VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

40 vjet pas zhdukjes së lijës, paralelet me pandeminë e COVID-it

By | May 9, 2020
blank

Komentet

blank

Kamboxhia zbulon mostra të koronavirusit në mishin e importuar nga India

Autoritetet kamboxhiane kanë hasur në mostra të koronavirusit të ri (COVID-19) në mishin e importuar nga India, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Kamboxhias njoftoi se COVID-19 u zbulua në mishin e ngrirë të gjedhit në tre nga pesë kontejnerë transportues të transportuar nga një kompani private.

Ministria tha se mishi i importuar në kontejnerë do të asgjësohet brenda kësaj jave.

Kamboxhia pezulloi përkohësisht importet me Indinë kur rastet me COVID-19 u rritën në fillim të vitit, por rifilloi tregtinë në javët e fundit pasi numri i rasteve në Indi u ul.

Në fushatën e vaksinimit që filloi në shkurt në Kamboxhia, 40 për qind e popullsisë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje pandeminë, numri i rasteve në Kamboxhia ka arritur në 74.386, kurse i viktimave në 1.324.

blank

New York do t’u kërkojë të gjithë punonjësve komunalë të vaksinohen kundër COVID-19

Washington

Kreu i bashkisë New York, Bill de Blasio, qytetit më të populluar në SHBA, ka bërë të ditur se të gjithë punonjësve të bashkisë do t’u kërkohet të vaksinohen kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ose në të kundërtën do të përballen me testime javore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Masat janë duke u miratuar për 300 mijë punonjës komunalë të qytetit, përfshirë mësuesit, oficerët e policisë dhe zjarrfikësit, mes një frike për përhapjen e llojit më shumë infektues ‘Delta’.

Kreu i bashkisë në njoftimin e masave të reja theksoi llojin me origjinë nga India, duke u shprehur se ai “na ka hedhur në një kurbë” derisa SHBA po përpiqet të kthehet në një pamje normaliteti para-pandemik.

“Kjo ka të bëjë me shërimin tonë. Kjo ka të bëjë me atë që duhet të bëjmë për të rikthyer qytetin e New York-ut”, tha de Blasio gjatë një konferencë për media.

Mandati i vaksinimit të qytetit të New York-ut do të hyjë në fuqi më 13 shtator, ditën e parë të vitit shkollor të qytetit kur shumë nxënës pritet të kthehen në mësim me pjesëmarrjen e tyre personale në shkollë.

De Blasio po ashtu po mandaton që duke filluar nga 2 gushti të gjithë punonjësit e pa vaksinuar të qeverisë së qytetit të mbajnë maska në çdo kohë derisa janë duke punuar ose të vaksinohen menjëherë.

“Kjo është shumë, shumë e qartë. Fatkeqësisht do të duhet të jemi shumë të ashpër. Nëse një punonjës i qeverisë së qytetit nuk mban maskë në ambiente të mbyllura dhe është i pa vaksinuar, për fat të keq do të ketë pasoja. Nëse dikush është i pa vaksinuar, fatkeqësisht ata paraqesin kërcënim për veten e tyre, por ata po ashtu kanë një mundësi më të madhe për të përhapur sëmundjen”, u shpreh de Blasio.

Qyteti i New York-ut ishte epiqendra e shpërthimit në SHBA në fillim të pandemisë COVID-19, pas çka qyteti u bllokua me masa të rrepta dhe varre masive u hapën për viktimat derisa spitalet u ngarkuan me pacientë.

blank

Shqipëri, autoritetet: Varianti Delta qarkullon gjerësisht në vend

Armand Mero

Në Shqipëri, autoritetet e Shëndetësisë thanë sot se varianti Delta i koronavirusit qarkullon gjerësisht në vend. Deklaratat u bënë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pasi nga laboratorët e specializuar në Gjermani u konfirmuan 21 raste të këtij varianti. Prej tyre 6 ishin persona të cilët kishin marrë 1 ose dy doza vaksinash. Pavarësisht se është vënë re një shtim i të prekurve, autoritetet thanë se nuk ka ndonjë arsye që të ashpërsohen masat kufizuese ekzistuese

Përgjigja nga laboratori në Gjermani mbi rastet e dyshuara me Delta, duket se është thjesht konfirmimi i një realiteti nga i cili as Shqipëria nuk mund të shpëtonte. Madje të gjitha mostrat e dërguara kanë rezultuar pozitive dhe i përkasin rasteve në të paktën 10 qytete të vendit

U dërguan 21 mostra klinike nazale dhe faringiale, të cilat kanë rezultuar pozitivë. Këto mostra ne i kemi gjetur në një përhapje në qytete si Tirana, Elbasani, Shkodra, Lezha, Kavaja, Gjirokastra, Korça, Peqini, Mati dhe Vlora”, bëri të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Albana Fico.

