të justifikohej, vetëm me plotësimin e saj në materiale të kushtueshme dhe luksoze. Megjithatë, ajo ishte drejtuar me nxitim dhe në një varg gjurmësh; në vend të drurit të imët dhe mermerëve të pasura, kishte karton gipsi dhe çimento të grirë; në sallën e gjerë, bimët me gjelbërim të përhershëm, rriteshin nga daulle vaji të lyer me ngjyrë të gjelbër. Në dhomën time të gjumit, divani ishte vendosur në mënyrë të tillë, që për të shkuar në shtrat, duhej të zhvendosej gardëroba dhe për të hapur gardërobën, duhej të zhvendosej krevati. Efekti i përgjithshëm, ishte acarues.

Poshtë tarracës së hotelit, ishte plazhi të cilin do ta njihja aq mirë. Sipas standardeve të plazheve kudo, bregdeti i Durrësit ishte i bukur, duke shtrirë krahët e gjerë në veri dhe në jug përgjatë Adriatikut të qetë. Ishte lloji i plazhit të bërë për t’u fotografuar me ngjyra, për një broshurë festash, homoseksual me çadra, i mbushur me vajza me veshje dekorative e me kostume minimale, i gjallë, me kamerierë që mbanin të gëzuar tabaka me pije të gazuara. Sot plazhi ishte i shkretë, një shtrirje rëre e pabanuar, siç kam parë ndonjëherë jashtë zonave më të largëta, të Afrikës Perëndimore.

Asnjë ombrellë homoseksuale, nuk e thyente atë hapësirë të sheshtë prej ngjyre okër, asnjë vajzë me bikini të ulur në karriget e nxehta të çelikut të tarracës. Një kamerier e kalonte pjesën më të madhe të kohës, duke u fshehur në brendësinë e errët, duke u shfaqur vetëm pasi ishin dërguar emisarë, për ta larguar nga meditimet e tij. Për milje e milje, dukej se nuk mund të shihej askush, përveç grushtit të turistëve të shqetësuar dhe policëve të rastësishëm, që vërshonin me humor përgjatë rërës, duke djersitur dhe dridhur nën diellin e fuqishëm. /Memorie.al

DOM NDRÉ ZADÉJA LETER E HAPUN AT FULV CORDIGNANOS S.J.- Përgatiti Fritz RADOVANI

 

SHKODER 1941

 

 

              AT FULV CORDIGNANOS S.J.

       

            SHKODER 1942.

 

 

 

1 9 4 2

 

 

 

                                       Cum non est cui suadeatur

                                                     Et qui suadeant non sunt.

                                                                                 (Plint. Paneg.)

 

 

I.

 

Me thân’ se s’dijte ç’âsht votra e shqiptarit

e shtroja e tij me firi t’njomë e trûngu

nënkrejse e vrashtë illyre pranë zjarmit

gjith’her’ mikprit’s, nëpr’ ato biga e ahishta

ku bjeshk’t e nêmna derdhin lot rrëshine:                            5

Me thân’ se at dor’ të lmut’ e t’shugurueme,

si tosk’ si geg’, pa farë idhní besimi,

s’ta puthi e s’ta shtërngoi si miku mikut,

por kryet ta vrau pse kok’ për kok’me tândin

shqiptari e ndeshi fatakeqi, rrehëm!                                      10

E pra ky derën dy kapak’sh ta çili,

si i t’shpis, dita me ditë ândjeve tua

bujar i erdh e gjurm’ për gjurm’ ndër shpêlla,

ku flêjn’ drangojt, drangûe aj vet’ të prini,

me krrab’ të vet çërmoi nëpër têrrina,                                   15

me lahut’ të vet këndoi pa mê pran’ téje,  (pa mê – pa pushue,FR)

me brisk të vet latoi me shkrojla t’vjetra

një shkop për ty. Patër Milan të quejti,

t’ ndêshi e t’përcuell, ké stani i vorfën t’prîni,

ngarkue me plaçka tua e me visare                                          20

t’njaj giuhe s’lasht’ qi namin ty ta rriti

ndër blêj qi nuk dijn’ mort. Ké stani t’prîni,

ku e pakundshoqe t’pritte bujarija

e grues shqiptare. E kur mbi letra tua,

lodhun s’kërkuemi, nji sy gjumë i knaqun                            25

me bâ ti dojshe i patrazuem prej kujna,

cikën e lop’s ajo fisnike e mielte,

plotepërmaje ‘i kup’ me psheshatâmbël

para ta vête e, ksulën n’dorë, i zoti

i shpis’ “njelmo, njelmo, i bekue” me t’dhânun                   30

e buk e krypë e zemër parashtrote.

Héu! Mirë uhan shqiptarit sot ja ktheve!

N’areopagun e letrarve t’tú

rrashtën e t’parve ton’ prej thesit nxore,

(at thés na vet’ ta mbâjtme e vet’ ta mbûshme!)                 35

e si shpërblim plot e përplot me tamthin

e i’dhuni’s s’pashoqe né na paraqite

e “pini, pini, t’shkret’” i grishe evarshëm

Astyagjë i dytë Arpagut t’mjer’ shqiptar!

Arpagu n’darkë, o mizorí! Me mishin                                     40 

e djalit t’vet do t’ngihet edhe n’rrashtën

e tij do t’pijn’.., i pvetun do t’përgjegjët:

“N’sofrën mbretnore çëdo gjellë a e shijshme!”

Dishmitare ty t’thrras o e tepruemja

durés’ shqiptare, ti qi vuen pa zâ,                                             45

e brén pa u ndî, e kjân pa ankim, e thér

pa vrá, diftom’ pash Perëndin, a mundem

shqiptar i lirë Arpag i dyt’ m’u bâ

i shuem e i poshtër? Un me dije tânde

s’ due t’mbatëm, o letrar. Synon meshtari                           50

meshtarin jo shqiptar, i thot’: Gabove!

Ujku don tym e mjegull. Rac’s illyre

ti ujk ju bâne, gjall’ ti ma përpine,

me at eureka t’çuditshëm ti e zbulove

nênin gordjan, me’i t’sjellme shpate e kpute,                      55

e nji rras’ t’ré mbi vorrin e Shqipnis’

na vûne: Ktu pushon rraca ariane!

Rracë e stërkeqne, farë e manafikun,

skotë e përzieme hithâsh ariane

kênka Shqipnija? O témpora! O móres!                                 60

Gjurmues i thêll’, ti gjurmë Illyrjes s’vjetër

n’Shqipni s’i gjên? Mbi té përbé pra jemi,

mbi pluhun t’saj përbéhen pelikanat

e dërmishun ndër vuejtje mijvjeçare

dëshmor’ të padishmuem. Gjurm’ nuk i gjên?                    65

e prá dikur i madhi i t’mdhejve Leka

n’Egjyptin e gjymtisun pik’ma s’pari

mbi ball’ t’Hetéjve ton’ s’kundroi habitun

emnin shqiptar? At emën t’nëpërkâmbun

nuk shkoi aj me e ringjallë? Ti gjurmë Illyrit                      70

n’Butrintin tând nuk i gjên? E nuk kujtohe

se edhe n’shpi tânde dora e huej la shêjet

e ‘i gjytetnimit t’huej? Edhe n’shpi tânde

gjuha e përfolun s’kjé gjth’ herë e shkrueme?                     75

Përmbi gërmadha t’hueja ndër pasojna

tejshekullore rrihi flet’t e tua,

Shqipe virgjin e Illyrve, e n’çerdhe tânde

çili ata zogj, rriti ata zogj e ndîelli

me gjuhën tande Illyre Shqipëtare!

Préja ti, Roma e Madhe, hovin Pirros,                                   80

rrudhja guximin, Rom’, Teutës zamâdhe,

Gencin shkodran’ shtërngoje me verig’ ari,

por jan’ verigat shêj se Rom’ a Roma  (shêj – kêputë)

e Illyri  Illyr. Verigat ja zgjidh’ Gencit,

i shkrijn, i bân kunor’, mbi krye t’Illyrit                                85

besnik vetê ajo e vnon Roma e pavdekshme.

Na komb’ bastardh, na t’huej n’vend ton’, na préja  (preja–të pabesë)

e votres sonë, emënharruem, rrugaca?  

Rrugaç, vasal, ushtar i blem me pare

edhe zamadhi Kastriotë i yni?                                                    90

pse ‘i dit’ vetimshëm aj me shqipe t’veta

mbi Ardjen fluturoi, besën e dhânme

fronit t’ Partenopës me gjak n’Ursáre

n’vend për me çue si e ka zakon shqiptari?

E drejta a nji. Kjé Kastrioti i bindun                                        95

n’miqsi t’ Venecjes s’lasht’, por pau Rozafa

Shpatën e tij e u dridh. Aj Kapidani,

Aj pararoja e krishtënimit t’ngûcun,

por edhe Mbret i Shqipënise Illyre.

Ti ndér’, ti t’drejt’ kurrkund s’i dhae shqiptarit.                100

Ç’e bâjm’ na t’gjallt’? Pse lodhna kot? Pse lypim

çka s’na përket? E ti djelmni, pse lnyre

për  fate t’ardhshme t’Shqiptaris, kur n’shpatull

ná gjâ nuk kém, as komb’ as fis nuk jém?

Perjârgë a pênda e jote, Cordignano!                                       105

Me dâng’ të zez’ ti ja zhigate ftyrën

vedit e né. Por nuk jan’ dokrrat tua

qi e bâjn’ paçavër rracash Shqiptarin!

Nuk jan’ zbulimet t’tua çudiplote

qi e bâjn’ me kthye dalë ‘i fjal’ të folme,                                 110

nji dor’ vllaznisht të shtrime, ‘i bés’ të dhânme:

Shqipja Shqipës krahun ja dhâ, s’ja kputi.

Njikshtu shpnesojm’, njikshtu e dijmë. E t’bâni

goja me fol’ çka para téjet nieri

i gjall’ nuk thá? E t’bâni zemra shpirtin                                  115

pa i dalë endè ti me ja xjérr’ shqiptarit

me at styl të kuqun n’gji? I thérun n’zemër

vigmën aj sot e lshon…. Prej téje e nâmta

kupë e përmbyzne a derdhë e buka e thyeme (përmbyzne –përmbysun)

nuk njitët mâ. Hin fjal’ kah dole ‘hè gjoftë                            120

rrféja mizore e hijevet Illyre,

nâma e nji kombit qi nuk humb’ si s’humbin

Shtyllat e Kapitolit tând! Prapóu,

ti hije e zez’, mos t’marrin mbrapa vigma

e t’parve ton’ prej vorrit, ku flên Fishta,                                125

prej grope, ku pushon Frashëri e Mjedja.

 

 

 

 

       II.

 

Mjedja, Barbari i Madh, n’heshtjen e gjumit

t’vorrezave injacjane e luejti rrashtën

brahyçefale e prej dy rrathve t’humbun

Frombója i dyt’ dy sy vetoi si rrféja;                                        130

me grushtin e përtham e shkundi Pasin,

Jungun e t’amblin Gjenovic me vllazën,

akull ku n’préhje barasohen eshtnat

e t’strukunve nën dhé. E théll’ si deti,

ehéu! Nji gjâmë u ndi e përfrigueshme.                                135

Ndigjom’, ti Cordignano, e veshin vénja

fjal’s qi po t’thâm: Nuk a zili degâmje

vargjet e mija qi frymzon, por ahti

i nji shqiptarit t’lirë, i shituem zânash,

pse i prekun n’tél, pse i thérun n’zemer, t’rámën              140

gati me e bâjt’ por t’shámen kurr. Harrohet

e s’harrohet çdo dhûn’ mbi tok’, por ndéri

për kombe a shêjt, si shêjt a gjaku i dêrdhun

për Atmë e Fé. Por, kurr nuk mund t’harrohët

oshtima e théll’ e shigjetve t’helmatueme                             145

tridhetë e sa vjeçare, kur s’andejmi

shkodranit ftyrën me ja marrun déshte

me t’idhtin gaz e Shkodrën e rrëthueme,

(ku zogjt e shqipës s’parit syt i çilne,)

n’thalbin e zemrës keqas ma gërgave,                                    150

njât’her’ kur ûja flatrat e shpuplueme

ndête mbi né mortore e ankimi i zi,

me rrâjça n’goj’ kelkaze e madergone,

çilte vorreza t’reja n’për gardhîje;

kur nanën téme, ditë e zezë, e mblova                                    155

n’at syz’ lédine n’Rmâj, kur Taraboshi

e Lodertuna viellshin zjêrm çeliku,

n’thalbin e zemrës keqas ma gërgave!

Nanën kush e harron? Por Nana e Madhe

Shqipja dykrenshe Illyre u njâllte e lumja,                           160

u njâllte. E pra ty Shkodra, Cordignano,

t’ bâjti e t’nderoi! Andërr a kjo ti thue?

A e din, a e din sa tâmb’l atdhedashtnijet (tamb’l – qumësht)

q’at ditë e sod ka derdh’ gjini i Rozafës

shkodrane? A e din, a e din se lojcë a fati,                            165

por jo mizuer si ti? Se e vërvit’ peshën,

por si ti dorën nuk e mshehë? E s’paku

me rrashta e me kersij s’lot shkopecingël  (kersij – kocka)

si don me lujtun ti, tue çprush’ ndër vorre

amanet vorrit ç’âsht zakon me i lânun                                   170

të pa trazuem, t’pa fyem? S’harrohët shpota (shpota – tallja) 

mbi ata shqiptar’t  e lashtë e meshatarë,

mprojtsa fatosa t’virgjinís s’ kërcnueme

e t’ fés s’ ligshtueme, qi ti m’i shgjetove,

kâllpa m’i qite. E pra njata rrëbeshit                                      175

salvimtar kalli vetun ballë i bâne,

njashtu si muejtne e dijtne, kurse ndjeksit

e Benediktit t’ Madh hanës drapnore

ju shmângne tui lân’ mbrapa troje e rrasa,

por monumente jo, sikur Barleti,                                             180

Buzuku i lashtë e Budi e émënmadhi

Bogdan’ i yni, ndéra e kohve t’ shkueme,

nám i pasosun i ksaj’ tok’s  shqiptare,

ku ‘i drit’ ka mbet’ ndër zemra endè e pa shkîmun,

ku ‘i gac’ ka mbet’ ndër votra endè e pa shkrepun,            185

ku ‘i bés’ ka mbet’ ndër fise endè e pa çártun.

Ti misjonar, përmbi stomîjet shêjte,

vllazën na quejte e vllazën na përcolle,

por vrasës ti na dole! E, po, po, thue,

t’i lajnë uhat félshuesat e Shqipnisë                                        190

me priftën t’vet shqiptarë! E prá këta priftën

nuk ju përulne kurr çâllmës sulltane,

as shkopit t’carvet, por synuene Romën

Latine t’Papve fén edhe kombsinë

tuj mprojt’ her’ mbath’ her’ zdath’, edhe tiarat                   195

përmbi fronet e lashta ipeshkëvnore:

Kur brûnxat flêjshin n’dhé e kur t’mbértisna

vashat shqiptare drejtë e syjshin trévën

shêjte t’zbulueme, gur’ për gur’ ku shêji

i mbledhjes s’tyne, qinda vjet me radhë,                                200

krepatueshëm kumbon’t  i xëvêndsote;

kur jashta murit t’that, pushkën për faqe,

burrat e dheut, xhúrdin e zez’ mbi krye,

vështojshin mos t’i xân pusí vezire

mbi ltér’ t’bekuem, ku dora e meshtarit                                 205

shqiptar n’bekim dukej e zhdukej para

se t’qitte synin rrezja e parë e diellit.

O misjonar’, kambsor’t  e Naxarenit

n’detin e shqetësuem t’ kti krishtënimi

s’ bashkut me né, kush rretin e kush grepin,                       210

me gjoj’ hyjnore dora dor’s  ta mbushim

lundricën e Tinzot me at lajm t’frigueshëm

qi nierz përtrijn e kombe! Marrí njehët,

âjun kur Drini breg e m’breg vërsulet

e shkamba dyndë e m’ shpin’ përkund’ çináre,                    215

bregut përpjet’ me i dhân’ rrëshanzës  s’ vogël,

për t’ mbledh’ bërcakë e cokla e cingla t’ thata

pa ndonji vlér’. Grêth’ mundet m’u bâ bleta,

por marimanga blet’ nuk bahët lângun 

pa e sjellun n’helm. Ta dijë koha e ardhshme                      220

e lume o e mjer’ (me fatin kush mund kapët?):

Kanuja Illyre pronen edhe kullen

me kulm e me temel e gjan’ e gjallë

me ç’fryn e  ç’ avullon ja digjte núri,

por armën lirshëm n’dor’ ja lête gjaksit.                                225

Siell, Cordignano, n’dorë armën e ké:

Ndêshëm n’tryvezën shkencatare t’ presin

banor’t  e botës s’ vogël primitive.

Kjémë çka kjém’ e jém çka jém. Zakonët

ti ruejmë Illyre e gjuhën t’papërlyeme!                                  230

Ndër duer t’virgjilta t’ çikave t’ fatueme

t’ përshkohen spikt, e pêjna leshi s’dredhun

t’ dalin të ri për tirqi si biluri,

e téja t’ fort’ si kanpi për buljera,

e kput’ t’ qindîsna n’ar për fatamirin                                       235

qi hylli do t’u sjell’ kur táta e lókja

n’ân’ ti vên’ shêj, njashtu si na lá i pari.

