VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Më 4 korrik 1807 lindi Giuseppe Garibaldi, luftëtari i paepur për bashkimin e Italisë

By | July 4, 2020

Komentet

Djali sekret i Pablo Escobarit zbulon ku i ka fshehur milionat Lordi i Kokainës

Djali i parë i Pablo Escobarit ka zbuluar se është shpëtuar gjatë një përplasjeje me armë zjarri që e la nënën e tij të vdekur, nga një agjent MI6, i cili më pas e adoptoi atë.

Roberto Sendoya Escobar, që tani jeton në Majorka të Spanjës nën emrin Philip Witcomb, e përshkruajti si një moment të jashtëzakonshëm kur në vitin 1989 i treguan se kush ishte babai i tij i vërtetë.

54-vjeçari që po flet para lançimit të librit “Djali i Escobar: i pari i lindur” (Son of Escobar: First Born) gjithashtu zbuloi se e dine se ku i ati i vet kishte fshehur milionat e groposura që ende janë mister.

Për BBC ai tha: “Shpesh e pyesja babain tim që më adoptoi se çfarë lidhje kisha me imazhet që më kujtonin një grua me fustan të kuq dhe ato zhurmat e armëve. Janë imazhe që më kanë ngelur në kokë nga fëmijëria. Atëherë nuk e kuptoja se çfarë ishin, por babai im më tregonte”.

Agjenti i MI6 shpesh e dërgonte të birin të vizitonte Pablo Escobar-in në Medejin në një farë mënyre edhe për të mbajtur nën kontroll lordin e kokainës.

Djali i Escobar thotë se Pablo i kishte dhënë disa kode të cilat do t’i deshifrojë për të kuptuar se ku ka fshehur milionat që ende nuk janë gjendur.

Ish-mbreti i Spanjës largohet nga vendi

Ish-mbreti i Spanjës, Juan Carlos do të largohet nga vendi, njoftoi pallati mbretëror, disa javë pasi emri u tij u ndërlidh me një hetim të dyshuar për korrupsion.

Juan Carlos, 82 vjeç, e bëri njoftimin përmes një letre dërguar djalit të tij, Felipe, të cilit i dha pushtetin gjashtë vjet më parë.

“I udhëhequr nga dëshira ime për të bërë atë që është më e mira për t’i shërbyer popullit spanjoll, institucioneve të tij dhe ju si mbret, unë po ju informoj për vendimin tim për të lënë Spanjën”, thuhet në letër.

Ai tha se do të ishte në dispozicion, nëse prokurorët duan ta intervistojnë.

Në qershor, Gjykata Supreme e Spanjës hapi një hetim mbi dyshimin e përfshirjes së Juan Carlos në një kontratë me Arabinë Saudite.

Ende nuk dihet se në cilin vend do të banojë ish-mbreti i Spanjës.

Ai vlerësohet se ndihmoi Spanjën në mënyrë paqësore të rivendoste demokracinë, pas vdekjes së diktatorit, Francisco Franco më 1975.

Mbreti Felipe falënderoi Juan Carlos për vendimin e tij, duke nënvizuar “rëndësinë historike që përfaqëson babai i tij ” për demokracinë në Spanjë.

Monarkët spanjollë kanë imunitet gjatë mbretërimit të tyre, por Juan Carlos abdikoi në vitin 2014, duke e lënë potencialisht veten të prekshëm nga ndjekja penale.

Mehmet Konica, ministër i punëve të jashtme, diplomat karriere dhe veprimtar politik shqiptar

Mehmet bej Konica (Konicë, 1881 – Romë, 1946) ishte ministër i punëve të jashtme, diplomat karriere dhe veprimtar politik shqiptar.

Lindi në Konicë, në oxhakun e bejlerëve të njohur si Zenelbejllinjtë, i biri i Shahin beut dhe Lalia hanëm Delvinës, vëlla i Faik Konicës. Arsimimin e filloi në Janinë në gjimnazin “Zosimea” dhe e përfundoi në liceun perandorak “Gallatasaraj” në Stamboll. Studimet universitare i kreu në Shkollën e Lartë Administrative “Mylkie” të kryeqytetit perandorak.

Më 1903-1908 sekretar diplomatik për shtypin në ministrinë e Punëve të Jashtme Osmane. Më 1908-1913 nënkonsull osman në Trieste, Fiume, Sulina (Rumani), Artë e Korfuz dhe si konsull në Varna të Bullgarisë. Në janar 1913 e deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore vihet në shërbim të qeverisë shqiptare.

Është njëri prej parashtruesve të kërkesave të Qeverisë së Vlorës në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913 bashkë me Rasih bej Dinon dhe Filip Nogën. Mehmet Konica ishte një ndër të paktët dëshmitarë të tragjedisë shqiptare të kufijve. Ai e ndoqi atë nëpër disa etapa. Që nga viti 1913, deri më 1923, kur më së fundi, një delegacion ndërkombëtar i kryesuar nga gjenerali italian Enrico Tellini, vendosi në Shqipërinë e Jugut gurët që shënonin kufijtë e shqiptaro-greke. Më 1918 është nismëtar dhe kryetar i Kongresit të Durrësit. Më 1918-1919 delegat i Punëve të Jashtme. Në dhjetor të 1920 u dërgua në Londër si përfaqësues i Shqipërisë, ndonëse jo i njohur zyrtarisht nga Britania e Madhe.

Më 1920 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Delvina të dalë nga Kongresi i Lushnjës. Po atë vit ngarkohet nga Këshilli i Ministrave të gjente një organizator të huaj për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në vitet 1922-25 shërbeu si ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Britaninë e Madhe. Pas Lëvizjes së qershorit detyrat e tij u vështirësuan duke qenë se po përpiqej t’i mundësonte përligjje diplomatike një qeverie të dalur nga një kryengritje. Në periudhën 1925-1939 ka shërbyer si diplomat në misione të ndryshme të konferencave ballkanike, ku sipas bashkëshoqëruesit të tij Fishtës, mbajti një nga ligjëratat më të mira.

Pas pushtimit të Shqipërisë, emigroi në Jugosllavi, ku qëndroi pak kohë. Shkon më pas në Itali. Më 1943 emërohet ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë Mitrovica, por nuk e pranoi detyrën.

Bëhet nismëtar i krijimit të një komiteti për përkujdesjen dhe menaxhimn e këtij grupi shqiptarësh dhe madje u zgjodh si kryetar i tij.

Jetoi në Itali, derisa ndërroi jetë në Romë më 1946.këshilltar politik pranë kryetarit të shtetit shqiptar. (Wikipedia)

Më 28 korrik 1794 u ekzekutua me gijotinë Maximilien de Robespierre, një nga figurat më të shquara të Revolucionit Francez

Maximilien François Marie Isidore de Robespierre (6 maj 1758 – 28 korrik 1794) është një nga figurat me te njohura dhe me te ndikuese te Revolucionit Francez. Ai, për një kohe te gjate, morri drejtimin e Komitetit te Sigurisë Shtetërore dhe ishte pjesëmarrës ne periudhën e Revolucionit te njohur si “Shiu i Terrorit”, i cili mbaroi me arrestimin dhe ekzekutimin e tij më 1794.

Robespierre u ndikua nga filozofet e shekullit te XVIII si Jean-Jacques Rousseau dhe Montesquieu. Ai ishte një mbështetës i krahut te majte te borgjezisë. Ai përshkruhet si një njeri me fizik normal dhe qe nuk i kushtonte rendësi paraqitjes se tij fizike dhe çështjeve te tij personale. Mbështetësit e tij e thërrisnin “I Pakorruptueshmi” kurse kundërshtaret e tij e quanin si “Tiran” si nënshkrues te diktaturës (diktatura e gjakderdhjes).

Jeta e hershme

Maximilien de Robespierre (Maksimilien dë Robespier ) u lind ne Arras, France. Origjina e familjes se tij mund te gjendet ne shekullin e XII, ne Picardy, Francën Veriore ; disa nga paraardhësit e tij ne linjën mashkullore ishin notere ne fshatin e vogël te Carvin afër Arrasit nga fillimi i shekullit te XVII. Një tjetër hipoteze është se ai ka prejardhje nga Irlanda, dhe pretendohet se mbiemri i tij te jete “Robert Speirs”. Lewes, Hamel, Michelet, Lamartine dhe Belloc e kishin cituar këtë teori edhe pse ka shume pak fakte ku ata mbështeten.

Gjyshi i tij, Maximilien de Robespierre, e shpalli veten ne Arras si avokat. Babai i tij, Maximilien Barthélémy François de Robespierre, gjithashtu një avokat ne Këshillin e Artois ishte martuar me Jacqueline Marguerite Carrault, e bija e një birreberesi, ne 1758. Maximilien ishte me i madhi i kater fëmijëve te lindur midis martesës se tyre- vëllezërit dhe motrat e tij ishin Charlotte, Henriette dhe Augustin. Për ta fshehur këtë fakt sa me shume qe te mundej, ndërsa babai dhe mamaja e tij bene një martese te shpejte (te cilën gjyshi i tij refuzoi ta pranonte). Ne 1764, Madame de Robespierre vdiq gjate një lindje. Burri i saj u largua nga Arras, dhe shëtiti rreth Evropës deri sa vdiq ne Mynih ne 1777, duke i lëne fëmijët te rriteshin nga gjyshërit e tyre dhe tezet.

Maximilien ndoqi kolegjin (shkollën e mesme) te Arras kur ishte tete vjeç, ndërsa zotëronte te lexuarin e te shkruarin. Ne tetor te vitit 1769, me një rekomandim nga peshkopi, ai ndoqi shkollën Lycée Louis-le-Grand ne Paris. Këtu ai mësoi te admironte figurën e Republikës se Romes dhe figurave si Ciceroni, Cato dhe te tjerë. Disa nga shokët e tij te klasës ishin Camille Desmoulins dhe Stanislas Fréron. Ai gjithashtu ishte njohur me Rosseaun gjate kësaj kohe dhe morri shume nga parimet e tij. Ai gjithashtu ngjalli interes. Interesi mbi Robespierre u rrit sepse ai ishte i virtytshëm, nje njeri qe rri vetëm ne prani te ndërgjegjes se tij.

Vetëm pak kohe pas kurorëzimit Luigji XVI ai vizitoi kolegjin Louis-le-Grand. Robespierre, atëherë 17 vjeç, ishte zgjedhur nga 500 nxënës për te mbajtur një fjalim qe t’i uronte mirëseardhjen mbretit; si një student me shume trofe, zgjedhja kishte qene e menjëhershme. Ne ditën e fjalimit, Robespierre dhe turma e priti mbretin dhe mbretëreshën për disa ore ne shi. Gjate mbërritjes, çifti mbretëror qëndroi ne karocen e tyre te udhëtimit për ceremoninë dhe u larguan menjëherë pas saj. Robespierre do te ishte një nga ata qe do te kërkonin vdekjen e mbretit.