Ajo shpjegoi se mostrat i përkasin një periudhe nga 1 Qershori deri në 12 Korrik, gjë e cila përforcon atë që deklaroi dhe kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli se varianti Delta po qarkullon gjerësisht në Shqipëri. Për më tepër, dhe nga 21 rastet e konfirmuara, 13 prej tyre i përkasin qytetarëve në Shqipëri, ndërsa vetëm 8, atyre të ardhur nga jashtë.

Prej më shumë se dy javësh, tendenca e rasteve të reja ka ardhur në rritje, dhe sipas zonjës Rakacolli, “rastet po rriten në radhë në komunitetin e personave që vijojnë të mbeten të pavaksinuar”.

Megjithatë, mes rasteve me Delta 6 persona kanë qenë të vaksinuar. “Dy raste kanë lidhje me udhëtimin në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë qenë të vaksinuara, të dyja rastet me AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, në muajin Prill. Dy raste të tjera kanë qenë më Pfizer, vetëm me një dozë, të marrë në Gjermani, por që janë brenda 10 ditësh të periudhës së inkubimit, që do të thotë se nuk kanë krijuar mbrojtje. Dy të tjera janë me vaksinën Coronavac”, deklaroi Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP

Zonja Bino, shpjegoi se asnjë prej tyre nuk ka patur nevojë për trajtim spitalor. Në spitalin Infektiv ndodhen 9 pacientë, nga të cilët njëri rezulton të ketë bërë vetëm një dozë të vaksinës, por nuk ka të dhëna nëse është i prekur nga varianti Delta.

Nga 21 të prekurit me Delta, 13 prej tyre kanë krijuar vatra familjare infeksioni.

Rastet me Covid 19 mbeten në rritje. Nëse në 30 qershor kishte vetëm 53 persona aktivë, aktualisht numërohen të paktën 280 të tillë, pra më shumë se pesëfishi. Por pavarësisht kësaj dhe qarkullimit të variantit Delta Komiteti Teknik vlerëson se “mbrojtja është njësoj dhe niveli i masave nuk ka asnjë arsye objektive që të ndryshojë”.

Komiteti Teknik bëri thirrje për respektimin e rregullave anti Covid në fuqi, mes të cilave detyrimi i përdorimit të maskave në mjedise të mbyllura, pothuajse nuk gjen zbatim. Po ashtu autoritetet këmbëngulën në nevojën e vaksinimit si mbrojtës i rëndësishëm dhe ndaj variantit Delta. Aktualisht janë 640 mijë personat e vaksinuar, ose 22.8 përqind e popullatës, nga të cilët gati 499 mijë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

blank

Debat i ashpër mbi Covid-19, SHBA akuzon Kinën se ka përdorur fondet e saj në kërkime për viruse të tjera vdekjeprurëse

Ndërsa debati vazhdon mbi origjinën e koronavirusit, një debat i ashpër ka shpërthyer rreth hulumtimit të virusit që po kryhet në Kinë duke përdorur fondet e SHBA.

Kjo është e lidhur me teorinë e paprovuar se virusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator në Vuhan, qyteti kinez ku u zbulua për herë të parë.

Kjo ide përqendrohet në kërkimet e kryera mbi viruset e lakuriqëve të natës në Institutin e Virologjisë Wuhan.

Senatori republikan Rand Paul pretendon se paratë amerikane u përdorën për të financuar kërkime atje që i bënë disa viruse (jo koronavirusin) më infektues dhe më vdekjeprurës, të njohur si “fitim i funksionit”.

Por pohimi i tij është hedhur poshtë me vendosmëri nga Dr Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në SHBA.

“Fitimi i funksionit” është kur një organizëm zhvillon aftësi të reja.