Njashtu si na lá i pari, çeta e lúme

e barijvet shqiptar’ n’ mallesa t’ veta

ogiçin para, berreve dihatse                                                        240

t’u prijn ké mrizi plak mijavjeçari;

nën hije t’ tij t’këndojn kangën e vjetër,

t’shkruejn zogj me krah’ n’velgji prej s’ kuqi s’ pishës,

t’shkruejn flutra lloje lloje m’ furk’ shpatúke,

si lokja jau kërkoi Bardhën nuse.                                              245

(qi me e kërkue me pishë edhe me qiri

mana kûnd shoqen nuk ja gjên’); e t’ shkruejn

e t’ shkruejn edhe me gjak shêja vllaznije,

n’krahun e njom’ të njani tjetrit, gërmat

e vjetra t’nji kujtimi t’ lasht’ sa bota                                         250

e tyne Illyre. Bashk’ me hije t’ dirgjën,

prej muzgu, dhênt përpara tè konaku

t’u prrallë e tue këndue ‘i  kang’ mbas krahit

qi sos’ përher’ n’ kushtrim. Çka thot’ kumbona,

or ju, n’ at  Kish’ të lume, vetmitare?                                       255

Dita e misjonit! Mblidhën çeta çeta,

bûjen me u dá mikpritse misjonarve, (bujen – buken)

me u ba konak. Qé, siellet n’ héll’ ma i miri

dash për kumbon’. Prân’ spata kmesa e lavra,

prân’ dér’ n’ mullî çakallja, e dîng  përmbushet                  260

streha hyjnore e vorfën. Nisin zêmrat

rryeshëm m’u thy para s’ vërtet’s tronditse,

e besa bés’ m’u  lidhë e i leshti parzëm

me lyp’ mëshrirë e dora dorën gjakse

për hatër t’ Drunit Shpërblimtar m’e puthun,                     265

me t’ luejtun gjakut, ndërsa trina e s’majtës

cirkën e tér’ zbunûese. A lodhë, a thýe  (cirkën – djersën) 

Thráku barbar i yti, Cordignano!

Tashti , té votra shlodhu, o misjonar,

e n’ dritën e tymósun t’ pishtarit                                               270

shejó triumfe t’réja: sóse ditën

me syt e lodhun tui kërkuemun gërmat

e ufices meshtarake. S’a nevoja,

n’ kureshtën tânde shkencatare, synin

harû t’a lshojsh ndër rrath’t e atij vargoni:                          275

a janë a s’jan’ këputë, e Lék’t e shqipës

a janë a s’janë Illyrë, a mos teprica

e ‘i  rracës s’ bastardhueme? Nuk t’ka hije

me u ardhun hakut macave shpijake,

prushin mbi shpîn’ t’u grumbullue, gazit                              280

pa dijt’ me i dhânun fund, kur ato t’mjerat

t’përzhituna n’térbim e merrshin iken.

Njikshtu m’kurriz’ t’ shqiptarve grumullove

gáca mbi gáca, Cordignano, e bota

veshin tá vûni e përmbi letra t’ mëndafshta                         285

dorën kundroi leçitse albanofóbe.

Veprën e misjonarit lavdiplote,

ravën e kambve t’ tija koha e amshimi

me bindje e përkujton, por, vepra e jóte,

ravizë e zbét’ trathtije, a gjurmë gamilli,                               290

qi vetun e përlán’ shtërgata e breshni.

 ====================================

 

 

 

 

 

Shenim nga Fritz Radovani:

Plot 60 vjet ma parë, më shpjegonte Prof. Gaspër Ugashi, në Shkoder:

Nxori nga rafti i librave një liber…

Lexoje këte “Leter të hapun” që një Prift Katolik Shqiptar, Don Ndre Zadeja i ka shkrue një klerikut tjetër italian At Fulv Cordignano-s S.J., mbasi ai pat fye në një shkrim të vetin Popullin Shqiptar, në vitin 1941. Kjo u shpall në shtyp në vitin 1942.

Në vitin 1942 një student shqiptar (emni i të cilit nuk më kujtohet F.R.), në Paris tue dhanë provim për letërsi në Universitet atje, e pyet profesori: “Po, përveç dy letrave të njohuna, a ka ndonjë tjetër të kësaj gjinije që asht botue në këto ditët e fundit?” – Studenti shqiptar heshtë… – Profesori francez shton: “Pikërisht në vendin tand në Shqipni, asht botue këto ditë një letër e tillë, ku, një Prift Katolik Shqiptar i asht përgjegjë fyemjes që i ka ba Popullit Shqiptar, një dijetar i njohun italian, po, edhe ai klerik katolik.

Ajo “Letër e hapun” e shkrueme nga Don Ndre Zadeja, zen vendin e tretë në letersi botnore për nga ana letrare dhe artistike. Autori i saj, Zadeja, ka shkrue një letër të tillë që mund të lexohet në të gjitha ambjentet dhe për të gjitha moshat, mbasi gjuha që përdorë Autori, asht shumë e pastër dhe shumë e pasun.”.

Por, askush nuk mund të parashikonte se mbas tri vjetësh, me 25 Mars 1945, në orën 05.00 të mengjezit, Don Ndre Zadeja, “Poeti i Ambëlsisë” do të pushkatohet në Zallin e Kirit, pranë Vorreve të Rrëmajit, në Shkoder nga trathtarët komunist “shqiptar”, si “anmik i Popullit të vet”.

Fjala e fundit e Tij: “Ah moj Shqipni, moj mizore, e çka të baj ma shumë për Ty?!”

Ju lutëm shpërndajeni tek Rinia këte Leter !

Shpërndajeni dhe shikoni kush ishte Kleri Katolik Shqiptar në 1944 !

Shpërndajeni në katër anët e Botës, si asht shpërnda, edhe vetë Rinia Shqiptare..!!!

Melbourne, 26 Mars 2024.                         Fritz RADOVANI.

 

25  MARS 1945: PUSHKATOHET  GRUPI I PRENK  CALIT- Nga Fritz RADOVANI

 

PRENK CALI (1872 – 1945)

Atë ditë të zezë, me 25 Mars 1945, një afishe e madhe kujtohet ndër murët e qytetit martir të Shkodrës, vu nga komunistët barbar’ e vrastarë:

“PUSHKATOHEN KRIMINELAT E LUFTËS

DHE ARMIQTË  E  POPULLIT:

1.Prenk Cali 2. Dom Ndre Zadeja 3. Luigj Gjeto Kastrati

4. Ndok Nik Bardhoku 5. Ndrekë  Loka 6. Arif Selim Hyseni

7. Dedë Lulash Smajli  8. Gjok Nikaj 9. Dul Bajrami

10. Mark Luc Gjoni 11. Tomë Lekë Daka 12. Maliq Bajrami

13. Gjok Nikoll Voci  14. Pjetër Dedë Gjedashi.”

 “Ideali që i bashkonte këta Burra ishte: “Rrnoftë Shqipnia!”

Forcat e Ndjekjes të drejtueme nga Mehmet Shehu u thyen në Selcë e u drejtuen nga Kopliku, ku u bashkuen me forcat jugosllave e i rane mbas shpine Malsorve. Ata vrane 118 Burra dhe trupat e tyne i hollen në prroje e gropa paemna. Ndersa me Prenk Calin u vrane edhe 13 Burra të tjerë.

Vrasja e këtyne Atdhetarëve të kryesuem nga Prenk Cali në Shkoder, hapi vrasjet në grupe nga komunistët e pangopun me gjak Shqiptarësh.

Fatkeqsisht këta pushkatime nuk janë të kjarta në dosjet që ruhen sot nga Sigurimi i shtetit, se asnjeni nuk ka arsyen e saktë të pushkatimit?

Kush vendosi per këta vrasje dhe pse u pushkatuene këta Shqiptarë?!

3 nëntor 1891 – 25 mars 1945

Vrasja e fshatarit KOL  NURI  SHELDIJA, vjeç 45, nga fshati Sheldi e Shkodrës, hapë një kapitull të mnershem per Shkodren tonë Martire.

Kol Sheldija deklaron para trupit gjykues: “Jam arrestue kur asht kapë Don Lazër Shantoja, kam strehue Don Lazrin për 26-27 ditë, nuk e ka dijtë kush se Don Lazri asht tek unë, vetëm Lush Hila. Kam kenë 17 vjeç shërbëtor në shtëpi të Don Lazrit. Në ditën e vjetit të ri më ka ardhë në shtëpinë teme Don Lazër Shantoja, dhe e kam mbajtë deri atë ditë që erdhën dhe e zunë partizanët në shtëpi, dhe i kam dhanë bukë gjatë qëndrimit. Ai ato ditë ka pritë me u dorzue.” (Oficeri pyetës: Lako Polona e Skënder Hysi, Proçes-verbali datë 27 janar 1945.)

Gjyqi zhvillohet me dt. 29-31 janar 1945, pra, dy ditë mbas arrestimit dhe trupi gjykues i përbamë prej: Kryetar, Esat Ndreu, antarë, Mustafa Iljazi e Hysni Lame, prokuror Sotir Dodona, japin vendimin per Kol Sheldinë me datën 31 janar 1945: “Me vdekje, me pushkatim.”

Kryetari i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, Esat Ndreu, njofton Kryesinë e Gjykatës Usht. në Tiranë, me datën 26 shkurt 1945 (nr. prot. 6/100): “…I dënuari Kol Sheldija u ekzekutua në këtë qytet me datën 2 shkurt 1945”. Gjykata e Lartë Ushtarake në Tiranë në shkresën nr. 22, njofton Gjykatën Ushtarake të Shkodrës se, mori në shqyrtim aktet e të paditurit Kol Sheldija, i cili është dënuar me akt nr.14, dt. 31 janar 1945, dhe “vendosi dënimin me vdekje, me pushkatim”, Tiranë 28 shkurt 1945, Kryetari Gaqo Floqi d.v., antarë, F. Nosi d.v. dhe V. Zejneli d.v., prokuror Myftar Tare d.v. 26 ditë mbas pushkatimit të Kol Sheldisë, gjykata aprovon ekzekutimin e tij…Kol Nuri Sheldija u pushkatue vetëm pse i dha bukë Don Lazër Shantojës.

Vrasja e Kol Sheldisë hapë Dosjen tjeter të hetimeve per Klerikun:

DON  NDRÉ ZADÊJA: I cili kur do të pushkatohej i ndjeri Kolë Sheldija me datën 2 shkurt 1945, në fshatin Sheldi, u thirr bashkë me popull edhe prifti Don Ndre Zadeja, i cili, menjëherë mbas pushkatimit të Kolës, ju afrue, i bani Shartët e Fundit dhe porsa u ngrit në kambë, pau vedin me pranga ndër duer nga forcat e Ndjekjes. Arrestohhet edhe Dom Ndreu.

Don Mikel Koliqi atëherë i arrestuem, më tregonte në vitin 1993: “Si tash e kam ndër veshë të inçizuem zanin e të shkretit Don Ndre, kur po e torturonin, ai asht torturue shumë dhe po u thonte atyne: “Mohni bre kështu, po a ban shqiptari në shqiptarin shka jeni tue ba ju në mue!?”

Don Ndreu akuzohet se ka pasë dijeni për vendqëndrimin e Don Lazër Shantojës, Don Alfons Trackit, Kol Ashikut, Martin Sheldisë, Gjovalin Sheldisë, Ndoc Jakovës, Gjok Gjergjit (prej Lisnet) dhe Zef Augustinit (prej Lisnet), të tre të fundit “dëzertor” nga ushtria.

Njëkohësisht Don Ndreu akuzohet se ka mbajtë lidhje të ngushta me Don Injac Gjokën, i cili strehon dhe përcjellë ndër shpella “kriminela” të luftës. Don Ndreu mohon akuzën që i bahet por burrnisht pranon:

“Mësova se punohët për shuemjen e Partisë Komuniste, të cilën si doktrinë e urrej edhe unë.” (Dosja 667, deklarue më 7 shkurt 1945, Don Ndre Zadeja d.v.).

Gjykata Ushtarake e Shkodrës e përbame nga: kryetari Hamid Keçi, antarë, Mustafa Iljazi dhe Arif Gjyli, prokuror Sotir Dodona dhe sekretari Shaban Kuçi, me datën 16 shkurt 1945 dha vëndimin:

“Për të pandehurin Dom Ndre Zadeja, me vdekje, me pushkatim”.

“I pandehuri kërkoi lehtësimin e dënimit.”

Gjykata e Lartë Ushtarake, Tiranë, me datën 28 shkurt 1945, refuzon kërkesën. Don Ndre Zadeja u pushkatue më 25 mars 1945, në Zallin e Kirit, mbas murit të vorreve të Rëmajit, në Shkodër.

Fjala e fundit e Don Ndre Zadejës ishte: “Ah, moj Shqipni, moj mizore e, shka të baj ma shumë për ty?!”. Ndër pushkatimet e ditëve të para lejohej prifti. Në këtë rasë ishte aty Don Tomë Laca, i cili mbas pushkatimit e mori në krah Don Ndreun e vramë, (me leje të Sheuqet Peçit) dhe bashkë me xhakonin Mark Çuni dhe dy të tjerë, e kanë varrosë mbrenda vorreve të Rrëmajit, aty ku asht edhe sot. Kur Don Toma shkoi në Argjipeshkvi aty nga ora 7.00, pau veladonin e lamë me gjakun e Don Ndreut prej supit ku e kishte mbështetë e deri në fund të kambëve, dhe aty për aty i ka ra të fikët. Prej atij çasti ai ka pësue një sëmundje nervore nga e cila nuk asht shërue kurrma. (Si mbas tregimit të Don Mikel Koliqit, 1993).

Hapja e Dosjes së Prenk Calit dhe e Don Ndre Zadejës me epitetet e vume në afishet e mureve të Shkodres: “PUSHKATOHEN KRIMINELAT E LUFTËS DHE ARMIQTË  E  POPULLIT: as sot nuk i pershtatet asnjenes nga Figurat e Nderueme që ekzekutohen nga sherbëtorët e Jugosllavisë së Titos, dhe kriminelat e zgjedhun prej tyne per zbatimin e atyne krimeve terroristat vrastarë e antishqiptar Ever Hoxha e Mehmet Shehu.

Prej vrasjeve të para nga forcat e Ndjekjes nder Malësitë e Veriut e deri sot nga këta vrastarë terrorista komunista, nuk gjejmë asnjë pushkatim që asht krye me fakte e dokumenta të sakta, perveç atyne vrasjeve që ka ba Ever Hoxha në bashkpuntorët e vet tradhëtarë t’ Atdheut e t’ Popullit!

E po mos ti bante ai ato vrasje, nuk besoj se do ti vriste ata kush mbas tij!

Ndoshta, kjo asht arsyeja që Everit nuk i preken as tituj e as dekorata!

Sot, Populli Shqiptar duhet të percaktojnë Rrugen Demokratike sa nuk asht vonë, mbasi zvarrisja sjellë vetem pasoja shperbamjet e shkatrrimit!

E mos harroni pra se Ky Don Ndre Zadeja, asht autor i njenes nder Tri Kryeveprat Botnore të “Letrave të Hapuna” në Europen Përendimore!

Kujtoni se: Pa Rini Shqiptare nuk ka me pasë shumë shpejtë as Shqipni!

            Melbourne, 24 Mars 2024. 

 

“O do të flasësh, o do të vdesësh”- Dëshmia tronditëse e ish-partizanit

Antifashistët që ishin burgosur në Itali në rrethana të ndryshme, por që u liruan nga anglo-amerikanët në vitin 1943, pas largimit të misionit amerikan nga Tirana në nëntor 1946, pothuajse u burgosën të gjithë. Disa u dënuan me vdekje e, të tjerët me burgime. Ata duhej të pohonin se kryenin detyra agjenturore. Njëri nga të dënuarit, në procesin ku u dënuan me vdekje, Adem Dërhemi, Vahid Maçi, Njazi Bimi dhe Xhemal Farka, ishte edhe Faik Hajdari nga Përmeti. Ai u arrestua më 4.1.1947 dhe u dënua me 20 vjet burgim.


Në një letër dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, ai rrëfen hetuesinë e tij. Faiku, kish lindur në Përmet. Në kryeqytet erdhi në vitin 1940. Në janar 1943, së bashku me disa shqiptarë të tjerë, shkuan në Itali për kurse profesionale. Në kapitullim të Italisë, u zunë nga karabinierët dhe u burgosën. U lirua nga anglo-amerikanët.

Në kthim u bashkua me partizanët e Shkodrës, në gusht 1944, madje më 29.11.1944, me formimin e Brigadës së XXVII Sulmuese, në ishte pranuar anëtar i PKSH-së. Në hetuesi u pyet nga: Muço Saliu, Raqi Zavalani, Niko Bimli. Biografinë ia kish thënë disa herë, por ata donin “takimet” me Antoni Stivensin (të misionit amerikan), “kontratat”, etj.

Pjesë nga letra e Faik Hajdarit:

“Pas tre ditësh e filluan me tortura. Gjithnjë i rezistoja. Kapiten Muçua e nëntoger Raqi, më thoshin se; o do të vdisja; o do të flisja. Këtu ke tre rrugë më thoshin: ‘O do flaç, o do vdeç, o do çmendesh, por ne të bëjmë të këndosh si bilbil, të nxjerrsh qumështin e nënës, që ke pirë’.