Politikat e hershme

Pasi kishte përfunduar studimet e tij mbi ligjet, Robespierre u pranua si pjese e klubit avokateve te Arrasit. Kryepeshkopi i Arrasit, Louis François Marc Hilaire de Conzié, e emëroi atë si gjykatesin mbi krimet ne Dioqezën e Arrasit ne Mars 1782. Ky emërim nuk e pengoi atë te ishte pjese e klubit te avokateve te Arrasit. Ai u be shpejt një avokat i suksesshëm dhe zgjodhi si parim te tij përfaqësimin e te varfërve. Gjate seancave gjyqësore ai ishte i njohur si mbrojtës i idealeve te paqes dhe te drejtave te njeriut d.m.th klientëve te tij. Me vone ne karrierën e tij ai lexoi shume dhe shume I interesuar për shoqërinë ne përgjithësi, një nga shkrimtaret me te mire dhe një nga te rinjtë me te njohur te Arrasit.

Ne shtator 1783, ai ishte zgjedhur si anëtar i akademisë se Arrasit, ne takime te cilat ai shkonte rregullisht. Ne 1784, ai fitoi një medalje nga akademia e Mertz për esenë e tij për pyetjen se a duhet te ndajnë dënimin dhe te afërmit e një krimineli te dënuar me te. Ai dhe Pierre Louis de Lacretelle, një avokat dhe gjykatës ne Paris, e ndanë çmimin bashke. Shume nga esetë e tij qe e pasuan këtë te fundit ishin me pak te suksesshme, por këto nuk patën shume rendësi sepse ai ishte i njohur ne letërsinë dhe shoqërinë muziore te Arrasit, te njohur si “Rosatia”, ne te cilin ndodhej edhe Lazare Carnot, qe do te ishte kolegu i tij ne Komitetin e Sigurisë se Përgjithshme.

Ne 1788, ai morri pjese ne një diskutim se si qeveritë provinciale te Francës duhet te zgjidheshin, duke treguar qarte dhe me force ne Addresse à la nation artésienne se n.q.s do te zbatohej përsëri mënyra e votimit nga anëtaret e provincave, shtersat nuk do te përfaqësonin me popullin e Francës. Ka mundësi qe ai e ka thëne këtë gjë qe te kishte mundësi te merrte pjese ne punimet e saj dhe kështu te ndërhytë duke ndryshuar politikat e monarkisë. Mbreti Luigji XVI me vone shapalli zgjedhje te reja për te gjitha provincat duke i lejuar ne këtë mënyre Robespierre te behej deputet për shtresën e trete. Edhe pse anëtaret e bashkisë ishin zgjedhur Robespierre me sukses u zgjodh midis tyre. Ne asamblenë e bailliage , konkurrenca ishte e madhe por Robespierre kishte filluar te merrte pike me politiken e ndjekur ne Arras 1779. Me këtë ai siguroi mbështetjen e zgjedhësve vendas edhe pse tridhjet dhe relativisht te varfër dhe humbja e përkrahjes ai ishte zgjedhur deputet i peste i shtereses se trete te Artois. Kur Robespierre arriti ne Versaje, ai ishte relativisht i panjohur, por ai shpejt u be pjese e Asamblesë se Përgjithshme qe me vone u kthye ne Asamble Kushtetuese.

Ndërsa Asambleja Kushtetuese po merrej me krijimin e një kushtetute te re, Robespierre u kthye qe nga asambleja e avokateve provinciale dhe borgjezisë se pasur tek njerëzit e Parisit. Ai ishte një folës i shpeshte i Asamblesë Kushtetuese ; ai hodhi shume ide te reja për Deklaratën e te Drejtave te Njeriut dhe për Provincat Kushtetuese ; gjithmonë me një sukës te madh. Ai ishte i njohur si Pétion de Villeneuve i dyti dhe një lider i trupit te vogël te ekstremisteve te majte ; “30 zerat” siç Mirabeau i quante shpesh ata.

Robespierre shpejt u përfshi ne Shoqërinë e Shokëve te Kushtetutës, e njohur zakonisht si Klubi i Jakobinëve. Fillimisht ky grup ishte i përberë nga anëtare te erdhur nga Brittany. Pasi Asambleja u zhvendos ne Paris, klubi filloi te pranonte një sere borgjezesh parizinesh ne anëtarësinë e tij. Ndërsa koha ecte shume nga artizanatet inteligjente dhe tregtaret e vegjël u bene pjese e këtij klubi. Ne rradhet e këtyre njerëzve, Robespierre fitoi simpati jo te vogël. Ndërsa borgjezia e pasur e Parisit dhe deputetet e krahut te djathte po përjetonin sukës nga klubi i 1789, ndikimi mbi liderat e vjetër te Jakobineve, si Barnave, Duport, Alexandre de Lameth u zvogëlua. Kur ata te shqetësuar për përparimin e Revolucionit, themeluan klubin e Feuillants ne 1791, te majtët, duke përfshire Robespierre dhe shokët e tij, mbizotëruan ne grup.

Ne 15 maj 1791, Robespierre propozoi qe asnjë deputet qe ulej ne Kuvend nuk mund te ulej ne Asamble, i vetmi propozim i tij i pranuar nga kjo Asamble. Përleshja ne 20 qershor, dhe pas kësaj arrestimi i Luigjit te XVI dhe i familjes se tij ne Versajë qe përfundoi duke vetëshpallur Robespierre ne grupin e Jakobineve, “ni monarchiste ni républicain” (as monarkist as republikan). Por kjo nuk ishte e pazakonte; shume pak ne këtë pike u pranuan si republikane.

Pas masakrës te Kampit te Marsit ne 17 korrik 1791, duke dëshiruar te ishte me afër me Asamblenë dhe Jakobinët, ai u zhvendos tek shtëpia e Maurice Duplay, një mobilier qe jetonte ne Rue Saint-Honoré dhe një admirues i flkte i Robespierre. Robespierre jetoi atje (përjashtohen vetëm dy periudha te shkurtra largimi) deri ne vdekjen e tij. Ne fakt, ne baze te disa burimeve, duke përfshire doktorin Souberbielle, Vilate, një anëtar jurie i Gjyqit Revolucionar, dhe me e reja nga vajzat e te zotit te shpise (qe me vone do te martohej me Philippe Le Bas nga Komiteti i Sigurisë se Përgjithshme), u fejua me vajzën me te re te te zotit te shtepise, Éléonore Duplay.

Ne 30 shtator, kur Asambleja Kushtetuese u shpërnda, kurorëzuan Pétion dhe Robespierre si dy patriote te pakorruptuar me qellim qe te tregohej pastërtia e parimeve te tyre., te mënyrës modeste se si ata jetonin dhe për refuzimin e ryshfeteve te ndryshme.

Me shpërndarjen e Asamblesë ai u kthye për një vizite te shkurtër ne Arras, ku u prit ne mënyre madhështore. Ne nëntor u kthye ne Paris për t’u vendosur ne pozicionin e Prokurorit Publik te Parisit. Wikipedia

Më 27 korrik 1882 lindi albanologu i shquar austriak Maximilian Lambertz

Maksimilian Lamberci (gjer. Maximilian Lambertz )(* 27. korrik 1882 në Vjenë; † 26. gusht 1963 në Markkleeberg, Leipzig) ishte albanolog austriak. Maksimiliani ka lënë diku rreth 60 dorëshkrime në të cilat paraqet të dhëna mbi folklorin e folkloristikën, mitologjinë, etnologjinë, gjuhësinë, letërsinë, historinë etj. Deri më tani Zymer Neziri ka shqyrtuar HAN: Autogr. 760/44 deri në 760/50; HAN: Autogr. 978/41 deri në 978/47; HAN: Autogr. 24 917 deri në 24 925 3 shtojca; HAN: Autogr. 31 029 deri në 31 050; HAN: Autogr. 24 755 deri në 24 619. ndërsa kanë mbetur të parealizuara: HAN: Autogr. 24 620 deri në 24 678.

Publikimi i tij i parë në fushën e studimeve shqipe ishte një libër gjuhe dhe leximi shqip më 1913; pastaj shkoi Italinë e Jugut për të shqyrtuar të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior arbëresh në Abruzzo dhe Molise, sidomos dialektit në Badhesas (Villa Badessa).

Studiuesi, profesor universitar dhe albanologu i njohur austriak, prof. dr. Maksimilian Lamberc, që nga viti 1906 kur dëgjoi gjuhën shqipe në Atikë të Greqisë, e deri më 1963, kur vdiq, nuk iu nda punës për t’i çuar përpara studimet albanologjike në fushë të folkloristikës, e sidomos të epikologjisë e të poetikës së përrallës, të mitologjisë, e në veçanti të demonologjisë, të së drejtës zakonore, sidomos të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të morfologjisë, të sintaksës, të dialektologjisë, të leksikologjisë, të drejtshkrimit, të historisë së gjuhës, të letërsisë, të historisë së letërsisë, të dramës, të përkthimit, sidomos të Gjergj Fishtës etj.[1]

Jeta studimore

  • Sipas Astrit Lulushit nga maji në qershor 1916, Lamberc shkoi në Shqipërinë veriore dhe qendrore duke regjistruar për herë të parë mbi baza shkencore gjuhën dhe folklorin shqiptar. Në këtë udhëtim ai vizitoi Grudën, Shkodrën, Lezhën, Krujën, Tiranën, Durrësin, Luginën Kir, Shoshin, Shalën, luginat e Drinit dhe të Valbonës dhe sidomos Mirditën.
  • Në dhjetor 1916 ai u kthye në Shqipëri, këtë herë me trupat perandorake austriake që kishin pushtuar Shqipërinë veriore dhe qendrore në kuadër të Luftës Botërore. Ai ishte ngarkuar për krijimin e sistemit arsimor shqiptar dhe ishte anëtari i vetëm i huaj i Komisisë Letrare Shqipe që autoritetet austriake kishin formuar per krijimin e një sistemi shkollor të njësuar për mbarë Shqipërinë. Në Shkodër, Lamberc ishte me Gjergj Fishtën botues i gazetës Posta e Shypnisë në të cilën botoi edhe disa studime të vetat. Pas Luftes I Boterore Lambertz u kthye në Austri, dhe shkroi disa libra dhe artikuj mbi aspekte të ndryshme të kulturës shqiptare, veçanërisht folklorit.
  • Fundi i Luftës II botërore e gjeti Lambercin në Gjermaninë Lindore nën kontrollin sovjetik. Në qershor të vitit 1945, ai u emërua drejtor i shkollës së gjuhëve të huaja në Lajpcig dhe në tetor 1946, bëhet profesor i Gjuhësisë Krahasuese. Deri sa doli në pension, më 1957, Maksimilian Lambertz drejtoi edhe Institutin e gjuhëve indo – evropiane.

