VOAL

VOAL

4 arsye përse duhet të hani më shumë hudhër në verë

July 1, 2019

Komentet

Jemi plot me grimca të vogla plastike

Ndotja me PFAS në fruta dhe perime është rritur 220% gjatë dekadës së fundit

VOAL- Nëse do të shkruanim se të gjithë ne jemi plot me copa të vogla plastike, do të dukej sikur po përfshiheshim në terrorizëm mediatik. Në vend të kësaj, për fat të keq, është e vërteta, e konfirmuar nga shumë studime shkencore nga e gjithë bota, përfshirë ato zvicerane.

Këto “grimca të vogla plastike” mbajnë emrin PFAS, një akronim për “substancat per- dhe polifluoroalkil” që përfshin mbi katër mijë substanca të ndryshme të pranishme në shumë pjesë të jetës së përditshme. PFAS, për shembull, përdoren për të veshur tiganët që nuk ngjiten dhe xhaketat e papërshkueshme nga uji, por janë gjithashtu të pranishme në implantet mjekësore, kozmetikë, plehra dhe madje edhe paketime ushqimore. Pak a shumë drejtpërdrejt, ato përfundojnë brenda nesh dhe akumulohen ngadalë në trupin tonë.

Për të kuptuar se sa invazive janë bërë në realitetin tonë, kini parasysh se në Evropë më shumë se një e katërta e frutave të kultivuara në nivel kombëtar është e kontaminuar nga PFAS. Kjo është sipas një analize të të dhënave zyrtare nga programet kombëtare të mbikëqyrjes së vendeve anëtare të BE-së të paraqitura në shkurt 2024, të cilat zbuluan gjithashtu një rritje prej 220% të ndotjes në krahasim me dekadën e mëparshme. Përqindjet më të larta të produkteve të kontaminuara shënohen te luleshtrydhet, pjeshkët dhe kajsitë, ndërsa ndër perimet më të prekura janë kastravecat dhe çikoret.rsi-eb

PARANDALIMI ËSHTË MË MIRË SE KURIMI- Nga ANILA KALLESHI

Një thënie e degjuar shpesh kjo. E në fakt do të ishte një mënyrë e mirë për të menduar. Problemi qëndron në zbatimin e këtij arsyetimi, veçanërisht në sektorin e shëndetit.
2020 ishtë një vit që sejcili nga ne do ta kujtojë gjatë dhe gjatë.
Ne po përjetojmë një situatë të re, kemi ndryshuar stilin e jetës, zakonet sociale, por NUK kemi ndryshuar zakonet tona të të ngrënit, aspak, në fakt.
As qasja ndaj parandalimit nuk ka ndryshuar, pavarësisht gjithçkaje që kaluam.
Parandalimi është thelbësor dhe ju duhet të dini se si ta bëni atë POR jo të gjithë duket se janë të interesuar ta bëjnë atë.
Nëse flasim për koronavirusin, për shembull, dimë disa gjëra që do të na lejojnë të bëjmë parandalim dhe të ndihmojmë më të dobëtit – sepse ata janë më të prekurit.
Deri më sot, ne e dimë se koronavirusi prek të gjithë, të rinj dhe të moshuar, burra dhe gra, të pasur dhe të varfër, POR ne gjithashtu e dimë se më pak të rinj dhe të moshuar, më shumë burra dhe më pak gra, më të varfër dhe të pasur vdesin.
Gjithashtu (ata qe vuajten me shume konseguencat e coronavirus ishin personat mbipeshë, diabetikët, hipertensionistët, të sëmurët, me pak fjalë personat me inflamacion kronik.
Askush nuk ngriti gishtin për të folur për parandalimin e ushqimit ose plotësimin ushqimor, POR ne thjesht menduam të “numëronim” dhe të bënim pazare.
Askush nuk ka folur për vitaminat, aktivitetin fizik apo ushqimin e duhur si MJETE të nevojshme për parandalimin adekuat.
Jo shumë është bërë më parë për suplementet për parandalim, por le të vazhdojmë.
Në shtetet e tjera, megjithatë, diçka është bërë.
Në Angli, për shembull, doza falas të VITAMINËS D u shpërndahen të moshuarve në rrezik që ndodhen në shtëpi pleqsh.
Edhe pse me disa muaj (ose ndoshta vite) vonesë, për mendimin tim, ato po ecin në drejtimin e duhur të parandalimit pasi shumë studime shkencore dëshmojnë tashmë se rreth 80% e pacientëve me COVID-19 kanë mungesë të vitaminës D.
Megjithatë, pak ose asgjë nuk është bërë përsa i përket ushqimit, me përjashtim të indikacioneve përmbledhëse që do të preferoja disa ushqime (fruta dhe perime) sesa të tjerat (ushqime të rafinuara, etj.).
Një terren i përflakur, i brishtë, i sëmurë, i moshuar, imunosupresionuar, i kequshqyer është një terren pjellor për çdo lloj sëmundjeje, aq më tepër për koronavirusin.
Ndezja e televizorit, dëgjimi i radios ose leximi i disa rreshtave në Google, në këtë periudhë, mund të jetë një gjë e zgjuar nëse nuk keni neurone funksionale.
Ne flasim për gjithçka, përveç PARANDALIMIT apo ushqimit të SHËNDETSHËM, me të vërtetë.
Shpërndahen informacione të pasakta, joadekuate dhe tendencioze.
Duhet të hamë karbohidrate sepse ato janë burim energjie për trurin tonë, vitamina D është e padobishme, është toksike dhe shkakton gurë, mishi shkakton kancer, etj etj.
Deri më sot, të gjitha këto i shoh si një instrument torture dhe si një strategji kundër PARANDALIMIT.
Obeziteti dhe diabeti, psh, janë sëmundje metabolike INFLAMMATORE që janë të shfrenuara dhe prevalenca e të cilave rritet vit pas viti POR vazhdojnë të na ofrojnë “dietën mesdhetare” si një armë parandalimi për sëmundjet kardiovaskulare.
Megjithatë, presidenti i Shoqatës Italiane të Kardiologjisë, disa muaj më parë deklaroi se duhet të konsumojmë më pak karbohidrate, të rrisim perimet dhe të reduktojmë sheqernat për të reduktuar aksidentet KARDIOVASKULARË dhe vdekjet nga sëmundjet kardiovaskulare.
Shoqata Amerikane e Diabetologëve rekomandon – në udhëzimet e disa viteve më parë – një dietë me karbohidrate të ulëta për të trajtuar pacientët me prediabet ose DM2 të plotë.
Por çdo ditë na japin të kundërtën, na shesin të kundërtën dhe ne delet bëjmë atë që na thonë.
Ajo duket si fermeri i gëzuar i Xha Tomit, delet e mëdha në njërën anë dhe gjelat injorante nga ana tjetër.
Mungon vetëm kau dhe gomari dhe jemi ngopur.
Duke thënë këtë, ku e filloni parandalimin?
Bëni një pazar të mirë në supermarket.
Shmangni sheqernat dhe mbeturinat industriale.
Bëni aktivitet fizik.
Merrni vitamina shëndetësore.
Fikni televizorin më shpesh.

Çajrat detoks sipas Anila Kalleshit

Ju mund t’i pini çajrat detox në çdo kohë të ditës dhe të jeni të sigurt se ato do t’ju ndihmojnë të hiqni kilogramët e tepërt🙌🏻 Detoksifikimi është gjithashtu shumë i rëndësishëm për të gjithë njerëzit të pasi i ndihmon të heqin qafe toksinat e dëmshme nga trup

Aborti, mentaliteti që kushton shumë- Forma që po përdoret gjerësisht në Shqipëri për t’i dhënë fund shtatzanive të padëshiruar. Mjekët: Kontroll farmacive!

Aborti medicinal kushton më pak se ai kirurgjikal dhe është një nga format më të përdorura vitet e fundit nga vajzat e reja për t’i dhënë fund një shtatzanie të padëshiruar. Po cilat janë kostot afatgjatë?

Aborti është një temë komplekse dhe me ndikim në shumë aspekte të jetës shoqërore. Ndërsa debatet mbi moralitetin dhe etikën e abortit janë të vazhdueshme, është po aq e rëndësishme të shqyrtohen edhe aspektet ekonomike të këtij fenomeni. Në planin familjar, një abort mund të ketë pasoja të theksuara në dinamikën dhe strukturën e familjes. Ndërsa disa persona mund ta shohin abortin si një mundësi për të mbajtur nën kontroll numrin e fëmijëve dhe burimet familjare, të tjerë mund ta perceptojnë si një humbje potenciale në lidhje me pasurinë e ardhshme të familjes.

Nga një perspektivë socio-ekonomike, ndikimi i abortit mund të reflektohet në nivelin e rritjes së popullsisë dhe strukturën demografike të një shoqërie. Megjithatë, është po aq e rëndësishme të përmendim edhe kostot ekonomike të një aborti. Përveç kostove mjekësore dhe atyre që lidhen me ndërprerjen e shtatzënisë, ka edhe aspekte të tjera ekonomike që mund të mos jenë shpesh të perceptueshme në fillim. Për shembull, humbja e potencialit të kontributeve në forcën e punës dhe rritja e ndikimit në shëndetin emocional të individit, të cilat mund të shkaktojnë sfida afatgjata në planifikimin financiar dhe zhvillimin personal. Vitet e fundit, një fenomen i përhapur ka qenë aborti medicinal.

Në fakt, është një praktikë e pranuar në shumë vende të botës, por në asnjë rast, pilulat të përdorura për kryerjen e tij, nuk mund të jepen pa rekomandimin e mjekut, pasi ky i fundit ka kryer një sërë ekzaminimesh për shëndetin e gruas. Mjekët gjinekologë deklarojnë se, kjo lloj praktike abortimi mund të kryhet deri në javën e shtatë të shtatzënisë dhe se mund të sjellë komplikacione të rënda shëndetësore, në rast se kryhet jashtë kësaj periudhe dhe pa ekografitë dhe ekzaminimet shëndetësore të gruas.

 

 

Por, çfarë ndodh në terren, është një realitet krejt tjetër.

Dhjetëra vajza dhe gra mendohet se kryejnë abort medicinal jashtë vëmendjes së mjekëve dhe sistemit shëndetësor, duke marrë pilulat në farmacitë e lagjeve me të njëjtën lehtësi, siç do të merrnin një paracetamol. Shifrat zyrtare flasin për ulje të numrit të aborteve në Shqipëri, ajo çfarë është ulur janë vetëm abortet e regjistruara në maternitetet e vendit. Nga një vëzhgim në farmacitë në kryeqytet, këto pilula mund të blihen duke filluar nga 4 deri në 10 mijë lekë. Gjenden me emrat tregtarë si Mifeprex apo Mifegyne dhe zyrtarisht, nuk mund të lëshohen pa recetë mjeku.

Në një përpjekje për blerje pa recetë, revista “Monitor” testoi 10 farmaci në qytet, në zonën e Komunës së Parisit, Rrugës së Kavajës dhe zonës së ish-Bllokut.