Unë gjithnjë rezistoja, por më kot. Torturat sa vinin shtoheshin për çdo ditë. Në pyetje më merrnin dy-tre herë në ditë. Ata më torturonin duke më rrahur, sa s’dija se ku isha. Pastaj më çonin në nevojtore. Më linin në këmbë, pa bukë, pa gjellë, pa ujë. Lakuriq në muajin janar e shkurt 1947, me ujë të ftohtë, etj.

Në këtë mënyrë zgjata 68 ditë. Gjatë kësaj kohe, u bëra si i çmendur, s’dija se ç’flisja. Oficerët hetues, kapiten Muçua e nëntoger Raqi, e gjetën rastin të shkruanin ato që donin prej meje e si i donin ata. Pas 68 ditësh fillova të flas gjëra të paqena. Të gjitha këto akuza të padrejta u detyrova t’i pranoja nga torturat.

Një ditë, kur m’i kënduan atë që kishin shkruar i mohova të gjitha duke thënë se s’janë aspak të vërteta, por i kam pranuar nga druri. Nga inati, kapiteni filloi përsëri drurin, të cilin e vazhdoi një muaj derisa u detyrova t’i pranoj. Me rastin e Bajramit në nëntor 1945 kisha ardhur me leje në Tiranë.

Kapiten Muço dhe nëntoger Raqin, më thoshin se kisha ardhur për të takuar Stivensin. Më pyesnin ku i çoja informatat dhe çfarë angazhimi kisha marrë me shokët e mi, Ramazan Ballata, Shefqet Kavaja, Osman Shkalla, Nikoll Bruka. Se informatat, ia jepnim shoferit, Masar Sojlit.

Më thoshin se i dinin këto të gjitha, por donin t’i dëgjonin prej meje. “Fol more i poshtër, apo kërkon të vdesësh si hero i Fultzit”. Unë i thosha që nuk dija gjë, ata më thoshin; ‘s’ka s’di gjë’. Gjatë kësaj kohe, korrenti bashkë me drurin vazhdonin. U detyrova të pranoja gjëra të paqena. Më thanë:

“Dëgjo këtu, se mos i mohoç përsëri se të marrim shpirtin. Ti je budalla, ne as duam, as kemi qëllim të të dënojmë, por duam të demaskojmë amerikanët. Prandaj pranoi se vetëm kështu do të bëç punën e mbrojtjes”. Unë u thosha të më sillnin letra t’i firmosja e shkruaja në to, sa të donin e ç’të donin, por jo më thoshin ata, do flisja e do shkruaja vetë.

Kapiteni më thoshte se po nuk i bëra këto e dija se çfarë më priste. Këto duhej t’ia thoja edhe shokëve, se kishim dërguar informata. Mirëpo gjeta rastin dhe i shkrova Ramazan Bellallës te dera e birucës, se më kishin detyruar të nënshkruaja gjëra të paqena, me anën e shkopit, por ai të mos pranonte, por po nuk duronte torturat, t’i pranonte. Në gjyq do thoshim të vërtetën.

Kur e mori vesh këtë kapiten Raqi, më lidhi këmbët e më la dy muaj lidhur ditë e natë, me një të katërtën e bukës dhe më tha të lëshoja një deklaratë, se çfarë i kisha thënë Ramazanit. Deklaratën ia lëshova kështu: “Ramazanit i kam thënë që prano, se të ngordhin në dru si mua”.

Nëntoger Nikua, donte të më ndërlikonte edhe me Kolë Kuqalin, tha se kemi bërë mbledhje, në shtëpinë e tij. Por atje unë shkova për ta ngushëlluar, për djalin e vrarë, të cilin e kam pasur shok. Donte të më lidhte edhe me Loni Adamin, Neni Radovickën, Spiro Ruçon…!

I rezistova të vërtetës, 21 ditë me radhë. Më merrte dy herë në ditë në pyetje. Më bënte këto tortura: jelekun, rrahje, më jepte ¼ e bukës, më linte pa bukë dy herë në 4 ditë, më lidhte me duar prapa me pranga në derën e birucës.

Nëntoger Nikua, erdhi pas gjyqit dhe më tha pse nuk pranova procesin. I thashë s’mund të pranoja atë, që s’ishte e vërtetë dhe që e shkruat ju me anën e dajakut. Atëherë nga inati më rrahu. Nga Kastriot Dervishi Memorie.al

Caras y Caretas (1913) Rrëfimi i shkrimtarit libanez Emin Arslan: “Ndërhyrja e Ismail Qemalit në fundin tragjik të një historie dashurie që do të përpiqem ta tregoj, i shkaktoi atij humbjen e postit të guvernatorit të Libanit…”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Mars 2024

Emin Arslan ka qenë një diplomat libanez i Perandorisë Osmane, të cilën e ka përfaqësuar nëpërmjet postit të konsullit në qytetet e Bordosë, Brukselit, Parisit dhe Buenos Aires-it. Shkrimtar dhe gazetar, ai është autor i librave dhe artikujve në arabisht dhe spanjisht, si dhe i shumë artikujve gazetash në gjuhën frënge. Ai rrëfen në mënyrë brilante pikëllimet e një historie dashurie më një fund tragjik, e cila ka nevojitur ndërhyrjen e Ismail Qemalit, asokohe Guvernator i Përgjithshëm i Libanit. Çfarë roli ka luajtur lideri shqiptar në këtë histori ? Cilat kanë qenë pasojat e kësaj ndërhyrjeje ? Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, rrëfimin e Emin Arslan-it, botuar me 12 korrik 1913, në faqet n°102-106 të gazetës argjentinase “Caras y Caretas”: 

Pikëllimet e dashurisë së humbur

Për doktorin Joaquín V. González**.

Gazetat, kohët e fundit, na kanë folur shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët, e veçanërisht për Ismail Qemal Beun, promotorin e pavarësisë së tyre dhe kreun e qeverisë së përkohshme. E kam njohur shumë mirë këtë burrë shteti të shquar, ai më nderon me miqësinë e tij dhe e vlerësoj shumë. Kur u kthye në vendin e tij për të shpallur pavarësinë e tij, më dërgoi një letër në Buenos Aires duke rekomanduar katër emigrantë të varfër shqiptarë. Sa herë, pra, që gazetat na japin lajme nga Shqipëria, nuk mund të mos kujtoj një histori të pikëllimeve të dashurisë së humbur që kam parë dhe që më dha mundësinë të mësoj për karakterin fisnik të atij burri shteti. Unë do të përpiqem ta tregoj atë histori tani; por, për ta bërë më të kuptueshme, është e nevojshme të kthehemi pak më tej dhe t’i japim, në një mënyrë të caktuar, një parathënie të shkurtër.

***

Në vitin 1860, Siria u përgjak nga një luftë civile, midis të krishterëve dhe myslimanëve, dhe, kryesisht, midis druzëve dhe maronitëve, në Malin Liban. Ajo luftë provokoi — si gjithmonë — një ndërhyrje evropiane, e ndjekur nga një ekspeditë franceze, dhe kjo ishte origjina e autonomisë së Malit të Libanit, për të cilën flitet aq shumë.

Ndër veçoritë kureshtare të asaj lufte ishte lufta e çuditshme dhe unike që u zhvillua në qytetin e Hasbajasë (Hasbaya). Druzët sulmuan të krishterët një ditë; Emirët Shehab (Chéhab), atëherë zotër të vendit, u dhanë azil të krishterëve dhe familjeve të tyre, duke hapur dyert e kështjellës së tyre, edhe pse ishin myslimanë, dhe i mbrojtën ata deri në vdekje. Por, pas një rrethimi të gjatë, kalaja u pushtua nga sulm i fuqishëm dhe pasoi një masakër e frikshme.

Nëna ime, që i përkiste familjes Shehab (Chéhab), atëherë ishte një vajzë e thjeshtë dhe e pafajshme, ajo nuk mund ta kuptonte spektaklin e tmerrshëm që po vështronte; dhe nga maja e një ballkoni pa atë skenë të tmerrshme, në mungesë të dikujt që mund ta parandalonte; sepse disa nga emirët, të afërmit e tyre, ranë të vdekur ose të plagosur, dhe infermierja e tyre, si dhe shërbëtorët e tjerë, ishin të zënë me kujdesin për të plagosurit dhe të vdekurit.

Druzët i respektojnë shumë gratë, dhe gjatë asaj lufte të gjatë asnjë grua apo fëmijë nuk pësoi shqetësimin më të vogël.

Në rrëmujën e atyre ngjarjeve tragjike, nëna ime takoi një vajzë të vogël të krishterë që ishte strehuar me prindërit e saj në kështjellë. Të dyja vajzat ishin në të njëjtën moshë; ata e donin njëra-tjetrën; Miqësia e tyre zgjati një jetë. Nëna ime gjithashtu krijoi miqësi me një djalë të vogël që gjeti, i cili kishte humbur babanë e tij në luftime.

Pas luftës, disa zonja të aristokracisë së lartë angleze kërkuan që ta birësonin, secila nga një jetim, dhe atë fëmijë e mori në kujdes e bija e muzikantit të famshëm Mendelsshon, e cila e arsimoi me shpenzimet e saj dhe e bëri të ndiqte studimet mjekësore në Londër. Kur i mbaroi dhe u kthye në vendin tonë, mamaja ime kërkoi që të punësohej si mjek familjeje. Falë tij, gjatë udhëtimit tim të parë në Evropë, u njoha me vajzën simpatike të Mendelsshon-it, tashmë mjaft të moshuar.

Pas luftës, gratë dhe fëmijët u dërguan në qytetin e Tirit (Tiros); dhe aty, dy shoqet e vogla, mamaja ime dhe ajo që takoi në kala, u ndanë.

Njëzet e pesë vjet më vonë, fatet e jetës i bashkuan sërish. Ato ishin tashmë të martuara dhe të dyja nëna të disa fëmijëve.

Një ditë, babai im u sëmur; dhe, për t’u kujdesur për të, u detyruam të linim malin tonë për të jetuar në qytet. Sipas dëshirës së nënës sime, u vendosëm në të njëjtën lagje ku jetonte shoqja e saj e fëmijërisë. Ajo ishte martuar me një tregtar të ndershëm, të vlerësuar dhe të nderuar nga çdo pikëpamje. Eshtë e panevojshme të thuhet se të dy mikeshat takoheshin çdo ditë : ato u bënë të pandashme. Ekziston një fjalë e urtë arabe që thotë : “Miqtë bëjnë tri gjëra : shkollën, udhëtimin dhe burgun”, dhe aq më tepër një bllokadë.

Dy nënat sillnin fëmijët me vete në vizitat e tyre të ndërsjellta dhe kështu miqësia e nënave vazhdoi te fëmijët : erdhëm për të krijuar një familje të dyfishtë, nga një ditë në tjetrën.

Shoqja e nënës sime kishte një vajzë që ishte më e madhja nga të gjithë ne, e bukur me shkëlqim, një nga ato bukuroshet klasike, të pastra, të rralla; e hollë, elegante, me një zë të artë dhe një inteligjencë shumë të gjallë. Mund të jap vetëm një ide për të : ajo dukej çuditërisht si “Venus de Milo”. Herën e parë që e pashë këtë kryevepër në Muzeun e Luvrit në Paris, më befasoi në atë mënyrë që mbeta statik. Sa herë që kaloja pranë Luvrit, hyja, qoftë edhe për pak minuta, për të soditur këtë vepër të admirueshme të skulpturës njerëzore dhe bukurisë femërore.

Bukuria e së resë shtohej çdo ditë; Të rinjtë pëshpërisnin kur ajo kalonte afër dhe shkëmbenin bërryla për të tërhequr vëmendjen e njëri-tjetrit tek ajo. Të gjithë pyesnin me kureshtje, kush do të ishte fatlumi i vdekshëm që një ditë do të bëhej burri i asaj gruaje ideale. Më në fund, u konkludua të dihej. Ai ishte një djalë i ri me pozitë të lartë, nga shoqëria më e mirë, shumë i kulturuar, i pashëm, gjë që nuk të bënte keq. Një ditë ai kërkoi dorën e saj dhe u pranua. Çuditërisht të gjithë e kanë duartrokitur këtë zgjedhje. Ndoshta është vënë re se çiftet e mira janë të rrallë. Shpesh, nëse gruaja është e bukur, burri është i shëmtuar dhe anasjelltas, në atë rast, harmonia ishte e përsosur : do të thuhej se në atë çift njëri ishte bërë për tjetrin.

Oh! Fataliteti apo fati zgjodhën ndryshe për të. Duket se ata e kishin zili lumturinë e të vdekshmëve në tokë. Sepse, sapo i riu u autorizua t’i takonte vajzës së re dhe të dy filluan të njiheshin dhe ta donin njëri-tjetrin me dashuri, një katastrofë e tmerrshme ra mbi kokën e babait të së resë, i cili u gjend i rrënuar nga dita në ditë. I gjori luftoi me të gjitha forcat, por kur dora e fatit bie mbi dikë, mjerë ai!

Një pasdite, duke u kthyer në shtëpi, gjeta nusen e bukur. Ishte vetëm dhe qante. Kur më pa, fshehurazi fshiu lotët, më zgjati dorën dhe donte të buzëqeshte. Trishtimi i saj e bëri atë edhe më të bukur. Nëna ime, pa më lënë kohë të pyesja se çfarë mund ta bënte Leilën të qante – kështu quhej – më tha me një ton urdhërues : “Shko e luaj në kopsht, biri im”. Nëna ime nuk na kishte mësuar të flisnim; dhe shkova i pikëlluar për të luajtur në kopsht, u ula buzë burimit dhe me dorë përzieja ujin, i zhytur ashtu siç isha në mendimin se çfarë mund ta bënte Leilën, shoqen time të madhe, të qante. Por nuk vonova shumë për ta marrë vesh, sepse po atë natë nëna ime i tha babait arsyen e vizitës së Leilës dhe rrjedhimisht shkakun e lotëve të saj. Ja rrëfimi :

Në mesin e kreditorëve të babait të Leilës ishte një tregtar i pasur; Ai jetonte në lagje, dhe e njihte të renë që në fëmijëri. I nënshtruar nga bukuria e saj fizike dhe cilësitë e saj morale, ai e dëshironte me zjarr atë si gruan e tij. Megjithatë, i frikësuar nga refuzimi dhe i bindur se kishte të drejtën e ndeshjes më të mirë në qytet, ai nuk guxoi t’i kërkonte dorën e saj; Por kur babai i Leilës falimentoi dhe ishte në prag të falimentimit, ai donte të përfitonte nga rasti; dhe, si një biznesmen i mirë, u shfaq një mëngjes në shtëpinë e babait të shoqes sime dhe, pasi bëri sikur kishte shkuar të merrte vesh për situatën e tij, buzëqeshi me një buzëqeshje mefistofeliane dhe tha :

— Epo ! Pasi u mendova, shoh se situata juaj nuk është plotësisht e pashpresë; Është e mundur ta përmirësoni atë dhe të kurseni nderin tuaj dhe lumturinë e të dashurve tuaj.

Dhe pa i dhënë kohë babait për të marrë frymë apo për ta pyetur se si, ai njoftoi se do të hynte në ortakëri me të dhe do të merrte përsipër të gjitha borxhet.

Babai i gjorë hapi sytë dhe mendoi se po ëndërronte; Më pas, ai deshi të përqafonte shpëtimtarin e tij, me një gjest e përmbajti veten dhe i tha :

— Jo aq shpejt; të ulemi dhe të flasim si burra, si biznesmenë.

Dhe më pas shtoi :

— Po, do të shpëtoj gjendjen tuaj, nderin tuaj dhe lumturinë e fëmijëve tuaj; Por me një kusht.

— Cilin ? — u shpreh babai. — Jam gati për gjithçka.

— Epo mirë! Ja pra : a mendoni se jam shumë i vjetër ?

— Jo.

— A jam shumë i shëmtuar ?

— Absolutisht.

— A mendoni se jam një njeri krejtësisht i ndershëm ?

— Kurrë nuk kam thënë të kundërtën.

— Atëherë, ju kërkoj të më pranoni si pjesëtar të familjes suaj.

— Por si ? — pyeti i ati i Leilës, me zërin që i dridhej.

— Duke më dhënë dorën e vajzës tuaj.

— Leilës ?

— Po, dorën e zonjushës Leila.

— Por ju e dini që ajo është e zënë.

— Jo zyrtarisht.

— Është njësoj.

— Në asnjë mënyrë.

— Por ata e duan njëri-tjetrin.

— Oh! Dashuritë fëmijërore nuk kanë asnjë pasojë.

Babai la dy lotë të mëdhenj përvëlues të rrjedhin mbi mjekrën e tij gri dhe tha :

— Ajo që më kërkoni është e pamundur; Kjo është vdekja e vajzës sime.

— Oh! Pse këto fjalë serioze ? A do të më lejoni t’ju bëj një pyetje ?

— Cilën ?

— A është në dijeni zonjusha Leila për situatën tuaj ?

— Jo; Doja ta shtyja sa më gjatë këtë zbulim të tmerrshëm, për t’u dhënë të dashurve të mi edhe disa ditë paqe dhe qetësi.