Kjo mund të ndodhë në natyrë, ose mund të arrihet në një laborator, kur shkencëtarët modifikojnë kodin gjenetik ose vendosin organizma në mjedise të ndryshme, për t’i ndryshuar ato në një farë mënyre.

Për shembull, kjo mund të përfshijë shkencëtarët që përpiqen të krijojnë bimë rezistente ndaj thatësirës ose të modifikojnë vektorë të sëmundjes në mushkonja për t’i bërë ato më pak të mundshme të kalojnë infeksione.

Me viruse që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut, kjo do të thotë të krijoni viruse potencialisht më të transmetueshme dhe të rrezikshme.

Shkencëtarët justifikojnë rreziqet e mundshme duke thënë se hulumtimi mund të ndihmojë në përgatitjen e shpërthimeve dhe pandemive në të ardhmen duke kuptuar sesi evoluojnë viruset, dhe për këtë arsye zhvillojnë trajtime dhe vaksina më të mira.

blank

Agjencia Evropiane e Barnave rekomandon vaksinën Moderna për fëmijë

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar aprovimin e vaksinës kundër COVID-19 të llojit Moderna për të vaksinuar fëmijët nga mosha 12 deri në 17 vjeç.

Deri tani, vaksina e Pfizer/BioNTech ka qenë opsioni i vetëm për vaksinim të fëmijëve në Amerikën Veriore dhe në Evropë.

Agjencia e Barnave në SHBA (FDA) momentalisht është duke shqyrtuar nëse do të zgjerojë përdorimin e vaksinës Moderna për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.

Derisa furnizimi me vaksina nëpër botë mbetet i vogël, shumica e botës ende ka vështirësi në imunizimin e të rriturve.

Rregullatorët e SHBA-së dhe në Evropë kanë bërë thirrje për kujdes pasi të dy vaksinat (Moderna dhe Pfizer) lidhen me një reagim ekstremisht të rrallë te adoleshentët dhe të rinjtë, që është dhimbje e gjoksit dhe inflamacion i zemrës.

blank

Tetë këshilla se si të rrisni fëmijë inteligjentë

Gjatë pjesës më të madhe të jetës sime profesionale, jam marrë me çështjet në lidhje me zhvillimin e dhuntive dhe arsimimin e fëmijëve, ndaj nuk u befasova kur m’u kërkua të flas mbi mënyrën sesi të rrisni fëmijë inteligjentë. Edhe pse fokusi kryesor i kërkimeve të mia, ka qenë talenti, unë nuk e vlerësoj inteligjencën mbi cilësitë e tjera.

Në fakt, cilësitë që unë vlerësoj më shumë janë mirësia, integriteti, sensi i humorit dhe mençuria, asnjë prej të cilave nuk kërkon një inteligjencë të lartë. Por thënë kjo, inteligjenca ka sërish rëndësi. Një mendje kurioze, e mirë-zhvilluar dhe e disiplinuar,përbën një avantazh në shumicën e aktiviteteve njerëzore, nga shkolla tek puna dhe marrëdhëniet sociale.

Bazuar në gjetjet aktuale të studimeve mbi inteligjencën dhe trurin, ja cilat janë përfundimet e mia në lidhje me këshillat praktike që duhet të kenë parasysh prindërit që synojnë të mbështesin zhvillimin e inteligjencës së fëmijës së tyre.

Gjithçka fillon me ju si prind
Kujdesuni mirë për veten tuaj, në mënyrë që të kujdeseni mirë për fëmijën tuaj. Kur e pranoni se është normale të jeni një qenie e papërsosur dhe t’i mirëprisni gabimet që bëni si shans për të mësuar, ju po e ndihmoni fëmijën tuaj të lulëzojë në çdo mënyrë.

Tregoni ndaj fëmijës suaj një dashuri bujare në veprim
Jini të besueshëm dhe vazhdimisht të ngrohtë. Jini të mirë dhe të durueshëm me të.

Dëgjojeni vërtet atë
Përgjigjuni pyetjeve që u bën fëmija juaj, kushtojini vëmendje kurioziteteve të tij. Ji i pranishëm në shqetësimet që ai ka.

Sigurohuni që të keni shumë kohë për të luajtur më të
Mos harroni se loja është veprimtaria më thelbësore për zhvillimin e trurit të fëmijës suaj të vogël (të paktën deri në moshën7-vjeçare), sesa koha e kaluar për gjëra që duken më shumë si mësime akademike. Koha e lojës nuk është aspak një kohë e humbur në procesin e zhvillimit të inteligjencës.