Në 2 nga këto farmaci, mund të blihej pilula pa recetë, ndërsa 8 të tjerat nuk e lëshonin. Në komunikimet me 2 farmacistët e parë, pilulat nuk gjendeshin në stok, por zotoheshin ta gjenin kundrejt një kostoje prej 7000 lekësh.

Sipas mjekes gjinekologe obstetër Mimoza Keta, shitja e tyre ndodh gjithmonë nëpër xhepa. “Duhen kontrolle më të larta. Vajzat e reja drejtohen nëpër farmaci që t’i gjejnë këto lloj tabletash dhe pa ditur asnjë lloj protokolli. Por ajo çfarë ndodh më pas është se, vijnë në spitale apo klinika me pasojat e tyre shëndetësore, ose me shtatzëni, të cilat nuk janë abortuar si rezultat i marrjes së tabletave se nuk kanë ditur t’i marrin. Problematikat vijnë zinxhir”, – thotë për “Monitor”, Dr. Keta.

Burimi: ISHP

Ndikimet

Se cilat janë ndikimet e një aborti medicinal, mjekët përgjigjen njëzëri: rrezik i madh në shëndetin e gruas. Sipas tyre, aborti medicinal ka ndikime afatgjata në trupin e një gruaje. Kjo procedurë mund të shoqërohet me ndryshime hormonale, emocionale dhe fizike. Pas abortit medicinal, shumë gra raportojnë përvoja të ndryshme, përfshirë dhimbje, ndryshime hormonale, shëndetësore dhe emocionale.

Për disa gra, ky proces mund të jetë një periudhë sfiduese dhe mund të kërkojë kohë për të rimarrë veten dhe për t’u përshtatur me ndryshimet e ndërthurura në jetën e tyre. Kjo ndikon në jetën e tyre personale dhe profesionale. Dr. Mimoza Keta thotë se, mjekët luajnë rol kyç në ndihmën dhe mbështetjen e pacientit gjatë këtij procesi. Në komunikimin e tyre me pacienten, ata japin informacion të plotë mbi procedurën dhe pasojat në situatën e pacientit. Sipas saj, duke marrë pilula pa rekomandimin e mjekut, veçse rrezikojnë shëndetin.

Kostot afatgjatë të një aborti medicinal mund të ndryshojnë në varësi të shumë faktorëve, përfshirë vendndodhjen gjeografike, shërbimet shëndetësore dhe specifikat e rastit të çdo pacienti.

Sipas mjekës obstetër Denisa Bajraktari, është e rëndësishme të përfshihen politikat publike dhe ndërhyrjet sociale në diskutimin mbi efektet ekonomike të një aborti. “Rregullimi i qasjes në shërbimet shëndetësore, edukimi seksual dhe mbështetja për familjet janë faktorë që mund të ndikojnë në vendimet dhe pasojat ekonomike të një aborti”, – thotë doktoresha.

Burimi: INSTAT

Abortet sipas qarqeve

INSTAT raportoi se në vitin 2022 kishte 170 aborte për 1000 lindje nga 164 që ishte ky tregues më 2021. Numri i aborteve në vitin 2022 ishte 4.199. Raporti lindje-abort tregon se për çdo 5,9 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort. Abortet spontane mbajnë peshën më të madhe të aborteve, duke përbërë 83,9% të totalit. Pjesa më e madhe e aborteve kryhen nga gratë e grupmoshës 20-34 vjeç, e cila është dhe grupmosha më riprodhuese e gruas.

Abortet klasifikohen në spontane dhe të provokuara. Aborti i provokuar është një veprim i ndërmarrë me qëllim për të ndërprerë barrën, kryesisht për arsye shëndetësore. Të gjitha abortet e tjera konsiderohen spontane. Raporti i abortit për grupmoshën 15-19 vjeç rezulton të jetë i lartë në moshën 19-vjeçare, ku vihet re vlera më e lartë të këtij treguesi: 119 aborte për 1.000 lindje të gjalla.

Ndër vite, vihet re se gratë me nivel më të ulët arsimor kanë përqindjen më të lartë të aborteve të kryera. Vitin e kaluar 29,4% e grave me arsim 9-vjeçar kryen aborte, përkundrejt 24,6% e grave me arsim të lartë. Sipas statusit martesor, 71,6% e aborteve janë kryer nga gratë e martuara dhe 7,5% nga gratë beqare. Abortet e kryera nga gratë e papuna ose të pasiguruara, ndër vite, ndjekin të njëjtin trend dhe nivele të përafërta.

Në vitin 2022, përqindja e aborteve të kryera nga gratë e punësuara shënoi rënie prej 1,7 pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar. Vit pas viti, abortet spontane po rriten, për arsye të komplikacioneve. Mjekët obstetër shpjegojnë se martesat në mosha të mëdha dhe niveli i lartë i ndotjes shpesh bëhen shkak për ndërprerje jo të vullnetshme të shtatzënive.

Një studim rajonal ka gjetur se në kryeqytetet e shteteve të Ballkanit ka ulje të fertilitetit dhe nivel të lartë abortesh nga ndotja shumë e lartë se normat e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik

Ndikimi ekonomik i një aborti

Një nga efektet më të mëdha të legalizimit të abortit është rënia e nivelit të fertilitetit, si dhe e popullatës. Ky trend botëror po vihet re edhe në vendin tonë. Aborti u bë i ligjshëm në Shqipëri në dhjetor të vitit 1995, ndërsa sipas të dhënave të raportit të survejimit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), vetëm në 7 vitet e fundit, ka pasur mbi 29 mijë aborte në të gjithë vendin. Sipas ekspertëve, legalizimi i abortit ndryshon modelin familjar: më pak fëmijë rriten në familjet me një prind, më pak fëmijë rriten në qendra sociale dhe më pak në varfëri. Ndërsa abortet mendohet se rrisin nivelin e mirëqenies për fëmijët e lindur, nga ana tjetër, ata gjithashtu heqin barrën nga tatimpaguesi.

Pohimi se, duke eliminuar një popullsi përmes abortit, sjell më pak shpenzime për ushqim, veshje dhe rritje për të, injoron faktin se në këtë mënyrë shkatërron një popullsi që do të ishte në të ardhmen forcë pune. Në një humbje prej 29 mijë personash në 5 vitet e fundit, që do të kishin qenë anëtarë të shoqërisë, pas 13 vitesh ata do të ishin në moshën për të marrë pjesë aktive në forcën e punës.

Ka gjithmonë një arsye pse një vajzë apo grua kërkon të abortojë një fëmijë. Ashtu sikurse është edhe shpërndarja e aborteve, që kryesisht vjen nga rrethet. Sipas mjekes obstetre Denisa Bajraktari, ka shumë që abortojnë edhe fëmijën e parë, dhe kjo ndodh te vajzat e reja që nuk kanë një jetesë të qëndrueshme, nuk kanë një lidhje serioze.

Ashtu sikurse ka gra që abortojnë të dytin, të tretin. Janë shumë të tilla nga zonat rurale, por edhe nga Tirana, pohon ajo.

Por, nuk përjashtohen as faktorë të tjerë socialë. “Pasiguria ekonomike, mungesa e informacionit, mospërdorimi i kontraceptivëve nga frika e efekteve anësore, mungesa e planifikimit familjar në shumë familje, janë të gjitha arsye për t’u konsideruar”, shton mjekja.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik

Stigma sociale

Stigma sociale e një aborti është një realitet për shumë gra në shumë pjesë të botës. Stigmatizimi i abortit vjen nga besime, vlera, dhe norma sociale të caktuara dhe ka ndikim të madh në jetën e atyre që kanë zgjedhur të kryejnë një abort, si dhe në atë të mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë që ofrojnë këtë shërbim.

Në disa raste, stigma sociale e një aborti mund të shprehet në mënyrën se si shoqëria i shih dhe trajton gratë që kanë pësuar një abort. Kjo mund të çojë në ndjesi fajësimi, gjykim të hapur, apo mohim të mbështetjes dhe kujdesit. Një grua mund të ndiejë presion nga shoqëria për të mbajtur shtatzëninë, edhe nëse ky nuk është një vendim i dëshiruar ose i arsyetueshëm për të.

Sipas psikologëve, stigmatizimi i abortit mund të çojë në ndikime psikologjike dhe emocionale të thella. Gratë që përjetojnë këtë stigmatizim mund të ndihen të izoluara, të pasigurta dhe të ndiejnë një barrë të rënduar shoqërore mbi shpatulla tyre.

“Është e rëndësishme të theksohet se aborti është një zgjedhje personale dhe komplekse. Çdo grua ka të drejtën të vendosë për trupin e saj dhe për jetën e saj.

Përkundër stigmatizimit, organizata dhe grupe mbrojtëse të të drejtave të grave punojnë për të ulur këtë stigmë dhe për të promovuar një qasje më të mirë ndaj grave që kanë zgjedhur të kryejnë abort”, – thotë psikologia Valentina Telhaj.

Sipas saj, është e rëndësishme të ndërmerren hapat drejt ndryshimit të opinionit publik dhe për të krijuar një mjedis më mbështetës dhe të kuptueshëm për gratë që kanë pësuar abort.

“Edukimi publik, dialogu i hapur dhe ndërgjegjësimi janë disa nga mjetet që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e stigmatizimit dhe në krijimin e një shoqërie më tolerante dhe respektuese ndaj zgjedhjeve të grave”, -përfundon ajo.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik

A lidhet aborti vetëm me mungesën e parave?

Aborti nuk lidhet vetëm me mungesën e parave; është një vendim kompleks dhe ndikon prej faktorëve të ndryshëm. Për disa gra, mungesa e burimeve financiare mund të jetë një nga shkaqet që ndikojnë në vendimin për të kryer një abort, por ka shumë faktorë të tjerë që mund të ndikojnë këtë zgjedhje. Sipas sociologes Marsida Simo, arsyet për abort mund të përfshijnë:

1. Mungesa e përgatitjes për një fëmijë:

Një person ose një çift mund të jenë të pavetëdijshëm ose të ndihen të paaftë për t’i ofruar një fëmije një mjedis të përshtatshëm dhe kujdesin e nevojshëm.

2. Çështjet shëndetësore:

Problemet shëndetësore të grave ose foshnjës mund të jenë një shqetësim serioz dhe të ndikojnë në vendimin për abort.

3. Marrëdhëniet ndërmjet prindërve:

Konfliktet në marrëdhëniet ndërmjet prindërve, pabarazitë gjinore, apo mungesa e mbështetjes sociale mund të ndikojnë në zgjedhjen për abort.

4. Shkollimi dhe karriera:

Në disa raste, mund të ketë shqetësime në lidhje me ndikimin e një fëmije në shkollim dhe karrierë, duke çuar në vendimin për të kryer një abort, për të vazhduar edukimin dhe zhvillimin profesional.