— Epo. E di që zonjusha Leila është një vajzë me inteligjencë të rrallë dhe me zemër të madhe; tregojini sinqerisht, pa hezitim, situatën tuaj, informojeni për propozimin tim dhe lëreni të zgjidhë si gjyqtari i vetëm. Po të më refuzojë, aq më keq për mua; Nëse jo, nuk mendoj se jeni më realist se mbreti.

Përballë këtij argumenti të vështirë, babai heshti. Për pak çaste, gjithçka që mund të dëgjonim ishin psherëtimat e tij, të përziera me rrahjet e zemrës.

— E pranoni ? — pyeti tjetri.

— Dakord, — u përgjigj i ati.

Dhe të dy burrat u ndanë.

Babai shkoi në shtëpi pak më vonë, me pretekstin se ishte sëmurë, thirri gruan e tij dhe u mbyll me të për orë të gjata. Ai i tregoi gjithë fatkeqësinë e tij. Gruaja e mori goditjen stoike dhe trimërisht, më tepër e këshilloi që të mos i thoshte asgjë Leilës deri të nesërmen në mëngjes, nata është këshilltare e mirë, tha ajo.

Në fakt, të nesërmen në mëngjes, nëna i tha vajzës së saj :

— Leila, babai yt dëshiron të të flasë.

Leila, pak e shqetësuar, sepse zëri i nënës dridhej, shkoi te prindërit.

Ai, i zbehtë dhe me sy të skuqur nga ethet, mori të bijën në krahë, e puthi, e vendosi të ulet pranë tij dhe i tha :

— Bija ime, ti e di që je më e madhja ndër vëllezërit dhe motrat e tu; Ti gjithashtu e di se sa krenarë jemi për ty dhe sa shumë ne të gjithë e vlerësojmë karakterin tënd dhe zemrën tënde të sinqertë dhe besnike. Sot jam i detyruar të të zbuloj një gjë shumë të trishtueshme, sepse më ka rënë në kokë një fatkeqësi shumë e rëndë…

Duke dëgjuar ato fjalë, Leila u zbeh dhe u shpreh :

— Çfarë të ka ndodhur, babai im ?

— Oh, bija ime! Një fatkeqësi që na prek të gjithëve.

— Çfarë fatkeqësie ?

— Bija ime, jam i rrënuar dhe gati të falimentoj. Kështu nuk do të humbas vetëm pasurinë time, por edhe nderin tim.

Leila shikoi me mall (dhimbje) nënën e saj, e cila qante në heshtje në një cep të dhomës.

— Dhe nuk ka asnjë mënyrë, tha Leila, për t’ju shpëtuar, ose të paktën ta parandaloni këtë fatkeqësi, duke shitur, për shembull, shtëpinë tonë, bizhuteritë tona, gjithçka që kemi ?

— Gjithçka që kemi, bija ime, nuk mjafton për të paguar gjysmën e asaj që kemi borxh.

— Pra, çfarë duhet bërë ?

Babai heshti, Leila e përsëriti :

— Pra, çfarë duhet bërë ?

Babai e shikoi gruan e tij sikur donte ta pyeste, por ajo vazhdoi të qante dhe nuk u përgjigj. Pastaj e ndërpreu heshtjen dhe duke iu drejtuar gruas së tij tha :

— Çfarë duhet bërë ?

— Meqë i premtove se do t’i thuash dhe do t’ia lësh arbitrimit të saj, si gjyqtar, thuaji.

Leila, e cila nuk kuptoi asgjë nga ky dialog, u shpreh me ankth :

— Babai im, më trego çfarë ka; Unë po çmendem… E shihni, nuk jam më vogëlushe; më shpjegoni; çfarë po ndodh ? çfarë do të thotë mamaja ?

Dhe babai mori përsëri duart e së bijës në duar dhe filloi t’i tregonte asaj gjithçka për fatkeqësinë e tij dhe sesi fqinji kreditor kërkonte që ajo të ishte çmimi i shpëtimit të tij.

— Tani e kuptova, — tha Leila. — Dhe, nga ana tjetër, duke fshehur fytyrën në duart e saj, filloi të qajë.

Me zemër të thyer, babai i saj i tha :

— Bija ime, mos qaj kështu dhe mbi të gjitha mos mendo se duke të zbuluar fatkeqësinë tonë, desha të të ndikoj dhe të të çoj në sakrifica; Unë kam premtuar dhe kam dashur ta mbaj premtimin. Je e lirë të zgjidhësh; Përndryshe, nëse do të sakrifikoje veten, do të më vriste thjesht ideja për të të bërë të sakrifikosh lumturinë tënde.

Leila vazhdoi të qante në heshtje; Babai më pas shtoi :

— Epo mirë! Dakord. Mos u brengos më, bija ime; çfarëdo që të ndodhë ndodh; Unë e vura fatin tim në duart e Zotit — dhe ai u ngrit për t’u larguar. Papritur, Leila nxitoi pas tij, duke thirrur :

— Jo baba! Thuaji që ia pranoj dorën dhe do të jem gruaja e tij!

— Po tjetri ? — pyeti nëna.

Leila heshti për një çast; Pastaj ajo tha midis të qarave :

— Do të gënjeja po të thosha se nuk e dua thellësisht dhe se ky është një pikëllim për gjithë jetën; por, nga ana tjetër, do të isha po aq e trishtuar ose më shumë po të shihja prindërit e mi, të mjeruar në ditët e fundit, si dhe vëllezërit e mi të vegjël. Si prisni që unë ta di se unë mund t’ju shpëtoj dhe pastaj të tërhiqem ? Atëherë do ta konsideroja veten një vajzë mosmirënjohëse dhe të padenjë; dhe gëzimi im për t’u martuar me njeriun që dua do të helmohej, gjithë jetën, me atë ide të vetme, aq më tepër që i dashuri im, në situatën aktuale, nuk mund të më japë asnjë ndihmë.

Babai dhe nëna i përtypnin ato fjalë fisnike plot butësi birnore e vëllazërore, duke vënë re, me hidhërim, dhimbjen e zemrës së vajzës së tyre, për një sakrificë kaq të madhe e fisnike.

— Mendohu mirë — u përgjigj babai — konsultohu me veten, bijë e dashur, mos bëj asgjë me nxitim.

— Baba, jam e vendosur; Unë e kam menduar mirë.

Leila fshiu lotët e saj dhe vazhdoi me një ton të vendosur :

— Tani për tani do t’i shkruaj të dashurit tim për të marrë fjalën time. A do të më lejosh, baba?

— Shko, bija ime, dhe Zoti të bekoftë.

Leila u tërhoq në dhomën e saj dhe pasi nxori frymën e saj të mbushur me dhimbje dhe vuajtje, ajo filloi t’i shkruante letrën e mëposhtme të dashurit të saj :

Miku im,

Nuk e di nëse do të kem forcë dhe guxim të mjaftueshëm për ta përfunduar këtë letër. Ngashërimi më mbyt dhe lotët më verbojnë. Sapo na ka rënë një fatkeqësi e madhe. Babai sapo më njoftoi se jemi të rrënuar përgjithmonë : varfëri dhe mjerim, me turpin e falimentimit. Në këtë situatë, zoti X. është paraqitur si shpëtimtari ynë; por ai më ka kërkuar dorën time. Babai im e refuzoi atë; Por unë, midis dashurisë sime të thellë për ty dhe dashurisë birësore që u detyrohem të dashurve të mi, kam besuar se nuk duhet të hezitoj; Kam preferuar të sakrifikoj dashurinë dhe lumturinë time. Dhe duke qenë se Qielli e ka dashur kështu dhe më ka zgjedhur mua si viktimë shlyese për këtë fatkeqësi, unë duhet t’i nënshtrohem vullnetit të tij me guxim dhe nënshtrim.

Duke qenë se e di më mirë se kushdo fisnikërinë e zemrës tuaj, paraprakisht jam e sigurt se do të më falë dhe do ta kthejë me fisnikëri fjalën që i dhashë. Unë jam e sigurt se do të më kuptoni. Falja juaj do të jetë ngushëllimi im i vetëm në jetën time të ardhshme dhe nuk kam nevojë t’ju them se do të jetë plot vuajtje dhe hidhërim. Sa për ju, mik i dashur, më harroni; Një burrë si ju do të gjejë gjithmonë zonjën më të bukur dhe fisnike, e cila do të jetë më e lumtura nga të gjitha gratë dhe të gjithë do ta kenë zili fatin tuaj.

Para se të përfundoj këtë letër, dua t’ju bëj një lutje. Mos u mundoni kurrë të më shkruani. I kam premtuar veten një tjetri dhe dua të jem i tij në gjithë pastërtinë e shpirtit dhe të ndërgjegjes. Kini mëshirë për mua… Më falni… Gjithashtu më falni për dhimbjen që ju shkaktoj padashur. Të jeni i sigurt se do të ruaj kujtimin më të pastër dhe të përjetshëm për ju!

“LEILA”

Të nesërmen, si flakë, lajmi u përhap në të gjithë qytetin. Ishte një tronditje e përgjithshme dhe, çuditërisht, të gjithë përfunduan duke ditur shkaqet e vërteta të sjelljes së Leilës, e cila frymëzoi admirimin e të gjithëve të përzier me keqardhje.

Për t’u dhënë fund thashethemeve dhe zhurmave, u vendos që sa më parë të festohej martesa.

I dashuri i ri e mbajti fjalën dhe shpëtoi vjehrrin e tij të ardhshëm nga falimentimi.

Më në fund erdhi dita e dasmës, çfarë dite e trishtuar, o Zot! Ajo ishte e zymtë. Dikush mund të besonte se martesa ishte një funeral. Të gjithë të pranishmit ishin të shqetësuar; një shtypje e turbullt pushtoi të gjithë shpirtrat. Më kot muzika i hidhte erës akordet e saj më të bukura, më kot këngëtarët bënin notat më melodioze të dëgjuara : askush nuk i kushtoi vëmendje. Vetëm dhëndri kishte një pamje të lumtur : po triumfonte!… Gjë që e bënte edhe më të urryer në sytë e mi. Por ajo që më acaroi mbi të gjitha ishte koncerti i hipokrizisë që mbretëroi në të gjithë atë shoqëri. Sepse askush, nga prifti që i dha bekimin shërbëtorit, nuk ishte në dijeni se kjo vajzë e varfër ishte viktimë e një kontrate të ndyrë. U çudita që nuk u ngrit asnjë zë për ta stigmatizuar këtë akt të paturpshëm.

Gjatë ceremonisë i qëndrova pranë Leilës, së cilës nuk ia hiqja dot sytë; Vëllai i saj ishte afër meje. Herë pas here, Leila kthehej drejt nesh, na buzëqeshte me sytë e saj të bukur dhe e shihja se ishim një lehtësim për pikëllimin e saj, të cilin me energji të rrallë përpiqej ta mbyste. Por kur prifti i bëri pyetjen sakramentale : — “A jeni dakord, zonjusha Leila, të merrni Don Fulano de Tal si burrin tuaj ?” — një heshtje e akullt mbretëroi në dhomë. Leila atëherë ishte në prag të humbjes së guximit. Papritur, ajo uli sytë dhe me një zë thuajse të padukshëm, u përgjigj : “Po!” dhe dy lotë të mëdhenj i vërshuan faqet e saj rozë të zbehtë dhe një psherëtimë e thellë, e cila dukej si një rënkim, tundi gjoksin e saj të valëzuar me hijeshi…

Sapo ceremonia mbaroi, të gjithë nxituan të largoheshin, nga që situata ishte e rëndomtë.

Leila e pranoi stoikisht jetën e saj të re, pa shfaqur as më të voglin inat, ndaj burrit dukej e dorëzuar dhe plot vëmendje: por pa gëzim. Disa muaj më vonë, babai i saj vdiq, viktimë e një aneurizmi. Natyrisht, kjo vdekje e papritur i atribuohet pikëllimit për sakrificën e së bijës. Leila vajtoi e shkretë për babain e saj të dashur dhe vajtoi për një kohë të gjatë.

Nga ana tjetër, nuk kaloi shumë kohë dhe mësoi se i shoqi ishte i sëmurë dhe i kërcënuar rëndë. Leila ishte një infermiere e admirueshme, me një altruizëm të pakufishëm.

Sa i përket të dashurit të parë, ai ishte zhdukur, u largua nga qyteti dhe shkoi në një fermë që zotëronte në Palestinë, për të shmangur thashethemet, dhe iu kthye aktivitetit vetëm pasi kishte harruar aventurën e tij romantike. Ai nuk pranoi të kthehej në jetën shoqërore, i vendosur të mos martohej.  Meqë dihej se burri i Leilës ishte i sëmurë, vendimi i tij i atribuohej shpresës që Leila të mbetej e ve dhe të realizonte ëndrrën e saj. Por më e çuditshmja ishte se të gjithë miqtë dhe të njohurit e saj ishin të vetëdijshëm — askush nuk e di se si — që nëse Leila do të ishte e ve, ajo do të ishte e pastër si para martesës; dhe se nëse do të kishte pranuar të ishte çmimi i shpëtimit të babait të saj, ishte betuar se do të ishte vetëm gruaja e burrit të saj në emër dhe se nuk do t’i jepte kurrë trupin dhe shpirtin e saj… Kështu kaluan dhjetë vjet, pa e thyer betimin.

Ne ndërkohë ishim kthyer në mal. Kur mbaruan studimet, babai më ofroi, si shpërblim, një udhëtim, plani i të cilit ishte kombinuar me maturi. Më duhej të ngjitesha majat e Malit Liban, në pyllin historik ku përdoreshin cedrat nga Solomoni për të ndërtuar tempullin e tij të famshëm; Pastaj, zbrita në rrafshin e Baalbeck-ut, për të vizituar rrënojat më të mëdha, pa dyshim, në të gjithë botën : Heliopolis-in. Prej andej shkova në Damask, qyteti më i vjetër në botë, kalova Jordanin, hyra në Palestinë, vizitova Nazaretin, Betlehemin, Jeruzalemin dhe u ktheva përmes Karmelit, Jafës, Tiros dhe Sidonit, që ishte etapa e fundit dhe më e shkurtër, që ndodhej njëzet kilometra nga qyteti ynë.

Më duhej ta bëja udhëtimin i shoqëruar nga prijësi im dhe një shoqërues.

Një ditë, duke dashur të shihja një burim të famshëm dhe një urë natyrore, e lashë shoqëruesin tim të përparonte, duke treguar vendin ku duhet të më priste; dhe të shoqëruar nga prijësi im, shkuam për të parë burimin dhe urën. Duhet të besohet se jemi vonuar, sepse e kemi pasur të pamundur të gjejmë shoqëruesin. Dielli ishte gati të perëndonte dhe unë fillova të shqetësohesha. Kur, papritmas, një siluetë u shfaq pas kodrës, duke u drejtuar drejt nesh. Ishte një grua mbi një mushkë, freri i së cilës mbante një rrip, pasi shtegu ishte i rrezikshëm dhe rënia do të kishte qenë e lehtë. Zakonet tona i ndalojnë burrat të shikojnë gratë. Kështu që ula sytë. Gruaja, nga ana e saj, e fshehu fytyrën pas ombrellës, për të mos u parë, edhe pse ishte e krishterë, dhe për këtë arsye nuk mbante ferexhe. Ndalova kalin dhe e pyeta mushkataren nëse kishte parë ndonjë shoqërues gjatë rrugës. Sapo hapa gojën, pashë ombrellën të largohej dhe gruan që më thërriste në emër. Ngrita kokën; Ajo ishte Leila…

Nuk u besoja syve. Leila, në atë mal të thepisur, në ato shtigje të rrezikshme, të besuara një mushkatari të çuditshëm! Nuk u habita plotësisht dhe që njerëzit përreth nesh të mos na kuptonin, i thashë në frëngjisht :

— A je ti zonjë ? Por, oh Zot, çfarë je duke bërë këtu dhe vetëm ?

Ajo psherëtiu dhe tha me pikëllim :

— Burri im është shumë i sëmurë dhe meqenëse mjekët e kanë këshilluar të marrë ajër të pastër dhe të përdorë ujërat e burimit të Talit, ai shkoi në fshatin Cual. Ai nuk donte që unë ta shoqëroja; Por duke qenë se e di që gjendja e tij është shumë e rëndë, do të kujdesem për të.

— A është vërtet kaq serioze ?

— Po.

— Por a nuk e di se ajo që po bë është e pamatur dhe e rrezikshme ? Duke udhëtuar vetëm me një mushkatar…

— Si të bëj ? Unë nuk mund të bëja ndryshe.

— A do të më lejosh të të shoqëroj ?

Leila buzëqeshi dhe tha :

— A mendon, ndoshta, se ai është dhjetë vjeç, si ditën kur e takova ? Çfarë do të thoshin nëse do të më shihnin duke u ngjitur, në këtë mal të vetmuar, me një burrë si ti ?… Sepse harron se tashmë je burrë…

— Më fal! — iu përgjigja — Nuk e kisha menduar… Më beso, e thashë për shkak të shqetësimit tim për ty.

Dhe pasi më pyeti për nënën time dhe pasi më siguroi se e kishte takuar eskortën time rrugës, u ndamë. I urova një udhëtim të mbarë dhe u largova duke admiruar virtytet e rralla të asaj gruaje ideale.