Stimuloni të gjitha shqisat e fëmijës suaj
Që nga lindja e tutje, jepini fëmijës suaj mundësi për të eksploruar duke përdorur që të gjitha shqisat e tij. Kur ata duken veçanërisht të interesuar për diçka, ndihmojini të gjejnë mënyra për të mësuar më shumë rreth saj.

Modeloni dhe mësoni sesi të menaxhoni emocionet
Rregullimi i emocioneve, vetëkontrolli dhe këmbëngulja janë më të rëndësishme sesa Koeficienti i Inteligjencës (IQ) për të pasur sukses në çdo fushë të jetës. Ndaj mësojini fëmijës tuaj teknikat e relaksimit si frymëmarrja e ndërgjegjshme, dhe sigurohuni që ata të kenë ekuilibër të mjaftueshëm në jetën e tyre, duke përfshirë kalimin e kohës në natyrë.

Kushtojini vëmendje zhvillimit fizik të fëmijës tuaj
Sigurohuni që fëmija juaj të konsumojë ushqime të shëndetshme, të flejë gjumë mjaftueshëm dhe të jetë fizikisht aktiv sidomos në natyrë. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e trurit.

Kultivoni kreativitetin e fëmijës tuaj.
Krijimtaria jo vetëm që gjallëron jetën dhe nxit të mësuarit, por ajo është një mjet i jashtëzakonshëm për shërimin emocional dhe vetë-shprehjen. Ndaj kultivojeni atë tek fëmija që në hapat e parë. Por edhe nëse fëmija juaj është 5 apo 15 vjeç dhe ju nuk i keni bërë këto gjëra, nuk ka problem.

Studimet e fundit mbi trurin e njeriut, tregojnë se ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për ndryshimin dhe zhvillimin e trurit gjatë gjithë jetës, përmes një mekanizmi të quajtur plasticitet nervor. Që nga lindja e njeriut dhe deri në pleqëri, truri zhvillohet kur ne bashkëveprojmë me botën, kur përfshihemi në aktivitete që i konsiderojmë kuptimplota për ne, dhe kur sfidojmë veten për të vazhduar të mësojmë.

Shumë prindër habiten kur mësojnë se sekretet për të rritur fëmijë të zgjuar janë kaq të lashta:duajini fëmijët tuaj, jini të sjellshëm dhe të durueshëm me ta, sigurohuni që ata të kenë shumë kohë për të luajtur dhe të flenë sa duhet. Por në fakt, duket se ndërtimi i trurit dhe ndërtimi i personalitetit të njeriu është e njëjta gjë./ Nga Dona Matthews – “Psychology Today”

Shënim: Dona Matthews, është psikologe e zhvillimit në SHBA, autore e katër librave për fëmijët, adoleshentët dhe edukimin e tyre. / bota.al

blank

OBSH paralajmëron: Varianti Delta do të bëhet dominues gjatë muajve të ardhshëm

Varianti Delta i koronavirusit pritet të bëhet dominues gjatë muajve të ardhshëm, tha të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Delta – variant më ngjitës, i zbuluar për herë të parë në Indi – është regjistruar tashmë në 124 territore, 13 më shumë se javën e kaluar, tha OBSH-ja në raportin javor epidemiologjik.

“Pritet që Delta t’i tejkalojë me shpejtësi variantet e tjera dhe të bëhet dominuese gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në raport.

Nga tri variantet e tjera, të klasifikuara si shqetësuese nga OBSH-ja, Alfa – e zbuluar për herë të parë në Britani – është raportuar në 180 territore; Beta – e zbuluar në Afrikë të Jugut – është raportuar në 130 territore dhe Gama – e zbuluar në Brazil – është raportuar në 78 territore.

OBSH-ja po ashtu tha se 3.4 milionë raste të reja me koronavirus janë regjistruar javën e kaluar në botë – 12 për qind më shumë se në javën para asaj.

“Me këtë ritëm, pritet që numri i rasteve të raportuara globalisht të kalojë 200 milionë në tri javët e ardhshme”, tha OBSH-ja.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka infektuar deri tash mbi 191.5 milionë njerëz.

Prej tyre, mbi 4.1 milionë kanë vdekur.