5. Mungesa e përgatitjes emocionale:

Një person mund të ndihet se nuk është gati emocionalisht për prindërimin dhe vendos të bëjë abort për këtë arsye.

6. Rrethanat ekonomike:

Pabarazitë ekonomike mund të jenë një faktor në vendimin për të kryer një abort, por nuk janë gjithmonë shkaqet kryesore.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik

/Monitor

Në përvjetorin e vdekjes së një mjekeje heroinë…- Nga PIRRO FOTIADHI

Vangjelo Grillo, mjekja që me vetemohim kalonte pengesat ndonëse pa mjete dhe pa pajisje…
Në vend të prologut….
Nuk janë të pakta rastet,teksa vështirësohen realisht të gjenden dhe artikulohen fjalët e përshtatshme e të duhura, për të konfiguruar portretin e një Misionareje të heshtur,një heroine fjalëpak e punëshumë. Një Intelektualeje të mirëfilltë, ku cilido spital apo klinikë, do dëshironte ta kishte si pjesëtare të stafit të vetë.
Mes nesh, jetojnë individë dhe njerëz zemërmëdhenj, si mjekë të përkushtuar dhe model,tepër humanë e krejt të papërsëritshëm, me shpirt të jashtëzakonshëm,me pasione dhe dëshira për të ofruar jetë,për t’i shërbyer me devocion vetë jetës.
Rrallë mund të hasësh në jetë individë dhe qenie kaq të përkushtuar dhe dashuruar me jetën njerëzore e veçanërisht me vogëlushat.Këtë mision e kryejnë më së miri bluzat e bardha,ose ndryshe Mjekët,ruajtësit e shëndetit tonë.
Figura të respektuara, misionarë të përbetuar,individë që humanizmin dhe fisnikërinë e kanë si pjesëz jetike të ekzistencializmit të tyre. Ndër mjeket e para,ndër gratë e spikatura e të shquara të cilat realisht janë simbole dhe monumente të gdhendura,që shndrrisin e vezullojnë,veçojmë Intelektualen brilante,Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),të parën mjeke Himariote. Një ndër simbolet dhe themelueset e Pediatrisë shqiptare,një mjeke e spikatur për autoritetin,për etikën dhe profesionalizmin e rrallë,që gjithë jetën gjatë 32 viteve karrierë të suksesshme, ia kushtoi si një sfidë të këndshme fëmijëve.Duke u shërbyer me pasion e përkushtim, me mirëbërësinë dhe sakrificat e panumërta, në dritën e vlerave dhe të parimeve,misionit dhe shkencës humane, që ajo përzgjodhi të rrugëtonte në jetën e saj.
Rrugëtimi jetësor dhe profesional
Dr. Vangjelo Grillo,erdhi në jetë më 14 Dhjetor të vitit 1933,në Himarë, në një familje të thjeshtë,por me vlera dhe tradita atdhetare.Vitet e brishta të fëmijërisë dhe arsimimit fillestar të 7 vjeçares i kalon në vendlindjen e saj në Himarë. Arsimin e mesëm,e kryen në Politeknikumin Mjekësor në Tiranë, të cilën e përfundon me nota të shkëlqyera.Në vijimësi ajo starton dhe ndjek studimet e larta për mjekësi,në Tiranë,duke i përfunduar dhe u Diplomuar si Mjeke,në vitin 1957.Një vajzë shembullore,tepër e zellshme dhe këmbëngulëse edhe si nxënëse po ashtu edhe si studente, me ambicie për rezultate të larta e cilësore.
Pas diplomimit,Dr.Vangjelo Veizi,në vitin 1958,fillimisht emërohet si mjeke në Himarë,në spitalin e kësaj treve, mandej edhe si Drejtuese e tij,ku shërben dhe kontribuon dinamikisht, deri në 1961. Si një e re ambicioze, me vlera dhe virtyte të spikatura, me një vizion për punë dhe veprimtari, me vullnet dhe guxim për shërbim dhe flijim, në të mirën dhe në dobi të jetës dhe të vetë njeriut,ajo fokusohet si misionare e shëndetit.aI përkushtohet një modeli të punës sistematike,sa të mundishme e po me aq plot sakrifica,duke krijuar kësisoj një prestigj dhe emër dinjitoz në gjithë Trevën e Himarës.Për rrjedhojë,brenda një periudhe të shkurtër kohore,ajo fiton simpatinë e gjithë pacientëve,ndonëse duhet pranuar fakti,se operonte dhe punonte në kushte tepër të vështira. Gjithësesi,për rishtarët në hapat fillestare të karrierës së tyre profesionale,lipsej natyrisht shumë përpjekje, shumë punë,një këmbëngulje sistematike, që të mund të fitonte,përvojën, respektin dhe reputacionin.Në ato hapat e para si mjeke në atë periudhë kohore,Dr. Vangjeloja, ishte e vetmja mjeke në gjithë spitalin dhe trevën e Himarës. Për rrjedhojë për hir të shenjtërisë së betimit të saj,tek Urdhri i Hipokratit,Dr. Vangjelose,jo pak here,iu desh të përballej dhe angazhohej,me të gjitha llojet e sëmundjeve që shfaqeshin.Si një njeri tepër i urtë, shumë e thjeshtë, fjalë-ëmbël në çdo rast eventual ajo dëshmoi formimin e saj, gadishmërinë paraprake, ashtu sikundër edhe u shqua,si një mjeke shumë e përqëndruar dhe e vëmendshme, në çdo vizitë mjekësore apo në vizita familjare,për të ofruar ndihmesën në raste emergjente.Duke kontribuar jashtëzakonisht në përkujdesin dhe ruajtjen e shëndetit të himariotëve të thjeshtë,pa përjashtim të të gjitha grupmoshave.Madje paralelisht duke mbuluar në aspektin gjeografik, një hapësirë shtrirjeje më të madhe,përtej kufijve të Himarës,në vijimësinë e bregdetit të Sarandës, Kuçit dhe gjithë reparteve ushtarake që ndodheshin në atë shtrirje të trevës.
Dr.Vangjelo Veizi, qysh në hapat fillestare të rrugëtimit të saj Misionar në Himarë,u fokusua dhe kontribuoi me një përkushtim dhe seriozitet tepër admirues,duke shëruar dhe parandaluar sëmundjen e Melitencës,si një sëmundje problematike e shqtësuese në atë periudhë kohore për trevën e Bregdetit.Ashtu sikundër zhvilloi një punë intensive tepër impresionuese, duke pasur rezultate të dukshme në luftimin dhe parandalimin e tifos apo hepatitit si edhe kundër helmimeve me lëndë me përmbajtje fosforoorganike.
Dr. Vangjeloja, duke sfiduar barrierat e kohës, si një shembull i vetëmohimit,eci dhe shkeli në çdo cep dhe skaj të trevës së Himarës,duke qënë pranë gjithë atyre që e kishin të domosdoshme ndihmën e shpejtë dhe ndërhyrjen e specializuar të saj.Njëherazi, në një periudhë kohore ai ajo e dekadës së viteve 60-të,kur specialitetet mjekësore ishin pothuajse joekzistente, mjeku duhej të dinte gjithçka, madje shpesh here konsultohej edhe për probleme veterinare. Dr.Vangjeloja me mundin dhe përgjegjësinë që e karakterizonte, me shkathtësinë dhe papërtueshmërinë e saj,fitoi një emër të mirë gjithandej,në aspektin e përcaktimit të diagnozave eventuale,në shërbim të menjëhershëm të pacientëve në nevojë.
Gjithësesi,duhet pasur parasysh, se përpos punës së saj të ndërgjegjshme dhe shembullore,gjithçka ishte në rrethana dhe kushte jashtëzakonisht të vështira e të paperceptueshme.Sepse realisht një mjeke e re dhe krejt e papërvojë,përballej me sfida të jashtëzakonshme, pa pasur kushte dhe mundësi minimale,duke mos ekzistuar asnjë lloj laboratori,asnjë lloj mjeti transporti, asnjë aparaturë ekzaminimi radiologjik.Ashtu sikundër as edhe një mjek koleg tjetër pranë saj, për mundësi eventuale konsultimi,për shkëmbim mendimesh apo opinionesh.Të gjitha këto barriera dhe pengesa, Dr. Vangjeloja,mundi t’i kapërcente me shumë sukses,falë thellimit dhe studimit shkencor, që ajo kryente për çdo rast që përballej dhe kërkonte mendimin e specializuar të saj,madje edhe literaturës së huaj pasur parasysh faktin që ajo zotëronte gjuhët si greqisht,italisht,frëngjisht,rusisht etj.
Në këtë kontekst,duhet përmendur fakti, se një ndihmesë të jashtëzakonshme luajti edhe bashkëpunimi me personelin ndihmës mjekësor të spitalit në Himarë, veçanërisht me infermierin e talentuar Kozma Nesturi,(më vonë u nderua dhe laurua si Hero i Punës Socialiste), duke përfituar nga përvoja e gjatë e tij,ashtu sikundër dhe horizonti që ai posedonte, duke qenë sa më pranë njerëzve që përballeshin me probleme dhe halle njerëzore.
Njëherazi Dr.Vangjeloja,krijoi një bashkëpunim tepër ambicioz dhe perfekt, me figura dhe personalitete të fushës së mjekësisë në qytetin e Vlorës,me mjekë të shquar si Irfan Pustina, Pavli Flloko,Kostandin Kauri,Isuf Hysenbegasi ashtu sikundër njëherazi edhe me Profesorët e shquar të pediatrisë në Tiranë, si Prof.Selaudin Bekteshin dhe Prof. Hamdi Sulçebegun.Me punën e saj këmbëngulëse dhe përkushtuese,me horizontin e gjerë kulturor dhe profesional që e karakterizonte,me fokusimin e saj prioritar,duke përfituar edhe nga përvoja e një sërë mjekëve të spikatur të asaj periudhe,ajo mundi të fitonte respektin e zemrat jo vetëm të pacientëve dhe familjarëve të tyre,por thuajse të gjithë trevës së Himarës.
Të cilët edhe në vijimësinë e ditëve të sotme,duhet theksuar, se e kujtojnë me mirënjohje e nderim krejt të veçantë.
Madje edhe duke e pasur si një shtyllë mbështetëse,si njeriun e tyre të afërt, duke kërkuar ndihmesë apo sugjerimin e saj, në halle dhe problematika që ata përballen.
Falë kontributit fisnik dhe solidaritetit të kësaj mjekeje të jashtëzakonshme, në vitin 1961,Dr. Vangjelo Veizi, e përkrahur dhe mbështetur nga Profesorë dhe titullarë si Prof.Selaudin Bekteshi, Prof. Hamdi Sulçebegu,Ciril Pistoli dhe Drini Ohri, emërohet në Spitalin Pediatrik të Tiranës,si Mjeke Pediatre.
Aty tanimë Dr. Vangjeloja,u përball dhe u ndesh me një mjedis tepër të ngrohtë e mikpritës,me një dashamirësi të jashtëzakonshme, nga ish shoqet e saj të Fakultetit, mjeket si Hrisavgji Reka,Bukurie Maci,dhe mjekët e njohur si Prof.Thoma Kristo,Fina Bitri,Zyhra Hajrullai,Bafturi Mati,Teuta Jovani,Kimete Nikshiqi,Dhurata Nishani.
Për disa vite rradhazi, Dr.Vangjeloja, me rreptësinë dhe seriozitetin e etikës mjekësore,si besnike e betimit të Hipokratit, iu përkushtua detyrave dhe përgjegjësive të saj mjekësore,duke u angazhuar dinamikisht dhe punuar thuajse në të gjitha departamentet respektive të këtij spitali, duke filluar nga vogëlushët 1-vjeçar e deri tek 14-vjeçarët, e duke u angazhuar me kurimin dhe mjekimin e një sërë sëmundjeve të ndryshme e të panumërta jo infektive.