***

Gjatë gjithë udhëtimit tim, nuk munda të mësoja asgjë për të. Komunikimi nuk ka qenë i lehtë. Dëshiroja të kthehesha në shtëpinë e babait tim; Në fazën e fundit u largova nga shoqëruesit dhe meqë rruga kufizohej me Mesdheun, i dhashë vrull kalit tim, saqë pas dy orësh arrita te dera e shtëpisë.

Babai dhe vëllezërit e mi kishin dalë për gjueti ose në fusha, vetëm nëna ime ishte në Harem.

Unë nxitova drejt saj, e cila, sipas zakonit të saj, po rregullonte lulet në kopshtin e saj me shërbëtorët e saj. Dhe, pasi i jap një puthje :

— A e di, i thashë, kë kam takuar gjatë udhëtimit tim ?

— Kë ?

— Leilën. Ajo po shkonte, imagjino, në mal, për t’u kujdesur për të shoqin.

— Burri yt të ka dhënë jetën. (Shprehje arabe për t’i lajmëruar dikujt vdekjen e një tjetri).

— Si! Ka vdekur?

— Po, dhe a e di se një ditë para vdekjes së saj, i dashuri i parë i Leilës, i dekurajuar duke pritur më shumë se dhjetë vjet, u martua me një grua tjetër ?

— E shkreta Leilë ! — thashë.

— Po Leila e gjorë ! E gjora ka vuajtur shumë, por nuk ndalet me kaq : imagjino që ka ardhur kunati i saj, i preferuari i sulltanit dhe, siç thonë, spiuni i tij, dhe do t’i heqë trashëgiminë Leilës.

— Është e tepërt, thashë unë, por shpresoj të mbrohet.

— Oh! askush nuk guxon të mbrojë çështjen e tyre. Vetë gjykata e pranoi paraqitjen e tyre me ngurrim, nga frika se mos shkaktonte zemërimin e të preferuarit (kunatit); sepse ju tashmë e dini se Sulltan Hamidi nuk bën shaka. Një fjalë dhe të dërgojnë në fund të Bosforit ose në fund të Saharasë, në Tripoli. Atëherë do ta kuptosh se kjo vajzë e gjorë do të përfundojë pa asgjë.

— Vërtet, kur të tilla padrejtësi shihen në tokë, a nuk është e drejtë të dyshojmë në mirësinë e Zotit ?

— Oh! Biri im, ne kurrë nuk duhet të rebelohemi kundër vullnetit të Allahut. Ishte e shkruar…

— Dhe për të përfunduar vëzhgimet e mia, nëna ime shtoi :

— Nuk bëhet fjalë më për këtë. Nesër nëse pusho, do të shkosh në qytet për t’i shprehur ngushëllimet zonjës Leila dhe do më sjellësh lajmet e saj.

Të nesërmen, shumë herët, isha në shtëpinë e Leilës. Ajo ishte e veshur tërësisht me të zeza. Ende e këputur nga lodhja dhe emocionet e shumta, ajo dukej e bukur me fustanin e saj të zi. I shpreha ngushëllimet me nxitim dhe në tërësi, për të arritur deri te qëndrimi i kunatit. Ishte e vërtetë; dhe duket se ciniku i kishtë thënë : “Zonjë, ti je shumë e bukur për të pasur nevojë për pajë për burrin tënd të ri.” Në përgjigje të këtij zemërimi, Leila e përzuri atë. “Unë jam në shtëpinë time këtu, u përgjigj ajo, dhe ju kërkoj, zotëri, të dilni pa bërë bujë, ose do të thërras shërbëtorët që t’ju nxjerrin jashtë.” Dhe kështu, marrëdhëniet mes Leilës dhe kunatit të saj të poshtër u ndërprenë.

Mbërritja ime ndodhi disa orë pas asaj skene. Leila ma tha duke qarë. Një Një gjest i tillë poshtërues më preku thellësisht.

— Të shohim, zonjë, i thashë, — kë ke parë dhe konsultuar ? Dhe çfarë përgjigjeje ke marrë ?

— Oh! Të gjithë janë dakord se kundërshtari im është i fuqishëm dhe i frikshëm; se nuk do të mund të bëj asgjë, se nuk do të kem asgjë. Aq më keq! Unë nuk do të jem e para dhe as e fundit e privuar; Por le të më japin, të paktën, lëmoshën e paqes. Kam kaluar dhjetë vjet të jetës sime si infermiere; Unë kam të drejtën e pushimit dhe të qetësisë.

Pastaj, ajo shprehu :

— Është e tepërt, o Zot! dhe shpërtheu në të qara.

Pafuqia në të cilën u gjenda, për të qenë i dobishëm për atë shoqen e fëmijërisë, të cilën e doja si motër dhe që ishte viktimë e kaq shumë fatkeqësive, ishte për mua torturë. Unë e mbylla gojën.

Më pas erdhën disa vizitorë dhe unë shfrytëzova rastin të largohesha.

Rrugës, makina ime u kryqëzua me atë të Guvernatorit të Përgjithshëm (Valiu) : ishte Ismail Qemal Beu, për të cilin fola në fillim. Ai njihej si një guvernator energjik dhe thuhej se ishte njeriu i besuar i Mid’hat Pashës, babait të Kushtetutës sonë, dhe thuhej se edhe sulltani kishte frikë prej tij.

Oh! Çfarë ideje, thashë me vete atëherë. Nëse do të shkoja ta takoja dhe t’i shpjegoja situatën e Leilës ? Ndoshta mund të jetë e dobishme. Në çdo rast, çfarë dëmi do të kishte ? Çfarë mund të pësoja nga kunati ?…

Pa u menduar më tej, u përkula nga karroca dhe i thashë karrocierit :

— Karrocier, shih nëse Valiu (Guvernatori i Përgjithshëm) po shkon në shtëpinë e tij; dhe nëse shkon, ndiqe.

Valiu (Guvernatori i Përgjithshëm), në fakt, po kthehej në shtëpi. Një varg makinash te dera, që do të thoshte se kishte shumë njerëz që e prisnin. Unë isha i ri dhe natyrisht i trembur. Kisha turp të tërhiqesha; Më vinte turp nga karrocieri, roja, njerëzit që erdhën; dhe ja ku jam në shkallë. Një kapiten ndihmës i kampit m’u afrua dhe më pyeti qëllimin e vizitës sime.

— Dëshiroj të takoj Shkëlqesinë Tuaj.

— Në emër të kujt ?

— Në emër të askujt, nga ana ime.

— Kush je ti ?

I thashë emrin.

Më pas, ndihmësi më bëri të hyja në një sallon dhe, sapo u ula, më ftuan të vija në praninë e Shkëlqesisë së Tij. Ai ishte ulur në fund të një salloni të madh, i mbushur plot me shtresën e lartë të qytetit. Sapo hyra brenda, Valiu (Guvernatori i Përgjithshëm) u ngrit dhe më ftoi të ulem. Veshët e mi po kumbonin nga emocioni.

— A jeni filani ? —  më pyeti.

— Po, Shkëlqesi.

— Çfarë raporti ka mes jush dhe Zutanos ?

— Është xhaxhai im.

— Po Mengano ?

— Babai im.

— Dëshiron të flasësh me mua ?

— Po, Shkëlqesi.

— Epo, fol; Të dëgjoj.

— Jo, Shkëlqesi; Unë dua të flas vetëm me ju; Është një çështje e veçantë.

Valiu (Guvernatori i Pergjithshëm) buzëqeshi kur e kuptoj tonin e besimit me të cilin fola, u ngrit dhe më tha ta ndiqja.

Unë e ndoqa atë. Më futi në kabinetin e tij të punës, u ul, më bëri shenjë të ulem dhe më tha :

— Le të shohim. Shpresoj që të mos jetë asgjë serioze.

Me pak fjalë, që i kisha përgatitur në karrocë, i tregova në mënyrë të përmbledhur historinë e Leilës dhe se si, pasi kishte qenë viktimë e të shoqit për dhjetë vjet, ajo ishte, pasi ishte e ve, viktimë kunatit të saj, një favorit i fuqishëm dhe me ndikim te sulltani.

Ismail Qemali më dëgjoi me vëmendje, pa më ndërprerë as edhe një herë. Mora guxim dhe i thashë :

— Ajo grua e gjorë ka vetëm një shpresë, Shkëlqesi. Nëse Shkëlqesia Juaj e braktis, gjithçka do të marrë fund për të dhe për ne; sepse do të tregohet se të preferuarit dhe spiunët janë ata që na qeverisin.

Kur shpreha këto fjalë, e kuptova se kisha shkuar shumë larg dhe doja të përmbahesha.

— Ke të drejtë, më tha. — A je i sigurt për atë që më thua ?

— Shkëlqesi, unë vij nga shtëpia e të vesë së varfër dhe nga buzët e saj mësova gjithçka që kam pasur nderin t’i them Shkëlqesisë Tuaj.

Me dorën e rëndë, Ismail Qemali tundi një zile mbi tavolinën e tij dhe u shfaq një shërbëtor.

— Thirr kapitenin, i tha.

Një moment më vonë, kapiteni shfaqet, përshëndet ushtarakisht dhe pret.

— Lërini të shkojnë menjëherë për të kërkuar X. dhe ta sjellin pa vonesë, urdhëroi Valiu (Guvernatori i Pergjithshëm).

Pastaj, duke u kthyer nga unë, tha :

— Shpresoj se do të guxosh të më thuash para tij atë që të ka thënë kunata ?

— Sigurisht, Shkëlqesia Juaj, Zotëri.

Ai shikoi mbi zyrën e tij dhe mori një kopje të “Revue des deux Mondes” nga Parisi.

— Ja, më tha, argëtohu duke e lexuar atë, derisa të vijë kundërshtari yt.

U largua dhe më la vetëm në zyrën e tij.

Siç mund të imagjinohet lehtë, nuk isha adhurues pas leximit dhe, mbi të gjitha i “Revue des deux Mondes”.

Mendova se po ëndërroja dhe me ankth pyesja veten se çfarë do të ndodhte. Shikova nga dritarja për të parë vizitorët që vinin e shkonin, papritmas pashë makinën e të preferuarit (kunatit), e cila doli me nxitim. Ai dukej i shqetësuar.

Ismail Qemali e priti menjëherë dhe, duke qenë se dera ishte lënë hapur, ai dëgjoi të gjithë bisedën. Ismail Qemali përsëriti historinë time pothuajse fjalë për fjalë dhe e mbylli fjalimin e tij me këto fjalë :

— Epo, unë ju kam thirrur për t’ju thënë këtë : nëse keni gjetur zyrtarë frikacakë ose të vetëkënaqur, nëse mendoni se do të gjeni gjyqtarë mjaft të poshtër që do t’ju lejojnë të plaçkitni një të ve të varfër si kjo, megjithatë ka dikë që e keni harruar dhe se ai nuk ka frikë prej jush, i cili është në gjendje të mbrojë të dobëtit dhe të braktisurit; dhe se ai dikushi jam unë. Ju më njihni mjaft mirë dhe e dini që unë bëj atë që them dhe se nuk ka fuqi në tokë që mund të më trembë. E kuptoni ? Dhe tani shkoni dhe mbi të gjitha kujtoni se sa të jem gjallë do të jem gati t’ju ndjek deri sa të vihet drejtësia.

I preferuari (kunati), si të gjithë frikacakët që i dorëzohen forcës, tha duke belbëzuar se dallimi mes tij dhe kunatës ishte ekzagjeruar dhe për t’i vërtetuar Shkëlqesisë se ishte keqinformuar, u largua menjëherë për të korrigjuar këtë dallim.

Në fakt, ai doli i zbehtë dhe duke u dridhur; dhe menjëherë dërgoi një mik për t’i bërë të ditur Leilës se nuk kishte asnjë kundërshtim dhe gjithçka u zgjidh pa asnjë vështirësi.

***

Menjëherë pas kësaj, një thashethem qarkulloi në qytet se Ismail Qemali ishte tërhequr në Kostandinopojë dhe të gjithë u tronditën. Sepse, për herë të parë që nga koha e Mid’hatit, në vend ishte parë një zyrtar liberal. I preferuari (kunati) ishte betuar për hakmarrje dhe mori hak; sepse, sapo mbërriti në Kostandinopojë, ai i dërgoi sulltanit aq shumë raporte sekrete për rrezikun e pranisë së Ismail Qemalit në Bejrut, ku ai propagandonte idetë e Turqisë së Re, saqë sulltani përfundoi duke thirrur Guvernatorin e Përgjithshëm.

Dy vite më vonë unë u denoncova, nga ana tjetër, nga i njëjti i preferuar (kunati) dhe u detyrova të ikja e të strehohesha në Paris.

Pas dhjetë vjetësh, Sulltan Hamidi, i cili nuk kishte mundur ta kontrollonte Ismail Qemal Beun, vendosi ta hiqte qafe në mënyrën e tij të shpejtë dhe përdori mashtrimin e tij të zakonshëm. Ai e emëroi atë guvernator të përgjithshëm të Tripolitanisë, me urdhër për të hipur në një anije të caktuar.

Ky emërim u pasua nga zyrtarët e tjerë, të gjithë spiunë, mes tyre edhe një mjek, që kishte për mision helmimin e Ismail Qemal Beut. Ai e kuptoi komplotin dhe kundërshtoi dinakërinë, ligësinë dhe poshtërsinë. Ai pranoi pozicionin dhe në ditën e caktuar për nisjen e tij shkoi në pallatin e Yildiz-Kiosk për t’i dhënë lamtumirën sulltanit, i cili tashmë po fërkonte duart e tij se më në fund kishte hequr qafe atë kundërshtar të rrezikshëm, ashtu siç kishte hequr qafe shefin dhe mikun e tij Mid’hat, duke e mbytur një natë në burgun e tij.

Në momentin e nisjes, Ismail Qemali pa gati anijen në të cilën do të hipte, ua tregoi vozitësve të varkës që do të merrte, pastaj u tha atyre :

Kur të kalojmë pranë kryqëzorit të stacionit anglez, ndaloni pak, sepse dua t’i kaloj hartën kapitenit.

Ismaili u hodh në barkë dhe kur ishin pranë kryqëzorit anglez, u hodh në shkallë, duke hedhur një peshë mbi rremtarët, të cilët e kuptuan dredhinë dhe ikën me të gjitha forcat për të mos u zbuluar.

Ismail foli me kapitenin anglez dhe deklaroi se do të vendosej nën mbrojtjen e flamurit britanik. Sulltani, kur mori vesh për aventurën, ishte në prag të çmendurisë nga inati, duke parë që një kundërshtar kaq i frikshëm i kishte shpëtuar përfundimisht dhe, mbi të gjitha, nën hundën e tij.

Ismail Qemali u strehua në Evropë dhe vendosi rezidencën e tij në Bruksel. Kisha jetuar atje katër vjet dhe nuk kam nevojë të them sa i lumtur isha që takova një burrë si ai. U bëmë miq të ngushtë dhe shiheshim pothuajse çdo ditë. Ne u kthyem në Kostandinopojë vetëm katër vjet më vonë, pasi tashmë ishte shpallur Kushtetuta.

Disa muaj më parë, po kaloja pranë Place de la Comédie Française në Paris dhe gjeta Ismail Qemal Beun të ulur në një tavolinë në “Le café de la Régence”, duke pirë kafe dhe duke lexuar një gazetë. U afrova dhe e përshëndeta, dhe pas një bisede të shkurtër dhe të parëndësishme, ai më tha :

— A e besoni që nuk kam pasur akoma mundësinë të vizitoj Muzeun e Luvrit, është turp, apo jo ?

— Nuk ka rëndësi, Shkëlqesi; Nëse një ditë do të keni disa momente të lira, unë e vë veten në dispozicionin tuaj, e njoh shumë mirë Luvrin dhe mund të jem udhërrëfyesi juaj.

— A jeni i lirë tani ?

— Mundem një orë; Sido që të jetë, unë mund t’ju tregoj gjërat më interesante.

Ne u nisëm. Natyrisht, mekanikisht, e çova në sallën time të preferuar, ku ndodhet “Venus de Milo”. Pasi i dhashë kohë për ta admiruar sipas dëshirës së tij, e pyeta :

— E mbani mend, Shkëlqesi, vizitën e parë që ju bëra në Bejrut, pesëmbëdhjetë vjet më parë, kur ishit guvernator i provincës ?

— A më kujtohet ? Mendoj se po. Historia e asaj gruaje të ve, apo jo ?

— E vërtetë.

— Dhe ?

— Dhe? Është ajo.

— Si ?

— Po, është ajo; Është shprehja e saj magjepsëse e bukurisë, krenarisë, fisnikërisë dhe madhështisë.

Ismail Qemali e admiroi sërish statujën dhe më tha :

— A e dini se kjo histori më kushtoi postin ? Nuk jam penduar kurrë, sepse ishte detyra ime të bëja drejtësi; Por tani pendohem akoma edhe më pak.

Dhe, ndërsa dolëm nga salla, fillova t’i tregoja historinë e kësaj viktime të mjerë mbi pikëllimet e një dashurie të humbur.

Emiri Emin Arslan

** Joaquín Víctor González (1863 – 1923) ka qenë një politikan, historian, mësues, mason, filozof, jurist dhe shkrimtar argjentinas.