Vepra albanologjike

Vepra albanologjike e M. Lambertz-it është e pasur dhe e shumanshme. Ai është marrë me me shumë çështje të gjuhës shqipe e të dialekteve të saj, me mësimin e shqipes si lëndë universitare, me letërsinë shqipe, me folklorin shqiptar dhe me përkthime nga letërsia shqipe në gjermanishte.

1. Dialektologji.

M. Lambertz-i e nisi studimin e shqipes si dialektolog, duke mbledhur materiale gjuhësore në terren më 1913–1914 gjatë një udhëtim studimor në Itali. Qëndroi katër muaj në fshatrat arbëreshe Munxhufun (Montecilfone), Këmarin (Campomarino), Portkanun (Portocannone) e Ruri (Ururi) të provincës së Kampobasos (krahina e Molizes) dhe në fshatrat Qefti (Chieuti) e Kazallveq (Casalvecchio di Puglia) të provincë së Foxhas (krahina e Puljes). Aty regjistroi një lëndë të pasur dialektologjike e folklorike. Fryt i parë i kësaj pune është skica e tij “Albanische Mundarten in Italien”, e shoqëruar me një hartë që tregon shpërndarjen e ngulimeve arbëreshe. Në këtë skicë sintetike të bie në sy puna e thelluar që ka bërë M. Lamberci për të njohur dhe përdorur gjithë botimet e Arbëreshëve dhe për Arbëreshët. Ai bën një paraqitje të përmbledhur të historisë së formimit të ngulimeve arbëreshe të Italisë, tregon me hollësi ç’ishte bërë deri atëherë për mbledhjen dhe studimin të folmeve të tyre dhe thekson rëndësinë e studimit të këtyre të folmeve për historinë e gjuhës shqipe, sepse ato paraqesin mbeturinën e fundit të shqipes mesjetare. Nga studimi i këtyre të folmeve ai arrin në përfundimin se djepi i Arbëreshëve të Molizes ka qenë Shqipëria e Mesme dhe e Jugut dhe se ata, të ardhur prej krahinash të ndryshme, formuan aty gjatë shumë brezave një ligjërim të ri të përbashkët, prandaj të folmet e fshatrave arbëreshe janë mjaft të ngjashme. Kjo tezë është rimarrë edhe më pas për të folmet e ngulimeve arbëreshe në vise të tjera të Italisë. Duke gjykuar nga këto të folme, M. Lambertz-i shpreh këtu mendimin se disa tipare dialektore të shqipes (veçanërisht fazat e ndryshme të zhvillimit të diftongjeve) nuk kanë pasur në Mesjetë shtrirjen e tyre të sotme, d.m.th. kufijtë e disa dukurive dialektore të shqipes kanë lëvizur në shekujt pas Skënderbeut. Pas botimit të kësaj skice, M. Lambertz-i iu rikthye materialeve të mbledhura dhe hartoi një monografi të gjerë “Italoalbanische Dialektstudien. Die albanische Mundarten in den italienischen Provinz Campobasso und Foggia (Molise)”, që u botua në vitet 1923–1925. Në këtë punim autori trajton me hollësi veçoritë fonetike të të folmeve arbëreshe të Molizes, u kushton kujdes të veçantë veçorive fonetike, sidomos ndërrimeve të zanoreve e diftongjeve, duke dalluar dukuritë e trashëguara nga atdheu mëmë nga ato që janë përftuar në atdheun e ri si zhvillim i brendshëm a si ndikim i mjedisit dialektor italian. Në pjesën për morfologjinë trajtohen kryesisht format e sistemit emëror e foljor. Krahas përshkrimit të saktë të tyre, autori ka bërë edhe një varg vërejtjesh me karakter historik (për mënyrën lidhore, për format e së pakryerës etj.). Në pjesën e sintaksës ka vëzhgime për përdorimin e kategorive gramatikore si dhe për disa tipa fjalish, si fjalia qëllimore, kushtore, lejore, pyetëse dëftore e urdhërore. Pjesa e tretë e punimit përmban tekste popullore të mbledhura drejt nga goja e popullit, ndërsa pjesa e katërt një glosar të pasur, ku M. Lambertz-i nuk kufizohet të japë vetëm kuptimet e fjalëve në ato të folme, por bën edhe një varg krahasimesh me të folmet e tjera arbëreshe, me fjalorët e shqipes të botuar deri në atë kohë, jep mendime për etimologjinë e një vargu fjalësh dhe për zhvillimet fonetike e morfologjike të tyre. Pas shumë vjetësh M. Lambertz-i u kthye edhe një herë te studimi i të folmeve arbëreshe në punimin për Jul Varibobën dhe veprën e tij. Nga ana gjuhësore ka rëndësi të veçantë fjalori i këtij autori arbëresh me shënimet e shpjegimet e shumta për kuptimet e përdorimet e fjalëve, me të cilat e ka pajisur M. Lambertz-i. Ashtu si edhe në raste të tjera, bien në sy njohuritë e thella që ka ai edhe për gjuhën e autorëve arbëreshë. M. Lambertz-i pati treguar interes të veçantë për dialektet e folura në Shqipëri që para Luftës I Botërore. Ai kishte filluar atëherë të mblidhte materiale për të folmen e Mirditës nga një Mirditas që banonte në Vjenë. Në maj–gusht 1916 u dërguan Shqipëri për një hulumtim shkencor nga Akademia Mbretërore e Shkencave në Vjenë. Fryt i parë i hulumtimeve të tij nëpër atë pjesë të Shqipërisë që administrohej nga trupat austrohungareze, qe parashtresa “Vorläufiger Bericht des Dr. Max Lambertz über seine linguistische Studien in Albanien von Mitte Mai bis Ende August 1916”. Në këtë kumtim për herë të parë bëhet një ndarje shkencore e trevës së gegërishtes në krahina dialektore, duke treguar se si kalohet shkallë-shkallë nga një e folme te tjetra. Ai dallon grupin e të folmeve të Kosovës (ku përfshin edhe të folmen e Gjakovës) nga të folmet e Malësisë së Madhe; në jugperëndim të tyre dallon të folmen e qytetit të Shkodrës me rrethina; një grup më vete përbëjnë me trajtat e tyre fonetike të folmet e Mirditës, Kthellës, Lurës dhe Matit, ndërsa më në jug dallon grupin e të folmeve të Krujës, të qytetit të Tiranës e të Malësisë së Tiranës. Këto të folme e grupe të folmesh përkojnë pak a shumë edhe me ndarjen etnografike të trevës gege. Temës së ndarjes dialektore të shqipes M. Lambertz-i i është rikthyer disa herë në artikujt dhe punimet e veta. Përfundimisht dialektin gegë e ndan në katër grupe të folmesh: gegërishtja veriore (d.m.th. veriperëndimore), gegërishtja verilindore, gegërishtja e mesme dhe gegërishtja jugore, duke dhënë një paraqitje të saktë të shtrirjes së të folmeve shqipe deri në kufijtë më veriorë e lindorë të tyre. Në dialektin toskë, duke zbritur nga veriu në jug, dallon dialektin e Manastirit e të Pogradecit, të Korçës, të Kolonjës, të Myzeqesë, të Beratit, të Mallakastrës, të Kurveleshit, të Himarës, të Tepelenës, të Gjirokastrës, të Zagorisë e të Çamërisë. Edhe të folmet e Arbëreshëve të Italisë e të Greqisë i përfshin në toskërishte. Bigëzimin dialektor të shqipes, d.m.th. ndarjen në dy kryedialekte: gegërishte në Veri e toskërishte në Jug, M. Lambertz-i e sheh të kushtëzuar historikisht nga tri arsye kryesore:

a) orientimi kishtar i ndryshëm i Veriut e i Jugut (i pari i lidhur me katolicizmin, i dyti me ortodoksinë),

b) fatet jo të njëjta historike të këtyre trevave (Veriu dhe Shqipëria e Mesme ka shkuar më shumë me shtetet fqinje serbe e bullgare, ndërsa Jugu sidomos që prej themelimit të Despotatit të Epirit në shek. XII, ka shkuar me Bizantin dhe Greqinë, ndërsa me pushtimin osman në shek. XV feudalët shqiptarë të Jugut morën fenë islame dhe zunë poste të larta në administratën e Perandorisë),

c) organizimi i ndryshëm shoqëror (rendi fisnor në Veri, sistemi feudal në Jug) dhe niveli i ndryshëm kulturor i tyre. Këto rrethana, sipas tij, kanë ndihmuar në krijimin dhe veçimin e dy grupeve të mëdha dialektore në të majtë e në të djathtë të Shkumbinit, por dallimet ndërmjet tyre, – thekson ai, – nuk janë aspak aq të thella sa ç’është pohuar disa herë, për arsye joshkencore, nga pala e joalbanofilëve.

Duke e shprehur këtë në mënyrë të figurshme, M. Lambertz-i pohon se ndërtimi i dy grupeve dialektore (gegërisht e toskërisht) nga pikëpamja fonetike, morfologjike e sintaksore është kaq homogjen, sa në të vërtetë vetëm suvaja e dy pjesëve të kësaj ndërtese është e ndryshme; dallimet ndërmjet dialektit më verior, të Grudës, dhe atij më jugor, të Çamërisë, janë më të vogla se ato ndërmjet dialektit të Torinos e të Palermos ose dialektit të Meklenburgut dhe atij të Tirolit.

2. Gramatikë

Fushë tjetër e rëndësishme në veprimtarinë shkencore të M. Lambertz-it është gramatika shqipe, më fort e gjuhës së sotme dhe më rrallë historikja. Ai na ka dhënë të parën monografi për sintaksën shqipe me studimin e tij të gjerë “Periudha hipotetike në gjuhën shqipe” prej 164 faqesh shtypi, botuar që më 1914. Në këtë monografi, e para e këtij lloji për gjuhën shqipe, duke shqyrtuar një lëndë të pasur, të nxjerrë nga tekstet e vjetra e të rejat dhe nga folklori, autori trajton, së pari, lidhëzat me të cilat ndërtohet fjalia kushtore, përdorimin e kohëve e të mënyrave të foljes te protaza e apodoza, më tej fjalitë kushtore asindetike, zëvendësimin e fjalisë kushtore me ndërtime të tjera,përdorimin e fjalive kushtore me funksione të tjera, më në fund jep një vështrim të përgjithshëm për fjalitë kushtore irreale. Në këtë punim shihet se M. Lambertz-i kishte arritur që atëherë ta njihte shumë mirë shqipen. Kjo e ka lejuar të zbulojë e të vërë në dukje edhe vlerat e ngjyrimet stilistike të fjalive kushtore. Krahasimet me gjuhët romane, veçanërisht me rumanishten, si edhe me greqishten e vjetër e të renë, i japin këtij punimi një vlerë të veçantë për sintaksën e krahasuar të gjuhëve ballkanike.