Në të gjithë botën janë dhënë mbi 3.9 miliardë vaksina.

/REL

blank

Djegia nga kandilat e detit – Trajtimet natyrale të shpejta që duhet të dini

Prekja nga kandili i detit shkakton lotim nga sytë, probleme në frymëmarrje dhe rrufë

Prekja nga një kandil deti shkakton jo vetëm djegie dhe irritime në lëkurë por ndikon negativisht edhe në organizmin e njeriut.

Menjëherë sapo kandili i detit bie në kontakt me trupin e njeriut, ai lëshon gjemba ekstremisht të vegjël brenda në lëkurë, duke injektuar një lëng helmues.

Krahas djegies së lëkurës dhe plagëve në të, lëngu helmues i kadilit të detit ndikon edhe në shkaktimin e dhimbjeve të kokës, të vjellave, marrje mendsh, dobësim të muskujve dhe rrahje të shpeshta zemre.

Në disa raste, prekja nga kandili i detit shkakton lotim nga sytë, probleme në frymëmarrje dhe rrufë.

Alergjia është gjithashtu një nga simptomat që mund të shfaqë prekja nga kandili i detit.

Në rastet të ngërçeve të gjata dhe të forta muskulore apo në rast se zona e prekur nga kandili i detit infektohet atëherë do t’ju duhet me patjetër të këshilloheni me mjekun.

Si të lehtësojmë efektet e thumbave nga kandilat e detit

Trajtimi më i mirë që u bëhet simptomave të prekjes nga kandili i detit varet nga efekti që ai shkakton në lëkurë dhe organizëm.

Por në përgjithësi, thumbat nga kandilat e detit mund të trajtohen dhe lehtësohen edhe në mënyrë natyrale në shtëpi.

Hiqni thumbat:

Largoni çdo pjesë të tentakulave të kandilit që ka mbetur në lëkurë duke e shpëlarë atë me ujë deti.

Evitoni prekjen e zonës së lëkurës së lënduar me rërë.

Mos hidhni ujë të ftohtë në zonën e lënduar si dhe mos e fshini atë me peshqir.

Këto dy mënyra mund të irritojnë edhe më shumë lëkurën duke i riaktivizuar tentakulat.

Shpëlani lëkurën e lënduar me uthull ose me sodë:

Për 30 sekonda hidhni pak uthull mbi zonën ku lëkura është prekur nga kandili. Ose, aplikoni sodë të përzier me ujë deti.

Secila nga këto dy metoda rrëzon tentakulat e kandilit dhe lehtëson dhimbjen e shkaktuar.

Dush të ngrohtë dhe kuba akulli:

Përdorni ujë të ngrohtë-aq sa trupi ka mundësi për ta toleruar por jo mbi temperaturë 45 gradë, ndërkohë vendosni kuba akulli të ftohtë në zonën e lënduar.

Kjo do të lehtësojë irritimin dhe dhimbjen gjithashtu./AgroWeb.org

blank

OBSH thirrje Kinës për më shumë bashkëpunim në hetimin lidhur me origjinën e COVID-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje Kinës që të bashkëpunojë më shumë në fazën e dytë të hetimit lidhur me origjinën e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë i bëri thirrje Kinës për më shumë qasje dhe transparencë.

Ghebreyesus tha se nevojitet qasje tek të dhënat para dhe pas pandemisë së COVID-19 dhe se Kina nuk ka ndarë të dhënat me ekipin hulumtues në fazën e hetimit të parë.

Komiteti i OBSH-së për situatat emergjente ka paralajmëruar se pandemia nuk është duke përfunduar dhe se pritet që në botë të përhapen variante të reja dhe të rrezikshme.

Faza e parë e hetimit të kryer lidhur me origjinën e pandemisë përfundoi në muajin shkurt.

OBSH hyri në Wuhan

Kina e cila më pas kishte refuzuar kërkesat për fillimin e hetimin lidhur me origjinën e virusit, me rritjen e presionit ndërkombëtar lejoi që delegacioni i OBSH-së të kryejë inspektime në Wuhan.

OBSH-ja në qytetin Wuhan të Kinës ku u shfaqën rastet e para të virusit dërgoi një delegacion të përbërë nga shkencëtarë ndërkombëtarë.