Emin Arslan (1868 – 1943)

Ismail Qemali (1844 – 1919)

Joaquín Víctor González (1863 – 1923)

 

Dy Foto Dokument: Nga arkivi i shkrimtarit Naum Prifti: Kolegjiumi i Revistës Ylli, 6 Janar 1965

Voal.ch po sjell dy foto dokument që i përkasin Arkivit fotografik të shkrimtarit të shquar Naim Prifti, të ndarë nga jeta më 17 June 2023.  Të dy fotot i takojnë fillimvitit 1965.

Në foton e parë është kolegjumi i redaksisë së Revistës Ylli, ndërsa në foton e dytë, që në fakt është pjesa e pasme e fotos së parë, janë shkruar me dorën e shkrimtarit emrat e kolegjumit të Revistës Ylli, asaj kohe një revistë me format europian, por që nuk u lejua të vijonte rrugëtimin e saj, sepse një pjesë e të pranishmëve pësoi dënime e burgosje dhe Revista u kthye në një propoganduese të partisë shtet.

Kolegjumi i Revistës “Ylli” në shkallët e Redaksisë – Rruga Labinoti Nr.71

I.Endri Keko, Adem Rada, Nasho Jorgaqi, Shaqir Prizreni, Pipi Naçe

II. Zisa Cikuli, Qamil Buxheli, Vehbi Skënderi, Petrit Kumi

Kin Dushi, Agi Beni, Naum Prifti

6 – Janar 1965

 

 

10  VJET  PA  TY  O DR. PJETER  PEPA- Nga Fritz RADOVANI

DR. PJETER PEPA (1942 – 2014)

 

Pritja me buzqeshjen Tuej dashamirse në kliniken dentare të Shkodres, s’ na lejon me kalue pervjetorët pa Ju kujtue, o i Nderuemi Doktor Pepa!

Ju ishi një tubë vllazen të paharrueshem në Arren e Madhe të Shkodres plakë, që keni trashigue vetitë mikpritëse dhe burrnore të njenes nder lagjet ma të vjetra dhe të nderueme të qytetit tonë të bukur të Veriut!

E Shkodra, nuk i harron kurr Bijtë e Saj të shtrenjtë e të nderuem! Ajo me kujtesen e Saj të skalitun nder Gurt’ e Rozafës, kujton me respekt Mikpritjen Tuej vllaznore gjithmonë të haptë e bujare si vetë Shkodra!

E pra, Ajo Shkoderlocja të lindi, të rriti edhe të Burrnoi o Pjeter Pepa!

Jo larg nga kryqzimi i rrugve të Arrës së Madhe në Shkoder, ku asht edhe Kisha e Kuvendi i Françeskanve të vjeter të Shkodres, nen tingujt shumë  të bukur t’ atyne kumonve asht le me 18 Dhetor 1942 Pjeter Pepa. Jo larg shtëpisë edhe asht shkollue në tetëvjeçaren e asaj lagjes së tij të vjeter. Në vitet 1960-1965 ka krye Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji, ku asht kenë student i dalluem në të gjitha drejtimet. Asht emnue në kliniken dentare në Shkoder në vitin 1965. Ishte i prirun per studime e ajo asht arsyeja që s’ asht shkëputë asnjëherë prej librave. Dr. Pjeter Pepa ishte nder dentistët ma të persosun dhe të preferuem të Shkodres. Kujtoj shumë mirë kur botimet e para shkencore i ka fillue në vitin 1966 në revistat periodike: “Shëndeti”, “Shëndetësia Popullore” , “Buletini Shkencave Mjeksore” , “Buletini Stomatologjik”, dhe në organet e shtypit periodik, ku ka botue edhe artikuj të karakterit historik dhe kulturor.

Në vitet 1969-70 Dr. Pjetri, ka shërbye në Lokalitetin e Dukagjinit, ku ka vazhdue me mbledhë materiale studimore nga ajo krahinë. Në vitin 1972 ka krye kursin 3 mujor në Universitetin Shteteror në Tiranë, dhe ka dhanë disa provime në Fakultetin e Histori-Filologjisë mbas-universitare edhe per gjuhët italisht, frëngjisht e gjermanisht që kishte prirje per ato. Në vitin 1974 asht specializue prap pranë Katedres së Stomatologjisë per Ortodonti. Gati dhjetë vjet, ka drejtue repartin e Sherbimit të fëmijëve në Kliniken dentare në qytetin e Shkodres, ku dallohej per kujdesin e madh që tregonte per shndetin e tyne gjithmonë i qeshun dhe i gatshem.

Në periudhën 1990–1996 asht angazhue në proçeset demokratike, e asht kenë zgjedhë Deputet i Kuvendit Popullor per dy Legjislatura rradhazi.

Dr. Pjeter Pepa ka krye edhe detyren e Ambasadorit të Shqipnisë pranë Selisë së Shenjtë – Vatikan, gjatë vitit 1997, kur aty drejtonte Papa Gjon Pali i II, dhe kujtohet mirë nga qytetarët e Shkodres komunikimi i Tyne.

Ishte viti 1998 kur asht kthye në profesion të lirë si pedagog i jashtem pranë Fakultetit të Mjekësisë. Dr. Pepa mbante detyren e Shefit të Sherbimit të Pedodontisë pranë Albanian – University e, Shefi i Sektorit Shkencor të Departamentit të Stomatologjisë pranë Universitetit.

Ishte Anëtar i Komisionit Historik per Kanonizimin e Martirëve Shqiptar per Vatikanin. Asht i dekoruem nga Presidenti i Republikës i asaj kohë me “ Medaljen e Trimërisë”, dhe ishte i zgjedhun nga Kuvendi Popullor me detyren e Anëtarit të Bordit Drejtues të “Institutit Studimor per Krimet e Komunizmit në Shqipni”. Ka shumë vlerë saktësia historike!

Dr. Pjeter Pepa asht autor i shumë botimeve shkencore, kulturore dhe politike, ku perfshihet edhe libri “Dosja e Diktaturës” Tiranë 1995, Nder botimet ma të randsishme të Dr. Pjetrit mbeten ata historiko – fetare të vitit 2007, me titull “Tragjedia dhe lavdia e Kishës Katolike Shqiptare”, nder dy vllime, e “Familje Martire per Fe e Atdhe”, ku spikatë mjeshtria e Autorit në paraqitjen e saktë e, gjithshka e dokumentueme historikisht.

Me daten 23 Mars 2014, plot 10 vjet ma parë Dr. Pjeter Pepa, u nda nga kjo jetë papritmas per ne që ishim larg nga Shkodra.

Qyteti i Shkodres humbi një nga qytetarët e përgaditun si mjek dhe, një nga dijetarët e njohun e të pazevendsueshem në fushen historike.

Institucionet e interesueme të Shkodres per Veprat e Dr. Pjeter Pepës, asht mirë që të ribotojnë prej thesareve të Tij kryesisht ato Vepra që janë aq të doemosdoshme per edukimin atdhetar të Rinisë Shqiptare. E mos harroni se Veprat e Tij historike kerkohen edhe n’ Australinë e largët!

Mjerisht qytetarët si Dr. Pjeter Pepa, nuk vijnë shpesh qytetit Shkodres!

Kujtimi i Dr. Pjetrit kjoftë i Perjetshem!

            Melbourne, 21 Mars 2024.

Dashuritë e ‘Rrugës së Durrësit’, nga vajza e zv/ministrit me futbollistin e ‘Tiranës’, te bukuroshja që mbanin frymën të gjithë- Nga Uvil Zajmi

Qëndrimi te Bar-Kafe “Flora” dhe frekuentimi i Rrugës së Durrësit erdhi pas viteve ’70-të, kur situata politike në Shqipëri, sidomos në fillim të 1973 – it u rëndua. Largimi nga “Broduej” dhe vërshimi në mbrëmje në atë zonë në qendër të Tiranës, me pikë referimi ëmbëltore “Florën”, erdhi në mënyrë spontane për t’u kthyer në domosdoshmëri me kalimin e kohës. Së pari, nga banorët e pallateve përreth, për të vijuar me gjimnazistët e “Sami Frashërit”, “Qemal Stafës” e Politeknikumit, të cilët kryqëzoheshin në drekë, por edhe në mbrëmje, me qëndrime në grupe miqësie në dy krahët e “Florës” ku bisedohej, diskutohej për gjithçka përfshirë çdo informacion sportiv, artistik, pak politikë lidhur me jetën dhe evenimentet e ditës, javës në vend e jashtë kufijve.

Ëmbëltore “Flora”, një kafe-pastiçeri me dy hyrje kryesore në pjesën ballore-lindore filloi të preferohej si lokal me elementë modernë pas viteve 1965 nga studentë që kishin mbaruar jashtë, kryesisht në lindje. Arredimi i saj i’u besua dekorit të NTSHUS-it Tiranë dhe dy piktorëve të njohur Qamil Prizreni e Ymer Koçi. Gjithçka në dru arre, në veçanti banaku i prodhuar në kombinatin e drurit “Misto Mame”. Karriget ishin të një stili të veçantë, tip shezlongu, shumë komode.

Lokali u bojatis me hidromat me ngjyra të ndryshme në të gjitha faqet e tij, duke vendosur taketa të vogla druri si dekor dhe disa piktura “natyra të qeta”. Në mbrëmje ishte kënaqësi e madhe të qëndroje aty, madje nuk gjeje vend. Në dimër shfrytëzohej mjedisi brenda, ndërsa në verë edhe ai jashtë. Fillimisht, aty ka qenë edhe një distributor benzine ku merrte kthesën autobusi “Viberti” apo “SATA” (kështu njiheshin nga populli autobusët e markave italianë) që shkonin në Laprakë.

Zupa, parfeja dhe ponçi, të preferuarat

Duke qenë se frekuentuesit e parë ishin studentë të sapo kthyer nga jashtë dhe te “Flora” gjenin apo improvizonin atmosferën perëndimore të lënë pas, kryesisht në mbrëmje, lokali ishte plot. Nuk flitej me zë të lartë, pihej cigare “Diamant” apo “Luks”, vite më vonë “DS” (Durrës Special). Akullorja me gota xingato në formë kupe ishte traditë, por “Flora” kujtohet për tortat, zupat angleze, arançatat, kompekajën dhe parfetë, që kushtonin nga 25 lekë.

I preferuar ishte ponç portokalli, prodhim i Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi” Tiranë, një pije e sapo dalë në qarkullim, e ëmbël dhe e fortë. Pastaj fërneti, konjaku, vermuthi e kaçurreli, që ishte një miks i fërnetit me ponçin e që pati një shpërthim si një pije e veçantë për kohën dhe preferohej nga të gjithë, djem e vajza, nxënës e studentë që linin orën e mësimi për t’u takuar e dashuruar aty ku shërbenin Ganimeti, Lola, disa nga kamerieret model të lokalit.

Urdhri i Mehmet Shehut, me gjobë ulja në bordura

Të rinjtë e atyre viteve pa dyshim e kujtojnë qëndrimin në mbrëmje ulur te bordurat e vitrinave të dyqaneve, kur ato mbylleshin në të dyja krahët e “Florës”, të ndarë në grupe-grupe. Por me kalimin e kohës dhe ulja aty filloi të vështirësohej, pasi policia nuk lejonte më grupime të tilla. Madje, me një urdhër të Mehmet Shehut, ato u lyen me vaj e graso për të penguar uljen e djemve në ato shirita betoni.

Vetë forcat e rendit të rajonit te “Mine Peza”, që kontrollonin ishin miqësuar me djemtë e bordurave dhe sa herë kalonin, kryhej “ngritja dhe më pas ulja” e tyre si shenjë mirëkuptimi, kur ata patrullonin. Kulmi arriti kur u vendos edhe gjoba deri në 100 lekë, për personat që frekuentonin bordurat.

Nga kënga e Gim Krajkës, te filmat artistikë…!

Me tekst të Xhevahir Spahiut, kompozitori i njohuri Agim Krajka, duke i’u referuar frekuentimit të lokalit u paraqit në Festivalin e 11-të Kombëtar të Këngës në Radio-Televizion, me këngën “Kafe Flora”, që u këndua nga 17-vjeçarja Lindita Theodhori. Ndonëse u rendit në vendin e dytë dhe pati jehonë, ajo u hoq nga radioja pas goditjes së Festivalit. Gjithashtu, në atë rrugë janë xhiruar edhe tre filma: “Plumba mbi Perandorin”, që ka lidhje me atentatin e Vasil Laçit ndaj Viktor Emanuelit të III-të, rol i luajtur nga aktori Kastriot Çaushi.

Edhe një fragment i filmit “Debatik”, skena ku vritet Coli, me aktorët Besim Lëvonja e Sulejman Pitarka është xhiruar pak metra në thellësi, te sheshi i Likve. Pastaj filmi dramatik “Vdekja e Kalit”, me protagonist aktorët e njohur Timo Flloko e Raimonda Bulku me skenën e internimit realizuar mbrapa pallatit mbi “Florën”.

“Love story” dhe frymëzimi artistik

Në pak kohë, “Flora” u transformua në mjedisin e dashurive, njohjeve, fejesave, shkëmbimit të unazave, krushqive, por dhe i frymëzimit artistik për artistët e rinj. “Së bashku me Kiço Blushin, Rikard Ljarejn, Leka Bungon dhe Sherri Mitën, kemi qenë klientë sistematikë të ‘Florës’. Uleshim në një tavolinë në fund të lokalit dhe të frymëzuar nga stili e histori shkrimtarësh, kryesisht nga vendet si Franca, Italia, shkruanim krijimtaritë artistike”, kujton Bujar Kapexhiu.

“Tentonim të imitonim, madje aty është krijuar nga Sheri Mita komedia ‘Këshilli i Ndrikullave’, nisur nga dashuria e Leka Bungos me gruan e tij, një vajzë ambasadori me apartamentin përballë ‘Florës’, që kishte katër teze, të cilat dilnin në ballkon e kontrollonin lëvizjet e Lekës, kur futej te ‘Flora’.

E tillë është edhe dashuria e vajzës së Mantho Balës, ish-zëvendësministrit të Arsimit, që banonte mbi ‘Florën’, me futbollistin e ‘17 Nëntorit’, Tit Nurishmi. Ndërsa piktori Ali Oseku, realizonte skica me vajza, djem, miq, që vinin aty e më pas ua dhuronte vizatimin”, përfundon Kapexhiu. Vetëm për një shikim, takim, provokim, apo pritjen e një vajze, nga djemtë e dashuruar janë pirë deri në dhjetë kafe në ditë te “Flora”.

Te “Derri” me lloto-sportin klandestin

Kështu e kanë quajtur “Derri”, një emër aspak simpatik, që realisht ishte një “gjellëtore” apo “mëngjesore” përballë Ambasadës Kubaneze. Një vetëshërbim me parapagim me qëndrim në këmbë, me pagesë në kasë, ku shërbente Kimetja si arkëtare dhe Nexhi bashkë me të. Në brendësi në krahun e majtë të hyrjes kishte edhe një kinkaleri, ku thuhej se shitësi kishte “mision” të dyfishtë.

U quajt “Derri”, ose te “Derri”, pasi i tillë ishte mishi që shërbehej, por edhe për qëndrimin me orë të tejzgjatura. Deri vonë në verë e dimër, sidomos kur binte shi, nën strehën e “Derri”-t grumbulloheshin të gjitha grupet. Në veçanti të shtunën e të dielën fluksi ka qenë shumë i madh. “Derri” u kthye edhe në një pikë të rëndësishme të informacionit që merrej e shpërndahej për muzikën, politikën (jo shumë), sportin, kronikën rozë, një pafundësi thashethemesh kryeqytetase.

Pikërisht te “Derri” e ka zanafillën dhe është luajtur për herë të parë loto-sporti klandestin, ndonëse ai sportiv ka ekzistuar në Shqipëri deri në vitet ’60-të. Pasi u ndalua, pati tentativa sporadike për ta aktivizuar atë nga individë, fillimisht me shuma të vogla, pastaj numri u rrit e mori përmasa gjigante në pjesëmarrje dhe nga ana financiare.

Hysenaj, një ndër organizatorët e tij, tregon: “Shumë shpejt ky mekanizëm me mjete rrethanore filloi në fshehtësi, në grupe të ngushta miqësie. Në çdo fundjavë luhej me skedina dore për serinë A dhe në vitet që vijuan përfshirja ishte e madhe nga nxënës e studentë, punëtorë, frekuentuesit e ‘Florës’, të zonave të tjera të Tiranës, madje vinin edhe nga rrethet.
Kujtoj se edhe policët që kalonin aty, fshehurazi vinin ndeshjet në loto-sportin tonë klandestin. Kulmin e pati në vitet 1975-‘85, kur disa nga ideuesit u ndëshkuan me burgim”, thotë ai.

Alqi Boshnjaku, Dor Keko dhe Perlat Voshtina

Nuk mund të flasësh për Rrugën e Durrësit, qëndrimin te “Flora”, pa kujtuar të paktën disa personazhe që sot nuk jetojnë, ndër të cilët Alqi Boshnjakun, Dor Kekon e Perlat Voshtinën. Njëri poet e shkrimtar, tjetri kompozitor dhe Voshtina, inxhinier e volejbollist.

Banonin shumë afër njëri-tjetrit e të tre ishin shumë të njohur edhe për pasionin që kishin për sportin. E kanë frekuentuar atë rrugë, në veçanti në mbrëmje në oborrin e “Florës”, të ulur në bordurat e tij. Të tre fatkeqësisht u ndanë nga jeta në moshë të re.