M. Lambertz-in e ka tërhequr vazhdimisht sintaksa e gjuhës së folur dhe e ligjërimit popullor të përditshëm. Ai është ndër të parët që i ka kushtuar vëmendje të veçantë studimit të saj, së pari, në punimin për Këngët e Kreshnikëve e më pas në një punim të

posaçëm për ligjërimin popullor të qytetit të Gjirokastrës. M. Lambertz-i ka theksuar se njohja shkencore e shqipes nuk mund të jetë e plotë vetëm me studimin e gjuhës letrare dhe të dialekteve. Rëndësi të veçantë shkencore ka studimi i gjuhës së folklorit dhe i ligjërimit të përditshëm. M. Lambertz-i i ka bërë një analizë mjeshtërore sintaksës poetike të Këngëve të Kreshnikëve, duke nxjerrë në pah pasurinë e madhe e të larmishme të mjeteve shprehëse të epikës sonë legjendare, si p.sh. epitet e krahasimet, përdorimi i formave të habitores, të cilat i vlerëson si mënyra përshkrimi me gjallëri (Modi der lebhaften Darstellung), që e paraqitin veprimin si më të afërt ndaj folësit, sikur zhvillohet përpara syve të tij (p.sh. Paska qitë Halili e ka thânë…/ Atherë derën e paska ndrŷ…/ Se n’krajlí Muji paska dalë, Edhe ‘i nuse e paska zânë… etj.); përdorimi i trajtës së shkurtër përemërore më si dhanore e pjesëmarrjes së folësit (Dativ der Anteilnahme ose dativus intimitatis), p.sh.: Sa shpejt diellin ma xû rêja!/ Shpejt ma êndi ‘i pëlhurë t’gjânë e t’gjatë! etj.

Nga fusha e gramatikës historike është për t’u përmendur artikulli i shkurtër “Aoristi i shqipes më -va”, ku autori flet për tipat e aoristit në gjuhën shqipe dhe trajton rrudhjene aoristit sigmatik për shkak të përhapjes së formës me -va (u lava, u ktheva në vend të u lashë, u kthyesh). (Wikipedia)

Tituj të veprave

(Video e jashtëzakonshme) Kur Regis Philbi dhe Kara DioGuardi e bija e ish Kongresmenit JoeDioguardi i tregojnë publikut rrënjët arbëreshe nga Greçi

voal.ch – Legjenda e televizionit Amerikan Regis Philbin që posa ka ndërruar jetë nga ana e nënës së tij ishte me origjinë nga Greçi, arbëresh.

Me këtë fakt të prejardhjes së tij ai krenohej dhe e ka publikuar disa herë gjatë shfaqjeve që drejtonte.

Lexuesve të voal.ch po i sjellim një video të shkëlqyer ku legjenda e televizionit amerikan është duke prezantuar në një nga emisionet e tij anëtaren e re të jurisë së programit “American Idol”, artisten e famshme Kara DioGuardi, e cila është e bija e ish kongresmenit Joseph DioGuardi, po ashtu me prejardhje arbëreshe.

Për herë të parë ata zbulojnë se kanë lidhje familjare me njeri tjetrin dhe se që të dyja familjet e kanë origjinën në Greçi të Italisë ku u vendosën të parët e tyre arbereshe në kohën e Skenderbeut.

Kara Elizabeth DioGuardi, datëlindja 9 dhjetor 1970 është një tjetër ikonë e showbizit në SHBA, këngëtare, kompozitore, personalitet televiziv, producente, orkestruese, vajzë e denjë e Babai të shquar si Joe DioGuardi. Këngët e saj janë hite të gjithë yjeve botërore të muzikës nga Celion Dion,  Anastacia, Christina Aguilera, Gwen Stefani, Kelly Clarkson, Diana DeGarmo, Avril Lavigne, Demi Lovato, Ashlee Simpson, Ashley Tisdale, Britney Spears, Hilary Duff, Jessica Simpson, Mýa Harrison, Pussycat Dolls, Katharine McPhee, Pink, Lindsay Lohan, Paris Hilton, Kylie Minogue, Natalie Imbruglia, Delta Goodrem, The Veronicas, Laura Pausini, Enrique Iglesias, Marc Anthony, Thalía, Ricky Martin e Carlos Santana.

Është e jashtëzakonshme! Aq më tepër kur ata ndajnë të përbashkët edhe gjakun e rrënjët shqiptare./EB

 

Miq të përbashkët!

Dy vjet nga vdekja e atdhetarit Adem Demaçi, simbolit të vetëmohimit për lirinë e Kosovës

AGIM SULAJ

Sot mbushen dy vjet nga ndarja nga jeta e Adem Demaçit, veprimtarit të lirisë së Kosovës të njohur me nofkën “Mandela i Ballkanit”, i cili i kaloi 28 vjet të jetës së tij në burg, shkruan Anadolu Agency (AA).

I lindur në vitin 1936, Adem Demaçi, ndër emrat më të rëndësishëm në Kosovë të përpjekjeve paqësore për liri dhe për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës brenda ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, ishte bërë i njohur qysh në fëmijëri si zë revoltues në bankat e shkollës. Që nxënës, ai kërkonte që edhe serbët ta mësonin gjuhën shqipe, ashtu siç shqiptarët e mësonin serbishten, shpesh duke shkaktuar kështu edhe “skandale” politike në shkollë.

Fillimi i historisë së arrestimeve të tij nga policia serbe e Jugosllavisë nis në vitin 1958, kur ai ishte vetëm 22 vjeç dhe sapo kishte botuar romanin e tij të parë si shkrimtar i ri, “Gjarpinjtë e gjakut”, vepër e cila sulmonte traditën e gjakmarrjes.

Atij i shkojnë në shtëpinë e tij në Prishtinë, ndërsa edhe pse nuk ishte pjesë e ndonjë organizate ilegale, i kumtojnë se arrestohet “në emër të popullit”. Arsyetimi ishte se “ka vepruar armiqësisht kundër rregullimit shtetëror dhe shoqëror të Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë ngase është angazhuar për shkëputjen e territorit të Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë”. Në mars të vitit 1959, shpallet fajtor dhe vuan tre vjet burgim.

Më 28 nëntor 1963, Demaçi themelon organizatën Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve me qëllim “sigurimin e të drejtave për vetëvendosje, madje deri në pikën e shkëputjes së plotë, për zonat me shumicë shqiptare që ishin brenda Jugosllavisë”.

Anëtarët e kësaj organizate në prill të vitit 1964 valuan flamuj shqiptarë nëpër qytete të ndryshme të të Kosovës e gjithashtu shkruan dhe sloganin “Rroftë Shqipëria, nëna jonë”. Në qershor të po këtij viti, midis arrestimeve të qindra pjesëmarrësve të këtij aksioni, Adem Demaçi, pas një gjyqi të mbajtur në Prishtinë, dënohet për herë të dytë, me dhjetë vjet burgim.

Në shkurt të vitit 1974 ai del nga burgu, për të qëndruar vetëm 15 muaj në liri, ngase Gjykata e Qarkut në Prishtinë e akuzoi atë se pas lirimit ishte takuar me njerëz të tjerë të akuzuar dhe se së bashku kishin planifikuar hartimin e statutit dhe planit të një organizate të paligjshme. Demaçi dënohet për herë të tretë, këtë herë me 15 vjet burg.

Pasi vuajti 28 vjet burgim në ish-Jugosllavi, Demaçi pas kësaj periudhe tha se herën e parë e dënuan për propagandë, të dytën për krijimin e një organizate, duke thënë se i pranon këto akuza, por, për dënimin e tretë e mohonte, duke e quajtur “të kurdisur”.

“Herën e tretë ata më dënuan pa qenë fajtor për asgjë. Ata sollën para gjykatësve njerëz që nuk i kisha parë kurrë dhe nuk i njihja aspak. Gjykimi ishte i turpshëm. Një komedi e vërtetë. Isha viktimë. Por pa viktima, nuk arrihet askund. E pranova këtë rol. Nga ana tjetër, unë jam i lumtur që pushtuesi serb ka zgjedhur të thyejë, sepse unë e di mirë që jam i pathyeshëm. Ata krijuan një dëshmor prej meje”, kishte thënë Demaçi vite më vonë.

“E konsideronte jetën e tij të pafat, vetëm pse nuk e vrau regjimi serb”

Se ai ishte një personalitet i pathyeshëm dhe figurë unike e thotë edhe ish-bashkëpunëtori i tij i pas-luftës në Kosovë, profesori universitar Milazim Krasniqi. Në njërën nga bisedat private të tij me Demaçin, të cilën Krasniqi e shpalosi për AA, tha se Demaçi i kishte thënë që e konsideronte jetën e vet të pafat për shkak se nuk ishte vrarë regjimi serb që e keqtrajtoi, që të kishte një përfundim më të mirë.

“Ka qenë i preokupuar me ndikimin e tij dhe me vdekjen e tij në historinë e shqiptarëve. Kjo e ka bërë padyshim unik. E dyta, vuajtja e tij ka qenë e jashtëzakonshme sepse ka qëndruar në burg 28 vjet dhe nuk i ka parë fëmijët duke u rritur. Në një rast më pati thënë se gëzimin më të madh në burg e ka pasur kur e kishte marrë lajmin që i kishte vdekur nëna. Dhe nga kjo pikëpamje njeriu tmerrohet prej fjalëve që dëgjon. Dhe pastaj ai ma shpjegoi, më tha që ishte gëzuar për vdekjen e nënës ngase nuk do të vuante më, duke ardhur për t’më vizituar me nga tri ditë në trena nga Kosova në Staragradishë pa ngrënë dhe pa pirë. Dhe e treta, pa dyshim, ka pasur një aktivizëm të jashtëzakonshëm kulturor, medial dhe politik”, thotë Krasniqi.

Mediat në Kosovë, por dhe mediat e huaja, me rastin e vdekjes së Demaçit më 26 korrik të vitit 2018 e paraqitën vdekjen e tij me epitetin “Mandela i Ballkanit”, por, për një krahasim të tillë, profesori i universitetit publik të Prishtinës, Krasniqi, thotë se Demaçi e Mandela përputhen vetëm tek idealet për t’u çliruar, ndërsa përpjekja e Demaçit është më unike.

“Kauza për të cilën Demaçi ka luftuar është kauzë e natyrës tjetër prej asaj për të cilën ka luftuar Mandela. Sepse në Afrikën e Jugut ka qenë problem racizmi dhe përpjekja për të krijuar një pozicion më normal të zezakëve. Ndërkaq, te rasti i Demaçit, kauza ka qenë shkëputja e Kosovës nga sundimi jugosllav, bashkimi me Shqipërinë në versionin e parë irredentist dhe më vonë akomodimi i projektit për Kosovën e pavarur”, thotë Krasniqi, i cili shton se Mandela madje ka pasur një trajtim pothuajse të privilegjuar në burg, ndërsa Demaçi ka qenë tërë kohën i terrorizuar edhe gjatë burgut.