E vlerësuar për sensin e thellë të zbatimit të kompetencave dhe detyrës së saj misionare, të rrënjosur thellë në dashurinë e saj për ato qeniet njerëzore tepër të mitura, pranë dhe në dispozicion të të cilëve Dr.Vangjeloja ishte ditë e natë,në vitin 1966, ajo emërohet në Pavionin e 6-të, në të cilin trajtoheshin dhe shtroheshin mosha e fëmijëve me probleme dhe sëmundje infektive (aerogene), duke përjashtur natyrisht sëmundjet e hepatitit dhe dizanterisë,duke pasur si Përgjegjëse të Departamentit, Dr.Hena Dino.
Ky pavion me afro 60 shtretër,ishte në atë periudhë kohore,me një sëmundshmëri tepër të lartë,me ngarkesa dhe tensione,me fëmijë të sëmurë në shkallë të rënduara e të sforcuara si meningit, sepsis meningokoksike, pertusi me bronkopneumoni, insuficiencë respiratore, encefalopatira, tetanoze, polineurite, difteri,me ndërlikime të theksuara kardiake dhe nervore, me urgjenca tepër të vështira etj.
Natyrisht që këto sfida,përpos të tjerash kërkonin përgatitje dhe një performancë të jashtëzakonshme,trajnime specifike të kualifikuara,terapi intensive,përkushtim e devotshmëri, studim sistematik të vazhdueshëm.
Prej angazhimit të Dr.Vangjelosë,përtej kufijve të orarit zyrtar, duke qëndruar në krye të detyrës,si një humaniste e zjarrtë,por edhe të kontributit të gjithë personelit ndihmës të pavionit,u mundësua arritja e një sërë sukseseve duke thyer tabu e duke ndikur në shërimin e fëmijëve me episode të rënda.
Falë përpjekjeve titanike rezultative, falë ndihmesës dhe mbështetjes njerëzore,në vitin 1967, Dr.Vangjeloja e vlerësuar për rezultatet dhe performancën e saj,emërohet si Përgjegjëse e këtij Pavioni,të cilin e drejtoi me sukses dhe efektivitet deri në vitin 1978.Pikërisht në këtë kohë befasisht,ajo transferohet padrejtësisht dhe krejt pa asnjë shkak, si mjeke në spitalin infektiv të qytetit të Elbasanit.Edhe tanimë në këtë qytet,Dr. Vangjeloja,ndonëse në kushte të reja dhe krejt të panjohura,mundi të realizonte një punë të përkryer diagnostikuese dhe mjekuese.Duke përjetuar çdo ditë ankthin për shëndetin e fëmijëve,ajo qëndronte natë e ditë në spital,pranë pacientëve, duke mos u lënë përgjegjësinë mjekëve roje,duke i ndjekur dhe i pasur vet nën kontroll,derisa të kapërcenin fazën kritike në të cilën ndodheshin.
Dr. Vangjeloja,si një emisare, shqetësimi i së cilës ishte vetëm i sëmuri dhe përkushtimi shkencor për rehabilitimin e tij,duke pasur si destinacion të vetëm të saj,punën e vazhdueshme efektive,në vitin 1970 emërohet si Pedagoge, ku filloi si lektore e njëherazi si e ngarkuar të mbikqyrë dhe drejtojë praktikat mësimore të studentëve.
Duke qenë po aq pasionante edhe në misionin e saj si lektore dhe mësimdhënëse,paralelisht me punën në spital, për disa vite, Dr. Vangjeloja, inicioi dhe drejtoi me sukses edhe kurset pasuniversitare të mjekëve që specializoheshin në pediatri.Ashtu sikundër,ajo ishte e angazhuar dinamikisht, në përgatitjen e pediatrëve infeksionistë,me periudha trajnimi kualifikuese 1 vjeçare si edhe cikle 3 mujore.Përpos tyre, një impenjim madhor dhe angazhim maksimal për të, ishte edhe kontributi sistematik në përgatitjen e aradhës së mjekëve të përgjithshëm,të cilët punonin në qendrat shëndëtsore të rretheve, në trajnime me specializime 10 mujore në fushën e pediatrisë.Angazhimet e Dr. Vangjelosë përfshihen edhe në kontributdhenien e saj në aspektin shkencor,duke u angazhuar me veprimtari të mirëfilltë,duke referuar në një sërë sesionesh shkencore të mbështetura tek pediatria,jo vetëm në Tiranë, por ashtu sikundër edhe në Korçë apo Elbasan.
Në këtë kontekst,falë backgraundit të saj, falë profesionalizmit edhe objektivitetit, duke mishëruar konceptet e qytetarisë akademike dhe active,Dr. Vangjeloja,ofron një ndihmesë të spikatur,duke botuar një sërë punimesh shkencore në revista apo buletine mjekësore me tematika respektive si «Pertusi me ndërlikime në aparatin e frymëmarrjes dhe atë të sistemit nervor» ,studimin «Μbi 208 raste me meningit si edhe sepsis», «Difteria toksike dhe ndërlikimet e saj në aparatin kardiovaskular dhe në sistemin nervor»,«Salmonezat»,«Dy raste me tifo abdominale dhe ndërlikim peritonitis»,«Një rast me leptospirozë ikterohemoragjike»,«Klinika mbi dizanterinë në moshat e fëmijës së gjirit»,«Klinika dhe trajtimi i meningiteve»,«Klinika e poliomielitit tek fëmijët e Elbasanit»,«Meningitet tek latanti në Spitalin e Elbasanit».
Ashtu sikundër,Dr. Vangjeloja,si vizionare,ka udhëhequr me sukses edhe tema diplomash të studentëve e paralelisht ka qenë në rolin e oponentes, në mbrojtjen e titujve dhe disertacioneve nga ana e mjekëve pediatër.Përpos tyre,me dëshirë dhe vullnet të jashtëzakonshëm,ajo ka kryer recensat e disa botimeve shkencore dhe teksteve Universitare të Pediatrisë. Për disa vite rradhazi,DR.Vangjeloja,ka qenë Anëtare Komisionit të lartë të Pediatrisë,Konsulente pranë Ministrisë së Shëndetësisë,për gjithë fëmijët e Shqipërisë me problematikë sëmundjet infektive.Edhe pas rikthimit nga Elbasani,rishtaz u caktua si Konsulente e gjithë reparteve infektive të pediatrisë të spitaleve të vendit,dhe për të qenë sa më pranë konsultave të domosdoshme,ajo ka udhëtuar e shkelur në të gjitha anët e vendit,në përbërje të ekipeve që krijonte Ministria e Shëndetësisë për raste të ndryshme të epidemive në atë periudhë kohore,duke ofruar një ndihmesë të konsiderueshme në të gjitha spitalet e repartet infektive të rretheve të ndryshme.Me të njëjtin pasion e përkushtim, me të njëjtin temporitëm jetësor,me të njëjtin impuls pozitiv,me të njëjtën buzëqeshje të pakrahasueshme, me të njëjtën sinqeritet e dinjitet, me të njëjtën mirësi, urtësi e mençuri, Dr.Vangjeloja vijoi të kontribuonte dhe spikaste, duke i shërbyer filozofisë Hipokratike në mënyrë rigoroze dhe pa kushte,deri në fundvitin 1989,teksa me kërkesën e saj,ajo doli në pension.
Epilog….
Intelektualja brilante,Dr.Vangjeloja,si njëra prej Koloseve të Pediatrisë Shqiptare,që për 32 vite rradhazi ofroi një kontribut të paçmueshëm,me praninë e përkujdesin human dhe shkencor, u rritën breza e breza,kujtohet me respekt e adhurim edhe në ditët e sotme.Nderohet dhe vlerësohet me dashamirësi kjo mjeke e aftë,e devotshme,e sjellshme,e papërtuar,si tepër fisnike dhe krejt e palodhur.
Sepse përmes Misionit të saj Humanitar,si mjeke Pediatre, me një performancë të shkëlqyer,e fokusuar dhe me dashuri për profesionin e saj, në rrugëtimin e saj të sukseshëm profesional apo jetësor,ajo nuk kërkoi pasurim, por shpirti i saj, u pasurua nga dashuria e pakufi e vogëlueshëve pacientë të saj.
Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),si simbol i Madhështisë së heroizmit, të sakrificave , si një emisare Humaniste dhe dritëpërçuese, posedonte një përgatitje të lartë,në aspektin e njohurive teorike dhe praktike e një përvojë të jashtëzakonshme.Falë aftësive të rralla komunikuese,me studentët dhe pacientët,me stilin e saj praktik dhe bashkëkohor në mësimdhënie, ashtu sikundër ishte përherë tepër aktive dhe komunikuese me të gjithë.
Si një ithtare e humanizmit dhe mishëruese e solidaritetit, Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),ishte një përpos se mjeke edhe një zonjë e rrallë,fisnike,tepër dashmirëse,që dinte të bënte për vete,e të injektonte dashuri për profesionin e mjekut. Posedonte një intuitë të rrallë klinike dhe dëshmonte një përkujdesje të jashtëzakonshme për fëmijët.Një pedagoge dhe misionare madhore,e sakrificës, inteligjente,me një humor të veçantë,që nuk kursehej të ndihmonte e ofronte përvojën e sukssesshme tek kolegët më të rinj.
Nuk mund të anashkalohet fakti,duke nënvizuar,se pranë Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),me dinjitet dhe mirësi,qëndronte bashkëshorti i saj,Mjeshtri i Madh, shkrimtari i shquar i letërsisë për Fëmijë, modesti Odise Grillo,duke pasur një familje të shkëlqyeshme,së bashku me të dy bijtë e saj, Kostën dhe Anin.
Me vlerësim të thellë dhe mirënjohje të jashtëzakonshme,për Himarioten brilante,Mjeken pediatre Dr.Vangjelo Grillo (Veizi), e cila meriton respektin e mirënjohje si një mjeke që i kushtoi rininë e gjithë jetën e saj, misionit Hyjnor të Hipokratit,shërimit e rehabilitimit të jetës njerëzore.E cila i përket një plejade të paarritshme me kontributdhënie pa asnjë shpërblim apo interes përfitimi.Kënaqësia saj,ishte kur shëronte e kuronte jetën njerëzore.
Gjithë jeta dhe vepra vigane e Heroinës Himariote, Dr.Vangjelo Grillo (Veizi),është pa asnjë mëdyshje,një monument i përkryer mirësie dhe humanizmi,një mirëbërjeje shembullore që respektohet,vlerësohet në mendjen dhe zemrën tona si bashkëkohës,dhe si një shembull i mirë dhe i papërsëritshëm i humanizmit pa kufi, si edhe i bujarisë dhe fisnikërisë.
Pirro FOTIADHI

Si po përdoret Inteligjenca Artificiale për diagnostikimin e sëmundjeve të rënda, flasin studiuesit

Studiuesit në universitetet e shtetit amerikan të Merilendit po përdorin inteligjencën artificiale për të diagnostikuar dhe trajtuar më mirë sëmundjet e rënda. Ekspertët mjekësorë në Universitetin “Johns Hopkins” po përpiqen të përmirësojnë diagnostikimin për sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Studiuesit e inxhinierisë biomjekësore në Universitetin “Johns Hopkins” po punojnë për të transformuar kujdesin shëndetësor për pacientët me sëmundje të zemrës.