Gjatë inspektimit disa anëtarë të delegacionit deklaruan se zyrtarët kinezë u dorëzuan atyre të dhënat e analizave dhe përmbajtjet që kishin përgatitur vetë lidhur me rastet e para por që kishin refuzuar të ndajnë të dhënat e papërpunuara.

Në punimet që filluan në terren më 29 janar, delegacioni kreu inspektime në Institutin e Virologjisë në Wuhan i cili ishte temë e pretendimeve se virusi krahas rasteve të para në tregun e produkteve detare në Wuhan ishte përhapur si pasojë e një aksidenti.

Instituti u formua me qëllimin për të krijuar një arkiv me informacione gjenetike të koronavirusëve të lakuriqëve të natës pas pandemisë së Sindromës Akute të Frymëmarrjes (SARS) në periudhën 2002-2003 dhe ai ishte objekt i akuzave se COVID-19 ishte prodhuar artificialisht në laboratorin këtu dhe se ai doli jashtë gabimisht.

Zyrtarët kinezë mohuan akuzat në fjalë dhe hodhën pretendime të kundërta se COVID-19 është shfaqur në një vend tjetër dhe se në vend ka mbërritur me produktet detare të ngrira që janë importuar.

COVID-19 u shfaq për herë të parë në tregun e ushqimeve në Wuhan

Bota u informua për herë të parë për shfaqjen e COVID-19 më 31 dhjetor 2019, kur Kina informoi OBSH-në për shfaqjen një “sëmundjeje misterioze të frymëmarrjes me origjinë të panjohur” në qytetin Wuhan të rajonit Hubei.

Sëmundja për herë të parë u vërejt tek personat që kishin vizituar tregun ushqimor të produkteve detare në Wuhan ndërsa pacienti i parë u shtrua në spital me 17 nëntor me ankesën për “shqetësim të frymëmarrjes” shkaku i së cilës nuk kuptohej.

Më pas u kuptua se sëmundja që shkaktonte inflamacion të mushkërive është shkaktuar nga forma mutacion e një koronavirusit beta që ndodhet tek lakuriqët, i cili mendohet të jetë shkaktuar nga një koronavirus lloji i të cilit ka qenë i panjohur më parë.

blank

Shqetësime për vaksinën ruse Sputnik V

Anush Avetisyan

Në mbarë botën po bëhen përpjekje për të vaksinuar sa më shumë njerëz për të arritur imunitetin e turmës kundër koronavirusit. Zyrtarët thonë se po analizojnë efektshmërinë e vaksinave, por sipas ekspertëve, Rusia nuk ka ofruar deri tani informacionin e nevojshëm mbi vaksinën e saj, Sputnik V.

“Këto rezultate kaq të mira është vështirë të besohen!” thotë studiuesi Konstantin Andreev.

Në maj një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë botuan një letër të hapur në revistën mjekësore The Lancet ku shprehnin shqetësim për vaksinën ruse Sputnik V.

Shkencëtarë amerikanë, holandezë, francezë, italianë dhe rusë kanë cituar mospërputhje mes të dhënave nga Instituti Kërkimor Gamaleya, prodhuesi i vaksinës ruse Sputnik V.

Më saktësisht, në fazën e tretë të provave, Instituti raportoi se vaksina kishte efektivitet në mbi 91% të rasteve. Por shkencëtarët thonë se instituti nuk ofroi të dhëna të papërpunuara në mënyrë që shkencëtarë të tjerë të bënin analiza të pavarura. Ata kanë kërkuar informacion shtesë nga ky institucion.

“Nëse do të kishin ofruar materialet burimore, mund të ishin sqaruar disa nga mospërputhjet. Por nuk ofruan të dhënat. Prandaj ekzistojnë pikëpyetje mbi punën e tyre kërkimore,” thotë Vasili Vlasov i Universitetit Ekonomik të Shën Peterburgut.

Në përgjigje të letrës, ata që punuan për zhvillimin e vaksinës Sputnik V i shpjeguan mospërputhjet si “gabime të thjeshta shkrimi” dhe i cilësuan si “të habitshme” kërkesat e shkencëtarëve për informacion.

Shkencëtarët e institutit Gamaleya nënvizojnë se vaksina është miratuar për përdorim në mbi 50 vende. Por studiues të tjerë thonë se kjo nuk dëshmon që vaksina është e padëmshme dhe e efektshme në masën që thonë prodhuesit e saj.