“Adem Demaçi si shkrimtar ishte një uragan i ndërprerë”

Muhamet Mavraj, njëri nga liderët kryesorë të protestës studentore të shqiptarëve të vitit 1997, protestë që ishte pasardhëse e shumë të tillave dhe si frymëzim i veprimtarisë së Demaçit për liri e pavarësi, thotë se Demaçi si shkrimtar ishte një “uragan i ndërprerë” nga regjimi i atëhershëm serb, ngase me shkrimet dhe letërsinë e tij, ai filloi të bëhej mjaft i njohur.

Mavraj, i cili e njihte Demaçin pothuajse për aq vite sa ai kishte qëndruar në burg, thotë se ai kurrë nuk urrente ndonjë etni, në këtë rast serbët, por urrente tiranët dhe shtypësit e popujve.

“Gjithkujt më së shumti mbresa i ka lënë qëndresa e tij në burgje, ruajtja e durimit, ruajtja e karakterit njerëzor, e gjykimit, këmbëngulësia në gjykimin e tij politik, mosheqja dorë nga qëllim i tij politik, inspirimi i vazhdueshëm i tjerëve që ta ndjekin qëllimin politik: që në atë kohë ishte bashkimi kombëtar; por, pas burgut, edhe humanizmi i tij, toleranca e tij ndaj feve tjera, ndaj dallimeve tjera politike, toleranca e tij njerëzore ndaj etnive të tjera këtu në Kosovë. Ai kurrë nuk shprehte urrejtje për popujt. Ai shprehte mosdurim dhe refuzim të tiranëve kudo që ata ishin, në rastin tonë konkret ai nuk shprehte për popullin serb, por për regjimet serbe që Kosovën e kanë sunduar dhe me të vërtetë e kanë dobësuar shumë, e kanë persekutuar dhe keqtrajtuar deri në përmasat e spastrimit etnik”, tha Mavraj.

Mavraj, i cili është botues i gazetës kombëtare “Epoka e Re” që nga viti 1999, thotë se për nga shkalla e vuajtjeve, nuk është e tepërt që ish-liderit të Afrikës së Jugut, Nelson Mandelës, t’i thonin “Demaçi i Afrikës”.

“Në jetën njerëzore unë nuk njoh asnjë njeri më humanist se Demaçi. Ai ishte shumë modest dhe i dashur me të gjithë ata që i njihte. Mendoj se tiparet e tij i takojnë të gjitha feve më të mira të botës. Tiparet e karakterit të tij janë në fakt emblemë e luftës së tij për lirinë e Kosovës përgjatë gjithë jetës”, thotë Mavraj, i cili duke folur për modestinë e tij, shton se nuk e kishte problem edhe në moshë të shtyrë t’i vizitonte të gjithë ish-shokët apo edhe familjarët e ish-të burgosurve, sidomos në raste mortore.

Disa nga funksionet dhe dekorimet e Demaçit ndër vite

Në dhjetor të vitit 1991, Parlamenti Evropian në Strasburg, me angazhimin e fortë të Alexander Langer, Doris Pack, të shumicës së deputetëve të këtij parlamenti dhe me angazhimin e pakursyer të bashkëatdhëtarëve të tij, i akorduan Adem Demaçit çmimin e lartë “Sakharov”. Pas kësaj mirënjohjeje të lartë, Adem Demaçi ndërmori një turne të gjatë nëpër botë, me ç’rast takoi shumë personalitete të njohura botërore.

Në vitin 1992, ai merr çmimin kundër Racizmit e Ksenofobisë nga “Universidad de Complutense” të Madridit, ndërsa në vitin 1994 nominohet dy herë për Çmimin Nobel: në shkurt të atij viti për Nobelin në Letërsi, ndërsa në shtator për Nobel në Paqe.

Gjatë periudhës 1998/1999, Demaçi ishte zëdhënës politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa pas luftës ai u angazhua për respektimin e të drejtave të pakicave joshqiptare në Kosovë dhe për përmirësimin e gjendjes së tyre.

Nga viti 2005 deri në vitin 2007, Adem Demaçi drejtoi edhe Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës. Ai është autor i disa librave, si: Gjarpinjtë e gjakut (1958), Libër për Vet Mohimin (1994), Dashuria Kuantike e Filanit (2007) e të tjera.

Në vitin 2010, ai u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”, dekoratë shtetërore e Kosovës që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

PROFESOR AS. DOKTOR MARK VUJI, NJË EMBLEMË PËR T’U FRYMËZUAR, PËRPUNUES I SAKTË I PRAKTIKËS SHKENCORE – Nga NDUE DRAGUSHA FRAN GJOKA LEZHE

 

-Në kujtim dhe respekt të emrit dhe figurës së Tij-

(Ne 5-vjetorin e ndarjes nga jeta)

 

Çdo kohë ka heronjtë e saj, ka vlerat, të cilat rrjedhin prej njerëzve që i mbartin dhe i transmetojnë në vijimësi ndër breza. Dhe heronjtë nuk kanë lindur të tillë, por koha dhe rrethanat i kanë nxitur që të japin maksimumin e aftësive të tyre për të mbetur të pavdekshëm.

Një ndër këta “heronj”, që punoi me një përkushtim të madh dhe vëmendje profesionale në fushën e arsimit dhe të edukimit, duke krijuar praktika shkencore dhe duke i zbatuar ato, është dhe “Mësuesi i Popullit”, Prof. Dr. Mark Vuji, shembulli më i mirë i një studiuesi dhe i një pune shumëvjeçare të një didakti dhe psikologu, i cili për vite e vite me radhë punoi me objektiva të caktuara për të futur në filtrat shkencorë, pedagogjikë dhe psikologjikë të gjithë përvojën e punës së tij dhe të kolegëve, me të cilët punoi për shumë vite, të studiuesve, mendimtarëve dhe shkencëtarëve të vjetër e të rinj, duke krijuar kështu një tërësi praktikash shkencore të zbatuara dhe të provuara ndër vite, duke prodhuar modele pozitive dhe të përparuara, prej të cilave vazhdojnë të rrjedhin dhe traditat kërkimore në fushën e studimeve pedagogjike dhe socialpsikologjike, në të cilat shpaloset forca e argumentit, qartësia e objektivave dhe e rrugës nga duhet të kalojë një proces i tillë.

Prof. Dr. Mark Vuji ishte një vëzhgues i kujdesshëm për vite e vite me radhë në fushën e arsimit, ku mblodhi, ballafaqoi dhe zbatoi në praktikën e gjallë gjithë materialin shkencor psikopedagogjik, duke përpunuar me kujdes gjithë praktikën e shumë viteve dhe shtroi si detyrë para mësuesve, prindërve dhe nxënësve përfshirjen e tyre, për të arritur tek suksesi në punën me fëmijët përmes njohjes së sistemit të tyre  biologjik individual, sistemit psikologjik dhe sistemit social, me qëllim që të kuptohet pozicionimi i qenieve njerëzore në ambientin social ku bën pjesë, mundësitë që krijon ky rreth për plotësimin e nevojave të ndryshme dhe zhvillimin e individëve pjesëmarrës.

Kjo shkallë zhvillimi kërkonte universalizim kulturash, bashkëpunime disiplinash shkencore, harmonizim ideshë dhe objektivash drejt një vizioni të përbashkët global, për një botë më paqësore, me njerëz të vetëdijshëm për rolin që kanë në një botë të tillë dhe për këtë Prof. Dr. Mark Vuji punoi gjithë jetën me një dashuri prindi, seriozitet e përkushtim shkencëtari, bindje të thella e të vetëdijshme shkencore dhe vullnet të papërkulur titani, duke bërë të dallueshëm qytetarin e devotshëm, njeriun që di të krijojë sistem vlerash të studimit dhe të bashkëjetesës sociale në shoqëri, ndryshe nga njeriu me interesa të ngushta me përfitime personale.

Profesor Doktor Mark Vuji nuk vuajti asnjëherë nga ndjenja e pasigurisë, sepse gjithçka e planifikonte me kujdesin më të madh, por edhe kur i dilte rrugës diçka e re e paparashikuar, ai i kushtonte vëmendje të madhe dhe e studionte me kujdes. Atij  nuk i mjaftonin vetëm faktet që kishte mbledhur për punën shkencore, por ai kërkonte që t’i vërtetonte gjithmonë këto fakte, t’i shihte, t’i prekte dhe t’i ndjente gjatë praktikës së gjallë, t’i konsultonte me kolegët, me studentët, me prindërit dhe me qytetarët, me të cilët kishte përherë një komunikim shumë cilësor.

Për të nuk mjaftonte të jeshë i mirë, të bësh mirë dhe të jeshë i vlerësuar për sjelljen tënde etike, por të punosh në mënyrë të përhershme dhe me punën tënde të bësh mirë dhe të vlerësohesh nga ajo që bën realisht dhe që i vlen shoqërisë, duke i dhënë asaj vetveten.

Kështu e njohëm Profesor Doktor Mark Vujin, me të cilin ndamë një pjesë të mirë të kohës në studimet shkencore të viteve të fundit të jetës së tij dhe nga ku mora “limfën” e jetës dhe disa praktika shkencore të mrekullueshme, që vetëm ai që ka punuar me Profesor Markun i kupton dhe përjeton, sepse ai ishte njeriu që nuk kursehej, nuk pushonte asnjëherë dhe kishte një sistem të strukturuar pune me objektiva dhe parametra të qarta.

Profesor Marku, vitet e fundit, u ndalua më shumë tek dy dukuri të fuqishme psikopedagogjike, të cilat lidhen organikisht njëra me tjetrën: Vizioni Mësimor dhe Vetëvlerësimi Mësimor. Ai u investua maksimalisht në këto dy strategji të fuqishme të mendimit dhe të veprimit aktiv, kritik e krijues, që mbështeten në katër dhuntitë njerëzore: Vetëdija, Ndërgjegja, Imagjinata dhe Vullneti.