Ata tani mund të krijojnë një kopje digjitale të zemrës së një pacienti dhe me ndihmën e Inteligjencës Artificiale mund të bëjnë parashikime më të sakta mbi rreziqet me të cilat përballen pacientët.

“Ne bëjmë imazhe me rezonancë magnetike të zemrës dhe më pas mund të kombinojmë të gjitha të dhënat klinike që njihen për pacientin. Kjo kombinohet me analizën e mbijetesës dhe ne mund të parashikojmë për një periudhë mbi 10 vjeçare nivelin e rrezikut të një pacienti nga një vdekje e papritur kardiake.”

Ndryshe nga imazhet e segmentuara që përdoren më shpesh sot, profesorja Natalia Trayanova thotë se imazhet e plota të zemrës,

ofrojnë parashikime më të sakta për pacientët që mund të kenë nevojë për defibrilatorë.

“Ne kemi algoritme që ofrojnë analiza më të hollësishme dhe një pasqyrë më të mire të gjendjes shëndetësore të pacientit”, thotë profesorja Trayanova.

Në Qendrën Gjithëpërfshirëse të Kancerit “Sidney Kimmel” të Universitetit Johns Hopkins, Dr. Victor Velculescu po udhëheq studimet për zhvillimin e metodave të reja për zbulimin e kancerit të mushkërive në fazën e hershme dhe kancereve të tjera.

Ai dhe ekipi i tij vunë re se qelizat e kancerit rriten dhe riprodhohen në mënyrë më kaotike sesa qelizat normale. Pra, kur ato qeliza vdesin, ato lënë pas shenja të fragmentve të ADN-së që qarkullojnë në gjak, të cilat mbartin të dhëna nëse një person mund të ketë kancer.

Ekipi i tij krijoi një program të quajtur DELFI, për të analizuar fragmentet e këtyre qelizave.

“Ne analizojmë gjakun, identifikojmë molekulat e ADN-së, të quajtura AND-ja pa qeliza dhe studiojmë modelet e kësaj ADN-je pa qeliza si një mënyrë për të identifikuar ata individë që kanë kancer kundrejt atyre pa kancer.”

Dr. Velculescu thotë se përmirësimi i procesit të analizave të gjakut mund të çojë në kontrolle më të sakta të kancerit në mbarë botën.sn

Për herë të parë në histori- Kompania e Elon Musk implanton çipin e parë në trurin e njeriut

SHBA

Miliarderi teknologjik, Elon Musk bëri të ditur se kompania e tij Neuralink ka arritur të vendosë me sukses një çip ne trurin e njeriut për herë të parë në histori. Rezultatet fillestare treguan sinjale premtuese të neuroneve ose impulseve nervore dhe pacienti qe iu nënshtrua provës është duke u rikuperuar deklaroi Musk.

Qëllimi i kompanisë është të lidhë trurin e njeriut me kompjuterët dhe thotë se dëshiron të ndihmojë në trajtimin e kushteve komplekse neurologjike.

Kompanisë së Musk iu dha leja për të testuar çipin te njerëzit nga rregullatori amerikan FDA në muajin maj, një moment historik pas përpjekjeve të mëparshme për të siguruar miratimin. Kjo dha dritën jeshile për fillimin e studimit gjashtëvjeçar gjatë të cilit një robot po përdoret për të vendosur kirurgjikisht 64 fije fleksibël, më të holla se një qime floku, në një pjesë të trurit që kontrollon “qëllimin e lëvizjes”, sipas Neuralink.

Kompania thotë se këto fije lejojnë implantin e saj eksperimental – të mundësuar nga një bateri që mund të ngarkohet me vale, të regjistrojë dhe transmetojë sinjalet e trurit me valë në një aplikacion që dekodon se si personi synon të lëvizë.

Përmes rrjetit social X, Musk tha se produkti i parë i Neuralink do të quhej Telepathy. Telepatia, tha ai, do të mundësonte “kontrollin e telefonit apo kompjuterit tuaj, dhe përmes tyre pothuajse çdo pajisje, vetëm duke menduar”. “Përdoruesit fillestarë do të jenë ata që kanë humbur përdorimin e gjymtyrëve të tyre”, theksoi Musk.bw