“Prodhuesit e vaksinave perëndimore kanë bërë publike jo vetëm raporte të hollësishme për analizat shkencore që kanë zhvilluar, por edhe protokollet që kanë ndjekur gjatë zhvillimit të kërkimeve, ndërsa shkencëtarët rusë nuk pranuan të publikojnë protokollet që kanë ndjekur, prandaj lindin shumë pikëpyetje,” thotë zoti Vlasov.

Prodhuesit e Sputnik V thonë se vaksina e tyre është e sigurtë dhe se shkencëtarët perëndimorë paguhen nga “gjigandë farmaceutikë” për të bllokuar futjen e vaksinës ruse në treg.

Por studiuesit shkencorë thonë se prodhuesit e vaksinave të tjera si Johnson & Johnson dhe AstraZeneca kanë punuar nga afër me agjencitë rregullatore për të garantuar një produkt të sigurtë, gjë që s’ka ndodhur me laboratoret që krijuan Sputnik V.

“Nëse ata që prodhuan Sputnik V fillojnë të veprojnë si shkencëtarët që krijuan vaksinën Johnson & Johnson, e gjithë kjo situatë do të bëhej shumë më e thjeshtë. Ata vetë do të përfitonin. Por nuk e di nëse do ta bëjnë një gjë të tillë,” thotë zoti Andreev.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shkencëtarët shpresojnë të mësojnë më shumë gjatë vizitave në Rusi.

“Kemi krijuar një ekip që besoj se do të vizitojë fabrikën. Do të shkojnë në një numër objektesh gjatë vizitës,” tha zëdhënësja e OBSH-së.

Sputnik V nuk bën aktualisht pjesë në listën e vaksinave të miratuara për përdorim emergjent nga BE-ja. Autorët e letrës në maj kritikojnë mungesën e transparencës në provat klinike me këtë vaksinë dhe thonë se çdo problem ekzistues mund të gjejë zgjidhje.

Por mëdyshjet për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës Sputnik V nuk kanë penguar shumë vende, në një betejë të ethshme me pandeminë, ta ofrojnë këtë vaksinë për imunizimin e popullatës së tyre. Miliona doza të kësaj vaksine janë bërë deri tani në Rusi dhe në vende të tjera.

blank

EMA jep lajmin e mirë: Vaksinat e miratuara nga BE janë efektive ndaj variantit Delta

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka dhënë sot lajmin e mirë se vaksinat e miratuara nga Bashkimi Evropian deri më tani kundër Covid-19 janë efektive kundër të gjithë mutacioneve të reja, përfshirë atë Delta.

Sipas EMA, mbrojtja kundër mutacionit Delta sigurohet pas përfundimit të dozës së dytë.

Organizata bën thirrje për përshpejtimin e vaksinimeve dhe mbajtjen e masave të Shëndetit Publik si mjetet e nevojshme për të luftuar pandeminë.

“Duket se 4 vaksinat e autorizuara nga BE mbrojnë nga të gjitha llojet, përfshirë variantin delta. Të dhënat e para të botës reale sugjerojnë se: 2 dozat e vaksinave mbrojnë nga varianti delta. Antitrupat nga vaksinat e miratuara neutralizojnë këtë variant”, thuhet në njoftimin e EMA.

Vaksinat e miratura nga Agjencia Europian e Barnave (EMA), janë: AstraZeneca, Moderna, Pfizer dhe Johnson & Johnson.

blank

Studiuesit amerikanë gjejnë prova: Vaksinat e Pfizer dhe Moderna sigurojnë mbrojtje nga Covid-19 për disa vite

Sipas një studimi amerikan, vaksinat e ARN-së ofrojnë mbrojtje afatgjatë. Vaksinat përforcuese atëherë fillimisht nuk do të ishin të nevojshme – nëse mutacionet nuk do të ndryshojnë thelbësisht virusin.

Është një lajm pozitiv mes lajmeve të reja të tmerrit: studiuesit amerikanë kanë gjetur prova se vaksinat e ARN-së aktivizojnë një përgjigje të qëndrueshme imune të trupit.

Sipas një studimi të botuar në revistën “Nature”, vaksinat e ARN-së si ato të BioNTech/Pfizer dhe ajo e Moderna-s mund të mbrojnë nga SARS CoV-2 për disa vjet. Sipas studimit, një vaksinim përforcues fillimisht nuk është i nevojshëm. Sigurisht, parakushti është që struktura e koronavirusit të mos ndryshojë thelbësisht si rezultat i mutacioneve.