Ne foto: “Mësuesi i Popullit” Mark Vuji

Nuk është rastësi që Profesor Doktor Mark Vuji i solli shkollës sonë një sërë studimesh me vlera praktike shkencore, si: “Një kolektiv që lufton për përsosjen e metodave mësimore.” (Me bashkautorë). “Mbi kontrollin e punës mësimore dhe edukative në shkollë.” (Me bashkautorë). “Probleme të organizimit të punës bujqësore.” (1983). “Përvoja jonë për revolucionarizimin e metodave mësimore.” (1972). “Pedagogjia për shkollat e larta.” (Kapitulli i 15 – të për metodat aktive, kritike e krijuese). Tiranë, 1985. Didaktika (Tekst universitar). Kapitulli i 11-të “Mbi metodat e reja mësimore”. Tiranë, 1986. “Diskutimi si metodë mësimore.”, “Mihal Duri”, Tiranë, 1986. “Si mund të mësohet në mënyrë aktive, kritike e krijuese.”, Tiranë, GEER, 1999. “Drejt vetëmësimit dhe vetëformimit intelektual përmanent.” GEER, Tiranë, 2003. “Zhvillimet kulturore e arsimore para e pas Kuvendit të Arbërit në Dioçezën e Lezhës.” (2005). “Filozofia Arsimore e Akademikut Gjergj Fishta.” Enti Botues “Gjergj Fishta”, Lezhë, 2007. “Vetëvlerësimi Mësimor.” GEER, 2012 dhe “Vizioni Mësimor”, Mirgeeralb, Tiranë 2015. Përveç këtyre, Profesori ka botuar shkrime dhe tema studimore me shumë vlera në të gjitha organet e shtypit të shkruar shqiptar dhe jashtë Shqipërisë, të cilat janë vlerësuar shumë jo vetëm nga lexues të zakonshëm, por dhe nga studiues të ndryshëm në fushën e arsimit dhe të edukimit.

Në studimet e tija, Profesor Doktor Mark Vuji sillte referenca nga sudiues, pedagogë, psikologë dhe filozofë të ndryshëm, që kishin kontribute shkencore lidhur me shkollën e jetën, veçanërisht në rolin dhe forcën e edukimit, në mundësitë për të integruar vetëvlerësimin në proçesin mësimor dhe edukativ dhe për të orientuar dhe shfrytëzuar vizionin personal dhe kolektiv. “Laboratori” i punës së tij ishte jeta e gjallë, shkolla ku punonte, mësuesit me të cilët ndante gjithë arritjet, nxënësit, të cilët i kishte shumë për zemër dhe që në punimet shkencore ngulmonte që të sillte vlerat reale, psikologjinë dhe frymën e moshës së tyre.

Nuk mund të harrojmë kohën kur punuam së bashku në shkollën e Mesme Private “Matia” të qytetit të Lezhës, ku Profesori ishte Drejtor. Çdo ditë diskutonim për çdo detaj që dilte në punën mësimore dhe edukative në këtë shkollë. Kontaktet me studentët ishin kaq prindërore nga mënyra se si i trajtonte problemet, se sa konkrete i sillte faktet dhe se me sa vëmendje i dëgjonte ata, duke i bërë pjesë e vetëdijshme e procesit.

Përherë mendonte se si ta bënte nxënësin një vetëveprues të ndërgjegjshëm, një pjesëmarrës aktiv në mësim dhe në jetën e veprimtarinë e shkollës. E gjithë veprimtaria e tij në lidhje me nxënësit kishte brenda filozofinë e dashurisë reciproke mes mësuesit dhe nxënësit me motivin që mësuesi duhet që të preket nga dashuria e pakufi e këtyre nxënësve, me qëllim që të bëhen njerëz të lirë, për të arritur dijet dhe për të ndërtuar një shoqëri demokratike, ku të shpalosen vlerat e secilit, me një vetëvlerësim maksimal, duke i ndihmuar që të qartësojnë vizionet e tyre personale dhe sociale, të përgaditur për përballimin e sfidave të shekullit të ri.

“Mos e lejo veten kurrë që të plakesh!” Leximi i vazhdueshëm dhe studimi shkencor të mbajnë përherë të ri.”, – thoshte ai. Ai ishte shkencëtari i vendosur për të realizuar objektivat shkencore të studimit, por dhe njeriu, të cilit i mbusheshin sytë me lotë kur fliste për prindërit e tij, për historitë e dhimbjes njerëzore në familjen e tij, për motrën e tij, Marien dhe merakun e përjetshëm të saj për të si vëlla. Lotët e Profesorit kishin brenda mallin, pamundësitë që krijon jeta për t’i parandaluar, dhimbjen e thellë, dashurinë e pakufi, brengën e mbetur brenda qenies së tij për vuajtjet e familjes së tij, për sakrificat që kishte bërë në jetë për të arritur deri tek Profesor Doktor Mark Vuji. Kishin brenda këta lotë rininë e tij të dhimbshme, shqetësimin për nipërit dhe mbesat, merakun për kujdesin e pakufijshëm që i kushtonte motra e tij e mirë, Maria. Eh, sa shumë gjëra “notonin” në lëngun e pastër të lotëve të tij. Nuk mund t’i harroj ata lotë, të cilët dhe sot më rikujtojnë figurën madhështore të Profesor Doktor Mark Vujit.

Profesor Marku ishte gjithmonë mes njerëzve: mes mësuesve, studentëve, mes jetës reale, duke ofruar në çdo moment prezencë, vëmendje, dëgjim, kuptim, empati, nxitje, besim, respekt, siguri, qetësi dhe secili kishte dëshirë të qëndronte pranë tij, të mësonte, të diskutonte dhe të frymëzohej dhe kjo ia rriste përherë vlerat dhe përmasat intelektuale të kësaj embleme frymëzuese. Ai kishte një informacion të shumtë, fituar nga jeta dhe nga studimet, përpunuar në “laboratorin” e mendjes së tij brilante, duke i ruajtur në kujtesën e tij të shkëlqyer, të cilën e kishte të freskët deri në çastin kur u nda nga kjo jetë.

Profesor Marku ishte një sistem i plotë dijesh, me një potencial të jashtëzakonshëm intelektual dhe profesional, me një eksperiencë dhe intuitë shumë të madhe dhe që bënte në mënyrë të vazhdueshme përpjekje që këto dije të shkonin tek njerëzit e duhur, në kohën dhe vendin e duhur. Por nganjëherë pavëmendja institucionale dhe vetëdija shoqërore, ku ndodhen potenciale të tilla, si profesor Marku, nuk u krijojnë kushte dhe mundësi që këto potenciale të shfrytëzohen maksimalisht në dobi të zhvillimit dhe progresit social.

Ai ishte pjesë e realitetit tonë, ishte mes nesh, por më së shumti ai u mbështet dhe përkrah nga kolegët e tij, nga qytetarët e interesuar për përparimin e fëmijëve të tyre, nga disa institucione vendore, sepse madhështia e tij dukej se i eklipsonte mediokrit dhe mediokritetin e atyre që kishin mundësi të bënin diçka më shumë, por gjithsesi ai mbeti përherë Profesori i nderuar, “Qytetari i Nderit”, “Mësuesi i Popullit” dhe kapaciteti i tij intelektual dhe shkencor u bë pjesë e zhvillimeve profesionale në fushën e arsimit dhe të edukimit, studimet e tija shkencore ishin dhe mbeten të një niveli të lartë shkencor. Institucionet shqiptare kishin mundësi të bënin më shumë për profesorin e nderuar, kishin  mundësi të lehtësonin kushtet e punës së tij, të vlerësonin dhe përjetësonin imazhin pozitiv të një shkencëtari, që nuk kërkonte kurrë rehatinë e tij personale, që punoi në heshtje, i privuar nga shumë nevoja të domosdoshme, për të lehtësuar punën e tij kërkimore, i privuar nga mjetet financiare për botimet e tija dhe i lënë pothuajse plotësisht në harresë në promovimin shkencor të punës së tij titanike.

Kjo gjë nuk e demotivoi Profesor Mark Vujin që të vazhdonte pa u ndalur në rrugën e tij të studimeve, analizave progresive dhe deduksioneve shkencore drejt qëllimit dhe objektivave që ai i kishte vënë vetes. Shtëpia e tij ishte kthyer në një studio shkencore, ku përpunoheshin ide dhe projektoheshin libra të rinj, përherë e më cilësorë, ku kujdesi dhe meraku i profesorit ishte gjithmonë prezent në vlerat që duhet të mbartnin. Kjo gjë e bëri që gjithsesi vlerat e tij të ndrijnë, të mësojnë, të udhëheqin dhe të frymëzojnë vazhdimisht, për të mos mbetur thjeshtë një kujtim i një kohe të shkuar, por një emblemë e domosdoshme për t’u frymëzuar jo vetëm për ne që e njohëm dhe bashkëjetuam në kohën e tij të madhe, por dhe për të gjithë ata breza që do ta lexojnë dhe ta studiojnë Sfinksin e Mendjes Shkencore, Mjeshtrin e Dijeve, Njeriun e Papërkulur, Mikun e Madh të mësuesve dhe studentëve, Profesorin e dashur, Doktor Mark Vujin.

I përjetshëm qoftë kujtimi dhe vepra e tij!

Si e shpëtuan llapjanët Azem Bejtën? – Nga Blerim Latifi

Kishte aq shumë njësi ushtarake serbe rreth e rrotull, saqë dukej e pamundur që dikush nga jashtë të futej për t’u dhënë ndihmë të plagosurve në krye me Azem Bejtën.  Por, ishin disa që morrën përsipër këtë mision pothuajse vetëvrasës. Ata ishin vëllezërit Bajqinovci nga Popova e Llapit. Me të marrë lajmin e katastrofës që kishte ndodhur në Galicë, ata bashkuan çetën e tyre të vogël dhe nga malet e Llapit u nisën për në Drenicë

 

Thuhet shpesh se historiografia nuk e prodhon vetëm kujtesën, por edhe harresën e një populli. Sepse ajo detyrimisht është selektive: duke synuar të ruaj kujtesën për diçka, paralelisht ndodhë të lë në harresë diçka tjetër; duke vlerësuar dikënd, harron dikënd tjetër ; ekzagjerimi i peshës së një ngjarje shpesh prodhon injorimin e një ngjarje tjetër.

E njëjta gjë ndodhë edhe në këngët epike, të cilat tek popujt pa histori të shkruar, ka luajtur njëfarë funksioni të ruajtjës së memories historike. Këtu do të flas për një shembull që ilustron funksionin harrues të historiografisë dhe eposit.

Me 25 korrik të vitit 1924, dhjetë ditë pasi ishte plagosur rëndë në Betejën e Galicës të 15 korrikut, në malet e Klinës vdes Azem Bejta. Shokët e tij ia kishin dalë ta nxjerrin të gjallë nga fushëbeteja dhe më pastaj e kishin bartur me dhjetëra kilometra derisa ai kishte dhënë frymën e fundit. E tërë kjo kishte ndodhur derisa mijëra trupa ushtarësh e xhandarësh serbë, që kishin rrethuar Qyqavicën dhe gjithë Drenicën, ishin vënë në ndjekje të tyre. Dhe ata nuk ishin më shumë se tridhjetë vetë. Në pasditën e 15 korrikut e gjithë çeta e Azem Bejtës ishte e shpartalluar.