Familjet e njohura, nga Progri te Kodra dhe Kubati

Në atë rrugë përballë gjykatës ka jetuar Ali Progri, drejtori mitik i Politeknikumit bashkë me familjen, njeri i sjellshëm, fisnik e shumë human. Në pallatin tjetër që vijon, Gani Kodra, një tjetër person i njohur për ato vite. Ai bashkë me familjen, djemtë Gencin e Tanin, nipat e mbesat L. Kodrën e të paharruarin Petrit Kodra, gazetar në ATSH, i pari që furnizonte me informacione sportive pasionantët e “Derrit”.

Pastaj Ali Kubati, edhe ky në vazhdim te pallati në kryqëzimin e parë. Shumë popullorë, Kubatët kishin rreth të madh miqësor. Të përhershëm të kësaj rruge kanë qenë edhe dy motrat e heroit Qemal Stafa, gjithmonë bashkë dilnin për shëtitje. Te pallati përballë Pallatit të Oficerëve, ka banuar gruaja ruse, Galina, me vajzën Sonja dhe Zana Karagjozi, sportiste e “Dinamo”-s, ruse edhe kjo nga nëna, si dhe Ad Shehu. Aty pranë ka jetuar edhe familja e bamirësit Dine Hoxha, me nipërit Skënder, Dine, e Bujar, ngjitur me pallatin ku banonte edhe gruaja me kulturë e admiruese e muzikës italiane, Xhilda, me vajzën Jozita.

Me zë të ulët nga dritarja e apartamentit të saj dëgjohej “Hit Parade” i Lelio Lutazzi-t dhe “Radio Praga”, një emision shumë i ndjekur çdo ditë në drekë, me kërkesa të emigrantëve italianë.

Pallati “Blu” i gjeneralëve

I ndërtuar në kohën e Italisë, në kryqëzimin e parë, pallati i bukur me tulla blu është një ndërtesë që i ka rezistuar kohës dhe sot njihet si pallati i Merlikve. Për shumë vite pas lufte, në katin e parë të tij ka qenë Dogana, më vonë një kasap, pastaj libraria. Aty kanë banuar nga gjeneral-leitnant Abaz Fejzo, ushtaraku që bënte paraqitjen para tribunës në çdo fillimi parade, Maliq Sadushi, Todi Shyti, Kristo Themelko, te Sabri Pilkati, të gjithë personalitete madhore të kohës. Në vijim, te një vilë përballë Ambasadës Jugosllave ka qenë edhe Kundëradmirali i Marinës, Abdi Mati, me fëmijët, piktori Zamir, vajzën Teuta dhe Ilir Matin.

Vajzat e bukra moderne që i dhanë emër

‘Rruga e Durrësit’ ishte e shquar edhe për vajzat e bukura. E zbukuronin rrugën edhe më shumë N. Xhai, T. Buxheli, motrat Progri, tri shoqet E. Gjylbegu, A. Omari, L. Siliqi, binjaket Veronika e Ludmilla, që kanë luajtur edhe si aktore në filmin “Zonja nga Qyteti”.

Pastaj bukuroshja Lida, Shpresa valltarja e Ansamblit, J. Nase, V. Biba, duke e lënë për në fund G. Herrin, që kur dilte nga tuneli për në ‘Rrugën e Durrësit’, të gjithë mbanin frymën për ta parë për nga bukuria. Edhe çifti modern që dallohej për elegancë në veshje, A. Rasku me M. Uçin, tërhiqnin vëmendjen.

Mjekët dhe mësuesit historikë

Janë shumë: Nga Dr. Ilir Gjylbegu, Dr. Anila Gode, Dr. Emil Cimbi Dr/ Selaudin Bekteshi, Dr. Theollosi. Dr. Ilir Ohri, Dr. Jorgji Koja, Dr. Gazmend Velçani, Dr. Ferdi Konomi, Dr. Petrit Gaçe, Dr. Nikolla Shurbani, Dr. E. Gjermani, Dr. Ylli Popa, Dr. F. Konini me gruan austriake Paola.

Pastaj mësuesit Z. Xhajanka e letërsisë, Sar Çakmaxhian i kimisë, A. Karagjozi dhe mësuese Tana të anglishtes, L. Naçe e matematikës tek A. Rustemi, i fizkulturës M. Tukseferi, prof. Gjergj Canco, Llazar Xhajanka etj.

Aktorë, piktorë e skulptorë, “Via del Artisti”

Do të ishte më se normale që të njihej si “Rruga e Artistëve”, pasi e tillë ka qenë. Në të jetonin aktorët Sulejma Pitarka, Besa Imami, Kadri Roshi, Luiza Varfi, Margarita e Shkëlqim Xhepa Qenan Toro, Andrea Pano, A. Imami, A. Kura, Drita e Hysen Pelingu, Violeta Manushi, Piro Milkani, Viktor Gjika, familja Sallaku, Vitore e Skënder, ajo e kineastëve Xhanfise dhe Endri Keko, operatorët e TVSH-së: Arben Çeku e Fred Leli, vëllezërit Pandi e Bled Laço, regjisori Aartan Minarolli, dirigjenti Rifat Teqja, Thimi Nika, familja Zela, Vaçe e Hysni, muzikologu Ramadan Sokoli, kompozitorët Nikoll Zoraqi, Pjetër Gaci me gruan ruse Tamara; tenori Gjoni Athanas me Sakinenë, gruan e tij balerinë; familja Çako me Gaqon e Luiza Papën, familja e muzikantit Topi, oboisti Viktor Shiroka; këngëtarët Xhavit Xhepa, Fitnete Rexha, pianistja Bebi Kristidhi, muzikologu E. Dheri; skulptorët Odhise Paskali e Dhimitër Çani, piktorët Kel Kodheli, Foto Stamo etj.

Edhe Ali Zotria ing-kimist, në katin e gjashtë sipër “Florës” ka banuar. E dënuan pasi ishte martuar me Jezminën, gruan çeke, me të cilën pas ‘90-ës u largua e jetojnë në Çeki. Në një apartament në katin e katërt, te pallati pas Ambasadës Kubaneze, ka banuar ing-kimist, Agim Shehu, që kishte sjellë nga Rusia një televizor, në të cilin të gjithë grumbulloheshin për të parë.

Shkrimtarë dhe studiues

Në Rrugën e Durrësit jetonin edhe familja e shkencëtarit Petro Zheji me Verën e Arturin, shkrimtarët Nasho Jorgaqi, Andrea Varfi, Sotir Papuli, Fatmir Gjata, Qamil Buxheli, Dhimitër Xhuvani, Andrea Varfi, Teodor Laço, Llazar Siliqi, Vangjeli e Spiro Çomorra, përkthyesit e njohur Sami Leka e Niko Gjini, gazetari Kastriot Ahmati, fotografi i ATSH-së Pipi Naçe, profesorët e akademikët: Alfred Uçi, Aaleks Buda, Bedri Dedja, Shaban Demiraj, Fatos e Luan Omari, Kol Paparisto, studiuesit Spiro Xhai e Sotir Kuneshka, Mane Nishova, njeriu i kohës në TVSH-së, Petrit Leka, ambasadorët Piro Koçi e Fatmir Kumbaro, inxhinieri i ndërtimit H. Rama, Maqo Bleta, si dhe Lluka, djali me syze që e thërrisnin “filozofi”.

“Play boy” – it e saj

Nuk ka pasur kuptim ajo rrugë pa disa personazhe mitikë të saj. Gen Nika, djali modern, problematik për sistemin, gjithmonë një hap para në modë, shije e pasione. Shumë të veçantë, simpatikë, vitalë, kanë qenë Gen Dalta e Kokushta.

Ylli Koçi, gjithashtu i gjatë, elegant, vishej bukur, kur dilte tërhiqte vëmendjen bashkë me vëllanë Fati, e dy motrat. Pastaj Kirov Andoni, protagonist absolut e autentik i ‘Rrugës së Durrësit’, kitarist, këngëtar, si dy pika uji me francezin Charl Aznavour, i preferuar në mbrëmjet e gjimnazeve, kryesisht të “Qemal Stafës”.

Kirovi ndërtoi edhe një pishinë të vogël personale në tarracën e Pallatit të Oficerëve ku banonte, çka u bë problem për lagjen. Ndërsa qëndrimi te “Flora”, është i lidhur me djem, pa të cilët nuk mund të shkruhet historia e saj. Nga B. Çaushi (Xuxi), G. Estrefi, I. Elini, T. Gjoka, A. Ruço, K. Hysenaj, E. Deliallisi, Perikli Dhales, Skënder Hyka, B. Hyka A. Nurishmi, Gog Halili, B. Tabaku, Sh. Ndroqi, vëllezërit Besnik e Agim Hado etj.

Shumë enigmatik ka qenë Mihal Kosova, që kishte studiuar për Letërsi në Athinë, por për shkak të biografisë, punonte si bojaxhi. Paradite shërbente në shtëpitë e banesat duke lyer, në mbrëmje te “Flora” shfaqej ndryshe, i veshur mirë, dhe me humor.

Grupi “QEMAL-STAFAS” I “Besnikëve” dhe i “SAMI FRASHËRIT”

“Flora” ka qenë në sintoni me disa individë e grupe: vëllezërit Mir e Ilir Dashin, Shan Vorfin, Tor Ickën, Sh. Xhepën, A. Bajkon, Dor Kekon, A. Sejkon, F. Hanxhaku, P. Becin, A. Dumën, Bes Vilën, Z. Birçen, B. Gajtanin, Jan Kasneci, S. Vukaj etj., si dhe vëllezërit Zotria, Gux e Bujar Sevrani, Rrok e N. Dionisi, Geg e Lek Kodheli.

Pastaj tre shokët A. Obdari, A. Kubati, L. Tasellari, tre simpatikët T. Anamali, B. Shehu e P. Seiti, muskëtierët Dhimitër, Dëfrim e Genc, banues te pallati i “Hotel Pensionit”, me të përhershmin Ruke dhe “Stive Rivesin” – Niku, tatuazhistin e parë shqiptar.

Tjetër grup ishte ai me nxënës të “Sami Frashëri”: A. Sallaku, Mir Prifti, M. Ostreni, M. Barbullushi, M. Çoçoli, A. Shehi, B. Lame, T. Kosta, K. Andoni, B. Plaku, Tit Nallbani, H. Topi, K. Paçrami, B. Mema, Nik Alimehmeti, F. Çoçoli, A. Alimehmeti. etj, pa harruar Ilir Demaliajn, “Syçin” e famshëm banues te pallati sipër Arkës së Kursimit te kryqëzimi i parë. Të gjithë djem “besnikë” të “Florës” e “Derrit”, “polikumas”, “qemalstafas”, e të “Samiut”, çdo mbrëmje i gjeje aty, pa munguar asnjëherë.

Dashuri me gjimnazistet pas “Figalit”

Ka qenë një rrugë e frekuentuar shumë edhe nga futbollistët e “Shkëndisë” që pas shkollës, stërvitjes, i gjeje të grumbulluar të “Figali”, kinkaleria e vogël në kryqëzimin e tretë, që mori emrin e shitëses. Nga Sul Starova, Dash Bajaziti, Arjan Bakiri, A. Toqi, Vasil Bifsha, Il Metani, Ilir Luarasi, apo K. Andoni, N. Topi, G. Maluçi, G. Shahu, Jar Battisti të gjithë prisnin të dilnin vajzat e gjimnazit duke u kryqëzuar, takuar pas “Figalit”.

Shumë dashuri, njohje, e kanë aty zanafillën, madje disa prej futbollistëve të “Shkëndisë” janë martuar pikërisht me vajzat e “Qemal Stafës” e Politeknikumit.

Sportistët

Nga futbollisti Aristidh Parapani, kampion i Ballkanit i ‘46-ës, te familja e F. e Mustafa Çelkupa, atletët Shaban Lundra, Dhimitër Stratobërdha, Liljana Karanxha, Dh. Dhjaku, I. Gusho, A. Papuli, Viron Bezhani (ish-President i KOKSH-it), futbollistët Riza Icka, B. Keno, S. Sinani, A. Nurishmi, Gud Tafaj, familja sportive Tomorri me Ylli, Luan e Gencin; shahisti Ilir Karkanaqe; basketbollistët S. Boshnjaku, V. Dalta, Sandër Dheri, A. Demiri, volejbollistët S. Vokopola, R. Gjerazi, S. Hanxhaku, boksieri Ahmet Golemi, B. Isaku, kampioni mundjes Ndriçim Spahiu, Nuzi, me trupin e bukur, janë disa që e kanë lënë gjurmë në Rrugën e Durrësit. Edhe Konvikti (pas Hotel ‘Pensioni’-t), fillimisht me vajzat e Liceut e më pas për sportistët e ILKF “Vojo Kushi”, i kanë dhënë gjallëri rrugës.

Pa harruar ndeshjet në Pallatin e Sportit: tre blloqet me policë që kontrollonin bileta kur fluksi ishte i madh, pastaj fundi i takimeve kur tifozë, miq e shokë prisnin sportistët e të shoqëruar ktheheshin bashkë përgjatë Rrugës së Durrësit, në trotuarin nga e djathta.

Çfarë ke mbetur sot…?

Nuk është gastronomi, as dyqani i Gazhelëve, as “Parfumeria”, as “Derri”, as “Malev”, as Trikotazhi. Nuk ka gjurmë as “Demneri”, dyqani i biçikletave, as gjykata, as berberi as ai këpucë me porosi, si dhe hotel “Pensioni”.

E më kryesorja, “Flora”, është reduktuar në një lokal të vogël me emrin “Kafe-Flora”. Ndërkohë, mjaft personazhe nuk jetojnë si dhe të tjerë që janë zhvendosur, ndërsa ata që i dhanë jetë janë familjarë.

Ai korridor aq popullor tashmë nuk ka më frekuentimin viteve ’70-të, pasi është kthyer në një rrugë normale, pa delegacione e njerëz që i prisnin me lule, i mungon zhurma, vitaliteti që i dha bujë e shkëlqimin në vitet e kulmit të saj. Memorie.al

KUJTONI  POR  MOS I PERSRITNI!- Nga Fritz RADOVANI

 

 

“E DUEM  SHQIPNINË  SI  GJITHË EUROPA!”

22 MARS 1992

PLOT – 32 VJET MASHTRIM I POPULLIT SHQIPTAR

“Një  “anderr” sa e gzueshme aq e trishtueshme per Popullin Shqiptar! 

22 Mars 1992: Mbasi u zhvilluen zgjedhjet e parakohshme, njoftohet se me një rezultat të thellë kishte fitue PDSh. Rotacioni i rezultatit ishte 90 %. Në krye vjen një qeveri e “djathtë”. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës së Shqipnisë z. Sali Berisha, i pari President i zgjedhun në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund.

U tha, po dhe u pat shkrue me shkronja të mëdha gjithkah në Shqipni se:

Revolucioni antikomunist “triumfoi”.

Edhe na Shqiptarët me gjithë Europen Lindore besuem se do të ishte e vertetë!Premtimi i parë i Partisë Demokratike Shqiptare PDSh, para se të merrte pushtetin, ishte se Qeveria e re Demokratike do të fillonte me proceset gjyqësore kundër udhëheqjes së PPSH per vrasjet e 2 Prillit 1991 në Shkoder, dhe njëkohsisht vrasësit e 47 vjetëve të qeverisjes komuniste me në krye terroristin Ramiz Alia, do të pergjegjen para gjyqit “me akuzën për Gjenocid ndaj Popullit Shqiptar”.

Do të fillonin edhe proceset gjyqësore kundër ish-ushtarakëve, ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit etj., kryesisht per ata që ngarkoheshin me vrasje dhe terror e tortura mizore ndaj Popullit Shqiptar.

Ish të persekutuemit dhe të perndjekunit politik të Shqipnisë, jo vetem do të kishin trajtimin njerzor, por edhe do të ishin bashkqeverisës së Shqipnisë së re, të Lirë dhe “demokratike”.

U shperndanë disa “letra me vlerë” dhe disa shuma lekësh nga 2000 lekë për çdo të pushkatuem, (shumë të cilën unë nuk e kam pranue, pa më tregue ku janë Eshtnat), tue u “harrue” fare persekucioni 47-vjeçar i “luftës së kllasave”, perderisa në të njajten kohë, iu rriten pensionet dhe ua dhuroi edhe apartamentet shteti vrasësve dhe oficerëve të djeshem… 

Kudo parullat “Liri, Demokraci!” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, po priteshin per me u ba “realitet”.

Në Shkoder, Kavajë, Tiranë, Korçë, Berat e gjithë Shqipninë, atëherë kur filloi me u shkrue nder mure parulla e ré “prit gomar sa të dalin bari!”!!

Shpallja e parë e kësaj “parullë” ishte porsa bashkvuejtësit u quejtën me termin e ri “bashkfajtorë”, ndoshta, kjo nga angazhimi i shumë agjentave të Sigurimit në organet e reja të partive dhe të shtetit të ri rreth të cilit u gjetën edhe hetues kriminelë, si “shoku” i njohun Sabri Godo, që u vesh edhe me epitete tjera, që janë turpi i “demokracisë” atëherë dhe sot.