Duhet bërë më shumë për shëndetin e njerëzve… – Nga Dr. Alket Koroshi

Problemi i ruajtjes dhe permiresimit te shendetit te njerezve, lidhet me padyshim me organizimin dhe cilesine e mire te sherbimit mjekesor si dhe c’eshte me e rendesishmja, me sasine dhe nivelin e investimeve qe shoqeria dhe shteti kontribojne per kete sherbim. Duke e pare ne kete sfond, duket se ka diferenca te medha midis vendeve te varfera e te pasura . Ne vendet e varfera shpenzohen per shendetesine me pak se 16 USD ne vit per fryme , ndryshe nga vendet e zhvilluara ku shpenzohen mbi 2500 USD ne vit per fryme, i bie qe shume vende te kene nivele te ulta e jo te kenaqeshme ne parametrat qe lidhen me shendetin e njerezve. Ky konkluzion per do te ishte edhe me bindes nese i referoheshim perseri pergjithesimeve qe ben OBSH: 2,6 miliard njerez ne bote nuk kane fare akses (mundesi) per nje sherbim shendetesor. Per me teper, ne vendet e vobekta 65% e popullsise rrezikojne shendetin per shkak te pamjaftueshmerise te sherbimit shendetesor .
Por gjithsesi gjerat nuk mund te jene kaq te zymta sa c’duken! E them kete, sepse jo gjithmone parate qe konsumohen per shendetesine korelojne me nivelin e sherbimit mjekesor. Ka dhe paradokse qe ndonjehere duken te cuditeshme. Shembulli me i mire eshte Amerika (SHBA). Pamvaresisht se shpenzon per shendetesine me shume se cdo vend tjeter ne bote, megjithate SHBA renditet prapa ne krahasim me shume vende te Europes ne shumicen e parametrave qe reflektojne gjendjen e shendetit te popullsise se vet. Pse ndodh kjo? Ka dy arsye te thjeshta: Se pari, se te kesh shendet te mire nuk do te thote vetem te shpenzosh shume per shendetin. Se dyti ka shume njerez ne SHBA qe kur kane nevoje per trajtim mjekesor, ose nuk arrine ta marrin ate, ose e marrin me shume vonese, ose sherbehen ne nje nivel shume te ulet.
Atehere shtrohet pyetja: C’duhet bere? Vete amerikanet e zgjuar pergjigjen: Asgje nuk mund te arrihet nese nuk do ti kushtohet vemendja e duhur njeriut te thjeshte!!
E verteta eshte qe ne Shqiperi ka nje personel mjekesor jo te paket pavaresisht tendences qe kane mjeket vitet e fudit per tu larguar nga Shqiperia .
Shendeti i njeriut varet nga faktore qe mund ti kategorizojme ne 5 grupe: 1.- faktore genetike, 2.-konditat sociale, 3.- ekspozimi mjedisor, 4.- zakonet dhe menyra e jeteses, 5.-kujdesi shendetesor (trajtimi mjekesor). Nga te gjitha keto me pak nga te gjitha ndikon ne jetegjatesi kujdesi shendetesor. Edhe sikur njerezit te kishin nje kujdes mjekesor te shkelqyer ( gje qe nuk ndodh), realisht vetem nje pjese e vogel e vdekjeve do te mund te parandalohej. Por faktori kryesor dhe mundesia me e madhe per te pakesuar vdekjet e parakoheshme eshte ndryshimi i menyres se jeteses se cdo individi. Ne fakt, 40 % e gjithe vdekjeve ndodhin nga zakone e menyre jetese jo adekuate.
Po te shohim c’ndodh ne Europe, vdekjet e parakoheshme aty ne nje mase te madhe ndodhin nga obeziteti (shendoshja), inaktiviteti fizik (jeta sedentare), dhe nga pirja e duhanit. Ahere mjeket dhe gjithe politikeberesit e shendetesise mund te pyesin: a mund ta ndryshojme menyren e jeteses kur kjo qenka kaq e rendesishme? Mendimi i perparuar mjekesor gjykon se nese ne fillim te shekullit te 20-te u arrit nje permiresim radikal i shendetit nga perdorimi i antibiotikeve, dhe nga vaksinimet kunder semundjeve infektive., sot nje sukses i ngjashem mund te arrihet vetem nese ndryshojme menyren e te jetuarit (stilin e jetes). Kjo gje ka madje me shume rendesi se sa novacionet dhe perparimet e shkences dhe te teknologjise.
Eksperienca ka treguar se realisht mundet ta ndryshojme menyren e te jetuarit. Le te permendim disa fakte te thjeshta: Sa jete njerezish jane shpetuar nga perdorimi i rripit te mesit ne makina apo sa semundje fatale te zemres e te trurit jane shmangur nga pakesimi i yndyrnave ne ushqimet ?. Shume, pa dyshim. Po ashtu edhe suksesi dhe normat e reja te luftes kunder duhanit tregojne se zakonet dhe menyra e te jetuarit, ma pak vullnet, mund te permiresoje shume shpejt jeten e njeriut. Ne Amerike brenda 50 vjeteve te fundit u pergjysmua numri i njerezve qe pinin duhan. Si ndodhi kjo? Qysh ne fillim te viteve 60-te u konstatua dhe u konkludua shkencerisht se duhani dhe kanceri i mushkerive kishin shume lidhje me njeri tjetrin, madje dhe marrja pasive e tymit te duhanit ne mjediset ku pihet duhan perben nje rrezik shume te madh. Kesisoj leksionet dhe propaganda kunder duhanit dhe sidomos te shkruarit ne paketat e duhanit “rrezik per shendetin” pati nje efekt shume pozitiv. Cfare mund te behet tek ne pervec ligjit qe e ndalon duhanin ne vendet publike? Duhen krijuar mjedise te vecanta neper lokalet per pirjen e duhanit, dhe me e rendesishmja duhen respektuar keto ndarje dhe taksa me te larta per importuesit e duhanit Them se keto dhe te tjera masa do ndikonin shume pozitivisht. Nese bejme nje ekstrapolim te te dhenave te OBSH rezulton se ne Shqiperi ka afro 400.000 vete qe pine duhanin. Nese ky fakt eshte me se i vertete , atehere duhet te dime tjeter se cdo vit ne vendin tone vdesin 5.000 njerez si pasoje e pirjes se duhanit. Ata qe pine duhan vdesin mesatarisht 15 vjet me shpejt se te tjeret dhe per me teper duhanxhinjte i kalojne vitet e fundit te jetes se tyre me vuajtje, dhimbje e marrje fryme..
Nga ana tjeter duhet ditur se duhanin e perdorin me shume shtresat e ulta socio-ekonomike dhe ata me probleme mendore si dhe perdoruesit e droges. Afro gjysma e atyre qe pijne duhan kane probleme te shendetit mendor. Lenia e duhanit ne keto kategori njerezish perben padyshim nje detyre jo te lehte. Nder intelektualet me arsim te larte rezulton se vetem 10 % e tyre e pijne duhanin. Ne pergjithesi mund te thuhet se lufta masive kunder duhanit duhet bere ne dy drejtime kryesore: Te ndihmohet rinia te mos e filloje duhanin dhe te ndihmohen duhan piresit ta lene ate. Mjafton te kujtojme se po te pyesesh duhan piresit, 70 % e tyre thone se do u pelqente ta lene ate. Dhe nese do arrinim qe te pakten 10 % e duhan piresve ta linin duhanin, atehere do shpetonin ne Shqiperi 10.000 nga vdekja e parakoheshme. Keto shifra tregojne se kete lloj impakti asnje lloj terapie tjeter nuk do te mund ta arrinte. Dhe ne shoqerine tone ka mundesi te realizohen keto.
Edhe obeziteti (shendoshja) sikurse duhani ka karakteristika te ngjashme. Te dyja jane shume te shpeshta sot . Te dyja fillojne qe ne moshen e rinise se hereshme dhe te dy keto jane faktore madhore risku per semundje kronike. Pervec asaj ato mbartin nje stigme dhe jane te veshtira per tu trajtuar. Mjeket pergjithesisht nuk kane shume deshire te merren me keto probleme. Megjithate obeziteti ka disa tipare te vecanta: Obeziteti lidhet me te ngrenit dhe njerezve nuk mund tu ndalojme te ngrenit sikurse mund te ndalohet duhani. Kunder pirjes se duhanit mobilizohen edhe ata qe nuk e perdorin sepse kane frike nga marrja pasive e tymit por kjo nuk ndodh me obezitetin, se obezi nuk perben rrezik per te tjeret. Por si mund te luftohet obeziteti? Se pari ka rendesi kufizimi i disa lloj ushqimesh si psh. fast-foodi etj. Vete shteti mund te kerkoje me rigorozitet qe ne ushqimet e ambalazhuara te vihen etiketa ku te pershkruhet permbajtja e tyre dhe sasia e kalorive . Ne ambjentet e shkollave te mos lejohet shitja e lengjeve te sheqerosura (Koka, Fanta etj.) Se fundi,i rendesishem eshte edhe krijimi i ambjenteve per aktivitet fizik neper shkolla dhe vendet e punes. Eshte evident rreziku i obezitetit ne femijet dhe ne kete kuader keto masa jane padyshim nje profilaksi e mire dhe e dobishme.
Natyrisht qe shendeti varet shume edhe nga faktoret sociale, nga kujdesi mjekesor dhe nga faktoret mjedisore. Dihet qe njerezit me nivel te ulet socio-ekonomik vdesin me shpejt. Keto kane lidhje pa dyshim me te ardhurat qe ka individi, me shendetin qe gezon ai, me llojin e punes qe kryen dhe me mjedisin ku jeton.
Stresi psiko-social eshte nje tjeter faktor risku per shendetin. Lufta per shendetin behet edhe duke u perpjekur te ngushtohen diferencat ndermjet shtresave te ndryshme. Politikat sociale qe kane te bejne me aspektet baze te jetes dhe te mireqenies se njerezve (psh. arsimimi, taksat, transporti dhe strehimi) kane ndikim shume te rendesishem mbi shendetin. Kur politikat publike e rrisin hendekun ndermjet te pasurve dhe te vobekteve , ato sigurisht kane ndikim negativ ne shendetin e popullit. Ndoshta egalitarizmi i tepruar s’eshte i drejte por mos ti shohim gjerat vetem me syrin e tregetarit qe kerkon te fitoje. Po te lejosh diferenca te medha ne te ardhurat , ne mireqenie , ne arsimimin e njerezve dhe ne strehim, padyshim do kete pasoja te padesheruara.
Nje tjeter faktor eshte kujdesi mjekesor (mjekimi i semundjeve). Ketu ka shume probleme ne kete drejtim sidomos qe lidhet me permiresimin e cilesise se sherbimit , e te cilesise se barnave qe perdoren por duhen bere perpjekje per te zgjeruar numrin e njerezve qe mbulohen nga sigurimet shendetesore. Kjo gje ndikon pozitivisht ne rritjen e cilesise se sherbimit mjekesor dhe zgjerimin e tij. Kjo do te beje qe edhe ne sherbimin spitalor qe tu sherbehet pacienteve pa qene nevoja per pagesa suplementare te kushtueshme.
Se fundi, e vlen te permenden faktoret mjedisore. Ajri i ndotur dhe ujet e kontaminuarr plehrat e kemikatet e shperndara pa kujdes, mungesa e vendeve te pershtateshme per aktivitete fizike, te gjitha keto e pershpejtojne vdekjen e parakoheshme. Ne keto roli i politikes eshte i pamohueshem.
Duke perfunduar do te desheroja te theksoja qe shendeti dhe jetegjatesia e e popullit nuk varet vetem nga permiresimi i kujdesit dhe i trajtimit mjekesor ( psh. vaksinat apo ilacet per zemren, per hipertensionin, per diabetin etj.) Madje neglizhencat e kujdesi i pamjaftueshem mjekesor jane shkak i nje jetegjatesie me te paket vetem ne 10 % te rasteve, por shkaku me madhor qe shkurton jeten ka te beje me menyren e jeteses. Zakone e menyra jetese adekuate si ngrenia e pershtateshme, evitimi i abuzimeve dhe veseve, aktiviteti fizik etj. Bejne qe rezultatet te mos vonojne, te parandalohet obeziteti, te evitohet AIDS-i, te kontrollohet pirja e duhanit, te pakesohen vdekjet nga aksidentet dhe suicidet. Te gjitha keto jane gjithmone e me shume problematike edhe per shoqerine tone.
Permiresimi i gjithe ketyre faktoreve kerkon aksion politik qe fillon nga matja dhe vleresimi i parametrave te shendetit e deri ne masa per zbutjen dhe eliminimin e faktoreve shkaktare.
Permiresimi i shendetit nga ana tjeter nuk eshte thjesht nje matje statistikore. Nese ky permiresim realizohet me objektiva te qarta, rezultatet do i gezoje gjithe vendi: do rritet fuqia punetore, do zhvillohet me shume ekonomia e c’eshte me e rendesishme njerezit do bejne nje jete me te mire.
Nje aksion politik i fuqishem e larteson punen e profesionisteve te mjekesise ne menyre qe ata te behen kampione te ruajtjes se shendetit te popullit. Perpjekjet e gjithe shoqerise duhet te jene ne rezonance te plote me vlerat profesionale te mjekeve dhe eshte pikerisht kjo arsyea qe shume te rinj zgjedhin mjekesine si profesion te jetes se tyre. Te jesh mjek nuk eshte thjesht nje pasion per te sheruar semundjet, por te duash te jesh mjek eshte nje shprehje e patriotizmit te njeriut. Dhe vendi yne ka shume nevoje per ta e per vlerat e tyre.
Ne duhet te arrijme te kuptojme qe vertet mjek i mire eshte ai qe trajton semundjen , por mjek me i mire akoma eshte ai qe trajton pacientin qe ka kete semundje

Katër gjëra trashëgohen vetëm nga nëna

Çdo gjë e trashëgojmë nga prindërit, duke filluar nga sjellja e deri tek inteligjenca. Megjithëse gjenetika është diçka komplekse, hulumtimet kanë treguar se disa trajta të caktuara i trashëgojmë vetëm nga nëna.

INTELIGJENCA

Një anketim me mbi 12,000 njerëz mes moshave 14 dhe 22 vjet ka zbuluar se çfarë faktorë ndikojnë në inteligjencë, status socio-ekonomik dhe në edukim. Rezultatet kanë treguar se nëna e ka ndikimin më të madh gjenetik në inteligjencën e fëmijës.Sipas ekspertëve, inteligjenca e nënës dhe fëmijës dallon mesatarisht vetëm 15 pikë.

SHPREHITË E GJUMIT

Studimi i publikuar në revistën “Sleep Medicine” kishte zbuluar se nënat ua trashëgojnë fëmijëve shprehitë e gjumit dhe se bebet pushojnë më pak dhe flejnë më vonë nëse nënat e tyre kanë probleme me gjumë.Në mënyrë interesante, shkencëtarët nuk e kanë zbuluar të njëjtën lidhje me baballarët e tyre.

SHPEJTËSIA E PLAKJES

Siç duket, gjenet e nënës ndikojnë në shpejtësinë tonë të plakjes. Shkencëtarët kanë zbuluar se një gjen të cilin e trashëgojmë vetëm nga nëna e kontrollon në mënyrë të pjesshme procesin tonë të plakjes.

MENOPAUZA

Edhe mosha në të cilën e kaloni menopauzën duket se trashëgohet nga nëna. Megjithatë, ekipi hulumtues ka zbuluar se nuk luan rol vetëm gjenetika, por edhe stili i jetesës.bw

Teoria e re për pirjen e çajit shkakton një konflikt diplomatik mes SHBA & Anglisë

Çaji është një ndër pijet më të njohura dhe konsumuara në botë, sidomos në Mbretërinë e Bashkuar, ku çdo ditë pihen rreth 100 milionë gota çaji.

Megjithatë, profesoresha e shkollës “Stone Mountain Elementary”, Michelle Franci mendon se ka gjetur sekretin e një filxhani perfekt çaji dhe përbërësi është pikërisht kripa.

Hulumtimi i saj shokoi, tronditi dhe iu duk absurd anglezëve dhe puna shkoi aq larg, sa reagoi edhe ambasada e SHBA-së në Mbretërinë e Bashkuar, e cila u shpreh në X (ish-Twitter): “Ne duam të sigurojë njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar që nocioni i paimagjinueshëm i hedhjes së kripës në pijen e tyre kombëtare, nuk është politika zyrtare e SHBA e nuk do të jetë kurrë”.