Shumica e tyre ishin vrarë gjatë luftimeve. Vetë Azemi kishte marrë plagë të rënda, të cilat e kishin bërë të palevizshëm. Ata që kishin shpëtuar ishin të gjithë të plagosur. Nën këto rrethana ishte e qartë se ata nuk do të mund të dilnin dot nga zona e rrethimit, e cila përfshinte githë Qyqavicën. Ishte çështje ditësh kur ushtria serbe do të futej në brendi të saj dhe t’i gjente. Kishte aq shumë njësi ushtarake serbe rreth e rrotull, saqë dukej e pamundur që dikush nga jashtë të futej për t’u dhënë ndihmë të plagosurve në krye me Azem Bejtën.

Por, ishin disa që morrën përsipër këtë mision pothuajse vetëvrasës. Ata ishin vëllezërit Bajqinovci nga Popova e Llapit. Me të marrë lajmin e katastrofës që kishte ndodhur në Galicë, ata bashkuan çetën e tyre të vogël dhe nga malet e Llapit u nisën për në Drenicë. Në malet e Shalës e gjetën Mehmet Konjuhin, bashkëluftëtar i tyre, dhe bashkë me të iu drejtuan zonës së rrethuar nga ushtria serbe. Punktet ushtarake ishin gjithkund.

Qyqavica ishte vënë në një darë të hekurt rrethimi. “Sa ka dushk në mal, aq kishte ushtarë! “- thotë një tregim popullor i atyre që i përjetuan ato ditë. Vëllezërit Bajqinovci dhe Mehmet Konjuhi sulmojnë njërin nga punktet ushtarake, vrasin rojën dhe kështu hapin rrugën e depërtimit në Qyqavicë. Duke i njohur shtigjet e saj ata shpejt i gjejnë Azemin dhe të të plagosurit e tjerë. Në ndërkohë ushtria serbe fillon operacionin e pastrimit të terrenit në Qyqavicë. Vëllezërit Bajqinovci marrin përsipër detyrën për të nxjerrë gjithë grupin nga zona e rrethimit. Pas tre ditë udhëtimi midis pritave të vëna gjithandej nga ushtria, xhandarët dhe popullata serbe e mobilizuar, çeta arrin të dalë nga zona e rrethimit. I fundit që u përshendet me trupin e vdekur të prijësit legjendar të kaçakëve, të cilin po e lëshonin në shpellë, ishte Hamit Bajqinovci. Dhe kënga heshti për ta! Bashkë me historiografinë! Dhe kurrë askujt si vajti mendja t’i dekorojë.

Më 24 korrik 1897 lindi aviatorja amerikane Amelia Earhart, gruaja e parë që e kaloi vetëm Atlantikun më 1932

VOAL – Amelia Earhart lindi në 24 korrik 1897 në Atchinson (Kansas) dhe hyn në histori për shkak se ishte gruaja e parë që kaloi vetëm Oqeanin Atlantik në vitin 1932. Akoma kujtohet si një heroinë amerikane, si dhe një nga aviatorët më të aftë dhe më të famshëm të bota, është një shembull i guximit dhe një frymë aventureske gjithëpërfshirëse.

Ajo e kalon rininë e tij duke lëvizur në mes të Kansas dhe Iowa, dhe 19 vjeç e ndjek shkollën Ogontz të Philadelphia në Pensilvani, por largohet dy vjet më vonë për të arritur motrën e saj Muriel në Kanada. Këtu ndoqi një kurs të ndihmës së parë në Kryqin e Kuq duke shërbyer në Spitalin Ushtarak Spadina në Toronto. Qëllimi është t’i ofrojmë lehtësim për ushtarët e plagosur gjatë Luftës së Parë Botërore.

Amelia Earhart do të thellojë studimet e saj në Universitetin Columbia në New York duke ndjekur një shkollë infermierie.

Sidoqoftë, në moshën vetëm 10 vjeç dhe pas një udhëtimi në qiellin e Los Anxheles, Amelia Earhart plotëson pasionin e jetës së saj: të qëndrojë pezull në pafundësinë e qartë të hapësirave qiellore. Ajo do të mësojë të fluturojë disa vjet më vonë, duke marrë aviacionin si një hobi, shpesh duke pranuar të gjitha llojet e punëve për të vazhduar mësimet e shtrenjta. Më 1922 më në fund bleu aeroplanin e saj të parë me mbështetjen financiare të motrës Muriel dhe nënës Amy Otis Earhart.

Në vitin 1928 në Boston (Massachusetts), Amelia u zgjodh nga George Palmer Putnam, burri i saj i ardhshëm, si pilotja e parë femër që bëri fluturimin transoqeanik. Amelia Earhart, e mbështetur nga mekaniku Lou Gordon dhe piloti Wilmer Stults, ka sukses me sukses dhe është vlerësuar dhe nderuar në të gjithë botën për ndërmarrjen e saj.

Në lidhje me aventurën e saj ajo shkruan një libër me titull “20 orë – 40 minuta”, të cilin Putnam (burri i ardhshëm kryen edhe aktivitete botuese) e boton me lehtësi, duke identifikuar në të një mundësi të shkëlqyeshme për të sjellë sukses në shtëpinë e tij botuese duke lindur një bestseller i vërtetë.

George, me të cilin Amelia do të martohet në vitin 1931, ka botuar tashmë shkrime të shumta nga një aviator tjetër që hyri në histori: Charles Lindbergh. Partneriteti midis gruas dhe burrit është i frytshëm në biznes, pasi është vetë George që organizon fluturimet e gruas së tij dhe madje edhe paraqitjet në publik: Amelia Earhart bëhet një yll i vërtetë.

Gruaja ka mundësinë të vazhdojë karrierën e saj si aviatore duke mbajtur mbiemrin e burrit të saj dhe, në valën e suksesit, madje është krijuar një linjë bagazhesh për udhëtime ajrore dhe një prej veshjeve sportive madje. George do të botojë edhe dy libra të tjerë të gruas së tij; “Argëtimi i saj” dhe “Fluturimi i fundit”.

Pas një seri regjistrimesh fluturimesh, ishte në vitin 1932 që Amelia Earhart realizoi feat-un më të guximshëm të karrierës së saj: fluturimin solo në Oqeanin Atlantik (Lindbergh bëri të njëjtën gjë më 1927).

Guximi dhe guximi i Amelia Earhart, të cilat vlejnë për aktivitete që atëherë ishin kryesisht të hapura për burra, ndërthuren në mënyrë të admirueshme me hirin dhe shijen tipike femërore. Në fakt, gruaja bëhet një stiliste duke studiuar një objekt të veçantë të veshjeve: veshje fluturimi për gratë aviatore.


Në fakt, në vitin 1932 (të njëjtin vit të fluturimit) ajo projektoi, për Ninety-Nines, një veshje të përbërë nga pantallona të buta, të pajisura me zinxhirë dhe xhepa të mëdhenj.


Revista Vogue i jep asaj hapësirë ​​të bollshme me një raport me dy faqe, të shoqëruar nga fotografi të mëdha. Angazhimi i saj “ndaj gruas që kryen një jetë aktive” nuk përfundon me veshje por adreson një përpjekje për të hapur aviacionin edhe për gratë.

Amelia Earhart ofron shembuj të tjerë aventuresh me fluturimet që ajo bën në vitin 1935: nga Honolulu në Oakland (Kaliforni) midis 11 dhe 12 Janar, nga Los Angeles në Meksiko City më 19 dhe 20 Prill, më në fund nga Meksika City në Newark (New Jersey). Në këtë pikë, ajo është gruaja e parë në botë që fluturoi e vetme në Paqësor, por edhe e para që fluturoi e vetme në Oqeanin Paqësor dhe Oqeanin Atlantik.

Ëndrra e saj më e madhe, megjithatë, mbetet ajo e fluturimit rrotull botës. Sipërmarrja fillon, por mbërriti rreth dy të tretat e udhëtimit, mbi 22,000 milje. Amelia zhduket, duke humbur në mënyrë misterioze me bashkë-pilotin Frederick Noonan për të mos u kthyer më kurrë. Është 2 korriku 1937.

Një nga hipotezat e parashtruara ishte se gruaja ishte një spiune që ra me atë rast në duart e japonezëve.

Në vitin 2009 u bë një film biografik për jetën e saj me titull “Amelia”, me Richard Gere dhe Hilary Swank në rolin e aviatores./Elida Buçpapaj

DHE NJË LIS I MADH I NIKAJ MERTURIT RA… – Nga PJETËR META Publicist dhe shkrimtar

(Në nderim të profesor Murat Gecaj, i cili është ndarë nga jeta)

Profesori dhe enciklopedisti i Nikaj Merturit, prof.dr. Murat Gecaj është shuar. Largimi i tij nga kjo jetë ka pikëlluar çdo Nilkaj- Merturas, çdo person, intelektual, student, publicist, historian, arsimtarë dhe njeri i letrave që e ka njohur. I dashur, i urtë, komunikues, ndihmëtarë i pakursyer, i zellshëm për në punë, familjarë i shkëlqyer, bashkëpunues dhe i pakursyer për të zbuluar historinë e trevës ku u lind, një eksplorues i paepur në qindra punë dhe shënime kritike, publicistike, libra dhe paraqitje të tjera shkrimore. Murat Gecaj do të na mungojë të gjithëve. Lamtumirë miku dhe biri i Nikaj- Merturit! Në këtë moment të dhimbshëm dhe pikëllues, po ju sjell një jetëshkrim për profesor Murat Gecin, i cili së shpejti do të botohet në librin kushtuar Nikaj- Merturit.

 

***
Një tjetër intelektual të cilit nuk i pushoi pena, sot e kësaj ditë që prej vitit 1963, përmbi 55 vite është Murat Gecaj, nga fshati Currajt i Epër të fisit të Nikajve. Ai lindi në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës më 29 mars 1940. Filloren e shtatëvjeçaren i mbaroi në qytetin Bajram Curri, kurse të mesmen në shkollën ushtarake “Skënderbej”. Në shtator të vitit 1958, filloi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega gjuhë-letërsi, ndërsa në vitin 1960 dërgohet në Bashkimin Sovjetik, në Universitetin “Zhdonov” në Petërburg. Pas dy vitesh, kur u prishën marrëdhëniet midis dy shteteve erdhi përsëri në Tiranë dhe në vitin 1963, mbaron fakultetin me vlerësimin “shumë mirë” për gjuhë-letërsi. Menjëherë pas studimeve emërohet redaktor në gazetën javore për fëmijë “Pionieri”. Në vitin 1966 deri në vitin 1973, transferohet në Tropojë si drejtues i sektorit të kulturës. Në vitin 1974 rikthehet në Tiranë si redaktor për arsimin dhe kulturën e traditat në gazetën e përditshme “Bashkimi” dhe në vitin 1980 deri në vitin 2002, redaktor në gazetën arsimore e kulturore “Mësuesi”, botim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, ku dhe doli në pension.