U miratue një ligj për ata që do të zgjidheshin kjoftë edhe nder organet lokale, që para se me u ngarkue me një detyrë, me u paraqitë nga i propozuemi “pastertia e figurës”, gja që “garantonte” para zgjedhësve “hapjen e dosjeve”. Në të vertetë kjo “u zbatue” e u ba e “besueshme” me zgjedhjet e të gjithë deputetëve tue fillue nga kryetari i Kuvendit të ri Popullor, Pjeter Arbnori, e deri tek Gramoz Ruçi me shokë, ku të gjithë bashkë ishin jo vetem bashkvuejtës dhe bashkfajtorë, por ishin edhe “bashkpuntorë të sigurimit të shtetit komunist.”

Të parët njerëz që kanë tregue rrugën e vërtetë në të cilen duhet vendosë pa asnjë kusht dhe lëshim Demokracia në Shqipni janë kenë Don Simon Jubani, Prof. Arshi Pipa dhe At Daniel Gjeçaj.

Don Simoni e ka shpallë botnisht “programin e Tij” në fjalen e mbajtun në Vorrezat e Rrëmajit me 11 Nandor 1990, ora 11.00, kur ka thanë Meshen e Parë, me të cilen Ai solli Lirinë e Fesë në Shqipni, një kusht i domosdoshem për vendosjen e Demokracisë në “Shtetin Ateist”.

Profesor Arshi Pipa, profeti i vërtetë i t’ardhmes Demokratike, shumë shpejtë mbas Don Simonit, nga stacioni i “Zërit Amerikës” (1990), ka ba thirrje per rrëzimin e monumentit të diktatorit mu në qender të Tiranës, akt pa të cilin “nuk mund të vendoset Demokracia”.

At Daniel Gjeçaj, me daten 22 Mars 1992, në radio “Vatikani”, ka lexue Ai vetë “Programin e Qeverisë së Ré Demokratike”, prej ma shumë se 16 pikash, kushte që jo vetem ishin të domosdoshme po të detyrueshme, për me vendosë Demokracinë e vertetë në Shqipninë e porsazgjueme nga robnia e dhuna e pashoqe komuniste e terroriste n’ Europë.

Asnjë nga thirrjet dhe kerkesat e Këtyne Burrave nuk janë marrë parasyshë dhe as nuk janë zbatue n’ afatet e mendueme prej Tyne!

Edhe monumenti i diktatorit Ever Hoxha u hoq mbas sa muejsh në Shkoder, ndersa në Tiranë vazhdoi edhe sa muej të tjerë.

Me miratimin e BSPSH së Shkodres, para fitores së zgjedhjeve të 22 Marsit 1992, kam paraqitë unë zyrtarisht në Kryesinë e BSPSH në Tiranë, tek Kryetari z. Gëzim Shima, në prani të z. Eqrem Kavaja, kërkesen e zgjedhjes për President të Republikës së Ré Demokratike Shqiptare, Emnat e Shqiptarëve të Nderuem dhe të njohun zotnijve  Prof. Arshi Pipa ose Prof. Sami Repishti dhe, per Kryeminister zonjen Prof. Nermin Vlona, aso kohe Ajo ishte në Itali. As kjo kerkesë nuk asht marrë fare në kosideratë gjoja e “bame pa vend dhe para kohet”.

Edhe kerkesa e BSPSH u shue me vendimin e turpshem, të zgjedhjes së personave që kohët e fundit kanë jetue ma shumë se 20 vjet pashkëputje në Shqipninë komuniste e rrethueme me tela e ferra.

Fatmirёsisht Kёta, nuk ishin komunistё tё kovertuem, per tё cilet ka folё nё mes tё Tiranёs nё vitin 1999, presidenti çek, z. V. Havel.

E verteta asht se trashigimtarët e rijë të qeveritarëve komunistë, perveç pasunimit personal në kolltukët qeveritarë, që këte e kemi traditë që në vitin 1925 me Ahmet Zogollin e ma vonë me Ever Hoxhen, Ramiz Alinë etj., kanë ba disa ndryshime të dukshme, që asht vështirë me t’i rrokë mendja e kokës. Ever Hoxha, djali i bylykbashit turk të Gjinokastres, apo Ramiz Alia, djalë turkoshakut në Bosnje, kishin të drejtë me u krenue me veprat e tyne tradhëtare dhe terroriste ndaj Popullit Shqiptar. Ata u sollen aty nder ata poste vetem per atë qellim që ju kishte caktue PPSh.

Nuk do të zgjatem me biografitë e tyne se asht një çmendi e vertetë!

Sot, në 32 vjetorin e 22 Marsit 1992, kur shpejt do të festojmë edhe 32 vjetorin e “antarësimit” në “Konferencen Islamike”, askush nuk mund të “akuzojnë” asnjë “dr. profesor”, pasues president’ e kryeministra, si mashtrues, hajdutë apo tradhëtarë të Popullit Shqiptar, mbasi të gjithë, njeni mbas tjetri, disa ishin “bijtë e Stalinit”, disa “vëllezer me serbët e Titos”, disa “vëllezër me motrat kurva” të demokracive popullore apo të Bashkimit Sovjetik e të Kinës. Flitet per Europen po nuk bahet asnjë hap.

 Tashti jemi ortakë të “Ballkanit Hapur”, të Italisë dhe së fundi “vëllezer gjaku me turqit e Erdoganit”, miku i qeverisë socialistit komunist Rama.

Të vetmit pesimistë aso kohe që nuk besonin se do të bahen ndryshime ishin Don Simon Jubani, i cili thonte se Jugu kerkon edhe sot:”Vetem Demokraci komuniste dhe me qeverisë të gjithë Shqipninë”. Ndersa,  Ferdinand Temali “mbas revoltës së Vlonës në 1997, nuk besonte ma mbas disa pamjeve në rrugët e Vlonës!” Ndersa, Bardh Shiroka i cili, nuk pranoi me marrë postin e Kryetarit të Persekutuemve Politik n’ Shkoder. nuk i besonte asnjëherë ndryshimeve tue mos u dënue kriminelat e djeshem, perkundrazi.., kishte edhe prova që kujtonte nga hetuesia e Tij.

***

Detyrohem sot me ju drejtue një pyetje per bishat qeveritare: A ban me dijtë çka ju lidhë “me ata kafshë t’egra komuniste t’rilindura të Shekullit XXI”, perveç vjedhjes, krimit të organizuem, mbushjes së xhepave, shkatrrimit kombtar edhe të Asaj pak Shqipnije që ka mbetë sot, bashkë me Ate Shqipninë e Nderueme të Gjergj Kastriotit, që ishte dikur!?

Vllazen e Motra Shqiptarë! Jemi para zgjedhjeve. Shqipninë sot si asnjë shtet tjeter po e shkallmojnë “komunistët e rilindur”! Kujtoni mirë edhe njëherë “premtimet e tyne”, po mos persëritni marrinë me votue per ata!

Komunistët e  Shqipnisë janë bishat ma t’egra e t’  korruptueme të Botës!

Vetem Nanë Tereza i ka njohë mirë që në vitin 1997 në Rinas kur tha:
“O Zot, hiqja mallkimin Tand Popullit Shqiptar !”.   

            Melbourne, 20 Mars 2024.

Nexhmije Hoxha rrëfeu se shkak për burgosjen e Qani Çollakut u bë Mehmet Shehu

Qaniu kishte qenë tre vjet me studime për inxhinieri gjeologji në Leningrad, por i braktisi ato, sepse pasioni i tij ishte letërsia. U kthye në Shqipëri dhe studimet katërvjeçare për Gjuhë-Letërsi shqipe, (aq shumë të dëshiruara prej tij) i kreu në dy vjet. Kur unë u emërova mësuese e anglishtes në Korçë, Qaniun e dërguan që të punonte në zonat e thella të Mokrës, në Velçan e Osnat, ku e përgjonin dhe e spiunonin: drejtori i shkollës dhe operativi i Sigurimit të zonës. Gjendjen e mjeruar të fshatit socialist ai do ta përmblidhte me pak fjalë, duke thënë se: “Tani në fshat ka më shumë Lula të vocërr se sa në kohën e Migjenit”.  


E kështu erdhi viti 1968, kur me bujë të madhe filloi i ashtuquajturi “revolucionarizim i shkollës”. Tani e tutje gjithçka do të përfshihej në trekëndëshin; “Mësim, punë, kalitje”, çdo gjë do të përshkohej nga “filli i kuq” i ndritur i socializmit, gjithçka do të lyhej me bojë të kuqe, jo vetëm parullat, këndet e pionierit, por edhe mësuesit, këta edukatorë të brezit të ri, të cilët duhej të ishin “komisarë të kuq”, të dritës jetëdhënëse të Partisë.

Tanimë mësuesi do të kthehej në një robot të fjalimeve programatike të Enver Hoxhës e, dallkaukëve të tjerë. E pikërisht në këtë çast kaq kritik, veproi Qani Çollaku, sepse ai i lindur e i rritur në një familje patriotësh, duke qenë një intelektual i vërtetë, e kuptoi menjëherë se kazma e pushka, që do të përdornin si simbole në orët e mësimit, nuk ishin veçse armë që do të vrisnin e shkallmonin nga themelet, gjithë mundin e djersën, që kishin derdhur breza të tërë mësuesish, për arsimin në Shqipëri.

Prandaj në artikullin drejtuar gazetës “Zëri i Popullit” “Luftëtarë artizanë të artit”, ai parashtronte pikëpamjet e veta. Shkrimi nuk u botua kurrë e megjithatë, Qani Çollakun e arrestuan dhe e dënuan me shtatë vjet heqje lirie, duke i ngritur në gjyq akuza të tilla, si;

“Ka shkruar për të ngritur popullin në këmbë”, “i akuzuari është i lidhur me spiunazhin e huaj” (duke aluduar për spiunazhin sovjetik), madje e quajtën “Dubçek i vogël”, e më tej i përmendën emrin e poetes Anna Ahmatova, sikur prej saj t`i kishin ardhur gjitha të këqijat njerëzimit.

Si gjithnjë të pagabueshmit njerëzit e Sigurimit, ishin të përpiktë për të qëlluar në shenjë, duke goditur më të mirët, më të mençurit, më trimat. Dhe njëri ndër ta ishte Qani Çollaku, vëllai i “Heroit të Popullit”, Reshit Çollaku dhe i dëshmorit trim, Muharrem Çollaku.

E kjo nuk bëhej pa qëllim, le ta mësonin të gjithë mësuesit dhe intelektualët e tjerë, se derisa nuk kursehet një anëtar i familjes së Çollakëve, merrej me mend se çfarë mund t`u ndodhë të tjerëve, me një fjalë le të bëhet pësimi mësim, të mbjellim frikë e terror, që të mos guxonte kush të ngrinte krye.

Nexhmije Hoxha në librin e saj “Miqësi e tradhtuar”, na sqaron në mënyrë tinëzare, se një letër e Mehmet Shehut drejtuar Enver Hoxhës, e fundosi Qani Çollakun dhe ja përmbajtja e saj:

“Artikulli” i Qani Çollakut është një sulm i egër, i shfrenuar dhe i hapët kundër vijës së partisë në art e letërsi dhe kundër vetë Partisë. Qani Çollaku është armik i njohur i Partisë. Ka qenë mësues, është demaskuar e hequr nga puna si mësues në Berat, por tash na qenka prapë mësues në Pogradec! Thuhet se ka hedhur votën kundër Frontit, në zgjedhjet e fundit.

Mejtoj që, duke përdorur këtë material, të mbledhim mësuesit e Pogradecit, ta demaskojmë gjer në fund dhe ta çojmë në gjyq (me dyer të mbyllura), sepse me këtë material, i ha gjer në 15 vjet burg, ose ta internojmë në fermën e Lushnjës, ku të punojë me kazmë. Është jashtëzakonisht i poshtër! (Dhe siç thotë populli: “Kush i bën gropën tjetrit, bie edhe vetë brenda”.)

Gjyqi i Qaniut u bë në Korçë, në maj 1968. Në ditët e para të qershorit, takova në Tiranë Lasgushin dhe e pyeta në e kish dëgjuar për dënimin e Qaniut. “Po”- më tha, e vazhdoi me zë të ulët, sepse në atë kohë edhe muret kishin veshë: “Si mund të vij unë në Poradec e, të mos e takoj Qaninë, të mos e shoh me sy, të mos ia dëgjoj zërin…”?! dhe sytë e Lasgushit u përlotën.

Pasi mbaroi dënimin dhe doli nga burgu, Qaniu ishte përsëri ai, Qaniu i parë: i qetë, fjalëpakët, buzagaz; kish ndryshuar vetëm në një gjë: kur dilte rrugëve, nuk përzihej me njeri, por ecte gjithnjë i vetmuar, nuk rrëfente asgjë për vitet e burgut, vetëm e quante me shaka; “Universiteti”. E ai ishte aq zemërmadh e i gjerë nga shpirti, saqë i fali edhe personat që i dolën dëshmitarë në gjyq.

Sapo doli nga burgu, mësoi anglisht dhe italisht. E caktuan të bënte punëra të rëndomta në ndërtim dhe më vonë magazinier i gurëve dhe i tullave. Njëherë kishte bërë një kërkesë, që ta kthenin sërish në profesionin e mësuesit, që e donte shumë. Verës vinte në Pogradec edhe Kudret Kokoshi, xhaxhai i Myzejenit, të fejuarës së përjetshme të Reshitit, Kudreti ishte patriot, poet, kritik letrar, përkthyes, që pat bërë njëzet vjet burg dhe i lënë në hije.

Qaniu ftonte për darkë Kudretin dhe Lasgushin, që të ishin të tre në lartësirat poetike. Kudret Kokoshi shpresonte se do të vinte një ditë më e mirë, prandaj dorëshkrime të tijat, si përkthime e disa të tjera, të shkruara me shkrim të bukur, ia dha Qaniut, me shpresën se ai mund t`ia arrinte kohës, për t`i nxjerrë në dritë.

Nëse Qaniu mundi të përballë shumë dallgë të jetës, pranë tij kurdoherë ndodhej, Tixhja, një bashkëshorte e urtë, e mençur, e përkushtuar. Por në vitin 1982, Tixhja, gruaja e Qaniut, u sëmur rëndë dhe i bënë një operacion në zemër, e kam para syve se sa i shqetësuar dhe i merakosur ishte ai, në ato ditë kur jeta e saj varej në një fije peri.

Por, papritur, në verën e 1983-së vdiq Nafija, gruaja e Lasgushit, asaj nate duke gdhirë 4 gusht në mesnatë, pasi Qaniu e pat qetësuar dhe e shtriu për të fjetur Lasgushin, lart në kullën e tij, ne të dy ndenjëm në çardhakun e asaj shtëpie dhe ishte hera e parë që Qaniu më rrëfeu për burgun komunist të Spaçit, jo më shumë për torturat, punën e rëndë, telat me gjemba, qentë, policët, por folëm për poetët, shkrimtarët, piktorët, artistët, që ndodheshin brenda burgjeve të Shqipërisë.

Valbona, vajza e vetme e Qaniut, u lind ndërsa babai i saj gjendej në burg e, kur ai doli prej burgut, ajo ndiqte klasën e parë të fillores, tok me time bijë, në të njëjtën klasë e bankë. Në pranverën e 1984-ës, Qaniu u sëmur, mjekët nuk po i përcaktonin dot diagnozën, vazhdoi kështu dy a tre muaj nga një spital në tjetrin, së fundi në Tiranë në kirurgji.

Operacioni vërtetoi diagnozën: kancer i pankreasit. Qaniu iku nga jeta më 24 nëntor 1984, në të aguar. E ëma, Minja e vajtoi: “Bir, o bir, më ike si prej plumbit”! Se Çollakët, gjithnjë kanë ikur prej plumbit nga kjo jetë.

Në varrim, Qaniun e shoqëroi një turmë e madhe njerëzish, ndonëse po varrosej një ish i burgosur politik, por familja e Çollakëve, kishte farefis e miqësi shumë të zgjeruar. Më ka mbetur diçka në mendje nga ajo ditë e diel pasdite aq e trishtuar, teksa dielli ish gati në të perënduar: ndërsa po e nxirrnin arkivolin nga makina e zezë, syri më kapi një kurbat (rom, në dialektin korçar), trupmadh, i cili qante me lot të mëdhenj, lotët i pikonin përdhe, duke hapur vrima në pluhurin e varrezave. Ishte fillim dimri.

Hakmarrja komuniste vazhdonte, Valbonës nuk donin kurrsesi t`i jepnin një të drejtë për studimet e larta, këmbënguljes të saj pushtetarët iu përgjigjën; se atë e priste i njëjti fat. Tixhja, nëna e saj, nuk e përballonte më jetën, ajo nuk arriti të gëzojë vitet `90-të, kur Valbona kreu studimet dhe tashme ka krijuar familje të lumtur.

Më 24 nëntor të çdo viti, është përvjetori që nga dita kur mbylli sytë përgjithnjë, poradecari Qani Çollaku. Kohën që jetuam, mund ta quaj si koha e shurdhërisë dhe memecërisë të pashoqe, e megjithatë në këtë kohë jetuan njerëz që ditën t`i kundërvihen fuqishëm me forcën burrërore të intelektit të tyre, dhunës së kuqe, njëri ndër ta ishte edhe Qani Çollaku. Ai është nderuar me titujt e nderuar: “Mësues i Popullit” dhe “Qytetar Nderi i Qarkut të Korçës”./ Nga Meri Lalaj Memorie.al


Send this to a friend