Image

Gjithsesi, profesoresha ka qasjen dhe argumentet e veta. Ai tha për BBC se së pari, nuk donte të shkaktonte një incident diplomatik. “E-maili im është çmendur sot. Unë s’e mendoja që do zgjohesha këtë mëngjes për të parë njerëzit që flisnin për kripën në çajin e tyre”, tha ai, duke vijuar se kripa vepron si bllokues i receptorit që e bën shijen e çajit të hidhur, veçanërisht kur ai është i zier.
 
Duke shtuar pakëz kripë gjelle në çaj, do të kundërveprosh me shijen e hidhur të çajit. “Nuk është si të shtosh sheqer. Unë mendoj se njerëzit kanë frikë që të shtojnë kripën”, tha ajo. “Është mirë të eksperimentosh, kam bërë eksperimente në kuzhinën time për këtë teori. Lidhuni me shkencëtarin tuaj të brendshëm”, tha ajo, duke i nxitur anglezët të pinë çaj me pakëz kripë.

Image
 
Profesoresha u shpreh se e ka dashur çajin qysh prej vegjëlisë dhe rekomandon që për pirjen e tij të përdoret bima dhe jo bustina, megjithatë e pranon se në SHBA, njerëzit kanë zakone “të tmerrshme” për pirjen e çajit, si për shembull ngrohja e tij në mikrovalë.

Nuk është hera e parë që pirja e çajit ka shkaktuar polemika mes SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar. Në vitin 1773, protestuesit e Bostonit hodhën 300 arka me çaj në portin e Massachusetts, si një protestë kundër taksave të Britanisë, e cila e kishte kolonizar territorin. Ky ishte dhe një moment kyç për Revolucionin Amerikan.sn

Nga rinoplastika te kirurgjia dentare dhe ajo estetike, thika me dy presa e turizmit shëndetësor. Si lidhet me fenomenin e frikshëm të forex

Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar të turizmit shëndetësor, sidomos atij dentar. Fqinjët e Italisë janë klientët kryesorë. Por zhvillimi i shpejtë mbart dhe rreziqe. Aktorët e tregut theksojnë se duhen kontrolle mbi sektorin, për cilësinë e ofrimit të shërbimeve, mbi çmimet e një sërë problematikash që shoqërojnë këtë proces, në mënyrë që ky bum të mos kthehet në bumerang. Skemat e dikurshme forex janë kthyer në agjenci të turizmit shëndetësor, që ofrojnë ndërlidhjen me mjekët/klinikat këtu dhe fenomeni po merr përmasa të frikshme.

Nuk përbën më habi për të gjithë ne që të ecim rrugëve të Tiranës dhe të ndeshim italianë, të vetëm apo në grupe. Shumëkush mund të mendojë se jehona e turizmit vijon ende në javët e para të dhjetorit. Por arsyet lidhen ngushtësisht me …turizmin dentar.

Ditëve të fundit ekziston një diskutim, mbështetur edhe nga kronika italiane mbi cilësinë e shërbimeve në Shqipëri, në lidhje me ndërhyrjet e ndryshme estetike ose dentare, të cilat janë tërheqëse për shkak të çmimit të lirë.

Përtej këtij diskutimi, klinika të shumta në vend vazhdojnë të operojnë, në një treg të lirë, por të parregulluar me një ligj të posaçëm.

Bashkimi i ofertës turistike dhe kapacitetit të rritur të shërbimeve shëndetësore e ka shndërruar Shqipërinë vitet e fundit në një destinacion të pëlqyer, për ata që janë në kërkim të një përvoje të pazakontë të turizmit shëndetësor. Por jo vetëm për përvojën.

Çmimi duket se ka qenë arsyeja kryesore e ofertës tërheqëse të vendit tonë.

Aktualisht, ka investime në infrastrukturën e shëndetit që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend. Partneritetet ndërkombëtare dhe certifikimet e arritura kanë bërë një ndryshim pozitiv në imazhin e turizmit shëndetësor shqiptar.

Bashkëpunimet me qendra prestigjioze shëndetësore dhe përfitimi i certifikimeve të njohura ndërkombëtare kanë krijuar një mjedis besimi për vizitorët.

Kjo ka ndihmuar në tërheqjen e një audience më të gjerë ndërkombëtare, duke e bërë Shqipërinë një destinacion të pëlqyer për ata që kërkojnë shërbime shëndetësore.

Ndërsa industria e turizmit shëndetësor po zhvillohet, është e rëndësishme të adresojmë sfidat dhe të shohim përpara. Ka gjithmonë edhe një anë tjetër të medaljes për t’u parë.

Siguria e shëndetit dhe ruajtja e mjedisit natyror janë sfida të cilat kërkojnë angazhim të përbashkët dhe strategji afatgjata. Por jo vetëm kaq.

Aktorët e tregut gjithashtu theksojnë se duhen kontrolle mbi sektorin, për cilësinë e ofrimit të shërbimeve, mbi çmimet e një sërë problematikash që shoqërojnë këtë proces, në mënyrë që ky bum të mos kthehet në bumerang.

Sipas tyre, sfida kryesore është siguria e shëndetit.

Një tjetër problematikë, sipas komunikimeve me disa aktorë tregu, është nevoja për trajnime të vazhdueshme për personelin shëndetësor.

Për të ruajtur cilësinë dhe standardet e larta të shërbimeve, personeli duhet të jetë i trajnuar dhe i përgatitur për të ofruar trajtime dhe këshilla të specializuara. Investimet në zhvillimin e kapaciteteve profesionale janë të domosdoshme për të siguruar një përvojë cilësore për vizitorët.

Një aspekt tjetër i problematikave të tregut është menaxhimi i turizmit në mënyrë të qëndrueshme. Një rritje e shpejtë e numrit të vizitorëve mund të ketë ndikime negative në mjedisin natyror, duke kërcënuar ekosistemet lokale dhe trashëgiminë kulturore.

Ekspertët, në këtë rast, deklarojnë se është e rëndësishme të hartohen politika dhe strategji që nxisin turizmin e qëndrueshëm, duke përfshirë praktika të orientuara nga eko-turizmi dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Konkurrenca me vende të tjera turistike dhe nevoja për të ruajtur një imazh pozitiv janë sfida të tjera që mund të ndikojnë në zhvillimin e turizmit shëndetësor në Shqipëri.

Për të përballuar këto sfida, një strategji e mirëpërcaktuar e marketingut dhe promovimit është e nevojshme, duke përfshirë përdorimin e mediave sociale dhe promovimin e përvojave unike të ofruara nga destinacioni.

“Nëse Shqipëria do të arrijë të mbajë një balancë të qëndrueshme midis zhvillimit të turizmit shëndetësor dhe mbrojtjes së mjedisit dhe kulturës, ka të gjitha mundësitë të bëhet një lider në këtë sektor në rajon.

Por rruga për të arritur atje, është e gjatë dhe nuk mund të bëhet vetëm nga një ose disa aktorë seriozë të tregut.

Përvoja e turizmit shëndetësor në Shqipëri mund të jetë një histori e suksesi, nëse do të ketë strukturim, mbështetje e mbikëqyrje të tregut nga autoritetet, duke ndikuar në rritjen e ekonomisë, zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe promovimin e pasurisë kulturore dhe natyrore të vendit.

Në këtë rrugë, bashkëpunimi i vazhdueshëm me ekspertë ndërkombëtarë dhe implementimi i praktikave të qëndrueshme do të jenë kyç për suksesin e industrisë së turizmit shëndetësor në Shqipëri”, – deklaroi Gent Dulja, drejtuesi i një agjencie ndërmjetësimi, “Medical Tourism Albania”.

Rritja e tregut

Nga informacionet e marra në treg, bëhet e ditur se pas 2010-s, u vu re një bum kërkesash për shërbime të ndryshme mjekësore në vendin tonë, kryesisht nga italianët, ku kryesonte shërbimi dentar dhe më pas, ai estetik.

Në pesë vitet e fundit, Shqipëria u bë tërheqëse edhe për kurat e fertilitetit, që dukshëm ishin më ekonomike se sa në Europë, ndonëse Turqia, Serbia dhe Bullgaria, ishin zhvilluar më herët në këtë drejtim. Gjithashtu edhe kirurgjitë estetike ishin të kërkuara.

Kujtojmë, se në vitin 2016, fjalia më e kërkuar në Google nga shqiptarët ishte “Sa kushton një operacion i hundës”, gjetje e cila e bëri të njohur vendin e vogël ballkanik në studimin e autorëve amerikanë.

Dr. Panajot Papa, thotë për “Monitor” se nuk e bën vetëm çmimi shndërrimin e një vendi si pikë e rëndësishme e turizmit shëndetësor, por edhe afërsia kulturore, gjuha, të qenët një vend i sigurt për të udhëtuar dhe stafi mjekësor profesional dhe i besueshëm.

Të gjitha këto elemente janë përmirësuar vitet e fundit dhe kjo e vendosi Shqipërinë, sipas tij, në një hartë kryesisht rajonale, për shërbime mjekësore.

E teksa 2019-a pati “shpërthimin” më të madh të kërkesave të huaja për shërbime, tashmë të strukturuara, duke qenë se spitalet private, klinikat estetike, si dhe disa agjenci të ndërmjetësimit për turizëm mjekësor bënë përpjekje të vazhdueshme në këtë drejtim, 2020 përmbysi situatën.

Pandemia e COVID-19 tkurri në mënyrë të thellë ekonominë botërore dhe bëri që dy e treta e botës, gati 3 miliardë njerëz të izoloheshin në shtëpi për gati dy muaj. Por viti 2021 nisi të sillte rimëkëmbjen, e shoqëruar gjithashtu edhe nga rihapja dhe lulëzimi i turizmit.

Dritan Gremi, sipërmarrës, thotë se formula e tërheqjes për tregun e shërbimeve shëndetësore në vend nuk është e duhura. Sipas tij, nuk mundet që të tërheqim klientë të mirë vetëm duke “reklamuar” vendin si destinacion i lirë.

Çfarë parapëlqehet?

Oriela Cano, drejtoreshë e Marketingut dhe PR në Spitalin Amerikan dhe Hygeia, thotë për “Monitor” se, trajtimet më të zakonshme janë kirurgji kozmetike, kirurgji dentare dhe ortopedike. Ajo shton se, kërkesat për kirurgji kardiovaskulare, operacione laparoskopike dhe trajtime për fertilitetin dhe obezitetin janë në rritje.

Duke marrë në konsideratë situatën e pandemisë, znj. Cano shton se, turizmi shëndetësor pati rënie në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri, por sipas saj, disa shërbime si turizëm dentar dhe estetik nuk kanë qenë shumë të kufizuara. Madje, edhe gjatë këtij viti, ka filluar të rritet ndjeshëm numri i vizitorëve për shërbimet që duan të marrin, sidomos ata afër rajonit.