Studimi ekzaminoi vetëm efektet afatgjata të vaksinave mARN, jo ato të vaksinave të tjera të miratuara siç janë vaksinat vektoriale.

Në studim u vëzhguan vetëm vaksinat e ARN-së, jo vaksina të tjera të aprovuara ose ekzistuese siç janë ato të AstraZeneca-s

Efektet afatgjata të qelizave B

Ekipi hulumtues i drejtuar nga udhëheqësi i studimit Ali Ellebedy nga Universiteti i Uashingtonit në St. Louis të shtetit Misuri të SHBA studioi kryesisht të ashtuquajturën “qendra germinale (e mikrobeve)” që formohet në nyjet limfatike pas një infektimi ose vaksinimi.

Të ashtuquajturat limfocite B ose shkurtimisht qelizat B janë këtu vendimtare. Ato bëjnë pjesë në grupin e e rruazave të bardha të gjakut (leukocitet) dhe vetëm ato mund të prodhojnë qeliza plazmatike që sekretojnë antitrupa. Limfocitet B dhe limfocitet T së bashku formojnë të ashtuquajturin “sistem imunitar adaptiv” -që mund të përshtatet me patogjenë të rinj ose të ndryshuar.

Kur qelizat B aktivizohen nga këta patogjenë, antigjene të huaja për trupin, ato mund të zhvillohen në qeliza plazmatike ose qeliza të kujtesës që prodhojnë antitrupa. Dhe sa më gjatë të qëndrojnë në trup këto limfocite B, aq më mirë mund të përballet sistemi imunitar me variantet e virusit.

Qendra germinale është aktive për një kohë jashtëzakonisht të gjatë

“Studimet tona tregojnë se vaksinimi kundër SARS-CoV-2 i njerëzve i bazuar në mARN shkakton një përgjigje të vazhdueshme të qelizave GC-B që mundëson gjenerimin e imunitetit të fortë humoral,” përmbledh studimi. Pjesa e përgjigjes imune që ndërmjetësohet nga përbërësit joqelizorë të lëngjeve të trupit përkufizohet si “përgjigja imune humorale”.

Një studiues me një kostum mbrojtës në një fabrikë vaksinash BioNTech.

Vaksinat e ARN-së janë të ndërlikuara për t’u prodhuar, por shumë efektive në luftën kundër SARS CoV-2. Studimi tregoi se sa i fortë ishte reagimi imunitar: zakonisht qendrat germinale, të mikrobeve janë veçanërisht aktive 14 ditë pas infektimit ose vaksinimit, por më pas aktiviteti zvogëlohet shpejt. Në të 14 pjesëmarrësit në studim, të cilët ishin vaksinuar me një vaksinë mARN, qendra germinale ishte akoma shumë aktive 15 javë pas dozës së parë të vaksinimit dhe numri i qelizave të kujtesës nuk ishte zvogëluar.

Qelizat imune të përhershme kundër Coronas?

Qysh në shkurt, studiuesit treguan në një studim se ata që ishin shëruar, ende mbanin qeliza imune kundër SARS-CoV-2 në palcën e kockave të tyre, tetë muaj pas infektimit.

Këto dhe studime të tjera sugjerojnë që ata që janë shëruar mund të kenë limfocite B të kujtesës që mbeten në trup për një vit. Kur ata që janë shëruar gjithashtu janë vaksinuar, ata madje mund të formojnë qeliza imune të përhershme kundër SARS-CoV-2.

Një efekt i ngjashëm afatgjatë mund të gjendet gjithashtu tek njerëzit që janë vaksinuar me një vaksinë mARN, sipas studiuesve të udhëhequr nga imunologu Ellebedy nga Universiteti i Uashingtonit.

Nëse SARS-CoV-2 nuk ndryshon rrënjësisht në strukturë dhe përbërje me kalimin e kohës për shkak të mutacioneve, do të kishin nevojë për një përforcim në formë të një vaksinimi vetëm njerëzit me një sistem të dobët imunitar, siç janë të moshuarit ose pacientët që duhet të frenojnë sistemin e tyre imunitar me medikamente./DW


Send this to a friend