Prodhimi intelektual i Murat Gecajt ka filluar që në shkollën e mesme dhe është i pandërprerë. Ai është përqendruar në fushën e arsimit, të kulturës, historisë, traditës atdhetare, folklorit dhe në fushën e kërkimeve shkencore.
Në kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në vitin 1972, iu delegua mbajtja e një prej kumtesave më të rëndësishme të kongresit. Në fjalorin Enciklopedik Shqiptar, ka të depozituara si autori i disa zërave për arsimin e shtypin (Tiranë 1985 e 2010 ribotim). Ka qenë bashkautor e redaktor letrar i veprës “Historia e Arsimit” (Tiranë 2002) dhe bashkautor në botime të tjera arsimore, historike, folklorike etj. ka redaktuar e recensionuar disa libra të publikuara në Kosovë, Shqipëri, Preshevë e Suedi. Ka drejtuar e recensionuar punë shkencore të studentëve të kursit pasuniversitar për pedagogji pranë Fakultetit Histori- Filologji.

Krijimtaria letrare dhe jo vetëm e Murat Gecajt zë vendin kryesor në aktivitetin e tij më jetëgjatë në fushën e letrave. Ai ka botuar 17 libra publicistikë e studimorë, ku një vend të rëndësishëm në tematikën e tyre zënë mbresa, kujtime, studime për Tropojën. Ai botoi në vitin 2000 librin “Si e pashë unë Kosovën”, në vitin 2001 librin “Nëpër udhët e shkollës shqipe”, në vitin2002 “Pishtar të parë të normales së Shkupit”, jetëshkrimin “Ëndrrat e grisura të jetës sime”, 2010 pjesa e parë e 2018, pjesa e dytë. Pa numëruar botimet e tjera të shumta, më duhet të bëj një koment për librin jetëshkrim “Ëndrrat e grisura të jetës sime”. Ai libër është testament artistik, i vlefshëm jo vetëm për familjet e brezat, por edhe për cilindo që dëshiron të mësojë ҫ’është jeta e si duhet të ballafaqohemi me të për ta përballuar. Me një vërtetësi të habitshme artistike i përshkruan peripecitë e jetës, mundësitë e arta e mbresëlënëse që iu krijuan në periudha të ndryshme dhe dështimet e tyre nga prapaskenat e njerëzve, kur ai ishte i ri në moshë, i papërvojë dhe nuk mjaftonte inteligjenca e tij për t’i kapur mundësitë e krijuara para djallëzive e forcës së pozicionit të tjerëve që të kishin në dorë. Falë vitalitetit, karakterit, zotësisë e aftësive krijuese, vendosmërinë e këmbënguljes profesionale, duke mos lënë për asnjë çast studimin e krijimtarinë që në moshë të vogël, Murati me zotësi e pasion prej gazetari, arriti që t’i thyente barrierat absurde, duke treguar kështu dinjitetin e njeriut të nderuar e të respektuar shoqërisht e profesionalisht gjatë të gjitha periudhave që nga fillimet e para për shkollim universitar, e deri në përfundim të aktivitetit si studiues, redaktor e krijues. Për një periudhë kohe Murati ka punuar në mësimdhënie, pedagog në Fakultetin Histori-Filologji, pranë Universitetit të Tiranës.

Autorësia e tij në fushën e studimeve e të botimeve për arsimin e kulturën si dhe për shkencën është e njohur në lidhjen e vazhdueshme periodike me revistat “Studime Filologjike”, “Kultura popullore”, “Revista Pedagogjike”, “Të drejtat e njeriut”, “Perla”, “Univers”, “Pajtimi” etj. Ai ka shkruar e botuar studime e shkrime në të gjitha revistat e gazetat e tjera të Shqipërisë e Kosovës në gazeta e revista në Nju Jork, Zvicër, Hollandë, Greqi, Suedi, Itali, Mali i Zi etj.
Punimet shkencore, historike dhe të mendimit pedagogjik, janë kërkuar të lexohen në simpoziume e aktivitete të ndryshme në Prishtinë, Shkup, Preshevë, Ulqin Nju Jork, Salerno-Itali, Boras-Suedi etj.

Murat Gecaj, si intelektual i pavarur dhe aktiv, njihet si veprimtar i dalluar, duke u bërë pjesë e redaksive të revistave e gazetave brenda e jashtë vendit. Që nga viti 1990 është zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë dhe anëtar i “Bordit të vlerësimeve të botimeve letrare e publicistike”, pranë Ministrisë së Arsimit.
Në vitin 1992, mbajti disertacionin dhe mori gradën “Doktor i Shkencave Pedagogjike”.

Në vijim e vlerësim të punës së tij shkencore, historike, letrare të folklorit, të pedagogjisë etj në vitin 1996 iu dha titulli shkencor “Profesor i asociuar”.

Ai mbajti detyra të tjera shoqërore pa lënë pas dore krijimtarinë. Murati ishte përgjegjës seksioni në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare, anëtar i shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë të Diasporës me qendër në Nju Jork, “Anëtar nderi” i shoqatës së shkrimtarëve e artistëve e krijuesve shqiptarë, në Suedi “Papa Kelmendi XI-Albani”.

Për aktivitetin e tij letrar, studimor, historik, pedagogjik e të gazetarisë është nderuar me Dekoratën “Naim Frashëri” dhe dy herë me urdhrin “Naim Frashëri”. Është nderuar me “Medaljonin e Skënderbeut”, nga komuna e Çairit- Maqedoni. Për librin “Si e pashë unë Kosovën” (2000) nga shoqata e të rënëve të kombit shqiptar, mori ҫmimin “Nderim për Kombin”. Për punën e aktivitetin letrar- gazetaresk është vlerësuar me disa “Mirënjohje” në Shqipëri, Kosovë, Shkup, Filadelfia (SHBA), Salerno- Itali etj.

Është bashkautor i 12 librave, shkrimeve, studimeve, redaktimeve letrare etj.
Që nga viti 1963 Murat Gecaj ka bashkëpunuar me Radio-Tiranën për emisione të arsimit, për tradita e botime letrare. Gjithashtu ka bashkëpunuar në emisionet e radios “Blu Skaj” të Prishtinës, Radio-Gjakova, Radio- Kukësi, Radio-Mitrovica, Radion “Dituria” në Suedi, “Zëri i Amerikës”, Radio-Moska etj.

Në tre vitet e fundit, Murat Gecaj pati një bashkëpunim të frytshëm dhe aktiv me shkrime të ndryshme me tematikë për arsimin, traditën në 18 faqe internet, nga “Fjala e lirë”, në Londër “Zemra Shqiptare”, Oxford Angli, “Bota e re” Nju Jork e në të gjitha vendet e tjera të Evropës e Amerikës ku shkruhet shqip.

Murat Gecaj njihej nga të gjithë si njeri i qetë, i vëmendshëm, shumë shoqëror, bashkëpunues, i ngrohtë e shumë inteligjent, nga i cili mund të mësosh. Ai ishte dhe mbeti një familjar model, jo vetëm si krijues e gazetar, por edhe si intelektual të kompletuar, për të cilin krenohet shoqëria, fshati e krahina e tij.

PJETËR META

Publicist dhe shkrimtar

Më 17 korrik 1790 u nda nga jeta Adam Smith, Babai i Kapitalizmit

VOAL – Adam Smith lindi në Kirkcaldy (Skoci) më 5 qershor 1723. Ekonomist dhe filozof skocez, Babai i Kapitalizmit, ai është i njohur për veprën e tij “Hulumtimi mbi natyrën dhe shkaqet e pasurisë së kombeve”, studimi i parë sistematik i natyrës së kapitalizmit dhe zhvillimit historik të industrisë dhe tregtisë midis kombeve evropiane.

Ai mbaroi studimet në universitetet e Glasgow dhe Oxford. Pasi u bë profesor ai mbajti mësime retorike dhe letërsie në Edinburgh nga 1748 në 1751. Gjatë kësaj periudhe ai gjithashtu vendosi një bashkëpunim të ngushtë me filozofin David Hume; marrëdhëniet me filozofin do të zgjasin deri në vdekjen e tij – e cila ndodhi në 1776 – dhe do të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e teorive etike dhe ekonomike të Smithit.

Adam Smith u emërua profesor i logjikës më 1751 dhe profesor i filozofisë morale vitin e ardhshëm në Universitetin e Glasgow.

Ai mbledh mësimet e tij për etikën në veprën e tij të parë të shkëlqyer, “Teoria e ndjenjave morale” (1759).

Ai u njoh me Volterin në Gjenevë më 1765, pastaj shumë prej eksponentëve kryesorë të shkollës së fiziokratëve të kontinentit, duke u ndikuar veçanërisht nga François Quesnay dhe Anne-Robert-Jacques Turgot; nga këto ai do të tërheqë disa elemente që do të rrjedhin në teorinë e tij. Nga viti 1766 ai punoi në “Pasurinë e Kombeve”: vepra u botua më 1776, dhe në një farë mënyre simbolikisht shënon fillimin e historisë së ekonomisë si një shkencë autonome.

“Pasuria e kombeve” paraqet përpjekjen e parë serioze për të ndarë ekonominë politike nga disiplinat përkatëse të teorisë së politikës, etikës dhe ligjit. Është një analizë depërtuese e proceseve të prodhimit dhe shpërndarjes së pasurisë ekonomike; Smith tregon se burimet kryesore të të gjitha të ardhurave qëndrojnë tek puna (në pjesën e punëtorëve prodhues në popullsinë e përgjithshme) dhe në nivelin e produktivitetit të kësaj.

Teza kryesore është se puna – dhe për rrjedhojë kapitali që rrit produktivitetin – përdoret në mënyrën më të mirë në kushte të ndërhyrjes publike dhe tregtisë së lirë. Për të shpjeguar këtë tezë Smith përdor metaforën e famshme të “dorës së padukshme”: secili individ, duke ndjekur avantazhin e tij, shtyhet – ashtu si një dorë e padukshme – për të punuar për të mirën e të gjithë komunitetit. Çdo ndërhyrje në konkurrencën e lirë nga qeveria prandaj është pothuajse e dëmshme.

Në 1778 Smith u emërua komisioner doganor dhe u transferua në Edinburgh. Përkundër faktit se ai punon shumë, ai gjen kohën që t’i kushtohet rishikimit të “Pasurisë së Kombeve” dhe rishikimit – shumë të përpunuar – të “Teorisë së ndjenjave morale”.

Ai vdiq në 17 korrik 1790, duke lënë udhëzime të sakta për miqtë e tij për të djegur shumicën e shkrimeve të tij./Elida Buçpapaj