Sa u përket klientëve, ajo shton se, përzgjedhja për shërbime shëndetësore, ka qenë jo vetëm nga pacientë me kombësi të huaj, të cilët jetojnë në Shqipëri, por edhe nga një numër i konsiderueshëm personash, që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe kanë zgjedhur dhe u janë drejtuar spitaleve të tyre për të marrë trajtim shëndetësor.

“Ndonëse ka një profil të ulët në kujdesin shëndetësor ndërkombëtar, Shqipëria është tërheqëse për turistët. Potenciali më i afërt i turizmit mjekësor janë fëmijët e emigrantëve, të cilët mbajnë kontaktet me vendin e tyre të origjinës dhe e vizitojnë shpesh, por jo vetëm, pasi pacientë të huaj kanë zgjedhur Spitalin Hygeia, për shkak të ekselencës së mjekëve dhe infrastrukturës spitalore” – thotë znj. Cano.

Ajo shton, se nga viti në vit, numri rritet, duke përmendur pacientët që vijnë për kirurgji plastike si për standardet, mjekët por edhe për çmimet. “Turizmi dentar, është shumë i zhvilluar, kemi pacientë nga shumë shtete të Europës që vijnë për shkak të çmimit, kohës së shkurtër dhe cilësisë së shërbimit.

“Fertilizimi IN VITRO, IVF është shumë i kërkuar nga pacientët shqiptarë që jetojnë jashtë, por dhe pacientë të huaj na zgjedhin, pasi cilësia e shërbimit është po aq e mirë sa ajo që ofrohet në klinikat më të mira perëndimore. Çmimet për një ndërhyrje të tillë janë disi më lirë krahasuar me tarifat e vendosura nga klinikat në Bashkimin Europian. Ndaj dhe në vendin tonë, nuk duhet të presësh në radhë e të vësh emrin në listë për një kohë të gjatë” – thotë ajo.

Fekondimi In Vitro (ku Klinika e Fertilitetit Hygeia shquhet për rezultatet e larta të arritura me një përqindje suksesi ndër më të lartat në rajon dhe më gjerë, 65% sukses në çiftet e trajtuara)

Burimet nga klinika Keit thanë se gjysma e klientëve janë shqiptarë dhe gjysma tjetër, të huaj. Disa nga procedurat kirurgjikale që zakonisht kanë një kërkesë të lartë dhe zgjidhen nga pacientët janë:

-Lipoaspiracioni (liposuksioni), një procedurë e zakonshme për heqjen e yndyrës së tepërt nga zona e trupit si abdomeni, beli, gjinjtë dhe kofshët.

-Rinoplastika, një ndërhyrje për ndryshimin e formës së hundës për të përmirësuar pamjen e fytyrës.

-Face Lift, një ndërhyrje për të zbutur rrudhat dhe për të kthyer një pamje më të re të fytyrës.-

-Rritja e gjoksit, në këtë kategori përfshihen ndryshimet e madhësisë së gjoksit përmes implanteve ose transferimit të yndyrës së trupit.

-Abdominoplastika, një procedurë për të hequr qelizat e tepërta të lëkurës dhe yndyrën nga zona e barkut.

-Transplantimi i flokëve, për persona me humbje të dukshme të flokëve, transplantimi i flokëve është një opsion, ku kërkesat janë kryesisht nga të huaj.

Burimi: INSTAT

Forex-et kthehen në agjenci të turizmit shëndetësor

Megjithëse nuk ka hapa të rëndësishëm të mbështetjes së qeverisë qendrore për të nxitur udhëtimin mjekësor në Shqipëri (vetëm një plan i mbetur në letër nga Agjencia Kombëtare e Turizmit i nisur në 2016), sektori privat i kujdesit shëndetësor nisi të marrë “masa” vite më parë.

Para rreth 7 viteve filluan të themelohen agjencitë e para të nxitjes dhe ndërmjetësimit të turizmit shëndetësor në Shqipëri, të cilat patën një mbyllje të detyruar vitin e shkuar.

Krahas kësaj, problematike mbeten: informaliteti dhe rritja e çmimeve fiktive për turistët e huaj, imazhi i Shqipërisë tek europianët dhe konkurrenca e fortë e aktorëve rajonalë, të cilët e kanë shtruar shumë më herët këtë rrugë si Kroacia, Bullgaria, Serbia etj.

Klinika të ndryshme në Tiranë që operojnë ndër vite në këtë sektor përflasin se skemat e dikurshme forex janë kthyer në agjenci të turizmit shëndetësor, që ofrojnë ndërlidhjen me mjekët/klinikat këtu.

Sipas sipërmarrësit Dritan Gremi, sot ky fenomen ka marrë përmasa të frikshme.

“Bëhet fjalë për agjenci ndërmjetësimi, që kanë lindur dhe janë shtuar si kërpudhat dhe në pjesën më të madhe të rasteve operojnë në mënyrë të paligjshme ose në kufirin e ligjshmërisë dhe estetikës profesionale e njerëzore. Problemi tjetër i madh lidhet me mënyrën se si trajtohen këto shërbime nga këto agjenci.

Nuk mund të shiten shërbimet shëndetësore, sikur të ishin tenxhere me presion apo dyshekë. Ky fenomen dëmton rëndë jo vetëm markën ‘Medical Tourism in Albania’, por dhe na etiketon si një vend të botës së tretë. Sigurisht që edhe në këtë rast, vakumi i një ligji për turizmin shëndetësor, e si rrjedhojë gjendja kaotike e gjithë sistemit, janë shkaktarë kryesorë të këtij fenomeni që e përsëris, na dëmton rëndë të gjithëve.

Deri tani, thirrjet që kam bërë kanë rënë në vesh të shurdhët, pak nga neglizhenca e organeve kompetente dhe shumë më tepër besoj nga paaftësia e tyre për të zhvilluar sisteme dhe mekanizma parandalues dhe kontrollues.

Shpresoj shumë që kjo situatë të ndryshojë në muajt në vijim, por që kjo të ndodhë duhen ndryshime rrënjësore në nivele drejtuese të organeve kompetente dhe administratës publike.

Ka ardhur koha që në krye të tyre të zgjidhen profesionistë të cilët kanë aftësi krijuese, vendimmarrëse dhe zbatuese, për ta ndryshuar dhe për ta përfshirë këtë sistem në shina” -pohon z. Gremi.

Mundësi e artë

Çmimet ende të lira të trajtimeve e ndërhyrjeve estetike, si dhe shërbimeve dentare, po tërheqin gjithnjë e më shumë të huaj.

Kërkesa e lartë po nxit bizneset e këtij segmenti, duke bërë që për herë të parë të ketë hyrje në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve.

“Sombrero” (Klinika Keit) është më e madhja në vend për mjekësinë e specializuar estetike me më se dyfishim të të ardhurave, në 900 milionë lekë. Edhe fitimet u trefishuan në 432 milionë lekë, me një normë prej 48%.

Shqipëria është një destinacion tërheqës për shërbime estetike për shkaqe të ndryshme, duke përfshirë çmimet e lira dhe cilësinë e shërbimit.

“Çmimet për shërbimet estetike në Shqipëri janë zakonisht më të ulëta në krahasim me vendet e tjera. Kjo bën që shërbimet të jenë më të arritshme për klientët dhe tërheq një numër të madh të pacientëve nga jashtë vendit.

Kemi kirurgë dhe ekspertë të fushës estetike, të kualifikuar, që janë trajnuar në shkolla të njohura dhe kanë përvojë të pasur në fushën kirurgjikale estetike dhe bashkëpunohet kryesisht me profesionistë italianë.

Raporti i kombësisë në pacientët tanë është 50% të huaj, 50% shqiptarë. Nëse do të bëjmë një ndarje sipas gjinisë, do të thosha që emëruesi i përbashkët për të dyja gjinitë është rinoplastika, ndërsa diferenca qëndron te transplanti i flokëve për djemtë dhe zmadhimi i gjoksit + laseri për epilim për vajzat”, pohon Skerdilajd Faria, drejtues i Klinikës Keit.

Shifra

INSTAT raporton se pas rënies së numrit të të huajve që erdhën në Shqipëri për arsye mjekësore në 2018, viti 2019 pati një rritje të kërkesës me rreth 58%.

Situata duket në rritje edhe për vitet pas pandemisë. Në 2021 shifrat tregojnë se ky sektor nisi të rimëkëmbet me vizitat, ndërsa 2022 pa një lulëzim të pesë viteve të fundit.

Ndërsa nga shifrat e 10-mujorit të këtij viti, raportohet të jenë 824 persona. Aktorët e tregut pohojnë një numër shumë të lartë të raportuar në klinikat e tyre, si dhe këshillojnë që të ngrihen struktura të posaçme nga shteti për të monitoruar hyrjet e të huajve për këtë qëllim, pasi ndikon në imazhin e vendit./MONITOR

Mos bëni dush në darkë, ja rreziqet që mund t’i shkaktoni shëndetit

Ideja që të bësh një duash në fund të një dite të lodhshme mund të duket shumë e mirë, për të fituar qetësi, por sipas ekspertëve është shumë e dëmshme për shëndetin.

“Bright Side” tregon pse dushi para gjumit mund të mos jetë aq relaksues sa mendoni.

Gjumi mund të mos ju zërë kollaj

Një dush i nxehtë para gjumit mund të duket relaksues, por në realitet, ai mund t’ju lërë zgjuar. Kjo sepse kur njeriu përgatitet për të fjetur, temperatura e trupit ulet pak. Por dushi i nxehtë, do ta rrisë temperaturën duke i dhënë trupit sinjalet e gabuara. Zgjidhja më e mirë është të bëni dush me ujë të vakët një ose dy orë para gjumit.

Mund të bëjë që zemra të rrahë më shpejt

Nëse zemra ju rreh më shpejt pas një dushi të nxehtë, duhet të dini që ka një shpjegim shkencor për këtë. Uji i nxehtë ngre presionin e gjakut dhe ekspertët mjekësorë paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë edhe stres. Kur zemra juaj rreh në këtë mënyrë, e keni të pamundur të flini dhe kjo mund të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.

Mund të shtoni në peshë

Dushi pas ngrënies mund të ngatërrojë sistemin tretës dhe t’ju bëjë të shtoni peshë. Tretja kërkon rritjen e qarkullimit të gjakut në zonën e stomakut, dhe dushi bën që gjaku të rrjedhë në pjesë të tjera të trupit. Nëse duhet të laheni patjetër, prisni të paktën 30 minuta pasi të keni konsumuar ushqim.

Flokët tuaj do të dëmtohen

Dushi para gjumit mund të bëjë që shpesh të flini me flokë jo të thara mirë. Fjetja me flokë të lagur do të bëjë që jastëku juaj të thithë lagështi dhe të krijojë një mjedis të përsosur të për rritjen e baktereve të dëmshme. Kjo, nga ana tjetër, mund të shkaktojë probleme të ndryshme me skalpin e kokës, të tilla si kruajtje, irritim lëkure dhe zbokth. gsh


Send this to a friend